Kreu Aktualitet Çfarë të keqeje i kanë bërë Shqipëria dhe shqiptarët Edi Ramës…?

Çfarë të keqeje i kanë bërë Shqipëria dhe shqiptarët Edi Ramës…?

0
19

Shkruan Xhevat Mustafa

Në fotomontazhin poshtë, të huazuar nga një mik facebook- u, është Edi Rama, Slobodan Milosheviç, Xhorxh Soros, Vaso Çubriloviç…Mund të shtohet edhe Aleksandar Vuçiçi e ca të tjerë, në vende fqinj e më të largët…

Po shtoj edhe një fotografi të kryeministrit Edi Rama me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis…, që atë e bir, veç të keqijave, nuk i kanë bërë Shqipërisë asnjë të mirë!

Është e logjikshme dhe shpjegueshme pse tre të huajt në fotomontazh, dy serbët dhe izraelito- hungarezi Xhorxh Soros si dhe Mitsotakis në fotografi, e urrejnë sa nuk ngopen ta shklyejnë me copa Shqipërinë, t’i përmbysin ne det gjaku dhe t’i zhdukin shqiptarët nga trojet e tyre amtare dhe etnike. Pikëpyetje apo pyetje ka vetëm për Edi Ramën, shqiptar për nga dokumentet e identifikimit…dhe shumicën e detajeve përcaktuese të kombësisë dhe shtetësisë! Pyetja më troç apo fare SHQIP, për të gjithë ata që janë dhe ndjehen SHQIPTARË: – -Tre të tjerët në fotomontazh dhe i katërti në fotografi, janë të huaj dhe me damka gjaku në ballë e gjokse si antishqiptarë, po atij “shqiptarit” Edi Rama, ç’të keqe i kanë bërë Shqipëria dhe shqiptarët, që ka afro 30 vjet që po u shkakton vetëm të këqija dhe gjama…???!!!
Deri më sot ai ka pasur, ka përjetuar dhe ka përfituar vetëm të mira nga Shqipëria dhe shqiptarët!!!???

Për më tepër, edhe duke i mashtruar, shfrytëzuar, vjedhur në rrugë e forma korruptive, si pak kush apo si askush mbi këtë tokë! Paradoksalisht, atij, me grua e vëlla, me shoqe e shokë, u kanë vërshuar lumenj përfitimesh edhe pse ky vend e popull kanë qenë e janë për mbi e nëntokë ndër më të pasurit dhe për qeverisje të paafta, të korruptuara, të papërgjegjshme, çnjerëzore…, ndër më të varfërit!!!??? Arsyeja e mbetjes për mbi 82 vjet po në këtë rradhë, dihet: pikërisht për pashpirtësi, për paskrupullsi, për pa njerëzillëk, për pa shqiptari me vepra…të paraardhësve, edhe të atij vetë si dhe të bashkëpunëtorëve të tij në parti, parlament, qeveri, në “piramidën e shtetit e të drejtësisë”…!?

Duke mos besuar se e ka amanet nga i ati dhe e ëma, duket si më e logjikshme, më e besueshme dhe më e pranueshme që ta ketë “borxhë”, detyrë dhe mision prej atyreve, që e morën nga trotuaret e Parisit dhe e bënë ministër dhe kryeministër këndej nga Tirana, ku e tallnin jo vetëm në Pallatin e Sportit dhe gjithë mëhalla…!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu