Të jem shqiponjë
U rritën krahët,
zogu shqipe thërret nënën,
në hapësirë
përplas krahët
kërkon të ikë.
Ike?!
Lamtumirë shqiponjë e vogël,
kaloje detin
kaloji malet.
Unë nuk mundëm,
krahët ti kam zili.
Oh, sa më merr malli
të jem Shqiponjë!
Hija
Shpes, futësh në shtëpinë time
të errët.
Pa të parë,
pa folur!
Qëndrojmë afër
plotësisht të heshtur
si çdo gje rreth nesh,
si zbrazdësia!
A ke aromë?
A ke buzëqeshje,
a ke fjalë për të më thënë?
Kështu nisim bisedën me ty,
për fjalën e pa thënë.
Brënda
Urat e zjarrit dhe prushin,
në hi i ruaj,
pranë vatrës sime.
Prushin
dhe zërin tënd
u mundova ti fsheh
thellë e më thellë
këtu,
brënda në gji
.
Realiteti
Kujtimi i ëndrrës
qëndron në mendjen time,
si një copë e varur
e jetës.
Shikoj ikjen e pamëshirshme të kohës
dhe zëri i fshehtë ,
i zbehtë ,
në vetën time
më thote :
Kurrë më!
Kurrë më!
E bukura
Si stoli,
bukuri e sajë
dhe lulës së bardhë
mbi flokët e zeza.
Ç’emër ka?
Nuk e di.
Ndoshta Elinda,
e ndriçuar nga dhëmbjet,
e vetmuar nga njerëzit,
sjellëse e saktësisë ,
përcjellëse e dashurisë,
ngushëllonjëse e të mjerëve.
Bie në një atmosferë
të pa qënëshme,
gjith urti e gjith hir.