Cili është ministri shqiptar me orë 400 mijë euro që është hetuar nga Belgjika?!

0

Përgjimet e aplikacionit “SKY ECC” po mbajnë në ankth shumë pushtetarë të lartë të korruptuar të cilët nuk po hetohen vetëm nga SPAK, por edhe nga autoritetet e huaja. Për të dhënë më shumë detaje nga dosja e përgjimeve që kanë në duart prokurorët belgë ka folur gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj. Gjatë një interviste televizive ai ka zbuluar dje se në përgjimet e SKY ka dalë një politikan në rang ministrie, të cilit i është dhuruar një orë të vlerës prej 400 mijë euro. Madje, gazetari shton se ky informacion konfirmohet i sigurt pasi në gjykatë është deklaruar emri, si dhe koha kur ka ndodhur ngjarja. “Nga bisedat që janë zbuluar përmes aplikacionit por edhe gjatë vëzhgimeve janë fotografuar politikanët por nuk janë ngritur akuzë. Vetëm një rast kemi kur një politika në rang ministri i është dhuruar një orë 400 mijë euro. E kanë dhënë mediat belge. Me thënë të drejtën ky informacion është qarkulluar, dihet emri, koha, është thënë zyrtarisht në gjykatë emri.”, shprehet Mahmutaj. Nga ana tjetër, Fatos Mahmutaj thotë se edhe pse është e faktuar dhurimi i orës ndaj një politikani shqiptar me një vlerë prej 400 mijë euro, përsëri thekson se media belge po tregohet e rezervuar, duke kaluar fokusin e dosjeve tek trafikimi. “Mediat belge janë treguar të kursyer në këtë rast. Në proces dhe dosje emri ndodhet. Nuk është ngritur akuzë, pasi ora 400 mijë euro nuk rezulton korrupsion. Janë treguar të kursyer, por të merren thjesht me pjesën e trafikut. Në dosje ka patur edhe krime më të rëndë, krime kundër për personit. Një pjesë ka mbaruar gjykimi, një pjesë po hetohen. Bëhet fjalë për dosje ku ka trafik të madh.”, shton ai.

Belgët “kyçin gojën”

Ndërkohë, Mahmutaj pohon gjithashtu se edhe drejtësia belge ka zgjedhur të ‘kyç gojën’ duke qenë e kursyer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ndonëse në dosje rezultojnë të përfshirë shumë zyrtarë të korruptuar policie, gjykatësi si dhe politikanë. “Në këtë moment jemi duke gjykuar dosja që kanë të bëjnë me paratë. Lëvizja e parave konsiderohen krime të rënda. Prokuroria belge është treguar shumë e kursyer me Shqipërinë vetëm në rang shkëmbim informacionesh. Sepse në pjesën më të madhe të dosjeve dalin të korruptuar zyrtarë të policisë, të gjykatës dhe politikanë. Dhe nuk i dërgohet dikujt për të hetuar veten e vet. Emrat janë zbuluar edhe nga mediat në Shqipëri. Bëhet fjalë për shqiptarë dhe kosovarë. SKY e ndërtoi dhe e hodhi në treg vetë policia belge. Në momentin kur kishin gjithçka të deklaruar e shkatërruan.”, thotë ndër të tjera gazetari Mahmutaj.

Detajet

Sipas Mahmutajt, nga dosja belge zbulohet se janë të përfshirë rreth 6-7 mijë shqiptarë, të përfshirë edhe politikanë e zyrtarë të lartë, përdorues të aplikacionit SKY për t’ju shmangur përgjimeve. “Tani është e tepërt të kërkoj informacione nga Shqipëria. Në total mendohet për 6 deri 7 mijë shqiptarë të ngatërruar me SKY. Ka të përfshirë zyrtarë, politikanë. Të paktën në procese që janë në gjykim ka dalë që paratë janë dërguar në Shqipëri për t’u investuar në imobiliare. Bashkim Osmani, kosovar, larguar në kohën e luftës. Presupozohet se me shqiptarë të tjerë kanë ndikuar në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.”, përfundon Mahmutaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu