Fati bardh e zi i Edi Ramës: Kryeministër ose në burg!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Dosja “Rama-McGonigal” dhe rrjeti mafioz ndërkombëtar, hija që mund ta dërgojë kryeministrin nga froni drejt qelisë…

Çfarë do të ndodhë me Edi Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit? A do të jetë ai sërish kryeministri që ka drejtuar vendin gjatë katër presidencave amerikane: Obama, Trump, Biden, dhe përsëri Trump, apo fati i tij do të përfundojë pas hekurave, si shumë nga bashkëpunëtorët e tij?

Një fije shumë e hollë ndan këtë dilemë dramatike: Ose do të bëhet një mbret absolut, i paprekshëm dhe i pakontrolluar, ose do të shndërrohet në një të dënuar që e kalon pjesën tjetër të jetës në burg.

Nëse fiton sërish, skenari është i qartë: Rama do të mbretërojë i pacenuar, duke vazhduar kontrollin absolut mbi ekonominë, politikën dhe mediat. Por, në rast humbjeje, panorama bëhet shumë më komplekse dhe e frikshme.

Në këtë opsion negativ për të, do të rihapen me forcë hetimet për dosjen Rama-McGonigal, ende aktive dhe nën shqyrtim për skandalet ekonomike dhe diplomatike, ku janë implikuar rrjete mafioze dhe agjenturore nga Tirana drejt Kinës dhe Rusisë, duke cenuar edhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në këtë rast, shqiptarët do të përballen me zbulimin e hidhur se cilët oligarkë dhe mafiozë kanë përfituar miliona nga taksat e tyre, pasi lista e bashkëpunëtorëve të Ramës është tejet e gjatë dhe eksplozive.

Ndërkohë, edhe Ilir Meta, duke shfrytëzuar urrejtjen ndaj drejtësisë, po tërhiqet drejt politikës aktive, për të rimarrë kontrollin e Parlamentit. Mediat pranë krimit të organizuar, duke luajtur lojën e tyre manipulative, po amplifikojnë zërat që mbrojnë Metën dhe interesat e vjetra të elitës së korruptuar, duke shpresuar në ringjalljen e pushtetit të tyre.

Forca e këtyre grupeve mbetet reale, por perspektiva që rendi i ri politik të digjet në zjarrin e interesave të vjetra, të atyre që kanë duart të lyera me krim dhe gjak, nuk mund të konsiderohet thjesht një rrezik kalimtar. Është një kërcënim serioz për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë./Pamfleti

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu