Shkruan Zef Ndreka
“Festa e cjapit”!
– Faturën e paguan Shqipëria.
Kjo më duket situata sot në Tiranë.
Njerëz protestojnë kundër Ramës.
Të tjerë protestojnë kundër Berishës.
Dikush thonë se protesta është e studentëve.
Të tjerë thotë se është e qytetarëve.
PD-ja kërkon ti bashkohet.
Të tjerët nuk duan as PD-në, as Berishën.
Dikush tjetër kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Dikush tjetër thyen xhama.
Dikush djeg.
Dikush hedh molotovë.
Në fund të fundit, askush nuk e di më se kush po proteston, për çfarë po proteston dhe kush po e drejton protestën.
Një rrëmujë e madhe ku secili kërkon të marrë copën e vet politike.
Fiks, “Festa e cjapit”!
Vetëm se kjo festë nuk po bëhet në oborrin e dikujt, por po bëhet në mes të Tiranës.
Po fatura?!
Faturën, si gjithmonë, e paguan Shqipëria.







