Kreu Anti-Mafia Hajduti Erion Veliaj vazhdon mashtron nga burgu/ Me ndihmën e AI e...

Hajduti Erion Veliaj vazhdon mashtron nga burgu/ Me ndihmën e AI e shet vendimin e Kushtetueses si fitore!

0
21
Erion Veliaj, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, i cili përballet me akuza për disa vepra të rënda penale, ka zgjedhur këtë herë Inteligjencën Artificiale për komunikimin e tij publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Kushtetueses, është evidentuar përdorimi i Inteligjencës Artificiale në përpilimin e përmbajtjes. Veliaj po përpiqet t’i paraqesë si sukses zhvillimet që lidhen me çështjen e tij penale.
Pas lobimeve të shumta dhe komunikimeve publike të mbështetura nga struktura mediatike e ligjore, Veliaj duket se i ka besuar këtë herë teknologjisë për të ndërtuar mesazhin e tij politik. Ndërsa burimet e tij të komunikimit politik janë vënë në vështirësi nga zhvillimet e procesit gjyqësor, tashmë në skenë ka hyrë Inteligjenca Artificiale. Synimi ka qenë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të prezantohet si një zhvillim pozitiv për Veliajn.
Në fakt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet me ankimimin e Veliajt për masën e paraburgimit dhe procedurat e ndjekura ndaj tij. Kushtetuesja ka shfuqizuar pjesërisht vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ka kërkuar rishqyrtim më të argumentuar lidhur me nevojën dhe proporcionalitetin e masës së sigurisë. Megjithatë, vendimi nuk ka sjellë lirimin e Veliajt dhe ai vijon të qëndrojë në paraburgim, ndërsa procesi në themel ndaj tij vijon në Gjykatën e Posaçme. Kjo shihet si një përpjekje për të kthyer një situatë juridike në një fitore të perceptimit publik duke gënjyer përmes IA
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu