“Ju dh**fsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë”

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, analistët kanë komentuar një lajm, se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA, edhe pse nuk i është hequr non grata.

Andi Bushati: Kjo është një shpullë fytyre, për gjithë debilat që na kanë çarë kokën “Amerika, Amerika, euroatlantikët, aleati strategjik” e me rradhë. Del një amerikan tjetër dhe thotë të gjithë këto kanë qenë gabim, ju dhjefsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë.

Kjo që ka ndodhur nuk është një sukses i madh për Berishën, sepse ai donte aktin, heqjen e non-gratës. Pra gjejnë një artificë, si duket ka një lobim, për të thënë që ti mund të vish në Amerikë.

Pjesa e rëndësishme është pjesa politike, ku thotë, politikat e Biden, të rruspijes që kishim ambasadore, kanë shkatërruar interesat amerikane dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ata që kanë denoncuar rruspijen kanë qenë në krahun e drejtë.

Preç Zogaj: Kam uruar gjithmonë që Sali Berishës t’i hiqet non-grata. Ne nuk mund të flasim për dy Amerika, ka vetëm një, si ajo që e sanksionon dhe ajo që e merr vendimin e kundërt. Jemi te non-grata. T’i hiqet me vendim të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në të cilin denoncohet edhe komploti, ndryshe nuk ka sens.
Se sa e rëndësishme është Amerika edhe për ata që kanë prodhuar narrativë amerikane, e tregon përpjekja dhe lobimi i Berishës për ta hequr. Po të mos kishte vlerë, pse lobon? Vendimi them se duhet të hiqet pa para. Kjo ia zbardh faqen. Nëse pretendohet se është shpallur non-grata mbi një komplot, duhet hequr duke denoncuar komplotin. Ky duket si kompilim i një teksti që kërkon të mos lërë asnjë gjurmë.

Mentor Nazarko: Është produkt lobimi por ata që janë të lidhur me kontratën e lobimit, duan ta mbajnë sa më gjatë klientin. Kjo ishte zbutje në qëndrimin amerikan. Nuk është e personalizuar dhe shprehja “person i përcaktuar”, është zbutur, por nuk kemi kaluar në fazën e mundësisë së udhëtimit. Kjo ndodh kur Ambasada ta thërrasë dhe t’i japë një copë letër për udhëtimin. Fjalia e fundit, kemi një ndryshim, kur thuhet se qëndrimi ndaj Berishës, ka cënuar interesat strategjike të Amerikës në lidhje me Shqipërinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu