Shkruan Zef Ndreka
Berisha nga ’90-ta ka gënjyer elektoratin.
Ka plot 4 vite që ai shpik nga një gënjeshtër në ditë.
Situata kaotike ku ndodhet, ku e ka zhytur vetën, e detyron të shtrëngohet e të sforcohet fort gjithë natën e të krijojë alibi për demokratët, tu krijojë besimin atyre, mbështetësve të tij, salikratëve, të pa bindurve, të zhgënjyerve nga qeverisja, apolitikëve, por edhe përfituesve, nga loja e tij.
Berisha, si një kafshë e fortë politike, në fakt e di mirë për çfarë lufton. E ka luftë për jetë a për vdekje!
Ai e di shumë mirë se nuk ka asnjë mbështetje as në elektorat, as jashtë Shqipërisë, as në Europë e Amerikë .
Ai e di mirë se zgjedhjet nuk mundet ti fitojë më në jetë të jetëve, e tani sidomos me koalicionin e fundit që ka shpikur pa takime, pa marrëveshje, pa kontakte. Ai ka paraqitur një farsë koalicion madhështorë.
Ai është i destinuar të vetëvarroset politikisht, e përfundimisht.
Por loja ja do, sidomos këtë herë, që të kapi maksimumin e asaj që ka mbetur.
Po të kujtojmë shpikjet apo gënjeshtrat dhe mashtrimet e Berishës që nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, lista bëhet shumë e gjatë.
Ai direkt pas zgjedhjeve të humbura, mbrojti birin e tij shpirtëror, duke e detyruar të qëndrojë Kryetar I PD-së, edhe pas humbjeve kur duhej të dorëhiqej!
Ai, si Kryetar i përjetshëm i kryetarëve të PD-së, ja faturoi humbjen e zgjedhjeve vjedhjes dhe manipulimit të votave në 2021 nga socialistët.
Një justifikim i përhershëm, i pa nevojshëm ky, dhe i dëmshëm për demokratët dhe Shqipërinë.
Por kur mbërriti non grat-a nga SHBA-të, dhe pas veprimit të Bashës kur formalisht e largoi nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha hartoi strategjinë e gënjeshtrave me foltorën cep më cep të Shqipërisë, duke artitur për një kohë fare të shkurtër ti merrte partinë Bashës, duke i marrë edhe selinë, edhe vulën me vendime gjykate të dyshimta.
Sido që shkuan ngjarjet, më tepër për faj të Bashës dhe paaftësi të tij, Berisha si një mjeshtër mashtrues, shpikte gënjeshtra duke i hipnotizuar “demokratët”.
Të gjithve na kujtohen gënjeshtrat kur ai ju artikulonte demokratëve se vendimin e DASH-it e kishte apeluar në gjykatën franceze!
Rrenë klluçe, do të thuhej në Shkodër, sepse, asnjë avokat dhe asnjë gjykatë francese nuk kishte asnjë mundësi juridike ta mbronte në Departamentin e Shtetit Amerikan!
Ndërkohë, Berisha pasi çirrej përpara demokratëve se priste nga Sekretari Shtetit Amerikan, Blinken, një fakt të vetëm, vetëm një prova, demokratët ekzaltoheshin dhe e quanin gjithçka të vertetë alibine Berishës për to.
Madje, demokratët ndjekës të Berishës, guxonin të dilnin edhe kundër SHBA-ve, kur nënkuptonin se po të kishte bëre korrupsion Berisha dhe po të kishte nënshtruar e minosur sistemin e drejtësise, nuk do të bënte rekurs në Francë! Dhe besonin tek gjyqi!
Kështu, ngjiti gënjeshtra e Berishës, që nuk e besonte as vetë Berisha, sa lehtë u mashtruan demokratët!
Më pas, zgjodhi ta shuante këtë alibi, ta fshinte sepse u zgjat shumë, me gënjeshtën tjetër se Gjykata Franceze nuk e mbronte dot se Berisha nuk ishte qytetarë i saj!
Një pyetje lind:
Përse Berisha nuk guxoi asnjeherë të vetme të rrefejë historinë e rekursit që bëri në Gjykatën e Londrës dhe t’iu bënte të qartë mbështetësve të tij pergjigjet?!
Përse nuk i’ua spjegon demokratëve të tij se ato e groposën edhe me vendim gjykate?
Pastaj, Berisha vazhdonte çdo ditë me luftën ndaj SPAK-ut, duke e quajtur organizatë kriminale politike! Kjo bëhej që të zhvlerësonte dhënien non grata nga Amerika dhe Britania e Madhe!
Sa herë SPAK-u godiste majtas, Berisha bënte sikur e mbështeste.
Por kulmi i mashtrimit mbetët shpresa se sapo të bëhet President i SHBA-ve Tramp, do të dekretoje heqjen e non grat-ës!
Edhe kjo rrenë, zuri vend tek salikratët, tek foltoristët, duke u ngopur me sapun për djathë!
Së fundi, Berisha vazhdoi gënjeshtrat me primarët, gënjeu me listat, gënjeu me votat e demokratëve, duke i çveftësuar ato.
Krijoi listën e mbyllur me besnikët e kapur dhe të tjerët i lë të ngrohen në diell!
Kaq ishte PD-ja, kaq i mjaftonte atij deri me dt 11 Maj, ditë kur do të sajojë mashtrime të tjera për të krijuar konflikte nga humbja që e pret.
Mashtrimi tjetër i demokratëve mbetët termi i vjetër dhe i ri politik “Madhështia”!
Dhe ky term shumë i njohur 200 vite më parë nga udheheqësit francez dhe i artikuluar në fushatë nga Trampi “për ta bërë Amerikën e Madhe përsëri”, na vjen gjithë pompozitet gjoja nga konsulta amerikane për PD-në!
“Ta bëjmë Shqipërinë madhështore”, është gënjeshtra e re sepse ky slogan në kontekstin mbarë shqiptar është një fallcitet për vetë peshën gjeopolitike që ka Shqipëria dhe një roli aspak të mundur në rajon sidomos me Berishën. Pa përmendur e kaluar në kapacitetet ekonomike duke i krahasuar me fqinjët.
Amerikës i shkon termi Madhështor, për vetë rolin e ekuilibrit global që ka dhe doktrinës konservatore si mënyrë formimi, shkollimi, jetese, por më kryesorja, të bindjeve dhe orientimeve fetare.
Pse nuk duhet thënë se Berisha është fundamentalist?! Madje islamik i thekur!
Që këtu, bie sllogani konservator!
Pyetja tjetër që më vjen në këtë moment:
Kush do ta bëjë Shqipërinë Madhështore?!
Berisha me Gjuzin?!
Muli me Paloqën?!
Jozefina me Vokshin?!
Gazi me Gjekmarkaj?!
Koalicioni “madhështor” me Metēn, me Mediun?!
Kush?!