Nikolin Radovani është kandidat për Koalicionin Euro-Atalantik në votimet e datës 11. Maj. 2025. Angazhimi në politikë, sot është më shumë një mision për të gjithë ata politikanë që kërkojnë dhënien fund tranzicionit 34 vjeçar, me shumë problematika në të gjitha planet.
Të gjithë kandidatët që përfaqësojnë Koalicionin euro-atalantik në të gjithë Shqipërinë dhe ata nga Shkodra, kërkojnë largimin e politikës së vjetër ose ‘Trekëndëshit të Bermudës’, Berisha, Rama dhe Meta. Misioni politik i këtyre përfaqësuesve është drejtimi euro-atalantik, pronarët, lufta kundër korrupsionit, , drejtesia e pavarur, S.P.A.K., rinia, drejt integrimit në B.E., në marëdhënie të qëndrueshme me SH.B.A.
Nikolin Radovani përfaqëson politikanin që i plotëson të gjitha këta kritere, pro perëndimore, pro familjes, për ndalimin e shpopullimit të Shkodrës dhe Shqipërisë nga të rinjtë, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social të Shkodrës, ku ka lindur dhe është rritur.
Duke qenë një kandidat që vjen nga shtresa e ish-të persekutuarve politik, me taban të fortë qytetar, ai shpalos shumë saktë dhe qartë pikat mbi të cilat do të mbështetet në politikë. ‘Për Shkodrën e zhvilluar dhe Shqipërinë në B.E. dhe përgjithmonë me SHBA-të’.
Vitet e diktaturës ishin shumë të vështira për familjen Radovani dhe për të atin e burgosur në burgjet e ‘ferrit’ ish-komunist. Baba i Nikos Alfons Radovani ka mbajtur qëndrim të shkëlqyer në burgjet komuniste. Nikolini sot vjen nga shkollimi për Administrim biznes, por në rininë e tij ka qenë edhe dashamirës i artit dhe i sportit. Ai ka luajtur në instrumentin e bukur të fizarmonikës dhe ka qenë futbollist shumë i mirë, teknik dhe i fuqishëm.
Nikolin Radovani është përfshirë shpejt në lëvizjen demokratike në vitet 90-të dhe ka punuar me shumë përkushtim e ndërshmëri në administratën publike.
Nikolin Radovani ka qenë shumë aktiv në opozitë mbas viteve 2013 me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet dhe ka mbështetur P.D.-në dhe Z. Lulzim Basha në lëvizjen euro-atalantike me kontribut politik, duke prezantuar gjithashtu shumë ide dhe projekte për zhvillimin e qytetit të Shkodrës.
Po e mbylli shkrimin më disa fjalë të Z. Radovani në statusin e tij në F.B. Nikolin Radovani shkruan: ‘Unë e ndjej detyrë e jam këtu për ju, për familjet tona, për të rinjtë që besojnë se: ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet, e mund të peshojë edhe më tepër’, ku mund të na ndihmojnë të ndryshojmë gjërat së bashku për të ardhmen më të mirë e ta bëjme ralitet. Mundësitë dhe burimet natyrore e njerëzore të Shkodrës dhe Shqipërisë janë të mëdha. Uroj që me ” Koalicionin Euroatlantik” të filloj ndryshimi, në të mirë të komunitetit shkodran dhe atij shqiptar’. I urojmë Nikolin Radovanit, suksese dhe mbarësi në politikë,
Nikolin Radovani, modeli i politikanit për Shkodrën e zhvilluar, Shqipërinë në B.E. dhe përgjithmonë me SHBA-të
Promoted Content