Nr. 91 i gazetës në print

0
Krimi ekonomik, mafia politike dhe shteti. Shqipëria si Siçilia e para 40 viteve

Ajo që quhet sot lufta kundër korrupsionit, beteja në strukturat e drejtësisë dhe ligjit, shkulja me rrënjë e monopoleve dhe strukturimi i barazisë sociale, me fjalë të tjera është lufta e shtetit kundër mafias. Ne si gazetë e pavarur s’mund të rrimë pa thënë ato gjëra që është keq nëse nuk thuhen, edhe sikur të paragjykohemi nga segmente të krimit, apo komunistë që lëpijnë dhëmbët e kënaqen për ndonjë gabim të vockël të qeverisë Berisha e bëjnë poza mediatike sikur janë në prag të rimarrjes së pushtetit. Pra, që të mos paragjykohemi as nga një person i vetëm për hiperbolizim të artikulimit, po përpiqemi të argumentojmë se pse Shqipëria e ka të nevojshme luftën e ashpër kundër mafias dhe pse mafiozët janë bërë njësh, madje politika e majtë, e kontestuar tashmë edhe nga perëndimi, kryqëzon krahët e betohet se vitin tjetër do të krijojë “krizën e madhe” me gjoja pengesën për zgjedhjen e presidentit të republikës. Ëndrra me sy hapur.

Megjithatë, diçka është për t’u shqetësuar. Pakkush ka marrë guximin t’u dëshmojë njerëzve se në Shqipëri, ashtu si dhe në shumë vende të tjera me epiqendër Siçilinë, ka mafie. Krimi ekonomik është terreni më komod dhe ku ka patur një zhvillim të hovshëm pushteti ekonomiko-politik, ku forca dhe shtysa për në piramidën e shtetit është krimi.

Duke i hedhur një sy origjinës së mafies, konstatohen shumë gjëra të përbashkëta me realitetin shqiptar në përgjithësi dhe politikën shqiptare në veçanti. Nuk pretendojmë se ngjajnë si dy pika uji në shumë raste, por kur marrin përsipër të ngjajnë, janë pothuaj identik. Ish-Ministri Arben Malaj bën be në “kokë të Edi Ramës” se është i pastër. I themi atij se në dosjet e drejtësisë shqiptare ka shumë pamje të munguara dhe thjesht vetëm në veriun shqiptar mjafton të hapen ca dosje për të vërtetuar atë çka thotë Kryeministri. Në sytë e gjithë veriorëve kalojnë fytyrat e të korruptuarve që ka zëra se Malaj ka aksese. Ka apo s’ka, pak rëndësi ka, me letra dhe dokumente themi, pasi një ndryshim duhet të ketë domosdo mafia që njohim ne dhe ajo mafia të cilën e njohim si klasë politike, si bosë të bizneseve apo të mediave. Është fjala edhe për vrasjet. Ende nuk ka, ose drejtësia shqiptare nuk ka arritur në përfundimin se kjo apo ajo vrasje ka prapavijë ekonomiko-politike, pra, mafie.

Por në Shqipëri ka disa faktorë që e promovojnë këtë. E si mund të lindë? Kemi konstatuar se një pjesë e atyre që kanë përfaqësuar, madje edhe përfaqësojnë politikën shqiptare, vijnë nga një rrjedhojë gjenetike që lë shumë pikëpyetje, për të veshur tek ai gjenerimin e një personaliteti politik, apo të një burri shteti. Një pjesë e tyre ishin aksidental në politikë, pjesa tjetër kanë ardhur dhe fatalisht kanë ngjitur shkallët jo një nga një por pesë nga pesë të pushtetit, krejt aksidentalisht.

Nuk është argument për t’u hedhur pas krahëve, për t’u harruar, fakti se pjesa dërrmuese e klasës politike, kanë behur në ekrane, para familjeve tona, në rrugët tona të fatit. E kush? Njerëz me precedentë penal. E thënë më troç, ka nga ata që kanë marrë dhe të tjerë prej tyre, që përfitojnë dhe shijojnë nga përfitimet, nga njerëz që kanë larë duart me gjak. E, natyrisht, kjo është nderë dhe ndera shlyhet me nderë, sipas zakonit. Kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe prokurorë e hetues të tjerë kanë mbyllur dosje krimesh, kanë nxjerrë të pafajshëm nga burgu, u kanë krijuar privilegje në biznes disave, çka na duket se don të thotë, çfarë u ka shkrepur, e kanë patur të tyren. Ata janë njerëzit që bëjnë ligjet, aty ku gjenden. Se ka edhe raste që dikush ngul pushkën dhe bllokon një pjesë të qytetit e pastaj e shet tek një politikan. Pra, pronën publike. Sapo gazeta jonë të kontaktojë direkt me Kryeministrin Berisha do të botojmë pronat që janë arritur nga hiçi. Këtu në Tiranë, por edhe në veri, ka shumë punë prokuroria, drejtësia, siç ka normalisht edhe në jug. Normalisht, miku i ministrit, zëvendësministrit, deputetit, bëjnë ligjin akoma me pushkë, me kanosje, me mafie. Se, ku kishte burrë nane, sidomos në qytete ku njerëzit janë të butë, t’ua shtrembëronte tymi e duhanit, madje as vetë njerëzit e ligjit. Prandaj perëndimorët janë shumë aktivë sot në Shqipëri. Njerëz që erdhën nga hiçi, që krijuan shumë ndërmarrje, që blenë toka shumëhektarëshe edhe në mes të qyteteve, që kishin e kanë pushtet politik, kanë qenë deri tashti pushkë e mbushur për disa, qese e hapur për disa, por që politikën e trajtojnë si lopë. Si për të mos përfunduar këtu ky turravrap dhe kjo ngrehosje e këtyre të paturpëruarish në fushata e tubime politike, madje edhe në prezenca false diplomatike, shkojnë tej e më tej. Hynë vetë në politikë ose guxuan t’i afrohen shumë afër ngrehinës së pushtetit, paçka se vetë Kryeministri i akuzonte “Zemunët e Ballkanit”. Në këto kushte, duke qenë të frikshëm, të majmur financiarisht dhe tashmë edhe me imunitet politik, mendonin se do bëheshin të pathyeshëm, të blejnë të tëra mediat. Askush nuk do t’u dilte përpara deri sot. Se, kush të guxonte ose do e vrisnin, ose do gjendeshin forma e mënyra për ta bërë të heshtë.

Në fakt, “dje” kështu lindën dhe vdiqën banorët. Në kushtet e një sheti tërë arna ata nuk kanë nevojë të shkojnë deri tek eliminimet fizike të kundërshtarëve. Mjete të tjera, më pak të kushtueshme, por edhe më efikase janë gjendur. Fillojnë me gjoba, me konkurrencë të pandreshme në biznes, me kërcënime të turlillojshme. Por jo se nuk kanë përfunduar edhe në vrasje. Ne nuk kemi mundur të artikulojmë këtë apo atë ekzekutim si vrasje mafioze, me plot kuptimin e fjalës, t’i lëmë mënjanë llomotitjet e artikulimet pa doganë të zallamahisë mediatike.

Këto kushte dhe stimulimi i situatave për favor të njërit apo tjetrit kandidat për “fitore” në zgjedhje, bënë të ngjizej dhe të kishim grupe kriminale, banda, kriminelë profesionistë, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën ku jetojnë shqiptarët. Normalisht, duke patur krahët e ngrohtë, do të mund të bëje ligjin, do të mund të ishe pa konkurentë, do të mund të të shkrepte në kaptinë diçka dhe ta bëje, se do të kishte kush për të bërë gati pafajësinë tënde. Të mos harrojmë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka patur argumente për Kryeprokurorin që në ngjizje.

Tash së fundi, duket se shumë prej këtyre gjërave, pra, katet e epërme të kësaj ngrehine, kanë filluar të bien. Dallohet qartë se themelet e këtij të ashtuquajturi shtet brenda shtetit kanë filluar të lëkunden, edhe me frymë. Kjo përkthehet në tam-tamet symbylltaz të një pjese dhe të disa eksponentëve të politikës shqiptare. Shumëkujt nuk i dogji xhani se Kryeprokurorit i ka ardhur dekiku i dorëzimit të mandatit dhe së bashku me të ka ardhur shansi i hapjes së një mundësie për shqyrtim dhe vënien e drejtësisë në vend të 84 dosjeve. Të paktën për kaq e ka akuzuar botërisht mazhoranca e këtij mandati. Pas atyre dosjeve dhe një të binduri, ata kanë ndërtuar një hierarki të krimit politik dhe ekonomik, duke katandisur vendin në një gangrenë pamundësish dhe fatalitetesh, heshtjeje dhe frike.

Se do ta ketë të vështirë Kryeministri Berisha, në këtë mandat, të hedhë themelet dhe të ngrejë institucionin e të drejtës dhe detyrimeve para shtetit ligjor e drejtësisë, kjo nuk do shumë mend. Se ka hasur në pengesa para të cilave taktikisht është tërhequr, s’ka asnjë dyshim. Por në politikë jemi dhe dëshirojmë të luajmë si lojtarë aktivë të saj. Por ama, nuk ka as më të voglin dyshim se për kaq pak kohë Kryeministri dhe Qeveria kanë sistemuar shumë gjëra, do të vijojnë të ndreqin edhe ndonjë “gabim”, madje edhe duke bërë kompromise me pamundësitë, sa herë të jetë e nevojshme. Kjo, pasi perëndimi do me çdo kusht ta shohë Shqipërinë të ecë, kjo pasi bosët e krimit kanë ngërthyer thellë rrënjët e tyre, e t’ua shkulësh duhet ca punë, së paku vendosmëri e guxim.

Albert Vataj

Sulmohet Pushteti Vendor. Është luftë!

Organizimi administrativ i Shqipërisë është i tillë që lejon dy nivele qeverisjeje: vendor dhe kombëtar. Që të dy janë “zgjedhur” nga populli dhe janë ngarkuar për të drejtuar çështjet vendore the kombëtare në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Për të siguruar një pavarësi të tillë, Shqipëria është organizuar në fshatra, komuna, qytete, rrethe dhe prefektura. Fshati ka një kryetar, ose kryeplak dhe kshillin e pleqve. Disa fshatra bashkë formojnë komunën dhe zgjedhin kryetarin e saj si ekzekutiv dhe këshillin e komunës si degë legjislative. Qytetet zgjedhin kryetarin e bashkisë si ekzekutiv dhe këshillin bashkiak si legjislativ, përveç gjykatave të tyre. Rrethet përbëhen nga një qytet dhe komunat që e rrethojnë. Këta zgjedhin kryetarin dhe këshillin e rrethit. Disa rrethe bashkë formojnë prefekturën dhe prefekti caktohet nga Kryeministri. Pastaj kemi qeverisjen kombëtare, e cila ka pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këta tri degë duhet të veprojnë në pavarësi nga njëri-tjetri dhe teorikisht kështu veprojnë. Sovraniteti i pushtetit vendor duhet të respektohet nga pushteti qendror. Kushtetuta është e qartë në këtë çështje, ku parashikohet që komunat, qytetet dhe rrethet të kenë pushtetin e tyre të zgjedhur nga populli dhe që duhet të kryejnë punët e tyre vendore pa ndonjë ndërhyrje nga pushteti qendror. Por pushtetet vendore ankohen dhe shqetësohen gjithnjë e më shumë. Ata pretendojnë se pushteti qendror po uzurpon autoritetin e tyre, qoftë kjo me forcë, kërcënime, detyrim apo imponim të drejtpërdrejtë. Një numër komunash, rrethesh dhe qytetesh, si Velipoja, Dajçi, Melgusha, Shkreli, Kastrati, Kelmendi, Shkodra, Lezha, Thumana, Mamurrasi etj., ankohen se pushteti qendror po përdor SHIK-un për të ndaluar, marrë në pyetje, hetuar dhe kërcënuar drejtuesit e këtyre për t’i nënshtruar. “Ne nuk na lejohet më të bëjmë punën tonë si përfaqësues të zgjedhur të qeverisjes vendore, pa miratimin e qeverisjes qendrore. Ky është një uzurpim i plotë dhe krejtësisht në shkelje të Kushtetutës. Po a duan t’ia dinë ata për Kushtetutën? Jo, nuk duan t’ia dinë. Kushtetuta, për ta, nuk do të thotë asgjë”, thotë kryetari i rrethit, i cili dëshiron të mbetet anonim.

“Pushteti qendror është jashtë kontrollit. Shihni çfarë bënë me Ngjelën, Bzhetën, Sollakun, Pllumbin dhe të tjerët që nuk pajtohen me qeverinë. Berisha i shkatërroi ata. Ai thirri Gardën e Republikës dhe kërcënoi kundërshtarët e tij. Ai po heton Malajn dhe pushoi Spartak Ngjelën dhe e përjashtoi nga PD-ja. Ai u përpoq të hiqte qafe edhe Jozefina Topallin, ashtu siç bëri me Pjetër Arbnorin dhe demokratë të tjerë që kërkuan reformim brenda partisë. Ai po përpiqet të shtypë çdo kundërshtar përpara zgjedhjeve të 2006-s”, thotë Kol Aliaj, Kryetar i Komunës së Kelmendit, i cili mbështeste Berishën deri kur u kthye kundër PD-së, në mbështetje të Paulin Sterkajt, një Deputet Socialist nga Dedaj. “Anëtarët e Këshillit tim janë marrë në pyetje dhe hetuar nga agjentët e SHIK-ut, të cilët u bënë presion atyre për të spiunuar drejtuesit e tyre. Kjo nga tremb të gjithëve”, thotë zëdhënësja e Komunës Bushat. “Ne po humbasim sovranitetin tonë kushtetues”, vazhdon ajo.

Ne folëm me disa hetues nga komuna dhe rrethe të ndryshme dhe ata pohuan sa më poshtë: T.L., një hetues i fshehtë, i cili druhej të jepte emrin e tij, na tha se ishte thirrur nga SHIK-u në disa raste dhe ishte marrë në pyetje nga ata për punën e tij hetuese për komunën e tij. Ai tha se e kishin keqtrajtuar dhe kërcënuar jetën e tij, nëse nuk bashkëpunonte me ta. Ai pranoi se ishte trembur nga agjentët e SHIK-ut dhe pushteti i pakufi që kanë. Një tjetër, Violeta K., një hetuese, pohoi se ishte marrë në pyetje nga SHIK-u dhe ishte keqtrajtuar nga ata kur nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me ta që të jepte të dhëna për informacione të fshehta që kishte mbledhur si hetuese. Një tjetër hetues në një komunë, N.V., pohon se është rrahur dhe torturuar kur nuk ka pranuar të bashkëpunojë me agjentët e SHIK-ut, për të spiunuar drejtuesit e tij. Jo shumë kohë më parë, Mimoza Tartari, një avokate çështjesh civile, kishte bërë të njëjtat pohime për grupin e saj të punës, në veçanti për hetuesin e saj privat, i cili ishte ndaluar e marrë në pyetje dhe keqtrajtuar nga SHIK-u, të cilët e arrestuan më vonë në zyrat e saj në Tiranë.

I.K., një avokat që përfaqëson një nga komunat që kishte një punonjës të arrestuar dhe torturuar nga SHIK-u për shkak të veprimtarisë së tij politike për një kandidat vendor, thotë se zyra e tij kishte marrë shumë ankesa dhe se ai po krijonte një dosje për procedim gjyqësor për të drejtat civile ndaj tyre. Por pastaj ai pranoi se edhe ata, avokatët, kishin frikë nga SHIK-u që me rastin e Tartarit në Tiranë. Ai mendonte se sovraniteti i pushtetit vendor duhej respektuar duke qenë se ishte zgjedhur nga populli. Avokati i Popullit në Tiranë, pohoi se ankesat e nëpunësve vendorë dhe zyrtarëve ndaj abuzimit me pushtetin nga qeverisja qendrore janë shtuar që kur Berisha është kthyer në pushtet.

“Ajo që më çudit më shumë”, thotë Kimete Kastrati, një këshilltare politike, “është fakti se bota nuk i merr parasysh plotësisht abuzimet qeveritare në Shqipëri. Ata e dinë se çfarë po ndodh dhe thjesht nuk e marrin parasysh. Amnesty International, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, madje edhe Bashkimi Europian, sjellin raporte për Shqipërinë që janë qesharakë. I bëjnë të duken sikur njerëzit nga e gjithë bota duhet të vijnë e të jetojnë këtu sikur ne të ishim djepi i lirisë dhe kampion në të drejtat e njeriut. Kur në fakt është e vërtetë e kundërta. Ne nuk kemi as liri, as respektim të të drejtave të njeriut”, thotë ajo.

“Shoqata e të Përndjekurve Politikë (SHPP) është ajo që është goditur më fort” thotë drejtuesi i Degës së Lezhës. “Anëtarët, aktivistët, këshilltarët, koordinatorët tanë etj., po ikin nga Shqipëria të shumtë, sepse SHIK-u po e bën jetën e tyre të padurueshme në Shqipëri. E gjithë kjo është e planifikuar mirë dhe ndërtuar në Tiranë për të dobësuar kundërshtarët politikë. Ata nuk duan një forcë të tretë politike në Shqipëri, si SHPP etj.”, thotë ajo. “Ja përse e bëjnë këtë. Është plotësisht politike. Ata e dinë se çfarë po bëjnë”, thotë ajo.

“Qeveria nuk e pranon se numri i SHIK-asve është pakësuar vitet e fundit. Mund të jetë e vërtetë. Por nuk ka rëndësi sa agjentë ke, por sa pushtet u jep atyre. Dhe ata kanë shumë pushtet”, thotë Kristina Ndeu, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Tiranës. “Nëse sovraniteti i qeverisjes vendore usurpohet nga qeverisja qendrore, ne do të bëhemi sërish një shtet totalitar”, thotë ajo.

“Qeveria e Tiranës i minimizon këto pohime, por nuk i mohon asnjëherë. Një zëdhënëse e qeverisë qendrore tha se qeverisja vendore është e paaftë dhe ne po i nxisim ata të rrisin efektshmërinë. Kjo është gjithë ajo që po bëjmë. Nuk e kuptojmë se përse po i bëjnë gjithë këto pohime”, thotë ajo.

Sidoqoftë, një gjë është e qartë, kjo është një betejë midis vendorëve, të cilët po luftojnë për pavarësinë e tyre dhe qendrorëve, që duan t’ua heqin pavarësinë vendorëve. Dhe nëse do të hidhnim short, do ta hidhnim për qendrorët, pasi ata kanë mjaft përvojë në uzurpimin e vendorëve, qoftë me frikë, forcë, shtrëngime apo thjesht duke thënë se tani janë ata në pushtet.

Stafi i gazetës

Fushëbetejë forcash

84 dosje krimesh akuzohet botërisht nga Kryeministri Berisha se ka mbyllur Kryeprokurori Sollaku. Patericat e socialkomunistëve thuajse në të gjitha hallkat e shtetit jo vetëm që po pengojnë drejtësinë shqiptare në zbardhjen e krimeve nga më të errëtit e të pashoqët, por kanë krijuar edhe një fushëbetejë të nxehtë forcash. Njerëzit e thjeshtë, votuesit shqiptarë, janë viktimat në këtë fushëbetejë, ku qeveria ka guximin të sjellë drejtësi, opozita bërtet se po shkelen normat kushtetuese. Gjithsesi, pasiguria për jetën e shqiptarëve është evidente. Shumë vrasje, shumë grabitje, shumë dhunime, rrëzime kryqesh të besimit katolik e kanë bërë Shqipërinë të fokusohet në vëmendjen e gjithë botës si vend anarshie. Një ndër ata shtetas që jetën e ka të kërcënuar është edhe Ajet Sejdi Selimaj, i cili është qëlluar ditët e fundit nga persona të paidentifikuar. Sipas kryesisë së Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, dëshminë e së cilës gazeta e ka në dosje, Ajet Selimaj është në shënjestër të eliminimit fizik nga segmente politike të lidhura me krimin, pra me ato segmente që Kryeministri Berisha po përpiqet t’i frenojë. I rrjedhur nga një familje me taban antikomunist, që ka provuar persekutim çnjerëzor gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, Ajet Selimaj, anëtar i shoqatës së lartpërmendur, ka marrë pjesë aktive në demonstratat politike antikomuniste më 14 janar 1990, 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991, ku më 1990, në fillim të proceseve demokratike ka qenë iniciator i hapjes së besimit fetar, besim i cili u lejua pas shumë përpjekjeve të masave të gjera të popullit. Edhe më 14 shtator 1998, në protestën e madhe kur u varros lideri i demokracisë Azem Hajdari, i pushkatuar në qendër të Tiranës, Selimaj u keqtrajtua fizikisht nga segmente të ish-sigurimit të shtetit. Kjo dhunë e ditëve të fundit, duket se ka prapavijë të hershme. Ajet Selimaj njihet si një ndër organizatorët e mitingjeve të organizuara nga forcat e djathta në Shkodër kundër manipulimit të referendumit të kushtetutës më 1993, zgjedhjeve lokale të vitit 2000, zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, zgjedhjeve lokale të vitit 2003. Edhe familja e tij ka qenë e kërcënuar disa herë, vazhdon protesta e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Ja, pra, Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë. Ka probleme më së pari me sigurinë qytetare të munguar, ka probleme për vendosjen e shtetit ligjor, ka probleme me mafien, me korrupsionin etj.

Vasel Gilaj

 

Sali Berisha, ky fenomen që s’ka veshur kurrë kostum turpi

Askush nuk mund të dyshojë në faktin se, Sali Berisha nuk përbën tashmë një fenomen politik. Askush nuk mund të pretentojë se me largimin e Berishës nga politika shqiptare, do të marrë fund autoritarizmi politik, apo e drejta e një personaliteti politik për të dëshmuar se jam këtu për të shfletuar një faqe të Historisë së Shqipërisë, e jo për të bërë hoka me jetën dhe fatet e një kombi, siç bëri Fatos Nano.

Berisha tashmë nuk është vetëm kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ai është një fenomen politik, një rast i pazëvendësueshëm, një eveniment pa të cilin nuk do të kishte kuptim demokracia shqiptare. Kur themi i pazëvendësueshëm, kemi parasysh faktin se politika shqiptare është në të sotmen e saj, që prodhon të pazëvendësueshëm, dhe si e tillë ajo do ta vuajë edhe për një kohë relativisht të gjatë këtë sindromë. Nëse aludoj me “do ta vuaj”, ndoshta duhet të josh atë armato kritizerësh dhe pasionantësh politikë. Berisha fondamentalisht në vetvete nuk përbën të qenit një fenomen negativ. Kjo as se duhet të ushqehet si ideologji apo patos, sado me patologji të jetë ajo pjesë që duhet të marrë përsipër t’u tregojë të tjerëve atë që ka parë dhe që ka mundur të kuptojë në kohën kur bashkëjetoi me këtë fenomen. Nuk është, as nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë e keqja e vetme dhe më e madhja e politikës shqiptare, gjë e cila trumbetohet me kaq forcë, sa të jep përshtypjen se ai është Antikrishti i Shqipërisë. As më anti-Berishisti nuk do të mund të gjente argumente për të pohuar botërisht këtë. Fajet e një shoqërie të hapur nuk janë rroba të cilat i vijnë të gjithëve për shtat. Nëse pranuam një sistem demokratik, një të drejtë të fjalës, kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë të drejtë, për më pak akoma, se të gjithë dhe në gjithçka kanë thënë të vërtetën e madhe, për këtë apo ata persona. E drejta për t’u shprehur është e drejtë bruto e produktit shoqëror, dhe kurrsesi ajo s’duhet dhe s’mund të jetë një filozofi.

Megjithë përpjekjet për të errësuar figurën dhe personalitetin e Berishës, ata pa dashje lartësojnë dhe i vendosin atij një brerore hyjnizimi. Ky është njeriu. Shtegu i ardhjes së Berishës në politikën shqiptare ka qenë i ngushtë dhe një terren shumë të thyer. Kjo nuk e ka penguar atë të bëhet një mit në politikën shqiptare. Sikurse nuk ka ndrydhur tek ai vullnetet të jetë njeriu që të dëshmojë dhe mbrojë fatet e shqiptarëve. Ai në vetvete fsheh energji ripërtëritjeje të paparashikueshme. Atëherë kur të mendosh se ai është në gjunjë, papritur e sheh teksa lartësohet duke u ngritur si një Ante. Këtë e dëshmojnë ngjitje-zbritjet dhe fatalitetet e të sotmes shqiptare. Parë më në fondament këtë personazh mit të politikës shqiptare, konstatojmë se atij i ngjiten pa të drejtë mëkatet gjenetike të shoqërisë shqiptare, kësaj shoqërie të shpërbërë deri në vogëlsi nga një sistem totalitar i sapoçmontuar. Patologjia populiste për të drejtuar gishtin gjithnjë, është një fenomen tashmë prezent. Askush nuk merr guximin, që për një faj të shohë fillimisht tek vetja, brenda dhe përreth tij, të trajtojë filozofinë e të qenit ai epiqendra e botës. Për gjithçka dhe në çdo gjë domosdoshmërisht duhet të kemi një Berishpë për t’ia deleguar të drejtën e fajit. Nëse ai akuzohet për shkatërrimin e shtetit në vitin ogurzi 1997, nëse ai akuzohet për hapjen e depove të armëve dhe militarizimin e popullsisë, nëse ai akuzohet për ngritjen në sistem të korrupsionit si krim ekonomik, nëse ai akuzohet për autoritarizëm ekstrem në politikë, faji nuk vijon të jetë i tij, për sa kohë që ai mundi të ringrihej në hierarkitë e pushtetit, me vullnetin e popullit. Secili mund të pyesë veten se sa përgjegjësi kam për humbjet në firmat piramidale, për bastisjet masive të magazinave të ushqimeve dhe depove të armëve, për vrasjet për engletisje apo ndreqje të kusureve të vjetra. Secili mund t’i bëjë pyetje vetes, se kush ka qenë roli im në ato ditë të çmendurisë kolektive dhe për të cilën vijën të akuzohet Berisha si promotori kryesor. Krijimi i institucionit të vetëdijes personale do të qartësonte shumë situata të mjegullta, shumë prej të cilave mbeten të tilla për interesa të caktuara politike, natyrisht të kundërshtarëve të Berishës dhe të armiqve të qytetarisë dhe ecjes përpara të Shqipërisë. Nuk na duket asgjë më banale se sa bërja politikë duke u fshehur pas Berishës si faj ose duke treguar se sa artikulimi deri në neveri i një emri dhe pretendimi se do t’ua hedhësh atyre që po të dëgjojnë dhe atyre që presin nga ti, se do të mund të ngrihesh. Deri më sot politikanët shqiptarë të krahut të majtë, nuk kanë gjetur shteg tjetër të prezantimit të alternativave të tyre politike, përveçse duke u treguar të tjerëve se jam kundra Berishës dhe se, ai kështu e, ai ashtu. Kjo tregon qartë një mjerim idesh dhe alternativash, një panik të paaftësh, të cilëve, pasi hetojnë se toka po u rrëshqet për nën këmbë, nuk hezitojnë të kapen pas të vetmes gjë, “të keqes Berisha”. Natyra njerëzore provohet shkencërisht se është mbartëse e shumë problemeve, në ciklin e ndërtimit të personalitetit. Kjo filozofi na mban të gjithëve të mbërthyer në pamundësinë për të qenë të përsosur, megjithë dëshirën dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për të ndërtuar në vetevete të përsosurën. Përjashtim nuk mund të bëjë dhe rasti ynë, konkretisht qytetari Sali Berisha, burri i shtetit Sali Berisha, njerëzori Sali Berisha. Ai mbart gabimet e tij, ndoshta të trashëguara, të adaptura nga rrethanat dhe domosdoshmëritë apo të veshura jo si gabime. Ideja për të treguar drejt tij “të keqen më të madhe” është tashmë një patologji gjithëpolitike. Sot askush nuk nguron që të vetmen adresë të përgjegjësisë t’ia delegojë Berishës dhe vetëm atij. Aq pasionant është ky sindrom sa të krijon përshtypjen se në këtë vend nuk ka njeri tjetër që gjallon veç atij. Ky trajtim të lë të kuptosh se ajo që është më shumë se çdo gjë e kërcënuar, është vetëdija politike. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kur kjo përbën patologjinë që ka ngërthyer sferat më të larta të politikëbërjes në Shqipëri, e ç’do të mbetet për të gjykuar mbi shkallën e vetëdijes së votuesve, të cilët janë gjithashtu dhe në kurthin e të qenit turmë? Shpesh herë kam dyshuar në të qenit pjesë personale e gjykimit të gjërave dhe jam gjendur i ngërthyer në përfundimet paragjykuese të këtij personazhi kompleks të politikës shqiptare. Ardhja, vijimi dhe vazhdimi i tij në kreun e të djathtës shqiptare, krahasuar me rrethanat dhe terrenat ku zhvillohej beteja politike, të hullitë në disa shtigje, prej të cilave është e vështirë të dalësh. Tamam-tamam, i ngjan një labirinthi. Por e përgjithshmja dyshon për një qëndresë të pakrahasueshme të tij në rolin e lidershipit të politikës së djathtë shqiptare. E thënë me fjalë të tjera, e djathta nuk e di se si do të kishte kuptim pa praninë e tij, jo fizikisht si Berishë se sa psikologjikisht. Sado që opinionistë të ndryshëm e paraqesin figurën e tij si tejet të konsumuar, ai nuk dëshmon tregues që e vërtetojnë një gjë të tillë. Nga kjo nxjerrim një rezultante, se shumë prej këtyre konstatimeve janë pasionante ose me ngarkesë patologjike, gjë e cila rëndom ndodh në natyrën njerëzore, si filozofi e prirjes drejt të kundërtave. Përfundimisht Sali Berisha përbën tashmë një fenomen në politikën shqiptare, me të mirat dhe të këqijat e tij, me pikat e forta dhe delikate, me sfidat dhe gabimet, ai mbetet ai dhe kurrë nuk do të ketë një person, i cili të marrë përsipër të dëshmojë me këtë forcë mundësinë e pranisë së tij tek një i dytë. Asnjëherë nuk do të pretendojmë se do të kemi në klasën politike shqiptare një klimë të pranimit të një personaliteti, fenomeni apo filozofie politike. E drejta shqiptare për të qenë të gjithë në njëfarë mënyre bajraktarë, të parët kudo dhe më të rëndësishmit gjithnjë, do të na zhvendosë vijimisht nga mundësia për t’i parë gjërat me syrin e së vërtetës.

Nëse patologjitë anti-Berishë duhet të mos shihen si një sëmundje e klasës politike shqiptare, atëherë domosdoshmërisht duhet të shihen si një mashtrim i përbërësve të kësaj politike për elektoratin gjithnjë duke shfrytëzuar atë patologji mospajtimi në çfarëdo gjë tjetër që është jashtë tyre.

Sokol Pepushaj

 

Ish Konsulli italian, Armao, vjen ne shqip dhe hyn me dinjitet në fondin e artë të kulturës shqiptare

Lexuesit shkodran e atij shqiptar ne pergjithesi i vjen ne perdorim libri i ish konsullit te Mbreterise se Italise ne Shkoder ne vitet 30’ Ermanno Armao i perkthyer ne shqip:

“Vende, kisha, male, lumenj e perrenj, liqene e keneta, shtigje e vana, gjire, gryka lumenjsh, kepe, shkembinj te nenujshem, popuj, treva e krahina.”

Hulumtimet e z. Armao jane mbeshtetur ne nje literature te pasur e te koheve te ndryshme qe nga mesjeta e deri ne cerekun e pare te shekullit 20 dhe permban 76 burime,si,libra te autoreve te ndryshem,enciklopedi,relacione si dhe 8 harta te konsultuara.

Per shume studiues po ashtu edhe per mua Z.Armao eshte i njohur per shkrimet e tij ne “Hylli i Drites”, qe permbajne pjese nga ato qe paraqiten ne librin e sapo dale nga botimi.

Lexuesit i prezantohet nje histori e shkurter e hartografise Shqiptare deri ne Shek. e 17, vijojne komentet e z.Armao ne lidhje me Hartat e Shqiperise te Vincenzo.

P.Coronelli dhe Harta Kursi i lumenjve Drin e Bune e Harta e Shqiperise te Cantellit te shkalleve te ndryshme.

Sic konstatohet ne permbajtjen e librit, konsulli Armao duket se i jep shume rendesi hartave, mbeshtetet shume ne to, si mjet i pare jo vetem per orientimin ne terren por edhe i puneve studimore-kerkimore ne zyre e auditor.

Nje vend te rendesishem i kushtohet toponimeve te hartes Coroneliane, qe zene krejt kapitullin e katert me 270 zera, ku perfshihet i gjithe rajoni nga qytetet Tivar e Podgorice ne perendim e deri ne Valbone e bregun e majte te Drinit te Zi ne lindje. Natyrisht perzgjedhja e toponimeve eshte bere sipas ekspeditave e njohjes se autorit, te cilit i mbeshtetet z. Armao. Toponimet e pershkruara ndahen ne 9 grupe: a)vende, b)kisha, c) male, d) lumenj e perrenj, e)liqene e keneta, f)shtigje e vana, g)gjire, gryka lumenjsh, kepe, shkembinj te nenujshem, h)popuj, i)treva e krahina.

Ne cdo grup toponimet jane te renditur sipas alfabetit, ashtu sic paraqiten edhe ne harte. Cdo ze, qe paraqet nje vend identifikohet nepermjet te dhenave te shkurtera gjeografike e historike dhe shoqerohet me nje bibliografi te hollesishme. Te bie ne sy se autori ne cdo vend krahas referimeve nga Coronelli, ka nderhyrjet e veta nga hulumtimet e njohja qe u ka bere vete ne terren, objekteve te ndryshme.

Libri shoqerohet me shpjegime te shumta per perdorimin lehtesisht nga lexuesit, meqenese pjesa me e madhe e tij i referohet studimeve te shtrira ne kohe gati 2 shekuj e gjysem.

Toponimia eshte ndertuar me metodologjine e duhur shkencore, duke e prezantuar objektin se pari me vendodhjen e tij dhe pastaj nje analize e shkurter, qe e ben lexuesin te orientohet menjehere.

Ky liber, i perkthyer ne shqip nga Akil Spathari, eshte i mirepritur per studiues te fushave te ndryshme e ne rradhe te pare per ne te fushes se gjeografise, per nxenes e studente por edhe lexues te tjere qe duan te dine me shume per treven e veriut.

Nje vlere tjeter e librit eshte se ai na meson se si duhet te duam vendlindjen, kur edhe te huaj si konsulli Armao kane shkruar me pasion e impresione te vecanta per vendin tone.

Ne te njejten kohe ai perben nje sfide e nxitje per te hulumtuar me studime plotesuese e me te hollesishme per kete rajon shume interesant, qe ka terhequr qe ne lashtesi e ne vazhdim vemendjen e studiuesve te huaj.

Natyrisht shkrime jane bere per rajonin e Veriut, por mbetet detyre e perhershme per te gjithe sipas fushave per te pasqyruar vlerat gjeografiko-historike, kulturore dhe mundesite e zhvillimit ekonomik e turistik te ketij rajoni, i cili sot eshte nje nga rajonet me pak te zhvilluara ne Shqiperi.

Meritojnë falënderim dhe respekt te gjithe ata qe kontribuan ne pergatitjen per botim te librit qe kemi ne dore. Ne rradhe te pare z. Roberto Orlando, konsull i Italise ne Shkoder, që në vazhdimësi i ka hapur hapësira kulturës.

Se fundi, dua te nenvizoj përmes gazetës “Shqipëria Etnike”, për tërë shqipfolësit e italishtfolësit në botë, se libri i z.Ermanno Armao (konsull i mbreterise se Italise ne Shkoder 1928-1932 do te zere vend te merituar ne fondin e arte te Gjeografise historike.

Faleminderit!

Mahir Hoti, Rektor i Universitetit “L.Gurakuqi”, Shkodër

 

“Ku digjen libra, digjen edhe njerëz”

Heinrich Heine 13.12.1797-17.02.1856

(Me rastin e 150-vjetorit të vdekjes)

Në kjoftë se pushtetasit kanë kaq frikë prej poetëve, saqë arrijnë deri aty sa me jau zhdukë emnin, atëherë literatura e meriton të drejtën utopike të ndryshimit të realitetit me anë të andrrës. Heinrich Heine i parashikoi në poezitë dhe fejtonet e tij ndryshimet shoqërore. “Aty ku digjen libra, kanë me arritë që në fund me djegë edhe njeriun”, parashikon poeti me gjeninë e tij të ardhmen me barbaritë fashiste dhe komuniste. Megjithatë, poeti vetë e ka frikë revolucionin, ma mirë me thanë ndryshimin me dhunë. Ndërsa të tjerët hidhen në barrikada nëpër piacat e Europës, ai tërhiqet për me u mbyllë si ëndërrues me mbretninë e poezisë.

Para 150 vjetësh vdiq nji nga gjermanët më të mëdhej të shekullit XIX në emigracionin parisian. Herry Heine, emni i lindjes, u lind më 13 dhetor 1797 dhe vdiq më 17 shkurt 1856. Tre ditë ma vonë u varros në Vorrezën Montmartre, ku sipas dëshirës së tij, 27 vjet ma vonë, në të njajtin vorr gjeti pushimin e mbramë edhe Matilda, dashunia e tij e madhe, e fundit. Heine u njoh me shitësen e këpucëve, parisianen Eugene Crescentia Mirat, që ai e thërriste me dashuni Matilde, në vitin 1834 dhe u martua në vitin 1841. Ajo që ai ma shumë se gjithçka deshti te Matilda, ishte mungesa e plotë e njohjes së gjermanishtes prej saj dhe megjithë vitet e martesës ajo nuk ja mbërriti të kuptonte as gjuhen gjermane e sidomos nuk mbërriti të kuptonte me të vërtetë se me cilin poet të madh ishte martuar.

Christian Johannes Heinrich Heine lindi në një familje hebrejsh dhe ma vonë në rini u konvertue në Kristianizëm (Protestant) tuj marrë emnin Christian Johannes Heinrich. Nji nga arsyet e këtij konvertimi është, sipas Heines, “Entreebillet zur europäischen Kultur”, (bileta e hyrjes në kulturën europiane). Porse krishtërimi asht ma shumë për poetin. Për këtë ai shkruan:

“Krishtërimi ka meritën e jashtëzakonshme në zbutjen e kënaqësisë brutale të gjermanëve për luftë. Megjithate ai nuk ka mujtë me e shue krejt këtë kënaqësi betejash. E në kjoftë se nji ditë, Kryqi, ky talisman i zbutjes së gjermanëve ka me u thye, atëherë kena me pa se si ka me u zgjue egërsia e luftëtarëve të vjetër. Revolucioni francez ka me u dukë si një idil përpara shpërthimit gjerman”.

Megjithë universalitetin dhe shpirtin gjenial të poetit, ka pasë ndonji rast ku poezitë e tija, (pa dashtë me i justifiku me rrethanat kur janë shkrue), e kanë humbë madhështinë dhe humanizmin që normalisht duhet me e shoqnue ate. Bjen fjala poezia e maposhtme që trajton temen e të huajve në Europë:

 

Turqit, Indianët dhe Hotentotët

Më janë simpatikë o miqtë e mi,

Nëse ato jetojnë, qeshin e gëzohen

Larg prej nesh atje n’Turqi

 

Porse nëse vijnë tek ne n’Europë

Si karavanë pas njeni-tjetrit

E zanë vend si veshka n’dhjamë

Këtu mbaron sympatia e njerit.

Heinrich Heine 1840

 

Nga poezitë e tij të famshme, po japim dy në shqip:

 

Në vend të huaj

Dikur kam pas nji atdhe të bukur.

Pema e ahut

Shkote deri në qiell, dhe vjollcat përkuleshin lehtë.

Ishte gjithçka si nji andërr.

Më puthnin në gjermanisht, më flisnin gjermanisht

(asht e pabesueshme se si tingëllonte) fjala: “Të dua!”

Ishte gjithçka si nji andërr.

 

Nana ime!

Në marrëzi të plotë ika e të lashë

E desha me i ra botës deri në fund

Me pa kërkova nëse jeton dashunia

E me u shkri në krahët e pafund.

 

Dashuninë e kërkova në çdo rrugë

Lypsi isha që gjurmonte pak dashuni

Pra çdo dere shtriva krahët e thamë

E mora vetëm tallje të akullt e mni.

 

Gjithmonë gabova në dashuni, gjithnji

Dashuni, megjithse kurrë nuk e ndesha

Dhe në fund u ktheva, i këputun në shpi.

 

Ja ku më dole ti përballë

Dhe, ah! Ajo që po lahej në sytë e tu

Ishte e ambla, e aq shumë e kërkuemja dashuni.

Gjergj Kola, Vjenë

 

Reportazh nga Puka

Migjen, faleminderit: Pas 70 vitesh përsëri “mes nesh”

Me të zbardhur dita e 6 marsit 2006, në orët e para të mëngjesit, nën puhinë e një shiu të hollë e të akullt, së bashku me Drejtorin Rajonal të Arsimit, z.Loro Mandi dhe përgjegjësin e Sektorit të Inspektimit pranë Qarkut Shkodër, z.Arben Dani, ngjitemi në drejtim të Pukës, e thënë ndryshe nga kuota 30 drejt lartësisë mbi 700 m mbi këtë nivel. Shoferi i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, Tishi, siç i thërrasim të gjithë, është koshient për përgjegjësinë e kësaj ngjitjeje. Ditë më parë ai për arsye pune ka qenë në këtë zonë që këtë dimër përjetoi temperatura deri në minus 30 gradë. Një ditë më parë mediat njoftuan për bllokim të rrugës Fushë-Arrëz – Qafë Mali. Megjithatë le të shpresojmë të na ecë mbarë, thotë me humorin e një shkodrani plot gjallëri Tishi. Dëshira e të gjithëve, dëshira për t’u “takuar” me Migjenin pas 70 vitesh, kur filloi të punojë si mësues në këtë trevë është disi intriguese. Që në ftesat e dërguara me këtë rast nga bashkëpunimi i Z.Arsimore, Bashkisë së Qytetit dhe shkollës 9-vjeçare të qytetit që mban emrin e poetit të madh ka një akustikë serioziteti. Veprimtaria e planifikuar ka një emër krejt të ri, brilant, intrigues, një emër që vjen si risi në përvojat tona pedagogjike. Quhet Dita e Komunitetit. Duket takimi me Migjenin do të jetë fare interesant me kodin e vet të zbërthimit dhe realizimit sa pedagogjik, sa poetik, sa human, sa shkencor. Gjithsesi, një përballje e këndshme në zhvillimin e përgjegjësive menaxhuese nga vetë organizatorët. Ne udhëtojmë dhe natyrisht fantazia e secilit merr krahë. Drejtori Rajonal i Arsimit, pas 3 muaj në detyrë, e ka vënë në axhendën e vet të punës një kontakt të tillë pune, një kontakt aspak rutinë me arsimin atje, por një kontakt disi gjithëplanësh me përfaqësuesit e arsimit në bazë dhe në rreth, me përfaqësuesit e pushtetit lokal atje, e pse jo edhe me dy deputetët e zonës, të ftuar në këtë eveniment.

Përgjegjësi i Sektorit të Arsimit, Beni, kthehet kësaj treve dhe lartësive të saj plot pas tridhjetë vjetësh mësues në këtë rreth malor. Udhëtojmë dhe shkëmbejmë mendime në klimën e një meditimi të natyrshëm që ta kultivon edhe shiu me heshtjen dhe nanurisjen që na ofron gjatë krismave të ftohta në xhamat e automjetit. Tishi me gjakftohtësinë e një shoferi profesionist i duhet të tregojë kujdesin e duhur. E çuditshme, gjatë gjithë rrugës të bie në sy mungesa totale e shenjave rrugore. Shmangia e linjës nga aksi kryesor Durrës-Morinë në mënyrë aspak normale ka shmangur vëmendjen e duhur të sektorit përkatës nga kujdesi për këtë rrugë jo pa probleme. Në ora 9.40 arrijmë. Dendësia e shiut të ftohtë tashmë arrin kulmin. Fare përballë nesh pllakati “Shkolla 9-vjeçare “Migjeni”, së bashku me portretin e poetit të madh sikur na urojnë mirëseardhjen në festën tonë të përbashkët, në substancën e një takimi që gjithsesi do të mbetet si takim brenda vetes. Migjeni, si “biri” dhe jarani shpirtëror i këtij qyteti malor na pret i pari. “Mësuesi i Popullit” Millosh Gjergj Nikolla nuk ka “ardhë” vetëm, si 70 vite më parë. Jo, në krah të tij dhe ballin e takimit tonë të parë e bëjnë dy mbesat e Migjenit, Sonja Çami (Luarasi) dhe Angjela Ceka, dy vajzat e Ollgës, motrës së poetit, në prehërin e të cilës Migjeni do të ndihej i lumtur deri në çastin e fundit të jetës. Në krah të tyre qëndrojnë ish-nxënësit e shkollës “Migjeni”, Drejtori i Z.A., z.Hilë Boci, Kryetari i Bashkisë, z.Rr. Strugaj, Nënprefekti i Pukës, z.Dedë Pershpali, drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Migjeni”, poeti Riza Tafilaku, përgjegjësi i muzeut “Migjeni”, studiuesi i mirënjohur, z.Xhemal Meçi, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rrethit dhe njëherësh Drejtori i QKF Pukë, z.Fran Vukaj. Të gjithë së bashku shkëmbejmë përshëndetjet e para që duke takuar gotat me verë – lëng thane i Pukës, na thotë njëri nga mikpritësit e këtij takimi. Siparin e takimit e hap drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Migjeni”, poeti R.Tafilaku. Pasi vë në dukje vlerat totoale të trupës mësimore të kësaj shkolle, si një trupë totalisht e angazhuar në zhvillimin e përgjegjësive të veta mësimore-edukative, çka lexohet shumë qartë që në hyrjen dhe mjedisin për ta patur lakmi shkolla të këtij niveli në metropole, apo edhe në kryeqytetin shqiptar, drejtori na njofton për organizimin me sukses të mësimit të hapur me të gjitha klasat (32 klasa), një mësim i lirë që me praninë e komunitetit nga Bashkia dhe periferia e saj të prindërve dhe mësuesve krijon një risi të vërtetë të konceptit dhe aplikimit të një komunikimi thelbësor të raporteve shkollë-prind, mësues-komunitet, apo shkollë-komunitet në tërësi, njëra ndër dobësitë më të mëdha të shkollës sonë aktualisht. Janë vetë prindërit që ndjekin ecurinë e gjallë të fëmijëve të tyre, por janë edhe vetë praktikat që sfidojnë një tërheqje krejt të pajustifikueshme të interesit të prindërve për shkollën duke e konsideruar thejsht si një punë të mësuesit.

Në shkollën tonë, vijon drejtori, është realitet i kapshëm funksionimi real i kabineteve funksionale nga ai i fizikës, biologjisë deri tek ai i gjuhës shqipe etj. Është një shkëmbim i shkëlqyer i përvojave tona me ato të shkollave të këtij niveli në Kosovë me steda funksionale që përdoren në funksion të disa proceseve mësimore. Futja e departamenteve në shkolla, debatet profesionale aty deri testimi i nxënësve, sidomos kl.VII dhe VIII nga vetë këto departamente ku përfshihen 4-7 mësues sipas profileve, ka arritur ndjeshëm nivelin e mësimdhënies dhe mësimnxënies si një realitet vlerash dhe aspak retorikash shifrore që nuk thonë asgjë. Janë pikërisht këta departamente që kanë realizuar me sukses deri edhe testimin mbi nivelin semestral të përparimit në profilet përkatëse. Drejtori i Zyrës Arsimore, i cili na ka pritur me të shkelur në Pukë, paraqet një rezyme të punës që bëhet në këtë rreth dhe të problemeve që na dalin në kuadrin e hapave reformues të shkollës sonë në tërësi. Ai vërtet na ka gëzuar kur na flet me një vizion krejt të qartë të strategjisë arsimore në këtë rreth.

Në vijim të bisedës, z.Loro Mandi, pasi vlerëson të pranishmit për seriozitetin e organizimit të Ditës së Komunitetit, si një risi pedagogjike në këtë përvjetor të 70-të të “takimit” tonë me Migjenin, “Mësuesin e Popullit” këtu mes jush, vë në dukje disa nga speficikat e kësaj ndërmarrjeje të nevojshme në arsimin tonë në tërësi dhe në qarkun tonë në veçanti. Personalisht e quaj privilegj ardhjen në këtë mjedis pune e veprimtarie në tërësi të shkollës suaj. Duke ju garantuar që do t’ju jap ndihmën e duhur në zgjidhjen e problemeve si ai i aneksit në Pukë duke tejkaluar deri edhe planin për 5-6 shkolla të grupuara, dua të theksoj edhe nevojën dhe punën që duhet bërë këtu për shtrirjen e arsimit profesional, i cili, ju e dini që në vitin 2009 synohet të kapë shifrën 404 si republikë.

Drejtori i Zyrës Arsimore flet qartë për një projekt të tillë ambicioz në këtë rreth, ku turizmi deri ai shtëpiak është totalisht i mundshëm dhe me shumë interes. Hapja e shkollave profesionale të profileve të zejtarisë, të punimit në dru etj., në sistemin 3+2 etj., vazhdon Drejtori Rajonal, z.Mandi, është një mundësi e juaja, por edhe një mbështetje e nevojshme dhe e garantuar nga ana jonë. Në këtë kuadër nevoja e rifuqizimit të konviktit, që aktualisht ka vetëm 150 vende, apo futja e gjuhës së dytë, krahas anglishtes, të italishtes, është një kërkesë dhe emergjencë tjetër e komunitetit.

Në vijim të “Ditës së Komunitetit”, veprimtarisë me rastin e 70-vjetorit të ardhjes së Migjenit në Pukë, vijojmë me sesionin shkencor kushtuar këtij përvjetori jubilar.

Pjesëmarrja në këtë sesion është mjaft e larmishme dhe impenjative: mësues, nxënës, prindër dhe të ftuar, intelektualë të njohur dhe studiues me emër të këtij rrethi kanë krijuar atë kuadër të nevojshëm të një “ditëtakimi” aspak të zakonshme me poetin e madh, “Mësuesin e Popullit”, Millosh Gjergj Nikolla.

Sesionin e nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, n/Prefekti i Pukës, z.Dedë Pershpali, Kryetari i Bashkisë, z.Rr.Struga, Drejtori Rajonal i Arsimit, z.Loro Mandi, Drejtori i Zyrës Arsimore të Rrethit, z.Hilë Broci, Përgjegjësi i Muzeut “Migjeni”, studiuesi Xhemal Meçe dhe në veçanti dy mbesat e poetit, Anxhela dhe Sonja, që personalisht më ka takuar të jemi gjithnjë së bashku me to në veprimtaritë zhvilluar për poetin e madh në Shkodër, Tiranë etj. Drejtori i Z.Arsimore, pasi falënderoi të pranishmit për kontributin dhe vëmendjen serioze ndaj këtij sesioni shkencor ia dha fjalën për ta mbajtur kumtesën e parë “Migjeni pas 70 viteve përsëri në Pukë”, Kryetarit të Bashkisë, z.Strugaj. Në vijim, kumtesa u mbajtën nga studiuesit Jaho Brahaj “Qyteza e Pukës dhe Migjeni”, nga drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Migjeni”, z.Riza Tafilaku, “Shkolla “Migjeni” në dritën e krahasimeve, “Migjeni në aktualitetin e sotëm” nga kritiku letrar z.Kadri Ujkaj, Zeneli, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve M.Madhe, nxënësi ideal i Migjenit nga studiuesi Xhemal Meçe, “Mesazhet që marrim nga vepra artistike e Migjenit” nga z.Flora Gjoni, zv/drejtore e shkollës, “Faleminderit Migjen”, nga regjisori dhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rrethit Pukë, z.Fran Vukaj. Për arsye pune nuk morën pjesë deputetët e ftuar të këtij rrethi, z.pr.dr.Rrexhep Uka dhe z.Frrok Gjini. Kumtesat u ndërprenë dhe po aq u shoqëruan gjithnjë me interpretime mjaft të goditura të nxënësve të kësaj shkolle nga veprimtaria e Migjenit. Ishte kjo fryt i një bashkëpunimi efikas mes drejtorisë së Shkollës 9-vjeçare “Migjeni” me QKF në rreth nën drejtimin e drejtorit dhe regjisorit të palodhur z.Fran Vukaj.

Në fjalën e tyre veprimtarinë e përshëndetën edhe mbesat e Migjenit, të cilat theksuan se Migjeni e deshi Pukën, që në zgjedhjen e këtij rrethi për të punuar si mësues, po aq si parnasi i shpërthimit të tij poetik. 95-vjetori i lindjes së poetit do të jetë edhe viti i vlerësimit pukjan si “Qytetar Nderi”, por ambicja shkon edhe më tej. Krahas veprimtarive të larmishme në këtë jubile të poetit synohet vendosja në vendin e duhur të shtatores së poetit, por edhe shpallja e një çmimi poetik “Migjeni”. Gjithsesi nëse Migjeni mjerisht deri në ndonjë universitet province është parë me syrin e njerkës, në këtë provincë të largët vlerësimi dhe nderimi për të dhe veprën e tij flet qartë për atë stad civilizimi që mund të jetë pronë vetëm e njerëzve të çliruar nga hija e tablove sinoptike. Shkolla, rrugë, sheshe, mbajnë këtu emrin tënd, Migjen, shprehet shkrimtari Fran Vukaj, por përsëri jemi të pakët në angazhimin tonë në përvjetorin tënd, kur ne s’kemi një gazetë, një bust migjenian, apo thua vullnetet tona janë përsëri të shtypura, definon fjalën e tij sentenciale shkrimtari dhe regjisori Vukaj. Është shkrimtari që na kujton se në këtë rreth ka aq vlerësim dhe nderim të merituar për Migjenin, mësuesin zemërbardhë, që humorin e suksesit të tij në mësime maste me humorin e “Zenelit” të tij të mrekullueshëm, thotë njëri nga folësit.

Puka, sanatoriumi natyror i poetit i dha atij kumtin e dramës së njeriut të thjeshtë, si kumti i poezisë së dhimbjes universale migjeniane. Kështu ata plotësuan njëri-tjetrin deri në perfeksion si harmoni dhe raport brilant i individit me epokën. Puka dhe njerëzit e saj e bënë Migjenin mësues dhe poet, thotë në fjalën e saj mbesa e poetit, Anxhela. Puka i dha atij çfarë pati, Migjeni i la asaj si trashëgimi shpirtin e tij poetik. Ne të gjithëve së bashku na la modelin e dashurisë për njeriun, na la shembullin e mësuesit model që në këtë përvjetor shpaloset me gjithë madhështinë e saj. Largohemi nga Puka përsëri nën puhinë e një shiu marramendës plotë ftohtësirë dhe kënaqësinë që kaluam një ditë të rrallë, tepër mbresëlënëse dhe motivuese në realitetin e një kohe të re që shumë e shumë më tepër duhet të bëjë për mësuesin. Shumë kohë dhe shtetarë lloj funksionesh kalojnë anonim në këtë botë, por mësuesi dhe vepra e tij vazhdon të mbetet bukuria më reale dhe më e gjallë nën dritën e diellit. Shkëlqimi përherë e në rritje i Migjenit mësues dhe poet flet vetë, siç flet shpirti dhe vepra e tij.

Të faleminderit, Migjen!

Kadri Ujkaj

 

21 Maji dita e referndumit për pavarësin e Malit të Zi dita e mashtrimit për shqiptarët apo dita e zgjedhjes së duhur?

Mali I Zi tashmë gjindet përballë një sfide të madhe të vendosjes një herë e përgjithmonë të shtetsisë dhe kthimit të dinjitetit të  tij kombëtraë të marrë me dhunë nga Kuvendi I Podgoricës, kuvend ky I cili e dytyroj edhe  Mbretin e atëherëshem Kral Nikollen të marrë rrugen e egzilit dhe te përpiqet te formoj qeverti në egzil.

Janë në luftë të hapur akuzash të ndërsjella dy blloqet të pozicionuar  kundër njëri tjetrit, blloku “Unionist” dhe blloku “Separatsit” në malin e zi. Kanë mbetur edhe pak ditë fushate që dyja palët të shpalosin më së miri idet e tyre se pse  duhet te pavrësohet dhe pse te qëndroj bashkë me serbin Mali I Zi.

Për ne shqiptarët në Mal të Zi situate është e njëjtë si njëra si tjetra, pavrësisht se mashtrimët politike nganjëherë na duket të vërteta dhe ne  verëbrisht u besojmë atyre  dhe premtimeve të tyre. Tashmë kjo situatë duket më e ndërlikuar, sepse separatistëv malazez në këtë fushatë  rikthimi të dinjitetit të humbur kombëtare u shkojnë në ndihmë shqiptarët, të cilët rea;lishtë të themi  nuk kanë se ?farë kërkojën në këtë betejë, e cila është betejë IDENTITETI. Të cilen ne e kemi malazezët nuk e kanë. Ose më mirë të themi një pjesë shumë e vogel e tyre.

Athëre një gjë nuk është qartësuar ended he shumë kohë do kaloj që nuk do qartësohet!

Millo Gjukanoviq I cili që nga viti 1989 është në krye të qeverisë malazeze, thotë që ne shqiptarëve u  garantojm të drejta më shumë! Por vetem pas pavarësisë së plotë!. Shqiptari si gjithmonë  nëse duhet të zgjedhë të drejtat e barabarta (sipas premtimeve që në vitin 1989 e dieri më sot) apo një bashkjetësë me armiqët e tij shekullorë të cil;ët edhe në vitet 1998- 1999 ua kanë drejtuar tyten.

Por nëse duhet që doicka t’u jepet shqiptarëve fillimisht ështe e drejta e rikthimit të pronës së tyre të cilën shteti  ua ka uzyrpuar me zorë në vitin 1947 me një letër të shkruar “ UZETO U IME NARODA” –u mor ne emër të popullit-. Jo që këtë pronë e cila është jo pak e vogël por  kihet parasyshë  12 km plazhë, tokat ku janë ndërtuar hotelet që janë prona të shqiptarëve të Uqlinit, ullishten në gjirin e Valdanosit në të cilën janë duke u prishur pothuajse rrët 20.000 ullinjë.

Athëherë Malit të Zi në momentin e pavarësimit të tij nuk besoj se I mbetet gjë tjetër por vetëm të  rikthej pronen e shqiptarëve.

Por cka është tek këta Liderër Politik që përfaqësojnë Shqiptarët në Mal të Zi, ata janë turrur të gjithë sy mbylluarzi drejtë e ne Fushaten për  Pavarësin duke mbrojtur  me tërë forcen që kanë pavarësin e Malit të Zi, dhe duke u bërë edhe më Malzez se Malazezët.

Kur dihet tashmë se frcat opozitare janë për Uninoni Serbi dhe Mali I Zi, dhe mbrojësit më të mëdhenjë të pavarësise së Malit të Zi janë Shqiptarët, Boshnjakët dhe komuniteti Rom I cili numron rreth 10.000  vota në Mal të Zi.  Se cilat janë arsyet se si dhe pse shqiptarët përseri u besojnë premtimeve  kote te pushtetit malazez as unë por edhe as ata vetë nuk e dinë. Ulqinakët  thonë se vijnë më shumë Turist, kur ky pushtet ua ka marrë të gjitha kapacitetet vitale tursitike shqipatrëve dhe  ua shet Taksistëve Rus.

Ndërsa Shqiptari I ngrati qëraxhi tërë jetën, dhe ende mendon se me pvarësi të Malit të Zi do ketë më shumë mundësi lëvizjeje në Europë, do jëtë më I respektuar se të shqiptarët e tjerë të rajonit etj. Tek  e mbramja ndopshta edhe vetë  kjo gjndje u pëlqen.

Nëse në vitin 1990 shkollat fillore shqipe në mal të zi në fshatra kanë pasur me nga 4 mësues dhe numri I nxënësve ka arritur edhe në 100 nga klasa e parë deri tek ë katërta, sot shumë shkolla mbijetojnë me nga 4 ose 5 nxënës, duke mos e lënë në harresë edhe autobuzin  e nxënësve I cili tashmë nuk qarkullon pasi nuk  nxënës.

Të gjitha këto “merita”  janë  të qëveris në pushtet atëherë por edhe sot, janë pot ë njëjtit njerëz  në të njëjtat karrike, dhe me pot ë njëjtin sllogan veprojnë, “na ndihmoni të  mbajmë pushtetin” se pastaj do ua shpërblejmë.

Me papunësi, detyrim të emigrimit  në perëndim, mos mundësin e shkollimit për arsye financiare…

Po e njëjta ftyrë e rregjimit të atëherëshëm është instaluar në 1997 me ndihmen e shqiptarëve, po e njëjta politikë anti shqiptare, me ndihmen e shqiptarëve është në pushtet edhe sot, po nga votat e shqiptarëve. E ku është sot shqiptari  po I njëjti vendë po e njëjta situate e mos edhe më keq, nëse në vitet 90-te ka qenë një lëvizje mbarë kombetare ose mbarë  botërore në rrezimin e sisitemit komunist  kudo ai ndodhej edhe shqiptarët sin ë Mal të Zi, Kosovë ,Maqedoni …kanë  qenë pjesë e kësaj levizjeje I cila u ndryshua dhe kaloj në një lëvizje nacionaliste të kohës, ku edhe u qaujtem separatsita, revizionista, Shiptar, u shfrytëzuam mish për topa në luftrat në ish-jugosllavi e shumë e shumë gjëra të tjera.

Por sot pushteti  Malazez, po bënë kolonizimin ekonomik të këtyre viseve pasi terrenin e ka mjaft të përshtatshem si politik si demografik pasi shqiptarët vetëm po emigrojnë, përfaqësuesit e tyre legjitim të cilet janë besnik ndaj qevrisë së Gjukanoviqit, I cili edhe pse  asnjë nga premtimet e tij nuk I ka mbajtur shqiptarët nuk distancohen nga politika e tij por përkundrazi bejnë pazare të këqija, në dëm të popullit të vetë I cili me sa duket në zgjedhjet e ardhëshme lokale do ndëshkoj përfaqësuesit e vetë legjitim. Duke votuar një zot e di se kënd, pasi për 15 vjet kanë dëshmuar se nuk dijnë të qeverisin, duke bllokuar Ulqinin nga  rrjedhat normale të trendit bashkëohor të zhvillimit, ekonomik, politik, kulturor…

Unë them se me 21 maj në referendum Shqiptarët në Mal të ZI që janë afro 25.000 votues të  bëjnë zgjedhjen  e duhur në dobi të vetvetes,  sepse është momenti I fundit të ndërgjegjesohen se këta janë  qytetare të Malit të Zi, janë pjesë e saj tu bëjën me dije të gjithëve edhe përfaqesuesëve te tyre se  dijne të zgjedhin me men?uri.

Por kam frikë se edhe 21 maji do jetë dita e mashtrimit të madhë për shqiptarët në Mal të Zi.

Simon SHKRELI

 

539 vjet mbasi iku fugurja e Zojës së Shkodrës, vjen shtatorja e Nënë Terezës

Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër më 31 mars për vendosjen e përmendores së Nënë Terezës në qendër të qytetit Shkodër është një vendim historik që jo vetëm nderon këtë qytet me tradita të lashta të besimit e qytetërimit europerëndimor, por mbi të gjitha i sjell Shkodrës engjëllin mbrojtës që i mungonte që nga 25 prilli i vitit 1467. Shkodërlocja për shumë shekuj me radhë ishte mësuar që rrëzë Kalasë së Rozafatit të kishte tempullin e besimit me truporen, fuguren, apo më saktë imazhin e Zojës së Këshillit të mirë, që historia e bashkëjetesës së gjatë në mes të Shkodrës dhe kësaj Shenjtoreje kishte bërë që të njihej si Zoja e Shkodrës. Breza të tërë qytetarësh të Shkodrës, rrethinave e më gjerë ishin lutur dhe kishin besuar tek kjo Shenjtore duke gjetur shpëtim e mrekulli hyjnore. Mjerisht në pragun e invazioneve otomane, dy shkodranë me ndihmën e vetë Zotit, imazhin apo fuguren e Zojës së Shkodrës e kishin dërguar në Genacano të Romës, ku kjo shenjtëreshë qëndron akoma, dhe ku atje u lutën me breza të tërë shqiptarësh (arbëreshë) të emigruar në Itali. Sidoqoftë nga ajo kohë kanë kaluar 539 vite, dhe po kaq kohë ka që qytetit tonë të lashtë i mungon engjëlli mbrojtës që e meriton. Me sa duket vetë Zoti që është krijuesi i gjithësisë, duke përfshirë edhe të gjitha besimet, ka bërë emër që t’i kthehet Shkodrës Shenjtorja e munguar, por kësaj radhe me një ndryshim të madh, pasi Shenjtorja Nënë Tereza është shqiptare, çfarë e bën këtë Shenjtore të lutet pa pushim në Qiell, atje ku është pranë të Lumit Zot, që është një e vetëm një, për kombin tonë kudo që ndodhet. Natyrisht, përmendorja e Nënë Terezës është e mirëpritur kudo në trojet shqiptare, dhe kjo ka bërë që Prishtina, Ulqini, Shkupi e të tjerë të kenë këtë fat, por Shkodra do të jetë më fatlume, pasi është vendi i shenjtorëve që i meriton, për vetë historinë e saj mbi 2500-vjeçare. Gjithsesi, duke ditur se Nënë Tereza është një Shenjtore e mirësisë e mëshirës, pa dallime racore, kombësie e fetare, ajo u përket të gjithëve në Shkodër e kudo, ku padyshim përmendorja e saj në Shkodër nderon Shkodrën, por mbi të gjitha i bekon këto treva shpesh të mallkuara nga djaj të ndryshëm pushtuesish e hyqametesh. Duke e mbyllur këtë opinion të shkurtër, s’na mbetet gjë tjetër veçse të themi “Mirësevjen në Shkodër, o Zoja e Shkodrës, që nuk do ta kesh kurrë fatin e Zojës së parë të Këshillit të mirë”.

Ndue Bacaj, Jetmir Delaj

 

Lule dhe Gjak e Gjak për Lule

Vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të Don Gjergj Simonit

 

Këtej kalohet në qytet t’mjerimit

Këtej kalohet n’dhimbjen pa kufi

Këtej kalohet n’shpitrat e humbun shqimit

 

Dante ALIGERI,

fragment nga Komedia Hyjnore “FERRI”

 

Nga Klajd Kapinova New York

 

Dhe atëherë kur gjak pikonte, zemra e shqiptarit këndonte. Kur njeriu njihet me heroit e nacionit e me madhështinë e veprës së tyne mahnitet, shtanget. Në shkëlqimin e fëtyrave të pastërta të këtyne dijetarve i jepet nje vlerë tjetër ma e madhe, ma e naltë, ma e shejtë kuptimit t’Atdheut, gjakut, gjuhës, historisë. Të qenurit, jeta, shoqnia, puna e deri vdekja vetë marrin një qëllim sublim, një bukuri ideale. Shtanget po, por nuk ngurroset. Zemra tue rrah, fillon e nxjerr ndiesi e hove dashunijet, ndaj herojve të nacionit, kundrejt të cilëvet kohët nuk kanë mujt të na i shkëpusin, sado që u rrukullisen në mes nesh e tyne nder vite, dekada e shekujve.

“Me këtë tubë të vogël poezish, desha të shpreh ndiesit e hovet e zemrës, kushtue etenve të nacionit si nevojë e çfaqjes së mirënjohjes, që kam për ta, pa marrë parasysh, se kritika e ashpër mund t’i flakë o t’i përbuzë. Me fjalen time derdha dashuninë, për themeluesit e idesë s’onë nacionale, simbas mundësisë kreva nji detyrë ndaj këtyne të pavdekshmve.” Gjergj Simoni, Kampi i të Burgosunve, Ballash, tetor-nëntor 1982.

 

Vjersha me frymëzim

të pastër atdhetar e kristian

 

Përherë e më të pranishme në ditët tona, po bëhen botimet e mbetura në dorëshkrim gjatë kohës së diktaturës komuniste. Prania e vëllimit poetik modest “Lule dhe Gjak” (Shkodër, 2006), me autor meshtarin Don Gjergj Simonin, me tematikën e dashur atdhetare, për lexuesit është e mirëpritur në sferën e komunikimit dhe qarkullimit të vlerave patriotike letrare.

Në mënyrë të veçantë, një lexim të tillë e kërkojnë veprat e së kaluarës, që nuk janë konsideruar deri vonë si vepra me vlera letrare, për të cilat, jo se kanë munguar leximet, por ato kanë qenë të kufizuara. Për to ka mbizotëruar leximi gjuhësor apo historiko – kulturor dhe është menjanuar esenca e leximit estetik të tyre.

Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e Don Gjergjit, është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore. Ata kanë përdorur natyrshëm lëndën historike, si: mitin, autoktoninë, ngjarjet e pasura të historisë së nacionit tonë, bashkëkohësinë apo të ardhmen, duke e përdorur gamën e saj me saktësi në shërbim të së vërtetës.

Tema heroike, me referenca gjurmlënëse historike, është edhe bërthama esenciale e poezive dhe vjershave të poetit tonë modest Simoni, që gjithsesi është filiz i traditës, që gjeneron atë hulli, ku shkelën me dinjitet prelatët pararendës diturak shqiptarë shekull mbas shekulli, duke e përshkruar librin nga një frymëzim i ngrohtë e i pastër kristian.

Gjatë kohës që vuante në burgjet komuniste, sikurse ishte ferri me emrin famkeq Spaç, autori Simoni, krijonte e meditonte në heshtje të thellë vargje poetike. Falë këtij shpirti, kësaj vetëdije të kristaltë, nisi të ravijojë tiparet origjinale për temat e dashura atdhetare, për ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit martir shqiptar dhe figurave, që e bënë lavdinë e historisë së saj. Ai, përmes vargjeve, përshkruan përjetimet e shpirtit artistik, për Kryengritjen e trimave të Malësisë së Madhe, më 6 Prill 1911, në majën e istikamit të Deçiçit, të udhëhequr nga trimi kreshnik i maleve Dedë Gjon Luli, duke mbajtur e ngritur flamurin e Gjergj Gjon Kastrioti.

Temë pas teme e varg mbas vargu, shihet një këndvështrim i ri poetik, ku shquhet prania e kulteve të reja, si ai i Atdheut, i gjuhës amtare, krahas kulteve universale, si ai i fesë, i dashunisë së njeriut për vetveten e të tjerët, i dijes përparimtare, çka përfaqson atë realitet të ri, të vetëdijës së nacionalitetit, që afirmonte dukshëm përsonalitetin e vet.

Poezi, autori, i ka kushtuar demokratit të shquar liberator Luigj Gurakuqit, Imzot Nikollë Kaçorrit, asokohe n/Kryetar i Qeverisë së Vlorës, përkrah plakut të urtë mjekërbardh Ismail Bej Qemali, poetit të shquar Don Ndre Mjedjes, etj. Rëndësi e respekt shpreh vjershëtori, për dy figurat brilante: poetin e atdhetarin Naim Bej Frashërin dhe patriotin e flaktë Papa Kristo Negovanin, ndër më të shquarit në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Këtu burojnë mesazhe, me ndjesi të ngrohtë krenarie e besimin në mendimin poetik, origjinalitetin e tij, duke ruajtur muzikalitetin e gjuhës së pasur gegë, të cilën, poeti e shpreh në forma të larmishme vargëzimi, por sidomos duke lëvruar vjershërimin, shumë e parapëlqyer prej tij teksa ndiente pjekurinë poetike. Në vargje, ai ka derdhur mbresa e persiatje, që u flasin përherë shqiptarëve për shpirtin e pastër, të cilit, i ndejti besnik edhe në ditët tona. Ai ka shumë dorëshkrime të pabotuara, të cilat, ruajnë vijimësinë e trinomit “Fe – Atdhe – Përparim”.

Sikurse të gjithë poetët e tjerë shqiptarë, qoftë të traditës gojore, qoftë të traditës së shkruar edhe Simoni, përveç dukurive të shumtë të jetës së përditshme, të natyrës, të botës së mbrendshme, bën objekt trajtimi artistik Zotin e Mbretërinë Hyjnore, që shpreh në qenësinë, dashurinë, mirësinë, mirëkuptimin e pasuninë shpirtërore, duke e ndjerë, nderuar dhe çmuar praninë e Hyjit.

Tek i lexon poezitë, futësh natyrshëm në botën e pasur të vargëtorit, në shpirtin e lirë dhe të hapur, nga një formë e trajtë e të shkruarit në mënyrë transparente dhe ç’është më e rëndësishmja me një gjuhë të latuar gegë me taban të thellë shqiptar, pa huazime e hermetizëm, që shpesh e shohim në krijimet e autorëve të tjerë.

Në shpirtin e dlirë të autorit, do të ngulitet thellë dashuria për Shkodrën, njerëzit e saj, për Kishën Kathedrale, duke e njohur me hollësi dhe frekuentuar edhe atëherë, kur rregullisht u survejonte nga kasnecët vullnetarë të Sigurimit komunist. Ai atëherë e sot dëshmohet si liberal e përparimtar, shpirtbutë prej kristiani të devotshëm, nga e cila i buron gjerësia e impulsitetet, me një natyrë gazmore e i shëndeshëm në kulturë, duke mos pasur asnjë gjurmë fanatizmi apo ngurtësimi për frymën bashkëkohore.

E parë në një këndvështrim të ri, vëllimi “Lule dhe Gjak”, mendoj se vargjet përshkohen nga një bosht orientues, që i përshkon filli i desë së pastër patriotike, që i jep kjartësi mendimit e ndjeshmëri krijimit.

Sëfundi, poezitë e vjershat e reja në botim, por jo në moshë janë një përjetim i përvojës leximore historike, një përjetim i butë, i ëmbël, siç është edhe vetë peisazhi poetik që ai sendërton, ku lëvizin ndjenjat, dëshirat e malli i patriotit të fillimit të shekullit XXI.

 

Letra e Luçiferrit, drejtuar popullit shqiptar

Don Gjergj Simoni (1933), ka lindur në Shkodër, në një familje qytetare të mesme. Ai është rritur në një mjedis katolik e me prindër të devotshëm fetar. Që në moshë të vogël, ka pasur thirrje të brendshme, për t’iu kushtuar Zotit, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u shtuar, pa pasur asnjë oportunizëm e lëkundje. Duke qenë, se Kisha Katolike në Shqipëri pësoi përsekutime, që në ditët e para të ardhjes së komunizmit, me mbylljen e seminarit (1946) nxjerrjen e motrave katolike prej kuvendeve (1946), arrestimin e pothuajse të gjithë meshtarëve e pushkatimit të shumë prej tyre (1944-1990), ai bëri studimet për meshtarë në mënyrë të fshehtë.

Gjatë viteve të mëvonshme, ka punuar në punë të ndryshme dhe si nëpunës, por në të shumtën e viteve si punëtor krahu, deri në gusht të vitit 1976, kur u arrestua nga forcat e Sigurimit. Natën e Pashkëve të vitit 1977, doli në gjyq dhe u dënua me akuzën e të ashtëquajtur “agjitacion i mbyllur” dhe në pretencë Prokurori e dënoi me 10 vjet burg. Arsyeja e dënimit ishte, se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte groposur për të ruajtur në fshehtësi librat më të zgjedhura të Arqipeshkëvisë Metropolitane të Shkodrës dhe sa e sa objekte Shejte, marrë fshehtas para se të mbylleshin kishat.

Po ashtu, në dhe, ka futur edhe shkrimet e vëllaut të tij prozatorit Imzot Zef Simonit (1928) Ipeshkëv. Gjithashtu, ka fshehur nën dhe edhe dorëshkrimet e Padër Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), të Padër Benedikt Demës, si dhe qindra vjersha dhe poezi të shkruar gjatë viteve prej tij. Midis tyre dallohet poema satirike: “Letra e Luçiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku në fund, ka vendosur shënimin: Luçiferri = Enver Hoxha, me të cilën ka bërë që të tërbohen nga marazi të gjithë hetuesit e gjykatësit gjatë procesit të dënimit.

Në vitin 1985, është liruar nga burgu, pas kalvarit që e shoqëroi në tre kampe burgu: Ballash, Qafë të Barit dhe Spaç. Mbas disa muajve të lirimit, ka hyrë në punë si punëtorë dhe ka punuar kështu deri në muajt e parë të vitit 1991.

Më riadhjen e lirisë së fesë në Shqipni, më 21 Prill 1991, është shuguruar meshtar në ditën e “Zojes s’Kshillit t’Mir”, ku në këmbët e rrënojës së Shejtores, ka thënë meshën e parë. Për një vit, ka shërbyer në qytetin e Shkodrës dhe në shtator të vitit 1992, është emëruar famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës e administrator i famullisë së Pentarit dhe sot sërisht në qytetin e Shkodrës. Është meshtar i parë, i shuguruar mbas mbylljes së kishave në Shqipëri.

Përveç shërbimeve fetare të përditshme, kur gjen kohë të lirë merret me sistemimin e dy-tre vëllimeve me vjersha dhe poezi, të cilat kanë qenë sekuestruar gjatë arrestimit dhe arshivuar në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë prej 10 vëllimeve, mendon ai, të cilat, janë përvetësuar prej njerëzve, që kanë qëndruar afër Sigurimit, e që ende sot nuk i kanë rënë në dorë. Sot vijon të shkruaj, tregime të shkurtëra e kujtime nga burgu, të cilat, i ka në proces dhe sëshpejti do t’i dërgoj në Shtëpinë Botuese serioze “Camaj – Pipa” në Shkodër. 

 

Shifra me fakte nga Rusia e Shqipëria

Nga viti 1918 – 1929, sipas një studimi të paraqitur nga ana e Kishës Katolike, 6.775 priftën orthodoksë janë vrarë në Rusi. Më 1936, u mbyllën nga të kuqtë 8.322 priftë të kongregacioneve të ndryshme fetare. Prej 1945 – 1947, në dy vjet që operojshin bandat komuniste në Greqi, 380 priftën orthodoksë, diakonë e murgj u zhdukën pa lënë gjurmë prej masakrave barbare të tyre.

Në Rusi, mbas një periudhe pushimi të shkurtë, përsekucionet fetare filluan. Tani për tani viktima të këtyre përsekutimeve janë ndjekësit e Kishës Baptiste, ku 202 përsona, priftërinj e fetarë të thjeshtë vujnë denime politike nëpër burgje e punë të detyrueme. Sipas Eminencës së Tij Antoine, në Rusi, më 1914 kishte 78.204 kisha, ndërsa sot ka vetëm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, më 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetëm 1 (një).

Në Pietrograd ishin më 1917, 354 tempuj, kurse sot kanë mbetur vetëm 10. Nga 600 kisha që kishte në Moskë më 1917, kanë mbetur në këmbë vetëm 30. Komunistët e kuq bolshevik stalinist shtërnguan më 22 dhjetor 1964 For Lumturinë e Tij Patriarkun Aleksej, që të shpallë në të gjithë Rusinë vetëm në një Kishë duhet të bëhen pagëzime.

Për të gjetë një kishë të hapun në Rusi, sipas pohimit të Eminencës së Tij Antoine, duhet të ecësh qindra kilometra. Për të ndërmarrë një udhëtim të tillë bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, të cilët të shumtën e herës nuk e japin. Ndërsa një dënim i rëndë i pret të gjithë ata meshtarë që marrin guximin me pagëzu fëmijë pa autorizimin e organeve të qeverisë.

Si turistat perëndimorë ashtu edhe disa nështetas rus, të cilët mundin të dërgojnë jashtë Rusisë ndonjë reportazh, tregojnë se edhe ato kisha që gjenden të hapura në Rusi ruhen rreptësisht nga policia, e cila ndalon hyrjen në kishë të të rinjve 3 vjeç deri në moshën18 – vjeçare. Asnjë aktivitet i Kishës ruse, nuk lejohet të bëhet i lirë nga ndërhyrjet e të ashtëquajturve “Këshilla për Punë Fetare”, kryetar i të cilit është komunisti Kouroiedov.

Gjithnjë turistat perëndimorë, që kthehen nga Rusia, tregojnë se edhe ndër ato kisha të pakta që kanë mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta të Këshillit ose të Komitetit për Punë Fetare, të cilët mezi presin me gjetë një shkak që të mbyllin menjeherë kishën dhe të burgosin meshtarin. Ata ruajnë gjithashtu që të mos bëhen pagëzime, me përjashtim të pak përsonave, që autorizon qeveria, sa për të treguar se ekziston liria e fesë në Rusi. Mirëpo, realiteti i jetës së përditshme tregon të kundërtën, që është një e vertetë tragjike që po e vuan Kisha në Rusinë Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, San Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr. 1 (9), Kallnuer – Mars 1968, 17 – 19, 23)

A e dha Partia orientimin për luftën kundër fesë? Atëherë, flakë për flakë, poetët militantë komunistë, shkruanin:

 

“Të shurdhuan veshët

Priftërinjtë dhe Hoxhallarët…

Dhe bekonin gjakmarrjet

Minaret dhe kambanaret.”

 

apo

 

“Ç’thonin kambanat,

Ç’murmuritnin priftërit

Në latinisht/Kishave të larta?

Logjika latine me fraza të gjata.”

 

ose

 

 “Në qelitë e qeta të manastireve të ftohtë

Bënin studime për sufikset priftërinjtë.”

 

“Amin!

Priftërit dhe ca poetë në gjumë të vinin

Për lavdinë abstrakte gjenealogjike ulërinin.”

 

Atë që diktatori mishngrënës Enver Hoxha, e thoshte me një fjalë, shkrimtarët e gazetarët, me suite njeri mbas tjetrit e shumëzonin në gazeta, libra, revista etj., në poezi, libra, drama, romane, poema, artikuj, skenare, dokumentare, studime e përçmime. Bile për urretjen kundërfetare dhe kundër “armiqëve reaksionarë” të popullit, ia kalonin themeluesit, për të marrë buzëqeshje prej diktatorit, e më vonë poste. Populli, jetonte në varfëri të tejskajshme, për një kafshatë bukë…

 

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare

 

Dhe rezultati i nxitjeres së urretjes ndaj Zoti dhe predikuesve të saj, do të sillte frytin e dëshiruar kundërshqiptar të rregjimit komunist, sipas së cilës:

Klerikët e pushkatuem kanë pasë moshën mesatare 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite, të gjithë së bashku.

Klerikët që kanë vdekë në tortura kanë pasë moshën mesatare 50 vjeç, kanë ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysë.

Klekët e mbytun pa gjyq kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç, kanë ba 56 muej hetuesi, dhe së bashku me vitet që kanë kalue në burg, janë gjithsejt 18 vjet.

Klerikët, që vdiqën pak kohë pas torturash kanë pasë moshë mesatare 52 vjeç dhe kanë ba 3 vjet hetuesi.

Klerikët, që kanë vdekë në burgje ose kampe shfarosëse kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç dhe kanë ba 156 vjeç burg.

Klerikët, që kanë vdekë mbasi kanë krye burgun kanë ba dënim gjithsejt 315 vjet.

Klerikët që kanë vuejt dënimin dhe sot janë me shërbim të fesë kanë ba 363 vjet burg.

Të gjithë vitet e burgut janë 881 vjet ose gati 9 shekuj.

Kanë kryer rreth 450 vjet studime në 24 universitete të ndryshme të Europës. (Grup autorësh, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, Shkodër, 1993, f. 220 ose Mons Zef Simoni Vescovo “Persecuzione della Chiesa Cattolica in Albania”, Rome, 2000).

 

Tërbimi i kesenofobit Enver Hoxha

 

Ja sesi luftoj E. Hoxha kundër Vatikanit e Papës, që lutej për vuajtjet e shqiptarëve:

“… Në kapërximin e vitit 1975 e fillimin e 1976 – ës, tamam në ditën e Krishtlindjeve, qëlloi dhe prova e përgjithëshme e Festivalit të Kengës në Radio – Televizion. Edicioni i lajmeve të RAI – it atë natë filloi me përshendetjen e Papës. Enver Hoxha, i mbërthyer te ky informacion priste që figura të ndërpritej. Kaloi një minutë, pesë, hiç… Vetë ai,  personalisht, por edhe të tjerë mbas tij, kërkuan në telefon në fillim drejtorin e  përgjithshëm, pastaj të tjerët me rradhë. Kur s’u doli njeri, zunë të gjithë telefonat e tjerë, kush të dilte. Por, sikur të kish renë zjarri, askush s’përgjigjej. Vetem vonë, Kryesori, u lidh me një numër në studjon e lajmeve, ku po bëhej gati transmetimi i ngjarjeve kryesore të ditës. Jam Enver Hoxha, – kish nisur ai ligjëratën me nerva e thirrje. Fjala nuk i zinte gojën. – Si guxoni të lini Papën hapur? Ka mbi njëzetë minuta që flet e i ben propagandë  kryeqytetit për Krishtlindjet. Ku janë drejtorët tuaj? Cili jeni ju? Tani, menjeherë, të mbyllet linja e Dajtit!…

Ne arritëm në zyrën teknike, në kohën kur shefi yne i redaksisë së informacionit K. S.,  po kërkonte letër për të mbajtur shënime me receptor në dorë. Ishte i tronditur nga ai lajm  ndjellakeqës. Për fat, sa mbaroi ultimatumi në telefon, Papa e mbaroi lutjen. Kjo ngjarje  nuk kaloi pa pasoja. Drejtorit të Përgjithshëm iu dha paralajmërim seroiz. Kjo neglixhencë mbeti si kujtesë e hidhur. Tekniku, mbasi u shqyrtua prejardhja e rrethit të tij familjar, kaloi drejpërdrejt  në prodhim. Mbas kësaj ngjarje, drejtorisë teknike iu ngarkua si detyrë  që të sajonte një lloj komandimi në distancë për të mbyllur sinjalin e Dajtit nga Tirana (Marash Hajati).

 

Edhe pse kemi shumë grip, pula kemi pak

Në vend të fejtonit

Alarmi mori dhenë. Frika hyri deri në palcë sepse gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi dhe se viktimat po tregojnë se virusi H5N1 është duke prekur çdo vend të botës. Vende të ndryshme kanë dhënë alarmin se tashmë virusi i pulave ka mbërritur dhe se bilanci i të prekurve nga kjo sëmundje sa vjen e shtohet. Sigurisht krahas bilanceve të ndryshme jepen edhe disa nga udhëzimet dhe parandalimet që mund të na ndihmojnë, që të mos prekemi nga H5N1. Dhe vijnë edhe një mal me këshilla, si p.sh. të mos konsumohet mishi i pulave, vezët duhet të mos përdoren më dhe të ndalohen në mënyrë kategorike nënproduktet e mishit të pulës. Vetëm kështu njeriu mund të jetë i mbrojtur nga virusi vdekjeprurës. Por, për sa kohë që virusi i shpendëve ishte ende jehonë e largët dhe shtetet e prekura nga virusi ishin larg Shqipërisë, ne as nuk e çamë kokën se çfarë është ky lloj virusi. Mjaftonte fakti që ne nuk e kishim “fatin” ta njihnim H5N1 dhe se na dalin e na teprojnë hallet tona, le të merremi tashmë edhe me hallet e botës, e aq më tepër të dimë tani mbi gripin e pulave. Po ç’na duhet ne kjo punë? Ne t’u biem bilbilave e daulleve në Parlament, të ndahemi e të grindemi me njëri-tjetrin, por edhe le të vazhdojmë negociatat tona me BE-në për të hyrë në Europë, pa me të tjerët le të bëhet nami, ne nuk na hyn as nuk na del gjë nga xhepi.

Kështu, ndërsa ne vazhdonim rrugën tonë drejt Europës, gjithmonë sipas mënyrës së qeveritarëve tanë, që me sa duket nuk do të na shpien asgjëkundi përveç do të na lënë në vend numëro, diçka na zuri veshi, dhe ç’është e vërteta e u trembëm pak. Ne që kërkojmë me aq ngulm të shkojmë në Europë dëgjuam se tashmë gripi i pulave kishte mbërritur edhe në Europë. Tashmë disa vende të Europës konfirmuan se gripi i pulave ndodhej në vendin e tyre, madje ishin dhënë edhe një numër të prekurish. E dini çfarë?! Po sikur tani ne të mos duam të shkojmë në Europë?! Europa le të rrijë aty ku është së bashku me virusin, ndërsa ne jemi mirë këtu ku jemi. U morëm vesh, nuk ka më Europë!!!

Megjithatë, nuk bëjmë keq t’i dëgjojmë edhe një herë ato masat parandaluese. Kot sa për t’i pasur parasysh, se ne as që nuk na hyjnë në punë. Ne po sakrifikojmë integritetin e Europës për H5N1, kështu që nuk ka asnjë rrezik. Kështu që le t’u kthehemi edhe njëherë bilbilave dhe daulleve tona. Por, shpejt na zuri paniku sepse tashmë gripi i pulave gjendej fare pranë nesh, në shtetin fqinj në Greqi. Tani po që ne duhet të kemi frikë. Po sikur…? Jo, jo, ç’ishte ajo fjalë. Nuk ka se si të ndodhë kjo. Po ç’i duhet gripit të vijë në Shqipëri? Por, megjithatë, ne o burra të mobilizohemi, të ruajmë kufijtë tanë. Megjithatë, fare lehtësisht kaloi kufirin dhe mbrojtja as që e vuri re atë korb i cili vinte për të infektuar Shqipërinë. Kështu që gripi i pulave preku edhe Shqipërinë. Po, ne morëm edhe masa! Po kjo është e pamundur…! Kush e ka fajin?! Tani, ne e kërkuam që e kërkuam, por fajtorin nuk e gjetëm dot. Me sa duket kakaristorëve tanë as nuk u shkon mendja se korbi kishte kaluar në mënyrë ilegale në vendin tonë. Po si nuk u shkoi në mendje që të vendosnin roje edhe në ajër?!

E, tani ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mësojmë përmendësh masat parandaluese dhe të kemi kujdes nga gripi i pulave. Po ne tani mbetëm edhe jashtë Europës, sepse nuk deshëm të hynim më në BE. Po tani çfarë të bëjmë?! Me virusin e shpendëve në mesin tonë dhe pa shkuar në Europë!

Po sikur t’i thonim edhe një herë Europës se po bënim shaka, kur thamë se nuk duam të integrohemi në Be dhe se kjo gjë është ajo çfarë dëshirojmë më shumë. Le ta provojmë njëherë, mbase na pranon. Edhe pse kemi shumë grip, pula kemi pak.

Emiranda Lukaj

 

Kuvendi i Arbërit i 14-15 janarit të vitit 1703

Prej 303 viteve ka hyrë në histori Kuvendi i Arbërit. Ky kuvend u mbajt në datat 14-15 janar 1703 në Dioqezën e Lezhës, në katundin Merqi. Kuvendi kishte karakter kombëtar dhe fetar, pasi në ato vite feja dhe kombësia regjistroheshin të njëjta. Gjithsesi pushtimi mbi dyshekullor otoman me politikën e tij të dhunës dhe të joshjeve ekonomike e zyrtare kishte arritur të pakësonte si asnjëherë tjetër grigjën themel të shqiptarisë, atë katolike, madje kjo grigjë kristiane ishte thuajse e ngujuar në zonat malore, ku sundonte mjerimi ekonomik i taksave e formave të tjera shtypëse, si dhe operacionet ndëshkimore të herëpashershme të pushtuesit turk. Natyrisht, siç na mëson historia, shqiptarët nuk u nënshtruan kurrë, madje ata luftuan dhe mbijetuan, ku dalëngadalë patën edhe përkrahjen e vëllezërve të tyre myslimanë, por me ndërgjegje të lartë kombëtare shqiptare. Gjatë jetës mbi dyshekullore nën pushtuesin aziatik, shqiptarëve që kërkonin të ruanin besimin e të parëve të tyre 1700-vjeçare, u kishin marrë e shkatërruar jo vetëm ekonominë, por mbi të gjitha objektet e kultit, si kisha, manastire apo vende të tjera të shenjta, si dhe ishte penguar maksimalisht shkollimi i klerit katolik dhe aktiviteti i këtij kleri që njihej si simbol i besimit “Fe e Atdhe”. Shqip, në komunitetin katolik, tashmë që regjistrohej si komuniteti i vetëm shqiptar, kishte filluar të pllakoste injoranca në jetën shoqërore, private dhe fetare. Në këtë zgrip që kishte arritur palca e shqiptarisë, mendohej se shumë shpejt Arbëria do të quhej Turqia e vogël e Europës, por falë Zotit kjo nuk ndodhi, pasi si me dorën e krijuesit në krye të Selisë së Shenjtë kishte ardhur Papa Klementi XI, që ishte prej mishi e gjaku shqiptar, madje rridhte nga ato familje që kishin lënë vendin e tyre për të emigruar në Itali nën dhunën e pushtuesit otoman gjatë shekullit XV. Papa Klementi XI, me të ardhur në krye të Kishës Katolike të Botës, urdhëroi klerin e lartë katolik shqiptar që sa më parë të organizohej një kuvend kombëtar, ku të viheshin në vend punët e fesë e të kombësisë. Detyrën e organizimit të Kuvendit të Arbërit apo të Dheut të Arbërit, siç thuhet në disa dokumente, ia besoi Kryeipeshkëvit të Tivarit (atëherë pjesë e Shqipërisë) Vinçenc Zmajevikut, i cili nuk la vend të Arbërisë ku kishte komunitet dhe objekte kulti katolike, pa vizituar e lajmëruar për këtë eveniment historik të urdhëruar nga Ati i Shenjtë. Në këtë kuvend morën pjesë dhjetra përfaqësues të klerit katolik nga e gjithë Shqipëria, ndërsa Malësinë e Madhe e përfaqësonte Ipeshkëvi i Pultit, Marin Gjini, i cili është edhe një ndër firmëtarët e betuar të vendimeve të kuvendit. Në këtë kuvend u diskutuan zbatimet e përpikta të riteve fetare që kanë lidhje me jetën morale dhe materiale, e cila kishte filluar të shthurej jo pak edhe në trevat e Malësisë sonë, ku kuvendi i përcakton saktë si në formë dhe vende ku kishin ndodhur, ku në themel qëndronte familja e shëndoshë dhe e shenjtë që duhej ruajtur sipas parimeve kristiane. Rikthimi i meshëve dhe riteve të tjera fetare në gjuhën shqipe, si dhe plotësimi i regjistrave për të gjithë famulltarët. U diskutua mbajtja e shkollave shqipe pranë famullive që ekzistonin, por edhe rihapja e atyre që ishin mbyllur, gjithashtu u vendos ringritja e kishave të rrënuara, si dhe u vendos që katolikët të kenë bekimin e kishës vetëm atëherë kur jetojnë në bazë të dokeve e zakoneve shqiptare të miratuar e predikuar prej shekujsh nga doktrina kristiane. Të gjitha këto do të bënin të mundur qëndresën e palëkundur nën pushtuesin mizor otoman, që kërkonte të zhdukte pa mëshirë jo vetëm grigjën, por edhe farën katolike të shqiptarisë. Fatmirësisht kuvendi e kreu detyrën. Bota kristiane e njohu dhe e përkrahu Kuvendin e Arbërit të 14 e 15 janarit të vitit 1703.

Ndue Bacaj

 

Dedë Gjo’ Luli, figurë e ndritur e kombit

Të shkruash për Dedë Gjon Lulin do të thotë të marrësh mbi vete një barrë të rëndë sa vetë historia e shqiptarisë ndër shekuj, në luftërat për liri, identitet e pavarësi, ku padyshim flamurin e kësaj epopeje, sa tragjike, aq të lavdishme e mban treva simbol që e lindi dhe e rriti Dedë Gjon Lulin, Malësia e Madhe. Dedë Gjon Luli është jo vetëm pjesë e historisë së gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe e fillimit të shekullit 20-të, por mbi të gjitha është udhëheqësi dhe simboli i palëkundur i të gjithë Shqipërisë Veriore e më gjerë në të gjitha betejat ku jeta ishte një hiç para idealit të lirisë e të të drejtave kombëtare, si dhe në “tryezat” diplomatike, ku me pendë e mendje projektohej Shqipëria e lirë e sovrane siç e kishte falë që në agimin e jetës vetë Krijuesi. Jeta dhe vepra e Dedë Gjon Lulit është aq e madhe, sa as dje dhe sot, por edhe as nesër nuk do të kenë kuptim Malësia e Madhe dhe historia e saj, pa trimin e të urtin, legjendarin e heroin e popullit Dedë Gjon Luli, i cili për rreth 50 vjet ishte zemra, mendja dhe shpirti i të gjithë atyre shqiptarëve që për atdhe “e banin deken si me le”…

Dedë Gjon Luli kishte lindur në Traboin të Hotit, në fisin e njohur të Dedvukajve, në vitin 1840, në një familje atdhetare e besimtare, në fenë e të parëve dhe në trojet e lashta të lëna amanet brez pas brezi. Vetë i ati i Dedës, Gjon Luli ndër mote kishte qenë përfaqësues i Hotit e Malësisë së Madhe në kuvende malesh dhe organizime zyrtare të kohës, ku fjala e tij e kishte vendosur që herët me parinë e këtyre trojeve. Në trashëgimin atdhetar që kultivoi babai i Dedës tek i biri, tingëlloi si amanet i pashlyer “proverbi” i tij, se as drita nuk shkëlqen dhe as dielli nuk ngroh në këto troje deri sa të sundojë turku apo shkjau tokën shqiptare… Këto cilësi të pashlyera të lëna amanet Dedë Gjon Lulit jo vetëm i mbajti për vete e familjen e tij, por u mundua t’i bëjë traditë tek të gjithë bashkëkohësit e tij, dhe siç dihet me mjaft sukses. Që kur Deda u bë të hedhë krahëve pushkën, nuk ka betejë, kryengritje apo kuvend, ku nuk merr pjesë ky trim si zana, që nuk i binte fjalë në tokë… Gjithsesi ne po fillojmë me Lidhjen e Prizrenit, ku Dedë Gjon Luli ishte një ndër pjesëmarrësit më aktivë të këtij organizimi shtetëror të shqiptarëve, që kërkonin të ruanin trojet e tyre nga ankandet e Europës plakë. Emri dhe “firma” e Dedë Gjon Lulit gjendet në të gjitha kërkesat e protestat që i dërgoheshin atëherë Europës e veçanërisht Kongresit famëkeq të Berlinit (1878), i cili kërkonte të kënaqte këlyshët e Rusisë, gjoja me troje të Perandorisë Otomane, që në fakt ishin pjesë të Shqipërisë së pushtuar nga pushtuesit aziatik. Kujtojmë këtu protestat e 15 qershorit 1878, 16 qershorit, 18 qershorit, 26 qershorit, 2 korrikut, 7 korrikut, 7 tetorit, 22 tetorit e 8 nëntorit të vitit 1878, si dhe ato të 21 shtatorit 1879, të 1 marsit, 12 marsit, 18 majit, 16 korrikut, 7 gushtit, e veçanërisht ato të 15 shtatorit, 19 shtatorit 1880 etj., ku të gjitha këto protesta shoqëroheshin me argumente liridashëse në mbrojtje të Hotit, Grudës, Trieshit, Kojës, Tuzit, Plavës, Gucisë, Ulqinit e të tjera troje që Europa kishte vendosur t’ua jepte Malit të Zi, Serbisë etj. Në këto momente tragjike, mjerisht pushtuesi shekullor turk ishte dobësuar e ligështuar aq shumë para Europës, sa ishte i gatshëm të lëshonte pa mëshirë territore shqiptare. Të gjitha këto protesta shqiptarët në përgjithësi e ata të Malësisë së Madhe në veçanti i shoqëruan me kryengritje e luftëra të pashoqe, ku qindra dëshmorë u flijuan në altarin e lirisë të Shqipërisë. Dedë Gjon Luli në këto kohë ishte udhëheqësi shpirtëror i luftërave të lirisë.

Emri dhe fama e Dedë Gjon Lulit si udhëheqës i malësorëve kryengritës, detyroi jo vetëm pushtuesin turk, por edhe kralnitë e Europës të njohin e respektojnë këtë malësor si tribun popullor të shqiptarëve liridashës. Ndonëse këto fuqi shtetërore të kohës i ofruan Dedës bashkëpunim, shpesh të shoqëruara edhe në ar, ky atdhetar i klasit të parë nuk pranoi kurrë të shitet apo shesë idealet e lirisë së atdheut, që ai e quante mbi gjithçka. Dedë Gjon Luli ishte ndër të parët që mbështeti Kongresin e Manastirit (1908) dhe vendimet e tij për alfabetin shqip që kemi edhe sot. Madje vlen të kujtohet se kur në Shkodër, një grup bejlerësh kërkuan të organizojnë një protestë për të nxjerrë jashtë ligjit vendimet e Kongresit të Manastirit duke thënë se do të nxjerrim në protestë 1500 vetë, Dedë Gjon Luli u tha se nëse ju nxirrni 1500 vetë për ta rrëzuar alfabetin shqip, unë do ta mbroj këtë alfabet me 30 mijë malësorë trima. E, pas kësaj, turkofilët heshtën, për të mos e kundërshtuar më. E, ndërsa veprimtaria atdhetare e Dedë Gjon Lulit nuk ka fund deri sa jetoi, kurora e kësaj veprimtarie patriotike është kryengritja antiturke e vitit 1911, që çoi në ngritjen e flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit më 6 prill të këtij viti, pas 450 viteve robëri otomane. Në këtë kryengritje Dedë Gjon Luli njihet si ideatori, organizatori, udhëheqësi diplomatik dhe ushtarak me të cilin shpesh është identifikuar kjo kryengritje famëmadhe lirie e flamuri. Dedë Gjon Luli ishte jo vetëm shpirti i kryengritjes me armë,p or edhe i rrugës diplomatike, që është sintetizuar në Kuvendin e Greçes të 23 qershorit 1911. Dedë Gjon Luli i fali gjithçka lirisë së atdheut, duke angazhuar në këto luftëra djemtë e tij, por edhe nusen e djalit të tij, Norën. Luftërat çlirimtare për Dedë Gjon Lulin vazhduan edhe pas vitit 1911, si në ato të viteve 1912, 1913, 1914 dhe deri më 24 shtator 1915, kur falangat serbe arritën ta vrasin në Orosh të Mirditës trimin legjendar. Gjithsesi familja e Dedë Gjon Lulit u shua në luftërat për liri, së bashku me kullën e tij në Traboin, ku një grup malësorësh e rindërtuan në shtëpi muze, duke bërë kështu përjetësimin e jetës e të veprës së këtij heroi legjendar të trevave tona, i cili është përjetësuar edhe në këngë të Poetit tonë Kombëtar Atë Gjergj Fishtës (dhe në ato popullore). Mjerisht eshtrat e Dedë Gjon Lulit dhe fetarit e atdhetarit, Atë Fishtës, mbas 1944 kanë pasur një fat tragjik, pasi komunistët me mendësi sllave nuk u kanë lënë as varre. E ndërsa për Dedë Gjon Lulin thuhet se është bërë pa dashje, ne kemi të drejtë të mendojmë se ky është vetëm justifikimi, pasi detyrimi kishte ardhur nga komunistët sllavë, armiq të betuar të të cilit ishin këta dy korifej të binomit “Fe e Atdhe”.

Ndue Bacaj

 

Ago Agaj, “vlonjati i Kosovës” që qeverisi Mitrovicën

Clearwater (Florida)

Kishte disa muaj që po e kërkoja me ngulm Ago Agajn dhe askush nuk po më ndihmonte dot për të gjetur adresën e tij. U rashë telefonave në të katër anët e kontinentit ku jetonin shqiptarët, pyeta individë e shoqata në New York e qytete të tjera, por pa rezultat. Disa më thoshin se jeton në New York, ca të tjerë më këshillonin që të pyesja Baba Rexhebin se ai mund të më çonte në gjurmët e Agos.

-Para dy vjetësh është vendosur në Florida, – më tha në telefon kryetari i Teqesë.

Në Florida? Një fjalë goje. Në Jug apo në Veri. Po ec e gjeje tani se në cilën pjesë të atij sheti jeton.

Por, nuk thonë kot se rastësia shpesh është mbreti i gjithçkaje.

Ishte qershori i vitit 1993, kur shkova në Clearwater (Florida) për të shkruar diçka për komunitetin që jetonte atje. E kishim shtruar bisedën në “Palace Family Restaurant” me një grup bashkatdhetarësh. Pyeta edhe këtu, siç e kisha bërë shumë herë të tjera, nëse e dinte kush se ku jetonte Ago Agaj.

– E di unë, – tha me nxitim pronari i restorantit, Shemzi Balla. – Jeton në një shtëpi pleqsh, nja katër milje larg prej këtu. Nëse doni, mund t’ju çoj me makinë…

Unë sikur nuk doja t’u besoja veshëve. Më ngjante se u çlirova nga një peshë e rëndë, pas një kërkimi aq të gjatë.

– Sa më parë që të jetë e mundur, – thashë pa u menduar fare.

 

***

Makina çante përpara me shpejtësi duke lënë pas automjetet, shtëpitë dhe drurët që parakalonin si në ekran. Shemzi Balla me duart në timon, herë-herë hidhte ndonjë fjalë sa për të thyer heshtjen:

– Ago Agaj është plakur, 96 vjeç, por duket ende i fortë. Me sytë nuk është mirë, por mendjen e ka lot të kthjellët. Do të gëzohet shumë për vizitën që do t’i bëni…

Dritat elektrike në trotura tregoni se dita po thyhej.

– Arritëm. Kjo është shtëpia e pleqve, – bëri me dorë Shemziu drejt një ndërtese që dukej si e përhumbur midis të tjerave që e rrethonin.

Po trokiste nata kur ne arritëm dyert e saj në rrugën Betty Lane. Dy pleq, në dy skaje të hyrjes së kësaj shtëpie, ulur në karroca, po flisnin me vete, sikur të kishin përpara një grumbull njerëzish që i dëgjonin me vëmendje. Fjalët i shoqëronin me ndonjë dënesje dhe lëvizje duarsh në formë të pakontrolluar.

Pasi njoftuam se kë kërkonim, shkuan ta marrin. Pas pak kohe Ago Agaj po vinte në karrocë, me një shikim të papërqendruar, i shoqëruar nga kujdestarja e shtëpisë. Karrocën e shtynte gruaja, por ai përpiqej ta bënte edhe vetë këtë punë.

– Ku janë? – pyeti ai kur rrotat e para të karrocës puthën betonin e pjesë së jashtme të ndërtesës.

– Jemi këtu, – iu përgjigjëm njëherazi.

Pasi u përqafua me ne, nxori shaminë, hoqi syzet me xham të trashë dhe fshiu lotët. Pastaj, me dorën e djathtë, nxori një cigare nga pakoja në xhepin e majtë të këmishës, një tel të hollë dhe cigarishten.

– Nuk do të vdes pa u çliruar Kosova, – tha ndërsa po bëhej gati të ndizte cigaren. – Nuk kalon natë pa derdhur lot për atë pjesë të Shqipërisë etnike, e cila po shtypet nga thundra e serbit. Pa më tregoni, ç’të reja kemi atje këto ditë? – pyeti me një zë të shuar që mezi dëgjohej.

Folëm për gjendjen në Kosovë. Ai dëgjonte me vëmendje. Dukej se po përshkohej nga një ndjenjë kënaqësie për qëndresën e shqiptarëve. Kur pushova së foluri, ai mori frymë thellë dhe lëshoi një rënkim të zgjatur:

– Më kanë lënë sytë. Mezi shoh. Deri para ca muajsh e kaloja kohën duke lexuar libra e gazeta. Tani lajmet e ditës m’i japin nipi dhe im vëlla që vijnë këtu çdo ditë. Sot më duket se ka ardhur gazeta “Illyria”. Pa më thoni, kush është ai njeri që boton gazetën?

I tregova shkurtimisht për botuesin, për punën që bën redaksia e për shpërndarjen e saj në të katër anët e botës. Ai sikur nuk ngopej me atë që po dëgjonte e kërkonte të tjera.

– I çoni botuesit dhe anëtarëve të redaksisë përgëzimet e mia për gazetën. Ua them pa rezerva se keni një gazetë të shkëlqyer. Është fat i madh që e kemi.

Kështu filloi biseda me Agon. Pasi piu një gotë ujë dhe e çoi deri në fund cigaren që e thithte me aq ëndje, i kërkova të më tregonte diçka nga jeta e vet. Isha i papërgatitur për këtë intervistë, ngaqë nuk e prisja se do ta takoja këtë njeri që kishte lindur në shekullin e kaluar e po i afrohej fundit të këtij shekulli. Ai heshti për pak çaste. Pastaj treti vështrimin diku, si të ndillte kujtimet, larg nga vendlindja e tij:

– Kam lindur në Malësi të Vlorës, në Labëri, më 7 mars, 1897. Mësimet e para i mora në vendlindje, ato të lartat në Vjenë në degën e agrokulturës. Në Vjenë shkova më 1909. “Harro armët e qendisura me serm të të parëve tu! Nuk ke të bësh më me ato”, më thanë atje. “Ti do t’i shtrohesh punës që të përpiqesh për vete, për familjen dhe për atdheun tënd. Duhet të mësosh”. Si mbarova shkollën e agrokulturës, nuk munda të kthehesha në Shqipëri për shkak të luftës. Punova një vit në Moldavi e një vit në Poloni. Në Shqipëri u ktheva vetëm më 1919. Menjëherë iu bashkova patriotëve të kohës së luftonin kundër pushtuesit italian. Mora pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe në Luftën e përgjakshme të Vlorës, më 1920. Përkraha Revolucionin Demokratik të Qershorit, më 1924. Disa vite punova agronom në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kam qenë ministër i bujqësisë. Kur gjermanët kontrollonin një pjesë të Kosovës, shkova vullnetar në Mitrovicë, ku më emëruan prefekt të qytetit. Në qershor 1944 mora pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit. Po atë vit u arratisa nga vendlindja. Njëzet vjet jetova në Egjipt prej nga emigrova në Amerikë.

Ago Agaj e tregoi shkurt e me një frymë biografinë e vet, pa stërhollime, pa detaje e pa mburrje.

Por, unë doja më shumë. Mezi e kisha pritur takimin me këtë njeri, që kishte përjetuar gjithë ato ngjarje të rëndësishme. Ndaj dhe nuk u kënaqa sa duhet me stilin e tij tepër telegrafik. Nisa ta pyes përsëri duke u përpjekur të gërmoj hollësi të tjera nga jeta e tij e gjatë dhe e pasur. Ago Agaj më dëgjon me vëmendje dhe pranon me kënaqësi. Është tepër i saktë. Ai nuk ka nevojë të “korrigjojë” veten. Nuk i ngatërron as datat, as njerëzit. Është vërtet për t’u habitur: një 96-vjeçar me një kujtesë të tillë!

Biseda rrodhi e qetë nëpër lumin e ngjarjeve, që personazhi ynë kishte përjetuar. Ja si më tregoi një ngjarje që kishte ndodhur menjëherë pas kthimit në atdhe:

– Ishte 28 nëntori i 1920-ës, – tha ai. – Karabinieria italiane u ndesh me vlonjatët e paarmatosur. Kërkonin t’u merrnin flamurin shqiptarëve, të cilin e mbante në dorë një burrë nga Kumanova. Karabinierët e rrëzuan përtokë kumanovarin dhe e shqyen flamurin copë-copë. Njëri nga oficerët mori një pjesë të flamurit, ia lidhi qenit të tij për bishti dhe e shëtiti nëpër Vlorë. Atëherë vlonjatët shpërthyen. Filloi rezistenca për shpëtimin e Vlorës, sepse ajo dhe Tepelena kishin mbetur si pjesë e pandashme e Italisë. Këto pjesë Italia i kishte fituar kur tradhëtoi lidhjen austro-gjermane dhe u kthye me aleatët. E gjithë Shqipëria u deklarua më vete, por gjithmonë me një qeveri proitaliane në Durrës. Në janar të vitit 1920 u bë Kongresi i Lushnjës. Në Kongres u vendos për pavarësinë e Shqipërisë dhe rrëzimin e kabinetit të Durrësit. Kongresi i Lushnjës qe një akt me rëndësi të madhe, sepse rrëzoi kabinetin italian të Turhan Pashës. Në këtë mbledhje, Mustafa Kruja foli me lot në faqe: “Unë, tha ai, votoj për Turhan Pashën, domethënë për Italinë, sepse ajo është në rrezik e do të na hajë ngadalë, kurse serbi do të na shfarosë menjëherë”. Atëherë u ngrit Mehmet Konica dhe tha se Italia duhet të dalë nga Vlora sepse po qëndroi ajo këtu, Jugun do ta marrë Greqia dhe atëherë ç’mbetet për Shqipërinë? Dhe ai dha dorëheqje bashkë me dr.Turtullin. Pastaj filloi Lufta e Vlorës.

– Unë kam marrë pjesë në atë luftë, – tregon Agaj. – Heronjtë e luftës kundër italianëve qenë kryesisht vlonjatët. Në ndihmë na erdhi edhe Hysni Toska nga Mallkastra, me njerëzit e tij dhe zuri frontin verior. Frontet e tjera i mbanin jugorët. Kishim nevojë të madhe për ushqim. Vlonjatët atë vit nuk e punuan tokën, sepse ishin në luftë. Gruri mbeti në ara në pritje të drapërit pa u korrur. Xhafer Ypi, prefekt i Beratit, na dërgonte misër me qerre dhe kjo e zbuti pak rrezikun e urisë. Vlonjatët s’kishin asgjë përveç guximit të tyre, dëshirës për liri e atdhe. Pra, Lufta e Vlorës është dhe mbetet një faqe e ndritur e historisë. Për këtë ngjarje kam shkruar një libër, – thotë Ago Agaj.

– Më 1924 ndodhi Revolucioni Demokratik i Qershorit. Si e përjetuat atë ngjarje? – e pyes z.Agaj.

– Unë, edhe pse admiroja Zogun për veprimet e tij, e pashë se Noli ishte idoli ynë i lirisë së bashku me Gurakuqin, Fishtën e Koculin. Dhe, u bëra me ta. Më ftuan dhe më ngarkuan të organizoja krahinat e Vlorës. I thirra lebërit dhe ata erdhën, më dëgjuan e nuk më kthyen fjalën. U formua batalioni i Vlorës dhe shokët më zgjodhën sekretar. Kështu, të organizuar, arritëm deri në Tiranë. Qëllimi, me sa më dukej mua atëherë, ishte që ta merrnin fuqinë jugorët e jo krahu i veriut. Noli qe historian e poet i mirë, por dështoi për shkak të pazotësisë në politikë. Zogu erdhi afër Tiranës e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur imzot Noli shkoi në Lidhjen e Kombeve për të kërkuar ndihmë financiare, i thanë të bënte zgjedhjet. Populli duhet të të japë besimin. U kthye në Shqipëri dhe iu drejtua Rusisë për ndihmë. Ajo mezi priste për këtë. Moska nuk kishte përfaqësues të saj në shtetet e Evropës, ndërsa në Tiranë erdhën njga 10-15 organizatorë rusë. Tani vonë është dëgjuar nga përkrahësit e Nolit se ata i solli ministri i jashtëm, Gurakuqi. Kjo lëvizje shqetësoi Italinë dhe shtetet e tjera, të cilat ndërhynë pranë Serbisë që të përkrahte Zogun. Dhe e përkrahën me paratë e kompanive të vajgurit.

– Kush i vrau Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin?

– Për Luigj Gurakuqin puna është kështu. Siç ka dalë nga aktet rezervate britanike, ambasadori anglez u përpoq që kryengritja e vitit 1924 në Shqipëri të mos bëhej dhe e pa se çelësi i kryengritjes ishte Shkodra. Vajti në Shkodër, foli me Gurakuqin dhe raportoi: “U mundova, por Gurakuqi është në anën e Italisë”. Luigji (Gurakuqi) u arratis në Itali dhe Zogu mendoi se, si mik i italianëve, do ta rrëzonte nga froni. Gurakuqin e vrau një shkodran, i vëllai i Tom Stambollës. Emrin nuk ia di.

– Po Bajram Currin?

– Zogu nuk ka dorë në vrasjen e tij. Nuk e vriste ai Bajram Currin, një patriot të admiruar në Malësi të Gjakovës. Bile ai dërgoi një grup xhandarësh ta merrte në dorëzim. Ai u vra nga bejlerët e Gjakovës në pabesi, në shpellë. Vrasësit u takuan në Gjakovë me një oficer të thjeshtë, të dalë prej shkollës italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanë oficerit se bejlerët u kishin premtuar njëmijë napoleona, por 500 i mbajtën për vete e 500 na i dhanë.

Dua që me këtë rast të jap një vlerësim për figurën e madhe të Ahmet Zogut. Vendi i tij në histori është në shkallën më të lartë. E dini atë këngën: “Rroftë Ahmet Zogu, rroftë shpëtimtari i mëmëdheut/Brez pas brezi u kujtoftë/Nip stërnip i Skënderbeut…” Kjo këngë këndohej që kur Zogu ishte ministër i Punëve të Brendshme. Një korçar e shkroi këtë poezi, e cila më vonë u bë edhe këngë.

Ndërrojmë temën e bisedës. Ago Agaj ka dëshirë t’i rikthehet Kosovës. Si zor të ketë tjetër dëshmitar të gjallë që mund të përshkruajë gjendjen e kësaj treve nën pushtimin gjerman, apo luftërat e Shaban Polluzhës kundër çetnikëve të Drazha Mihajlloviçit. Bashkëbiseduesi ynë ka marrë pjesë vetë në luftë dhe i ka parë me sy tmerret e saj. Ka qenë në krye të administratës së Mitrovicës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Xhafer Devës.

– Desha me këtë rast që edhe juve t’ju rrëfej për trimëritë e kosovarëve kundër serbëve, sidomos të Shaban Polluzhës e të Mehmet Gradicës. Burra të mirë e trima kanë qenë. Kemi luftuar bashkë. Kur unë isha prefekt i Mitrovicës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjermanët erdhën në Kosovë, këta patriotë më erdhën në ndihmë, se Mitrovica nuk mund ta bënte vetë luftën. Ja, edhe këtu i ke në libër, – tha Agaj duke më zgjatur librin “Xhafer Deva – Jeta dhe veprimtaria”.

Gjithë veprimtarinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, ai e ka përshkruar me një stil të ngrohtë në disa faqe libri.

“Në vjetin 1924, në mbarim të udhëtimit t’im të parë rreth e rrotull, mal më mal e grykë më grykë të Shqipërisë, dolla dhe në majë të malit të Bishtrikut prej ku me dylbi kundrova me mall Kosovën”, fillon shkrimi i tij dhe vazhdon: “Dashurinë për këtë vend m’a kishte mbjellë në shpirt kur isha pothuaj hala fëmijë, Kolë Margjini që m’u bë si vëllaj i math në Vjenë dhe më vonë do të bëhej profesor – martir i shqipëtarizmës në Prizren, viktimë e sllavokomunizmës. Ai dhe Dervish Hima më tregonin dhe trimëritë e luanit të Dardanisë, Isa Boletinit, që ahere ish bërë legjendë e gjallë në tërë Evropën”.

Kështu i lindi dashuria Ago Agajt për Kosovën. Kur ajo u bashkua me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë, pjesa më veriore e saj, prefektura e Mitrovicës, kishte mbetur si provincë autonome nën Serbinë. Kjo provincë përfshinte dhe tri nënprefektura: Vushtrrinë, Podujevën dhe Pazarin e Ri me popullsi shumicë shqiptare. Shkaku që ajo ishte shkëputur nga Kosova qenë minierat e pasura të Trepçës për të cilat Gjermania, sidomos gjatë luftës, kishte nevojë të madhe dhe nuk mund t’i linte në dorën e Italisë që sundonte Shqipërinë bashkë me Kosovën, pas bashkimit të tyre. Autoritetet gjermane, të nxitura energjikisht nga Xhafer Deva, i kishin akorduar kësaj province shqiptare që drejtohej nga Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, një autonomi, e cila ekzistonte në kartë, por nuk ishte vënë asnjëherë në zbatim për shumë arsye. Një nga shkaqet ishte mungesa e elementit shqiptar të përgatitur për administratë. Ago Agaj me një grup specialistësh vullnetarë nga Shqipëria si, veterinerë, doktorë, mësues, nëpunësa finance etj., vendosën të shkonin atje për të ndihmuar në organizimin e prefekturës.

Në këtë libër ai ka shkruar edhe për shumë ngjarje të tjera të asaj kohe që mund t’u hynin në punë historianëve për të ndriçuar këtë periudhë deri dje të mjegulluar apo të trajtuar në mënyrë të njëanëshme. Aty mund të mësojmë për Xhafer Devën “shqiptarin më të shkëlqyer të gjeneratës së tij”; për Shaban Polluzhën “viganin kokëlidhur si rugovasit me fytyrë të ngrysur, ekspresioni i së cilës nuk të lejonte t’ia bëje fjalën dy”; Asllan Boletinin, djalin më të ri të Isa Boletinit, që ishte “Isai i përtëritur, me sytë e mëdhenj plot flakë” dhe për më shumë bij të tjerë të nderuar të kësaj zone; për luftën e shqiptarëve kundër çetnikëve e për heroizmin e tyre, për përpjekjet e Ago Agajt për të nxjerrë në shesh intrigat serbe në sytë e gjermanëve etj.

Disa ditë pasi arriti në Mitrovicë, Ago Agaj qe dëshmitar i një gjykimi të tre shqiptarëve, të cilët akuzoheshin se gjoja kishin vrarë disa ushtarë gjermanë. Jeta e tre fshatarëve varej nga vendimi që do të merrnin gjykatësit gjermanë, ndërkohë që, siç do të vërente Agaj, përkthimi i fjalës së të akuzuarve ishte i gabuar.

– Qëndrimi i oficerëve sa vinte e dukej më i ashpërsuar, ndërsa fshatarët, nga ana tjetër, po mërziteshin e po shqetësoheshin përherë e më tepër. Sa e kuptova situatën dhe konstatova se acarimi po vinte si pasojë e përkthimit të gabuar, unë nuk durova dot më pa e vënë në dukje me zë të lartë këtë gabim, që mund t’u kushtonte jetën shqiptarëve. Atëherë kërkuan që të përktheja unë. Procesi nisi përsëri dhe fshatarët dolën të pafajshëm. Populli u ngrit në këmbë nga gëzimi. Ajo që më bëri përshtypje e më gëzoi ishte mirëkuptimi që treguan gjermanët. Dukej që ata nuk kishin mëri ndaj nesh dhe nuk dëshironin që të dënoheshin shqiptarët e pafajshëm, – tregon Agaj, i cili dita-ditës po bëhej më shumë popullor në mes kosovarëve me të cilët ai bashkëpunoi aq mirë sa që sot, kur kujton atë kohë, nuk përmbahet nga emocionet.

Deri tani nuk ia kishte treguar kujt këto ngjarje. Prej shumë vitesh ai po jetonte me veten e tij e me kujtimet e së kaluarës në këtë shtëpi, i vetmuar, i zhytur në mendime, natën e ditën. Bashkëkohësit e tij nuk janë më në këtë botë.

– Më falni se jam i emocionuar, – tha ai dhe filloi të fshinte lotët që i rridhnin fytyrës. – Pleqëria bën të vetën. A e dini si thonin dikur? “Si plak njëqind vjeç”. Unë jetoj këtu i vetëm. S’kam me kë të flas. Shok kam veten time, asnjë tjetër. Më duket se jam kështu qysh prej njëqind vjetësh…

– Të gjithë jemi nga pak të emocionuar, – ia ktheu Shemzi Balla.

– Shqiptarët përherë më kanë konsideruar më shumë si kosovar, se sa si vlonjat dhe shumë prej tyre më kanë quajtur “vlonjati nga Kosova”. Mendoj se Ismail Qemali pati të drejtë që u përpoq më shumë për Vilajetin e Kosovës, se sa për atë të Janinës. Mbreti Zog më ka thënë njëherë se po të kishte Kosovën me vete, Italia nuk do të guxonte ta sulmonte. Shqipëria e ka Kosovën si mburojë. Ajo ka tri gryka: Grykën e Ibrit, të Çakorrit dhe atë të Kaçanikut. Po zure ato, s’ka pse të bën syri tërr! Kur u shpall pavarësia e Shqiprisë, aty qenë përfaqësues nga të gjitha anët e Shqipërisë etnike. Përfaqësues i Kosovës ka qenë emëruar Mit’hat Bej Frashëri. Aty ishte edhe Isa Boletini, ai që tha se kush prek Ismail Qemalin, më prek mua. Kush përpiqet ta vrasë atë, unë e shfaros. I dha kështu Ismail Qemalit përkrahje morale dhe vajti për të ndaluar ushtrinë turke që të mos futej në Vlorë. Kemi edhe Hasan Prishtinën që ka luajtur rol të madh për pavarësinë e Shqipërisë. Ka qenë edhe Sali Gjuka, një patriot nga Peja, i cili vdiq në Berat si drejtor i arsimit. Kosovarët qenë ata që thyen ushtrinë turke më 1912. U futën në Shkup dhe u sollën aq mirë, sa që të huajt që ishin atje, u habitën për rregullin dhe disiplinën e tyre. Të gjitha luftërat e kryengritjet që janë bërë në Kosovë, kanë qenë të orientuara drejt pavarësisë. Më e madhja ishte ajo e vitit 1912. Mustafa Kruja, kur nisi kjo luftë, i veshur malësorçe, me 12 veta shkoi e mori pjesë në të. Kur mbaroi ajo, u kthye nëpër Mirditë. Por, nuk duhet harruar se Dedë Gjo’ Luli hapi luftën para krahinave të tjera, – fliste Ago Agaj dhe solli sërish ndër mend kohën kur vajti për të ndihmuar shqiptarët në Mitrovicë që po luftonin kundër çetave të Drazha Mihajlloviçit.

– Në parlamentin serb ishte bërë zhurmë e madhe se gjoja shqiptarët e provincës së Mitrovicës paskëshin djegur një fshat serb dhe se paskan vrarë e masakruar shumë civilë. Komiteti shqiptar i provincës më ngarkoi mua për të vajtur në këtë fshat e për të raportuar se si ishte gjendja. U nisa dhe, pa arritur akoma atje, takova në rrugë shqiptarët që po largoheshin nga shtëpitë e veta. Fshatin e këtyre të mjerëve e kishin djegur çetnikët, ndërkohë që asnjë katund serb nuk ishte shkatërruar prej shqiptarëve. Më treguan se zjarrvënësit ishin prej çetave të Vojvodë Kosta Peçanit. Raportin ia dërgova komitetit shqiptar që udhëhiqte Mitrovicën dhe, sipas sugjerimit të tij, e përktheva dhe ia dorëzova komandantit gjerman, Rittmeister Friedrichs, i cili shprehu kënaqësinë për saktësinë dhe vërtetësinë e tij, – tregon Agaj. – Komandanti gjerman dhe oficerët, për të shkuar punët më mirë meqë unë kisha fituar në dy mbledhje simpatinë e popullit, më propozuan që të emërohesha prefekt i Mitrovicës. I këtij mendimi ishte dhe Xhafer Deva, i cili më premtoi se do të më ndihmonte e do të bashkëpunonte me mua. Propozimin e gjermanëve e pranoi edhe Komiteti.

Ago Agaj menjëherë filloi shqiptarizimin e administratës. Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror, Kudret Kokoshin dhe të tjerë, të gjithë të ardhur si vullnetarë nga Shqipëria. Në postin e komandantit të xhandarmërisë ai emëroi djalin e Isa Boletinit, Bajazitin. Nuk kaloi shumë kohë dhe vlonjati, që iu besua detyra e prefektit të Mitrovicës, u gjend në një situatë të papritur. Forcat e Drazha Mihajlloviçit sulmuan postën e xhandarmërisë në Banjskë. U nisën lajmëtarët, në këmbë e me kuaj, për të dhënë kushtrimin në gjithë rrethin: “Burrë për derë që ka armë, të paraqitet sa më parë para prefekturës, natë ose ditë qoftë, se na ka sulmuar Drazha Mihajlloviçi”.

“Në këtë kohë, një dorë gushkuqër, të komanduar prej nëntogerit Mehmet Gradica, arritën në Banjskë dhe me sulm të tërbuar, si vetëm burrat e Llapit mund të bëjnë, e zunë ditën në drekë postkomandën. Vetëm pak ushtarë të Drazhës mundën të shpëtonin. Kufomat e xhandarëve tanë të vrarë nga çetnikët nuk ishin varrosur akoma. Qenë hedhur së bashku pranë rrëkesë, pasi u kishin prerë hundë e buzë e bërë të tjera shëmtime. Pasi u fotografuan, u varrosën. Më tej u varrosën edhe çetnikët serbë, por të pacënuar. Kurrë nuk kam mundur të kuptoj këtë zakon të shëmtimit të armiqve të vrarë nga ana e serbëve. Feja krishterë nuk e lejon këtë dhe besoj se do të jetë trashëgim i kohëve pagane sjellë prej stepave të Azisë. Një oficer serb më ka treguar se serbët edhe mbretin e tyre, Aleksandër Obrenoviçin dhe të shoqen e tij, Dragen, kështu i kanë shëmtuar kur i vranë”, shkruan në librin e tij Ago Agaj. Ai bashkë me Xhafer Devën shkoi në frontin e luftës për të inkurajuar luftëtarët shqiptarë që luftonin kryesisht me pushkët serbe. Kërkoi ndihmë nga Ferhat Draga në Tiranë, por ai nuk i ktheu përgjigje. Atëherë ai iu drejtua për ndihmë Drenicës, krahinës më të njohur për trimëri, e cila ishte afër Mitrovicës por në atë kohë përfshihej në zonën italiane. Ago Agaj pati një takim të fshehtë në Drenicë me Shaban Polluzhën, i cili i dha fjalën se do t’i vinte vetë në ndihmë me burrat që kishin armë.

– Ne u kthyem, ndërsa ai nuk vonoi dhe lëshoi kushtrimin: “Burrat që nga shtatë deri dhatëdhjetë, kundër shkjaut”. U nis xhadesë bashkë me luftëtarët e tij, i armatosur, por në kufi u ndal nga ushtria italiane. Me luftëtarët e vet u kthye malit përpjetë, doli deri në Kollashin, ku u godit nga çetnikët e vendit. U hodh në kundërsulm dhe i vuri përpara. Ditën tjetër, në mëngjes, erdhi para prefekturës në Mitrovicë, – tregon Agaj.

– Ndihma që na erdhi nga Drenica nën komandën e Shaban Polluzhës, na dha zemër e kurajo për t’u hedhur edhe në kundërsulm. Dhe ky aksion u bë kosovarçe: në këmbë, me zhurmë, me sharje të rënda për armikun, i cili ua mbathi këmbëve. Drazha shpëtoi, por kalin e la në vend. Krenaria dhe ndërgjegja kombëtare pas luftës së fituar u rritën shumë në një atmosferë krejt të lirë, pasi gjermanët nuk përziheshin kurrë në punët tona. Dhe ata pak që ishin, dukeshin rrallë, – kujton Agaj.

Për të shëruar të plagosurit shqiptarë, Agaj solli nga Vlora dr.Ibrahim Dervishin, ardhja e të cilit u prit me lot gëzimi nga të plagosurit. Ai kujton rastin e një djaloshi 13-vjeçar, të cilit dr.Ibrahimi i kontrolloi plagën.

– Vajtëm jatak mbi jatak për t’i vizituar të plagosurit në spital dhe arritëm te ky djalë i vogël.

– Po ti ç’kërkon? – i tha mjeku.

– Jam plagosur, – ia ktheu djaloshi.

Ai mbante një pushkë në gji. Flinte me të. Tani që vajtëm ne me doktorin për ta vizituar, mendoi se do t’ia merrnin.

– Aman, mos ma merrni pushkën! – klithi me frikë.

– Unë i premtova se armën do ta mbante, bile i premtova se do të gjeja për të edhe një nishan, – kujton Agaj.

– Problem për ne, – vazhdon të tregojë Agaj, – përbënin dy nipat e Isa Boletinit, 12-13 vjeçarë. Nuk di se si kishin hedhur në duar dy dyfekë të shkurtër italianë me bajoneta. Kishin tentuar disa herë të niseshin për në luftë, por u kthyen mbrapsht se u kisha dhënë urdhër rojeve t’i ndalnin e t’i sillnin para meje. Më në fund, këtë problem e zgjidhi Xhafer Deva duke u mbushur mendjen se, po të më mbronin mua, ata bënin një shërbim më të madh ndaj atdheut, pasi jeta ime ishte në rrezik. Qysh atë ditë i kisha gjithnjë me vete, por kurrë nuk isha i qetë se ata, me sytë si të Argusit, kontrollonin çdo lëvizje rreth meje. Kisha frikë se mos qëllonin ndonjë të pafajshëm që u dukej i dyshimtë, – tregon Agaj.

Në librin e tij, Ago Agaj ka përshkruar disa herë ankimet e serbëve për të cilët thotë se “është një karakteristikë e tyre që të ankohen pa shkak dhe të shpifin e të krijojnë akuza të rreme”. Populli shqiptar, vazhdon ai, “nuk di të ankohet, është tepër krenar, duron dhe nuk e ul kurrë veten poshtë”.

“Serbi, para autoritetit qëndron me atë kësulën ushtarake të shëmtuar në dorë, i përulur, i bindur. Por me rastin e parë, bëhet ujk i pangopur për gjak. Po dhe ky ujk është melez i përzier me gjak çakalli, kur gjen rast, mbyt sa të lodhet”, shkruan Agaj.

Për një kohë të shkurtër, Mitrovica me rrethe përjetoi një liri që nuk e kishte pasur asnjëherë gjatë historisë. Kjo liri, siç thotë Agaj, e ndezi popullin aq shumë, sa edhe gratë morën pjesë në kremtimin e 28 Nëntorit 1941. Ishte hera e parë që ato merrni pjesë në një mbledhje. Për herë të parë, pas 500 vjetëve, ato dolën sheshit të veshura me kostume kombëtare e të zbukuruara me flori e gurë të çmueshëm e me qendisje artistike, aq sa të huajt mbetën të habitur. Mirëpo, pas kësaj feste, siç tregon Agaj, ndodhi një ngatërresë e papritur me gjermanët. Komanda kishte marrë vendim të burgoste gjithë hebrenjtë dhe jevgjit. Në Mitrovicë nuk kishte shumë familje hebreje, por kishte rreth katër mijë jevgj që i quanin gabelë. Ata flisnin shqip dhe mbanin anën e shqiptarëve.

– U dhamë shpjegime gjermanëve se jevgjit ishin me origjinë egjiptiane, kurse ciganët ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadë që nuk ngulen në asnjë vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypseshin fakte të tjera. Me anën e Vehbi Frashërit u gjet libri i prof.E. Novack-ut, i cili ishte marrë me studimin e këtyre popujve. Kështu, jevgjit shpëtuan dhe ata, në shenjë falënderimi, dhanë një koncert, siç dinë vetëm ata. Hebrenjve ua shpëtuam jetën. I vendosëm në një ndërtesë të mirë. Pas largimit tim, Xhafer Deva gjeti mënyrën për t’i çuar këto familje në Shqipëri, ku gjetën strehim dhe mikpritje, – tregon Agaj.

Ai qëndron një kohë të shkurtër në krye të prefekturës, sepse Gjermania ndërhyri tek italianët, ngase “kjo liri e kjo administratë u muar si shembull edhe për Shqipërinë dhe rinia kërkonte edhe atje të njëjtin administrim”.

– Si e shpjegonin gjermanët ardhjen në Kosovë?

– Ata kishin një program të ndarë në dy pjesë: njëra thoshte se Shqipëria etnike duhet forcuar ushtarakisht, ndërsa pjesa tjetër thoshte ajo duhet të përparojë me anë të arsimit. Gjermanët kishin për qëllim që Shqipëria të bëhej një kala besnike në Ballkan, sepse grekëve nuk u besonin, ndërsa me sllavët nuk kanë qenë mirë kurrë.

– Si lindi dashuria ndaj shqiptarëve?

– Ilirologu gjerman Hans Krahe ka shkruar: “Ilirët për herë të parë u vendosën në shtetet e sotme baltike: Estoni, Lituani etj. Emri “baltik” vjen nga ilirishtja që do të thotë baltë, vende të ulta. Ilirët erdhën në Gjermaninë Lindore ku krijuan mjeshtrinë e poçeve, sepse deri atëherë njerëzit pinin ujë në lumë e burim. Prej andej u zgjeruan dhe erdhën në Gjermaninë e Jugut, ku qëndruan shumë kohë. Afërsia e karakterit të gjermanëve me shqiptarët, daton nga ajo kohë kur ilirët qëndruan shumë kohë në këtë pjesë. Afria e gjermanëve me shqiptarët tregohet edhe përmes besës. Asnjë popull tjetër nuk i jep rëndësi fjalës e burrërisë, se sa këta dy popuj. Në Ballkan, i vetmi popull antisllav kanë qenë shqiptarët. Gjermanët trima dhe të besës, këto cilësi i gjetën të zhvilluara dhe të dukshme në fytyrën e Xhafer Devës dhe besimi i tyre ndaj tij ishte i pakufi. Veç kësaj, ata gjetën tek ai edhe kulturë, inteligjencë, talent politik dhe njohjen e popujve e gjuhëve të Ballkanit. Ai fliste rrjedhshëm shqip, serbisht, turqisht, anglisht dhe pothuaj më mirë gjermanisht. Njihte mendësinë dhe kulturën jo vetëm të popujve të Ballkanit, por edhe të popujve të mëdhenj të Evropës.

– Po miqësia e sotme me gjermanët? Në ç’shkallë është ajo? – e pyes “vlonjatin e Kosovës”.

– Gjermania ka ndryshuar. Ajo është amerikanizuar shumë. Gjermanët janë bërë më shumë biznesmenë. Nuk janë më ata gjermanët e vjetër. Një gjeneral egjiptian që ishte shkolluar në Gjermani, kur isha në Egjipt, më tha se aleatët u munduan ta shkatërronin këtë shtet, mirëpo ai sot është ekonomikisht shumë i fuqishëm. Megjithatë, në një aspekt tjetër, aleatët patën sukses. Ndryshuan karakterin gjerman, – thotë Agaj dhe shton: – Pas luftës janë bërë ndryshime të mëdha në Evropë. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, është bërë hataja me shkatërrimin e moralit e të karakterit shqiptar. Enver Hoxha qe një sadist që kënaqej me vuajtjet e kundërshtarëve. Kur emisarët e tij kërkuan nga unë që të isha ndërlidhës ndërmjet komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, meqenëse kisha shërbyer në Mitrovicë dhe i njihja mirë serbët, unë u thashë se do ta bëja këtë punë me një kusht që Kosova të mbetej pjesë e Shqipërisë. Dhe, ata nuk u dukën më.

***

Kujdestarja solli barnat për Ago Agajn.

– Me këto e mbaj gjallë shpirtin, – tha plaku 96-vjeçar, i cili për çdo ditë bën gjimnastikë. Çdo mëngjes del jashtë, qëndron një orë dhe kthehet brenda. Edhe në darkë nuk fle para se të ketë bërë një ecje të mirë. Netët janë shumë të gjata për të. Nganjëherë fle tri-katër orë, nganjëherë hiç fare.

Pas pak, kujdestarja erdhi sërish dhe na tha se Ago Agaj kishte kaluar disa orë pa lëvizur nga karriga ndaj ky takim me kaq duhej të mbaronte.

– Para se të largoheni, më jepni fjalën se do të vini prapë? – kërkoi ai me një shikim që s’më hiqet nga mendja, ndërsa kujdestarja e shtëpisë së pleqve kishte bërë gati karrocën për ta çuar 96-vjeçarin në dhomën e fjetjes…

 

P.S. Në vend të in memoriamit: Ago Agaj (1897-1994)

“Po vdes pa e parë të lirë Kosovën”

Ago Agaj, njëri nga shqiptarët më të moshuar në Amerikë, vdiq më 24 dhjetor 1994 në Clearwater (Florida) në moshën 97-vjeçare).

Nga i ndjeri, për herë të fundit u nda Agim Sula.

Lajmin mortor ma kumtoi i vëllai i tij Daver Agaj, sipas amanetit që i kishte lënë vetë i ndjeri.

– Dy javë para se të shkonte në botën e amshuar, Agoja ra shumë fizikisht sa që nuk mund të lëvizte dot nga shtrati.

– Ai luftoi tërë jetën për çështjen kombëtare, ndaj ai sot jeton jo vetëm në zemrat e të afërmve, por edhe të shqiptarëve, që e njohën, – shton ai.

Në një letër, disa muaj para se të ndërronte jetë, Ago Agaj i shkruante autorit të shkrimit:

“Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë na kthetrat e kuçedrës serbe, atëherë do të kemi një komb tetëmilionësh dhe askush nga fqinjtë keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast e Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjegj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë”, shkruante Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”.

Po në atë letër, Ago Agaj shprehte dëshirën që një ditë të shkonte në Kosovë, ndonëse shëndeti dhe pleqëria nuk e lanë.

“Po të isha në gjendje të mirë shëndetësore, unë do të isha sot në Kosovë. Jo për të trimëruar kosovarët, se është e njohur trimëria e tyre, as për të ndihmuar intelektualët, se sot Kosova ka nxjerrë intelektualë të shquar si Ibrahim Rugova, Anton Çeta, Zekeria Cana etj. Ata përpiqen për shqiptarizmën dhe unë krenohem me ta. Qëllimi im për të vajtur në Kosovë është që të pushoj pas vdekjes në dheun shqiptar”, – shkuante Agaj, autor i librit “Lufta e Vlorës” dhe “Miloshi – hero i Kosovës” të botuar në Amerikë.

Ago Agaj u varros në varrezat e qytetit në Clearwater (Florida). Në varrimin e tij merrnin pjesë të afërm dhe bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Marrë nga libri “Shqiptarët e Amerikës”

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu