Kreu Blog Faqe 107

Tonin Tërshana, thedhësia dhe madhështia e zërit emblematik të skenës së këngës shqiptare

0

Shkruan Albert Vataj

U bënë dhjetë vite prejkur ai nuk është. Vitet kalojnë shumë më shpejt se sa kohëmatësi i kujtesës kolektive numëron, sepse shpirti i botës kohën e matë me rrahje zemre dhe përjetime, me forcë emocioni dhe ëndje, për të qenë pjesë e një përfshirjeje që të kthen pas në kohë, për të treguar se sa momente të bukura vërshuan lumenjve të saj. Ata që mbesin të pashpërbëshëm në kujtesë dhe adhurim, janë ata që janë ngulitur thellë me artin dhe shpirtin e tyre, ata që trokitën me vibratot e zërit dhe kolorin e shpirtjes, në aftësinë tonë për të qenë të mbushur me ndjim. Këtë privilegj, janë të shumtë ata që e kanë, por disa prej tyre spikatin për vendin që kanë zënë me artin që mëkuan, me ëndjen që ndezën skenat e kënëgs dhe zemrat, ndër ta është Tonin Tërshana.

Dhjetë vite më parë, më 22 shtator 2015, u shua një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, por jo kujtesa e tij. Tonin Tërshana nuk ishte thjesht një këngëtar; ai ishte një emblemë e shpirtit festiv, një zë që i dha ngjyrë dekadave të artit tonë të lehtë. Në këtë përvjetor, përulemi me respekt për një figurë që nuk kërkoi privilegje, por fitoi zemrat e publikut me përkushtim, thjeshtësi dhe madhështi vokale. Ai mbetet një piketë e pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare, një zë që vazhdon të kumbojë në kujtesën tonë, si një testament i bukurisë dhe shpirtit të paepur.
Sot, në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të një prej zërave më të shquar që vendosi emrin në kolanën e gjatë të atyre që përfaqësuan dhe pasuruan traditën e këngës shqiptare, kujtesa e Tonin Tërshanës rishfaqet si një dritë e butë në horizontin e artit tonë. Ai u rikthye pas një mungese të gjatë, fatkeqësisht për herë të fundit, në ekranin e madh të propagandës, jo si figurë e konsumuar, por si një kujtesë arti, 21 ditë para se të shuhej. Ashtu mjekërbardhë e flokthinjur, u shfaq në një moment simbolik, kur do të ribëhej me shtëpi, një strehë modeste, por me peshë të madhe për një emër të madh të muzikës, për një ikonë të zërit festivalesh. Ishte një shtëpi, një vend ku të kridhet në shtatin e vdekjes, një vend ku zëri i tij magjik, vazhdues i një tradite dhe kumtues i një shpirti të paepur, do të prehej për herë të fundit.
Mbrëmjen e 22 shtatorit 2015, fikja e këtij ylli shpërtheu si një stuhi mediatike. Ai u largua fizikisht shumë shpejt, edhe pse zëri i tij kishte nisur të zbehej më herët se kënga, ajo këngë që i blatoi më të mirën e shpirtit të tij. Ai u largua pa privilegjin për t’u rikthyer më, pa mundësinë për të rimarrë skenën me atë vokal të fortë, me timbrin e ngjyrën që e bënte të papërsëritshëm.

Tonin Tërshana iku në moshën 66-vjeçare. Zemra e tij ndaloi së rrahuri, sot dhjetë vite më parë, por zëri i tij vazhdon të kumbojë në kujtesën e të gjithë atyre që u mrekulluan, që jetuan me këngën e tij, që gjetën në të një ngushëllim, një frymëzim, një copëz Shqipërie.
Ai bën pjesë në plejadën e këngëtarëve që shkruan faqen më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare. Ngjyresa karakteristike e zërit prej baritoni e shënjon Tonin Tërshanën si një piketë të rëndësishme të historisë muzikore. Por më shumë se kaq, ai ishte një sprovë e ngadhnjimit mbi vështirësitë ekonomike, një shembull i përulësisë dhe përkushtimit. Nuk refuzoi asnjë rast për të kënduar, qoftë edhe në ambientet modeste të emigrantëve shqiptarë në Greqi, ku jetoi mes viteve 1997–2012, duke mbajtur gjallë zërin e tij dhe kujtesën e publikut.
Udha e tij si këngëtar është e gjatë dhe e pasur me episode të paharrueshme. Debutoi në Festivalin e 4-t në Radio me këngën “Kur vjen pranvera”, një perlë e pavdekshme me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekst të Fatos Arapit, ku fitoi çmimin e parë në moshën vetëm 16-vjeçare. Më pas, triumfoi edhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Mori pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para, duke u bërë një ndër këngëtarët më të dekoruar në historinë e festivaleve shqiptare. Presidenti Bamir Topi i akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një vlerësim për një jetë të tërë në shërbim të artit.
Ai arriti të ngulitej në adhurimin e muzikëdashësve sa, atëherë edhe sot, këngët e tij, këndohen dhe përcillën brezave të këngëtarëve si visare të traditës sonë të këngës. Ai u largua nga skena që në festivalin e vitit 1989. Vite më vonë ka shprehur si arsye ndryshimin e shijeve në këngë. Ai mbeti deri në fund të jetës një pëlqyes i këngëve të para viteve ’90. Kishte nostalgji për këtë krijimtari, që sipas tij ka qenë me vlera dhe prandaj ka mbetur dhe sot tek publiku.
Në 20 festivale të këngës dhe në atë kohërendie të përfshirjes së tij në skenën e këngës ai është nderuar; Festivali IV (1965)- Çmimi i parë me këngën “Të dua o det”. Kompozitor Tonin Harapi. Teksti: Mark Gurakuqi; Festivali X (1971)- “Kënga e nënës” ( varianti tjetër i kënduar nga Sherif Merdani). Kompozitor Agim Prodani. Teksti: Agim Shehu;Festivali XI (1972)- “Kur vjen pranvera”.Kompozitor Pjetër Gaci. Teksti: Fatos Arapi; Festivali XXII (1983)- “Vajzë moj, lule moj”.Kompozitor Luan Zhegu. Teksti: Adelina Balashi; Dy çmime të para në Festivalet e Interpretuesve.Viti 1984 me “Këngë për Fato Berberin”, kompozitor Pjetër Gaci; Viti 1985 “Kthjelltësi, lumturi”, kompozitor Pjetër Gaci.
Tonin Tërshana është nder dhe krenari e gjeneratave. Sot përulemi me respekt për atë çfarë ai skaliti në ëndjen tonë të etur për të bukurën. Me zërin e jashtëzakonshëm, me kontributin e pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Shkodrës, por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtshme që këndon pambarim.
Deri këtu do të mund të vinte, jo më tej. Ashtu me kokën lart, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje, pa u fshehur pas emrit të madh. Deri në mbrëmjen e së martës së 22 shtatorit 2015, kur zemra e tij do të reshtte së rrahuri, ai nuk ndali së përpjekuri për të mbetur ai që ishte, ai që njihnim, ai që do të plazmohet në gjurmët e amshimit.

Rezidenz München

0

Shkruan Zef Ndreka

Rezidenz München është pallati kryesor historik në qendër të Mynihut në Gjermani.
Kjo Rezidenzë e famëshme ka qenë vendbanimi dhe selia qeverisëse e dinastisë Wittelsbach, që sundoi Bavarinë, fillimisht si Dukë, pastaj si mbretër.

Rezidenza filloi si një kështjellë (Neuveste) në vitin 1385 dhe me kohë u zgjerua duke u transformuar në një kompleks pallatesh me dhjetë oborre.
Nga viti 1508 deri në 1918, ishte selia e qeverisë dhe vendbanimi mbretëror.
Rezidenza madhështore shfaq disa stile arkitekturore:
Rilindje (Renaissance), Barok, Rokoko, dhe Neoklasik.
Një nga dhomat më imponuese është Antiquarium, sala më e madhe e Rilindjes në veri të Alpeve, fillimisht ndërtuar për koleksionin e skulpturave antike të Dukës Albreht V.
Aty ka edhe dhoma të mrekullueshme të stilit Rokoko, si Galeria Ancestrale dhe “Rich Rooms” prej François Cuvilliés.
Gjithashtu një pjesë e vendosur në stilin neoklasik është “Königsbau” (King’s Tract), projektuar nga Leo von Klenze për Mbretin Ludwig I.
Rezidenza u shkatërrua pjesërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u rindërtua me kujdes pas vitit 1945.
Që nga viti 1920, ky pallat rezidenze është hapur për publikun si muze.
Komoleksi Rezidenz, përbëhet nga muzeu i Rezidenzës, Thesari (Treasury) dhe Teatri Cuvilliés.
Thesari ka mbi 1,200 objekte, të gjitha punime prej floriri, sende prej argjendi, bizhuteri, enë porcelani, punime të vogla miniaturë, etj.
Për ta shijuar sa më mirë Rezidenz München, nuk duhet të humbasësh:
* Antiquarium, sallën madhështore të Rilindjes me afreske dhe statuja.
* Thesarin (Schatzkammer), plot kurora, stoli dhe objekte luksoze nga dinastia Wittelsbach.
* Cuvilliés-Theater, teatër i vogël, rokoko, ku ende sot jepen shfaqje.
* Galeria Ancestrale dhe Porcelain Cabinet, me dhoma të pasura plot portrete dhe porcelanë të rrallë.
Pas vizitës 4 apo 5 orëshe, një shëtitje në Hofgarten, kopshti i bukur barok ngjitur me Rezidenz.
Marienplatz dhe Viktualienmarkt janë vetëm disa minuta në këmbë për kafe ose drekë tipike bavareze.

Çmëndet Edi Rama: “Martesat do i bëjmë online”, (do i bëjë Diella). Kryeministri tregon eksperiencën: Divorcet nisin me mesazhe në telefon dhe formalizohen në gjykatë

0

Kryeminstri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania, ku foli lidhur me ecurinë dixhitale të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek mundësinë qe vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online, pra me Diellën.

Ai theksoi se nuk e kanë realizuar sepse duhen dëshmitarë, por shtoi se është në vizion e tij dhe mund të realizohet.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj forte se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

Gjysëm milion euro për dasmën e djalit të Jozefina Topallit, PD e mbron: Kemi parë evenimente akoma më luksoze…

0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka komentuar dasmën e shumëpërfolur të Genar Topallit dhe Cindy Marinës, e cila u zhvillua disa ditë më parë në Romë.

Garo, e ftuar në ceremoninë e martesës, tha se zhurma mediatike u shkaktua kryesisht nga destinacioni i përzgjedhur për eventin dhe jo nga ndonjë element luksi apo provokativ. Ajo e përshkroi dasmën si “elegante dhe normale”, duke theksuar se vendi ku u mbajt ceremonia, Kisha e Shën Marisë në Romë, ka tërhequr vëmendje për shkak të famës së saj, pasi aty është martuar më parë edhe futbollisti Francesco Totti.

“Mendoj se zgjedhja e destinacionit nxiti këtë zhurmë, pasi kemi parë dasma më luksoze në Shqipëri, me mbërritje me helikopter apo balona, apo shkelje të parave me këmbë. Kjo ishte një dasmë elegante dhe normale. Kisha e Shën Marisë ishte pika që krijoi bujën më të madhe sepse është shumë e bukur,” deklaroi Garo.

Ajo shtoi se zgjedhja e Romës nuk ishte një akt luksi, por një vendim i ndikuar nga faktorë familjarë dhe shpirtërorë: “Dasma u organizua me kontributin kryesor të familjes së nuses, e cila ka emigruar në Itali. Roma u zgjodh si destinacion për afërsi shpirtërore dhe për akses të lehtë për të ftuarit nga Shqipëria.”

Floriana Garo ftoi publikun që të mos politizojë gëzimin e çiftit të ri, por ta shohë këtë event si një moment të bukur dhe të natyrshëm në jetën e tyre.

Belinda Balluku mburret para shqiptarëve: Kam 21 vite me Edi Ramën, kemi kaluar shumë sprova

0

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku përmes një komunikimi publik ka zbuluar anë të tjera të marrëdhënies me Edi Ramën.

Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës.
Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes.
Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve.
Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës.

“Washington Examiner’, Në Shqipëri armiku i njerzimit George Soros nderohet dhe mban në pushtet Edi Ramën

0

Pjesë nga shkrimi i gazetës p=së famshme.

“Pas një dekade në pushtet, Rama do e ketë të vështirë që thjesht të largohet. Për më tepër, për sa kohë socialistët vazhdojnë të manipulojnë zgjedhjet, asgjë nuk mund të ndryshojë gjithsesi në Shqipëri. Si fillim, mbështetja e familjes Soros me pasurinë e saj ka qenë thelbësore për sundimin socialist në Tiranë.

Republikanët në Kongres duhet të ngrenë pyetje se çfarë po ndodh vërtet këtu dhe pse Shtëpia e Bardhë e Biden po vazhdon të tolerojë këto veprime mashtruese ballkanike,” shkruante gazetari John Schindler.

Pasojat e këtij ngërçi u panë edhe në zgjedhjet në Rrogozhinë, kur makineria e manipulimit elektoral tregoi se sa e frikshme mund të jetë, duke thelluar fitoren në këtë zonë, edhe pse rezultati i manipuluar i 14 majit, tregonte një garë të barabartë.

Pavarësisht nga skandalet e shumta që kanë pllakosur qeverisjen pas 14 majit, PS fitoi sërish thellë në Rrogozhinë.

Për ironi, votimi dhe numërimi u krye në shkollën me emrin e ‘George Soros’ në Rrogozhinë. Nuk kishte ogur më të zi!

Republika e Diellës

0

Shkruan Lutfi Dervishi

Zyrtarët do të sillen si nuse në tela, kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.

S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella, por që sot e tutje do na i zgjidhë Diella. S’ka më dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella.

Për shëndetësinë do të përgjigjet Diella. Ujë do ketë kudo, madje dhe në kështjella. Drejtor i ujësjellësit do të jetë vetë Diella.

Aromë pesticidesh nuk do të ketë më gjella, fermerët në ara do i bëjë zap Diella. Edhe pa mbjellur do ketë veç të vjela, rroftë e qoftë përjetë ministresha Diella.

Zyrtarët do të sillen si nuse në tela, kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.

Asnjë minator s’do të vdesë në zgafella, kromin tash e tutje do ta nxjerrë Diella.

S’ka më përleshje, akuza të ndërsjella, moderatore debatit do të jetë vetë Diella. S’do sillemi si njerëz t’sapo dalë nga shpella. Edukatën civile do të na e mësojë Diella.

Reforma në drejtësi – tani ciao Bella, vendimet tak-fak do t’i japë Diella. I mbyllim dhe kapitujt sa të vijë Kërshëndella. Punën me Brukselin do na e bëjë Diella.

Shpejt në UNESCO – do jetë fustanella, trashëgiminë tonë do na e ruajë Diella. 7 ditët e javës tani do të jenë të diela. Boll punuam ne, le të punojë Diella.

Përfaqësim jo real i votës së qytetarëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Shkëputja e M. Dodës këto ditë nga koalicioni i PD-së, solli shumë reagime në rrjetët sociale dhe në kampin e opozitës. Sidomos, sapo u krijuan komisionet parlamentare që drejtohen nga deputetë të koalicionit të opozitës.
Të gjithë e dijnë se M.Doda, arriti të fitoje mandatin e deputetës falë listës së partisë së saj në koalicion me PD-në edhe pse ka marrë vetëm 1500 vota preferenciale.

Ndërkohë, të tjerë kandidate si l.Alimehmeti me mbi 20 000 vota kane mbetur jashte parlamentit. E gjitha kjo, falë ligjit zgjedhor.
Rasti që përmendem është shembull tipik i mënyrës si funksionon sistemi zgjedhor aktual në Shqipëri, i cili kombinon listat e hapura me një renditje paraprake të partive.
Për ta kuptuar më mirë situatën, duhet të kemi të qartë formulën e ndarjes së mandateve, e jo të merremi me deputetën Doda si besëprerë, apo të merremi me Berishën që fal deputetë në kurriz të votave të demokratëve.
Mandatet ndahen së pari midis partive të koalicioneve sipas numrit të përgjithshëm të votave në çdo qark, duke përdorur metodën d’Hondt.
Kështu, çdo partie të koalicionit, i caktohet numri i mandateve dhe këto mandate plotësohen me kandidatët brenda listës.
Ligji zgjedhor, parashikon listat e hapura, por me prag renditjeje, çka nënkupton që një kandidat të ngjitet mbi renditjen që ka caktuar partia në listë, duhet të marrë më shumë se 10 mijë vota parapëlqyese ose më shumë se 10 % të votave të partisë në atë qark, gjithnjë sipas ndryshimeve të vitit 2020.
Nëse kandidati nuk e kalon këtë prag, vendi shkon te kandidati i radhës sipas listës zyrtare, pavarësisht sa vota parapëlqyese ka marrë.
Çfarë ndodhi konkretisht në rastin që sipër përmendëm?
M. Doda ishte e renditur në një vend të sigurt në listën e koalicionit PD. Edhe pse mori vetëm rreth 1500 vota parapëlqyese, partia siguroi mjaftueshëm mandate dhe ajo e mori vendin falë renditjes.
Kandidatë si Ilir Alimehmeti, megjithëse morën mbi 20 000 vota, nuk mundën të parakalojnë renditjen sepse nuk e tejkaluan pragun e llogaritur mbi votat totale të koalicionit në atë qark.
Kjo situatë, sigurisht krijon debat politik.
Ky sistem është kritikuar dhe vazhdon të kritikohet si paradoksal, pasi votuesit mendojnë se zgjedhin individë, por në fakt renditja e partive ka peshën kryesore.
Reforma zgjedhore është tema më e nxehtë prej vitesh, ku disa propozojnë lista plotësisht të hapura ose model mazhoritar, të tjerë një kombinim proporcional me prag më të ulët.
Sido që diskutohet, ligji aktual lejon që një kandidat me pak vota të hyjë në Kuvend nëse renditja e partisë e favorizon, ndërsa një kandidat me shumë vota parapëlqyese, por pa kaluar pragun, mbetet jashtë. Ky është një efekt i parashikuar i

‘Diella (Rama) së shpejti do të ketë fëmijë…’ kështu deklaroi me gojën e vet Edi Rama

0

Kryeministri Edi Rama ka befasuar sërish me një deklaratë të pazakontë gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ai tha se ministrja virtuale e qeverisë, “Diella” (Rama), së shpejti do të lindë fëmijë në një maternitet të posaçëm të Inteligjencës Artificiale.

Sipas Ramës, këta “fëmijë” do të shërbejnë si bashkëpunëtorë të rinj të administratës publike, të cilët nuk do të kenë nevojë për paga apo ushqim, por do të ndihmojnë në menaxhimin e sektorëve të ndryshëm të shtetit.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit të mos harxhojnë lekë, të mos harxhojnë kohë, të mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendjen e kokës nëpër procese të pafundme. Kur fare mirë mund të kalojnë në proceset e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do të ketë së shpejti. Dhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë bekim i vendeve në zhvillim”, tha Rama.

Presidenti Trump nxjerr në pension Yuri Kim, mediat amerikane shkruajnë për hetim për korrupsion ndaj ish ambasadores

0
Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike
Ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbyllur përfundimisht karrierën e saj diplomatike.

Shërbimi i Jashtëm i SHBA i ka organizuar dje ceremoninë e daljes në pension.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari Blendi Fevziu teksa ka publikuar foto të Yuri Kim gjatë ceremonisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë të afërm të ambasadores Kim, kolegë diplomatë, përfaqësues të ambasadave dhe personalitete nga Shqipëria dhe SHBA-të.

Të pranishëm ishin ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati, si dhe gazetarja Ilva Tare.

Yuri Kim, ish Ambasadorja e SHBA në Tiranë në vitet 2019 – 2023 i ka dhënë fund dje karrierës diplomatike. Fotoja është marrë nga ceremonia e daljes së saj në pension nga shërbimi i Jashtëm i SHBA – së.

Në ceremoni merrnin pjesë të afërm të saj, kolege, ish Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare. Kim shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.”, shkruan Fevziu në postimin e tij.

Yuri Kim ka pasur një karrierë të gjerë diplomatike, duke shërbyer në vende kyçe si Koreja e Jugut, Japonia, Kina, Iraku, Turqia dhe së fundmi në Shqipëri, ku mbajti postin e ambasadores nga viti 2019 deri në vitin 2023.

Pas largimit nga Shqipëria,  Kim ka mbajtur postimin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Kujtojmë që, pas largimit të Yuri Kim nga posti i diplomates në Tiranë, Shqipëria ka mbetur pa ambasador amerikan prej qershorit të vitit 2023.

Një ndër mediat analitike më prestigjoze në Shtetet e Bashkuara ka publikuar një artikull, i cili ekspozon korrupsionin diplomatik të ish-ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Autori i shkrimit Majkell Rubin, ndalet te aktiviteti i Yuri Kim si ambasadore në Tiranë dhe raporti I saj personal me Edi Ramën, i cili përshkruhet si lider autokrat dhe i korruptuar. Shkrimi ekspozon edhe afera të tjera të Yuri Kim gjatë aktivitetit të saj diplomatik në vende të tjera. Autori i shkrimit kërkon nga Presidenti Trump dhe sekretari Rubio që të tregojnë vëmendje të vecantë në emërimin e ambasadorëve të rinj amerikanë, dhe e cilëson Yuri Kim si “një gabim që duhet evituar”.

1945 quhet një ndër ndër mediat analitike më të rëndëishme në Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar një artikull të posacëm vëmendjes që duhet të tregojë Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio në emërimin e ambasadorëve të rinj në vendet aziatike. Një subject thelbësr i këtij artikulli është aktiviteti i dyshimtë diplomatic i zonjës Juri Kim, për të cilën, autori i shkrimit Majkell Rubin, thotë se qarkullojnë thashetheme se mund të emërohet ambasadore në Filipine. Autori i cilëson mandatet e mëparshme të Juri Kim si të dështuara dhe hedh dyshime të forta edhe në përfshirjen e saj në afera të ndryshme. Rubin ndalet te aktiviteti i Juri Kim si ambasasdore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe raporti i saj personal me Edi Ramën, i cili në artikull përshkruhet si lider autokrat dhe i korruptuar.

Problemi, megjithatë, nuk ishte vetëm mandati i saj si ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares. Kim po ashtu dështoi në përvojën e saj si ambasadore në Shqipëri. Normalisht, një detyrë diplomatike në Tiranë duhet të shkojë e qetë. Shqiptarët janë pro-amerikanë dhe e konsiderojnë udhëzimin e ambasadorit amerikan më shumë se shumë vende të tjera evropiane. Megjithatë, jo gjithçka është mirë në demokracinë shqiptare. Kryeministri Edi Rama po ndjek rrugën populiste të gdhendur nga Recep Tayyip Erdoğan në Turqi për të zbrazur demokracinë shqiptare.

Ashtu si Erdogan, Rama synon pakicat etnike dhe kërkon të përdorë pushtetin politik për përfitime personale. Ishte në këtë kontekst dhe për shkak të dëshirës së tij për të zhvilluar rivierën shqiptare – një rajon ku jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri – që ai burgosi ​​Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të një prej qyteteve më piktoreske të rivierës. Kim e minimizoi incidentin; ajo nuk ka dashur të prishë marrëdhënien e saj personale me Ramën.

Megjithatë, vendimi i Kim për të injoruar dhe lejuar që skema korruptive e Ramës të agravohet, u shndërrua në një krizë diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë që prishi integrimin dhe bashkëpunimin ballkanik ndërsa shpërtheu kriza e Ukrainës. Fakti që Kim po lobonte hapur në Departamentin e Shtetit për postin e ambasadorit në Turqi, në të njëjtën kohë që po anonte kundër Greqisë në një mosmarrëveshje, ishte e pahijshme në rastin më të mirë.

Artikulli sjell në vëmendje edhe sjellje kompromentuese të Ambasadores Juri Kim gjatë bisedimeve gjashtëpalëshe mbi programin e armëve bërthamore të koresë së veriut për të cilat ekzistojnë edhe regjistrime.

Ekziston gjithashtu një komponent sigurie për nominimin e mundshëm të Kim. Burimet e Koresë së Jugut më thanë në vitin 2023 se ata regjistruan përgjime gjatë kohës kur Kim ishte ndihmëse e Ndihmës-Sekretarit Chris Hill dhe anëtare e delegacionit amerikan në Bisedimet Gjashtëpalëshe të fokusuara në programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Nëse zyrtarët koreanë të sigurisë ishin të gatshëm të bëjnë thashetheme për gjëra të tilla në një kohë kur Kim ishte në Shqipëri dhe nuk ishte planifikuar për një pozicion tjetër në Azi, nuk ka gjasa që ata thjesht të kenë ngritur akuza. Cenueshmëria ndaj shantazhit duhet të jetë një shqetësim i madh për këdo në vijën e frontit me Kinën.

Artikulli ndalet edhe tek dështimi I Juri Kim në trajtimin e krizës në Nagorno Karabak, ku theksohet se ajo qëndroi pasive gjatë bllokadës së paligjshme dhjetë-mujore të Azerbajxhanit në rajonin me popullsi armene

Autori shkruan se nëse Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Rubio janë seriozë për t’iu kundërvënë Kinës, ata duhet të vendosin ambasadorët e tyre më të mirë, qofshin ata të emëruar politikë apo persona karriere nga Shërbimi i Huaj, si në Pekin dhe Taipei, ashtu edhe në shtetet e vijës së parë me Kinën.

POSTIMET E FUNDIT