Kreu Blog Faqe 154

J. Robert Oppenheimer: “Babai” i bombës atomike

0
J. Robert Oppenheimer working out physics equations on the blackboard in his office.

Shkruan Kostantin Luçi

Unë gjithmonë e kam parë historinë si një mënyrë për të kuptuar jo vetëm ngjarjet, por edhe shpirtin e atyre që i formësuan ato. Dhe kur flasim për J. Robert Oppenheimerin, nuk po flasim thjesht për një shkencëtar, por po flasim për një figurë të thellë, të ndërlikuar, i cili ndihmoi të hapej një epokë e re në historinë njerëzore: epoka atomike.
Oppenheimer (1904–1967) ishte një fizikant amerikan, i cili u bë drejtor i Laboratorit të Los Alamos gjatë projektit të famshëm Manhattan. Ishte pikërisht ai që drejtoi kërkimin dhe projektimin e bombës atomike që ndryshoi rrënjësisht mënyrën si njerëzimi e sheh fuqinë dhe shkatërrimin. Për këtë arsye, shumë e quajnë “babai i bombës atomike”.
Në kohën kur nisi zyrtarisht Projekti Manhattan, në vjeshtën e vitit 1942, Oppenheimer tashmë kishte fituar reputacion si një nga mendjet më të shquara në fushën e fizikës teorike. Ai ishte përfshirë aktivisht në studime që lidheshin me neutronet e shpejta dhe kishte bërë llogaritje mbi sasinë e materialit që nevojitej për një bombë dhe mbi efikasitetin e saj.
Megjithëse kishte pak përvojë menaxheriale, gjenerali Leslie Groves, i cili udhëhiqte projektin, njohu menjëherë gjenialitetin e tij dhe e përzgjodhi për të udhëhequr zhvillimin e armëve bërthamore. Vetëm tre vjet më vonë, SHBA hodhi dy bomba atomike mbi Japoninë ( 6 dhe 9 Gusht), duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, por duke hapur gjithashtu një kapitull të ri të rrezikshëm në historinë e njerëzimit.
Si njeri, Oppenheimer ishte i ndërlikuar dhe shpesh i trazuar nga ajo që kishte ndihmuar të krijonte. Ai ishte i martuar me një botaniste, Kitty, dhe kishte dy fëmijë: Peter dhe Toni. Jeta e tij private nuk ishte pa sfida, ashtu si jeta e tij publike nuk ishte pa dilema morale.
Oppenheimer nuk është thjesht një emër në historinë e shkencës, sepse ai është simbol i kontradiktës mes dijes dhe etikës, mes shpikjes dhe përgjegjësisë. Dhe në një botë ku teknologjia përparon me shpejtësi marramendëse, historia e tij mbetet një kujtesë e fuqishme për gjithsecilin prej nesh.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, emëron pasardhësit e tij të mundshëm në rast se vritet

0

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë të mundshëm për ta pasuar në rast se ai vritet.
The New York Times raporton se sipas kushtetutës së Iranit, në rast vdekjeje të udhëheqësit suprem, Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë klerikë, ka për detyrë të zgjedhë pasardhësin.

Ky proces është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në vitin 1989.
Burimet e cituara nga Times thonë se Khamenei dëshiron të sigurojë një tranzicion të shpejtë dhe të rregullt nëse ai vdes papritur.

Deklaratat e fundit nga liderët amerikanë dhe izraelitë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e udhëheqësit suprem iranian. Presidenti amerikan Donald Trump, pasi kishte refuzuar një plan izraelit për të eliminuar Khamenein, tha këtë javë se ai është një “objektiv i lehtë”.

“Ne e dimë saktësisht ku fshihet ‘Udhëheqësi Suprem’,” shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Ai është një objektiv i lehtë, por i sigurt aty ku është, nuk do ta heqim qafe (nuk do ta vrasim!), të paktën jo tani.”

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e përjashtoi mundësinë e eliminimit të Khameneit, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk do ta përshkallëzonte luftën, por “do ta përfundonte atë.”

Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shkoi edhe më tej, duke thënë se Khamenei “nuk mund të lejohet të vazhdojë të ekzistojë” pas një sulmi me raketë iraniane që goditi një spital në Izrael.

Sipas Times, zyrtarët iranianë po bëjnë përgatitje për skenarë të ndryshëm nëse konflikti në rajon përshkallëzohet dhe ndërkohë që Trump po shqyrton ndërhyrjen e mundshme.

Edhe pse zinxhiri komandues i regjimit iranian është goditur rëndë nga sulmet izraelite, ai vazhdon të funksionojë, sipas burimeve.

Fusha e Zanave të Shëngjinit…

0

Shkruan Zef Ndreka

“Logu apo Fusha e Zanave”, ndodhet në zonën mes Velipojes dhe vargut të malit të Rrencit.
Po ashtu edhe “Pylli i Zanave” është në të njëjtin ambient gjeografik.
Më interesante është “Kodra e Nuseve”, në afërsi me qytetin dhe Portin e Shëngjinit.
Gojëdhënat fantastike që lidhën me mitologjinë e një bote të lashtë të kësaj zone, kanë mbetur ende si trashëgim i botkuptimit të vjetër në kujtesën e banorëve të vjetër e të rinjë të këtyre anëve.
Po tregojmë njërën prej këtyre gojdhënave që lidhën me këtë subjekt, pra me Shëngjinin, e cila na çon në një periudhë shumë të lashtë kur kjo zonë e “Kodres së Nuseve” apo “Fusha e Zanave” nuk ishte akoma e banuar nga asnjëri.
Kjo zonë, sipas gojdhanës, ishte e pushtuar nga 600 zana.
300 prej tyre ishin të reja dhe të veshura me guna të bardha.
Ndërsa 300 të tjerat, natyrisht më të shkuara në moshë, mbanin guna të zeza.
Banorët e rretheve përqark kur kishin nevojë të qarkullonin në vendet e sipërthëna të pushtuara nga zanat, vënde këto që konsideroheshin gjithnjë të rrezikshme për jetën e njeriut, për tu ruajtur nga fuqia shituese e këtyre qënieve të padukshme, hanin hudhra.
Kalimtarët, vetëm kështu mendonin se i largonin ato me aromën e tyre.
Zanat e Shëngjin kishin edhe vendin e tyre të dëfrimit në “Kodrën e Nuseve”. Aty, çdo mbrëmje në perëndim të diellit ato hidhnin valle dhe këndonin deri sa të vinte nata.
Këto zana, i mbajtën të pushtuara për shumë kohë këto anë. Por në fund i braktisën, kur një ditë prej ditësh nën hijen e një peme panë dy barinj duke fjetur kokë më kokë.
Zanat, duke mos i dalluar mirë menduan se ishte një njeri me dy kokë.
Kështu, nga frika dhe paniku, kjo çetë e madhe e zanave u larguan dhe i lëshuan këto vende, të cilat më në fund filluan të banoheshin nga njerzit.
Kjo është njëra nga gojdhënat më interesante që lidhet me toponimet konservuese të kësaj shtrirjeje gjeografike, që rrethon Shëngjiin.

Refuzimi lranit për bisedimet e Paqes në Turqi solli reagimin e lajmëruar nga USA

0

Presidenti Donald J Trump ka urdhëruar Usa Air Force të bombardojë bazat e prodhimit të Bombës Bërthamore në REPUBLIKËN ISLAMIKE TË lRANIT
Ftoj shqiptarët kudo në trojet Albane dhe në Botë të bashkohen me presidentin USA udhëheqës i një vendi anëtar në NATO ku anëtare është Shqipëria.

Rregjimet kriminale që prej 76, 46 apo 25 vjetësh kërkojnë të zhdukin Republikën e lzraelit, po ashtu kanë kërku, tentuar dhe vepruar të shkatërrojnë kombësinë e rracës Shqiptare.
Këto rregjime na kanë quajtur ne shqiptarët Popull ( Xhahil – vrastar ) Ata nuk njohin vetëvendosjen e qytetrimeve me votë të Lirë, përzenë shtetasit nga vëndi që dha pushtet me revolucion a Votë të Lirë, ata që provokuan revolucione sikur ai lranian 79 Albania 1997 dhe 21 Janar 2011 këta trazavaçë majtistë duhen larguar një herë e mirë nga pushteti sepse mbjellin rregjime tiranike që i ringrenë mbi tezat e utopisë revolucionare.
Janë pikërisht këta “udhëheqës bandash majtiste” që nuk njohën Republikën e Kosovës e pengojnë at të cilën po e njeh edhe Rusia e Vladimir Putinit.
Israele ka të drejtën e ligjëshme të mbrohet edhe nga USA si udhëheqëse e Aleancës më të madhe Politike Ushtarake e Atlantikut të Veriut NATO ku Shqipëria është vëndi me të drejta të plota, që mbrohet nga artikulli 5 në rastin kur agresionohet apo sulmohet jo vetëm nga Republika lslamike lraniane e Ajetollahëve.

Iran lslamik Republik dhe vetë Ajetollahët lslamikë kanë deklaruar mëse një herë se :
Do të sulmojnë me Raketa lnterkontinentale me rreze 2200 Km.
Sulmi pritet mbi Europën tonë adhtu sikurse mbi Izrael janë duke diskutuar se vëndi i parë që mund të sulmohet në Europë do të jemi ne, vëllezër dhe motra shqiptarë.
Personalisht lutem të ketë Paqe por…..
Kushdo mik apo mike me Kujtim Bajram Gjuzin që bën postime anti USA, kundër presidentit amerikan konservatorit Donald J Trump, duke u shprehur pro Republikës lslamike lran dhe del në fb tim publik është i lutur të largohet vetë nga kjo faqe ku asht realizuar kjo kërkesë publike personale qytetare.
Në rastin kur ata miq dhe mike që shprehen dhe diktohen nga stafi që kujdeset për fb tim, që janë pro një rregjimi, anti Shqipëri, anti Republikës së Kosovës pro Ajetollahëve lslamikë menjëherë do të bëhen BLLOK në këtë fb personal Kujtim Gjuzi.
Duke ju falenderuar për mirkuptim.
Dv. Kujtim Bajram Shadi Gjuzi.
Tiranë – Albania.
Datë 22/06/2025
Foto Tirana.
Sekretari USA Jeims Bacer 22 Qershor 1991

Mbi emrin e Shëngjinit

0

Shkruan Zef Ndreka

Që në kohën e lashtë, limani i bukur i natyrës në detin Adriatik, quhej Shëngjin ose Nimfeum.
Një vend i pozicionuar rreth 18 km në juglindje të Grykës së Bunës dhe vetëm 8 km në veri-perëndim të qytetit historik të Lezhës.

Porti i Shengjinit, ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm ekonomik për krahinat bregdetare e më tej të pjesës veriore të Shqipërisë.
Për vetë natyrën favorizuese të gjirit të saj të pajisur me një brez ranor në formën e gjysëm rrethit, Shëngjini tashmë konsiderohet si një vend me perspektive gjithnjë në rritje sidomos në fushën e turizmit.
Si u vëndos dhe pse u quajt Shëngjin emri i këtij vëndi, i këtij qyteti?!
Në kohën e vjetër dhe të mesme, gjithë gjysëm rrethi i kësaj skele, rrethuar me zona malore dhe ambiente fushore, formuan një krahinë mjaft pjellore të populluar mjaftueshëm me banorë të Ilirisë.
Ky vend dhe pak më poshtë për rreth grykës së Drinit, që në mijëvjeçarin e parë para erës sonë, është banuar nga fisi i abrejve, nga jugu gjatë bregut të Matit kufizohej me fisin e parthinëve, ndërsa nga lindja me Malësinë e Lezhës dhe të Mirditës me fisin e pirustëve.
Gjiri i këtij limani që herët është përdorur si strehë e sigurtë për anijet e fiseve ilire.

Si fillim, të terhequr nga bukuria e rrallë natyrale, grekët e quajtën këtë vend, pra Shëngjinin e sotëm Nimfeion, në përngjasim të simotrës së vet të pagëzuar me këtë emër që ndodhet pranë Apollonisë e themeluar aty nga viti 588 para erës sonë.
Emri Nimfeion vjen nga fjala e vjetër greke nimfè, që do të thotë nuse, kurse në kuptimin mitologjik mori vështrimin hyjnor të një femre të re çudibërëse, me bukuri vërbuese që besohej se jetonte në pyje, në male dhe pranë ujrave, për të cilën ne përdorim fjalët tona zanë apo perri.
Popujt e hershëm besonin se kishte në botë qenie të tilla të padukshme, shumë herë më të fuqishme se njerzit normalë, dhe mbaheshin për hyjni.
Vetë fjala Nimfeum do të thotë vend i zanave.
Ky emërtim i para dy mijë e pesëqind viteve për Shengjinin e sotëm u ruajt për për shtatë shekuj, deri në periudhën romake të pushtimit.

Ishte Jul Qezari, i pari që e përmend në veprën e vet emrin e limanit me fjalën Nymphaeum, dhe e cilëson tremijë hapa larg Lisit.
Në dokumentet e mesjetës, duke ruajtur plotësisht kuptimin mitologjik të fjalës të shqipëruar, ky emër ka vazhduar të ekzistojë gjatë, por jo për qytetin e sotëm të Shëngjinit, por për një zonë katër deri në tetë km rreth tij.
Në këtë shtrirje gjeografike ekzistojnë toponime me emër “Logu apo Fusha e Zanave”, rrotull Velipojës, në mes të detit dhe vargut të malit të Rrencit. Është “Pylli i Zanave”, si dhe “Kodra e Nuseve” në qytetin e sotëm të Shëngjinit.
Ndërsa në mesjetë, porti i Shëngjinit, mori emrin e ri të krejt krahinës bregdetare, Medua.
Në shekujt XIV-XV, krahina që shtrihej në mes të Grykës së Drinit pranë Lezhës, Velopojës dhe Kënetës së Kakarriqit, thirrej me emrin Medua. Kjo ka ndodhur gjatë pushtimit venecian të bregdetit shqiptarë.
Kjo krahinë, lidhej kishtarisht dhe administrativisht me qytetin e Lezhës dhe përfshinte nëntë fshatra të shpërndara të besimit katolik.
Konkretisht:
– fshati i Rrencit(sot Mali i Rrencit),
– fshati Sarakinopoli(sot Saraxhin),
– fshati Valmi(sot Knalli i Kallmit),
– fshati Dobrançi(sot Qafa e Dobraçit mbi Balldre),
– fshati Gunesi(sot Guri i Zi i Ranës së Hedhur, në bregdet në mes të Grykës së Vilunit dhe Shëngjinit),
– fshati Brom( sot Bromi i Sakës në mes të rrugës Lezhë-Shëngjin),
– fshati Madrosi( sot Mandrak ose Stomi i Madh, vend peshkimi në Ishull Shëngjin).
– fshati Kryethimose Frankesi(sot Frrakshi në mes të Shëngjinit dhe kënetës së Kakarriqit),
– fshati i Medes(sot Ishull Shëngjin).

Medua, kjo zo ë bregdetare, pjesërisht malore dhe moçalo-fushore, ishte e populluar me banorë të përzier, kryesisht mirditorë, pak malësor nga zona e mbi Shkodrës dhe nga ajo e fushë Zadrimës.
Për herën e parë, limani Medua është gjetur i dokumentuar në një udhërrëfyes detar në portolanin e Pjetër Viskontit në vitin 1318.
Nga kjo kohë, emri i ri i Shëngjinit bëhet i njohur në dokumente dhe shënohet në të gjitha hartat gjeografike dhe detare me termin Portus Medue, që do të thotë Porti i Medues.
Nga shekulli XV, ky port krahas trajtës së shqipëruar Shëngjin, njihej nga bota perëndimore me emrin San Giovani di Medua, që do të thotë Shën Gjini(Gjoni) i Medës.
Shtesa e re që vërehet për këtë liman, tregon qartë për ndikimin shumë të fuqishëm fetar të asaj kohe nga pushtimi venecian.
Kjo shtesë, i jepte limanit një kuptim të ri fetar që sillte me vete ndikimi i botës kristiane.
Shumë krahina të vendit tonë, u lidhën gjithnjë e më tepër me figura dhe emra shenjëtorësh të besimit katolik. Këtë e tregojnë emrst e disa vendeve të njohura tashmë si Shëngjergji, Shënkolli, Shëngjini, ShnaVlashi etj
Porti i Shëngjinit që njihej më parë me emrin Porto Medua, mori emrin e”shenjtorit” të kishës së saj të fshatit të Rrencit, San Giovanni Batticta-s( Shën Gjini ose Shën Gjon Pagëzuesit).
Pra, me figurën e këtij shenjtori u lidh edhe porti i Shëngjinit, duke ruajtur edhe trajtën e mbiemrit.
Përse u zgjatëm me emrin e Shëngjinit?!
Ka disa arësye:
E para që lidhet me keqkuptimet e qëllimshme nga shumë përsona dhe media të ndryshme të një shënimi që Kryetari i Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu bëri disa ditë më parë lidhur me propozimin e dikurshëm të shoqërisë Vatra në USA për ti vënë emrin Willson qytetit të Shëngjinit dhe miratimit që i bëri aso kohe Kryeministri Fan Noli.
Emri në nder të Presidentit Willson nuk i rezistoi kohës, vetëm për tre muaj, megjithë kontributin e madh që luajti ai për ekzistencën e hartës së Shqipëriaë së sotme.
Së dyti, për t’iu përgjigjur me respekt dhe argumente shumë miqve dhe lexuesve për arësyet e këtij emri që mban Shëngjini dhe porti i tij
Kjo nuk është asgjë e re për ne.
Por për komentuesit që nuk dijnë të nëjnë lajm por të fantazojnë sipas orekseve dhe injorancave të tyre, është punë e tyre.
Emri i Shëngjinit, jo rastësisht ka një emër të madh.
Ka emrin e një shenjti, që jo vetëm nuk mund të ndërrohet e ska si të ndërrohet me asnjë lloj emri apo përsonaliteti kushdo të ketë qënë apo mund të jetë.

Kastriotët dhe Bushatlinjtë

0

Shkruan Zef Bushati

Folkloristi i shquar shqiptar Thimi Mitko (1820-1890) në përmbledhjen e vet të këngëve popullore “ Bleta shqyptare” botuar më 1878 në Sofje, duke shpjeguar më hollësisht ngjarjen e parashtruar në një këngë trimërie në lidhje me luftimet e Kara Mahmut Pashë Bushatlliut vë në dukje se në popull thuhet se familja e përmëndur e Princave Shkodranë rrjedh prej Fisit të Skënderbeut.

Në Kurbin si dhe në vënde të tjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, ekzistojnë shumë toponime në lidhje me emrin e Skënderbeut dhe me familjen e Kastriotëve. Një nga shumë gojdhana të Lidhjes së gjakut midis Familjes së Kastriotëve (familja e Skënderbeut) dhe Bushatllinjve që është përmendur në disa burime historike. Ekzistojnë disa pista që lidhen me këtë tezë. Kanë qarkulluar gojëdhëna që flasin për një lidhje gjaku ndërmjet Kastriotëve dhe Bushatllinjve.

Një Degë e familjes Kastrioti u shpërngul në veri dhe u lidh me familjen fisnike Bushati. Të dyja familjet vijnë nga shtresat e larta Aristokrate Shqiptare. Kastriotët ishin Princër të Arbërisë në shekullin XV, ndërsa Bushatllinjtë u shfaqën si një familje e fuqishme Aristokrate Feudale në shekullin XVIII. Disa historianë mendojnë se ngritja e Bushatllinjve në pozitë të lartë nuk ishte vetëm për arsye ushtarake dhe ekonomike, por edhe për shkak të një prejardhjeje të njohur fisnike të lidhur me familjen e Princerve të Kastriotëve. Martesat mes familjeve fisnike ishin mënyra për të ruajtur aleancat dhe gjakun aristokrat. Ka mundësi që një martesë ndërmjet familjes Kastrioti me një paraardhës të familjes Bushati të ketë ndodhur në shek. XV ose XVI. Studiues të historisë shqiptare si Giuseppe Valentini, Eqrem bej Vlora apo Kristo Frashëri, kanë përmendur lidhje midis familjeve aristokrate Kastrioti e Bushati.

Në historinë shqiptare, rrallëherë ka familje që kanë lënë gjurmë kaq të thella e në periudha të ndryshme sesa Kastriotët dhe Bushatllinjtë. Kastriotet, një Dinasti Princërore që udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV nën udheheqjen e Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Bushatllinjte një Dinasti e fuqishme Princerore Feudale që në shekullin XVIII e XIX e shndërroi Shkodrën në një Principate Shqiptare Autonome gjatë sundimit te Perandorisë Osmane. Edhe pse të ndara nga një distancë kohore prej afro tre shekujsh, hipoteza e një lidhjeje gjaku ndërmjet tyre është një çështje që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe trashëgimtarëve të historisë kombëtare. Në zonat e veriut të Shqipërisë, sidomos në Shkodër, Krujë dhe Mat, janë ruajtur me fanatizëm rrëfime për lidhje të hershme fisnore ndërmjet familjeve të mëdha shqiptare.

 

Kara Mahmut Bushatliu

Sipas disa gojëdhënave, një Degë e familjes Kastrioti, pas vdekjes së Skënderbeut dhe shpërbërjes së Aleancës Arbërore, gjeti strehim në veri, duke u martuar me familje të njohura të trevave veriore, përfshirë edhe Familjet e Bushatllinjve. Këto rrëfime e paraqesin këtë lidhje si një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë fisnike dhe për të siguruar vazhdimësinë e gjakut të Kastriotëve te Skënderbeut. Të dy familjet, Kastrioti e Bushati, ndajnë një karakteristikë të rëndësishme: statusin Aristokratik Autokton. Familja Kastrioti rrjedh nga një trung princëror shqiptar me zotërime në Mat, Dibër dhe zonat përreth. Bushatllinjtë, u shfaqën në skenën historike në mënyrë të organizuar në shekullin XVIII, dhe sipas shumë studiuesve, kishin një bazë të hershme familjare me rrënjë fisnike që datonin që nga koha e principatave shqiptare. Kjo e bën të arsyeshme mundësinë që dy Familjet të kenë prejardhje të përbashkët ose të ndërthurur nëpërmjet martesave.

Disa referenca të tërthorta janë gjetur në arkiva osmane dhe veneciane që flasin për ekzistencën e një lidhjeje indirekte ndërmjet Kastriotëve dhe familjeve të tjera fisnike veriore që lidhen me Bushatllinjtë. Në mënyrë të veçantë, është përmendur një Duka i Matit, pjesë e familjes Kastrioti, i cili sipas disa burimeve mendohet të ketë pasur pasardhës që më vonë rezultojnë të vendosur familjarisht në rrethinat e Shkodrës. Ka mundësi që edhe ndonjë nga bijat e Kastriotëve (veçanërisht nga degët anësore të familjes) të jetë martuar me ndonjë prej paraardhësve të familjes Bushati, duke i dhënë kësaj të fundit një trashëgimi prestigjioze. Kjo do të shpjegonte edhe ambicien dhe përmasën gjeopolitike që morën Bushatllinjtë në fund të shek. XVIII. Interesant është fakti që Bushatllinjtë e konceptonin veten jo vetëm si prijës lokalë, por si liderë të një “Arbërie ” të një Principate Shqiptare me Autonomi de facto.

Për shumë studiues, ky koncept është trashëgimi e strategjise së Kastriotëve. Në këtë prizëm, lidhjet familiare dhe e vetëdijes fisnike e forcojne më tej hipotezën e një trashëgimie të përbashkët të Kastriotëve dhe Bushatllinjëve. Lidhja e gjakut ndërmjet Kastriotëve dhe Bushatllinjve nuk është ende e vërtetuar përmes dokumentacionit zyrtar, por ka mjaft elementë që e bëjnë shumë të mundshme dhe historikisht të arsyeshme. Tradita gojore, përputhjet e statusit fisnik, mundësia e martesave strategjike, si dhe zhvillimi i një vetëdije të përbashkët politike dhe kulturore, krijojnë një narrativë të besueshme për një lidhje dinastike që meriton vëmendje më të thelluar akademike. Nëse këto lidhje provohen më tej përmes kërkimeve arkivore ose gjenealogjike, ato do të shërbenin jo vetëm për të ndriçuar më tej historinë e dy familjeve më të mëdha shqiptare, por edhe për të kuptuar vazhdimësinë e elitës shqiptare nga mesjeta deri në prag të rilindjes kombëtare.


Familja Kastrioti dhe familja Bushati kanë origjinë të hershme katolike dhe më pas disa familjarë prej tyre u konvertun në islam, si edhe disa familje të mëdha feudale shqiptare gjatë periudhës osmane. Familja Bushati rrjedh nga qyteti i Bushatit, afër Shkodrës, një zonë që ka pasur një traditë të fortë katolike. Ka fakte historike që familja Bushati ka pasur lidhje gjaku apo trashëgimie me fisnikë katolikë shqiptarë të mëparshëm, edhe me familje që kanë shërbyer nën Republikën e Venedikut dhe Vatikan. Në shekullin XVII, pjesë e elitës shqiptare në trojet veriore, përfshi edhe disa në familjen Bushati, u konvertuan në islam për të forcuar pozitat e tyre në administratën Osmane. Mehmet Pashë Bushati dhe pasardhësit e tij u bënë bejlerë të fuqishëm, duke krijuar Principaten Autonome të Bushatllinjëve në Shkodër. Kalimi i tyre në islam nuk nënkuptonte një shkëputje të plotë kulturore nga rrënjët e mëparshme shqiptare apo katolike. Ata ruajtën lidhjet e gjakut me familiaret e tyre dhe bashkëpunim me komunitetin katolik të Shkodrës dhe Malesinë e Dukagjinit që ishin katolik të fortë e me influence të madhe me Papën, mbretin e Spanjes, të Italisë,etj. Në Shkodër, ku dominonin Bushatllinjtë si sundimtarë, bashkëjetesa fetare ishte një realitet: qyteti kishte të krishterë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë që bashkëjetonin në mënyrë relativisht paqësore. Bushatllinjtë shpesh mbështetën ndërtimin e kishave, ruajtën marrëdhënie me krerët katolikë dhe u kujdesën për ekuilibrin mes komuniteteve. Bushatllinjtë vijnë nga një shtresë katolike dhe u konvertuan në islam gjatë zgjerimit të perandorisë osmane, për arsye strategjike dhe politike. Ata ishin pjesë e asaj elite shqiptare që luajti rol të madh në historinë e Shqipërisë, duke ruajtur një identitet kombëtar të fortë, përtej dallimeve fetare.

Izraeli eliminon komandantin e dronëve të Gardës Revolucionare Iraniane

0

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit eliminuan një komandant të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) përgjegjës për lëshimet e dronëve, sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i IDF.

“Dje, Forcat Ajrore Izraelite kryen një sulm dhe eliminuan Aminpour Judaki, komandantin e Brigadës së Dytë të UAV-ve të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit”, raportoi ushtria izraelite.

Sipas IDF-së, Judaki ishte përgjegjës për organizimin e lëshimeve të dronëve drejt Shtetit të Izraelit nga rajoni Ahvaz në Iranin jugperëndimor.

“Judaki mori një rol kyç në operacione pas eliminimit të Komandantit të Forcave Ajrore të IRGC-së, Taher Fura, më 13 qershor 2025”, shtoi IDF. Paraardhësi i tij u eliminua në fillim të operacionit në Iran javën e kaluar.

Sipas zëdhënësit të IDF, “Forcat Ajrore sulmuan dhe eliminuan dje duke përdorur avionë luftarakë Amin Pour Judaki, komandantin e njësisë së dytë të mjeteve ajrore pa pilot në Forcën Ajrore të Gardës Revolucionare. Si pjesë e rolit të tij, Amin Pour Judaki promovoi qindra lëshime dronësh drejt territorit të Shtetit të Izraelit, nga zona e Ahvazit në Iranin jugperëndimor. Pas eliminimit të Tahar Pour, komandantit të shtabit të dronëve në Forcën Ajrore të Gardës Revolucionare më 13 qershor 2025, Judaki mori një rol qendror në aktivitetet e shtabit.”

Operacioni i Izraelit në Iran

Operacioni i Izraelit kundër Iranit filloi gjatë natës më 13 qershor, kur Forcat Ajrore të vendit nisën sulme ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Republikës Islamike.

Në ditët e para, IDF arriti të eliminojë disa komandantë iranianë dhe të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë.

Më 20 qershor, Izraeli shkatërroi lançuesit e raketave balistike dhe një komandant tjetër që vepronte në një nga vendet e lëshimit të raketave në Iran.

Izraeli gjithashtu u përpoq të eliminonte një shkencëtar bërthamor iranian duke përdorur një sulm me dron në qendër të Teheranit.

Samiti i Gjenevës, tre orë dhe zero përparim

0

Tre orë bisedime, por asnjë përparim në takimin e parë midis ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së dhe Ministrin e Jashtëm Iranian, një javë pas fillimit të sulmeve ndaj vendeve bërthamore dhe ushtarake të Teheranit nga Izraeli, i cili dëshiron të parandalojë që Republika Islamike të afrohet pranë ndërtimit të një arme bërthamore.

Qëllimi i takimit, i mbajtur në një hotel në Gjenevë , ishte të bindej Iranin që të pranonte një kontroll më pushtues të IAEA-s mbi programin e tij bërthamor dhe aktivitetet e raketave balistike, me qëllim që të shmangej ndërhyrja e armatosur nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet evropiane kishin përgatitur një “ofertë gjithëpërfshirëse negociuese” për Iranin për t’i dhënë fund armiqësive me Izraelin. Por para se të fillonin bisedimet, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha në një intervistë me televizionin shtetëror iranian se “në situatën aktuale, ndërsa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë”, ai nuk po kërkonte “negociata me askënd”.

Ai shtoi se nuk kishte “asgjë për të diskutuar me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë bashkëpunëtore në këto krime”, ndërsa iu drejtua evropianëve: “Nëse ata kërkojnë dialog, jo negociata, të cilat nuk kanë kuptim për momentin, ne nuk kemi problem”, tha ai, duke specifikuar se diskutimi do të përqendrohej “ekskluzivisht në çështjen bërthamore dhe çështjet rajonale” dhe se Irani nuk do të zhvillojë bisedime për raketat e tij me askënd.

Evropianët duan të shmangin një përshkallëzim në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se në takim ata “ranë dakord të diskutojnë çështjet bërthamore, por edhe çështje më të gjera, dhe t’i mbajnë diskutimet të hapura”. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, tha se “ministri iranian ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet. Ne presim që Irani të angazhohet në diskutime, përfshirë me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul i quajti bisedimet “shumë serioze” dhe përsëriti se “është me rëndësi themelore për Gjermaninë që interesat e sigurisë së Izraelit të mbrohen”. Homologu i tij britanik David Lammy , i cili u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rubio dhe të dërguarin e Presidentit Trump për Lindjen e Mesme Witkoff në Uashington të enjten, tha se evropianët e kishin bërë të qartë se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe i bëri thirrje “Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara”.

Dy ditë më parë, Rubio kishte dëgjuar edhe nga Ministri Tajani, si dhe nga Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar (formati E3 që luajti një rol udhëheqës me BE-në në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015).

Sipas burimeve diplomatike, Rubio tregoi se Uashingtoni është i hapur për bisedime të drejtpërdrejta edhe pse përgatitet për një ndërhyrje të mundshme ushtarake. CNN citoi një zyrtar amerikan të thoshte se Presidenti Trump mbështet diplomacinë evropiane.

Përpara sulmeve izraelite, Teherani dhe Uashingtoni po negocionin mundësinë e një marrëveshjeje të re diplomatike mbi programin e Iranit. Irani nuk është ende i gatshëm të ndalojë pasurimin e tij bërthamor, të cilin ai këmbëngul se është paqësor, edhe pse është i vetmi vend jo-bërthamor që pasuron uraniumin në 60 përqind, pak nën nivelin 90 përqind të nevojshëm për të prodhuar armë bërthamore.

“Ndoshta mund të jetë më e ulët, por ne nuk do ta ndalojmë”, tha për CNN Majid Farahani, një zyrtar i presidencës iraniane. Për agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, bisedimet në Gjenevë ishin ” serioze dhe me një qasje respektuese”, u pezulluan “për konsultime të brendshme ” dhe “nuk shënojnë fundin e dialogut”.

Përse duhet të përfshihen në luftë Kina e Rusia?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kina dhe Rusia janë përfshirë në luftë, aq sa është përfshirë deri tani Amerika. Duke qëndruar sa larg edhe pranë vatrës së luftës.
Siç duket fuqitë e mëdha po testojnë njëra tjetrën në largësi, të ndara në dy kampe.
Njëra fuqi ushtarake Izraeli, SHBA etj kundër Irakut me argumentët e artikuluara qartë e saktë për çlirimin nga rreziku i bombave bërthamore të përgatitura nga Irani, si dhe fuqia tjetër ushtarake Rusi, Kinë etj në krah të Iranit duke e ndihmuar veç të tjerash edhe me asistecë të kualifikuar ushtarake. Sidomos Kina dhe specialistët e saj po punojnë dhe avancojnë për të çarë plotësisht kupolën e hekurt ajrore të Izraelit.
Në planin ushtarak, nga këto dy kampe të kundërta, besoj se llogaritë janë bërë mirë!
Kemi një Izrael që bombardon lehtësisht dhe një Iran që gjendet i pa mbrojtur nga sulmet ajrore kundër tij. Nuk e kuptojmë ende për çfar motivesh kundërsulmet ajrore irakiane nuk po shënjestrojnë aty ku piketohen por ato raketa që depertojnë në hapsirën ajrore të Izraelit devijojnë pa orientim, duke shkaktuar dëme vetëm në civilë.
Pavarërisht si kanë shkuar ngjarjet deri tani, mund të themi se situatën nën kontroll e kanë më shumë izraelitët, të cilët deri më tani kanë triumfuar duke e mposhtur Iranin, për të mos thënë e kanë ulur në gjunjë.
Vetëm një javë bombardime dhe situata u qartësua, duke arritur shumë shpejt ta mposhtë fuqinë rajonale ushtarake për të cilën Irani krenohej dhe friksonte fqinjët prej disa dekadash.
Mbrojtja kundërajrore në Iran duket se nuk ekziston më.
Ashtu siç nuk ekzistojnë më udhëheqësit e saj ushtarakë dhe shkënctarët e prodhimit të bombave atomike, si dhe dëmtimi total i flotës ajrore luftarake të saj.
Përgjigja e Izraelit për sulmin ushtarak ndaj Iranit në fakt, ka qënë pak a shumë e paralajmëruar qartë që në sulmet e papritura ndaj tij në Prill dhe Tetor të 2024-es, pra rreth 9 muaj më parë kur Hamasi sulmoi Izraelin.
Kryeministri izraelit në atë kohë paralajmëroi qartë e prerë çfar do i gjente ose të dorëzoheshin.
Si duket ky ka qënë fillimi i rënjës së rrjetit politik e ushtarak të Iranit që dukej se zotëronte rajonin ku perfshinte Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban, regjimin e Asadit në Siri, paramiliarët shiitë në Irak dhe rebelët Huthi në Jemen.
Po sot, ku janë Hamasi dhe Hezbollahu, a ekzistojnë?!
Po rregjimi i Asadit?!
Veç të tjerash, Izraeli përveç shkatërrimit që po i bën rregjimit iranian, në rrafshin politik ka fituar shumë. Sepse vënde si Jordania dhe Arabia Saudite janë çliruar nga Irani, nga diktatet politike, ideologjike, ekonomike e kulturore dhe kanë dhënë informacione duke bashkëpunuar me Izraelin për trajektoret e raketave të nisura nga Irani kundër tij.
Dhe sot, këto vende arabe janë më të qarta dhe më pranë Izraelit dhe SHBA-ve.
Përfshirja e fuqive në luftë vertetë përbën rrezik, por shpresoj shumë të ndodhë dorëzimi pa kushte i Iranit të pa shpresë.
Ndryshe, po lëviz të përdorët bomba e madhe 30 tonëshe dhe dëmet për Irakun e më gjërë do jenë katastrofike. Pastaj, çfar i mbetët Kinës dhe Rusisë që po veprojnë si struci?!
Apo vetëm kështu i’ua do loja për Tajwanin dhe Ukrainën?!

POSTIMET E FUNDIT