Kreu Blog Faqe 164

Ambasada e SHBA në Shqipëri: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale duke theksuar rëndësinë e forcimit të mbrojtjes si garanci për paqe: “Investimi siguron forcë + Forca siguron paqe = Paqe përmes forcës.”

Postimi përmban pesë arsye kryesore pse aleatët, përfshirë Shqipërinë, duhet të rrisin investimet në fushën e mbrojtjes:

Paqe përmes forcës – Ushtritë me burime të mjaftueshme dëshmojnë vendosmëri, duke ulur rrezikun e përshkallëzimeve ushtarake.

Përshtatje në një mjedis dinamik sigurie – Përballë forcimit të Rusisë, lidhjes së Koresë së Veriut me Moskën, dhe sfidave nga Irani dhe Kina, fleksibiliteti dhe përgatitja janë thelbësore.

Përballja me kërcënimet moderne – Investimet ushtarake nxisin teknologjitë më të përparuara si inteligjenca artificiale, hapësira, kibernetika dhe sistemet autonome.

Kontribut në zhvillimin ekonomik – Shpenzimet në mbrojtje sjellin përfitime afatgjata për ekonominë duke gjeneruar vende të reja pune.

Detyrimet ndaj NATO-s – Aleanca e Atlantikut të Veriut u themelua mbi angazhimin e përbashkët për të investuar në kapacitetet mbrojtëse dhe për të ruajtur paqen kolektive.

Ky mesazh vjen në një kohë me sfida të reja në arenën ndërkombëtare, ku përgatitja ushtarake dhe angazhimi për sigurinë mbeten prioritet i përbashkët për aleatët e NATO-s.

Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza, ja linku ku mund të aplikoni

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Nëpërmjet një njoftimi publik, ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.
Ambasada inkurajon të gjithë aplikantët që të vizitojnë faqen zyrtare për më shumë informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të ri.

“Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.

U.S. Embassy Tirana 

🇦🇱 Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
👉 Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL
🇺🇸 The U.S. Embassy in Tirana has officially updated its visa appointment system! You can now schedule and adjust your visa appointments through the new platform.
👉 Full tutorial on how to fill out the application: https://bit.ly/4lfcAJL
Mund të jetë një imazh i teksti

SKANDAL: Zgjedhjet Parlamentare 2025 drejt ripërsëritjes

0

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të menjëhershëm, pasi koalicionit opozitar mungojnë 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Nisur nga kjo, PD-ASHM kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

KËRKESA E PD-ASHM

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Lënda: Kërkesë për verifikim të menjëhershëm

Baza ligjore: Kushtetuta e RSH; nenet 19, 97, 99, 123/1, 160 e vijues të Kodit Zgjedhor.

Nga: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)

I nderuar z. Komisioner,

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS.

Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, në faqen nr. 138 të materialit specifikohet qartë se në rang vendi janë miratuar:

5.225 Qendra Votimi (QV)

3.467.962 zgjedhës

66.830 fletë votimi rezervë (që përfaqësojnë 2% rezervë)

dhe në total: 3.534.792 Fletë Votimi (FV)

Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara

1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit

1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura

5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara

Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 fletë votimi të papërdorura!

Në vijim të sa më sipër, kërkojmë:

Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

Me respekt,

Përfaqësuesi i PD-ASHM në KQZ

Franci Nuri

KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të hapen!

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që kutitë e qarkut të Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.

Në mbledhjen e sotme të KAS, u tha se me kërkesë të dy anëtarëve të komisionit është vendosur hapja e kutive për Tiranës.

“Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njofton zyrtarisht KAS.

Bar-restorant “Paganini” në shkëlqim të ri

0

Shkruan Ndue Lazri

Dy javë më parë, në një mbrëmje të bukur maji, u bë përurimi i rihapjes me një vizion të ri të bar restorantit “Paganini”, që ndodhet në qendrën e qytetit Rovereto, në një pozicion komod, i arritshëm edhe më këmbë nga tërë këndet e qytetit.

Pronari shqiptar, sipërmarrësi i njohur Fation Mulliçi, dhe kolegu i tij italian, Francesco, kishin krijuar me këtë rast një ambient shumë të ngrohtë, mikpritës dhe të gëzueshëm për miqtë, të njohurit dhe qytetarët që kishin ardhur të merrnin pjesë në këtë event. Ndodheshin edhe kryetarja e bashkisë, Giulia Robol e punonjës të tjerë të administratës lokale.

Bashkë me miqtë e mi, Xhemal Hyzoti e Teodor Palaj, shkrimtaren e poeten Rudina Muharremi Beja e bashkëshortin e saj, Afrimin, si dhe miq të tjerë, morëm pjesë në atë mbrëmje të këndshme, kur bar-restoranti hapte dyert e tij në një shkëlqim të ri. Ambienti i rinovuar tërësisht, me dy sallat e brendshme me ndriçim të ngrohtë e tavolinat komode dhe oborrin e jashtëm të gjelbëruar me pjergulla prej kiwi e lule të freskëta pranverore, i ftuan njerëzit të kalojnë një mbrëmje vërtet të bukur, deri në orët e para të mëngjesit, me një menu të larmishme dhe me verë cilësore e birrë të zgjedhur. Muzika e bukur në sfond (jo më kot lokali mban emrin e Paganinit të madh) e bënte edhe më të gjallë e të këndshme atmosferën.

Që nga ajo mbrëmje lokali tërheq çdo ditë klientë të shumtë që nga mëngjesi me kafe e artikuj të freskët për një colazion cilësor, në drekën me menu të përshtatshme qoftë për ata që e frekuentojnë për pausa-pranzo, qoftë për vizitorë e turistë që quan të kalojnë një drekë në ambiente tipike italiane, në pasditet ku orët e aperitivit kanë tërheqjen e shijen e tyre, si dhe në darkat, ku gjallëria e frekuentimi janë më të mëdha e atmosfera bëhet më ftuese për klientë të të gjitha moshave deri në orët e vona.

Është një lokal i bukur e i përshtatshëm edhe për të organizuar evente të ndryshme të gëzuara.
Personeli i kualifikuar i kuzhinës dhe djemtë e vajzat që shërbejnë, janë përherë buzëqeshur e të gatshëm në një shërbim të kulturuar e profesional.

Një lokal që fton për të kaluar momente e orë të këndshme, kujtimi i të cilave të bën të rikthehesh me kënaqësi. Kjo ishte edhe përshtypja e shumë klientëve që kam patur rastin të takoj këto ditë në ambientet e bar-restorant “Paganini”.

Donald Trump nënshkruan një dekret për ndalimin e udhëtimeve nga këto 12 vende

0

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën në mbrëmje një shpallje për të ndaluar udhëtimet nga disa vende në SHBA, duke përmendur rreziqet e sigurisë. Ndalesa do të kufizojë plotësisht hyrjen e shtetasve nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, i njohur edhe si Burma; Çadi; Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Njerëzit nga shtatë vende do të kenë kufizime të pjesshme: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. Shpallja përfshin përjashtime për banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit ekzistues të vizave, kategori të caktuara vizash dhe individë, hyrja e të cilëve i shërben interesave kombëtare të SHBA-së.

Presidenti mori vendimin përfundimtar për nënshkrimin e shpalljes pas sulmit antisemit në Boulder të Kolorados, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Ai e kishte marrë në konsideratë atë që më parë, por sulmi i së dielës e vuri atë në lëvizje më shpejt.

“Presidenti Trump po përmbush premtimin e tij për të mbrojtur amerikanët nga aktorët e huaj të rrezikshëm që duan të vijnë në vendin tonë dhe të na shkaktojnë dëm”, shkroi zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, në X.

“Këto kufizime të bazuara në logjikën e shëndoshë janë specifike për vendin dhe përfshijnë vende që nuk kanë verifikim të duhur, shfaqin norma të larta të tejkalimit të afatit të vizave ose nuk ndajnë informacion mbi identitetin dhe kërcënimet”, shkroi ajo.

Trump tha në një video të postuar të mërkurën se vende të reja mund të shtohen në ndalimin e udhëtimit ndërsa “kërcënimet shfaqen në të gjithë botën”.

“Lista mund të rishikohet në varësi të përmirësimeve materiale. Po kështu, mund të shtohen vende të reja ndërsa shfaqen kërcënime në të gjithë botën, por ne nuk do të lejojmë që njerëzit që dëshirojnë të na dëmtojnë të hyjnë në vendin tonë dhe asgjë nuk do të na ndalojë ta mbajmë Amerikën të sigurt”, tha presidenti.

Shpallja hyn në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit më 9 qershor, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shpallja e së mërkurës vjen më pak se pesë muaj pasi presidenti u inaugurua. Në ditën e tij të parë në detyrë, ai lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv duke u drejtuar anëtarëve të kabinetit, përfshirë sekretarin e shtetit, të hartonin një listë të vendeve “për të cilat informacioni i verifikimit dhe shqyrtimit është aq i mangët sa të justifikojë një pezullim të pjesshëm ose të plotë të pranimit të shtetasve nga ato vende”.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump u ndaloi udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane të vinin në SHBA, një politikë që u sfidua nga gjykatat përpara se Presidenti Joe Biden ta shfuqizonte atë kur mori detyrën në vitin 2021.

Ndalimi i hyrjes së shtetasve nga Afganistani mund të ndikojë te afganët që punuan përkrah SHBA-së gjatë dy dekadave të luftës atje. Dhjetëra mijëra afganë tashmë janë bllokuar për shkak të urdhrave të tjerë ekzekutivë të administratës Trump që pezullojnë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA dhe pezullojnë financimin e ndihmës së huaj për fluturimet e mbajtësve të Vizave Speciale Imigrante (SIV) në Afganistan.

Shawn Vandiver, themeluesi i #AfghanEvac, një koalicion kryesor amerikan i grupeve të zhvendosjes dhe veteranëve, tha se ndalimi i udhëtimit “ndikon në mënyrë disproporcionale te familjet dhe individët që kërkojnë hyrje të ligjshme në SHBA”.

Shpallja “është një veprim strategjik, jo një përgjigje ndaj një kërcënimi të menjëhershëm”, tha Vandiver në një deklaratë.

Ndalimi shkaktoi gjithashtu kritika nga qeveritë e vendeve të prekura.

Ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes i Venezuelës tha të mërkurën se të qenit në SHBA “është një rrezik i madh për këdo, jo vetëm për venezuelianët”.

«Nëse je vërtet kaq budalla, atëherë shko në Shtetet e Bashkuara», tha Diosdado Cabello në televizionin qeveritar, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërkohë, Oxfam paralajmëroi se shpallja “shënon një kthim të frikshëm te politikat e frikës, diskriminimit dhe përçarjes”.

Ndalesa do t’u mohojë hyrjen në SHBA individëve dhe familjeve që ikin nga lufta dhe persekutimi, “duke i detyruar ata të qëndrojnë në kushte të rrezikshme”, tha në një deklaratë Abby Maxman, Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Oxfam America.

Donald Trump urdhëron hetim mbi veprimet e Joe Bidenit: Nuk ishte në gjendjen e duhur fizike dhe mendore gjatë presidencë së tij

0

Donald Trump ka urdhëruar një hetim mbi veprimet e Joe Biden gjatë presidencës së tij, duke akuzuar ndihmësit për një “konspiracion” për të mashtruar publikun në lidhje me gjendjen mendore të ish-presidentit. Në këtë veprim të fundit për të diskredituar paraardhësin e tij, Trump sulmoi përdorimin nga ndihmësit e një autopen-i, një pajisje që replikon nënshkrimet që presidentët, përfshirë Trump-in, e kanë përdorur për dekada për të nënshkruar veprime ekzekutive.

“Ky komplot shënon një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane”, tha Trump të mërkurën.

Biden e kritikoi veprimin e Trump si “qesharak”, duke thënë se pretendimet e tij synojnë të shpërqendrojnë amerikanët, ndërsa administrata e tij punon për të zgjeruar lehtësimet tatimore për të pasurit. Trump dhe aleatët e tij republikanë e kanë vënë prej kohësh në pikëpyetje mprehtësinë mendore të Bidenit dhe janë përpjekur të përmbysin disa nga faljet presidenciale dhe rregullat federale të lëshuara në fund të mandatit të tij në detyrë.

Një panel i udhëhequr nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërkuar dëshmi nga disa prej ndihmësve më të ngushtë të Bidenit, përfshirë shefin e tij të parë të stafit, mbi “aftësitë e tij mendore dhe fizike” ndërsa ai drejtonte vendin. Në një deklaratë të mërkurën, Trump, 78 vjeç, tha se publiku amerikan ishte “mbrojtur qëllimisht nga zbulimi se kush e ushtronte pushtetin ekzekutiv”, ndërsa firma e Biden u përdor për të miratuar dokumente që Trump i përshkroi si “ndryshime radikale të politikave”.
Biden, tani 82 vjeç dhe që lufton me kancerin e avancuar të prostatës, i është kundërpërgjigjur Trumpit.

“Le të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet në lidhje me faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet”, tha ai, shkruan BBC.

“Çdo sugjerim se nuk e kam bërë është qesharak dhe i rremë”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

Hetimet mbi kapacitetin mendor dhe fizik të Bidenit janë intensifikuar në javët e fundit, pasi një libër i ri akuzoi një rreth të ngushtë brenda administratës së mëparshme për mbulimin e “përkeqësimit të tij fizik” gjatë fushatës së tij të pafat për rizgjedhje vitin e kaluar.

“Original Sin”, shkruar nga Jake Tapper i CNN dhe Alex Thompson i Axios, pretendon se gjendja shëndetësore e Bidenit gjatë fushatës thuhej se ishte aq e keqe sa ndihmësit diskutuan t’i jepnin atij një karrige me rrota. Biden i dha fund papritur fushatës së tij për rizgjedhje korrikun e kaluar, pak pas disa javësh presioni pas performancës së tij katastrofike në debatin kundër Trump.

Disa demokratë, përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e kanë fajësuar publikisht Bidenin për mosdaljen nga gara më herët, gjë që do t’i kishte dhënë partisë së tij më shumë kohë për të emëruar një zëvendësim popullor. Në fillim të muajit të kaluar, Biden dha intervistën e tij të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë për BBC-në , duke pohuar se “nuk mendonte se do të kishte rëndësi” nëse do të ishte larguar nga gara më herët.

Menjëherë pas kësaj, ai njoftoi se është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës që i është përhapur në kocka, gjë që ka çuar në më shumë akuza nga Shtëpia e Bardhë e Trump se ata që janë më afër ish-presidentit, përfshirë gruan e tij Jill, do ta kishin ditur për gjendjen e tij më herët.

“Ka pasë thanë dikur, i vjetri: me pak gja, njifet ai tjetri”!

0

Shkruan Mehdi Bushati

Prova e zgjuarësisë!

Dy shokë të sapo martuar,vendosën të provonin se cili e kishte gruan,më të zgjuar!
Blenë nga një bostan dhe vendosën ti çonin në shtëpi.Pasdreke,njëri prej tyre,shkon tek shoku i tij,për vizitë.
Ishte një pasdreke vere. I zoti i shtëpisë, i thot gruas: na sill ndonjë bostan! Gruaja buzqeshi lehtë,dhe mënjëherë i solli bostanin. I thot i shoqi: Na sill ndonjë tjetër, moj grua!
E shoqja u kthye pas pak, dhe solli po at bostan, të kthyer pak ndryshe:
-Po,ky tjetri mor burrë, apo t’pëlqen?!
-Mirë,mirë, -u përgjegj i shoqi, duke fshehur kënaqësinë që mori nga përgjigja! Të nesërmen,po pasdreke, shoku i ktheu viziten tjetrit.I zoti i shtëpisë, iu drejtua të shoqes: Grua,na zgjidh ndonjë bostan! -E shoqja hapi sytë,kur dëgjoi fjalën: “na zgjidh ndonjë..”, megjithate nuk e dha veten. U këthy dhe,kuptohet që jsolli po at bostan! I shoqi, bëri “të pakënaqurin”, dhe i tha: Jo moj gru,na merr ndoj tjetër! Ja pret e shoqja, tashmë e mërzitur: Ku me e marrë tjetrin. Ti një ke pru,apo ke harru! Të dy burrat qeshen, por i zoti i shtëpisë, pak më idhtas! Dhe tha me vete: “Kur u ndanë, kështu na ranë”. Në mbeshtetje të këtij rasti, po kujtoj një proverb tonin,popullor:
“Ka pasë thanë dikur,i vjetri:
me pak gja, njifet ai tjetri” !

Rrespekte pa fund per ju intelektual dhe rrapsode te nderuar te Dibrës së Madhe!

0

Shkruan Halil Teodori. Dibra e Madhe, 3 qershor 2025

Dje isha ne nje takim me banoret e Dibres se Madhe!
Me poshte po ju bej te ditur materialin qe kisha pregatitur me kete rast pershendetje!

Të nderuar pjesëmarrës, të dashur të pranishëm!

Mirënjohje dhe nderim për ju që me praninë tuaj në këtë takim, jepni forcë besimit tonë të përbashkët te vlerat kombëtare, duke dëshmuar me vetë angazhimin tuaj se identiteti ynë nuk është thjesht një trashëgimi, por një mision i gjallë që na bashkon, na motivon dhe na sfidon të ecim përpara drejt përmbushjes së një kauze të lartë: shpërfaqjes së së vërtetës historike të identitetit tonë të hershëm.
Një falënderim i posaçëm dhe mirënjohje e thellë shkon për organizatorët e këtij takimi me vlera të veçanta: Shoqatën Atdhetare Kulturore “Bulqiza” dhe Shoqatën e Historianëve “Dibra e Madhe”, të cilët me përkushtim dhe vizion, mundësuan që të jemi së bashku sot në këtë akt të rëndësishëm për historinë dhe ndërgjegjen tonë kombëtare.
Sot, këtu, nuk jemi thjesht për të folur, por për të dëshmuar me zë dhe me zemër, për të sjellë në dritë një të vërtetë që për shumë kohë është lënë në hije, për të ngritur lart një vetëdije që buron nga hulumtimi, nga dëshmitë, nga faktet e mbështetura në punë kërkimore, në botime dhe përkushtim të paepur. Kjo është një e vërtetë që nuk kërkon të shpiket, por të zbulohet dhe të rivendoset në piedestalin që i takon: ajo e identitetit tonë Pellazgo-Ilir, si gur themeli i qytetërimit evropian dhe më gjerë.
Ne duhet ta konsiderojmë një privilegj dhe një detyrim të shenjtë këtë barrë që na ngarkon koha, vetëdija kombëtare dhe përgjegjësia profesionale. Është kjo detyrë që na bën të ndjejmë krenari për përkatësinë tonë, por edhe përgjegjësi për ta thelluar më tej këtë dije, për të gërmuar në shtresat e harrimit dhe për të ndriçuar më tej historinë tonë të lashtë.

Kjo nuk është një rrugë nostalgjie, por një rrugëtim drejt të vërtetës, drejt afirmimit të vlerave që na janë trashëguar nga breza që e mbrojtën këtë tokë me gjak dhe e skalitën me lavdi nëpër shekuj. Sot është rradha jonë, e brezit të dijes, e intelektualëve, e studiuesve dhe e njerëzve të përkushtuar që, në vend të armëve, mbajnë në dorë penën dhe argumentin, dokumentin dhe dëshminë, për të shërbyer me përulësi, por edhe me vendosmëri, ndaj kauzës së lartë të atdheut.
Në përpjekjet e mia modeste, nëpërmjet veprave të botuara dhe materialeve kërkimore të realizuara me përkushtim, nuk kam synuar të përmbush një ëndërr personale, por të kryej një obligim kombëtar dhe shpirtëror: të shërbej në radhët e atyre që me dijen dhe fjalën e tyre i japin zë asaj që nuk duhet harruar, që nuk duhet shtrembëruar, por që duhet afirmuar me dinjitet – historia jonë e vërtetë.
Le të jetë ky takim një pikë referimi për bashkimin tonë rreth një vizioni të përbashkët: të kërkojmë, të dokumentojmë dhe të afirmojmë identitetin tonë në bazë të së vërtetës shkencore dhe vlerave të trashëguara nga lashtësia.
Kam nderin të ndaj me ju disa të dhëna dhe reflektime, të cilat synojnë të hedhin dritë mbi të vërteta të rëndësishme që historia u detyrohet brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.
Në bazë të burimeve të raportuara mbi një shekull më parë, rezulton se popullsia e Iliridës — territor që sot përfshihet kryesisht në Maqedoninë e Veriut — përbëhej në rreth nëntëdhjetë për qind nga shqiptarët. Ky realitet demografik është dëshmi e fuqishme e rrënjëve të thella iliro-shqiptare në këto troje.

Dyndjet sllave në gadishullin ilirik nisën në shekullin e V-të, duke shënuar fillimin e një procesi të gjatë zhvendosjesh, asimilimesh dhe shtrembërimesh historike. Emërtimi “Maqedoni”, që sot ngatërrohet shpesh me identitete të tjera, u vendos për këtë krahinë në kohën e pushtimit nga Perandoria Bullgare, në mesin e dekadës së dytë të shekullit të VIII-të. Vetë Bullgaria, një krijesë gjeopolitike e stimuluar për të dobësuar kohezionin e identitetit ilir, u përdor si mjet për të shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe etnike të këtij rajoni.
Ashtu si gjithë Iliria, që nga shekulli XV ra nën sundimin e Perandorisë Osmane, edhe Ilirida mbeti pjesë e kësaj perandorie deri në vitin 1912. Luftërat Ballkanike të viteve 1912–1913 vulosën një tjetër padrejtësi historike, duke përforcuar emërtimin “Maqedoni” dhe duke ndarë Iliridën midis tre shteteve: Serbisë (ish-Jugosllavisë), Greqisë dhe Bullgarisë.
Copëtimi i këtij territori historik ishte dhe mbetet i panevojshëm, për më tepër, i padrejtë.
Ilirida, që dikur ishte zemra e Dardanisë, përfshinte fushën e Virgjinas dhe një mal që sot, gabimisht dhe padrejtësisht, identifikohet si Olimpi, ndërkohë që origjina e emërtimit “Olimp” dhe përkatësia mitike nuk i përket atij mali.
Trevat e lashta të Pelagonisë, Lynkestis, Orestisë dhe Elemiotisë kanë qenë banuar nga popullsi me prejardhje të pastër pellazge. Ilirët dhe dardanët, që rreth vitit 500 p.e.s. kishin ndërtuar një shtet me struktura demokratike, bazuar në ligje dhe një asamble të përzgjedhur me votë nga të gjitha krahinat, shënuan një hap të jashtëzakonshëm përpara për kohën. Ata i dhanë fund traditës së sundimit të pakicave me autoritet të trashëguar dhe vendosën një formë përfaqësimi të bazuar në vullnetin e popullit.
Në të gjitha trevat ilire është folur një gjuhë e vetme, me dialekte të ndryshme, por me një bazë të përbashkët. Gjuha shqipe, në këtë kuptim, është vazhdimësia e gjuhës së Homerit, një gjuhë që besohet të jetë shkruar që në periudhën 4000–3500 p.e.s. Vetë filozofia pellazgo-ilire ishte struktura e parë e mendimit të lirë dhe të shtetit të së drejtës.
Dardania, si dhe e gjithë Shqipëria veriore, njihet për lashtësinë dhe pasurinë e saj gjuhësore dhe kulturore. Ajo shpesh është stigmatizuar për “strung pronunciation” (shqiptim të zhdërvjellët e të shpejtë), por në të vërtetë kjo reflekton gjallërinë dhe autenticitetin e gjuhës së saj.
Aleksandri i Madh, figurë e njohur universalisht, u lind dhe u rrit në një familje mbretërore me prejardhje ilire dhe sfond të pasur pellazg. Në formimin e tij mbretëror, leximi i Homerit nuk ishte thjesht një ushtrim kulturor, por një trashëgimi e gjallë e identitetit që ai mishëronte.
Herodoti, shpesh i quajtur “babai i historisë”, ka dhënë dëshmi që shumë studiues të sotëm i konsiderojnë të pasakta ose të manipuluara. Ai pretendonte se gjatë mbledhjes së të dhënave në Dardani nuk kishte gjetur gjurmë të mbretërive. Por si mund të besohet se një nga perandoritë më të mëdha të historisë,
Perandoria Ilire, nuk kishte ekzistuar?
Unë, personalisht, mbaj rezerva jo vetëm mbi vërtetësinë e pohimeve të tij, por edhe mbi ekzistencën e vetë figurës së tij si autor real dhe jo si produkt i mëvonshëm i shërbimeve ideologjike.

Në këtë qëndrim që ndava me ju, nuk ka vend për mitologji të reja apo glorifikime të kota, por për një përpjekje të sinqertë për të thënë të vërtetën, për të ndriçuar me burime, me fakte, dhe me vetëdije të pastër një histori që u përket të gjithëve.

POSTIMET E FUNDIT