Kreu Blog Faqe 177

Burri i Edona Llalloshit në paraburgim, dyshohet se e rrahu deputeten

0

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, po mbahet në paraburgim si i dyshuar për dhunë në familje

Haxhifejzullahi është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar, ka mësuar media nga burime brenda organeve të rendit.

Bashkëshorti i këngëtares, e cila aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, është denoncuar për dhunë në familje. Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për shkak të një prone që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë

Ndërkaq, sipas burimeve të Paparacit, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Haxhifejzullahit

Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota? E përdori Edi Rama

0

Gjatë numërimit të votave në KZAZ 40 është denoncuar nga përfaqësuesit e opozitë një fenomen i manipulimit të votave i njohur me termin “treni bullgar”.

Kjo metodë, raportohet se daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme mund të kontrollohen dhe manipulohen qindra mijëra vota në një ditë votimi.

Po si funksionon fenomeni i quajtur “Treni Bullgar”?

1. Organizatori i skemës, jashtë qendrës së votimit, ka një fletë votimi të marrë më parë në mënyrë të paligjshme ose të falsifikuar. Kjo fletë plotësohet sipas interesave të organizatorit dhe i dorëzohet një votuesi të rekrutuar.

2. Votuesi hyn në qendrën e votimit me fletën e mbushur nga jashtë, ndërsa merr zyrtarisht fletën e tij të paplotësuar nga komisioni.

3. Në dhomën e fshehtë, ai fsheh fletën zyrtare të pastër dhe fut në kuti atë që i është dhënë nga jashtë. Fletën e papërdorur e dorëzon jashtë tek organizatori.

4. Kjo fletë zyrtare, e papërdorur, plotësohet sërish dhe i jepet votuesit tjetër – duke vazhduar ciklin në mënyrë të pandërprerë.

5. Efektiviteti i skemës qëndron në kontrollin pothuajse të plotë që organizatori ka mbi votën, pasi votuesi nuk paguhet nëse nuk dorëzon një fletë të pastër për rishfrytëzim.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë e ndërlikuar por sistematike është shumë e rrezikshme për integritetin e procesit zgjedhor, pasi manipulimi nis e mbaron me vetëm një fletë të vetme të marrë në mënyrë të paligjshme. Nëse përdoren disa fletë të tilla në zona të ndryshme, efekti manipulues mund të përfshijë gjithë vendin.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi tha dje se kjo metodë ishte përdorur në QV në kryeqytet. Por pavarësisht pretendimeve të tij, KZAZ vendosi që fletët e votimit të palosura njëjtë dhe me ngjyrë të ndryshme nga tjerat të cilësohen të vlefshme.

Zgjohuni demokratë, çlirohuni nga pengu

0
Shkruan Zef Ndreka
Kur të ngrinë buzëqeshja në buzë dhe kur të “ngrinë” vota masive popullore!
Dhe gishti akoma nuk po vihet tek plaga. Akoma kanë frikë ta artikulojnë publikisht!
Kështu, nuk mësyhet pushteti.
Zgjohuni o demokratë, se skeni çfarë humbisni. Veç do çliroheni nga pengu.
Beteja donkishoteske mbaroi.
Alibitë nuk kanë më vlerë, vetëm zgjasin agoninë ku ka rënë opozita, por nuk të çojnë asgjëkundi

Lezha numëron votat për kandidatët, emrat e PD dhe PS nga lista e hapur që futen në Kuvend

0

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton se janë numëruar totali i të gjitha votave preferenciale (245).

PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.

Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Marjeta Neli, duke lënë jashtë me diferencë të vogël votash Admir Kadelin.

Lista e PD- 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 8873 vota
Aleksandër Lala 4217 vota

Lista e PS- 3 mandate
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Marjeta Neli 6745 vota (lista e hapur)

Numërohen 47% e zarfeve nga diaspora/ PS kryeson me mbi 54%, 4 qarqet ku vota e emigrantëve mund të ndryshojë rezultatin

0

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ, janë numëruar 92 252 zarfa nga diaspora nga gjithsej 194 889, që përfaqëson 47.1% të totalit. PS ruan epërsinë e thellë edhe me votuesit jashtë, pasi deri më tani ka marrë 49 465 vota, që përfaqësojnë 54.09% të votave të numëruara.

Në vendin e dytë është Koalicioni PD-ASHM me 25 990 vota ose 28.42%, ndërsa në vend të tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7 740 vota, që përbëjnë 8.46%.

Subjektet më të vogla vijojnë të mbledhin një numër modest votash, pa treguar shenja rritjeje. Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 3 221 vota ose 3.52% ndërsa Lëvizja Bashkë ka marrë 2 376 vota, që përbëjnë 2.60%. Partia Socialdemokrate ka fituar 1,076 vota (1.18%), ndërsa partitë e tjera, si Koalicioni Euroatlantik, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Lëvizja Atdheu, Djathtas për Zhvillim dhe Aleanca Demokracia e Re, kanë mbetur nën pragun e 1%.
Diferenca mes PS dhe PD është e konsiderueshme, por procesi i numërimit është ende në vijim dhe këto rezultate mund të kenë një ndikim edhe në ndarjen e mandateve në disa qarqe. 4 janë qarqet ku gara mbetet matematikisht e hapur teksa mbeten për t’u numëruar edhe një pjesë e madhe e votave të diasporës.

Në Qarkun e Tiranës, në luftë për një mandat duket se do të jetë deri në fund PD-ASHM dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Mundësia e mbron mandatin e dytë në Tiranë me disa dhjetëra vota, mandat i cili rrezikon të bëhet i 14 i PD-së. Rezultat që mund të ndryshojë është edhe në Fier, ku Partia Socialiste po e mbron mandatin e 9-të me rreth 500 vota diferencë, por që po ngushtohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë.

Diferenca po ngushtohet edhe në Lezhë mes Partisë Socialiste dhe PD-ASHM, ku aktualisht është rreth 1250 vota para opozita, por mbeten edhe 5000 vota për t’u numëruar. Edhe në Vlorë mund të ketë një shans ndryshime, edhe pse i vakët. PD mund të rimarrë mandatin e 4 në këtë qark, të nëntin e PS-së por duke parë trendin duket e vështirë. XH.D.

SPAK, pasi i dha mandatin Edi Ramës, pas pak orësh do tronditë vendin/ Priten arrestime zyrtarësh, deputetësh e kryebashkiakësh që vodhën vota!

0

Shqipëria pas pak oresh pritet të përballet me një valë arrestimesh të zyrtarëve të lartë nga të gjitha partitë politike, të dyshuar për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve të fundit. Burime bëjnë me dije se operacioni është rezultat i një hetimi të fshehtë të zhvilluar gjatë gjithë fushatës zgjedhore

Top Channel raporton se BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH aksion në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe. Aksioni po zhvillohet me urdhër të SPAK. Dyshohet për disa persona te ndaluar me akuzën për krime zgjedhore

Sipas raportimeve, hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë manipulimi, ku zyrtarë të ndryshëm kanë lejuar votimin në emër të personave që ndodheshin jashtë vendit dhe blerje votash nga zyrtare brenda vendit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme në rezultatin e zgjedhjeve. Ky operacion pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në historinë e pas-‘90-ës në Shqipëri, duke përfshirë figura të njohura nga të gjitha kampet politike.

SPAK ka bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme për të çuar përpara këtë operacion. Hetimet janë mbajtur të fshehta për të shmangur dekonspirimin dhe për të siguruar suksesin e aksionit.

Ky zhvillim vjen pas raportit të fundit të OSBE-ODIHR, i cili vlerësoi pozitivisht rolin e SPAK në hetimin e korrupsionit zgjedhor dhe theksoi nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për keqpërdorime zgjedhore.

Publiku pritet të informohet për detajet e operacionit në orët në vijim, ndërsa vendi përgatitet për një tronditje të madhe politike.

Pse e kërkoi dhe pse më pas e fshehu Celibashi përgjigjen nga DHL?

0

Rreth një javë më parë pas thirrjeve për auditim të procedurave të marrjes dhe dorëzimit të zarfeve nga votuesit e diasporës në Greqi, të bëra nga Zonja Topalli, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i nisi një letër zotit Qirjako Koçollari si drejtues i filialit Shqiptar të DHL.

Deklarata për median e Zonjës Topalli i mjaftoi Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që ai të kërkonte të dhënat nga DHL.

Sot u zbulua se Kompania qenka përgjigjur!

Shkresa me përgjigjet për pyetjet e Komisionerit mban datën 9 Maj 2025.

Pra Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë dijeni nga posta elektronike për përmbajtjen e letrës që prej datës 9 Maj.

Me siguri shkresa është nisur edhe në rrugë zyrtare. Mbase edhe me postën DHL.

Ajo që sot dihet me siguri është që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk publikoi përgjigjen, por në vend të kësaj, zgjodhi që të nxirrte një urdhër të kundraligjshëm ku detyronte numeruesit që të nxirrnin mënjanë zarfet me vota të diasporës në Greqi.

Pra zonja Topalli trumbeton auditimin, kurse Celibashi nis kërkesa për mbledhjen e të dhënave.

Celibashi po grumbullo të dhëna per auditimin që ka në kokë Jozefina?

Dhe po nxjerr mënjanë zarfet që duhet ti auditoje Jozefina?

Sa zarfe kishin mbërritur nga Greqia në orën që Celibashi nxorri urdhërin për t’u sistemuar mënjanë?

Mënjanë janë vetëm ato zarfe, apo ka edhe të tjera që kishin nisur të liheshin mënjanë me kohë?

Mbetet fakt që Komisioner Celibashi, në datë 9 Maj mori përgjigje shterrurse nga DHL. Por e mbajti të fshehtë!

Po Jozefinës ja nisi, apo ja mbajti të fshehtë edhe asaj?

Urdhërin e kundraligjshem dhe në tejkalim të kompetencave, Celibashi e ka nxjerrë pasi ka marrë sigurinë e procesit dhe shpjegimet nga DHL.

Askush nuk i beri shkresë Celibashit që ai të ndante më vehte zarfet e ardhura nga Greqia.

Përgjigja nga DHL duhet ta kishte bërë Celibashin që të urdhëronte siç e detyron Ligji, numërimin sipas ligjit te votave te ardhura nga diaspora pavarësisht nga vinin ato vota.

Celibashi nuk bëri atë që i urdhëronte ligji. Urdhëroi që zarfet e Greqisë të ndaheshin veç. Në kundërshtim me Ligjin!

Nga votat e Greqise, PS ka pritshmëri për 2-3 mandate plus.

Për llogari të kujt vepron Celibashi?

Kush humb e kush fiton nga votat e Greqisë?VNA.al

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

0

Kandidati i koalicionit të PD-së, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”.

Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja por premton se zgjedhjet do të përsëriten.

“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan Maliqi.

Në qarkun e Beratit janë numëruar 207 nga 275 kuti në total.

Partia Soicaliste ka marrë 40,207 vota ose e thënë ndryshe 58.3%, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike ka marrë 20,253 vota ose 29.4%.

Referendum për të mos ndryshuar

0

Shkruan Olsi Bakalli

Nëse ndonjëherë keni dyshuar në fuqinë e ironisë historike, mjafton të hidhni një sy nga Shqipëria më 12 maj 2025. Zgjedhjet parlamentare përfunduan me një rezultat që do t’ia kishte zili çdo autokrat ballkanik me ambicie perandorake: një fitore absolute, pothuajse me shumicë të cilësuar, për Edi Ramën një kryeministër që duket sikur e ka lënë pas krahëve edhe konceptin e lodhjes politike.

Dhe jo, nuk është se populli votoi për të ata votojnë kundër dikujt tjetër, zakonisht më të padobishëm se sa ai që është.

Kjo fitore “triumfale” e qeverisë, e ngjan me finalet e kampionatit shqiptar të futbollit ku fituesi dihet që para fillimit. Kryeministri Rama, që vetë në reflektimet e tij personale duket i lodhur nga fitorja, nga pushteti dhe nga pyetja e madhe “Po pastaj?”, i shton edhe një medalje të artë koleksionit të tij politik të pashmangshëm.

Askush nuk festoi si dikur. As militantët, as numëruesit, as Rama vetë. Mbase sepse edhe ai e di se kjo nuk ishte fitore mbi programin, mbi reformat, apo mbi ndryshimin. Ishte thjesht një fitore mbi dëshpërimin e opozitës dhe mbi sistemin zgjedhor që i ngjan një kandari pa peshore.

Fitore si kjo janë më shumë si fitoret e Pirros: duken si triumf, por janë thjesht një hap më tej drejt boshatisjes. Ironia është se, ndonëse Rama fitoi mandatin e katërt, Shqipëria humbi mundësinë e katërt për të krijuar një sistem që punon edhe kur Kryeministri është me grip.

Fitore të tilla janë si spektaklet politike të planifikuara, ku edhe emocioni i fitores duket i prodhuar nga ndonjë agjenci reklame dhe jo nga vullneti i lirë qytetar.

Max Weber foli dikur për autoritetin karizmatik, ku një lider sundon jo sepse institucionet janë të forta, por sepse ai vetë është i fortë. Shqipërët janë shembull klasik i këtij modeli. Po të ishte Weber gjallë, ndoshta do të shtonte një kapitull të ri: “Shqiptarët dhe Kulti i Shefit”.

Mancur Olson e ka thënë më thjesht: pushteti i zgjatur kthehet në klientelizëm. Pushteti absolut në Shqipëri ka ngritur ushtri zyrtarësh që punojnë jo për qytetarin, por për liderin. Edi Rama nuk ka ndërtuar institucione, por individë besnikë që mendojnë aq sa u lejohet.

Në manualet politike të vendeve me demokraci të kontrolluar, Shqipëria mund të jetë botimi i fundit i përditësuar. Sipas Freedom House, Shqipëria është renditur ndër “regjimet hibride”, një përkufizim i butë për të thënë: “ka zgjedhje, por rezultati nuk ndryshon kurrë gjërat.”

Qytetarët votojnë, por alternativat reale janë të paqasshme, jo për shkak të zgjedhësve, por për shkak të rregullave të lojës që janë shkruar në mënyrë që askush tjetër të mos fitojë.

Kodi zgjedhor – ai manuali i artë i riciklimit të elitave të vjetra është ndoshta një nga marrëveshjet më të sinqerta mes dy partive të mëdha. Në dukje të përplasura, në thelb të përqafuara.

Të dyja ruajnë status quo-në: njëra fiton, tjetra humb në mënyrë të menaxhueshme, dhe partitë e reja shihen si rrezik sistemik, jo si shpresë demokratike.

Ndaj, përjashtohen nga loja që në start, me barriera numerike dhe teknike që do ta kishin zili edhe shërbimet sekrete të ish-Lindjes.

Po pse nuk ndërtoi Rama një sistem që funksionon pa të? Sepse sistemi pa të do të ishte më pak i tij. Siç thotë Joseph Schumpeter, qarkullimi i elitave dhe inovacioni janë thelbi i përparimit. Por në Shqipëri, elitat nuk qarkullojnë – qarkullon vetëm besnikëria. Rrjeti klientelist që ndërtoi gjatë viteve e kishte një qëllim të thjeshtë: ta mbronte Ramën nga rënia dhe ta ruante nga ndryshimi.

Pse të promovosh dikë që mendon vetë, kur mund të promovosh dikë që të pyet për gjithçka, madje edhe për ngjyrën e perdeve në zyrën e re? Ministrat në kabinetin e tij shpesh duken si asistentë PR-i që presin instruktime, jo si drejtues institucionesh.

Dhe kjo mungesë e thellë kapaciteti është pikërisht arsyeja pse, kur Rama s’merr pjesë në mbledhje, vendi duket si një supermarket pa shitës.

Por edhe ironia ka nevojë për kundërpeshë. Dhe opozita shqiptare, në vend që të përfaqësojë ndryshimin, zgjodhi të kandidojë për muzeun e tranzicionit. Një lider 35-vjeçar në politikë, i shpallur non grata nga SHBA, është një lloj kujtese e përhershme që demokracia shqiptare nuk ka memorie të freskët.

Në vend që të frymëzojë, opozita frikëson; në vend që të tërheqë të rinjtë, i shtyn ata më afër aplikimit për azil. Si rezultat, qytetarët nuk votuan për Ramën sepse e duan, por sepse alternativa u duk më e frikshme se realiteti. Kjo nuk është zgjedhje kjo është një referendum për të mos ndryshuar.

Nuk është cudi kur në të ardhmen e afërt në një artikull prekës, vetë kryeministri të shprehet se është i dëshpëruar që nuk gjen njerëz të rinj për të punuar në administratë.

Imagjinoni sikur të mos gjejë dot as ministra?! Por zoti Rama, a nuk ishit ju që ndërtuat një sistem ku të rinjtë shihen si kërcënim në vend të shpresës?

A nuk ishit ju që e bëtë meritokracinë një fjalë të huaj dhe trurin e lirë një luks të pakonsumueshëm?

Sipas INSTAT, mbi 700 mijë shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit.

Kjo nuk është thjesht statistikë është aktakuzë. Është vota më e sinqertë që qytetarët japin: ajo që vendoset në ambasadë, jo në kuti.

Mandati i katërt nuk premton reforma premton riparime kozmetike. Shqipëria ka më shumë “rikonstruksione” se sa ndryshime reale: spitale që ndriçojnë, por nuk kurojnë; shkolla me panele diellore, por pa mësues; rrugë të asfaltuara, por me bujqësi që s’transporton më asgjë.

Këtë e theksojnë edhe Daron Acemoglu dhe James Robinson në librin “Why Nations Fail”: shtetet që ndërtojnë institucione përfshirëse ecin përpara. Shqipëria ndërtoi fasada, jo institucione. Ndaj edhe turisti shijon një kafe në Shkodër, por infermierja shkon të punojë në Mynih.

Fitoret si kjo nuk janë fundi i një kapitulli, janë vazhdimi i një cikli: mbipushtet, mungesë opozite, shpopullim. Një Shqipëri që mbetet gjithnjë e më shumë një peizazh për Instagram dhe gjithnjë e më pak një vend për të ndërtuar jetë.

Dhe ndërsa lideri i lodhur përgatitet për katër vitet e radhës, vendi përgatitet për katër vitet e tjera të emigrimit, mungesës së shpresës dhe zgjedhjeve që nuk zgjedhin më asgjë.

Një ditë, Rama do të jetë thjesht një pensionist me një librezë ku shkruhet “ish-Kryeministër”. A do të jetë ai i nderuar, i kujtuar me respekt?

Apo një kujtim i trishtë i një epoke kur gjithçka varej nga vullneti i një njeriu?
Imagjinoni Ramën në spital, duke pritur për analizat, ndërsa infermierja i thotë: “Zotëri, ndoshta ju kujtohet kur premtuat spitale si në Gjermani? Ja ku jemi…”

Nëse e gjitha kjo duket si një shfaqje absurde… është sepse është. Vetëm se kjo nuk është teatër është realiteti shqiptar, me bileta falas për ikje dhe me çmim të lartë për qëndrimin.

Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti. Mbeten jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

0

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike humbi një mandat dhe zbriti në listën e hapur, pasi ia mori Mundësia. Më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë mbeten jashtë Parlamentit Jorida Tabaku, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn dhe po ashtu nga lista e Mbyllur Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

POSTIMET E FUNDIT