Kreu Blog Faqe 180

Erion Veliaj nuk pranon të votojë! Socialistët e burgosur në të njëjtën “mendje”: Nuk votojmë…

0

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri socialist, Ilir Beqja, e ish-deputeti Alqi Bllako kanë refuzuar të votojnë.

ishte mësuar ndryshe hajduti, me ambasadorë e sekretare shteti të kooruptuar, të bëjë pallë me taksat tona, ndaj sot shpreh zemërimin pse Rama e lëshoi në burg.

Në këto kushte deshpërimi, mësohet se socialistët e burgosur, të cilët ndodhen në ambientet e paraburgimit në Durrës, sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, nuk kanë pranuar që të shkojnë të votojnë.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ata kanë kërkuar që të shprehin vullnetin e tyre me votë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Ndërkohë theksojmë se në burgun e Durrësit deri më tani kanë votuar 195 shtetas të burgosur.

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet një patronazhistja e Edi Ramës në Tiranë

0

Pas denoncimit të Koalicionit Euroatlantik, policia ka arrestuar shtetasen Alketa Hasani, e cila fotografoi votën e saj.

Prokuroria e Tiranës njofton pas marrjes së denoncimit, është bërë e mundur identifikimi i zonjës në fjalë dhe është arrestuar për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në qendrën e votimit 1694 në Tiranë, tek shkolla “Ali Demi. Vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen në fjalë duke fotografuar votën.

Njoftimi i Prokurorisë:

‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, shtetasja A.H. arrestohet pasi fotografoi votën në qendrën e votimit

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.

Fluks i madh i emigrantësh nga Greqia për të votuar. Rradhë të gjata në Kakavi

0

Në pikën kufitare të Kakavijës është shënuar një rritje e lëvizjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 5.001 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.453 në hyrje dhe 1.548 në dalje, si dhe 1.774 mjete, përkatësisht 1.235 në hyrje dhe 539 në dalje.
Ky paraqet një ritëm pothuajse normal ditor, me një rritje të lehtë të fluksit prej rreth 20%.

Megjithatë, nuk pritet një fluks i lartë emigrantësh nga kufiri, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, çka mund t’i atribuohet edhe regjistrimit të rreth 8.500 emigrantëve për të dërguar votën me postë.

Elbasan, votuesja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

0

Rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur në Elbasan.

Siç duket votuesja, me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar.

Por është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Fotografimi i votës është vepër penale dhe dënohet me 1-3 vite burg.

Image

Moçalishte

0

Shkruan Zef Ndreka

Tufa e zvarranikëve,edhe sot ne heshtjen zgjedhore merr vemëndje. Sido, votuesi duhet të votojë, pasi voton për veten e vet e të zgjedhe në hapësirat mbushura plot e përplot me zhaba e nëpërka helmuese, ku në çdo rast ju prin bullari, ose më saktë Kryebullari!
Kryebullarët, të frymëzuar prej dimrit të gjatë 50 vjeçarë komunist, rrëfejnë shumë gjatë për plehun, nga vetë kanë dalë, duke u munduar ta mbajnë sa më gjatë kënetën e qelbur apo moçalin ” e ndezur”. Por  ti votues, mos u trëmb, mirë është ta japësh kontributin tënd e te ecesh andej nga ti e mendon se 4 vitet e tua janë me te lehta.
Rrëfejnë gjithashtu për lisat, për rrepet e lartë, për tu dukur se se diçka dijnë dhe janë “të pastër”.
Kuak…kuak degjojmë çdo natë tek rrugica e shpresës apo lirisë, bretkosat që këndojnë në kor!
Dhe në ato momente dridhet kallami, dhe ushton moçali politik më fort, moçali ku noton edhe ndonjë ngjalë e pa fajshme, që sigurisht të jep dhimbje.
Ndërkohë, si për ironi qesh bilbili në degën e një lisi, në atë degë të lisit, mbi gjoksin e malit mbi moçal dhe shkruan, reciton ca vargje, më pas këndon një këngë, dhe ja nis mesazh kryebullarit:
Po ç’ke mor kryebullar, me rrapin e lartë, rrapi është rrap, nuk është moçal e baltë!
Nuk është ferrë e drizë, ku zvarritësh ti, rrapi është madhështi!
Edhe me lisin, ç’pate, o bullar i shkretë,
është pjellë e malit, me rrënjë e me degë.
Tej në hapësirë, mbi një gjoks mali,
Rrapi edhe lisi, derdhin flladësi,
Në fundin e malit, rrëzë një mullari,
Kryebullari dhe zhabat, bëjnë dashuri!
Na ishte, ç’na ishte.
Në një moçalishte politike..!

-18 Burri e zë mat në makinë me Termet Peçin, pasi e filmon, Termeti ike lakuriq, gruaja bën be, “po bënim mbledhje partie”

0

+18 “Turpi i Jugut”: Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar – Skandali seksual fundos moralin e pushtetarëve lokalë!

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në pikëpyetje moralin e përfaqësuesve të pushtetit lokal.

Termet Peçi, ish-kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe aktualisht kandidat për deputet, është kapur në flagrancë nga bashkëshorti i një gruaje të martuar, me të cilën ai dyshohet se ka pasur një lidhje intime jashtëmartesore.

Sipas burimeve të sigurta, gruaja në fjalë është Elda Xhakollari, zyrtare e lartë në Bashkinë e Këlcyrës me detyrën Shefe e Burimeve Njerëzore.

Skandali ka dalë në dritë kur bashkëshorti i saj, pas dyshimeve të shumta, e ka ndjekur dhe më në fund e ka kapur Xhakollarin në automjetin personal të Termet Peçit, në një situatë të tejkaluar çdo norme morale e publike. Ngjarja është filmuar nga vetë bashkëshorti, i cili më pas ka bërë kallëzim penal në komisariatin e zonës, duke dorëzuar edhe pamjet pamjet filmike si provë.

Më tragjikomike bëhet ngjarja kur Xhakollari ka tentuar të justifikojë praninë e saj në mjetin e Peçit me pretendimin se “kishte mbledhje partie” – një gënjeshtër që bie poshtë përballë provave dhe rrethanave. Në vend që të përballej me pasojat e veprimeve të tij, Peçi është larguar me vrap nga vendngjarja, duke u arratisur si një i kapur në vepër penale.

Kjo sjellje është një tallje e hapur me dinjitetin e qytetarëve dhe me çdo vlerë publike që duhet të përfaqësojnë figurat politike. Ndërsa Peçi shfaqet në fushata duke kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve, në prapaskenë ai përdor pozitat publike për afera personale dhe sjellje të papërgjegjshme, që i takojnë një morali të zhytur në hipokrizi dhe arrogancë pushteti.

Zëri i qytetarëve tashmë është i qartë: dorëheqje urgjente, hetim i thelluar dhe ndëshkim publik për një sjellje që njollos rëndë etikën institucionale dhe moralin e shoqërisë shqiptare. Ky nuk është

Të shtëna me armë në Dibër, socialistët kapen duke blerë vota, SPAK në vëndngjarje

0

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në fshatin Tomin të Dibrës, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella.

PD thotë se dyshon që njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte.

Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer  kontrolle të automjetit.

Sipas burimeve, thuhet se ka patur konfrontim fizik mes tyre.

Kjo ngjarje ka shkaktuar bllokim të aksit rrugor Peshkopi-Kukës, ku sipas gazetareve, mbi 500 automjete janë në trafik. Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi pretendon se ka të shtëna me armë.

Diaspora vijon voton, 181 mijë vota të ardhura. Afati skadon në orën 19:00 të datës 11 maj

0

Shkruan Jonida Omeri

Diaspora vijon të votojë. Teksa afati për dorëzimin e zarfeve nga diaspora po shkon drejt fundit, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë dorëzuar rreth 181 mijë vota të ardhura nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 18,838 shtetas nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar, pasi nuk kanë tërhequr pakot zgjedhore.

Ndërkohë, afërsisht 46 mijë zarfe, edhe pse janë tërhequr më parë nga votuesit e regjistruar, nuk janë rikthyer ende në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kujton se çdo zarf që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj nuk do të merret në konsideratë, në përputhje me afatet ligjore të përcaktuara për votimin nga jashtë vendit.

KQZ apelon ndaj të gjithë qytetarëve që janë pajisur me fletën e votimit dhe ndodhen brenda afatit, të dërgojnë menjëherë votën me postë, duke garantuar përfshirjen e tyre në këtë proces zgjedhor dhe respektimin e së drejtës për të votuar.

OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Vlorë

0

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit.

Sipas burimeve, këto grupe do të qëndrojnë në qytet gjatë gjithë procesit zgjedhor, duke monitoruar zhvillimin e shpërndarjes së materialeve, si dhe aktivitetet e mëpasshme të ditës së votimit dhe numërimit të votave.

Po ashtu, për të siguruar një mbikëqyrje të gjithanshme, grupet e OSCE/ODIHR do të jenë të pranishëm edhe në bashkitë Himarë dhe Selenicë, si dhe në disa bashki të tjera në rang qarku, për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor. Kjo masë vëzhgimi synon të kontribuoni në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë, të ndershëm dhe të besueshëm.

KQZ urdhëron respektimin e heshtjes zgjedhore: ndalohen thirrjet elektorale, përfshirë edhe rrjetet sociale

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e heshtjes zgjedhore nga politika, institucionet dhe përfaqësues të ndryshëm, përfshirë edhe rrjetet sociale.

Njoftimi zyrtar u dha sot nga vetë KQZ (10 maj).

Në të theksohet se subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale në asnjë formë.

 “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në këtë njoftim të postuar në llogarinë e rrjetit social Facebook.

POSTIMET E FUNDIT