Shkruan Zef Ndreka
Tufa e zvarranikëve,edhe sot ne heshtjen zgjedhore merr vemëndje. Sido, votuesi duhet të votojë, pasi voton për veten e vet e të zgjedhe në hapësirat mbushura plot e përplot me zhaba e nëpërka helmuese, ku në çdo rast ju prin bullari, ose më saktë Kryebullari!
Kryebullarët, të frymëzuar prej dimrit të gjatë 50 vjeçarë komunist, rrëfejnë shumë gjatë për plehun, nga vetë kanë dalë, duke u munduar ta mbajnë sa më gjatë kënetën e qelbur apo moçalin ” e ndezur”. Por ti votues, mos u trëmb, mirë është ta japësh kontributin tënd e te ecesh andej nga ti e mendon se 4 vitet e tua janë me te lehta.
Rrëfejnë gjithashtu për lisat, për rrepet e lartë, për tu dukur se se diçka dijnë dhe janë “të pastër”.
Kuak…kuak degjojmë çdo natë tek rrugica e shpresës apo lirisë, bretkosat që këndojnë në kor!
Dhe në ato momente dridhet kallami, dhe ushton moçali politik më fort, moçali ku noton edhe ndonjë ngjalë e pa fajshme, që sigurisht të jep dhimbje.
Ndërkohë, si për ironi qesh bilbili në degën e një lisi, në atë degë të lisit, mbi gjoksin e malit mbi moçal dhe shkruan, reciton ca vargje, më pas këndon një këngë, dhe ja nis mesazh kryebullarit:
Po ç’ke mor kryebullar, me rrapin e lartë, rrapi është rrap, nuk është moçal e baltë!
Nuk është ferrë e drizë, ku zvarritësh ti, rrapi është madhështi!
Edhe me lisin, ç’pate, o bullar i shkretë,
është pjellë e malit, me rrënjë e me degë.
Tej në hapësirë, mbi një gjoks mali,
Rrapi edhe lisi, derdhin flladësi,
Në fundin e malit, rrëzë një mullari,
Kryebullari dhe zhabat, bëjnë dashuri!
Na ishte, ç’na ishte.
Në një moçalishte politike..!