Kreu Blog Faqe 182

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Donald Trump?

0

Shkruan Perparim Beqiri

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht mbështetjen e tij, duke nxitur spekulime. Por ka një postim kundër JD Vance që po ngjall diskutime…

69-vjeçari Robert Francis Prevost, me origjinë nga Çikago, u zgjodh Papë me emrin Leo XIV, duke u bërë papa i parë amerikan në historinë e Kishës Katolike. Zgjedhja e tij erdhi pas katër votave gjatë konklavës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për 1.4 miliardë besimtarë të botës. Prevosti kaloi dekada si misionar në Peru, ku shërbeu si peshkop dhe fitoi përvojë të gjerë kishtare. Në vitin 2023, ai u emërua Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë, një rol kyç në Kurinë Romake.

Entuziazmi i Trump për zgjedhjen e Leo XIV

Presidenti Donald Trump e priti me entuziazëm zgjedhjen e Leo XIV, duke e quajtur atë një nder të madh për vendin. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost. Është një nder i madh të dimë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!” Këto deklarata kanë nxitur spekulime rreth një lidhjeje të mundshme midis dy udhëheqësve, duke marrë parasysh edhe origjinën amerikane të Papës së ri.

Një marrëdhënie personale apo thjesht entuziazëm patriotik?

Aktualisht, nuk ka prova për një marrëdhënie personale midis Papa Leo XIV dhe Donald Trump. Megjithatë, entuziazmi i presidentit amerikan mund të pasqyrojë një ndjenjë krenarie kombëtare për zgjedhjen e papës së parë amerikan. Disa vëzhgues theksojnë se Leo XIV, i njohur për profilin e tij diskret dhe pajtues, mund të përfaqësonte një figurë uniteti në një periudhë polarizimi politik.

A dhuroi Trump miliona dollarë për Vatikanin?

Sipas disa raportimeve në media, Donald Trump i bëri një donacion prej 14 milionë dollarësh Vatikanit me rastin e funeralit të Papa Françeskut. Kjo shumë do të ishte mirëpritur nga Selia e Shenjtë, e cila përballet me një deficit prej rreth 70 milionë eurosh. Dhurimi u pa nga disa si një gjest bujarie, por ngriti gjithashtu pikëpyetje rreth motiveve të mundshme të fshehta, veçanërisht duke pasur parasysh afërsinë e Trump me Kardinalin Timothy Dolan, një figurë me ndikim në Konklavë. Lajmi për donacionin nxiti spekulime se ishte një përpjekje e mundshme për të ndikuar në zgjedhjen e një Pape të ri. Megjithatë, nuk ka prova konkrete që e lidhin drejtpërdrejt donacionin e Trump me zgjedhjen e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV. Konklava është një proces shumë konfidencial i mbrojtur nga rregulla të rrepta të hartuara për të siguruar pavarësinë e vendimeve të zgjedhësve kardinalë.

Postimi i Prevost kundër Vance: Një shenjë e distancës politike?

Në një postim në X të datës 3 shkurt 2025, Robert Prevost kritikoi hapur zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, duke deklaruar: “J.D. Vance gabon: Jezusi nuk na kërkon të klasifikojmë dashurinë tonë për të tjerët”. Mesazhi, i cili u bë viral me më shumë se 4.7 milionë shikime, i referohej një artikulli të botuar nga National Catholic Reporter dhe sinjalizonte një divergjencë të qartë midis Kardinalit të atëhershëm Prevost dhe një figure kryesore të Trump. Ky qëndrim është interpretuar si një shenjë pavarësie nga disa pozicione politike amerikane dhe mund të zvogëlojë hipotezat e një aleance ideologjike midis Papa Leo XIV dhe Donald Trump.

Perspektivat e ardhshme për marrëdhëniet Vatikan-SHBA

Zgjedhja e një Pape amerikan mund të ndikojë në marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Shteteve të Bashkuara. Leo XIV mund të lehtësonte një dialog më të ngushtë mbi çështje globale, si drejtësia sociale, imigracioni dhe liria fetare. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen konkretisht këto dinamika në muajt në vijim.

Ambasada Amerikane: Vota jote nuk ka çmim (mos e shit)

0

Ambasada amerikane reagon sërish me një mesazh të fortë.

Në mesin e akuzave dhe dyshimeve për blerje votash, vjen një postim nga selia e SHBA në Tiranë.

Ndërkohë që euro është rrëzuar plotësisht këtë javë mes dyshimeve për blerjen e votave, SHBA bën thirrje që të mos shitet vota.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim,” thuhet në mesazh.

U.S. Embassy Tirana 

🇦🇱 Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.

🇺

Shiko më shumë
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim."

“Ju dh**fsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë”

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, analistët kanë komentuar një lajm, se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA, edhe pse nuk i është hequr non grata.

Andi Bushati: Kjo është një shpullë fytyre, për gjithë debilat që na kanë çarë kokën “Amerika, Amerika, euroatlantikët, aleati strategjik” e me rradhë. Del një amerikan tjetër dhe thotë të gjithë këto kanë qenë gabim, ju dhjefsha Amerikën e parë, kapni Amerikën e dytë.

Kjo që ka ndodhur nuk është një sukses i madh për Berishën, sepse ai donte aktin, heqjen e non-gratës. Pra gjejnë një artificë, si duket ka një lobim, për të thënë që ti mund të vish në Amerikë.

Pjesa e rëndësishme është pjesa politike, ku thotë, politikat e Biden, të rruspijes që kishim ambasadore, kanë shkatërruar interesat amerikane dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ata që kanë denoncuar rruspijen kanë qenë në krahun e drejtë.

Preç Zogaj: Kam uruar gjithmonë që Sali Berishës t’i hiqet non-grata. Ne nuk mund të flasim për dy Amerika, ka vetëm një, si ajo që e sanksionon dhe ajo që e merr vendimin e kundërt. Jemi te non-grata. T’i hiqet me vendim të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në të cilin denoncohet edhe komploti, ndryshe nuk ka sens.
Se sa e rëndësishme është Amerika edhe për ata që kanë prodhuar narrativë amerikane, e tregon përpjekja dhe lobimi i Berishës për ta hequr. Po të mos kishte vlerë, pse lobon? Vendimi them se duhet të hiqet pa para. Kjo ia zbardh faqen. Nëse pretendohet se është shpallur non-grata mbi një komplot, duhet hequr duke denoncuar komplotin. Ky duket si kompilim i një teksti që kërkon të mos lërë asnjë gjurmë.

Mentor Nazarko: Është produkt lobimi por ata që janë të lidhur me kontratën e lobimit, duan ta mbajnë sa më gjatë klientin. Kjo ishte zbutje në qëndrimin amerikan. Nuk është e personalizuar dhe shprehja “person i përcaktuar”, është zbutur, por nuk kemi kaluar në fazën e mundësisë së udhëtimit. Kjo ndodh kur Ambasada ta thërrasë dhe t’i japë një copë letër për udhëtimin. Fjalia e fundit, kemi një ndryshim, kur thuhet se qëndrimi ndaj Berishës, ka cënuar interesat strategjike të Amerikës në lidhje me Shqipërinë.

Kandidati i PS për deputet kapet në flagrancë duke blerë vota me lekë (VIDEO)

0

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një situatë shqetësuese që sipas tij ka ndodhur në fshatin Podgorie, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas denoncimit, ai thotë se kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Arian Jaupllari, është kapur në flagrancë nga ai vetë, së bashku me shoqëruesit e tij, teksa ndodheshin pranë një banesë në këtë fshat. Qytetari pretendon se ata kanë shpërndarë para në këmbim të votës së banorëve.

Në videon e siguruar nga qytetari, e cila është filmuar natën në një rrugicë të errët të fshatit, shfaqet një automjet që ai thotë se i përket shoqëruesve të kandidatit të PS-së. Në debat verbal me qytetarin që filmon, personat në video prezantohen si të ardhur nga qyteti i Korçës dhe thonë se kandidati ka qenë në një takim në fshat, duke mohuar çdo akuzë për blerje votash.

Qytetari që bën denoncimin insiston se ata kanë vizituar disa banesa dhe akuzon se është kryer shpërndarje parash për të ndikuar votën e banorëve të zonës.

Donald Trump uron zgjedhjen e Papës së parë amerikan Leo XIV

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur zgjedhjen e Papa Leon XIV, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për Shtetet e Bashkuara, pasi për herë të parë në historinë e Kishës Katolike Romake në krye të saj zgjidhet një amerikan.

Në një status në rrjetet sociale, Trump u shpreh i emocionuar dhe entuziast për zgjedhjen e Kardinalit Robert Francis Prevost si Papë, duke theksuar rëndësinë që ky emërim ka për SHBA-në.

“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë,” shkroi Trump. “Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.”

Trump shtoi se mezi pret ta takojë Papën e ri: “Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”

Akademia Kombëtare e Doktrinës Konservatore uron Papën e sapozgjedhur Leo XIV

0

“Akademia Kombëtare e Doktrinës Konservatore”
Uron, zgjedhjen e Atit të Shenjtë në Vatikan.
Hirësia juaj Robert Prevost Frencis, Kardinal Amerikan, Papa Leo XlV kreu i shtetit Selia Shenjtë Vatikan.
Në emrin tim personal, Akademisë Kombëtare të Doktrinës Konservatore AL Urojmë zgjedhjen tuaj :
Ekselenca juaj Papa Leo XlV të keni jetë të gjatë për të mirën e njerzimit në paqe e në veçanësi si kreu i komunitetit 1.5 miliardë KATOLIKË
Lutem pranoni konsideratën tonë më të lartë.
Anëtar “AKDKA”
Mse. Kujtim GJUZI
Tiranë – Shqipëri.
Datë 08/05/2025

Shpata e Edi Ramës “pret kokat e Tom Doshit”

0

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Shkodër dhe Vaun e Dejës ku u godit shtabi elektoral i PSD-së së Tom Doshit për krime zgjedhore.
Autoritetet policore bëjnë me dije se në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Premtimi”, në bashkëpunim me BKH-në, kanë zbatuar vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.
Si rezultat i kontrolleve raportohet se janë sekuestruar celularë, para, tollona karburanti dhe lista me emra qytetarësh që u janë gjetur 6 shtetasve për të cilët kishte vendim kontrolli.
Mes kontrolleve të ushtruara ka qenë edhe një automjet në pronësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Duket se paratë dhe tollonat e karburantit u ofroheshin qytetarëve në këmbim të votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;
-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.” – njoftojnë autoritetet.
Policia thotë se hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

Nesër shpallet Qeveria e re sipas njoftimit të z. Pelinci

0

Shkruan Gjin Musa

Degjoni prof.Pilincin ne daljen e sotme ne TV.SHPRESA.

Ç’FARE FORCE DO KETE?
KU DO AKOMODOHET?
SI DO PAGUHEN?
DO LARGOHET RAMA DHE ZYREN TE J A LIROJE Z.PILINCI?
I BEJE KETO PYETJE PUBLIKISHTE SE FLITET SIPAS Z. PILINCI QE DITEN E DJELE NUK DO KETE VOTIME?
I NDERUARI Z.PILINCI SI KRYETAR I PARTIS SHPRESA DEMOKRATE.
NE SE DITEN E DJELE DO BAHEN VOTIMET ATHERE KU DO FUTEMI NE QE TE KEMI DEGJUAR FJALEN ,TE KEMI. MBESHTETUR SEPSE NA KE FOLUR NE EMER TE SH B A.
UNE DUA TE BESOI TEK TI Z.PILINCI SEPSE BESOI TEK AMERIKA.OK
SHPADHJA DHE PRANIMI I MINISTRAVETE BEN PUBLIK ME BEKIMIN TANE DUHET TE JETE I MIRE STUDJUAR.
SI ANTAR I KESAJ PARTIE NE SE KJO QEVERI NUK FILLON NGA PUNA ME DATEN 15 MAJ KETE BURRA DHE GRA QE TI JU JEPE BEKIMIN NESER MBREMA DO TE JENE TE TURPERUAR PERPARA OPINJONIT PUBLIK.
SI QYTETAR DO JU SYGJEROJA Z.KRYETAR I PARTIS ‘SHPRESA DEMOKRATE’ MOS U NXITONI NE VENDIM MARRJEN TUAJE, ESHTE HERET TE SHPADHESHE QEVERIN,TI NUK KE MARRE VOTBESIMIN E ANTARESIS Z.KRYETAR.
ESHTE E VERTET SE NA KE DEKLERUAR SE UNE PELLUMP PILINCI JAME AMERIKA.
DO DISHEROJA TE MOS DESHTONIM NE KETE VENDIM MARRJE.
PO SI QYTETAR I VENDIT TIM ,SI ANTAR I PARTIS SHPRESA DEMOKRATE E QUAJE DETYRIM NJERZOR TE JU BEJE THIRRJE TE MOS NXITOHENI NE VENDIM MARRJET TUAJA.
PUSHTETI MERRET ME VOTE,NE SI PARTI NUK JEMI FUTUR NE FUSHAT ELEKTORALE.
ESHTE E VERTERT QE JUVE SI KRYETAR KENI DALUR CDO NATE NE TELEVIZION ME DEKLERATA BOMBASTIKE PER KETE DUHET PERGEZUAR Z.PILINCI,PO NUK MERRET PUSHTETI NE TOVOLIN!
NE SE TE KA AUTORIZUAR AMERIKA GJITHCKA BEHET.PO ASHTE E VERTET SEI KE THANE PUBLIKISHTE EDI RAMES TA KAME SJEDHUR ZARFIN NE ZYRE ME FIRME DHE ME VULE.
OPINJONI PUBLIK ESHTE I INTERESUAR TE DI SE KUSHE JU MBESHTET NE KETE NISEM_-?
NE KETE VENDIM MARRJE TE TUAJEN I NDERUARI Z.PILINCI NUK KA ASNJI INDICJE NGA AMBASADA E SHBA DHE AS NGA DEPARTAMENTI I SHBA.
SI DO NDRYSHOHET PUSHTETI? NE TOVOLIN JO,NUK NDODHE NE ASNJI VENDE TE BOTES!!
DUA TA MBYLLE ME DY RRJESHTA!
KRITIKAVE TE PROF.PILINCIT NUK KA DALUR ASNJI MEDIE,MINISTRI APO NGA PRESIDENCA E QEVERIA TU KUNDERVIHET.
FRIGE APO DICKA TJETER,MOS REAGIMI LE SHUME SHIJE TE KEQE PERPARA SHQIPTAREVE,KURE NUK KA FOLUR SALI BERISHA QE NUK KA LENE NJERI PA JU KUNDERVEN KJO E RRIT AUTORITETIN TUAJE Z.PILINCI APO ESHTE DICKA TJETER.
UROJE MA TE MIREN PER POPULLIN DHE KOMBIN SHQIPTARE KU JU SI MISIONAR I CESHTJES KOMBETARE TE REALIZOSHE ANDRREN TUAJE,PO KJO ANERRE Z.PILINCI PA BEKIMIN E SHBA NUK REALIZOHET LEHTE.
KOHA LE TE NA GJYKOI

The Washington Post: Arkitektët e Presidentit Donald Trump zbarkojnë në Tiranë për të sjellë Sali Berishën në pushtet

0

The Washington Post

Chris LaCivita dhe Paul Manafort këshillojnë fushatën e Berishës përballë Ramës, ndërsa lobistët republikanë kërkojnë heqjen “non grata”-s në SHBA

Disa prej strategëve kryesorë të fushatave presidenciale të Donald Trump janë ribashkuar në Shqipëri, në një përpjekje për të ndihmuar kandidatin “trumpian” Sali Berisha në zgjedhjet e kësaj fundjave.

Në ekipin e Berishës janë përfshirë Chris LaCivita, ish-menaxher i fushatës së suksesshme presidenciale të Trump në 2024, Tony Fabrizio, sondazhisti i njohur i Trump, dhe Paul Manafort, ish-kryetar i fushatës së Trump në 2016, i dënuar më parë për lobim sekret në favor të presidentit pro-rus të Ukrainës.

Ky grup po punon për ish-kryeministrin dhe ish presidentin Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike në opozitë, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama për t’i kthyer demokratët në pushtet, ndërkohë që vetë Berisha është në pritje të gjykimit për akuza korrupsioni.
Berisha, i cili shpreson se administrata e re amerikane do të heqë sanksionet që e ndalojnë hyrjen e tij në SHBA, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë 2-vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë me firmën lobuese amerikane “Continental Strategy”, e afërt me republikanët.

Në të njëjtën kohë, edhe Rama ka lidhjet e veta me aleatë të Trump-it. Në dhjetor, kabineti i Ramës miratoi negociatat me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të Trump, për ndërtimin e një resorti luksoz 1.6 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

Gjatë fushatës, Berisha është paraqitur si figurë e ngjashme me Trump-in, duke pretenduar se është viktimë e një skeme politike të mbështetur nga miliarderi George Soros. Fillimisht, ai nisi fushatën me sloganin “Make Albania Great Again” (Ta bëjmë Shqipërinë sërish të madhe), por më vonë e ndryshoi në “Shqipëria madhështore” për të shmangur keqinterpretime politike.

Në shumë vende, lidhjet me Trump-in janë parë si avantazh elektoral, ndërsa në vende të tjera janë kthyer në problem. Në Argjentinë dhe El Salvador, figurat e afërta me Trump kanë shënuar fitore politike të mëdha.

Sipas PD-së, angazhimi i amerikanëve është një arritje e rëndësishme. Partia thotë se konsulentët po ndihmojnë në strategjinë dhe komunikimin publik. LaCivita dhe Manafort janë shfaqur publikisht në ngjarjet elektorale të Berishës.

Ndërkohë, kontrata e PD-së me Continental Strategy ka shkaktuar debate dhe ka çuar në hetime nga SPAK-u. Firma lobuese është paguar nga fondacioni “Make Albania Great Again”, i krijuar nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Nuredin Seci.

Sali Berisha u shpall “non grata” nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, për akuza të korrupsionit të rëndë gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2013. Ai është gjithashtu në proces gjyqësor për korrupsion lidhur me privatizimin e tokave publike.

Në janar, Berisha deklaroi se zgjedhja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin dhe tha se do t’i kërkonte administratës së re të rishikojë shpalljen e tij “non grata”. LaCivita e ka cilësuar Berishën si një “mik të vërtetë të Shteteve të Bashkuara” dhe e ka krahasuar atë me Trump-in si viktima të persekutimeve politike.

Martin Henze, ekspert i politikave delikate, përshëndet me entuziazëm “neutralizimn” e ”nongratës” së Sali Berishës nga SHBA

0

Shkruan Martin Henze

Berlin: Nga Uashingtoni mësova lajmi se administrata Trump ka konfirmuar se presidenti Sali Berisha do të lejohet të hyjë pa problem në SHBA.
Është neutralizuar vendimi non grata, i cili u organizua nga administrata e Blinken (Soros) për arsye politike, bazuar ndër të tjera në dokumente të falsifikuara të autokratit socialist Rama dhe përfshirjen e të njohurit të afërt të Ramës në atë kohë, ambasadores së shkarkuar amerikane Kim.
Në fund të fundit, përfshirja e ekzekutivit Rama, e cila është ndjerë e shfajësuar nga zgjedhjet e manipuluara që nga viti 2013, kishte për qëllim eliminimin e liderit të opozitës politike properëndimore Berisha. I njëjti mekanizëm si në Moskë në rastin e Navalny, përveç se administrata Rama deri më tani i është shmangur një atentati ndaj Berishës, apo Rama e ka ende këtë në mëngë?
Përgjegjësia për veprimet e ekzekutivit më të korruptuar të Europës dhe përgjegjësia politike për përvetësimin masiv të parave të taksapaguesve gjermanë dhe amerikanë që nga viti 2013 e ka Ramën dhe ndihmësit e tij Balla, Veliaj, Basha dhe Alibeaj.
Një ditë e mrekullueshme për sundimin e ligjit, një vendim i madh nga Donald Trump. Trump tregon edhe një herë se ai e di se kush janë miqtë e tij dhe cilët janë armiqtë e tij.
Organizatat kriminale që janë gjithashtu të përfshira në tregtinë e drogës dhe refugjatëve janë një nga armiqtë numër një të shoqërisë amerikane dhe të pjesës tjetër të qytetërimit.
Edhe Sali Berisha është i mirëpritur në Gjermani në çdo kohë.
Si anëtar i Partisë Popullore Evropiane, ai ishte së fundmi i pranishëm në konferencën e partisë CDU të Friedrich Merz.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen sërish në Shqipëri më 11 maj 2025.
Populli shqiptar po frikësohet masivisht nga përfaqësues të organizatës Rama dhe po kryhen të njëjtat manipulime si në zgjedhjet e fundit, gjë që është e papranueshme.
Por një gjë duhet të jetë e qartë për Ramën: lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht, qoftë në Uashington, Berlin apo Bruksel. Ka mbaruar koha e Ramës dhe e shokëve të tij. Ai duhet të japë dorëheqjen.

POSTIMET E FUNDIT