Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, Ergys Isufin, kandidatin për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës.
Isufi ra në pranga pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.
Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor, Isufi është përpjekur fillimisht të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qytetit bregdetar, ndërsa pritet që ndaj tij të ngrihen akuzat për “posedim të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
Policia e Sarandës po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.
Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR.
Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë.
“Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces,” – u shpreh Topalli.
Ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon OSBE-së dhe ODIHR-it të vendosin monitorim ndërkombëtar në Greqi, për të garantuar integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë
Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur në mbështetje të opozitës dhe në të njëjtën kohë kundër regjimit të Ramës. Ambasada amerikane, pasi per shume vite i kishte krehur bishtin kryehajdut Edi Rama, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në votime dhe të votojnë pa frikë.
Është kjo seli që kishte “lista të zeza” për tërë gazetarët që nuk u joshën nga paratëe pista të USAID dhe Soros që sot, sipas shprehjes së bukur tonën “dallëndyshe ktheje ndryshe” përcjellë për herë të parë një mesazh njerëzor, demokratik.
Fitorja e Presidentit Trump, është një ngjarje e madhe, ku gazeta Shqipëria Etnike e ka besuar edhe kur ai ishte i akuzuar nga sejmenet sorosianë.
Me një gjuhë të pastër diplomatike, Shtetet e Bashkuara kanë orientuar shqiptarët në dy prioritetet e ditës së zgjedhjeve që janë prioritet të opozitës për të siguruar fitoren.
E para, dalje masive në votime që kërkojnë Shtetet e Bashkuara sjell fitoren e opozitësb, dhe e dyta, votimi pa frikë është një mesazh kundër regjimit që kërkon të përdorë grupet kriminale për ti bërë presion zgjedhësve.
Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, është mesazhi që Ambasada i ka dërguar qytetarëve, duke i inkurajuar ata të shprehin preferencat e tyre pa presion dhe pa frikë nga ndikime të jashtme.
Ky apel vjen në kuadër të një përpjekjeje për të garantuar që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë dhe i lirë, duke respektuar vullnetin e çdo qytetari.
Ambasada Amerikane gjithashtu ka rikujtuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një element kyç për forcimin e demokracisë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Gjyqtarja me tre mbiemra, Irena Gjoka e cila ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut duke fshehur dënimet në shtetin fqinj nuk është dëbuar 1 herë por dy herë nga Greqia. Pra jo vetëm që është dënuar nga gjykata e Janinës me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim pasaporte, por dhe është dëbuar 2 herë brenda 3 muajsh nga shteti grek.
Në dokumentin e firmosur nga Irena Maneku dhe Stefanaq Gjoka autorizohet Konomi ti përfaqësojë në instancat shtetërore të shtetit grek për të hequr masat e ndalimit të hyrjes në Greqi. Pra, qëllimi i prokurës para noterit Fejzo Behaj, dëshmon më së miri me vetë firmën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia. Pikërisht për këtë ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë.
Publikimi i këtij dokumenti e rëndon edhe më tepër pozitën e drejtueses së GJKKO njekohësisht edhe gjykatëse e proceseve të bujshme kundër politikanë opozitarë, pasi përfocohet dyshimi se ajo ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jashtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.
Dosja “Rama-McGonigal” dhe rrjeti mafioz ndërkombëtar, hija që mund ta dërgojë kryeministrin nga froni drejt qelisë…
Çfarë do të ndodhë me Edi Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit? A do të jetë ai sërish kryeministri që ka drejtuar vendin gjatë katër presidencave amerikane: Obama, Trump, Biden, dhe përsëri Trump, apo fati i tij do të përfundojë pas hekurave, si shumë nga bashkëpunëtorët e tij?
Një fije shumë e hollë ndan këtë dilemë dramatike: Ose do të bëhet një mbret absolut, i paprekshëm dhe i pakontrolluar, ose do të shndërrohet në një të dënuar që e kalon pjesën tjetër të jetës në burg.
Nëse fiton sërish, skenari është i qartë: Rama do të mbretërojë i pacenuar, duke vazhduar kontrollin absolut mbi ekonominë, politikën dhe mediat. Por, në rast humbjeje, panorama bëhet shumë më komplekse dhe e frikshme.
Në këtë opsion negativ për të, do të rihapen me forcë hetimet për dosjen Rama-McGonigal, ende aktive dhe nën shqyrtim për skandalet ekonomike dhe diplomatike, ku janë implikuar rrjete mafioze dhe agjenturore nga Tirana drejt Kinës dhe Rusisë, duke cenuar edhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Në këtë rast, shqiptarët do të përballen me zbulimin e hidhur se cilët oligarkë dhe mafiozë kanë përfituar miliona nga taksat e tyre, pasi lista e bashkëpunëtorëve të Ramës është tejet e gjatë dhe eksplozive.
Ndërkohë, edhe Ilir Meta, duke shfrytëzuar urrejtjen ndaj drejtësisë, po tërhiqet drejt politikës aktive, për të rimarrë kontrollin e Parlamentit. Mediat pranë krimit të organizuar, duke luajtur lojën e tyre manipulative, po amplifikojnë zërat që mbrojnë Metën dhe interesat e vjetra të elitës së korruptuar, duke shpresuar në ringjalljen e pushtetit të tyre.
Forca e këtyre grupeve mbetet reale, por perspektiva që rendi i ri politik të digjet në zjarrin e interesave të vjetra, të atyre që kanë duart të lyera me krim dhe gjak, nuk mund të konsiderohet thjesht një rrezik kalimtar. Është një kërcënim serioz për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë./Pamfleti
Sot është një ditë e shenjtë për Kombin Shqiptar, e cila do të ngelet e tillë në gjithë ekzistencën tonë nacionale.
Eshtë ditëlindja e Gjergj Kastriotit (Skenderbeu), i cili ishte atleti i lirisë, krishterimit e oksidentalizmit, pashaporta e Europës tek e cila duam të integrohemi sot.
E zgjodha pikërisht këtë datë për të realizuar një edicion special t “Sofrës Dardane” në zemër të Shqipërisë.
Ky aktivitet panshqiptar që vijon prej afro 25 vitesh, sidomos në konteksin ku ndodhet kombi ynë nuk është thjesht kulturor e artistik por edhe politiko-strategjik.
Situata e rëndë që ka sjellë oligarkia politike më korruptive në Shqipëri, mbrapshtia e qeverisë në Kosovë, kanosja e rëndë që po ju bëhet të drejtave universale të fituara me gjak në Maqedoninë e Veriut, harresa e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) nga lidershipi shqiptar, pazaret e ndyra herë të fshehta e herë hapur me kauzën çame për pushtet, apo dhe kusaria shoviniste që tenton t”ju bëhet pronave shqiptare në Ulqin në Mal të Zi e bëjnë imperative reflektimin tonë të thellë kombëtar.
E në këto kushte jo vetëm festimi por mbi të gjitha mejtimi mbarëshqiptar dhe udhëtimi në kujtesën e largët por krenare të Gjergj Kastriotit është një apel përmes artit për bashkim e drejtim serioz e idealist të trojeve tona.
Natyrisht që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar të cilin unë drejtoj ka zgjedhur rrugën e bashkimit etnik kulturor si rrugën me të ndjeshme të bashkimit e unifikimit shpirtëror.
Kultura, gjuha e historia janë elementët me relevantë të shpirtit tonë kudo ku ka troje dhe gjak shqiptar.
Ky postulat te unë dhe të gjithë ata që më kanë përcjellë e mbështet në këtë udhëtim të vështirë e sfidues por dhe krenar e frymëzues ka qënë një mision që ma ka diktuar geni dhe nëndija atdhetare dhe i tillë do ngelem.
Bashkimi ynë, euroatlantizmi dhe integrimi përrmes gjithë shanseve që na jep koha duhet të masivizohet, por së pari duhet të inkorporohet në ndërgjegjen e secilit.
E pikërisht sot në këtë ditë të shenjtë unë gjeta rast të përmbyll edhe udhëtimin tim politik euroatlantik elektoral për zgjedhjet e 11 majit si kandidat për deputet në kryeqytet.
Përpara tubimeve në hotele luksove e klisheve retorike politike unë preferova ta përmbyll me lahutën e flamurin e Deçiçit të Ded Gjon Lulit, me folkun trimëror të Drenicës së Azem Galices., Shaban Polluzhës e Adem Jasharit, me veshjet unifikuese të Malësisë, me kërcimin mistik të Osman Takës në tehun e singisë me kërcimin vendçe të Malësisë së Gjakovës, tani pjesë e UNESCO-s, me ritmet brilante të Karadakut, me mesazhet e folkut të Dibrës Madhe, me këngët hymn të UÇK- së së lavdishme që na sjellin në vemendje thyersit e kufijve të vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Fadil Nimani, Njazi Azemin.
Me këngën Piskamë të Preshevës, duke bërë kështu një kolazh të bukur të trojeve iliro-dardano-srbërore!
Të nderuar pjesëmarrës!
Ky bashkim shpirtëror e kulturor është një prelud i takimit të madh që euroatlantikët do të bëjnë me dt 8 maj në pallatin e sportit Asllan Rusi në orën 19-të, ndaj në këtë ditë të shenjtë të ditëlindjes së simbolit kombëtar e shtetëror Gjergjit tonë ju bëj thirrje shumë vllaznisht por tepër shqiptarisht ejani me ne.
Shqipëria meriton më shumë!
Motra dhe vëllezër:
Mirë se keni ardhur në këtë ditë të shenjtë për të festuar por edhe për të reflektuar e besatuar se misioni ynë vazhdon.
Atdhetaria nuk të pasuron materialisht por të jep një pasuri të paçmuar e të pamatshme shpirtërisht ndaj të gjithë së bashku të jemi krenar për misionin tonë.
Po i mbyll këto rreshta me një fjali të thjeshtë por plot kuptim të Roberto Benjinit:
“Jeta është e bukur jo vetëm kur je mirë ti sot por kur mendon e punon për vendin tënd pandërprerë…sot dhe mot”.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, u pyet nga gazetari Denis Minga edhe për një deklaratë të bërë disa javë më parë, ku shprehej se nuk kishte probleme për të kaluar oqeanin, ndërsa paralajmëronte edhe një “surprizë’ të këndshme.
Sipas analistit Arion Sulo, “surpriza” për të cilën foli kryeministri mund të ishte ndonjë udhëtim në SHBA para zgjedhjeve, për të treguar se ka mbështetje nga amerikanët.
Teksa përmendi si taktikë foto me figura të larta, Rama iu përgjigj duke thënë se kur ka bërë foto me Barack Obamën ka qenë tjetër njeri.
Me ironi, kryesocialisti iu përgjigj duke thënë se “tani pyetja është kush bën foto me mua, jo me kë bëj foto unë.”
Arion Sulo: Surpriza nuk bëhet. Ishte për SHBA.
Edi Rama: Pse duhet të kishte ndodhur në kohë, vura ndonjë afat unë? Gjatë zgjedhjeve duhet ta bëj unë?
Arion Sulo: A pse duhet të shkosh pas zgjedhjeve? Të merrni ndonjë mbështetje dhe logjike është para zgjedhjeve? Si të gjithë ju që keni bërë foto atje me Obamën, me Trumpin, për të thënë se keni mbështetjen e presidentëve amerikanë…Surpriza ishte që të shkoje para zgjedhjeve gjasme.
Edi Rama: Arion, kur kam bërë foto me Obama-n, unë kam qenë shumë i vogël. Tani jam tjetër njeri. Kam qenë i vogël dhe bota ka qenë e re për mua në atë aspekt. Bota ka qenë e re, tani pyetja është kush bën foto me mua, jo me kë bëj foto unë.
Arion Sulo: Nga shqiptarët apo edhe në botë kështu?
Edi Rama: Kush bën foto me mua në kuptimin me kë qëlloj që bëhen foto në këtë sens e thashë. Jo kush bën foto se shqiptarët bëjnë foto me mua nga të katër anët.
Arion Sulo: Surpriza ishte për një vizitë në SHBA, ju thoni jo ok.
Mbi 130 kardinalë sot fillojnë ritualin e fshehtë, shekullor për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut, duke hapur konklavën më të larmishme gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit.
Kardinalët, nga 70 vende, do të mbyllen nga bota e jashtme, celularët e tyre do të dorëzohen dhe valët rreth Vatikanit do të bllokohen për t’i penguar ata nga të gjitha komunikimet derisa të gjejnë një udhëheqës të ri për kishën 1.4 miliardë anëtarëshe, raporton AP.
Françesku emëroi 108 nga 133 “princat e kishës”, duke zgjedhur shumë pastorë sipas imazhit të tij nga vende të largëta si Mongolia, Suedia dhe Tonga që nuk kishin pasur kurrë një kardinal më parë.
Vendimi i tij për të kapërcyer kufirin e zakonshëm të 120 elektorëve kardinalë dhe për të përfshirë më të rinj nga “jugu global” – ato vende shpesh të margjinalizuara me ndikim më të ulët ekonomik, ka injektuar një shkallë të pazakontë pasigurie në një proces që është gjithmonë plot mister dhe pezull.
Shumë nuk ishin takuar me njëri-tjetrin deri javën e kaluar dhe u ankuan se u duhej më shumë kohë për t’u njohur me njëri-tjetrin, duke ngritur pikëpyetje se sa kohë mund t’i duhet një njeriu për të siguruar shumicën e dy të tretave, ose 89 fletë votimi, të nevojshme për t’u bërë Papa i 267-të.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” foli për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e PD pas zgjedhjeve të 11 majit.
Teksa u ndal në rezolutën e PD që u miratua në PPE, Berisha zbuloi ndër të tjera se para zgjedhjeve do të vijnë delegacione shumë të rëndësishme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Evropës.
“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.
Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edhe një për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”-tha Berisha.
Teza që Irena Gjoka dhe dënimi i saj në Greqi është tregues i dështimit të Reformës në Drejtësi është sempliste, idiote dhe që fsheh të vërtetën e hidhur të drejtësisë së deformuar që në gjenezë. Vendimi i Janinës nuk është as gjethe fiku që të mbulojë përgjegjësinë e udhëheqësve politikë për kolapsin e sistemit.
Irena Gjoka ndoshta ka kusuret e veta, por nuk është ajo arsyeja pse drejtësia e reformuar sillet si bolshevike.
Meqë ra fjala Irena nuk është e vetme. Ka edhe të tjerë që kanë kusure për të larë. Kurrë se kam kuptuar pse duhet ti fshehin përpjekjet për një palë letra greke me thënë të drejtën?!
Sa shqiptarë janë zhgarravitur në Greqi, Europë e Amerikë për një palë letra? Gjykatësit e prokurorët e sistemit tonë shqiptarë janë, si ne. (Pastaj ato që kanë letra amerikane janë rracë superiore nga këto me letra greke?)
Sidoqoftë, prap them se kusuret personale të gjykatësve e prokurorëve të sistemit të sotëm nuk mund të justifikojnë reformën e dështuar dhe kolapsin e sistemit të drejtësisë.
Ja ta zemë se Irena Gjoka qenka e keqe, po gjykatësit e tjerë aty, në apel, në gjykatën e lartë e në atë kushtetuese pse nuk vendosin ndryshe nga ajo?! Apo të gjithë janë të dënuar nga Greqia?!
Ja pra që nuk janë ata që shërbejnë sot në sistem problemi, por është vetë sistemi. Shkatërrimi i ballancave ndërmjet pushteteve, shpartallimi i garancive për një proçes të rregullt ligjor, vendosja e gjykatësve nën trysninë e prokurorëve, hartimi i ligjeve që lejojnë dënimin e mendimit, lejimi i arresteve me dyshime (pra pa prova), fillimi i ndjekjes penale me anonimë dhe kallëzues popullorë e të tjera si këto nuk janë probleme që i justifikojnë të zezat e Irena Gjokës dhe të tjerëve në sistem.
E përsëris, kush ka kusure për të larë le ti lajë. Por asnjë garanci nuk ka që një tjetër në vend të Irena Gjokës do jetë më e/i mirë.
Është çështje sistemi, jo personi.
Kush arsyeton me mendje të lirë e të ftohtë kështu e sheh këtë gjë.
Kush mendon se ka gjetë fajtorin tek emri i radhës që shërben në sistem ose ka hall personal dhe nuk i intereson publikja ose është mendjengushtë populist që do të bëjë interesantin.
Duhen reforma të vërteta jo përrallat e njohura me letra greke.