Kreu Blog Faqe 187

Fati i luftës në Ukrainë

0

Shkruan Zef Ndreka

Është viti i tretë i luftës pushtuese në Ukrainë dhe fati i saj, tashmë duket i përcaktuar, ose i paracaktuar. Pak a shumë ai fat mbetet realisht dhe faktikisht në duart e USA-ve, për shumë arësye, për të patur një zgjidhje përfundimtare, si forca kryesore e Natos dhe si lideri i demokracisë në botë.
Por, cili do jetë fati përfindimtar i Ukrainës?
A mos duket se bota demokratike, pra USA dhe BE e lanë në mes të udhës ndihmën për të?
Çfarë fitoi Zelenski nga rezistenca dhe sa do të rezistojë ende përballë Trump-it dhe Putin-it?
Shumë pyetje të tilla e të ngjashme me to kërkojnë një spjegim, një përgjigje.
Por duket qartë se plani i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka funksionuar ende për një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Ai kishte premtuar në fushatën e tij disa herë, se brënda muajit të parë të mandatit të Presidentit, do të arrije një plan paqeje dhe armëpushimi. Por që praktikisht nuk ia arriti. Ende sot, gadishulli i Krimesë dhe katër zona të tjera të pushtuara kontrollohen pothuaj plotësisht nga Rusia.
Në një kuptim, Rusia u liçensua apo e mandatua nga Trump për tu zgjeruar, për të marrë tërësisht Krimenë dhe pas një periudhe ende të papërcaktuar, mund të ndodhë të marrë edhe zonat e tjera të pushtuara tashmë, por përmes formave të tjera që gërshetohen me dhunën ushtarake dhe referendumet demokratike pikërisht në këto zona të kontrolluara nga Rusia.
A është e drejtë që po faktorizohet tani Rusia, në kohën kur Europa euroatlantike dhe më parë Amerika gati sa nuk e lëshuan në gjunjë atë, duke e mbështetur politikisht dhe duke e ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, madje për të nisën proçedurat për ta anëtarësuar njëkohësisht edhe në BE dhe në Nato, për ta futur në ombrellën mbrojtëse të saj?
Por çfarë ndodhi dhe përse Ukrainës tashmë ju pre rruga për tu futur anëtare e Natos?
Veç të tjerash, a është një strategji për ta dobësuar këtë strukturë politiko-ushtarake e më tej, për të dobësuar Europën edhe ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht?
Nisur nga e verteta, ku vatrat e luftës të përhapura anembanë botës, forcimi i Kinës si në ekonomi dhe ushtri, problemet në Israel, në Iran, në Taiwan etj diktojnë një formë tjetër aleancash si nga SHBA-te, Rusia, Kina, Anglia, Europa, India, Australia, Kanadaja etj.
Por kalojmë tek Ukraina, së pari:
A do ta humbasë ishullin e Krimesë?
Nisur nga pikëpamja historike dhe linguistike, mendoj gadishulli i Krimesë edhe i takon të jetë pjesë e Rusisë. Ashtu siç më tej rusët, pretendojnë edhe për territore të tjera të saj që mbahën pothuaj tërësisht të kontrolluara nga pushtimi ushtarak rus.
Nga kontaktet apo takimet e niveleve të larta, nga presionet që janë bërë virale, nga terheqjet pak a shumë të imponuara të lidershipit ukrahins, mundet shumë shpejt që harta politike dhe gjeografike e Ukrainës të ndryshojë.
Dhe ky ndryshim, sigurisht do të shoqërohet më pas me aleanca të diktuara politiko-ushtarake mes shtetësh kufitare të Ukrainës, siç është psh Polonia, një vend i BE-së dhe anëtarë i Natos, dhe shtete të tjera rreth saj.
Por Zelenski, përveç agresionit ushtarak, gjendet gjithnjë edhe përballë presioneve të tjera, siç janë kërkesat për të lëshuar me konçensione pasuri mineralesh të rralla, territore, heqje dorë nga kërkesat për aleanca ushtarake, e mbase edhe për në BE.
Nuk mund ta themi me siguri 100%, se Ukraina ka filluar shkërmoqjen e një pjese të saj me bekimin dhe tashmë ndihmën politike e diplomatike amerikane, e direkt të Presidentit Trump.
Ndarja e zonave të influencave e detyroi Trump-in të rifaktorizojë Rusinë. Por ky faktorizim ka imponuar Europën perendimore të shtojë fondet ushtarake drejtë një riarmatosje progresive, po ashtu të Japoniaë dhe vendeve të tjera aziatike, por njëkohësisht, duke u zbehur roli i liderit moral amerikan në Europë. Kjo tashmë po ndodh. Sepse USA-të krijuan preçesentin me njohjen e një territori të aneksuar si Krimeja.
A do të ketë precedente të tjerë?
Për ngjashmëri, çdo të ndodhë më vonë me Tajwanin?!
Si do të veprojë Kina?
A do të ketë më tej edhe atje ndryshime të hartës gjeografike e politike?!
Sido që të ndodhë, nuk mendoj se amerikanët sado vonë, do të mund të largohen nga doktrina e tyre historike për paqe, siguri e demokraci, megjithse me Ukrainën devijuan…

Establishmenti politik nuk mund të shpërbëjë kodin tonë kombëtar gjenetik!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Në ethet elektorale një retorikë mbizotëron partitë dhe liderët e vjetëruar e të denatyruar politikë Rama-Berisha.
Ajo që ju tundin me histerizëm e patetizëm shqiptarëve është karta e euro-atlantizmit.
Njëri me pasaportën e BE-së e tjetri me dashurinë e përtej Atlantikut të cilin e ka të ndaluar ta kalojë përbetohen rrejshëm në mitingje e mediume.
E verteta është krejt ndryshe dhe e dhimbshme.
Ky establishment që sundon vendin përmbi 3 dekada jo vetëm nuk e ka seriozisht vokacionin perëndimor euroatlantik por materializon antipodin e tij:
Sundimin neo otoman, sulltanor e autokratik.
Po ashtu është realitet që ata janë shndërruar në bufonë politikë e human të pabesueshëm përveçse të një pakice të cilës ja kanë helmuar e deformuar për arsye të ndryshme interesi subkoshiencën e tyre.
Natyrisht që në parim nuk ka gjë më të lehtë sesa të rrëzosh nga froni këtë klasë të mbrapshtë e të diskretituar politike, por fuqia e hajnisë dhe korrupsionit i ka betonuar si kullat dhe duan shembje jo pa mundim nga themelet.
Fuqinë që jua jep pasurimi korruptiv e kriminal për linçimin e euro atlantizmit e kanë deshmuar në vitin 2021 teksa kusaruan poshtërsisht mandatin e kryeministrit të vetmit lider potencial me mentalitet e vizion euroatlantik Lulzim Basha.
Me thasët e dollarëve të korrupsionit Edi Rama arriti të blejë deri kryeagjentin e FBI-së Charles McGonigal, ndërsa sot Sali Berisha me të njëjtin stil të paligjshëm e kriminal mbush kontot e “lobistëve” në SHBA me miliona dollarë.
Arsyeja e të dyve është e njëjtë:
Mosdorëzimi i pushtetit duke e atrofizuar komplet demokracinë dhe principet e saj bazë si në rastin më të keq të diktaturave e sulltanatëve primitive mesjetare.
Paradoksi nuk qëndron në udhën e tyre të mbrapshtë e pa kthim për në faktin se ky fenomen anti perëndimor, anti demokratik po gjen terren në vendin me euroatlantik në kontinent, në Shqipëri.
Për hir të së vertetës kjo situatë alarmante të sjell pesimizëm masiv nacional.
Shumëkush ka të drejtë të mendojë se vetëm ndryshimet konstitucionale formale kanë ngeluar për të ligjëruar në Shqipëri jo vetëm autokracinë por haptas monarkinë e hajnisë.
Por besoni se atëherë kur duket se është fundi pikërisht aty këputet dhe zullumi.
Dhe këta zullumqarë, hajdutë e besprerë me shqiptarët në realitet as e duan dhe as aspirojnë Shqipërinë euroatlantike se aty është çjerrja e maskës dhe fundi i tyre politik.
Darvini e plot shkenctarë në botë kanë argumentuar se geni njerëzor nuk zhduket dhe as tjetërsohet.
Geni i shqiptarëve është euroatlntizmi i cili përmes koalicionit Euroatlantik edhe politikisht po konkuron në këto zgjedhje hapur, jo vetëm me nominacion por dhe me vokacion të qartë.
Me program e ide të sanksionuara mbi princimet bazë të demokracisë perëndimore ju siguroj se ky front anti establishment ka të ardhme të sigurtë.
E ardhmja është tek Koalicioni Euroatlantik pasi pas 11-majit asnjëra nga partitë e vjetra nuk do ketë fuqinë të drejtojë.
Koalicioni Euroatlantik do të marrë fuqinë por dhe imponuese nga votëbesimi i sovranit.
Rezultati i Koalicionit Euroatlantik do të jetë surprizues.
Mercenarët mediatik politik, sonduesit e blerë do të mbeten pa tekst pas 11-majit.
Sovrani do të votojë ekipin e koalicionit Euroatlantik me kandidatët me integritet të lartë profesional e moral, programin ekonomik e doktrinën politike të shkëlqyer.
Kjo nuk është fantazi politike por deduksion i një rrugëtimi logjik.
Data 11-maji do të jetë surpriza që do përkëdhelë shpresën shqiptare.
Shpresa e shqiptarëve është Koalicioni Euroatlantik me nr 4.

Edhe këta Kardinalë, mund të zgjidhen si Papë

0

Shkruan Kostantin Luçi

Shumë prej jush mund të keni parë në listën e kardinalëve disa që nuk janë të veshur si të tjerët: pa rrobën e kuqe tradicionale të kardinalëve.

Shumica prej tyre janë Kardinalë Katolikë Lindorë, dhe veshja e tyre pasqyron traditat e pasura të Kishave të tyre lokale, jo të Ritit Latin (Romak). Megjithatë, ata janë plotësisht katolikë dhe në bashkim të plotë me Papën në Romë.
Disa tre prej tyre:
1- Kardinali Baselios Cleemis, nga Kisha Katolike Syro-Malankare në Indi.
2-Kardinali George Alencherry, nga Kisha Katolike Syro-Malabareze, gjithashtu në Indi.
3- Kardinali Mykola Borys Gudziar, nga Kisha Katolike Greke Ukrainase.
Ata vijnë nga Kisha Katolike që ruajnë tradita të lashta lindore në liturgji, veshje, muzikë dhe spiritualitet, duke mbetur 100% katolikë. Kjo është bukuria e Kishës Katolike: unitet në diversitet.
Tani, pyetja e madhe është:

A mund të zgjidhet një Katolik Lindor si Papë?
Absolutisht PO.
Por çfarë ndodh nëse një Kardinal Lindor bëhet Papë?
Ai do të bëhej Ipeshkv i Romës, që automatikisht e vendos atë në Kishën Latine.
Ai mund të vazhdojë të kremtojë liturgjitë lindore personalisht, duke nderuar origjinën e tij, por do të kryesonte meshët e Ritit Latin si papë.
Ai bëhet bariu universal i të gjitha 24 Kishave Katolike, Latine dhe Lindore, duke mbajtur titullin Papë, Zëvendës i Krishtit dhe “Pasardhës i Shën Pjetrit”.
Imagjinoni bukurinë dhe pasurinë që një papë i tillë do të sillte, një dëshmi e vërtetë se Kisha Katolike nuk është vetëm romake, por globale, e larmishme dhe e bashkuar në besim.
Pra, herën tjetër që shihni një kardinal të veshur në një mënyrë unike, kujtoni: Ai është po aq kardinal sa ai me të kuqe, dhe mund të bëhet një ditë papë.

Jo vetëm politikë…

0

Guvernatorja e Michigan Gretchen Whitmer ndau një përqafim të hapur me Presidentin Trump, ndërsa ai mbërriti në Michigan të martën.
Trump erdhi për të shënuar 100-diteshin e tij në detyrë në një tubim në mbrëmje. Por ai gjithashtu njoftoi një mision të ri me avionë luftarakë me Whitmer në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Selfridge.
“Puna ime është të bëj gjënë e duhur për njerëzit e Michiganit,” i tha ajo Associated Press pas paraqitjes së saj me Trump. “Nuk po mendoj për asgjë përtej kësaj, dhe e di se është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë.”

Bilal Shehu bëri burg për 80 mijë $ të Edi Ramës për një takim me Barack Obamën dhe Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin

0

Gazetari Artan Hoxha, Edi Rama ka përdorur paratë dhe burimet njerëzore në mënyrë të frikshme që të lobonte për veten e tij, dhe jo për Shqipërinë.

Hoxha ka sjellë në vëmendje rastin e Bilal Shehut i cili u dënuar në Amerikë, se kishte paguar 80 mijë dollarë të Edi Ramës, që ky i fundit të futej në një takim të presidentit Amerikan të kohës, Barack Obama.

Hoxha u shpreh se, Rama nuk u lejua të futej në takim, por i lejuan të bënte një foto, ndërsa Bilal Shehu bëri edhe burgun e Edi Ramës, sepse kishte shkelur ligjet amerikane.

‘Task Forca e krijuar për të monitoruar zgjedhjet, ka qenë një krijim, me mbështetje financiare nga pas nga Ambasada Britanike.

Një javë më parë, pamë se si prokurori i Përgjithshëm, ai i SPAK raportuan para ambasadorëve ndërkombëtarë që ndodhe në Tiranë.

Ata kanë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, para zgjedhësve dhe forcave politike shqiptare, të cilët janë aktorët që marrin pjesë në proces. Pra nëse kanë konstatuar problematikë, duhet të ua kërkojnë atyre, duhet tu thonë atyre dhe shqetësimet që kanë, dhe të marrin edhe shqetësimet që kanë forcat politike.

Duhet të raportojnë tek aktorët që marrin pjesë në zgjedhje se, çfarë kanë hasur, çfarë kanë konstatuar dhe çfarë problematikash ka fushata zgjedhore deri më tani dhe ku po veprojnë realisht.

E kjo duhet bërë para 11 majit, se pas 11 majit nuk ka vlerë. Nëse Rama fiton zgjedhjet, ai të jep kë të duash, jo Belindën, por kë të duash, zgjat dorën dhe merr kë të duash.

Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit nga Rama është se, ai ka përdorur në mënyrë të frikshme, burimet njerëzore, burimet financiare, për të bërë lobing dhe për të pasur përkrahje dhe mbështetje tek ato që janë sot fuqitë madhore në politikën globale.

Fillimisht në SHBA dhe tashmë i kemi të provuar, dhe pastaj në vendet kryesore të BE. Praktikisht Edi Rama nuk loboi për interes të Shqipërisë, por për interes të vet.

Rasti i Bilal Shehut, atij taksixhiut në Nju Xhersi, kur Rama ishte akoma në opozitë. Çfarë bëri? Filloi një operacion që në shtator 2012, gjeti mënyrën se si do të shkonin në Nju Xhersi dhe shkuan në emër të Bilal Shehut dhe gruas së tij.

Këto para që shkuan atje në rrugë bankare, dhe u përkthyen në çeçe që do çoheshin në aktivitetin e 8 tetorit në San Francisko ku do të mblidheshin fonde për presidentin e kohës, Obama. 70 mijë dollarë shkuan në emër të Bilal Shehut dhe 10 mijë dollarë shkuan në emër të gruas së tij.

Ligji i SHBA e ndalon financimin nga shtetas të huaj dhe prandaj u përdorën dy shtetas shqiptarë që ishin qytetarë amerikanë, për të shfrytëzuar pikërisht këtë hapësirë që lejonte ligji amerikan.

Bilal Shehu u dënua dhe e bëri burgun dhe për Ramën’, tha Artan Hoxha.

Ditar Fushate (4)

0

Shkruan Lutfi Dervishi

1.
Në zonën ku kandidon Ministri i Brendshëm, siguria është aq e lartë sa edhe vetë armët ndihen të mbrojtura. Një qytetar hyn me Skorpion në dorë në zyrën elektorale të një partie për të bërë atë që nuk e bën kushdo: sqarimin politik me breshëri.
2.
Në Shkodër, PS-ja ka zbuluar skandalin e madh: një kandidat i opozitës ka guxuar të vishet me kostum! Dhe e kritikonte Bashkinë me kravatë në qafë! Shkelje e rëndë e etikës që kërkon përballje me pantallona treçerekëshe.
3.
Në Elbasan, kandidatja e shumicës po merr masa ndaj një peme që kishte bërë krimin më të madh: i zinte dritën posterit “Shqipëria 2030”. Mbetet për t’u parë nëse edhe zogjtë që cicërojnë para sloganit do paditen për terror akustik.
4.
Një kandidate, e cila ka vendosur të luftojë për “gallatë” dhe jo për mandat, vazhdon të prodhojë video që mbledhin më shumë klikime se vota. Me këtë ritëm, më 11 maj mund të shpallet Deputete e Gallatës dhe Ministre e Vetëtalljes Publike.

Zgjedhjet e 11 majit në arrest kardiak

0

Shkruan Azgan Haklaj

Sot kur fushata zgjedhore po i drejtohet finishit në një vend që mendon ti qaset normalitetit demokratik të gjitha forcat politike e kryesisht ato që kanë bartur dhe pretendojnë qeverisje duhej të ishin në fazën e fundit të shpalosjes e shpjegimit të programit të tyre.
Për fat të keq kjo jo vetëm nuk po ndodh por gjithçka është përçudnuar e injoruar.
Program nuk ka te oligarkia politike PS-PD!
Edi Rama përveç tallavasë e kërcimeve të neveritshme të marionetave të tij në vend të programit ka zgjedhur dialogun e polemikat qesharake me Vrenozin!
Ndërsa Sali Berisha me një stil kopjac mendon të intrigojë elektoratin me stilin “àla Trump”.
Ai duke vendosur kapelen si Trump mendon se hipnotizon njerëzinë si Aladini me llampën e tij të mrekullive.
Nje teatër që jo vetëm është i shpifur e neveritës por nënçmon inteligjencën e kombit tonë.
Nuk ka paradoks më të madh se të flasësh për projektin e “dhimbshurisë” për një shumicë shqiptarësh që janë nën nivelin e varfërisë e të dërgosh miliona dollarë lobingu privat në kontot e avokatëve më reputativë e më të shtrenjtë të globit.
Ndërsa “bossi” i pagesës së lobingut nuk figuron të ketë dhënl asnjë cent donacion.
Eshtë i pashpjegueshëm ky lloj “patriotizmi” e solidariteti për të investuar 6 milion’ dollarë kur për termetin e fundit në Shqipëri komuniteti ynë atje mblodhi gjithsejt 700000 dollarë.
Nuk ka tallje më të madhe sesa të ligjerosh për rritje pensionesh apo minimum jetik teksa natën firmosen për krimin e oligarkinë dhjetëra kulla në Tiranë.
De facto zgjedhje nuk mund të ketë në këtë situatë pasi arkivolit të tyre i është vënë kapaku dhe presim ditën e funeralit formal me 11 maj.
E vetmja shpresë që është në kushtet e pamundësisë për të gjurmuar këtë krim shumë dimensional është SPAK-u.
Unë besoj në integritetin e tij por në fakt as numerikisht nuk mund ta mbulojë me modesti gjithë këtë baterdi.
Gjithsesi Rilindja dhe Rithemelimi, Rama – Berisha përkundër trukeve e parave të zeza që po përdorin për tjetërsimin e vjedhjen e zgjedhjeve nuk do ja dalin deri në fund…
Ka gjithmonë një pikë vlimi dhe kjo po vjen.
Do ta mbyll refleksionin tim me një shprehje si paralajmërim për dyshen shkatërrimtare të demokracisë Rama-Berisha…
“Bëni kujdes se vrima e miut do t’ju duket sa tuneli i Llogarasë…”

Mësojeni çfarë do ju ndodhë!

0

Shkruan Çim Peka

Kompania e lobingut po punon fort, dhe jo për Sali Berishën. Por për “çunat e Gysit”.

Nga nesër keni marrë urdhër të filloni shpërndarjen masivisht të parave, të kërcënoni në rrugë familjarë të kandidatëve me banditë dhe me telefona nga burgu.

Por nga nesër në Departamentin e Shtetit ka një grup që do informohet në kohë reale. Kompania e lobingut është për ju që kryeni këto krime, të shpalleni Organizata Terroriste. Mbajeni mend kete. Nuk ju shpëton dot “Gysi i Vlorës”.

Koha kur opozita nuk kishte ku të ankohej, dhe pa miq në Uashington, ka mbaruar.

Dhe ju që do angazhoni bandat, jeni të mbaruar.

P.S: Dhe një gjë për Altin Dumanin:

Meqë nuk e shikon që “Gjushi”, që duhet të jetë në arrest shtëpie, është rrugëve çdo ditë në takime me “Gysin e Vlorës”, do t’ia sjellim ne të paketuar me prova se si lëviz dhe shantazhon çdo ditë e çdo natë. Duke filluar që mbrëmë me drejtorët pranë prefekturës!

Kur nënshkrova kontratën për filmin, “Gladiatori”, më ngjante se nënshkrova fundin e karrierës

0

Shkruan Fatmir Shqarri

Kur nënshkrova kontratën për realizimin e filmit Gladiatori, ende i mbaj mend shikimet e mosbesimit që më rrethonin. Më dukej sikur sapo kisha nënshkruar dënimin me vdekje të karrierës sime.
Dikush, me një gjysmë buzëqeshje, më tha: “Bëre mirë që aktrove në L.A. Confidential… të paktën njerëzit do të të kujtojnë për këtë, përpara se ky film të të shkatërrojë.”
U përpoqa t’u shpjegoja se ishte një projekt i drejtuar nga Ridley Scott, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinemasë. Por nuk i binda.
“Filma me Shpatë? Roma e Lashtë? Askush nuk dëshiron t’i shohë më. Janë zhdukur, si vetë Perandoria,” më thanë ata. “E fute veten në telashe, Russell.”
Me thënë të vërtetën, as unë nuk isha i qartë.
“Në fillim nuk kishim as një skenar të përfunduar. Vetëm 21 faqe, dhe jo shumë bindës. Por ishte një film i Ridley Scott, dhe doja të punoja me të.”
E dija që rreziku ishte i madh.
“Shumë shokë e miq më thanë se kjo ishte çmenduri. Askush nuk donte të shihte më filma me tunika dhe sandale. Më thanë, pse doja ta shkatërroja karrierën time në atë mënyrë.”
Por brenda meje ndjeja se historia kishte një shpirt. Ishte një rrëfim nderi, hakmarrjeje dhe shpengimi.
“I besoja instinkteve të mia. Ndjeva se historia kishte diçka të veçantë, diçka të përjetshme. Luftova çdo ditë në shesh xhirimi për ta bërë të vërtetë.”
Dhe pastaj, mrekullia: Gladiatori, i publikuar në vitin 2000, i pushtoi audiencat dhe kritikët.
Pesë çmime Oskar, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Aktori më i Mirë.
“Gladiatori ndryshoi gjithçka. Ndryshoi karrierën time, ndryshoi kinemanë. Edhe sot dëgjoj njerëz që më thërrasin: ‘Massimo!’ në rrugë.”
Ndonjëherë duhet të besosh në çmendurinë tënde. Sepse aty lindin legjendat…

Presidenti Donald Trump preferon që Kardinali Nju Ork Timothy Donald Has të zgjidhet Papë

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

100 Ditë President Donald Trump

100 Ditë President i paqes botnore Donald TRUMP
Bota kërkon Paqe, bota po ndryshon, sonte presidenti USA dëshëroi dhe preferoi duke shpresu se kardinali New York Timothy Donald Has zgjidhet Papë.
Në fakt Conclava kardinalëve ka procedurë shumë konservatore për zgjedhjen e Atit të Shenjtë në krye të shtetit Vatikan.
Rreth 10 ( Dhjetë kardinalë nga 143 ) e gjithë bota katolike i mban sytë në Romë, ltalia ka një kardinal, që mund të zgjidhet prej Konklavës 7 Maj 2025
Mes tyre është dhe kardinali Shqiptar Ernest Troshani i burgosur i diktaturës komuniste. Nëse do zgjidhej Kardinali Ernest Troshani do të pasonte pas 222 vjetësh Papa Clementin Xl Albani. Po ashtu kardinali i filipineve dhe kardinali i Kenias janë të avantazhuar.
Presidenti 47 Amerikan duket kërkon PAQE andaj realizoi këtë takim me Zelenskin duke i’u lutur presidentit francez Makron të mos të ishte ndërmjetës në këtë rast. A u fol se po lutej n’paqe?
Shqiptarët shpresojnë se 143 kardinalët do të zgjedhin Papë kardinal Ernest Troshani. Kardinali shqiptar ruajti me vetmohim kryqin e krishtit, ruajti besimin në zot Ernest Koliqi është i vetmi kardinal burgosur nga diktaturat si ndër 143 + 1 anëtarë që do zgjedhin Atin e Shenjtë më 7 Maj 2025 Kardinal Ernest Koliqi në Tetor mbush moshën 97 vjeç dhe ndodhet ne shenjën ( Peshore ) ashtu sikurse janë në këtë shenjë shtatë sivllezërit e tij Shqiptarë që kanë mbajtur poste në Shtetin Shqiptar prej 113 vjet si president, kryeministra dhe një Ambasador Shqiptar në Vatikan.

POSTIMET E FUNDIT