Shkruan Zef Ndreka
Është viti i tretë i luftës pushtuese në Ukrainë dhe fati i saj, tashmë duket i përcaktuar, ose i paracaktuar. Pak a shumë ai fat mbetet realisht dhe faktikisht në duart e USA-ve, për shumë arësye, për të patur një zgjidhje përfundimtare, si forca kryesore e Natos dhe si lideri i demokracisë në botë.
Por, cili do jetë fati përfindimtar i Ukrainës?
A mos duket se bota demokratike, pra USA dhe BE e lanë në mes të udhës ndihmën për të?
Çfarë fitoi Zelenski nga rezistenca dhe sa do të rezistojë ende përballë Trump-it dhe Putin-it?
Shumë pyetje të tilla e të ngjashme me to kërkojnë një spjegim, një përgjigje.
Por duket qartë se plani i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka funksionuar ende për një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Ai kishte premtuar në fushatën e tij disa herë, se brënda muajit të parë të mandatit të Presidentit, do të arrije një plan paqeje dhe armëpushimi. Por që praktikisht nuk ia arriti. Ende sot, gadishulli i Krimesë dhe katër zona të tjera të pushtuara kontrollohen pothuaj plotësisht nga Rusia.
Në një kuptim, Rusia u liçensua apo e mandatua nga Trump për tu zgjeruar, për të marrë tërësisht Krimenë dhe pas një periudhe ende të papërcaktuar, mund të ndodhë të marrë edhe zonat e tjera të pushtuara tashmë, por përmes formave të tjera që gërshetohen me dhunën ushtarake dhe referendumet demokratike pikërisht në këto zona të kontrolluara nga Rusia.
A është e drejtë që po faktorizohet tani Rusia, në kohën kur Europa euroatlantike dhe më parë Amerika gati sa nuk e lëshuan në gjunjë atë, duke e mbështetur politikisht dhe duke e ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, madje për të nisën proçedurat për ta anëtarësuar njëkohësisht edhe në BE dhe në Nato, për ta futur në ombrellën mbrojtëse të saj?
Por çfarë ndodhi dhe përse Ukrainës tashmë ju pre rruga për tu futur anëtare e Natos?
Veç të tjerash, a është një strategji për ta dobësuar këtë strukturë politiko-ushtarake e më tej, për të dobësuar Europën edhe ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht?
Nisur nga e verteta, ku vatrat e luftës të përhapura anembanë botës, forcimi i Kinës si në ekonomi dhe ushtri, problemet në Israel, në Iran, në Taiwan etj diktojnë një formë tjetër aleancash si nga SHBA-te, Rusia, Kina, Anglia, Europa, India, Australia, Kanadaja etj.
Por kalojmë tek Ukraina, së pari:
A do ta humbasë ishullin e Krimesë?
Nisur nga pikëpamja historike dhe linguistike, mendoj gadishulli i Krimesë edhe i takon të jetë pjesë e Rusisë. Ashtu siç më tej rusët, pretendojnë edhe për territore të tjera të saj që mbahën pothuaj tërësisht të kontrolluara nga pushtimi ushtarak rus.
Nga kontaktet apo takimet e niveleve të larta, nga presionet që janë bërë virale, nga terheqjet pak a shumë të imponuara të lidershipit ukrahins, mundet shumë shpejt që harta politike dhe gjeografike e Ukrainës të ndryshojë.
Dhe ky ndryshim, sigurisht do të shoqërohet më pas me aleanca të diktuara politiko-ushtarake mes shtetësh kufitare të Ukrainës, siç është psh Polonia, një vend i BE-së dhe anëtarë i Natos, dhe shtete të tjera rreth saj.
Por Zelenski, përveç agresionit ushtarak, gjendet gjithnjë edhe përballë presioneve të tjera, siç janë kërkesat për të lëshuar me konçensione pasuri mineralesh të rralla, territore, heqje dorë nga kërkesat për aleanca ushtarake, e mbase edhe për në BE.
Nuk mund ta themi me siguri 100%, se Ukraina ka filluar shkërmoqjen e një pjese të saj me bekimin dhe tashmë ndihmën politike e diplomatike amerikane, e direkt të Presidentit Trump.
Ndarja e zonave të influencave e detyroi Trump-in të rifaktorizojë Rusinë. Por ky faktorizim ka imponuar Europën perendimore të shtojë fondet ushtarake drejtë një riarmatosje progresive, po ashtu të Japoniaë dhe vendeve të tjera aziatike, por njëkohësisht, duke u zbehur roli i liderit moral amerikan në Europë. Kjo tashmë po ndodh. Sepse USA-të krijuan preçesentin me njohjen e një territori të aneksuar si Krimeja.
A do të ketë precedente të tjerë?
Për ngjashmëri, çdo të ndodhë më vonë me Tajwanin?!
Si do të veprojë Kina?
A do të ketë më tej edhe atje ndryshime të hartës gjeografike e politike?!
Sido që të ndodhë, nuk mendoj se amerikanët sado vonë, do të mund të largohen nga doktrina e tyre historike për paqe, siguri e demokraci, megjithse me Ukrainën devijuan…