Kreu Blog Faqe 190

7 dënime të përjetshme për vrasësin e 7 personave në Paradën e 4 korrikut

0

Një gjykatës në shtetin amerikan të Illinois dënoi sot Robert Crimo III me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për të shtënat masive në paradën e Ditës së Pavarësisë në periferi të Çikagos në vitin 2022, kur shtatë persona vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën, njoftuan mediat lokale.

Ai u dënua me shtatë burgime të njëpasnjëshme të përjetshme dhe u akuzua se u ngjit në çatinë e një ndërtese në qendër të Parkut Highland, rreth 40 kilometra në veri të Çikagos dhe hapi zjarr ndaj spektatorëve dhe pjesëmarrësve në paradën e 4 korrikut 2022, raportoi Reuters.

Crimo, 24 vjeç, u deklarua fajtor në mars për shtatë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe 48 akuza për sulm të rëndë, pak para se të fillonte gjyqi i tij në të shtënat në Highland Park.

Vizat/ Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0

Ambasada Amerikane në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

Ambasada Amerikane në Shqipëri  nënvizon se, të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza.

Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

‘Tërmetet korruptive’ të Tërmet Peçit/ Hoxhaj: Kryebashkiaku i Tepelenës 60 mln euro abuzim me tendera publikë

0

Redaktori i Syri Tv, Julian Hoxhaj, njëkohësisht ideator i emisionit ‘Plug’ ka dhënë detaje nga investigimi, lidhur me skemat korruptive të ngritura në Bashkinë e Tepelenës nga kryetari i saj, Tërmet Peçi dhe drejtorët e lidhur me të.

E ngjashme me skemat 5D dhe 5B, Hoxhaj tha se përmes krijimit të kompanisë nga familjarë të lidhur direkt me drejtorët e kryebashkiakut Peçi kanë përfituar para nga tenderat publik të kësaj bashkie, në shifrën e 60 milionë eurove.
Në disa prej rasteve të këtyre tenderave të dhëna nga Bashkia e Tepelenës dhe me firmën e kryetarot të saj, Tërmet Peçi, kompania është future në garë e vetme.

Emisioni ‘Plug’ theksoi Hoxhaj, ka zbuluar dy raste me skemën korruptive, njëra e krijuar nga bashkëshortja e drejtorit të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bami dhe tjetra është falja e tokës publike për ndërtimin e një biznesi agro-turizmi, që I është dhënë motrës së kryebashkiakut të Tepelenës.

Tepelena, është një nga bashkitë e rangut të tretë për popullsinë dhe peshën që ka në shifrat financiare që mbledh. Bashkia e Tepelenës s’ka qenë jashtë vëmendjes për shkak se kryebashkiaku është një nga personazhet grotesk dhe Plug tregoi se Tërmet Peçi ka qenë një nga njerëzit që i ka thurur lajme Ramës dhe ka bërë tërmet publicitar sa i përket votave. Është një nga njerëzit që ka qenë në vëmendje publike për batuata dhe lapsuset.

Më 2015, kanë qenë skemat e famshme 5D dhe ka nisur ta kapë duke punësuar në drejtorinë e planifikimit një personazh, që s’është nga Tepelena, bashkëshortja e të cilit merr fond nga tenderat piblike në shifrën e 60 mln euro, ku në disa ka shkuar në garë e vetme. Kompania sështë ndalur me kaq. Bashkëshortja që ka kompaninë merr tendera nga Bashkia Tepelenë. Këto personazhe s’janë mjaftuar me kaq, dhe SPAK duhet të hedhë dritë, nëse ka interesa financiare Tërmet Peçi, janë ato që kanë ndodhur në 3-4 vietet e fundit. Kompanitë e znj. Bami kanë marrë fonde edhe nga AZHBR, e para për një thertore.

Është vizituar nga Rama kur Frida Krifca ishte ministre e Bujqësisë. Krifca, Peci e drejtori Lorenc Bami, tregonin Ramën gjatë vizitës së Ramës dhe kur i pyeti për pronarin, ata e gënjejnë dhe kapen në befasi. I thonë që pronari është jashtë shtetit. Në këtë video ka element dmth, është rasti kur një kryebashkiak e di historinë, planimetrinë e thertores, i di sikur të jetë e tij.

Paratë duhet të shkonin për fermerët që derdhin prodhimet e tyre. Kanë shkuar për drejtorin dhe thertorin e Pecit.

Rasti tjetër është ai i agro-turizmit. Pas tij fshihen interesat e Pecit dhe drejtorit të tij në bashki. Ka përfituar 250 mijë euro nga fondet e IPARD, është motra e Tërmet Pençit. I ka dhënë tokë publike motrës së vet për të ndërtuar agro-turizmin. Janë disa vepra penale që përfshijnë, lidhur me këto dy raste.

Ambasada gjermane fton Altin Dumanin, Ilirjan Celibashin dhe Olsian Çelën

0

Krimet zgjedhore/ Ambasada gjermane fton Altin Dumanin, Ilirjan Celibashin dhe Olsian Çelën
SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur nga puna duke intensifikuar bashkëpunimin në funksion të hetimit të krimeve zgjedhore.

Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025.

Sot, kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.

Mësohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, përfaqësues nga delegacioni i BE në Tiranë, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.

Raportimi i krerëve të institucioneve është ndjekur edhe nga kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier.

Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.

Shpërthen TikTok në mbështetje të opozitës: Diaspora shqiptare kundër Edi Ramës

0

Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë një pjesë jetike e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, por në vitet e fundit, emigrantët kanë shfaqur një ndjenjë të fortë zhgënjimi dhe pakënaqësie ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke e shprehur këtë më së shumti në rrjetet sociale, sidomos në platformën TikTok.

Një valë e madhe reagimesh ka mbushur platformat e mediave sociale, ku emigrantët kanë shprehur hapur zemërimin për fjalët dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj tyre.

Emigrantët kanë shprehur hapur mbështetje për PD-në, duke parë tek ajo një mundësi për ndryshim dhe një alternativë më të mirë për Shqipërinë dhe për ata që kanë mbetur jashtë.

Përdorimi i gjuhës fyese dhe denigruese nga ana e tij ka shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie. Edi Rama dhe qeveria e tij akuzohen si shkaktarë për largimin e tyre, gjuhën denigruese që po e përdor në këtë fushatë.

Në videot e publikuara, ata i bëjnë thirrje diasporës dhe qytetarëve shqiptar që të votojnë numrin ‘Një’, në 11-maji për një Shqipëri Madhështore.

Bidonët e mbyllur

0

Shkruan Zef Ndreka

Ligji elektoral i dakortësuar nga socialistët dhe demokratët e Berishës, ku listat e mbyllura dhe pamundësia e koalicioneve parazgjedhore ishin risi e këtij ndryshimi, sjell bjerrjen e demokracisë, trafikimin e votave, tjetërsimin e tyre dhe si rrjedhojë devijimin me ligj të vullnetit politik të votuesve!
Çfarë demokracie është kjo?!
Për ta konkretizuar këtë çfarë thamë më lart, po marrim si shëmbull votimet në Tiranë.
Si demokratët ashtu dhe socialistët në radhë të parë do të mbushin bidonët e listave të mbyllura. Megjithse do të mbledhin vota për vetën e tyre, kandidatët e listave të hapura për tu bërë deputet ju duhet të thyejnë disa herë hercin në këto zgjedhje, megjithse herci ligjërisht është hequr, me pretendimin kush mërr një votë më shumë!
Kështu, kandidati Alimehmeti apo kandidatja Tabaku, të dy potenciale për të mbledhur vota, rrezikojnë seriozisht të jenë pas 11 Majit në kuvend. Ju duhen shumë vota. Ju duhet të mbushin një herë bidonet për Berishën, për Vokshin, për Mulin, për Paloqën etj, pastaj po.ju teproi gjë të shohin për vetën.
Në kushtët normale, të një ligji të drejtë elektoral ku të kishte përballje në mazhorancë ndërmjet kandidateve të partive politike konkuruese, kemi fushatë elektorale territorësh, thua se kandidatët po votohen për administratorë lokal! Madje ka raste që kandidat të caktuar nga të gjitha partitë, po pengohen edhe nga strukturat e tyre duke pretenduar ti dëbojnë për të bërë fushatë.
Kjo është një ndarje apo përçarje tjetër e partisë, konkretisht e PD-së, rezultatët e të cilave do të shfaqën pas 11 Majit, kur PD-ja psh në Tiranë do të mund të marrë vota vetëm për bidonët e mbyllur!
Çfarë do të bëjnë e si do sillën pas zgjedhjeve psh zoti Alimenhemi , zonja Tabaku etj përsona që mbledhin vota, i bëjnë nder PD-së dhe shoqërisë, por mund të mos jenë nesër deputet?!
Parashikoj që pas mbarimit të zgjedhjeve, do të rinisë një fushatë tjetër denigruese brënda opozitës humbëse, dhe do të ketë skizione të tjera në PD-në e Berishës. Skizione të pa shmangshme!
E kundërta do të ndodhë me partitë e tjera, të cilat me listat e hapura do të mund të kalojnë pragun elektoral kombëtar dhe me pak vota do ti shikojmë disa kandidatë të tyre në parlament.
Sidoqoftë, kafsha politike që jep shpirt pas 11 Majit, e egërsuar për jetë a vdekje, i tregoi dhëmbët por që nuk mund të kafshojë më asgjë, përveç deputetëve të bidonave të tij…

Pse mungon çështja kombëtare në programet elektorale të Rilindjes dhe Rithemelimit ?!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Në emër të atdheut!
Eshtë e papranueshme në mos nën sens dhe e denueshme teksa fushata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe me asnjë rrjesht e fjali nuk janë prononcuar dyshja Rama-Berisha për çështjen kombëtare shqiptare.
Edhe diktatori Hoxha në kongreset që i kishte më pak luksoze sesa këta i kushtonte formalisht një kapitull në fjalimet e tij Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Ndërsa sot heshtje varri nga oligarkia politike e Tiranës.
Në kushtetutën e vendit e kemi të sanksionuar përgjegjësinë konstitucionale për popullsinë shqiptare që jeton në trojet etnike jashtë atdheut, por “Baballarët” e katraurës ekonomike e autokratike nuk merakosen për Kosovën e cila po zvetnon e rrezikon mbështetjen ndërkombëtare, apo për Maqedoninë e Veriut ku nacional-shovinistët në pushtet po orvaten të nxjerrin jashte ligjit gjuhën tonë amëtare.
Asnjëri nuk merakoset për trojet çame nën Greqi për pozojnë me puthje e përqafime me belerët e organizatës terroriste “Mavi”.
Asnjëri nuk shqetësohet për Preshevën e Ulqinin.
Ky është një akt turpi që shqiptarët në atdhe e diasporë duhet ti ndëshkojnë me dt 11 maj vetëm me votë.
As integrimet dhe pasaporta imagjinare komunitare e Edi Ramës, as nacionalizmi fals i Sali Berishës teksa rezonon me neokomunistin Albin Kurti nuk e fshehin dot çmendurinë e tyre politike që bie erë të rëndë duke injoruar çështjen kombëtare shqiptare.
Kjo është e papranueshme,e paprecedent dhe e denueshme.
Kjo ka shpjegimet e veta të trishtueshme dhe kushdo e ka të qartë pasi këta pengmarrës të demokracisë kërkojnë vota jo për shqiptarët dhe shqiptarinë por për të vazhduar sundimin me pengmarrjen e demokracisë dhe hajninë.
Nëse do të ringjitem prapë në podiumin e Parlamentit të Shqipërisë harta e trojeve dhe popullsisë amtare e vizatuar në ndërgjegjen dhe shpirtin tim do të hapet e mbrohet ç’do çast jo me thirrje agresive por mbi parime të qarta demokratike, humane e euroatlantike.
Askush nuk mund të ma ndalojë piskamën time për Kosovën që po kërcënohet, për gjuhën e te drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që po agresohen, për popullsinë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc që po atrofizohet, për Ulqinin që po rrezikohet apo për Prevezën e trojet çame që po harrohen.
Ky nuk është premtim elektoral por subkoshiencë e cila duhet të dominojë politikën shqiptare.
Por fatkeqësisht realiteti është i hidhur!
Zullumqarët po tallen me shqiptarët me barcoletat e fjalorin përvers ndaj 11 maji duhet të jetë “darka e fundit”e këtyre karagjozëve.

Përgjaket fushata në Elbasan, miqtë e kandidates së PS-së dhunojnë brutalisht qytetarin

0

Shkruan S Shtjefni

Një denoncim tepër shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, duke hedhur dritë mbi një akt dhune të rëndë në qytetin e Elbasanit, ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit dhe një kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Sipas qytetarit denoncues, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, kur Shkëlzen Hasanpapa, një individ me të kaluar kriminale brenda dhe jashtë vendit, ka dhunuar brutalisht Avni Memën, i njohur si shofer i një ish-zyrtari të lartë shtetëror.

Burimet pretendojnë se ngjarja ka ndodhur me porosi të Sara Milas, kandidate për deputete e PS-së në Elbasan, e cila përflitet se gëzon mbështetjen e grupeve të krimit të organizuar në këtë qytet. Dyshohet se sulmi ndaj Memës është kryer si formë hakmarrjeje, pasi ai kishte refuzuar ta mbështeste Sarën në zgjedhjet e 11 majit, duke preferuar të angazhohej në fushatën e një tjetër kandidateje të së njëjtës parti.

Sipas denoncimit, pasi kandidatja Sala Mila ka shprehur pakënaqësinë te ‘miqtë’ e saj të fortë, këta të fundit urdhëruan që Hasanpapa t’i jepte “një mësim” Avni Memës. Ky i fundit përfundoi në spital me fraktura të shumta, si pasojë e dhunës së egër fizike.

Qytetari që ka raportuar ngjarjen i bën thirrje institucioneve të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve, duke e konsideruar këtë si një tregues të rrezikshëm të agresivitetit që po karakterizon fushatën elektorale në nivel lokal.

Në sipërfaqe fushata mund të duket e qetë, me batuta të zakonshme politike, por në terren ndodhin sulme të tilla, që ngjasojnë më shumë me gjueti hienash sesa me garë demokratike.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq dua te denoncoj nje rast ne Elbasan. Killeri i bandes se Elbasanit para disa ditesh ka dhunuar shoferin e ish ministrit te brendshëm. Shkelzen Hasanpapa, emër i njohur në botën e krimit të organizuar, dhunon rëndë Avni Memën, shofer i ish ministrit të Brendshëm, për shkak të mosmbështetjes së Sara Milas, kandidates së preferuar të grupeve mafioze.

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Hasanpapa dyshohet se ka kryer personalisht dhunimin fizik ndaj Memës me urdhër të grupeve kriminale që po mbështesin kandidaten për deputete Sara Mila.

Shkaku i dhunës mendohet të jetë fakti se Avni Mema nuk ka pranuar të mbështesë kandidaten Mila dhe është angazhuar në favor të kundërshtarëve të saj brenda partisë.

Avni Mema është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtime të shumta trupore. Ka mundësi ta postoni që të meren masa për këtë rast! Faleminderit!

Afera me tunelin e Llogarasë/ Si Balluku ia dha tenderin vartësit të saj Evis Berberi, kompanitë e tjera u skualifikuan padrejtësisht! SPAK sekuestroi dokumentet e “Hill International NV” & “Net Group”

0

Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”.
Kjo për shkak se bashkimi i opetratorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.

Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Berberi konsiderohej si krahu i djathtë i zv.kryeministren dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Ndërkohë sa i përket tenderit për ndërtimin e Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia pretendon se bëhet fjalë për një aferë korruptive që implikon Ballukun dhe Edi Ramën.

Për atë që njihet si afera e tunelit të llogarasë, Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK.

Seanca konstituive, a do t’i ketë VV-ja sot votat?

0

Rreth orës 10:00 pritet të vijojë sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Punimet kanë ngelur tek pika e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në dy tentimet e para, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme për t’u ulur në karrigen më të rëndësishme të legjislativit.E në herën e tretë, propozimi nuk u hodh fare në votim, pasi që ish-kryetari Glauk Konjufca, kërkoi kohë për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja e ndërpreu seancën për të vazhduar sot.

Mbetet të shihet nëse partia e cila i ka fituar zgjedhjet do ta ketë numrin magjik “61”. Derisa, partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk pritet të ndryshojnë qëndrim lidhur me këtë temë. Subjektet që deri dje ishin në opozitë, deklaruan se nuk do të ketë votë për kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

POSTIMET E FUNDIT