Kreu Blog Faqe 192

Edi Rama dhe genocidi kulturor në Korçë. Mbi 1 600 ikona e artefakte të grabitura duhet t’i kthehen Korçës

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Nesër, Korça e artit dhe kulturës, nis betejën e fundit me politikën e çmëndur të Edi Ramës.

Në qytetin e koleksionistit të njohur Gjergji Thimo, do ishte në nderin e Sali Berishës, ti kushtojë vëmëndje jo vetëm vëndit të krimit, por edhe ngritjes së përmendores së të drejtave e lirive njerëzore të ciliat u shtypën nga sistemi brutal i Edi Ramës.

Muzeu Privat i Artit dhe Kulturës Shqiptare “E.A.Thimo Korçë”, ku u dëmtua Gjergji Thimo, është grabitur publikisht nga Edi Rama e CO.

Në atë operacion kriminal, ikona e një muzeu, i njohur nga Ministria e Kultures e Gjykata Tirane. është dhunuaar e grabitur.

Banda e hajdutëve në pushtet, pa mandat nga prokuroria dhe proces-verrbal ligjor, ka grabitur 1.600 objekte te kultures shqiptare, si ikona e artefakte me vlera unikale, objekte keto te kartelizuara e publikuara nga vetë koleksionisti Gjergji Thimo.

Do ishte në nderin e çdo qeverie demokratike të mbahet qëndrim për këtë genocid kulturor, më i tmerrshmi pas atij 1967, ku Enver Hoxha u bë bisha e Ballkaniit duke mbyllur kisha e Xhamia e duke sekuestruar çdo gjë që lidhej me kulturën e perëndimit.

Një kohë ndryshe për demokracinë dhe po ndryshe për kriminelët, duhet të vijë pas zgjedhjeve të 11 majit, se këtë presin shqiptarët.

E ku ka më bukur se të nisë nga Korça e serenatave vëndosja e gurit në murin e drejtësisë?

Mediat prej vitesh kanë publikuar gjithë historinë kriminale të Edi Ramës si hakmarrje mesjetare kundër personit që ka denoncuar burgosjen e kryesocialistrit në Paris.

Aty, në vëndin e krimit, do duhej të bëhet çësshtje kombëtare, edhe burgaxhiu i Parisit, hajduti i konave Edvin Kristaq Rama, numrin e burgut të të cilit e ka publikuar vetë koleksionisti Gjergji Thimo.

Iku edhe 1 hajdut/ SPAK urdhër arresti për shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka

0

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas mediave, janë lëshuar urdhrërarresti për korrupsion për Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore.

SPAK dyshon se kanë marrë para në mënyrë të paligjshme për lidhur me një aksident.

Albin Kurti dhe ministrat dorëzojnë dorëheqjet individuale tek sekretariati

0

Sot është tentimi i tretë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Dy seancat e kaluara në thelb dështuan për shkak se partitë PDK, LDK dhe AAK kërkuan që dorëheqja Albin Kurtit nga kryeministri dhe dorëheqjet e ministrave të bëheshin siç e parasheh ligji.

Kurse sot 120 deputetë kanë votuar për komisionin e mëhershëm të mandatit dhe kuorumeve e më pas pritet të vazhdohet me procedurat e tjera.

E tashmë është konfirmuar se Kurti dhe ministrat e tij kanë dhënë dorëheqje individuale, siç edhe ishte kërkuar.

Raportohet se dorëheqjet e kabinetit qeveritar , të cilat ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve të martën – tashmë janë deponuar në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë zhvillim kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.

Ai tha se kjo kërkesë është evidentuar në procesverbalin e takimit të Komisionit “që të gjithë ministrat dhe kryeministri që kanë dhënë dorëheqje individualisht”.

“Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar. Të gjithë ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje individualisht. Ka një ndryshim të gjendjes, dhe na krijohet mundësia të votohet raporti për mandate”, tha Krasniqi.

Anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë deklaruar më herët se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ndërkaq, Kurti ka thënë se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur ka përfunduar mandati i plotë katërvjeça. l.n.

Blendi Fevziu: Fushata elektorale e vakët, vetëm PD ka program, PS flet për një gjë të largët, s’ka vëmendje

0

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar veprimet e SPAK në klimën elektorale, duke vënë theksin tek arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Drini Zeqo, Blendi Fevziu e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment vendimtar, i cili ka krijuar një tronditje të dukshme në kampin e majtë dhe ka forcuar opozitën. Më tej Fevziu thotë se vetëm Partia Demokratike ka një program për shqiptarët, ndërsa PS-ja nuk ka program dhe nuk e ka vëmendjen fare për të paraqitur një pragram për shqiptarët.
“Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës”-u shpreh Fevziu.

jemi pak ditë para zgjedhjeve, gazetari Blendi Fevziu nuk pret ndonjë surprizë të ngjashme nga drejtësia.

“Është vetëm kaq, vendime të tjera mund të merren pas zgjedhjeve. Nuk do ketë ndryshim të madh në këto dy javë e ca fushatë”-tha Fevziu.

Blendi Fevziu theksoi se fushata e këtij viti ka qenë ndjeshëm më e zbehtë dhe më pak intensive se më parë.

“S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai.

Gazetari e cilësoi këtë fushatë elektorale si një fushatë “bosh”, pa shumë ide dhe propozime konkrete nga partitë politike.

“Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.

Media amerikane: Uashingtoni gati të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë

0

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin Krimenë si territor rus si pjesë e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.

Sipas Bloomberg, ky lëshim i mundshëm nga Uashingtoni është sinjali më i fundit se presidenti amerikan Donald Trump po kërkon të sigurojë një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve.

Në veçanti, kjo pasoi komentet e Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio një ditë më parë, duke sugjeruar se administrata mund të tërhiqet nga përpjekjet e saj për ndërmjetësimin e paqes nëse nuk arrihet përparim i shpejtë brenda ditëve në vijim.
Njohja e mundshme e Krimesë si ruse rrezikon të minojë ligjet dhe traktatet ndërkombëtare që ndalojnë në mënyrë eksplicite blerjen e territorit me forcë dhe aneksimin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar vazhdimisht se vendi nuk do t’i dorëzojë asnjë nga territoret e tij Rusisë.

Sipas burimeve të Bloomberg, administrata Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për këtë çështje. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesës së gazetës për koment.

Për më tepër, një përfaqësues i SHBA-së i njohur me negociatat gjithashtu refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me mundësinë e njohjes së Krimesë.

Ballkani-Jerusalemi i dytë

0

Shkruan Shefki Hysa

Dikur po diskutonim me Profesor Doktor Josif Risto për vendet e Shenjta.
Jerusalemi, sipas gjithë Librave të Shenjtë, sipas Bibles dhe Kuranit Famë Lartë, është një ndër vendet më të Rëndësishme dhe më të Shenjta në Botë për të gjitha Besimet Fetare dhe ndjekësit e tyre.

Thuhet se aty do të zhvillohet edhe Lufta Finale, midis Forcave të së Mirës dhe Forcave të së Keqes, pra Apokalipsi, Përplasja e Madhe midis Ushtrisë Hyjnore të Zotit dhe Ushtrisë Sataniste.
Finalja, dihet, Dita e Gjykimit.
Pra, Jerusalemi dihet se është i pari për nga pesha specifike e përplasjeve të Hyjnitetit, Shenjtërisë, Kauzave të Dritës dhe të Errësirës.
Mirëpo edhe Ballkani ynë nuk mbetet mbrapa për shkak të luftrave e përplasjeve të shumta ndëretnike, ndërracore, ndërferare, etj., dhe me të drejtë mund të cilësohet Jerusalemi i Dytë.
Këtë mendim e shprehin shumë nga Liderët e Shoqërisë Civile Botërore; të këtij mendimi ishim edhe Unë e Profesor Risto.
Ballkani është ndërkohë edhe Vendi i Miteve, Legjendave, Gojëdhanave dhe Eposeve Madhështorë.
Ballkani është Vendi Ideal i Heronjve Realë, qofshin të Gjallë, ose që kanë ndërruar Jetë.
Pra, tekefundit Ballkani është një Jerusalem, ose Jerusalemi i Dytë.
I pari, do thosha unë, – theksoi Doktor Risto.
Pikërisht këtë do të thosha dhe Unë, po për të mos qenë radikalë në mendimet tona, ose siç thotë ajo Shprehja e Famshme “Më katolikë së Papa”, le t’i përmbahemi Faktit se Ballkani është Jerusalemi i Dytë, – qartësova idenë time.
Doktor Risto miratoi me kokë.
Zoti e bekoftë Ballkanin, veçanërisht shqiptarët, Popullin Autokton Ballkanik më Paqedashës në Botë, si dhe në këtë Rajon të trazuar.

“Thjesht biznes”/ Pakti ‘djallëzor’ BE-Vuçiç në kurriz të serbëve!

0

Shkruajnë Jakob Weizman & Sejla Ahmatovic

Bashkimi Evropian vendosi një bast strategjik për rezervat e litiumit të Serbisë për të nxitur kalimin e saj ambicioz drejt automjeteve elektrike. Ajo që përfundoi duke marrë në këmbim ishin politika e ndyrë dhe një reagim mjedisor aq i ashpër sa po helmon marrëdhëniet e kombit ballkanik me Brukselin dhe po shkatërron aspiratat e tij për t’u bashkuar me bllokun.

Depozita e litiumit Jadar, e Serbisë, vlerësohet të përmbajë mjaftueshëm metal të butë e të bardhë për të fuqizuar 1 milion automjete elektrike dhe për të plotësuar deri në 25 për qind të kërkesës së Evropës, duke e vendosur depozitën më të madhe të litiumit në kontinent në qendër të përpjekjeve të BE-së për të siguruar furnizimet me lëndët e para kritike të nevojshme për të kaluar larg nga karburantet fosile.

Nuk është çudi, pra, që një projekt për të minuar depozitën, i zhvilluar nga gjiganti global Rio Tinto, do të sigurojë mbështetje thelbësore nga Brukseli sipas Aktit të Lëndëve të Para Kritike (CRMA), i cili synon të zvogëlojë varësinë e madhe të bllokut nga Kina për burime thelbësore.

Megjithatë, rezistenca intensive ndaj projektit nga serbët, të cilët shqetësohen për dëmtimin mjedisor dhe akuzojnë liderët e tyre politikë për korrupsion, kërcënon të minojë mbështetjen për anëtarësimin në BE që shkon në rreth 40 për qind.

Nëse BE vendos të mbështesë Jadarin, kjo do të sinjalizojë se blloku u jep përparësi interesave të tij ekonomike mbi vlerat themelore dhe gjithashtu “do të ketë pasoja dramatike në Serbi dhe rajon”, tha Aleksandar Matkoviç, një studiues me bazë në Beograd, i cili ka organizuar protesta kundër projektit të minierave.

Protestat janë lidhur me një valë më të gjerë trazirash antiqeveritare në Serbi, me tensionet që u përshkallëzuan më tej pasi një dokumentar, i prodhuar nga një metalurg që mbështet projektin Rio Tinto, i etiketoi në mënyrë të diskutueshme ata që e kundërshtojnë atë si agjentë rusë.

Më 25 mars, Komisioneri i Industrisë Stéphane Séjourné zbuloi 47 projekte strategjike të lëndëve të para nën CRMA, por nuk përfshinte projekte të BE-së duke bërë që shumë njerëz të pyesin nëse kjo ishte për shkak të polemikave rreth minierës së litiumit Jadar të Rio Tinto.

Komisioni nuk pranoi të komentojë nëse shqetësimet rreth Jadarit kishin ndikuar në vendimin për të vonuar njoftimin, por theksoi ambiciet më të gjera rreth partneritetit strategjik të BE-së për lëndët e para me Serbinë.

Ky partneritet “nuk ndryshon në asnjë mënyrë qasjen e BE-së ndaj bazave të procesit të pranimit në BE. Ajo që mund të bëjë është të sjellë investime në lëndë të para, bateri dhe lëvizshmëri elektronike që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital dhe do të krijojnë mundësi të reja pune” tha një zëdhënës.

Menjëherë pasi Séjourné njoftoi projektet e mbështetura nga BE-ja, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit António Costa për darkë në Bruksel dhe mori vesh për rrëshqitjen demokratike të Serbisë.

Udhëheqësit e BE-së shprehën pakënaqësinë e tyre për trajtimin e trazirave të studentëve nga Vuçiç dhe protestat më të gjera kundër sundimit të tij që kanë vazhduar për më shumë se katër muaj. Vuçiç, nga ana e tij, ka akuzuar protestuesit se financohen nga Perëndimi – duke iu drejtuar një tropi të përbashkët si në politikën serbe, ashtu edhe në polemikën rreth projektit Jadar: fajësimin e ndërhyrjes së jashtme.

Por për shumë njerëz në Serbi, projekti Jadar simbolizon tani shtrirjen e BE-së me një gjigant minerar në kurriz të shqetësimeve publike – duke i dhënë përparësi interesave industriale të Gjermanisë dhe garës së bllokut për të mbyllur hendekun e EV me një Kinë dominuese. Ndërkohë, mosbesimi popullor ka bërë që shumë vendas të besojnë se do të përfitojnë vetëm politikanët.

Historia e origjinës

Në vitin 2004, gjeologët e Rio Tintos që kërkonin në luginën Jadar gjetën një depozitë të shkallës së lartë që kombinonte borin dhe litiumin, duke e quajtur atë “jadarite”. Në 2021: Rio Tinto njoftoi se do të fillonte operacionet në projekt, duke zotuar mbi 2 miliardë euro. Ky njoftim shkaktoi protesta masive, duke e detyruar qeverinë të pezullonte ndërmarrjen e Jadarit. Ana Brnabić, kryeministrja e asaj kohe, e shpalli atë “fundin absolut” të planeve të Rio Tintos.

Por në korrik 2024, Gjykata Kushtetuese e Serbisë lejoi që projekti të rifillonte. Një javë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovich fluturuan në Beograd për nënshkrimin e një partneriteti strategjik midis Serbisë dhe BE-së mbi lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e vlerës së baterive dhe automjetet elektrike.

Por pse, pikërisht, Jadar është kaq i diskutueshëm? Pavarësisht përpjekjeve të Rio Tinto për të qenë transparent në lidhje me projektin për të zbutur shqetësimet mjedisore, rezistenca ndaj thyerjeve në minierën e nëndheshme vazhdon. Nëse menaxhohet keq, nxjerrja e litiumit mund të kontaminojë rezervat e ujërave nëntokësore dhe tokat bujqësore jetike për komunitetin kryesisht bujqësor të luginës së Jadarit, thonë kritikët e gjelbër.

Rio Tinto këmbëngul se miniera nuk do të përbëjë të njëjtat rreziqe mjedisore si të tjerat, sepse do të përdorë metoda të ruajtjes së mbetjeve të thata dhe jo të lëngshme. Megjithatë, mbetjet e thata nuk janë imune ndaj ekspozimit ndaj ujit, paralajmëron Diego Marin nga rrjeti i Byrosë Evropiane të Mjedisit (EEB). Lugina e Jadarit është e prirur ndaj përmbytjeve – më së shumti në vitin 2014, kur përmbytjet vranë 57 njerëz në Serbi dhe shkaktuan çlirimin e metaleve të rënda nga vendet e minierave në zonë pas thyerjes së një dige.

Ndërsa mbetjet e thata janë “padyshim një praktikë më e mirë”, Marin vëren se ato “ende nuk janë të sigurta nga shqetësimet ekologjike”, duke përfshirë emetimet e pluhurit dhe ndotjen e mundshme të metaleve të rënda.

Interesi gjerman

Në thelb të shtytjes së Evropës për të konkurruar me Kinën në sektorin e EV qëndron fati i industrisë së automobilave të Gjermanisë, e cila luan një rol të fuqishëm në formësimin e qëndrimit të Berlinit – dhe si rrjedhim duke ndikuar në prioritetet e politikave të BE-së.

Mungesa e minierave të lëndëve të para në Evropë po e bën industrinë vendase të varet nga vende të tjera dhe faktorë të jashtëm për burimin e tyre. Por sigurimi i mineraleve është vetëm një pjesë e enigmës. Prodhuesit gjermanë të automjeteve po bien prapa kompanive kineze të EV në teknologji dhe kosto, duke vënë në rrezik pjesën e tyre të tregut.

Dramë dokumentare

Parlamenti Evropian hyri në polemika në shkurt duke organizuar një shfaqje të “Not In My Country”, një dokumentar që pretendonte se rezistenca lokale dhe protestat kombëtare kundër minierave të litiumit në Serbi kishin lindur për shkak të injorancës ose keqinformimit nga Rusia.

Filmi i realizuar nga Peter Tom Jones, drejtor i Institutit KU Leuven për Metalet dhe Mineralet e Qëndrueshme (SIM2), u kritikua nga protestuesit për promovimin e projektit dhe përjashtimin e kritikëve të tij.

E ardhmja e Serbisë

Lufta për minierën e Jadarit nuk ka të bëjë vetëm me litiumin – ka të bëjë edhe me atë se kush do të përcaktojë të ardhmen e Serbisë. Për shumë serbë, vula e miratimit në pritje të BE-së për Rio Tinto-n ndihet si bashkëfajësi në një sistem ku fitimi tejkalon përfshirjen e qytetarëve dhe ku shqetësimet mjedisore anashkalohen në favor të interesave gjeopolitike. Dhe politika e jashtme zigzage e Serbisë mes fuqive të mëdha ka krijuar tensione si brenda dhe jashtë.

BE-ja tani po i bën gjithnjë e më shumë presion Serbisë që të përafrohet më qartë me interesat e saj. Kambanat po bien mbi miqësinë e burimeve, ku interesat shtetërore dhe të korporatave konvergojnë ndërsa publiku është i përjashtuar nga debati.

Aspirata e Serbisë për t’u bashkuar me BE-në tani varet në ekuilibrin e shtytjes së bllokut për lëndët e para. Koloni minerare apo jo, vendi i Ballkanit Perëndimor përballet me kaos të mëtejshëm mes paqëndrueshmërisë së tij.

Vuçiç njoftoi më 6 prill se qeveria e re serbe, e udhëhequr nga rishtari politik Đuro Macut, do të marrë detyrën deri më 18 prill. Nëse ligjvënësit nuk e miratojnë Macutin, Vuçiç duket se do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në fillim të qershorit. Verdikti i votuesve do të ketë një ndikim vendimtar jo vetëm në fatin e projektit Jadar, por edhe në kursin evropian të kombit ballkanik. “Politico”

Ky prëmton në Rubik edhe Akademinë e Pilotëve

0

Në Rubik kryeministri Edi Rama deklaroi se ish-Uzina e Bakrit do të kthehet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake. Gjithashtu shtoi se kjo do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori.

“Do të profilizohen në prodhime të llojeve të ndryshme. Ne jemi duke negociuar me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë dhe me kompani nga më të avancuarat në fushën e Mbrojtjes. Së shpejti programi do të nisë pas firmosjes së kontratë, në qendrën e Industrisë Ushtarake në Rubik. Pjesë e investimeve janë edhe investime për automjete ushtarake. Do të krijohet edhe një bazë eksportesh që do të sjellë të ardhura dhe do të jetë një vlerë e shtuar. Ne po përgatisim edhe hapjen e Akademisë së Pilotëve, së Forcave Ajrore ku do fillojë edhe përgatitja e pilotëve shqiptarë. Besoj që në ditët në vijim në Vlorë do të bëjmë edhe firmosje për të filluar punën e Akademisë Shqiptare të Forcave Ajrore. Në Bashkëpunim me Italinë po rrisim edhe kapacitetet e forcave tona detare”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri më tej shtoi se do të jetë një stacion që do t’i japë mundësi vajzave dhe djemve të zonës të punojnë në vendin e tyre.

“Ky kompleks këtu është tregues që kjo punë përgatitore të gjitha studimet, negociatat kanë ardhur në pikën që po dalin tani nga zyrat tona në terren për t’u zbatuar. Në vijim do të shikoni raste të përsëritura të firmosje së marrëveshjes strategjike në funksion të industrisë sonë të re të Mbrojtjes. Investimet në Industrinë Ushtarake janë me shumë impakt”, shtoi Rama.

Altin Dumani mbron Edi Ramën, nuk hap dosjen skandaloze të Surrelit, ku është grabitur prona nga kryeministri

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kruja denoncoi se Altin Dumani dhe Edi Rama kanë bërë marrëveshje për të mbyllur dosjen e kryeministrit për vilën në Surrel. Megjithatë, e paralajmëroi se nëse vjen PD në pushtet nuk do të shpëtojë.

“Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente, urgjente, ra bomba, sikur ra bomba dhe ky dilte pasdite dhe thoshte se burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria sepse si duket bënë një marrëveshje për ta mbyllur dosjen. O Edvin le ta mbyllë 100 herë por toka është aty, 130 milionë euro të djegësit të Tiranës” tha ai.

Analiza e fortë në median amerikane: Departamenti i Shtetit i Blinken e shtyu Shqipërinë nga demokracia në narko-shtet

0

Analisti i njohur amerikan, Michael Rubin, vjen me një tjetër shkrim të fortë në median amerikane. Në analizën e tij të publikuar në portalin 1945, ai shkruan se Departamenti i Shtetit i Antony Blinken e shtyu Shqipërinë që të kalonte nga demokracia në narko-shtet. Më poshtë analiza:

Më 11 maj 2025, shqiptarët do të drejtohen drejt kutive të votimit për të zgjedhur një parlament të ri. Nëse kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ia del mbanë, kjo mund të jetë hera e fundit që vendi ballkanik voton. Ajo që dikur konsiderohej një model i tranzicionit post-komunist, tani lëkundet sërish në prag të një diktature. Ndërhyrjet e pakujdesshme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë transformuar gjithashtu një nga ekonomitë më premtuese të Ballkanit në një narko-shtet.
Ringritja e Shqipërisë nga diktatura komuniste

Shqipëria për një kohë të gjatë ishte një histori suksesi pas Luftës së Ftohtë. Gjatë sundimit të Enver Hoxhës në këtë periudhë, Shqipëria ishte po aq represive sa Koreja e Veriut. Megjithatë, pas vdekjes së Hoxhës dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, Shqipëria u rimëkëmb.

Populli i saj la pas anti-amerikanizmin e imponuar nga shteti dhe u bë ndër mbështetësit më entuziastë të Shteteve të Bashkuara. Shqipëria voton njësoj shpesh me SHBA-në në Kombet e Bashkuara sa edhe Australia, madje më shpesh sesa aleatë tradicionalë si Holanda, Spanja apo Suedia.

Shumë nga meritat për transformimin e Shqipërisë i atribuohen Sali Berishës, një kardiolog që fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në vitin 1990 kur udhëhoqi thirrjet për t’i dhënë fund monopolit të Partisë së Punës së Shqipërisë mbi pushtetin. Ai e kritikoi vazhdimisht pasardhësin e Hoxhës, Ramiz Alinë, për reformat sipërfaqësore. Në fund, Berisha themeloi Partinë Demokratike të Shqipërisë, një parti hapur qendrore e djathtë. Në zgjedhjet e para të lira të Shqipërisë në vitin 1991, Berisha fitoi më shumë se një të tretën e votave, pavarësisht monopolit pothuajse të plotë të Alisë mbi median dhe shoqërinë. Një vit më vonë, Partia Demokratike fitoi gati 60 për qind të votave dhe Berisha u bë president.

Ishte një kohë transformuese. Berisha privatizoi tokën dhe shtëpitë. Brenda pak vitesh, sektori privat shqiptar përbënte tre të katërtat e prodhimit të brendshëm bruto. Ai uli inflacionin në nivele njëshifrore dhe lejoi që feja të lulëzonte sërish pas dekadash shtypjeje komuniste.

Jo çdo gjë gjatë mandatit të tij ishte pozitive. Shqiptarët humbën kursimet e jetës në skema piramidale në një kohë kur Partia Demokratike kishte pothuajse kontroll të plotë. Dhuna shpërtheu pasi shqiptarët fajësuan qeverinë. Kur një parti ka monopol, rritet arroganca dhe ndjesia e pandëshkueshmërisë. Megjithatë, shqiptarët e morën seriozisht demokracinë e tyre. Në vitin 1997, ata ndëshkuan Partinë Demokratike. Partia Socialiste fitoi më shumë se gjysmën e votave dhe Berisha bëri një kalim të qetë në rolin e liderit të opozitës. Ai u rikthye në pushtet si kryeministër tetë vite më vonë dhe punoi ngushtësisht me Presidentin George Ë. Bush për të fituar pavarësinë e Kosovës. Ndërtimi i rrugëve dhe zhvillimi i infrastrukturës karakterizuan mandatin e tij.

Tradhtia e Edi Ramës ndaj demokracisë

Pas humbjes në vitin 2013, Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, megjithatë mbeti një figurë me ndikim të madh dhe, për këtë arsye, një objektiv politik — pak a shumë si ndikimi i Ronald Reagan apo Barack Obamës në SHBA, që vazhdoi edhe pas largimit të tyre nga detyra. Por ndryshimi mes Amerikës dhe Shqipërisë qëndron në faktin se, pasi Reagan dhe Obama mbaruan mandatin e dytë, edhe kundërshtarët e tyre politikë nuk u shqetësuan se ata do të riktheheshin.

Për Edi Ramën, liderin e Partisë Socialiste që u bë kryeministër në vitin 2013, hija e Berishës ishte e madhe dhe e rëndë. I pakënaqur që e kishte mposhtur në zgjedhje, Rama e përkushtoi veten për ta diskredituar dhe përjashtuar Berishën nga skena politike. Fatkeqësisht, në këtë drejtim, Rama gjeti aleatë në administratën Obama dhe në shumë figura të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët nuk kishin shumë besim tek e djathta qendrore. Rama zbuloi shpejt se çdo akuzë që hidhte ndaj Berishës, do të gjente besueshmëri në Uashington.

Sigurisht, korrupsioni në Shqipëri ishte i vërtetë. Në vitin 2010, Shqipëria renditej e 116-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International — më keq se çdo vend tjetër europian, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë. Një dekadë më vonë, pas shtatë vitesh nën drejtimin e Ramës, Shqipëria kishte përmirësuar vetëm paksa pozicionin, duke u renditur e 104-ta, vetëm pak më mirë se Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Departamenti i Shtetit goditi rëndë demokracinë shqiptare

Meqenëse lufta kundër korrupsionit ishte një çështje madhore, administrata Obama dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) mbështetën krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ishte një ide e mirë, por u zbatua keq. Ashtu siç Recep Tayyip Erdoğan mori nën kontroll zyrën e auditimit bankar për të goditur kundërshtarët e tij, edhe Edi Rama e përdori SPAK-un si armë politike. Objektivi i tij kryesor? Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Këtu hyn në skenë Yuri Kim, një diplomate karriere që u bë ambasadore e SHBA-së në Shqipëri në vitin 2020; ishte pozicioni i saj i parë si ambasadore. Ajo e përqafoi Ramën — në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe figurativ — duke treguar hapur mbështetje për të dhe duke përçmuar Partinë Demokratike dhe opozitën, madje i tha paturpësisht Berishës të “hante bar”. Armiqësia ideologjike e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ndaj qendrës së djathtë, njëanshmëria e Kim dhe gatishmëria e Samantha Power, administratore e USAID-it, për ta lejuar Ramën të shndërrojë SPAK-un në një armë politike, çuan në një vendim katastrofik të Departamentit të Shtetit për të shpallur Berishën dhe familjen e tij person non-grata dhe për t’u hequr vizat për në SHBA.

Për të kënaqur Yuri Kim dhe Departamentin e Shtetit, Partia Demokratike e përjashtoi Berishën. Por kjo nuk funksionoi. Ndërsa Rama bëhej gjithnjë e më i korruptuar dhe Partia Demokratike humbiste vazhdimisht zgjedhjet, mbështetësit u mblodhën sërish rreth Berishës, i cili në vitin 2022 rifilloi rolin si lider i opozitës.

Ka tre paralele me atë që Departamenti i Shtetit dhe administratat Obama dhe Biden i kanë bërë Shqipërisë, dhe të gjitha këto po përplasen sot. E para është Zimbabve, ku, për arsye ideologjike, administrata Carter përqafoi Robert Mugabe-n, edhe kur ishte e qartë se retorika e tij e majtë kishte më shumë të bënte me konsolidimin e një diktature sesa me drejtësinë sociale.

E dyta është Turqia, ku iluzionet dhe dëshira e ambasadorëve të njëpasnjëshëm për të vendosur marrëdhënie personale me Erdoğanin në vend të mbrojtjes së demokracisë, e shtynë liderin turk të besojë se mund të sulmonte kundërshtarët dhe shoqërinë civile pa asnjë pasojë. Në Turqi, shënjestrat ishin Selahattin Demirtaş, Osman Kavala dhe Ekrem Imamoğlu; në Shqipëri, ato janë Sali Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

E treta është Panamaja, ku Edi Rama po shndërrohet shpejt në ekuivalentin ballkanik të diktatorit panamez Roger Noriega. Jo vetëm që Rama e ka kthyer Shqipërinë në një nyje kryesore për trafikun e kokainës dhe opiumit nga Turqia drejt Europës, por edhe vendimi i tij për të legalizuar kultivimin e kanabisit ka përmbysur bujqësinë shqiptare. Shqiptarët tashmë flasin hapur për “marijuanizimin” e ekonomisë së tyre.

Sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri — një fushë ku janë të përfshirë edhe Alex Soros (djali i George Soros) dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner — është kthyer në një qendër për pastrimin e parave. Ndërsa liderët shqiptarë deklarojnë se kanë shpenzuar 800 milionë dollarë për projekte ndërtimi, në fakt deklarojnë shifra pesëfish më të mëdha. Nuk ka akuza ndaj Soros apo Kushner për përfshirje të drejtpërdrejtë — të dy bëjnë kontrolle të imtësishme dhe janë të vetëdijshëm se janë në qendër të vëmendjes — por tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po përjeton një bum dhe njëkohësisht është kthyer në “perëndimin e egër”.

A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm të fundit për Shqipërinë?

Ashtu siç Erdogan dikur e krahasonte demokracinë me një makinë — e nget derisa të arrish aty ku të duhet dhe pastaj zbret — edhe Edi Rama duket se është gati të braktisë fasadën se respekton demokracinë.

Ironikisht, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të shënjestrojë Berishën dhe politikanë të tjerë pro-amerikanë për korrupsion të supozuar, provat tregojnë se korrupsioni qëndron tek vetë Rama dhe te ata amerikanë që ai ka komprometuar. Në shkurt 2024, një gjykatë në Nju Jork dënoi Charles McGonigal, ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, për marrjen e 225,000 dollarëve nga një agjent shqiptar për të promovuar biznese me Ramën dhe njerëzit e tij. Shumë shqiptarë shpresojnë që një administratë e mundshme e Trump do të auditojë pagesat e USAID për SPAK-un, si dhe mandatin e Yuri Kim në ambasadë, për të zbardhur dyshimet dhe teoritë konspirative që i rrethojnë.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio duhet të kuptojë se synimi i Ramës për të goditur ligjërisht Berishën ka më pak të bëjë me qeverisje të pastër dhe më shumë me dëshirën për të eliminuar përfundimisht 80-vjeçarin Berisha dhe përmes tij, të djathtën shqiptare. Departamenti për Efiçencën Qeveritare (DOGE) ka detyruar grupe si Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) të ndalojnë monitorimin e zgjedhjeve. Kjo është e pranueshme, por kjo nuk do të thotë që Departamenti i Shtetit nuk duhet të ndërhyjë. Pyetja për Rubion është nëse do të mbështetet te ekipi i tanishëm për Shqipërinë dhe ata të vendosur nga Yuri Kim me agjenda të caktuara, apo nëse do të vendosë diplomatë më neutralë përkohësisht për të monitoruar zgjedhjet. Rubio duhet gjithashtu të kuptojë se sanksionet e Blinken kundër Berishës ishin po aq të motivuara politikisht dhe mashtruese sa edhe heqja e sanksioneve ndaj Huthive.

Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por shqiptarët janë ndër popujt më pro-amerikanë. SHBA nuk duhet t’i tradhtojë. Rreziku i mbajtjes së anës është i dyfishtë: së pari, tradhton demokracinë kur Departamenti i Shtetit përdor mjete të pandershme për të manipuluar ekuilibrin, dhe së dyti, sepse ata që i thurin lavde ambasadorëve amerikanë e bëjnë këtë për përfitime personale dhe jo për interesat e SHBA-së. Koha po mbaron; Rubio duhet të veprojë tani./1945

POSTIMET E FUNDIT