Kreu Blog Faqe 193

Prangoset burri i ish-ministres shqiptare të Arsimit, u arrestua teksa zhvillonte takime me qytetarët në rrugë

0

Njësia e reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e PSD-së dhe bashkëshortin e ish-ministres shqiptare të Arsimit, Dardan Molliqajn, teksa po zhvillonte takime me qytetarë në rrugë.

PSD ka reaguar pas arrestimit në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas Partisë Social-Demokrate, arrestimi i Molliqajt është totalisht i padrejtë dhe jashtë çdo racionaliteti.

“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet në postim.

Më pas në postim shkruhet se prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodh qëllimish, meqë një numër i madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.

“Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt”, përfundoi PSD në postim.

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

0

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment Bardhi, depozitoi dje denoncime me prova sipas tij, për korrupsion zgjedhor të Belinda Ballukut, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi akuzon për vota të blera në Vaqarr dhe paralajmëron hetime për një “grup të strukturuar kriminal”. Me afrimin e datës së zgjedhjeve pritet të shtohen akuzat e opozitës ndaj mazhorancës, teksa ka filluar të ndihet agresiviteti mes palëve.

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK krimet e para zgjedhore. Dje Gazmend Bardhi dhe Blendi Këlliçi kanë depozituar në Prokurorinë e Posaçme dy raste të abuzimit gjatë fushatës elektorale. Drejtuesi politikë të PD-së në Fier dhe Tiranë, kanë përmendur me emra konkretë zyrtarë të Partisë Socialiste, të përfshirë sipas tyre në skema sistematike të blerjes së votës përmes premtimeve për punësim dhe presioneve mbi qytetarët. Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, njoftoi dorëzimin në SPAK të një dosjeje që përmban, sipas tij, “prova të pakundërshtueshme” për përfshirjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në një skemë të mirëorganizuar korrupsioni elektoral.

Në thelb të kësaj dosjeje është një databazë e detajuar me qindra emra qytetarësh, ku për çdo person janë shënuar të dhëna si emri, mbiemri, vendbanimi, niveli arsimor, vendi i mëparshëm i punës, pozicioni në strukturat e PS-së dhe premtimi për një punësim të ardhshëm në këmbim të angazhimit në fushatë. Për të mos cënuar hetimet, Bardhi solli vetëm një shembull: “Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në QV 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose si drejtor në Bashki.

Në databazë shënohet edhe statusi i dokumenteve që ai ka dorëzuar për këtë qëllim.” Sipas tij, ky rast përbën një shembull tipik të konsumimit të veprës penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, e dënueshme me deri në pesë vite burg. Bardhi shtoi se “SPAK ka mundësinë të provojë seriozitetin e Task-Forcës për krimet zgjedhore duke nisur menjëherë identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, duke nisur nga vetë drejtuesja politike e PS për Fierin dhe zinxhiri i bashkëpunëtorëve të saj.”
Ai akuzoi më tej qeverinë se ka ngritur një sistem të strukturuar për të blerë vullnetin e qytetarëve jo vetëm me para në dorë, por edhe përmes premtimeve për licenca, legalizime, certifikata pronësie apo vende pune. “Edi Rama, Belinda Balluku, drejtori i ALPETROL-it, drejtori i Tatimeve dhe çdo zyrtar i përfshirë duhet të përgatiten për një ndëshkim shembullor. Nuk ka manovër që ndal ndryshimin që ka filluar anembanë Shqipërisë,” përfundoi Bardhi.

Në të njëjtën linjë, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, nga një takim elektoral në njësinë nr. 15 në kryeqytet, denoncoi atë që e cilësoi si një “grup të strukturuar kriminal” që vepron në zonën e Vaqarrit në shërbim të Partisë Socialiste. Ai përmendi me emër Gent Myrton, kryetarin aktual të njësisë administrative, për të cilin tha se është rikthyer në veprim të pandëshkuar, edhe pse ndaj tij është bërë një denoncim në SPAK në vitin 2021. “Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit,” tha Këlliçi.

“Gent Myrto është hajduti më i madh i tokave në Shqipëri. Ai ka përdorur 5-6 familjarë për të përvetësuar prona, për t’i kaluar, për t’i shitur. Është personi që vijon të vjedhë vota dhe të ushtrojë presion mbi qytetarët në shërbim të PS-së.” Këlliçi u shpreh se ky grup është kopje e asaj që në opinion publik njihet si skema “5D”, ndërsa akuzoi SPAK-un se nuk ka bërë asgjë për të hetuar më tej rastin e denoncuar, duke lejuar vijimin e kësaj strukture të paligjshme. “Bëj thirrje që SPAK të rifusë në sitë dosjet që janë arkivuar pa asnjë hetim.

Kjo është prova që SPAK duhet të reagojë tani – jo me zyre të re apo me dhurime laptopësh, por me pranga ndaj atyre që e kanë kthyer shtetin në zyrë punësimi për militantët e pushtetit,” u shpreh ai. Në këtë mënyrë, PD ka paralajmëruar një valë të re denoncimesh të dokumentuara drejt SPAK, duke u shprehur se do të jetë e palëkundur në mbrojtje të votës së lirë dhe në luftë me atë që e quan “krim elektoral shtetëror të organizuar”.

“Turp, s’merren vesh me njëri-tjetrin”/ Reagimet në Kosovë për seancën e parlamentit

0

Qytetarë e Kosovës shprehen të zhgënjyer me partitë politike pas dështimit për konstituimin e parlamentit në seancën e 15 prill, që duhet t’i hapte rrugën krijimit të qeverisë së re.

Ata e shohin fajin tek të gjithë palët, teksa insistojnë të arrihet ndonjë marrëveshje për kapërcimin e ngërçit.

Më 15 prill, legjislatura e nëntë nuk arriti të miratonte raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Megjithatë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, argumentuan se dorëheqjet duhet të ishin paraqitur më herët, në bazë të Ligjit për Qeverinë – që thotë se dorëheqjet duhet të dorëzohen një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që u bë më 27 mars – dhe nënvizuan se ata nuk mund të shkonin në seancë për të bërë betimin si deputet, duke mbajtur poste ekzekutive.

Opozita Shqiptare synon 20 nga 37 mandatet që ka Tirana

0

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM për Qarkun e Tiranës Klevis Balliu tha në MCN Live se PD vjen me një program dhe një model amerikan të fushatës, duke synuar të paktën 20 mandate në Tiranë.

Ai u shpreh se nuk i beson sondazhet, pasi në ditën më të keqe të saj, kur Berisha nuk ka pasur logon, kanë fituar 15 mandate në Tiranë.

Balliu theksoi se nga ana tjetër Rama ka kryer shkelje të fushatës, si përdorimi i fëmijëve për fushatë, apo përdorim të administratës dhe parave sipas të vjedhura nga shqiptarët.

Sipas Balliut, Rama flet për 2030-ën pasi po kërkon të gjejë një korridor marrëveshjeve për të shpëtuar kokën e vet.
“Ne vijmë me program, s’vijmë me llafe, për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga Rama. Mandatet në Tiranë i shikoni në 11 maj. Ne e shikojmë në terren, ku është PS? PS s’ekziston, këta krijuan Rilindjen, Rilindja ishte 5D, Veliaj, këta janë në burg. Këta kanë shumë lekë, por c çfarë lekësh kanë? Lekët që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Vetëm sot ka bërë një shkelje, fushatë me fëmijë, çfarë është kjo?! Nuk merret administrata dhe nxënësit e shkollave në ditë jave, të mbushet një stadium. Vetëm unë kam bërë 5 denoncime për shkelje e Kodit Zgjedhor. SPAK-u duhet të shkonte sot te stadiumi. Kemi konstatuar shkelje flagrante, përfshirë dhuratat e qeverisë. S’doni ta besoni? Dëgjoni Erion Braçen. Rama flet për 2030, e ka të qëllimshme, sepse është një luftë për të gjetur një korridor marrëveshjeve për të shpëtuar kokën e vet.

Edhe vet hapja e fushatës tonë, që kishte një pamje ndryshe nga herët e tjera. Është një farë amerikanizimi i fushatës, është modeli Trump, filozofia Trump, e djathtë, konservatore. Në Astir nëse dje kanë fituar do humbin. Njësia 3 është nga më të varfëruara të Tiranës. Në 14 maj kur ishte pika më e dobët e PD, që s’kishim as logon, kemi marrë 150 mijë vota, 15 mandate, në ditën më të zezë. Kjo parti e ka treguar që ka një bazë. Jam kurioz sa lekë ka marrë ai që nxori sondazhin për 12-të mandate”.

Ai theksoi se në programin e PD ka pika që mbështesin të rinjtë që hapin biznese, ku për një vit ata s’do paguajë asnjë taksë, dhe s’do paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit.

Balliu tha se me krijimin e Bankës së Zhvillimit do ketë fonde të veçanta për invesitor nën 25 vjeç. Ai vuri në dukje se do të hiqet taksa progresive e aplikuar nga PS, duke rikthyer taksën e sheshtë.

Balliu foli për një paketë dhembshurie, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, dhe hapjen e një fakulteti të dytë të Mjekësisë.

Prezenca e OSBE-së angazhohet për forcimin e kapaciteteve të prokurorëve për krimet zgjedhore

0

Hetimi i krimeve zgjedhore ishte në qendër të një takimi që bëri Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me prokurorë nga SPAK-u dhe nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm për të diskutuar praktikat më të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e shkeljeve zgjedhore.

Në veprimtari morën pjesë edhe dy ekspertë ndërkombëtarë nga Italia, të specializuar në fushën e krimeve zgjedhore.

Pjesëmarrësit shqyrtuan protokollet hetimore që lidhen me korrupsionin zgjedhor dhe marrëveshjet e paligjshme mes organizatave kriminale dhe aktorëve politikë.

Diskutimet u përqendruan edhe në përdorimin e provave në procedurat gjyqësore, përfshirë dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, dëshmitarëve të kualifikuar dhe përgjimeve elektronike.

Përfaqësuesit e Prezencës së OSBE-së, Mauro Puzzo dhe Blerim Vela, theksuan rëndësinë e forcimit të reagimit nga ana e prokurorëve dhe garantimin e llogaridhënies për krimet zgjedhore, si bazë për besimin e publikut në proceset demokratike.

Ata vunë në dukje nevojën për një reagim të shpejtë dhe transparent ndaj praktikave të përsëritura zgjedhore të dënueshme, si shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit dhe keqpërdorimi i burimeve administrative, të cilat vijojnë të reflektohen me shqetësim në raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR.

Populizmi i Berishës së plakur…

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithnjë është shfaqur kështu Berisha, që kur i ka hyrë politikës.
Është i gatuar ashtu. Dhe nuk mund të ndryshojë as në pleqëri. As në këto vitet e sa I ka mbetur jetë natyrale.
Berisha nuk është gje tjetër, veçse një populist i vjetruar.
Megjithë përpjekjet e tij të fundit për tu shfaqur i moderuar, i ndryshuar, përmes një sforcimi që nuk di si ia pranon karakteri i tij i shtypur, përsëri, Berisha mbetët ai i pari. Një komunist dhe një diktator i PD-së, i cili ka vënë gjithçka në interesin përsonal dhe familjar.
Se ka gabuar Berisha, po e kuptojnë edhe demokratët e pamotivuar për ndryshim, e kuptojnë edhe salikratët, edhe foltoristët. Por edhe për to, me Berishën në krye, e kuptojnë, madje e shprehin se është përpjekja e fundit e dështuar dhe pa shpresë.
Berisha gjithë natën mendon për të shpikur gënjeshtra, për të mashtruar mbështetësit e tij duke u përpjekur ti mbajë me gajret për Shqipërinë Madhështore!
Berisha e ka provuar, e ka patur kohën e mjaftueshme për të punuar për të mirën e Shqipërisë, për demokracinë, për drejtësin. Por shfrytëzoi gjithë postët presidenciale e kryeministrore me klane e grupime vetëm për tu pasuruar.
Ai, do mbahet në mendje të shqiptarëve ashtu siç u ndëshkua në pranverën e vitit 2013, me mbi një milion vota kundër. Këtë e tregojnë edhe sondazhet që bëjnë kompanitë prestigjioze të huaja dhe të vendit.
Ato sondazhe, Berisha i lexon mirë.
Është krejtësisht i pa shpresë, shto edhe peshën e non grat-ave nga ShBA dhe Britanikët.
Por, PD-ja edhe sikur të kishte shance për fitore, këtë e pamundëson pikërisht Berisha. Sepse ai si përson non grat-a nuk pranohet në asnjë tryezë politike, diplomatike, ushtarake nga euroatlantikët.
Berisha, si një gangster, zgjodhi rrugën t’iu thyej turinjt politikanëve të rinj, duke e përçarë opozitēn dhe duke e mbajtur në kufijt e 30%.
Kaq i duhet Berishës dhe familjes së tij. Kaq i duhet opozitës për tu rilodhur e për të mos e marrë vetën.
Koha është për stabilitet në radhë të parë, pastaj për ndryshime, të cilat nuk vijnë me Likën, me Berishën e shpurën e tij.
11 Maji është në prag.
Jam kurioz të di, po pas kësaj date si do sillën mbështetësit e Berishës, a do të nisin përsëri foltorët dhe primaret?!
Ndaj Berisha, populisti i plakur bën përpjekjen apo sherrin e fundit.
Gjithsesi, opozitën pas zgjedhjeve e pret një tërmet, i cili do bëjë shkundjen e duhur e të domosdoshme që Shqipëria të futët në shinat e demokracisë, pa Likën e floririt dhe pa Berishën e Gërdecit…

Zyra ime elektorale është në zemrën e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Të dashur miq!
Rasti jetësor e ka sjellë që tre dekada të jem i përfshirë në politikë.
Natyrisht e palëkundshmërisht në atë që besoj:
Demokrate e demokratë!
Qytetare e qytetarë!
Nëse do ta quaja shkëlqim në karrierën time është fakti që jam bërë i njohur si opozitar dhe rreptësisht qëndrestar, ç’ka e kam në gen dhe në vetëdijen time njerëzore e politike..
Qëndrova for atëherë kur ti këpusnin dy gishtat po të proklamoje simbolin e PD-së…!
Atëherë kur pushteti social komunist jo vetëm të shantazhonte por të minoste me tritol shtëpinë të vriste të afërmit simbol të fjalës së lirë, të terrorizonte femijët dhe familjen, të sakatonte, të burgoste, plagoste dhe te vriste…!!
Ky qe fati im dhe i shumë demokratëve qëndrestarë me të cilin jo vetëm u ambjentova por dhe u adaptova si pacienti që ambjentohet e pajtohet me sëmundjen e tij…!
Sa herë qe vinte pushteti parashutat majtiste zbrisnin në aerodromin e Sali Berishës dhe pajiseshin me imunitet e me poste ministrore…ndërsa unë “zyrën” time e krijoja në natyrë duke i rënë trojeve etnike shqiptare i veshur me tirq e xhamedan dhe me plis të bardhë në krye e me flamurin kombëtar në dorë për të bërë bashkimin e shenjtë shpirtëror mbarëshqiptar.
Kjo ka qënë zyra ime ku nuk janë drejtuar vetëm politikanë e artistë të Kombit Shqiptar por dhe mijëra hallexhinj të cilëve ju kam shërbyer dhe vijoj t’ju shërbej me të njëjtin zell e pak më shumë sesa në një fushatë zgjedhore.
Të njëjtën adresë “zyre elektorale” do ta gjeni sot dhe mot që guxova të kandididoj dhe me shpresë te Zoti, lejen e ndihmën e tij dhe mbështetjen tuaj do fitoj…!
Azgan Haklaj është zyra ime e hapur përjetësisht me e pa mandat.
Kushdo më voton apo më kundërshton është i mirëpritur për miqësi e ndihmë vllaznisht e shqiptarisht.
Në politikë nuk denjoj të jem rrogëtar por misionar…!
Un’ sot nga metropoli i atdheut e Kombit tim, Tirana kam krenarinë dhe besimin të kërkoj votën në emer të Koalicionit Euroatlantik.
Jo për nominacion bombastik por për realitetin historik!
Dita- ditës po vertetohet se zgjedhjet e vitit 2021 janë vjedhur bashkarisht nga Trekëndëshi i Bermudës!
Çdo ditë po vertetohet se vula e PD-së është grabitur për të mbajtur peng opozitën e për rrjedhojë demokracinë.
E kërkoj votën për Koalicionin Euroatlantik se i përkasim si komb këtij vokacioni.
Natyrisht është e rëndë kjo situatë por jo pa rrugëdalje..
Vota është shpetimi ynë…e jo “revolucioni” .
Qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë!
Votoni Koalicionin Euroatlantik me nr 4!
Më besoni t’ju shërbej!

GJKKO kalon për gjykim edhe dosjen e dytë për hajdutin socialist Jorgo Goro

0

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro që akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK Elvin Gokaj për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.

Ish kryetari i Bashkisë Himare Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.

Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë. Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro.

Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik

Ish-presidenti dhe zonja e parë e Perusë dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash

0

Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg.

Një gjykatë në kryeqytetin, Lima, tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011, shkruan BBC.

Gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila bashkëthemeloi Partinë Nacionaliste me Humala, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vjet.
Heredia mori azil nga Brazili dhe do të ketë një kalim të sigurt për të udhëtuar atje me djalin e saj, tha ministria e jashtme e Perusë. Prokurorët kishin kërkuar që Humala të dënohej me 20 vjet burg dhe Heredia me 26 vjet e gjysmë.

Pas një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet, gjykata dha vendimin e saj të shumëpritur të martën. Humala mori pjesë personalisht në vendimin, ndërsa gruaja e tij e dëgjoi atë përmes lidhjes video. Ish-presidenti 62-vjeçar dhe gruaja e tij kishin mohuar çdo keqbërje.

Shtyhet në 23 prill seanca ndaj hajduti Erion Veliaj

0

Është shtyrë për në datën 23 prill seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Shtyrja është bërë pasi avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet, shkruan BW.

Gjatë seancës së sotme prokurori i çështjes Dado ka prezantuar veprimet hetimore.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion e pastrim parash.

POSTIMET E FUNDIT