Kreu Blog Faqe 195

Antiamerikani Edi Rama publikon foton e LaCivita me numrin “5”: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër

0

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë me drejtuesin e fushatës së PD, strategun e fitores së Donald Trump, Chris LaCivita.

Pasi e quajti “Latifi nga Amerika”, sot Rama ka publikuar një foto të LaCivita i cili me dorën ngritur tregon numrin 5.

Rama shkruan se edhe vetë LaCivita e kuptoi që duhet të votohet numri 5, numër të cilin në fletën e votimit në 11 maj e mban Partia Socialiste në pushtet.

Postimi i Ramës

VOTO 5

edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër

Rama Lacivita1

“Qan” Altin Dumani: Politikanët kanë sofistikuar skemën e korrupsionit

0

Kreu i SPAK Altin Dumani, në raportim vjetor për vitin 2024 në KLP, u shpreh se janë vënë në hetim 33 ish-zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim. Kreu i SPAK theksoi se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara.

“Sa i takon luftës ndaj korrupsionit janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitin 2024 janë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili.

Nga këto 33, 19 prej tyre janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024 janë 10 funksionar të lartë publik për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë. Numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim.

Hetimet e vitit 2024, tregojnë se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave, risin gjithashtu nivelin e rrezikut. Rritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim të produkteve të veprës penale krahasuar me vitin paraardhës rritje me 34%”, u shpreh Duamani.

“BE bllokoi negociatat”, reagon Rama: Ne po ecim pa u ndalur drejt Shqipërisë 2030, (që i bie mandati i 5-të)

0
Teksa ndodhet rrugës për në Luksemburg, ku pritet të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian për hapjen e një tjetër grupkapitulli, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës se Unioni evropian ka bllokuar negociatat me vendin tonë.

Në një video në rrjete sociale, Rama ironizon Berishën ndërsa shton se hapja e një tjetër grupkapitulli është një dëshmi “kokëfortë” e rrugës së pandalur drejt BE. Sipas kryeministrit, konferenca e sotme tregon edhe njëherë angazhimin e palëkundur për të përmbyllur negociatat brenda 2027.

“Po si thanë qua qua qua e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh, iku kjo punë e bllokoi BE narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Evropë bashkë me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit.

E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grup kapitulli i tretë i negociatave me BE, si tjetër dëshmi kokëfortë se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE.

Sot është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë  dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor, mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda 2027.”, tha kryeministri.

Ai bën thirrje për unitet kombëtar për të arritur këtë objektiv ambicioz.

“Ky është objektiv super ambicioz por super i arritshëm vetëm nëse qëndrojmë bashkë por pa humbur për asnjë minutë lidhur dorë për dore dhe vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik.

E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është më aspiratë, por proces që po ecim përpara drejt portës së hapur për ne si asnjëherë më parë.

Ky është momenti unë dhe zoti e desh që fati evropian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë. Le ta fitojmë së bashku bastin historik të Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë.”, u shpreh kryeministri.

Zbulohet plani i KQZ për të vjedhur votën e diasporës në favor të Edi Ramës

0

Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën 11:30.
Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.
Nga ana e vëzhguesve tanë jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.
Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit ‘Feti Borova’ për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij’ thuhet në njoftimin e PD-së.

Benet Beci, rrugës për në burgun që e pret pas 11 majit, është tërbuar, injorojeni Hajdutin!

0

Shkruan Eliona Kodra Shkreli

Sot Benet eci dhe kryeshefja e bashkisë Shkodër e nxorrën mllefin e humbjes së tyre me Vildana Kazazi- Gushta!
I komunikuan me letër, vulë e firmë shkarkimin e saj nga pozicioni i përgjegjëses së Gjendjes Civile në Bashkinë e Shkodrës vetëm për bindjet e saj politike! Motivacioni ishte i qartë sipas nenit 55 ” për agjitacion e propagandë”:
-“Ka shprehur hapur bindjet e saj politike në rrjetet sociale, platformat sociale, duke shfaqur hapur përfshirjen në fushatë zgjedhore”!

-“Ka shprehur hapur bindjet e saj politike në rrjetet sociale, platformat sociale, duke shfaqur hapur përfshirjen në fushatë zgjedhore”!

Vetëm një muaj para zgjedhjeve, drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, miku i bandave dhe kandidati për qelinë e burgut Benet Beci së bashku me kryeshefen e tij të besuar të kabinetit të tij personal, i përgatitën dosjen zonjës Vildana Kazazi-Gushta me motivacionin se “ka shfaqur hapur në rrjete sociale preferenca politike”. E gjitha kjo ndodhi pasi zonja Kazazi-Gushta me 2 prill vendosi kurora me lule si anëtare e shoqatës së të persekutuarve politik.
Por sot Beneti i SPAK nën panik mbi humbjen që do pësojë me 11 Maj, i trysnuar edhe mbi dosjet me shkelje të cilat vetëm shtohen, “nxjerr inatin” duke bërë atë që bënë paraardhësit politikë të tij në vitet 1946 – 1992.

Vildana Kazazi-Gushta si një pinjolle e Kazazëve të Shkodrës me baba të burgosur dhe familjarë të saj të pushkatuar dhe të internuar nga ideologjia që Beneti dhe shpura e tij me në krye kryeshefen e Bashkisë përfaqësojnë, po përjeton një persekucion të dytë.

Si zyrtare publike asnjëherë nuk ka kompromentuar pozicionin e saj publik me aktivitetin e saj politik. Pjesëmarrja e saj në aktivitete politike si nënkryetare e PD-së dega Shkodër ka qënë çdo herë jashtë orarit të punës duke treguar korrektesë maksimale me postin publik që ajo ka mbajtur në administratën e Bashkisë Shkodër!
Por Beneti bandave nisi hakmarrjen e tij politike menjëherë, sapo grabiti karrigen e kryebashkiakut, duke sulmuar direkt çdo demokrat dhe çdo opozitar brënda administratës publike në Shkodër.
Kjo është e patolerueshme dhe një akt i paprecedent ndaj demokracisë dhe lirisë së bindjeve politike. Askush nuk duhet të përkulet ndaj presioneve të tilla nga një individ nën hezim, i cili ditët i ka të numëruara në krye të Bashkisë Shkodër për shkak të aferave të rënda korruptive që ka kryer gjatë funksioneve të tij publike.
Vildana Kazazi- Gushta si një zyrtare publike ka treguar integritet në të gjitha pozicionet e saj. Si një e persekutuar politike ajo dhe familja saj kanë dëshmuar se të kërkosh lirinë dhe të luftosh për demokratizimin e shoqërisë ka kosto, madje edhe personale.
Me 11 Maj Beneti dhe Benetët e tjerë, pinjollët e komunistëve që vazhdojnë me po të njëjtën urrejtje të persekutojnë Shkodrën dhe shkodranët, do marrin përgjigjen e duhur pikërisht nga njerëz të lirë si Vildana!
Me 11 maj fiton Partia Demokratike!
Shkodra voton Partinë Demokratike!
Fitorja fillon nga Shkodra!

Sulmi me raketa në Ukrainë, 34 të vdekur, mes tyre dy fëmijë/ Reagojnë Trump dhe Merz: E tmerrshme, krim lufte

0

Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz – duke përfshirë dy fëmijë – dhe plagosi 117 të tjerë, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit.

Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur të shpërndarë nëpër rrugë.

Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm për sulmin nga Rusia, forcat e së cilës përtej kufirit aty pranë thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe, sipas BBC.

Sulmi vjen ndërsa SHBA, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, po punon për përfundimin e luftës përmes negociatave.

I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim”, por nuk dha detaje.

Më herët, i dërguari i posaçëm i Trump për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg, tha se sulmi kishte kaluar “çdo vijë të mirësjelljes”.

Udhëheqësi i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.

“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha ai në një intervistë për programin 60 Minuta të CBS, të regjistruar para sulmit në Sumy.

Merz, i cili pritet të marrë detyrën si kancelar i ri i Gjermanisë muajin e ardhshëm, i tha transmetuesit publik gjerman ARD se sulmi në Sumy përbënte një “krim të rëndë lufte”.

“Ishte një akt perfid.. dhe është një krim i rëndë lufte, i qëllimshëm dhe i qëllimshëm,” tha politikani konservator.

Ndërkohë, kancelari në largim i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se sulmi tregoi “aq sa vlente gatishmëria e supozuar e Rusisë për paqe”.

Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë për “mospërfillje të hapur të jetëve njerëzore, ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjeve diplomatike të Presidentit Trump”.

“Nevojiten masa të forta për të vendosur një armëpushim ndaj Rusisë”, tha ai. Franca po punon pa u lodhur drejt këtij qëllimi, së bashku me partnerët e saj.

Duke e përshkruar sulmin si “barbar”, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shtoi: “Rusia ishte dhe mbetet agresore, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

“Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë me partnerët dhe të mbajë presion të fortë ndaj Rusisë derisa të përfundojë gjakderdhja dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës.”

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer gjithashtu tha se ishte “i tmerruar nga sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj civilëve në Sumy”.

Dokumentet / Tik Lapaj vila e dyqane me paratë e korrupsionit të vjehrrit, i kamufloi në emrin e babait që e kandidoi për deputet. Fakte për SPAK-un

0

Drejtuesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dyshohet se ka pastruar paratë e korrupsionit të vjehrrit Alltun Çela, ish kryegjyqtar i Sarandës. Tre pasuri të paluajtshme, me vlerë qindra mijëra euro, që figurojnë në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili kryesoi listën për deputet të të birit në Qarkun e Beratit, janë produkt i parave të korrupsionit të ish-kryegjyqtarit Alltun Çela, krushku i Fermanit dhe vjehrri i Adriatik Lapajt. Bëhet fjalë për godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m².

(Adriatik Lapajt me babanë e tij Ferman Lapajn)

Sipas Komisionit të Vetingut, i cili largoi Alltun Çelën nga drejtësia si të korruptuar, Ferman Lapaj nuk ka burime të ardhurash të ligjshme për të justifikuar këto pasuri. Gjithashtu, trupa gjykuese ka zbuluar se Alltun Çela i ka dhënë dhjetëra mijëra euro Ferman Lapajt, gjoja hua, para të cilat janë investuar në pasuri të paluajtshme.

(Adriatik Lapaj me vjehrrin Alltun Çela)

Ka dyshime të forta se Adriatik Lapaj është angazhuar për pastrimin e parave të korrupsionit të vjehrrit, duke investuar në pasuri të palujtshme, pasuri të cilat i ka mbuluar me emrin e babait.

Fakte dhe rrethana

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në vitin 2018, ka përpiluar një raport sekret për veprimtarinë e ish kryegjyqtarit të Sarandës, Alltun Çela, për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut.

(Raporti i siguruar nga Prapaskena)

Në raport konkludohet se Alltun Çela dyshohet se është përfshirë në veprimtari korruptive si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Sarandës, duke favorizuar shtetas në procese gjyqësore në këmbim të parave. Sipas raportit, i cili është konfirmuar nga Komisioni i Vetingut si i vëretë, vjehrri i Adriatik Lapaj ka marrë edhe vendime të paligjshme për përvetësim pronash në Butrint.

Në raportin për figurën e Alltun Çelës referohen disa raste konkrete korruptive. Raporti konstaton se Alltun Çela ka ndryshuar edhe gjeneralitetet, ndryshime të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në raport konkludohet se Alltun Çela nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e drejtësisë.

Po si ka përfituar Lapaj nga veprimtaria korruptive e vjehrrit?

Në vendimin e Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Alltun Çela, për shkak të pasurisë së pajustifikuar, paaftësisë profesionale dhe figurës së njollosur, konstatohen edhe disa pasuri të dyshimta të Çelës, të cilat janë përdorur nga dhëndri i tij Adriatik Lapaj. Këto pasuri dyshohet se janë produkt i veprimtarisë korruptive të Alltun Çelës.

Më konkretisht, sipas një denoncimi, Alltun Çela kishte disa pasuri të fshehura, në një godinë në emër të disa shtetasve në Kanada, në favor të të cilëve Çela kishte marrë vendime.

KPK ngriti dyshime se një nga këto pasuri në Sarandë, figuronte adresa e dhëndrit të Alltun Çelës, Adriatik Lapaj, i cili ushtron aktivitet në fushën e avokatisë.

Alltun Çela tha para KPK-së se dhëndëri i tij Adriatik Lapaj nuk kishte atë adresë të zyrës së avokatisë, por një adresë tjetër. Komisioni e cilësoi këtë deklarim të rremë para tij, pasi sipas vendimit, një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) zbuloi se adresa e zyrës së avokatisë ishte në një nga këto pasuri.

Në vendimin e KPK-së, i lënë në fuqi nga KPA, ngrihen dyshime të forta se disa pasuri në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapajt, (godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m²) janë produkt i parave të pista të Alltun Çelës, pasi krushku i tij Ferman Lapaj nuk kishte burime të ardhurash të ligjshme për t’i justifikuar.

Në shpjegimet e tij me shkrim, subjekti (Alltun Çela) ka sqaruar se nuk ka lidhje me këto pasuri, ato janë vetëm pasuri të shtetasit (Ferman Lapaj). Subjekti megjithatë ka dhënë shpjegime, të cilat “po i jap kundër
deshirës sime që një letër anonime vihet në levizje duke më krijuar një emocion mua dhe vajzës sime”, – pretendon subjekti. Pasi shqyrtoi shpjegimet me shkrim dhe provat paraqitura nga subjekti, e dëgjoi atë në
seancë, Komisioni konstaton se këto shpjegime nuk janë aspak bindese. Nisur nga të dhělënat e administruara nga bankat
nivelit të dytë rezulton se gjendja financiare ndër vite e shtetasit F.L. nuk mundëson krijimin e këtyre pasurive. Nga ana tjetër subjekti ka qenë kontradiktor në
deklarimet e tijnë seancë
“, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Alltun Çela nuk justifikon me të ardhura të ligjshme as pasuritë që figurojnë në emrin e tij. Komisioni i Vetingut ka vënë në dyshim edhe një pasuri tjetër në emër të babait të Alltun Çelës.

Shtëpia e trashëguar nga babai ishte rregjistruar pas një padie në Gjykatën e Delvinës në kohën kur Çela ishte kryetar i kësaj gjykate. Vendimi u mor për 6 ditë. Po ashtu një shtëpi në Sarandë, me sipërfaqe 220 metra katrorë, u përfitua ligjërisht pas një vendimi të Gjykatës së Sarandës në kohën kur Çela ishte kryetar i saj.

Çela, kryetar gjykate, ngriti padi ndaj Bashkisë Sarandë për njohje të pronësisë mbi një godinë 220 metra katrorë, e pasqyruar 110 metra në vendimin e gjykatës. Gjykata doli me vendim në favor të kryetarit të saj vetëm 20 ditë pas rregjistrimit të padisë. Sipas vendimit të shkarkimit, në të dyja rastet Çela ishte në konflikt interesi dhe se vendimet ishin marrë mjaft shpejt përndryshe nga sa bëhej në raste të ngjashme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skandali/Si Edi Rama po zhduk me para sondazhet që e nxjerrin humbës

0

Një portal mediatik që kohët e fundit është i afërt me qeverinë pubikoi prej ditës së djeshme një anketim të lexuesve të vet në lidhje me preferencat elektorale të 11 majit. Sondazhi qëndroi i publikuar për afro 12 orë.

Nga votimet e ndjekësve u vu re një epërsi e madhe e kryetarit të opozitës, Sali Berisha në krahasim me Ramën. Berisha ishte i preferuari i 40% të të anketuarve, ndërsa Rama ishte vetëm 15%, pra plot 25 pikë poshtë Berishës.

Më pas në anketim vinin liderët e tjerë politikë, përfshi edhe drejtuesit e partive të reja. Ajo që binte në sy ishte se Rama nuk ishte as i dytti në rënditje, por i katërti. Ai renditej pas Berishës, Shehajt dhe Qorrit.

Sondazhi u publikua në orët e paradites edhe në rrjetet sociale dhe kjo ndikoi menjëherë tek Rama. Portali që kishte bërë sondazhin e ndërpreu menjëherë atë në mesditë. Por cudia ishte se në vend të sondazhit ku Rama dilte i katërti u vendos një reklamë e PS. Pra, Rama zhduku me para dhe reklamë sondazhin që e nxirrte atë një humbës të madh të zgjedhjeve të 11 majit.

Ky është një rast flagrant për të kuptuar atë që Rama po bën me sondazhet. Ai po blen mediat që të servirë sondazhet të rreme sipas oreksit të tij dhe nga ana tjetër po zhduk po me para sondazhet që e nxjerrin atë humbës.

LVV ende pa emrin e kandidatit për kryeparlamentar

0

Edhe dy ditë na ndajnë nga seanca konstituive e Kuvendit, e cila tashmë është caktuar për në orën 10:00 të së martës. Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet atë ditë.

Katër pika i përmban rendi i ditës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila shënon legjislaturën e nëntë, qysh prej themelimit të institucionit më 10 dhjetor 2001.

Në seancën e cila është paraparë të fillojë të martën në orën 10:00, fillimisht do të formohet Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të sapozgjedhur, ndërsa pas kësaj do të bëhet betimi i deputetëve.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë, që në këtë rast janë deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së, Sala Jashari.

Në pikën e tretë të rendit të ditës është paraparë të bëhet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, pozitë kjo e cila i takon partisë që ka numrin më të madh të deputetëve, por që deri tash Vetëvendosje nuk e ka nominuar askënd për të parin e legjislativit të Kosovës.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, të cilët së bashku me kryetarin e përbëjnë Kryesinë e Kuvendit.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave dhe do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend.

Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, Lidhja Demokratike me 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 deputetë.

Por, sipas këtyre rezultateve të 9 shkurtit, asnjë subjekt politik nuk i ka marrë votat e nevojshme që të mund ta formojë e vetme qeverinë. Si rezultat i kësaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e partive joserbe, ndërsa ftesë për konsultime i çoi edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e refuzoi.

Sipas ish-shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, Vetëvendosjes i duhen edhe 2 vota që të arrijë 61-shin, duke përfshirë këtu edhe 3 votat e Nismës për çka tha se Limaj ka shprehur gatishmëri, por që nuk ka marrëveshje të konfirmuar apo të finalizuar.

Raporti zyrtar konfirmon gjendjen e shkëlqyer shëndetësore të Presidentit Trump

0

Raporti zyrtar i shëndetit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është publikuar pas ekzaminimit fizik rutinë të kryer në Qendrën Mjekësore Walter Reed. Rezultatet tregojnë se presidenti është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, duke përfshirë një zemër të fortë dhe një shëndet mendor të qëndrueshëm.

Sipas raportit, Trump është gjithashtu i azhurnuar me të gjitha vaksinat e rekomanduara, përfshirë ato për udhëtim, duke garantuar mbrojtjen e tij ndaj sëmundjeve të ndryshme. Testet kardiake dhe ato neurologjike kanë treguar rezultate pozitive, duke konfirmuar vitalitetin e tij në moshën 78-vjeçare.

Presidenti ka shprehur entuziazmin e tij për rezultatet, duke deklaruar se ndjehet në formë të shkëlqyer dhe është i gatshëm për të përballuar sfidat e ardhshme. “Jo vetëm që kam zemër të mirë, por kam edhe shpirt shumë të mirë,” tha ai, duke shtuar se është i përkushtuar ndaj detyrave të tij presidenciale.

Ky raport zyrtar vjen si një dëshmi e rëndësishme për shëndetin e Trump, duke hedhur poshtë çdo spekulim mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore. Përkrahësit e tij e kanë pritur me entuziazëm këtë lajm, duke e parë si një tregues të qëndrueshmërisë dhe energjisë së tij për të udhëhequr vendin.

POSTIMET E FUNDIT