Kreu Blog Faqe 196

Analiza e Politico: 5 herët që Elon Musk nuk u pajtua publikisht me Donald Trump

0

Presidenti Donald Trump është i njohur për prirjen e tij për të rrethuar veten me bashkëpunëtorë që ndjekin me besnikëri urdhrat e tij dhe për të shkarkuar ata që devijojnë, por Elon Musk është i vetmi që duket se Trump ka bërë përjashtim.

CEO i “X” dhe kreu i Ministrisë së sapokrijuar të Efiçiencës së Qeverisë (DOGE) nuk ngurron të mos pajtohet publikisht me qeverinë në të cilën ai merr pjesë, qoftë edhe me sulme personale ndaj drejtuesve të lartë, pa rrezikuar të jetë jashtë rrethit të pushtetit.

Sipas Politico, pavarësisht komenteve ironike që e quajnë atë “President Elon” dhe përpjekjeve të demokratëve për të hedhur hije mbi marrëdhënien e tij me Trump, presidenti amerikan duket se e shijon bashkëpunimin e tyre.

Të enjten e kaluar, Trump lavdëroi Musk dhe ekipin e tij në DOGE, duke thënë: “Njerëzit tuaj janë fantastikë. Shpresojmë që të qëndrojnë për një kohë të gjatë”.

Sipas një analizë të Politico, pesë herë Musk shkoi përtej kufijve të një këshilltari presidencial:

Sulmet ndaj tarifave dhe Navarro
Musk kritikoi hapur këshilltarin tregtar Peter Navarro, duke e quajtur atë “idiot” dhe “Peter Retarrdo”. Arsyeja ishte politika tarifore e Trump, e cila goditi veçanërisht kompanitë si Tesla dhe SpaceX. Musk, kompanitë e të cilit varen nga materialet e importuara kineze, ka humbur miliarda për shkak të tarifave.

Ndërhyrje në buxhetin e NASA-s
Pas raporteve për shkurtime të mëdha në NASA, Musk komentoi përmes X se ky është një zhvillim “shqetësues”, megjithëse ai nuk mund të marrë pjesë drejtpërdrejt në formësimin e buxhetit për shkak të marrëdhënies së SpaceX me NASA-n.

Përplasjet e kabinetit
Musk ra në konflikt publik me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për shkurtimet në Departamentin e Shtetit. Trump u përpoq të qetësonte tensionin duke shkruar në Truth Social: “Elon dhe Marco kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Çdo deklaratë e kundërt është lajm i rremë!!!”.

Në favor të Rick Scott në lidershipin republikan në Senat
Musk mori hapur një pozicion në favor të senatorit Rick Scott në betejën e brendshme republikane, ndërsa Trump kishte zgjedhur të mbante distancën. Ai akuzoi senatorin June se ishte një “i dashur demokrat”, duke shkaktuar reagime të forta.

Ndërhyrja në zgjedhjet europiane
Musk mbështeti publikisht AfD-në e ekstremit të djathtë në Gjermani, foli me udhëheqësen e saj Alice Weidel dhe madje u shfaq në një tubim fushate përmes videove. Megjithëse Trump mban distancën nga partitë evropiane, Musk vazhdoi të kishte kontakte me Nigel Farage dhe të kritikonte kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer.

Pavarësisht konflikteve dhe ndërhyrjeve të tij të diskutueshme, Musk mbetet i padëmtuar. Ndikimi i tij në administratën Trump tregon se zëri i tij kundër, vazhdon të konsiderohet i vlefshëm në Shtëpinë e Bardhë, ose të paktën, aq i vlefshëm sa që konfliktet e tij me zyrtarët e lartë të injorohen.

Serbia ankohet pasi Sudani njohu Kosovën

0
14, April, 2023, Belgrade - The President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, met with the President of the Republic of Srpska, Milorad Dodik. Aleksandar Vucic. Photo: Milos Tesic/ATAImages 14, april, 2023, Beograd - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic sastao se sa predsednikom Republike Srpske Miloradom Dodikom. Photo: Milos Tesic/ATAImages

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar pasi së fundmi Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur.

Siç raporton Kossev, MPJ serbe, ka vënë në “pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së Sudanit dhe vlefshmërinë e vendimeve ndërkombëtare që ajo merr”.

Kjo ministri pretendon në ankesën e saj drejtuar Sudanit se “vendimi është një shkelje e rëndë e parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

“Ky vendim jo vetëm që bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan”, thekson MPJ-ja serbe, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, sipas Kossev, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të respektojë siç thuhet Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe siç thuhet më tej ” të përmbahen “nga njohja e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës” si dhe “ta mbështesin dialogun si të vetmen zgjidhje praktike”.

Nga ana tjetër, ata i bënë thirrje qeverisë së Sudanit që të rishqyrtojë vendimin e saj, siç thonë “duke marrë parasysh kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e situatës”.

1 muaj para zgjedhjeve SPAK çel zyra në 12 qarqet e vendit

0

SPAK ka çelur zyra në 12 qarqet e vendit një muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Prokurorët e SPAK-ut do bashkëpunojnë me ata në qarqe për të hetuar krimet e mundshme zgjedhore.

Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive. Shqiptarja raporton se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët.

“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj, deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.

Task-forca e SPAK do të përbëhet një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do drejtohet nga Dumani. SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor. Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Konservatorët shqiptar të ftuar në Kosovë nga Fondacioni Idriz Seferi

0

Akademia Kombëtare Konservatore Albania e ftuar për bashkëpunim nga Fondacioni “Idriz SEFERI”
Dje në Republikën e Kosovës.

Fondacioni “Idriz SEFERI” Drejtori Prof. Dr. Sabri Kadriu Zv/President Akademia Kombëtare Konservatore Albania organizuan:
Promemorie!
– Zhegër Gjilan Republika e Kosovës.
Heroi Idriz SEFERI kryekomandant i luftës për LIRI KAÇANIK 1909 kundër Perandorisë Osmane.
Kryetar konservator Kujtim Gjuzi mban fjalën.
Deputeti Konsevator kërkoi të mbahej një minutë heshtje, për shpirtrat e Hero ldriz Seferi, luftëtareve e dëshmorëve të kombit dhe luftëtarëve të UÇK
Të ftuar në kë promeorie ishin akademikë, publicistë, kryetar i Ballit Kombëtar Dermokrat Kosovë Nikoll Perkaj, anëtarë të familjeve Isa Boletini, kryeministër Hasan Prishtina, kryeministër Bajram Curri, Kadri Xhemal Muka ( Kulla Vath Bajram Muka ) Marveshja Mukje 1943 dhe plot miq e familjarë të luftëtarëve për liri nga të gjitha trojet Etnike Albane.
Fjala e Zotit Kujtim Gjuzi pas pak vijon…

Belinda Balluku-dora vrastare e votës së lirë!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Prej mëse dy muajsh në supërministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është e vështirë të takosh një zyrtar që futet në zyrën e tij.
Kjo nuk ka ndodhur as në ditët tragjike të pandemisë.
Belinda Balluku dhe i gjithe stafi i saj kanë zbarkuar në Myzeqe..!
Përbri Ballukut qëndron një kodosh i korrupsionit në tatime dhe aktualisht zv ministër i saj dhe kandidat për deputet i mazhorancës.
Ai është famozi Ceno Klosi që tani myzeqarët i kanë venë nofkën e diversantit të viteve ’50-të Hamit Matjani.
Hallexhinjë që tubohen përditë në Fier, Lushnje e Divjakë Ceno Klosin e quajnë shefi i thesarit se sipas gojëve të liga ai i ka xhepat plot para dhe premtime.
Miq’ të mi me shqetësim me tregojnë se në Qarkun e Fierit tashmë po ligjërohet tregu ose me terma teknike financiare “Bursa e Votës”.
Dhe haptas drejtuesja e këtij operacioni është kërcimtarja Belinda Balluku.
Ajo nuk e ka për herë të parë pasi që në zgjedhjet e fundit në Qarkun Dibër ndoqi të njëjtën skemë si e deleguar politike dhe çuditlrisht askush nuk e denoncoi!
Kjo mostër politike, e dominuar nga kusaria dhe pabesia, nga intriga dhe korrupsioni çuditërisht po përsërit këtë fenomen kanceroz malinj të tjetërsimit, vjedhjes dhe blerjes së votës.
E gjithë kjo batërdi financohet nga skandalet tashmë të interceptuara edhe nga organet e drejtësisë.
Të ndodhur përpara situatave të tilla haptas dhe çmendurisht korruptive ku qeveria përmes numrit dy të saj përfshin të gjithë fuqitë dhe astet e saj për të tjetërsuar votën, zgjedhjet jo vetem janë farsë por nuk kanë kuptim.
E vetmja rreze shprese në më pak se një muaj para datës së zgjedhjeve është përfshirja e SPAK-ut në vezhgimin, monitorimin e investigimin elektoral.
Jo vetëm për këto bëma elektorale por thjesht për faktin e konfirmuar që kjo “mbretëreshë” e korrupsionit ka bërë me fondet shtetërore në infrastrukturë, hekurudha, energji, në koncesione e të tjera batakçillëqe duhet të mos arrijë ditën e zgjedhjeve e të rivishet me imunitet qeveritar e parlamentar.
Me imunitet parlamentar nuk duhet të vishen dhjetëra rilindas apo rithemelues të cilët e morën vulën e PD-së nga bullica e korrupsionit, balerina Ballukja të cilët kanë malin e dosjeve korruptive në SPAK e duhët të përgjigjen para drejtësisë!
I qëndroj besimit tim se SPAK-u dhe aleatët që e suportojnë e kanë seriozisht.
Nëse po atëherë Belinda Balluku dhe ekipet e hajnisë të rilindjes dhe rithemelimit do të shohin nga qelia rezultatin e 11 majit..!

Edi Rama tallet me Chris LaCivita: Latifi gjet budallenj që i paguajnë para…

0

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke u shprehur se Bufi, pra Sali Berisha synon të kthehen në pushtet për të shkatërruar më shumë vendin, suke mos u mjaftuar me dy mandatet e para.

Ai ngriti dyshime edhe në lidhje me burimin e të ardhurave më të cilat PD ka paguar këshilltarin e fushatës Chris LaCivita.

Kryeministri Edi Rama: Latifi publikoi dje një buf që hante një mi dhe thoshte kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë para kur ia fut asaj që s’thuhet është të kesh lindur me këmishë. Për miun ka shumë kandidatë që nga Luli që harroi që ishte mi e  u soll si ari e deri nga ai nga Kavaja, fituesi i primareve që e besoi bufin si njeri dhe ai e gëlltiti si të ishte mi.

Fushata e territorëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Në pamje të parë, duket se në Shqipëri sapo ka nisur fushata elektorale normale për zgjedhjet parlamentare.
Në një vëzhgim më të mprehtë, dallon lehtësisht se kjo betejë politike e para e këtij lloji në vendin tonë, me lista të mbyllura dhe të hapura tashmë me ligj, e ka transferuar fushatën drejt një modeli të ri, që mund të quhet pa dyshim fushatë territorësh, model ky i përzier ndërmjet sistemit mazhoritar për një votë më shumë dhe atyre zgjedhjeve vendore.
Shpesh, votuesit e majtë hasin kërkesën për të votuar nr 5 të fletës së votimit, pra PS-në, ndërsa nga pala tjetër, pra nga koalicioni i PD-së, po kërkohet votë nominale për kandidatin.
Kjo lloj fushatë, sigurisht i shkon më për shtat PS-së dhe është më e favorizuar, për faktin e thjeshtë e të mjaftueshëm sepse zotëron mbi 90% të pushtetit lokal në gjithë territorin e vendit.
Kështu, veç të tjerash që lidhën edhe me elitën politike apo liderët e partive konkuruese, elektorati po polarizohet rreth këtyre partive kryesore, duke dëmtuar shumë përfaqësimin real të votuesve dhe vullnetit të tyre. Do të shikojmë disa parti të reja politike që nuk pranuan të bëjnë koalicione paraelektorale, vetëm për ego përsonale të drejtuesve të tyre, të humbasin tërësisht votat, duke i trafikuar ato me ligj drejt partive fituese.
Këtë do e shikojmë shumë shpejt, sapo të mbaroje fushata dhe me dt 12 Maj, megjithë rezultatët e pritshme, PD-ja dhe koalicioni i tij mashtrues, do të marrë goditjen më të madhe të radhës, dhe vendi do të përballet me akuza për manipulim të zgjedhjeve, për vjedhje të votave, si përherë.
Pa dashur të futemi në detaje, apo në zona konkrete për të analizuar këtë që po ndodh dhe çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve, kjo fushatë aktuale ka ashpërsuar më tej luftën brënda llojit, në të gjithë forcat politike konkuruese. Kandidatët po luftojnë përsonalisht, pa arritur dot të dalin hapur kundër kolegut të tyre rival brenda listës, por që lufta e fshehtë brenda territoreve është realisht e firtë, e ashpër, kundërshtuese, sa nuk është çudi të arrijë deri në krime elektorale.
Zonat e caktuara elektorale, apo më saktë territoret e caktuara më parë nga liderit politik, e kanë dobësuar luftën politike, idetë dhe programet dhe modeli i ri i fushatës për një votë më shumë, vetëm sa përçanë më tej partitë dhe mbështetësit e tyre.
Në qarkun e Lezhës psh, kjo lloj beteje elektorale territorësh është e theksuar.
Kandidatët, kryesisht të PD-së i kanë vënë me mendjen e vet “kufirin tek thana” kandidatit koleg të partisë së tij, duke “forcuar” fushatën e territoreve, duke ngushtuar hapësirat e luftës apo betejes së tyre elektorale.
Ndaj, rezultati 4 me 3 në favor të PS-së në këtë qark, nuk do të mund të quhet sukses, edhe pse historikisht ky qark ka votuar djathtas.

Fushata me aheng e Ramës, Paloka: i ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe zbavitet duke i parë

0

Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një miting, në formën e spektaklit në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Ndërkohë që po prezantohen kandidatët duke e shoqëruar këtë me muzikë tradicionale sipas qarqeve, duke i dhënë mitingut të hapjes së fushatës formën e një feste, deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar në rrjetet sociale atë që po ndodh në sheshin Skënderbej.

“I ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe ai zbavitet duke i parë. Të kopjuar e ka dhe këtë!

Shoku Stalin dikur i vinte anëtarët e Byrosë të kërcenin para tij. Pastaj i pushkatonte”, shkruan Paloka.

Ndërkohë në një tjetër postim, deputeti demokrat e cilëson Edi Ramën si ‘xhaja’ që ka zgjedhur 12 si simbolikë të hapjes së fushatës : data 12, ora 12, qarqe 12…

“Ka harruar vetëm 12,22,32…ministra, deputetë, kryetare bashkie e funksionare të lartë që ka në burg”, shkruan Paloka.

Edi Rama njofton ikjen e tij dhe bën gati një kryeministre grua

0

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë befasuese këtë të premte në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se në vitin 2030, Shqipëria do të ketë një kryeministre grua.

“E kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy ose tre aleanca shumë strategjike që do ta shndërrojnë, mbajeni mend sot këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e Zotit do të shihemi përsëri, se do të vijmë të mbështesim kryeministren grua. Në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua”, tha Edi Rama.

Rama tha më tej se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare.

Rama se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS, janë vajza e gra.

Ai tha gjithashtu se shumë gra dhe vajza nga Partia Demokratike i janë bashkuar PS-së në këtë fushatë elektorale.

“Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.

Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.

Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama.

Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën  

0

Shkruan Besar Likmeta

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në  Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhja parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

‘Regjistrohu’ në formular

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Beshkimit Europian, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigers Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai.

POSTIMET E FUNDIT