Kreu Blog Faqe 201

Njihuni me Francin, kandidatin për deputet në Shkodër, vlerë që meriton të përkrahet

0

Franci përveq se një njeri i vlerave dhe vyrtiteve të larta është edhe një ekspert i marrëdhënjeve ndërkombëtare, i cili me përvojën e tij dhe profesionalizmin që ka do të bëj më të mirën për Shqipërinë tonë, Shkodra ka një diamand që duhet përkrahur dhe mbështetur.

Franci është një intelektual Shkodran, i ri Shkodran i cili ka arritur kualifikimet më të larta në një degë të sigurisë kombëtare, euroatlantike, marrëdhëniet nga jashtë. I cili kontribon dokumentet më sensitive të sigurise europiane kryesisht nga Viena (Austria). I cili e ka një këmbë në Shkodër dhe një në Vienë. Por që me kontributin e tij dhe forcën tani e tutje me dy këmbët është fokusuar fuqimisht në Shkodër për ta dhënë kontributin nga shtëpija e vet.

Shkodra e Shqipnia sot, si asnjëherë më parë, kanë mundësi, kanë alternativë, kanë në skenë njerëz me mendim politik dhe ekonomik. Shkodër, tregoje me votë modelin që ti don, e „dënoji“ ato që të kthyen shpinën për interesa të ngushta, e ato që s‘kanë koment kur situata e kërkon. 🇦🇱🇪🇺✌️

Koalicioni Euroatlantik (4)

Franc Shkembi ✅

Lufta në PS: Erion Veliaj nis sulmin: Belinda Balluku drejt burgut, ja cfare eshte zbuluar

0

Përgjimet e fundit kanë konfirmuar atë që prej muajsh paralajmëronim- lufta e ashpër mes “kolonelëve” të pushtetit ka shpërthyer tashmë në arenën publike. Si dy gladiatorë politikë, përfaqësuesit e regjimit të “gjeneralit”, dy kolonelët, tani ndodhen përballë njëri-tjetrit në një betejë ku vetëm njëri mbetet në këmbë, ndërsa tjetri përfundon në duart e SPAK.

I pari që ra nga “piedestali” ishte Lali Euro. Kryebashkiaku, tanimë i izoluar në qelinë e burgut të Durrësit, orkestrën e propagandës vazhdon ta dirigjojë edhe pas hekurave. Përmes nëndirigjentëve të vet besnikë – Arbi i Vogël (Veliaj) dhe Arbi i Madh (Mazniku) -i vijon sulmet ndaj prokurorisë dhe drejtësisë.

Ndërkaq në frontin tjetër, Belinda Balluku përpëlitet prej dosjes së saj voluminoze në SPAK, ndërsa terreni i rrëshqet nën këmbë. Ashtu siç e kishim parashikuar, të dy kampet kanë filluar të hapin “sirtarët” e korrupsionit, duke ekspozuar aferat e njëri-tjetrit që mbanin të kyçura prej vitesh.

Beteja më e egër ka kaluar në frontin mediatik. Ku ndodhen nëndirigjentët, aty janë edhe megafonat e tyre. Mediat e kontrolluara nga secili kamp tani janë vendosur në vijën e parë të luftës, duke fabrikuar “të vërteta” sipas interesit të zotërve të tyre.

Ky riorganizim mediatik po ekspozon lidhjet e fshehta mes pushtetit, oligarkëve dhe mediave, duke treguar se kush kontrollon cilin zë në peizazhin tonë të informacionit.

Ndërkohë, dëshmitarët më të vëmendshëm të kësaj lufte janë qytetarët e varfëruar nga grabitjet sistematike të këtyre “kolonelëve”, që tani vëzhgojnë shpërbërjen e regjimit nga brenda. Ata shohin se si “të fuqishmit” fillojnë të hanë njëri-tjetrin.

Kjo dramë pritet të zhvishet deri në kocka. Lufta mes “kolonelëve” sapo ka filluar dhe premton të nxjerrë në pah të gjitha aferat, abuzimet dhe korrupsionin që prej kohësh na kanë pushtuar.

Elvis Rroshi fushatë për Berishën, kërkon vota për kushëririn që garon për PD

0

Elvis Rroshi, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, i cili për një kohë të gjatë ishte objekt sulmesh nga Partia Demokratike, sot mbledh vota për këtë parti.

Rroshi, që humbi mandatin e Kryebashkiakut si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, madje u përball me akuza penale, ka surprizuar sot teksa në rrjetet sociale i ka bërë thirrje votuesve të qarkut të Tiranës që të votojnë për Elton RRroshin, kushërin e tij.

Rroshi është në listat e hapura të koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Elvis Rroshi fushatë për Berishën, kërkon vota për

Ish kryebashkiaku socialist ka postuar në rrjetet sociale posterin e fushatës të Elton Rroshit, të cilin e ka djalë xhaxhai.

Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton RRroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis RRroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.

“Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Si quhet ky kandidati? Elton… Me Elvisin se ka lidhje gjaku është gjë tjetër, por nuk ka lidhje, kjo nuk është kriter për kandidatët. Edhe Edi Rama ka dy kushërinj, njëri se na akuzon ne për rrëmbim pronash dhe tjetrin e bën prefekt për të rrëmbyer prona”,- është shprehur Berisha.

Raporti i SPAK: Zyrtarë të korruptuar, fshihen pas kompanive, që marrin tendera…

0

Raporti i SPAK për vitin 2024 ka nxjerrë nje tjeter problematike në administrate publike teksa rezultojne se zyrtare te larte përfshihen më shumë në vpera penale si korrupsion, shkelje e barazisë në tendera apo ndikime të paligjshëm.

Sipas SPAK këto zyrtare të larte krijojnë shoqëri tregtare duke emeruar persona të tjera por që de facto menaxhohen prej tyre.

Përfshirja e zyrtareve të lartë në vepra penale që lidhen me korrupsionin, shkeljen e barazise ne tendera shperdorimit te detyres etj për prokurorine e posacme mbetet shqetësues.

Referuar analizës së punës 1 vjecare SPAK thote se zyrtaret e larte nëpërmjet këtyre veprave penale kanë përfituar para në shuma të konsiderueshme që më pas i kanë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare. në mënyrë të veçantë, është evidentuar së një pjesë e këtyre fondeve është terhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjeter ishte ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive te paluajshme.

Nga rastet e hetuara nga kjo strukture është zbuluar se jane krijuar disa shoqëri fiktive tregtare të cilët ngrihen dhe kontrollohen me qëllim përfitimin e fondeve publike duke manipuluar ne shkelje të ligjit porcesine tenderimit, sic janë rastet e Erjon Veliajt, Ilir Beqajt apo Lefter Kokës.

Procesi i tederimit nga autoritet kontratore ministri apo bashki vijon të mbetet një fole korrupsioni.

Rastet e zbuluara nga drejtoret e bashkise së Tiranës ku jepnin tendera ne favour të kompanise së tyre janë pasqyruar edhe në raportin e SPAK.

Ortakët de facto te shoqerive tregtare te cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin ne pah por perdorin persona te tjere si ortake fiktive, de jure ne dokumentacionin e shoqerise.

Ky manipulim thotë SPAK perfshin pjesemarjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik.

Caktimin e anëtarëvë të komisioneve te vlerësimit të ofertave, duke perfshire edhe njeri-tjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar te paracaktuar te shpallet fituese.

SHBA heq të gjitha vizat…

0

Administrata Trump ka hequr të gjitha vizat e mbajtura nga mbajtësit e pasaportave të Sudanit të Jugut për shkak të dështimit të kombit afrikan për të pranuar qytetarët e riatdhesuar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio bëri njoftimin të shtunën, duke e quajtur veprimin pjesë të përpjekjeve të administratës për të rritur zbatimin e imigracionit.

“Duke hyrë në fuqi menjëherë, Departamenti i Shtetit po ndërmerr veprime për të revokuar të gjitha vizat e mbajtura nga mbajtësit e pasaportave të Sudanit të Jugut dhe për të parandaluar lëshimin e mëtejshëm për të parandaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara”, tha Rubio në një deklaratë për shtyp.

“Çdo vend duhet të pranojë kthimin e qytetarëve të tij në kohën e duhur, kur një vend tjetër, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon t’i largojë ata”, thuhej në deklaratë.

Rubio shtoi se politika e re e rreptë do të rishikohet vetëm kur Sudani i Jugut të jetë në bashkëpunim me politikën e administratës Trump.

Parlamenti Evropian mesazh Edit dhe Saliut: Mos guxoni të minoni punën e SPAK!

0

Parlamenti Evropian i ka dërguar një mesazh të fortë klasës politike. Pas DASH që shprehej se mbështet integritetin e SPAK, PE kujdeset t’i dërgojë mesazh Ramës, Berishës, Xhafajt dhe kujtdo tjetër që mendon se mund të zhbëjë reformën, se duhet ta harrojnë këtë gjë.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian i jep mbështetje absolute reformës në drejtësi.

“Parlamenti Evropian mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thekson PE.

Po ashtu ka dhe një mesazh për klasën politike. PE kërkon nga opozita dhe mazhoranca të kontribuojnë për një klimë politike më miqësore.

“Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”, vijon raporti.

Në fund Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Pse shqiptarët e mbajnë ende si kryeministër një antishqiptar si Rama?

0

Shkruan Spartak Ngjela

Mbulimi që Edi Rama i bën Gjergj Kastriot Skënderbeut në Sheshin “Skënderbe”, është inat i brendshem i kryeministrit Rama kundër shqiptarisë, kurse ata që shkojnë në shesh dhe e kërkojnë të mbuluar shtatoren mbi kalë të Skenderbeut, kuptohet se janë antishqiptarë. Po kryeministri aktual Edi Rama një antishqiptar është?!
Derisa mbulon veprën artistike të monumentit brilant të Gjergj Kastriot Skënderbeut, sigurisht që provon se është një antishqiptar. Sepse, për ata që nuk e pranojnë Skënderbeun: nëse janë turq të shkojnë në Turqi, se Shqipëria është vend i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Po pse e mbajnë Shqiptarët si kryeministër në parlamentin e Shqipërisë një antishqiptar si Edi Rama? Kjo tregon se ata që kërkojnë mbulimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe janë në sheshin Skënderbe, janë antishqiptarë. Siç duket e quajnë veten se janë mbeturina turke në Shqipëri.

Kurse Edi Rama që e pranon këtë mbulesë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, kuptohet indirekt se është një antishqiptar. Po shqiptarët patriotë, pse nuk shkojnë te monumenti e ta flakin në zjarr publik mbulesën, që i hedhin antishqiptarët heroit tonë kombëtar në shtatoren e tij madhështore?

Dhe historia e Shqipërisë është e saktë kur shprehet se pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 është akti i madh i Gjergj Kaatriotit që u ndërmorr në Shqipëri pas 500 vjet historie turke. Zoti Edi Rama! Hiq dorë nga veprimtaria anti-kastriotiane!

Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill/ Zbardhet axhenda

0

Shefja për politike të jashtme në BE, Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Po ashtu Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.
Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Konservatorët reagojnë për dhunën ndaj Adriatik Alimadhit, kryetar i Partisë Balli Kombëtar: Policia e shtetit po sillet si Juntë Policore

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania” 
Reagim!
Policia e Shtetit e drejtuar nga drejtori Proda dhe Ministri HOXHA nip i Diktatorit shkelin ligjin zgjedhor sillen si një rregjim, Juntë Policore.
Policia ndërhyn pa mandat kontrolli duke rrëmbyer forcërisht nga ambientet e lokalit privat vëllezërit “ALIMADHI”
Adriatik Alimadhi kryetar i Partisë Balli Kombëtar deputet i legjislaturës lX është marrë forcërisht nga Policia e Shtetit rreth Orës 21:07 pasi u ka kërkuar skuadrës policore :
A kanë MANDAT KONTROLLI dhe pse hyjnë forcërisht duke ushtruar dhunë policore në ambientet private të lokalit vëllezërit ALIMADHI
Policia e shtetit nuk e ka për herë të parë që bën reprezalje ushtron dhunë në zyrat apo ambientet e Familjes anti rregjim ALIMADHI
Kjo është sjellje sikur jemi në Juntë Policore të nipave dhe mbesave të DIKTATURËS
Policia e Shtetit ka në krye ministër nipin e diktatorit E HOXHA
Konservatorët këshillojnë kryeministrin të ndalojë, veprime dhe sjelljen skandaloze të Policisë së Shtetit sikur jemi në NARKO JUNTË
Kryeministëri të detyrojë të këkojë falje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zoti Proda.
Sjellja e skuadrës policore shkel ligjin zgjedhor dhe ne konservatorët e konsiderojme sjelljen e policisë, presion mbi opozitën në prag të fushatës elektorale 11 Maj 2025
“PKKA”
Departamenti për siguri Publike.
Tiranë – Shqipëri
04/04/2025 Ora 23:07

POSTIMET E FUNDIT