Shefja e diplomacisë së BE viziton Tiranën më 8 prill/ Zbardhet axhenda

0

Shefja për politike të jashtme në BE, Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Po ashtu Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.
Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu