Kreu Blog Faqe 216

Koha për ndryshim të opozitës dhe stabilitet politik.

0

Shkruan Zef Ndreka

Nesër është afati limit ligjor ku partitë politike konkuruese në zgjedhjet e 11 Majit që garojnë për deputet, duhet të prezantojnë listat e kandidatëve. Janë lakuar listat e mbyllura, të cilat mbahen top sekret pa asnjë kuptim nga partitë kryesore, PD dhe PS.
Ajo që të bie në sy menjëherë, sidomos tek këto parti, janë diferencat në emrat e deputetëve të ashtuquajtur të përjetshëm. Kështu, tek PD-ja, shohim në listat e mbyllura deputetët besnik vetëm të Berishës, si Noka, Paloka, Këlliçi, Topalli, etj emra që janë bërë të besdisshëm për elektoratin. Kështu, shikohet qartë se është një parti e mplakur, pa rini, pa gjak të ri, pa figura të reja.
Çfarë mund ti ofrojnë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve emra të tillë?
Ndërkohë, nga ana tjetër, bie në sy mos kandidimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS-së, Edi Rama.
E parë në shumë plane, duket një risi, por për mendimin tim nuk është se ka ndonjë kuptim, pasi ai në çdo zonë elektorale ku mund te rregjistrohet, e ka të sigurtë mandatin e deputetit.
Atëherë, çfarë fshihet pas këtij veprimi?
Rama dëshiron të lëshoje pushtetin?!
Rama kërkon fitoren pa u përballur me non grat-at?!
Rama do të rizgjidhet përsëri Kryeministër?
Rama do të bëhet President?!
Apo, do shkëputet nga Shqipëria për tu angazhuar në punë të tjera jashtë saj?!
Përse është i imponuar apo i kondicionuar ta bëjë lëtë Rama?!
Apo, e ka më të lehtë të mos përballet me Berishën i cili realisht e do përballë?
Sido, polarizimi i elektoratit do të favorevole kryesisht këto dy parti kryesore, dhe do ketë pak hapsirë për partitë e tjera si e Llapajt, Shehajt, Doshit etj.
Nga ana tjeter, dy forcat politike që synojnë pushtetit, kanë mbaruar fushatën me emigrantët të cilët, nuk besoj se kalojnë 7-8% të numrit të votuesve. Që do të thotë se vetëm rrisin numrin e votuesve pa ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Këtë fakt e tregojnë më së qarti, emigrantët e Maqedonisë së Vetiut dhe të Kosovës, që kanë më shumë vite që votojnë.
Edhe pse polarizohet elektorati, edhe pse kërkohet nga opozita me argumentin se është koha për ndryshim, shqiptarët përsëri do ti bojkotojnë zgjedhjet.
Përballë njëra tjetres, dy partitë kryesore, njëra me non grat-ën që i prinë fushatës dhe tjetra pa Kryetarin, për shqiptarët ka një lehtësi:
Nuk do votojnë rikthimin e tretë të Berishës.
Ndërkohë, e majta, do të mund të ruaj përsëri 800 000 vota, duke dalë sigurisht e para parti fituese dhe duke marre mbi 72 deputetë.
Nqs parashikimi që sapo dhashë do jetë i saktë, çfarë do të bëje Berisha dhe opozita?!
Nuk do njohin përsëri zgjedhjet?!
Do të thonë se janë manipuluar e blerë përsëri votat?!
Po demokratët çfarë do të bëjnë pastaj, përderisa i kanë varur shpresat tek Berisha?!
Sidoqoftë, 11 Maji, do jetë dita kur shqiptarët do të shpëtojnë nga pengmarrësit politik dhe do hapet një epokë e re për opozitën.
Të shpresojmë.

Konservatorët shqiptarë shkojnë në zgjedhjet e 11 majit me figura të pastra

0

Shkruajnë Kujtim Gjuzi, Krytar i Akademisë dhe Zv. Presidenti Sabri Kadriu

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Akademia e Doktrines Konservatore.

Lista paraprake drejtuar Prof. Dr. Sali Berisha.

1 – Diaspora për në Dibër – Tiranë Halil Tedi Teodori Shqiptaro – Amerikan ( mik i afert i familjes Donald Trump ) i martuar.
2 – Tirana. Prof. As. Phd. Olsi Jazexhi 44 Vjeç i martuar.
3 – Tiranë. Gerti Konda Vjec. Arsim i Larte Drejtor ministria e Kultures Kabineti Berisha 2005 Biznesmen Beqar.
4 – Lezhë. Sefedin Likaj Arsim i lartë Këshilltar Bashkiak Boznesmen. I martuar.
5 – Lezhë. Admiral Paulin Marku Biznesmen i martuar.
6 – Durrës. Ing. Igli Kadri Muka Biznesmen i martuar.
7 – Korce Luiza Fortuna Agolli Ekonomiste e lartë Shkrimtare.
8 – Shkoder. Merita ldriz Preza Bisneswoman.
9 – Tirana Endri Çela Arkitekt bshkejeton.
10 – Tiranë Av. Klarita Marku zonja e Prof. Dr. Gjergji Theodhosi.
11 – Diaspora Endri Gjuzi Shqiptaro ltalian Biznesmene Roma.

Mosha mesatare 47 vjet.

Rutte viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot do të vizitojë Kosovën, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Shefi i NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet në takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu, ai do të takojë përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare në Kosovë.

Ndërkohë dje Rutte qëndroi për vizitë në Sarajevë. Vizita e Ruttes vjen në një kohë të ndjeshme për rajonin, vetëm disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e NATO-s dhe aleatëve të saj.

Kjo vizitë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.

Edhe Policia e Kosovës ka dalë me njoftim rreth angazhimeve që do t’i kenë sot kur në Kosovë do të jetë për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policua ka treguar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës që sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore ku edhe pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu, riorientim të trafikut kanë thënë se do të ketë në afërsi të objekteve shtetërore, andaj kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Fillon nga 500 mijë dollarë…”/ Ola Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë të Veliajt

0

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se studio ligjore që po mbron Veliajn është ndër më të shtrenjtat në SHBA dhe e lidhur me presidentin Trump.

Xama tha tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.

“Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasowitz Benson Torres, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasowitz Benson Torres, e udhëhequr nga Mark Kasoviç, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”- tha Xama.

Edi Rama shkarkon Kryetarin e Bashkise Kukës! Zbulohet Arsyeja

0

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Albert Halilajt, kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Mësohet se Halilaj do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Vendimi vjen vetëm pak orë pasi Rama zhvilloi një takim disa orësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, ndërsa flitet se lista e kandidatëve socialistë për deputetë thuajse ka marrë formë të plotë.

Halilaj e mori drejtimin e Bashkisë së Kukësit dy vite më parë, në 24 shtator 2023.

Për të konfiskuar demokracisë në Shqipëri!

0

Shkruan Zef Ndreka

Historia mbi 33-vjeçare e pluripartitizmit në Shqipëri, na tregoi qartë planin e hartuar të katovicës për të kontrolluar demokracinë, pse jo edhe ta konfiskuar plotësisht atë, è për ta patur përherë pronë të tyre.
Po a do të mund të konfiskohet demokracia nga pengmarrësit prej mbi 34 vitësh?
A do mund të deformohet deri në nënshtrim vullneti i votuesve, i zgjedhësve?
A do të mund të mbahet peng demokracia nga disa klane e familje vetëm për interesa përsonale?
A do mundet votuesi me qetësi e maturi, por edhe me dashuri me dt 11 maj, ditën e zgjedhjeve dhe të zgjidhjeve, të shporri me vota njëherë e pergjithmonë të korruptuarit, kriminelët, vrasësit, hajdutët e pronave publike e private. Të shporri me votë Sali Berishën së pari, që betejën e vazhdon duke mbajtur me gajret militantët e tij, e duke bashkëpunuar hapur me antishqiptarët?
A nuk është e vertetë kjo, kur shikon si tallet dhe nëpërkëmb ky i fundit demokratët, së fundi me foltorën dhe foltoristët, të cilën vetëm pas 24 orësh nga votimi për primaret, doli e deklaroi se ato nuk janë të rëndësishme dhe aspak përcaktuese për emrat e kandidatëve të 11 majit?
U manipuluan votat brënda primareve, u paguan ato brënda demokratëve, u krijua precedenti për manipulim.listash, e si pasojë edhe përçarje brenda konkurrentëve.
Është e kuptueshme se për Sali Berishën non grat-a nuk është aspak e lehtë të rezistoje kaq fort, të jetë kaq akuzues e agresiv si përherë, deri në daljet publike si program elektoral se do shkallmoje SPAK-un dhe Gjykatën speciale.
Sali Berisha dhe PD-ja nuk kanë program elektoral. Objektivi i tij nuk është per të fituar zgjedhjet, sepse e di shumë mirë se nuk i fiton dhe se nuk i gëzon. Ai do të arrijë vetëm forcë e parë e opozitës së re, me pretendimin se më pas do shpëtoje si lidër i opozitës.
Për më tej, ato i konsiderojnë zgjedhjet si radhë për të qeverisur.
A nuk bën shumë përshtypje kur vetëm disa fjali iu kanë mbetur në gojë:
Boll vodhët!
Është radha jonë!
Lindin pyetjet:
Radha për çfarë?!
Për të vjedhur sërish, për t’iu shitur detin grekëve, për të krijuar anarshi në Shqipëri, për të ndërtuar firma të reja piramidale financiare?
Për kontrolluar sërish sistemin e drejtësisë, për të minosur më tej demokracinë?
Ja që përgjigjet mbetën thjeshtë retorike dhe votuesi pikërisht për këto nuk do ta votojë PD-në. Sepse realisht nuk janë dhe nuk mund të jenë alternativë.
Radha për ndryshim ka ardhur dhe është tejkaluar. Është pikërisht Sali Berisha me prezencën e tij që e bën të pamundur rrokadën e pushtetit.
Lufta dhe beteja elektorale, kinse per demokraci bëhet vetëm për një qëllim misionar:
Të konfiskojnë demokracinë?
A do t’ia arrijnë?!

Më në fund një nënë që vendos të jetë e qetë, e lumtur ndoshta jo, por…

0

Shkruan Albert Vataj

“Një grua e lumtur!” ka postuar, jo tamam një përvojë, se sa një profilaksi shërimi për një nënë, shqetësimet e të cilës vetëm një nënë mund t’i njohë në peshën e tyre specifike. Vetëm ajo ka zemër për të duruar çdo dhimbje dhe shpirt për të lartësuar çdo sakerificë. Vetëm ajo di të dëgjojë deri në fund dhe të përjetojë, shumë më thellë se ç’mund të depërtojë “thika në ashtin” e çdo ndeshjeje. Vetëm ajo, po, ajo nëna, që ndoshta një ditë të bukur vendos të ndryshojë, dhe ta bëjë këtë duke lejuar që ajo nuk mund t’i mbajë fëmijët e saj pafundësisht si klloçka zogjt nën pendë.
“Një grua e lumtur!” shkruan:
Nëna ime kishte shumë probleme. Ajo nuk flinte, ndihej e rraskapitur, ishte e tensionuar, e zemëruar dhe e thartë. Gjithmonë e sëmurë, derisa një ditë, papritur, ndryshoi.
Situata mbeti e njëjtë, por ajo ishte krejt ndryshe.
Një ditë, babai im i tha:
– E dashur, kam tre muaj që kërkoj punë dhe nuk kam gjetur ende asgjë. Do të dal të pi birra me miqtë.
Nëna ime u përgjigj qetësisht:
– Në rregull.
Vëllai im i tha:
– Mami, po shkoj shumë keq në të gjitha lëndët e universitetit…
Ajo u përgjigj me indiferencë:
– Do të rikuperohesh, e nëse jo, atëherë do ta përsërisësh semestrin. Por do ta paguash vetë shkollimin.
Motra ime u ankua:
– Mami, e godita makinën.
Ajo tha pa e humbur toruan:
– S’ka problem, çoje në servis, merre vesh sa kushton riparimi dhe, derisa ta rregullojnë, lëviz me autobus ose metro.
Nusja e saj i tha:
– Vjehrrë, do të vij të rri disa muaj me ju.
Nëna ime u përgjigj pa e vrarë mendjen:
– Mirë, ulu në divan dhe kërko disa batanije në dollap.
Të gjithë u mblodhëm të habitur nga këto reagime. Dyshuam se kishte shkuar te mjeku dhe i kishin dhënë ndonjë dozë të fortë të pilulave “I don’t give a fuck” (Nuk më bëhet vonë). Ndoshta madje kishte mbidozuar…
Në përpjekje për ta “shpëtuar”, menduam ta ndihmonim të largohej nga çdo varësi e mundshme ndaj ndonjë ilaçi kundër stresit. Por ajo, me qetësinë që e karakterizonte tashmë, na tha:
“Mu desh shumë kohë për të kuptuar se secili është përgjegjës për jetën time. M’u deshën vite për të zbuluar se ankthi im, dëshpërimi im, depresioni im, pagjumësia dhe stresi im nuk ia zgjidhnin askujt problemet.
Unë nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e të tjerëve, por jam plotësisht përgjegjëse për mënyrën se si reagoj ndaj tyre.
Prandaj vendosa që detyra ime kryesore ndaj vetes është të ruaj qetësinë dhe t’i lë të gjithë të përballen me problemet e tyre.
Kam ndjekur kurse për joga, meditim, zhvillim personal, higjienë mendore, programim neurogjuhësor dhe, në të gjitha, kam gjetur të njëjtën të vërtetë: E vetmja gjë mbi të cilën kam kontroll të plotë është vetja ime.
Ju të gjithë keni burimet e nevojshme për të përballuar jetën tuaj. Unë mund t’ju jap këshilla vetëm nëse më kërkoni, dhe mund të vendosni vetë nëse do t’i ndiqni apo jo.
Prandaj, duke filluar nga sot:
Nuk do të jem më mbajtësja e përgjegjësive tuaja.
Nuk do të jem më thesari ku depozitoni gabimet dhe keqardhjet tuaja.
Nuk do të jem më avokatja e justifikimeve tuaja.
Nuk do të jem më muri ku përplasni ankesat.
Nuk do të jem më zgjidhësja e problemeve tuaja, apo rrethi juaj rezervë për t’ju shpëtuar.
Që tani e tutje, ju shpall të gjithë të rritur, të pavarur dhe të vetë-mjaftueshëm.
Që nga ajo ditë, familja jonë filloi të funksiononte më mirë, sepse secili më në fund e kuptoi se çfarë duhej të bënte.”
A mundet vallë që një nënë krejt papritur të ndryshojë, të flaki nga shpirti dhe supet gjithë barrën e rëndë të mundimeve, vetë peshën që i jep kuptim misionit të saj të shenjtëruar në sakrifica?
Një nënë nuk ndryshon krejt papritur, ashtu siç asnjë njeri nuk e shkund dot nga shpirti një histori të tërë përkushtimi dhe dhimbjeje me një lëvizje të thjeshtë të mendjes. Transformimi i saj, nëse ndodh, është më shumë një proces i gjatë reflektimi, një grumbullim i heshtur lodhjeje dhe zhgënjimi, një përballje e vazhdueshme me peshën e përgjegjësisë.
Sakrifica është në natyrën e një nëne, por edhe kufiri i durimit ka një cak. Ndoshta ajo nuk heq dorë nga dashuria, por nga iluzioni se mund t’i mbajë të gjithë këtë barrë mbi supe. Ndoshta ajo nuk braktis atë, por mëson të tërhiqet, ndoshta pa mundur dot t’ia mbathi për çfarë ajo është destinuar. Nuk është një ndryshim i beftë, por një vetëdijesim që vjen pas një jete të tërë përpjekjesh të pafrytshme për të kontrolluar fatin e të tjerëve. Ndoshta edhe një mesazh se nuk meriton shqetësimin tone çdo gjë e përditshmërisë.
A mund ta quajmë këtë çlirim një braktisje të misionit të saj? Apo është thjesht një mënyrë më e mençur për të dashur, jo duke u flijuar, por duke i lënë të tjerët të ecin me këmbët e tyre dhe vetë të provojë të jetojë jetën e vet, e bindur se ndoshta misioni i saj është i përmbushur dhe nuk ka pse sërish ajo të jetë aty mbi qiellin e jetës së të gjithëve si një rrufepritëse.
Kjo pyetje mbetet e hapur dhe varet nga këndvështrimi ynë mbi nënën: A e shohim si një qenie hyjnore që duhet të durojë pa kushte, apo si një njeri që ka të drejtë të jetojë për veten?

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i dhuron Policisë shqiptare pajisje imazherike të teknologjisë së lartë

0

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro.

Marrëveshja për donacionin, në vijim të bashkëpunimit solid dhe ndihmës konkrete të partnerëve britanikë, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nga përfaqësuesi i Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Departamentit të Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, z. Stephen Law.
Proda nëpërmejt z. Stephen Law falënderoi Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se: “Bashkëpunimi i ndërtuar mbi profesionalizëm dhe besim reciprok, do të ndikojë drejtpërdrejt në revanshin e ligjit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”.

Pajisjet e rezolucionit të lartë do t’i shërbejnë Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i fshehur në vende të përshtatura paraprakisht.

Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara.
Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve. Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

“Nuk më del rroga e drejtorit të TVSH”, OJQ-ja e Iris Luarasit, 300 mijë USD në vit nga…

0

Gara për drejtorin e ri të Televizionit Publik Shqiptar është aq e fortë, sa Parlamenti shkarkoi të gjithë Këshillin Drejtues, në vijim të konflikteve të brendshme mes anëtarëve, ndërkohë që procesi është pezulluar.

Në garë u përfshinë 10 kandidatë, të cilët synojnë të drejtojnë Radio-Televizionin Shqiptar për një mandat 5-vjeçar, ndërkohë që shumëkush tjetër do të dëshironte të drejtonte këtë institucion të rëndësishëm publik.

Megjithatë, është dikush që, të paktën siç e ka pranuar publikisht, nuk preferon të drejtojë Televizionin Publik, edhe nëse do t’i krijoheshin kushtet.

Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi, ishte një nga emrat e përfolur për drejtimin e RTSH-së, në momentin kur u hap gara, në fillim të këtij viti. Por, zonja Luarasi nuk ishte në listën e kandidatëve zyrtarë.

Mungesën në këtë listë ajo e sqaroi në një intervistë për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në “DritareTV” të Rudina Xhungës.

Arsyeja ishte shumë e thjeshtë-paga e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Publik, e cila është diku mbi 2 milionë lekë të vjetra në muaj, nuk është e mjaftueshme për Luarasin.

Një shembull është fakti që, nëse do të bëhesha drejtoreshë e RTSH-së, nuk do të kisha më mundësi të mbaja fëmijët në shkolla jashtë, do të duhet t’i sillja në Shqipëri. Nuk do ja kisha dalë dot me rrogën e RTSH-së”, deklaroi ajo.

Në foto: Aktivistja Iris Luarasi në emisionin “Dekalog”

Iris Luarasi është prej shumë vitesh pedagoge në Degën e “Gazetarisë” në Universitetin e Tiranës, me një pagë rreth 1.3 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, prej vitesh ajo ka administruar “Radio ime”, një eminent lokal, i cili nuk duket se i ka sjellë fitime.

Burimi kryesor i të ardhurave të saj është angazhimi si Drejtore Ekzekutive në organizatën jo-qeveritare “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”.

Pikërisht, angazhimi në këtë organizatë duket se është arsyeja kryesore që zonja Luarasi nuk preferon pagën shumë të mirë të drejtorit të Radio-Televizionit Publik.

Sipas një liste të hartuar pak ditë më parë nga “Boldnews.al”, referuar të dhënave të “Listës së Pagave” të rrjedhura disa vite më herët në media, Iris Luarasi ka një pagë mujore në shumën e rreth 3.2 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë, një hulumtim i kryer nga “Boldnews.al” në faqen zyrtare të Agjencisë së Ndihmës së Huaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezulton se “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” vetëm për një hapësirë 12 mujore gjatë periudhës 2022-2023, ka qenë pjesë e përfitimit të fondeve nga USAID, më së paku mbi 300 mijë dollarë.

Një pjesë e kësaj shumë është marrë drejtëpërdrejtë nga organizata e drejtuara prej Luarasit. Por, ndërkohë, “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” ka marrë edhe të tjera fonde nga USAID-i, si pjesë e koalicioneve të krijuara ndërmjet organizatave për mbrojtjen gjinore në Shqipëri.

Ndërkohë, referuar të dhënave të “spendingdata.al”, përgjatë viteve të fundit, “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” ka përfituar edhe rreth 140 mijë dollarë nga fondet publike, kryesisht në formën e Mbështetjes për Shoqërinë Civile, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 110, datë 06.03.2019.

Përballë shifrave të tilla, paga e Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Shqiptar duket “thërrime” dhe, natyrisht, Iris Luarasi ka të drejtën e saj që ta injorojë.

Qindra mijëra dollar nga USAID

Në vitin 2022, “Linja për Këshillit për Gra dhe Vajza” mori një fond prej 50 mijë dollarësh nga USAID, në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë së komunitetit në rrezik”.

Ky projekt përfshihej në vitin fiskal 2022 dhe përfundonte në Prill 2023.

Në foto: Fondi për projektin “Ndërtimi i qëndrueshmërisë së komunitetit në rrezik”

Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, “Linja” e drejtuar nga Luarasi ka përfituar edhe një fond tjetër, në shumën e 53 mijë euro, në kuadër të projektit “Riintegrimi dhe rehabilitimi i të burgosurve të radikalizuar”.

Në foto: Fondi për projektin “Riintegrimi dhe rehabilitimi i të burgosurve të radikalizuar”

Po në vitin 2022, qendra “Linja e Këshillit për Gra dhe Vajza” është njëra nga përfitueset e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave nëpërmjet Vlerave të Ndjeshme Gjinore”.

USAID-i lëvroi 278 mijë dollarë për këtë projekt, në favor të Qendrës së Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC).

Në foto: Fondi për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave nëpërmjet Vlerave të Ndjeshme Gjinore”

Sipas të dhënave zyrtare të GADC-së, pjesë e Aleancës është edhe organizata e drejtuar nga Iris Luarasi.

Pasaporta e “Linjës” së Luarasit

Linja e Këshillit për Gra dhe Vajza është krijuar në vitin 1996. Qëllimi i saj, është “emancipimi shoqëror të grave dhe vajzave, si dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të garantuar barazinë shoqërore, ekonomike dhe politike mes grave dhe burrave në Shqipëri”.

Siç thuhet nga vetë Linja, ajo ofron këshillim telefonik dhe ballë për ballë për qindra gra çdo vit.

Referuar të dhënave të bëra publike nga vetë Linja, për aktivitetin e saj, ajo ka përfituar fonde nga USAID-i, por edhe nga projekte të tjera të Bashkimit Europian dhe të vendeve të ndryshme europiane.

Faqja zyrtare e Linjës dhe rrjetet e saj sociale janë të mbushura me foto nga aktivitete e tryeza, të zhvilluara në hotelet në qendër të Tiranës apo edhe në qytete të tjera.

Të dhënat konkrete për angazhimin në këshillimin e grave paraqiten në formën e statistikave të përgjithshme, ndërsa rastet specifike përfshihen nën parimin e konfidencialitetit.

Edi Rama nuk mund të blejë Shtëpinë e Bardhë, FBI ka dy dosje për të

0

Gazetari Robert Papa ka hedhur dritë mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se pozicioni i Sali Berishës po forcohet ndjeshëm, ndërsa Edi Rama po përballet me sfida të mëdha dhe humbje të mbështetjes. Në një intervistë në Euronews, ai ka vënë në dukje se Berisha si figurë politike ka një ndikim në Capitol Hill, ndërsa Rama ka ndjekur një strategji të dëshpëruar për të siguruar mbështetje përmes investimeve personale në rrethin e Trump.
Sipas Papës, kjo përpjekje e Ramës është e rrezikshme, pasi ai duhet të ketë kujdes nga figura të rëndësishme konservatore në SHBA, të cilat tashmë po hetojnë aktivitetet e tij. Një ndër emrat kyç që ai përmend është Kash Patel, një figurë me ndikim të madh, i cili mund të rihapë çështjen e skandaleve të lidhura me Ramën dhe ish-agjentin McGonigal. Papa thekson se ndërsa Berisha ka fituar vëmendjen dhe respektin e qarqeve konservatore amerikane, Rama po izolohet gjithnjë e më shumë.
Ai vëren se administrata e Trump ka një qasje shumë më të rreptë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, për më tepër, gazetari shpjegon se FBI tashmë ka dy dosje të hapura për Ramën, ndërsa Berisha nuk ka asnjë dosje aktive në këtë institucion. Një tjetër element kritik është se hetimet ndaj trafiqeve në Portin e Durrësit mund të tronditin më tej pozitën e kryeministrit. Papa e mbyll me një parashikim të qartë: ndërsa Berisha po rritet dhe forcon pozitat e tij, Rama po përballet me një rënie të pakthyeshme dhe me sfida të mëdha në skenën ndërkombëtare.
PAPA:
Ende është shpejt.
Berisha si frymë shkoi në Capitol Hill kur u përmend në Kongres.
Rama ka investuar fort te Kushner, por të ketë kujdes nga Dan Bongino dhe Kash Patel.
LaCivita, personi që është kryetar i fushatës së PD, ka qenë te tribuna e nderit të White House në Kongres. Kjo nuk është rastësi.
Pra, ai njeri i fortë ishte ngjitur me Kash Patel, personin që mund të hapë dosjen e McGonigal.
Rama është kryeministër, mund të vijë këtu, këtu me pak para vjen, por që të vijë në Shtëpinë e Bardhë… Nuk ka sesi, me një administratë që Trump irritohet thjesht nga termi ‘socialist’. Sepse, fundja, atë që ka bërë në Sazan edhe ata që janë te aleanca s’do ta pranojnë, nuk e kundërshton njeri. Nuk besoj se blihet Shtëpia e Bardhë me këtë.
Ai ka përfituar me Obamën dhe i futi një drogaxhi në takim, një ministër, i kapur me drogë, që u vonua për trafiqe, duke luajtur me iranianët që erdhën. Kjo administratë ka qasje ndryshe.
FBI ka ndryshuar qasje tërësisht dhe dihet që Rama ka 2 dosje në FBI: një me foton e Obamës dhe një me McGonigal. Berisha nuk ka ndonjë dosje në FBI. Ata mund të thonë që kishte në departament, por u provua fjala ime që Fico e ka bërë dosjen, u tha në Kongres.
Berisha është në ngritje, Rama është në ulje.
Dan Bongino do të merret me hetimin e trafiqeve të Portit të Durrësit, e ka thënë.
Këtu vijnë shumë dhe ikin shumë, por kur shikon sesi sillet Doni ynë me Macron, e kupton që për këto figura të vogla si Edvini nuk kanë ndonjë…

POSTIMET E FUNDIT