Kreu Blog Faqe 218

Edi Rama mbyll TikTok-un në Shqipëri

0

TikTok do të mbyllet në të gjithë territorin shqiptar për 12 muaj.

Ky është vendimi i marrë nga qeveria, i cili u prezantua nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu.

Brenda 1 jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën TikTok për të gjithë përdoruesit shqiptar.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave.

Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme. Është mbyllje e përkohshme e aksesit në Tik Tok, i kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë, që të marrim të gjitha masat e nevojshme. Do të jetë Agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike, brenda disa ditëve do të mundet të realizojë këtë ndërprerje të përkoshme të aksesit në Tik Tok”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se qëllimi final nuk është mbyllja e TikTok, por vendosja e filtrave dhe për këtë kanë nisur komunikimet me përfaqësuesit e platformës kineze.

Berisha sposton Ilir Metën/ E heq nga lista e sigurt e Tiranës për deputet…

0

Ndërkohë që data 12 Mars po afron me shpejtësi, (Afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve në KQZ), brenda Partisë Demokratike duket se ka turbullira të shumta. Koalicioni që shpalli Berisha, Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 26 parti, ka në dispozicion vetëm 42 emra për vende të mbyllura.

Pikërisht për këtë pjesë të tortës po bëhet e gjithë lufta, edhe pse mësohet se tashmë Berisha i ka përcaktuar emrat në 90%. Deri më tani nga aleatët, mësohet se një deputet të sigurt, (Veten), kanë siguruar, Fatmir Mediu, Agron Duka, (Përvec vetes i sigurt, i është premtuar edhe një në Durrës), Shpëtim Idrizi, (Flitet se Mesila Doda futet si propozim i PD), Vangjel Dule, por edhe Nard Noka është gati i kopsitur.

Nga ana tjetër, tashmë është e firmosur dhe e garantuar se PL e Ilir Metës ka siguruar 4 emra në Listën e Mbyllur. Vetë Meta i cili gjendet në burg, Tedi Blushi, Erisa Xhixho dhe Edmond Haxhinasto. Gjithashtu edhe Përparim Spahiu ish-deputet i LSI, mund të futet në Listën e Mbyllur të Dibrës nga ana e PD, ndaj edhe konkuroi në Primare.

Por pikërisht për kandidatët e sigurt të PL, duket se do ketë surpriza. Sali Berisha pas negociatash të shumta e ka bindur Ilir Metën që të spostohet nga Lista e Mbyllur e Tiranës, te ajo e Fierit. Në Tiranë do të jetë Tedi Blushi, në Elbasan Edmond Haxhinasto, kurse për Erisa Xhixhon nuk është përcaktuar ende Qarku.

Mësohet gjithashtu se pas një lufte të gjatë të dështuar të Metës me Berishën që PL të ketë të payjytën 5 deputetë të sigurt, Petrit Vasili është tërhequr përfundimisht dhe nuk do të garojë as në listat e hapura në shenjë revolte.

Edhe pse me negociata të vështira, spostimi i Ilir Metës prej Berishës nga Tirana në Fier, duket se ka të bëjë me kalkulimet e emrave në gjithë vendin dhe hesapet qark më qark.

Njëkohësisht, Berisha, e cilëson betejën në Tiranë si vendimtare për një rezultat të mirë dhe emri i Metës si një i burgosur për korrupsion por edhe si të padëshiruar nga baza demokrate, e cila nuk harron piruetat e ish-presidentin me Ramën në vitin 2013 dhe largimin nga puna, (ose konvertimin në lsist), të shumë demokratëve në institucionet e drejtuara prej LSI, në bashkëqeverisjen me socialistët

Arrestimi i Erion Veliajt rritë për herë të parë besueshmërinë e SPAK-ut në publik

0

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025.

Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025.

Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Të pyetur për besimin tek SPAK si institucion dhe vlerësimin për punën e tij, qytetarët në të dyja rastet tregojnë rritje të besimit dhe vlerësimit, duke kapur pikën më të lartë në të dy këto tregues që nga fillimet e matjeve të Barometrit.

Lidhur me besimin, 52.1% e qytetarëve kanë besim tek ky institucion duke e vendosur SPAK për herë të parë në krye të listës, duke lënë pas edhe Ambasadën Amerikane e cila kishte kryesuar listën e institucioneve në Shqipëri si institucioni më i besueshëm për më shumë se 30 muaj.

E njëjta qasje vërehet edhe kur qytetarët pyeten për vlerësimin e punës së SPAK, ku 70,7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e tij.

Krahasuar me muajin janar 2025 edhe për besimin edhe për vlerësimin, SPAK rezulton me një rritje prej 10 pikësh.

Matjet e mëparshme të Barometrit Euronews Albania ishin ato të periudhës 15-30 janar 2025, ku ende nuk kishte ndodhur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duket qarte se pas këtyre zhvillimeve të 2 javëve të fundit, besimi dhe vlerësimi për SPAK është rritur dukshëm.

Skandal! Polici i burgut te Durresit: Ulsi Manja takoi Erion Veliajn ne burg: Ja ‘nderi’ që i bëri…

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të Berishës, mësohet se ditën e diel, ministri Manja ka qënë në qelinë e Veliajt në Durrës dhe i ka krijuar çdo lehtësi përfshirë përdorimin e telefonit dhe takimet me administratën.

Postimi i plotë:

Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin!

Ka urdhëruar ti lejohet telefoni, të mos i ndalohen takimet.

Lexon denoncimin e qytetarit dixhital

Doktor pershendetje. Jam nje punonjes i burgut te durresit aty ku strehoet Erion Veliaj prej dy javesh. Ta garantoj se ministri drejtesise Ulusi Manja e ka takuar diten e diele ne ambjentet e burgut veliajn dhe i ka krijuar cdo lehtesi brenda
Pas arrestimit të Erion Veliajt rritet besimi për SPAK, çfarë tregon sondazhi?
Perfshire perdorimin e celularit dhe takime me administraten e drejtimin e bashkise me telefon. Nderkohe komunikon non stop me avokatet e tij Beten dhe Arben Rakipin si dhe mediat e inceneratoreve perfshire Bollinon.

Lutem anonim se na heqin buken e femijeve

Ajola Xoxën dhe Imelda Markosin e bashkon diçka edhe më e fortë: krimi kundër kulturës

0
Shkruan Elsa Demo

Dosja për çiftin Veliaj-Xoxa dhe të tjerë persona nën hetim, nuk është tekst për t’u informuar. Në varësi nga fusha e interesit publik që njeh secili, gjen në dokument aktivitetin e aleancës së elitave, të vetëquajturave elita, në politikë, biznes dhe kulturë. Tek kjo e fundit po ndalem, me disa shembuj për individë, organizata dhe institucione shtetërore. Kam pyetur artistë, menaxherë, njohës të skenës kulturore, a është reale për tregun e Shqipërisë: vlera 17,000,000 lekë për një festival; që në zërat buxhetorë për një muzikal, të mos figurojë dirigjenti, po as vetë regjisori; që Bashkia e Tiranës jep për një instalacion 6,300,000 lekë?

Puna e ekspertëve hetimorë ndihmon të matet e dukshmja me të padukshmen e krimit financiar në kulturë. E gjitha sugjeron se, të kuptosh kulturën, do të thotë të kuptosh njerëzit, sepse bashkë me krimin financiar ka ndodhur korruptimi i individëve dhe i grupeve shoqërore, është ngritur një sistem paralel patronazhimi që ka dobësuar, deri kolapsuar, institucione shtetërore për kulturën dhe artet.

Në 366 faqet e dosjes të Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, realiteti i lidhjeve të fshehura midis kulturës dhe pushtetit, ia kalon çdo forme të riprodhimit artistik e gazetaresk, dhe po të jenë në të njëjtin nivel dosjet e tjera në seri me të, që thuhet se po përgatiten, bëhet një dokument me vlerë të pazakontë për historinë e korrupsionit në Shqipëri.

Në letërsinë e madhe ndodh që vjedhësi i bukës Zhan Valzhan, bëhet kryetar bashkie dhe vë drejtësi për mizerjen, ndërkohë që Franca, edhe falsifikimin e monedhës e dënon me vdekje. Në jetën reale, ndodh që një kryetar bashkie dhe gruaja e tij bëhen grabitës sistemik të njerëzve dhe turma artistësh e burokratësh protestojnë, që punëmbaruari të rrijë në detyrë. Ndodh në Shqipëri, një vend që funksionon si shoqëri e hapur dhe e fshehtë.

 ‘Nuk do bëhemi ne shembull’

Të dhënat e para që dolën me zhurmë dhe lanë në hije faktet tronditëse të dosjes, ishte pretendimi i SPAK-ut (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) se Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përvetësuar 110 ml lekë (1.1 ml euro), nga të cilat 870,000 euro janë shpenzuar për veshje luksoze. Prej këtej erdhën anekdotat krahasuese me Imelda Marcosin.

Çiftin filipinas dhe çiftin e Tiranës e lidh diçka më e fortë: krimi kundër kulturës. E provon aftësia e kontabilistit financiar. Aq e rafinuar kjo në dosjen hetimore, sa zbërthimi i vjedhjes mund të matet me shkathtësinë e vjedhësve. Në të dyja rastet, çiftet me pushtet kanë jetuar në një realitet ku nuk kanë bërë më dallim midis publikes dhe privates, ç’është e të tjerëve dhe ç’është e tyre. Nëpërmjet artit (në duart e saj më shumë) dhe ndërtimit (në duart e tij më shumë), ata krijuan njëherësh përshtypjen e progresit, e punëmbaruarve.

Nën arrest shtëpie, Xoxa kundërpërgjigjet se nuk është kukulla që prezanton media, se njeriu që po linçohet e pështyhet, punon ‘12 orë në ditë’ dhe puna e saj është cilësore. Pasurinë deklaron se e ka vënë nga biznesi si konsulente ligjore, nga qiradhëniet, nga trashëgimitë, toka nga ana e së ëmës dhe nga i ati, aksionet e shoqërisë Botimet Enciklopedike, dikur pronë shtetërore! Në gjashtë vitet e fundit, ka zgjeruar veprimtarinë e shoqërive të saj, jofitimprurëse kryesisht, dhe të ardhurat janë rritur ndjeshëm.

Si mbërriti Ajola Xoxa në këtë nivel performance, që të ketë patronazhin në fushën e artit bashkëkohor në Shqipëri, duke konkurruar kryeministrin, i cili, ndërsa qeveris, vepron me një axhendë si artist, po ka edhe një patronazh në nivel institucional nëpërmjet Qendrës për Hapje dhe Dialog. Pra, si kaloi kjo grua e re nga trashëgimtare e një familje intelektuale-artistësh në kleptomaniake?

E nisi me metaforat si mjet letrar dhe i ktheu ato në praktikë ekonomike dhe shoqërore. Harabel, muza, eventues, zabel, leviatan, zâ, bletë, tokë e ëmbël e hidhur, janë ca nga emërtimet e organizatave të saj dhe e veprave të artit, të cilat i komisiononte, mbikëqyrte, kuronte, faturonte, përdorte dhe u gjente vend në hapësirën publike.

Në kompjuterin personal të Xoxës, ekspertët hetimorë gjejnë të futur gabimisht në folderin OJQ ‘Harabel’ statutin e OJF ‘Eventus’, një nga ojf-rat që Xoxa i krijon, me një ritëm dy ose tre në vit, në emër të familjarëve të saj. Këta kalojnë nga Sky Tower sa për të firmosur, aty janë të gjitha vulat dhe kështu bëhen aktive shoqëritë, brenda nate, në tregun e artit.

Po zgjedh veprimtarinë e njërës, për kuptuar skemën e të tjerave dhe për të parë botëkuptimin e kësaj gruaje të re e të shkolluar në Perëndim, tek nuhat përfitimin nga e vogla tek e madhja. Nuk po merrem me detajet e praktikave financiare të OJF-ve në raport me kompanitë e mëdha që përfitojnë tendera dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Po përpiqem të plotësoj ato që kolegët e kronikës, në mënyrë të vetëkuptueshme, i kanë lënë jashtë.

‘Ava Studio’ shpk, themelohet në tetor 2021, me administratore Valbona Xoxën, e ëma e Ajolës. Sa herë krijohet një shoqëri e re, zgjerohet objektivi në përshtatje me axhendat për thithjen e parasë publike.[1] Në këtë rast, aktiviteti hapet për botime, festivale, sfilata, prodhim filmi dhe materiale audiovizive etj.

‘Ava Studio’, thotë një dëshmitare, lindi për të faturuar ‘shërbime’ për projektet artistike dhe për kurset e pianos që bënte nëna e Ajolës.

Nga bashkëbisedimet në telefon, del një informacion domethënës për punësimin në Universitet të zonjës Xoxa, mëma. Ekonomistja i sugjeron shefes që nëna e saj ‘të mos figurojë e punësuar, meqenëse përfiton pensionin e pleqërisë, por ta kalojnë sikur ofron një shërbim’. Ajola e kundërshton, duke i thënë, do e lëmë siç është, se ‘nuk do bëhemi ne shembull. Ka shumë pensionistë të tillë që punojnë’.

Kështu ndodh që ‘Ava Studio’, pa kapacitet teknik, e drejtuar nga një pensioniste, dikur mësuese pianoje, merr përsipër shërbime postproduksioni (montazh video, efekte vizuale, korrigjim ngjyrash) për klientin Driant Zeneli, drejtor ekzekutiv i Qendrës ‘Harabel’. Këtij, shoqëria i lëshon një faturë në vlerë 5.900 euro.

Gjatë hetimit, Ajola ka shpjeguar se, dhe ajo vetë ka bërë regji ose konceptim vizual, me kërkesë të klientit të ‘Ava Studios’, por pa u paguar.

Në një rast, shtetasi Robert Aliaj ka nënshkruar një aktmarrëveshje me ‘Ava Studio’ për katalogun e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit 48 Orë, Edicioni i 12-të, kundrejt vlerës 300,000 lekë. Xoxa vendos që emri i nënës të mos shfaqet në kontratë dhe ‘Ava’ të përfaqësohet nga njëra prej punonjëseve të zyrës ‘Partners Law’, që ajo drejton prej vitesh. Kjo për faktin se aplikimi për buxhet bëhet në Bashkinë e Tiranës. Nuk e di nëse është ofruar ky shërbim, për një produkt me tirazh të kufizuar dhe për një aktivitet periferik në skenën kulturore, pa llogaritur që, për efekt qarkullimi, një festivali ndërkombëtar i duhet, së pari, një katalog elektronik. Krahasuar me përfitime të tjera, është një hiçgjë, por peshën e kësaj vogëlsie e shoh tek takimi i një influencer-i të ekranit me patronen e artit.

Në vijim, ‘Ava Studio’ merr përsipër Atelienë Kreative, një hapësirë ​​dedikuar fëmijëve, në ambientet e zyrave në Sky Tower, me instruktore Eni Zenelin, bashkëshortja e Driant Zenelit.

Sipas dëshmisë së njërës prej punonjëseve, Xoxa ka dhënë shuma prej 10,000 ose 20,000 euro dhe ka kërkuar të priten fatura, sepse ‘prindërit e fëmijëve i kishin dhënë parapagim për disa muaj’.

Xoxa: ‘Tani do presim disa fatura gjasme për të rritur xhiron e ‘Harabelit’ për 2020.’

Zeneli: ‘Ti e din.’

Xoxa: ‘Pra, unë Besës dhe Mirelës i kam thënë që do paguajnë sa të duan për këtë vit, por ama faturat do t’i presim sikur të kishin paguar 48,000/lekë. Pra, gjasme si për 6 muaj.’

Zeneli: ‘Super.’

Sipas ekspertizës hetimore financiare, ‘Harabel’ ka faturuar nga kurset e artit 7,413,197 lekë dhe këto shërbime, gjatë 1 viti e gjysmë, nuk janë kryer sipas vlerës së deklaruar në shitje. Faturat janë lëshuar fiktivisht dhe janë kthyer mbrapsht tek Xoxa, e cila më parë kishte dhënë cash. Në dosje thuhet se, ajo ka pasur gjithmonë gjendje në euro, të prerjeve të mëdha. Gjyqtari Erjon Bani ngre dyshimin se ‘edhe në këtë rast, jemi para një skeme të pastrimit të produkteve të veprës penale’.

Në tre vjet aktivitet, shuma e shitjeve të ‘Ava Studios’ është 44,014,551 lekë, me klientë, ndër të tjerë:

Gogel: 7,468,692 lekë (në pronësi të Arbër Veliajt, vëllai i Erion Veliajt)

Harabel: 3,571,636 lekë

Rametal: 3,501,780 (në pronësi të Elman Abules, biznesmen nën hetim)

Eventus: 3,397,777 lekë (e kontrolluar nga A.Xoxa)

BYL-A: 2,380,599 lekë (e kontrolluar nga A.Xoxa)

Elhaida Dani: 564,401 lekë

Frobolous: 540,000 lekë

Qendra ‘Eventus’ u krijua në nëntor 2021, nga Linda Kazani, Emil dhe Erald Simixhiu, pra familja e dajës së Xoxës. Këta e emërojnë veten anëtarë të Bordit Drejtues, siç e provojnë dokumentet të nënshkruara tek e njëjta notere, në Bllok, ku kanë kaluar të gjitha OJQ-të e Xoxës. Familja Simixhiu-Kazani jetonte në Austri. Vijnë dhe ditën që firmosin, largohen nga Shqipëria – e tregojnë të dhënat e sistemit Tims, në Rinas – për t’u rikthyer pastaj përgjithmonë dhe për të ushtruar ‘aktivitetin’ në atdhe. Xoxa deklaron në SPAK se nuk njeh asnjë anëtar apo drejtor ekzekutiv të ‘Eventus’-it! Po, ashtu, Kazani nuk e ka idenë që çeqet e ‘Eventus’-it ndodhen në zyrën e Xoxës.

Në vitin 2023, ‘Eventus’ deklaron shitje në total në vlerën 17,082,800 lekë, për një festival të financuar nga:

Bashkia Tiranës: 10,580.000 lekë

Palushi shpk: 3,237,300 lekë (ka përfituar leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, midis viteve 2019-2024)

Banka Amerikane e Investimeve: 2,220,000 lekë

Ministria e Kulturës: 900,000 lekë

Nuk di për çfarë lloj festivali është fjala dhe nëse është bërë vërtet. Duke e diskutuar rastin, drejtori i një festivali filmi në Shqipëri, më thotë se aktiviteti i tij prej vitesh funksionon me një buxhet të luhatshëm, midis vlerave minimale 500,000 dhe maksimale 2,5 ml lekë. ‘Për ta bërë tamam’, thotë ai, ‘do duheshin 5 ml, që të kishim mundësi të akomodonim të gjithë pjesëmarrësit, t’u paguanim shpenzime transporti, të jepnim edhe çmime në vlerë monetare. Në kushtet ku jemi, u kemi dhënë nga 500 euro fituesve nga Ballkani.’ Edhe drejtuesja e një festivali muzikor përmend të njëjtat shifra dhe vlerën 5 ml lekë e gjykon si më të kënaqshmen, por të pamundur, duke ditur në duart e kujt shkojnë fondet publike për kulturën, po edhe mbështetja e të huajve në Shqipëri.

Në vitin 2023, me rizgjedhjen e Veliajt kryetar bashkie, Xoxa përshkallëzon aktivitetin. Nga qershori në nëntor, themelon një organizatë dhe dy galeri: ‘Muza’, e drejtuar nga Erald Simixhiu, Arben Spartaku dhe Rea Spartaku, përkatësisht daja dhe dy kushërinjtë; galeria ‘Naan’ në Bllok, sërish në bashkëpunim me Driant Zenelin; dhe galeria GurGur në Petrelë, ku ndonjëherë shfaqet edhe kryetari i bashkisë. Këto organizata kanë aktivitet më të gjerë, në përputhje me axhendat e përditësuara të Bashkimit Europian, të qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë, për të mbështetur grupe të margjinalizuara, gratë, të rinjtë me mundësi të kufizuara, projekte për rritjen e ndjeshmërisë për probleme sociale dhe shëndetësore, për të promovuar turizmit, etj..

Nuk mund të mos përmend disa fakte që nxjerrin në pah rolin e elementit psikologjik në këtë rrugë trëndafilash.[2]

Marrë nga faqja e shoqatës Frobolous – https://frobolous.com/couture-awakening/

Ajo punon shumë që të hajë krejt livadhin: të arrijë patronazhin e plotë të skenës së artit bashkëkohor, pra të kulturës së lartë, dhe të përhapet në  kulturën celebrity, si kuratore e festivalit të kërcimit bashkëkohor apo si regjisore klipesh muzikore. Financieren e urdhëron që për sponsorët e ‘Harabelit’ të mos shënojë ‘pagesë fature’. Është ajo që gjen klientët, të cilët lëshojnë fatura fiktive për të justifikuar zërat e buxheteve për aktivitete të tjera. Ajo vendos sa dhe si faturohen ‘shërbimet’, kur punonjëset pyesin çfarë detyrash t’u listojnë shokëve, si Olsi Efthimi, për shembull, klient i qeverisë dhe bashkisë.[3] Është ajo që kontrollon në emër të cilës shoqëri të lëshojë të përgjysmuar faturën e restorantit. Ajo përcakton se nga cila kompani do bëhet pagesa për një buqetë lulesh. Ajo kalëron mbrëmjet gala në Pallatin e Brigadave, që hap dyert sa herë ka nevojë të tregojë me luks dhimbshurinë për trashëgiminë kombëtare, me restaurimin e ‘Mësonjëtores’ dhe Roza Anagnostin prezente, dhe për ta kthyer në pasarelë ‘Couture Awakening’, me skenografi në lule të zeza ‘bërë nga vajzat e Harabelit’. Këto, ‘vajzat e Harabelit’, punonjëset pra, ngatërrohen në morinë e shoqërive që menaxhohen nga një zyrë e vetme dhe nga një shefe ‘tejet skrupuloze, por edhe imponuese’.

‘Hiqja vizën. Boll ke duruar. Sikur jemi zaret e tyre’, thotë njëra.

 ‘Tmerr! Këtu është teatër! Më vjen për të vjellë! Turp!’, përgjigjet tjetra.

Edhe të huajt lëshojnë fatura, me përshkrime për persona të cilët nuk janë në realitet pjesë e projekteve. Domenico de Chirico, i cili kishte kuruar një ekspozitë për një OJF të Xoxës, lëshon faturën 1.000 euro. Me kërkesën për të bërë ‘gjasme’, emri i de Chiricos figuron krahas përshkrimit ‘production/coordination curator for Spa: Re project’, për ekspozitën ‘Rear-view mirror’ të Idlir Kokës, të cilën italiani nuk e ka kuruar. Si ndihet piktori Koka, vallë, kur dëgjon si përdoret emri dhe puna e tij?[4]

Për të paguar artistin Adrian Paci, lekët hiqen nga buxheti i parashikuar për Ergys Krisikon. Fenomeni ‘Krisiko’, artist, pedagog dhe biznesmen, analizuar në vazhdim, nuk thotë kurrë ‘jo’, për të lëshuar fatura për shërbime të pakryera ndonjëherë për shoqëritë tregtare të familjarëve që kontrollohen nga Xoxa.

Për ta zgjeruar kontekstin, po prek pak Qendrën BYL-A (Balkans Youth Link-Albania). Kjo u themelua në vitin 2004 si organizatë jofitimprurëse me qëllime bamirësie, shkencore dhe edukuese, nga Endri Fuga, Klotilda Ferhati (Bushka) dhe disa të tjerë. I pari u bë ministër PR-i i Ramës, ndërsa Bushka, deputete e PS-së, arriti në krye të Komisionit të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë, sot e përfshirë në aferat e Veliaj-Xoxës. Ngjajnë të gjitha historitë e atyre që nuk zgjedhin të bëjnë një profesion në jetë dhe kapërcejnë nga aktivizmi në pushtet.

Në vitin 2023, BYL-A u zgjerua për qëllime kulturore dhe artistike, nën drejtimin e punonjëseve të Xoxës. Për periudhën 2022-2024, organizata ka deklaruar shitje në vlerën 31,521,286 lekë, për aktivitete të financuara kryesisht nga:

Bashkia Tiranë: 5,000,000 lekë

Shoqata Kongresi Rinor Kombëtar (financuar nga Bashkia Tiranë): 4,000,000 lekë

Ministria e Kulturës: 3,100,000 lekë

@Edvin Çelo

Përgjithësisht, artistët e huajt paguhen me fatura në vlerën 137,955-176,120 lekë. Midis tyre njoh vetëm koreografen austriake Anna Possarnig, të cilën e kam intervistuar për një performancë shumë të mirë në Tiranë. Nuk mund të flas për kontributin e artistëve të tjerë të kësaj liste. Por vërej se, nga artistët shqiptarë, ata që janë të afërt me çiftin Veliaj-Xoxe, paguhen 2-5 herë më shumë. Shembuj:

Ergys Krisiko: 861,800 lekë

Marsela Çibukaj: 325,000 lekë.

Pse? Sepse lëshojnë fatura fiktive si Krisiko, ose paguhen cash, si Çibukaj.

Në një rast, edhe nusja e dajës, Linda Kazani, pedagoge në Universitetin e Arteve, paguhet dorazi dhe i lëshohet një mandat pagesë ku bëhet e ditur se shuma do kalohet në bankë. Përveç shkeljes së legjislacionit tatimor, gjyqtari Bani dyshon se, ‘lënia e kësaj gjurme të bën të mendosh për mungesën reciproke të besimit, megjithëse në kushte afërsie gjinore’.

Faktet e dosjes hetimore mbushin me zemërim dhe zemërimi të bën të pafuqishëm. Pafuqia, kur kalon në analizë, bëhet vetëdije dhe prej saj përftohet forcë. Këtu ndahen njeriu që kërkon shpjegim për skandalet nga ai që i prodhon skandalet. Duhet dalë nga indinjata, për të kuptuar pse vjedhja është më e rënda e punëve. Dymbëdhjetë orë punë në ditë për të vrarë mendjen si të hysh atje ku viktima nuk e fantazon, e pa u mbyllur dita, të hidhesh në vjedhje të re, të biesh në një cikël patologjik dhe ta shpërblesh veten me fustan prej leshi apo qimesh të holla kafshësh.[5]Pa e ditur nga vjen ky pasion dhe për të kuptuar çfarë ka qenë shpirti para se të banojë trupin që rropatet në skema vjedhjeje, kërkon ndihmën e psikanalizës dhe të një podcasti (about entrepreneurship, fashion, body shaming, role models: Don’t try to be a Kardashian-Be You!.. bla, bla, bla).

– Ç’të tha psikanaliza?

– Kam qenë trëndafil, kam qenë parfum, harabel kam qenë, edhe qen, dikur, por u ktheva si zot.

Erion Veliaj “mesazh” Edi Ramës: Më nxirr se s’duroj më, më kanë kërkuar të bëhem i penduar

0

Erion Veliaj i dërgoi një mesazh të tërthortë socialistëve sot, kur në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.
Reagimi i Veliajt duket se vjen pas lajmit se Edi Rama ka kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.

Opozita thotë se Rama ka arritur një marrëveshje me Altin Dumanin për këtë qëllim.

“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….
…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!” shkruan Veliaj.

Nga Meloni te Orban; kush janë “ithtarët” e Trump në Evropë?

0

Donald Trump nuk e ndjek politikën e tij ndërkombëtare në vakum. Ajo tashmë ka fituar mbështetje serioze dhe aleatë besnikë politikë në shumë vende të botës, përfshirë sigurisht edhe në Evropë. Shumë liderë evropianë, të djathtë ekstremë, nacionalistë dhe populistë, edhe pse me dallime mes tyre, konvergojnë në projektet themelore të botës dhe të shoqërisë që ata parashikojnë dhe ndajnë me Trump: kthimin në shtetin kombëtar dhe promovimin e fuqisë së tij kundër institucioneve mbikombëtare, evropiane dhe globale, qëndrimet e ashpra absolute ndaj emigracionit, shfuqizimi i moshave të gjelbra llojet e pakicave.

Ky grup po zgjeron fuqinë e tij në shumë vende evropiane. Kryeministra apo drejtues partish të mëdha, admirues të presidentit amerikan, investojnë në një marrëdhënie personale dhe aleancë me të me karakteristika strategjike për veten e tyre, partitë e tyre dhe në fund të fundit për vendet e tyre. Ata injorojnë faktin se Trump është armiqësor ndaj Bashkimit Evropian dhe synon një Evropë të dobësuar, të pafuqishme dhe të ndarë.

Në fakt, në logjikën e kontrollit dhe manipulimit të zhvillimeve evropiane, Trump duket se ka adoptuar një politikë shumështresore të forcimit të liderëve “miqësorë” dhe partive të tyre, në mënyrë që ata të bëhen marrës të përshtatshëm jo vetëm për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet e BE-së, por edhe për “marrjen” e qeverive dhe pozicioneve institucionale në Bruksel nga brenda .

Trumpizmi po përhapet; por cilët janë “ithtarët” e Trump në Evropë?

Elon Musk tashmë ka ndërhyrë në mënyrë aktive për të ndikuar në peizazhin politik në Evropë. Ai akuzohet për rivendosjen e zërave ekstremë fanatikë dhe manipulimin e algoritmeve për të promovuar narrativat e ekstremit të djathtë në X. Ai është një mbështetës publik dhe i flaktë i liderëve të ekstremit të djathtë, miq të Trumpit, si kryeministri italian dhe bashkëkryetari i AfD-së gjermane. Ndërsa zoti Brexit, Nigel Farage, zbuloi synimin e Musk për të financuar me 80 milionë partia e tij, Reforma.

Dhe Steve Bannon, njeriu që udhëhoqi planin strategjik të Trump në mandatin e tij të parë, ishte jashtëzakonisht. “Paraja dhe informacioni janë armët bërthamore binjake taktike të politikës moderne dhe Musk mund t’i vendosë ato në një shkallë të paprecedentë,” tha ai për Bloomberg. E bëri edhe më të prekshme: “Ai shpenzoi rreth 250 milionë dollarë për të zgjedhur Trump. Duke derdhur të njëjtën sasi parash në Evropë, do të shtyjë çdo vend drejt një axhende populiste. Nuk ka asnjë qeveri të qendrës së djathtë apo të majtë në Evropë që do të jetë në gjendje t’i rezistojë këtij sulmi”.

Dy kampe

Mbështetësit evropianë të Trump janë të ndarë brenda vendit në dy kampe të mëdha. Pas zgjedhjeve evropiane qershorin e kaluar dhe ngritjes së re, mbresëlënëse të së djathtës ekstreme, pati riorganizime. Së pari, u shfaq Patriots for Europe (PfE), një grup i ri politik me 84 eurodeputetë nga 12 vende.

Palët pjesëmarrëse janë Fronti Kombëtar (Francë), Lega (Itali), FPO (Austri), ANO (Republika Çeke), Fidesz (Hungari), PVV (Holandë), VOX (Spanjë), CHEGA (Portugali) etj. Në fillim të shkurtit në Madrid, ata konfirmuan optimizmin e tyre se do të përmbysnin plotësisht hartën aktuale politike evropiane. “Koha juaj ka mbaruar, ju jeni tashmë në të kaluarën”, ishte mesazhi i Samitit drejtuar liderëve të BE-së, dërguar nga Geert Wilders.

Dhe entuziazmi i tyre ka një shpjegim shtesë, si rritja e partive të tyre në të gjitha vendet e BE-së. tani ka një mbrojtës të fuqishëm. Udhëheqësi amerikan, të cilin ata po përpiqen ta kopjojnë. Adoptimi i platformës MAGA (Make America Great Again) me çelësin e thjeshtë: duke e vënë Evropën në vendin e Amerikës. Doli MEGA.

Dyshja italiane

Grupi i dytë i madh i udhëheqësve dhe forcave pro-Trump udhëhiqet nga Giorgia Meloni, e vetmja kryeministre evropiane që mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, pasi e takoi atë në fillim të dhjetorit në Paris, dhe më pas në rezidencën Mar-a-Lago në Florida. Pastaj planetariumi e quajti atë “një grua fantastike, që me të vërtetë po e pushton Evropën”. Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), të cilin Vëllezërit e Italisë e kryesojnë në Parlamentin Evropian, ka 80 deputetë nga 21 parti nga 19 vende.

Në linjë paralele po ecën edhe partneri i saj qeveritar, lideri 51-vjeçar i Lidhjes, por ai është pjesë e grupit PfE. Zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm, një euroskeptik i ashpër, një mbështetës i politikave proteksioniste dhe një kritik i globalizimit dhe i euros, si dhe një kundërshtar këmbëngulës i një politike të përbashkët të mbrojtjes dhe të jashtme evropiane.

Ai e kishte shprehur vazhdimisht publikisht mbështetjen e tij për Trump në aventurat e tij ligjore. Lideri aktual i planetit i kishte uruar, në funksion të zgjedhjeve italiane të 2019-ës, ta takonte më vonë si kryeministër. Salvini u bëri thirrje pardje Patriotëve për Europën që të hapin një kanal kontakti me AfD-në gjermane, ndërsa beson se kritikat e ashpra ndaj Trump dhe Vance “janë një alarm i shëndetshëm për Europën”.

Treshja franceze

Dyshja Marine Le Pen – Jordan Bardella synon përmbysje politike në Francë. Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare janë shumë të mundshme në çdo kohë pas 8 korrikut, ndërsa zgjedhjet presidenciale do të mbahen në pranverën e vitit 2027. Le Pen, megjithatë, duhet të kapërcejë një pengesë gjyqësore më 31 mars. Nëse dënohet për korrupsion, rrezikon një privim pesë-vjeçar të të drejtave politike.

Ajo thotë se është e impresionuar nga muaji i parë i administratës së Trump. Në veçanti, përshëndeti politikën e tij agresive kundër Kolumbisë me kërcënimin e vendosjes së tarifave dhe sanksioneve shkatërruese nëse ajo nuk pranonte emigrantë të paligjshëm të dëbuar. Kështu çoi në një marrëveshje që shmangi një luftë tregtare. Ajo do të miratonte një politikë të ngjashme ndaj Algjerisë.

Le Pen, megjithatë, duke u përpjekur të fitojë votuesit e qendrës së djathtë, po shmang çdo kontakt me AfD-në gjermane. Ndërsa një sondazh i Elabe tregoi se 8 nga 10 francezë kanë një imazh të keq për Trumpin dhe numri i tyre do të rritet kur ata që miratojnë pikëpamjet e tij kundër emigracionit gjithashtu fillojnë të preken nga tarifat. Kohët e fundit, Bardella anuloi një fjalim në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik (CPAC) në Uashington, D.C., pas përshëndetjes së Steve Bannon, duke e quajtur atë “një gjest që aludon në ideologjinë naziste”.

Eric Zemmour

Ekziston edhe Eric Zemmour lider i partisë së ekstremit të djathtë Reconquête (Reconquest), e cila është e lidhur ngushtë me Trump. Ai mori pjesë në inaugurim me partneren e tij, eurodeputeten Sarah Knafo, por e ardhmja e tij politike është e paqartë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, ai doli i katërti me 7%, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar ai mori vetëm 0.75%.

Viktor Orban

Viktor Orban tashmë po pozicionohet si aleati kryesor i Trump në Evropë. Kryeministri hungarez tani është më jetëgjati në BE, por sondazhet tregojnë se në prag të zgjedhjeve të vitit 2026, ai duhet të shqetësohet për një konkurrent jashtëzakonisht popullor, Peter Maghar.

Transformimi i Orbanit pasqyron zhvendosjen politike në të gjithë Evropën drejt pozicioneve ekstreme të së djathtës së re. Filloi si anëtar i Liberalëve Evropianë, më vonë u bashkua me Partinë Popullore Evropiane, më pas krijoi grupin e tij. Ai është quajtur shumë herë “i madh” nga Trump, me të cilin mban kontakte të ngushta. Megjithatë, ai nuk ndan kërkesën e presidentit amerikan që vendet e BE-së të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre në mbrojtje.

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë,” shkroi Musk në X përpara zgjedhjeve gjermane më 23 shkurt dhe vazhdoi duke diskutuar drejtpërdrejt me bashkëkryetaren e partisë, Alice Weidel. Kjo u pasua nga një opinion i tij në favor të AfD-së në gazetën “Die Welt”. Në Mynih, Zëvendës Presidenti J.D. Vance u takua me udhëheqjen e AfD-së, kur në margjinat e konferencës globale të sigurisë ai shmangu të shihte kancelarin në largim Olaf Scholz.

Doli se amerikanët e dinin se ku po investonin në skenën gjermane. Urimi i Trump për fituesin e zgjedhjeve dhe kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz nuk e fshehu entuziazmin e Shtëpisë së Bardhë për suksesin elektoral të AfD-së. Madje, Musk ka nxituar të urojë Weidel, i cili si kreu i opozitës është duke përgatitur hapat e radhës.

Farage dhe të tjerët

Marrëdhënia e Farage dhe Trump është e gjatë dhe e thellë. I pari ishte i pranishëm në festën e fitores së presidentit amerikan në natën e zgjedhjeve në Mar-a-Lago, si dhe në ceremoninë e inaugurimit të tij.

Qëndrimet e tyre politike janë pothuajse identike. Pozicioni i Britanisë jashtë BE-së është një gur themeli Farage po përpiqet të shkundë skenën politike të Britanisë me një logjikë agresive të ngjashme me Trump, pasi ka fituar një epërsi në sondazhe./ Protothema.gr

Përfundon afati për regjistrimin e diasporës / Si janë numrat

0

Procesi i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundoi me hyrjen e datës 5 mars.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i kërkesave të aprovuara është 231 674. Por, ky nuk është numri final pasi janë edhe 20 465 kërkesa të tjera të pashqyrtuara nga KQZ, çka praktikisht mund ta çojë numrin e votuesve nga jashtë në rreth 250 mijë.

Shtetet me më shumë shqiptarë janë Italia me rreth 86 400 zgjedhës, ndjekur nga Greqia me 62 470. Në vend të tretë sa i përket aplikimeve është Gjermania me rreth 24 400, më pas SHBA me 20 000 dhe Mbretëria e Bashkuar me 16 470.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, votat e diasporës do të përllogariten në zonat zgjedhore ku figurojnë të regjistruar dhe qarku me numrin më të madh të kërkesave të aprovuara e ka Tirana me rreth 49 mijë, ndjekur nga Fieri me rreth 30 mijë e Durrësi me rreth 23 760. Qarku me numrin më të ulët e ka Kukësi me 3 750 votues të regjistruar.

Sipas afateve të Kodit Zgjedhor, KQZ brenda datës 9 mars duhet të publikojë listën finale të zgjedhësve, dhe në datën 12 dorëzohen kandidatët për deputetë.

Donald Trump akuzon BE-në: Keni shpenzuar më shumë për gazin rus sesa për Ukrainën

0

Në fjalimin e tij para Kongresit, Donald Trump nuk i kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Bashkimit Europian për luftën në Ukrainë.

Trump tha se kishte marrë një letër nga Zelensky në të cilën ai thoshte se ishte gati të negocionte për paqen, por presidenti amerikan nuk e ka njoftuar ende nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin.

Ai përsëriti se po punonte “pa u lodhur” për t’i dhënë fund konfliktit të egër në Ukrainë dhe tha se ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar miliarda dollarë për të mbështetur mbrojtjen e saj, teksa Evropa fatkeqësisht ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për të mbrojtur Ukrainën.

‘Fatkeqësisht, Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës, deri tani. Mendoni për këtë. Ata kanë shpenzuar më shumë për blerjen e naftës dhe gazit rus sesa për mbrojtjen. Dhe ne kemi shpenzuar ndoshta 350 miliardë dollarë, si të marrim karamele nga një fëmijë. Kështu ndodhi. Dhe ata kanë shpenzuar 100 miliardë dollarë.’, tha Trump.

Por sa e vërtetë është kjo deklaratë e Trump për BE?

Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, analizuar nga agjencia e lajmeve Reuters, SHBA ka dhënë 94.6 miliardë £ në ndihmë të përgjithshme dhe Europa ka dhënë 109 miliardë £.

Duhet të theksohet, megjithatë, jo të gjitha vendet zbulojnë të gjithë ndihmën e dhënë për Ukrainën, duke e bërë të vështirë llogaritjen e shumës së plotë, veçanërisht për informacione të ndjeshme si ndihma ushtarake.

Tjetra a ka shpenzuar Europa më shumë për naftën ruse sesa për Ukrainën?

Ka disa të vërteta për këtë. Pretendimi i Trump bazohet në një raport të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, i cili zbuloi se BE-ja kishte shpenzuar 18.2 miliardë paund për lëndët djegëse fosile ruse në vitin 2024.

Në të njëjtin vit, raporti shton se 15.5 miliardë paund u dërguan në Ukrainë.

Këndvështrim Konservator për 26 Sherifë Opozitar

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Kaubojsat rikthehen në koalicion Tirani e Madhe.
Shqipëria e Madhe, tha: Donald J TRUMP.
“Aleanca e Madhërishme Për Shqipërinë” deklaron:
1 – Skëndërbeg ll Prof. Dr. SALI BERISHA dy herë president, dy herë kryeministër, rikthehet lideri Alban i Shqipërisë së Madhe.
U burgos me shkelje të Kushtëtutës RSh Neni 73
2 – Av. PHD Zef SHTJEFNI President për Siguri dhe Paqe në Europë i çertefikuar nga Cardinali Katolik princi Odi Afrikës. Deputet me integritet legj. IX
3 – Av. Ndërkombëtar për Emigracionin.
PHD Kostaq Papa familjar ÇAM i mrekullueshem.
4 – Msc. Selami Jenishehri profesor i matematikë – Fizikë, Deputet legj. IX Nip i Deputetit të Shkodrës Kadri Jenishehri Kuvëndi Lushnje votoi Tirana kryeqytet 1920
5 – Ekonomist Kujtim Gjuzi, Titulli 1985 “Për Trimëri Civile” Presidenca e Shqipërisë, Ambasador për Paqe, kryekonservator “Albania e Madhe” i zgjedhur me votë Kryetar i Komisionit Ndërtimi Urban, Bashkia Tiranë 2000 – 2008 nipi i Dinastisë, 4 deputetët GJUZI.
6 – Prof.Dr. As. Mhill Gecaj student liberator 1990 i laureuar në Selinë e Shenjtë Vatikan, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Demokristian pan Shqiptar, i zgjedhur me votë popullore Këshilltar Bashkia Tiranë 2000 – 2004.
7 – Av.Dhimitër Muslia Kristian Demokrat, lista Socialiste, Këshilltar Bashkia Tiranë 2011 – 2015
8 – Nard Ndoka Kryetari Demokristian tre herë Deputet, Ministër i Shëndetësisë, Qeveria Berisha.
9 – Av. Nikolin Staka, deputet demokrat legjislatura lX biznesmen Shkodran Shqiptaro – ltalian.
10 – Prof.Dr. Arjan Starova, deputet Ministër i Jashtëm qeveria e pajtimit Kombëtar 1997 President i Shoqatës Euro Atlantike.
11 – Av. Adriatik Alimadhi kryeballist Atdhetar, deputet legj. IX
12 – Fatmir Medi Hoxha, republikan pesë herë deputet dy herë ministër kabinete Berisha l – ll
Nën hetim nga rregjimi pse agjenturat dogjën flakë Gërdecin.
13 – Agron Duka deputet ministër qeveria Nano.
14 – Vangjel Dule ÇAMI 5 herë deputet, zëdhënës i Kishës Ortodokse Autoqefale Albania.
15 – Sali Shehu deputet Demokrat legjislatura Vll
16 – Shpëtim ldrizi 4 herë Deputet përfaqesues i Çamërisë Martire, nip i Tiranës Autoktone.
17 – Shpëtim Axhami, misionar, i përndjekur, oborrtar i familjes mbretnore Ahmet Zog l Dinastia Vll Albane.
18 – Prof.Dr. As. Vasil Steriovski përfaqësues i pakicës linguistike Maqedone bashkia Pustec.
19 – Rivelino Çuno përfaqësues, pakica linguistike Rome dhe Egjiptianët e Shqipërisë.
20 – Gjovaln Shqalsi përfaqësues i denjë, personat me Aftësi të Kufizuar.
21 – Gjet Ndoj TARAZHI publicist, katolik tipik i Republikës Mirdita 1907
22 – Prof. Dr. As. Sazan Guri Ekologjist Europian, publicist.
23 – AV. Ylber Valteri demokrat Aristokrat.
24 – Prof. Dr. As. Artur Roshi Ballist Demokrat.
25 – Muharrem Doda qytetar model.
26 – llir Meta Metaj president, kryeministër, kryetar kuvëndi i burgosur nga rregjimi me shkelje të kushtëtutës RSH

 

 

POSTIMET E FUNDIT