Kreu Blog Faqe 221

Sot mbahen primaret e PD-së/ Ja kush janë kanidadët në qarqe

0

Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Primaret në Tiranë
Në Tiranë thuajse i gjithë ekipi i Këshilltarëve Bashkiakë të PD-së në Tiranë synon të jetë në listën e kandidatëve për deputetë. 5 prej tyre, nga rreth 8 këshilltarë të Sali Berishës në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë pjesë e listës zyrtare të garës së primareve.
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ishte pjesë edhe e primareve për zgjedhjet vendore në 2023, por kandidat zyrtar i Berishës për kryebashkiak u shpall Belind Këlliçi, do të jetë në garën e brendshme për kandidat për deputet. Gjithashtu në primare janë futur edhe këshilltarët e PD Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Jonathan Pano. Ata janë në mesin e 89 emrave në listën e prezantuar nga PD për primaret në qarkun e Tiranës. Pjesa më e madhe e listës janë figura të njohura në PD dhe jo risi, aktiv në angazhim apo pasivë gjatë viteve të fundit, si Edith Harxhi, Aleksandër Biberaj, Mimoza Hajdarmataj etj, por edhe disa deputetë aktualë si Asllan Dogjani në hetim nga SPAK, Dhurata Çupi, Oriela Nebijaj apo Jorida Tabaku. Të vetmet risi në këtë listë janë disa emra si ai i anëtarit të departamentit Brain Gain Andi Mustafaj apo Daniel Nikolla i ardhur si propozim nga diaspora.

Në primare ata që përballen me SPAK

Në Durrës dhe Dibër kandidojnë në primaret e Berishës dy personazhe të njohur, edhe në dosjet e SPAK. Arjan Ndoja dhe Xhemal Gjunkshi. I pari ish prokurori i shkarkuar si i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa Gjuknshi gjenerali i njohur që firmosi dorëzimin përfundimisht të ish kompleksit Partizani te Jamarbër Malltezi. Nuk mungojnë as emrat që SPAK i ka aktualisht nën akuzë si Asllan Dogjani dhe Bardh Spahia, apo ish-kreut të KQZ-së, Arben Ristani dhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, që tashmë prej kohësh është rreshtuar politikisht.
Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD. Kjo pasi krahas Berishës, Flamur Nokës e Edi Palokës që drejtojnë fushatën në të gjithë vendin, të tjerëve u është besuar drejtimi politik i qarqeve, përfshi edhe Gazment Bardhin. Ata do të jenë në zonën e sigurt të listave, duke siguruar një mandat të radhës parlamentar.

Tirana është qarku ku spikasin më pak emra të deputetëve aktualë të PD-së, kurse Korça dhe Elbasani kryesojnë me nga 4 emra ligjvënësish në listën e Primareve dhe luftë të fortë për t’u rizgjedhur, e më pas Lezha me 3 deputetë.

Jorida Tabaku do përballet gjithashtu në Tiranë në garën për deputete, kurse Ina Zhupa në Vlorë. Spikat edhe emri i zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo në Durrës, gjeneralit Pirro Ahmetaj, ish-drejtorit të policisë Emri Vata apo gazetarit Basir Çollaku.

Emrat që spikasin sipas qarqeve

Në listën e Tiranës bien në sy emrat e deputetit Asllan Dogjani, nën hetim nga SPAK, Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, Ilda Zhulalit, Grigels Muçollarit, anëtar i kryesisë, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Myslim Murrizi, deputetes Oriela Nebiaj, ish-kreut të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, deputetes Dhurata Çupi, ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti apo dhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Në Vlorë janë emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes, Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Kurse në Shkodër spikat emri i ish-kryebashkiakut nën akuzë nga SPAK, njëkohësisht ish-deputetit Bardh Spahia, deputetes Greta Bardelit dhe i kryetares së degës së PD, Eliona Shkrelit.

Lista më e ‘nxehtë’ është ajo e Lezhës, ku spikasin deputetja Elda Hoti, një nga më aktivet në tensionet e dhunshme në Kuvend gjatë gjashtë muajve të fundit, ish-gjyqtarit të Apelit, aq shumë të lakuarit Gjin Gjoni, deputetes Lindita Metaliaj dhe deputetit Kastriot Piroli.

Në Gjirokastër nuk mungon emri i ish-sekretarit të PD-së në kohën e Bashës dhe njëkohësisht ish-deputetit Arben Ristani (ish-kreu i KQZ).

Në Korçë bie në sy Andrea Mano, ish-prefekti dhe deputeti aktual që i zuri vendin Ervin Salianjit pas burgosjes, deputetët Bledion Nallbati dhe Edmond Spaho, si dhe deputetja Sorina Koti. Kurse në Kukës gjendet emri i Isuf Çelës dhe në Dibër bie në sy emrat e deputetit Kreshnik Çollaku, i ish-drejtorit të LSI-së dhe ish-deputetit përparim Spahiu, si dhe i gazetarit Basir Çollaku.

Qarku i Durrësit ka në listë emra si të deputetes Andia Ulliri, ish-drejtorit të Policisë, Emri Vata, zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, Igli Carës, si dhe anëtares së kryesisë Ilirjana Kuçana.

Në Elbasan ndodhen emrat e Aurel Bylykbashit, Blendi Himçit, deputetëve Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji. Kurse në fund, në listën e Fierit ndodhen emrat e deputetëve Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.

Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë. Deputetët demokratë, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferraj, Petrit Doda, Emilja Koliqi, Eralda Bano dhe Kasem Mahmutaj kanë refuzuar Primaret.

Lista e kandidatëve të primareve sipas qarqeve

Berat

Avenir Berberi;
Erion Dasho;
Ervis Azizolli;
Fatmira Kola;
Ledion Mara;
Monika Qosja;
Oltion Merdari;
Shaqo Merkaj
Zija Ismaili

Dibër

Alketa Agolli;
Arsen Begu;
Basir Çollaku;
Denisa Vata;
Femi Hoxha;
Ferzileta Gjika;
Hamza Leshi;
Ilir Krosi;
Ismail Uka;
Kreshnik Çollaku;
Përparim Spahiu
Shaqir Manjani
Xhemal Gjunkshi

Durrës

Adhurim Caca;
Agim Kodra;
Andi Gjoka;
Andia Ulliri;
Arian Dedej;
Armand Dervishi;
Astrit Xhaferi;
Aulon Kalaja;
Bernard Balla;
Bislim Ahmetaj;
Dritan Sallaku;
Dritan Burgia;
Edlira Shemsi;
Emri Vata;
Endri Pasha;
Enri Ceno;
Ermal Varaku;
Ermir Frangu;
Fatbardha Kadiu;
Floriana Garo;
Gëzim Keqi;
Igli Cara;
Ilirjana Kuçana;
Islam Murati;
Jola Hysaj;
Luan Hoti;
Luan Hallulli;
Manjola Luku;
Mereme Sela;
Morena Boja;
Nasild Alikaj;
Ndrec Pjetri;
Osman Stafa;
Sabah Jemishta;
Selman Tema;
Shyqyri Myrtollari;
Silvja Gjepali;
Skender Dika
Viola Kapidani.
Arjan Ndoj

Elbasan

Alesia Balliu;
Alis Narazani;
Arben Elezi;
Armonela Marku;
Aurel Bylykbashi;
Blendi Himçi;
Dashnor Sula;
Doris Madhi;
Dritan Cani;
Elior Vila;
Gani Cani;
Ilirjan Alliu;
Klodiana Capja;
Lefter Geshtenja;
Lumturi Hasa;
Mustafa Pashja;
Qani Xhafa;
Redjona Mesiti;
Renato Kumrija;
Silvana Hastopalli;
Zeqir Hoxha
Zheni Gjergji.

Fier

Alkida Mehmeti
Altin Maloku;
Arben Hoxhaj;
Eduart Sharka;
Elizabeta Rredhi;
Fation Semanjaku;
Gentian Çela;
Gentian Koci;
Ilda Dhori;
Julian Hoxhaj;
Luan Baçi;
Luljeta Sejko;
Mustaf Gashi;
Pelivan Bufi;
Saimir Korreshi;
Samena Malenaj;
Sevin Serjani;
Silva Hasaj;
Taulant Aliaj
Vladimir Kajolli
Gjirokastër
Alma Buci;
Anila Cacaj;
Arben Ristani;
Armando Rabaj;
Bajram Hysa;
Dituri Koçiu;
Mariklent Dervishi;
Ndriçim Seferi;
Xhaferr Meca
Zenjel Kola

Korçë:

Albana Prifti;
Alfred Gega;
Andrea Mano;
Arbër Male;
Bledion Nallbati;
Brunilda Prifti;
Edmond Spaho;
Eleina Qirici;
Elsuida Vila;
Fidel Kreka;
Genti Cela;
Kristiano Koçibelli;
Kujtim Hoxha;
Ledina Alolli;
Lorenc Begaj;
Lulezim Rakipi;
Sorina Koti;
Xhuljan Guce
Yllson Ibrahimllari.

Kukës

Anita Doçi;
Arsi Margjeka;
Astrit Margjeka;
Bashkim Gjoka;
Fasli Gërmizi;
Feride Rrahmanaj;
Gëzim Shehu;
Isuf Cela;
Shkëlqim Shehu
Shkëlzen Ibra
Lezhë
Aleksandër Lala;
Ded Doda;
Donika Haxhia;
Elda Hoti;
Gjin Gjoni;
Gjok Vuksani;
Kastriot Piroli;
Lindita Metaliaj;
indita Toma;
Luigj Isufi;
Mariglend Doçi;
Marjan Tuçi;
Marjana Brunga;
Mark Gjoka;
Martin Biba;
Ndre Molla;
Ndue Bitraj;
Odise Kolthi;
Rudina Gjoka
Sander Kovaçi

Shkodër

Aleksandër Kaçi;
Alfred Pllumbi;
Alfred Thekna;
Arben Lushaj;
Arben Maliqi;
Arjan Peraj;
Bardh Spahia;
Eliona Shkrela;
Gentian Ndoj;
Glorja Shllaku;
Greta Bardeli;
Ilirjana Agolli;
Imeldi Sokoli;
Irena Shala;
Izmira Rusi (Ulqinaku);
Jesmina Pikalaci;
Kolë Beka (livadhi);
Kristian Preçetaj;
Ledinë Mandija;
Lodovik Hasani;
Lorenc Luka;
Mimoza Rexhvelaj;
Ndoc Ashta;
Ramadan Likaj;
Senada Mehmeti;
Ted Kopliku
Vildane Gushta (Kazazi).

Vlorë

Afrovita Dhimojani;
Alta Haluci;
Atird Hoxha;
Dashamir Tahiri;
Ina Zhupa;
Liljana Emazi (Billa);
Manjola Nikollo;
Nada Daullja;
Nikola Kedhi;
Pirro Ahmetaj;
Mario Runa
Vladimir Rizvani

Tiranë

Adriana Kalaja;
Adriana Tolka;
Akil Kraja;
Albana Kepi;
Dilaver Xhika;
Aleksandër Biberaj;
Amanda Beqiri;
Gëzim Veizi;
Andi Mustafaj;
Aqif Xhafa;
Ardian Elezi;
Arianit Iliazi;
Arjan Hoxha;
Arnold Kariqi;
Arsen Valisi;
Artan Pogoni;
Asllan Dogjani;
Astrit Memia;
Avenir Peka;
Besim Kuka;
Bledi Kasmi;
Daniel Nikolla;
Dedë Mëhilli;
Dhurata Çupi;
Diana Begaj;
Dorjan Teliti;
Edit Harxhi;
Elida Saraci;
Enkelejda Sallaku;
Eqerem Deliu;
Erald Shulla;
Erges Eskiu;
Eris Petrit Xhihani;
Ervin Riza Minarolli;
Ethem Zyber Aga;
Fadil Gradica;
Faslli Goga;
Fjoralba Dizdari;
Franc Kaloshi;
Gentian Kaprata;
Gjok Buna;
Grigels Muçollari;
Hasan Cani;
Helona Shtylla;
Hysen Kadiu;
Hysen Muceku;
Ibrahim Morina;
Ilda Zhulali;
lir Alimehmeti;
Ilir Stojku;
Jak Ndokaj;
Jonathan Pano;
Jorida Tabaku;
Keda Kaceli;
Klevis Balliu;
Klodian Gjinaj;
Ledia Sula;
Leonard Seferi;
Lili Sula;
Lisandër Hoxha;
Lorenca Hoxha
Mimoza Hajdarmataj;
Mirela Tabaku;
Myslim Murrizi;
Nehat Collaku;
Olgert Mustafaj;
Olsi Karapici;
Oriela Nebiaj;
Pëllumb Brusha;
Perparim Caca;
Petrit Gjorgji;
Pranvera Kurpalaj;
Redjon Lazer Zefi;
Resul Domi;
Rezarta Shehi;
Rudin Hylviu;
Salvador Kaçaj;
Suina Asllanaj;
Xhelil Koleci
Ylli Subashi.

Përplasja Zelensky-Trump, Meloni bën thirrje për një samit urgjent midis SHBA-së dhe Evropës

0

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri thirrje për një samit “të menjëhershëm” midis Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe aleatëve perëndimorë për të diskutuar për Ukrainën në mes të bisedimeve të vazhdueshme të paqes.

Thirrja e Melonit për samitin erdhi pas një takimi të nxehtë midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e djeshme (më 28 shkurt), që kulmoi me urdhërimin e delegacionit ukrainas të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi përfundoi pa një marrëveshje pasi një konferencë shtypi 45-minutëshe u përshkallëzua në një shkëmbim të nxehtë mbi ndihmën e SHBA për Ukrainën dhe kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Meloni bëri thirrje që në samit “të flasim sinqerisht për mënyrën se si ne synojmë të përballemi me sfidat e mëdha të sotme, duke filluar me Ukrainën, të cilën së bashku e kemi mbrojtur vitet e fundit, dhe ato me të cilat do të na kërkohet të përballemi në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë.

“Çdo ndarje e Perëndimit na bën të gjithëve më të dobët dhe favorizon ata që do të donin të shihnin rënien e qytetërimit tonë. Një rënie jo e fuqisë apo ndikimit të tij, por e parimeve që e themeluan atë, para së gjithash liria. Një ndarje nuk do t’i përfitonte askujt”, vijon deklarata.

Italia do të komunikojë me aleatët për të propozuar takimin “në orët e ardhshme”. Propozimi i Melonit vjen pasi një numër liderësh evropianë më 28 shkurt riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky, pas takimit të tij të tensionuar.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se “Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, pas përplasjes.

Samiti i propozuar vjen pas atij që presidenti francez Emmanuel Macron mblodhi në Paris më 17 shkurt, liderët nga vendet më të mëdha të Evropës dhe Britania, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s Mark Rutte dhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Aleatët evropianë janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar se ata nuk do të kenë një rol në negociatat midis SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës – bisedime nga të cilat edhe Kievi është anashkaluar.

Shkarkimet në administratën Trump, deri në shtator të gjithë, rreth 2,4 milionë, qindra mijëra kanë ikur…

0

Mijëra punonjës të qeverisë federale të SHBA-së janë shkarkuar nga puna brenda një muaji që nga marrja e pushtetit nga presidenti Donald Trump.

Agjencia për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), e drejtuar nga Elon Musk, dha urdhër për largimin e punonjësve të rinj dhe të vjetër, duke dhënë udhëzime për shërbimet shtetërore që të zvogëlojnë ndjeshëm forcën punëtore. Gjithashtu, ajo anuloi vendimin triliona dollarësh që qeveria federale i ka dhënë si grante.

Largimet nuk kanë prekur vetëm punonjësit në Uashington, ku punojnë rreth 20 për qind e forcës punëtore të qeverisë, por në të gjithë vendin.

Përafërsisht, qeveria e SHBA-së punëson rreth 2,4 milionë njerëz, dhe më shumë se 80 për qind e tyre jetojnë jashtë Uashingtonit.

Ende nuk ka një numër të saktë sesa njerëz janë shkarkuar.

Associated Press ka bërë një përmbledhje të fundit mbi agjencitë e prekura, bazuar në raportet e tyre, deklaratat e përfaqësuesve politikë dhe sindikatave.

“Largimet e vonuara” të punonjësve të federatës

Shtëpia e Bardhë u ka ofruar punonjësve të qeverisë federale që të largohen nga puna deri më 6 shkurt, por të paguhen për gjashtë muaj të tjerë. Një gjykatës ka bllokuar përkohësisht këtë program për shkak të ankesave të sindikatave se ai nuk është ligjor. Sipas të dhënave të Zyrës për Burimet Njerëzore (OPM), deri tani, 75 mijë punonjës të përhershëm të qeverisë e kanë pranuar këtë ofertë.

Largimi i punonjësve në perudhën e provës

Shërbimet shtetërore morën një urdhër që të largojnë punonjësit e përhershëm që ishin në periudhën e provës, zakonisht ata që kishin marrë punë të përhershme për një periudhë të caktuar, një apo dy vjet, dhe nuk gëzonin mbrojtje nga shkarkimi si punonjësit me kontratë të përhershme.

Përafërsisht, qindra mijëra punonjës janë prekur nga kjo masë.

Sekretariati për Çështjet e Veteranëve

Sekretariati për Çështjet e Veteranëve njoftoi më 13 shkurt se do të largojë më shumë se 1000 punonjës të përhershëm në periudhën e provës.

Sekretariati për Arsimin

Të paktën 39 persona janë shkarkuar nga ky sekretariat, sipas të dhënave nga sindikata që përfaqëson punonjësit e agjencisë. Instituti për Shërbime Arsimore, i cili monitoron zhvillimin e nxënësve amerikanë dhe është pjesë e sekretariatit, ka pësuar një zvogëlim të buxhetit prej 900 milionë dollarësh. Nuk është e qartë nëse ky institut mund të vazhdojë të ekzistojë. Të paktën 169 punonjës me kontratë janë largar më 10 shkurt.

Sekretariati për Energjinë

Qindra punonjës të përhershëm të qeverisë federale që punonin me armët bërthamore u shkarkuan më 13 shkurt, por u kthyen në punë disa orë më vonë, sipas dokumenteve që AP ka pasur në dorë.

Tre zyrtarë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë për të shmangur pasoja, thanë se rreth 350 punonjës të Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore ishin prekur. Disa prej tyre nuk mundën as të hynin në email-in e tyre para se të merrnin vesh për shkarkimin e tyre.

Sekretariati për Shëndetin dhe Shërbimet Sociale

Mbi 5000 njerëz në periudhën e provës janë në rrezik të shkarkimit nga ky sekretariat. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të kenë nevojë të shkarkojnë një pjesë të forcës punëtore – rreth 1300 punonjës me kontratë të përkohshme, por ky numër ra në 700, sipas burimeve anonime nga CDC.

Punonjësit me kontratë të përkohshme janë larguar nga agjencitë për shëndetin publik, si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), Administrata e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA), dhe Qendra e Shërbimeve të Medicare dhe Medicaid, por Sekretariati për Shëndetin ende nuk ka shpallur numrat përfundimtarë të shkarkimeve.

Sekretariati për Sigurinë e Brendshme

Nga ky sekretariat janë larguar 130 persona në periudhën e provës. Pjesë e kësaj është dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike, e cila mbikëqyr infrastrukturën kyçe – përfshirë edhe sistemin zgjedhor. Gjithashtu, është shkarkuar drejtori financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) dhe tre punonjës të tjerë, për shkak të pagesave për shpërblimin e qytetit të New Yorkut për kostot e akomodimit të migrantëve në hotele.

Administrata Tatimore (IRS)

Administrata Tatimore do të largojë mijëra punonjës në periudhën e provës, në mes të sezonit të deklaratave të taksave në SHBA, thonë dy burime anonime për AP. Nuk dihet ende sa punonjës do të shkarkohen gjithsej, as kur do të ndodhi kjo.

Shërbimi për Parket Kombëtare

Afërsisht 1000 punonjës në periudhën e provës janë larguar nga ky shërbim. Kjo informacion nuk është shpallur publikisht, por është bërë e ditur nga demokratët në Kongres. Parket Kombëtare zakonisht shtojnë numrin e punonjësve gjatë sezonit të verës për shkak të fluksit të madh të turistëve. Përafërsisht 325 milionë vizitorë vizitojnë çdo vit parqe kombëtare, monumente historike dhe atraksione të tjera në SHBA.

Byroja për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Sekretariati për Bujqësinë

Kjo agjenci, e krijuar pas krizës financiare të vitit 2008, administrata aktuale i ka urdhëruar të ndërpresë të gjitha operacionet, duke e mbyllur efektivisht atë. Sekretarja e re për Bujqësinë, Brooke Rollins, tha se do ta mirëpriste “me duar të hapura” ftesën e Muskut për shkarkime dhe se ato do të ndodhin shumë shpejt.

Kosovë, numërohen mbi 67% e votave të diasporës, këto janë rezultatet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ende nuk i ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike, sa i përket votimeve në përfaqësi diplomatike.

Të dhënat e fundit janë ato të enjten më 27 shkurt, në orën 18:56, sipas së cilave, janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve.

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81.97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7.5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6.14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1.5 për qind të votave.

Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues

Veliaj “qan” nga qelia: Jam në burg Grida, djalit s’i kemi thënë ende

0

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të Top Story, në Top Channel në lidhje me arrestimin dhe reagimet e tij ndaj prokurorit të çështjes.

Veliaj hedh akuza ndaj prokurorit Dado se karrirën e ka nisur nga shtrati dhe jo nga shteti.

“Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas“, deklaron Veliaj.

Ndërsa më tej kryebashkiaku shkruan se akoma djali i tij nuk është në dijeni të arrestimit të tij.

“Konflikt i pastër interesi”/ Veliaj: Ols Dado zgjodhi fillimin e fushatës për të më arrestuar
Pyetje: Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?

Erion Veliaj: Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.

Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.

Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende.

Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.

Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre.

I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008

Edhe kryebashkiaku socialist i Elbasanit në SPAK

0

Sot është kallëzuar në SPAK kryebashkiaku socialist Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë në Elbasan.

Blendi Himçi, së bashku me kryetaren e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, është shprehur se Llatja po kryen punësime sezonale dhe duhet të hetohet për shpërdorim detyre.

“Ka punësime sezonale, janë punësuar më shumë kaldajistë sesa ka kaldaja, më shumë shoferë sesa ka mjete. I bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë dosjen që e dërguam të plotë. Të hetohet për shpërdorim detyre”, tha Himçi.

SHBA dërgon grup prokurorësh në Ballkan

0

Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi prokurorësh që do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal Martin De Luca. Ai ka nisur nga Sarajeva hetimin ku rezulton se vetem në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID-it me OJQ-të e ngritura nga fondacioni Soros rreth 402 milionë Dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk mund të përcaktohet se ku janë zhdukur.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë Dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë Dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë Dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë. Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqperdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete”, tha Martin de Luca.

Një ditë më parë në Kongresin amerikan u soll në vëmendje rasti i Shqipërisë ku u tha se me fondet e taksapaguesve amerikanë u financua Reforma në Drejtësi dhe persekutimi ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ambasada amerikane njoftoi disa javë më parë zyrtarisht ndërprerjen e fondeve qe jepte USAID për vendin tonë.

Ilir Meta ngelet në burg

0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili kishte kërkuar lirimin nga qelia, ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 19 Nëntor 2024.

“Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Ukrainës, qëndrimet e Trump dhe Zelenskyt

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja nuk do të përfshijë garanci të rëndësishme sigurie për Ukrainën.

Sipas Trump, marrëveshja do t’i lejojë SHBA-së të rikuperojë qindra miliarda dollarë të shpenzuar për ndihmën ushtarake ndaj Kievit. Bisedimet intensive për marrëveshjen kanë vijuar për disa ditë, me Zelenskyyn që ka kërkuar garanci sigurie nga SHBA për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus.

Marrëveshja parashikon krijimin e një fondi të përbashkët midis SHBA-së dhe Ukrainës, që do të sigurojë të ardhura nga minierat e metaleve të rralla dhe burimeve të tjera të çmuara në Ukrainë, përfshirë naftën dhe gazin.

Trump konfirmoi gjatë një takimi të kabinetit të mërkurën se Zelenskyy do të mbërrijë në Uashington të premten për të nënshkruar këtë “marrëveshje shumë të madhe”.

Mediat kanë raportuar se Ukraina kishte refuzuar më herët një draft të marrëveshjes që do të vendoste një fond të përbashkët 100% në pronësi të SHBA-së. “Unë nuk do të nënshkruaj atë që 10 brezat e ardhshëm të ukrainasve do të duhet të paguajnë,” deklaroi Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën.

Duke u ndalur te garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën, Trump tha: “Ne nuk do të ofrojmë garanci sigurie. Ne do ta bëjmë Evropën ta marrë përsipër këtë.” Ai gjithashtu u shpreh se Ukraina duhet të harrojë anëtarësimin në NATO, duke përsëritur pretendimin se kjo çështje ishte një nga arsyet e luftës.

Ndërkohë, Zelenskyy e përshkroi marrëveshjen si “paraprake” dhe si një “fillim të mirë”. Ai gjithashtu theksoi se nëse do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë të premten, do të kërkonte qartësi mbi mbështetjen e SHBA ndaj Ukrainës.

“Nëse nuk marrim garanci sigurie, nuk do të ketë armëpushim,” tha ai.

Komentet e Zelenskyy vijnë mes refuzimit të vazhdueshëm të Rusisë për praninë e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e cilësoi propozimin e vendeve evropiane për dislokimin e trupave si një “mashtrim” për të armatosur më tej Ukrainën dhe për ta afruar atë më shumë me NATO-n.

Sipas raporteve, liderët evropianë do të takohen në Londër të dielën për të diskutuar çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë mundësinë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë pas një armëpushimi.

Edhe gaztori Gazmend Paja paraqitet në SPAK si sheik i Rilindjes

0

Aktori i humorit Gazmend Paja është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e SPAK.

Aktori i njohur i humorit është shpallur investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut dhe kompania e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” kanë marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Berisha e ka cilësuar shpalljen e tij si investitor strategjik si një vjedhje e radhës e kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Pajën.

Ndërsa tani duket se ai është i radhës që do kalojë në rrjetën e SPAK.

POSTIMET E FUNDIT