Kreu Blog Faqe 222

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Ukrainës, qëndrimet e Trump dhe Zelenskyt

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja nuk do të përfshijë garanci të rëndësishme sigurie për Ukrainën.

Sipas Trump, marrëveshja do t’i lejojë SHBA-së të rikuperojë qindra miliarda dollarë të shpenzuar për ndihmën ushtarake ndaj Kievit. Bisedimet intensive për marrëveshjen kanë vijuar për disa ditë, me Zelenskyyn që ka kërkuar garanci sigurie nga SHBA për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus.

Marrëveshja parashikon krijimin e një fondi të përbashkët midis SHBA-së dhe Ukrainës, që do të sigurojë të ardhura nga minierat e metaleve të rralla dhe burimeve të tjera të çmuara në Ukrainë, përfshirë naftën dhe gazin.

Trump konfirmoi gjatë një takimi të kabinetit të mërkurën se Zelenskyy do të mbërrijë në Uashington të premten për të nënshkruar këtë “marrëveshje shumë të madhe”.

Mediat kanë raportuar se Ukraina kishte refuzuar më herët një draft të marrëveshjes që do të vendoste një fond të përbashkët 100% në pronësi të SHBA-së. “Unë nuk do të nënshkruaj atë që 10 brezat e ardhshëm të ukrainasve do të duhet të paguajnë,” deklaroi Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën.

Duke u ndalur te garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën, Trump tha: “Ne nuk do të ofrojmë garanci sigurie. Ne do ta bëjmë Evropën ta marrë përsipër këtë.” Ai gjithashtu u shpreh se Ukraina duhet të harrojë anëtarësimin në NATO, duke përsëritur pretendimin se kjo çështje ishte një nga arsyet e luftës.

Ndërkohë, Zelenskyy e përshkroi marrëveshjen si “paraprake” dhe si një “fillim të mirë”. Ai gjithashtu theksoi se nëse do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë të premten, do të kërkonte qartësi mbi mbështetjen e SHBA ndaj Ukrainës.

“Nëse nuk marrim garanci sigurie, nuk do të ketë armëpushim,” tha ai.

Komentet e Zelenskyy vijnë mes refuzimit të vazhdueshëm të Rusisë për praninë e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e cilësoi propozimin e vendeve evropiane për dislokimin e trupave si një “mashtrim” për të armatosur më tej Ukrainën dhe për ta afruar atë më shumë me NATO-n.

Sipas raporteve, liderët evropianë do të takohen në Londër të dielën për të diskutuar çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë mundësinë e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë pas një armëpushimi.

Edhe gaztori Gazmend Paja paraqitet në SPAK si sheik i Rilindjes

0

Aktori i humorit Gazmend Paja është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e SPAK.

Aktori i njohur i humorit është shpallur investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut dhe kompania e tij “Ecotech Energy Services” së bashku me kompaninë “Startek” kanë marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi.

Berisha e ka cilësuar shpalljen e tij si investitor strategjik si një vjedhje e radhës e kryeministrit Edi Rama në bashkëpunim me Pajën.

Ndërsa tani duket se ai është i radhës që do kalojë në rrjetën e SPAK.

Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

0

Shkruan Vladimir Karaj

Kryeministri Edi Rama i çoi të mërkurën një hap më tej sulmet e nisura pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, kur shpalli gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste se nuk do t’i pranonte më masat e sigurisë së lëshuara prej tyre.

“…këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale, me filozofinë që çfarë çojmë ne atje, ata vetëm e firmosin, patjetër, se ne jemi Amerika, këto nuk i pranoj më dhe s’kam për t’i pranuar më”, tha kryeministri.

Takimi u thirr enkas për të shenjestruar SPAK dhe GJKKKO lidhur me 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që akuzohen për abuzim me tenderat. Rama i quajti të martën masat e sigurisë të marra “pa gjyq” dhe ftoi rektorin Fatbardh Sallaku të fliste para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një fjalim prej gati 6 mijë fjalësh, Rama tha se “drejtësia i ka sytë më gjak” dhe hera-herës mori edhe rolin e mbrojtësit të saj, ndërsa e akuzoi strukturën e posaçme për shkelje të të drejtave të njeriut. Rama premtoi se nuk do ta toleronte më këtë.

“Tani merrini dhe shikojini sesa zgjatje ka në parburgimet e kësaj drejtësie, që ka gjithë mbështetjen tonë për të qenë e pavarur, por nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në “Carta Bianca” për të shkelur të drejtat e njeriut,” deklaroi Rama.

Ekspertët e sistemit të drejtësisë dhe monitorues të tij i thanë BIRN se qëndrimet e kryeministrit ishin të pabazuara dhe tingëllonin si ftesë për të shkelur ligjin dhe për të minuar besimit të publikut te drejtësia.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndo i tha BIRN se retorika e kryeministrit Edi Rama të kujtonte raste flagrante të së shkuarës ku drejtues të ekzekutivit nuk kanë pranuar vendimet e sistemit të drejtësisë.

“Në të kaluarën kemi patur rast flagrant të mosekzekutimit të urdhrave të ndalimit të prokurorisë nga Policia e Shtetit, sikurse kanë qenë ngjarja e 21 Janarit. Çdo vendim gjyqësor është i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe kushdo që pengon zbatimin e tij duhet të procedohet për shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës (neni 320) apo mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës (neni 320/a)”, tha Skëndaj.

Ndërkohë, juristi Ervin Metalla i vlerëson deklarimet e kryeministrit Edi Rama në kuadrin e retorikës politike me qëllim cënimin e besimit te drejtësia, më shumë se sa një kërkesë të drejtpërdrejtë për të mos i zbatuar vendimet e gjyqësorit.

“Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që konsiderohet shtet,” tha Metalla duke iu referuar zbatimit të vendimeve.

Sipas tij, Rama përmes mospranimit lë të kuptohet se do të vazhdojë t’i kundërshtojë këto vendime me të njëjtën retorikë që ka përdorur deri tani, duke cënuar besimin te drejtësia.

“Në këtë kuptim, nuk më duket se ekzistojnë ende premisat për një krizë kushtetuese, por retorika në fjalë nuk bën gjë tjetër veçse mbjell farën e re të mosbesimit tek institucionet e drejtësisë së re që prodhoi reforma,” shtoi Metalla.

Presion dhe cënim të besimit

Kryeministri Edi Rama ndryshoi publikisht qëndrimin e tij ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Më parë, Rama dhe politikanë të tjerë të Partisë Socialiste aplikuan politikën e refuzimit të komenteve për hetimet dhe arrestimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme në radhët e mazhorancës. Pas arrestimit të Veliajt, Rama është përfshirë në sulme dhe replika ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, duke paralajmëruar një reformë të re në sistemin e drejtësisë.

Të mërkurën në dëgjesën me rektorin e Universitetit të Kamzës, Rama nuk ngurroi të tërhiqte paralele mes Gjykatës së Posaçme dhe regjimit totalitar në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatave në Rusi.

“Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimir Vladimiroviç Putinit. Kjo nuk është gjuha e Evropës,” tha Rama, si pjesë e argumenteve për të mos njohur masat e sigurisë.

Kryeministri madje aludoi se SPAK e kishte bërë Shqipërinë problematike për Komitetin e Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës. “Kjo nuk ka lidhje me pandëshkueshmerinë, kjo nuk ka lidhje me hetimet profesionale, kjo nuk ka lidhje me drejtësinë europiane, nuk është e rastit që jemi një problem për Komitetin e Torturës”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe nga pretendimet, BIRN nuk gjeti asnjë përmendje të SPAK apo Gjykatës së Posaçme në raportin e fundit Komitetit të Parandalimit të Torturës për Shqipërinë. Rama po ashtu iu referua rastit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i dënuar me vendim të formës së prerë për shpërdorim detyre, por që sipas një vendimi të fundit të Gjykatës së Strasburgut, duhej të ishte gjykuar me një masë sigurimi më të butë se “arresti me burg”. Kryeministri pretendoi se rasti në fjalë ishte një parashikim se masat e sigurisë do gjendeshin problematike edhe në të ardhmen dhe se për këtë do të paguante taksapaguesi.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj tha se këto kritika ishin të pabazuara. Skëndaj tha se monitorimet e tyre të kryera ndaj gjykimeve për çështje të korrupsionit tregonin se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme respektonin të drejtën dhe procesin e rregullt.

“Monitorojmë atje ku kemi të drejtën e aksesit në vendimmarrje dhe monitorimet e disa seancave gjyqësore për çështjet e korrupsionit në harkun e viteve 2023-2024 kanë nxjerrë në pah respektim të së drejtës për proces të rregullt nga organi i prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme,” tha Skëndaj për BIRN.

Ajo shtoi se sistemi i drejtësisë i ndërtuar me shkallë është i aftë të kontrollojë dhe korrigjojë veten dhe nëse kjo nuk arrihej, palët mund t’i drejtoheshin GJEDNJ-së.

“Ne kemi një sistem gjyqësor që garanton të drejtën e ankimit të çdo shtetasi dhe korrigjon shkeljet e lidhura me proceset penale në ngarkim të tyre. Nëse sistemi i brendshëm dështon, kemi gjithashtu Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila edhe për vende me demokraci të zhvilluar ka konstatuar shkelje të Konventës kur bëhet fjala për nenin 5 (e drejta për liri dhe siguri) apo nenin 6 (e drejta për një proces të rregullt)” tha Skëndaj.

Duke iu referuar pretendimeve të Ramës për GJEDNJ, Skëndaj tha se ato ishin korrigjuese dhe se GJKKKO i përdorte ato si referenca.

“Por këto vendimmarrje të GJEDNJ-së nuk duhet të keqpërdoren për të dëmtuar punën dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë. Në të kundërt, kjo do të minonte parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe do krijonte një klimë të dëmshme paragjykuese në publik”, tha ajo.

Përkundër asaj që pretendon kryeministri, Skëndaj thotë se sulmi denigrues prej zyrtarëve të lartë dhe personave nën hetim ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është i patolerueshëm dhe i pajustifikuar “në një shtet të së drejtës dhe në në një vend demokratik”, ndërsa thekson se “kjo praktikë duhet të marrë fund”.

Për avokatin Metalla, retorika e përdorur nga kryeministri Edi Rama ka si qëllim jo vetëm cënimin e besimit te sistemi i drejtësisë, por edhe presionin ndaj gjykatave më të larta që do të shqyrtojnë çështjet në fjalë.

“Veç minimit të besimit të publikut tek drejtësia, kjo retorikë zhvlerësuese, përcjellë me një ton përçmues ndaj SPAK dhe GJKKO, përbën një trysni të hapur ndaj gjykatave më të larta që pritet t’i shqyrtojnë këto çështje dhe janë të vetmet institucione që mund të korrigjojnë gabimet apo shkeljet e gjykatave më të ulëta,” tha ai.

Metalla shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi nuk ka lënë hapësira për alibi dhe se vetë sistemi duhet të jetë në gjendje të vendosë standardet, të cilat sipas tij nuk mund të shpallen nga politika si “leksione të së drejtës Proceduriale Penale”.

Metalla theksoi se nuk di ndonjë rast që SPAK dhe GJKKO të kenë shkelur të drejtat e njeriut dhe se një pretendim i tillë nuk është gjetur gjatë kontrollit që u bëhet këtyre vendimeve në gjykatat më të larta, përfshi në një rast edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Në çdo rast, janë vetë këto të fundit që mund të korrigjojnë shkeljet ose gabimet, të cilat prezumohet se nuk kryhen me dashje nga SPAK apo GJKKO, por për shkak të kuptimit të gabuar të ligjit apo vlerësimit dhe çmuarjes jo të duhur të provave”, tha Metalla, ndërsa shtoi: “këtë kuptim të drejtë të ligjit apo vlerësim të duhur të provave nuk mund të na e mësojë politika”.

Uzurpuesit e demokracisë të tërbuar kundër SPAK-ut!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Ky nuk është konstatim por një realitet makabër politik me protagonistë pikërisht uzurpuesit 35 vjeçarë të demokracisë në Shqipëri Berisha-Rama-Meta.
Një sulem frontal i tyre kundër strukturave te Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale anti korrupsion dhe anti krim në vendin tonë.
Ky sulem nuk është i ri por ka ndyshuar formë dhe tani është unifikuar “en bloc” nga aktorët e politikës se vjetër.
Ndërkohë që Berisha-Meta dhe sejmenët e tyre politiko-mediatikë shfrynin kundër SPAK-ut e Altin Dumanit si demat kur tërbohen në ring,
Edi Rama dhe te tijët leshonin mesazhe kërcënuese mes rreshtave deri në ironi e sarkazma me Ndoc Rrokun.
Por kur panë që të gjithë hajdutët e dallkaukët politikë po trajtoheshin e hetoheshin njëlloj në të dy krahët tani dhe Ndoc Rroku i vertetë Edi Rama hodhi dorashkën ndaj drejtësisë së re duke e kërcënuar hapur se nuk njeh vendimet e tyre.
Sulltan Ramës nuk i mjaftuan komisionet shantazhuese parlamentare kur nxori me dhunë në foltoren mediatike Fatmir Xhafën të delegjitimonte pikërisht atë që deri dje mburrej se e kishte bërë vetë disa kërcënoj hapur.
Rama në simfoni me dyshen Berisha-Metaj nuk la sallë, padcast apo media publike pa nxjerrë vrer, shantazh, intimidim e presion kundër prokurorëve e gjykatësve që guxuan ti afrohen vathës se tij me të cilën po gllabëron ekonominë dhe shpopullon Shqipërinë.
Kulmi arriti me anti mitingjet e padëgjuara në hyrje të ndërtesës së drejtësisë për te arritur deri në mitingje e gjyqe publike politike në qendër të kryeqytetit.
Me pamje të parë këta japin imazhin e trimave “triumfatorë” por nuk ka njeri në këtë vend me mesataren e inteligjencës dhe informimit që nuk e kupton se është e kundërta.
Është një levizje e sinkronizuar e politikës së vjetër tashmë të alarmuar.
Alarmin e shtoi informimi publik i kreut të SPAK-ut Altin Dumani se institucioni që drejton do të mbikqyrë nga afër krimet elektorale.
Kjo u materializua menjëherë me dërgimin për gjykim të krerëve të bandave kriminale të cilat janë publikisht të njohura për përdorje në proceset elektorale.
Me pak fjalë tani SPAK dhe GJKKO nuk janë vetëm në ring me establishmentin e vjetër politiko-kriminal.
Tabloja ka vetëm një ndryshim pasi organet e drejtësisë së re kanë në anën e tyre jo vetëm aleatët suportues euroatlantikë por mazhorancënn e shqiptarëve.
Eshtë jo vetëm detyrë por mision kombëtar mbështetja e këtyre organeve nëse aspirojmë të përparojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend.
Alarmi deri në çmenduri histerike që ka kapur Edi Ramën dhe po materializohet në komunikime ditore apo dëgjesa të sajuara si ajo e Klotilda Bushkës apo rektorit Fatbardh Sollaku është deshmia me e fortë se SPAK është në rrugën e mbarë kushtetuese që i jep ligji.

“Agaçit i kanë kapur lap-topin”, Berisha-Ramës: Do të ekstradoj në SHBA

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se kryeministrin Edi Rama “e ka kapur frika dhe tmerri i dy dosjeve”. Këtu ai përmendi “laptopin e Engjëll Agaçit”, duke lënë të kuptohet se është në dorën e autoriteteve ligjzbatuese dhe dosjen McGonigal në SHBA.

“Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden. Po, e ka zhdukur Agaçin. Se Agaçit i kanë kapur laptopin. Dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht. Dhe Edi Rama nuk ia thotë këtë, mendon se do kalojë çështjen e laptopit duke vënë në arrati Agaçin apo duke e shtruar në spitale. E vërteta është se ajo që shihni ju, ai shfazim, ato sulme të paprecedenta të një pushteti ndaj pushtetit tjetër, janë të lidhura kryekëput me personin e Edi Ramës”, tha Berisha në një fjalim të mbajtur me grupin parlamentar demokrat.

Për dosjen McGonigal, tha se në mediat amerikane, është kthyer si çështje kryesore.

“Është dosja më e zezë në çdo aspekt dhe unë u garantoj ju se asaj dosje, të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin dhe çdo pasuri që ka, asaj dosje nuk i shpëton dot. E ka kuptuar këtë sepse e mbrojti gjer tani Spaku i tij, tani nuk e mbron më. Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha tha më tej se PD nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, duke përmendur fushatën, Berisha konstatoi se është krijuar një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, që sipas tij, nuk është parë që nga viti 1991. Ai u kërkoi deputetëve demokratë angazhim maksimal me regjistrimet e diasporës.

Kreu i PD foli edhe për raportimin që rektori i UBT bëri para kryeministrit Edi Rama dhe grupit parlamentar të PS më herët gjatë ditës.

“Unë nuk marr përsipër të them as për dosjen, por them një gjë, që rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty. Nuk janë pekatorium ata, ata janë furbiorium. Se janë hajdutë ata. E shihnit ju si qesëndisej Lubia apo Taulant Balla? Hë, nuk jemi vetëm ne, janë edhe pedagogë. Shihni se çfarë ndodh me pedagogët. Të cilët, nuk kam asnjë koment, por di një gjë që nuk ndodhte kurrë që të shkosh dhe të bësh konfesion në strofullën e zezë të hajdutëve në Europë siç është ai grup”, tha Berisha.

Në fund, e mbylli me një paralajmërimin ndaj kundërshtarit të tij politik, që “mos të rrethojë institucionet”, ose ndryshe, “Surreli do i rrethohet”.

“Edi Rama, të garantoj se pas datës 11 maj, do të ekstradohesh në SHBA për t’u rigjykuar me McGonigalin. Ky është zotimi ynë. Përndryshe mund të gjykohesh në Shqipëri para 11 majit”, përfundoi Berisha.

Zelensky bie dakord t’i japë SHBA-së mineralet e rralla

0

Presidenti ukrainas Zelensky pritet të udhëtojë në Uashington në ditët në vijim, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina ranë dakord për kushtet e një marrëveshje mbi burimet natyrore dhe rindërtimin, sipas një zyrtari ukrainas.

Negociatat kanë vijuar prej ditësh mbi një marrëveshje që mund t’i japë SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, si pjesë e negociatave më të gjera për t’i dhënë fund pushtimit të Rusisë, si dhe përfshirjen e SHBA-së në një fond rindërtimi për Ukrainën.

Zyrtari ukrainas tha se kushtet u ranë dakord pasi “çdo gjë e papranueshme u hoq nga teksti dhe tani është përshkruar më qartë se si kjo marrëveshje do kontribuojë në sigurinë dhe paqen e Ukrainës”.

Hollësitë e marrëveshjes nuk dihen ende, por një pikë e madhe pengese ka qenë kërkesa nga administrata Trump për një pjesë prej 500 miliardë dollarësh të mineraleve të Ukrainës në këmbim të ndihmës që SHBA-ja i kishte ofruar tashmë Kievit, e cila më parë ishte hedhur poshtë nga Zelensky.

SHBA nuk ka konfirmuar nëse kushtet e një marrëveshjeje janë rënë dakord, shkruan CNN.

“Kam dëgjuar se Zelensky vjen të premten. Sigurisht që është në rregull nëse ai dëshiron dhe do donte ta nënshkruante atë së bashku me mua. Dhe e kuptoj që është një gjë e madhe, shumë e madhe”, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump nga Zyra Ovale të martën.

I pyetur se çfarë do merrte Ukraina në marrëveshjen për mineralet, Trump tha: “350 miliardë dollarë dhe shumë pajisje, pajisje ushtarake dhe të drejtën për të luftuar.”

Viktor Hygo, humanisti që skaliti me shkronja zjarri fatet tragjike të kohës

0

Shkruan Albert Vataj

Prologu

Krejtçka na lidh me Viktor Hygoin, këtë personalitet të njimendtë të letërsisë, është ajo afri delikate e një shpirti rrapëllitës, i një pene tragjike që predikoi humanizmin si fe e gjithëkohësisë. Akti i krijimit, u shugurua prej tij si shërbesa e perëndishme e romantizmit. Ai u lind më 26 shkurt të vitit 1802. Franca e stuhishme priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, Viktor Hygoin, deshtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përpos të gjithash, ligjëruesin buzëhollë, poetin e patëdytë, vazhduesin e spikatun të romantizmit.

Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndi për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç’burgosur së andejmi Golgotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush, për ta vendosur atë gjithnjë mes rrëfimtarëve ngadhnjyes dhe përjetuesve fatkeq. Tipat, karakteret, figurat, episodet, etapat, datimet dhe rëndiet historike, janë jo vetëm lënda e parë e asaj përmendore shtatlartë, por edhe brumi i një doktrine që me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kërkuan dhe përftuan përjetësinë.

Edhe sot ndërsa matim kohën tone, në këtë turravrap të çmendur përnga zdiseku, përgjojmë pa shumë qëmtesë, praninë mes nesh të personazheve që skaliti mendja, zemra dhe pena e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shkullit XIX, këtij dishepulli të njimendtë të romantizmit. Në këtë 214-vjetor të lindjes së Viktor Hygoit, pakkush ka mbetur jashtë asaj bote ngjethëse që sendërtoi ai me landën e një vullkani. Kurrkush nuk bitisi atë realitet cingëritës, atë univers ku hovte një mllef dhe si një llavë flatëron gjithëkohësinë e gjëmimeve të brenshme të çdo shpirti. E gjithë kjo për t’i dhënë përmasat e qiellit vullnesës për të drejtë dhe liri, dinjitet dhe dashuri. Vepra, personazhet dhe trillet e një ngulmi reagues, u bënë udhërrëfyes të rëndjes së gjatë të një kreature letrare të tjetërqyshtë, që do ta ngjiste shumë shpejt të zotin e saj në fronin e famës.

Gjithëkjo ka në thelb njeriun, atë brenda dhe jashtë nesh, atë më fatkeqin në kohësinë e vet. Hygo e trajton njeriun në një mënyrë të tjetërsojtë nga sa e kishin mëtuar dhë qenë rrekur mbamëndjet kohore letrare të deatëhershme. Veçmas kur gjen shteg dhe depërton në brendinë e tij të mistershme, mëdyshjet që ka njeriu rreth zgjedhjeve në jetë, konfliktin që gjallon në vetëdije, dhe metamorfoza që e përndjek në të gjithë hapat në të gjallë.

Ai sheh anën vlertë të qënies, qëllimshëm për të nxjerrë që andej të virtytshmin. Nuk resht së lartësuar i shpirtin dhe dhimbjen, ndërgjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltësuar dhehimnizuar këtë krijesë si gjithnjë të njëmendtë në mirësi. Sipas shkrimtaritnjeri mund të bëhet i madh, i urtë, i dobishëm për shoqërinë, pavarësisht sesika qenë ai më parë. Ai depërton më në thellësi, ndoshta shumë më shumë sekishte mbërritur tjetërkush më heret.

Lindja dhe rritja e një miti

Viktor Marie Hygo u lind në provincën Besanccon më 26 shkurt 1802 në Francë. Ai ishte i biri i Leopold-Sigisberg, një gjeneral i ushtrisë së Napoleonit dhe u inkurajua nga e ëma, Sofia Trebuchet, në kultivimin e talentit të tij letrar pranë oborrit të Burbonëve në Francë. Në moshën 18-vjeçare u bë i njohur dhe i rëndësishëm falë fitores në një konkurs kombëtar poezie dhe emri i tij tashmë u shënua në qarqet intelektuale franceze të kohës. Kjo famë e menjëhershme i siguroi atij mbështetjen nga familja mbretërore, për shumë vargje të krijuara prej tij në raste zyrtare. Në moshën 23-vjeçare hyn në Legjionin e Nderit. Ndërkohë, në vitin 1926 nxjerr për botim vëllimin poetik “Ode e balada”, në të cilat për herë të parë del në pah përjetimi mbi figurën e Napoleon Bonapartit dhe në mjedisin teatral drama “Kromuell” në 1927-ën, është vepra që e shquan atë drejt romantizmit.

Me parathënien e kësaj drame, Hygo propozon ndarjen nga norma klasiciste e harmonisë Kohë dhe Vend dhe mbështet me forcë dykuptimësinë historike në aksionin skenik. Kjo parathënie kthehet në një lloj manifesti letrar për francezët e kohës dhe deklarata e tij shquhet për ngjyrat dhe bindjet e tij të thella romantike. Në vitin 1823, teksa ishte martuar me Adele Foucher, martesë nga e cila pati katër fëmijë, por që pas njohjes dhe marrëdhënies dashurore me Juliette Drouet, mikesha e tij për 50 vjet me radhë, të cilës i ka kushtuar një epistolar të panumërt ndjenjash, ai ndahet përfundimisht prej gruas së tij. Në vitin 1830 u prezantua për herë të parë vepra teatrale “Hernani”, i cili provokoi një mosmarrëveshje, që solli ndërprerjen e ridhënies së shfaqjes në sallën e Komedisë Franceze. Një vit më vonë u publikua në shtyp vepra “Notre-Dame de Paris” (“Katedralja e Parisit”), e cila bën që nga ky moment shkrimtari i madh t‘i kushtohet teatrit romantik. Gjatë këtyre viteve, ai shkroi shumë nga dramat e tij historike si “Mbreti dëfrehet” (1832), “Lukrecia Borgia” (1833), “Engjëlli tiran i Padovas” (1835), “Rui Blas” (1838) etj. Vdekja e vajzës së tij, Léopoldine, dhe mossuksesi i dramës “I Burgravi”, i cili e bëri të heqë dorë përfundimisht nga teatri, ndërprenë për një periudhë dhjetëvjeçare aktivitetin e tij letrar.

Pavdeksimi i personazheve

Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, të cilat përfshinin çështje të epërme dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike të historisë së asokohëshmes. I trajtoi ato me një stil të lartë dhe finesë, dritëpamësi dhe fondament. Ai shtjellon me një stilistikë aspak të mërzitshme edhe pse shpesh ndalet në detaje që dlirin dyshimin në trill dhe mishërojnë çdo çast me shkëlqimin e vet të ngrysët dhe trishtimin pikëllues. Gjithmonë në këtë lojë ligjëruese, ka ndopak andje dhe hir për tu përfshirë, gjithëpoaq ke diçka për të reflektuar mbi atë që trajtonme aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem një sentencë që ka fuqinë e një bërthame shpërthimi brendie, që të ngas me forcën dhe magjinë e një Circe dhe të përfshijë në vorbullën e përjetimit.

Për formësimin e një botëkuptimi letrar, përvoja me kryeveprat e shkrimtarit të madh, “Njeriu qëqesh”, “Katedralja e Parisit” dhe “Të mjerët”, është kryekëput një ndikesë për nga përfundimet dalldisëse, të cilat lënë në gjurmëne kohës dhe në përcjelljen kundruese, gjurmë që drithërojnë. Gjithsesi këto tre vepra, dhe jo vetëm, ishin njëkohësisht dhe pasaporta ndërkombëtare e Hygoit. Mbeten sakaq emblematike për galerinë e shkrimtarit. Njëherash janë realitete letrare që paraprijnë në yshtjen e stuhishme drejt kreut këtë penë. Kohësia e këtyre veprave mëtoi në sentimentet e një qëmtese kushtruese. Pas personazhevetë skalitur me daltën e këtij dimensioni të gjithmonshëm letrar, asohere kur u botuan spariherë, u bënë yshtje e netëve pagjumë. Në të sotmen e përgjithkohë, mbeten të jashtëzakonshëm. Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi janë të përjetime që e bashkëshoqërojnë njeriun atëkohë e sot. Kumti i tyre ishte, është dhe mbetet në kohësinë e gjithë shtresime shoqërore, një shkundje nga themelet, një ndërmëndje që udhëton dhe jeton me elemnetin thelbësor të jetësores, njeriun, asohere, tash e në të përgjithmonshmen. Manteli që veshi këto personazhe është reja e zezë që noton edhe në qiejt modern, duke gërmushur me nervin e hakërrisë paqen e rrejshme sociale, patosin dhe shtrirjen jargavitëse ndjesore.

Viktor Hygo diti dhe ia doli t’i ikte modeleve të pështira dhe melankolike që mëkoi shpirtin kumtues të asokohjes së tekstshkruesve. Nuk hezitoi të hidhej në rrapëllimën e kohës, të përballet fyta-fytas me peripecitë, me jetësoren gjithnjë në zgrip të personazheve, për ti shndrruar ato hove në shkëndija të qenësishme të ndryshesave epokale historike.

Kreatura shkrimore dhe padyshim thellësisht ndjesore, arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika tek tragjedia, nga zakonet tek satira politike, nga romani historik e social tek themelimi i një doktrine, duke ngjallur kësisoj një lloj njëmendësie të patjetërt evropiane.

Në kacarritjet drejt apogjeut të shkrimtarit, nga shumësia e faqeve që mëtojnë atë dhe veprën lexojmë se: Më 1827 do të merrte jetë një prej regëtimeve tekstshkruese të allasojta. Në këtë sprovë Hygoi orvatet të shtjellojë dramën historike për teatrin Kromuell, vepër e cila u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike. Më 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe bashkëshorti i saj, lajm me të cilin shkrimtari u njoh nëpërmjet gazetës Siecle (Shekulli). Kjo humbje dhe rrëzimi me “I Burgravi”-n 1845, zymëtia që do ta mbanin qiellin e tij letrar për dhjetë vjet në natë ferri. Më 1848 Hygo e sheh veten si deputet në Asamblenë Konstitutive. Grushti i shtetit më1851 do të kurorëzonte në pushtet Napoleonin e III duke e vënë këtë në një pozitë duale. Lekundjet në politikë dhe qëmtesat oponente, nga njëra anë, reagimet që mbartnin zemëratë për regjimin, nga kahu tjetër, e detyruan të arratiset në ishullin Guernsey, ku jetoi me vragën e mërgimtarit 15 vjet. Këto vite i dhanë Hygoit statusin e babait të atdheut në mërgim. Sakaq kyçet një etapë me kontraste të forta për tu hapur një tjetër, e cila merret meformësimin e figurës së tij mitike, si poet dhe në të mëvonshmen, dorzania në traditën historike letrare. Sakaq është në fillesat e saj rëndia drejt famës, e cila ndiqet kronologjikisht me satirën “Napoleoni i vogël”, (1852),”Ndëshkimet” (1853) në vargje, për të vijuar me ndikesat humanitare te “Mendimet” (1856) dhe me ” Legjenda e shekujve”. Në këtë Viktor Hygo përshkoi mespërmes historinë e njerëzimit nga gjeneza deri në shekullin e XIX, trepjesësh që u mundësua për publikun, respektivisht(1859-1877-1883).

Në këtë të gjallë të tij përplot vrull letrar dhe kumte veshpërthyese do të merrni jetë kryeveprat e përbotshme “Të mjerët”(1862), “Punëtorët e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh”(1863). Këto kapërthime në lartësitë e krijimit do të përziheshin me një radhë fatesh të kobta që i krisën zemrën.

Romantizmi, rrymë letrarë që ushqeu me vetveten, Hygoi, ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thellë në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Ishte në kryeherën e vet, një vullnesë për të ndryshuar, një rrjeshtim i zëshëm për të dëshmuar dhe për të mëtuar vetvetes dhe botës, kjartazi, gjithëkohësisë, të drejtën për të rendur gjithnjë përpara, për njeriun, brenda, thellë brendatijë. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII, erdhi si domosdo dhe dishepull.

Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e romantizmit spikaste Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike,diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romantizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet shpreh brendësinë eshpirtit. Kumti i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai bëhet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltëne shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi kjo ajkë e këtij sistemi vlerash përfaqëson një sinteze fatesh të shekullit XIX. Krejt në mënyrë të beftë do ta shihte veten në shtjellën e “militantëve romantikë”, të cilët grupohen për ti dhënë shpirt drejtësisë, revolucionit.

Epilogu

Ai ishte dhe mbeti përjetuesi dhe kumtuesi më i pashoq i personazheve emblematike, jetëve dhe fateve të përgjithmonshme. Ata ishin në kohën e tij, në të atyren, në tonën, dhe ne do ti lejojmë të jenë të gjithkujt, jo vetëm si portrete, si personazhe, si ai, ata, ato që kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi, nga Kuazimodo te Tribuleti, nga Dea te Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot janë dukshëm në tashmën moderne teksa mëtojnë deri në plotësinë e personazhit që Hygoi e vendosi në shumëkohësi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonjë yshtje prej orakulli se sa një përkim ojnak që realitetet mveshin në të tashmen e tyne në gjithëkohësi. Përplotëson vetëvetja e epokës hygoiane, me Gavroshin që spërkat dhe njollos shkëlqimin mondan të qendrave urbane dhe ngrihet në kultin e periferisë, nën këmbët e vërshimit të një botë që ka në filozofinë e vet bërjen e maskave dhë çjerrjen e fytyrave, në një farë qasje prej Guimpleni.

Ndryshe nga pararëndës dhe passhkues, ai nuk ishte tragjik, thjeshtë jeta tek-tuk e çukiste me rrufe kreshtën e tij të fatit, përzhitje të cilat ai nuk i fshehu, përkundrazi i bëri limfë përmbajtësore të veprës. Viktor Hygo mbylli sytë më 22 mars 1885 në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij uv endos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë më shumë se dy milionë persona të ardhur nga çdo cep i Francës. Ishte dhe mbeti për shumë kohë një ceremoni lamtumire madhështore, si e meritonte Viktor Hygoi. Iku për të mbetur jo vetëm në bibliotekë, në mëndje dhe në përjetime, por edhe në të tashmen, si i përgjithmonshëm.

Trump i jep goditjen e parë Jack Smith-it: Ia pezullon lejet e sigurisë avokatëve që e ndihmuan në hetimet kundër tij

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv që pezullon autorizimet e sigurisë për stafin e Covington & Burling LLP, një firmë e mirënjohur ligjore në Uashington.

Ky urdhër synon veçanërisht individët nga firma që ndihmuan Këshilltarin e Posaçëm Jack Smith në hetimet ligjore kundër Trumpit, duke përfshirë hetimet mbi dokumentet e klasifikuara dhe ndërhyrjen në zgjedhje.

Urdhri Ekzekutiv jo vetëm që revokon këto autorizime të sigurisë – duke i prerë aksesin në informacionet e ndjeshme qeveritare – por gjithashtu urdhëron një rishikim federal për të ndërprerë kontratat e firmës me qeverinë aty ku është e mundur.

Në thelb, kjo do të thotë se individët në firmën ligjore që kishin autorizime të sigurisë – për shkak punonin me raste të klasifikuara ose sensitive – tani i kanë humbur këto autorizime.

Lëvizja ndikon dhjetëra prokurorë që punuan si në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje nga Trump, ashtu edhe në një tjetër për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.

Të dyja u ngritën nga Smith. Asnjëra nuk shkoi në gjyq para se Trump të fitonte një mandat të dytë në nëntorin e kaluar.

Erion Veliaj nga burgu po zhduk dokumentet, reagon Bashkia Tiranë

0

Lëvizja e disa dosjeve nga Bashkia e Tiranës ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës. Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja i ka dalë para një kamioni me logon “mirëmbajtja e objekteve publike”. Në videot që ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Kalaja pretendon qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Lidhur me lëvizjet, një reagim ka ardhur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha.

Duke shpërndarë pamjet në rrjetet e tij sociale, Berisha pretendon se dokumentet po “zhduken” me urdhër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb

Por pas pretendimeve të demokratëve, një sqarim ka ardhur nga Bashkia e Tiranës. Në një reagim zyrtar, pretendojnë se në fakt, dokumentet që po zhvendosen janë pjesë të arkivit. Ato po zhvendosen, sipas procedurës, nga godina kryesore, tek godina e arkivës së Bashkisë. Duke theksuar se pretendimet e Berishës janë të pavërteta.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë,”- thuhet në reagim.

Më besoni t’ju shërbej!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Të dashur demokrate e demokratë opozitarë, qytetare e qytetarë të nderuar të Qarkut të Tiranës!
Jam Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” e ju bëj me dije publikisht se e vlerësova si nderim dhe privilegj votëbesimin e këshillit kombëtar të demokratëve euroatlantik’ dhe e pranova me përgjegjësi që të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 11-të majit nën siglën: “Koalicioni EuroAtlantik” në Qarkun e Tiranës.

Respekt e mirënjohje për besimin e strukturave tona.
Filozofi Arthur Schopenhauer në ka lënë një maksimë:
“Çdo madhështie i dridhen gjunjët para modestisë”!
Gjithmonë e kam dashur modestinë por përtej saj aspak për vetëvlerësim por për hir të transparencës për publikun po e përshkruaj me argumente shterruese aktivitetin tim.
Kam lindur në Malësinë e Gjakovës, (Tropojë).
Me gjak nga baba dhe nëna rrjedh nga dy familje të mëdha patriotike të Gashit dhe Krasniqes që për më shumë se dy shekuj u shquan në betejat për liri e çlirim kombëtar nga pushtuesit e shumtë deri tek lufta çlirimtare e fundit për çlirimin e Dardanisë, (Kosovës).
Nëpër betejat spartane e kanë derdhë gjakun dhe kanë lënë në fushën e nderit disa deshmorë.
Jam i martuar dhe baba i tre femijëve.
Me profesion, artist, ekonomist, jurist.
Disa vite kam punuar si ekonomist në zyrën e punës Tropojë, në Bankën Kombëtare Tregtare dega Tropojë, përgjegjës i administratës në Bashkinë Bajram Curri.

Jam rreshtuar në levizjen demokratike dhe forumet e saj që nga fillimi si drejtues i forumit rinor, sekretar dhe kryetar i degës së PD-së, e në vijim si n/kryetar i Bashkisë Bajram Curri, kryetar i këshillit bashkiak të kësaj bashkie, z/kryetar i Qarkut Kukës.
Në vitin 2001 ndonëse i burgosur politik jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Malësisë së Gjakovës, (Tropojë) 2001-2005!
Me një grup intelektualesh e rithemeluam PD- në e Tropojës pothuajse të asgjesuar dhe jam votëbesuar dy mandate për të drejtuar këtë degë në momentet më të vështira në vitet 1997- 2005,.
Kundër meje u hartuan shumë skenare, kurthe, intriga dhe u organizuan disa atentate për të më eliminuar politikisht dhe fizikisht.
E gjithë ajo qëndresë epike u bë me sakrificë, me kosto të madhe përsonale dhe familjare duke u përballur me prangat politike, plumbat, blindat, minat e krimit të organizuar simbiozë me pushtetin, por falë zotit e me ndihmën e tij dhe mbështetjen e demokratëve qëndrestarë i’a kemi dalë triumfalisht.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2003 e gjithë Malësia e Gjakovës (Tropoja) me votim plebishitar u bë blu.
Ngadhënjyem përballë ekspeditës ndëshkimore të pushtetit i cili u hakmor në mënyrë primitive ndaj meje, familjes time e demokratëve qëndrestarë.
Të gjitha ngjarjet e rënda janë pasqyruar në emisionin investigativ xhungël “shpërthimi”.
Këtë roman të përgjakur e kanë denoncuar me forcë të gjitha institucionet prestigjioze botërore të të drejtave të njeriut edhe OSBE (ODHIR) dhe Departamenti Amerikan i SHtetit, DASH.
U zgjata pak me këtë histori për të përgënjeshtruar propagandën e shfrenuar gjithë këtë kohë ndaj meje dhe argumentuar se nuk kam qenë kurrë pjesë pazaresh e marrveshjesh okulte apo lobingjesh të oligarkisë politike, ekonomike, mediatike por jam farkëtuar në mejdanët për liri e demokraci dhe se asgjë kurrë nuk mu ka dhuruar politikisht, apo dhënë për lëmoshë.
Paradoksalisht në zgjedhjet e vitit 2005 edhe pse isha i propozuar në 12- të zona elektorale lidershipi i kohës më në krye Sali Berishën me forcën e pushtetit partiak më ndaluan kandidimim dhe më mënjanuan në të gjitha ciklet zgjedhore për rreth 20 vite, por unë asnjëherë nuk u largova nga PD-ja duke qëndruar anëtar i thjeshtë i saj, mbeshtetës për të në të gjitha fushatat elektorale.

Kam përcjellur shpesh ikanakë gjoja për parime e me kanë gjetur aty kur janë rikthyer për karrike.
Me dt 8 janar të vitit 2022 natyrisht që kam qënë në Selinë e PDSH-së kur Sali Berisha orkestroi një sulem të paprecedent’ në histori me një arsenal armësh mesjetare për t’a marrë me dhunë shtëpinë e lirisë, por u thye keq e u kthye me bisht ndër shalë.
Ne u bëmë barrikadë njerëzore dhe e mbrojtëm selinë pa u inkriminuar, por është e pabesueshme se si prokuroria e ka pushuar çështjen penale ndaj sulmuesve pasi e mbajti të hapur derisa u finalizua ujdia Rama- Berisha me disa kapituj.
Kjo ujdi e radhës riktheu marrveshjen e turpshme të vitit 2008, pas krimit shtetëror të Gerdecit.
Me atë marrveshje asgjesuan votën e lirë, morën peng demokracinë, pluralizmin politik, shtetin e së drejtës.
Pas deshtimit me turp për t’a marrë me dhunë Selinë e demokratëve Sali Berisha i’a arriti qëllimit me mbështetjen e Edi Ramës dhe e grabiti vulën me një dosje të falsifikuar të kuvendit të 11-të dhjetorit të vitit 2021 duke përvetësuar e ushtruar në mënyrë të paligjshme titullin zyrtar, për të cilin ka një padi penale në SPAK.
Ne ju kemi drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë dhe e presim me durim vendimin por kemi gjetë rrugën ligjore për të marrë pjesë si alternativë konkuruese në zgjedhjet e dt 11-të maj të vitit 2025, prandaj do të na kenë përballë Trekëndëshi i Bermudës koalicioni “Agimi i Artë” dhe federata gërdecare antiamerikane, antiSPAK.
Paralelisht me antivitetin politik, si artist i kualifikuar në fushën e koreografisë kam dhënë kontribut të spikatur në më shumë se tre dekada e jam nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare së bashku me “Ansamblin Dardania të Tropojës”.
Në cilësinë e udhëheqësit të Unionin Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” kam kontribuar mbi 20 vite si producent spektaklesh artistike, festivalesh kombëtare duke mbledhur së bashku vlerat nacionale kulturore për të realizuar unifikimin shpirtëror të Kombit tonë.
Kam shkelur fizikisht, artistikisht e politikisht ç’do pëllëmbë toke të trojeve tona etnike nga Mitrovica në Çamëri, nga Presheva në Ulqin, nga Prishtina në Shkup e Tetovë.
Asnjëherë nuk jam stepur, megjithse kam rrugëtuar përmes shumë pengesash por kam mbrojtur pa kompromis fjalën e shkrimin e lirë, demokracinë dhe kombin.
E kam përmbledhur angazhimin tim në 13-të libra publicistikë, me analiza, opinione, shqyrtime, refleksione politke e kombëtare.
Me librin “Shteti komb domosdoshmëri historike” kam mbrojtur master-in shkencor me temë:
“Veshtrim historik analitik rreth shtet- kombit shqiptar”!
Të nderuar qytetarë e qytetare të Tiranës:
Unë s’kam patur çfarë t’i jap demokracisë e Kombit tim përveçse fjalës, këngës dhe valles, e në fakt i’a kam dhënë me devocion!
Këtë aktivitet disa vjeçarë e kam përmbledhur në një libër dossier.
“Për kombin për demokracinë”!
Ky ka qënë misioni im për të cilin jam vlersuar nga institucionet shqiptare me të larta në trojet etnike.
Për veprimtarinë time nacionaliste si apolog i çështjes kombëtare ka reaguar me notë proteste qeveria Ruse e në vijim krejt bota sllave ndaj qeverisë së Tiranës në muajn maj të vitit 2011-të, pikërisht për sloganet e përdorura:
“Një Komb,-një gjuhë-një kulturë”!
“Një komb- një histori”!
Në të gjithë aksionin tim politik e njerëzor jam udhëhequr nga principe kombëtare dhe demokratike qëndrestare.
Si mijëra demokratë nuk jam ndjerë mirë që kauzat tona të lirisë, demokracisë dhe vokacionit oksidental EuroAtlantik u vodhën, u privatizuan dhe u manipuluan deri sa vunë në pikëpyetje ekzistencën tonë nga autokracia dhe oligarkia politike.
Kjo ma imponon sot si domosdoshmëri historike jo vetëm të kandidoj nën siglën e parimet e “Koalicionit EuroAtlantik” por edhe të besoj e apeloj tek ju për mbështetje maksimale që të mund të arrijmë një të ardhme më të mirë e të shpejtë për vendin dhe Kombin tonë.
Kjo nuk arrihet me slogane e revolucione por me votë lire.
Vota juaj është e ardhmja jonë.
Un’ besoj në shpirtin e lirë të atdhetarëve në Tiranë dhe në Shqipëri.
Koalicioni EuroAtlantik nëse merr votëbesimin tuaj do të institucionalizojë në Shqipëri një kulturë tjetër politike, më njerëzore, më të moralshme më dinjitoze.
Kemi moralin, integritetin, përkushtimin dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë.
Ashtu siç u finalizua platforma e dekriminalizimit edhe epoka pandëshkueshmërisë dhe paligjshmërisë do të marrë fund.
Në qëndër të programit tonë kemi interesin publik.
Ai ka bosht konservator gërshetuar me përkujdesje
sociale.
Përveç makroekonomisë ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë mikroekonomisë.
Motoja jonë është:
Familje e fortë -shteti i fortë!
Trinia jonë e shenjtë janë familja-Atdheu besimi tek Zoti!
Qytetare e qytetarë të Tiranës!
Koalicioni EuroAtlantik do të çrrënjosë konceptin feudal të të zgjedhurve duke e zëvendësuar atë me sherbimin ndaj zgjedhësve.
Deviza jonë është rrëzimi i triarkisë sunduese dhe institucionalizimi i kontratës sociale të zgjedhësve me të zgjedhurin, zëvendësimi i sundimit me qeverisjen.
“Qeveri e popullit nga populli për popullin”.
Doktrina jonë politike ka kryefjalë të saj vetingun politik, luftë të paepur korrupsionit, institucionalizimin e meritokracisë, rrëzimin e kultit të individit, despiunizimin, e dekomunistizimin, për të shkulur me rrënjë përfundimisht sherbëtorët e diktaturës që kanë mbajtur peng demokracinë për më shumë se tre dekada.
Misioni ynë është rrëzimi i regjimit hibrid oligarkik, kleptokratik, plutokratik kakistokratik,.
Rrezimi i triumviratit sundues Berisha-Rama, Metaj, çlirimi i demokracisë, pluralizmit politik, shtetit të së drejtës, për t’i dhënë fund mobokracisë dhe oklokracisë.
Vëllezër dhe motra!
Qytetarë e qytetare të Tiranës!
Kërkoj mbështetjen tuaj!
Më besoni t’ju sherbej!
Ju faleminderit!

POSTIMET E FUNDIT