Kreu Blog Faqe 223

KS OKB, miratohet rezoluta për Ukrainën, e propozuar nga SHBA

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e hartuar nga Shtetet e Bashkuara për përvjetorin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila mban një pozicion neutral ndaj konfliktit, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për ndërprerjen e luftës.

Rezoluta e shkurtër pasqyron ndryshimin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nga Presidenti Trump pas marrjes së detyrës muajin e kaluar dhe qëndrimin e tij më pajtues ndaj Rusisë. Ky është një ndryshim nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, e cila udhëhoqi përpjekjet në OKB për të mbështetur Ukrainën gjatë gjithë luftës.

“Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes”, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane Dorothy Shea. “Është një hap i parë, por vendimtar – për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Tani ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme paqësore për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, pranoi “ndryshime konstruktive” në pozicionin e Shteteve të Bashkuara për konfliktin. Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rezoluta nuk ishte “një zgjidhje ideale”, por “një pikënisje për përpjekjet e ardhshme drejt zgjidhjes paqësore”.

Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarët evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.

Franca dhe Britania ishin përpjekur të siguronin një shtyrje të votimit, por dështuan. Më pas ato, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e propozimit të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit “konflikti Rusi-Ukrainë” me “sulmin në shkallë të gjerë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”.

Ata gjithashtu donin të përfshinin gjuhën që mbështeste sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për një “paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që përbëhet nga 15 anëtarë ishte bllokuar gjatë gjithë luftës në Ukrainë dhe nuk ishte në gjendje të ndërmerrte asnjë veprim, sepse Rusia ka të drejtën e vetos.

Por Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ka mbështetur vazhdimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me Kartën e OKB-së.

Organizata e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë më herët të hënën rezolutën amerikane për të zbutur qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh votoi mbi projekt-rezolutat rivale, një nga Washingtoni dhe një e shkruar nga Ukraina dhe shtetet evropiane për të shënuar përvjetorin e tretë të sulmit rus në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara u detyruan të abstenonin në votimin e rezolutës së tyre, pasi vendet evropiane ndryshuan me sukses versionin e Washingtonit për ta formuluar në një mënyrë të tillë që pasqyronte mbështetjen e OKB-së për Kievin gjatë luftës, përfshirë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./VOA/

Konservatorët Shqiptarë i përcjellin ngushëIIime të sinqerta familjes Frank Wisner i dërguari Amerikan në bisedimet Republika e Kosovës

0
“Akademia Kombëtare Konservatore Albania”
Shqipëri e Madhe deklaroi president Donald Trump
Homazh.
Dritë pastë Frank Wisner i dërguari Amerikan në bisedimet Republika e Kosovës – Serbi.
Ambasador Frank Wisner u nda nga jeta në moshë 86 vjeçare.
Nekrologji.
Konservatorët Shqiptarë i përcjellin ngushëIIime të sinqerta familjes dhe Administratës Diplomatike në USA
Frank Wisner filloi të punojë si diplomat në vitin 1961 U atashua në diplomacinë Amerikane Ambasador në disa shtete, nën kujdesin e presidentëve, Jimi Carter, Ronald Regan, George Bush i parë, George W Bush, Bill Clinton dhe Barak Obama.
Diplomati Amerikan Frank Wisner ishte konkret në krah të presidentit Mahti Ahtisari, diplomati USA ishte pedant i drejtpërdrejtë në zgjidhje me sukses pro vetëvendosjes të popullit martir të Kosovës.
– Lamtumirë Frank Wisner mik i Dardanisë Antike.
Të qoftë dheu i lehtë.
Presidenca “AKDKA”
Zv/president Prof. DR. SABRI KADRIU
Prishtina – Republika e Kosovës.
Datë 25/02/2025

 

 

Emrat/ GJKKO lëshoi masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet e tyre

0

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi. Konkretisht, për pesë persona, SPAK ka kërkuar arrest me burg. Për 10 të dyshuar është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje për nëntë të tjerë.

Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet.

Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.

Për dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.

Dyshohet se ata janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe hetimi i nisur që në vitin 2022, ‘i nxori zbuluar’.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,

Arrest Shtëpi:

1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi,
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,

Numri 2 i FBI, Dan Bongino zbërthen lidhjet e Ramës me mafian dhe kartelet e drogës

0

Presidenti Donald Trump të dielën në mbrëmje emëroi gazetarin konservator, Dan Bongino, si zëvendësdrejtorin e ardhshëm të FBI-së për të shërbyer së bashku me drejtorin Kash Patel .
Bongino është një ish-prezantues i Fox News dhe podkaster i mirënjohur konservator që mbështeti Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Ai është një aleat i ngushtë i Patelit dhe tani do të shërbejë drejtpërdrejt nën drejtimin e tij në FBI, sipas një postimi të së dielës mbrëma nga Trump në Truth Social .
Në fillim të kësaj jave, Patel u bë zyrtarisht drejtor i FBI-së pasi Senati konfirmoi nominimin e tij. Emërimi i fundit i Trump është një shenjë se presidenti synon të përmbys udhëheqjen e agjencisë me besnikët e linjës së ashpër si Bongino.

Në një postim vijues, Trump tha: “Një aspekt tjetër i jetës së Dan Bongino që mendoj se është shumë i rëndësishëm. Ai ka një grua të mrekullueshme, Paula, dhe dy vajza të mrekullueshme që e duan vërtet babanë e tyre. Sa punë e pabesueshme do të bëjë Dan!!!
Bongino dhe Patel do t’i raportojnë drejtpërdrejt Prokurores së Përgjithshëm Pam Bondi – ish-avokati mbrojtës i Trump gjatë gjyqit të tij të parë të shkarkimit.
Kujtojmë se, gazetari amerikan, Dan Bongino i ka kushtuar vëmendje në programin e tij ‘The Dan Bongino Show’ skandalit me ish-zyrtarin e lartë i FBI-së, Charles McGonigal i cili akuzohet se ka marrë para ruse, ndërsa përflitet për takime të fshehta me kryeministrin Edi Rama.
Ndër të tjera, ai bëri publike edhe lidhjet e Edi Ramës me organizatë famëkeqe të narkotrafikimit, karteli i drogës Sinaloa. Ai ngriti pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?
“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA.
Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehej Bongino.

Supër mashtruesit Idajet Beqiri i është hequr liçensa e avokatit

0
Gjykata Administrstive ka lënë në fuqi vendimin e Dhomës së Avokatisë, për heqjen e licensës së Idajet Beqirit. Mashtruesi i njohur, Idajet Beqiri, i cili njihet edhe si lënda e parë për shpifje në banaqet televizive të financuara nga Rama dhe Veliaj, është zyrtarisht edhe pa licensë, pasi profesionin e avokatit nuk e ka ushtruar kurrë, përveçse ka bërë rrjepjen e ndonjë klienti naiv që i ka besuar çështje atij.
Komiteti i Disiplinës i hoqi licensën për shkelje të rënda dhe mashtrim të qytetareve, në disa episode.
Dhoma e Avokatisë i ka hequr për një periudhë kohore prej 3 muajsh licensën avokatit Idajet Beqiri, kjo pasi klientët e kanë akuzuar për mashtrim.
Beqiri ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative, por që kërkesa e Beqirit për të rimarrë licensën u rrëzua, duke lënë në fuqi heqjen e saj.

Zbardhen fondet dhjetra milionë euro të ish-gruas së Rames nga USAID e DASH

0

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Delina Fico, Drejtoresha e programeve të Shoqërisë Civile në institutin e menaxhimit lindje – perëndim duket se ka përfituar rrogë të ndryshueshme por që arrin vlerat më të larta në vitin 2017 me rreth 129 mijë dollarë dhe në vitin 2023 me rreth 126 mijë dollarë.

Ky institut ka regjistruar 6 projekte për Shqipërinë ndër të cilët veçojmë :

1. Projekti 5 vjeçar (2016- 2021) 10.5 milion dollarë Justice for all që lidhej me reformën në drejtësi.

2. Projekti 18 mujor (2020 – 2022) për forcimin e standardeve dhe integritetit të mediave në Shqipëri

3. Projekti për reduktimin e çështjeve të pazgjidhura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë (2021- 2025).

Dokumentet bashkëngjitur:

Sipas pasqyrave dhe statusit të tij jo fitimprurës , ky institut rezulton të financohet edhe nga USAID, Departamenti i shtetit apo fondacionet e Soros-it , dhe  sikurse faktuam më lart ka patur rol determinant sa i takon ndërhyrjes në reformën në drejtësi, në media dhe gjyqësor.

Sipas Spending data EAST – WEST MANAGEMENT INSTITUTE -Dega në Shqipëri, nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka përfituar rreth 136 mijë euro nga aparati i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme  si rimbursim TVSH, (trupi diplomatik).

Emri i Delina Ficos lidhet edhe me rrjetin e OJF-ve të Sorosit në Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk duket të jenë publikuar në vetëdeklarimet e zonjës pranë ILDKPI dhe këtu përmendim:

-Kosovo women’s network si anëtare bordi ndër vite

-Albanian women empowerment network-si anëtare bordi

-Qëndra Streha-anëtare bordi

-Organizata EOS Tech trust – këshilltare

-Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim për të cilën ka kryer deklarim vetëm në 2014.

-Instituti për kontratën shoqërore SCI

Përveç kësaj një pjesë e këtyre ojf-ve kanë përfituar edhe fonde publike, kështu sipas spending data :

-Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim 18 mijë euro

-Qendra Streha 14 mijë euro

-refleksione 35 mijë euro

Për transparencën e opinionit publik prezantuam aktivitetin dhe fondet e përfituara nga bashkëjetuesja e ish ministrit dhe deputetit Çuçi, për të cilën gazetari konservator Matt Palumbo shprehet :

“Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile.

Partia Demokratike kërkon nga organi respektiv të nis hetimin për veprimtarinë e znj.Delina Fico nëpërmjet OJF-ve në Shqipëri dhe jashtë saj njëkohësisht për ligjshmërinë e përfitimit të vlerave monetare nga aktiviteti i saj i deklaruar ose jo pranë ILDKPI ndër vite.

Kryeministri Rama: sulmon SPAK-un “Do ta transformojmë drejtësinë, sic bëmë me Tiranën”

0

Ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Rama u shpreh se ishte një gabim i pafajshëm, që nuk duhet të përsëritet më, protesta para gjykatës speciale, kur u zhvillua seanca për vlefshmërinë e masës ‘arrest në burg”, për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas kreut të qeverisë, Veliaj mbahet në burg pa gjyq dhe i është ndërprerë kontrata me qytetarët e Tiranës.

“Siç transformuam Tiranën kemi vendosur të transforojmë dhe drejtësinë në Shqipërinë. Ashtu siç shëmbëm ato ngrehinat e vjetrat, me vetingun kemi shëmbur edhe

Siç na u kundërvunë me llumin e injoranës dhe kënetës ku kanë 30 e kusur vitesh që llomotiten, ashtu duan ti vënë kazmën dhe reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ashtu si Roma që nuk u ndërtua për 7 ditë dhe Tirana do të marrë kohën e saj. Ashtu në detyrën tonë ne bëjmë gabime, se bënë më shumë ai që punon.

Të kërkosh nga drejtësia e re pavarësi në kaq pak vite kulturë europiane siç është kjo e jona, është njësoj sikur të hedhësh në ujë një fëmijë dhe ti thuash mos u lag. Pa marrë parasysh kostot, si kjo që ne kemi udhëhequr në reformën në drejtësi. Siç është Tirana sot europiane, atëherë duhet të durojmë dhe për Shqipërinë”

“Mbaroi ajo punë, ka ngelur vetëm firma e fundit…”/ Non Grata e Berishën, vjen deklarata…

0

Demokratët po mbahen me shpresë se me fitoren e Trumpit në SHBA do t’i hiqet “Non Grata” Sali Berishës.

Për shkak se jemi në prag të listave për deputet, zyrtarë dhe figura të PD-së po i servilosen kryetarit me shpresën se do t’i hiqet “damka” nga SHBA.

Pavarësisht se nuk ka asnjë të dhënë zyrtare ku të bazohet, anëtarja e Kryesisë së PD Edith Harxhi, deklaron se “non grata” për Berishën ka rënë që në momentin që “njeriu i Trumpit”, LaCivita ka ardhur të punojë në selinë blu.

“Për mua si diplomate karriere më duhet t’ju them, “non grata” ka rënë tashmë. Pritet vetëm një akt (firmë) administrative. Ose ai i heqjes “per se” të “non gratës” nga sekretari Rubio ose një vizitë e zotit Berisha që do të rikuperojë gjithçka, që është e njëjta gjë me heqjen e ‘non gratës’”, tha Edith Harxhi.

Edi Rama kërkon të shpëtojë lëkurën e tij

0

Shkruan Agim Nesho

Biseda e Ramës me Zelenskin po shitet nga spin-doktorët e Ramës si një qëndrim parimor i një udhëheqësi të madh që nuk bën lëshime në parime. Këta përkrahës të përhershëm, që edhe retorikën e Ramës për kazan, kusi, timon apo tallava eksituese pa ide dhe vizion e kanë duartrokitur si një perfeksion të marrëdhënieve me publikun; kur lëvizjet e Ramës pro projekteve serbo-ruse të ndryshimit të kufijve i kanë quajtur si “mundësi të jashtëzakonshme për një komb që mund të vijnë një herë në 50 vjet”, kërkojnë të ngrenë vlerat munguara të një “burrështetasi” që nuk vepron me pragmatizëm apo me strategji të përcaktuar nga të tjerët në politikën e jashtme, por qëndron në moralin e cështjes dhe mbron vlerat e vërteta.

Por a është Rama një lider që mbron moralin në veprimet e tij dhe i bën “krenarë” njerëzit që i shërbejnë pa kushte?

Rama ishte i pari kryeministër në Shqipëri që shkatërroi konsesusin në politikën e jashtme Shqiptare për një linjë Euro-Atlantike të mirëpërcaktuar duke zgjedhur linjën prioritare me Erdoganin dhe kopjuar doktrinën e politikës së tij të jashtme “zero probleme me fqinjët”, si politikë zyrtare të Shqipërisë duke rrezikuar dhe vonuar integrimin Europian të vendit; Rama mbështeti rezolutën e vendeve islamike për Palestinën se ja kërkoi Erdogani, duke dalë jashtë linjave të ekuilibrave Europiano-Amerikane. Më vonë heshti për vuajtjet e palestinezëve në Rripin e Gazës, se i duhej ndihma e liderëve të Izraelit për të bërë lidhje me administratën Amerikane. Ai ishte i pari lider Shqiptar që shkeli Kushtetutën dhe la juridiksionin e tokave Shqiptare për tu bërë burgje të emigrantëve për kapital personal; Rama ishte i pari Shqiptar në kohët moderne që shiti interesat e Kosovës dhe u lidh me Vucic, duke justifikuar tezat nacionaliste serbe se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt” dhe pranon në heshtje që Kosova është një konflikt i ngrirë që kërkon zgjidhje. Ai ishte i pari kryeministër Shqiptar që u përpoq ti mundësojë Serbisë rritjen e dominimit të saj në Ballkan nëpërmjet projektit famëkeq të Ballkanit të Hapur.

Pra, moraliteti për një amoral politik është vetëm justifikim për të mbuluar veprimet e tij. Etika dhe morali në politikën e jashtme nuk mund të përdoret si propagandë. Ajo nuk përdoret vetëm kur preken interesat e ngushta të individit.

Por pse Rama sot po shet kartën morale me Ukrainën? A nuk ishte ai njeriu që neglizhoi kërkesat e presidentit Zelenski për të mos hapur kufijtë për turistët rusë, se midis tyre do të vinë edhe vrasësit e fëmijëve në Ukrainë? A nuk ishte ai që nuk pranonte kërkesat ukrainase që anijet ruse me gaz dhe naftë të mos shkarkoheshin në portet Shqiptare? A nuk ishte Rama i vetmi lider në Europë që justifikoi Serbinë që nuk pranonte vënien e sanksioneve kundër Rusisë?

Përgjigja e pyetjeve është mëse e qartë. Rama sot shikohet nga administrata e re Amerikane si një njeri që ka shërbyer si kukull e Soros, që ka kapur shtetin dhe ka vënë drejtësinë në funksion të pushtetit të tij, arreston liderin e opozitës për të lënë vendin pa alternativë (fjala e zv. Presidentit Vance ne Munih).

Mosarritja pas shumë përpjekjeve për të blerë influencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si me dhënien e tokave Shqiptare ashtu edhe për të gjetur McGonigalë të rinj, Rama ndjen se dimri i vetmisë së madhe ka ardhur për të. Prandaj, i pashpresë, ai po përpiqet të afrohet me europianët duke mbrojtur cështje parimore dhe të shprehë moralin e munguar, që për të ka qënë një shprehje pa kuptim në të shkuarën. Ai sot ka dalë hapur kundër inisiativave për paqe të presidentit Trump, për ta projektuar veten e tij si një viktimë e qëndrimeve morale dhe për të kërkuar shpëtim nga Europa, e cila më shumë se parimore dhe moraliste, kërkon të mbrojë të ardhmen e saj.

Tani që Ramës po i fiket qiriri, duhet ta kuptojë që njeriu që e ktheu Shqipërinë në platformë droge në Europë, që hapi derën e mafias dhe pastrimit të parave, që bashkëqeveris me krimin dhe mirëpret vizitat e Sinaloas, nuk mund të gjejë shpëtim nga mbrojtja morale e cështjeve. Morali ka kohë që ka vdekur me sundimin e tij amoral kundër Shqipërisë dhe kombit Shqiptar.

Musk: “Më trego çfarë ke bërë ose je pushuar nga puna”

0
Kreu miliarder i Efiçencës së Qeverisë u dërgoi me email punonjësve që kërkonin raport javor – Dështimi për t’u përgjigjur do të konsiderohet dorëheqje

Punonjësit federalë amerikanë do të duhet të raportojnë aktivitetin e tyre të fundit të punës ose të humbasin punën e tyre, ka njoftuar Elon Musk.

“Në përputhje me udhëzimet e Presidentit Trump, të gjithë punonjësit federalë së shpejti do të marrin një email për të raportuar atë që kanë bërë javën e kaluar,” shkroi miliarderi në një postim në platformën e tij X “Dështimi për t’u përgjigjur do të konsiderohet dorëheqje”.

Shefi i Tesla dhe SpaceX po zbaton masa për të pushuar nga puna një numër të madh të stafit federal, pasi u emërua nga Trump në krye të një komisioni qeveritar të efikasitetit (Doge), përgjegjës për reduktimin e shpenzimeve publike në Shtetet e Bashkuara.
Donald Trump, megjithatë, tha se do të donte që këshilltari i tij të shfaqej “më agresiv”.

“Elon po bën një punë të shkëlqyer, por unë do të doja ta shihja atë të bëhet më agresiv”, shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”, duke shtuar: “Mos harroni se kemi një vend për të shpëtuar”.

Administrata Trump filloi të pushonte nga puna punonjësit federalë në provë javën e kaluar. Ajo kishte nisur më parë një plan largimi vullnetar për të inkurajuar punonjësit federalë të jepnin dorëheqjen në këmbim të stimujve.

Më shumë se 75,000 punonjës federalë kanë pranuar ofertën e dorëheqjes, sipas Washington Post.

POSTIMET E FUNDIT