Kreu Blog Faqe 225

Refleksion konservator mbi ligjin e mbretit Maliq

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Konservatorët nuk do pranojnë kurrë rikthinin e rregjimit që na burgosi dhe vrau familjarët.
20 Shkurt 1991 – 20 Shkurt 2025.

Si dërguam në varrez Rregjimin e vrasësve kusarë?
– 1985 Vdes i helmuar Diktatori edhe drejtuesin e mjetit funeral e zgjodhën kushëri të parë G HOXHA.
1 – Studentët liberatorë, qytetaria autoktone Tiranase, Sali Berisha dhe amerikani Jeims Beker rrëzuan diktatorin e fundit RA më 1991
2 – Jam Sali Berisha unë o budallej! (Rilindje krimi)
3 – Mbreti Edvin Vlll dje u kthye në sheshin e Mortit!
4 – Edvin Orto Rama 01/04/2013 Shkodër : Bashkohu me koalicionin e qelbësirave Serb Tadiç – Meta – Rama.
5 – Mbreti Edvin Vlll seanca plenare:
Opozita e pas Pilafit në Tironën tonë, harron se unë e njof, shteti e bon njeriun në 7 forma (ishte koha euforike Edvin Rusi & Charles McGonigal Soros).

6 – Kujtim Gjuzi deputet konservator përgjigjet flakë për flakë:
Edvin, babain e ke kriminel, jeni vrasës i votës dhe demokracisë.
7 – Edvin Rama është nostalgjik recidivist kërkon të shtypë dhe shpërbëjë demokracinë dhe shtetin e së drejtës jo vetëm me deklarata po me prova :
Policë hidhni kapelet bëni vota për PS në zgjedhjet 2021.
Policia Bashkiake në Tubimin Funebër të Valiut.
8 – Tentativa Edvin Rama për rrëzimin moral të Sali Berishës dhe familjes tij përmes lobimit me Aleks Soros dështoi me 5 Nëntor 2024.

9 – Fitorja vendimtare e konservatorit Donald Trump, solli një Votë plebishitare, frymëmarrje për familjen tradicionale dhe demokracisë e Shtetit të së Drejtës.
10 – Gjykata Kushtëtuse dhe Apeli GJKKO lirojnë nga arresti anti Kushtëtues 11 mujor Sali Berishën.
11 – Sali Berisha rikthehet në seancë plenare duke deklaru :
Erdha unë….
VO
Rilindja e tredhur humb ndjenjat, doktori me rithemelim dhe opozitën qëndrestare, fut Rilindjen e krimit në komaclinic gati për Funebër Funeral 91
– Erjon Valiu + 20 bashkiakë variant 5D në burg.

21 ministra, zëvëndësa, sekretarë të përgjithshëm 5B në lEVP.
Dhjetra deputetë, qindra drejtorë administratorë përfundojnë në hetim korruptiv, vjedhje, krim e shpërdorim detyre Rilindja rrugës në BKH e SPAK
Këshillim Konservator!
Mbretit Edvin Vlll i ka mbetur vetëm një zgjidhje:
Të bëhet mbret i vërtetë ose president me qeveri tranzite, ndryshe e pret doktor Baca ti bëjë introtel Venoz, balloni Hemodinamikc ambulator në Reç IEVP Shkodër.
Ligji i mbretit Edvin Maliqi Vlll duket dje shkoi në TS…

Kina mbështet Trump në marrëveshjen me Rusinë për Ukrainën

0

Kina ka shprehur mbështetje për përpjekjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje me Rusinë për të përfunduar luftën në Ukrainë, gjatë një takimi të G20 në Afrikën e Jugut të enjten, ndërkohë që aleatët e SHBA-së u mblodhën për të mbështetur Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pak më pak se një muaj pas marrjes së presidencës, Trump ka ndryshuar politikën amerikane për luftën, duke hedhur poshtë një fushatë për të izoluar Moskën me një telefonatë për Presidentin rus Vladimir Putin dhe bisedime midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë që kanë lënë jashtë Ukrainën.

Më ideo të mërkurën, Trump e denoncoi Zelenskyn si një “diktator,” duke shkaktuar deklarata mbështetjeje për presidentin ukrainas nga anëtarët e G20, si Australia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Kina mbështet çdo përpjekje që kontribuon në paqen (në Ukrainë), përfshirë konsensusin e fundit të arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha Wang Yi për ministrat e jashtëm të G20 mbledhur në Johannesburg, sipas një deklarate nga ministria e tij.

“Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës,” shtoi ai.

Wang nuk e përsëriti pikën që ai ngriti në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten e kaluar, ku tha se të gjithë palët e përfshira në konfliktin ruso-ukrainas duhet të marrin pjesë në çdo bisedim paqeje.

“Kina është përgjithësisht e kënaqur të shohë zbutjen e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe kalimin e krizës ukrainase në një zgjidhje politike, por do të ketë kujdes të madh për drejtimin e bisedimeve dhe drejtimin e zbutjes së marrëdhënieve SHBA-Rusi”, tha Cui Hongjian, kryetar i studimeve për Bashkimin Evropian në Universitetin e Studimeve të Jashtme të Pekinit.

Nëse Kina merr pjesë në ndërmjetësim, mund të zvogëlojë rrezikun që SHBA të përdorin zbutjen e marrëdhënieve me Rusinë për të dëmtuar interesat e Kinës,” shtoi ai.

Një nga kolegët e tij më pas tha se komentet e mëparshme të Wang Yi-t që të gjithë palët duhet të përfshihen në bisedime përfshijnë jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe Kinën dhe vendet e Jugut Global.

Vendet e Jugut Global përfaqësojnë shtetet në zhvillim, të dalura ose me të ardhura më të ulëta, kryesisht në hemisferën jugore.

Megjithatë, analistët të tjerë janë skeptikë për përfshirjen substanciale të Kinës përtej deklaratave retorike në këtë fazë, duke pasur parasysh shmangien e Pekinit ndaj rreziqeve gjeopolitike.

“Kina është e kënaqur të mos thirret menjëherë për të dhënë një përgjigje, sepse ata nuk e dinë çfarë do të kërkojë Trump,” tha Alexander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Europën dhe Eurazinë.

“Trump dëshironte përfshirjen e Kinës fillimisht, por tani ai ka folur me Putinin. Ai është nën bindjen se nuk ka nevojë për Kinën për të arritur një marrëveshje me Putinin dhe Putini do t’i ofrojë atij një marrëveshje më të mirë dhe më të përsosur në të ardhmen,” shtoi Gabuev.

Ëang tha se marrëdhëniet Kina-Rusi janë “po lëvizur drejt një niveli më të lartë dhe një dimensioni më të gjerë” gjatë një takimi me ministrin rus të Jashtëm Sergey Lavrov në margjinat e G20. Të dy do të takohen së shpejti në Moskë për bisedimet e ardhshme, tha Lavrov më herët të enjten.

Analistët e tjerë mendojnë se Kina dëshiron të mbajë një “këmishë në derë” të negociatave sepse dëshiron të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës.

“Kina mund të drejtojë vëmendjen e saj për të diskutuar një rol të Kinës në rindërtimin dhe ruajtjen e paqes – një diçka që do t’i jepte Pekinit një interes shumë më të madh në arkitekturën e sigurisë evropiane,” tha Ruby Osman, ekspert i Kinës në Institutin Tony Blair për Ndryshime Globale.

Administrata Trump tha të martën se kishte rënë dakord të mbante bisedime më shumë me Rusinë për të përfunduar konfliktin pothuajse tre-vjeçar pas një takimi prej 4 orësh dhe gjysmë në Arabinë Saudite.

Rusia tha se bisedimet ishin të dobishme, por forcuan kërkesat e saj, veçanërisht duke insistuar se nuk do ta pranojnë anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën NATO.

Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?

0

Shkruan Arben Qirezi

Në një botë që po ndryshon rrufeshëm, Kosova medoemos duhet ta gjejë vendin e saj. Pozita e Kosovës është e brishtë ndërsa siguria dhe stabiliteti i saj janë të ndërlidhura me dinamikën e zhvillimeve ndërkombëtare, që sipas shenjave të para mund të mos jenë edhe aq të favorshme për Kosovën. Politika e Shteteve të Bashkuara po ndryshon në mënyrë rrënjësore, me aleancat e deritanishme që po bien sikur të mos kishin ekzistuar fare.

Politika e jashtme e presidentit amerikan, Donald Trump, sidomos në fushën e sigurisë në Evropë, po shkon drejt një ripozicionimi që po e trondit kontinentin evropian. Bisedimet e filluara me Rusinë rreth përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kritikat e ashpra që Trumpi ia bëri presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë kësaj jave po tregojnë se gjithçka që ka ekzistuar më parë po zhbëhet.
Doktrina e politikës së jashtme amerikane për mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë “deri sa të ketë nevojë” (as long as it takes) apo deri në fitoren përfundimtare, nuk ekziston më. Në vend të saj, Trumpi ka zgjedhur që të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës duke njohur faktet e krijuara në terren. Ai madje i ka thënë Zelenskyyt se vendi i tij mund të mos ekzistojë më nëse nuk pajtohet me përfundimin e shpejtë të luftës, që do të thotë edhe humbjen e një pjese të territorit ukrainas.

Trumpi e bëri Zelenskyyn fajtor për luftën në Ukrainë, duke i thënë se lufta do të mund të përfundonte edhe më herët po qe se ai nuk “do ta bënte punën e tmerrshme” në vendin e tij. Në këtë mënyrë, lufta në Ukrainë edhe mund të përfundojë me një paqe të brishtë, në të cilën Rusia përfiton territore të pushtuara, pa ndonjë garanci shtesë për sigurinë e këtij vendi nga SHBA-ja, kurse Putini, nga agresor shndërrohet në paqebërës.

Mesazhi që zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ia dërgoi Evropës gjatë fjalimit të tij në Forumin e Sigurisë në Munih ishte se SHBA-ja nuk do ta garantojë më sigurinë e kontinentit të vjetër dhe se vendet evropiane duhet të ishin të vetëmjaftueshme për t’u mbrojtur. Evropa në këto rrethana të reja është në rrezik real nga agresioni rus, sidomos në pjesën e saj lindore dhe në Baltik. Një marrëdhënie e re e SHBA-së me Rusinë, në të cilën kjo e fundit faktorizohet si fuqi të cilës i njihet ndikimi në Evropë, e bën sigurinë evropiane të brishtë dhe të paqëndrueshme. Me një fjalë, Trumpi po u thotë aleatëve të deritanishëm se nuk mund të llogaritin në garancitë dhe në mbështetjen e SHBA-së si mbrojtës kryesor i sigurisë evropiane.

SHBA-ja është garanti kryesor i sigurisë së Kosovës. Një agresion i mundshëm i Serbisë në Kosovë pamundësohet me praninë ushtarake dhe me mbështetjen politike të SHBA-së për Kosovën. Prania e NATO-s në Kosovë është krejtësisht e varur nga SHBA-ja. Një tërheqje e mundshme e SHBA-së nga KFOR-i mund ta vërë në pikëpyetje praninë ushtarake të vendeve të tjera, duke e lënë Kosovën pa garancinë se siguria e saj nuk do të cenohet nga një agresion i mundshëm i Serbisë.

Por a do t’i vijë radha edhe Kosovës, në këtë ndryshim radikal të politikës së jashtme amerikane? A do të preket edhe Kosova nga ky ndryshim?

Kjo deri në një masë mund të varet edhe nga vetë Kosova. Në këtë kalkulim llogarit edhe Beogradi, shpresa e të cilit është tërheqja e garancisë së SHBA-së nga Kosova. Në këtë kontekst, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do ta “kthejë Banjskën”, gjatë një panairi të turizmit në Beograd. Ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. Paqja dhe siguria në rajon janë të mundura vetëm me një prani të fuqishme ushtarake e politike të SHBA-së, para së gjithash në Kosovë.

Tërheqja eventuale e SHBA-së do të ishte uverturë për një luftë të gjithmbarshme në regjion, viktimë e parë e të cilës do të ishin Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. E trimëruar nga ripozicinimi amerikan, në këtë luftë do të mund të hynte edhe Rusia, në anën e Serbisë. Kosova e vetmuar do të ishte e pafuqishme që t’i bënte ballë një agresioni serb.

Prandaj, është përgjegjësi e akterëve politikë që në këtë periudhë të veprojnë, që të mos nxisin ndonjë reagim të SHBA-së, e cila nuk është më ajo e njëjta që ka qenë gjatë dekadave të fundit. Garancia e saj për Kosovën nuk është e mirëqenë dhe ajo mund të ndryshojë. Krijimi i një blloku opozitar dhe formimi i një qeverie të koalicionit, të përbërë nga partitë opozitare, është mënyra e vetme që Kosova të shmangë një ndryshim negativ të politikës amerikane në Kosovë. Prandaj, këto parti duhet t’i lënë anash dallimet dhe kalkulimet politike e të merren vesh për formimin e një qeverie, e cila do të jetë më e pranueshme për administratën e presidentit Trump dhe me të cilën kjo administratë do të punonte në kërkim të një zgjidhjeje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke i minimizuar dëmet eventuale që Kosova mund t’i ketë nga një marrëveshje e tillë. Në të kundërtën, një qeveri e udhëhequr nga LVV-ja, në krye me liderin e saj, Albin Kurti, do të rezultonte në ngrirjen e marrëdhënieve me SHBA-në dhe mund të rezultojë në një tërheqje të SHBA-së nga Kosova dhe rrjedhimisht, në një agresion serb në Kosovë.

Është koha e fundit të mendohet në mënyrë burrështetërore dhe që interesat jetike të vendit të vihen përpara interesave për pushtet. Opozita ka përgjegjësi shtetërore dhe historike që të bëhet bashkë dhe ta marrë timonin, sepse në të kundërtën Kosova do të ballafaqohet me krizë ekzistenciale.

Ndryshimet e furishme në politikën amerikane mund ta prekin edhe Kosovën, sidomos në rast se një politikë çfarë është bërë në katër vjetët e fundit vazhdon ta udhëheqë Kosovën. Prandaj, është jetike që Kosova t’i riparojë raportet e prishura me SHBA-në dhe të ketë qasje në zyrat e administratës së presidentit Trump. Në të kundërtën, mund të jemi viktima e radhës e ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike që po ndodhin në Evropë

Dumani tha se grabitën 500 mijë euro në banesën e dhëndrit të Agron Dukës, reagon kreu i PAA: Ja si qëndron e vërteta

0

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një prononcim për Top Channel ka hedhur poshtë deklarata e bëra sot në seancë gjyqësore nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili tha se kanë grabitur banesën e dhëndrit të Dukës.

Agron Duka u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk e di se si ka lindur ideja e Dumanit për të thënë se kanë grabitur banesën e dhëndrit.

“Dhëndri im jeton prej vitesh në Angli me vajzën time dhe dy fëmijët e tyre, nuk është e vërtetë që i është grabitur banesa. Nuk e di si i ka lindur kjo ide. 500 mijë euro unë s’kam pse i mbaj në shtëpi, unë jam biznesmen, paratë i mbaj në bankë”, tha ai duke hedhur poshtë deklaratën e Dumanit.

Kujtojmë se në procesin me dyer të hapura në GJKKO, Dumani pretendoi se kanë grabitur banesën e dhëndrit të Agron Dukës.

Pyetjes së nëse kanë kryer grabitje banesash, Dumani iu përgjigj: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam hequr targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

SPAK i përgjigjet Ramës për krimet zgjedhore

0

Pas akuzave të hedhura se SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese, kryeministri Edi Rama quajti lajthitje edhe angazhimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të hetuar krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të majit.
“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdolloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre”, tha Rama.

Pas kësaj deklarate, SPAK iu përgjigj Ramës duke publikuar “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.

Kjo strategji, sipas SPAK, mbështetet në:

•Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
•Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.
•Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
•Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.

SPAK ka zhvilluar takim edhe në KQZ me kreun e saj, Ilirjan Celibashi, për bashkëpunim në hetime dhe goditje krimeve zgjedhore.

“S’ka bir k*rve dhe bir nëne të thotë…”/ Rama-SPAK-ut: Jam gati të dorëzohem para drejtësisë…

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës.

Në fjalën e  mbajtur para punonjësve të Bashkisë Tiranë, ai u shpreh se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet korrupsion.

Edi Rama: Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?

Ja emrat e 80 kandidatët e PD për primaret në Tiranë

0

PD ka marrë tashmë në dorëzim emrat e atyre që kanë dorëzuar kërkesën për të kandiduar për zgjedhjet e 11 majit. Në qarkun Tiranë  janë  80 emra kandidatësh. Në listë nuk bën pjesë drejtuesi i qarkut, një vendim ky i Berishës që vendosi në kundërshtim me statutin e primareve, që të mos i përfshijë në votim.

Lista 

80 kandidatë nga PD për primaret/ Ja kush janë emrat e
80 kandidatë nga PD për primaret/ Ja kush janë emrat e
80 kandidatë nga PD për primaret/ Ja kush janë emrat e

Të njohim realitetin politik në Shqipëri

0

Deklaratë Zyrtare – Official statement Partia Shpresa Demokrate informon 97% të shqiptarëve të mi ”Ne jemi duke informuar shqiptarët; E vërteta duhet të thuhet se shqiptarët duhet të çlirohen dhe të dinë të vërtetën e 2,3,4,5,6 korrikut në Tiranë, 1990. Misioni zyrtar në vendin e dashur ‘Shqipëri’ 23 nëntor 1990.

Koha erdhi tek shqiptarët e mi!… të njohin realitetin e arkës politike 32-vjeçare në shërbimin serbo-ruso-grek … së shpejti prenotimi i 600 faqeve në disa gjuhë …
Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989… Vrasja në sytë e popullit të zakonshëm rumun, Ceausescu dhe gruaja e tij Helena, më 25 dhjetor 1989, tensioni dhe tensionet shoqëruese, solli fundin e Evropës Lindore…
Shqiptarë të skllavëruar në kampet e përqëndrimit, burgjet, në qytet ose në fshatin e izoluar nga regjimi serbo-ruso-komunist …
Z. Ramiz Alia, kishte mundësi për një periudhë (të shkurtër) për të bllokuar rrugën e ndryshimit, por edhe duke e kthyer vendin në një arenë të luftës civile … ‘
Për atdheun tim … dhe shqiptarët e mi! Unë dhe prof. Luzaj dhe miqtë e shekullit tonë dhe miqtë e hershëm … të ideve dhe punës, heroi George H. Ë Bush … Ne kërkuam bashkëpunimin me ish- sekretarin e komunistëve, Ramiz Alinë … zyrtarisht dërgojmë një letër urgjente z. Alia, Janar 21, 1990 … Mesazhi ishte i qartë, ose për ne … ose për Gorbaçovin. Ramiz Alia, në tavolinën e tij kishte dy zarfa … në zarfin tonë të ëmbël, zarfi i Gorbaçovit mbushur me helm, dhimbje bolshevizëm ….
Ne po shpjegojmë, shkurtimisht këtë; Misioni dhe puna ime në Amerikë-Evropë dhe gjetkë … “ishte…” është dhe do të jetë, në shërbim të kombit dhe fitores amerikane … dhe fitorja me kufijtë natyrorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, misioni dhe politika perëndimore ishte përmbysja e komunizmit lindor.
Por programi i George H.Ë Bush … ishte ‘misioni’ i rënies së murit Bolshevik të Berlinit ‘…’Sigurisht që ishim të vetëdijshëm për ‘detaje’ dhe unë isha plotësisht i vetëdijshëm se si Enver Hoxha flinte, hani dhe çfarë bëri … Sigurisht që ne ishim të vetëdijshëm se Ramiz Alia ishte një frikacak, ai me sytë e tij pa tragjedinë e Rumanisë dhe vrasja publike e Nicolae Ceausescu dhe Elena … ‘
Ramiz Alia më 22 maj 1990, na komunikoi … Ai na informoi dhe tha: ‘Unë e pranoj ftesën dhe planin tuaj … dhe ju pranoni kërkesat tona … dhe kërkesat personale “… ne në mesazhin ‘Plana’, kemi pasur një kusht për z. Ramiz Alia, ai para se të vinte në Amerikë, urgjentisht duhej të hynte në planin ‘tetë pikësh’ … për të lënë pluralizmin politik, lirimin e të burgosurve politikë dhe
Lirimi i ambasadave, madje edhe të tjera …
Kështu z. Ramis Alia, vuri në veprim “planet tona” … Ramiz Alia, mbledh Komitetin Qendror të PPPH më 15 qershor 1990 … më 27 qershor 1990, urgjentisht në mesnatë në vilën nr. 4 … Nexhmie Hoxha, Adil Çarcani, Hekuran Isai, Simon Stefani dhe Sabri Godo.
Më datë 1 korrik, 1990, të dielën në mbrëmje, ata mbledhin anëtarët e partisë “jug-veri”, me autobusë, trena, me të rinjtë, duke sjellë në Tiranë …2 korrik, 1990, është një ditë e trazuar dhe e pazakontë për banorët e Tiranës dhe ambasadat e Tiranës vlojnë gjithashtu. Të rinjtë që erdhën nga rrethet, sulmuan ambasadat, mijëra të rinj hynë në ambasada në çdo kohë 3,4,5,6 korrik 1990. Ramiz Alia, më 5 korrik 1990, mbledh Komitetin PPSH. Ditën tjetër, të premten, 6 korrik, Ramiz Alia deklaron në Televizionin Shqiptar …
Ramiz Alia, më 10 korrik 1990, mblodhi Byronë Politike të asaj kohe dhe vendos për fillimin dhe përgatitjen e autobusëve në portin e Durrësit. Ramiz Alia, duke u takuar 11 gusht 1990 me intelektualët e tij … Alia i pyet një nga një. ‘Ishte koha për pluralizmin politik në Shqipëri …’ Ismail Kadare i letrave (i Enverit) dhe shërbëtori i Alisë, thotë: ‘Jo nuk janë krijuar ende kushtet, nuk janë krijuar në Shqipëri dhe kështu me radhë …
Më 15 gusht 1990, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai … formuan një grup me Azem Hajdarin e tij … më studentë e profesorë komunistë e spiunë…, ata dhe Azemi me shokët e tij, organizuan studentët për t’u ndarë në pesë parti (PS-PD-PR-PSD-PAD).
Ne, kemi vërejtur çdo milimetër katror dhe çdo sekondë të tokave shqiptare …, por edhe z. Ramiz Alia, na informoi përgatitjen e autobusëve në portin e Durrësit …
Personalisht, unë urgjentisht shkoj në Itali me një mision zyrtar më 25 qershor 1990. Ne presim me padurim për të ndihmuar ‘shqiptarët e mi … për t’i vendosur ata në vende të caktuara; Bari, Brindsi, Napoli, Bologna, Venecia, Roma, Trieste, Firence. Ndërsa ne ishim duke pritur në Brindisi … Arbreshët ishët duke pritur në port … anijet me plot shqiptarë, mbërrijnë në portin e Brindisit … një ditë të zymtë, një pamje të trishtuar.
Të rinj, fëmijë, fëmijë të zhveshur, zbathur, duke qarë … ‘ata janë regjistruar në kohë rekord …’
Me ftesën tonë, z. Ramiz Alia mbërriti në Amerikë, më 22 shtator 1990 dhe qëndroi deri më 28 shtator, i shoqëruar nga Reiz Malile. 23 shtator 1990, ishte raundi i parë i bisedimeve me z. Ramiz Alinë, në Nju Jork.
Ne po e përshkruajmë shkurtimisht thelbin e çështjes politike të krijimit të pluralizmit demokratik në Shqipëri … dhe marrëdhëniet diplomatike ” Uashington-Tiranë …” ‘Bisedimet e fundit zgjatën për gati katër ditë …
Me ftesë të z. Ramiz Alia, isha në një mision zyrtar në Tiranë,
23 nëntor 1990, deri më 26 nëntor 1990. Për herë të pare, kthehem në vendlindjen time, në atdheun tim … në bisedat që kemi bërë sipas programit tonë dhe të tyre; Z. Alia shpjegoi detajet (sipas tij), për intelektualët e tij të gjashtë.
Ne ishim të vetëdijshëm për dosjet e personave (në fjalë) dhe pesë parti të reduktuara nga Ramiz Alia: ‘PS Fatos Nano, PD (1) Gramoz Pashko, (2) Sali Berisha, PR Sabri Godo, PSD Skender Gjinushi, PAD Neritan Ceka.
Pra, ne pranojmë PD dhe Dr. Sali Berisha… Alia më tha që prof. Gramoz Pashko është një ekonomist i mirë, etj, etj… Përgjigja ime ishte (JO) … ju e dini, mirë… ne e dimë dosjen tuaj … Dhe dosjet e 6 intelektualëve tuaj… ne e dimë mirë punën e tyre si brenda ashtu edhe jashtë. Po ju themi ashtu siç ju thamë në Amerikë …
Ne po pranojmë më të keqen, për më të mirën ….
Unë urgjentisht deklarova në televizionin shqiptar 25 nëntor 1990, në orën 7:00 … ditën tjetër, 26 nëntor 1990, në orën 4:30, në Pallatin e Operës dhe Baletit ku gjendeshin shumë intelektualë … dhe thjesht … natyrisht, Ramiz Alia kishte organizuar … Fjala ime ishte; Shqipëria ime e uritur dhe e lodhur … Ju do të jeni të lirë, nëse ju do të dini të veproni… ju do të keni shumë parti të majta dhe të quajtura të djathta që së shpejti do të shfaqen dhe në publik, emri i partisë është ‘Partia Demokratike’ me kryetar, Dr. Sali Berisha dhe mbas 2 vjetësh, presidenti i ardhshëm është po Dr. Sali Berisha …
Një person me një fytyrë, pa rrudha, mustaqe të zeza të gjata, me kapelë-republike, ai më tha: “Njerëzit dhe Shqipëria kanë nevojë për një ekonomist dhe jo për një mjek” … e kuptova se po fliste përmes gojës së Ramizit Alisë, ai do të thoshte Gramoz Pashkon … fytyrë artisti. Ishte Ndrek Luca … Unë them – njerëzit kanë nevojë për një mjek dhe jo një ekonomist …
Misionet zyrtare të filmuara dhe të regjistruara, fotografi të aktorit Ndrek Luca. Personi duke folur 26 nëntor 1990, në orën 4:30 në Pallatin e Operës dhe Baletit Tiranë…
Dhe kështu me rradhë, misioni i vizitës së dytë tre-ditore më 14-17 janar 1991 … Vizita e tretë gjashtë-ditore 18-24 qershor 1991.
Në bisedën tonë me z. Ramiz Alia, ai shpjegon politikën e tij … unë informoj për situatën diplomatike, them; Pas tre ditësh vjen në Tiranë, 23 qershor 1991, Sekretar i Shtetit, James A. Baker … gjithashtu vjen më 21 dhjetor 1991, ‘Ambasadori Ëilliam E. Ryerson’ … Misioni i vizitës së katërt 19-27 , Dhjetor 1991. Misioni i fundit me z. Ramiz Alia, 19-23 mars 1992, sot është dita e fundit e takimit tim me ju si president … Sigurisht për shumë vite … ju do të jeni shefi dhe zëri e partive dhe personave që keni caktuar …
Përkundër faktit se historia nuk është ‘e harruar’ nga krimet dhe gjakderdhjet prej 46 vjetësh nga regjimi komunist serbo-russo-komunist nga Enveri dhe ju …) ju keni vetëm meritë në mbrojtjen dhe hapjen e ambasadave … me ndihmën tone. Dhe planet tona që mbrojtët vendin nga lufta civile dhe gjakderdhja. Për këtë periudhë, unë detyrohem t’ju përgëzoj për punën që keni bërë, për 2 korrik 1990 dhe deri në fund të marsit 1992 …
Me ftesë të Presidentit Dr Sali Berisha … Pavarësisht nga fakti se ne patëm një mision për të shkuar te Presidenti (i emëruar) Dr Sali Berisha … Misioni i pesë personave më 14 maj 1992. Biseda me President Berishën për 3 orë. Takimi i së Nesërmes me kryeministrin Alexander Meksi për 2 orë dhe kryetar i parlamentit Pieter Arbnori për 1.30 minuta …
Koha erdhi tek shqiptarët e mi … të njohin realitetin e arkës politike 32-vjeçare në shërbimin e Serbo-Russo-komunistëve … së shpejti prenotimi i 600 faqeve në disa gjuhë …
Koha për ndryshim fillon tani! Ne ju ftojmë të regjistroheni si anëtar i partisë ‘Shpresa Demokrate’. Adresa e Partisë “Shpresa Demokrate” është: Ruga e Saraçve afër kryqëzimit të Selvisë, Pallati Diamand”.
Zoti e bekoftë rrugën tonë! Zoti e bekoftë kombin shqiptar! 🇦🇱Zoti e bekoftë tokën e bekuar amerikane!🇺🇸
http://ShpresaDemokrate.com/
Kryetari i Partisë Shpresa Demokratike,
Prof. Pëllumb Gani Pilinçi 🇺🇸🇦🇱
ntervistë në TVSH Televizioni Prof. Pëllumb G. Pilinci më 25 nëntor 1990

Dorëzohet Edi Rama: Jam gati të dorëzohem para drejtësisë…

0

Kryeministri Edi Rama duket se po dorëzohet. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës.

Në fjalën e mbajtur para punonjësve të Bashkisë Tiranë, ai u shpreh se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet korrupsion.

Ai shtoi se lejet e ndërtimit nuk janë favore as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve.

Rama tha se kush akuzon për ryshfet për leje ndërtimi pa prova, ose e ka bërë vetë ose do e bënte.

Edi Rama: Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin.

Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?

Rama bëhet “kryebashkiak” i Tiranës, punonjësit e Bashkisë i mbledh në Sheshin Skënderbej

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet në Sheshin Skënderbej në orën 16:30 dhe pritet të zgjasë deri në orën 17:45. Më pas, nga ora 18:00 deri në 19:30, Rama do të mbajë një tjetër takim me tematikë “COD-i si hapësirë filozofike në dialogun politik”.

Takimi i kryeministrit me punonjësit e bashkisë vjen pas arrestimit, me kërkesë të SPAK, të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë kryebashkiakun deri në daljen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.

Pas takimeve që Kryeministri ka zhvilluar në Bashkinë e Tiranës javën e shkuar, është vendosur që Anuela Ristani do të jetë administratore politike, ndërsa Alban Dokushi administrator, për të çuar përpara punët e bashkisë. Anuela Ristani do t’i delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet i arrestuar.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, se kush do ta drejtojë bashkinë, Rama ka bërë një shenjë nga monumenti i Skënderbeut në shesh.

POSTIMET E FUNDIT