Kreu Blog Faqe 226

Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së?

0

Kryeministri Edi Rama, teksa bashkëbisedonte me qytetarët në rubrikën Sy m’Sy, ka lënë të nënkuptohet se do të largohet nga Partia Socialiste, pas vitit 2030, afat që kreu i qeverisë ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Teksa fliste për Reformën në Drejtësi, kreu i qeverisë u shpreh se është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të Partisë Socialiste, duke theksuar se “nuk e solli Amerika dhe s’e merr dot me vete kur ikën”.
Kryeministri theksoi se drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet me të në krye të Partisë.

“Ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania”, tha Kryeministri, duke e nënkuptuar si vit kur mund të largohet nga kjo forcë politike.

Edi Rama: Drejtësia është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse ne jemi këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë.

Po të ishim ne kundër drejtësisë, atëherë do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika, ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia e institucione të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, Nëse PS e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë se si të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësi, kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të SPAK me gjithfarëlloj shpifjesh akuzash shantazhesh fyerjes e kështu e radhë.
Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania.

Një profil psikologjik i Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt

0

Shkruan Blerina Gjoka, BIRN

E hëna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama në një takim rutinë në qytetin e Shkodrës, por rrjedha e ditës ndryshoi katërcipërisht në mesditë, kur ai mësoi se Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe i projektuari në publik si pasardhësi i tij politik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mediat raportuan për një kthim urgjent të Ramës drejt Tiranës, por ai nuk reagoi deri të martën në mëngjes. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u pa të përplaste pëllëmbën mbi tavolinën e punës dhe iu hakërrye kameras si reagim ndaj një problemi teknik.

Kur iu rikthye bisedës me ndjekësit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ramë që dikur dilte me sopatë në krah rrugëve të Tiranës për të prerë shtyllat elektrike që prishnin pamjen e trotuarëve. Më pas, ai mori në mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokurorët dhe gjyqtarët e strukturës së posaçme antikorrupsion, për herë të parë që prej krijimit të institucionit në vitin 2019.

Rama e përshkroi punën e Prokurorisë së Posaçme në hetimin ndaj Veliajt si të ‘dalë nga shinat kushtetuese’ dhe dosjen hetimore si “roman policesk”, ndërsa përpiqej të justifikonte ndryshimin e narrativës së tij ndaj drejtësisë së re si një kërkesë për ‘standarde demokrate’.

Sipas ekspertëve të psikoanalizës dhe sociologjisë, reagimet e Ramës pas arrestimit të Veliajt ekspozuan një nivel të lartë shqetësimi, po aq sa edhe përpjekjen e tij për të ndikuar në ndjeshmërinë e publikut.

Psikoterapisti Neli Demi i tha BIRN se reagimet e Edi Ramës pas arrestimit të Veliajt quhen “apel emocional” në psikologjinë politike – një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.

“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.

Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër SPAK-ut”.

“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë tek popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.

Edhe Ergys Mërtiri, sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik.

“Arrestimi i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.

“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.

Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontraditë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.

“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëhere pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së “pronës,” analizon Demi.

“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai.

“Manipulim emocional’

Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.

Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’, pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.

Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.

“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.

“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.

Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.

“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.

‘Protagonisti tragjik’

Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.

Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.

Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jo-politikan”.

Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.

“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.

Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.

“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.

Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.

“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai.

Amerika dhe Kosova: Nga një marrëdhënie e veçantë në një marrëdhënie më të ndërlikuar

0

Shkruan Elez Biberaj

Fjala në konferencën mbi marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, mbajtur ne Universitetin George Washington, me 18 shkurt 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë pasur një marrëdhënie të shumëanshme dhe shumë të veçantë. Si çdo marrëdhënie dypalëshe, asimetrike, edhe kjo marrëdhënie ka kaluar nëpër faza të ndryshme, duke përjetuar transformime të rëndësishme – nga periudhat e ndërveprimeve intensive, konvergjencës së interesave, dhe një nivel të lartë bashkëpunimi dhe bashkërendimi të politikave, në një marrëdhënie më të ndërlikuar, e cila ndonjëherë është karakterizuar nga mosmarrëveshjet mbi çështje themelore.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë forca shtytëse për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe konsolidimin e shtetformimit.

Administratat e njëpasnjëshme amerikane, republikane dhe demokratike, kanë ndjekur një politikë të qëndrueshme ndaj Kosovës. Vizioni i Amerikës për Kosovën ka qenë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik, me institucione të forta të pavarura, qeverisje të mirë, respekt për shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të pakicave dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Për dekada të tëra, SHBA-ja është angazhuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndihmuar Kosovën të përballet me sfidat e saj të brendshme dhe të jashtme, duke nxitur qendrueshmërinë dhe demokratizimin e saj dhe duke ofruar mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. SHBA luajti një rol të drejtpërdrejtë dhe udhëheqës në sigurimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Përpjekjet e diplomacisë publike amerikane në emër të Kosovës ishin të rëndësishme në sigurimin e njohjes nga më shumë se 100 vende. Shtetet e Bashkuara luajtën gjithashtu një rol kyç në mbrojtjen e çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare. Kosova gëzonte mbështetje të gjerë dypartiake dhe ishte në qendër të vëmendjes së nivelit të lartë. Udhëheqësit dhe zyrtarët kosovarë gëzonin qasje të pazakontë ndaj politikëbërësve kryesorë amerikanë. Në dekadat e fundit, SHBA ka dhënë rreth 2 miliardë dollarë ndihmë. Një kontigjent i trupave amerikane është pjesë e KFOR-it, i cili mbron sigurinë e Kosovës.

Nga ana e saj, Kosova ka qenë një aleat i vendosur amerikan, një partner i rëndësishëm në Ballkan dhe një mbështetës i veprimeve të politikës së jashtme amerikane. Ajo ka ndarë objektivat amerikane për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez dhe përpjekjet e tyre destabilizuese në rajon. Me kërkesën e Uashingtonit, ajo ka pranuar edhe refugjatët afganë. Kosova është padyshim vendi më pro-amerikan në Evropë. Shumë shqiptarë kanë arritur ne përfundim se marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara janë të përhershme dhe vendimtare për mirëqenien e Kosovës.

Falë mbështetjes së Amerikës, Kosova është një histori suksesi. Ajo ka bërë përparim të ndjeshëm në konsolidimin e shtetit të saj, ka një rend demokratik funksionues, një ekonomi tregu dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj, me përjashtim të Serbisë. Kosova nuk ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga fqinjët e saj sa i përket qeverisjes, sundimit të ligjit, institucioneve të pavarura, mbrojtjes së pakicave, respektimit të të drejtave të njeriut, lirive të shtypit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta.

Përkundër këtij përparimi, Kosova është në fazë kalimtare. Sfida më e madhe e saj është kërcënimi nga Serbia. Njëzet e pesë vjet pas përfundimit të luftës së vitit 1999, Beogradi vazhdon të minojë sovranitetin e Kosovës, duke mbështetur strukturat paralele në veri, duke nxitur incidente të dhunshme dhe duke punuar kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Ndërsa bota ka ecur përpara, shqiptarët dhe serbët mbeten peng i së kaluarës së tyre të trazuar. Ata ende e shohin marrëdhënien e tyre si çdo fitore për njëren pale është humbje për palen tjetër. Me vizionet konkurruese të marrëdhënies së tyre, të dy palët nuk kanë arritur të marrin përgjegjësinë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit. Ndërsa Kosova kërkon njohjen nga Beogradi, Serbia përpiqet për një ndarje de facto dhe deri tani ka kundërshtuar çdo zgjjidhje që do të forconte sovranitetin e Kosovës.

SHBA dhe BE kanë punuar ngushtë për të lehtësuar një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, duke trajtuar një sërë çështjesh me shpresën se në fund të procesit do të kishte një pajtim dhe Serbia do ta njihte Kosovën. Bisedimet e lehtësuara nga BE çuan në nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh në 2013 dhe 2015, duke parashikuar integrimin e autoriteteve policore dhe gjyqësore në veri në sistemin e Kosovës, reciprocitetin e targave dhe, më e diskutuara, krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa disa nga marrëveshjet u zbatuan, marrëveshja që kërkonte një asociacion të komunave me shumicë serbe shkaktoi mosmarrëveshje të mëdha. Pothuajse menjëherë, Beogradi dhe Prishtina ofruan interpretime të ndryshme të marrëveshjes. Beogradi këmbëngul se asociacioni duhet të ketë fuqi ekzekutive – një vijë e kuqe për të gjitha forcat e mëdha politike në Kosovë. Shumë shqiptarë besonin se marrëveshja ishte me të meta dhe se procesi i dialogut ishte në thelb një përpjekje për të ri-negociuar pavarësinë. Sipas tyre, SHBA dhe BE po e detyronin Prishtinën të bënte lëshime, ndërsa nuk ushtronin trysninë e duhur ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç për të njohur Kosovën.

Krijimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte gjithashtu një çështje tepër polarizuese. Shqiptarët e shihnin themelimin e Gjykatës Speciale si një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës dhe si një përpjekje për të barazuar krimet e Serbisë me krimet shqiptare. Padia e presidentit Hashim Thaçi në qershor të vitit 2020, ndërsa ai ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin Trump dhe Presidentin Vuçiç, u pa si nga mbështetësit dhe kundërshtarët e tij si një ngjarje tejet poshtëruese.

Qeveria e Kosovës u përball me sfida në rritje në balancimin e përparësisë së shtrirjes së autoritetit të saj në veri me thirrjet për të pranuar kërkesat serbe, të cilat synonin qartë pakësimin e sovranitetit të Kosovës. Udhëheqësit e Prishtinës nuk ishin në gjendje të propozonin një alternativë të besueshme për marrëveshjen e asociimit apo të zhvillonin një politikë koherente ndaj pakicës serbe. Ndërkohë, ata u përballën me situatën e parehatshme ku SHBA, aleati i tyre kryesor, gradualisht, por me pamedyshje, po ndryshonte politikat e saj dhe, sipas tyre, po merrte gjithnjë e më shumë anen e Serbinë. Shumë shqiptarë nuk mund ta kuptonin se si Uashingtoni nuk shfaqte mbeshtetje për qëndrimin e Prishtinës dhe se si fuqitë perëndimore, që kishin ndërmarrë fushatën ushtarake që çliroi Kosovën, nuk e shihnin Serbinë nëpërmjet prizmit të tyre. Por SHBA dhe aleatët e saj evropianë nuk e kishin parë kurrë Serbinë nëpërmjet prizmit të Kosovës dhe qëndrimi i tyre ndaj Kosovës ishte tani pjesë e një konteksti më të gjerë, rajonal. Presidenti Vuçiç ishte rehabilituar – vetëm shqiptarët kujtonin lidhjet e tij me regjimin e Millosheviçit – dhe tani shihej si një aktor i rëndësishëm për çështje të ndryshme.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të shfaqura dhe momenteve të tensionit lidhur me bllokimin e bisedimeve me Serbinë, Prishtina bashakëpunoi ngushtë me Uashingtonin. Udhëheqës të lartë, si presidentët Thaçi, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe kryeministrat Isa Mustafaj, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti mbështetën imazhin e lidhjeve të forta dhe bashkëpunimi vazhdoi të zgjerohej në të gjitha fushat.

Pas zgjedhjes së tij si president, Hashim Thaçi vendosi që ai, në vend të kryeministrit, siç ishte praktika deri atëherë, të udhëhiqte bisedimet me Serbinë. Ky u bë një proces negociues shumë i personalizuar, dhe aktorë të tjerë vendor u menjanuan. Pas një sërë takimesh me Vuçiçin, në verën e vitit 2018 Thaçi propozoi atë që ai e quajti si një “korrigjim kufijsh” me Serbinë. Plani i tij nxiti përçarje të brendshme dhe dallimet serioze u shfaqën midis Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e denoncoi presidentin si gërmuesin e rëndë të pavarësisë së Kosovës. Dialogu me Serbinë u ndërpre në dhjetor 2018, kur Haradinaj vendosi tarifa 100% për mallrat nga Serbia.

Marrëdhënia e fortë dhe e gjithëaneshme e Kosovës me Shtetet e Bashkuara u provuan ashpër me arrdhjen në pushtet të kryeministrit Albin Kurti. Kurti shënoi një fitore mbresëlënëse në zgjedhjet e vitit 2021, duke siguruar 58 nga 120 vende në parlament. Ai kishte një mandat më të fortë se çdo udhëheqës tjetër që nga pavarësia për të marrë vendime të veshtira në avancimin e procesit të pajtimit me Serbinë.

Që në fillim, Kurti e bëri të qartë se dialogu nuk ishte në krye të axhendës së tij. Ai me ngurrim mori pjesë në bisedimet me Serbinë, por nuk u arrit shumë përparim. Në mars të vitit 2023, Kurti dhe Vuçiçi pranuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, që synonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Marrëveshja e Ohrit ofron një plan udhëzuese për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, parashikon një nivel të vetë-qeverisjes për pakicën serbe dhe njohjen reciproke të simboleve shtetërore. Marrëveshja nuk kërkon që Beogradi të njohë Kosovën, por ajo e pengon Serbinë të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndërsa Vuçiç pranoi gojarisht marrëveshjen, ai refuzoi ta nënshkruante atë. Kryeministrja Ana Brnabiç më pas i dërgoi një letër Brukselit, duke deklaruar se Serbia nuk mund të zbatonte disa pjesë të marrëveshjes që nënkuptonte njohjen de facto nga Beogradi të Kosovës.

BE këmbënguli se marrëveshja ishte detyruese dhe u kërkoi të dy palëve ta zbatonin atë. Kurti shprehu gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjen, por ai këmbënguli se Kosova nuk do të vazhdojë me zbatimin nëse Vuçiçi nuk nënshkruan gjithashtu marrëveshjen dhe nuk e tërheq letrën e Brnabiçit.

Ndërkohë, gjendja në veri u përkeqësua, me një seri incidentesh të dhunshme. Anëtarët serbë të parlamentit, kryebashkiakët, gjyqtarët, prokurorët dhe policët dhanë dorëheqjen. Kurti u përgjigj duke ndërmarrë veprime për të integruar veriun në sistemin ligjor dhe administrativ të vendit. Ai çmontoi institucionet paralele, mbylli bankat serbe, mandatoi përdorimin e monedhës EURO dhe rriti praninë e forcave speciale të sigurisë. Kurti përdori një retorikë nacionaliste dhe pohoi se masat e tij kishin çuar në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Veprimet e tij ishin popullore dhe u mirëpritën nga përkrahësit e tij dhe popullsia në përgjithësi, por ato i dhanë një goditje strategjike Kosovës.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura të zyrtarëve amerikanë dhe të BE-së për të bashkërenduar veprime të tilla të diskutueshme në veri, Kurti nuk arriti të tregojë ndjeshmëri ndaj SHBA-së, duke dëmtuar kështu seriozisht marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës. Si SHBA ashtu edhe BE vendosën masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Për ironi të fatit, mandati i Kurtit përkoi me atë të Joe Bidenit. Presidenti Biden ishte njohes i mirë i çështjeve shqiptaro-serbe dhe, si senator dhe zëvendëspresident, ishte një nga mbështetësit më të fortë të Kosovës. Anëtarët e lartë të administratës së tij kishin luajtur role të rëndësishme gjatë luftës së vitit 1999 dhe konsideroheshin miq të Kosovës. Në vend që të përfitonte nga këto marrëdhënie personale dhe qasja në shumicën e politikëbërësve të lartë, Kurti arriti të tjetërsojë disa nga mbështetësit më të flaktë amerikanë të Kosovës.

Kurti nuk bëri përpjekje serioze për të mbrojtur dhe ndërtuar marrëdhënien më të rëndësishme të Kosovës. Ai i nënvlerësoi masat ndëshkuese të vendosura ndaj vendit të tij dhe mbajti iluzionin se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara ishte e paprekur. Ai gjithashtu nuk ndërmorri ndonjë përpjekjet të dukshme në rrafshin e diplomacisë publike për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë së tij apo për të ofruar një alternativë të besueshme që mund të kishte qenë e pranueshme për Uashingtonin. Ndërsa përpjekjet e diplomacisë publike në vetëvete nuk mund të kishin siguruar zgjidhje të favorshme për Prishtinën, ato mund të kishin kontribuar në zgjerimin e marrëdhënieve dhe një kuptim më të mirë të faktorëvenë të cilët mbështetën politikat e Kosovës.

Kjo ishte në kontrast me qasjen e ndjekur në të kaluarën nga udhëheqësit e Kosovës. Në vitet 1990, Ibrahim Rugova u angazhua në një fushatë të gjerë publike në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar qëndrimet e Kosovës dhe duke bërë përpjekje për të siguruar mbështetje dhe për të forcuar lidhjet. Ai arriti të ndërtojë marrëdhënie të vlefshme dhe të siguroi mbeshtetje për pozitën e Kosovës. Presidenti Rugova gjithashtu angazhoi bashkësinë e vogël, por me ndikim, shqiptaro-amerikane, e cila luajti një rol të madh në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe sigurimin e mbështetjes amerikane. Shqiptaro-amerikanët përdorën një shumëllojshmëri taktikash dhe mediash për të ndikuar tek zyrtarët kryesorë të politikës amerikane – në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit. Aktivistët e komunitetit siguruan gjithashtu mbështetje të rëndësishme në Kongres. Ligjvënësit e fuqishëm, si Përfaqësuesi Tom Lantos, Senatori Dennis DeConcini, Senatori Bob Dole, Senatori Joe Biden, Përfaqësuesi Eliott Engel, dhe të tjerë, u bënë mbështetës të fortë të Kosovës. Pas çlirimit, Rugova dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë vazhduan në mënyrë krijuese angazhimet për të shtrirë mbeshtetjen e Kosovës në arenën politike dhe mediale amerikane.

Sulmi brutal i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 shkaktoi një ndryshim të ndjeshëm të objektivave të politikës së jashtme amerikane në Ballkan. Administrata Biden u përqëndrua në angazhimin e Serbisë në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Edhe pse Serbia nën presidentin Vuçiç e kishte minuar vazhdimisht procesin e negociatave me Kosovën, qëndrimet amerikane ndaj Serbisë u zhvendosën në mënyra që minuan pozitën e Kosovës. Moderimi i qëndrimit agresiv të Serbisë ndaj Kosovës zuri vendin e dytë në përpjekjet për të bindur Beogradin të ndryshojë qëndrimin e tij pro-Rusisë.

Mendimi i përgjithshëm është se Kurti i keqmenaxhoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta shpërdoroi mundësinë më të mirë që pati gjatë periudhës së tij si kryeministër për të çuar përpara ndjeshëm interesat e vendit të tij. Ndërsa veprimet e tij dëmtuan marrëdhëniet e veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ato nuk duket se e kanë përmirësuar në mënyrë të matshme pozitën e Kosovës. Autoriteti i Prishtinës në veri mbetet i dobët dhe integrimi i serbëve mund të jetë bërë edhe më i vështirë.

Sot, marrëdhënia SHBA-Kosovë është në një pikëkthesë të rëndësishme. Administrata e re Trump dhe zgjedhjet e fundit në Kosovë paraqesin si sfida, ashtu edhe mundësi për të kthyer marrëdhëniet SHBA-Kosovë në rrugën e duhur.

Kosova përballet me një situatë të re gjeo-politike, e cila nuk është domosdoshmërisht në favor të saj. Pikëpamja e Presidentin Trump për politikën e jashtme është transaksionale, Ai ka sjellë ndryshime të thella në kursin e politikës amerikane. Përmirësimi i marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, diplomacia shternguese që po ushtrohet ndaj Ukrainës për të bërë lëshime ndaj Moskës, dhe ndërrime të tjera në strategjinë amerikane sinjalizojnë një largim nga axhenda e mëparshme e Uashingtonit për nxitjen e demokracisë, luftën kundër ndikimit të Rusisë në Ballkan, dhe të sfidimit të autoritarizmit në rritje në rajon.

Administrata Trump ende nuk ka formuluar një strategji të qartë ndaj Ballkanit dhe mbetet për t’u parë nëse Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes së administratës. Mesazhi i Presidentit Trump drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës ishte mesazh pozitiv. Ai shprehu mbështetje të plotë për Kosovën dhe tha se Shtetet e Bashkuara “mezi presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës gjatë vitit të ardhshëm.”

Por Kosova mbetet shumë e prekshme nga ndryshimi i politikës amerikane dhe peizazhi i ri gjeo-politik. Serbia tashmë ndihet e inkurajuar nga kthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në një fjalim në një tubim në Mitrovicën e Sremit me rastin e Ditës së Shtetformimit të Serbisë, më 15 shkurt, Vuçiçi përdori një ton agresiv. Ai deklaroi se Kosova ishte “pjesë e territorit tonë” dhe pretendoi se protestat tre-mujore studentore u nxitën nga të huajt sepse ai refuzoi të “kapitullonte” mbi çështjen e Kosovës. Ai denoncoi në mënyrë specifike USAID-in dhe Fondin Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy) për gjoja organizimin e një “revolucioni ngjyrash” që synonte rrëzimin e tij nga pushteti. Vuçiçi mund të përpiqet të përdorë çështjen e Kosovës për të larguar vëmendjen nga trazirat e brendshme në rritje nëpërmjet incidenteve provokuese në veri dhe duke këmbëngulur me kërkesat e tij për një marrëveshje të ngjashme me atë të Dejtonin. Kosovës i mungon kapaciteti për të mbrojtur sigurinë e vet dhe nuk mund ta marrë më si të mirëqenë se KFOR-i do të mbronte sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Zgjedhjet e fundit të Kosovës, megjithatë, ofrojnë një mundësi. Situata e re kërkon një udhëheqje të pjekur që është në gjendje të ndërmarrë veprime konkrete dhe të qëndrueshme për të rivendosur marrëdhëniet e njollosura të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe për të kërkuar ndihmën e Uashingtonit në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë që e forcon sovranitetin e saj. Kjo e bën të nevojshme formimin e shpejtë të një qeverie të re. Pavarësisht se kush e formon qeverinë e ardhshme, Kurti apo forcat opozitare, Kosova ka nevojë për një marrëveshje ndërpartiake për të zhvilluar një politikë koherente. Ajo gjithashtu ka nevojë që në poste të rëndesishme të kabinetit të emërohen zyrtarë pragmatikë, me peshë dhe që kanë aftësitë e nevojshme për tu përballuar me situata të ndërlikuara. Në të kaluarën, mungesa e konsensusit për çështje themelore ka dëmtuar qëndrimin e Kosovës dhe ka krijuar keqdashje në rradhët e mbështetësve të saj më të fortë. Duke pasur parasysh pasiguritë që lidhen me ndryshimet e tanishme strategjike dhe faktin se Kosova po vepron nga një pozitë më e dobët, forcave kryesore politike të vendit do t’u duhet të lënë mënjanë interesat e tyre të ngushta politike, të zhvillojnë një qëndrim të përbashkët mbi çështjet thelbësore dhe të hartojnë një rrugë të qartë përpara.

Emërimi i përfaqësuesit të ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi paraqet një mundësi për një fillim të ri. Por një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që do të shpinte në njohje të ndërsjelltë nuk ka gjasa në mungesë të një angazhimi intensiv diplomatik amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë bërë investime të mëdha në Kosovë dhe tani do te duhej ta ndihmonin Kosovën të arrijë më në fund objektivat për të siguruar sovranitetin e saj të plotë dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme me Serbinë.

Uashingtoni ka besueshmërinë dhe aftësinë për të ndihmuar Kosovën të formësojë të ardhmen e saj. Një Kosovë sovrane, e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin kombëtar të SHBA-së.

‘Protagonizmi tragjik’ i kryeministrit Rama pas arrestimit të Erion Veliajt

0

E hëna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama në një takim rutinë në qytetin e Shkodrës, por rrjedha e ditës ndryshoi katërcipërisht në mesditë, kur ai mësoi se Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe i projektuari në publik si pasardhësi i tij politik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mediat raportuan për një kthim urgjent të Ramës drejt Tiranës, por ai nuk reagoi deri të martën në mëngjes. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u pa të përplaste pëllëmbën mbi tavolinën e punës dhe iu hakërrye kameras si reagim ndaj një problemi teknik.

Kur iu rikthye bisedës me ndjekësit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ramë që dikur dilte me sopatë në krah rrugëve të Tiranës për të prerë shtyllat elektrike që prishnin pamjen e trotuarëve. Më pas, ai mori në mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokurorët dhe gjyqtarët e strukturës së posaçme antikorrupsion, për herë të parë që prej krijimit të institucionit në vitin 2019.

Rama e përshkroi punën e Prokurorisë së Posaçme në hetimin ndaj Veliajt si të ‘dalë nga shinat kushtetuese’ dhe dosjen hetimore si “roman policesk”, ndërsa përpiqej të justifikonte ndryshimin e narrativës së tij ndaj drejtësisë së re si një kërkesë për ‘standarde demokrate’.

Sipas ekspertëve të psikoanalizës dhe sociologjisë, reagimet e Ramës pas arrestimit të Veliajt ekspozuan një nivel të lartë shqetësimi, po aq sa edhe përpjekjen e tij për të ndikuar në ndjeshmërinë e publikut.

Psikoterapisti Neli Demi i tha BIRN se reagimet e Edi Ramës pas arrestimit të Veliajt quhen “apel emocional” në psikologjinë politike – një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.

“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.

Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër SPAK-ut”.

“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë tek popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.

Edhe Ergys Mërtiri, sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik.

“Arrestimi i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.

“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.

Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontraditë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.

“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëhere pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së “pronës,” analizon Demi.

“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai.

“Manipulim emocional’

Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.

Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’, pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.

Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.

“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.

“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.

Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.

“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.

‘Protagonisti tragjik’

Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.

Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.

Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jo-politikan”.

Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.

“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.

Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.

“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.

Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.

“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai.

Dita që të reflektojmë!!

0
Shkruan Azgan Haklaj
Të kthehemi pas kohë dhe ti therrasim memories është e veshtirë të fotografosh realisht 20 Shkurtin e vitit 1991!
Një levizje studentore, sintezë e revoltës popullore të akumuluar kundër komunizmit po arrinte me shpejtësi kulmin e saj duke arritur deri tek koka e diktatorit e derdhur në bronz në mes të kryeqytetit.
Mbi 3 dekada kanë kaluar që atëherë…!
Ata që e përjetuan e besuan në këtë ditë, sot janë më të zhgenjyerit.
Ata që lindën më pas pyesin edhe duhet t’ju shpjegojmë realitetin.
Por mendoj përgjigjen tonë që duhet të japim pas një reflektimi të thellë.
Ra vërtetë apo vetëm u gremis një bust në zemër të kryeqytetit, i cili po bënte hije edhe vetë Gjergj Kastriotit (Skenderbeut)!
Në fakt komunizmi kishte rënë në Berlin, Moskë e Temishuarë….dhe këtu po bëhej një funeral… “i rremë”.
Komunizmi vetëm sa nderroi lëkurën…e nga kostumi i dokut “kinez” u kthye në atë të kollarisur, kapitalist e milioner.
Ai kishte pinjollët e tij në ç’do skaj të cilet falë misionarëve që vodhën levizjen tonë e shperfytyruan.
Sot e njëjta panoramë…. nën varfërinë, korrupsionin dhe të braktisur.
Sot ka vetëm një ndryshim që është veshur me kostumin e autokracisë.
Një tufë autokratësh si dikur “Byroja” ata grinden e kafshohen, puthen e pajtohen, ndahen e bashkohen sa herë jua kërkon interesi i tyre.
Ata ndërrohen nga qeveria në opozitë e nga opozita në ballkon apo qeli, por prapë rikthehen…!! Dikush do të thote se diçka ka ndryshuar se sot nuk ka mē “bllok”.
Vegim i rremë…sot ka blloqe të tjerë, vila e deri në kryeqytetet më të shtrenjta të botës…!
Sot mund të flasesh vërtetë, por fjala e lirë të lë pa punë e pa karrierë, se vulën e demokracisë e kanë kyçur dy-tre vetë…!
Ky është një klonim që i bëhet demokracisë por krim monstruoz që po i serviret shoqërise.
Ky është realiteti.
Nëse mbyllim sytë pësojmë fatin e gomarit që ëndërronte ndërkohë që bisha i shqyenin trupin. Është koha e fundme tl levizim në kahje të zhvillimit, e çlirimit tonë shpirtëror e me moton e thjeshtë por plot kuptim që Albert Camy lançonte dekada me parë:
“Revoltohu të tregosh se jë gjallë..se egziston”.
Dhe revolta jonl le të fillojë me votë me dt 11 maj….!
Është reflektimi ynë final kundër neodiktaturës e autokracisë, pikërisht ateherë të themi se e rrezuam komunizmin dhe jo vetëm bustet e tyre prej bronzi.
Dita po vjen.
Nëse ç’do qenie humane sipas librave te Shenjte ka një ditë gjykimi për ne shqiptaret është ështe data 11 maj.

Debati mbi Erion Veliajn dhe një kërkesë publike drejtuar SPAK-ut

0

Shkruan Zef Preçi

Qysh prej arrestimit me vendim të GJKKO-së të kreut të Bashkisë së Tiranës në fillim të javës që shkoi, shoqëria shqiptare duket se është polarizuar në mënyrë të rrufeshme, duke nxjerrë në sipërfaqe “shkifterët” e të gjitha ngjyrave, të paguarit me taksat e qytetarëve apo me paratë e biznesit dhe të krimit të organizuar që bëjnë protektorin dhe militantin pa tru, entuziastët e paduruar të ndëshkimeve, etj., duke lënë pak ose aspak hapësirë mediatike për neutralitetin që duhej të sundonte në këtë rast. Kjo sepse foli gjykata (GJKKO) dhe asaj i duhet qetësia e duhur e jo presioni që të konkludojë mbi përgjegjësitë apo pafajësinë e z. Veliaj, shpurës së drejtorëve të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në hetim.

Mirëpo, anatemimi në kor i SPAK-ut dhe prirja e bashkimit të aktorëve kryesorë politikë rreth një kauze që synon nga njëra anë vënien nën kontroll të tij dhe nga ana tjetër zhberjen e mbështetjes publike që gëzon dhe ndoshta edhe asgjësimin institucional të këtij institucioni, shtron nevojën e zgjerimit të debatit në opinionin publik. Sipas një ankete të Institutit Ndërkombëtar Republikan, të publikuar vetëm dy javë më parë, afro 86% e qytetarëve shqiptarë të intervistuar mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz, ndërsa 69% e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

Sulmet e paprincipta individuale ndaj prokurorëve të SPAK-ut apo gjyqtarëve të GJKKO-së që po merren me dosjen e kreut të Bashkisë së Tiranës, përveçse shqetësojnë, nuk besoj se intimidojnë zyrtarët e drejtësisë në fjalë; ato dëshmojnë frikën kolektive të elitës politike dhe mungesën e vullnetit të saj për t’u përballur me të vërtetat e keq-qeverisjes së instaluar prej dekadash në vendin tonë dhe pasojat e saj. Gjithsesi, ky debat na sjell pashmangshmërisht te veting-u, teknikisht i përfunduar për gjyqtarët dhe prokurorët, proces që aktualisht sipas ligjit ka kaluar te SPAK-u, i cili prej disa javësh ka marrë atributet e institucionit të vetingut.

Pyetja shtrohet: ç’farë e pengon këtë institucion (SPAK) që për të gjithë politikanët në hetim prej tij, të aplikojë të njëjtat standarde të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të zbatuara deri më sot? Duke qenë i bindur se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese apo ligjore, institucionale dhe morale për të bërë një gjë të tillë, personalisht mendoj se ky do të ishte edhe një kontribut real për të rritur efektivitetin dhe ligjshmërinë e veprimtarisë së SPAK-ut në shërbim të interesit publik, duke filluar me shmangien kështu të logorës politike e mediatike dhe të mesazheve çoroditëse të politikanëve të dyshuar për korrupsion, të cilët, duke u shmangur thelbit të dyshimit apo të akuzave, guxojnë të përgojojnë gjyqtarët e prokurorët që e kanë kaluar këtë proces (vetingun). Në këtë mënyrë do të ofrohej edhe një efekt i dukshëm parandalues ndaj pretenduesve për të qenë pjesë e politikës në zgjedhjet e 11 Majit 2025, duke kontribuar në një kulturë të përmirësuar politike që nuk do të ketë në themel pasurimin e shpejtë personal duke grabitur me dhe pa ligj asetet publike dhe buxhetin e shtetit si deri më sot, por vënien e tyre në shërbim të interesit publik, si kudo në botën demokratike.

Eurodeputeti kallëzon në SPAK Jorgo Goron, Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin

0

Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes se rilindjes Olta Xhaçka.

Në kallëzimin e tij, ai kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi I procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’

Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

SHBA shpall organizata terroriste kartelet e drogës

0

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur zyrtarisht disa kartele droge, duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale.

Kjo lëvizje, e përshkruar në një njoftim të Regjistrit Federal, nënvizon kërcënimin e rëndësishëm që këto grupe paraqesin për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA.

Emërtimi arrin në vazhdën e një urdhri ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti republikan Donald Trump menjëherë pasi ai mori detyrën më 20 janar.

Urdhri ekzekutiv u kërkoi zyrtarëve të vlerësonin nëse ndonjë kartel kriminal ose bandë transnacionale duhet të njihen si grupe terroriste. Megjithëse Trump i konsideroi emërtime të tilla gjatë presidencës së tij nga 2017 deri në 2021, ai zgjodhi të mos zbatonte gjë.

Me marrjen e detyrës, Presidenti Trump udhëzoi gjithashtu zyrtarët e lartë që të përgatiteshin për thirrjen e një ligji të kohës së luftës të vitit 1798. Ky ligj potencialisht mund të mundësojë dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandës pa seanca gjyqësore, duke intensifikuar më tej përpjekjet kundër këtyre organizatave.

Apeli i GJKKO “rrëzon” Ajola Xoxën

0

Apeli ka “rrëzuar” ankimimin e Ajola Xoxës duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e sendeve personale.

Xoxa kundërshtoi në Apel sekuestrimin e sendeve personale. Kujtojmë që gjyqtar i çështjes u shortua Engert Pëllumbi, pas tërheqjes së Ilirjana Olldashit ditën e sotme.

Ajola Xoxa është nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për “Fshehje pasurie”, “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Më parë ndaj saj ishte vendosur masa “Arrest shtëpie”, e cila iu ndryshua në seancën maratonë të 12 shkurtit.

Pamjet/ Kush është shoku në katin e 9-të të ETC-së, që Veliaj e takonte “i maskuar” nga i cili dilte me çantë shpine? (VIDEO)

0

Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për pamje që sipas burimeve, i përkasin vjeshtës së vitit të kaluar, që është dhe periudhë kur hetimet ndaj tij sa vinin e intensifikoheshin dhe ku Veliaj është filmuar nga punonjës në zyrat e qendrës ETC në Tiranë, të cilët theksojnë se ai është parë shumë shpesh duke hyrë dhe dalë nga kati i 9-të i godinës në fjalë.

Në videon e siguruar nga “Ora News”, shihet që “i maskuar” me një kapele të zezë, Veliaj del nga qendra dhe futet me shpejtësi në makinën e tij, teksa mban mbi shpinë një çantë të zezë sportive, ku nga pamjet shihet që është e mbushur dhe e rëndë.

Por se çfarë ka pasur Veliaj në atë çantë, lekë apo dokumente, besojmë se do të jetë detyrë e Prokurorisë së Posaçme që ta hetojë më në detaje.

Gjithsesi, pyetja që shtrohet a mos është kati i 9-të i ETC-së “Harabeli 3”, për të cilin institucionet hetimore nuk kanë informacion mbi aktivitetin që realizohet aty?

Kush është shoku apo miku i Veliajt në katin e 9-të të ETC-së?

Se çfarë ka “kurdisur” apo fshehur Erion Veliaj në këtë zyrë, i takon SPAK-ut të japë përgjigjet e tij përmes hetimeve, por nga burimet që mundësuan edhe këto pamje mësohet se ai hynte pa çantë dhe dilte pa çantë dhe makinën e tij e fshihte në anësoren e rrugicës së ETC-së.

POSTIMET E FUNDIT