Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem!
‘Të pa br*kë ju gjeti dreka, milionerë ju zuri darka’/ Yuri Kim e Erion Veliaj shpenzonin taksat tona në dreka dhe…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar tashmë për akuzat e korrupsionit, është njohur për lidhjet e tij të ngushta me ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. Daljet e tyre publike, të cilat nuk kanë qenë kurrë një sekret, kanë ngritur shumë pikëpyetje. Ata janë parë shpesh së bashku, duke shijuar dreka e darka me vlera të mëdha financiare, ndërkohë që shumica e shqiptarëve luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre më të thjeshta.
Një video e publikuar në Instagram e postuar nga Kujtim Cekani ,tregon ata të dy, dukshëm të lumtur, duke shpenzuar shifra të mëdha në restorante luksoze, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me varfëri dhe krizë ekonomike. Ky kontrast është një pamje e papranueshme për shumë shqiptarë, të cilët janë dëshmitarë të kësaj marrëdhënieje të ngushtë që duket se favorizon një jetë të shtrenjtë për ata që ndodhen në pozita të pushtetit.
Akuzat për keqpërdorim të pushtetit dhe parave të shqiptarëve janë bërë gjithnjë e më të forta, duke u parë si një pjesë e një skeme më të gjerë korrupsioni që ka përfshirë disa nga më të lartët në politikë dhe diplomaci.
Korrupsion, fshehje pasurie dhe mashtrim, SPAK dërgon për gjykim Ilir Beqajn
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën për dosjen e dytë ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj që ka të bëjë me vjedhjen e fondeve të SASPAC.
Ndaj Ilir Beqajt rëndon akuza e korrupsionit, fshehje të pasurisë dhe mashtrimit.
Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kacckini, për abuzimet me fondet e SASPAC.
Komunikimi i akuzave ka nisur dhe per personat e tjerë të përfshirë.
Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, i cili është i arrestuar së bashku me Alfred Nikollaj drejtori Administrativ i një kompanie me emrin ‘Landways International’ ndërkohë 2 po hetohen në masë arrest shtëpie dhe 2 detyrim me paraqitje.
Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar.
Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landways International’. SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.
Lidhur me këtë dosje GJKKO ka firmosur 7 urdhërarreste. Konkretisht janë arrestuar ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj. Ndërkohë do të hetohen në një masë sigurie më të butë Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Zijaj.
‘SPAK-un do ta shkrijmë pas 11 majit’, Berisha: Prokurorët do burgosen! Këtë drejtësi nuk e kishin as Hitleri dhe Enveri
Sali Berisha deklaroi para SPAK, se nëse fiton në 11 maj SPAK do shkrihet ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit.
Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky. Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij.’
Fustani në Parlament: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve, Ajola e kishte për turp të vishej lirë
Deputeti i PD Dashnor Sula, u paraqit në senacë në mënyrë të pazakontë, teksa mbante një fustan në dorë, teksa iu referua, fustaneve të Ajola Xoxës, ku në dosjen e SPAK për Erion Veliajt thuhej se ajo bleu 35 mijë euro një fustan.
Ai tha se SPAK duhet që të hetojë aferën 5D dhe mos të merret me fustanet e Ajola Xoxës.
‘Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim. Spak i kërkojë që të mos merret vetëm me fustanet e gruas së Veliajt, por të merret me 5D që është skemë korruptive. I them SPAK ta hetojë për inceneratorin. A ju kujtohen lotët e atyre nënave nga Petrela, Ndroqi që policia e Erion Veliajt i merrte perimet dhe më pas i merrnin e i shisnin prap. Lotët e tyre nuk bjen në tokë’, tha ai.
Berisha paraqitet sot në SPAK! Demokratët protestë në mbështetje ndaj tij
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së Sali Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret
Një nga fragmentet e dosjes që çoi në burg Erjon Veliajn, ka të bëjë me fshehjen e një vile në kompleksin Marea në Qerret, të ndërtuar dhe të menaxhuar nga kompanitë e biznesmenit Gentian Sula.
Sula është mik i hershëm i Veliajt, thotë SPAK dhe pronar i Agi Kons. Për miqësinë e tyre sinjalizoi misteriozi “Nesti Angoni”, që denoncoi disa udhëtime të përbashkëta mes tyre, me avionë “charter” që nga viti 2004.
Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret
Një nga fragmentet e dosjes që çoi në burg Erjon Veliajn, ka të bëjë me fshehjen e një vile në kompleksin Marea në Qerret, të ndërtuar dhe të menaxhuar nga kompanitë e biznesmenit Gentian Sula.
Sula është mik i hershëm i Veliajt, thotë SPAK dhe pronar i Agi Kons. Për miqësinë e tyre sinjalizoi misteriozi “Nesti Angoni”, që denoncoi disa udhëtime të përbashkëta mes tyre, me avionë “charter” që nga viti 2004.
Verifikimet shkuan më tej dhe rezultoi se kompania e Sulës është përfituesja më e madhe e tenderave dhe konçensioneve të bashkisë së Tiranës, me një shumë prej 4.9 miliard lekë, ose rreth 50 milion euro. Agi Kons ishte edhe një nga sponsorët “artdashës” të kompanive të Ajola Xoxës, që sipas SPAK përbëjnë një skemë të vjeljes së ryshfetit nga biznesmeni tek kryebashkiaku Erion Veliaj.
Prej dy ditësh, Erjon Veliaj ka sulmuar disa gjetje të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, që sipas tij nuk bëjnë sens.
Lodrat e djalit të Veliajt në shtëpinë e gjyshes në plazh
SPAK pretendon se gjatë kontrollit në vilën në Qerret ka gjetur lodra të djalit të Erjon Veliajt.
“Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojërat” (faqe 56 e dosjes)
Gjetja e lodrave dhe veshjeve të djalit të Veliajt në vilën e Qerretit theksohet në dosje për të përforcuar idenë se pronarët de fakto të shtëpisë në plazh janë Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Por kryebashkiaku ngre me të drejtë pikëpyetje mbi logjikën e prokurorëve, sepse prania e nipit të mitur në shtëpinë e gjyshes në plazh është gjëja më normale në botë.
“A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim?” ishte pyetja që Veliaj ngriti në një mesazh të përcjellë nga qelia ku po qëndron.
A e bleu realisht vjehrri i Veliajt vilën në Qerret?
Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se shtëpia në plazh është blerë nga vjehrri i tij, Arben Xoxa shumë vite më parë sipas një marrëveshjeje me ndërtuesin Gentian Sula. Por SPAK ka marrë në pyetje shoferin e Ajola Xoxës, të quajtur Armand Manahasa, që ka qenë edhe shoferi i Arben Xoxës, para se ky të ndërronte jetë. Për këtë shkruan si më poshtë:
“Në përmbledhje të deklarimeve të shtetasit Armand Manahasa, rezulton edhe njëherë se vila e ndodhur në Qerret, kompleksi “Marea resort” është në pronësi faktike të familjes Veliaj-Xoxa. Nga këto deklarime rezulton se edhe pse ka qenë shofer i të ndjerit Arben Xoxa, Armand Manahasa nuk ka qenë kurrë në vilën e Qerretit para vitit 2019. Kujtohet këtu se nga shtetasit nën hetim pretendohet se kjo vilë është blerë në vitin 2017 nga prindërit e shtetases Ajola Xoxa. Për herë të parë, shpjegon deklaruesi, në vilë është shkuar në vitin 2019-2020. Po ashtu, Armand Manahasa nuk ka dëgjuar të flitet për këtë vilë nga shtetasi i ndjerë Arben Xoxa” (faqe 55 e dosjes).
Por pretendimi që ngrenë prokurorët nga dëshmia e shoferit, vihet në dyshim nga një postim i Veliajt që ka nxjerrë në foto vjehrrin e tij të ndjerë duke drekuar në vilën në Qerret.
Sipas Veliajt, foto është e vitit 2018 dhe shoferi nuk kishte dëgjuar të flitet për vilën sepse ka shërbyer vetëm 4 muajt e fundit, kur i ndjeri ishte sëmurë
Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret
Një nga fragmentet e dosjes që çoi në burg Erjon Veliajn, ka të bëjë me fshehjen e një vile në kompleksin Marea në Qerret, të ndërtuar dhe të menaxhuar nga kompanitë e biznesmenit Gentian Sula.
Sula është mik i hershëm i Veliajt, thotë SPAK dhe pronar i Agi Kons. Për miqësinë e tyre sinjalizoi misteriozi “Nesti Angoni”, që denoncoi disa udhëtime të përbashkëta mes tyre, me avionë “charter” që nga viti 2004.
Verifikimet shkuan më tej dhe rezultoi se kompania e Sulës është përfituesja më e madhe e tenderave dhe konçensioneve të bashkisë së Tiranës, me një shumë prej 4.9 miliard lekë, ose rreth 50 milion euro. Agi Kons ishte edhe një nga sponsorët “artdashës” të kompanive të Ajola Xoxës, që sipas SPAK përbëjnë një skemë të vjeljes së ryshfetit nga biznesmeni tek kryebashkiaku Erion Veliaj.
Prej dy ditësh, Erjon Veliaj ka sulmuar disa gjetje të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, që sipas tij nuk bëjnë sens.
Lodrat e djalit të Veliajt në shtëpinë e gjyshes në plazh
SPAK pretendon se gjatë kontrollit në vilën në Qerret ka gjetur lodra të djalit të Erjon Veliajt.
“Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojërat” (faqe 56 e dosjes)
Gjetja e lodrave dhe veshjeve të djalit të Veliajt në vilën e Qerretit theksohet në dosje për të përforcuar idenë se pronarët de fakto të shtëpisë në plazh janë Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Por kryebashkiaku ngre me të drejtë pikëpyetje mbi logjikën e prokurorëve, sepse prania e nipit të mitur në shtëpinë e gjyshes në plazh është gjëja më normale në botë.
“A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim?” ishte pyetja që Veliaj ngriti në një mesazh të përcjellë nga qelia ku po qëndron.
A e bleu realisht vjehrri i Veliajt vilën në Qerret?
Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se shtëpia në plazh është blerë nga vjehrri i tij, Arben Xoxa shumë vite më parë sipas një marrëveshjeje me ndërtuesin Gentian Sula. Por SPAK ka marrë në pyetje shoferin e Ajola Xoxës, të quajtur Armand Manahasa, që ka qenë edhe shoferi i Arben Xoxës, para se ky të ndërronte jetë. Për këtë shkruan si më poshtë:
“Në përmbledhje të deklarimeve të shtetasit Armand Manahasa, rezulton edhe njëherë se vila e ndodhur në Qerret, kompleksi “Marea resort” është në pronësi faktike të familjes Veliaj-Xoxa. Nga këto deklarime rezulton se edhe pse ka qenë shofer i të ndjerit Arben Xoxa, Armand Manahasa nuk ka qenë kurrë në vilën e Qerretit para vitit 2019. Kujtohet këtu se nga shtetasit nën hetim pretendohet se kjo vilë është blerë në vitin 2017 nga prindërit e shtetases Ajola Xoxa. Për herë të parë, shpjegon deklaruesi, në vilë është shkuar në vitin 2019-2020. Po ashtu, Armand Manahasa nuk ka dëgjuar të flitet për këtë vilë nga shtetasi i ndjerë Arben Xoxa” (faqe 55 e dosjes).
Por pretendimi që ngrenë prokurorët nga dëshmia e shoferit, vihet në dyshim nga një postim i Veliajt që ka nxjerrë në foto vjehrrin e tij të ndjerë duke drekuar në vilën në Qerret.
Sipas Veliajt, foto është e vitit 2018 dhe shoferi nuk kishte dëgjuar të flitet për vilën sepse ka shërbyer vetëm 4 muajt e fundit, kur i ndjeri ishte sëmurë. Foto më poshtë:
“Fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?
Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën?” shprehet Veliaj.
Nga logjika dhe provat që sjell Veliaj duket se prokurori është nxituar.
Vetëm se lodrat e djalit të Veliajt dhe dëshmia e shoferit të familjes Xoxa nuk janë e vetmja provë që paraqet SPAK.
Lapsi.al e ka lexuar të plotë kapitullin e akuzës për pronësinë e vilës në Qerret dhe ka renditur më poshtë edhe të dhënat dhe rrethanat e tjera që prokurorët kanë përfshirë në dosje.
Pazari i dyshimtë- Apartament, në këmbim të vilës me pishinë
Një nga rrethanat që sjell SPAK në dosje dhe që nxit dyshimet se vila u përfituar si ryshfet, është pazari që pretendojnë se kanë bërë palët.
Ndërtuesi Gentian Sula ka treguar se vjehrri i Veliajt, Arben Xoxa ka blerë fillimisht një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret për 80 mijë euro.
Por në vitin 2017 të dy vendosin të shkëmbejnë apartamentin 80 mijë euro me një vilë me pishinë, që kushton disa herë më shumë, afërsisht 500 mijë euro sipas SPAK. Premtimi i Arben Xoxës ishte se do të paguante 30 mijë euro më shumë. Vetëm se pranë kësaj vile ishte edhe një tjetër, që sipas denoncimit të Nesti Angonit është rrafshuar për të krijuar një hapësirë më të madhe oborri për Veliajn dhe familjen e tij.
Ajo që ka zbuluar ndërtuesi Gentian Sula është se ende sot e kësaj dite 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, ndërsa nuk ekziston asnjë kontratë e noterizuar mes ndërtuesit dhe Arben Xoxës për pronësinë e vilës.
“Arsyeja që kjo vilë rezulton ende në emër të Agi Kons Shpk, lidhet me detyrimin e papaguar prej 30,000 euro, ku sipas tij nuk është paguar për shkak të pamundësisë së tyre dhe përpakënaqësitë që kanë patur në lidhje me punimet” thuhet në dosjen e SPAK (faqe 57)
Ky shkëmbim që është bërë mes Arben Xoxës dhe biznesmenit Gentian Sula, pra një apartament 120 metra i shkëmbyer për një vilë 190 metra katrorë me pishinë dhe 494 metra katrorë truall, sipas prokurorëve ngre dyshime për fshehje të pasurisë.
Për sa kohë 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, vila ka mbetur në pronësinë e kompanisë Agi Kons, por ndërkohë Erjon Veliaj paguante faturat e administrimit.
Pagesat e bëra nga Veliaj për administrimin
Gjatë marrjes në pyetje të administratorit të resortit, Maksim Greva, ky ka konfirmuar për prokurorët e SPAK se në disa raste ka qenë vetë Erjon Veliaj që bënte pagesat e vilës në lidhje me shërbimet e kompanisë “S&D Invest” (faqe 52 e dosjes)
Përveç kësaj, gjatë kontrollit në ambjentet e vilës janë gjetur shënime të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxë, e cila raporton tek e bija me saktësi për pagesat që kryen për administrimin e vilës.
Shënimet e gjetura në shtëpi, gjatë kontrollit të BKH, janë shkruar në një mënyrë që sipas prokurorëve të çojnë të mendosh se është Ajola Xoxa ajo që ka përgjegjësinë e vërtetë për pagesat e administrimit.

Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
Mbledhja vjetore tre-ditore në qytetin bavarez pa një mori liderësh që ofruan, nganjëherë, vizione konkurruese. Udhëheqësit globalë, ministrat dhe politikëbërësit e tjerë kryesorë zbritën në Mynih gjatë fundjavës për të diskutuar mbi sfidat kryesore me të cilat përballet bota, me Ukrainën dhe fillimin e mundshëm të negociatave të paqes me Rusinë në krye të agjendës.
Fjalimet që duhen parë, të mbajtura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, ekspozuan qartë se sa të shkëputura po bëhen të dy anët e Atlantikut lidhur me vlerësimet e tyre për kërcënimet.
Ursula von der Leyen: “Një qasje e re e guximshme”
“Mund të njoftoj se do të propozoj aktivizimin e klauzolës së arratisjes për investimet në mbrojtje. Kjo do t’i lejojë vendet anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Konteksti: Shtetet anëtare të BE-së duhet të investojnë 500 miliardë euro në mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme dhe liderët po luftojnë për të rënë dakord për instrumentet e përbashkëta.
Bëhet e ditur se lehtësimi i rregullave fiskale u konsiderua tashmë si një zgjidhje e mundshme në fillim të këtij muaji nga udhëheqësit e BE-së pas një tërheqjeje jozyrtare në mbrojtje.
Kjo do t’u mundësonte shteteve anëtare me pak hapësirë fiskale për të rritur shpenzimet e mbrojtjes pa shkelur rregullat e BE-së dhe pa u bërë objektiv i një Procedure të Deficitit të Tepruar që mund të çojë në gjoba.
Tetë shtete anëtare janë aktualisht në shënjestër të një procedure të tillë.
Von der Leyen i tha konferencës se masa do të ishte pjesë e një “qasjeje të re të guximshme”, sepse “kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, Evropa duhet të bëjë më shumë. Evropa duhet të sjellë më shumë në tryezë”.
JD Vance: Evropa po tërhiqet nga vlerat e saj themelore
“Kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë përballë Evropës nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm. Dhe ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda: tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore, vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së.
Konteksti: Evropa shpresonte që Vance të jepte njëfarë qartësie mbi strategjinë e administratës amerikane për bisedimet e paqes me Rusinë, pas komenteve në fillim të javës nga Donald Trump dhe Pete Hegseth.
Një deklaratë nga presidenti amerikan la të kuptohej se Evropa dhe Ukraina mund të përjashtoheshin nga negociatat me Rusinë, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes tha se është “e pamundur” që Ukraina të besojë se do të bëhet anëtare e NATO-s ose se do të kthehet në kufijtë e saj të para 2014.
Por Vance i bëri vetëm një referencë kalimtare Ukrainës dhe në vend të kësaj ia kushtoi fjalimin e tij kryesor 10-minutësh kritikimit të Evropës për gjoja kthimin prapa në vlerat demokratike dhe mosdëgjimin e votuesve të saj.
Rutte: Anëtarësimi në NATO nuk është jashtë tryezës për Ukrainën
“Kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen e paqes. Disa mendojnë se duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje paqeje, por nuk është pjesë e rezultatit. Ne duhet ta marrim hap pas hapi, duhet të sigurohemi që marrëveshja siguron që Putini të mos provojë më”, tha Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Konteksti: Deklarata e Hegseth në takimin ministror të NATO-s në Bruksel në fillim të javës dukej se nënkuptonte se Ukraina mund të detyrohet të heqë dorë nga aspirata e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake si pjesë e negociatave të paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Kjo është përkundër faktit që aleatët thanë vitin e kaluar pas një samiti në Uashington se Ukraina ishte në një “rrugë të pakthyeshme” drejt anëtarësimit.
Rutte megjithatë hodhi poshtë se anëtarësimi në NATO do të lidhej me bisedimet e paqes.
Zelensky: Le të krijojmë ‘forcat e armatosura të Evropës’
“Ne duhet të ndërtojmë Forcat e Armatosura të Evropës në mënyrë që e ardhmja e Evropës të varet vetëm nga evropianët dhe vendimet për Evropën të merren në Evropë”, tha Zelensky në një fjalim.
Konteksti: Njoftimi i Trumpit se kishte mbajtur një telefonatë të gjatë me Vladimir Putinin pa u konsultuar më parë me Ukrainën, thirrjet e përsëritura të Uashingtonit se Evropa merr më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe ndryshimin e politikës së saj të jashtme drejt Indo-Paqësorit, së bashku me paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës se Rusia mund të ketë mjetet për të sulmuar një aleat evropian të NATO-s deri në vitin 2030, po përshpejton diskutimet për aftësitë evropiane.
“Të jemi të qartë, ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Amerika mund të refuzojë të bashkëpunojë me Evropën për çështjet që e kërcënojnë atë”, tha Zelensky, duke shtuar se “Ukraina nuk do të pranojë kurrë marrëveshje pas shpine pa përfshirjen e saj dhe i njëjti rregull duhet të zbatohet për të gjithë Evropën”.
Merz: Unë do të rivendos lidershipin e Gjermanisë në BE
”Unë po dëgjoj nga takimet këtu në konferencë se ka mungesë të lidershipit gjerman brenda Bashkimit Evropian dhe jam plotësisht dakord me ata që kërkojnë lidership nga Gjermania, dhe sinqerisht jam i gatshëm ta bëj këtë sepse po shoh që Gjermania është në një pozicion strategjik në qendër të Evropës; se kaq shumë gjëra në Evropë varen nga Gjermania”, tha Friedrich Merz në një panel diskutimi.
Konteksti: Udhëheqësi i Unionit Demokratik Kristian (CDU) konservator mendohet gjerësisht të jetë kancelari i ardhshëm gjerman pas zgjedhjeve që do të mbahen më 23 shkurt.
Zgjedhjet e vendit u shtynë pas rënies së koalicionit tre partiak të Olaf Scholzit. Raportohet se grindja, së bashku me problemet ekonomike të Gjermanisë, e kishin dobësuar zërin e Berlinit në nivel evropian.
Graham: Marrëveshja SHBA-Ukrainë për tokat e rralla ‘makth’ për Putinin
“Nëse kjo marrëveshje për mineralet ndodh, është një makth për Putinin, sepse ne kemi diçka për të mbrojtur që nuk e kishim më parë. Kështu që ju më mirë të shtyni përpara këtë marrëveshje minerale”, tha senatori amerikan Lindsey Graham.
Konteksti: Në një intervistë në fillim të kësaj jave, Trump dukej se sugjeroi se mbështetja e vazhdueshme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën mund të kushtëzohej me një marrëveshje prej 500 miliardë dollarësh mbi lëndët e para kritike që përdoren në një gamë të gjerë pajisjesh të përditshme dhe të teknologjisë së lartë, duke përfshirë pajisjet ushtarake.
Kina kontrollon pjesë të konsiderueshme të minierave dhe përpunimit global të një numri të këtyre materialeve, duke përfshirë litiumin, galiumin dhe germaniumin.
Graham tha se me këtë marrëveshje “Trump mund të shkojë te populli amerikan dhe të thotë se Ukraina nuk është një barrë, është një përfitim”.
“Ata janë ulur në krye të mineraleve me vlerë triliona dollarë, nga të cilat të gjithë ne mund të përfitojmë”, shtoi senatori.
Kellogg: Evropa ka të ngjarë të mos jetë në bisedimet e paqes
“Mund të keni në tryezë ukrainasit, rusët dhe amerikanët duke folur”, tha Keith Kellogg, i dërguari special i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë.
Konteksti: Udhëheqësit evropianë dhe Volodymyr Zelensky i Ukrainës kanë thënë për muaj të tërë se çdo bisedë paqeje me Rusinë do të duhej t’i përfshinte ata pasi çdo marrëveshje do të ndikonte në sigurinë e të gjithë kontinentit.
Por thirrja e Trumpit me Putinin sugjeroi se të dyja palët mund të përjashtoheshin, duke shkaktuar një “stuhi diplomatike” gjatë javës së kaluar midis kryeqyteteve evropiane dhe Kievit.
I shtyrë për pjesëmarrjen e Evropës, Kellogg tha: “Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë”.
Ai shtoi se “aleanca evropiane” megjithatë do të ishte “kritike” për të siguruar sovranitetin ukrainas.
Zona bregdetare Kune-Vaini në Lezhë po rrezikohet nga erozioni
Zonat më të rrezikuara nga erozioni bregdetar janë Kune- Vaini në Lezhë dhe grykëderdhja e Lumit Buna në Shkodër.
Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.
Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.
“Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.
Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.
Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.
Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.
“ Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.
Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha shkruan VOA.
“ Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.
Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.
“ Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.
Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit.
“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Administrata Trump nuk…
Ish ambasadori dhe i dërguari i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell vazhdon të merret me Kosovën. Më saktë Grenell po merret ende me kryeministrin, Albin Kurti. Gjatë dy javëve të fundit të fushatës elektorale ai iu përgjigj dhe replikoi me deklaratat e Albin Kurtit, sikur të ishte pjesë e kësaj fushate dhe opozitar i kryeministrit Kurti. Në fakt ai vazhdon të jetë në SHBA, madje me një detyrë që bie në konflikt interesi kur flet për një kryeministër të një vendi si Kosova.
E lidhur me këtë, profesor, doktor Enver Bytyçi thotë se deklaratat, kritikat dhe replikat e Grennell në adresë të Kosovës patën objekt kryeministrin e saj dhe patën disa karakteristika interesante.
“Së pari, vihet re se këto replika, kritika dhe deklarata ishin personale. Pse? Sepse ambasadori Grennell nuk përmendi asnjëherë faktin se fliste në emër të institucionit që përfaqëson. Sepse ai kritikoi Kurtin edhe për marrëdhëniet e këqija të tij, siç tha Grennell, me administratën e mëparshme, Biden. Ndërkohë që marrëdhënia e vështirë me administratën Biden, mund ta lehtësojë aleancën me administratën Trump. Së dyti, ambasadori Richard Grennell pati si karakteristikë reagimin e kritikat e tij në dhjetë ditët e fundit të fushatës elektorale. Kjo është periudha kur mund të ndikohej më së shumti në këtë fushatë, kur Kurti mund të dëmtohej seriozisht në elektoralisht. Nuk e di nëse ai e realizoi këtë synim, pasi kam pasur mendimin se sulmet e Grennell kundër Kurtit vetëm se mund ta rrisnin peshën politike të këtij të fundit”, shprehet Bytyçi.
Ai thotë se qëllimi duket se ishte qartësisht të dëmtojë fitoren e kryeministrit K8urti.
“Me këtë rezultat zgjedhor shumë prej opozitarëve të kryeministrit të Kosovës besojnë se mungesa e fitores absolute të Vetëvendosjes ishte produkt i kritikave të zotit Grennell. Së treti, Kritikat dhe reagimet e ambasadorit Richard Grennel kundër kryeministrit Kurti u bënë me qëllim që të ndihmohej opozita e Kosovës në rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit të shkuar. E vërteta është se PDK u rrit me rreth 4 përqind dhe LDK me rreth 3 përqind, krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Por nuk besoj se kjo rritje ishte e ndikuar nga deklaratat e Grennell në mbështetje të tyre. Nga fushata elektorale kam patur mendimin se LDK do të kishte më shumë vota, sesa ato që mori në fakt. Megjithatë kritikat e Grennell kundër Kurtit u përhapën shumë përmes medieve pranë opozitës në Kosovë”, nënvizon Bytyçi.
“U propaganduan si kritika, me të cilat “Kurti po na prish me aleatin tonë kryesor” e për pasojë “ai është i papërshtatshëm për ta drejtuar Kosovën e për të marrë vendime në emër të saj”! Së katërti, ato kritika u motivuan edhe nga eksperiencat e mëparshme në marrëdhëniet e zotit Grennell me palët politike në Kosovë. Fakti që ai në bashkëpunim me Hashim Thaçin – atëherë president i Republikës së Kosovës – rrëzuan në fillim të vitit 2020 qeverinë Kurti 1, bën të besosh se kritikat e periudhës së muajit janar-shkurt 2025 ishin vazhdim e asaj politike që u ndoq asokohe. Motivi i rrëzimit të qeverisë Kurti 1 ishte realizimi i projektit të Serbisë për ndarjen e Kosovës, ndërsa zoti Kurti ishte kundër këtij projekti. Motivi i kritikave të sotme ka gjasa të kenë si objektiv sërishmi realizimin e të njëjtit projekt”, shton profesor, doktor Enver Bytyçi.
Më tej, Bytyçi thotë se administrata e re amerikane nuk do ta rikthejë idenë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Por duhet parë kjo, sepse për funksionet që presidenti Trump i ka dhënë zotit Grennell, nuk më rezulton se administrata e sotme amerikane do ta rikthejë idenë e ndryshimit të territoreve përmes ndryshimit të kufijve. Gjithsesi duhet shumë kujdes në këtë çështje. Pavarësisht se sovraniteti i shtetit është shtrirë në veri të Kosovës, sërishmi mund të ketë tentativa për t’i rikthyer institucionet serbe në këtë territor. Së pesti, me shumë gjasa zoti Grennell e sheh si detyrim moral ose edhe material përkrahjen e një force politike, të cilën e ka themeluar miku i tij, Hashim Thaçi. Ai shpesh është deklaruar se do të bëjë përpjekje për ta mbyllur Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë dhe ta lirojë Hashimin dhe të tjerët nga burgu i saj. Këto deklarime janë përkrahur nga një pjesë e madhe e shqiptarëve në Kosovë dhe kjo mund të jetë një shtysë shtesë për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare”.
Për fund, Bytyçi deklaron se sulmet e Grenell lidhen edhe me punën e Gjykatës Speciale.
“Megjithatë mund të besojmë se kjo ishte thjesht një përkrahje morale për bashkëpunëtorin e tij të vjetër dhe një mënyrë për të rikthyer shpresën. Ndërkohë Gjykata Speciale nuk është juridiksion i SHBA-ve. Më së shumti është europiane nga pikëpamja faktike, ndërsa juridikisht është gjykatë e Kosovës. Vështirë të ndodhin përmbysje kaq të mëdha. Por ta zemë se administrata e Trump e mbyll atë gjykatë! Kush do ta vazhdojë procesin e gjykimit për të akuzuarit? Nëse ndërpritet gjykimi dhe pa marrë vendimin përkatës të akuzuarit shkojnë në shtëpi, kjo nuk i bën ata të pafajshëm. Sigurisht as të fajshëm. Por do të mbeteshin gjithë jetën të dyshuar për krime lufte. A është në këto kushte në interesin e tyre mbyllja e gjykatës? Unë besoj se jo. Sepse vlen më shumë dinjiteti dhe integriteti moral, pra legjitimiteti, sesa liria e pakonfirmuar juridikisht”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.

















