Kreu Blog Faqe 239

Putin dhe Trump e hapën “Kutinë e Pandorës”

0

Shkruan Pilar Benet

Vladimir Putin e hapi Kutinë e Pandorës në vitin 2014, duke aneksuar gadishullin e Krimesë, statusi i të cilit si një republikë autonome brenda Ukrainës, ishte njohur vazhdimisht nga Rusia që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Tani, ambiciet territoriale të shpallura nga Donald Trump (blerja e Grenlandës, marrja nën kontroll e Kanalit të Panamasë dhe bërja e Kanadasë si shteti i 51-të i SHBA-së) i japin një hov të ri ekspansionizmit rus. Madje në një farë mënyre, e “normalizojnë” atë brenda klubit të vendeve që pretendojnë se kanë një përgjegjësi të veçantë për fatin e botës.

Aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia, krijoi një precedent të rrezikshëm, por situata mund të përkeqësohet nëse në çdo bisedë mbi përfundimin e luftës, Trump do të pajtohej me kërkesat e Putinit.

Presidenti rus nuk dëshiron “ndërprerje të shkurtër apo një armëpushim”, por njohje të plotë ndërkombëtare të pushtimeve të tij gjatë luftës (4 rajone ukrainase plus Krimenë), të cilat ka nxituar t’i përfshijë paraprakisht në Kushtetutën ruse.

Rreziku sot nuk është vetëm Putin apo Trump, por shembulli që veprimet dhe sjellja e tyre agresive ofron për shtetet e tjera më pak të fuqishme që kanë mosmarrëveshje territoriale, dhe që deri vonë dukeshin si “vullkane të zhdukura”, por që sot ngjajnë më shumë si “vullkane të fjetura”.

Rusia sheh tek Trump nxitjen për të justifikuar aneksimin e Krimesë, dhe për t’i inkurajuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë nën flamurin e “vetëvendosjes”. “Kur një komb, si pjesë e një shteti më të madh, ndihet jokomod në atë shtet dhe kërkon vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, atëherë shteti më i madh është i detyruar të mos e kundërshtojë apo pengojë këtë proces. Nuk është kjo ajo që spanjollët i bënë Katalonjës, apo britanikët Skocisë”- tha në fillim të këtij muaji Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Vetëvendosja” është mirë për të tjerët, por jo për Rusinë, ku vënia në dyshim e unitetit të shtetit mund të dënohet penalisht, sipas një ligji të miratuar në vitin 2014. Nën sundimin e Putin, Moska ka shtypur ashpër separatistët në republikën Kaukaziane të Çeçenisë, dhe e ka forcuar në mënyrë dramatike centralizimin e vendit.

Në vitin 2018, u garantua me ligj epërsia e gjuhës ruse në sistemin arsimor shtetëror, ndërsa studimi i gjuhëve kombëtare të popujve jorusë, u përfshi tek “aktivitetet vullnetare” me orë të reduktuara mësimore, madje edhe kur ato janë gjuhë zyrtare.

I nxitur nga një frikë e shtuar ndaj nacionalizmit jo-rus, sistemi i udhëhequr nga Putini ndjek penalisht aktivistët, ndalon shoqatat, mediat dhe produktet kulturore. Që nga fillimi i këtij shekulli, propagandistët rusë janë përpjekur që të nxisin lakminë e fqinjëve perëndimorë të Ukrainës, për të vënë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit.

“Dhjetë milionë njerëz jetojnë në Lviv, dhe në territoret që Stalini ia dorëzoi Ukrainës pas Luftës së Dytë Botërore në kurriz të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Njerëzit që jetojnë atje, duan të rikthehen në atdheun e tyre historik”- tha Putin në dhjetor 2023. Ai shtoi: “Dhe vendet që i humbën këto territore, ëndërrojnë t’i rimarrin këto territore”.

Varshava i mohon këto pretendime dhe e hedh poshtë lojën e Kremlinit. Edhe Rumania dhe Hungaria nuk kanë pretendime zyrtare, por të dyja këto vende ndjekin një politikë aktive të mbrojtjes së pakicave të tyre përkatëse që jetojnë në Ukrainë (minoriteti hungarez kryesisht në provincën Transkarpatiane, dhe pakica rumune në Chernivtsi, ish-Bukovina Veriore).

Po ashtu, Hungaria e kushtëzon miratimin e saj për hyrjen e Ukrainës në BE dhe NATO me respektimin e pakicave. Rumunët dhe bullgarët janë komunitete të rëndësishme në jug të provincës së Odesës (ish-Besarabia Jugore ose Budzhak).

Me nxitjen e Komisionit Evropian, Kievi ndryshoi në vitin 2023 ligjet e tij për të drejtat e pakicave kombëtare (para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE), i cili ishte kufizuar në vitin 2017 nga rregulloret e arsimit.

Të drejtat e pakicave, të cilave Budapesti, Bukureshti dhe Sofja u kanë dhënë pasaportat kombëtare, janë një çështje e ndjeshme, e cila bëhet më e mprehtë gjatë fushatave zgjedhore. Por ato shfaqen edhe në varësi të intensitetit të politikës asimiluese të Kievit.

Në vendet fqinje në Perëndim të Ukrainës, forcat nacionaliste, dikur të papërfillshme, po ringjallin ambiciet e vjetra territoriale. Në Hungari, László Toroczkai, udhëheqësi i partisë Atdheu Ynë, deklaroi në vitin 2024 se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, Kievi duhet t’ia dorëzojë  Hungarisë territorin Transcarpathia.

Nga ana tjetër Călin Georgescu, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani nëntorin e vitit të kaluar, e cilësoi në vitin 2022 Ukrainën si “një vend të shpikur”. Rezultati i zgjedhjeve u anulua, por Georgescu po e vazhdon betejën e tij politike.

Në Bullgari, Kostadin Kostadinov, një figurë e së djathtës ekstreme që e sheh me simpati Putinin, paralajmëroi këtë muaj se “Ukraina po shpërbëhet”, dhe se në bisedimet e ardhshme të paqes, Bullgaria duhet të pretendojë të marrë “Besarabinë bullgare” (rajonin jugor Odesa).

Rasti i Rusisë me Ukrainën që nga viti 2014, ka treguar se edhe marrëveshjet më të qëndrueshme të njohjes së kufijve, rrezikojnë të shpërbëhen nëse forcat radikale nacionaliste vijnë në pushtet në shtetet që deri dje ndiheshin rehat brenda kufijve të tyre të njohur.

Dhe në rast se kjo do të ndodhte, falë shembullit të dyfishtë të Putinit dhe Trump, harta politike e Evropës mund të fillojë të dridhet si një fushë vullkanesh që sapo janë zgjuar nga gjumi i tyre.

Kuvendi shtyn afatet për investimet strategjike, miratohet edhe bonusi në prag të zgjedhjeve për pensionistët

0

Në një seancë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Ky bonus që jep qeveria Rama do të shpërndahet për pensionistët në prag të zgjeedhjeve të përgjithshme parlamentare me qëllim që Partia Socailiste të “thithë” vota kryesisht nga mosha e tretë.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026.

Gjithashtu, Kuvendi votoi pro letërnjoftimit digjital, duke vijuar kështu politikat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të strategjisë së digjitalizimit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga foltorja e Kuvendit, duke prezantuar risitë e letërnjoftimit digjital, tha se ai do të ketë një rol kyç në luftën ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj mashtrimeve kibernetike.

Është miratuar edhe ndryshimi ligjor i kërkuar nga deputeti Blendi Klosi, i cili parashikon lehtësimin nga taksat për brandet në fushën e turizmit për një periudhë 10-vjeçare. Ky ndryshim ligjor parashikon që afatet e tij të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2026.

Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen me Bankën Europiane për Zhvillim për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.

Gjithashtu, u miratua edhe aderimi i Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar (UPU). Kjo nismë afron Shqipërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e shërbimit postar.

Po ashtu u hap drita jeshile edhe për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

Votimi sipas rendit të ditës:
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Kjo nisëm u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”. Ky propozim u votua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Akti normativ votua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. Kjo marrëveshje u miratua me 74 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim

Projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 68 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”. Kjo nisëm ligjore u miratua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.

Miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit u miratua me 74 pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.

Gazetari Denis Dyrnjaja thirret në SPAK

0

Gazetari Denis Dyrnjaja është thirrur sot nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai ndodhet prej disa orësh në ambientet e SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por nuk dihet ende arsyeja.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se thirrja e tij mund të lidhet me hetimet e një dosje te bujshme të SPAK. Nuk dihet nëse gazetari është thirrur si dëshmitar apo për një tjetër rol në këtë proces hetimor.

Pavarësisht përpjekjeve, nuk është mundur të sigurojë një reagim nga SPAK lidhur me këtë zhvillim. Ende mbetet e paqartë nëse ai është thirrur për të dhënë informacione në kuadër të ndonjë hetimi konkret apo nëse bëhet fjalë për një procedurë rutinë të organit të drejtësisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet për çështje të ndjeshme që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike, veçanërisht në institucionet vendore. Në javët e fundit, disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje.

Opozita fton qytetarët në protestë: Në 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, të rrëzojmë hajdutët nga pushtetiti

0

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8 Shkurt.

Berisha shprehet se në datë 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë duhet të jenë në kryeqytet për të protestuar.

Kreu i demokratëve kujton akuzën e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, në drejtim të kryeministrit Rama, se ky i fundit ka pirë një verë që kushton mbi 33 mijë euro.

“Përgjigja jonë më 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë!”, shkruan Berisha.

Akuzat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për Belinda Ballukun

0

Tabela e qitjes së intervistës së tretë të Arben Ahmetajt, këtë herë, përpos kryeministrit Rama ka qenë zëvendësja e tij Belinda Balluku. Ai ka artikuluar disa akuza konkrete për drejtuesen e sektorit të energjisë, rrugëve, porteve, e cila kontrollon disa institucione dhe ministra. Ndërsa Ramën e konsideronte gjatë gjithë intervistës tek Çim Peka live “si kreu i organizatës”, Belinda Ballukun e përshkroi si pronaren e një kompanie imagjinare “5B” të ngjashme me skemën e Veliajt, tek “5D”.

Edhe për koncesionin e shumë diskutuar të rrugës Thumanë- Kashar, Ahmetaj tha se e ka kundërshtuar Ballukun ta bënte në atë mënyrë. “Në vendim final është shfuqizuar urdhëri i anulimit, pra, është rrëzuar ndërpreja e procesit të koncensionit. Vendimet e gjykatës nuk i kanë dhënë të drejtë plaçkitëses që të bënte një format të ri koncencioni. Me vullnetin e saj ka bërë koncensionin dhe u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro, duke bërë një proces pa tender me vullnet të saj. Po pse mo ça janë qytetarët shqiptarë që duhet të paguajnë më shumë se europianët për rrugët? Si ka mundësi që qytetarët shqiptarë paguajnë 12 euro cent për tollet e rrugëve, dhe qytetarët europianë me tvsh të përfshirë paguajnë 7 euro cent?” tha ai.

Duke iu referuar etiketimit “5B” Ahmetaj shtoi se zv/ kryeministrja ka emëruar dhe kontrollon personalisht pesë ministra duke përmendur me emra vetëm atë të Mbrojtjes, Piro Vengu, të Brendëshëm, Ervin Hoxha dhe ministrin e Financave Petrit Malaj.
Ndryshe nga intervista e parë tek Çim Peka live ku targetin e goditjes e fokusoi tek Erion Veliaj, të cilin e etiketoi si ‘pronarin faktik të inceneratorit”, tani që ky i fundit ka marrë në mënyrë të pakthyeshme tatëpjetën, sulmi është fokusuar tek ajo që konsiderohet si njeriu më i fuqishëm pranë Ramës, Belinda Balluku. Në intervistën e kësaj të hëne, Veliaj  u pershkrua si një njeri që kishte kundërshtuar kanabizimin e vendit dhe për të cilin Ahmetaj nuk dëshironte që të përfundonte në burg apo t’i vuanin njerëzit e afërt. Madje ai vijoi se Balluku paguan njerëz që të shkojnë në demonstratat kundër Veliajt.

Ndërsa e gjithë intervista u karakerizua nga epietet, “plaçkitëse”, “e paditur”, “Bela mafia” për numrin 2 të qeverisë. E sikur këto të mos mjaftonin, ish zv/kryeministri ka thënë për pasardhësen e tij se për të gjitha ajo ka mbështetjen e SPAK-ut dhe Altin Dumanit. “Ajo thotë që sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën”, nënvizoi ai duke treguar se SPAK e ka hetuar Ballukun për fallsifikim diplome por i ka mbyllur më pas hetimet.

Kongresi Botëror i së Drejtës, qeveria jep fondin 150 milionë

0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për pagimin e kuotës për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027 në Tiranë. Fondi sipas pikës 1, të këtij vendimi, prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

Hetimi i përdorimit të fondeve amerikane, gracka ku shpirti djallëzor do të kapet si laraska

0

Shkruan Hysni Gurra

Më e keqja nuk ka ardhur ende

Lajmi për urdhërin ekzekutiv të Trump për pezullimin e fondeve që Amerika jepte nëpër botë, nuk është aspekti më i rëndësishëm i këtij urdhëri, nuk është lajmi.

Lajmi, kryelajmi, i këtij urdhëri është hetimi.

Pra, administrata Trump do të hetojë se si janë përdorur këto para nga NGO e Soros, USAID, Fondi Amerikan i Zhvillimit, institucionet e vendeve që i kanë përfituar etj.

Hetimi se si janë përdorur paratë e amerikanëve, më saktë si janë vjedhur nga Soros dhe puthadorët e tij nëpër botë, do të jetë një skandal politik i përmasave më të mëdha se ai i Watergatit në SHBA.

Hetimi është në fakt edhe tmerri i vërtetë që ka përfshirë mbeturinat e Soros nëpër botë, që në vend t’i shërbenin interesit të taksapaguesve amerikanë, i kanë shërbyer interesit të axhendës korruptive e anti-njerëzore të Soros.

Përmasat më reale të këtij skandali, paradoksalisht, nuk do të shpërfaqen në një shtet të madh, por pikërisht në Shqipëri. Vendi ynë ka qenë baza eksperimentale e thuajse çdo plani vjedhës e të turpshëm që Soros dhe administratat amerikane të influencuara prej tij kanë aplikuar më pas edhe në vende të tjera.

Nuk di sa do zgjasë, por jam i sigurtë se do jetë një dramë e paparë kur ky hetim të shkojë deri në fund, sidomos në Shqipëri, sidomos me Reformën në Drejtësi.

Deri atëherë, ngushëllime gjithë larove të penës që kanë trullosur shqiptarët çdo natë nga çdo banak televiziv për llogari të Edi Ramës, Yuri Kim, Soros…apo së fundi qesharakut Altin Dumani.

Hetimi pra, përdorimi i këtyre fondeve, do të jetë drama dhe gracka ku shpirti i mbretit të së keqes kapet si laraska.

Mediat e Nuredini Dumanit dhe zjarrëfiksit e Tigrit!

0

Shkruan Agim Popoci

Po ato media që na servirën me ditë e muaj të tëra dëshmitë që sipas SPAK i ka dhënë i akuzuari për 12 vrasje Nuredin Dumani, arritën të bllokojnë gjithë deklaratat e Ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj me idenë se heshtja do ti mbuloj gjithë atë lumë me akuza mbi Kryeministrin Edi Rama, Zv/Kryeministren Belinda Balluku dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj!

Në ndihmë të fikjes së zjarrit që ndezi Arben Ahmetaj i erdhën edhe analistët në këto media kriminale duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre deklaratave kur ky person ka heshtur në kohën sa ishte Zv/Kryeministër!

Në pamje të parë, kjo mund të thuhet se është plotësisht e drejtë, por përveç Arben Ahmetajt, në kohën për të cilën flet Tigri i famshëm, kanë heshtur edhe këta analistë dhe mediat ku ata cicërojnë ndërsa e gjithë bota fliste për një vend që po kanabizohej dhe korrupsioni po lulëzonte ndërsa kulmoi me zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal!

Dhe, janë po këto media dhe po këta analistë që flisnin me shumë zellë për ato që fliste i akuzuari Nuredin Dumani sikur janë e vërteta e botës; Dhe, kur dëshmia e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë çoj në gjyq 19 persona, dhe gjithçka u mohua nga të akuzuarit në seancën e GJKKO, të gjithë heshtën në këtë fillimjanari thuajse asgjë nuk kishte ndodhur në kompanitë e tyre mediatike që vazhdojnë dhe i shpëlajnë trurin këtij mileti!

Pavarësisht se mediat e Nuredin Dumanit të përdorura nga SPAK, servirën rrëfimin e Nuredinit si të vërtetën e vetme, tashmë është e qartë se vetëm provat mund të fajësojnë ligjërisht ata që i akuzon bashkëpunëtori i drejtësisë!

Ndryshe nga akuzat e Tigrit, që kanë dëshmitarë dhe janë ministra nën betim, që mund të fasin për SPAK për vërtetësinë e këtyre akuzave, pavarësisht mosbesimit që tregoi Arben Ahmetaj për Prokurorinë e Posaçme!

Nëse kësaj i shtojmë edhe argumentin se 24 vjet më parë Edi Rama kërkonte bir nëne ose bir kurve që do fliste se ai i ka futur dorën në xhep, tani të tillë ka me shumicë, madje flasin për akuzën edhe më të rëndë, xhepin e shtetit që është shumë i madh, nuk është e qartë pse Kryeministri mundohet ti zhduk nga faqja e dheut gjithë ato akuza të rënda!

Mediat dhe analistët e Edi Ramës nuk kanë nevojë të na tregojnë se Arben Ahmetaj heshti kur ishte Zv/Kryeministër, sepse ishin po ata vetë që heshtën kur doli fotoja e “Darkës te Nysreti” dhe Tigri e banalizoi me një darkë kur shkuan për të ngrënë bukë në një mensë mishi!

Por, ky është Arben Ahmetaj që shkon në mensë mishi për të ngrënë bukë, aty ku nuk shkel dot 99.99 % e shqiptarëve dhe nuk e konsideron se ndodhi hataja, dhe, sot, kur Edi Rama nuk i jep një gllënjkë nga vera 33 mijë euroshe ai flet, akuzon për shumë çështje edhe që janë thënë nga opozita; Dhe, kjo nuk do të thotë se i gjithë pushteti politik e juridik ka të drejt që refuzon të vërtetoj ato që thotë Tigri!

Edhe kur u zbulua skandali me patronazhistët Arben Ahmetaj heshti dhe sot që zbulon patronazhistët në familjen e tij ose më sakt dadon, ai me të drejtë acarohet; Por kjo nuk do të thotë se duhet të shpërfillet cilësimi që ai i bënë Kryeministrit Edi Rama, kreu i organizatës kriminale, dhe SPAK duhet të fik televizionin ku transmetohet intervista me Ish-Zv/Kryemnistrin!

Arben Ahmetaj nuk është se nuk e dinë por me bindje të plotë e thotë në intervistë se kjo që qeverisë nuk është Parta Socialiste, sepse është po kjo parti nga viti 1944 që prodhoi edhe njeriun si Nuredini, miletit që i beson, mediat që e mbrojnë dhe analistat që i binden!

Dhe, akuzën që Arben Ahmetaj i bënë SPAK-ut, qëndron jo vetëm pse kreu i organizatës kriminale tha se e themeloi PS, por, të gjithë njerëzit normal në këtë vend që nuk u shkon as nëpër mend për ndonjë gllënjkë e verës Romanée Conti, e kuptuan sapo u krijua se jo vetëm Prokuroria e Posaçme por e gjithë Reforma në Drejtësi është nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit!

Pse e gjithë kjo histori përfundon me Arben Ahmetajn në liri që rrëfehet, vetëm meritë e Tigrit inteligjent nuk është, ndërsa mosreagimi qytetarë është shqetësues jo vetëm për shqiptarët por edhe për afrikanët që Meloni mendon ti sjell në Shengjin dhe palestinezët që Izraeli mendon ti sjellë në Durrës e Fier!

Heshtën apo jo mediat e Nuredinit dhe zjarrëfiksit e Tigrit, pak rëndësi ka…

Yuri Kim e pakualifikuar, e dështuar, punoi me Edi Ramën në “zhbërjen” e opizitës në Shqipëri

0

Shkruan Beqir Sina

“Shtetet e Bashkuara nuk kanënevojë për diplomatët që dështojnë dy herë, nuk duhet të kenë një mundësi të tretë në vijën e parë të politikës amerikane”
Në blogun “19fortyfive.com” në Facebook,Twitter, LinkedIn, analisti amerikan Michael Rubin, ka nxjerr disa konkluzione në diplomacinë amerikane në atë si thotë ai se cilat janë dhe “Pikat kyçe ”
Ai fllet se ka mësuar nga burimet e tij në Washington edhe prej disa enrimeve politike të ambasadorve të rinjë, që priten të caktohen nga Sekretari i Shtetit, Marko Rubio.
Rubin, thotë se ndërsa po “rikonfigurohet” grupi i ambasadorve, që do të zënë vendet “bosh-incumbent” në disa shtete, që ende nuk kan marrë emrimet e reja nga Departamentii i Shetit në mandatin e dytë i Donald Trump, zgjedhjet për ambasador nga kjo administrat po përballen me një shqyrtim të “rrept” veçanërisht ata që janë për ambasadorë që kan rolet kryesore në Azi, përfshirë Yuri Kimin.
Ai shkruan se ka dëgjuar në Washington për ambasadoren Yuri Kim, e cila sipas tij është e kritikuar për trajtimin e saj të krizave në Nagorno-Karabakh dhe situatën në Shqipëri, gjatë mandatit të saj . Kritika të cilat sipas analistit amerikan ngrenë shqetësime të forta me që ajo tani me këtë administrat thuhet se ka si qëllim të emërohet si ambasadore e SHBA-së në Filipine.
Mirëpo, ajo që është e sigurt nga disa burime nga Washingtoni, të cilat thonë se ambasadoria Yuri Kim, e ka “humbur” postin e Principal Deputy Assistant Secretary of State for Europe and Eurasian Affairs. Post, ky, që ajo mbante nga Blinken, tani ajo është pjesë e rreth 200.000 punojësve prej më shumë se dy milionë punëtorëve që qeveria federale ka “pushuar” nga puna, dhe po presin çdo bëhet me ata.
Yuri Kim ashtu si dhe Gabriel Esckobar, ( i cili mori në dhjetor 2024 ) emrimin e tij si ambasador në Paraguaj) , nga që nuk janë të kualifikuar si diplomat në “gradat” e larta , e kishin më se të qartë “fatin” e tyre, në administratën e re, edhe në qoftë se fitonte Harris, por, edhe më të qartë e kan pasur siç janë shprehur vet ata në qarqe të ngushta edhe për administratën e dyté të Trumpit.
Gjithmonë, sipas ekspertéve diplomatik, thuhet se oficerët e lartë të Shërbimit të Jashtëm të Karrierës shpesh ankohen se vendet e tyre i marrin të emëruarit politikë që vijnë në çdo administrat si ambasadorë të pakualifikuar, kredenciali i vetëm i të cilëve është mbledhja e parave prej tyre për Departamentin e Shtetit.
Problemi i Vërtetë:
Gjithmonë, sipas ekspertëve amerikan të çështjeve politike, thuhet se në çdo administrat Departamenti i Shtetit përballet me me një burokraci të “vjetruar”: “Ndërsa, disa ambasadorë shkëlqejnë disa të tjerë dështojnë, dhe shumica e tyre janë mediokër”., thonë ekspertët amerikan.
Problemi brenda Departamentit të Shtetit, sipas tyre është se interesat dhe proceset burokratike shpesh tejkalojnë njohjen reale të pikave të forta dhe të dobëta të një kandidati për ambasador ose për nën/sekretar a asistent i Departamentit të Shtetit.
Rezultati, thonë ekspertët është tendenca e shumë diplomatëve të dështuar e të pakualifikuar pra medioker që Departamenti i Shtetit i “përzgjedh”për të i vendosur në poste të tjera mbasi ata lobojn me para që ata mund të emrohen ambasador , por për që ata janë personi i gabuar në diplomaci.
Mjerisht, thashethemet brenda Departamentit të Shtetit thotë Miachel Rubin, sugjerojnë se një nga ambasadorët e administratës Trump 1, nga më të dobëtët dhe më të pasuksesshëm (mediokere) që synonte të marr titullin ambasador i SHBA-së në Manila, si një çmim ngushëllues pasi nuk fitoi miratimin për të qenë Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane ose për të marrë postin për ambasador të SHBA në Turqi, për shkak për të marrë një emrim politik dhe jo në karrierë, është Yuri Kim.
Ish- ambasadoria e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, një gabim që Trumpi duhet të ta shmangë kësaj radhe.
Gjithmon sipas blogut “19fortyfive.com” në Facebook,Twitter, LinkedIn, thuhet se Yuri Kim, u bë “famëkeqe” kur, më 14 shtator 2023, ajo u përball me pyetje të ashpra në lidhje me politikën e Departamentit të Shtetit ndaj Nagorno-Karabakut. Ajo pasi mbeti pasive gjatë bllokadës së paligjshme dhjetë mujore të Azerbajxhanit, të rajonit të populluar armen, ka thënë : “Ne nuk do të tolerojmë asnjë veprim ushtarak. Ne nuk do të tolerojmë asnjë sulm ndaj popullit të Nagorno-Karabakut. Kjo është shumë e qartë,” i tha ajo Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Por, pesë ditë më vonë, forcat e Azerbajxhanit pushtuan Nagorno-Karabakun dhe spastruan etnikisht popullsinë e saj të krishterë armene 1700-vjeçare. Larg nga “mos tolerimi”, Kim dhe kolegët e saj nuk bënë asgjë, duke dështuar edhe në pasojat e tij për të etiketuar atë që ndodhi “spastrim etnik”. Pra, duke preferuar në vend të kësaj të flisnin për “shpopullim” me zërin pasiv, shkruan blogu “19fortyfive.com” në Facebook,Twitter, LinkedIn.
Yuri Kim, po ashtu është “vet/lavdëruar” në Departamentin e Shtetit, për gjoja përvojën e saj të suksesshme si ambasadore në Shqipëri.
Shqiptarët, dihet se janë pro-amerikanë dhe e konsiderojnë dhe e marrin me shumë përgjegjësi apo seriozitet çdo “udhëzim” apo deklerat të ambasadorit amerikan në Shqipëri, sidomos krahasuar më shumë ambasador të vendeve të tjera evropiane. Edhe ,megjithése, jo gjithçka ka qenë e mirë në demokracinë shqiptare. Mjafton që e ka thënë ose e thotë ambasadori amerikan në Shqipëri, dhe ka “mbaruar” gjithëçka në Tiranë.
Sipas blogut “19fortyfive.com” në Facebook,Twitter, LinkedIn, analisti amerikan Michael Rubin, mendon se Kryeministri Edi Rama, duke oasë edhë “përkrahjen” e Kim ish ambasadores ameriiane ka ndjekur rrugën populiste të hapur nga Recep Tayyip Erdoğan në Turqi, për të “zhbërë”demokracinë shqiptare.
Ashtu si Erdogani, thotë ai kryeministri Rama, ka synuar gjatë këtyre tre mandatevev që të “përçajë” së pari PD, si forcën më të madhe opizitare dhe të eleminojë partitë e vogla opizitare, duke kërkuar në këtë mënyrë të përdorë pushtetin politik për përfitime personale, dhe fitimin e zgjedhjeve tre herë.
Ishte në këtë kontekst dhe për shkak të dëshirës së tij që ai burgosi ​​Fredi Belerin, një javë mbasi ishte zgjedhur kryebashkiaku i një prej qyteteve më piktoreske të Rivierës, Himarës, vetëm e vetëm se ai e humbi Rama, Himarën në ato zgjedheje .
Ndërsa, Kim, që ishte ambasadore e SHBA, në Tiranë, e minimizoi incidentin, sipas analistëve amerikan nga që ajo nuk ka dashur të prishë marrëdhënien e saj personale me Ramën.
Vendimi i Kim për të injoruar dhe lejuar që skema korruptive e Ramës , gjatë nandatit të saj në Tiranë 2019/2023, u shndërrua edhe në një krizë diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë, që prishi integrimin dhe bashkëpunimin ballkanik, ndërsa ajo (Kim)nuk foli fare sepse ajo e “mbylli” gojën ngaqë shpërtheu kriza e Ukrainës, dhe Rama mjeshtërisht si me Afganistanin ishte i pari që i “shpëtoi” amerikanët nga refugjatët kësaj radhe me ukrainasit.
Fakti që Kim pa ikur nga Tirana, po lobonte hapur në Departamentin e Shtetit për postin e ambasadorit në Turqi, athere thotë Rubin, në të njëjtën kohë që po “pajtohej” dhe e “mbylli”gojën”me heshtjen e saj të skemave korruptive, të Ramës, pati edhe një mosmarrëveshje të hapur me Greqinë me çështjen Beleri, e cila për Kim ishte e pahijshme në rastin më të mirë, thotë ai.
Si konkluzion Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një tjetër Glaspie, as nevojë për diplomatët që dështojnë dy herë, nuk duhet të kenë një mundësi të tretë në vijën e parë të politikës amerikane, thotë analisti Michael Rubin në blogun etij “19fortyfive.com” në Facebook,Twitter, LinkedIn.

Ambasada amerikane njofton ndërprerjen e të gjitha fondeve për Shqipërinë, edhe për SPAK-un

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë të gjitha ndihmat për Shqipërinë për njlë periudhë 90 ditore, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Kjo konfirmohet nga një notë diplomatike që Ambasada Amerikane në Tiranë iu ka dërguar të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve.

Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.

Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha pushtetet komunale

Kujtojmë që Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme. Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Ky urdhër i prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një prej përfaqësueseve të shoqërisë civile në Shqipëri, Iris Luarasi, gjatë një interviste konfirmoi ndërprerjen e fondeve për organizatësn e saj, por ndërkohë mohoi që fondet të ishin ndërprerë për SPAK-un, gjë që rezultoi e pavërtetë.

POSTIMET E FUNDIT