Kreu Politikë U skualifikua nga gara, Mereme Sela reagon e revoltuar: Duhej të largohej...

U skualifikua nga gara, Mereme Sela reagon e revoltuar: Duhej të largohej Berisha, nuk pres seriozitet nga PD

0

Për pothuajse 24 orë, mjekja Mereme Sela, ishte kandidate në postin e kryetarit të PD-së, në garën që do të mbahet më 23 maj, ku ajo rivalizonte Sali Berishën. Por Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, në një vendim unanim nuk ka lejuar që Sela të garojë, me argumentet se ajo nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiecës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal.

Pas këtij vendimi, ajo ka reaguar, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë skualifikimin e saj nga gara. Madje Sela në reagimin e saj shprehet se nëse do të kishte një vlerësim të drejtë, personi që duhet të skualifikohej nga gara është Sali Berisha.

“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, ç’ka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me Statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesor Berisha.

Do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot”, shprehet Sela

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu