Kreu Blog Faqe 928

Nr. 65 i gazetës në print

0
Kur zgjohesh më shqiptar

As përvoja më e pabesueshme nuk do të na ofronte qoftë dhe një rast të vetëm, ku të marrë përsipër të na dëshmojë se një ndeshje futbollit, një fushë e blertë, apo një fitore e ekipt kombëtar ndaj një ekipi tjetër, të shndërrohet në një kthesë shumë të rëndësishme historike. Konkretisht zgjimi i ndjenjës kombëtare ndër shqiptarë, ndjenjë kjo shumë e brishtë dhe aspak bindëse deri më sot. Do të duhej një ndeshjë futbolli, ajo Shqiperi-Greqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërori 2006, që do të zhvillohen në Gjermani, që shqiptarët, padyshim dhe unë së bashku me ta të ndjehem krenarë se jam shqiptar. Jo se deri asokohe nuk kishim se çfarë t’i merrnim atdheut dhe çfarë ai të na jeptë, që ne të ishim gati, si një amerikan që të vriste për flamurë, apo të vritej për të, por se deri atëherë mbase s’kishim arsye aq bindëse për marrë si një katalizator të zgjimit të përgjegjësisë kombëtare ndër ne. Vështirësitë e papërmasshme, me të cilat shqiptarët janë ndeshur në të gjithë kalvarin e tyre historike, shpesh duke menduar edhe për një mallkim të mundshëm që kish rënë mbi ne si një vetëtimë, regjimet tonat dhe të huaja, që mbytën sa dhe si mundën çdo ndjenjë kombëtare, politikat e sotme që thanë çdo dammar të limfës së të qënit shqiptar, sëbashku bënë atë që deri dje besohej, të moz ndjenim asgjë në veten tonë, ndër ndjesitë tona për emrin shqiptar. E skishte se si të ndodhte ndryshe, vetëm të ngrihej tifozëria e futbollit në një arsye të pakontestueshme për të besuar se ka ende Shqipëri, ka ende shqiptar. Nesër askush s’do na besojë nëse do të kemi kurajon t’I themi të vërtetën se kush është zanafilla e ringjalljes së ndjenjës sonë kombëtare, ndjenjë të cilën e kishin mbytur, apo kishim lindur pa të. E megjithatë gjithçka ndodh, dhe ajo gjithnjë duhet të ketë një shkak, për tu bërë më pas në një busull orjentimi drejt së natyrshmes, dashurisë për vendin ku ke lindur.

Ndaj Greqisë jo vetëm fitore

Ajo që ngja para, gjatë dhe pas ndeshjes është një dëshmi e qartë se fitorja ndaj Greqisë ishte shumë e shumë më tepër se sa një fitore për Botërorin 2006. Atmosfera që shoqëroi shumë ditë para se të luhej ndeshja Shqipëri-Greqi, ngarkesa mediatike, më të cilën u mbart ajo, dëshmoi se zhvillimi i kësaj i saj në “Qemal Stafa”, nuk do të ishte vetëm një eliminatore, siç çdo tjetër më parë, dhe besoj, si edhe të tjerat që do të rendin më pas. Shqiptarët shikonin tek ekipi grek, jo vetëm kundërshtarin më të fortë në grup, as kampionin evropian, por një kundërshtar, i cili duhet të mundej me çdo kusht. Fitorja ndaj ekipit grek do të ishte më shumë se fitore, për faktin se diçka shqiptare më shumë se çdo gjë tjetër shqiptare, do të duhej të zgjohej në këtë ndeshje. Eshtë një arsye që buron nga një lloj patologjije përbuzjeje, shkombëtarizimi dhe nënshtrimi, që kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë grekët ndaj shqiptarëve, në vendin e tyre, por edhe në Shqipëri. Eshtë fakt se shqiptarët trajtohen në Greqi si skllevër, kjo e artikuluar që nga politikat e shpërbërjes që Athina zyrtare ka demonstruar ndaj shqiptarëve që nga trysnia për të ndryshuar emrin, besimin, e pse jo dhe kombësinë. E gjitha kjo në kuadrin e një zaptimi shpirtëror, tamam në kushtet e mbijetesës. Duke shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike, shteti grek dhe gjithçka tjetër greke që vjen pas ndërzeu gjithçka për të anatemuar shqiptarët. Sikur ky komb do të ishte më i madhi mëkatar dhe se kishte borxhet më të mëdha historike këtij vendi, këtij, populli, e jo e kundërta e kësaj. i gjithë mllefi i kësaj padrejtësie, e gjithë qënja shqiptare, do të zgjohej ato ditë dhe do të mbushte Tiranën e gjithë hapsirën shqipfolëse, për ta finalizuar me një fitore që do të mbetet një moment shumë i rëndësishëm, jo vetëm një historinë e futbollit shqiptar, por në historinë e kombit shqiptar.

Fitorja, një erë e re e shqiptarisë

E pabesueshme, e papërshkrueshme ishte atmosfera e asaj nate, kur ekipi ynë kombëtar arriti një fitore të merituar ndaj Greqisë, kampione e Evropës në futboll. Tirana i ngjante kraterit të një vullkani. E kuqja ishte ngjyra që mbushi çdo pjesë të tablosë së kryeqendrës së botës shqiptare, Tirana. Ishin të gjithë në zenitin e gëzimit. Atë natë nuk kishte zemër që nuk kishte provuar emocione të forta, gazmend dhe një dritë shpërthyese shpirti. Flamuri ynë kombëtar ishte edhe flamur, edhe qiell. Asnjë betejë në historinë e Shqipërisë nuk mund të ketë qënë më e rëndësishme se ajo që vinte nga një fushë e blertë për tu bërë më pas një ngadhnjim shpirtëror që nuk do të kishte të shuar. Askush nuk do ta besonte se në një situatë të tillë amullie politike, pasigurie për jetën dhe pronën, varfërie dhe papunësie, shqiptarët do të zgjoheshin më atdhetar se çdo popull tjetër. Atë natë shumëkush mësoi se diçka shumë e rëndësishme na kishte munguar, diçka brenda nesh kishte vdekur, për t’u ringjallur atë natë plot jetë e pathos.Deri atëherë flamuri ynë kombëtar ishte për shumëkënd vetëm një konvension zyrtar, një copë beze më një shqiponjë dykrenore në mes, apo një symbol me të cilin identifikoheshim në kompeticione botërore. Zgjimi i flamurit dhe së bashku me të i ndjenjës deri dhe flijuese për të do të vinte atë natë.

Vdekja për flamurë

Deri dje do të ishte paradoksale për këdo që do të dëgjonte se “ai vdiq për flamur”, “dha jetën për flamur”, u flijua për Shqipëri. Historia deri më sot ka mbartur ndër gojëdhëna, përvoja historike, të thëna e bëma tagre të tilla për shumë individë, grupe njerëzish, epoka. E besueshme është ajo që është më e prekshme, sepse është më bindëse. Duhej të vritej emigranti nga Kukësi, Gramoz Palushi, që edhe më skeptiku të besonte se ka edhe shqiptarë që dinë të japin jëtën për flamur. Vdekja e të riut shqiptar në ishullin grek, ishte një tjetër arsye e triumfit të shqiptarëve, pavarësisht se ai triumph kishte zanafillën tek një ndeshje futbolli. Në fund të fundit atë që dot nuk e bëri politika tek shqiptarët, do ta bënte Gramoz Palushi, jo vetëm një tifoz, por një shqiptar i denj, i cili u flijua për të mbetur i gjallë në jetë të jetëve, si shqiptari që zgjoi ndjenjën shqiptare, përgjegjësinë për kombin shqiptar.

Grekët, me dhunën e ushtruar ndaj tifozëve shqiptarë, me vrasjen e të riut kuksjan dëshmuan se janë një popull që nuk meriton të jetë në familjen evropiane, pavarësisht konjukturave polititike që e kanë pozicionuar atë në këtë rrang. Ata dëshmuan gjithashtu, jo vetm armiqësinë ndaj shqiptarëve, por fudullekun dhe meskinitetin e një kombi që pretendon se trashëgon një bazament ndër më të vyerit e historisë së njerëzimit, përfshi këtu dhe Kalin e Trojës. Megjithatë Gramoz Palushi dhe dhjetrat e shqiptarëve që ranë pre e nacionalizmit ekstremist grek, dëshmuan se janë jo viktima por apostuj të një populli të lashtë, të qytetëruar, që di të jetojë në paqe dhe di të gëzojë për fitoret e tij. Grekët treguan se nuk janë asgjë më shumë se grekë, pikërisht ata ndaj të cilëve ne fituam jo vetëm një ndeshje futbolli por një luftë qytetërimesh.

Ka Shqipëri

Skepticizmi se diçka shqiptare kishte mbetur në këtë vend të dërmuar nga padrejtësitë historike dhe politike, do të merrte fund me një ndeshje futbolli. Do të rrëzoheshin të gjithë pretendimet se në Shqipëri nuk ka shqiptarë. Atë natë e në vijim i treguam Botës, po i tregojmë dhe do t’I tregojmë se Shqipëria ka zot shqiptarët, edhe pse ajo nuk ka ditur të përfaqësohet si e tillë nga klasa politike, e cila ka luajtur dhe vazhdon të luaj servilin në lojën e marrëdhënieve me shtetet e tjera, pse, vetëm e vetëm se ndodhen në një bazament më të fortë politik dhe ekonomik. Ne dëshmuam se shpirti atdhetar bën mrekulli, vendos veton kombëtare më çmimin më të shtrenjtë, pa u kursyer e dhe para çmimit të jetës.

Gazeta Greke “TA NEA” një nga më të mëdhatë në vënd, në një reportazh të gazetares Martha Katanidhi shkruan se Vrasësi i shqiptarit 20 vjeçar Gramoz Palushi “shpesh herë përzihej në ngatërrësa”

Ngjarja…

Katër të rinjë shqiptarë në biçikletat e tyre kaluan nga pjaca e fshatit. Gëzoheshin për fitoren e kombëtares së tyre. Mes tyre dhe 20 vjeçari Gramoz Palushi. Kladhis dhe Palushi që kishin lindur dhe rritur pothuajse në të njëjtën periudhë, u takuan një dhe të vetmen herë në jetën e tyre; Për pak minuta G.P gjëndet i vdekur në asfalt. Vrasësi vazhdonte të mbante në dorë thikën që i mori jetën këtij të fundit.

Gramoz Palushi varroset në Tiranë. E shoqëronte vëllai i tij në këtë udhëtim të fundit nga Greqi në Shqipëri. Sa për Kladhin, ai të vetmën gjë që mundi të thoshte ishte “se sikur të kishte mundësi ta kthente kohën mbrapsh….do të ndryshoja gjithçka”

“Nuk duhej të kishte ndodhur kështu. Është një tragjedi. Më tragjikja nga të gjitha ështe së nipi im nuk kishte asnje lidhje me futbollin. Atë natë ai as po e ndiqte ndeshjen. Kishte dale me një shokun e tij. Nuk ishte shpërthim i një ndjenje kombëtare. Nuka ka patur dhe nuk ka asgje kundër shqiptarve. “sa sjell momenti, nuk e sjell e gjith koha”, thotë Nikos Kladhis, xhaxhai i Panajotit për gazetën Greke “Ta Nea”.

Nga Çikago…

P. Kladhis lindi dhe u rrit në Çikago të Amerikës nga baba Grek, Kristodhulo Kladhi dhe nënë Amerikane. Mbas ikjes së Kristodhulos drejt Amerikës e ndoqë dhe dy prej tre vëllezërve të tij të cilët emigruan atje. Në fillim punuan nëpër restorante ku më vonë hapën një të tyren. Atje punuan të gjithë sëbashku. Dhe pas shumë vitesh vëllezrit vayhduan të punojnë sëbashku. Sot vendasit thonë së “nuk ju shkoi mundi dëm”.

Bojaxhinjë….

Ishte arsyeja ekonomike qe 20 vjeçari Gramoz Palushi dhe 25 vjeçari vëllai i  tij të merrnin udhët e kurbetit. Të dy vëllezrit punoni sëbashku si bojaxhinjë. Punëdhënësi i tyre është Kryetari i fshatit. Ata jetonin në një dhomë, në fshatin Tragaki, të cëlë kishin marrë me qera. “Vëllai i madh kishte ardhur në Zakintho me 1995, ndërsa Gramozi në vitin 2000” Si gjithë ne, erdhën për të gjetur punë dhe një shans për tju larguar varfërisë. Mblidhnin para dhe jau dërgonin prindërve në Tiranë. Ata kanë dhe një vëlla tjetër që punon në Kretë, na thotë Kryetari i Fshatit, zoti Daniel..

Në përiudhën kur Gramoz Palushi arriti në Greqi, Panajotis bashkë me të jatin ishin kthyer në Zakintho dhe punonin në punët e tyre familjare. Nëna e tij dhe dy motrat kishin ndënjur në Amerikë. “Në denoncimin e tij, panajoti thoshte se prindrit e tij duheshin, por kishin disa mosmarrveshje”. Babai i vdiq i kish vdekur tashmë përpara dy vitesh. Ai vendosi të rrinte me gjyshen dhe xhaxhallarët.

Xhaxhallarët………

Xhaxhai, Nikos Kladhis thotë se Pnajoti ishte karakter i vështirë “përpiqeshim sa mundeshim ta kishim nën kontroll. Është e vështirë të kujdesesh për një jetim. Shpesh herë përzihej në ngatërresa. Para dy muajsh ishte shtruar në spital, pas një ngatërresë me pasoja të renda për të me një grup të rrezikshëm të panjohurish. Përfundoi në spital me mjekër dhe këmbë të thyer. Ndofta nga kjo mbante atë biçakun me vete. Pas zënkës së fundit ishte friksuar shumë. Natyrisht që kjo nuk është shkak që ai ta kishte me vete biçakun. E keqja u bë dhe nuk përpiqem aspak ta mbroj.

Dy të rinjtë nuk ishin njohur më përpara me njëri tjetrin. Atë natë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Greqi , ishte hera e parë dhe e fundit ku njëri do të takontë tjetrin. Gramoz Palushin e dërguan në spital shokët e tij, por ai kish vdekur. Panajoti Kladhi sillej nëpër fshat sikur të mos kish ndjerë se çfarë kishte bërë pak përpara,deri kur e arrestoi policia.

Shtypi grek dhe vrasja e tifozit shqiptar

Media greke pasqyron gjeresisht incidentet qe ndodhen pas ndeshjes Shqiperi-Greqi, midis tifozeve greke dhe shqiptare. Ne shtypin e sotem, pershkrimet e incidenteve ne Tirane dhe Greqi, si dhe intervistat e shumta te personaliteteve te medias dhe sportit zene nje vend te konsiderueshem.

Gazeta politike, “Eleftherotipia”, duke i kushtuar komenteve rreth tre faqe nga editoriali i saj sportiv, pervec atyre me karakter teknik sportiv ka vene theksin te deklaratat zyrtare te qeverise dhe te perfaqesuesve te forcave politike greke.

Pas deklarates se Ministrit te Shtetit dhe Zedhenesit te Qeverise, Z. Rusopulos, jepet e plote edhe deklarata e Kryetarit te partise “PASOK”, J. Papandreu, si me poshte vijon: ”Incidentet e dhunes i perkasin me keqardhje nje epoke tjeter, nje mentaliteti te semure dhe nje ideologjie raciste, e cila nuk duhet te kete asnje lidhje me Greqine e 2004. Greqia, e cila tashme mund te fitoje betejat me te veshtira, duhet ne te njejten kohe te denoje dhe te izoloje fenomene te tilla te papranueshme”.

Partia SINASPIZMOS ne lidhje me vrasjen tragjike te te riut shqiptar ne Zakintho, si dhe me gjithe incidentet e tjera te dt. 04. 09.2004 ka dhene deklaraten e meposhtme: “Pas dyluftimeve te mbremshme, ballafaqimeve te dhunshme dhe ne vecanti pas ngjarjes tragjike ne Zakintho, nuk mjafton vetem denimi haptas i klimes nacionaliste dhe zemerngushtesise qe con persona ose grupe te caktuara ne kete veprime.

“Le te marrin ne konsiderate pergjegjesite e tyre shkaktaret, “producentet e medhenj” (shenimi yne: behet fjale per presidentet e klubeve sportive qe jane edhe biznesmenet me te fuqishem ne Greqi dhe qe kane investuar ne krijimin e grupeve huligane mes tifozave greke) politikanet, perfaqesuesit e medias qe fatkeqesisht, ndezin here pas here ne shume vende huliganizmin dhe qe I japin nje mbulese ideologjike sukseseve dhe deshtimeve sportive, me ide dhe permbajtje nacionaliste dhe akte te tilla extreme te percartjes “nacionalist”  ose gjoja te “tragjedise””.

Nderkohe gazetat japin edhe deklaratet e Prefektit te Selanikut, duke shprehur edhe mospajtimin me to. Ne deklaraten e tij z. Psomiadhis shprehet se eshte I prekur me ate cka ndodhi ne stadiumin “Qemal Stafa” ne kohen kur jepej hymni kombetar grek dhe thekson se: “Ata qe kerkojne te drejtat e njeriut ne nje vend qe i strehon, duhet qe ne vendin e tyre te mos japin shkak te akuzohen per mosrespektim te tyre… Incidentet e Shqiptareve ne Greqi kane provokuar sedren e Grekeve, qe ndeshen me te saten here me pergojime e poshterime dhe pikerisht ne Greqi, ne vend qe te degjojne nje “faleminderit” nga emigrantet shqiptare per cka iu ofron atdheu i tyre i ri…. Zyrtaret shqiptare duhet t’i kerkojne falje qytetarit krenar grek…”

Ne vijim Prefekti Psomiadhis akuzon qeverine e kaluar qe “i pranoi pa parapergatitje emigrantet shqiptare dhe iu dha edhe karta jeshile per arsye votash”.

Ne vijim, gazeta vlereson intervistat e lojtareve greke dhe shqiptare te cilet e konsiderojne ndeshjen e te shtunes si nje loje sportive qe nuk e lidh asgje me politiken dhe se nga ana e lojtareve greke humbja ka te beje me gabime te skuadres se tyre dhe aspak me atmosferen e krijuar ne stadium, sic pretendojne komente te gazetareve te ndryshem.

Gjeresisht jane pasqyruar incidentet edhe ne gazeten “Ta Nea” te dites se sotme. Ne artikujt qe lidhen me keto ngjarje pershkruhen me hollesi episodet ne qytete te ndryshme te Greqise, duke e cilesuar si te pazonjen policine greke te evitonte situatat e krijuara megjithe se ishte e parapergatitur per keto incidente. Te dhenat mbi te plagosurit ndryshojne nga nje shkrim ne tjetrin, nje here behet fjale per tre te plagosur, ne shkrimin tjeter per pese shqiptare, etj Theksohet se ne disa nga qytetet greke incidentet u frymezuan nga anetare te organizates extranacionaliste “Krisi Avgji”, nderkohe qe nuk rezulton te jete arrestuar asnje prej tyre. Sipas te dhenave te policise, nenvizohet ne shkrimin e kesaj gazete, jane arrestuar gjashte shqiptare dhe asnje  grek, pervec greko- amerikanit dhe bashkepunetorit te tij qe kryen vrasjen e 20 vjecarit shqiptar ne Zakintho.

Edhe edicionet e mbremshme informative ne te gjitha stacionet televizive greke, kane pasur nder lajmet e para incidentet mes tifozave greke dhe shqiptare. Ne te gjitha stacionet eshte dhene e plote deklarata zyrtare e zedhenesit te qeverise dhe perfaqesuesve te forcave te tjera politike, si dhe pervec pershkrimit te ngjarjeve ne qytete te ndrysme greke dhe ne kryeqytetin shqiptar, qe jane pasqyruar si nga stacionet shteterore ERT1 dhe

ET3 ashtu edhe ne ato private si ANT, ALPHA, Mega, etj, ka pasur edhe intervista te gazetareve dhe perfaqesuesve te politikes greke, te cilet kane denuar ngjarjet e dhunes, aq me teper kur ato kane permasa tragjike si ne rastin e te riut shqiptar qe humbi jeten ne ishullin e Zakinthos.

Nga Albert VatajSokol Pepushaj

Martohet me një katolike, bie në gjak me familjen e nuses!

Shumë nuk e besojnë dhe kanë të drejtë, por ama është e vërtetë. Edhe pse jemi në fillimshekullin e ri, përsëri zakone të mbrapshta të ardhura deri në ditët tona si pjesët më të këqija të kanunit të maleve, aty-këtu nxjerrin krye e biles shkaktojnë edhe brenga e dhimbje me pasoja deri tragjike për njerëzit. Kështu ka ndodhur vitet e fundit me dy të rinjtë Gëzim Rexhep Brahaj, i datëlindjes 6 prill 1980 dhe Ariana Gjovalin Pjetërkolaj, e datëlindjes 5 prill 1985, të dy lindur e banorë të fshatit Gruemirçezme, i ndarë në dy pjesë të quajtura lagjet katolike e myslimane, 5-6km larg nga qyteti i Koplikut, fshat që bën pjesë në komunën e Gruemirës. Dy të rinjtë u lidhën përjetësisht me njëri-tjetrin përmes një dashurie të thellë e të pastër si uji i kthjellët i Rrjollit që buron diku në thellësitë e bjeshkëve e pasi përshkon mespërmes fshatin, derdhet i zhurmshëm në liqenin e Shkodrës. Ndërsa dy të rinjtë me besime të ndryshme fetare i gëzoheshin dashurisë së tyre, përkundrazi z.Gjovalin Pjetërkolaj, e shoqja Vera dhe të afërmit e familjes me origjinë nga Dukagjini, nuk e pranonin kurrsesi martesën e vajzës së tyre Ariana me një mysliman, edhe pse i përkiste një familje të respektuar dhe vetë djali, Gëzimi ishte me sjellje mjaft të mirë. Nëna e Gëzimit, Dushja, pasi babai, Rexhepi, kishte vite i vdekur, disa herë kishte dërguar shkuesit sipas zakonit për të kërkuar dorën e vajzës, e jo vetëm që nuk kishte gjetur mirëkuptim por edhe ishte kërcënuar me synimin për ta detyruar Gëzimin të hiqte dorë nga martesa me Arianën. Në këto kushte dy të rinjtë që i kishin dhënë besën njëri-tjetrit, vendosin të bashkohen përjetësisht edhe pa dëshirën e prindërve të Arianës, Gjovalinit e Verës. Më 15 mars 2004, Gëzimi e grabit Arianën. Pra, Gëzimi shkon fshehurazi në pjesën katolike të fshatit dhe merr Arianën që e priste diku afër shtëpisë, e të dy së bashku strehohen në shtëpinë e Gëzimit. Ky veprim i acaron edhe më shumë marrëdhëniet mes dy familjeve. Pjetërkolajt nuk e pranojnë turpin e vendosin të hakmerren. Gëzimi, Ariana, nëna Dushe e vëllai i gëzimit, Fatlumi, detyrohen të mbyllen brenda katër mureve të shtëpisë për t’i shpëtuar pushkës së Pjetërkolajve që në shënjestër kishin çiftin e sapomartuar pa dëshirën e tyre. Ata nuk zbuten as nga ndërhyrjet e krerëve të komunës së Gruemirës dhe misionarëve të paqes. Me ethet e hakmarrjes, një ditë rrahin egërsisht nënë Dushen, që po blinte ushqimet në dyqanin e fshatit, pasi i thyejnë këmbën e kërcënojnë edhe me vrasjen e Gëzimit e Arianës. 10 ditë më pas i djegin kasollen e bagëtive ngjitur me shtëpinë dhe i dërgojnë një letër kërcënuese se do t’i djegin të gjallë. Të gjendur në kushte të tilla kërcënuese dhe në rrezik për jetën, dy të rinjtë Gëzim e Ariana arratisen nga Shqipëria dhe instalohen në një shtet evropian, atje ku jeta, liritë dhe të drejtat e njeriut mbrohen e garantohen me ligj. Por ikja e tyre aspak nuk i ka zbutur Pjetërkolajt. Vetëm para disa ditësh, Fatlumi, vëllai i Gëzimit, përmes një letre, i lutet vëllait, Gëzimit e kunatës, Arianës, të ruhen pasi jeta e tyre është në rrezik. Ata kurrë s’do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre pasi pushka e Pjetërkolajve rri e ngrehur për t’u shkrehur mbi trupat e tyre të pafajshëm. Faji i tyre i vetëm është pse u deshën dhe u lidhën përjetësisht me njëri-tjetrin. E pikërisht për këtë duhet të vriten. E nën Dushja me sytë e përlotur nga malli për djali e nusen do të mbyllë sytë e vetme, larg njerëzve më të shtrenjtë të saj.

Ky rast është pjesë e atij realiteti të dhimbshëm që haset vetëm në Shqipëri, kryesisht në trevat e veriut, aty ku shteti është i dobët e kanuni i maleve nxjerr krye e hera-herës bëhet tepër kërcënues dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve. Është vërtet tragjike. Një mysliman dashurohet e martohet me një katolike e bie në gjak me familjen e fisin e nuses! Disi e pabesueshme për kohën që jetojmë. Jemi në shekullin XXI…

Rifat Ymeri

Në veri të Shqipërisë hidhet në erë një shtëpi

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 300 të 20 shtatorit, banesa e Arben Zef Gjinit, në Vig-Mnelë të komunës Mnelë-Vig është hedhur në erë nga një sasi lëndësh plasëse. Motivet ende janë të pazbardhura, por sipas prononcimit të kryekomunarit për gazetën “Shqipëria Etnike”, zotit Pjetër Lleshi, familja Gjini ka patur një konflikt të vjetër me një familje tjetër dhe mendohet se kriminelët kanë patur të dhëna se Arben Gjini, i cili prej kohësh nuk ishte në Shqipëri, është rikthyer. Pra, qëllimi duket ka qenë eliminimi fizik i tij dhe familjes së tij. Në fakt në atë shtëpi kanë ardhur ca miq, ku është menduar se është pikërisht Arben Gjini. Miqtë dhe njerëzit që banonin aty kanë fjetur tek axha i Arbenit, kështuqë shpërthimi i tritolit nuk ka arritur të vrasë apo plagosë askënd, vetëm të shkatërrojë e të bëjë të pabanueshme shtëpinë. Pak minuta pas shpërthimit, nga banorët atje janë dëgjuar në vendin e quajtur Kodra e Çelës, breshëri automatiku. Ky vend është rreth një kilometër larg nga vendi ku ndodhi shpërthimi. Këto krisma të kujtojnë zakonin shqiptar të Kanunit të Lekë Dukagjinit, ku pas një vrasjeje për gjakmarrje shprehet gëzimi e jepet haberi se nderi u vu në vend. Është hera e dytë që personi në fjalë vihet në shënjestër për t’u vrarë.

Albert Vataj

Një ditë ditari

U ngrita si zakonisht e si zakonisht sintonizova radioaparatin në radiostacionin Radio Maria, e vetmja radio fetare e instalueme në Shkodrën e traditës së mrekullueshme të bashkëjetesës së tre besimeve fetare në harmoni shembullore. Rreth një orë dëgjova variete muzikore me secilën pjesë ma të bukur se tjetrën, cilësia e renditjes nuk asht në naltësinë e copave që transmetohen, e kjo ndodh kur nji njeri i del zot edhe ndonji pune që nuk asht e tija. Kësaj vërejtjeje drejtuesat e këtij institucioni i janë përgjigjë “Pjesët muzikore ne i shtimë në punë vetëm e vetëm për me plotsue orët e transmetimit që nuk bajnë fjalë për religjionin tonë”, unë mendoj se prestigji i një radiostacioni mvaret në çdo sekondë të transmetimit të saj. Pas orës muzikore filluen lutjet të cilat japin shkas me pyet: Pse Radio Maria, apo ma mirë me thanë drejtuesat e Radio Marisë kanë vu dorë në tekstet e lutjeve të trashigueme?! Këto ndryshime a i ka detyrue nevoja a çfarë?! Pse nuk i kanë vue edhe në gjuhët tjera?! Ma ndonji shembull ilustrues i këtyne ndryshimeve. Në Ati ynë ishte “Shejtnue qoftë Emni yt”. Tash thuhet  “U shenjtëroft Emri yt”. Shejtnue qoftë, i përfshinë të gjitha kohët e foljes, “U shenjtëroftë” i përket vetëm kohës së ardhme. Vargu përmbyllës i kësaj urate ishte, “por largona prej gjith t’keq”. Tash thohet, “Por lirona nga i keqi”. Kuptimet e këtyne vargjeve, sipas meje bien ndesh me njani-tjetrin dhe ja përse. “Por largona prej gjith t’keq” ka kuptimin nga të gjitha të këqijat, qofshin ato të këqijat që kemi ne në veten tonë, qoftë nga të këqijat që mund të ndeshim tek të tjerët, ose që na i sjellin fatkeqësitë e rastësishme. E sotmja “Po lirona nga i keqi”, ka kuptimn nga individi i keq, pra duke lanë jashtë të këqijat tona të mbrendshme, si edhe të këqijat që mund të na i sjellin fatkeqësitë e rasteve. Protagonistat e ndryshimit të vargut të fundit të kësaj urate mundohen të justifikojnë ndryshimin e tyne duke thanë pas “Na liro nga i keqi” fjalët shtesë “E na liro nga të gjitha të këqijat”. Lind pyetja: Cilës domosdoshmëri iu deshte kjo shtesë?! Brenda kësaj urate asht e lejueshme lueja e fjalëve. Vullndesa në vullneti, largona me lirona dhe me tokë, por unë mendoj se asht krejtësisht i papranueshëm ndryshimi i kuptimeve të cekuna ma sipër. Në qoftë se të gjitha uratët janë të paprekshme, Ati Ynë asht ma e paprekshmja. Qoftë nga se nuk i ka psue kjo uratë ndryshimet në asnji gjuhë tjetër, qoftë se nuk na lejohet me nxjerrë gabim klerikët paraardhës të cilët nuk janë kurrësesi gabim, e kjo tregon se e drejta asht me ata që nuk kanë ndryshue. Unë mendoj se nuk ekziston asnji gja në këtë botë aq e pandryshueshme sa ç’janë uratët. Po thonë se ndryshimet e uratëve në shqip i përkasin vendimit të konferencës ipeshkëvnore shqiptare. Vallë a asht në kompetencën e kësaj konference nji vendim i tillë?! Sipas meje nji i tillë vendim do ta çudiste botën e edhe sikur të merrej nga vetë Papa mbasi uratët janë vendime të paluejtshme nga vendimet. Unë do ta falenderoja nji replikë bindëse, por kurrsesi nji përpjekje të dështueme replikimi. Ashtu si unë edhe nji pjesë e meshtarëve i kundërshtojnë këto ndryshime duke i ruejtë uratët e trashigueme, pyet “me cilin variant duhet të jemi”! Në përfundim të këtyne rreshtave, dëgjova pasqyrën e shtypit të ditës. Të gjitha gazetat i kanë fëlliqë faqet e tyne me nji rast inçesti e jo për tjetër veç për hir të biznesit. Nji gazetar i mirëfilltë nuk e ulë veten me gjurmue e zbulue e me botue turpe krejtësisht të panevojshme për informimin përkundrazi botimi i të tilla informatave ndikon në mënyrë makabre tek pjesa stërdërrmuese e popullsisë. Këto të dhana pise bajnë pis sa protagonistat e këtyne veprimeve, aq informuesat e këtyne veprimeve. Pas pasqyrës së shtypit të ditës vijnë lajmet. Ndër të tjerat flitet për veprimtarinë fisnike të Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve. Lajmi në fjalë i jep shkas pyetjes: A do të ishte e nevojshme Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve nëse do të kishte shtet?! Populli thërret: O shtet. E shteti përgjigjet: Jam duke marrë rrogën e shpërblimin për punët shtetnore. Cilat punë – Çka po të duhet ty – Ndodhi nji krim – Tash po e kapi kriminelin – Kur?! – Kur të më vijë në dorë – E çka po i ban. Po e pyes sa e paguen mosdënimin – Të lumtë, këtij i thonë shtet. Arsyeja e kësaj flete ditari pa datë asht se të gjitha ditët kanë të tilla probleme, për të cilat shpresoj të shkruhet.

Gjokë Vata

Fenomeni i gjakmarrjes, kjo plagë e rëndë e shoqërisë

Gjakmarrja, fenomeni që po detyron të largohen shqiptarët nga Shqipëria. Është tepër e rëndë të mendosh se kjo plagë e shoqërisë shqiptare, sidomos e Veriut të Shqipërisë dhe pikërisht Shkodrës, po shkatërron jetë njerëzish. Vetëm në qytetin e Shkodrës numërohen mbi 300 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes dhe sipas statistikave të Qarkut të Shkodrës, nga viti 1997-2004 janë vrarë për shkak të gjakmarrjes 350 persona, ndër ta nuk mungojnë as fëmijë, as gra. Po sipas këtyre statistikave, këto 12 vitet e fundit kanë lënë shkollën përfundimisht nga frika e gjakmarrjes 460 nxënës e vetën në qytetin e Shkodrës janë aktualisht 80 fëmijë të ngujuar nga frika se mos vriten dhe këto janë të moshës 0-14 vjeç. Shembulli mjaft i mirë i këtyre fenomeneve që sapo përmendëm është edhe familja e Arif Dedës, i vrarë në Shkodër më 1 prill të vitit 2004, për motive gjakmarrjeje. Arif Deda, i datëlindjes 27.10.1976, ishte martuar me Xhensila Koka nga Bujanova-Serbi (fshati Konsul), kosovare. Megjithëse Arifi ishte evgjit (magjyp) dhe Xhensika ishte e bardhë, ato bënin jetë të rregullt në Shkodër. Por gjithçka shkatërrohet për këtë familje kur vëllai i Arif Dedës vret një evgjit (magjyp) tjetër. Familja e evgjitit të vrarë hakmerret duke vrarë Arif Dedën në sy të gruas së tij, Xhensilës, për gjakmarrje. Por, jo vetëm kaq, personat që vranë burrin e Xhensilës ishin njerëz biznesmenë me influencë dhe njiheshin si të fortë në qytet. Duke u nisur nga kjo ata kërcënuan se do të vrasin Xhensilën dhe vajzën e saj, Natashën. Të trembur nga kjo situatë, kur Xhensila shikon burrin tek vritet dhe po ata njerëz e kërcënojnë se do ta vrasin bashkë me vajzën, ajo largohet për në Angli bashkë me vajzën e saj, Natasha, nga frika e gjakmarrjes. Qyteti i Shkodrës mban mend shumë mirë se viktima të gjakmarrjes kanë qenë edhe fëmijë e gra. Rasti i fundit ishte në vitin 2000, në fshatin Berdicë, kur një fëmijë 11 vjeç vritet për gjakmarrje tek dera e shkollës duke ngrënë bukë.

Adi Hoti

 

 

Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe Qeveria në përgjithësi e respekton këtë të drejtë në praktikë.

Nuk pati ndonjë ndryshim në gjendjen e respektit për lirinë e fesë gjatë periudhës që mbulohet nga ky raport, dhe politika e qeverisë vazhdoi të kontribuonte për praktikimin përgjithësisht të lirë të fesë.

Marrëdhënia përgjithësisht miqësore midis feve në shoqëri kontribuoi për lirinë fetare.

Qeveria e Sh.B.A. i diskuton çështjet e lirisë fetare me Qeverinë si pjesë e politikës së saj të gjithanshme për të promovuar të drejtat e njeriut.

Seksioni 1. Demografia Fetare

Vendi ka një sipërfaqe totale prej 11,100 miljesh katrore dhe popullsia e tij është përafërsisht 3,069, 275. Ka një popullsi kryesisht homogjene, të përbërë nga gegët në veri dhe toskët në jug. Bashkësitë etnike greke, grupi më i madh i pakicës në vend, janë të vendosura në pjesën jugore të vendit. Pakica të tjera të vogla përfshijnë romët, bashkësinë egjiptiane (një grup etnik i ngjashëm me romët por që nuk flet gjuhën rome), vllehët, çamët dhe maqedonët.

Shumica e qytetarëve janë shekullarë në orientim pas dhjetëvjeçarësh ateizmi të zbatuar fort nën regjimin komunist, i cili mori fund në vitin 1990. Pavarësisht nga ky shekullarizëm, shumica e qytetarëve zakonisht e identifikojnë veten me një grup fetar. Qytetarët me origjinë myslimane përbëjnë grupin më të madh fetar tradicional (i vlerësuar me 65 deri në 70 përqind të popullsisë) dhe janë të ndarë në dy bashkësi: ata që identifikohen me një formë të moderuar të islamizmit sunit dhe ata që identifikohen me shkollën bektashiane (një formë veçanërisht liberale e sufizmit shiit). Në vitin 1925, pas revolucionit të Ataturkut, vendi u bë qendra botërore e bektashizmit, megjithëse nuk është njohur si i tillë nga qeveria. Bektashinjtë vlerësohet se përfaqësojnë përafërsisht një të katërtën e popullsisë myslimane të vendit.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (referuar Ortodokse) dhe Kisha Katolike Romake janë dy përkatësitë e tjera. Afro 20 deri 25 përqind e popullsisë i përket bashkësive që janë tradicionalisht ortodokse shqiptare, dhe afërsisht 10 përqind janë katolikë romakë. Kisha Ortodokse u bë e pavarur nga autoriteti i Kostandinopojës në vitin 1929 por nuk u njoh si autoqefale, apo e pavarur, deri në vitin 1937. Statuti i Kishës i vitit 1954 pohon që të gjithë kryepeshkopët e saj duhet të kenë nënshtetësi shqiptare; megjithatë, kryepeshkopi i tanishëm është një nënshtetas grek, aplikimi i të cilit për nënshtetësi ka mbetur i pavendosur për një numër vitesh.

Myslimanët janë të përhapur anembanë vendit, por janë përqëndruar kryesisht në mesin e vendit dhe më pak në jug. Ortodoksët mbeten kryesisht në jug, dhe katolikët në veriun e vendit; megjithatë, kjo ndarje nuk është e prerë, veçanërisht në rastin e shumë qendrave urbane, të cilat përbëhen nga popullsi të përziera. Pakica grek, e përqëndruar në jug, i përket Kishës Ortodokse. Nuk ka të dhëna në dispozicion mbi pjesëmarrjen aktive në shërbime fetare formale, por vlerësohet se 30 deri në 40 përqind e popullsisë praktikon një fe. Përfaqësues të huaj fetarë, përfshi klerikë myslimanë, misionarë kristianë dhe baha’i, anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait, anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtëve të Ditës së Pasme (Mormonët), dhe shumë të tjerë kryejnë lirisht veprimtari fetare.

Sipas Komitetit Shtetëror të Kulteve, gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport, pati rreth 17 shoqëri dhe grupe të ndryshme myslimane ishin aktive në vend; disa prej këtyre grupeve ishin të huaja. Kishte 31 shoqëri kristiane që përfaqësonin më shumë se 45 organizata të ndryshme dhe 500 deri 600 misionarë kristianë dhe baha’i. Grupet më të mëdha misionare të huaja ishin amerikane, britanike, italiane, greke dhe arabe.

Seksioni II. Gjendja e Lirisë Fetare

Kuadri Ligjor/I Politikave

 

Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe qeveria përgjithësisht e respekton këtë të drejtë në praktikë. Sipas Kushtetutës së vitit 1998, nuk ka ndonjë fe zyrtare dhe të gjitha fetë janë të barabarta; megjithatë, bashkësitë fetare mbizotëruese (myslimane sunite, bektashiane, ortodokse dhe katolike romake) gëzojnë një shkallë më të madhe njohjeje zyrtare (p.sh., festat kombëtare) dhe statusi shoqëror mbi bazën e pranisë së tyre historike në vend. Të gjitha grupet e regjistruara fetare kanë të drejtën të mbajnë llogari bankare dhe të zotërojnë prona dhe ndërtesa. Festat zyrtare përfshijnë festa fetare nga të gjithë katër besimet mbizotëruese.

Lëvizjet fetare mund të sigurojnë statusin zyrtar të një personi juridik duke u regjistruar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës sipas Ligjit mbi Shoqatat, i cili njeh statusin e një shoqate jofitimprurëse pavarësisht nga nëse organizata ka karakter kulturor, argëtues, fetar apo humanitar. Qeveria nuk kërkon regjistrim apo licensim të grupeve fetare; megjithatë Komiteti Shtetëror i Kulteve mban të dhëna dhe statistika mbi organizatat fetare të huaja që e kontaktojnë atë për asistencë. Asnjë grup nuk raportoi vështirësi në regjistrim gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport. Të gjitha bashkësitë fetare kanë kritikuar qeverinë për mosgatishmërinë për t’u akorduar atyre status që i përjashton nga taksat.

Komiteti Shtetëror i Kulteve, i krijuar me anë të një urdhri ekzekutiv dhe i bazuar në Kushtetutë, është ngarkuar për rregullimin e marrëdhënieve midis qeverisë dhe të gjitha bashkësive fetare, të mëdha dhe të vogla. Kryetari i Komitetit ka statusin e një zëvendës ministri dhe përgjigjet drejtpërdrejt përpara Kryeministrit. Komiteti njeh barazinë e bashkësive fetare dhe respekton pavarësinë e tyre. Komiteti punon për të mbrojtur lirinë e fesë dhe për të promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar. Komiteti deklaron që regjistrat e tij mbi organizatat fetare lehtësojnë akordimin e lejeve të qëndrimit nga policia për punonjësit e huaj të organizatave të ndryshme fetare. Megjithatë, në të kaluarën, disa organizata të huaja fetare kanë pretenduar që angazhimi i Komitetit nuk e ka lehtësuar aksesin ndaj lejeve të qëndrimit. Asnjë organizatë nuk ngriti ndonjë pretendim të tillë gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport.

Nuk ka ndonjë ligj apo rregullore që t’i detyrojë organizatat fetare të njoftojnë Komitetin mbi veprimtaritë e tyre; megjithatë, Neni 10 i Kushtetutës kërkon marrëveshje të veçanta dypalëshe për të rregulluar marrëdhëniet midis qeverisë dhe bashkësive fetare. Nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë deri tani. Komiteti Shtetëror i Kulteve po shqyrton hartimin e një ligji që do t’i trajtonte të gjitha bashkësitë fetare holistike; megjithatë, deri në fundin e periudhës së mbuluar nga ky raport, nuk ishte ndërmarrë ndonjë hap. Në vitin 2002, Komiteti bashkërendoi hartimin e një marrëveshjeje dypalëshe tip për t’u përdorur në negociatat e ardhshme me secilën bashkësi fetare. Përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim është lënë pezull ndërkohë që Komiteti shqyrton Ligjin mbi Fenë të përmendur më sipër.

Sipas të dhënave zyrtare, në vend ekzistojnë 14 shkolla fetare, me përafërsisht 2,600 nxënës. Ministria e Arsimit ka të drejtën të miratojë programin e shkollave fetare për të siguruar përputhjen e tyre me standartet kombëtare të arsimit, dhe Komiteti Shtetëror i Kulteve mbikqyr zbatimin. Ekzistojnë gjithashtu edhe 68 qendra trainimi profesional që administrohen nga bashkësi fetare.

 

Kufizime të Lirisë së Fesë

Politika dhe praktika e qeverisë kontribuoi në praktikimin përgjithësisht të lirë të fesë. Qeveria është shekullare. Ministria e Arsimit siguron që shkollat publike në vend të jenë shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Në shkolat publike nuk jepet mësim i fesë. Ndërkohë që nuk ka ligj që të ndalojë demonstrimin e përkatësisë fetare në shkollat publike, ka pasur raste kur nxënës nuk janë lejuar ta bëjnë këtë në praktikë. Në dhjetor 2003, një student mysliman u ndalua të dilte në fotografinë e diplomës sepse kishte mjekër. Në fund, studenti u lejua të diplomohej me anë të ndërhyrjes së Zyrës së Avokatit të Popullit (një institucion qeveritar i ngarkuar me hetimin e akuzave të qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe me mbrojtjen e lirive të tyre themelore). Mbi familjet nuk imponohet ndonjë kufizim në lidhje me mënyrën se si ata rrisin fëmijët e tyre në lidhje me praktikat fetare.

Në vitin 1967, qeveria komuniste ndaloi të gjitha praktikat fetare dhe shpronësoi pronat e bashkësive islamike, ortodokse, katolike dhe të tjera. Qeveria nuk i ka kthyer ende të gjitha pronat dhe objektet fetare nën kontrollin e saj që kishin qenë konfiskuar gjatë regjimit komunist. Në rastet në të cilat ndërtesat fetare u kthyen, qeveria shpesh dështoi të kthente tokën që rrethon ndërtesat, shpesh për shkak të pretendimeve të rizhvillimit nga individë privatë që filluan ta punonin tokën apo ta përdornin për qëllime të tjera. Qeveria nuk i ka burimet që të kompensojë bashkësitë në mënyrë adekuate për dëmtimet e gjera që pësuan shumë prona fetare. Megjithëse ajo ka rikthyer disa prona të konfiskuara, përfshi një copë të madhe toke pranë sheshit qëndror të Tiranës ku po ndërtohet një katedrale, Kisha Ortodokse ka pretenduar për vonesa në miratime për ndërtimin e kishave dhe ndërtesave të tjera të lidhura me të nga qeveria e qytetit, dhe mungesa e veprimit në lidhje me një numër pretendimesh të tjera pronësie anembanë vendit, si edhe vështirësi për kthimin e disa ikonave fetare për restaurim dhe ruajtje.

Edhe bashkësia katolike romake ka gjithashtu pretendime të pazgjidhura pronësie, por ishte në gjendje të bekonte një katedrale të re në qendrën e Tiranës në vitin 2002 mbi një tokë të ofruar nga qeveria si kompensim për të tjera toka konfiskuar gjatë epokës komuniste. Bashkësitë e myslimanëve sunitë dhe ajo bektashiane gjithashtu kanë kërkuar që qeveria të kthejë një numër pronash fetare, përfshi, në rastin e së parës, një pjesë të madhe toke të ndodhur përballë ndërtesës së Parlamenti në qendrën e Tiranës, në të cilën dikur ngrihej një xhami. Plani i Ri Urban për Tiranën ka vënë mënjanë tokë për një xhami të re mbi këtë tokë. Edhe bashkësia bektashiane kërkon kompensim nga qeveria për viktimat e persekutimit fetar gjatë regjimit komunist.

Në maj, Parlamenti miratoi një ligj për kthimin e pronave, i cili përfshin dispozita që trajtojnë pronat fetare,  të cilat mund të përmirësojnë situatën e përgjithshme për të gjitha bashkësitë fetare. Sipas ligjit të ri, bashkësitë fetare duhet të kenë të njëjtat të drejta si edhe individët privatë në çështje të kthimit apo kompensimit të pronave. Deri në fundin e periudhës së mbuluar nga ky raport, ligji (i debatueshëm për arsye që nuk lidhen me të) ishte refuzuar nga presidenti, i cili ia ktheu atë Parlamentit  për shqyrtim të mëtejshëm.

Aleanca Evangjeliste Shqiptare, një shoqatë e afërsisht 97 kishash protestante anembanë vendit, pretendoi që kishte hasur pengesa administrative në aksesin në media. Megjithatë, përfaqësues të Aleancës Evangjeliste deklaruan që nuk ishte e qartë nëse aksesi i kufizuar ishte për shkak të përmasave të vogla të organizatës apo prej përkatësive të veta fetare. Bashkësia evangjeliste në rritje ka zgjeruar marrëdhënien e saj me institucionet e ndryshme publike të vendit të tilla si universitetet.

Nuk pati raportime për të burgosur apo të ndaluar fetarë.

 

Konvertimi Fetar i Detyruar

Nuk pati raportime për konvertim fetar të detyruar, përfshi edhe të nënshtetasve minorenë amerikanë që të kishin qenë rrëmbyer apo larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shtetet e Bashkuara, apo për refuzim për t’i lejuar nënshtetas të tillë që të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara.

 

Abuzime nga Organizata Terroriste

Nuk pati abuzime të raportuara që të vinin në shënjestër fe të caktuara nga organizata terorriste gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport.

Seksioni III.  Qëndrimet Shoqërore

Marrëdhënia përgjithësisht miqësore midis feve në shoqëri kontribuoi në lirinë fetare. Shoqëria është kryesisht shekullare. Ndërmartesat mes anëtarëve të feve të ndryshme janë jashtëzakonisht të zakonshme. Bashkësitë fetare krenohen me tolerancën dhe mirëkuptimin që mbizotëron midis tyre.

Pas Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari, u qëllua dhe u vra në zyrat qendrore të Komunitetit në Janar 2003, Prokuroria e Përgjithshme ua ktheu çështjen autoriteteve për hetim të mëtejshëm. Çështja mbetej e pazgjidhur deri në fundin e periudhës së mbuluar nga ky raport.

Në tetor 2003, policia arrestoi Kastriot Myftarin, autor i librit “Islamizmi Kombëtar Shqiptar” nën akuza të nxitjes së urrejtjes fetare. Libri përmbante opinionet e autorit mbi fenë islame dhe se si feja ka ndikuar jetën shqiptare.  Sipas prokurorisë, një numër pohimesh në libër përdhosnin fenë islame. Prokuroria kishte kërkuar nga gjykata gjashtë muaj burgim për autorin. Në qershor, gjykata e çliroi Myftarin prej të gjitha akuzave.

Në vitin 2002, disa bashkësi bektashiane jashtë Tiranës përjetuan kërcënim, vandalizëm dhe kërcënime për dhunë. Paskëtaj, autoritetet shqiptare zbuluan personat përgjegjës (shtetas joshqiptarë) dhe i dëbuan për shkelje të rregullave të imigracionit. Nuk pati raportime të reja për vandalizëm gjatë periudhës së mbuluar nga ky raport.

Udhëheqësit bektashianë besojnë që ndikimet e huaja fetare që kërkojnë të minojnë përpjekjet e vendit për të ruajtur tolerancën dhe lirinë fetare qëndronin në rrënjë të këtyre incidenteve. Udhëheqës të tjerë fetarë kanë shprehur shqetësime të ngjashme mbi rolin potencialisht përçarës që luhet nga ekstremistët fetarë jonënshtetas.

Seksioni IV.   Politika e Qeverisë së Sh.B.A.

 

Qeveria e Sh.B.A. i diskuton çështjet e lirisë fetare me qeverinë dhe si pjesë e politikës së saj të gjithanshme për promovimin e të drejtave të njeriut. Qeveria e Sh.B.A. ka përdorur shumë nisma për përforcimin e zhvillimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor në vend, si dhe për të çuar më tej lirinë dhe tolerancën fetare. Ambasada e Sh.B.A. vazhdon të nxisë qeverinë që të trajtojë pretendime të pazgjidhura për prona fetare dhe t’u kthejë tokat kulteve që i humbën ato gjatë sundimit komunist. Zyrtarë të ambasadës, përfshi edhe Shefin e Misionit, u takuan shpesh (si në vizita zyrtare formale ashtu edhe në veprimtari të tjera) me krerët e bashkësive kryesore fetare në vend.

Shoqëria, megjithëse tradicionalisht tolerante në çështjet fetare, mbetet gjithsesi e prekshme nga një gamë ndikimesh të jashtme. Projektet që mbështesin mirëkuptimin ndërfetar dhe që forcojnë edukimin qytetar në shkollat fetare ndihmojnë që të sigurohet që tradita të ruhet ndërkohë që forma të fesë islame dhe kristiane, të reja për vendin, përpiqen të hedhin rrënjë. Ambasada ka qenë aktive në nxitjen e tolerancës dhe moderimit si një veçori e vazhduar e shoqërisë. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës u ka ofruar grante organizatave vendore për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar dhe për të mbështetur mësimin e çështjeve qytetare dhe tolerancës fetare në shkollat tetëvjeçare, përfshi edhe shkollat e drejtuara nga organizata me bazë besimin.

Një projekt, Projekti i Edukimit Qytetar dhe me Bazë Besimin, inicioi në mbarë vendin një seeri diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta midis mësuesve, përfaqësuesve të medias, dhe udhëheqësve kombëtarë dhe vendorë për të eksploruar mënyra në të cilat edukimi qytetar të jetë një përpjekje e bashkësisë dhe që shtrihet përtej mureve të klasave. Duke punuar me Medresenë në Tiranë, skholla kryesore islamike në vend, Projekti zhvilloi “Projektin e Palestrës së Shkollës”. Nxënësit në këtë program mësonin mbi aplikimin e parimeve qytetare ndërkohë që vizitonin zyra bashkiake dhe kompani të shërbimeve për të mësuar mbi procedurat e licensimit dhe të tjera të lidhura me lejet e ndërtimit, lidhjet e ujit dhe ujërave të zeza, si dhe kërkesa të tjera të lidhura me zgjerimin e palestrës së shkollës. Një tjetër pikë kulmore e projektit ishte një përpjekje e përbashkët e kryer nga nxënës të Medresesë dhe një prej shkollave kryesore të mesme në Tiranë. Nxënësit e Medresesë vizituan shkollën e mesme për të marrë pjesë me homologët e tyre të shkollave publike në prezantime mbi ditët e shenjta përkkatëse të bashkësive fetare. Të rinj myslimanë mësuan dhe prezantuan ditët e shenjta kristiane, ndërkohë që të rinjtë kristianë shpjeguan rëndësinë e festave myslimane.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës gjithashtu mbështeti një seri diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta mbi tolerancën fetare në bashkësitë lokale. Organizata joqeveritare zbatuese mblodhi sëbashku përfaqësues të qeverisë vendore, udhëheqës fetarë, si dhe anëtarë të tjerë të bashkësive në qytete më të vogla në mbarë vendin për diskutime të hapura mbi lidhjet ndërfetare, fushat e shqetësimit, si dhe mënyra për të forcuar bashkëpunimin për të promovuar mirëqenien e përgjithshme në shoqëri. Në maj, e njëjta organizatë, gjithashtu e mbështetur nga Ambasada, filloi një projekt vazhdimësie të quajtur “Ditët e Tolerancës në Shkollat Fetare” me anë të të cilit udhëheqës të bashkësive shekullare dhe fetare, zyrtarë të qeverisë, dhe të tjerë eksploruan se si të forcohet mirëkuptimi i ndërsjellë midis feve.

Në maj, Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID) lançoi një projekt dyvjeçar me vlerë 1.340 milionë dollarë ose 135 milionë lekë me anë të OJQ-së World Learning mbi përforcimin e tolerancës fetare në vend. Totali prej 1.340 milionë dollarë përbëhet nga 1.184 milionë dollarë financim nga Qeveria e Sh.B.A. dhe një kontribut prej 0.0156 milionë dollarë si kosto e ndarë nga WL. Projekti synon të mbështesë ekzistencën paqësore të grupeve të ndryshme fetare dhe të përforcojë mirëkuptim më të madh midis personave të besimeve të ndryshme.

 

Asnjë shans, asnjë perspektivë, asnjë mundësi rehabilitimi të konflikteve në Shqipëri

Ashpërsimi i luftës politike në Shqipëri ka sjellë një mungesë perspektive për vendin postkomunist. Si zgjidhje e vetme për sigurinë e jetës shumë qytetarë kanë zgjedhur jetesën në ilegalitet, ose ikjen nga Shqipëria. Vrasja e kryemisionarit të pajtimit të gjaqeve, Emin Spahija ka rritur së tepërmi veprimtarinë e forcave anarshiste që nuk duan shtet ligjor. Duket se edhe policia shqiptare është përgjegjëse për një gjendje të tillë katastrofike, ku njeriu vritet në mes të ditës e në mes të natës. Policia shqiptare që gjoja dështoi në prangosjen e vrasësit të misionarit të paqes, i cili sipas shtypit u lajmërua nga policia vetë, duke dekonspiruar operacionin, flet fort shumë, pasi kjo polici as nuk publikoi emrin e vrasësit që në popull përflitet, as nuk u dha mediave fotografinë e tij, gjë që do e bënte të besuar hetimin dhe do mbërthente pa asnjë mëdyshje vrasësin, kushdo qoftë. Pra, edhe më optimisti nuk beson në këtë shtet. Aq më pak ata që kanë jetën të rrezikuar.

Zëvendës kryetari i shoqatës ligjore Britaniko-Shqiptare, Mr. Robertson, shprehet se e konsideron problemin e gjakmarrjes si plagën më të madhe të politikës shqiptare, ku rreth 2100 familje jetojnë të ngujuara dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë. Kjo kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë. Ky fenomen dirigjohet nga politika, ku krimi politik e ka shndërruar në një maskaradë jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm shqiptarë. Edhe këta dy vëllezër që po publikojmë me fotografi, Përparim Shpata dhe Shpëtim Shpata, si rrjedhojë e aktivitetit të tyre të dendur në shërbim të çështjes demokratike, ku investuan për një Shqipëri pa dhunë e pa padrejtësi, njëlloj si Emin Spahija, tashmë i pushkatuar, janë të rrezikuar seriozisht me jetën, ku duket e largët dita kur mund të rikthehen në vendin e vet, pasi sot nuk kanë adresë. Përparim Shpata dhe Shpëtim Shpata kanë qenë në ballë të njerëzve që demonstruan protestim kundër diktaturës komuniste më 16 qershor 1990, kur u varros dëshmori i demokraci shqiptare Pëllumb Pëllumbi, kanë qenë në ballë, pra në pararojë, më 14 janar 1990, kur u rrëzua shtatorja e diktatorit rus Stalin në Shkodër, kanë qenë në pararojë më 13 dhjetor 1990, kur u rrëzua busti komunist i përbindëshit Enver Hoxha, kanë qenë në pararojë më 2 prill 1991, kur u protestua për votëvjedhjen e Ramiz Alisë, ku u pushkatuan katër vetë e u plagosën 163 të tjerë, kanë qenë edhe në varrimin e ish-deputetit të pushkatuar Azem Hajdarit, ku atë 14 shtator të vitit 1998, Përparimi e Shpëtimi, si shumë demokratë të tjerë u dhunuan. Jeta sot është e rrezikuar për shumë të tillë. Më 22 shkurt 2004, Përparim Shpata është plagosur me armë zjarri në kofshën e këmbës së djathtë, ndërsa Shpëtimi është rrahur e dhunuar nga persona të panjohur. Edhe familjet e tyre kanë qenë viktima të kërcënatave serioze. Një fenomen i tillë, ku jeta të merret, flet për një viktimizim të madh që përmasohet në vijimësi.

Sokol Pepushaj

Kurbin: Dhunohen të drejtat njerëzore

Një ndër policët shqiptar është Arjan Lik Lika, i datëlindjes 10.10.1971, lindur dhe banues në qytetin e Laçit të rrethit të Kurbinit, i cili ka kaluar një kalvar vuajtjesh për të qenë i drejtë para ligjit. Pas shërbimit ushtarak të detyrueshëm, është organizuar në PD, dt. 15.7.1992 deri më 20.10.1994 dhe në nëntor të ’94 ka filluar si punonjës i policisë së rrethit Kurbin. Detyra e tij ishte komandant i forcave të ndërhyrjes së shpejtë në bashkëpunim me policinë e antikrimit ku ka marrë pjesë në arrestimin e shumë personave të cilët ishin kriminelë, banda grabitëse dhe trafikantë. Ka marrë pjesë për uljen e kryengritjes në Vlorë, e cila ishte një kryengritje mbarëpopullore e armatosur.

Gjithmonë duke pasur parasysh se ka qenë një zbatues urdhërash dhe ligjesh, mbas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, ndaj tij filluan një sërë akuzash të pabazuara nga asnjë lloj fakti sepse siç e theksova më sipër ka qenë vetëm një zbatues ligji, pa pranuar t’i shkelë, që i çmon si gjënë më të shtrenjtë. Shihej mirë arsyeja e pushtetarëve komunistë. Ata donin ta lironin nga puna dhe shumë kolegë të tij derisa ia arritën qëllimit, bënë reformën në polici, të cilët kishi plan të parë në program, mbasi e liruan nga detyra si punonjës policie më 13.2.1998, e nxorën në mes të rrugës pa asnjë lloj mbrojtjeje nga shteti përballë shumë kriminelëve ish të burgosur të cilët kishin thyer burgjet dhe ishin të lirë dhe të armatosur. Jeta e tij dhe e familjes rrezikoheshin dita-ditës. Në maj të 1998 është kthyer përsëri tek PD, si anëtar dhe më vonë si kryetar i forumit rinor të seksionit Gjorm. Në verën e vitit 1999 është arrestuar nga policia ku e kanë mbajtur për tre javë, arsyeja ishte gjoja se ai ishte organizator i një tubimi anti-ligjor, akuzë e cila ishte komplet fallso, sepse u faktua që ai nuk kish dorë në atë punë. Dhe kur ai bëri denoncimin që ishte i pafajshëm i është bërë presion deri në kërcënimin e jetës për të tërhequr denoncimin të cilin u detyrua ta tërheqë me ndërhyrjen e prindërve, familjes dhe njerëzve të tjerë që kishte përreth, të cilët e shikonin gjendjen jashtë e u detyrua të heqë dorë nga aktiviteti politik. Kjo gjë nuk i solli ndonjë ndryshim sepse vazhdonte hakmarrja ndaj tij.

Në shtator të vitit 1999 i hodhën restorantin në erë, të cilën e kishte në pronësi të të vëllait, Pajtim Lika, por që punonin të dy bashkë. Kjo gjë i solli shumë pasoja në problemet familjare. Bëri denoncimin në polici por nuk gjeti asnjë lloj përkrahjeje të cilën këtë gjë e dinte por ishin gjëra që duheshin bërë. U detyrua më vonë të lërë qytetin e tij të lindjes dhe të shkojë në një qytet tjetër, i cili ishte Durrësi. Në këtë qytet mori një shtëpi me qera dhe jetonte me gruan dhe djalin e tij, por trazirat nga policia vazhduan, rrahjet në mes të qytetit, kontrollet e njëpasnjëshme në mes të natës.

Çdo gjë që i ndodhte në drejtim të policisë ishte tashmë e ditur se e kishte shoqëruar biografia nga pas si në kohën e sistemit gjysëmshekullor të komunizmit. Pati edhe dy tentativa për vrasje, njëra përfundoi në plagosjen e shokut të tij që po drejtonte një autoveturë Benz, e cila ishte e tija. Në atë rast ai mori 4 plumba. Erdhi policia, e dërguan në spital dhe këtë e morën në pyetje se kush ishin ata, dhe ky u përgjigj se ata ishin me maska. Dhe tentativa tjetër për vrasje ishte kur ai ndodhej në shtëpinë e tij, atë natë i kishte ardhur djali i xhaxhait për qejf. Qëlluan nga dritarja e shtëpisë dhe plagosën djalin e xhaxhait.

Mbas të gjitha problemeve që rrezikuan jetën e tij dhe të familjes, u detyrua të kthehet pranë prindërve të tij dhe më vonë të merrte rrugën larg vendit të tij për në një shtet tjetër ku jetën e tij dhe të familjes e ka më të sigurtë.

Zef Nika

 

LSI, lëvizja e skraparllinjve të inatosur

Populli fal ata që e mundojnë, por nuk ka për të falur kurrë ata që e rrejnë, ata që vjedhin pasurinë e popullit, vjedhin tenderat, ata që të vrasin natën dhe të qajnë ditën, siç ishte vrasja e prometeut të demokracisë më 12 shtator 1998, Azem Hajdari.

Ambasadorja Mariza Lino në orën 1800 të dt. 5 janar 1999, i dorëzon Kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko, një mesazh personal të Presidentit të SHBA, Bill Klinton, me tekst “Ju uroj për dialogun”.

Një nga temat e bisedave mes Presidentit Amerikan Klinton dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Majko, mund të ishte edhe takimi i dytë me liderin demokrat, Berisha. Kjo ishte një “thikë me dy presa”. Takimi i shpejtë Majko-Berisha, ku zgjati afro 2 orë.

Kryediplomatja amerikane, Lino, duket se ka mbyllur një cikël të takimeve të saj me liderët e politikës së Shqipërisë me kryetarin e partisë më të madhe, ish-kryeministrin Nano dhe shefin-kryetarin e opozitës, Berishën.

14 vite kanë kaluar nga rënia e komunizmit.

Inisiativa e Nanos për të shkatërruar çka është ndërtuar tash 14 vite gjen një formë të përshtatshme për të hapur fushatën elektorale, për “shkatërrimin e ndërtesave pa leje ndërtimi” në bregdetin e Sarandës, dt.13 shtator 2004.

Qeveria shqiptare të japë llogari për shpërdorimin e 38.5 miliard lekë të reja për 7 vjet ku i takon 5.5 miliard lekë nëvit, prandaj të krijohet një komision hetimor ku të dalin në shesh vjedhjet, se kush e ka fajin? Qeveria “guximtare” Nano të ia pasojë topin Metës, sot ka përballë një krizë…

Zhurma e madhe për kushtetutën, pozicionet e njërës apo tjetrës parti, politikën e Shqipnisë gjithmonë e ka shoqnue korrupsioni, mungesa e hapun e popullit, energjia elektrike si dhe krimi i organizuar. Kjo është sëmundja e qeverisë të Shqipërisë për të mos i çue kurrë deri në fund punët, janë sabotuar me qëllim.

Kur Partia Demokratike merr vendim për t’u larguar nga Parlamenti disa herë, por nga ana tjetër fillojnë alternativat ky hasin në “zonjat e hekurta” të forta. Partia Demokratike duhet me hy në Parlament, kur të plotësohen disa kushte nga ana e koalicionit qeveritar. Ka simpatizantë të tjerë që mbrojnë po me argumenta se nuk duhet me hy ma në Parlamentin e Shqipnisë. Duhet me iu përmbajtë “amanetit” të Azem Hajdarit, sa të jenë në pushtet Fatos Nano – Ilir Meta, ata po luajnë me fatet e popullit të Shqipnisë, “kush asht burrë sot o kurrë”.

PD nuk duhet vlerësuar vendimet që marrin në Parlament deputetët e PS, duhet vlerësue vlerat e demokracisë kur një parti kërkon të çojë vlerat demokratike përpara. Tanë së bashku duhet marrë pjesë në Parlament, aty asht vendi ku debatohet për integrimin e Shqipnisë në Evropë, por jo me korrupsion, papunësi, pa prodhim. Vetëm asnjena parti nuk mund të bajnë asgja, por duhet me gjetë një alternativë të re, për me zgjidhë problemet që ka sot populli i Shqipnisë.

Takimet që mund të bajë Dr. Berisha me Nanon-Metën duhet patur kujdes se ajo është “një kurth minjsh” për P.Demokratike. Përçarja e P.Socialiste brenda selizë rozë mund të çojë në zhbllokimin e P.Demokratike. situata politike sa vjen dhe rëndohet më shumë. Duhet të kemi parasysh deklaratat e Dr. Berishës në lidhje me korrupsionin e Nanos, dhe tanë qeverisë. Dialogu nuk mund të zëvendësojë zgjdhjen. Socialistët parashikojnë zgjedhje pa zgjedhje, probabiliteti PS+PAD+PSD+PAG+PAMB=LSI, Fatos Nano+Neritan Ceka+Skënder Gjinushi+Lufter Xhuveli+Ethem Ruka=Ilir Meta, janë një, social-komunistë. Këta mund t’i quajmë politikanët e “bixhozit” që bajnë thirrje për Evropë dhe më në fund tërhekun nga lindja e komunizmit. Largimi i Nanos nga skena politike paralajmëron se e ka përfundue periudhën e riprodhimit të specieve. Tashmë është “frikë” se përdor platformën e rikthimit të Ilir Metës me kapacitet të plotë. Kjo është platforma Nano-Meta.

Qeveria e Shqipnisë e drejtuar nga zv/Kryeministri Ilir meta dhe Ermelinda Meksi, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në fund të muajit nëntor 1998 në Gjenevë janë kthyer mbrapsht, ku pala e Shqipnisë asht treguar e paaftë për negociatat e zhvilluara në përgatitjen e dokumentacionit përkatës.

Kushti kryesor: plotësimi i kuadrit ligjor, ku të krijojë kushte të njëjta me vendet e tjera anëtare për tregtinë e mallrave që prodhohen në vend (zero prodhim). Pa industri nuk ka prodhim, z. Nano-Meta, ku ishit juve duke prodhuar gomone për të mbytur klandestinët apo llojet e drogave të ndryshme që na sollët ju. Këta aleatët që ke mund t’i quaj “rriqna” ku mbështesin pushtetin politik, hajna të rritur për të fituar tendera me financë si Telekom, apo puset e naftës ku t’i dogjën, etj. Partia Demokratike dhe liderët e saj duhet të jenë ma të organizuar duke patur parasysh heshtjen e Metës dhe organizimin që më dt. 6 shtator 2004 krijoi LSI, që do të thotë: “Lëvizja e skraparllinjve të inatosur”. Përballë tyre tashmë do të jetë Ilir Meta, ku pretendon me marrë në dorë qeverinë.

Tërheqja e Nanos i jep forcë për të rihyrë edhe një herë Dr. Berisha me atributet e kohës me të reja. Nano dhe Meta për të mos u ikur pushteti do të mundohen të gjejnë “fije” të padukshme për ta detyruar Dr. Berishën për t’u takuar, por kujdes se janë… Për të shuar orekset e mëdha këta janë shumë spekulativë në aritmetikë, ku synojnë minimumin e ndershmërisë me elektoratin që ata i votojnë, ku një pjesë mund t’i quajmë pa frikë “zagarë” elektoralë, që i liruan nga burgjet dhe u shkojnë mbrapa parlamentarëve nëpër kafe. Ku këta zotërinj na ngrehen si “gjeli” majë plehut, mbi këtë pasuni përrallore të vënë në kurriz të popullit fukara, duke marrë taksat dhe duke i përdorur për qejfet e tyre, duke ngritur vila dhe pallate 15-20 kate. Kjo nuk është “komedi”…

Hasan Kurtaj

 

Kodi i besës në portretin e Nënë Terezës

Tepër emocionues ishte takimi me mikun tim të hershëm, z. Skënder Hyka (i cili ka disa vite që banon në Bruksel të Belgjikës), por po aq emocionues dhe sugjestionues ishte tregimi i tij, i cili më befasoi për vetë karakterin e ngjarjes. Në kushtet që po kalojmë në këtë fillimshekulli të ri, ku besa, bujaria dhe nderi quhen “anakronike” (dhe ky fenomen nuk ndodh vetëm tek ne, por ka karakter global), ky akt që do të trajtojmë na inkurajon dhe na bën të krenohemi me emrin Shqipëtar. Ndërsa po pinim nga një kafe, shoqëruar me nga një teke raki, në lokalin e artistit të vërtetë, Sandër Ruçi, Skënderi (jo pa një ndjenjë krenarie) fillon tregimin të cilin do të përpiqem ta shtjelloj sa më shkurtimisht, duke i qëndruar besnik tregimit, pa asnjë ekzagjerim gazetaresk. Mark, më thotë Skënderi, në Belgjikë banoj tash gjashtë vjet dhe të jesh i bindur se ai vend është me të vërtetë i shenjtë. Njeriu trajtohet në mënyrë të përkryer (por gjithnjë kur ai respekton ligjin). Të siguroj, më tha Skënderi, se opinioni për shqiptarët është mjaft i mirë nga shteti belg. Ja se çfarë i ndodhi një ditë një mikut dhe adashit tim nga Kosova. Ai quhet Skënder Bajraktari (emigrant), intelektual i shquar dhe njeri me reputacion, qoftë nga ne shqiptarët, por edhe nga belgët. Një ditë, në shtëpinë e Skënderit “zbarkojnë” trembëdhjetë shqiptarë klandestinë të ardhur nga Shqipëria. Të kemi ardhur në shtëpi dhe të kemi rënë në besë, o Skënder Bajraktari, megjithëse nuk të njohim, por ta kemi dëgjuar zërin për djalë intelektual dhe njeri të besës. Nuk kishin kaluar dy orë kur në shtëpinë e Skënderit i vjen njoftimi që të nesërmen të paraqitej në kuesturë bashkë me klandestinët. Të nesërmen në mëngjes, në krye të “skalionit” klandestin, shqiptari besnik dhe bujar, Skënder Bajraktari, gjendet në kuesturë, ku bashkë me kuestorin ndodhej dhe prokurori. Zoti Bajraktari, i drejtohet kuestori Skënderit, ju keni shkelur ligjin duke strehuar trembëdhjetë emigrantë të cilët kanë hyrë në Belgjikë në mënyrë të paligjshme. E di, zoti kuestor, por këta më erdhën në besë dhe ne shqiptarët besën e konsiderojmë si gjënë më të çmuar dhe simbolin më të shenjtë. Ju garantoj në emër të kësaj bese se unë do të përgjigjem para ligjit për çdo shkelje që mund të bëjë cilido prej tyre. Ne, belgët, njohim vetëm ligjin, ndërhyri prokurori. Skënder Bajraktari, i zënë ngusht, në kërkim të gjetjes së ndonjë fraze për të ndihmuar bashkëkombasit ngre sytë lart (sikur do të kërkonte ndihmë prej Hyjit). Por për fatin e tij dhe të bashkatdhetarëve, mbi kokën e kuestorit shikon portretin e Nënë Terezës! Në gjoksin fisnik të Skënder Bajraktarit zemra fillon të rrahë me forcë, në sytë e tij u ndezën shkëndiat e shpresës, ishin bashkatdhetarë të Nënë Terezës. Nën trysninë e këtij entuziazmi krenar, menjëherë ndërtoi ligjëratën mbrojtëse që do të vendoste fatin e bashkatdhetarëve. Zotërinj të nderuar, vëllezërit e mi emigrantë janë bij të asaj nëne të madhe (dhe drejtoi dorën nga portreti), që është nëna e humanizmit të të gjithë botës. Nuk e besoj se Belgjika demokratike do të braktisë bijtë e kësaj nëne të madhe, model i humanizmit. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund, të gjithë u akomoduan në Bruksel.

Ky episod (informativ), i cili na vjen nga një intelektual dhe burrë i shquar me origjinë nga fshati Vorfë i Shkodrës, na bind plotësisht se propaganda anti-shqiptare që bëjnë mediat e shkruara dhe ato elektronike të disa shteteve fqinje, në rastet më të shumta nuk i përgjigjet realitetit dhe dizinformimet e tyre janë dashakeqe. Mesazhi apo informacioni (tepër i sigurtë) që na sjell qytetari i nderuar, Skënder Hyka, është mjaft kuptimplotë, inspirues dhe inkurajues. Respekt për informacionin e zotit Skënder Hyka, respekt dhe konsideratë për kosovarin patriot, Skënder Bajraktari. Respekt për të gjithë shqiptarët që punojnë jashtë atdheut dhe që me djersën e ndershme dhe mendjen e kthjellët ndërtojnë të ardhmen e tyre, duke ruajtur dhe lartësuar emrin Shqipëtarë.

Mark Bregu

 

A do të ketë pasardhës At Fishta?

Ishte hera e parë që mora pjesë në një meshë në Kishën e Fretërve të Gjuhadolit.

Bahet shugurimi i dy fretërve. Kjo ishte një andërr. Interpretimi me shkathtësi i veglave muzikore të kishës që drejtohej nga drejtuesi. Krijohej vazhdimi i rrëshqitjes të dasisë së djalit nga familja e madhe në një familje tjetër të kushtuar për tanë jetën…

Kjo ishte një gja madhore për këta dy të rinj që po studioni filozofinë dhe teologjinë për frat. Çdo sekond dhe çdo minut fjala e provincialit Padër Ndue Gashi bahej fli për kushtet e përjetshme të frat Aurel Gjerkaj dhe frat Dedë Gjoka, se Shkodra dhe Shqipnia ka pasë dhe ka nevojë për këta breza, ku mund të bahen pasardhësit e Fishtës… Tanë jetën e tyne frat Aureli dhe frat Deda do ua kushtojnë besimit ndaj të madhit Zot. Të falënderojmë Zotin për dhuratën që u ka dhanë.

Ku këta dy vëllezër bane kushtet e përjetshme në prani tonë, bekimin solemnar, një mënyrë jete të re, me nda të mirën dhe të keqen me popullin.

Ma e bukura ishte që familjarët e frat Aurel Gjerkaj dhe frat Dedë Gjoka, dy djem, dy azgana ia dhuruen Zotit. Prindërit ishin shumë të gëzuem që ishin zgjedhë nga shembulli i Shën Françeskut. Zoti duhet t’i ndihmojë e t’i shoqërojë duke ba betimin e përjetshëm me marrë titullin e fretërve. Kjo ishte në andër ku e kishin andërruar qysh kur kanë kenë të vegjël, por kjo na u ba zhgjandërr sot… Don Zoti dhe na u plotësua dëshira.

Aureli ma bani qefin shumë, se më tha: Që ne jemi nxanësit e At Fishtës dhe foli me shumë epshe. Për mue është një “barrë”, ku unë ia kam vu vedit ndaj Provincës Françeskane të Shqipnisë. Kanë me kalue shumë vite dhe unë nuk kam me harrue, dhe me largue nga zemra takimin ku bana më dt. 6 shtator 2004 te porta e Kishës së Fretërve Gjuhadol. Ishte një djalë i gjatë afro 180cm, me flokë të zinj dhe sytë e zinj shumë tërheqës dhe të qeshur. Pamja e jashtme ta jepte malësor. Më bani çudi sjellja morale dhe muhabeti i ambël që më bani me shumë kulturë shpirtërore. Më afroi të hyja mbrenda oborrit të kishës dhe ku bani prezantimin: quhem Aurel Pjetër Gjerkaj, i lindur në Lezhë më 21 nëntor 1979, ka mbarue shkollën për frat dhe më dt. 8 shtator 2004 bahet shugurimi, bashkë me frat Dedë Pjetër Gjoka, i lindur në Kir-Dukagjin më 21 mars 1977.

Premtimi që bajnë këta dy fretër në emër të kishës, premtimi je i pasun për të tjerë dhe i varfër për vedi. Aureli m’u pasqyrua një frat me vullnet të madh dhe moral të naltë.

Ju, kush jeni? Më pyeti Aureli. Unë jam njeriu që shkruaj. Mirë të kuptova, qeshi me një ambëlsi… Moralisht shpirti jem u ba sa Taraboshi. Bamë biseda shumë të lezetshme dhe bashkëbiseduam për shkrimet që shkruaj, Aureli shkrihej duke qeshë për thonjëzat e “peshkaqenit” dhe të “krapit” të Shkodrës, ku ish ngatërrue edhe “trofta” e Valbonës.

Në Shkodër është hera e parë ku këta dy fretën mbarojnë shkollën e lartë, filozofi-teologji në Shqipni duke ba edhe specializim në Itali.

Hasan Kurtaj

 

PD do t’i fitojë zgjedhjet e 2005-ës në Malësinë e Madhe

Në gazetën tuaj është shprehur shqetësimi për zgjedhjet e 2005-ës, ku me të drejtë shprehni mbështetje për Partinë Demokratike, por edhe jepni mendimin siç shihni ju që duke u organizuar si në fillimet e proceseve demokratike duhet të përgatitemi se me të vërtetë na pret një betejë edhe më e fortë se zgjedhjet e tjera. Kundërshtar kësaj radhe s’kemi vetëm të majtën, se po të ishte për parti apo bindje, Malësia e Madhe çdo herë do të votonte PD e të djathtën. Gjatë periudhës së diktaturës Malësia e Madhe u persekutua barbarisht jo vetëm për bindje antikomuniste, por edhe si një popull fetar e atdhetar. Pra sllavo-komunistët shqiptarë u sollën në mënyrën më barbare ndaj kësaj treve iliro-shqiptare. Malësia sot dihet, se për kë e jep votën, por siç e thashë më lart, këto zgjedhje s’kemi vetëm socialistët, por kemi një problem jo-malësor, e ai është pabesia e smira, duke shtuar blerjen e votave dhe grabitjen me polici të votave. Përbën me të vërtetë shqetësim e detyrimisht të gjithë duhet të ndërtojmë një mur të pakalueshëm ndaj këtyre fenomeneve të ditura. Unë personalisht jam optimist se duke nisur nga PD qendër e miqtë e mi të një ideali në Malësi, do të dimë të fitojmë zgjedhjet, por edhe t’i mbrojmë votat, se kemi një detyrim moral e atdhetar ndaj atyre malësorëve të shumtë që dhanë jetën për një Malësi e Shqipëri të përparuar e demokratike, prandaj në zgjedhjet e 2005-ës, me ndihmën e të madhit Zot, fitues do të jenë kandidatët e PD me aleatët e djathtë.

Gjergj Termali

 

Haberret e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Një major prej Shkreli (M.Madhe) në ushtrinë greke

Këto ditë në një gazetë të përditëshme u botua një intervistë e hershme e Gavril Meksit, i cili tregonte se pasi ishte shkolluar si ushtarak në Greqi, kishte shërbyer në ushtrinë greke në vitet 1922-1923, dhe kishte marrë pjesë në luftën Turko-Greke. Grada e Gavrilit në ushtrinë greke si oficer kishte qenë Major. Gjithsesi kjo luftë kishte përfunduar në favor të Turqisë të Ataturkut e jo të helenëve, dhe pas kësaj zoti Meksi kishte përfunduar në Tiranë si mësues historie. Në fakt për ne të rëndësishme kanë qenë deklaratat e djalit të Gavrilit, Aleksandër Meksit, i cili gjatë intervistave të tij në vitet 1995-1996, disa herë ka thënë se ai ishte safi shqiptar, madje nga zemra e shqiptarisë, Malësia e Madhe. Ku zoti kryeministër në atë kohë thotë se ne jemi nga Dedajt e Shkrelit, por të ardhur shekuj më parë në trevat e Shqipërisë Jugore, ose siç i thonë fqinjët helenë, në Vorio-Epir. Natyrisht zotit Meksi (i biri) ne i besojmë për dy arsye: Së pari, pasi ai është disi i zanatit të historisë (arkeolog), dhe së dyti ne i kemi pasë besuar për rreth 5 vite vetëm atij si kryeministër në qeverisjen e parë demokratike pas gjysëm shekulli diktaturë.

Ne, duke grumbulluar tërë këto haberre të “mira” për trevën tonë kemi të drejtë të mburremi se nga Shkreli i Malësisë së Madhe kemi pasur një major në ushtrinë greke.

Dy haberre nga “festa” e Reçit

(Haberri i parë)

Nuk thonë kot, se ai që shëtit shumë, ose diçka e gjen, ose diçka gjen, në fakt ne të haberreve të gazetës na ndodhi e dyta, ku gjetëm një haberr që ua “vjedhme” dy veteranëve që ishin në “festën e Reçit” dhe po kuvendonin me shtatë palë qejfe. Veteranët ishin njëri komunist dhe tjetri ballist (siç duket i emëruar nga socialistët). Biseda kishte të bënte me atë se përse lufta e Reçit e 31 gushtit 1943 përkujtohej me madhështi, kur në fakt ishte një luftë spontane dhe thuajse pa vlera, gjithashtu dëshmorët thuhet se ishin 4, kur njëri është vetë italian, ndërsa në Malësi të Madhe ka dhjetëra luftëra më të mëdha e heroike që përcaktuan fatin e trevës e shqiptarisë. Ne në fakt, për të marrë haberrin sa më origjinal vendosëm të riprodhojmë bisedën që “gjetëm”:

Veterani (ballist): -Zoti veteran (komunist) përse thua tu i jepet kaq rëndësi e madhështi nga shteti juaj dje komunist e sot socialist, luftës së Reçit, kur në trevën tonë kemi shumë luftëra më të mëdha e heroike se kjo, që edhe ju vetë filluat ta kujtoni me dhjetë vjet me vonesë pas çlirimit?

Veterani (komunist): -Mor budalla veteran që të bëmë ne, po cilat luftëra paska bërë Malësia më të mëdha se luftën e Reçit që e bëmë ne e tani po e festoni edhe ju?

Veterani (ballist): -Po unë them se lufta për ngritjen e flamurit e vitit 1911 është shumë më e madhe e heroike se kjo, madje sipas disa studiuesve thuhet se ka rreth 500 dëshmorë të flamurit. Gjithashtu edhe lufta e 1920 që njihet si lufta e Koplikut ka të paktën mbi 300 dëshmorë që ranë në mbrojtje të trojeve të Malësisë, Shkodrës e më gjerë…

Veterani (komunist): -Mor, ti veterani i dreqit që paskemi gabuar që të morëm në gjirin tonë, a e di se me kë i bëmë ne këto luftëra? Luftën e 1911 e bëmë me turqit që Enveri ynë i kishte për zemër, dhe miqtë më të mirë nga vendet arabe i kishte, e përveç kësaj mos harro se ata të besimit islam ishin, si ti dhe unë, dhe si shumica e shqiptarëve ku partia jonë heroike ka shumicën e anëtarësisë.

Ndërsa lufta e vitit 1920 është bërë me shkjetë e Serbisë e të Malit të Zi, ku po të mos ishin ata ne do të ishim pa Partinë Komuniste (P.Punës) dje e pa Partinë Socialiste sot. Madje janë këta shkje që zbuluan të madhin dhe të pavdekshmin Enver hoxha.

Ndërsa lufta e Reçit ishte me italianët (katolikë) tek të cilët kishin bazën edhe kleri katolik të cilin siç e dini me porosi të miqve tanë ortodoksë (jugosllavë) e hodhëm në erë me kulm e themel për shumë vite…

Tashmë shoku, zoti veteran (ballist) besoj se je i sqaruar përse ne ish-komunistët festojmë e përkujtojmë vetëm këtë ngjarje, që siç e shihni edhe nga pjesëmarrja populli po na e aprovon… Gëzuar festën e Reçit…

Ndërsa ne që e “vodhëm” këtë haberr ndër dhëmbë na u dha e thamë gëzuar festën e dreqit, he dreqi na marrtë të tanëve si na ka marrë…

Një veteran nga Shkodra lexon një përshëndetje të vitit 1980

(Haberri i dytë)

Në tribunën ku përshëndeten disa personalitete, pjesëmarrësit në tubim përkujtimor të luftës së Reçit, u ngjit edhe një komunist veteran i moçëm, i cili në emër të veteranëve të “rrethit Shkodër” filloi të lexojë një dyzinë letrash të palosura. Nga goja e këtij veterani filluan të dalin fjalitë, se komunistët bënë këtë luftë kundër fashizmit italian, komunistët ishin në ballë të kësaj lufte çlirimtare, komunistët i prinë popullit të Reçit e përreth në këtë luftë vigane që vramë 150 italianë. Komunistët e partia jonë (komuniste) çliruan vendin dhe ndërtuan Shqipërinë. Partia jonë (komuniste) ju çliroi ju fshatarëve nga zgjedha e feudalëve e borgjezëve, ju siguroi punë e bukë, ju hapi shkolla, vatra kulture e tjerë, duke jua bërë jetën të lumtur në kooperativë bujqësore. Më tej ky veteran lexoi diçka që e kishte korrigjuar, ku tha se në vitin 1990 e 1991 disa reaksionarë e bij reaksionarësh ju prishën gjithçka ju kishte ndërtuar partia e ju nën shembullin e komunistëve. Por ne veteranët jemi vigjilentë e të pavdekshëm, ku qëndrojmë e ju trashëgojmë frymën e bashkimit, forcës e kurajos me të cilat duhet qëndruar e luftuar armiqtë e brendshëm që kanë ngritur krye në emër të pluralizmit e demokracisë së rreme, e themi demokraci e rreme pasi në këtë demokraci ju humbi tradita e festimit të kësaj feste që e kthyem ne mbasi erdhëm në pushtet (më 1997), dhe që kemi mësuar mend që të mos e lëshojmë më as pushtetin e as traditën e historinë tonë që i keni parë hajrin për rreth gjysëm shekulli… Rroftë festa e Reçit, rrofshin ata që ju sollën këto ditë…

Mirëpo pas kësaj përshëndetjeje, dy veteranë dashamirës të veteranit që lexoi si më sipër, pasi u afruan afër të dërguarve të qeverisë filluan të hamendësojnë se populli i mbledhur këtu do ta ketë kuptuar se kjo përshëndetje thuajse mbi 90 përqind është e shkruar që në vitin 1980 dhe është lexuar disa herë. Për çudi një i ndodhur në tribunë, por që askush nuk e dinte pse kishte ardhur dhe kush ishte, iu drejtua të shqetësuarve: Hë, mos e çani kaptinën fare se ky popull nuk mban mend asgjë, se po qe se mbante mend, nuk do të dëgjonte me ëndje e duartrokiste këtë veteranin që për dhjetra vjet ka qenë kryeprokuror e hetues, që ka dënuar me pushkatime, varje, burgosje e internime qindra familje e pjesëtarë të këtyre malësorëve që janë mbledhur sot këtu…

Dy veteranët e shqetësuar pas kësaj u qetësuan mjaft mirë, aq sa filluan të brohorasin nga gëzimi në tribunë me fjalët “Rroftë Harresa!”, “Poshtë Kujtesa!”, në vend që të thonin rroftë festa e Reçit. Gjithsesi populli përsëri nuk kuptonte çfarë thuhej veçse në këto momente duartrokiste e brohoriste gjithnjë e më fort, derisa mitingu mbaroi… Ndërsa fletët e kësaj përshëndetjeje u thanë se do të shtypen veçmas si një libër kujtimesh të veteranëve, ku abonimet për të blerë këtë libër filluan që nga ky moment…

Numri 81 i shton anëtarësinë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

Për partinë e re të krijuar tashmë nga ish-kryeministri Ilir Meta, kishte një shpërfillje të dukshme nga veteranët dhe komunistët e dy partive kryesore (PS dhe PD). Mirëpo kur nga media u publikua se kjo parti kishte numrin 81, ndryshoi mendimi. Komunistët e të dy krahëve menjëherë u mallëngjyen si dikur për mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë, ku siç u është thënë, ligjëroi më i “bukuri”, Enveri i Partisë së Punës. Gjatë këtij mallëngjimi mësojmë se dhjetra veteranë e komunistë nga dy krahët e politikës kërkojnë të regjistrojnë emrin në Lëvizjen Socialiste për Integrim, që mban numrin e pavdekshëm 81, të partive të krijuara nga një popull pak më shumë se 3 milion banorë… Madje thuhet se që nga ky moment do t’i kërkohet parlamentit e qeverisë që të mos lejohet krijimi i asnjë partie tjetër që do të spostonte vëmendjen nga numri 81… në 82, 83 etj…

Mbledhësi i haberreve

Ndue Bacaj

 

PD do t’i fitojë zgjedhjet e 2005-ës në Malësinë e Madhe

Në gazetën tuaj është shprehur shqetësimi për zgjedhjet e 2005-ës, ku me të drejtë shprehni mbështetje për Partinë Demokratike, por edhe jepni mendimin siç shihni ju që duke u organizuar si në fillimet e proceseve demokratike duhet të përgatitemi se me të vërtetë na pret një betejë edhe më e fortë se zgjedhjet e tjera. Kundërshtar kësaj radhe s’kemi vetëm të majtën, se po të ishte për parti apo bindje, Malësia e Madhe çdo herë do të votonte PD e të djathtën. Gjatë periudhës së diktaturës Malësia e Madhe u persekutua barbarisht jo ve-tëm për bindje antikomuniste, por edhe si një popull fetar e atdhetar. Pra sllavo-komu-nistët shqiptarë u sollën në mënyrën më barbare ndaj kësaj treve iliro-shqiptare. Malësia sot dihet, se për kë e jep votën, por siç e thashë më lart, këto zgjedhje s’kemi vetëm socialistët, por kemi një problem jo-malësor, e ai është pabesia e smira, duke shtuar blerjen e votave dhe grabitjen me polici të votave. Përbën me të vërtetë shqetësim e detyrimisht të gjithë duhet të ndërtojmë një mur të pakalueshëm ndaj këtyre fenomeneve të ditura. Unë personalisht jam optimist se duke nisur nga PD qendër e miqtë e mi të një ideali në Malësi, do të dimë të fitojmë zgjedhjet, por edhe t’i mbrojmë votat, se kemi një detyrim moral e atdhetar ndaj atyre malësorëve të shumtë që dhanë jetën për një Malësi e Shqipëri të përparuar e demokratike, prandaj në zgjedhjet e 2005-ës, me ndihmën e të madhit Zot, fitues do të jenë kandidatët e PD me aleatët e djathtë.

Gjergj Termali

 

GREQIA DHE PROBLEME TË INTEGRIMIT EVROPIAN

Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj, sociolog

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Bashkimi Evropian është ndoshta struktura më adeguate, që ofron mundësi të barabarta për qytetarët e Evropës Juglindore që t’u bashkohen radhëve të qytetarëve evropianë.  Tashmë çdo qytetar i këtij rajoni lipset të kuptojë se nuk është vetëm qytetar i një vendi të caktuar, por edhe qytetar evropian.  Ky është vizioni i të qënit evropian, ose të paktën supozohet që të jetë i tillë.

Brenda Evropës Juglindore, Greqia është deri tani i vetmi vend anëtar i BE-së dhe NATOS-s.  Si përfaqësues i BE-së në këte rajon, shteti grek me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet politike e kulturore të kohëve të fundit nuk duket të ketë shfaqur gatishmëri në përqafimin e këtij vizioni.  BE-ja ka tri anë të saj: anën institucionale, anën kulturore dhe atë emocionale.  Së pari, institucionet supozohen që të hapin rrugën drejt Evropës dhe karrierës evropiane për çdo qytetar.  Institucionet e përbashkëta ngrihen mbi vlera të përbashkëta, përndryshe nuk mund të jenë institucione të BE-së, por thjesht institucione kombëtare, që u shërbejnë vendeve të veçanta dhe që ruajnë me fanatizëm autonominë e tyre.  Me institucione të tilla vetëm mund të bashkëpunohet, kurrësesi nuk mund të realizohet procesi i integrimit.  A janë në fakt institucionet greke të tilla, që t’u shërbejnë njëlloj të gjithë qytetarëve të rajonit tonë?  Indiferenca dhe mosveprimi në kohë i policisë dhe mjekësisë greke ndaj Gramoz Palushit (tashmë të vdekur) mund të konsiderohet një rast i izoluar, megjithkëtë ky rast dëshmon qartë sa vështirë është të kemi institucione të përbashkëta, që realizojnë integrimin.  Së dyti,  ana kulturore e BE-së shkon përtej shkëmbimit të produkteve të qytetërimeve kombëtare.  Ajo zgjerohet dhe shkon drejt kulturës në kuptimin antropologjik të mënyrës së të menduarit, të ndjenjave dhe të veprimeve, që së bashku mund të quhen software-t e mendjes.  Është pikërisht ky software i mendjes që varion fuqishëm brenda shteteve anëtare të BE-së dhe mesa duket do vazhdojë të jetë i tillë edhe për shumë vite.  Greqia duket se e ka të dëmtuar, ose të infektuar nga virusi i racizmit “modern” software-n e vet.  Herëpashere shfaq shok kulturor, humbje të rrugës së vet të lavdishme të demokracisë së lashtë, stereotipizime e modele të tjera të ndërveprimit racor e etnik të dëmshme për popujt e tjerë, vetëm për faktin se këta të fundit mund të manifestojnë shfaqje të zakonshme kulturore (të valvitesh flamurin për një ndeshje futbolli është thjesht kulturore – vetëm këtë bëri Gramoz Palushi), ose për arsye se nuk ndan më të të njëjtin element kulturor, siç ështe feja.  Vrasja e Gramoz Palushit për arsyen e vetme se po i gëzohej fitores së një ndeshjeje futbolli në territorin e një vendi anëtar i BE-së është ilustrimi më i mirë i virusizimit të software-t të mendjes greke, të software-t kulturor të saj.  E në fakt evropianët e rinj nuk duhet thjesht të mësojnë anglishten, të përdorin internetin, apo të punojnë tek njëri-tjetri, por të kuptojnë dhe të pranojnë ashtu siç është kulturën e një vendi tjetër, njerëzit e tij, që edhe pse të ndryshëm, në kornizën e re evropiane lipsen të jenë të barabartë.  Së treti, ana emocionale e BE-së ka të bëjë me identitetin e njerëzve në atë masë, që përveç ose përtej identitetit të tyre kombëtar, ndjejnë që janë evropianë.  Takimet, puna, studimi, lojrat olimpike etj. me evropianë të vendeve të tjera janë mënyra për të zhvilluar një identitet të tillë, që shënon pastaj hapjen e rrugës drejt BE-së, e cila nga ana vet është më shumë se shuma e pjesëve të saj.

Sa më sipër, Greqia shfaq, jo radhë, probleme më të tria anët e BE-së.  Ajo shfaqet intolerante.  Intoleranca e atyre që janë të ndryshëm dhe mendojnë se kanë një pozicion dominues në rajon në raport më BE-në nuk është thjesht e brendshme, por duket më tepër të jetë produkt i përvojave sociale e politike, ose forcave dhe interesave të tjera.  Pas viteve ’90-të, komunikimi ndërkulturor, në vend që të rriste shkallën e relativitetit kulturor, si kundërpërgjigje ndaj etnocentrizmit dhe prirjeve etnocentrike, çuditërisht ka shtuar dozat raciste, veçanërisht në vendin e Aristotelit, i cili qysh në kohën e vet do të thoshte: “Kur ka konkurrencë fisnike, ka fitore”.  E pra, konkurrenca ishte fisnike, fitorja e ekipit shqitar ishte e tillë.  Për atë çfarë ndodhi, vërejtëm të pezmatuar një reagim të thatë të qeverisë greke, jo falje;  çuditërisht asnjë reagim të Kishës Ortodokse Greke ose të segmenteve të saj në mbrojtje të shqitarit të pafajshem si person njerëzor i papërsëritshëm.  Reagimi i qeverisë shqiptare ishte edhe më i turpshëm, por kjo meriton një analize tjetër, në një kohë tjetër… .

Nëse mendojmë vetëm të bashkëpunojmë në disa fusha të caktuara, atëherë nuk kemi shkuar më larg se një fqinjësi e mirë, që është përsëritur bezdisshëm sa herë edhe nga regjimet e mëparshme, por nëse flasim për procese integruese, atëherë kemi parasysh integrim në BE dhe NATO, ku bën pjesë Greqia.  Integrimi evropian është plotësisht i mundur në shoqëri multietnike e multikulturore, megjithëse kjo e fundit kundërshtohet nga Samuel Huntington-i.  Për të jetuar në paqe dhe harmoni, kemi nevojë jo vetëm për bashkëpunim agjencishë të përbashkëta udhëtimesh dhe telefonishë celulare, por për institucione të përbashkëta të ngritura mbi vlera të përbashkëta, të përputhshme me standardet e BE-së.  Për grekët duket sikur kultura ka zëvendësuar ideologjinë e kohës së komunizmit, kështu që një prej elementeve të rëndësishëm kulturor manipulativ, që  nxit paragjykimin dhe diskriminimin mbetet feja.  Ndryshimi më i madh ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe qytetërimeve të tjera janë marrëdhëniet ndërmjet politikës e fesë.  Në kulturën perëndimore ata janë të ndara (po ashtu edhe në Shqipërinë multifetare), kurse në Greqi vështirë të gjendet një situatë e tillë.

Nëse duam të jemi krenar për identitetin evropian, lipset të dalim jashtë vendeve tona.  Qytetërimi grek lipset të ri-mendohet për kufijtë e tij, “dominanca” që preferon të shfaq nuk mund të pranohet më tej në një rajon që aspiron për integrim.  Toleranca dhe pranimi i tjetrit janë detyrime kryesore për vende që sundohen nga “e drejta”.  Kur mendon faktin tjetër që refugjatët shqiptarë janë detyruar të ndërrojnë edhe emrat e të konvertohen në ortodoks më qëllim që të sigurojnë një qëndrim të përkohshëm në Greqi për arsye të vështirësive ekonomike në Shqipëri, atëherë kemi të drejtë të mendojmë e të deklarojmë se këto mendësi shkojnë kundër zhvillimeve të sotme demokratike në vendin me demokraci të lashtë dhe moskuptim nga ana e tyre të evolucionit të mendësisë së re evropiane.

Si përfundim, kjo analizë e shkurtër nuk ka për qëllim të cënojë kombin e qytetëruar grek, as njerëzit e tij të lashtë, por të paraqesë një pozicion aspak evropian të shtetit grek brenda kornizës së re të BE-së.  Le të shpresojmë që të jetë vetëm një shok kalimtar kulturor…. .

 

A e ha “peshkaqeni” i Tiranës “krapin” e Shkodrës?

Eh, moj Shkodër! Si s’u ngine një herë me gjak? Shkodrës nuk mund t’i shuhet etja për demokraci, ku ajo është shumë e djegur… Asht kenë 14 dhetori i 1990. Djepi i Shkodrës përkundi heronjtë e luftës, heronjtë e 2 prillit, trimat, djelmoshat që shkatërruan diktatorin Enver Hoxha para prefekturës dhe më në fund vrasja e Emin Spahisë.

Shkodra diti dhe grumbulloi gjithmonë autoritete diplomatike të Evropës, por gjithmonë para vdekjes pe shpëtimin, forcën dhe fitoren e popullit trim, fisnik dhe plot nderë.

Shkodranët… që banojnë dhe punojnë në Tiranë në lumin e Lanës na paskan pa një “peshkaqen” ku ndanë bashkinë dhe qeverinë, uji verës ka fillue me shterrë dhe “peshkaqenin” e kanë pa duke ikur për në veri. Thonë që J.V.Stalin i paska falur Enver Hoxhës këtë lloj specie peshku “peshkaqen” dhe Enveri si i “mençur” ia paska dhanë Thanasit, një kokërr fute në qendër, kurse të dytin kaloje në detin Jon të Sarandës se ju shtoka rraca shumë, le ta kemi nga jugu se na duhen për në veri. Hak e hyqmet ashtu bani Thanasi. 14 fëmijë të sapolindur duke u larë në të nxehtin e verës në ujin e Lumit Drin e kanë pa këtë “peshkaqen” duke hy tek ura e Bahçallekut, për në dajlan. Këtë e tregojnë 14 nëna memece që “peshkaqeni” po futet në Liqenin e Shkodrës dhe po druhen se po na han “krapin” e Shkodrës.

“Peshkaqeni” nganjëherë është i rrezikshëm sulmon edhe njerëzit. Në stadiumin kombëtar “Q.Stafa” në një beze të kuqe ishte shkruar me germa kapitale “Ti Shqipëri Etnike më jep nder, më jep emrin shqipëtar”. Luante kombëtarja e Shqipnisë me kombëtaren greke, rezultati 2:0 për Shqipninë. Ku asht pa ti je shqiptar, unë jam grek dhe therin me thika për vdekje djaloshin 20-vjeçar nga Veriu. Qeveria! Hesht, nuk prononcohet për notë proteste, atë ditë. Pse? Kush mban përgjegjësi, ku asht Kryeministri apo Presidenti e tjerë? Drejtësia të veprojë kushdo qoftë ai, para ligjit të gjithë janë barabar. Populli me polic nuk bashkohet, janë interesat ato që i bashkon shqiptarët. Besa e Shqipnisë asht e shenjtë, populi nuk tradhëtohet me be të bame në klube apo diskoteka. Qeveria ka veç një të “mirë”, veç rrin tue shitë e tue rrejtë që në vitin 1997. Dami ma i madh dhe ma i randë është në popull, se rrena nuk ka ma dobi.

Populli thotë: Peshku qelbet prej krejet, prej ku kreja asht qeveria. Egoizmi asht zhvilluar tmerrshëm, ku ia merr fuqinë dashnisë së popullit dhe e pengon popullin të ecë dhe të vendosë për fatet e tij. Egoizmi është si ujku, ku ndërron qimen dhe jo lëkurën”.

Mendimi i çdo njeriu për të shprehur idetë e veta nuk ka “taksë doganore” për në bashki, prefekturë apo qark. Ku asht Shkodra tash 14 vjet? Ju parlamentarë shkodranë mos fleni gjumë. Lind pyetja, ku asht pushteti parlamentar lokal? Mos e tradhëtoni këtë popull që ju dha votën me shpresë se një ditë do të lulëzojë edhe për këtë popull do të hapet një dritë jeshile.

Populli shkodran është i lirë me një ndërgjegje dhe karakter të lartë, por ju mos u bani të pashpirt. Mjerisht kjo po ndodh shpesh në Bashkinë Shkodër, me Filip Guraziun, Bari Boriçin, Ormir Rusin, gjithashtu vazhdë e tyre janë duke penalizuar edhe Artan Haxhin.

Filip Guraziu u riatdhesua nga mërgimi. Bari Boriçi u largua për në mërgim – Amerikë. Shkodra ka një fjalë të urtë: “Po e pate ta presin, po s’e pate ta ngjesin”. Thonë që Ormir Rusi ka ba vilë në Durrës, ka dhanë leje ndërtimi në lulishta, bile është ba ortak vilash në Velipojë. Ndoshta nesër një ditë do të flasin edhe për Artan Haxhin. Shkodra t’i nxjerr laknat sheshit.

Zoti… e fal njeriun që të mbrojë veten në bazë të të vërtetës që po ju shkruaj si më poshtë: Shkrimi nuk është sulmues por due me diftue se si asht duke u shkelur e drejta qytetarëve shkodranë duke ba dallime farefisnie në sistemin e qytetarëve të dy krahëve politikë djathtas e majtas në punë dhe vende “kyçe” bashkiake dhe rang prefekture dhe qarku Shkodër.

U themi këtyre dy kundërshtarëve ku duen me i çue, dhe ku duen me i futë në punë ata që nuk kanë farefisni, krushqi në bashki e prefekturë apo qark?

Populli i thjeshtë na delka jetim!

Çka doni me ba ju zotërinj me këtë popull?

Kur doni me i ofrue vende pune?

Sa biznesmenë të ardhur nga Evropa keni afrue ju për të sistemuar këtë popull fukara në vende pune? Popull: Ku janë zotërinjtë prefekta, këta atdhetarë të flakët që nga 1990 deri në 2004?

Gëzim Podgorica në Radiotelevizionin Shqiptar. Ali Laçej në shoqatat e ndryshme, Shkodër. Jetmir Shpuza në INSIG, Shkodër. Gjergj Leqejza na shkon zv/Ministër Energjitike, ku edhe tash Shkodrën na e len me 9 orë drita në 24 orë. Me i vu kapak na vjen nga tropoja tue pasë Shkodra boll intelektualë, Kolë Malaj që arrin deri aty sa me hedhë poshtë 45 anëtarë të Këshillit Bashkiak për strehimin (tek Divizioni). Me sa duket djali i Thanasit don me ngatërrue “troftën” e Valbonës së Tropojës me “krapin” e Shkodrës… Pushtetarët nuk duhet të tjetërsohen në pushtet, si p.sh. në qarkun Shkodër tash 14 vjet një sekretar qarku, kush e ka fajin? Pse vetëm ai punon? Nuk kaë anëtarë të tjerë veç Shyqyri Selhani? Këto janë të palejueshme në parimet e partisë dhe moralit të tij, duhet ta lirojë vetë.

A janë me dije të plota dhe me kompetenca policia bashkiake që është krijuar dhe si e ka filluar ajo punën?

A thue kanë nevojë këta policë bashkiakë me i msue sa lagje ka bashkia? Sa rrugica ka Shkodra?

Këta zotërinj duhet ta njohin mirë Shkodrën dhe ta bindin mirë komunitetin, tregtarët, për punën që bëjnë dhe jo si më dt. 8 shtator 2004, ku një grup tregtarësh prej 300 vetësh të tregut Zdralej ua kanë mbyllur tregun kur erdhën dhe protestuan para Bashkisë. Shikoni foton ku ndërhyn policia për të qetësuar. Bashkia u ka marrë paratë dhe nuk u ka plotësuar 4 kushte, tregon Fadil Bajraku: mbulimin e territorit, ujin, drita, banjo WC dhe pastrim territori.

Populli është i zgjuar në fund të fundit e pyet veten, pse t’i nënshtrohem ligjit kur unë jam i pafaj. Këshilltarë, qeveritarë, bashkia dhe qarku Shkodër nuk ka dashtni ma të madhe se t’i qash hallet popullit. Kjo nuk mjafton vetëm moral, por ai ka nevojë për punë, shlyejani detyrimet ndaj familjeve sadopak. Tash 14 vjet populli shkodran në jetën e përditëshme mundi të shkruajë shifra, të bajë llogari dhe në fund të numërojë yjet në qiell të hapur… Duke e mbyllur… A ka forcë shkodrani me kthye Shkodrën në identitet?

…A ka nevojë Shkodra për një kryetar bashkie, qarku apo prefekt me mendime dhe ide më të reja, më kohore, më evropiane?

Them se po… Shpresojmë.

Hulumtimet vazhdojnë…

Hasan Kurtaj

 

Shqipëria është e pasur me monumente besimi e qytetërimi

Në fund të Malit Maranaj, ngjitur me rrugën që ulej nga Rrjolli në Fushë të Shtojit të Vjetër, në fshatin e Rrashit, sot shohim një grumbull gurësh e rrënojash që bimësia spontane gati i ka “fshehur” nga syri i çdo kalimtari të pavëmendshëm. Në fakt këtu “fle” e qetë një ndër kishat apo manstiret më të vjetra të Malësisë së Madhe dhe më gjerë, kisha e Shën Gjonit. Sipas dokumenteve që zotërojmë ne kjo kishë ka rreth700 vjet që ishte ndërtuar këtu, për t’u shërbyer banorëve të këtyre trevave që në atë kohë kishin të njëjtin besim, atë kristian të ritit latin, pra katolik. Kjo kishë apo manastir ishte e pagëzuar me emrin e Shën Gjon Pagëzorit, që njihet si paraardhës i Jezus Krishtit dhe pagëzuesi i vetë Mesisë në Lumin Jordan.

Duke e ditur se popullsia ilire në përgjithësi, dhe fiset ilire që banonin në Veri të Ilirisë në veçanti e kishin përqafuar pa mëdyshje besimin kristian që në shekullin e parë të përhapjes së kësaj doktrine jetëdhënëse, ne na lind e drejta të mendojmë se kisha e Shën Gjon Pagëzorit do të jetë shumë më e vjetër se 700 vjetët e dokumentuar… Gjithsesi për kishën e Shën Gjonit edhe sot qarkullojnë gojëdhëna të cilat tregojnë mrekullitë shpirtërore dhe hyjnore, por edhe kalvarin e hequr ndër shekuj nga persekutimi i të pafeve aziatikë, dhe marifetet për ta përvetësuar skizmatikët (ortodoksët jabanxhinj).

Natyrisht gojëdhënat, sado të “vërteta” të jenë, janë gojëdhëna, por ne për të vërtetuar disi rrugën e mundimshme të kësaj kishe famëmadhe të ritit katolik po u drejtohemi disa studiuesve dhe dokumenteve përkatës të cilët vërtetojnë moshën e kësaj kishe, por edhe rrugën e mundimshme të kishës dhe besimtarëve të saj.

Së pari, po citojmë studiuesin e njohur, konsullin austro-hungarez, Theodor Ippen, i cili në librin e tij “Shqipëria e Vjetër”, në fq.249-251, ndër të tjera shkruan: “…Në Fushën e Shtojit, në veri të Shkodrës, në rrëzë të Malit Maranaj shtrihet fshati Rrash, i përbërë nga pak shtëpi. Ai dallohet nga larg prej një kulle të lartë drejtëkëndëshe të shkatërruar… Kjo kullë shënon rrënojat e një manastiri të vjetër të Shën Gjonit… Nga populli, këto rrënoja sot quhen kisha e Shën Gjonit në Rrash… Për këtë kishë, ati jezuit… ka gjetur dokumentet e mëposhtme në Arkivin e Vatikanit (Regjistri AN.IV, Tom.XII, fleta 71), që bën fjalë për vitin 1356, ku thuhet se Ipeshkvi i Balesiumit (Ballëzës-Rrjoll, shën.ynë) merr si dhuratë manastirin Benediktin të Shën Gjonit në Rashia, Dioqeza e Drivastit (Drishtit, shën.ynë)… Pasi pas vdekjes së abatit të fundit, Andreas, ai ka mbetur vakant. Një dokument i senatit venedikas i datës 7 maj 1403 liron nga e dhjeta tokat e Abacisë së Shën Gjonit… Një dokument tjetër i 16 shtatorit 1445 përmban të dhëna mbi juridiksionin e abacisë së Shën Gjonit të Shtojit në distriktin e Drivastros. Një letër e Papës Piu II, të vitit 1459, drejtuar Ipeshkvit Manuel të Shkodrës përmendet abati Pjetër Czavon i manastirit Benediktin të Shën Gjonit…”. Një dokument interesant për kishën e Shën Gjonit e gjejmë në dorëshkrimet arkivore të Dioqezës së Shkodrës gjatë shekullit XVIII, dokumenti 8, i vitit 1745, ku ndër të tjera citojmë: “…Rashi ka 10 shtëpi katolike të fshehta me 62 frymë. Gruda ka 6 shtëpi katolike të fshehta me 38 frymë. Kanë kishën abaciale nën bekimin e Shën Gjon Pagëzuesit. Është një ndërtesë madhështore. Thuhet se ka qenë e Etërve Benediktinë. Terrenet e saj thuhet se zotërohen nga otomanët. Ka pranë një pus uji të thellë… Kisha dhe kuvendi janë të vendosura në një pllajë të bukur… (Nevila Nika, “Dioqeza e Shkodrës…”, fq.155). Për këtë kishë shkruan edhe konsulli francez, A.Degrand në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, ku ndër të tjera mësojmë se: “…Mbeturina muresh rrethojnë vendin në mes të të cilit ngrihet një kullë. Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme, në përpjestim me përmasat e kullës që ende sot është e gjatë 35 metra dhe e gjerë 4.5 metra. Këto rrënoja janë gjithë ç’ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve…”. Në librin e tij, konsulli francez rikonfirmon edhe datat, vitet dhe dokumentet rreth 700-vjeçare të kësaj kishe, madje Degrand thotë se kjo kishë ishte shkatërruar një herë nga serbët (me sa duket në kohën e Stefan Dushanit, në shekullin XIV), por ishte rindërtuar më vonë. Duke vazhduar citimin e autorit në fjalë, lexojmë: “…Sllavët kishin kohë që e kishin braktisur Shqipërinë dhe nëse manastiri kishte qenë pushtuar nga skizmatikët, më pas ishte kthyer në duart e rregulltarëve latinë. Por ora e furtunës nuk ishte larguar, pushtimi otoman afrohej kërcënues, si ato retë e zeza nga të cilat lindte stuhia shkatërrimtare. Mbrojtja në fushë të hapur ishte e pamundur. Që në atë kohë manastirin e mbuloi errësira. Fati i keq ndoqi këto rrënoja, të cilat ende sot nuk kanë mundur të gjejnë pushim në paqen e harresës, edhe pse tekstet që citova më parë flasin për origjinën e tyre latine e katolike. Fshati sllav i Vrakës që shtrihet aty pranë, ka pretenduar me ngulm se ishin rrënoja të një kishe serbe. Malësorët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur fenë e tyre…”. Kjo trazirë shpirtërore për katolikët, sipas Theodor Ippen (në librin që citova), së pari kishte ardhur që në vitet 1820-1830, kur në zonat përreth Rashit kishin ardhur refugjatë nga Spici i Malit të Zi, që atëherë ishte nën sundimin turk. Refugjatët, vazhdon Ippen, kishin ardhur disa për arsye të gjakmarrjeve dhe disa të tjerë për arsye varfërie. Meqenëse ata deri në vitin 1857 nuk kishin as kishën e as varret e tyre, malësorët katolikë i lejuan ortodoksët të varrosin të vdekurit e tyre në varrezat rreth kishës së Rashit. Por më vonë, në vitet 1859-1869, bashkësia serbo-ortodokse, e vogël në numër e Shkodrës ngriti kundër katolikëve pretendimin se kisha e Rashit u përkiste atyre… Gjithsesi, sipas Th. Ippen, në vitin 1869, për të shmangur një konflikt të mundshëm në mes katolikëve dhe ortodoksëve, Valiu i Shkodrës ndaloi “pronësinë” mbi këtë kishë e truall për të dyja palët, madje rrënojat i shpalli pronë myslimane…

Mjerisht, gjatë këtyre viteve “hali” të këtij monumenti që rrezatonte besim e qytetërim europerëndimor, fqinjët myslimanë rrënuan mjaft nga ky monument duke marrë gurë të latuar e përpunuar për qoshet e shtëpive të tyre. Lumturisht nuk u prekën gurët e zbukuruar e me kryqa të varreve, të cilët deri vonë kanë qenë dëshmitarë të kësaj historie të mundimshme si vetë jeta e shqiptarëve ndër shekuj.

Ne mendojmë se duhet sqaruar se dy studiuesit e sipërcituar kanë jetuar në Shqipëri e Shkodër, dhe kanë shkruar librat e tyre në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e atij XX. Gjithashtu ia vlen të theksohet se kjo kishë apo manastir që rrezaton besim e qytetërim, që tani është vetëm një rrënojë e “harruar” është bërë objekt pretendimesh për pronësi edhe sot në fillimet e shekullit XXI nga komuniteti ardhacak i serbo-malazezëve ortodoksë, por që tashmë jetojmë kohë të tjera, ku hyn në punë historia e dokumentacioni që favorizojnë shqiptarët. Duke e mbyllur këtë vëzhdim tonin, konstatojmë me keqardhje se as pushteti dje e as ai sot, që të paktën deklarohen se janë shqiptarë, nuk e kanë në vëmendje këtë objekt-monument besimi e qytetërimi, pse jo, jo vetëm për ta ruajtur e inventarizuar, por edhe për ta rikonstruktuar, si një “dokument” plus për qytetërimin europerëndimor të cilit i përkasim dhe kërkojmë t’i bashkohemi…

Përgatiti: Ndue Bacaj

 

THANK YOU ALBANIA’S BROTHERS!

Shkruan nga Nju Jorku Hamdi DEGA

Prej nje jave ndeshja nismetare e Kampionatit Boteror Gjermania 2006 midis Kampiones se Evropes Greqise dhe Shqiperise modeste eshte teme dite midis shqiptareve te Amerikes. Ne klubet shqiptare te Nju Jorkut, ne vendtakimet e tyre ne Staten Island, Brooklyn, Queens, Manhattan  e sidomos ne kryeqendren e tubimeve te tyre ne Bronx, por edhe ne shtetet perreth tyre, Nju Xhersi, Connecticut, Pensylvania, Massachusetts e deri ne Detroit, Teksas e Kaliforni,ne takime e biseda telephonike kjo ndeshje eshte kryeteme e tyre. Parashikimet e tyre jane per fitore, per fitore me cdo kusht e me cdo cmim. Asnje prej emigranteve shqiptare ne kryeqytetin e botes  Nju Jork nuk ve ne dyshim kete fitore. Asnjehere ne keto me shume se dhjete vjet ne Amerike nuk jane shitur me shume flamuj, simbole me ngjyrat kuq e zi te flamurit tone kombetare sa javen e fundit ne Nju Jork.

Shites ambulante te te gjitha racave e ngyrave nga te pese kontinentet e kane nuhatur kete jave kuq e zi ne Nju Jork dhe shesin ne rruge, ne trena, ne autobuze, ne metro, kudo.

Atmosfera kudo eshte kuq e zi.

Nje mungese e madhe e pajusitifkuar

Per fatin e e keq te mungeses se nje kanali te mirefillte satelitor shqiptar ne SHBA pervec Kanalit 21 me qender ne Prishtine, i cili per cudi nuk transmetoi kete ndeshje negjithe qindra mijera dollare te paguar nga shqiptaret e Amerikes per ta pasur ate jo vetem ne klube, por edhe ne familjet e tyre ne mbare Ameriken. Pagesa vjetore per kete kanal mjaft

te varfer nga permbajtja dhe larmia e tij shkon mbi 250 dollare pa llogaritur dhe nje shume me te madhe se kaq te paguar per kutine e tij satellite nuk e justifikoi aspak mostransmetimin e nje ndeshjeje te tille, e cila e shkriu cdo kufi ndershqiptar. Eshte nje mungese e pajustifikuar ne cdo kendveshtrimi. Eshte nje mungese qe po te perseritet do ti kushtoje jo pak burokracise kombetare e nderkombetare te ketij kanali qe mori nje

mungese te madhe pa aresye nga qindra mijera shqiptare te Nju Jorkut e krejt Amerikes e besoj edhe me gjere ne Europe e mbare boten. Eshte nje mungese qe burokratet e Prishtines duhet at korri gjojne shpejet nese duan qe te marrin pagesat e shqiptareve te

Amerikes.

Ndryshe mungesat e pajusitfikuara do te kene paga te munguara krejt te justifikuara dhe kjo nisme e mire por e varfer do te kaloje shpejt ne black-out te plote midis shqiptareve jashte trojeve shqiptare…. Akoma me e madhe kjo mungese eshte per Ministrine e Jashtme dhe Qeverine  e sotme te Tiranes dhe politiken e tyre “offside” me diasporen  shqiptare, megjithe thirrjet e perseritura te Presidentit Moisiu per nje Ministri per Emigrantet, per cka nje intelektual i shquar nga vendlindja ime Tropoja ka bere projekte konkrete qe kur ishte emigrant ne Gjermani ketu e 7-8 vjet me pare , te cilat i ka perfeksionuar edhe me shume pas ardhjes ne Amerike. Behet fjale per gati gjysmen e popullsise se Shqiperise qe politika e mbrapshte e ketyre 14 vjeteve tranzicion u ka hapur rrugen e kurbetit si te vetmen rrugedalje per nje jete me te mire. Behet fjale per burimin kryesor te investimeve dhe te ardhurave kombetare te Shqiperise.

Behet fjale per bijt e bijat nga me te miret e me te perkushtuarit qe ka lindur toka e Arberit qe shesin trurin dhe djersen e tyre ne te pese koninentet , pasi truri i korruptuar dhe i sklerotizuar i politikaneve shqiptare ua ka dhene e po ua jep rruget e botes…

“Mesymje”  miqesore kuq e zi drejt kryeqendres greke te Amerikes

Perballe kesaj varferie profesionale, perballe kesaj skamje intelektuale te politikaneve shqiptare, perballe kesaj injorance komerciale te 21-it e shume kanaleve televizive shqiptare, shqiptareve te Nju Jorkut me rrethina nuk u mbetej tjeter vecse “te mesynin” zemren e Komunitetit Grek te Nju Jorkut dhe mbare Amerikes, Astorian e Queensit. Ishte nje mesymje krejt miqesore dhe vellazerore pa asnje ndjenje revanshi ose armiqesie me fqinjin tone jugor qe u be strehe jo shume ngrohte per qindra mijera vellezer tane shqiptare. Aq me pak kishte ndonje ndjesi inferioriteti apo perulesie ketu ne altarin e demokracise boterore, SHBA, ku liria, barazia dhe vellazeria midis popujve, racave, kombeve e kombesive eshte nje realitet i perditshem dhe i prekshem.

Selite perkujtimore te klubeve sportive greke ne Brodway apo Astoria Bulevard, ne 41 apo 31 Street, kafenete apo restorantet greke jane te mbushura plot e perplot emigrante shqiptare. Mbi 1000 veta jane plasuar me njeri tjetrin ne nje salle qe nuk eshte llogaritur per me shume se 100 veta ne Broadway. Kati i dyte i nje Qendre Mjekesore ne 41 Street

gjithnje ne Astoria sot ka brenda mbi 1100 shqiptare te ardhur nga qindra kilometra larg. Secili prej tyre paguan  20 e me shume dollare amerikane per te gjetur nje vend ne nje hapesire qe nuk ze me shume se 120 veta ne kushte normale. Eshte nje dite zhegu me lageshtire qe shenon mbi 90 per qind. Asnje nuk ankohet nga vapa qe nuk ka air- kondicioner ta freskoje. Ka vajza te reja e nuse me femije, djem te rinj e te moshuar te ngjitur me njeri tjetrin.

Njoh midis tyre shqiptare nga cdo kend i trevave shqiptare nga Bujanovci e Medvegja e deri ne Konispol, nga Korca e e deri ne Plave e Guci, nga Peja e Vlora, Shkodra e Struga, Tetova e Kraja, nga Tepelena e Tropoja… Gjithcka eshte kuq e zi… Me flamuj kombetar te lidhur mbas trupit apo duke i valvitur ne ajer, me rrobat kuq e zi, me thirrjet kumbuese

ala shqiptare ata kane veshur  sot Astorian e klubet greke te saj me vellon kuq e zi…. Jo vetem kaq…

Atmosfere e ndezur kuq e zi ne krejt Nju Jorkun

Ludovik e Fran Kacaj, vellezerit e ish- lojtarit te Perfaqesueses shqiptare Salvador Kacaj, tani anetar i Keshillit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit diskutojne me pasion per “ fitoren e padiskutueshme te Kuq e Zinjve” “ Ceshtja nuk eshte fitorja… Ceshtja

eshte se sot Shqiperia i rremben Kampiones se Evropes ne fuqi titullin e sapofituar ne Portugali”, thote Ludoviku, ndersa mesymja jone dhe e mijera shqiptareve te tjere per te gjetur qofte edhe nje biruce ne klubet greke deshtojne njera pas tjetres. Kin Maracaj nga Shkodra terhiqet vullnetarisht nga kjo mesymje megjithese kurre ne jeten e tij nuk eshte terhequr por ka dale fituese mbi shume sfida te jetes. Keshtu vepron edhe Arben

Mucollari, nje mik imi nga Korca.

Keshtu veprojne edhe mijera shqiptare te tjere qe sillen rreth e perqark rrugeve te Astorias per te gjetur nje “vrime miu” sa per te vjedhur nje pamje nga tribunat e zjarrta Kuq e Zi te “Qemal Stafes”. Goli i pare i Muratit qe ne minuten e dyte te ndeshjes se madhe ngre peshe dhe ben te oshetije gjithe Astorian. Brenda dhjete minutash kuq e zinjte jo vetem ne “Qemal Stafa” e Sheshin Nene Tereza por ne mbare trojet shqiptare

ngrene peshe entusiazmin kuq e zi. Akoma me shume peshe merr kjo ndjenje ketu ne kryeqendren e e Komunitetit Grek ne Nju Jork e mbare Ameriken. Ka midis tyre edhe greke qe bashke me shqiptaret festuan fitoret e njepasnjeshme te perfaqesues greke ne Portugali. Mbas grekeve asnje kombesi tjeter si shqiptaret nuk e ndjene fitoren e merituar dhe te zgjuar te fqinjve jugore, na thote Dimitiris, nje emigrant grek nga Athina me banim ne Astoria. 3

“Ne nuk mund te harrojme edhe djersen e gjakun e qindra shqiptareve qe contraband per ndertimin e qndrave dhe stadiumeve olimpike per Lojrat e Athines- 2004”, shton e dashura e tij nga Selaniku, Katerina. Bashke festuam. Bashke duartrokitem. Bashke

edhe fituam.

Sot ky raport ka ndryshuar. Kuq e zinjte duatrokasin per vesllezerit e tyre kuq e zi. Greket sot ketu ne Nju Jork jane shokuar po aq sa edhe kampoionet  ne fuqi te Evropes ne fushen e gjelber dhe po aq sa dhe tifozet e tyre ne shkallet e Qemal Stafes. Megjithate gjithcka

shkon ne menyre te qyteteruar ketu ne kryeqytetin e botes dhe qyteterimit boteror, Nju Jork…

Dy qyteterime te lashta qe duhet te respektojne me shume njeri tjetrin

Fishkellima e fundit e gjyqtarit spangle ne “ Qemal Stafa” eshte fishkelllima e fillimit te festes kuq e zi ne Astoria, ne Nju Jork e ne krejt Ameriken. Qindra makina e xhipa te markave me te fundit si “Mercedes Benz” apo “Hummer”, “Cadillac” apo “ Chrysler” “Chervolet “ apo “BMW” vershojne si nje lum i papermbajtur neper rruget e Astorias. Qindra mijera shqiptare kane nxjerre trupin dhe valvitin flamujt  kuqe e zi mbi to. Qindra te tjere kane mbushur plot  e perplot kafenete dhe rruget e Astorias.

“Shqiperia”…. “Shqiperia”” ne shqip kushtron ne ajrin e nxehur nga kuq e zija. Kafenete e restorantet greke jane sot plot e perplot shqiptare. Vallja dhe kenga shhqiptare oshetin dhe duket sikur bene jehone ne gratacielat e Manhatanit perballe. Qindra mijera dollare fituan sot pronaret greke te tyre…. Dalloj mbi lumin e makinave  Bashkim Byberin kuq e zi nga Tropoja e Mimoza Dhimen nga Himara, David Lumen nga Bajza e Altin Arapin nga Tepelena, Vladimir Bajkon nga Korca e Ndue Shabanin nga Gjakova,  Vjollca Selmanin nga Prishtina e Kristina Ndojen nga Mirdita, Irfan Hoxhen nga Tirana e Themi Tushen nga Fieri, Naim Celen nga Plava e… nje pafundesi  shqiptaresh. Makinat mbajne targat e pothuajse cdo qyteti te madh te Amerikes. Por sot ato flasin vetem kuq e zi.

Femije te bukur si shqiptaret e vajza shojzovalle si shqiptaret, djeme bandilla si shqiptaret e burra te pashem e mencur si shqiptaret si nje trup I vetem si nje kor I vetem bucasin ne nje ze “ Thank You Albania’s brothers! Thank You German Brother Brigel! Kam pare valle te hidhen ne skena kombetare e nderkombetare. Kam valle dasmash e valle trimerie ne livadhe e logje burrash ne malesi. Kam pare valle te hidhen edhe ne tepsi!

Por as une dhe askush deri sot ne Astoria te Nju Jorkut nuk kishim pare valle te hidhet mbi tavanet e makinave nga djem e vajza shqiptare te te gjithe moshave. “Kurre nuk kam pare nje feste te tille” me thote nje bukuroshe irlandeze me emrin Ana Smith ne “Kafe Athina” te Astorias.

Asnje aksident. Asnje incident. Asnje sharje. Asnje fije e bari e shkelur. Asnje xham i krisur. Asnje filxhan kaefeje apo gote pije e thyer. As nje lule e prekur. Pershendetje , valle, kenge…. Shqiptaret e Nju Jorkut dhe mbare Amerikes festuan keshtu deri ne oret e vona te nates jo vetem ne Astoria por edhe ne te pese lagjet e qytetit te Nju Jorkut, ne mijera familje ne mbare Ameriken e me gjere. Ishte nje feste e zjarrte. Ishte nje feste e qyteteruar, pa teprime, pa nota nacionalizmi te semure. Qyteterim nga dy qyteterimet me te lashta ne Ballakn, Europe e per pasoje ne mbare boten. Qyteterim iliro – Helen, ku secila pale e respektoj tjetren duke dashur fitoren per vete.

Ti  Shqiperi me ep nder !

“Ketu ne Ditroit, gjithcka eshte ndezur kuq e zi” i thote Franit djali i tij qe bashke me shoket e vet kane ndjekur ndeshjen ne nje kafene greke atje. “ Zemrat e shqiptareve ketu ne Tajlor te Teksasit  jane ndezur peshe dhe po festojme deri tani” me thote ne telefon ne nje ze Haredin Plava nga Mali i Zi dhe vellami i tij tropojan Zek Nokshiqi “ i arratisur “ nga “perdja e hekurt ish- komuniste. “ Na kenaqen locken djemte e shqipes” me thote ne telefon Nazar Mehmeti , atdhetari i shquar strugan nga Dallasi qe kontribuoi aq shume per clirimin e Kosoves dhe te drejtat e vellezerve te tij ne Maqedoni. “ Ti nuk e merr me mend se si eshte ndezur sonte Bostoni nga kuq e zija shqiptare “ me thote ne telefon gjithe entusiazem cami zemerbujar dhe i mencur Ismail Zenelaj bashke me te shoqen Suzanen. Vajza e tij dhjetvjecare kembengul duke mu lutur te shkruaj dicka per festen mbareshqiptare te 4 Shtatorit. Eshte dite feste e paharruar ne Tirane, lexoj ne internet tek “Koha Jone” ndersa detyrohem qe mbas mesit te nates te filloj te pershkruaj kete pamje jo te plote por mjaft domethenese te festes mbareshqiptare ketu ne Amerike.

“Na zbardhen faqen kuq e zinjte sot “ me thote pejani Blerim Rogova nga Kalifornia, ku tani eshte ora 10 e mbremjes, ose tre ore me pak se ora e Nju Jorkut. Jemi mbi 50 shqiptare duke festuar se bashku me miqte tane amerikane, me informnon ai.

Nje epilog i festes pa mbarim

“Thank You Brothers! You make us proud of you ! You Make us proud of Albania!“

Faleminderit vellezer! Ju na bete krenar per ju! Ju na bete krenar per Shqiperine! Eshte emeruesi i perbashket e kesaj feste ne kete mbremje te nxehte njujorkeze. Nje mbremje e nxehte qe u ndez edhe me shume nga kuq e zija shqiptare… E nga kasetofoni i  automoblilit te mikut tim te nderuar Ndue, nje prej pese vellezerve milionere Vataj  nga trevat shqiptare nen Malin e Zi, qe kalon ketu prane dritares sime ne kete ore 3 pas

mesnate deperton zeri kumbues i bilbilit te Tropojes Gezim Nikes “ Ti Shqiperi

me ep nder….Me ep emrin shqiptar !” Tingujt nga goja e bilbilit te Tropojes e

>kane burimin tek shpirti atdhetar rilindas i bilbilit te Zagorise Anton Zako Cajupi. E keshtu Shqiperia nje pellembe deperton ne veshet tane, ne syte tane, ne mendjet tona edhe ketu ne Kryeqytetin e Botes, Nju Jork, qindra mijera kilometra larg! Mbani shenim politikane: para se te jini politikane jini shqiptare! Na beni krenar per atdheun tone si djemte kuq e zi te saj kudo ne bote ose haram u qofte e mri i tij ! “ Ti Shqiperi me ep nder …me ep emrin shqiptar” eshte epilogu i festes pa mbarim kuq e zi edhe  ketu ne Ameriken e enderrave te medha, i enderrave qe behen realitet ne saje te lirise, democracise, qyteterimit,pjese e pandare e te cilit jemi edhe ne shqiptaret….

Nr. 64 i gazetës në print

0
LSI parti e re socialiste apo parti e Metës

Eshte bere tashme tradite ne Shqiperi qe kur nje parti e re krijohet si rezultat i ndarjes nga nje parti ekzistuese, pavaresisht se me cfare emri njihet zyrtarisht, ajo identifikohet me emrin e kryetrit te saj.

Rrenjet e kesaj tradite mund te gjenden thelle ne shekuj (kujtoni strukturen klanore te shoqerise shqipatre te dominuar gjithnje nga prijesi), por ajo mund te spiegohet edhe me faktin se ndarjet e partive kane ardhur me teper per papajtueshmeri interseash dhe egoje personale midis udheheqseve te tyre se sa nga mosperputhje thelbesore ne filozofine politike.  Si rezultat, kemi sot parti qe njihen si te Pollos, te Shehit, te Cekes, te Imamit, te Lacos, te Milos, te Selfos, etj.  Me turin e tij anti-Nano, Ilir Meta duket se po i shton gjasat qe nje parti tjeter te futet ne kete liste — partia e Metes.

Renditja e partise se supozuar te Metes ne te njejten liste me partite e mesiperme nuk do te thote se partia e tij do te jete domosdoshmerisht nje parti po aq e vogel. Perkundrazi, partia e Metes ndoshta do te jete partia e pare shqiptare lindur nga divorci me nje parti te madhe, e afte te fitoje rreth 20% te votave.  Por sidoqofte, ajo, pavaresisht nga emri me te cilin do te pagezohet, do te njihet thjesht si partia e Metes.

Kjo sepse, sado te mundohet ta paraqese partine e tij si strumbullarin e te shumepriturit pol te trete politik dhe si nje parti me filozofi te re politike, Meta do ta kete teper te veshtire ta ktheje ate ne nje tende gjithperfshirese qe do te terhiqte ne mase elektoratin e revoltuar nga sistemi i sotem politik.  Ne historine e pluralizmit shqiptar, nje tende te tille arriti ta krijoje vetem PD-ja ne vitin 1991.  Dhe per kete arsye ajo nuk u identifikua atehere si partia e Berishes, por thjesht si PD.

Me nje skelet organizativ bazuar te FRESH-i, me nje udheheqje te perbere nga deputete socialiste qe jane te pakenaqur nga Nano, dhe me nje elektorat qe perjetsisht do te ngelet anti-Berishe, partia e Metes vetvetiu do te pozicionohet ne ate qe per arsye historike quhet e majta shqiptare.  Thene ndryshe, partia e Metes nuk do te shkaktoje zgjedhje te reja — ajo thjesht do te detyroje Nanon qe realisht te bashkeqeverise me Meten dhe pasuesit e tij.  Duke krijuar nje parti te pozicionuar majtas, Meta i heq Nanos armen me efikase qe ka perdorur deri me sot per shtypjen e kundershtareve brenda partise — nevojen e unitetit ne perballjen me “gogolin Berisha”.   Duke qene ne krye te partise se tij, Meta nuk do te kete me nevoje te manovroje brenda grupit socialist parlamentar, i cili dominohet nga bolshevizmi i Gramoz Rucit, por do te ulet ne tavolinen e negociatave me Nanon ne pozita pothuajse te barabarta.

Nderkohe qe krijimi i partise se Metes do t’i sherbente atij dhe bashkpuntoreve te tij ne planin politik, edhe demokracia shqiptare do mund te perfitonte dicka nga nje levizje e tille.  Kontrolli i pushtetit nga nje njeri i vetem gjithnje bart rrezikun e asfiksimit te demokracise — kushdo qe ka nevoje per nje shembull ilustrues te kesaj maksime mund ta gjeje ate ne Shqiperine e viteve 1996-97.  Duke iu imponuar Nanos si nje i barabarte, Meta do t’i vinte fre arrogances dhe kontrollimit abuziv te pushtetit qe Nano po demostron gjithnje e me teper.  Me pak fjale, nje koalicion i institucionalizuar midis tyre do te kishte potencialin e demokratizimit te qeverisjes.

Paragrafet e mesiperm u moren me koncepte relativisht abstrakte si orientimi politik i partise se Metes, roli i saj ne demokracine shqiptare dhe demokratizimin e qeverisjes, etj.   Ndersa per shqiptarin e thjeshte qe nuk ka pune, siguri, drita, uje, rruge te asfaltuara, etj ndoshta do te ishte me e rendesishme te dinte ne se krijimi i partise se Metes do te ndikonte ne zbutjen e ketyre mungesave.  Fatkeqsisht, autori i ketij shkrimi, megjithese u mundua te gjente permirsime te ketij lloji qe do te mund t’i atribuoeshin daljes ne skene te partise se Metes, nuk arriti te peshkoje ndonje gje qe ia vlente te permendej.  Nderkohe, nje peshk i madh ra ne rrjeten e perkeqsimeve — kjo ndodhi kur u presupozua se Meta do te vazhdoje te mbetet skllav i unitetit socialist.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Meta: Veriu në qendër të vëmendjes së LSI-së

Drejtuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga deputeti Ndre Legisi, zhvilluan dje, disa takime në qytetet e Kukësit dhe Krumës, në Has, si stacioni I pare në Veri që do të vazhdonte edhe me qytete të tjera. Në këto takime, ku merrnin pjesë mjaft socialistë dhe mbështetës të LSI-së, u shkëmbyen mendime mbi gjendjen politike në vend dhe veçanërisht për situatën e rënduar shoqërore dhe ekonomike në zonat veriore të vendit. “Kjo gjendje ka ardhur, – theksoi Meta, – si pasojë e papërgjegjshmërisë të klikës uzurpatore në krye të Partisë Socialiste dhe në qeveri, e cila e ka vënë veten e saj në shërbim të monopoleve, duke injoruar hallet e popullit. Veriu i vendit, – vazhdoi Meta, – jeton sot në vështirësi të mëdha. Ai është lënë në harresë dhe investimet publike janë të pakta. Por edhe në ato pak raste, kur jepen financime, kriteri i tyre nuk është përmirësimi i jetesës tuaj, por politik. Kjo ka sjellë shpërdorimin e fondeve publike, siç denonconi ju me të drejtë. LSI është e vendosur të legjitimohet si një forcë e institucionalizuar politike, ç’ka do të ngjasë në ditët e ardhshme, për të parandaluar ardhjen e opozitës në pushtet dhe për t’u dhënë socialistëve një alternativë të besueshme, që t’u rikthejë atyre besimin tek politika dhe institucionet. LSI është e angazhuar për ta pasur Veriun në qendër të vëmendjes dhe politikës së saj. Në këto takime deputetët Meta dhe Legisi shoqëroheshin edhe nga Qemal Elezi, njëri ndër figurat më të shquara të PS-së në Kukës dhe përfaqësues i saj në institucionet e PS-së dhe në ekzekutiv, si dhe nga Adem Lala, njëri ndër aktivistët kryesorë socialistë në Has.

Korrespondenti

 

Çfarë tha Nano një ditë më parë

Meta, Braho, Muçi ose Prifti janë të pakënaqur me mungesën e posteve që i kanë pasë fituar vetëm nga kjo mazhorancë dhe i mban mendja se mazhoranca dhe puna juaj, puna jonë e përbashkët është që ata t’i bëjmë vetëm kryeministra apo ministra

Nuk mund të kandidojmë më deputetë që mandatin e kanë përdorur për të pirë birra në kafenetë e Tiranës duke shpifur apo sharë ministrat e qeverisë suaj

Nuk mund të pranojmë të kandidojmë më deputetë që kënaqen kur Berisha shan me libër shtëpie kryetarin tonë të Kuvendit apo anëtarët e kabinetit qeveritar dhe struken me shpresën se nuk do t´ua përmendë emrin atyre

 

Konflikti Nano-Meta, lojë nervash

Eshtë konsideruar një lojë nervash ajo që po ndodh mes Nanos e Metës. Të dy palët, të cilët kanë shtuar tonet e sulmit ndaj njëri-tjetrit, duket se kërkojnë t´i lënë kundërshtarit në dorë lëvizjen e parë për të kërkuar përjashtim nga partia, ose për të shpallur parti të re. Mbështetësit e Nanos janë shprehur dje të habitur me këmbënguljen e Metës për të vazhduar ta konsiderojë lëvizjen e tij “pjesë të PS-së”, ndërkohë që metistët e shikojnë vonesën e përcaktimit të saktë të emrit të lëvizjes si një përpjekje për të bindur bazën e PS-së se duhen mbështetur dhe jo larguar.

Korrespondent

 

    Interpoli: Në zyrat e institucioneve të shtetit shqiptar ka skandale seksuale

Sipas burimeve të besuara nga Ministria e Rendit Publik, mësojmë se; pranë strukturave të Interpolit Shqiptar gjurmohen rastet e marrëdhënieve seksuale të drejtorave dhe shefave të institucioneve shtetërore me sekretaret, apo punonjëset e administratës nëpër zyra dhe banjot e institucioneve. Interpoli, pasi e ka kryer detyrën e vet, duke i zënë të gjithë ata kriminelë që shëtisin lirshëm, me pasaporta fallso nëpër botë, pasi i ka riatdhesuar prostitutat që punojnë me dhe pa dëshirë nëpër Evropë, ka përgatitur planin e gjurmimit dhe zbulimit të seksit të paligjshëm.

Këtë aksion të moralshëm kërkon ta shtrijë në të gjitha ministritë e shtetit shqiptar. Për t’i paraprirë aludimit iluziv të Ministrisë së Rendit Publik, Kryeministri Fatos Nano ka bërë prezent shqetësimin e tij, në një mbledhje të radhës, ku ka cituar; -Ndalohet rreptësisht ardhja në punë në institucionet shtetërore, e femrave të veshura gjysmë nudiste, se na tundohen burrat e shtetit!

Ka të drejtë zoti Nano. Po a zbatohet në të vërtetë kjo normë estetike e etikës zyrtare të punonjësve të administratës në institucionet shtetërore, që nga Ministria e Drejtësisë e deri tek bashkitë e rretheve??? Fundja, fundit, pse duhet të mendojmë që burrat e shtetit janë fajtorë, kur ndodhen para sekretareve me minifund e shalë të gjata, me gjysmën e gjoksit jashtë edhe në kërthizën e barkut vezullon vathi ngulur në mish? Syri s’ka faj që lundron në joshjen e intimitetit. Një mendje është e shkreta, turbullohet… dhe mbyllet dera e zyrës me çelës… Mbingarkesat epshore janë të rrezikshme për shëndetin. Ka raste, nga dehja e epshit shtazarak, burrat harrojnë edhe autoritetin e postit dhe sulen në nevojtoret e institucionit, për derdhjen e flirtit. Po ç’faj kanë burrat e shtetit, apo titullarët e pushteteve lokale, ku sekretaret dhe punonjëset e administratës vijnë në punë të veshura sikur të jenë klientet e trotuareve të natës???

Megjithatë, s’kemi të drejtë t’i gjykojmë keq. Edhe ato kanë një arsye të fortë, që i fusin në kurthin e seksit këta burra të ethshëm për seks.

Paaftësia në punë është nocion shkatërrimi në profesion, por jo në hormone. Këto fenomene të procesit intim, që ngjasojnë si lehjet e ndërzimeve të qenve rrugaçë, kanë dëshmitar të vetëm muret e zyrave dhe fatkeqësisht edhe jakat e këmishave të burrave “fatkeqë” njollosur nga buzët e kuqe… Por fatmirësisht në mediat nuk kemi lajme skandaloze për t’i bërë publike, pasi burrat e shtetit shqiptar janë shumë të ndershëm në pandershmërinë e tyre, ashtu sikurse aftësia profesionale e këtyre modeleve femra që paaftësinë e tyre e konvertojnë me seks në ambientet ku punojnë. Pa dashur të gjykojmë jetën private të çdo individi, burrë shteti ose jo, na gëzon fakti që burrat shqiptarë janë potent në seks. Se fenomene të tilla kemi dëgjuar edhe nga personalitete të politikës botërore, siç ishte edhe rasti i vdekjes në rrethana misterioze të ish-ambasadorit amerikan, z. Xhefri në Liqejtë e Lurës…

Pa dashur të përmendim edhe emra të tjerë të politikanëve në botë, që s’i kanë shpëtuar dot skandaleve, por lidhjet e tyre kanë një ndryshim; nuk i ngatërrojnë përgjegjësitë institucionale me ngërthimet e jetës private.

Prandaj, strukturat e Interpolit të Ministrisë së Rendit Publik, e kanë marrë seriozisht zbulimin dhe ndëshkimin e “krimit” intim të seksualitetit nëpër zyrat e institucioneve të shtetit shqiptar.

Për këtë janë hartuar plane konkrete me inspektorë të krimit seksual. I urojmë suksese në nismën e tyre, dhe mos u kryqëzofshin me fijet e merimangës të pushtetarëve të fuqishëm, për të normalizuar moralin e pamoralshëm.

Nga Fatime Kulli

 

Kohë për terrorizëm

Orland Zef Gjoni, 17 vjeç, u pushkatua me armë zjarri më 28 gusht në fshatin Trush. Ngjarja makabër ka ndodhur publikisht në lokal. Dëshmitarë okularë thanë për gazetën “Shqipëria Etnike” se i riu u vra në emër të Allahut, pasi një grup islamikësh kishin shtruar ëmbëlsirë në lokal, duke bërtitur se muslimanët do e fitojnë luftën në Irak, duke mposhtur me turp Amerikën dhe gjithë ushtrinë e aleancës shumëkombëshe. I riu Gjoni ka ndërhyrë në bisedë, duke thënë se terroristët nuk kanë zot, pasi vetëshpërthimi i kamikazëve është antinjerëzor e antibesim. Kaq është dashur dhe është pushkatuar, duke mbetur i vdekur në vend. Pasi kanë zbrazur automatikët, një islamik me mjekër të gjatë ka deklaruar se kemi hesape për të larë në veri të Shqipërisë dhe ka përmendur edhe emrin Ardian Urita, kushëri i largët i viktimës.

Vrasja e 17-vjeçarit Gjoni dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e babës dhe vëllait të Ardian Uritës, të quajtur respektivisht Gjon Shuk Urita dhe Gjeto Gjon Urita, vite më parë. Në të vërtetë Ardian Urita ka vite që për siguri të jetës është detyruar të largohet nga Shqipëria, ndoshta për të mos u kthyer më. Gjithsesi, akti barbar i vrasjes së të riut Orland Gjoni, ka ardhur pak ditë pasi fondamentalisti Abdi Baleta ka dhënë një intervistë të gjatë te Televizioni “Shkodra TV1”, ku u bën publikisht thirrje forcave shumëkombëshe të drejtuara nga Amerika e Britania, të tërhiqen nga Iraku dhe mos të provokojnë sipas tij, “vëllezërit muslimanë”. E, kur terrori bëhet përmes mediave, atëherë do të thotë se është kohë e përshtatshme edhe për të vrarë besimtarë katolikë pa probleme. Është detyrë e shtetit, nëse i ka mbetur paksa moral, të bëjë hapa konkretë për qetësi e tolerancë fetare.

Vasel Gilaj

 

Vlora është e trazuar nga pasiguria për jetën

Në qytetin e Vlorës, në mbrëmjen e 27 gushtit, tek kthehej në shtëpi, disa persona të panjohur, sulmojnë 70-vjeçaren Fize Seferi. Gruan e sakatosur e gjejnë disa kalimtarë, të cilët e shoqërojnë në spital ku qëndron 3 net. Ajo ka disa fraktura të rënda, por mbi të gjitha është e terrorizuar. Gruaja plakë drejtohet për të kërkuar ndihmë në polici, por atje një polic i kthen vetëm një përgjigje të prerë: “S’mund të bëjmë asgjë”.

Shumëkush mund të pyesë veten se kush mund të sulmojë, të torturojë për vdekje një plakë fillikate. Në pamundësi të një përgjigjeje prej njërit prej policëve që “dinin” rreth ngjarjes, ne iu drejtuam vetë Fize Seferit, e cila fillimisht me mosbesim na tregoi versionin e saj.

Ajo ka disa muaj që është kthyer nga shteti fqinjë, Greqia, ku ka qëndruar pa shkëputje rreth 1 vit e gjysëm. Me mendimin se ngjarjet e dy viteve më parë, verë 2002, do të ishin harruar dhe ajo mund të jetonte në qetësi në shtëpinë e saj, kthehet në vendin e lindjes. Por atje, disa persona i kanë shkuar në shtëpi. Ata e kanë pyetur se ku fshihet djali i saj, Gani Seferi bashkë me gruan. Ajo nuk u ka kthyer përgjigje. Ata i kanë shkatërruar, thyer shumë gjëra dhe janë larguar duke e kërcënuar edhe me vdekje. Gruaja, për t’u shpëtuar kërcënuesve, ka lënë shtëpinë e saj dhe është vendosur në qytetin e Vlorës. Ajo ka patur frikë se do t’i ndodhte e njëjta gjë që ndodhi djalit të saj prej këtyre kriminelëve. Ajo nuk pranon, e frikësuar, të tregojë se çfarë i ka ndodhur atij, por thotë se ai është detyruar të jetojë i fshehur bashkë me gruan që ata mos ta gjejnë. Por ajo nuk e di se a është i sigurtë atje ku fshihet.

Pas disa javësh qëndrimi në Vlorë, asaj i ndodh ky sulm. Ajo pohon se kanë qenë të njëjtët njerëz prej të cilëve ajo u mundua të largohej. Ata i kanë thënë se kjo gjë nuk ka mbaruar ende derisa ata ta gjenë Gani Seferin, me të cilin, si janë shprehur: “kanë hesape të palara”. Tani ajo jeton me frikë se ata do të kthehen përsëri dhe asnjë nuk mund ta ndihmojë atë. Shteti është impotent, madje as ka qëllimin e mirë të sigurojë për jetën e shtetasve të vet.

Korrespondent i “Shqipëria Etnike”

 

    Pushteti i krimit

Ka kaluar kufijtë e durimit pushteti i krimit në Shqipëri. Askush që nuk është në anën e pushtetit, nuk e ka jetën të sigurtë. Një personalitet i letrave shqipe ka disa kohë që matet të bëjë një shkrim të bujshëm për një deputet dhe jo pak herë i është thënë se mund të vritet nëse guxon të prekë qoftë edhe me fakte shumë të sakta dhe në numrin tjetër do bëjmë një shkrim emocional, ku pavarësisht pasojave do i themi ato që mendojmë. Po njerëzit e thjeshtë atëherë si ndihen në këtë çorbë krimi, në këtë klimë me kaq tensione e kaq të papritura. Keq, shumë keq. Të pasigurtë, shumë të pasigurtë. I tillë është edhe i riu demokrat Florian Hilë Vuka, lindur më 22.09.1979. I rrjedhur nga një familje me taban antikomunist, i persekutuar politik, me librezë anëtarësie, është dalluar si veprimtar i PD-së. Ka qenë edhe vëzhgues i kësaj force politike në zgjedhjet e pushtetit vendor të 12 tetorit 2003 në lagjen “Tre Heronj”, në atë lagje ku oficerë të policisë u kapën duke hedhur 100 fletë votimi fallco në favor të kandidatit socialist për kryebashkiak të Shkodrës, Gjergj Leqejza, sot zëvendësministër i energjitikës shqiptare. Pra, Florian Vuka është përballur me presionin për të pranuar manipulim votash dhe pasi nuk ka pranuar, është dhunuar, si shumë të tjerë. Më vonë i është kërcënuar i ati, nëna, të cilën e ka intelektuale, mësuese, por edhe vëllai e motra. Presionet kanë qenë të vazhdueshme, deri sa një ditë u detyrua të braktisë Shqipërinë. Pra, Florian Vuka, ashtu si shumë shokë e shoqe të tij që janë kërcënuar me jetë, zgjedhin si zgjidhje ikjen nga ky pushtet i krimit.

Vasel Gilaj

 

    Vazhdon persekutimi ndaj familjeve antikomuniste

Shkodra, e njohur si qyteti antikomunist vazhdon të përballojë përsëri persekutimin e qeverisë social-komuniste që vazhdon të persekutojë. Një nga familjet më të njohura si antikomuniste në qytetin e Shkodrës është edhe familja e Benard Shtjefnit, i lindur në Shkodër më 9.02.1941. I burgosur politik gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ku u dënua me 18 vjet heqje lirie.

Sot vazhdon të persekutohet dhe të terrorizohet nga shteti në fuqi, për bindjet e tyre kundër këtij pushteti.

Mbas kthimit të social-komunistëve në pushtet në vitin 1997, kalvari i persekutimit vazhdoi me shpejtësi për familjen Shtjefni. I persekutojnë dhe fëmijët e Benardit, Anton Shtjefni dhe Arjan Shtjefni, për kontributet e mëdha që ka dhënë në gjirin e Partisë Demokratike të Shkodrës. Kulmi arrin kur djali i madh i Benardit, Anton Shtjefni, i datëlindjes 19.11.1974, pas datës 21 mars 2003 zhduket dhe nuk dihet asgjë për të nga familja.

Ndërsa djalin tjetër, Arjan Shtjefnin e burgosin disa herë me radhë, ku me datë 2 tetor 2000 e burgosin dhe e plagosin rëndë në dhomat e paraburgimit.

Pra persekutime mbas persekutimesh, gruaja e Benardit, Alberta Shtjefni duke parë këto terrore të padrejta ndaj familjes së saj dhe të bijve, kalon një infarkt të rëndë, ku sot me sy të përlotur shpreson kthimin e dy djemve të saj, Antonit të zhdukur dhe të Arjanit, i larguar nga Shqipëria me bashkëshorten e tij, për të shpëtuar jetën e tyre nga rreziku.

Zef Nika

 

    Afrim Kurtaj duhet të ndëshkohet për një krim që kurrë s’e ka kryer

Quhet Afrim Rexh Kurtaj. Ka lindur në një lagje periferike të qytetit të Koplikut më 6 Janar 1971. Familja e tij e besimit mysliman, por që nga banorët vendas quhen magjypë (gabelë) nuk dihet si janë vendosur para më shumë se 50 vitesh në lagjen Palvar rreth 2km larg nga qyteti i Koplikut që njihet edhe si qendër e rrethit të Malësisë së Madhe. Babai i tij, Rexhë Kasem Kurtaj me të shoqen Rushen, e divorcuar më parë me Shaban Hotaj, me të cilin kishin patur edhe një djalë, Durimin, që bashkëjetonte me dy vëllezërit e tij nga nëna, Ziain e Afrimin, me shumë mundime kishte arritur të krijonte njëfarë jetese normale e pa probleme. E keqja erdhi ashtu krejt papritmas… Vëllai i Afrimit, Ziai në një zënkë banale ka rrahur Zef Martinin. Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor 2003, në afërsi të qytetit të Koplikut. Ky i fundit vetëm pas një muaji për të çuar në vend nderin e nëpërkëmbur, pasi ishte rrahur nga një magjyp, i zë pritën babait të Ziait, Rexh Kurtaj mbi të cilin derdh pa iu dridhë dora një karikator me fishekë e duke e lënë të vdekur në vend. Dhe nuk ishte e thënë që gjithçka të përfundonte këtu. Edhe magjypët në Shqipëri veprojnë sipas ligjeve të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Vetëm pas një viti nga vrasja e Rexhës, vëllai i Afrimit nga nëna, Durimi, pikërisht paraditen e 9 korrikut, të premten, aty rreth orës 1000, vret në qendër të qytetit Zef Martinin dhe djalin e tezes së tij, Pjetër Agnorin, duke marrë kështu gjakun e njerkut e njëheraz duke futur në telashe dy djemtë e Rexhës, Ziain e Afrimin. E ndërsa Durimi zhduket pa lënë gjurmë pas kryerjes së krimit, dy vëllezërit, Ziai e Afrimi vendosin të largohen për t’i shpëtuar pushkës së hasmit nga fiset Martini e Agnori. Afrimi është i martuar me Agime Kurtaj e datëlindjes 14.10.1972 nga fshati Hysaj i komunës së Gruemirës dhe fryti i jetës së tyre bashkëshortore janë djali Valmiri, i datëlindjes 4 Mars 1998, e vajza Blerta, e datëlindjes 29.12.2001. Me ndihmën e disa njerëzve të njohur, të dy famlijet së bashku kanë hipur në një maune e janë larguar diku jashtë shtetit. Gjatë rrugës, vëllai i madh, Ziai, që kishte shitur 50 dynym tokë e 10 krerë lopë, zbret nga maunja së bashku me familjen e tij dhe zhduket pa lënë gjurmë, duke ia lënë gjithë peshën e gjakut Afrimit e djalit të tij të vetëm, Valmirit 6 vjeçar, të cilët veç e veç ose së bashku duhet të vriten për një krim që kurrë s’e kanë kryer. Martinajt e njerëzit e fisit Agnori kërkojnë t’i vrasin të dy pasi vetëm gjaku i dy magjypëve shlyen vrasjen e një banori vendas, sido që të ketë qenë ai. Afrimi, Valmiri e Agimja me Blertën që vështrojnë plot shpresë në foton që ilustron shkrimin, ndoshta kurrë më s’do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre. Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni askush nuk i do as i përkrah rracën e magjypëve, siç ndodh në botën e qytetëruar e ku jeta, të drejtat dhe liritë e personit mbrohen e garantohen me ligj pa dallim race, feje, krahine dhe ideje.

Rifat Ymeri

 

    Me Eminin vritet shpresa.  Lamtumirë, miku ynë!

Jo vetëm unë, gazetarët e Veriut e mbarë Shqipërisë, shkodranët e veriorët, por të gjithë shqiptarët e kanë pritur me hidhërim lajmin për vrasjen e Emin Spahisë, Kryetar i Lidhjes së Misionarëve të Paqes së Shqipërisë. Spahija, siç e thërrisnim ne gazetarët, ishte kthyer në një simbol të shpresës së përbashkët për frenimin drejt zhdukjes së hakmarrjes dhe gjakmarrjes primitive në emër të Kanunit 600-vjeçar. Misionari, ndërmjetës dhe iniciator i qindra pajtimeve në mbarë vendin dhe në hapësirën ballkanike mbarë shqiptare, çlirues nga ngujimi i mijëra familjeve dhe fiseve, shpresëdhënës i qindra fëmijëve që e shikonin nga pas hekurave të dritareve të ngujimit, Emin Spahija, në lulen e rinisë dhe fuqive të tij, nuk jeton më…

***

Imazhi im i parë për Emin Spahinë është krijuar në pranverën e vitit 1997. Ndërsa të gjithë mendonin të largoheshin nga Shkodra e Shqipëria, ndërsa të gjithë kujdeseshin të ruanin kokën e tyre dhe të të afërmve, Emini si pak të tjerë, mori përsipër ruajtjen e institucioneve të shtetit shqiptar. Pamja e tij më ka mbetur e ngulitur dhe shpesh, ndërsa bashkëbisedonim në kohët që do të vinin, ai ndjehej krenar për kontributin që kishte dhënë në mbrojtjen e atyre pak institucioneve që tentonin të qëndronin në këmbë në vitin 1997.

***

Më vonë, me Eminin do të më lidhte puna në Shkodra TV1, ku unë fillova punë në mesin e shtatorit të vitit të çmendurisë kolektive. Një pajtimtar shembullor, një njeri që nuk pritonte të vinte interesat e familjeve të ngujuara përpara sigurisë së tij personale. Janë me qindra familjet ku Emini futej me guxim, edhe pse sipas ligjeve të Kanunit, lejohej të futej vetëm prifti apo hoxha dhe gratë. Një njeri energjik, gjithmonë i qeshur, i ëmbël dhe i komunikueshëm, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në shërbim të më nevojtarëve, me fjalën aq të peshuar, aq ngjizëse. Në këto 7 vjet të kontakteve të mia me Eminin, asnjëherë nuk pata mundësinë ta shoh të nevrikosur, asnjëherë të ngrinte zërin. Emini kishte krijuar konturet e një njeriu të paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit në mes njerëzve pa asnjë lloj dallimi.

***

Bashkëpunimi me Eminin u ngushtua shumë pasi fillova punë në TV Rozafa. Pa më të voglin dyshim mund të them se ai ishte ndër miqtë e këtij televizioni, siç ishte mik edhe i gazetës “Shqipëria Etnike” dhe i mediave të tjera, por edhe i gazetarëve në përgjithësi. Nuk ka asnjë koleg të të gjitha mediave, që të mos ketë krijuar një imazh të mrekullueshëm për raportet me Eminin. Puna e bërë nga ai dhe Lidhja e Misionarëve të Paqes së Shqipërisë, i kishte kaluar prej kohësh të gjitha përmasat normale. Kishte filluar të kthehej shpresa, kishte filluar që fjala “Falje” të përmendej përherë e më shpesh, të futej përherë më shumë në fjalorin tonë, në shpirtin tonë. Nënat dhe gratë shamizeza, fëmijët që rrallë iu qeshte buza, burrat e thinjur që u mungonin bijtë, shihnin tek Emini një mundësi më shumë që i jepte kuptim jetës.

***

Askush nuk mendonte se në mëngjesin e 9 gushtit, jeta tokësore e Emin Spahisë do të merrte fund. Askush nuk e priste që plumbat të përshkonin trupin e misionarit, të njeriut të shpresës. Ata që e kanë njohur nga afër e kujtojnë mirë, se ai kishte plane të jashtëzakonshme, të cilat priste t’i materializonte, por që vdekja ia ndaloi. Shumë shpejt, nga e gjithë Shqipëria, Lidhjes së Misionarëve të Paqes, do t’i bashkoheshin 1000 të rinj e të reja. Me uraganin e tij të nisur prej shumë vitesh, tashmë me në krye të rinjtë, Emini kishte vendosur t’i kundërvihej plagës më të tmerrshme shqiptare të mijëvjeçarit të tretë, gjakmarrjes. Këto ditë, Emini kishte vendosur të shpallte publikisht këtë lëvizje, përmes një konference për shtyp, e cila tashmë nuk do të zhvillohet kurrë. U pre pra që në nisje një nismë mbarërinore kundër gjakmarrjes.

***

E, ndërsa shkruaj këto rradhë, akoma nuk më besohet se Eminin nuk do ta takojmë më. Besoj, të njëjtën përshtypje kanë edhe shumë kolegë, miq e të njohur të tij, qytetarë, fshatarë, intelektualë e punëtorë. Sigurisht, dhimbjen më të thellë e ndjejnë bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit e motrat, të afërmit por edhe ne gazetarët, me të cilët ai nuk rreshti asnjëherë të bashkëpunojë. Falë këtij bashkëpunimi, u arrit që institucionet më të larta të shtetit shqiptar, faktori ndërkombëtar të marrë seriozisht nisma për frenimin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. “Ligji është ai që duhet të veprojë dhe jo Kanuni”, ishte shprehja që Emini përsëriste shpesh. Jetën njeriut ia ka dhënë Perëndia dhe vetëm ai ka të drejtë t’ia “shuajë”, ishte sentenca e tij.

***

Sigurisht, Emini nuk kishte vetëm miq. Si në çdo aktivitet edhe në atë të pajtimit, Eminit si edhe shumë misionarëve të tjerë, janë munduar t’i “fusin shkopinj në rrota”. Edhe në punën e tij fisnike, ai dhe misionarët e tjerë, kishin mjaft pengesa. Është një përballje që vazhdon dhe do të vijojë në mes përkrahësve të zbatimit të ligjit, frenimit të gjakmarrjes dhe të atyre që kërkojnë të zbatohet Kanuni, të forcohet mentaliteti i hakmarrjes dhe gjakmarrjes primitive. Megjithatë, sa ishte gjallë, Emini i sfidoi të gjithë duke i dhënë shpresë jetës, fitores së të mirës mbi të keqen, jetës mbi vdekjen. Ishte forca e tij karakteristike, energjia e tij e pashterrshme, vullneti i jashtëzakonshëm që e kthyen në një lider shpirtëror për shumë njerëz, veçanërisht ata që vuanin fenomenin e gjakmarrjes. Vdekja e tij fizike, e hoqi atë nga jeta tokësore, por të gjithë kemi fituar një simbol, një shembull që duhet ndjekur në rrugën e zhdukjes së gjakmarrjes, për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit, sado me pasoja është.

***

U vra një misionar. Është ky lajmi më i kobshëm që tronditi jo vetëm mediat, opinionin qytetar, opinionin ndërkombëtar, tek i cili Emini ishte shumë i njohur. U vra në lule të rinisë, babai, bashkëshorti, vëllai, miku i të gjithëve. Megjithatë, puna e bërë prej tij nuk do të shkojë dhe nuk duhet të shkojë kot. Lidhja e Misionarëve të Paqes së Shqipërisë ka pësuar një humbje të madhe, por ajo do të mbijetojë, kontributi i saj është i domosdoshëm për shoqërinë shqiptare. Ajo ka dhe duhet të ketë në krye përjetësisht presidentin e nderit, misionarin e pajtimeve, Emin Spahinë. Ai do të jetë gjithmonë i pranishëm, në mes misionarëve të tjerë, shpirti i tij do t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e vështirë dhe me sakrifica që ka ndërmarrë. Me dhimbje duhet të pranojmë se ti, Emin, miku ynë, nga sot nuk do të jesh më fizikisht pranë nesh. E themi që tani, do të na mungosh! Pushofsh në paqe, Emin Spahija, në atë parajsë të cilën kërkove ta sigurosh për mijëra familje këtu mbi Tokë. Lamtumirë miku im, miku ynë!

Blerti Delija

 

    Katër plumbat që pushkatuan Emin Spahinë

Emin Spahija, ish-kryetar i Misionit Mbarëkombëtar të Pajtimit të Gjaqeve, u pushkatuar në qendër të kryeqendrës së Veriut Shqiptar, Shkodër, me katër plumba. Trupi i pajetë qëndroi plot katër orë në derë të oborrit të pallatit ku miku ynë banonte. Pas ngjarjes së bujshme, pasi ishte shumë i njohur aktiviteti i Spahisë, u ngritën plot katër pista, të cilat duket se heshtën fiks pas katër ditëve, për të mos u zbuluar asgjë, as pas katër shekujve!

Pak kush mbi këtë tokë shqiptare bëri një bekgraund aq madhështor sa Emin Spahija. Ai shpëtoi jetën e mbi 5000 shqiptarëve në konflikt, të cilët i priste plumbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Dhe si për ironi të profesionalizmit të zbulimit e hetimit, nuk u gjetën të paktën katër fije floku, katër gjurmë këmbësh, katër pika gjaku, katër gjurmë gishtërinjsh, apo katër pika “djerse” nga të vrasësve. Hetimi e zbulimi e di të paktën se Emini kishte qenë katër orë në dasëm, se kish bërë nja katërqind metra me makinë, se pas parkimit kishte bërë edhe nja katërdhjetë hapa në këmbë, se ishte figurë që kërkonte vetëm ligjin.

Ajo që është e tmerrshme, Emin Spahija nuk jeton sot. Ajo që është e tmerrshme, është vrasja profesionale, çka lë të nënkuptohet se vrasësit nuk e kanë për të parën herë atë zanat. Mos qofshin me katër edhe veprimet e vrasësve.

Edhe faktorët permanent janë shumë. Njeriu që nuk bën emër është njëlloj sikur të mos kishte ekzistuar. Emin Spahija bëri një emër të madh. Ai do të kujtohet pas qindra vjetësh. Ai për katërdhjetë vjet të jetës së tij jetoi sa për katërmijë vjet të vrasësve që herët a vonë do dalin para drejtësisë. Në emër të Eminit do të ketë gjithmonë paqe.

Krimet gjithherë e gjithkund, e ç’kemi studiuar, kryhen në varësi të terrenit dhe vendit. Po Shkodra përgjatë këtyre viteve ka patur shumë vrasje të pazbuluara, në mos u gabofshim edhe njerëz të humbur. Në qoftë ashtu, Shkodra nuk është liqen plot me ujë, por qytet që megjithëse nuk sheh një polic natën, një siguri nga shteti, një dritë të ndezur, ka qytetari, ka kulturë, ka edhe kërkesa për t’i siguruar jetën njeriut.

Po edhe në vende plot me ujë e myshk, edhe në vende plot shkurre, bota ka kërkuar e ka zbuluar, jo më në mes të qytetit.

Eminin e pavdekshëm e njihnin të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, e respektonin të gjithë, burra, gra, fëmijë e pleq, ndaj dhe dhimbja është më e madhe. Ai la pas një jetë të lavdishme. Ai la pas fëmijë të ngujuar pas hekurave që sapo shteti të bëhet shtet do dalin në jetë e do të kërkojnë vrasësit, para se të vriten Eminë të tjerë.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

    Politika prodhon anarshi

Shqipëria veç viktimizimit politik, ekonomik, social, nuk ka mundur të perceptojë asnjë realitet tjetër. Pasiguria e jetës është një fenomen i dukshëm në të gjitha prizmet. Politika vazhdon të prodhojë vetëm problematikë, krime, anarshi dhe këto kanë krijuar një gjendje tepër të zymtë në vendin postkomunist. Edhe pranimi i një realiteti të tillë të zymtë nga ana e qeverisë e shtetit në vetvete nuk është as më shumë e as më pak, veçse një krim tjetër, pasi me një formë të tillë përsëritjeje në vazhdimësi dhe rekordeve të krimeve e shkeljeve të të drejtave e lirive njerëzore, ku ligji është impotent e krimi ka zënë për fyti shoqërinë, Shqipëria sot është një Siçili e para pesëdhjetë vjetëve. Ja, ky djalosh që shihni në fotografi, i quajtur Otis Shestani, megjithëse krejt i pafajshëm, detyrohet të braktisë Shqipërinë nga frika se një pushkë do ta vrasë. Po ç’ka bërë ky i ri shqiptar? Babai i tij, Zef Shestani, më 3 tetor të vitit 2003, në gjendje të pirë, kish bërë një aksident automobilistik me makinën e tij, tip Audi. Në atë aksident kish humbur jetën një shtetas shqiptar, i quajtur P.M. Gjithsesi, Zef Shestani nuk tentoi të largohej, siç po ngjet në shumicën e rasteve dhe ku policia lëshon deklaratat “iku në drejtim të paditur”, por pasi shoqërohet për në komisariatin e policisë, nis çështja, dënohet dhe ajo çka është paradoksale, tre ditë pas lirimit, ai zhduket. Sot, ai nuk ka adresë, është i gjallë apo i vdekur. Themi kështu, pasi familja e viktimës së aksidentit, sipas Kanunit, kërkon hakmarrje për të vrarë. Kështu, në kushte të tilla tepër të pasigurta për jetën, i riu Otis Shestani, jeton sa jeton i fshehur, deri një ditë që merr udhët e perëndimit, për të mos u vrarë si qindra e qindra të tjerë moshatarë të tij të pafajshëm, nga plumbi i hasmit. Se raste të përafërta, të lindjes së konflikteve të tilla, meqë shteti nuk ka gjetur ende jo vetëm mundësi, por as qëllim të mirë të vendosjes e zbatimit të një ligji, kanë lënë gjithnjë pas të vrarë, madje edhe në mënyrat më barbare, me sopata.

Kështu pra, e vetmja zgjidhje për Otis Shestanin dhe shumë të tjerë, ka qenë vetëm ikja nga vendi i tyre. Taktikat e përdorura nga shteti për zbutjen e konflikteve me anë të organiatave joqeveritare, kanë lënë nga pas vetëm zhgënjim dhe kanë krijuar bindjen edhe në popull se ligji vonë, shumë vonë mund të veprojë, pasi vetëgjyqësia tashmë ka fituar “normalitet”.

Sokol Pepushaj

 

    Shqiptarët si gjashtë vjet më parë, kur u vra Azem Hajdari

Më 12 tetor të këtij viti mbushen 6 vjet kur banditët e kuq të rikthyer në pushtet me revolucionin bolshevik të vitit 1997 pushkatuan para selisë së Partisë Demokratike (Tiranë) heroin e pluralizmit e demokracisë shqiptare, të paharruarin Azem Hajdari. Pushkatimi i këtij lideri e deputeti të parlamentit shqiptar ishte vrasja më e tmerrshme e shekullit XX për ne shqiptarët, pasi kjo vrasje paralajmëronte vrasjen e demokracisë e pluralizmit aq të dëshiruar për ne që vuajtëm gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Vrasja e Azem Hajdarit ishte paralajmëruar nga pushtetarët socialistë rreth një vit më parë (1997), kur në sallën e parlamentit deputeti socialist Gafur Mazreku qëlloi me pesë plumba mbi Azem Hajdarin, i cili u plagos, por falë Zotit mbijetoi. Dhjetra incidente ispiroi dhe inskenoi Ministri i Punëve të Brendshme të Socialistëve, Neritan Ceka, ku vlen të theksohet incidenti i Milotit ku për pak i mori jetën Azemit së bashku me djalin e tij 14 vjeçar. Gjithsesi socialistët që kishin gabuar disa herë në vrasjen e Azem Hajdarit nuk gabuan më 12 shtator 1998, ku ekzekutuesit e tij ishin dy oficerë të lartë të policisë së shtetit socialist, Fatmir Haklaj e Jaho Salihi, por për t’i shpëtuar kapjes së këtyre kriminelëve ndihmoi i dërguari i qeverisë për Prefekturën e Kukësit, Taulant Dedja, i cili mashtroi dhe tha se dy oficerët që akuzoheshin për vrasje kishin qenë atë natë në Tropojë në krye të detyrës. Pas ndërhyrjes së organizmave amerikano-perëndimore para gjyqit u vërtetua se vrasësit ishin po Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi (sot njëri i vrarë dhe tjetri i burgosur për krimin). Gjithsesi sot krimineli Gafur Mazreku jo vetëm ka dalë nga burgu, por është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit të Hasit, dhe një ndër kandidatët e mundshëm për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Mashtruesi e mbrojtësi i kriminelëve, Taulant Dedja, është deputet i PS e beniamini i Fatos Nanos. Neritan Ceka deputet i aleancës së majtë dhe kryetar i komisionit të rendit e SHISH-it. PS me këto veprime u bën karshillëk shqiptarëve duke u thënë se kriminelët janë pjesë e strukturave të partisë e shtetit të socialistëve, të cilët janë të gatshëm të shqyejnë këdo që dëshiron huqameti rozë. Duket si e pabesueshme se si sot në një shtet të Europës ditën për diell zhvillohet një luftë e tmerrshme klasash, ku demokratët e antikomunistët janë jo vetëm të privuar nga punësimi e zhvillimi, por edhe të rrezikuar nga banditët e veshur me pushtet. Duket interesante evidenca e familjeve që goditen, pasi kjo korrespondon pikë për pikë me listat e atyre që komunistët filluan t’i persekutojnë që në vitin 1945. Shembujt e familjeve që goditen nga pushteti socialist janë të shumtë edhe në trevën e Malësisë së Madhe, por ne si gazetë “Shqipëria Etnike” zgjodhëm një familje nga Vermoshi i komunës Kelmend, e pikërisht familjen antikomuniste e antisocialiste, Tinaj. Kalvari i kësaj familje kishte filluar që në vitin 1945, kur komunistët e sapoardhur në pushtet e shpallin familje armike dhe i japin titullin fyes “kulake”. Pas këtij titulli komunistët familjen Tinaj e izolojnë në fshatin Vermosh, duke e survejuar vazhdimisht nga spiunët e sigurimit të shtetit, ku nuk e linin të dilte nga fshati dhe e punësonin në punët më të rëndomta duke e shpërblyer sa për t’i mbajtur shpirtin gjallë me bukë thatë (misri me racion). Ishte pikërisht kjo histori persekutimi e mjerimi që bëri fëmijët e familjes Tinaj t’i bashkohen uraganti antikomunist të fundit të vitit 1990 dhe fillimit të 1991. Të paharruara për demokratët malësorë do të mbesin pjesëmarrjet e djemve të familjes Tinaj, që bënin 60-70km rrugë në këmbë nga Vermoshi në Koplik e Shkodër, ku zhvilloheshin mitingjet e demonstratat antikomuniste. Mesha e parë katolike që u zhvillua në Shkodër në nëntor 1990 kishte në gjirin e saj edhe vëllezërit Mark Tinaj, Prel Tinaj dhe veçanërisht Anton Tinaj. Madje këta malësorë antikomunistë ishin pjesëmarrës dhe në ballë të demonstratës së 13 dhjetorit 1990 për rrëzimin e bustit të diktatorit në Shkodër. Tashmë familja Tinaj si shumica e malësorëve e më gjerë ishte bërë pjesë e rëndësishme e uraganit antikomunist. Zgjedhjet e marsit 1991 bënë që në Malësi e Vermosh të fitojë Partia Demokratike, por mjerisht në zona të tjera të Shqipërisë kishin manipuluar. Demonstrata e 2 prillit 1991 solli 4 dëshmorët e demokracisë në Shkodër, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, por edhe plagosjen e rreth 80 demokratëve të tjerë dhe qindra të keqtrajtuarve. Në mes të keqtrajtuarve kishte mjaft malësorë ku vlen të theksohen tre vëllezërit Tinaj (Marku, Prela dhe Antoni), të cilët u arrestuan, por policia pas disa orësh u detyrua t’i lirojë. Ndërsa Anton Fran Tinaj u bë këtë vit anëtar aktiv i Partisë Demokratike, vëllezërit e tjerë qëndruan si simpatizantë e mbështetës të përhershëm të PD-së. Gjithsesi fitorja e PD në zgjedhjet e 22 marsit 1992 bëri që shtresës së të persekutuarve t’u kthehet jeta normale, morale e materiale e humbur për rreth gjysëm shekulli, por kjo nuk zgjati më shumë se deri në vitin 1997, kur në pushtet u rikthyen komunistët e rinj, të cilët menjëherë filluan avazin e vjetër të luftës kundër kundërshtarëve politikë. 12 shtatori 1998 ishte sinjali i luftës së vërtetë që kishin planifikuar komunistët, më 14 shtator u mblodhën mijëra e mijëra demonstrues të heshtur nga gjithë Shqipëria për t’i dhënë lamtumirën e fundit heroit të demokracisë Azem Hajdarit, por edhe në këtë ditë zie shteti i socialistëve nuk pushoi, por sulmoi turmën e demonstruesve, duke bërë vrasje, plagosje, keqtrajtime e arrestime, ku në mes këtyre fatkeqëve kishte dhjetëra malësorë demokratë. Po gjatë vitit 1998 policia e shtetit pushkatoi në shtëpi të tij demokratin nga Fieri, Bujar Suli, me të vetmin “faj” se në antenën e TV kishte shkruar “PD do të fitojë”. Pushkatoi para derës së shtëpisë së tij demokratin nga komuna Gruemirë (M.Madhe) Senahi Gjekaj. Keqtrajtimet e persekutimet vazhduan edhe në vitet pasardhëse, ku në zgjedhjet vendore të vitit 2000 plagoset rëndë kryetari i qendrës së votimit Gradec (komuna Kastrat), Engjëll Broqi, njëkohësisht edhe kryetar i seksionit të PD në Gradec. Pas këtij krimi policia e socialistëve kërcënon me vdekje deputetin e PD, Sandër Uldedaj e tjerë e tjerë… Më pas vjen 20 korriku i vitit 2001, kur PD-ja organizoi një miting proteste në Shkodër, për manipulimin e votave që kishte bërë Partia Socialiste në zgjedhje parlamentare, policia e shtetit arrestoi dhjetra demonstrues, për torturat çnjerëzore që u bënë tregojnë të tmerruar edhe sot vëllezërit Kanto Tinaj, Prel Tinaj e Mark Tinaj. Mjerisht një keqtrajtim të tillë kishin pësuar këta vëllezër, kur i kishin arrestuar në dhjetor 2001, vetëm se në makinën e tyre u gjetën flamurin e PD-së.

Janari i vitit 2002 solli në Malësi një valë të re keqtrajtimesh e raprezaljesh ndaj demokratëve e antikomunistëve, të cilët për të shpëtuar jetën e tyre e të familjeve të tyre janë detyruar ta lënë atdheun e tyre, Shqipërinë, në fakt një fat të tillë të mjerë kishte dhe djali i familjes Tinaj me gjithë familjen e tij, Anton Tinaj. Gjatë vitit 2003 u vranë biznesmenët demokratë Florian Vila (Tiranë), dhe Myftar Çela (Malësi e Madhe), u ekzekutua dhe komisari i policisë Gani Malushi.

Në zgjedhjet e 12 tetorit 2003 dhuna policore u shumëfishua në Malësi të Madhe, ku ditët e nëntorit (datat 3, 11 dhe 19) ishin më të egrat, ku policia e shtetit arrestonte e keqtrajtonte demokratë, veçanërisht në zonat ku kishte fituar PD-ja. Një fat të tillë kishte edhe komuna Kelmend ku kishte fituar Kol Alia i PD-së. Keqtrajtime të tmerrshme pësuan vëllezërit Tinaj, Marku e Kati, të cilëve u kërkohej të firmosnin se kishte fituar kandidati i PS e jo ai i PD, kurorëzimi i të cilit zgjat me muaj. Gjatë vitit 2004 klima politike nuk ishte aspak më e zbutur, dhjetra keqtrajtime, arrestime e kërcënime janë bërë në familjet e demokratëve malësorë e shqiptarë. Sinjifikative është raprezalja e keqtrajtimi i fshatarëve të Vermoshit më datën 11 prill 2004, ditën e Pashkëve, ku policët që keqtrajtuan familjen Tinaj talleshin, hë de sot keni ditën e ringjalljes së Krishtit, e ne po ju rrahim e ju nuk po i kërkoni Zotit tuaj t’ju ndihmojë. Kërcënimet e keqtrajtimet tashmë janë të përditëshme, saqë vëllezërit Tinaj, Marku, Prela e Kanti bëjnë një jetë plot ankthe e tmerre ku shumicën e kohës e kalojnë në malet e Vermoshi larg syrit të socialistëve. Është interesant se në çdo kërcënim që i bëhet familjes Tinaj i thuhet se ku e keni fshehur atë këlyshin e Sali Berishës, që do ta gjejmë e t’ia tregojmë qejfin ne… (e kanë fjalën për Antonin).

Këto ditë në fshatin demokrat të Lazaratit, policia e shtetit qëllon mbi fshatarët nga helikopteri, gjoja duke kontrolluar për bimë droge. Pas Lazaratit edhe në Malësi të Madhe kanë filluar të fluturojnë helikopterë të policisë të cilët siç thuhet po piketojnë të godasin shtëpi e familje demokratësh e antikomunistësh, shqip jeta është e pasigurtë dhe e tillë do të vazhdojë derisa në pushtet të jenë socialistët e djallit he djalli i marrtë…

Sokol Pepushaj

 

    Referendumi në Maqedoni, bazuar në fjalimet e Hitlerit

Urdhëri i autoriteteve maqedone, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare të partisë së z. Ahmeti, për largimin nga Maqedonia si i padëshiruar të gazetarit realist shqiptar Ylber Lili, përbën aktin e turpshëm të një të ashtuquajturi shtet pordhac, i stabilizuar vetëm nga partitë shqiptare atje por edhe trim kur në pushtet bashkëpunon me ndonjë karrierist kozmopolit, që për 5 lekë shet idealin e bashkëkombësve të vet. S’mund të jetë ndryshe se z.Lili me gruan e tij janë nga Shqipëria e sipas zakonit shqiptar, miku nuk preket apo kërcënohet se ke punë me atë që e ka pritur. Pra shqiptarët atje, desha të theksoj se edhe liderët shqiptarë në Maqedoni mos të çuditen aspak për këto veprime, se janë pikërisht ata, bashkë me qeveritarët tanë në Shqipëri që i kanë dhënë zemër këtij konglomerat shteti të shkelë me këmbë të drejtat e njeriut dhe ato shqiptare në veçanti. Jo vetëm z.Lili, por çdo gazetar e politikan apo biznesmen që mbron çështjen kombëtare, po i kërcënohet jeta e me të gjitha mënyrat po izolohen nga shteti amë, e jo më nga ata që fjala Albani i tërbon e i tmerron.

Mbasi jemi në Maqedoni, duhet theksuar se maqedonasit s’e kanë me z.Lili, por me këtë rast deshën t’i provonin pulsin shqiptarëve sa janë të bashkuar të reagojnë, sepse po përgatitet një referendum tipik hitlerian kundër shqiptarëve, ku kjo kërkesë për referendum po të lexohet me vëmendje është përkthyer nga thirrjet e Hitlerit kundër çifutëve. Pra e ritheksoj që autoritetet maqedone me shpalljen non-grata të gazetarit shqiptar Lili, me një gur vrasin dy zogj, themi ne shqiptarët. Ata që kanë skicuar këtë referendum, i rrenë mendja ndoshta tek tradita jonë, që shqiptarët janë e zeza e vetes dhe e mira e të tjerëve, e për këtë s’gabojnë aspak se ashtu kemi qenë dhe jemi. Në qoftë se janë bazuar te kjo thënie shqiptare, duhet të jenë të qartë se ne shqiptarët fatmirësisht apo fatkeqësisht kemi edhe një thënie tjetër për vete, se “atëherë kur s’ta pret mendja, për një plesht djegim jorganin”, prandaj maqedonasit të kenë kujdes e mos t’i bëjnë vetes me sy e t’i ikin provokimeve, e të mos bëjnë si trima, por të respektojnë shqiptarët, se duke respektuar shqiptarët, respektojnë veten dhe Maqedoninë e brishtë.

Nikolin Pemaj

 

    Arroganca e shtetit arrogant

Është e dhunuar liria, e kërcënuar demokracia në Shqipëri. Në drejtim të shtetit janë njerëz pa ideale, pa shqiptarizëm! Intelektualët e vërtetë, ata që kanë aspiruar e aspirojnë për një Shqipëri pa dhunë e pa padrejtësi, kanë qenë e janë në teh të arrogancës së shtetit plot anarshi, e këtij shteti që vritet kryetari i Misionit të Pajtimit të Paqes Emin Spahija me plumba në mes të qytetit dhe shteti nuk ndihet, në mos e pastë vrarë vetë, pasi ai pat arritur të pajtojë mbi 5000 shqiptarë në konflikt. Pra, intelektualët shqiptarë me shumë vështirësi edhe me përballjen me vrasjet, përcjellin mesazhe paqeje duke dhënë kontribut në integrim. Këtij kontigjenti i përket edhe intelektuali Besnik Enver Bushati, lindur në Shkodër më 22.08.1976. I rrjedhur nga një familje me taban antikomunist, kur shqiptarëve iu hap pak hapësirë e shpresë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës, iu fut studimeve dhe arrin të përfundojë me nota të mira Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Fizikë, të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në vitin 2000. Ai angazhohet edhe në proceset demokratike, ku si intelektual jep mjaft. Gjithsesi, punon si mësues provizor për disa kohë në shkollën 8-vjeçare të Laçit, të bashkisë së Vaut të Dejës, e më pas si mësues në shkollën e mesme të Velipojës, rreth 33 kilometër larg qytetit. Kjo, ndërkohë që shumë mësues pa arsimin përkatës japin mësim edhe në qytet dhe çka tregon për një diferencim nga Partia Socialiste në pushtet kundër opozitarëve demokratë. Por kjo do ishte e keqja më e vogël. Intelektuali Besnik Bushati është kërcënuar shumë herë edhe me eliminim fizik. Madje në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, ku ai ishte afër kandidatit për deputet të PD-së, Valentin Palaj, përballoi kërcënime serioze nga forca anarshiste që ishin të interesuara të vidhnin votat me dhunë në favor të Partisë Socialiste. Pra, vlerat fallco, dhunimi i kundërshtarëve politikë është në metodën e këtyre diktatorëve që po vrasin përditë e përnatë. Dhe shumë intelektualë sot, në qëllimin e fundit për të shpëtuar jetën, si të vetmen rrugë kanë gjetur atë të braktisjes së vendit. Kështu ka ngjarë edhe me Besnikun, i cili sot nuk ndodhet këtu, por diku udhëve të perëndimit.

Veprime të tilla antinjerëzore duket do e lënë Shqipërinë edhe për shumë kohë larg integrimit në familjen e madhe evropiane.

Albert Vataj

 

    Vajzat, djemtë dhe populli, viktima të ndjeshme të Qeverisë Shqiptare

Amerikanët e quajnë të modës të pushtojnë vendet dhe popujt e tjerë për interesat e veta, të bombardojnë qytete, spitale, baza ushtarake, të vrasin fëmijë, gra, pleq dhe të sëmurë. Populli nuk i kupton shkaqet e vërteta të vuajtjeve dhe fatkeqësie shoqërore të veta.

“Djalë apo vajzë!”. Këto thirrje i gjen vetëm në sportelet e materniteteve, në Shqipëri. Kuptimi i tyre është zgjeruar shumë, se janë bërë një formulë që shpreh një kuptim të shtrenjtë.

Djalë është një “fitore”, një “fat”, kurse “vajzë” na qënka “fatkeqësi”, humbje. Janë 2 fjalë ku aty-këtu dëgjohen si një jehonë e botës së vjetër.

Zemra e ndjeshme e gruas dhe sinqeriteti i pastër i fëmijës, e vuajnë edhe sot në demokraci.

Vajzat duke i grumbulluar dhe duke i qitur në Evropën kurvë, prostituta, kurse 5600 fëmijë dalin nëpër rrugët kryq të Evropës duke lypur, kurse 500 foshnje shqiptare nga Greqia zhduken për t’u prerë për organet e brendshme ku janë shitur nga 10.000 deri në 15.000 euro.

Populli, duke mos patur punë në vendin e vet, frika e pasigurisë për ditën e nesërme dhe optimizmi i bën këta burra, gra, fëmijë të detyrohen të ikin në dheun e huaj për të gjetur një punë, një jetë, një shpresë… për të ardhmen e tyre e të familjes.

Kush mund të thotë se jam i lirë, ku në radhë të parë nuk ka punë sot në Shkodër, dhe në gjithë Shqipërinë, nuk ka asnjë fabrikë dhe uzinë që prodhon. Po s’pate prodhim nuk ka zhvillim. Kjo është një çështje e madhe politike e shoqërore, ku qëndron para parlamentarëve shkodranë dhe Qeverisë Shqiptare.

Pse? Shkodra dhe Veriu në qeveri ka një pabarazi shumë të madhe, nuk ka dashurinë dhe respektin, nuk ka asnjë ministër, duke përjashtuar Viktor Dodën. Nuk shkon Shqipëria në Evropë, nuk është plotësisht e lirë, ku kjo qeveri është plotësisht e korruptuar.

Nuk ka intelektualë të mirëfilltë Shkodra dhe Veriu i Shqipërisë? Pse ndodh kjo zoti Kryeministër…? Qoftë mallkuar toka për ty. Juve jeni një shfrytëzues feudal e bajraktar, ku ke rreth vetes në qeveri tregtarë e fajdexhinj, pronarë të ndryshëm hotelesh, bankash dhe kazinosh, ku jetoni në kurriz të popullit fukara për bukën e gojës, kurse juve bëni një jetë të pasur e luksoze… sheiku.

Ç’mashtrim tjetër më të madh mund t’i bëhet Shkodrës dhe Veriut të Shqipërisë ku juve mblidhni Këshillin e Ministrave duke dhënë dhjetra miliard lekë për rrugët e Orikumit, Llogorasë, Sarandës etj. Pse? Vetëm Jugu ka bregdet, ku ndodhet rruga e Velipojës, Shëngjinit, Patokut-Laç, Razma, Thethi etj? Të pasurve nuk u bën ndonjë përshtypje, zbatoni parimin: “Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë”.

Por, mos harro dënimin më të ashpër, e më të rëndë do të merrni ju. Të jesh njeri dhe të mos trajtohesh si i tillë në shoqërinë demokratike, kjo është një gjendje shumë e rëndë. Këtë gjendje e kanë ushqyer edhe pasardhësit e Enverit pas vdekjes, Ramiz Alia ia trashëgoi Fatos Nanos. Truri i balenës peshon 5 kg, por asnjeri nuk mund të thotë se balena është më e mençura në botë. Truri i burrave peshon 1.386 gram. Kësaj i thonë një fjalë të urtë “Plastë syri i krushkut” andej nga Toska.

Kjo nuk do ndonjë filozofi të madhe që të bindeni ju dhe qeveria, se Shkodra ka legjenda, gojëdhëna, por populli është tepër i zhvilluar, të lënë me gojë hapur, e ka bërë më 14 Dhjetor 1990, pse nuk e bën edhe sot 2004.

Është tepër të zgjatemi me mrekullitë dhe pasuritë tuaja, si ka mundësi që Ministri i Bujqësisëm, Agron Duka, të deklarojë një pasuri prej 60 milion dollarë për një kohë kaq të shkurtër, si e vuri këtë pasuri?

Le t’i lutemi Zotit që të dalë një ditë e vërteta.

Kurse punëtori, inxhinieri, mjeku apo kushdo, këtë pasuri mund ta vërë ndoshta për 100 vjet duke llogaritur një rrogë vjetore 600.000 dollarë. Konkluzionet janë të qarta “argumenta” ose “prova” janë nuk i qëndron as gjësë më të thjeshtë, janë dy pika uji në përrallat për fëmijë. Juve e nënvleftësoni e mospërfillni jetën dhe errësirën e popullit shkodran. Nuk e zini me gojë emrin e njëri-tjetrit qeveritar, për pasuritë përrallore, për djalin e njërit apo tjetrit, si dhe për nipat tuaj, ku dalin në mediat vizive dhe të shkruara: “Pyeta djalin, i kuj na je? Jam djali-nipi i qeveritarëve”.

Fëmija, thonë pleqtë shkodranë, është pasqyra e prindit. Dua të jetoj, punoj dhe të jem i qetë një i ri shkodran më tha: “Mua nuk më duhet Amerika, e dinë apo nuk e dinë po të kem punë, siguri këtu e kam Itali, Gjermani, Zvicër, Angli etj. Këtu duhet luftuar kriminaliteti dhe pasiguria e jetës së popullit. Mos krijoni urrejtje ndaj popullit shqiptar. Gratë, nënat prisnin e prisnin, ku e gjenin gjithë atë durim? Oh, ky kurbeti! Me u futë në zemrën e kësaj gruaje-nënë kushedi sa brengë dhe mall do të gjesh në të. Janë brenga dhe malli i 14 viteve të ndara me burrin apo djalin për emigrim dhe sot nuk i dihet…!

Shikoj gra dhe nëna shqiptare që kanë hedhur shikimin e thellë nga deti! Ç’mendon kjo grua, kjo nënë? Mos i lutet detit t’i bjerë burrin, djalin. Malli është mall, por fatkeqësia është fatkeqësi.

Fjala e fundit është kjo: Këtu akuzohen qeveritarët dhe jo populli shqiptar.

Nuk e di, kjo është politikë apo krim.

Hasan Kurtaj

    EMPIRIZMI  I  REXHEP QOSJES  NDAJ  NJE  LIBRI PA VLERA  TE  RUDINA XHUNGES

    Nga:  Pjeter  Jaku

Ne gazeten “ Shekulli” qe mban daten 30 Maj 2004, me terhoqi vemendjen shkrimi i Prof. Qosjes me titulli “ Romani ndryshe”, mbi romanin e Rudina Xhunges “Preja e nje martese te lodhur”. Them te drejten, kur e mbarova se lexuari shkrimin, nuk i besova vetes se kisha lexuar diçka nga R. Qosja, pasё parasysh analizat qe kam lexuar prej tij dhe tekstet mesimore si : “ Historia e Letersise shqipe” romantizmi”, “ Prej tipologjise deri te periodizmi”, “ Porosia e madhe”, “ Panteoni i rralluar” si dhe romanin e tij te vlersuar “ Vdekja me vjen prej syve te tille” etj…

Ne shkrimin-analize te Qosjes, romani “ Preja e nje martese te lodhur”, (qe per mua nuk eshte roman, nuk mbart asnje element qe mund ta klasifikojne ate liber ne nje veper artistike dhe, sidomos ne gjinine e romanit, aq me teper te romanit modern)! e ngre ne qiell duke e klasifikuar si “ betsellerin e pare  ne historine e letersise shqipe”, (sa gjykim i varfer!), si “roman popullor”- term i pa degjuar me pare, kur krijimtaria, sidomos romani,  dihet se i perket nje niveli qytetarie shume te zhvilluar, si “roman i lexuar prej shtresave te ndryshme” , “ shume i komentuar prej lexuesve  te zakonshem dhe profesionist” ( paska dhe lexues profesionist!), por qe  “nuk paskan dhene mendime per kete veper shkrimtaret dhe kritiket letrar”.  A nuk do te ishte me mire qe Qosja ta pyeste veten : pse shkrimtaret dhe kritiket nuk paskan dhene mendime? Thua te jete xhelozia?! Jo professor! Edhe pse ju e pranoni  se eshte roman i thjeshte, roman dialog, jeteshkrim etj.., une mendoj se nuk mund te kete roman te thjeshte dhe jo te thejshte, nuk mund te kete roman pa perbersit e romanit, ndryshe ka klaisifikime te tjera, gjini te tjera. Nuk eshte pengese aspak te mos çmohet pse eshte shkruar fund e krye dialog, siç thoni ju. Pengese eshte, ndertimi i dialogut, mjeshtria dhe qartesia e mendimeve, transmetimi i mesazheve, dramaciteti, ngarkesa emociomale qe percjell, niveli artistik pak me lart se i nje bisede mes njerezve pa ide. Nuk e kuptoj se  ç’i duhet lexuesit nje bisede e tille mes dy grave debile dhe nje burri te paqene, qe fillon e mbaron si nje histori e rendomte, me nje leksik shume te varfer dhe me perseritje te pambarimta. Te duket moderne pse jane mesazhe ne celular?! Mesazhe te tilla dhe shume me cilesore ka me mijera ne dite neper faqet e internetit. Keto ju mund ti kishit mesuar shume me cilesisht te Fatos Kongoli, le ne letersine boterore qe jane tema te vjela prej vitesh. A nuk eshte leksiku nje element i romanit? Po perseritja pa mesazhe, ose rutine a nuk eshte ne dem te nje vepre artistike?! A ka nevoje lexuesi te harxhoj kohe me libra te tille, kur shume vlera te tjera i kalojne per mungese kohe?! Pastaj ja ne ç’perfundim arrini Ju: “… ka dashur te shkruaj nje roman qe t’u pelqeje sa me shume lexuesve dhe qe sa me shume lexues do ta lexojne me sa me shume qejf.” Me duhet te them profesor se, vertete mund ta fillojne me qejf, nga propaganda qe i eshte bere keti libri, por bindem se te gjithe e mbarojne te merzitur, ose e hedhin pambaruar me merakun e kohes se humbur. Mire se e lexojne, po çfare do t’u mebetet ne koke pas leximit?

Ne vlersimet tuaja me superlativat; “ artiste e vertete e dialogut”, “ artsite e gjuhes”, “ e ka te zhvilluar dhuntine e vrojtimit”, “ shtrirje te nje subjekti te pazakonshem qe e trajton ne menyre te jashtezakonshme, bash te jashtezakonshme”.  E çuditeshme dhe e pabesueshme te jene keto vleresimet e Qosjes! Le kur autorja krahasohet me Servantesin, Stendalin,Balzakun, Floberin, Zolan, Dostojevskin, Dikensin dhe O’Henrin..  A thua te jete nje lajthitje, apo keshtu e gjykon ate liber R. Qosja?! Me vjen keq po te jete e dyta! Kush e ka lexuar Dostojevskin dhe nuk ka perjetuar situata dramatike ne çdo dialog? Po Balzakun, O’Henrin, qe edhe nje mjeti i ka dhene shpirt? Mos don te thuash se jemi ne kohe meoderne dhe nuk mund ta vleresojme gazetaren R. Xhunga, per nje bisede te rendomte qe mundohet te na e paraqese si roman?  Me vjen keq  te te them, por je shume i vonuar profesor. Romanin modern nuk bejne mjetet teknike, pra futja e celularit as internetit, ka perberes te tjere qe e klasifikojne ne modern ose jo moderne folkloriko-popullor! Ku jane mbresat qe te len dialogu i R. Xhunges, kur ju m’i krahasoni me Mopasanin e Çehovin?! Mos valle e ke fjalen per kete dialog: “ Tani qe ti thashe te gjitha, te pares dhe te vetmes, jam me mire. Tani them te cohem nga kompjuteri dhe te shkoj te ha nje supe te bukur.” Me vjen te qesh me vete… ka supe te bukur?! Si te duket ta udheheq romanin nje personazh i tille?! Pak provokime te tilla ka ne ditet e sotme, kur mundesite jane te shumta, per te zbuluar ekzistencen e nje fenomeni, siç ishin dyshimet qe kishte gruaja e te dashurit per mardhenjet mes dy bashkebiseduesve?! Pra,  lexuesi nuk sheh ndonje gje te veçante ne kete subjekt kaq te lehte dhe pa asnje mbrese. Personazhi kryesor, pas gati nje viti kujtohet ta pyes bashkebiseduesin per emrin, genjehet si femije, pse e donte nje njeri qe se kish pare e takuar kurre! Aq me keq; mund te behesh xheloze per nje te panjohur?!  Ja dhe nje rast tjeter per te vleresuar dialogun “jashtezakonisht mbreselenes”: Une nuk njoh, per fat ndoshta, asnje fatkeqesi tjeter, pervec atyre qe prodhon ndjenja e humbur, qe te te bej te ndjesh humbjen deri ne palce… fq.104 .. te prodhosh ndjenja( phhhh!). Shkrimtaret dhe kritiket nuk jane marre me kete liber se, ne fund te fundit, eshte veshtire te vleresosh nje veper qe nuk eshte veper, vetem pse reklamohet si e tille.  Per analize mund te marrim shume shembuj, por me kot, dialogu nuk permban asnje peshe ne emocionet e lexuesit e, jo pse ne nuk mund ta quajm roman per shkakun e vetem se qenka shkruar ne dialog! Le ta hapim librin ku te na kap dora dhe do te ndeshemi me dialogje te tille: -Je shume i ngutur, e  di kete? – Po nguti nuk eshte faj, eshte deshire. Tjeter? –Ki durim dhe ca dite. – Durim, sa fjale e poshter. ( fjale e poshter..hhheeh). Kjo eshte letersia profesor?!  Le komentet pa lidhje qe gjenden  ne fq. 56, ne forme keshillash. Le ta hapim perseri qe te ndeshemi me”xhevahiret” e keti libri! – E mbyllim, Ti vendos. Portja eshte jotja, topi gjithashtu: si mund ta bej une golin? – cfare bisedon ti me ate kur takohesh keto kohe?  Nuk  mund ta paragjykoj lidhjen qe mund te kete autori i keti shkrimi per gazetaren R. Xhunga, por gjithsesi nuk mund ta marre me mend pse behet nje vlersim kaq siperfaqesor, kur kemi me dhjetra botime, qe ia vlen te merremi seriozisht me to, siç jane krijimet e fundit te Kongolit, Zhitit, Dibres etj.. A nuk eshte nje bezdi e pakerdishme te lexosh nje liber me rendomesi te tilla: te thashe –  s’te thashe, e don –se don, te pashe – s’te pashe, me tako- s’te takoj, me shprehjet steriotipe “ ia leme kohes”, “ kontrollo parandjenjen”, “komunikim te pastabilizuar”, “ sqarim-kujtimeve”, “sekret-sugjerimeve” “ nje dreke kujtim-sqarimi”, “sqarim –pajtimi”, “rendiment –komunikimi” etj.. etj.. “krijime” artificiale dhe te pakuptimte. Veç kesaj, perseritjet jane aq pa vend sa te sjellin shume bezdi, si: “ jam ndare me ate”,  “ ti e don ate”, “ per t’u lidhur ne jete”, “lidhje te re”, “ do te takohemi” etj.. etj. Le t’i kujtojme studiuesit R. Qosja dialogun mjeshtror te romani “Oh” i Anton Pashkut ne rastin e Vashes ( Asaj) me Bariun, i cili i qepet malit perhere per te kerkuar delen e 100-te. Delja e 100te! Eshte ndoshta edhe nje simbol, qe vasha nuk arrin ta kuptoj, ndaj  dialogu zgjat aq shume dhe nuk te merzit. Pra, zgjatja e dialogut e ka nje domethenie, ka nentekstin, eshte artistikisht lart dhe me leksik te zgjedhur, qe kurre te mos e merzit lexuesin. Nje tjeter rast ku Prof. Qosja mund te ishte ndalur eshte romani i Visar Zhitit “ Funeral i pafundme”. Bindem se ia vlen te ndalemi te ky roman professor! Nje popull i tere qe mba mbi kurriz nje arkivol. Nuk dine ku ta varrosin, gjunjet u dridhen nga pesha e tij dhe qendrojne. Nese ju e vleresoni dialogun si risi te re ne letersine shqipe, vleresoje dhe zerin e brendshem te personazheve. Por ai nuk gjendet te R. Xhunga, ndaj eshte nje liber aq pa peshe, saqe kur ta mbarosh, pendohesh pse e ke lexuar. Ju permendni thjeshtesine te libri i R. Xhunges, dhe mua vetetimthi me lind pyetja: a mund te qendroj vlera e nje vepre artistike te thjeshtesia?!

Nese ju e vleresoni kete liber si modelin e letersise moderne shqipe, mjere letersia shqipe, qe ne perberjen e saj do te kishte vetem ca njolla bardhe e zi pa kurrefare efekti. Te pakten te ishte letersi zbavitese! Te te pelqej tematika?! Edhe kjo s’eshte ndonje teme e parrahur. Pastaj eshte shume qesharak pohimi juaj : “ Rudina na u paska rrembyer shkrimtareve nje mundesi krijuese te re” Dhe ku eshte gjithe ky novacion? Te celulari dhe mesazhet e lena ne te. Sa i vonuar je ne kohe o Rexhep! Po aq e pamenduar eshte shprehja juaj ne fund te shkrimit analize per R. Xhungen. Le ta perserisim fjale per fjale: “  Ne qofte se do te keme jete e te shkruaj ende proze, do ta shfrytezoj kete pervoje te re krijuese, qe Rudina  Xhunga ia ka sjelle letersise sone”.     Meqe edhe ju keni deshire, urojme qe te  rrosh gjate, per te rene sa me poshte ne kete pervoje krijuese, pasi jane shume elemente, qe nuk te lejojne as t’i imagjinosh zhvillimet e reja elektronike, qe ne shume raste po zevendesojne njeriun fizik, shpirtin dhe ndjenjat e tij.

 

    Demokratët e Malësisë së Madhe duhet të bashkohen si në 1991

Sa kushton kryetari i PD në Malësinë e Madhe? Kjo është pyetja, mos u çudisni se është e vërtetë sa drita e diellit kjo që po them, e dihet nga të gjithë, por heshtet, kur duhet denoncuar ky veprim i ulët, kur Malësia gjatë periudhës komuniste u persekutua si askush për bindjet e saja antikomuniste, prandaj të shitet vota për të majtën socialiste, është krimi i dytë që i bëhet Malësisë.

Në shtator janë zgjedhjet për kryesinë e kryetarin e PD në Malësi dhe interesimi është i madh, siç është shkruar në gazetën “Shqipëria Etnike”, që çdo biznesmen apo anëtar kërkon të shpallet kryetar. Kjo situatë kritike s’duhet lejuar, por edhe duhet pasë kujdes që deputeti socialist po mundohet të blejë me para apo tendera, pra njeriu i socialistëve të vihet kryetar i PD Malësi e Madhe, kjo është çështja e çdo koment është i tepërt.

Njëri nga anëtarët e parë të PD në Malësi më tregoi për këtë fenomen dhe ai, pra z. Gjergj Termali, i irrituar për këto tentativa të ulëta, ka njoftuar PD në Tiranë, e apelon që të gjithë anëtarët në Malësi të lënë mëritë ndaj njëri-tjetrit e të mblidhemi siç jemi mbledhur në fillimet e demokracisë për përmbysjen e kësaj Qeverie anti-kombëtare e kriminale.

PD në qendër të ketë kujdes dhe të kapë situatën në dorë e për këtë veprim vetë kryetari i PD, Berisha, e askush tjetër, se të deleguarit s’kanë bashkuar por kanë prishur harmoninë e kanë përçarë Malësorët demokratë. Shkurt, lideri Berisha ka autoritetin e besueshmërinë që në Malësinë e Madhe, në zgjedhjet e ardhshme për parlament, fitorja të jetë bindëse e të valëvitet flamuri i Skënderbeut dhe jo ai komunist.

Nardin Kola

 

    Trashëgimi të pavdekshme bashëjetese mes religjioneve në Shqipërinë veriore

Ndonëse pushtuesi aziatik detyroi një pjesë të madhe të banorëve të Shqipërisë veriore për të ndërruar fenë nga katolike në atë myslimane, për fat të mirë tonin ky pushtues shekullor nuk arriti kurrë të “ndërrojë” gjakun tonë të përbashkët, si dhe të prishë bashkëjetesën e qytetërimin me të cilin na kishte falë Zoti dhe e kishim trashëguar brez pas brezi. Madje trashëgimia e bashkëjetesës të palëkundur ishte themeli që garantoi qëndresën tonë për shekuj me radhë në mote të mira me pakicë e mote të këqia me shumicë, duke na sjellë deri në ditët e sotme si vëllezër të një race e të një gjaku të paprishur kurrë… Gjithsesi, trashëgimia jonë e bashkëjetesës ndër shekuj ka pasur jo vetëm ngjitje të pafundme, por edhe lëkundje e zbritje të vogla që u thyen përballë bashkëjetesës e qëndresës sonë, shpesh e shfaqur edhe në formën e mbijetesës. Mbase bashkëjetesa e shqiptarëve të ndarë sipas besimeve ka fillesën në rreth pesë shekuj më parë, tregon qartë vlerat e pavdekshme të një bashkëjetese normale të vëllezërve të një gjaku që fetë i dallonin më shumë vetëm me emra e gati në asgjë tjetër. Aq e fuqishme ishte kjo bashkëjetesë në mes nesh sa jo rrallë “çuditen” miq dhe armiq të shqiptarëve…

Natyrisht unë në këtë shkrim nuk do të përshkruaj hollësisht këtë trashëgimi të pavdekshme të cilën jo vetëm na e trashëguan të parët, por e jetojmë edhe ne sot. Unë do të mundohem të shkruaj vetëm disa episode konkrete të bashkëjetesës ku shqiptarët e Veriut të Shqipërisë i kanë jetuar e trashëguar si gjërat më të shtrenjta të jetës së tyre, pasi bashkëjetesa ka sjellë bashkimin e forcën me të cilat përballuan sfidat e kohës.

Për të vërtetuar këtë trashëgimi të pavdekshme bashkëjetese në mes ne vëllezërve të një gjaku shqiptar, po filloj pak më vonë se një shekull nga ajo ditë kur Perandoria Otomane kishte pushtuar trojet e bekuara ilire, dhe konkretisht po i referohem një relacioni të Arqipeshkëvit të Tivarit (Antivarit) të vitit 1610, Marino Bizzi, i cili ndër të tjera i shkruan Selisë së Shenjtë… “… se ditën e fesës së Shën Ilijës (sot në popull quhet Shën Illia, kjo për arsye të kuptimit të I- parë si L dhe është lexuar Ll, N.B.), kisha ishte mbushur me muhamedanë dhe të krishterë në numër pothuajse të barabartë… Është bërë një gjë e zakonshme për prindërit kristianë të martojnë vajzat e tyre me djem myslimanë, dhe gratë kristiane nuk i kundërshtojnë këto martesa. Djemtë që lindin nga këto martesa të përziera rriten si muhamedanë, ndërsa vajzat lejohen të ndjekin fenë e nënës…”. Kjo mënyrë martese e bashkëjetese ishte për të dyja palët njëlloj, dhe ishte mënyra më e mirë për t’i bërë ballë furisë turkoshake të shekujve të parë që kërkonin t’i ndanin shqiptarët jo vetëm në fe, por edhe në gjak e kombësi…

E sa për ta ilustruar kujtojmë se në këto vite tek fqinjët serbo-malazezë ndodhnin vëllavrasje të tmerrshme në mes ortodoksve dhe ortodoksve të myslimanizuar, që në fakt ishin të një kombësie e gjaku, pra sllavë… Në Malësi të Madhe edhe sot qarkullon si gojëdhënë apo si histori e ndërtimit të Kishës së Shkrelit (Bzhetë) shekuj më parë. Kur diskutohej nga katolikët e Shkrelit se ku do të ndërtohej kisha e tyre (Shën Kollit – Maj), për këtë kishte një mosmarrëveshje, ku ishin të ndarë me grupe për përcaktimin e vendit. Në fund u vendos së shkrelasit katolikë të pyesin vëllezërit e myslimanë se ku mund ta ndërtojnë këtë kishë, dhe në fakt kështu u bë, kisha u ndërtua aty ku thanë myslimanët e Shkrelit…

Kur në vitin 1856 filluan ndërtimet për kishën e Bajzës, disa myslimanë të trullosur nga propaganda turkoshake, kërkuan të pengojnë ndërtimin e kësaj kishe. Në këtë kohë katolikët e Bajzës kërkuan ndihmë te vëllezërit e tyre myslimanë të Aliajve, të cilët menjëherë dolën në mbrojtje të ndërtimit të kishës, ku siç thuhet edhe sot, ndërsa punëtorët punonin në ndërtimin e kishës, Aliajt i ruanin me pushkë në dorë, e kjo vazhdoi deri sa u qetësua puna e u ndërtua kisha… Një fenomen i përafërt ka ndodhur edhe në Grudë, ku myslimanët e Grudës ndihmuan e financuan ndërtimin e kishës në fshatin Llofkë të Grudës… Por me vlera më duket një përshkrim i vojvodës famëmadh të Malit të Zi, Mark Milanit, i cili në librin e tij “Jeta dhe zakonet shqiptare”, në faqen 78 thotë: “… Ata (shqiptarët, N.B.), nuk prishen kollaj me njëri-tjetrin. Megjithëse çdonjëri prej tyre do të kishte dashur që vëllai të mos e ndërronte fenë, por të gjithë e ruanin fenë e vjetër. Mirëpo tani ai është i detyruar ta pranojë si fakt të kryer, dhe nuk kërkon në asnjë mënyrë që vëllai të rikthehet në besimin e mëparshëm… Kjo është arsyeja që secili prej tyre dëshiron që vëllai më mirë të mbetet në atë fe, së cilës tashmë i përket, se sa ta ndërrojë atë dhe njerëzit të thonë: -Ky nuk qenka i zoti të mbajë asnjë fe. Kështu ata e ndihmojnë dhe janë gati edhe të vdesin për njëri-tjetrin. Ata sa i bashkon gjaku i përbashkët, po aq i ka mësuar edhe nevoja, se feja nuk mund t’i pengojë që ata të jetojnë si vëllezër. Kjo gjë jo vetëm i ka forcuar, por edhe u ka siguruar jetën…”

Interesant mbetet një ngjarje në Pukë, kur në vitin 1913 pasi ishte asgjësuar pararoja serbe dhe para se të vijë ushtria tjetër, ut ha që katolikët të bëjnë kryqa të mëdhenj në shtëpitë e tyre, pasi serbët do të sulmonin vetëm shtëpitë myslimane, por katolikët e pukës nuk pranuan dhe serbët dogjën e rrënuan jo vetëm shtëpitë katolike e myslimane pa dallim, por dogjën edhe xhaminë e kishën e Shën Sebastianit. Gjithashtu sot në Dinosh (Grudë) qarkullon një gojëdhënë (e mbledhur nga A.Çeta, e botuar në “Folklori ynë” III, Prishtinë, 1995) e cila na tregon: “Se s’bani kryq mos me korit katundin”… Bien nga Dinosha tre ushtarë malazezë, e gjejnë Prek Ulin me berra e çobaneshën (myslimane, N.B.) Bibe Keqja, pasi i përshëndesin e pyesin Prekën se prej kah je ti, i u thotë jam prej Dinoshe, ata e pyesin përsëri a je katolik apo mysliman (se Dinosha është shumica myslimane, N.B.)? Jam katolik, përgjegjet Preka. Ushtarët deshtën me e vërtetue këtë gja dhe i thonë, në qofsh katolik, ban kryq. Prek Uli u thotë: Nuk ju lypet ju kjo gja me m’ba me ba kryq, por ushtarët i thonë o ban kryq ose të vrame, se ti nuk na ke kallxue të vërtetën… dhe tre ushtarët ia kthejnë pushkët… Bibe Keqja i lutet të bajnë kryq se përndryshe po të vrasin, dhe ti Prekë për ditë ban kryq he bre burrë. Ndërsa Preka i thotë ma mirë të më vrasin se po bana kryq do të thonë se e bame një mysliman prej Dinoshe me ba kryq përdhunë, e kështu do të koritet fshati jonë…

Në Pukë katolikët ndalojnë një gjakderdhje në mes myslimanësh, për këtë shkruan studiuesi Kahreman Ulqini në librin e tij “Faktor Kulturor e Fetar”, ku ndër të tjera lexojmë: “… Më 1889 myslimanët e katundit Iballë (Pukë) ishin ndarë në dy parti për çështje trashëgimie. Në krye të njërës palë qëndronte hoxha e tjetrën e drejtonte Niman Aga. Pritej të fillonte përleshja me armë ditën e Bajramit kur do të bëhej falja. Mirëpo 15 iballas katolikë, të armatosur zunë derën e xhamisë e penguan gjakderdhjen, duke mos lejuar asnjeri të hynte i armatosur.”

Po në këtë libër lexojmë edhe për një ngjarje tjetër interesante që në fakt njihet e është trashëguar nga shumë banorë të Dukagjinit, por ne po e riprodhojmë sipas autorit në fjalë… “Nga fundi i shekulli 19, një hoxhë i panjohur kosovar u vra në fushën e Ndermajes (Dukagjin) nga dy shoshjanë. Barinjtë që po kullosnin bagëtitë në pyllin pranë kishin dëgjuar hoxhën duke thënë “jam tue ra te bajraktari i Shalës”, u hap lajmi se Mark Lulës iu pre miku dhe ai pa vonesë ia mori gjakun. Cili i krishterë jo shqiptar mund të vriste dy të krishterë për një hoxhë…”

Për të ruajtur harmoninë ndërfetare në mes vetes, shqiptarët malësorë e më gjerë, ndëshkuan këdo që guxoi të ngrinte dorë kundër bashkëjetesës të harmonishme e vëllazërore, një rast i tillë që ka bërë bujë dhe kujtohet edhe sot pas më shumë se një shekulli, është ndëshkimi që u është bërë disa banorëve të lagjes Kokaj në Rrjoll, në vitin 1897. Kjo për arsye se disa nga këta banorë kishin prerë derrin në një xhami në Shkodër, ndoshta të nxitur nga fqinjët malazezë. Ndëshkimi u bë pas gjyqit dhe me pjesëmarrjen e forcave me shumicë katolike (se katolikë ishin edhe rrjollasit që kryen aktin e turpshëm). Nga K.Ulqini tek libri “Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare” mësojmë se sipas një burimi të cituar nga ai, morën pjesë në ekspeditën ndëshkimore në Rrjoll këto forca: Gruda 50 vetë, Hoti 50 vetë të udhëhequr nga bajraktari Met Çuni, Kelmendi 100 vetë me bajraktarët Can Luca dhe Turk Shabi, Kastrati 50 vetë me bajraktarin Nikoll Doda, Shkreli 100 vetë me bajraktarin Vat Marashi, Reç e Lohe 50 vetë, Grizha 50 vetë, Kopliku 50 vetë dhe nga bajraku i Rrjollit 150 vetë.

Gjithsesi, trashëgimia e mrekullueshme e mbijetesës sonë i ka rrënjët më të thella e më të gjera se sa kjo pak trashëgimi që paraqitëm ne në këtë shkrim të shkurtër. Të paktën në trevat e veriut të Shqipërisë në përgjithësi e në Malësi të Madhe në veçanti thuajse nuk ka familje që nuk e ka pasur dhe e ka një kumar apo mik të trashëguar ndër shekuj, që e ka pasur afër në ditë të mira apo të vështira katoliku myslimanin apo myslimani katolikun, që natyrisht e quajnë njëri-tjetrin dhe e kanë vërtet vëlla të një gjaku e kombi, që padyshim nuk do të mund ta ndajnë kurrë as shekujt e rinj që kemi përpara… dhe predikojnë bashkimine jo ndarjen…

Ndue Bacaj

 

A MUND T’A BËJMË SHQIPËRINË BIXHOZ PËR AGJENDAT POLITIKE TË DISAVE?

Sami Gjoka

Në përgjigje të disa sugjerimeve për të Përkrhur Kerrin në kurriz të Bushit Shqiptaret si nënshtetas dhe shqiptarët si komunitet, gjendur përballë alternativash të veshtira, dhe nisur ndër udhë të gabuara shpesh herë, ndodhen serish të hutuar në udhëkryqin e politikës Amerikane. Është menyra fatkeqe e jetës që në boten shtazore të njeriut i dobeti e i vogëli duhet t’i nënshtrohet instikteve të veta, dhe në bazë të këtij instikti të zgjedh atë që përceptohet të jetë më i fortë e pikërisht atij t’ia lyej qerren, me shpresë që me vonë të marrë rrahje supesh e shpërblim buzëqeshjesh (nga sunduasit në ardhëje e sipër të shoqërisë) dhe të ndjehet kështu më i sigurtë edhe për pak kohë. Si të dobët e të vegjël, (në fakt më të dobetit e më të vegjelit në botë, po të kihen parasysh rrethanat tona gjeo-politike) kombi ynë që njeh veçse mpak-zhdukjen e vet të llahtarishme, shtrirë dikurë që nga deti Egje e deri në veri të Danubit, e tashme shtrydhur nën darën sllavo-greke, më këmbet në varr, dhe ndërsa tretet fizikisht e njolloset moralisht, jo nga bota katile që aq na pëlqenë ta fajësojmë por nga bëmat tona që nuk çbëhen më, sytë e tanë janë drejtuar për ndihme, larg, larg në Perendim, ku Amerika e madhërishme rrinë. Shqipëtarët janë një komb pa miq. Askush nuk mundtë përfitoj ndonje gjë prej nesh. Nëse dikush zgjedh të miqësohet me ne, pa dyshim do të behemi barrë e tyre e panevojeshme. Asnjë llojë përfitimi reciproke që mund të mendohet. Çfarë mund të offrojmë ne përveç dorë-shtrirjes sonë të zbrazët që kërkon ndihmë? Si të tillë, ne s’mund të rrezikojmë të shkatërrojmë çka po përpiqemi të sigurojmë me kaq veshtirësi. Nuk mundemi ne të dëgjojmë të tilla këshilla individuale që gjithsaherë kanë patur pasoja të pakthyeshme shkatërruese për qenësine tonë kombetare. Nuk mundemi ne të shkojmë tek një familje që duam e na pëlqen, e mbi të gjitha ku kemi turp të trokasim, se zhelat tona ndotin luks e salltanet e kur sherri, zenka e shamate atje zjen, të zgjedhim krah siç sugjerojnë ca mendje tona të “ndritura” të përkrahin Kerrin në kurriz të Bushit, thjeshtë vetem sepse Kerry ka pohuar një fakt të vertetë, që shqiptarët jane kombi më pro-amerikan në botë. Ne si shqipëtarë jemi prekur të mësojmë deklaratën e senatorit Kerri, që “Populli i Kosovës të përcaktoj të ardhmen e vetë, përfshirë menyrën e qeverisjes. ” Uroj dhe shpresoj që kjo deklaratë nuk është bërë thjesht para ndonje grup(imi) shqiptarësh, apo edhe më keq akoma shprësoj që këto fjalë nuk janë nxjerrë me grep nga Zoti Kerri prej ca intervistuesish shqipfolës, se në qentë kështu, është thjeshtë një fjalë-pazar pa vlerë, një orvatje politikanesh për të blerë pak më shumë vota nga komunitete jo të vogla shqiptaresh në fare pak qytete të mëdhenj të Amerikës. Përderisa shumë shqipëtarë po e jehonë-përcjellin këtë qëndrim momental të kandidatit për president, besoj që Kerri e bëri këtë deklaratë, përballë ndonjë turme njerëzish kryesisht jo-shqiptarë, ndoshta në një nga fjalimet e tij rreth politikes se jashteme, pamvarësisht se unë nuk e kam dëgjuar, e as nuk dëgjova madje një fjalë mbi Ballkanin në tërësi e jo më për Shqipërinë, kur mbajti atë fjalimin e tij të shkëlqyer në Kongresin e Bostonit. Epo sjam unë ai që dinë gjithshka rreth si-ve e ku-ve e çfarë është thënë. Por prap unë pranoj habinë për mua ndërsa përpiqem të imagjinoj votuesit amerikane që qenkan kaq të shqetësuar dhe se mund tu influencokan nga çfarë presidenti i ardhëshem do të bëka për Shqipërinë a Greqinë a Bullgarinë apo Maqedoninë!!! Thënë a mos thënë, pa a me gjithmend, tashmë vetem shpresoj e dëshiroj që ca individë shqiptarë nuk do ta keqpërdorin këtë deklaratë të ndershme (uroj) për të imponuar opinionin dhe agjenden e tyre politike tek komuniteti shqipatro-amerikan në emër të interesit të së ardhmes sonë kombetare. Ndërsa shumë kombe presin nga udhëheqesit e tyre t’i prijnë drejtë begatisë, për Shqipërinë është koha e luftës për existencë. Ndërsa vrapoi të radhitesh ndër të parët aleatë të Amerikës në luftë kundër terrorzmit, Shqipëria tashmë besohet t’i dorëzojë të vetmin aeroport internacional që ka kontrollit grek, nga frika se policia e ushtria shqiptare nuk qenka aq e aftë sa të ushtrojë një stop-arrest-komand mbi terrosristet me konfidencen që grekët mund. (Për turp të shqipëtarëve Greqia nuk është madje në listen e vendeve qe i përkushtohet luftës kundra terrorizmit me zellin e Shqipërisë dhe aleances së re) e për më keq akoma nën zjarrin që qeveria e Moisi Nanos i dha krenarisë shqiptare le t’i kujtojmë Tiranës së shitur kaq lirë se Shqipëria kurrë nuk ka ndërmarrë akte terroriste ndaj vendeve të tjerë por krejt në të kunderten është Greqia ajo që vazhdimisht ka manifestuar akte të tilla kundra interesave perendimore. E prap se prap ne vazhdojme udhën tona mes zgjedhjeve të gabuara si kjo që po therritkami një vend me viruse terrorizmi ne damarë si Greqia të na siguroj mos-infektimin po nga ky virus; është ky një zgjedh-vendim i vetë shqipëtarëve që fton dhelpërat greke të vijnë e na ruajn kotecët me pula Shqipëtare. Kjo – është vazhdim i gjatë i historisë sonë kombëtare në përzgjedhjen e gabuar të vendimeve tona ndërkombetare shpësh herë në kohra shumë të vështira; histori gabimesh që zënë fill që kur zë fill historia e shkruar dhe vazhdon deri me sot e ditë më ditë. Bazuar në vendime jo reale shpesh herë ne zgjodhem të trajtojmë si miq vende që na konsideruan me pas si armiq. A s’qe kështu me Marko Boçaret e revolucionit grek vetem pak dekada me parë? Ja kështu pra ndodhi koh e më kohë. A sqe aleanca me greket gjatë luftës Greko-Persiane, vendim i gabuar i sterghysherve tanë ilirë që çoi ushtrinë e mbretit Dar në Veri kunder fiseve ilire të Panonjes në territoret e Maqedonisë së sotme? Atje Perset hasen me të vetmen rezistence serioze deri sa të arrinin fiset Skithe në veri të Danubit; luftë që i gjeti Ilirët pa ndihmen grekeeve edhe pse që pikerisht ndihma qe u dhane grekeve ajo që vuri perballë ilireve gjithë arseanilin luftërak Pers të asja kohë. Qe pikërisht llogari e gabuar për të ndihmuar ushtarikisht komshinjtë të cilët as që deshen të dinë për ndihmë kur e njejta gjë kërkohej prej tyre, qe shkaktoi tragjedinë e parë më të madhe të stergjysherve tane. Mijra mijra Ilirë u dynden me force drejtë lindjes deri ne brigjet e Kaspikut ku akoma mbeten gjurma të pa asimiluara shqipfolës. A s’qe Pazar i pallogaritur mirë për Ilirët, vendimi individual i Aleksandrit të Parë, at i Filipit dhe gjysh i Aleksandrit të madh, që thjeshtë për të marrë pjesë në garat olimpike, rezervuar në atë kohë vetëm për grekët, pretendoi publikisht se ai nuk ishte vertetë Iliro-Maqedonas por qe me origjinë greke, se, sipas një legjende të hershme që ai vetë sajoi, paraardhësit e tij patën emigruar në Pale, nga territoret Hellene në Jug të Maqedonisë. Po, ky vendim-pretendim (stërgjysh i një peshëngritësi të sotëm që ai që pështyjnë vlerat kombetare për ca lavdi përsonale) e bëri vertëtë të mudnur Aleksandrin të mirrte pjesë në garat olimpike, por ama, në kurriz të shpejtimit të asaj që Herodoti do ta quante pak shekuj më vonë, zgjerim-shtrirje e vazhdueshme e familjes greke në veri, në saj të asimilimit të fiseve jo-greke dhe përvetesimit të trojeve të tyre jo greke. Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të bëjnë të njejtën zgjedhje, t’u shtojnë Fat-it një os pas bythe the Fatet na shëndërrohen pastaj në Fatosë, thjeshtë për të djersitur vullnetarisht nëpër tokat greke e për të lenë djerr tokat e veta, dhe gratë e tyre të plaken jav-për-javë në pritje ne sa e sa shtretër gjysëm të zbrazët. A s’qenë sulmet piratike të herë-pas-herëshme mbi flotën romake, vendim i gabuar i stërgjyshreve tanë, kur Ballkani po shihej me syrin e lakmi-pushtimit, si hap i parë i marshit të perandorisë në lindje, që i detyroi romakët të shkatërronin çdo gjë Illire në revanzhin e tyre, ndërsa ruajtën me fanatizëm çdo gjë greke, prej të cileve nuk patën asnjë llojë reziastence serioze? Si rezultat i këtij guximi të tepruar në fakt guzim që tejkalonte fuqinë ilire të cunguar, në saj të mos koperimit e rivalitetit midis fiseve si sot (kujto rival-mëritë e pahijeshme Jug-veri, Gehg-Toskë, Kosovë-Shqipëri), Ilirët pësuan shpërnguljen e dytë masive me forcë ketë radhë jo më në lindje por në Perendim. Mijra Ilirë kryesisht të rrafsheve të ulëta të bregdtit të Shqipërise së sotme u debuan në italinë qendrore dhe atë të jugut, ndërsa Ilirët e Dadardnisë dhe Keltet u dërguan kryesisht në veri të italisë së sotme. Ishte si gjithmonë përzgjedhja jonë e keqe për të sulmuar kur nuk qe koha për sulm dhe për të rezistuar kur nuk patëm shance rezistimi, që na nisi nëpër tatpjetën e shkatrrimit dhe zhdukjes sonë kombetare për shekuj me rradhë, nga ku vashdojme të shaksim në humbje ditë për ditë. E, prap, kur më në fund shqiptarët e herëshem vendosen të bënin paqe me Perandorine Romake, kjo zgjedhje e gabuar shkaktoi dhënjën paqësore të territorit Dardan si fushë rekrutimi për armatën Romake. Ndërsa Shqiptaro-Ilirët u shëndërruan në miq të pushtuesve thjeshtë për trajtim më butësorë nga romakët, rinia Illire në vend të pushonte gjak-derdhjen e kotë për mbrojtjen e asaj që se mbrojti dot, nisi të derdh gjakun për tej-zgjerimin e perandorisë në lindje, në kurriz të mpakjes së tokë-kombit të vet. Qe kjo vuajtje e gjatë shekullore e Ilireve, fakti që bëri shqiptarët të nxitonin ne gabim-zgjedhejen tjeter tragjike në mesjetë. Më saktësisht në shekullin e 11të, kur fiset serbo-slave kapercyen Danubin drejt jugut, në territoret Ilire, në kohen kur vetem pakësoheshim në numër, do të mirëpriteshin nga popullsia vendase si mjet balancim kundrejt pushtuesve. Historia do të deshmonte edhe njehërë sa shumë dëmë i shkaktuam vetes me këtë vendim të pamatur të mirpritjes serbe kryesisht në Fushën e Kosovës. Sot Serbët pretendojnë se Kosova është djepi i tyre historik, që është me të vertetë, por ajo që fshihet ne pohime të tilla përverse është fakti se ky djep civilizimi, qe strehuar e u përkund paqësisht në mes të njerzeve tanë në tokën tonë të lashtë. E gjitha kjo history analitike, e parë kalimthi me shpejtësinë e këtij shkrimi, dëshmon se në ç’fardo lloj këndveshtrimi, i përngjanë gjithësahere fabulës së ujkut me qengjin. Ja kështu qe vendimi për të luftuar fillikat Perandorine Osmane, tradhëtuar nga fise-kombesite e tjera baklkanase, që braktisen Kosoven drejt male-luginave të Bosnjes fill pas vrasjes së Princit Serb Lazar. Kjo rezistence e vetmuar Ballkanase ndaj otomaneve kur të tjerët kuptuan se nuk ishte koha për humbje jetësh të çmuara, ndërsa fuqia e ushtrisë pushtuese që në ngritje-shpërthimin e saj, i shkatoi Shqipërisë fill me vdekjen e Skenderbeut dëbimin masivë të tretë, në Jug të Italisë ku Ilirët e 12 shekujve më parë qënë thuajse tërësisht asimiluar. Kur shqiptarët kuptuan se nuk mund të mateshin për nga numri i popullsisë dhe fuqia e armeve me pushtuesit që patën nën këmbe tër Evropen, dhe nisen nxitimthi të ndërronin fenë, që më së fundi të miqesoheshin me sunduesit, kjo përzgjidhje që prap një shpresë e kot, e rremë; që koha kur shkelqimi i Perandorisë po venitej, karvani ottoman i rraskapitur po bëhej pre tashmë i pa zot për vetëmbrojtje nga revoltat që gjatë-gjum-dremitësit zun fill, se kombet që flinin tash kokën e ngrinin, kombe që dinin e njihnin më mirë, kur ishte koha të struktërhiqeshin me butësi kërmilli e kur koha qe për sulm mbi të tjerë. Ky vendim i dëmshem në serinë e gjithe vendim-gabimeve që janë bërë në kohrat më të papërshtateshme për tu bërë do ta portretizonte më pas Shqipërinë përpara Evropës si bashkëpunëtore e sunduesve të së njejtës fe dhe me terhqejen turke i vetmi vend qe luftoi pushtuesit kur të tjërët e braktisen fushbetejen që ne shekullin e 13të, ose akoma dhe më keq që masakruan popujt fqinjë siç bëri Greqia ndaj Bullgarise, nën mbrojtjen e “Gjysëm Hënës”, po paguante tani për krimet e pushtuesit. Kjo do të shkaktonte debimet masive të më shume se nje milion banorve nga trevat e Sandxhakut e të Nishit në Turqi e të mijra çameve nga krahinat e Shqiprisë së poshtëme rreth e qark Janinës. Sa e sa herë ne s’ditem çfarë bëmë? Pse çdo gjë na shkon neve kaq terrs? Kur ne qemë i vetmi vend gjatë luftës se dytë botërore ku nje çifut i vetëm nuk e humbi jeten në saj të tradive të pakrahasueshme të kombit tonë, por krejt ne të kundertën komuniteti çifut u rrit e u zmadhua, Grekët e Serbët do ta akuzonin Shqipërinë si bashkëpunëtore me gjermanët për faktin se shqipëria përfitoj gjatë luftës ribashkimin e trojeve të saja, dhëne kryesisht jugosllavise, 20-30 vjet më parë. E prap ndërsa luftuam okupatorin fashist ne ndërmorrem nje tjetër gabim trashenik atë të përqafimit të ideologjise komuniste jo se e urrejmë komunizmin si ideologji por nga thjeshtë fakti se komunizmi që shëndërruar në një çeshtje sllave, e sllavët vetm një intëres kanë për Shqipërinë, interesin e zhdukjes së saj për të siguruar njeherë e përgjithmone mesdheun veri-lindore races sllavo-orthodokse. E kush është një vendim i drejtë që morrem ne? Në u kujtuam të përqafojmë vlerat perendimore në kohën kur e gjithë bota komuniste po trokiste në dyert e Evropës, e askush bile nuk na vuri re që po qanim lënë në shi për të hyrë rishatzi në familjen Evropiane ku kurrë në fakt ne s’paskëshim qenë. E prap udhëheqesit tanë me shpresa debile e ide të pahijeshme na shtynë deri atje sa të shkatërronim ç’do gjë qëpatëm ndërtuar në emer të gjoja flakjës tutje të komunizmit. Social-Communistet me frikën në palcë se po humbnin pushtetin dhe duke dashur më tepër të shikonin deshtimin e demokrateve se sa begatine e vëndit qenë të interesuar vetëm për shkatërrim. Democratët nga ana tjetër nga frika se socialistet mund te fitonin në zgjedhje serish, deshten çdo gjë të shkatërrohej se vetëm kështu do te falimentonin ata nëse fitonin, e tua linin vendin demokrateve si kopil në preher porse Demokratet do të gjenin ndihme anëkënd botës demokratike për aq kohës sa do të qene antikomunistë. E prap na u desh ta mesonim vonë çfarë shkatërrimi tragjik e zgjedhje feminore pati qene ajo. Qe gabim të shkosh në perendim me një pjatë të zbrasur në një dorë e me një lug të ndryshkur në tjetrën, kur na pati ikur treni, vetm pak vite më parë, kur mundësia i qe dhënë Alisë. Fatkeqësisht të tjerë patën mberritu atje para nesh, qe qene me më shum interes për Evropën, në kërkim lëmoshash. Edhe, bile, gabim tjetër qe vajtaj në vendet isalme për të siguruar ndihmen e mohuar, kur po përpiqeshim t’i sqaronim botës se ne nuk perkasim me qenë atje ku na lanë qëkurse na çuan. E ja pra pse, pse mbetëm qyqe, në varfërinë dhe tru-mufepsjen tonë. Kjo është pasoja e llogarive tona që na sjell prap tek qendrimi ynë në zgjedhjet amerkane të dymijekatrës. Nuk jam unë ai që ka mundësi të ndikojë në komitetin shqiptaro-amerikan- ndaj lutem mos, mos përseri të ndikojnë për keq ata që dëshirë e mundësi ndikimi mendojne të kenë ose dukët që kanë. Besimi im pesimist është: një vend që nuk mund të ushqejë veten e tij as qe mund të mendohet të ketë aftësi të luftoj urinë e kombeve të tjera. Një vend që kurrë nuk ka demonstruar para botës ndonjë aftëse të votojë për njerzit e vetë me të denj, me zemer dhe llogjik por ne fakt voton me mendje të ngushtë e sy të lidhur, për të kenaqur djalin e halles apo vajzen e dajos, që mban nje punë të pakëpaguar qeveria dhe qe do atë punë të ruaj nëqoftëse zgjedjet e reja nuk sjellin ndryshime të dëmeshme; sipas besimit tim pesimist është qesherake që një vend a komb i tillë të cilit unë i përkasë të cilësojë për kë duhet votuar në vënde të tjera. Thënë me kaq, unë mendoj se cilido ka të drejtë të votojë për cilindo kandidat që atij i pëlqen dhe nëse mndet të ndikojë tek të tjerët të votojnë për të, por kurrë përzgjedhje të tilla individesh për president të një vendi kaq të fuqishem dhe mik yni si Amerika nuk duhen shënderruar në çështje komuniteti sepse dashje pa dashje ajo bëhet çeshtje kombetare. E kësaj i thonë të luash bixhoz me fatet e atdheut tend, kur madje askush nuk të ka autorizuar për një gjë të tillë, e skush nuk duhet të gëzoj këtë të drejtë. Ne shqiëptarët që për 40 vjet i quanim kinezet vellezer e Kosovarët miq nuk mund te jemi kurrë aq qartë parës që të dimë së paku kush po fiton. Prandaj të bësh deklarata se shqiptarët duhet te votojnë për demokratet në Amerike është lajthitje mendore qe nënkupton- Shqiptarët kundra Republikaneve—që do të thotë më tej- kundër qeverise se sotme Amerikane. Shqiptarët si nenshtetas amerikane mund të votojne për Ralf Najderin nëse duan—por jo si komunintet. Thirrja e hapur publike madje ne media e ketyre “intelektualeve” qe komuniteti shqiptarë të votojë për Kerrin, rrezikon ta ktheje Shqipërine në çshtje e vetem demokrateve, dhe si e tillë mbetet diçka e nxituar, që duhet me çdo kusht the po vonese të terhiqet pas, për më tepër kur është bërë nga njërëz që me gjith zemer i’a duan të mirën Shqipërise dhe luftojnë për një gjë të tillë. Sami Gjoka CAN WE GAMBLE OUR NATION FOR THE POLITICAL AGENDA OF THE FEW? By Sami Gjoka In response to some suggestions of supporting Kerry at the Bush’s expense. Albanians as citizens and Albanians as a community, facing hard choices and taking wrong turns many times in their history are once more confused in the cross roads of the American politics. It is an unfortunate way of life that the small and the weak in this animal kingdom of mankind, has to always trust its inner instincts, selecting to bribe the perceived stronger ones, hopping to get an appreciation smile in return (from the rulers to be of our society) that makes them (the small and the weak) feel a little bit more secure for a very short time. As small and weak, (in fact the smallest and the weakest in the whole world we are, if we keep in mind our geo-politics surroundings), being the fastest distinguishing nation in the world, once spread from Aegean Sea to north of Danube and now squeezed under the slavo-greeko pliers, in the verge of our own death, and while being diminished and degraded every day not by the cruel world that we love to blame but by our own misdeeds, our eyes are looking for help far far west where this great country of America stands. Albanians are a nation without friends. No body can gain from us anything. If someone chooses to be our national friend we are for sure going to become their unnecessary burden. No mutual benefit that we can think of. What do we have to offer except our empty extended hands that seek help? Such we cannot risk spoiling what we are getting with so much effort. We do not have to listen to individual judgments that always have had irrevocable and disastrous consequences in our being as a nation. We do not go to a family we like while there is fight among themselves to pick sides like some of our “great minds” are suggesting to support Kerry at the Bush’s expense, just because Kerry has confirmed a true fact that Albanians are the most pro-American nation in the world. We as Albanians are touched to be informed that senator Kerry has stated “The people of Kosovo must be able to determine their own future, including how they want to be governed.” I only hope this statement is not simply made in front of some Albanian groups, worst even than that I hope it is not extracted from Kerry by some Albanian interviewers because if that is so, it is simply a cheap talk to reap only a few more votes, from large Albanian communities in a few major American cities. Since many Albanians seem to resonate this promising stanza of the Presidential candidate, I believe that Kerry made this statement, perhaps talking about his foreign policy in front of mainly non-Albanian audience, even though I did not hear it, nor did I hear any of his political agenda of foreign policy mentioning Balkans let alone Albania, while he gave that brilliant speech of his, at the Boston Convention. Well, I am not the most well informed where he said what have been said, but I must accept that it is strange for me trying to imagine the American voters worried and being influenced by what will their next American president intent to do about Albania or Greece or Bulgaria or Macedonia!!! Said or not said, meant or not meant I only wish and hope that some Albanian individuals will not misuse this hopefully honest statement to force their political opinion and agenda to the Albanian community in the name of our future national interest. While many nations look upon their leaders for guidance how to prosper it has come the time that the Albanians are struggling how to survive. Albania, while it run to be among the first US allies in the war against terrorism, is now believed to give its only international airport to the Greek control for fear that the Albanian army and police can not secure or be trusted to secure a stop-arrests to the Terrorists with the confidence that the Greeks can (by the way, to add shame to this shameful Albanian decision, —Greece is not in the list of the wholeheartedly-contributing-nations in the fight against terrorism, like Albania is. And, to add salt to this shameful injury of the Albanian pride by the government of Moisi Nano, let me remind this anti-Albanian government of Tirana that the country of Albania never had a terrorist action against any western countries while quite to the contrary it is Greece who always have embattled, terrorists and has been frequented by terrorist violence against western interests. Yet we seem to continually make wrong choices as the one calling a nation with terrorist viruses in its veins like Greece in the name of securing us from being infected by the same virus; it is a choice of the Albanians themselves that invite the Greek foxes to tend for the Albanian hens. This is our long national history of making wrong international choices in many very difficult times. It has started since the time of the recorded history and continues constantly day after day. Based on some irrational decisions many times who have chosen to treat like friends people and nations who treated us back like enemies. Wasn’t it like that with the Marco Bocaris of the Greek revolution, only a few decades ago? Yes, it was like this for Albanians, time after time. Wasn’t it our Illyrian ancestor’s wrong decision to ally with Greeks during the Greeko Persian war that sent King Dareo’s Army north to the Illyrians of Pannonia? That was the only big resistance to the Persians until they reached Skithians north of Danube. A fierce long battle where Illyrians got no support at all from the Greeks in return. A wrong calculated Illyrian choice to assist militarily a neighbor who did not care to help back when the same help was needed from them that caused the very first forceful ethnic cleansing of our people, sending them as far east as the Caspian Sea where still a few remain un assimilated. It was a bad choice of Alexander the first, Philip’s father and grandfather to Alexander the Great, who for the simple reason to participate in the Olympic games, restricted at that time only to the Greeks, decided to claim that he was not Illiro-Macedonian but a Greek descendant because, according to an ancient legend that he himself invented, his great ancestors had immigrated to Pale from Hellenic territories. Yes, that choice made him able to participate in the Olympic games at the cost of speeding up what Herodotus will later call expansion of Greek family by assimilating northern non-Greek population and claiming their non-Greek territories. It was our ancestors wrong choice when the Balkans were eyed as the first step toward east expansion by Romans to time after time manifest to the roman fleet daring attacks that when Romans fed up with these attacks lunched in the Balkan shores, they destroyed everything Illyrian on the site while saving with a great care everything Greek, from whom they met no serious resistance. As a result of that choice, a choice bolder than their might, Illyrians suffered the second recorded massive ethnic cleansing, this time not east but west. Thousands and thousands of our people were expelled to central and southern Italy while Dardanians and Celts living among Dardanians at that time, were expelled in what is today northern Italy. It was our bad choices to attack when it was time not to do so and resist when we were not able to, that headed us for distraction and disappearance for many centuries to come and that still is going on day after day. And again when our people chose to finally befriend with the roman empire that bad choice came with the consequence of surrounding to the Romans the Dardanian territories as a recruiting ground for the empire’s soldiers. While they chose to be friend with occupiers in order to be treated by Romans no longer as enemies, their males started instead of dying defending their homeland as they had till now, they started to spell their blood to expend the empire at the cost of reducing their own territories. It was the centuries long suffering and longing for the shrinking Illyrian population the fact that the Serb Slavic tribes crossing south of Danube River on the 11th century AD to the Illyrian territories were welcomed by the local remaining population, as way of balance. History had to prove once more how much damage we have done to ourselves with such, at that time, appearing good decisions to welcome Serbs, mostly in the field of Kosova. Today Serbs claim Kosova as their historical cradle, which of course it is, but in perverse way their claim hides the fact that such a small cradle was sheltered and rocked peacefully among our people and in our ancient land. So if any and all aspects of our history will be analyzed, no matter what, it will resemble the fable of the wolf and the lam. So it was fighting the ottomans alone betrayed by the other Balkan warlords that fled Kosova to the Bosnian Mountains with the death of the Serbian prince Lazar. This sole Balkan resistance to the ottomans when others had understood it was not time to waste their precious lives in vain, while the power of the invading army was still in the rise, caused the Albanians after Skenderbe’s death its third massive ethnic cleansing to the almost disappearing Illyrian traces of the southern Italy. When finally the Albanians understood that their small population was no match for the Turks, under whose feet laid the whole Europe and started to convert to Islam to make peace with their enemy it was again an attempt in vain, a false hope; it was the time of the fading shine for an old empire now in decline; the ottoman caravan was all exhausted unable to defend itself from the revolts that the long-sleep-and-snorings had just now bring upon that slow dying horse, because those nations that had fallen asleep, now were waken; it was because those nations among the many choices, chose the better. They had known it was time like the snails to pull and hide and they knew when to come out of no where like an army of cicadas, and start to fight. This terrible choice of conversion left the Albanians to be portrayed by the world as collaborators with invaders and now they even shared the same religion with a dying old giant and with the Turkish retreat, the only country who fought the occupation while others gave up since the midst of the 13th century, or worst who massacred the neighboring people like Greece did against the Bulgarians under the protection of the “half moon”, was now made to pay for the invaders cruelty. That gave birth to the massive fourth ethnic cleansing of more than a million Albanians from Sanxhak and Nish areas to Turkey and thousands and thousand of Cames from, then, southern Albania in and around Janina. How many times did we mess up? Why everything goes so wrong with us? While the only country under WWII occupation where not a single Jew was killed but to the contrary the Jewish community grew in numbers, Greeks and Serbs would accuse Albania as the German collaborators for the shear fact that the Albanians applauded the decision to reunite the ethnic Albanian territories, mostly given to the Former Yugoslavia, by decisions of Europe. Yet while fighting the nazi occupation we made another very bad choice to embrace the communist ideas not that we hate communism as an ideology, as much as we hated the fact that communism became a Slavic issue, like some armature politicians want to make Albania a Kerry issue, and Slavs had only one interest in mind, that of wiping out Albania, giving access to the Adriatic sea only to their Slavic race. And where is there a good choice that we made. We came to embrace the western values at the time when all the communist world was begging to Europe and no one even noticed us that we were coming to be part of Europe (again) in fact we never had been. Yet our leaders with foolish hopes and shameful ideas pushed us once more to destroy whatever little we had accomplished in the name of throwing away the communism. The Social-Communists were afraid they were losing power and desiring to see Democrats fail more than seeing the country prosper were only interested for distraction. Democrats on the other hand afraid that socialist again might win elections, wanted everything destroyed so the socialists would had no grip in power, if they would win, and would be forced to turn the country to them, who in turn would get a lot of help from west as long as they were pro westerners. And again we had to learn tragically what a disaster and childish choice that was. It was wrong to come to the west with an empty plate in one hand and with the spoon on the other while we had missed the boat only a few years before, when Alia was presented that chance. Unfortunately there had arrived others of more interest than us to Europe begging for Europe’s help. And it was even a worst decision to go to the Islamic world to secure some help when we were trying to convince the world we do not feet where we had gone. And that’s why we are left alone in our poverty and confusion because of our own miscalculated choices that brings us back to the American elections of 2004. I am not in position to influence any one to the Albanian Community. I am no body to the Albanian decision-makings. My pessimist believe is that a country that is not able to feed itself can not be expected to fight famine in other parts of the world, a country who has never shown to the world any ability to vote for their right people with heart and logic, but votes instead with narrow mind and closed eyes to simply please a cousin who has a low paying government job that he still intents to keep if the new election cause no major changes, to my pessimist believe it is laughable for such a country and such a people to whom I belong to indicate and promote the elections of other countries. This said, I think any one can promote any candidate he likes, but in no way shall it become and Albanian community decision. That is gambling with your country and no one shall have that right to gamble in the name of a country in the elections of other nations. We Albanians who for about 40 years called the Asian of China our brothers while calling Albanians of Kosova our friends, can not be expected to clear-see who will next American president be. Therefore to make such instructive statements that Albanians must vote Democratic is a bad idea that means in other words- Albanian community against the Republicans- that in turn translates – against the current American Government. Albanians as US citizens can vote even for Ralf Nader if they so desire, but not as a community. The open call even in the public media of some, that the Albanian community must vote for Kerry, risk turning Albania in a Democratic issue, and as such it is a rushed decision, that must immediately, without delay be taken back, even more when it is made by people who only wants the best for Albania and work for the good of our country.

 

    Amaneti i Balajve të Reçit për Fishtën!

Një i vdekur nuk flet, le të flasin ata që kanë mbetur gjallë.

Babë! Amanetin kam me ta çue në vend. Kam me gjetë një njeri me shkrua me dëshirë për shkatërrimin e varrit të At Gjergj Fishtës që ndodhej në altarin e Kishës së Fretërve në Gjuhadol.

Ishte viti 1968, u dha urdhër nga Komiteti i Partisë Shkodrë që të shkatërroheshin kisha dhe xhamia. Ku u shkatërrua çdo gjë me urdhër të Sekretarit të Komitetit të Partisë, Xhemal Dini, duke i dhënë urdhër Drejtorit të Komunales, Shyqyri Rrjodhit të çonte një brigadë prej 15 vetë, ku ndër këta ishin punëtorë, teknik dhe inxhinierë.

Lufta për të shkatërruar kultet fetare ishte sapo kishte filluar. 1967, fjala e partisë, fjala e Enver Hoxhës kishte shkuar në çdo shtëpi, në çdo brigadë apo komitet partie.

Një ndër këta punëtorë ishte edhe Tafil Bajram Balaj, nga fshati Balaj i Reçit-Shkodër, i datëlindjes 15.02.1927, sot i vdekur, më dt. 20.02.1997, i cili me detyrim për të punuar me shkatërrue Kishën e Fretërve në Gjuhadol, ku në brendësi të kishës dolën dy varre: At Fishtës dhe Lazër Mjedës, tregonte malcori i ndjerë 70-vjeçar djemve të tij, Abdylit, Qerimit, Bardhylit, Cenit, ku do t’ju lë një amanet, që do të vijë një ditë ku ndoshta unë nuk do të jem gjallë, juve mos ta lini në heshtje, cilido le të shkruajë për Fishtën që i shkatërruan varrin.

Halli i madh, buka e gojës, të çon me prishë edhe varre, me luejt kocat e të vdekurve nuk ka gjynah, por ishte “urdhër” nga partia. Çdo gjë të shkatërrohet. Çdo njeri kur vdes duhet të ketë një varr, ku t’i pushojnë kockat. Më kujtohet, tregon i biri Tafil Balës, kur i morën kockat dhe gjymtyrët i futën në një thes letre prej atyre të çimentos por mungonte gjëja më kryesore, mungonte koka e Fishtës… Ia kishin vjedhur… Ia dhanë një shoferi me emrin Can… i cili kishte një reportabël të komunales me një grup prej 3 vetësh i hodhën në Lumin Kir, në zall. Ku edhe sot nuk i dihet se ku është varri i tij, ku i pushojnë kockat, eshtnat.

Çdo ndërtese i vihet një themel në dhe, dhe çdo njeriu kur vdes i hapet një varr në dhe. Pse të bahemi të pakenun, t’i humbim njerëzit pa shenjë, pa u dukë, pa nishan siç e hodhën Fishtën komunistët e Enverit.

Kemi gurët e rërën e na mungon gëlqerja për të ndërtuar, ku këtu kanë marrë pjesë edhe prifti bojaxhi, djali i Hafis Sabri Koçit, inxhinier dhe ata që sot kujdesen për shkollat fetare. Hulumtimet vazhdojnë… Zoti ju shpëtoftë, se unë jam më i pari ku po u jap besën e Zotit, se jam tuj qitë kushtrimin, se tash e kanë pa edhe qorrat se ato sisteme komuniste nuk do të rrojnë ma në Shqipni.

Po nuk patët mend me kujtue Fishtën, të keni sadopak zemër me ndigjue e me lexue…

Hasan Kurtaj

 

    Haberret e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Kur menduam të hapim këtë “rubrikë” kishim frikë se nuk do të arrinim vijmësinë në çdo numër të gazetës sonë, por për këtë qenkemi gabuar, pasi haberret që kanë mbërritur në redaksinë tonë janë aq të shumta sa do të mbulonin gjithë faqet e gazetës. Ndaj ne u detyruam të zgjedhim vetëm disa nga haberret e shumta që mbërrijnë pa pushim me të ardhur akshami…

 

    Moisiu i “ri” si Moisiu i vjetër

Kur tashmë i biri i Spiro Moisiut, Alfred Moisiu është kthyer nga president konsensual në kryeplak konfidencial i Kryeministrit Fatos Nano, opozita ka shpallur “divorcin” me pjesën që i takon nga presidenti. Madje opozita ka ngritur edhe një sërë akuzash për zotin Moisiu, duke e quajtur vegël e bindur e Partisë Socialiste. Për të vërtetuar këto akuza thuhet se vetë shefi i opozitës ka ngritur një komision i cili po punon për zbardhjen e punëve të Presidentit që çojnë ujë në “mulli” të Kryeministrit. Komisioni siç duket po punon shumë ngadalë, dhe nuk po kënaq kërkesat e opozitës dhe interesimin e popullit. Për kundër opozitës që pret rezultatet e këtij komisioni, populli ka filluar të bëjë vetë konkluzionet e bashkëpunimit Nano-Moisiu, që në fakt janë kapitulim i Presidentit dhe triumf i Kryeministrit. Populli thotë se përdorja e Moisiut të Ri nga Enveri i Ri (Fatos Nano) nuk është një gjë e re, ajo është vazhdim i përdorimit të gjatë që i ka bërë Enveri i vjetër Moisiut të vjetër. Ku siç dihet Spiro Moisiu (babai i Moisiut të ri) gjatë Luftës Nac.-Çl. ishte de jure komandanti i ushtrisë, ndërsa Enveri (babai shpirtëror i Fatosit) ishte komisari i vetëshpallur. Spirua ishte i paparti, ndërsa Enveri komunist. Para botës të dy bashkë paraqiteshin si dy drejtues të luftës së shqiptarëve kundër fashizmit. Madje edhe mbas Çlirimit, Moisiu shërbeu në poste të rëndësishme drejtuese, por gjithnjë në shërbim të Enverit e Shtetit komunist. Shqip, populli thotë një traditë e vjetër me aktorë të rinj. Ky konkluzion popullor përfundoi në veshët e shefit të opozitës, ai paska thirrur komisionin dhe i ka thënë të pushoni nga aktiviteti, pasi ne kemi thënë njëherë se populli është sovrani, e kur flet ai duhet të heshtin të tjerët… Mirëpo Moisiu i ri dhe Enveri i ri vazhdojnë “punën” pa e çarë kokën për sovranin… i cili me sa duket do të zgjedhë heshtjen për t’i shtuar botës së qytetëruar kureshtjen…

 

    Partia Socialiste “vjedh” mëkatarët e Bezhanit

Pas 60 vjetëve që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, veteranët komunistë janë pakësuar aq shumë sa rrezikohen të zhduken përfundimisht për pak vite nga kjo botë. Mirëpo duke ditur se organizata e veteranëve (komunistë) është themeli i Partisë Socialiste në pushtet, ajo ka rënë në pikë të hallit për të ruajtur këto themele. Mjaft eksperimente janë bërë duke shtuar fiktivisht radhët e kësaj organizate, ku janë pranuar “veteranë”, njerëz të moshave tepër të reja e që një pjesë as nuk kishin lindur e jo më luftuar, por është përdorur edhe trashëgimia, ku të afërt të ish-veteranëve të vdekur janë pranuar duke i quajtur “mëkëmbës”, që gjithsesi këta jo vetëm nuk kanë mbushur boshllëkun, por nuk po paraqesin as devotshmërinë e kërkuar. Në këto kushte Partia Socialiste këto ditë thuhet se ka shpërndarë një udhëzim sekret që po punohet në radhët e anëtarësisë së saj, ku kërkohet me çdo kusht që radhët e veteranëve të shtohen me ish-agjentët e sigurimit të shtetit, të cilët sipas Bezhanit janë rreth 400 mijë. Natyrisht nga këta gjen me bollëk edhe nga ata që e kanë moshën për të qenë veteranë, e nëse ata nuk kanë luftuar me armë në dorë, të paktën luftuar kanë në një front tjetër që quhej Lufta e Klasave. Mbasi emrin e ka luftë për luftë këta Mëkatarë të “Bezhanit” janë jo vetëm goxha si numër, por edhe mjaft besnikë të Partisë… Gjatë diskutimit me anëtarësinë socialiste mësohet se ka pasur shumë debate, pasi thuhet se Mëkatarët e “Bezhanit” jo të gjithë janë pranë PS, pasi një pjesë janë në partitë e djathta, ku atje mund të kenë humbur besimin e socialistëve… Por debatet në mes socialistëve kanë edhe një front tjetër, atë të smirës, se kush do të jetë veteran më i devotshëm, ata që kanë qëndruar besnikë pranë PS apo ata që e kanë dridhur apo ua kanë dridhë tek partitë opozitare… Gjithsesi sipas haberreve kjo nuk është e rëndësishme, por e rëndësishme është se “Bezhanit” po i vidhet ditën për diell “shoqata”, dhe përkundër kësaj nuk ka asnjë protestë as nga Komiteti i Helsinkasve tanë dhe sa nga Avokati i Popullit, madje as edhe nga opozita… që haberret tani i merr vetëm në aksham.

 

    Gramoz Ruçi do të dërgohet në vendet arabe për të punuar në favor të SHBA

Këto ditë po bëhet shumë zhurmë për mosdhënien e vizës për në SHBA të numrit 2 të PS, Gramoz Ruçit. Hamendësimet nga opinioni dhe politika nuk kanë të sosur, madje arrihet të thuhet se SHBA-ja e ka shpallur person non grata Ruçin, duke e lidhur me pozitat e tij antidemokratike gjatë sistemit komunist, ngjarjen e 2 Prillit 1991 e deri në lidhjet e tij me organizata kriminale e terroriste në Shqipëri e më gjerë. Mirëpo të gjitha këto në përgjithësi janë hamendësime të opozitarëve dashakeq. Për të sqaruar opinionin, partia në pushtet këto ditë ka sejdisur një haberr interesant që qarkullon “Top-Sekret”, por që haberristët tonë e “vodhën” në buzë të akshamit dhe e dërguan në redaksinë tonë. Haberri socialist thotë se Gramozit mohimi i vizës nga SHBA-ja i është bërë për arsye taktike e strategjike, pasi Gramozi është zgjedhur të bashkëpunojë me amerikanët në punët e zbulimit në vendet arabo-islamike. Zgjedhja është bërë për dy arsye: Së pari se z. Ruçi është ekspert me përvojë në punët e agjenturave, pasi ka qenë edhe Ministër i Punëve të Brendshme gjatë kohës së Ramiz Alisë, por edhe ka një përvojë të hershme që fatos apo pionier i Enverit. Së dyti, Gramozi është i besimit mysliman gjë që e bën më të besueshëm pranë organizatave islamike. Disa thonë se familja e Gramozit duke qenë komuniste e moçme nuk ka pranuar që djalin e tyre ta bëjnë synet, gjë që do ta pengojë disi këtë “shërbëtor” të amerikanëve, por edhe për këtë Gramozi ka pranuar sakrifica, pasi këto ditë mësohet se është duke e prerë rrushin nën kujdesin e një mjeku amerikan, e pikërisht ky qenka edhe shkaku i heshtjes së shokut Gramoz.

Ndërsa mosdhënia e vizës qenka arsyeja e tretë që i paska munguar zotit Ruçi, pra armiqësia e palëkundur që paska me amerikanët që e kanë shpallur person non grata… Për ta vërtetuar këtë thuhet se këto ditë Gramozi gjoja do të shajë e sulmojë me fjalë SHBA si imperialiste e antiislamiste. E pas kësaj socialistët duket se kanë pse krenohen, se nga radhët e tyre ka dalë një “agjent” që do të zbulojë shumë plane të Al-Kaedës, ndoshta edhe vetë Bin Ladenin e tjerë…

 

    Tre shifrat ters për dëmshpërblimin e të persekutuarve politik

Socialistët tashmë janë në delir pasi shtresën e të burgosurve politik dhe të pushkatuarve politik do t’i dëmshpërblejnë me nga 10 deri në 15 mijë lekë të vjetra në muaj, ku kohëzgjatja do të jetë fiks 8 vjet. Gjithashtu u tha se shifra e atyre që do të përfitojnë është rreth 12 mijë vetë. Rreth kësaj mënyre shpërblimi ka pasur shumë debate e pakënaqësi, madje të persekutuarit kanë bërë thirrje që kush është i persekutuar i vërtetë politik nuk do të pranojë të përfitojë nga këto shifra qesharake përbuzëse që ofrojn bijtë e kriminelëve të kuq në pushtet që shkaktuan këtë dramë kombëtare. Gjithsesi na ka ardhur një haberr interesant që e komenton krejt ndryshe dëmshpërblimin dhe shifrat që serviren… dhe ne po i japim origjinal: Shpërblimi 10 deri 15 mijë lekë të vjetra në muaj thuhet se është aq sa paguheshin dikur ish-spiunët e sigurimit të shtetit komunist (kjo duke bërë indeksimin e rritjes së çmimeve 10-15 herë).

Koha prej tetë vjetësh e zgjatjes së shpërblimit koinçidon me kaq vite burg që dënohej një person që akuzohej sipas nenit 55, për agjitacion e propagandë.

Shifra prej 12 mijë vetave që përfitojnë këtë dëmshpërblim është një koinçidencë e keqe me shifrat që jepen se nga radhët e të persekutuarve ka pasur 12 mijë spiunë të sigurimit (këto natyrisht brenda 400 mijëshit në total).

Mirëpo përkundër këtij haberri ka mbetur pa u zgjidhur “çështja” se këto para do t’u jepen kot pa bërë asnjë punë, apo do të riaktivizohen përsëri në punë…

I seleksionoi këto haberre nga akshami deri në të dalur të dritës

Ndue Bacaj

Nr. 63 i gazetës në print

0
ARMIKU PUBLIK I SHKODRES

Nivelet e sherbimeve te Policise se Shtetit ne Qarkun e Shkodres, e ne kete kontekst ne qytetin me te njejtin emer, kane shenuar rritje. Nje merite e vecante i takon edhe drejtorit te Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder, komsar Asllan Dogjani. Ky eshte nje fakt tashme, i konstatuar nga te gjithe, perfshi edhe komunitetin e gazetareve dhe njerezve te medias ne pergjithesi. Megjithate, Sektori i Qarkullimit Rrugor, mbetet nje gangrene e cila nuk po arrin te kurohet. Ditet e fundit, problemi eshte bere me shqetesues dhe tashme kane filluar te citohen edhe emra, te cilet rendom thirren nga shkodranet si “ARMIKU PUBLIK I SHKODRES”.

Dyndjet e zakonshme ne keto dite vere ne rruget e qytetit te Shkodres, si pasoje e kthimit ne vendlindje te emigranteve, duhet te mobilizojne efektivat e qarkullimit rrugor. Numri i makinave por edhe i mjeteve te tjera levizese, eshte mjaft i larte. Ne vend qe tu krijohen lehtesi qarkullimi jo vetem drejtuesve te mjeteve, por edhe te kembesoreve, relisht ndodh e kunderta. “Peshku qelbet nga koka”, thote nje fjale e urte. Pervec te tjereve, ne krye te uniformave te qarkullimit, eshte “shefi”, Leonidha Thana.

Jo vetem qe nuk kryen detyren, por eshte kthyer ne nje makth te vertete te drejtuesve te mjeteve. I terbuar nga aksidentet e ndodhura dhe me pasoje vdekjen, gjithe dufin ky “shef” e shfryn tek drejtuesit e mjeteve. “Gjahu” i tij i preferuar, jane njerezit me te pambrojtur te qytetit, ndersa “te fortet” realizojne edhe spektakle ne rruget e qytetit, nen hunden e Thanes por edhe te shefave te tjere. Kalvarin e vuajtjeve, po e provojne edhe emigrantet e kthyer ne atdhe. Mjafton nje targe e huaj dhe instikti i thote “shefit” dhe “shefave” se eshte nje burim fitimi qe varion nga 500- 5000 leke, sipas xhepit te emigrantit. Ankesat tashme kane arritur kulmin dhe pre e cmendurise apo pangopshmerise se “shefave”, jane bere edhe mediat e njerezit e saj dhe gazetaret. Haptas, po shkaterrohet nje fryme bashkepunimi ne mes policise dhe mediave, te cilat perhere e me shume po pengohen te kryejne punen e tyre.

“Shefi dhe shefat” jane shprehur edhe publikisht se nuk pyesim me per askend, Drejtorin e Policise, Nendrejtorin apo Shefin e Zyres se Rendit ne Qark. Njerezit, mes tyre edhe gazetaret, po dhunohen diten per diell nga te tille oficere, te cilet fatkeqesisht jane pasqyre e shtetit dhe e Policise se tij. Gjithcka ka mberritur edhe ne Parlamentin e qytetit, Keshillin e Bashkise Shkoder. Denoncimet publike te keshilltareve, kane sjelle kerkesen per nje interpelance ne Keshillin e Bashkise te drejtuesve te policise dhe te Sektorit te Qarkullimit Rrugor te Komisariatit te Policise.

Ceshtja eshte shume e thjeshte: Pse shkodranet te dhunohen dhe te persekutohen nga individe te importuar nga jugu apo krahina te tjere te vendit? Nuk ka qyteti une djem te afte per te drejtuar kete sector? Ne Shkoder ne themi se “ i yti mishin ta ha, por kocken ta ruan”.

Te gjitha keto jane kembana alarmi, per te mos kaluar nga vendosja e rendit dhe qetesise, tek shkelja e te drejtave dhe lirive te qytetareve. Koha e komisar Kosenit ne Elbasan kujtohet si nje kohe e arte per rendin ne ate qytet, por gjithcka ai e ngriti mbi dhunimin e njerezve te thjeshte. Vendosja e rendit dhe qetesise, ecen paralel me mbrojtjen e te drejtave e lirive te qytetarit, madje duke i dhene prioritet kesaj te fundit.

Shkodra e njeh “ARMIKUN PUBLIK”  dhe e ka etiketuar.

Nje monster e tille, duhet te ndalet me cdo kusht. Pushimi apo largimi nga puna eshte pak per “shefin” dhe “shefat”. Nese do te vazhdojne te qendrojne ne kete detyre, edhe sektore te tjere, edhe vete Policia e Shtetit do te damkoset duke marre emrin “ARMIK PUBLIK I SHKODRES”. Nuk e duam, por keshtu do te ndodhe nese do te zgjidhet rruga e heshtjes. Qytetaria e Shkodres, nuk mund te perdhoset nga askush, aq me pak jugore apo te krahinave te tjera, te veshur perkohesisht me pushtet. Ne jemi rera, ata jane uji!

MEHMET QOSJA,

akademik kosovar me qendrim në SHBA

 

Gjinushi kundër pazareve PD-PS

Vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit parlamentar bipartizan për reformën elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, do të jetë objekt gjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Rreth 30 deputetë të grupeve parlamentare të pozitës dhe të opozitës, kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vendimin e marrë disa ditë më parë nga dy forcat kryesore politike në vend, PS dhe PD, për ngritjen e komisionit parlamentar bipartizan për reformën zgjedhore. Deputeti socialist Spartak Braho, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, deklaroi dje për gazetën “Korrieri” se, nisma në fjalë e rreth 30 deputetëve, që kryesisht përfaqësojnë partitë e vogla të spektrit të majtë dhe të djathtë, ka në themel kundërshtimin e ashpër që ato i bënë dhe vazhdojnë t’i bëjnë vendimit të marrë nga Kuvendi, për ngritjen e një komisioni për amendimin e Kodit Zgjedhor. “Duke qenë se ky vendim krijon pabarazi në vendimmarrje, atëherë është i paligjshëm, antikushtetues dhe për rrjedhim cënon rëndë parimet themelore të barazisë së votës së deputetëve. Për këto arësye u mor vendimi për t’a kaluar vendimin në fjalë në Gjykatën Kushtetuese”, sqaron Braho. Sipas tij, nisma e afro 30 deputetëve nuk presupozon se pezullon veprimtarinë e komisionit bipartizan për reformën zgjedhore, por natyrisht vendimet që do të marrë ky komision, në qoftë se Gjykata Kushtetuese do t’a cilësojë këtë vendim të paligjshëm, atëherë pa dyshim që do jetë e dyshimtë e tërë puna që do të bëjë komisioni. Ngritja e këtij komisioni u mundësua nga firmosja e një protokolli të përbashkët PS- PD, për reformën elektorale, mbështetur në nenin 77.1 të Kushtetutës i cili thotë se “Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme”. Grupet e vogla parlamentare të pozitës dhe opozitës kundërshtojnë ashpër pikën 4 të Protokollit midis PS dhe PD, e cila ju jep dy forcave të mëdha politike të drejtën e vetos në këtë komision. Është pikërisht kjo pikë që atakohet nga grupet e parlamentare të sipërpërmendura, dhe që do të shkojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, me motivacionin për shkeljen e barazisë së votës së deputetëve.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Hyrja në një fazë të re e kërkimit të zgjidhjës politike

nga BEKIM REXHEPI

Hyrja në një fazë të re e kërkimit të zgjidhjës politike kërkon nga strukturat shqipëtare dhe ato ndërkombëtare t’i japin fund komoditetit të mosmarrëveshjëve, kritikave të ndërsjella dhe domosdoja e ikjës nga iluzionet rreth mundsive dhe kalkulimëve të tjera politike, që dalin jashtë vullnetit të shumicës së popullit të Kosovës. Më të tillë vizion mund të filloi organizimi i ri politik apo rikonstruktimi i strukturave vendore dhe ndërkomëtare.

Ky organizim i ri apo rikonstruktim i strukturave vendore dhe ndërkombëtare do të hapte rrugë të re edhe në politikën e Ballkanit, duke e moderuar atë akoma më shumë, mbase më këtë organizim apo rikonstruktim të strukturave politike do të mund të kuptohet dhe do të mund të zhvillohen më tutje imperativat e kohës për zgjidhje të problemeve madhore, që për Ballkanin janë të domosdoshme. Sado që nuk do të të pëlqejë disa diplomatëve Europian fakti se pa një stabilitet të qëndrushëm dhe pa një zgjidhje politike të qëndrushme është vështirë të ketë një Europë gati stabile dhe fare të qëndrushme. Europa ka njërën veshkë në Ballkan, çfardo iluzioini pa të e ka vështirë dhe po kaq vështirë të bëjë jetën e vet.

Ballkani edhe pse më pak përmendet si gadishulli i të mirave sublime, ai vazhdon të mbetet si “Tërheqësi i mërzitshëm”, për të tjerët e më pak për vetën. I tillë siç është përbënë dhe njëtrajtëshëm përmban rrezikun me kërcnimin e vazhdushëm për destabilizim të vetvetës dhe më tej se shtrirja e saj.

Ballkani ka kulturën e vet, jap dhe merr po aq, po të tjetërsohet vështirë e ka, se sa që mund të thuhet me ndonjë lehtësi, që se parakupton historin dhe traditën e saj. Politika e Ballkanit nuk arrin dot ta përjashton vetën nga vetveçimi dhe mu përkëtë ndoshta ajo me te drejtë konceptohet si e tillë se; këtu është djepi i politikës në kuptimin modern të fjalës dhe se mburrja politike është po kaq e rritura e këti djepi.

Njëra prej hallkave zingjirore i këtyre problemëve padyshim se është edhe Kosova. Megjithse Kosova është pronë apo poligon i përshtatshëm i politikave apo i politikës Europiane. Kosova e ka vështirë ta adaptoi kushtimisht kulturën e re Europiane dhe ta zhbëjë fare kulturën qindvjeqare ballkanike. Kosova si pjesë integrale e ish-federatës Jugosllave, akoma e ka të drejtën e vet sublime të vendosë, kategorin e vet shtetrore të pavarur në zonën e Ballkanit, ashtu siç patën këtë të drejtë edhe të tjerët, pjesë e kësaj zone. Ballkani qe zona e ndryshimeve dhe mund të mbetët zonë e ndryshimëve të reja po që se nuk ka zgjidhje politike të përshtatshme dhe relative.

Por, të gjitha këto janë, mund të thuhet të ditura dhe të afinura. Pyetja e vërtetë që na del është ajo që sa janë të gatshëm të vetfavorizohen këto struktura me realitetin që është po kaq manifestiv dhe substancial në kontetste racionale.

Europa synon pa frikë dhe vullnetarisht të ekspansionohet, përballë zhbërjeve te federatave të mëdha, siç qenë ajo Ruse dhe Jugosllave. Zhbërja e këtyre federatave akoma ckurjel gjak për justifikimi të vetvetës dhe për të mbetur joshëse dhe gjithësesi e vetveçuar në historin e vet. Europa më duket një Rusi dhe Jugosllavi e vjetër por me pamje e vet me moderne. Mbase kështu më tingullon avari i rregullave dhe i marrëveshjëve ndërkombëtare s’k pse të mos besohet edhe tek mitofobia politike e demonve t’sotëm.

Rikthimi apo hyrja në një fazë të re e kërkimit të zgjidhjës politike duket domosdo-ja më humane kudoeku e këti shekulli.

 

HARASANI: SHKODRA DISKRIMINOHET POLITIKISHT

Vete kreu i KESH-it, Andis Harasani me ne fund e ka pranuar publikisht: SHKODRA DISKRIMINOHET POLITIKISHT ME ENERGJINE ELEKTRIKE! E ka thene hapur par ate gjitha mediave te Shqiperise, edhe pse nje deklarim i tille, i frikshem dhe i turpshem u komentua vetem nga mediat e Shkodres. Ne fund te fundit, Shkodra dhe shkodranet nuk i dhimbsen askujt me shume se vete neve!

U desh qe Shkodra dhe qytetaret e saj, te kalojne vite te gjata kalvari per te marre fund nje here e mire loja e kungulleshkave qe KESH inskenonte ne qytetin me te madh verior. Me ne fund, e kuptuam se problemet e KESH-it me qytetin tone, nuk jane tek energjia elektrike, konsumimi dhe mospagesa (sipas KESH) e saj, “papergjegjshmeria” e qytetareve etj.,etj., etj…..

Harasani pati guximin edhe pse me vonese, te deklaronte se qyteti duhej te paguante devijimin nga “vija e Partise (Socialiste)” duke votuar qe prej 12 vitesh vetem per forcat e djathta. “Ceshtja e Shkodres eshte ceshtje politike, dhe jo me ekonomike”, eshte teksti origjinal i dale nga goja e Harasanit. Ky deklarim vjen pas deklarimit te bujshem te investimeve qe KESH ka ndermarre (sipas tij) ne qytetin tone, i cili i ka borxh 90 milion euro KESH-it (sipas Harasanit). Por ai harron te permende se nga ku e merre energjine elektrike jo vetem Shqiperia, por edhe Kosova, Greqia, Maqedonia etj; se ku shkuan parate e marra aforfe te qytetareve shkodrane qe paguan te pakten per 10 vite ne emer te qytetarise.

Pas ketyre deklarimeve Harasani vazhdon te jape “sihariqe” per Shkodren. Perseri do te jeni nje parcele eksperimentale e KESH-it, pohon ai ndersa paralajmeron vendosjen e matesave me karte per abonentet shkodrane. Akoma nuk ka perfunduar vendosja e rreth 26 mije matesave te zakonshem, planifikuar te perfundoje me 30 prill 2004 e qe realisht, akoma nuk ka ardhur fundi, trumpetuar si “nje investim i madh” per qytetin. Pra, sic nuk ndodh ne vende te ndryshme te botes, malli qe KESH-i e tregton jashte cdo standarti, duhet te parapaguhet. Per te mbeshtetur idene e tij, Harasani permend rastin e Anglise, duke bere nje gafe ne krahasimin me Shqiperine e aq me pak me Shkodren. Pyetja eshte e thjeshte: A i ka shkaktuar kaq deme Anglise KESH-i i saj, sa ky i yni i ka shkaktuar Shkodres dhe a jane paguar demet? KESH-i duhet te perfundoje ne Hage, pasi nga linjat e tija te pakontrolluara dhe te pastabilizuara, nga nderprerja e energjise dhe ndricimi me qirinj, ne qytetin tone jane rregjistruar edhe te vdekur. Per kete teme, askush nuk eshte kujtuar deri me sot, megjithese dikush duhet te pergjigjet per jetet e pafajshme.

Deklarimi i Harasanit, per vendosjen e matesave me karte nga shkodranet duhet kuptuar si si nje tjeter dimmer pa drita, pa energji elektrike. Implementimi projektit te KESH-it, sipas Harasanit mund te filloje ne janar 2005 dhe sigurisht, duhet nje kohe mjaft e gjate per tu realizuar. Gjate ketyre muajve, ndoshta edhe viteve, shkodranet duhet te vijojne kalvarin e mundimeve te jashtezakonshme, sepse dikujt ne Tirane, qe dikush i ka dhene pushtet, ka vendosur te eksperimentoje ne kurriz te Shkodres. Njekohesisht, levizja e fundit e KESH, i shkakton nje dem financiar jo te paperfillshem shtetit shqiptar. Sipas specialisteve, nuk mund te behet modifikim i matesave qe tashme jane vendosur. Duhet te hiqen ata dhe te vendosen te tjere. Ndersa ne eter, do te shkojne edhe parate qe firma perkatese ka marre per instalimin e matesave si “hak pune”. Harasani, KESH dhe shpikjet e tij, vazhdojne te zhyten ne zullum, tashme edhe perballe arkes se shtetit.

Alibia e kahershme e KESH-it, se Shkodra nuk paguan, prandaj nuk i japim drita, ka rene perfundimisht. Fidrat pilot ne qytetin tone, te cilet jane kompletuar me matesa dhe kane energji non stop, paguajne ne mesen 90% faturat e energjise. Pohimet kane ardhur nga vete prefekti i qarkut, Kol Malaj dhe drejtues te KESH-it Shkoder. Pasi kane perfituar per rreth 10 vite nga qytetaria e shkodraneve, nje pjese e konsiderushme e te cileve, kane vijuar pagesen aforfe, KESH deshiron te ndjeke serish kete rruge. Keshtu mund te justifikohen edhe “humbjet” ne rrjet, te cilat arrijne ne mbi 30-40%. Harasani por edhe harasanet, e dijne mire se “humbjet” nuk jane asgje tjeter vecse favorizimet qe i behen disa bisneseve te medha ne qytet. Ato harxhojme 7-8 milion leke ne muaj ndersa paguajne “aforfe” jo me shume se 2 milion leke. Diferenca justifikohet me “humbjet” ne rrjet. Shkodra dhe KESH, bashke me Harasanin, tashme e kane zberthyer rebusin qe mbeshtillte me mister gjithcka. Cdo gje tashme eshte e qarte si ne driten e diellit.

Kete here, reagimi i pushtetareve vendore, por edhe i sindikatave ka qene i menjehershem, duke iu pergjigjur me fakte Harasanit ne lidhje me deklaratat e tija te papergjegjeshme. Kryebashkiaku Artan Haxhi, BSPSH-ja, ia kane kthyer reston Harasanit. Ne te njejten linje, eshte edhe Keshilli i Bashkise, i cili ka pergatitur nje séance me debat per energjine elektrike ne mbledhjen e ardheshme. Diskriminimi i Shkodres, ka arritur ne nivele shume te larta nga ardhja e Harasanit ne krye te KESH-it dhe deri sa ai te jete ne kete post, qyteti yne nuk do te kete drita as ne dimer, por as si tani ne vere. Ata qe zeri i tyre degjohet me mire dhe me fort, deputetet e Shkodres, asnjehere nuk u bene bashke, edhe pse votat ua dha ky qytet i djathte edhe pse Harasani shprehet publikisht se SHKODRA DISKRIMINOHET POLITIKISHT me energjine elektrike.

Blerti DELIJA

 

Monarkia, një model për Shqipërinë

Sistemi i regjimit monarkist ishte një model që dha rezultate të mira nga periudha 1928 deri 1939, kur vendin e pushtoi Italia, gjatë periudhës së regjimit mbretëror Shqipëria pati shumë përparime e cia kishte ardhë nga sistemi feudal dhe u krijua shtet modern. Fillimisht mbreti Zog nxori kushtetutën në modelin francez, mbas aprovimi në Parlament ajo funksionoi për mrekulli. Rendi dhe qetësia ishin në lartësinë e duhur, drejtësia ishte e pakorruptuar, krimet ishin me një përqindje të vogël, ekonomia e tregut kishte marrë zhvillim të madh, papunësia filloi të ulet, u hapën rrugë, miniera, fabrika, pallate, porte, aerodromet. Mbreti Zog krijoi marrëdhënie tregtare me vendet e huaja si me Italinë, Francën, Turqinë etj.

Disa bulevarde e ura kanë marrë emrin e mbretit Zog, si Bulevardi “Zog” në Tiranë, në Shkodër, Ura e Zogut mbi Lumin Mat. Në kohën e regjimit Zog iu kushtua një vëmendje e madhe vëllavrasjes ku me ligj ai që vret pushkatohet ose dënohet me burgim të përjetshëm. Ligjet e shtetit në atë kohë zbatoheshin rreptësisht. Një tregues tjetër sinjifikativ është edhe sot populli shqiptar e do regjimin mbretëror, këtë e tregoi edhe referendumi i 1998, ku Leka Zogu fitoi 65% të votave, por me ndërhyrje nga lart e zbritën në 34%. Leka Zogu me të drejtë u revoltua dhe doli me demonstrim për këtë qeveria e ndoqi penalisht, por që mori pafajsinë. Duke i marrë në konsideratë bëmat e kësaj qeverie, si rendi, qetësia, korrupsioni, varfëria e tejskajshme, paunësia ku njerëzit tanë për të fituar bukën e gojës po mbyten në dete ku shkaktarë të këtyre tragjedive është vetë qeveria shqiptare.

Duke pasë në vëmendje bëmat e kësaj qeverie siç e ceka edhe më lart, mendoj se ka ardhur koha për ndryshim dhe zgjedhjet politike dhe kjo zgjidhje është vendosja në Shqipëri e regjimit monarkist, sigurisht me votën e shqiptarëve. Ka kohë që zotërinjtë Eqerem Spahija, Fluturak Gërmenji kanë kërkuar që trashëgimtari i fronit të vijë në krye të Shtetit Shqiptar si mbret. Parulla e mbretërisë “Atdheu mbi të gjitha”. Mendojmë që për një të ardhme më të mirë për shqiptarët se vetëm regjimi mbretëror është i denjë për ta udhëhequr më së miri këtë vend, kjo është një aspiratë e kahershme e shqiptarëve.

Në monarki shqiptarët do të jenë si të barabartë me popujt e tjerë dhe do të integrohet me ta në rrugën për në Komunitetin Evropian.

Shan Sokoli, Zef Koliqi

 

Shënime nga një dasëm shqiptaro-austriake në Florida të Amerikës

Në pranverën e këtij viti shoh në internet dy të rinj, Henning Gloter-Götz nga Austria dhe Aida Sokol Progri nga Shqipëria, që janë njohur, fejuar dhe kanë caktuar ditën e dasmës për martesë. Pasi u njoha me çiftin dhe mora pjesë në dy ceremoni të martesës së tyre, kurora e kishës dhe darka e dasmës, sjell për publikun këto shënime duke menduar se janë të dobishme për lidhjet e reja martesore të të rinjve tanë, kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kush janë të rinjtë, Henning dhe Aida?

Henning ka lindur në Bregenz të Austrisë në vitin 1972. Më 1994 përfundoi programin 5-vjeçar për inxhinieri mekanike dhe një shërbim civil te Kryqi i Kuq, ku zëvendësoi edhe shërbimin ushtarak. Më pas shkoi në Amerikë dhe gjeti punë e shtëpi në Tampa të Floridës. Atje punoi 9 vjet për Iggesur Tools, një kompani suedeze, si inxhinier dhe administrator i sistemit të kompjuterave për kompaninë. Më 1999 filloi Universitetin e South Floridës në Tampa, ku kompletoi diplomënm e dytë të inxhinierit, por tashmë për Sistemet Informatike të Kompjuterave. Nëna e tij, Carol, ka lindur dhe është bërë mësuese anglishteje në Amerikë, ku dha mësim për disa vite. Por pas martesës me Caspar këtë profesion e ushtroi deri sa doli në pension në Austri. Babai Caspar ndërton organo për kishat nëpër Evropë dhe jeton me bashkëshorten Carol në Gjermani. Henning ka edhe motrën Dina, që vazhdon Universitetin e Mjeksisë për dentiste në Freiburg të Gjermanisë.

Aida ka lindur në Bajram Curr të Shqipërisë në vitin 1978. Në moshën 6-vjeçare u largua me prindërit në Berat, ku mbaroi shkollën e mesme, pastaj u transferua në Tiranë. Më 1997, kur Aida vazhdonte shkollën e lartë, prindërit e saj fituan llotarinë amerikane dhe u vendosën familjarisht në Tampa. Atje Aida mbaroi Universitetin e South Floridës për Psikologji dhe ndërkohë mbrojti gjuhën italiane, u bë nënshtetase amerikane si dhe u pranua në shkollën e mjeksisë “Nova College of optometry”, ku do të diplomohet për mjeke syshë. Nëna dhe babai i saj, Hatja dhe Sokoli, janë nga Tropoja dhe kanë mbaruar arsimin e lartë në Tiranë. Hatja është dentiste dhe po këtë profesion e vazhdon edhe në Florida. Sokoli, i diplomuar për aktor e regjisor, punoi shumë vite në teatrin e Beratit, më pas në TVSH (Radio Televizioni Shqiptar), kurse tani punon dhe jeton me gruan e tij, Hatja, në Tampa. Aida ka edhe motrën, Greta, që mbaroi Universitetin e South Floridës në degën Biokimi dhe tani ndjek studimet në Universitetin e New Yorkut, ku do të diplomohet edhe për dentiste.

Njohja

Për herë të parë Henning dalloi Aidën më 11.01.2001 në laboratorin e fizikës, tek Universiteti i South Floridës, kur studentët duhej të prezantonin veten përpara auditorit. Megjithëse në fillim ata ishin ulur në cepa të kundërt të klasës, Aida në orën e dytë të laboratorit u “zhvendos” në bankën para asaj të Henning dhe prezantoi veten duke përdorur si padashur një theks falco suedez. Të nesërmen Aida nuk erdhi në klasë, duke zhgënjyer Henning që kishte dëshirë t’i kërkonte të ulej në të njëjtën bankë me atë. Por zhgënjimi nuk zgjati, sepse për fatin e mirë të Henning, Aida u rikthye në klasë dhe ajo vetë kërkoi të ulej në një bankë me Henning. Dhe prej asaj dite ata ishin partnerë në laborator, por për arsye të pakuptueshme, ditët e para nuk mësuan asgjë për rrymën elektrike, rezistencën dhe eksperimentet e tjera që u zhvilluan në klasë. Siç thotë tani Aida, këto ditë kanë qenë “gurët e parë” në themelet e lidhjes sonë. Pra, miqësia kërkonte të gjente rrugët e dashurisë.

Më pas interesimi i tyre ishte të njohin sa më shumë për njëri-tjetrin, por Henning vepronte më ngadalë. Henning insiston tani që arsyeja që ai veproi ngadalë ishte se nuk dinte sa vjeçe ishte Aida. Ai mendonte se ajo ishte jo më shumë se 19 vjeçe. Nga ana tjetër Aida kishte ardhur në konkluzione të njëjta rreth moshës së Henning në bazë të dukjes së tij si djalë i ri. Ajo biles i kërkoi edhe patentën e makinës për të vërtetuar moshën dhe u habit kur mori vesh se ai ishte 29 vjeç, kurse Henning u bë i lumtur kur mori vesh se Aida nuk ishte 19 vjeçe, por ishte 22 vjeçe.

Gjatë kohës në vazhdim, Aida bisedonte shpesh herë me Henning deri në detaje për trungun e vet gjenealogjik, për bukuritë natyrore të vendlindjes dhe për traditat shqiptare. Me ndjeshmëri dhe emocione shpjegonte traditën shqiptare për fejesën, duke theksuar se “në Shqipëri pëlqehen ato fejesa kur djali dhe vajza marrin pëlqimin e prindërve”. Nga këto biseda Henning kuptoi qartë se realizimi i fejesës me Aidën kushtëzohet me zbatimin rigoroz të traditës shqiptare për këtë problem. Këtë ndryshim kulture midis shteteve e shihte të dobishme edhe për prindërit e veten e tij, prandaj punoi për forcimin e marrëdhënieve me prindërit e vet. Pastaj Henning dhe Aida njohën prindërit e njëri-tjetrit dhe secili mori nga familja konsideratën për partnerin e vet. Kështu, p.sh. një ditë nëna e Henning kishte thënë “Unë i dua shumë fëmijët e mi (vajzën, të fejuarin e saj, ty dhe Aidën)”, kurse Caspar kishte pëlqyer Aidën dhe lidhjet e ngushta familjare të Sokolit. Po edhe Hatja e Sokoli i shprehën Aidës simpati dhe respekt për Henning.

Fejesa

Me sa kuptoi Henning, kishte ardhur koha të bisedonte, pa e ditur Aida, me prindërit e saj, por doli një pengesë jo e vogël. Sokoli nuk e dinte mirë gjuhën angleze dhe as Henning nuk e dinte gjuhën shqipe. Në këto rrethana, Henning përgatiti një letër në gjuhën angleze për Sokolin, por iu desh një njeri i aftë për ta përkthyer në shqip. Në internet e gjeti përkthyesin larg, në Kaliforni, pastaj përkthimin shqip të letrës e shkroi me dorën e vet dhe i kërkoi Sokolit takim më 14 dhjetor 2002.

Takimi ishte i përzemërt, por njëkohësisht një surprizë e madhe për Sokolin, kur merr nga Henning kërkesën e tij në shqip. Në këtë letër, midis të tjerave, shkruhet: “Dua të shpreh atë që ndjej për ngrohtësinë e familjes suaj dhe për traditat dhe zakonet shqiptare që i vënë rëndësi vatrës familjare… Unë e dua Aidën me gjithë zemër dhe e di se edhe ajo ka të njëjtat ndjenja për mua. Unë do të ndihesha mjaft i nderuar në qoftë se ti do t’më pranoje në familjen tënde, duke më lejuar t’i kërkoj Aidës të martohet me mua e të bëhet gruaja ime. Mendoj se çdo person martesën e bën vetëm një herë në jetën e tij. Martesa vlerësohet si gjë mjaft e shenjtë e cila bazohet në devotshmërinë, besnikërinë, ndershmërinë, besimin dhe në aftësitë për të komunikuar me njëri-tjetrin… Aida më ka treguar se ka disa tradita të veçanta shqiptare për fejesën, por desha t’i bëj kërkesën Aidës për fejesë sipas mënyrës sime (sekret) surprizë… Nuk bëhem shkak për të braktisur traditën e saj shqiptare, ndaj përpiqem të gjej një mënyrë për të pranuar anët më të mira të të dy palëve. Shpresoj se do t’i përmbushësh të gjitha kërkesat e nevojshme për të qenë dhëndrri yt. I juaji nga zemra, Henning”. Atëherë, siç tregon Henning, Sokoli u mallëngjye shumë, por u ngrit në këmbë dhe u përqafuam së bashku, gjë që nënkuptonte aprovimin e kërkesës sime.

Më 5 mars 2003 Henning i propozoi Aidës për martesë tek e njëjta klasë ku ata bënin laboratorin e fizikës dhe eksperimentet e shumta. Propozimi ishte diçka e veçantë, sepse atë mbasdite e pyeti Aidën nëse ajo donte të bënte diçka të “çmendur”. Pa i treguar Aidës ku do të shkonin, ai i dha makinës drejt ndërtesës së fizikës dhe e çoi tek laboratori për t’i propozuar. Kur hynë në laborator, ata filluan të flisnin për kohën që kaluan në klasë dhe Henning përmendi laboratorin ku ata vëzhguan se si drita thyhet në prizme të ndryshëm. Në atë moment Henning nxori nga xhepi i pantallonave një unazë të bukur diamanti dhe i sugjeroi Aidës që të vëzhgojë se si thyhet drita në këtë “prizëm” duke i treguar diamantin. Ai u ul në një gju (duke zbatuar traditën amerikane) dhe e pyeti Aidën nëse don të martohej me të. Pas kësaj kërkese, Aida nuk mundi të fliste dhe nuk u përgjigj për pak minuta, pastaj nxori nga goja fjalën “Po”. Atë mbrëmje festuan (festën e vogël) fejesën me prindërit e Aidës, ndërsa ditën tjetër ata fluturuan me avion për në Gjermani, ku festuan me prindërit e Henning.

Fejesa zyrtare u bë më 9 gusht 2003 tek shtëpia e Aidës, një ditë para 25 vjetorit të saj dhe në të njëjtën ditë që mori diplomën për Psikologji. Kjo datë paksa e vonuar erdhi si shkak i vdekjes pak kohë më parë të tezes Trashe në Tiranë. Prej kasetës filmike del se mbrëmja ishte e thjeshtë, por mjaft e bukur. Shtëpia kishte pamje të gëzueshme nga fytyrat e qeshura, nga muzika e zgjedhur, nga vallëzimi dhe nga mezet e pijet enkas për mbrëmje. Henning dhe Aida kërcenin buzagaz midis çifteve, duke e ndjerë veten mjaft ngrohtë në një mjedis shqiptar, ku derdhen urimet si lum nga pjesëmarrësit ndaj tyre. Gëzimi e hareja vazhduan deri në mesnatë.

Data e martesës u vendos më 27 mars 2004. Përgatitën dhe shpërndanë ftesat në disa vende të Shqipërisë, Evropës dhe Amerikës, duke qëndruar në pritje të konfirmimit të pjesëmarrësve, bënë prova me meshtarë për kremtimin e martesës në kishë, zgjodhën lokalin e darkës martesore, përcaktuan regjinë e detajuar muzikore me këngë e valle etj., dhe kur data erdhi çdo gjë ishte gati.

Kurora e kishës

Është ceremonia më e shënuar në jetën bashkëshortore kristiane, pasi midis miserit të dashurisë së Krishtit, vulosen prej Zotit vendimi i lirshëm i lidhjes së pazgjidhshme të martesës së çiftit që i dhurojnë njëri-tjetrit besnikërinë me mish dhe me shpirt, vetveten, dashurinë e pandarë etj., për të arritur vendin e vet në shenjtërinë e Hyjit. Edhe Aida, në orën 1000 të datës së caktuar, e la dhomën e saj (plot figura engjëjsh, lepurushë, yje) dhe doli me të afërmit përjashta, si asnjëherë tjetër, me vellon e bukur të nusërisë, për të hipur në limuzinën e bardhë. Një rresht i gjatë makinash, me nusen në krye, u drejtuan për në kishën Pasadena Community Church në st.Petersburg. Kisha është e bukur brenda dhe jashtë. Në ballin qendror ka elterin dhe kryqin e shenjtë, djathtas vendin e meshtarit dhe përpara një sallë të madhe plot kolltuqe.

Në ora 1100, nën tingujt e muzikës kishtare, filloi rendi i kremtimit të martesës së dhëndrrit me nusen. Meshtarë e ndihmës zunë vend te elteri dhe pjesëmarrësit u ulën ë sallë. Atëherë hyjnë brenda shoqëruesit e çiftit, dy nga dy 5 çifte të rinjsh, vajzat me kostume vishnje e djemtë me kostume të zeza. Të parët hyjnë shoqëruesit e nderit, Greta me Christian, pastaj erdhën Dina me Hegland, Ornela me Peter, Amanda me Brojanin dhe Aida Kalmowicz me Rene të cilët formuan dy vargje (vajza-djem) midis elterit dhe publikut. Më pas erdhi nëna e nuses me nipin e saj dhe në fund babai me vetë nusen që ia dorëzoi dhëndrrit. Shërbesa e fjalës u dha në anglisht dhe u përkthye në shqip përmes një ekrani.

Gjatë ritit të martesës të gjithë qëndruan në këmbë. Pastaj u mor nga meshtari pëlqimi i dhëndrrit e nuses për martesën, u bekuan dhe u dorëzuan unazat për t’ia dhënë njëri-tjetrit në shenjë të dashurisë e të besnikërisë, ndezën qirinjtë dhe morën bekimin e Kurorës së Shenjtë, me duartrokitje nga të pranishmit. Kameramanë e fotografë bënë kujtime të paharruara brenda e jashtë kishe, ku secili kërkoi të ketë një kujtim me çiftin e ri. Veçanërisht në parkun e kishës shëtitjet zgjatën disa orë.

Dasma

Në ora 1800 të darkës, në restorantin st.Nicholas Hall Tarpon Spring, filluan të hyjnë të ftuarit nga Shqipëria (Shkodër, Tiranë, Durrës) nga Austria e Gjermania dhe nga Amerika (amerikanë e shqiptarë të diasporës në Florida, New York, Çikago dhe Kanada). Në një sallon të madh u dha për ta një koktej, ku të ftuarit konfirmuan praninë, vizituan ekspozitën fotografike të çiftit (me foto të fëmijërisë e të rinisë) dhe morën numrin e tavolinës për të shkuar në sallën e banketit.

Salla është sa moderne aq edhe madhështore. Ka dysheme të shtruar me parket dhe një kubaturë të lartë plot ndriçim, tavolina të rrumbullakëta 10 vendëshe me hapësira të bollshme midis tyre dhe në qendër një pistë e madhe për vallëzim. Në krye të pistës ka skenën, ku kishte një tavolinë të gjatë dhe zbukurime të veçanta për çiftin dhe shoqëruesit. Sfondi i saj me yje dhe flamuj të tre shteteve (amerikan, shqiptar dhe austriak), jepte kuptim dhe bukuri dasmës. Përballë skenës, në anën tjetër të pistës, kishte dy tavolina të veçuara për prindërit e nuses dhe të dhëndrrit. Në çdo tavolinë kishte tufa lulesh të freskëta, programin e dasmës, aparat fotografik dhe një fletëpalosje nga Shqipëria, ku mund të shkruaje mendime rreth dasmës. Ajri i kondicionuar, temperatura konstante (ndonëse jashtë ishte nxehtë) dhe pastërtia shembullore e bënin qëndrimin e rehatshëm. Kamerieret e veshura me të bardha lëviznin pa u ndierë duke mbushur tavolinat plot e përplot me meze e pije të freskëta. Sadri Kortoçi me kamerën e vet kishte zënë një pozicion të përshtatshëm. Luani, Tefta, Ylli dhe Migeni mbanin kamera e aparate fotografikë për të fiksuar mbresat e dasmës nga pika të ndryshme të mjedisit. Në gatishmëri ishte DJ (di-gjei) me regji të caktuar pa përshëndetje, që zëvendësoi për bukuri orkestrën dhe këngëtarët.

Kur të gjithë zunë vendet në sallë, tingujt e muzikës ceremoniale lajmëruan ardhjen e shoqëruesve të nderit dhe më pas të çifteve të tjera shoqëruese, siç erdhën në kishë. Çast i gëzueshëm ishte ardhja e dhëndrrit me nusen, që u respektuan me ngritjen në këmbë të të pranishmëve me duartrokitjet e tyre të stuhishme. I mrekullueshëm ishte vallëzimi “Valsi i Lumturisë” nga çifti Henning dhe Aida, si burrë e grua. Pastaj bashkë me shoqëruesit, dhëndrri dhe nusja zunë vendet e tyre në skenë. Dhe pa humbur kohë, Sokoli mbajti fjalën e rastit duke përshëndetur të pranishmit në shqip, përshëndetje kjo që të huajt e kishin të përkthyer në anglisht, dhe duke uruar martesën e çiftit, me këto fjalë: “Zoti e bekoftë martesën dhe jetën tuaj bashkëshortore!”.

Dasma zgjati 6 orë si një spektakël i madh me autorë kryesorë dhëndrrin dhe nusen e mrekullueshme. Muzika dhe vallëzimi vazhduan pa ndërprerje. Mbresa të pashlyeshme solli dollia e shoqëruesit të nderit për dhëndrrin, Christian Karitnig, prezantimi i unazës së familjes nga babai i dhëndrrit (që e pranoi me kënaqësi Aidën si pjesëtare e familjes së tij) dhe shumë këngë e valle (amerikane, shqiptare dhe austriake) me pjesëmarrje masive dhe me harmoni të plotë, ku nuk dalloje gjatë kërcimit se cili ishte shqiptar, austriak apo amerikan. Por entuziazëm të papërshkruar krijuan vallëzimi i shoqëruesve me nusen, sidomos vallja e Tropojës që u luajt me mjaft mjeshtëri vetëm nga dhëndrri e nusja, çka tregonte këmbënguljen e dhëndrrit austriak për të përvetësuar kulturën e nuses shqiptare. Kështu, duke parë një dhëndërr të dashuruar pas Shqipërisë, dy shqiptarë e lartësuan dhëndrrin mbi supe dhe ecin me të nëpër sallë duke krijuar një pamje befasuese. Gjatë këtyre vallëzimeve u hodhën disa herë tufa me dollarë mbi kokat e nuses dhe të dhëndrrit.

Një simbol tjetër i dashurisë së çiftit ishte prerja e kekut, ku në pjesën e sipërme të ëmbëlsirës ngjasonte me minin dhe minushen, që kishin imituar Henning dhe Aidën. Kur çifti preu kekun, “mini” i futi “minushes” një fetë në gojë dhe “minushja” i futi menjëherë një fetë tjetër “minit”, pastaj u puthën në buzë me duartrokitje të stuhishme. Mbyllja e dasmës erdhi me hedhjen e tufave me lule mbi Henning dhe Aida. Të ftuarit kishin lënë përshtypjet e tyre mbi tavolina ku dallohej imazhi i mirë i tyre për shqiptarët, si nga pamja ashtu edhe nga organizimi perfekt i darkës, si dhe kënaqësia e të gjithëve gjatë dasmës.

Muaji i mjaltit

Dy ditë pas dasmës, dhëndrri dhe nusja fluturuan me avion për një shëtitje njëmujore nëpër Evropë. Kur shëtitën vendet më të bukura të Austrisë, Gjermanisë dhe Francës dhe morën kujtimet e tyre me kamera e aparat fotografik, u kthyen përsëri në Florida për të vazhduar punën dhe jetën e tyre familjare.

***

Në përfundim do të shtoja se kushdo ndjen kënaqësi kur sheh gërshetimin e kulturave evropiane edhe gjatë krijimit të çifteve të reja. Kjo nuk është e para as e fundit martesë ndërshtetërore e shqiptarëve. Kjo lloj martese është e panumërt tek shqiptarët. Ndër këto kujtoj vetëm disa personalitete të rëndësishme kombëtare, Pirro i Epirit (319-272 p.K.) e kishte gruan nga Egjipti dhe me 22 elefantë që i solli në pajë triumfoi dy herë kundër romakëve; Tanush Topia (gjysma e parë e shek.XIV) mori për grua Helenën, bijë e një princi anzhuin, ku lindi Karl Topia; e shoqja e Gjon Kastriotit dhe nëna e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Vojsava, ka qenë nga Maqedonia e sotme; mbreti Zog (Ahmet Sogu, 1895-1961) u martua me princeshën hungareze Geraldinë; shkrimtari Martin Camaj (1925-1992) e kishte Erikën gjermane, etj. Po kështu me austriakë mjafton të përmendim Alekandër Moisiun (1879-1936) aktor i përmasave botërore që kishte për grua Hanen nga Austria; Frederik Shiroka (1907-1955) një nga mjekët më të shquar shqiptarë e kishte gruan po nga Austria, etj. Austriakët kanë mbështetur Shqipërinë për pavarësi e vendosje të kufijve, për hapjen e shkollave e bibliotekave, për botimin e fjalorit shqip më 1908 etj. Studiuesit austriakë si R.Jokli, I.Dorfler, K.Steitmentz, Lamberti etj., kanë kontribute të rëndësishme në studimet shqiptare.

Nga këto shënime mund të kuptojmë se shqiptarët kanë kërkuar prej kohe të jenë në Evropë me të gjithë aspektet e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor deri edhe te lidhjet martesore, çka tregon qartë për emancipimin demokratik të popullit tonë.

Kolë Progni

 

Vazhdimësi dhuntie e vazhdimësi dhune

Duke u marrë me një studim të grupeve popullore të dasmave në trevat e Nënshkodrës u njoha me grupin e Nikos, ose më saktë me ish-grupin e Nikos, pasi ai sot nuk ekziston si i tillë, pasi është i shpërndarë. Është grupi më i veçantë, më i njohuri, më virtuozi, i krijuar nga djem e vajza të talentuar dhe të arsimuar profesionalisht. Dhe shpirtin e tij kishte Nikoja. Niko, kështu e quanin atëherë, kështu vazhdojnë ta kujtojnë edhe sot, Kolec Ejll Lukën, instrumentistin e këngëtarin e shkëlqyer popullor, të riun e gjallë, energjik, gazmor, të sinqertë, me shpirt të thellë njerëzor e demokratik.

Nuk kishte dasma, nuk kishte gëzime, tubime apo aktivitete ku të mos ftohej ky grup, ku të mos ftohej Nikoja.

Duke u informuar e hulumtuar gjithandej për këtë “mbret të orkestrës popullore”, mësova një histori të veçantë, shumë interesante, të pasur, por edhe të dhimbshme.

Objekt i këtij shkrimi nuk janë vlera dhe aktiviteti muzikor i këtij grupi, por dy linja historie paralele të Nikos që kanë vazhdimësi në vlera e dhunti artistike, dhe vazhdimësi në opozicione me regjimet dhe në dhunimet prej tyre.

Talentit të tij prej artisti iu bashkangjit një shpirt dhe ideal lirie, e një lirie njerëzore, shoqërore, politike e demokratike.

Duke filluar që nga viti 1990, e më pas që nga viti 1991, Kolec Ejll Luka, si anëtar i PD-së, si veprimtar i shquar, si militant aktiv dhe i formuar i kësaj partie, bashkoi në vetvete dhuntitë e artistit këngëtar me idealet e veprimtarinë e spikatur politike.

Është e vështirë që në një familje të gjenden dy linja historie paralele që kanë vazhdimësi sa kjo e Nikos.

Gjyshi, Shtjefni, këngëtar popullor, ahengxhi i gëzimeve e dasmave të krahinës.

Engjulli, i ati, instrumentist e këngëtar popullor i shquar, artist i skenës dhe humorit.

Koleci, (Nikoja ynë) që e ngriti më lart këtë traditë, këtë dhunti, këtë shpirt artisti, në mënyrë të shkolluar e profesionale.

Vjollca, e motra, këngëtarja popullore virtuoze e përmasave kombëtare e ndërkombëtare, për të cilën do të shkruajmë më vonë.

Deri këtu ndoshta nuk ka ndonjë veçanti të spikatur, por duke vazhduar linjën e dytë atëherë çdo njeri befasohet. Vazhdimësi brezash në dhunti, vazhdimësi brezash në persekutim.

Shtjefni (gjyshi), për mospranim të komunizmit, të kolektivizmit, për ndjenja të thella të besimit katolik, për veprimtari aktive në këshillin e pleqve të kishës, u shtyp, u dhunua e persekutua në forma të ndryshme deri burgosje politike.

Engjulli (i ati), i adhuruar nga komuniteti, por i papëlqyer nga pushteti komunist për humorin e tij të hollë me sfond politik. Asnjë varg dhe asnjë melodi nuk e këndoi për partinë e për udhëheqjen. Ka bërë burg se këndonte këngë jugosllave. E privuan nga gjithë aktivitetet, e survejuan në vazhdimësi, e dënuan me punët më të rënda. E kishte të hapur dosjen e agjitacionit e propagandës.

Nikoja (Kolec Ejll Luka), pjesëmarrës në lëvizjen për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër, anëtar i Partisë Demokratike që më 1991, themelues i Degës së Partisë Demokratike për Nënshkodrën, shpërndarës vullnetar i gazetës së Partisë Demokratike, pjesëmarrës në të gjitha tubimet e Partisë Demokratike, si folës e si këngëtar, militant dhe veprimtar i palodhur për forcimin e degëve të partisë në gjithë zonën, anëtar i përhershëm i komisioneve zgjedhore ku PD siguronte fitore absolute dhe të përhershme.

A do ia falte pushteti social-komunist që erdhi në pushtet me forcën e armëve, përmes një revolucioni komunist? Pushteti, ashtu siç u mor, ashtu do mbahej. Duhej të eliminoheshin kundërshtarët e spikatur, me forma të ndryshme, me mjete të ndryshme, në kohë të ndryshme. Nikoja ishte futur në listën e “të rrezikshmëve”, prandaj filloi hakmarrja. U gjet një periudhë e vështirë për Nikon. Ai kishte filluar të mos ishte dakord me disa qëndrime e veprime të Partisë Demokratike, ai kritikonte dobësi e të meta që konstatonte, kërkonte llogari, jepte mendime e këshillonte zgjedhje demokratike të reja. Këto ishin qëndrime të hapta, të sinqerta, konstruktive, por që elementëve të veçantë apo strukturave të shkëputura të PD nuk u pëlqenin. Pati kështu njëfarë ftohjeje që arrinte në një moment “rebelimi” ndaj partisë. Këtë moment njerëz dhe struktura të paidentifikuara të pushtetit e shfrytëzuan me ashpërsinë më të madhe. Tani, sipas tyre, Nikoja ishte pa përkrahjen e partisë së tij, prandaj hakmarrja është më e lehtë.

Kërcënimet e para ia çuan së ëmës, pastaj gruas, pastaj vetë Nikos. Krijuan incidente, e dhunuan fizikisht, e prangosën përkohësisht, i përmendën shtëpinë, dinamitin dhe guxuan t’i kujtonin edhe vajzën e vogël. I kërkonin të largohej, të zhdukej, larg, sa më larg, sepse kudo do ta gjurmonin, do ta dhunonin.

Dhe një ditë, tek rrija me shokët e ish-grupit, Arbenin, Gencin, Ardianin, ata më thanë: Kohët e fundit të grupit tonë, Nikoja kishte ndryshuar krejtësisht. U bë i heshtur, dyshues, i frikësuar, i tretur në mendime. Humori e kënga i kishin ngrirë në buzë e në sy. Vraponte menjëherë drejt shtëpisë. Papushim i kërkonim të na tregonte ç’i kishte ndodhur, por ai heshte, ose justifikohej. Kur jeta iu nxi, kur litari i kishte ardhur në fyt, na i tregoi në vazhdimësi të gjitha. Për herë të fundit u takuam në maj të 1998. Me lot në sy na tha: “Nuk mundem më. Jam i kërcënuar, jeta e familjes sime është ferr, duhet të largohem sa më shpejt dhe sa më larg”.

Na përqafoi, u ndamë e nuk u pamë më. Ishte larguar. Për disa muaj me radhë askush nuk e dinte se ku kishte shkuar. Ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur. Shokët shikuan njëri-tjetrin dhe sikur me lëvizjet e kokave e miratonin këtë. Së fundi i pyeta: Po sot a ka rrezik po të kthehet?! Pas një heshtje të frikëshme, Arbeni foli: Kjo kohë na ka dhënë shumë raste të ngjashme që hakmarrja vazhdon apo rifillon.

Për Nikon kam shumë bindje se rifillon. Kam shumë arsye të mendoj se ai përsëri mund të dhunohet e rrezikohet, sepse nuk ka se si shpjegohet vazhdimi i dhunimit të kësaj familje kur me ta larguar Nikon, filluan ndaj Vjollcës, motrës së tij, këngëtares së shquar të Shqipërisë e të diasporës, deri sa e detyruan që edhe ajo të largohej!

Kështu që… dhe e ndërpreu fjalën.

Unë Vjollcën e njihja, por jo historinë e saj. Edhe kjo një histori shumë e veçantë, por më vonë me të.

U ndava nga shokët e Nikos duke më trokitur në mendje: Vazhdimësi dhuntie dhe vazhdimësi dhune.

Drita Berisha

 

Ndotja e mjedisit, kjo çmenduri

Redaksia jonë e vlerësoi të udhës që për ndotjen e mjedisit në tërësi, në gjithë problematikën e mprehtë dhe tepër shqetësuese e alarmante, të përgatisë këtë material. Kjo me qëllimin për ta bërë shumë të ndjeshëm popullin e qytetit tonë, për kuptimin sa më të thelluar e të gjerë të rrezikshmërisë për jetën që paraqet moskujdesi në vazhdimësi për të ruajtur të pastër mjedisin nga faktorë të ndryshëm kërcënues aty ku punojnë, jetojnë, ku pushojnë, ku kalojnë jetën e presin gëzime e hidhërime të tërë.

Nga ana tjetër dhe njëkohësisht në këtë plan synojmë të rrisim në shkallën më të lartë të nivelit të njohurive, studentët e formimit tonë qytetërues, të përparuar për njohjen e thelluar dhe zbatimin rigoroz një për një të kërkesave si konsumatorë të gjerë që jemi ndaj produkteve që ushqehemi çdo ditë duke filluar nga buka, uji, qumështi e me radhë ushqimet e tjera.

Për këtë, në këtë tribunë njohje, në këtë rubrikë autostradë mendimi e diskutimi të gjerë ftojmë tërë organet e pushtetit vendor dhe të shëndetësisë (strukturat e veçanta të tyre), katedrat përkatëse të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, mjekët e tërë profileve, kimistët, teknologët, biokimistët, mjekët veterinerë, zooteknikët, inxhinierët (ndërtimit, urbanistë, pyjorë), fizikanët, arkitektët, juristët, agronomët, doganierët, punonjësit e policisë dhe ato të kualifikuar komunal, mediat e ndryshme, trupën mësimore të shkollave 8-vjeçare e të mesme (që zhvillojnë biologji, kimi, edukatë shëndetësore) për të shfaqur mendimet e tyre, për të thënë shkoqitur problemet që kemi, për të shprehur e thënë troç rrezikimin e jetës për të marrë mësim me kohë e për të zbatuar detyra, secili me qëllim parandalimin, mënjanimin në kohë të faktorëve dëmtues të shëndetit tonë nga moria e ndotjeve që na agresojnë çdo moment, çdo ditë. Përmes analizave me kompetencë të lartë shkencore e profesionale, duke paraqitur realisht gjendjen e qytetit tonë në shumëanshmërinë e tyre dhe dinamikën e jetës së përditëshme lidhur me nivelet e ndotjeve të ndryshme burimet e prejardhjes së tyre, për qëndrimet aktive të secilit të vjelë mendime racionale me vlera praktike, dobiprurëse, udhërrëfyese për t’u orientuar shpejt, drejt, saktë në kohë dhe hapësirë, me vetëdije të ndërgjegjësuar, me kulturë e informacion bashkëkohor.

Është më se e kuptueshme që këto probleme me rëndësi për ruajtjen e shëndetit duhet të studiohen gjerësisht edhe në familje e të trajtohen në rreth të gjerë.

Problemet e ndotjeve të mjedisit nuk zgjidhen drejt, mirë e në vazhdimësi duke i rudimentuar, paralizuar dhe fragmentarizuar në trajtesa sipërfaqësore, shpesh “ex katedra” me fiktivitet shkencor apo në rrethe të ngushta të ca shoqatave, OJF e organizmave të tjera, apo duke u rreshtuar rreth tryezave të “work-shopeve” apo tryezave (forumeve) për liqenin, lumenjtë, dtein, ajrin, pyjet, rërën për tubim dhe kalim. Apo të fokusohen duke shtypur ca fletëpalosje të lustrosura të “shtrenjta në fonde” me të dhëna e trajtesa euforike, gjoja akademike, me rrëfenja historike, radhitje e grumbullime shifrash, epitetesh sa andej-këndej, sikur po zbulohen e shtypen për herë të parë që i përkasin togfjalëshit “na ishte njëherë”. Serviret sikur po dalin vlerat në pah së pari, sikur nuk janë njohur e ditur asnjëherë duke mbushur me bollëk faqe pambarim së shkruajturi shumë fjalë pa bereqet.

Më mirë t’i themi popullit tonë që liqeni nuk po i ka më ato 50 lloje peshqish si dikur, që popullata e krapit në liqenin e Shkodrës, siç rezulton nga studimet serioze të shkencëtarëve tanë, është ulur 8 herë. Po ashtu dhe ajo e njilës, se pyjet e Cukalit priten rëndë-rëndë, se janë harxhuar për liqenin, në plane, master plane x fonde, për kaq e aq trajnime, tubime këtu dhe jashtë.

T’i themi popullit se shpërdorojnë shumë ujin e pijshëm natyral që falë ndërhyrjes dhe investimit austriak e kemi me bollëk – por abuzojmë në mënyrë të tejskajshme duke konsumuar 1100 litër/sekondë sa për 1 milion banorë (për vaditje, larje pa vend).

Trajtimi dhe qëndrimi i drejtë dhe i qytetëruar ndaj mjedisit, zbatimi korrekt i legjislacionit dhe i detyrimeve nga konventat duhet të vlerësohet në bazë të gjerë, në vijimësi, me ndihmën e tërë specialistëve e organeve të specializuara dhe në rrafsh shumë të gjerë informimi. Përmes termit përgjegjësi vetiake, trajtimit me nivele e të dhëna shkencore të përditësuara të tërë llojshmërisë së problemeve të ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet e panumërta. Duke u bërë sa më të vetëdijshëm për të mbrojtur veten tonë, familjen, shoqërinë, Shkodrën tonë – metropol të veriut.

Në këtë tribunë njohje, në këtë rubrikë që hapet enkas për rrezikshmëritë nga ndotjet, për të luftuar që të kemi siguri të plotë e të vazhdueshme në ushqimet që hamë, objektivi dhe qëllimi është që shqetësimet ndaj këtyre problemeve kërcënuese të mirëshëndetit tonë të shtrihen sa më gjerë në familje kudoqoftë në qytet, fshat, malësi.

Duket këtu menjëherë trajtesat e cekëta apo sporadike, spontane, gjërat e stërthëna, puna me hope e fushata, apo sensibilizuese në ditë të caktuara. Trajtimi me puls, me nerv qytetar në brendi duhke rritur forcën realizuese, mobilizuese për të çuar popullin peshë, për të ngritur në kulm mendimi mbarëpopullor kudo qoftë për të kuptuar mirëfilli, fije për pe, siç themi në Shkodër, problemet shumë të mprehta e shqetësuese që na kanosen qoftë si konsumatorë të përgjithshëm ashtu dhe nga ndotjet e ndryshme që edhe befasisht na kërcënojnë e na godasin shëndetin si banorë në këtë mjedis.

Dhuratat e mëdha të natyrës bujare që ka Shkodra, qyeti ynë i dashur, duke filluar me ujin e pijshëm, pyjet, lumenjtë, liqejt, detin dhe bregdetin ranor, hapësirat gjelbëruese, natyrshëm t’i shfrytëzojmë vetëm e vetëm në dobi të shëndetit, ato janë pasuri të rralla, mallra të pazëvendësueshme ekologjike, mjedisore, ekonomike.

Vëmendje dhe kujdes në vijimësi si konsumatorë të përditshëm nga përdorimi i pakontrolluar nga inspektorët shtetërorë të mishit e nënproduktet e produktet e qumështit. Hapja e vendit dhe shqetësimet e ndodhura kanë bërë që të tronditet besimi thellësisht në mishin e qumështin me prodhimet e tyre, pijet alkoolike, pijet freskuese.

Përveç nesh, banorëve të saj, jetën tonë, shtëpinë tonë, Shkodrën tonë askush tjetër nuk na ruan e mbron, nuk na e pastron. Parandalimi në kohë i dëmtuesve të shëndetit sot e në ardhmëri nga një mori e madhe ndotjesh e burimesh që përbëjnë si të thuash “armë të dëmtimit në masë” apo vrasje moderne përbën rëndësi të dorës së parë dhe në këto anë lypset thelli, qëndrim të drejtë dhe vlerësim problemi.

Instancat kontrolluese shtetërore të Shkodrës, në mjedisin e shëndetit herë pas  here duhet të bëjnë publike gjendjen dhe treguesit e ndotjes urbane, pluhurit respirueshëm, të dhënat e nga monitorues ujit pijshëm, kolimetrin dhe klorin rezidhal të tij, smogun fotokimik, shkallën e ndotjes. Se plazheve (det, liqen, lumenj), ngarkesat mikrobike, shkallën e ndotjes së ajrit, për raportin banor/sipërfaqe gjelbërimi, si paraqiten me drurët urgan që pasurojnë ajrin, me rrezatimin e Radonit, a ka mbërritur në Shkodër lëngu i baronicës me lëndë radioaktive i Ukrainës etj. Shkalla e ndotjes së ajrit nga makinat etj.

Pyjet në mal dhe drurët urban në qytet priten, dëmtohen e nuk rimbillen, blirët hijerëndë dhe erëmirë të qytetit rrjepen e sakatohen, parku “Luigj Gurakuqi” është kthyer në “fushë futbolli”, “vend bixhozi” e rrugë kalimi automjetesh, kazanet e hedhurinave lihen në vende që nga pamja të skandalizojnë, digjen e shkrumbohen së bashku me mbeturinat plastike vend e pavend shpesh zjarr me tym toksik në hundë edhe të fëmijëve, lëvizin nëpër qytet kope qensh rrugësh, tregtohet midis pluhurit mishi, bulmetrat.

Në fillimet e një shekulli të ri, me arritje, ku mendimi shkencor ka arritur majat, në Shkodrën tonë nuk na falet, s’na lejohet qëndrimi verbëtaz, duarkryq apo mosdije e ecje kuturu e qorrazi ndaj problemeve sa të mëdha aq dhe serioze ndaj ndotjeve në kompleks, në shumëanshmërinë e paraqitjes për specifikën e qytetit tonë, fshatit, malit, ndaj prishjes së mjedisit nga ndërtimet, katrahura urbanistike. Kërcënimit të shëndetit nga ushqimet e pasigurta për jetën, qëndrimet syçelur dhe të prera ndaj agresioneve komerciale të produkteve ushqimore dhe pijeve me aditivë, korrigjues, ëmbëlsues, ngjyrues, konservues të pa miratuar dhe të pa liçensuar pra jashtë normave e standardeve të Komunitetit Evropian. Pavarësisht reklamave shumë të bujshme apo falsifikimeve në qumësht e nënproduket, sallame etj.

Qëndrimet e puna më strikte shkencore e organizatave dhe kontrollet rigoroze në hyrje-dalje të organizmave ende të paprovuara përfundimisht nga shkenca të OMGJ-të që lidhen me biosigurinë dhe bioteknologjinë. Nga ndriçimi i plotë shkencor që i bën “Shekulli” problemit të mbeturinave të ndryshme është momenti të nxirren mësimet e duhura në mënyrë të thelluar pa mendjelehtësi dhe pa naivitet. Lypset një përkushtim i ngulmueshëm. Nuk është mund i tepruar që familjarët të fillojnë diferencimin e mbeturinave familjare: qelqe, plastike, letra dhe kështu të bëhen dhe depozitimet dhe groposjen e tyre në vende të përcaktuar e të kontrolluara nga Bashkia e organet e tjera shtetërore. Vëmendje dhe qëndrime të kujdesshme ndaj djegieve shkrumbatorëve që prodhojnë tymëra, gazra si poliklorbifenitet, dioksinat, furanet me izomeret e tyre të shumta që veprojnë rrezikshëm në shëndetin e fëmijës dhe të të rriturit.

Nuk na falet që në Shkodër, djep kulture, qytet metropol i veriut, qytet universitar me specialistë nga tërë fushat, vend natyror i prodhimeve të begata blegtorale e bujqësore, ku shumë djem dhe vajza të Shkodrës kanë “sulmuar” dhe studiojnë në universitetet e vendit, në Evropë, Amerikë, Angli etj., dhe po marrin dije e shkollim bashkëkohor, të mosveprojnë fuqishëm për të ngritur opinionin në kulm. Ndaj me plot gojë them se Shkodra i ka tërë kapacitetet e nevojshme intelektuale e shkencore të standardeve të kostos në formë e në koncepte të përditësuara për të dhënë ndihmesën e pakursyer në vazhdimësi dhe për të dhënë mendime racionale, udhërrëfyese e sintetike, fije për pe, siç i themi në Shkodër, për problemet e ndotjeve, për ushqimet e sigurta, veprimet e dëmshme të rrezatimeve të ndryshme, për qëndrimet dhe trajtimet e mbeturinave, për ruajtjen e mjedisit.

Për ekonominë ekologjike dhe menaxhimin bashkëkohor të problemeve të mjedisit lypet qëndrim i ndryshëm nga deri më sot, duke monitoruar me përgjegjësi qytetare çdo element në veçanti ujin, ajrin, tokën, ushqimet.

Mision dhe synim i shoqërisë është të promovojë jetesë të shëndetshme, duke u mbrojtur nga sëmundjet dhe rreziqet e panumërta mjedisore. Gazeta jonë u bën apel, thirrje tërë specialistëve që radhitëm më sipër, brenda dhe jashtë atdheut të sjellin në faqet e gazetës sonë mendime, përvoja, sa më udhërrëfyese e racionale.

Me etikë të re, në milleniumin e ri, si kudo lypset të veprohet dhe të punohet në Shkodër për të jetuar në harmoni me natyrën prej të cilës varet mbijetesa dhe mirëqenia. Kushtet e mjedisit, qëndrimi ndaj ajrit, ujit, tokës, janë matës transparent, të dukshëm të nivelit e standardit moral e njerëzor të një vendi. Një shembull i mirë është padyshim qyteti i Durrësit, i cili do të jetë objekt i një shkrimi. Kryebashkiaku Lefter Koka dhe stafi i tij kanë mundur t’i hapin hapësira qytetit bregdetar.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Haberet e akshamit të gazetës “Shqipëria Etnike”

Katër “thashetheme” për vizitën e Nanos në Libinë e Kadafit

Kur Fatos Nano vizitoi Libinë në formë thashethemesh u përhapën katër habere që secila në vetvete sqaronte vizitën “famëmadhe” të Kryeministrit tonë në këtë vend edhe Islamik, edhe Diktatorial. Ne, për të mos i ngatërruar me opinionin tonë këto habere apo thashetheme, po i paraqesim në origjinal, pa komente:

    Thashethemi i parë na jep haberin se Nano vizitoi Libinë për të rregulluar imazhin e prishur tek anëtarësia e simpatizantët e Partisë Socialiste me besim mysliman, ku Nano në këto kohë ishte paraqitur si një “antimysliman” i palëkundur, dhe këtë e kishte treguar në punët e veta të Partisë e Qeverisë, por edhe në marrëdhëniet me vendet Arabe me shumicë myslimane. Natyrisht myslimanët që e përkrahin Nanon e PS-në e kishin këtë vizitë të nevojshme tek një vend mysliman, siç është Libia…

    Thashethemi i dytë na jep haberin se vizita e Nanos në Libi ishte bërë për të marrë tek Kadafi paret e mbetura borxh që në kohën e Ramiz Alisë në vitet 1985-1990, kur Shqipëria i shiste qengjat e kecat e tufëzave Libisë për të festuar Bajramet dhe Ramazanin, por që këto para të viteve të fundit kur ra komunizmi Kadafi nuk kishte arritur t’i paguante. Me sa duket Ramiz Alia për këtë problem kishte ngarkuar Nanon, i cili si harraq e vonoi deri tani këtë vizitë…

    Thashethemi i tretë mendojmë se vjen nga gojët e liga dhe thotë se Nano shkoi atje për të bërë pazare për privatizimin e e të vetmes ndërmarrje shtetërore të karburanteve (                    ), ku partner mendohet se do të jenë Kryeministri i Libisë që njëkohësisht është një ndër miliarderët e botës, ku miliardat i ka fituar nga nafta… Në këtë axhendë shpesh futet edhe Telekomi, i cili nuk mund t’u jepet grekëve që u doli boja…

    Thashethemi i katërt dhe i fundit është më interesanti pasi përgojon se vizita e Kryeministrit tonë (njëkohësisht edhe kryetari i PS) në Libi është bërë për të siguruar rezidencën e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij pasi ai të humbë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme që nuk do të vonojnë. E, natyrisht, siç thuhet për Nanon e të tijët, humbja e pushtetit do të thotë ardhja e kjametit, që do t’i ikin për në Libi. Sipas thashethemit, ky nuk është zbulim i Nanos, por një amanet i ish-Kryeministrit socialist të Italisë, Betime Kraksit, që ishte edhe tesera numër tre e PSSH. Me këtë rast ka vetëm ndryshim vendi, pasi Kraksi shkoi në Tunizi e Nano mendon në Libi…

Se cili nga këto habere do të jetë i vërtetë, këtë do ta vërtetojë koha, e cila Nanos me sa duket si haberin më të mirë do t’i lërë thashethemin e katërt…

Partia Demokratike e Malësisë së Madhe do të ketë kandidatë për kryetar partie më shumë se ka anëtarë…

Nëse Partisë Socialiste të M.Madhe për të bërë dy kandidatë për kryetar partie iu desh të përdorin variantin e vitit 1991 (Ramiz Alia – Namik Dokle), homologes së saj, Partisë Demokratike të M.Madhe çdo ditë po i shfaqet nga një kandidaturë e re për kryetar të degës së partisë, madje shifra për kandidatë po bëhet aq e madhe sa thuhet se gjithë anëtarësia e partisë mendon të hedhë kandidaturën për kryetar partie. Dhe ndoshta PD-ja e Malësisë së Madhe do të fitojë një vend “nderi” në librin “Gines”, ku numri i kandidatëve për kryetar partie do të jetë po aq sa ka edhe anëtarësinë. Gjithsesi më interesantja duket se do të vijë në ditët e ardhshme, pasi me angazhimin e disa personave ng “Shoqëria civile” mendohet të shtohet numri i kandidaturave, ndoshta duke qenë numri më i madh i pretendentëve për kryetarë të PD-së, se numri i anëtarësisë. Natyrisht për kandidaturat nga shoqëria civile thuhet se një ndihmesë të madhe do të japin disa eksponentë të PS-së… por mundet edhe të SHISH-it…

Nano ndihmë origjinale partisë së Pollos

Një grup bashkëpunëtorësh i raportuan Nanos se partisë së Pollos i ka rënë reputacioni dhe elektorati, por po i largohen edhe anëtarësia, e kjo për rrjedhojë të stërpërdorjes që po i bën ai. Nano pasi i shikoi në sy bashkëpunëtorët e tij që kishin marrë guximin t’i flisnin iu ishte drejtuar: “More qafira, sipas jush kush duhet ta përdorë e stërpërdorë Pollon, Berisha që e la pa parti, apo unë që e bëra me parti??? E përsa i përket anëtarësisë ju them që të urdhëroni SHISH-in që të ndihmojë në shtimin e anëtarësisë së partisë së Pollos, se përndryshe vetë SHISH-i do të mbesë pa parti…”. Pas këtyre fjalëve të Nanos, bashkëpunëtorët “guximtarë” u larguan pa bërë zë edhe pse dikush e mori vesh e dikush jo se çfarë u tha shefi.

Një lajm i gëzueshëm për sollakët

Këto ditë anëtarësia e Partisë Socialiste dhe të majtë të tjerë janë në delir, pasi shefi i tyre Fatos Thanas Nano për herë të parë përmend fjalët e zemrës të shqiptarëve të vërtetë “Atdheu ynë i dashur dhe rruga e Arbërit”. Për këto dy fjalë magjike festa e të majtëve nuk ka fund pasi sipas tyre Nano po tregon se është shqiptar e jo grek, si e kanë akuzuar opozitarët. Gjithsesi opozitarët kërkojnë të prishin festën e të majtëve, të cilëve u thonë se Nano vërtetë tha “Atdheu ynë i dashur”, por nuk e tha emrin e atdheut, që për Nanon deri tani njihet Greqia. Ndërsa rruga e Arbërit nuk ka të bëj me korridorin e tetë, por me kufirin e ri të pretendimeve greke për “Vorio Epirin”… E ç’rëndësi ka si është e vërteta. Pozitarët festojnë e opozitarët le të hamendësojnë, se Nano e Qeveria përsëri fitojnë…

Pas 60 vjetësh në Shkodër kthehet Toger Baba

Leonidha Thani është çmendur. Një kapo që po dhunon të drejtat e liritë njerëzore në kryeqendrën e veriut shqiptar, Shkodër. Rrah njerëz, gjobit gazetarët kur janë në shërbim.

Vini rrypat, u thotë ai, që të mos mund të nxirrni aparatet, ndërkohë që në tërë botën media shoqërohet nga policia dhe ndihmohet në misionin e vet. Na ka rastisur edhe në Irak gjatë luftës dhe s’na kanë ngacmuar, ndryshe nga të tjerët. Atje s’kishte Leonidha. As toger Babë nuk kishte. Ky toger Baba qe bërë tmerr para 60 vjetësh. Pat dhunuar, pat rrahur e bile edhe vrarë nja 100 vetë. Leonidha Thani, të cilit do i biem deri sa të ketë pakënaqësi nga qytetarët, parlamenti i Shkodrës dhe mediat, duket se don të bëhet si toger Baba. Ne çdo herë do kemi habere për të.

I mblodhi këto habere në aksham në pikë të gazepit i palidhur me rryp nga Ali Baba

Ndue Bacaj

 

Pader Gjergj Fishtës i hapin varrin, i vjedhin edhe dhëmbët prej floriri. Kush?!

Më 23 tetor 1871 në votrën e Ndokë Simon Ndocit, në fshatin Fishtë të Zadrimës, lindi një djalë. Nuk ishte i pari mashkull në këtë truall të njohur, por lindi një pinjoll i ri në rrajët e vjetra i cili përtërin trungun fishtjan.

Fishta e Zadrimës u gëzue. Të shtimat e pushkëve dhe zani që u hap, si dhe shkambi i Troshanit filloi të ushtojë nga krismat e zakonit.

Shkollën e ka vazhduar në Troshan, Shkodër, Zef-Ndokë-Simon-Ndoci, simbas dokeve françeskane të atëhershme, ndërroi emnin e ligjimit në Gjergj, emën të cilin nuk e ndryshoi më, nga ku njifet aty e mbrapa.

Fishta me një grup prej shtatë studentësh vazhdoi studimet e larta për teologji e filozofi në Bosnje dhe në vitin 1893 Fishta kthehet në Shqipëri.

Më 25 shkurt 1894 At Fishta dha meshën e parë në Kishën e Troshanit, ku filloi karrierën e priftit françeskan, Troshan, Lezhë dhe Gomsiqe për t’u vendosur përfundimisht në Shkodër. Që në shkollë, shokët e tij, Gjergjin e njohën si një poet, që shkruante por nuk i botonte shkrimet me emrin e tij, por me pseudonime të ndryshme.

Në vitin 1902 dërgohet me punë në Rapshë të Hotit. Jeton me malësorët trima të Veriut si Marash Uci, ku vetë kishte qenë pjesëmarrës aktiv në luftë për mbrojtjen e viseve shqiptare. Fishta dinte të shfrytëzonte në shkallë të gjanë poezinë gojore të trevave të Veriut, gjuhën e pasur popullore dhe mundësitë e pafundme të shprehjes së tij. Ai kishte një talent ku ia kushtoi në maksimum çështjes kombëtare. Fishta si prift françeskan i katolicizmit nuk mori revanshe kundër islamizmit. Ishte njeri bamirës e jo politik, ai dashuronte e vëllazonte njerëzit nuk dinte t’i ndante, si minarja e Xhamisë së Fushës Çelë u lidhshin si një varg yjesh me kumbonaren e Kishës së Gjuhadolit, dikur të rrënuara të copëtuara nga komunizmi, por jo kurrë shpirti i një populli.

Fishta u konsolidua si një intelektual i vërtetë dhe patriot shqiptar brenda dhe jashtë vendit, ku u vu në lëvizje për një Shqipëri të harruar dhe të copëtuar, ku u luftua me armë në dorë për çdo pëllëmbë tokë. Nga ku këtë luftë popullore e pasqyron më së miri At Gjergj Fishta në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë”.

Kryekomandanti i ushtrisë turke, miku i Shqipnisë, Hasan Rizaja, jo veç i shtrëngoi dorën Fishtës tue përgëzue me të. Komandanti i përmendun, jo shqiptar, i kërkoi fratit Gjergj me ba një himn-marrsh për ushtarët shqiptarë, të cilët bajshin pjesë ndër radhët e ushtrisë së tij. Fishta ia bani gadi dhe Hasan Rizaja ia shpërbleu ma së miri me të hodha për fëmijët e vorfën të shkollës së qytetit. Një vit mbrapa, vetë Sulltani e dekoron Fishtën me nderimin Meorif, për shërbim paqeje e humaniteti. Por historia nuk është parti politike, as shkruhet me inat dhe as nuk shtrembërohet. Fishta lindi, u rrit, u shkollua, punoi, shkroi dhe në vitin 1940 vdes, por veprat e tij janë ruajtur nëpër arka të vjetra edhe para ujkut të unshëm, ku për të ngopur barkun e vet apo për të ngi këlyshët, nuk lanë bagëti në vathë, as bari në bajrak, siç bani komunizmi enverian. Ja si shkruanin: Tri-katër dekada më parë, kur shumë njerëz nuk ishin hala të pastruar nga patriarkalizmi dhe feja, ka asi njerëzish që hyjnizonin hala anën patriarkale e konservatore të traditës, ta zëmë Fishtën, që e “konsiderojnë” atë poet të madh kombëtar.

Duke parë raportin midis aftësisë, talentit, fantazisë dhe realitetit që shohim Fishtën, në të me Enver Hoxhën në kohën e komunizmit na “mësonte” se “nuk mund të bëhesh shkrimtar, poet vetëm se ke prirje, e këtë mjet nuk e zhvillon duke mësuar, nuk e gdhend, nuk e provon në kudhrën e madhe të popullit dhe nuk studion shumë” (Raport e fjalime, 1965-1966).

Ishin vitet e komunizmit ku vetë këlyshët e Enverit hynë si barbarë në Kishën e Fretërve në Gjuhadol, ku shkatërruan vorrin e Fishtës. Kur njeriu vdes, trupi i varroset si gjithë të tjerët. Dihet se edhe ky njeri ka një varr, të cilin… Ia hapën vorrin, i morën “kokën” dhe i vodhën dhambët prej “floriri” dhe kocat mjerisht një dorë shkodrani “mizor” në lumin Kir i hodhe.

Sot, në vitin 2004, në Kishën e Fretënve në Gjuhadol, ka një vorr të improvizuar.

Edhe juve një ditë do të vdisni, por pasi e keni shijuar pak jetën, por ajo ditë nuk do të vijë kurrë, se çfarë emri i vure vetes.

Hasan Kurtaj

 

Korçë: Krimi ka fytyrën e shtetit

Qeveria Socialiste e ardhur nga neokomunistët shqiptarë prej vitesh po tregon fytyrën e shtetit kriminel dhe hakmarrës në Korçë. Në Korçë të gjithë tregojnë për torturat barbare dhe presionet nga më të ndryshmet të social-komunistëve shqiptarë ndaj djalit dhe familjes Malollari. Fevri Selajdin Malollari është një nga të rinjtë militantë të PD të cilët morën pjesë aktive në të gjitha fushatat elektorale, por edhe më aktive veprimtaria e tij u bë mbas pushimit nga puna nga socialistët.

Ai ka vuajtur regjimin komunist dhe sot po vuan nga bijtë e diktaturës komuniste, kriminale të cilët erdhën në pushtet me gjakderdhje dhe grykën e kallashnikovit. Fevri Malollari është një nga të rinjtë i cili ka marrë pjesë në të gjitha protestat dhe aktivitetet politike që ka organizuar PD e Qarkut Korçë. Ai është rrahur masakrisht nga policia në mitingje dhe protesta paqësore të organizuara nga PD Korçë të 14 shtatorit 1998, por më barbarisht ai është keqtrajtuar e torturuar mbas mitingut të zhvilluar në këtë qytet më 16 qershor 2001, por fatkeqësitë e tij dhe të familjes së tij nuk mbarojnë me kaq, ato vazhdojnë ta kërcënojnë dhe të përleshet me policinë dhe të goditet nga ata dhe socialistët edhe më 27.9.2003 ku edhe kërcënimet në mitingun e 5 tetorit 2003 nga ku detyrohet të largohet bashkë me familjen. Fevri Selajdin Malollari është një nga të rinjtë qëndrimtarë të PD që është vënë në shënjestër nga socialistët, pa përjashtuar këtu gruan dhe fëmijët dhe sidomos këta të fundit, ku rreziku është edhe më i madh. Ai dhe gruaja e tij janë nga të rinjtë demokratë më të devotshëm të cilët kanë kontribuar jashtë mase për politikën e PD dhe shembjen e ideve komuniste në Shqipëri. Fevri Selajdin Malollari si dhe familja e tij duke mos i përballuar dot presionet dhe kërcënimet socialkomuniste u detyrua të largohej nga Shqipëria për të shpëtuar jetën e tij dhe të familjes, por kriminelët e kuq nuk mund ta mbajnë peng jetën e Fevriut dhe të familjes së tij që braktisi vendin sepse jeta e tij dhe e familjes rrezikohej nga vrasja, persekutimi dhe hakmarrja e neokomunistëve shqiptarë. Kthimi i Fevriut dhe gruas së tij Florie Barjam Malollari dhe fëmijëve të tij në Shqipëri do të rrezikonte jetën e tyre e cila ndihej e kërcënuar nga hakmarrja e regjimit komunist në Shqipëri. Fevriu është dokumentar i madh i ideve demokratike të Shqipërisë, i cili kurrë nuk u përul përpara dhunës policore dhe krimit të shtetit që e masakruan atë barbarisht. Veprimtaria e tij si militant i PD është dhe mbetet shembull për PD-në e rrethin e Korçës.

Vasel Gilaj

 

Në Kelmendin e trimërisë, besës, bukurisë e moralit

Kelmendi, kjo krahinë perlë e Veriut Shqiptar, u bë objekt studimi për shumë historianë vendas, por më shumë të huaj, për vetë pozicionin e tij gjeografik, gjeostrategjik, për bukurinë e rrallë e përrallore që i dhuroi vetë dora e Zotit, por mbi të gjitha për cilësitë e rralla, si trimërinë, besën, nderën e bujarinë. Këto cilësi të rralla e virtyte të shenjta e kthyen në objekt sulmesh këtë trevë të papërkulur arbërore, ku gjaku fisnik i grave dhe burrave, ngjason kaq shumë me ujin kristal të atyre gurrave. Shumë ekspansione të hordhive aziatike i thyen “brinat” e egërsive të tyre shtazore mbi ata shkëmbinj e shkrepa, e mbi të gjitha mbi ato gjokse kreshnikësh, që kurrë s’e njohën tutën, e që kaq bukur i përdorën, si shpatën ashtu edhe hutën.

Njëra ndër këto ekspedita ndëshkimore që Porta e Lartë e Stambollit kishte ndërsyer, ishte edhe ajo e tre pashallarëve osmanë. Duke e ditur qeveria otomane, thotë: Leonardo-mat (Tures e Montenegrias, 1866), se çerdhja e armiqve të saj ishte Kelmendi, i dha urdhër Pashës së Pejës e Mydyrit të Gucisë me shtrue e me shpërba atë Fis. Këta u mundën keqas me zbatimin e këtij urdhëri e u ndanë me më të madhin turp. Atëherë, për ta mbuluar atë turp të madh, nuk lanë gur pa luajtur derisa ia mbushën mendjen mbretit të Stambollit të dërgonte ndihma të mëdha e ushtri të panumërta për ta shtruar atë fis të papërkulur. Në këto kushte, Pasha i Shkodrës, mori urdhër të bashkojë forcat e veta ushtarake me ato të Pashës së Bosnjes dhe të Pejës e të mësyjë Kelmendin. Pa mbërritur në Tamarë, ku bashkohen Cemi i Selcës me Cemin e Vuklit, e ku kelmendasit kishin rrënuar urën, ata bënë një dredhi, u vunë në të ikur pa bërë asnjëfarë qëndrese. Kjo “dobësi” e dukshme u dha zemër turqve e filluan të shpërndahen duke kaluar lumin në këmbë e duke i ndjekur kelmendasit majave, ku ata u shtrënguan për qëndresë. Para se t’i fusnin turqit në thellësi të grykave, kelmendasit kishin shpërndarë disa çeta për t’u rënë nga mbrapa, duke i futur në rrethim të plot nga të gjitha anët. Atëherë filluan sulmin nga të gjitha anët me një furi të tmerrshme, duke shkëputur gurë e shkëmbinj nga të katër anët sa të dukej se toka po tundej nga ndonjë tërmet. Në këta luftime të përgjakshme, ku luftonin 900 trima kelmendas kundër 30.000 otomanëve, mbetën mbi 6000 turq. (Ref. P.F.Arcangelo da Salta: Vita del Venerabile Fridre. Fra Bonaventura da Palazzule (diarro-francescone. vol.II, pag.18, 2 nobre)).

Ndër shumë pashallarë që i lanë një emër të keq vetes në Shqipërinë e Veriut për barbarizëm e mizori, njihet edhe Vuçi Pasha. Mbasi ky njeri i mbrapshtë, me një ushtri të madhe turke i ra kryq e tërthor Kosovës mbarë, duke bërë krime të panumërta, mësyni Kelmendin, fisin më të fortë të asaj kohe. Mbasi kishte mbledhur një ushtri të madhe, niset prej Shkodrës, e duke kaluar nëpër Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit, bie në Grabam. Kelmendi hap kushtrimin dhe betohet në shtatë deri në shtatëdhjetëvjeçarë, jo vetëm burrat, por edhe gratë e vajzat, mos t’i bien turkut në dorë për së gjalli. Një tubë prej tyne, në mënyrë të rrufeshme morën turr e u ndeshën me tërbim mbi turq në një luginë ku u derdh gjak pa masë, e prandaj qysh në atë kohë i mbeti emri Breg-Gjakës. Përballë një armiku tepër të madh, kelmendasit nuk ishin në gjendje t’i dilnin ballë për ballë, por filluan duke u zmbrapsur e duke luftuar deri sa ushtria turke zotëroi dy brigjet e Kelmendit e atëherë lanë disa forca të shpërndara ndër male e me rob e robi u ngujuan në Nikç, në vendin që quhej Qyteza e Kelmendit, e atëherë lanë trupat pushtuese të rrethuara në çdo anë nga çetat malësore duke u shkaktuar humbje të pallogaritshme. Pas këtyre disfatave të njëpasnjëshme, ushtritë turkoshake u hakmorën duke shkatërruar çdo gjë, dogjën shtëpitë, prenë pemët dhe prishën të mbjellat duke rrokullisur çdo gjë që u dilte përpara. Megjithë këto masakra antinjerëzore, morali i kelmendasve nuk përkulej asnjëherë. Burra e gra, ditë e natë, suleshin mbi hordhitë aziatike, duke rrokullisur gurë e shkëmbinj dhe duke i sulmuar në mënyrë të befasishme në çdo anë. Duke parë Vuçi Pasha se me të keq ishte e pamundur të pushtojë Kelmendin, mendoi ta merrte me dredhi duke u dhënë premtime, u dërgoi lajmin se brenda një jave, kushdo qoftë, burrë apo grua, do të dorëzohej, jo vetëm se ishte i falur për çfarë kishte bërë, por edhe do t’i shpërblehej edhe dëmi që i ishte bërë për shkak të asaj lufte. Menjëherë mbërriti lajmi i Pashës te “Qyteza e Kelmendit”, ku ishte fuqia më e madhe e tyre. Ata menjëherë u mblodhën në kuvend e mbasi nuk i shkonte asnjërit nëpërmend të dorëzohej, megjithëse kishte arritur një zi buke aq e madhe sa që me qenë tepër i kënaqur ai që kishte mundësi të ngihej me lëkurë ahu. Megjithatë, ata përsëritën betimin që kishin bërë më parë kur kishte nisur lufta: mos me i ra për së gjalli turkut në dorë; e mbas kësaj, përforcuan edhe njëherë ndëshkimin e zakonshëm të tyre, ndaj cilitdo që do të guxonte të bënte spiunazh apo të tradhëtonte vendin. Bashkë me burrat në atë mbledhje ishin edhe një numër i madh grashë e vajzash, që më se njëherë kishin rënë në luftë e ishin ndarë me nderë. Njëra nga këto sokolesha quhej Nora, bijë e një familjeje të shquar për nder, besë e trimëri. Ajo për të cilën shquhej kjo sokoleshë ishte bukuria e saj e rrallë ku shkëlqente mes shoqeve të tjera. Ajo e mori lejen e para me folë në atë kuvend dhe premtoi se në se e kishte fatin me u ndeshë me Vuçi Pashën vetëm për vetëm, kishte me ia marrë jetën. I ati, i cili ndodhej në atë mbledhje, i dha bekimin bashkë me këshillën që të mendohej mirë më parë se të merrte atë vendim të guximshëm. Vajza e re, e prekur thellë prej atyre fjalëve dhe këshillave të prindit të saj, i përgjigjet menjëherë prindit të vet: “Se si ka me mbarue jeta ime, more lum baba, veç nji Zot e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë, e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por për vete dij me t’thanë se, qe besa e Zotit, unë po shkoj virgjën dhe do t’kthej virgjën, apo do të vdes virgjën”. Krerët e mbledhur në atë kuvend shikonin njëri-tjetrin me plot bindje e besim në fjalët e kësaj sokoleshe, të cilën e njihnin shumë mirë për trimërinë e saj të rrallë dhe për zgjuarsinë që i kishte dhuruar vetë i lumi Zot dhe kështu të gjithë njëzëri i thonë: “Ta priftë Zoti mbarë, o sokoleshë!”. Mbas këtij solemniteti, Nora, mbasi përqafohet me të gjithë, shkon dhe veshet me rrobat më të mira që kishte dhe niset për t’u paraqitur te Vuçi Pasha, si ndërmjetësuese e atij kuvendi. E pajisur me një kurqel (thikë), të cilën e kishte maskuar mirë nën rrobat e saj, niset menjëherë te Pasha. Rojet, duke e pasë marrë urdhërin mos të pengonin asnjë person i cili vullnetarisht dorëzohej, edhe mbasi kjo u paraqit si e dërguar e kuvendit, për të ndërmjetësuar me Vuçi Pashën, nuk i bënë asnjëfarë pengese, kështu që mbërriti në Tamarë, ku ishte qendra e ushtrisë. Menjëherë u lajmërua Pasha se kush kishte ardhur dhe pse donte të takohej me të. Ai, menjëherë, i gëzuar e ftoi në shatorren e vet. Nora, menjëherë filloi të ligjëronte me atë zërin e saj të ëmbël dhe aq melodik, duke i premtuar Pashës se kelmendasit kishin marrë vendim t’i nënshtrohen kushteve të tij dhe se ata e kishin dërguar si përfaqësuese të tyre në këtë marrëveshje. Pasha, i mahnitur nga bukuria dhe mençuria e kësaj vajze, e kishte humbur fare ekuilibrin dhe pikërisht në këtë moment dobësie të tij, Nora nxjerr nga brezi thikën dhe e qëllon tri herë në mes të zemrës, duke e lënë të vdekur në vend. Me një qetësi dhe gjakftohtësi të jashtëzakonshme, del nga shatorrja dhe me hap të sigurtë largohet. Rojeve, të cilët e kishin shoqëruar kur hyri në shatorren e Pashës, as që u shkonte ndërmend se kjo trimëreshë e “zanë mali” mund të kishte kryer një akt të tillë, derisa asnjë shenjë hutimi nuk dallohej as nuk shprehej në fytyrën e saj.

Ajo, mbasi u largua nga ai ambjent, menjëherë ia mbathi këmbëve me shpejtësi. Nuk vonoi shumë dhe në të gjithë Kelmendin u hap lajmi i vrasjes së Vuçi Pashës, ushtria u përzi (si flokët e harapit), por heroina kishte kaluar në anën e shokëve të vet.  Kelmendasit, duke përfituar nga ky rast hutimi i ushtritë turke, u lëshuan si egërsira, burra e gra, me britma e pushkë, me krisma e rrokullisje gurësh e shkrepash me të thanë mendja se po shembej toka. Ushtria turke, tashmë e çorganizuar dhe në panik të plotë, mori rrugën e ikjes, duke lënë të gjitha pajisjet ushtarake, mushkat dhe ushqimet. Aq kërdi u bë mbi ushtritë pushtuese në ato vende të gërmueta, sa dhe të ashpra, saqë pati mbetur fjala se “nuk lufton vetëm Kelmendi, por lufton edhe vendi”.

Shembulli i shkëlqyer i Norës së Kelmendit do të mbesë në shekuj si simbol i madhështisë së grave dhe vajzave shqiptare për të gjithë brezat që do të vijnë. Ky akt duhet të vlejë si shembull frymëzimi për edukimin patriotik dhe moral të femrës shqiptare.

Shembuj të madhështisë së femrave shqiptare kemi me dhjetra: Tringë Smajlja, po nga kjo zonë e ka zanafillën; gratë dhe vajzat suliote që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos i rënë në dorë pushtuesit; “Shkëmbi i vajit” në afërsi të Krujës, ku u hodhën gratë dhe vajzat krutane, për të mos i rënë në dorë pushtuesit, janë treguesi më sinjifikativ i moralit shembullor të grave dhe vajzave shqiptare. Ky shembull i madhështisë së shpirtit arbër duhet të trokasë thellë në ndërgjegjen mbarë shqiptare, ku në vend të moralit po avancon amorali dhe skandali!…

Nuk jemi aspak për “bunkierizimin” e femrës, por “lakuriqësia” është akoma më skandaloze! “Aq sa mund të fluturojë një lopë në shpindën e mizës, aq mund të shkojmë në Evropë me ekspozimin e kërthizës”!…

Nuk e quaj aspak të tepërt “rekomandimin” për më shumë “shkolla e biblioteka, sesa drogë e diskoteka”.

Ndoshta u zgjata me këto analogji, por vlen t’i kujtojmë rinisë shqiptare se shtëpitë publike (bordelet), drogën dhe në përgjithësi elementët e prostitucionit nuk kanë firmë arbërore. Ato u importuan nga jashtë dhe çuditërisht sot jemi ne që po e konkurojmë botën në ekspozimin e “lëndës së parë”!… Kjo fatkeqësi duhet të bëhet objekt studimi për psikologët, sociologët dhe për specialistët e të gjitha fushave si një problem madhor i cili mund të arrijë deri në asgjësimin e plotë të etnitetit dhe të racës sonë. Familja shqiptare po shpërbëhet! Politikanët duhet të jenë tepër të kujdesshëm se çdo votë që stimulohet me të tilla “institucione” argëtimi, është një “minë” në shkatërrimin e plotë të identitetit kombëtar.

Jam i mendimit se institucionet fetare të çdo besimi në Shqipëri janë në lartësinë e duhur të procesit edukativ. Shteti dhe Qeveria Shqiptare nuk duhet të justifikohen me zbatimin e “Kartës së të Drejtave të Njeriut”. Njerëz janë edhe ato shtete që ligjërojnë martesën e çiftit me të njëjtin seks!

Jam i mendimit se për moralin e kombit tonë, ky “ligj” është anti-ligj dhe anti-njeri. Sa më larg këtyre “skemave”…

E përfundoj me citimin e “idhullit” tim dhe shqiptarit më të dlirë të shek.XX, Luigj Gurakuqi, i cili thotë: “Çdo popull ka specifikën e tij, dhe ligjet nuk janë asgjë tjetër, veçse kodifikimi i zakoneve dhe traditave më të mira të një kombi”.

Mark Bregu

 

Gjakmarrja, plaga që po shkatërron Shqipërinë

Situata e ditëve të fudit në vendin tonë po keqësohet nga dita në ditë. Janë sulmet që u bëhen personave duke i marrë peng, kërcënimet me letra, telefon e drejtpërsëdrejti që segmente kriminale u vënë njerëzve që punojnë e përparojnë. Në këto rrethana, ku drejtësia shqiptare nuk vepron mbetet vetëm që persona dhe familjarët të mblidhen për t’u hakmarrë duke përfunduar në gjakmarrje. Gjakmarrja, kjo plagë e madhe e shoqërisë shqiptare është më e dukshme në Tropojë, ku niveli i jetesës është tepër i ulët e si rrjedhim konfliktet janë premisa më e madhe për t’u shfaqur ato. Shumë familje detyrohen të emigrojnë nga vendi i tyre duke shkuar në zona urbane e jashtë Shqipërie. Një ndër këta është familja Zmajl Gjoni nga fshati Selimaj, komuna Bujan, e cila më 25 gusht 1998, pas një konflikti, ka përfunduar në vrasje me armë zjarri, ku sipas policisë së Tropojës, rezulton se Zmajl Gjoni ka qëlluar me armë zjarri Ramiz Gjonin, i cili nga plagët e marra ka ngelur i vdekur. Policia ka bërë arrestimin dhe organet e drejtësisë e kanë dënuar me 18 vjet heqje lirie. Duke parë këtë skenë, djali i vetëm i Zmajl Gjonit, i quajtur Alfred Zmajl Gjoni, i datëlindjes 21.11.1986, ka pësuar çrregullim në depresion të cilat janë reflektuar nga dita e vrasjes dhe i nënshtrohet një kurimi duke u shtruar në spital në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe del nga spitali më 3.02.2003, duke vazhduar mjekim plotësues ambulant. Alfred Zmajl Gjoni duke u ndihmuar nga nëna e tij, Donika Gjoni, të vetmit pjesëtar të familjes (ku babai i Alfredit ndodhet në burg) detyrohen të emigrojnë në perëndim për t’i shpëtuar vdekjes. E ëma, Donika, është ankuar edhe pranë redaksisë sonë për të sensibilizuar sigurimin e jetës së djalit për sensibilizimin e shtetit, por pa sukses. As policia, as këmbëngulja e misionarëve të paqes nuk kanë mundur t’i sigurojnë jetën në Shqipëri deri ditën që ajo u largua nga Shqipëria së bashku me djalin.

Zef Nika

 

“Dimri” i Kadaresë dhe dimrat e shqiptarëve

F.295, rr.1 “Fjalët vinin si me hije”. Si mund të imagjinohen hijet e fjalëve?! F.295, rr.10 “Besnik Struga ishte kthyer nga balli i luftës, nga lava, nga krateri”. A ma parë thuhet nga krateri pastaj nga lava se krateri e hedh laven. F.195, rr.15 “Pyetja shkëlqeu si një teh thike”. Tehi i çdolloj thike nuk shkëlqen për ma tepër kjo pyetje nuk kishte përse të krahasohej me tehin e nji thike. F.295, rr.35 “Pyetja ime është e vërtetë se unë e bëra atë 3 herë”. Mos vallë sa ma shumë herë të bahet nji pyetje, aq ma e vërtetë asht?!”. F.296, rr.35 “Nofullat lëvizën për t’u hapur goja, por goja nuk u hap”. Përderisa lëvizën për t’u hapë, pse nuk u hap?! Nëse kanë lëvizë për t’u hapë goja kryemja e lëvizjes tregon hapje. F.298, rr.23 “Për shkak të mos kontrollit të trurit, gjymtyrët e tij kishin fituar njëfarë pavarësie”. Truni nuk kontrollohet ai kontrollon gjymtyrën pra nuk kishin fitue pamvarësi, por u kishte ngelë në dorë pamvarsia. F.299, rr.20 “ishin prishë kufitë e së pamundurës, ishin shqiptuar fjalë të padëgjuara”. E pamundura asht vetë kufini i vetvetes. Nëse fjalët e shqiptueme janë të padëgjueme, sigurisht janë edhe të pakuptueshme. F.299, rr. i parafundit “Këmbët e lumtura që kishin marrë në dorëzim trupin e Besnikut po tregonin zell të tepruar”. Përse truni i Besnikut ua dorëzoi trupin kambve, kur shkrimtari nuk na thotë se Besniku ishte i dehun?! Si mund ta ndjejnë lumturinë kambët?!, e vazhdon autori “Ashtu si ndodhë në ndonjë shtëpi ku ka fatkeqësi”. Ç’lidhje ka ky krahasim me fjali e maparshme?! F.301, rr.30 “Ecnin në erë”. Në erë nuk ecet, fluturohet. “Biles edhe psherëtima rusisht”, a edhe psherëtimat paskan kombsi të ndryshme?! F.304, rr.9 “Qenie e bërë transparente nga dashuritë”. Dashuritë a e hollokan trupin deri sa ta bajnë transparent?!, aq sa t’i shohësh shpindën nëpërmjet gjoksit?! F.309, rr.20 “Dedikim mjergullor”. Shkrimtari fjalën e huej dedikim duhet ta xevendsojë me kushtim. F.304, rr. i fundit “Ana ishte një tymtajë qelqi”. Si asht kjo “tymtaja e qelqit”?! F.306, rreshtat e fundit “Gati një e treta e popullsisë së Tiranës flinte”. Si mund të përcaktohet se flenë një e treta e popullsisë pak para mesnate?! F.307, rr.1 “Zija Shkurti, i martuar, me një ulçera kronike në stomak”. A nuk tingllon kjo fjali si sheja të veçanta në nji letërnjoftim?! E ç’i hyn në punë lexuesit këto veçori?! F.310, rr.20 “Popujt e vegjël i zgjedhin miqtë sa ma larg kufijve të tyre”. Si mund të jetë ky parim i popujve të vegjël unë kam dëgjue se miku duhet a ma afër e anmiku sa ma larg. Cila nga këto qëndron?! F.310, rr.25 “Teknika shkurton distancat, prandaj miqtë duhen zgjedhë sa ma larg”. Distanca shkurtohet, por përshkohet ma shpejt e kjo shpejtësi nuk besoj ta justifikojë zgjedhjen e mikut sa ma larg, apo duhej ta banim këtë gënjeshtër me zor të vërtetë për hir të miqësisë së re me kinezët e Maucedunit”. F.311, rr.3 “Vërshim këngësh të zvargura”. Fjala vershim asht sinonim me vrullin. “Këngët e zvargura, përkundrazi zvarrisen, jo vërshojnë. F.312, rr.9 para fundit “Në mesnatë  ma shumë se dy të tretat e popullsisë flinin”. Pak ma parë tha “Para mesnate një e treta”, tash në mesnatë dy të tretat, lind pyetja e pas mesnate, sa të tretat?! F.313, rr.33 “Midis kaosit, gjymtyr qeniesh prehistorike lëviznin herë ngadalë e herë egërsisht krahët e lodhur nga lufta”. Shkrimtari shqiptar fjalët prehistorike do të duhej t’i thonte parahistorike e si mund ta bajnë në krahasim me gjymtyrë e qenieve parahistorike, kur historikisht nuk kemi të dhana si kanë qenë ato qenie?! F.314, rr.12 “kërcuj dhëmbjesh” e si asht “kërcu i dhembjes”?! F.319, rr.15 “Tren i vdekur”. Ç’ndryshim ka treni i vdekun nga treni i gjallë?! Unë mendoj se tren i vdekun asht vetëm ai tren që nuk bahet ma për punë, ndërsa treni i këtij romani punon. F.319, rr.26 “Në trupin e natës si në trupin e gruas shtatzanë ndihej një rrokullimë e përhitur një mundim gati dënese”. Çfarë rrokulliset në gruan shtatzanë rrokullisja tregon përshkimin e nji largësie e çfarë do të thotë “Një mundim, gati dënese”?! F.310, rr.17 “Sheshi i dukej si shekulli 15”. Po të thuhej shesh i shekullit 15, eh, ndoshta disi edhe mund të hahej, por “Sheshi si shekulli 15”, kjo s’hahet me kurrgja. F.326, rr. “Dihej që të dy mendonin për njëri-tjetrin”. Si mund ta ndjesh si dikush mendon për ty, kur mendimi nuk transmetohet?! F.327 “Qielli ishte i murrët me një dritë të brendshme tak-tuk”. Nëse asht i murrët, si i dallohet drita e fshehun nga të murrëtit?! F.328, rr.33 “Keni ardhë, o hiena? Si mund t’i thotë njeriu në lojë njeriut “Keni ardhë o hiena”, kur hiena asht kafshë që han të vdekunit?! F.330, rr.4 “po i afrohej lumi, lumi nuk dukej i fryrë jashtë mase, si pas një banketi të madh zullumqar i dehur, i verbër, i vetkënaqur i shtrirë në krahët e ujërave ndihmuese, lajkatare”. Kur lumit i afrohesh e nuk duket, si mund ta dijë se asht i fryrë, si në “një banket zullumqar”, qysh asht banketi zullumqar i “duket i verbër”. Si mund të jetë i gjith banketi i dehur e i verbër mund të jenë disa pjestarë të banketit, jo i gjithë banketi e si ta dimë nëse lumi asht i vetkënaqun a mund të quhet figurë letrare. “Lumi i vetkënaqur i shtrirë në krahët e ujërave ndihmues së paku të thuhej në ujërat furnizues, e vazhdon “Lumi kishte degjeneruar krejtësisht”. Mos vallë nga vetkënaqësia kishte degjenerue krejtësisht?! F.330, rr.13 “Ura nuk dukej, dukeshin vetëm makinat që rrëshqisnin rresht”. Kur nuk dukej ura, si mund të dallohej se makinat “rrëshqisnin mbi urë”?!, e vazhdon “Makinat sikur notonin në erë”. Në erë nuk notohet, fluturohet, ose figurativisht lejohet edhe me thanë lundronin. F.331, rr.30 “Gjithë fytyra e tij të kujtonte një abazhur nate”. Abazhur dite nuk ka, prandej do të mjaftonte fjala abazhur, pastaj fytyra nuk ma merr mendja se mund të krahasohet me abazhur. F.332, rr.6 “ishte një qiell djerr” si mund të jetë djerr qielli që në qoftë kthjellët ka dritën e natës ose të ditës, në qoftë i vranët ka re ose edhe kur asht errsinë e sterrshme, për derisa kjo errsinë asht në qiell, ai s’ka si të quhet djerr, e vazhdon “një mungesë e madhe përshkonte qiellin tej për tej”. Çfarë mund të përshkojë mungesa përderisa asht mungesë biles për mungesën nuk duhet thanë as fjala asht, mbasi fjala asht thuhet për diçka që ekziston. F.333, rr.9 “Zana vuri re atë pamje gjysëm solemne dhe gjysëm dhëndërrore”. E çfarë pamje asht kjo “Gjysëm solemne e gjysëm dhëndërrore”?! F.333, rr.22 “Me një ton pak fajtor”. Fajtori asht ose nuk asht fajtor, do të mund të thuhej “Me një ton disi të fajshëm”. F.334, rr.6 “Ajo kishte sytë me lot me një dritë anësore”, nuk ishte aty, ishin vetëm sytë, xhama të një shtëpie të braktisur ku mezi dukej avulli i njerëzve që porsa kishin ikur”. Çfarë do të thotë “sy me lot e dritë anësore”?!, mendoj se dritë anësore do të mund të quhej vetëm e syve shakshi e po çfarë do të thotë ajo nuk ishte aty, aty ishin vetëm sytë si mund të jenë aty sytë pa mbartsinë e tyne?!, e si mund të krahasohen të tillë sy me xhamat e nji shtëpie të braktisun”, ku mezi dukej avulli i njerëzve të porsa ikur unë mendoj se njerëzit nuk avullojnë aq, sa t’u ngelet avulli edhe pasi të kenë ikë nga nji shtëpi me dyer të çeluna me dalë jashtë. F.334, rr.12 “Ai lexonte gati me panik, sikur në ato rreshta do të gjente shpëtim”, si ka mundësi të lexojë njeriu me panik ata rreshta në të cilët i duket se po gjen shpëtimin?! F.334, rr.13 “ngulçimi kishte gjetë të shpërthente në vendin më të dobët supat që i dridheshin si tërmet”. Si qenka ma i dobët i trupit supi, që “i dridheshin si tërmet”. Tërmeti nuk dridhet, ai ban me u dridhë e pra edhe sikur ky krahasim i papranueshëm të pranohej, do të duhej thanë, dridheshin si nga tërmeti. F.334, rr.19 “flokët ishin si një natë e rëndë mbi atë kokë”. Siç shihet ky krahasim nuk asht aspak i gjetun. F.336, rr.3 “Gjithçka ishte dendsuar në një pikë të tillë djegëse, verbuese, shpërthyese dhe kaotike”. Nëse edhe kjo mund të quhet frazë, asht e formulueme me fjalë që mund të quhen pjesë të një lodër fjalësh, pa pikë dyshimi të pakuptueshme as nga vetë autori. F.336, rr.6 “Pamje, ose gjysma pamjesh”. Çfarë do të thotë “gjysma pamjesh”?! F.342, rr.19 “Kafe Bar ‘Përmbytja’”. Nëse ka ekzistue nji marrzi e tillë të emërtohen nji kafene “Bar Përmbytja”, shkrimtari nuk ka arsye ta shkruej në libër. F.342, rreshti i parafundit “Një bisedë e mbytur gjysëm në mister”. Hajde e jepi maje çfarë do të thotë “bisedë e mbytur gjysëm në mister”. F.343, rr.14 “60 orë të ekzistencës së asaj gjendje, kishin krijuar një traditë”. Tradita sipas normave të saj kërkon një kohë të gjatë për me u krijue. F.343, rr.23 “Koka e fytyra e tij ishin si të mbuluara me bar e me kashtë”. Si mund të duken nji fytyrë e mbulueme me bar e kashtë, pa qenë e mbulueme prej tyne?! F.343 rreshti i parafundit “Kryqi i autoambulancës digjej i purpurt midis përmbytjes e qiellit”, do të mund të thuhej ndërmjet vendit të përmbytur e qiellit, jo “midis përmbytjes së e qiellit”. F.345, rr.5 “Çfarë, hunguroi arkeologu”. Hunguron qeni, jo njeriu, njeriu nunuritë. F.345, rr.5 “Mbishkrime të vjetra, tha mjeku, kam përshtypjen se prej tyne na vinë të gjitha të këqijat”. Çfarë të këqijash mund të sjellin mbishkrimet e vjetra?! F.345, rr.22 “Po rrinin në tryezë djali e vajza që ishin rrëmbyer”, asht fjala për nji vajzë që ka marrë burrin pa dëshirën e prindve, pra vajza nuk asht e rrëmbyeme, nga ana tjetër përse “ishin rrëmbye”, djali nuk ka të bajë me rrëmbimin, as nuk e ka rrëmbye kush, përse ishin në shumës?! F.347, rr.14 “Jashtë kishte filluar të mizonte një borë e hollë”. Gjatë këtij roman autori herë shkruen dëborë e herë borë, mendoj se këto dy fjalë janë aq të përafërta sa njana duhet të përdoret, nga ana tjetër, foljet me piklue e ciklue e cirkue, i shkojnë ramjes së borës ma mirë se “mizon” që tingllon sikur buroka nga fjala mizë. F.347, rr.19 “Dritat e makinës do të sajonin shkëlqime të përbindshme”. Shkëlqimi s’ka si të jetë i përbindshëm. Shkëlqimi nuk tregon dendsinë e dritës së ndriçimit. Shkëlqimi asht sinonim me vezullimin as për ndriçimin nuk mund të thuhet “përbindsh”, por verbues. F.348, rr.12 “ishte një telefon i ri i heshtun”. Mirë i ri, por i heshtun pse?, a nuk funksiononte?, apor ishte i heshtun si çdo telefon kur nuk ka kush punë me të. F.349, rr.22 “Fjala e shqiptuar pa teatër, por vetëm me dhembje”, a pa teatër, a pa teatralitet? A mund të thuhet shqipto pa teatër? F.350, rr.16 “Qielli ishte mveshë me një dritë uniform prej humnere”. Krahasim që meriton “No coment”. F.351, rr.10 “Ajo kohë, ajo sallë ishin tani si në kufijtë e përrallave”, asht fjala për porsa shkëputjen me Bashkimin Sovjetik, përkundrazi kjo prishje ishte fare e freskët, punë ditësh. F.351, rr.16 “Ishte një pamje e vjetër si e çdo krimi”. Pse çdo krim e paska pamjen e vjetër?! Edhe krimi i porsa kryem?! F.351, rr.28 “Duart e tyre të dobëta e transparente si të shenjtorëve”. A çdo shenjtor i paska nji ndër kushtet e shejtnimit me pasë duert e dobta e transparente?! F.353, rr.7 “Biseda ishte e turbullt, tamam bisedë mesnate në vend të huaj”. Çfarë ndryshimi kanë bisedat e mesnatër nga të tjerat?!, e çfarë ndryshimi kanë bisedat e bame në vendin tand nga bisedat e bame në vend të huej?! F.360 rreshti i parafundit “Telefoni i vetëm, binte herë pas here vetë”. Telefoni nuk bjen, por tingllon zilja e tij, natyrisht nga nji telefon tjetër. F.362, rr.19 “Me një pikëllim të durueshëm akuareli”. Hajde e bjeri në të. F.362, rreshti i fundit “ishte një dhimbje e re e një llojit të veçantë e zhveshur nga kurioziteti i vdekjes” dhimbja nuk asht shpikje me i thanë e re. Mirë por “e zhveshur nga kurioziteti i vdekjes çfarë do të thotë?! F.363, rr.13 “Shtetet socialiste vraponin me një karrige-kolltuk në krah”. si vrapojnë shtetet?!, e pse të gjitha këto shtete me nji karrige-kolltuk në krah?!, a për me ndejë të gjitha bashkë në nji karrige-kolltuk?!, e vazhdon “Tinëzisht”, e pse tinëzisht! Kë kanë frikë?! F. 364, rr.27 “Duke kaluar qytete të panjohura iu afrua me guxim kryeqytetit Tiranë”. Për shqiptarin ishin qytete të panjohuna drejt Tiranës?! F.364, rreshti i fundit “Besniku çuditej përse telat e telefonit nuk i fisnikëronin bisedat e njerëzve”. Si mund të çuditet njeriu se telat e telefonit nuk i fisnikërojnë bisedat e njerëzve…

Vijon numrin e ardhshëm

 

Shkrimtarë, shqiptarë, miq

Ndoshta askush më shumë se Bilal Xhaferri, nuk do ta meritonte që mbi mermerin e pllakës së varrit t’i shkruheshin ato fjalët e mençura të Ugo Foskolos se “Poetët fillojnë të jetojnë kur vdesin”. Rrallë herë fati i njeriut ka qenë i zemëruar me talentin sesa tek ky bir i shquar i Çamërisë, në shpirtin e plagosur të të cilit nuk kish gjë më të madhe se urrejtja për diktaturën dhe dashuria për atdheun. Asnjëherë nuk qeshë takuar me të, pasi gati në të njëjtën kohë që shkova në Durrës, ai u largua prej tij për të mos u kthyer kurrë më. Por çuditërisht ai përmendej me një respekt, herë të fshehur e herë të dukshëm, në qarqet intelektuale të qytetit, si për fuqinë dhe bukurinë e penës ashtu dhe të karakterit.

Ja pse e përshëndeta poeten zemërmadhe dhe mjaft energjike, Fatime Kulli, kur më tregoi se do të shkruante një libër për Bilalin dhe e njoha me miqtë e mi të cilët i kishin hedhur në letër kujtimet e përshtypjet e tyre për të. Fatimja këto ditë ka përjetuar humbjen e nënës së saj të dashur, ndaj mund të mos e dijë se libri i saj “Uragani i meteorëve” është shitur në të gjitha libraritë e qytetit, çka flet qartë si për dashurinë që ruajnë njerëzit për atë djalë që në radhë të parë i qëndroi jetës ballë për ballë, ashtu dhe për cilësinë e lartë të të shkruarit të kësaj mongrafie. I ndërgjegjshëm se autorja, libri dhe veçanërisht protagonisti që duke u ndarë fare i ri nga jeta, nuk arriti t’i japë përgjigje pyetjes se “Nuk e di se në ç’moshë mund të them ‘jetova’!” meritojnë nga ju fjalët më të ngrohta dhe mirënjohjen më të thellë, do të preferoja të ndalesha dhe të jepja mendimet e mia, për atë që në libër është quajtur përballja e Bilal Xhaferrit me Ismail Kadarenë.

E bëj këtë, të dashur miq, pasi përherë kam konstatuar me keqardhje një spekullim, si para, ashtu edhe pas botimit të këtij libri, një spekullim jo vetëm të pandershëm, por edhe të dëmshëm për kulturën tonë letrare. Dhe si çdo pandershmëri qëllimligjtë gjuhëhidhur kanë patur për moto atë sentencën e vjetër “Obscurum per Obscurus”, pra kanë synuar të shpjegojnë diçka të errët me diçka më të errët. Ta trajtosh fatkeqësinë e pamerituar të Bilalit si pasojë e hakmarrjes të bërë ndaj tij, pasi ai pati thënë sinqerisht atë që ndjente për romanin “Dasma”, e për më tepër ta cilësosh Kadarenë rrufehedhësin e anatemuesin e tij, shkaktarin e gjithë tragjedisë që s’iu nda tërë jetën, jo vetëm që lë të kuptosh se asokohe paske jetuar mes alienëve, por dhe fyen idealet e pastra, talentin e rrallë dhe veprën e pavdekshme të Bilal Xhaferrit në shërbim të çështjes tonë kombëtare.

As më shumë e as më pak, por kjo është logjika e akademikut të vetëshpallur e delirantit Kapllan Resulbegoviç, njeriut pikëpyetje që i ka etiketuar shqiptarët me albanezëritë e tyre, më mosmirënjohësit, më shovenët e më racistët ndër popujt e Ballkanit. Aspak koherent, në atë pafundësi vreri që derdh në librat e tij për Nderin e Kombit tonë, tek “Autopsia e një morali”, ai shkruan: “mbas meje do të marrin guxim edhe të tjerët me e kritikue Kadarenë haptas, f.v. Bilal Xhaferri që e pagoi me kokë guximin e tij. E ka kritikue përmes shtypit edhe Abdurrahim Myftiu, koleg i tij. Bile, kundra Kadaresë do të çohen në masë punëtorët e Shqipnisë (mendoni sikur të çoheshin dhe fshatarët – shënimi im) dhe u detyrue me dalë në skenë e në mbrojtje të tij personalisht Enver Hoxha, mecena dhe udhëheqësi i tij shpirtnor, ai që e instruktonte për çdo gja”.

Paçka se “Kundër faktit nuk vlen argumenti”, gjithmonë pa u shkëputur nga konteksti i këtij libri të autores Fatime Kulli, me të cilën besoj se pajtohemi plotësisht, le të arsyetojmë pak.

Kalvari i Bilalit ka filluar qysh kur ai qe fëmijë dhe as që mendonte që do të bëhej shkrimtar. Në vitin 1945 atij i pushkatojnë babanë, gjë që e detyroi të merrte rrugët dhe të jetonte ashtu siç e përshkruan motra e tij, Bejkua: “Dhomën e Bilalit e kam ende parasysh: ku rrinte kishte një minder prej dërrase. Në vend të dyshekut vinte një batanije leshi të vjetër dhe për jastek vinte xhaketën e tij të dokut nën kokë. Hallë Emineja i fali një jorgan me kambrik të kuq të qepur vetë me dorë”. Ky fëmijë i armikut të komunizmit për të mbijetuar ndryshon edhe mbiemrin. Për t’u shkolluar as që bëhej fjalë. Ai vetë e di ku është e keqja. Në shkrimin e tij “Pasi kalova kufirin” – shkrim me të cilin autorja Fatime Kulli e quan me të drejtë akt-akuzë ndaj sistemit të qeverisjes komuniste, – ai thotë: “Enveri me partinë… vret dhe pret dhe rron me gjakun e njerëzve të pafajshëm. E bëri popullin shqiptar rob… që e torturon, e mundon, e shtyp, e shkreton. I kalli tmerrin në zemër edhe fëmijës së djepit! I prishi virtytet shqiptare dhe kombëtare. E ka bërë vendin një varr me kufoma të gjalla. E bëri spiunllëkun si punë të ndershme. Ka varrosur dhe vazhdon të varrosë sot e kësaj dite burra, gra dhe fëmijë në kampet e përqendrimeve, në moçalet dhe kënetat e Myzeqesë… Shkatërroi traditat shekullore të bukurisë, prishi fenë, familjet, besën dhe nderin”…

S’ka njeri me gjykim të shëndoshë, që të besojë se këto bindje të shkrimtari Bilal, erdhën si rrjedhojë e mospajtimit me mangësitë e romanit “Dasma”. Një proverb thotë se akulli një metër i trashë nuk krijohet me acarin e një nate dimri. Bilali kishte sy të mprehtë vëzhgues e sens të jashtëzakonshëm analitik, çka e tregon më së miri dhe publicistika e botuar në librin e Fatimes. Atij s’mund t’i shpëtonte asgjë nga poshtërsitë e atij sistemi. Atë nuk mund ta gënjente asnjë hipokrizi a demagogji në qëndrimin e vërtetë ndaj çamëve e Çamërisë, kosovarëve e Kosovës. Ne nuk e kemi në dorë kritikën që ai i bëri Kadaresë. Por logjikisht dhe me sa dëshmojnë ata që kanë qenë të pranishëm, ato janë përqendruar tek ulja dhe fyerja e femrës shqiptare, për të cilën partia thosh se qe emancipuar, paçka se qe kthyer në një kafshë pune.

Pra çështja shtrohet jo se Bilali bëri gabime ideologjike në atë mbledhje, por kritika ndaj Ismailit u shfrytëzua si casus belli ndaj tij, gjë që s’ishte fare e vështirë të rezervohej nga mjeshtrat e këtyre punëve, edhe për një herë tjetër. Vetë Ismaili nuk ka folur atë ditë. Tek ndonjë gojëlig lihet përshtypja që qe ai që u hakmor. Ose të paktën sigurimi dhe Partia nuk mund të duronin që të prekej ai – perëndia. Këtu qëndron gënjeshtra. Shqipëria ishte vend që besonte vetëm në një perëndi, dhe ky quhej Enver Hoxha. Ismailin për devijime në letërsi nga vija e partisë e kanë kritikuar herë pas here. Kujtoni furtunën që ngriti Fredi Shalësi me shokë kur ai botoi “Dimrin e madh” në mos gaboj. Por asnjërit prej tyre nuk i hyri gjemb në këmbë. Kritikat asokohe bëheshin në mbrojtje të boshtit ideologjik marksist-leninist prej nga Kadareja me guxim të habitshëm shmangej, çka nuk kish se si të mos binte në sy të Ministrisë së Brendshme që nuk të besonte edhe kur e lëvdoje. Këtë çështje e ka sqaruar më së miri Visar Zhiti, i cili thotë se mezi prisnin ta lexonin në mes të rreshtave Kadarenë për t’u mbushur me shpresë kur ishim në burgjet e tmerrshme të diktaturës, si të burgosur të ndërgjegjes. Thua se këtë njeri që është bërë simboli dhe krenaria e Shqipërisë nuk do ta kuptonte dhe nuk do ta donte, i zgjuari, i talentuari, i ndershmi, guximtari, i vuajturi e patrioti Bilal Xhaferri. Mark Tul Ciceroni, dymijë vjet më parë ka thënë se: “Të barabartët shumë lehtë bashkohen me njëri-tjetrin”.

Më shumë se gjithçka jam i bindur se këto dy figura do t’i bashkonte dëshira për lirinë dhe neveria që ndjenin për çdo lloj diktature dhe sidomos për atë më të egrën – diktaturën e Enver Hoxhës. Kadareja – dhe i besoni nderit tim – qysh kur e kam njohur para më se tridhjetë vjetësh, nuk e donte komunizmin, gjë që e dëshmon e gjithë vepra e shkruar prej tij. Vetë ai për hir të së vërtetës romanin “Dasma” e ka quajtur të dobët. Por Horaci, patjetër që nuk bënte humor kur thoshte se “Edhe Homeri i mirë nganjëherë fle”. Gjithashtu kundërshtari i tij Kapllan që pandeh se edhe në jetë pati forcën që përfaqëson emri që mban, ka thënë: “Asht interesante se Kadareja, që në plenumin e shkurtit të vitit 1967 e pranoi kritikën që i kisha ba unë, si të drejtë, ashtu siç do ta pranojë ma vonë si të drejtë edhe kritikën që i ka ba Bilal Xhaferri romanit të tij “Dasma”…”.

Por në qoftë se ndonjë meskin nuk e zë gjumi gjersa të zgjidhë rebusin se përse Bilali bëri një poezi ku i thosh Kadaresë se:

Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës

dhe pse Kadareja për Bilalin ka thënë se talentin e ka ma të pakët se ambicjen, mendoj se para veprës së tyre këto s’kanë fare rëndësi. Mos të harrojmë se erdhëm nga një sistem që ngatërronte edhe zorrët e barkut. Me pëlqimin e profesor Arshi Pipës i dhashë për botim profesor Gjergj Zhejit librin “Subversion drejt konformizmit – fenomeni Kadare”. Miku im Ismail jo vetëm që s’m’u zemërua, por përkundrazi, gjatë një darke te “Rogneri” më pohoi se “kam gabuar me Arshi Pipën”. Po ashtu edhe Bilali ishte i kthjellët në domosdoshmërinë e bashkimit. Lexojeni artikullin e tij “A mund ta festojmë Ditën e Flamurit së bashku” tek revista që drejtonte “Krahu i Shqiponjës” dhe shihni si gjykon ai: “varet shumë nga urtësia dhe kurajua… që ne të mos zvarritemi drejt së ardhmes e drejt atdheut duke kafshuar njëri-tjetrin te brinjët, po që të ecim krahpërkrah, të ecim me kohën, dhe të gjejmë forma dhe mjete të kohës për të arritur qëllimet dhe idealet tona”.

Unë dhe kushdo nga ju e di mirë se i mrekullueshmi Dritëro Agolli të cilin e nderoj dhe e dua me gjithë shpirt, ka përkrahu gjithmonë talentet që shfaqeshin në qiellin tonë të letrave. Po ashtu ne e njohim mirë burrërinë e tij dhe faktin se ai duke qenë kaq bujar dhe njerëzor, s’para lë shteg për qortime. Por kur thotë për çështjen në fjalë se “Të vërtetën për Bilal Xhaferrin unë e di shumë mirë, por kaq them…” pasi atë ka vendosur ta thotë nëpërmjet kujtimeve pas vdekjes, besoj se nuk do të më keqkuptojë sikur t’i them miqësisht se ç’do të bëhet vallë sikur të rrojë siç e dëshirojmë, të gjithë njëqind vjet? Kë duhet të rëndojmë me dyshime? Ajo thënia e urtë se fjala dhe shigjeta e lëshuar nuk kthehen më pas, vlen edhe për kollosë si ai. Do isha i mendimit që gjërat të thuhen siç kanë ngjarë, e vërteta të dalë sa jemi gjallë, se pas vdekjes s’ka si të ballafaqohen qëndrimet e kundërta. Kjo përplasje mendimesh do ta forconte akoma më shumë unitetin e shkrimtarëve tanë, çka do t’i vlejë jo vetëm historisë së letërsisë por dhe mbarë popullit tonë. Vetëm ky qëndrim do t’i bënte Bilal Xhaferrit që tërë jetën luftoi për të vërtetën. Dialogët e të vdekurve le t’ia lëmë Lukianit. Po ashtu Fatime Kulli në këtë libër ka sjellë dhe kujtimet e ish-studentit Gjon Podja, i cili diskutoi dhe kritikoi i pari në atë promovim “Dasmën” e Kadaresë. Ai shkruan sinqerisht por ka një moment që duhet theksuar në interes të bindjes sime se Bilalit, ai diskutim iu shfrytëzua vetëm si pretekst për atë që qe përgatitur për të. Gjoni thotë në faqen 131 se “Falë Zotit shpëtova, se isha i mbrojtur nga tesera e partisë, kurse Bilali e pësoi ashtu siç e morëm vesh më vonë…”. Po të qe se mëria e ndëshkimit ndaj Bilal Xhaferrit do të ishte pasojë e kritikës që i bëri romanit të Ismailit, kush do ta kursente të gjorin student Gjon, kur ajo lloj partie s’donte t’ia dinte as për interesat e atyre që e krijuan vetë atë. Ajo parti fërkonte duart kur shkrimtari ynë i madh kritikohej duke dashur kështu ta nënshtronte. Vetë ai, Bilali e shumë e shumë intelektualë dhe shkrimtarë ishin nën vëmendjen e rreptë të policisë sekrete, po njëlloj. Faktorë rastësor, bënë që ata të kenë fate të ndryshme. Sidoqoftë diskutimi im mbetet i hapur. Rëndësi ka shkruarja dhe botimi i një libri për të. Puna për ringjalljen e Bilalit sapo ka nisur. Mundet që shërbimet e fshehta shqiptare, jugosllave ose të dyja së bashku, ashtu siç bënë me Jusuf Gërvallën me shokë, ta kenë vrarë atje larg në SHBA edhe Bilal Xhaferrin. Por të paktën me urtësinë, gjakftohtësinë, paanësinë dhe gjykimin e shëndoshë të mos lejojmë të na vrasin dhe kujtimin e të vërtetën për të dhe idealet e tij.

Mua më shumë më bren dyshimi për një tjetër gjë, ndofta edhe më e rëndësishme se kjo që dikutova: heshtja ndaj tij sot, çka lë të kuptosh se Bilal Xhaferrit ende nuk i është fshirë njolla e armikut. Prandaj le të vazhdojë kjo punë e lavdërueshme me botimin e tërë veprës së tij nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve me vënien e emrit të tij një shkolle a rruge, me bërjen e një busti, me futjen e pjesëve nga krijimtaria e tij në programet mësimore, me vendosjen e një pllake kujtimore tek ajo shtëpi ku ai jetoi me mjerim, mbi një minder dërrase, ku shtronte batanije të vjetër dhe për jastek vinte xhaketën e tij të dokut dhe me shpalljen “Qytetar Nderi” i Durrësit, qytet të cilin e deshi dhe ku e kanë kujtuar në çdo kohë me respekt e dashuri të veçantë.

Shpendi Topollaj

 

Vezhgim

Cila eshte gjuha zyrtare e shqiptareve?

Pyetje vertete e cuditeshme, aq me shume kur te gjithe e dime se ne Kushtetute eshte shenuar se gjuha zyrtare ne Shqiperi, eshte gjuha shqipe (Neni 14). Megjithate, dyshimet e para te fillojne sapo lexon ne rrugen e Shkodres, Tiranes dhe gjithe vendit, tabelat e reklamat e vendosura ne dyqane apo lokale te ndryshme. Me shume se shqip apo qofte edhe gjuhe e huaj, ato ngjajne me konklomerate gjuhesore qe tingellojne pak anlisht, pak frengjisht, italisht, gjermanisht por aspak shqip. Mania e vendosjes se emrave te huaj, edhe pse ne shqip te jepet nje mundesi e pafund e perkthmimit te tyre, ka ardhur ne fillim te viteve ’90 sic edhe shume fenomene te tjera, negative apo pozitive. Duam nuk duam ne, ne fuqi eshte akoma nje fjalor drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, i miratuar ne nje Kongres apo Konference te vitit 1972. Aty jane percaktuar qarte shume gjera dhe kujtojme se ai akoma vazhdon te jete ne fuqi. Kjo nuk vlen vetem per pronaret e kioskave, dyqaneve, lokaleve por edhe per mediat e shkruara, audio-vizive, gazetaret, zyrtaret etj. Gjuha Shqipe, vazhdon te jete e njesuar, persa kohe, nje trupe e specializuar, do te vendose ndryshe, ne baze te rregullave te miratuar qe ne vitin 1972.

Kjo eshte njera ane e medaljes. Duhet pranuar se shume pak popuj te tjere qofte edhe ballkanike, vete ne shqiptaret po lejojme tjetersimin e vlerave me te mira te trasheguara nga gjuha shqipe. Madje, tashme ne po kthehemi thjeshte ne njohes shume te mire te gjuheve te huaja, ndersa shqipen nuk e njohim jo me gramatike, por as perciptas. Per kete po sherbejne mjaft mire konkurset e ndryshme te shpllura per vende pune ne institucione te ndryshme shteterore, ne nivele qendrore e lokale. Edhe pse kerkohet nje kandidate per sekretare, perpara se ti kerkohet deshmi per njohje te thelle te gjuhes shqipe, i kerkohet fillimisht njohja e nje gjuhe te huaj, anglisht, frengjisht, gjermanisht apo e nje shteti te BE-se. Kjo ndodh ne nje institucion brenda kufinjeve shteterore, dhe kerkesa per gjuhen e huaj, behet per nje pozicion qe 90% te kontakteve i ka me shqipfoles. Mania e kerkeses se gjuheve te huaja ne CV, i kalon te gjitha parashikimet. Nje gazete kerkon nje korrektor letrar. Nje kerkese normale, eshte diploma ne degen e Gjuhes Shqipe, nderkohe qe nje kerkese e tille, zevendesohet me njohje te gjuhes angleze (?!). Ne te gjithe sektoret e te gjitha dikastereve, ne nivel lokal apo baze, kerkese themelore eshte njohja e nje gjuhe te huaj, mundesisht e BE-se. Madje, edhe per punesim te thjeshte si roje ne nje institucion, eshte njohja e nje gjuhe te huaj evropiane.

Fenomeni, eshte i njejte edhe per shoqatat apo institucionet e huaja, te cilat kane aktivitet ne Shqiperi. Nje pjese e konsiderueshme e tyre, edhe pas 14 viteve prani ne vendin tone, kerkojne si domosdoshmeri njohjen e gjuhes se vendit te origjines. Paradoksi me i madh, eshte se titullare te ketyre institucioneve, vazhdojne te flasin gjuhen e memes se tyre, edhe pse kjo ne nje vend tjeter, si Italia psh, nuk eshte aspak normale. Imagjinoni, sikur ne Itali, shefi i Bankes Botetore atje, te fliste gjermanisht (!?). Eshte e vertete sentenca qe “popujt e vegjel, mesojne gjuhet e popujve te medhenj”. Por ne rastin e Shqiperise, kemi te bejme me nje asmilim te bute qe po i behet gjuhes shqipe. Zgjidhja e problemit, mendojme se eshte shume e thjeshte. Aty ku nevojitet nje kontakt me te huajt, punen mund ta kryeje shume mire nje perkthyes. Ne fund te fundit, kemi te bejme me krenari kombetare. Jemi te sigurte se presidenti Moisiu, kryeministri Nano, kryetari Berisha, njohin shume gjuhe te huaja. Por asnjeri prej tyre, te pakten te 90% e rasteve, nuk e braktisin gjuhen shqipe ne te folur dhe punen e kryejne mjaft mire perkthyesit. Eshte koha qe edhe institucionet apo shoqatat e huaja, te cilat operojne ne Shqiperi, te zgjedhin njerez qe e njohin gjuhen e vendit tone ose kane deshire e aftesi ta mesojne. Mendojme se eshte shume me lehte te mesojne gjuhen shqipe 1000- 1500 te huaj qe jetojne e punojne ne Shqiperi, sesa mbi 150000 te punesuar ne adminstraten shteterore, dhe po kaq ne firma apo instuticione te huaja, te gjitha gjuhet e vendeve te Botes.

Ka ikur koha qe tashme, edhe pas 14 viteve, ta quajme veten provinciale nese nuk dime nje gjuhe te huaj perendimore. Kerkesa per njohjen e gjuhes se huaj perkatese, eshte e logjikshme nese nje shtetas shqiptar, punesohet ne nje perfaqesi diplomatike, e cila te gjitha marredheniet e veprimet kryesore te perditshme, i ka me vendin e origjines.

Nese vazhdohet me kete ritem, pas 10 apo 15 viteve, do te duhet te rikthejme perseri kurset e analfabetizmit per te mesuar gjuhen shqipe. Nese gjithcka behete ne emer te globalizmit, atehere pyesim po Gjermania, Italia, Anglia, Franca, ne cfare epoke jetojne, kur vetem 2-3% e ketyre popujve, njohin shume mire gjuhe te huaja pervec atyre amtare?

Edhe pas 14 viteve, akoma nuk e dime se cila eshte gjuha zyrtare ne Shqiperi, si une edhe shume te tjere!!!

 

Blerti DELIJA

 

MARRDHENIET VERI –JUG, TEME E NJE SEMINARI NDERKOMBETAR RINOR

Nga Niorti,  Arben Lagreta

Para pak ditësh, në Niort të Francës përfundoi punimet Takimi i 6-të Ndërkombëtar Rinor me temë “Marrdhëniet Veri-Jug drejt ç’farë globalizimi?”, organizuar nga organizata jofitimprurëse PIA (Peuples d’Ici et d’Ailleurs) me qendër po në këtë qytet.I pranishëm në këtë seminar ishte edhe drejtori i departamentit të media-s pranë OJF-së IRSH, me qendër në Shkodër.Gjatë gjithë javës së zhvillimit të këtij aktiviteti, të rinjtë e ardhur nga katër kontinente diskutuan, debatuan si dhe patën rastin të ndiqnin referimet e mjaft personaliteteve shkencore dhe publike, në lidhje me këtë temë të ndjeshme e të përbotshme…

Marrdhëniet tejet të ndërlikuara ndërmjet veriut të zhvilluar e të qytetëruar dhe jugut të prapambetur e të varfër në rang botëror janë trajtuar hollësisht para pak ditësh në Niort të Francës në një seminar rinor ose të gjashtin takim të tillë ndërkombëtar të organizuar nga organizata jofitimprurëse PIA.

Shtatëmbëdhjetë të rinj të të ardhur nga Shqipëria, Rusia, Azerbaixhani, Ukraina, Senegali, Kili etj patën rastin të njiheshin më mirë me këtë teme të rëndësishme e delikate, ndërkohë që refuzimi i vizave për disa të tjerë bëri që ky fenomen të shënonte një kapitull të veçantë edhe për vijimësinë e punimeve të seminarit.

Pas hapjes së punimeve nga presidentja e PIA-s, Liliana Coval pjesmarrësit në këtë aktivitet u përshëndetën edhe nga kryebashkiaku i Niortit.Më tej do të vijonin diskutimet e debatet të ndarë në dy grupe, frëngjishtfolësit dhe anglishtfolësit.Në të njëjtën kohë seminari tërhoqi edhe vëmendjen e mjaft drejtuesve lokalë sidomos me referimet e të ftuarve, shumica prej të cilëve qenë intelektualë me tituj dhe grada të ndryshme shkencore.

Ajo që u nënvizua në vija të trasha nga pjesmarrësit ishte se globalizimi përbën sot një formë të sofistikuar të centralizimit dhe të dirigjuar nga vendet e zhvilluara ndaj atyre afrikane, arabe, aziatike etj.Ndaj u shtrua si detyrë e domosdoshme sensibilizimi i opinionit publik ndaj përmasave të frikshme që po ndërmerr ky fenomen.

Deputetja e këtij rajoni, Genevieve Perrin-Gaillard u ndal më tepërt për kontributin gjithnjë e më të madh të Francës ndaj vendeve në zhvillim dhe sidomos ndaj atyre të kontinentit afrikan.

Ndërkohë pjesa më e madhe e kohës vijonte në punën në grupe ku të rinjtë ishin dhe më të lirë të shtjellonin mendimet dhe idetë e tyre ndaj procesit të globalizimit.

Gjithsesi, të rinjtë afrikanë, mbase dhe më të prekur nga globalizimi i këtyre marrdhënieje u dalluan për pjesmarrje aktive gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të tij, aq sa antropologu senegalez, Pierre Ba kërkoi që takimi i ardhshëm te zhvillohej në Senegal. Nga ana tjetër senegalezi Elie Sy, biznesmen me banim të hershëm në Francë, si dhe një ndër personat më aktivë organizatorë të organizatave jofitimprurëse në Niort, u tregua mjaft xhentil me dy të rinjtë shqiptarë pjesëmarrës duke u shprehur optimist edhe për futjen e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane me kontributin e pazëvendësueshëm të rinisë.

Ndërsa në fund të punimeve të këtij seminari të suksesshëm, Presidenti i Nderit të PIA-s, Bekir Gunes dha këtë prononcim: “Organizata jonë PIA ka tashmë 12 vjet që është krijuar në Strazburg.Objektivi ynë i hershëm është puna me rininë.Në këtë

sektor ne zhvillojmë çdo dy vjet takime të tilla ndërkombëtare.I sivjetmi është i gjashti dhe është mirëpritur sepse marrdhëniet Veri-Jug marrin rëndësi të veçantë në ditët e sotme.Kishte një pjesëmarrje cilësore të rinjsh të ardhur nga vende të ndryshme të botës.Ajo që ishtë interesante, është se reflektimi i të rinjve ishte i hapur ndaj publikut.Ajo që kërkojmë nga shtypi lokal vendas, nga siti në internet por edhe nga anëtarë të tjerë të PIA-s si ju është shpërndarja e informacionit edhe për të rinjtë në vendet tuaja.Në mbyllje të aktivitetit patëm mjaft propozime për zhvendosjen e takimit të ardhshëm në ndonjë vend tjetër…”

Punimet e këtij seminari u pasqyruan për disa ditë me hollësi nga gazeta e përditshme rajonale  “La Nouvelle Repoublique”.

 

Deputetja i thotë elektoratit në Shkodër të mbushin ujë me buljera në krua

Do bajmë rrugë të asfaltueme,

(Te Marlula).

Edhe ujin e pijshëm do sjellë,

Me bulera do ngarkoni,

Tek kroni.

Fmijt në shkollë të “Bardhajve”

Do mësoni.

Hajde-hajde! Or, Top Çanell

Fmijt tu qa për shkollë,

Na i jep.

Në shtëpi (kinema verore),

Mos t’vini.

Në Tiran, në Parlament,

Po qe se vini.

Merr me vete ndonjë bakshish,

Se nuk na prish.

Nuk po i dilet tu ba dua.

Tan kto ndërtime,

Kisha ka ba.

Guri i Zi filloi të digjet.

Rrenxi dhe Jubani, Gajdani-Rragami

Frigë të mos kini,

Venu vesh fjalëve t’mia

Ndoshta Zoti po dëgjon

Ah! Me kenë t’na vijë mbretnija

Haram e paçin paranë,

Paraja e plotfuqishme,

Që i nënshtrohen të gjithë,

Deputetë dhe ministra.

Hasan Kurtaj

 

KRISTO SOTIRI  – DEKANI I ARKITEKTURES SHQIPTARE

 (RRETH MONOGRAFISE SE AUTORIT KOCO MIHO)

Jo shume kohe me pare, kur i perhumbur shetisja ne sheshin madheshtor San Pietro, ne Vatikan, ku nje rast fatlum, lumturimi i Nene Terezes, me kish cuar, degjova mes asaj dalldie marramendese qe me kishte shkaktuar persosmeria gjeniale e gjithckaje qe me rrethonte, zerin e embel e te bute te kompozitores se vuajtur Dhora Leka qe me shoqeronte: – A e di o zoti poet enderrimtar, se Getja dikur ka thene  se “Arkitektura eshte muzike e gurosur?”

– Po moj e nderuara kompozitore  – ia ktheva – po ti a e di se dikush tjeter (F. H. Rajt) e quante arkitekturen e vertete, poezi, bile shtonte se “Nje ndertese e mire organike eshte me e madhja nder poemat”?

Ndihesha krenar ate dite, jo vetem pse shihja te realizuar gati ne menyre hyjnore idene e Papa Julit te dyte me 1506, per te shembur Baziliken e njohur e per te ndertuar me pas nje nga shtate mrekullite e botes se re, duke ia besuar fillimisht nje mjeshtri si Donato Bramante, per ta cuar pastaj gjer ne fund, nga viti 1514, kur ai vdiq , nje tjeter gjeniu, Raphael-it, qe per fat te keq mbylli syte ne moshen 37-vjecare, por edhe ngaqe gati ne te njejten kohe kur Filippo Brunelleschi perfundonte katedralen e Firences (oh sa kujtime zgjon ky emer) duke krijuar keshtu arkitekturen e nje epoke te re, duke bere qe per afro 500 vjet, arkitektet e Europes dhe te Amerikes te ndiqnin besnikerisht gjurmet e tij, Shqiperia i dha qyteterimit talente te paperseritshme si: Arkitekt Sinani, Sadefqar Mehmeti e Mehmet Isaja qe ndertoi nje tjeter mrekulli , Taxh Mahallin, per nder te gruas se bukur te Shahut te Indise, Mumtazese. Nuk eshte per t’u cuditur aspak, kur mendon se ata e ushtruan talentin e tyre jashte Atdheut. Pergjigjen per kete na e jep shume sakte Ernst H. Gombrich, i cili tek “Historia e Artit” te tij, pohon se “Ne Mesjete ishte dicka e zakonshme qe nje mjeshter i mire te kalonte nga nje shesh ndertimi ne nje tjeter…dhe pakkujt i binte ndermend te pyeste se c’kombesi kishte.” Kjo eshte arsyeja me sa duket, qe edhe pak me vone Luigji i 14-te, ftoi ne oborrin e tij ne Paris, Berninin e famshem per te projektuar pallatin e tij qe s’u ndertua kurre, per t’u zevendesuar nga pallati gjigand i Versajes (1660-1680).

Eshte e vertete se me se shumti popullit tone i kane munguar arkitektet e shkolluar. Por eshte po kaq e vertete se ndertimet tona ne shekuj u kane bere te huajve pershtypje te vecante. Dhe nuk kishte si te ndodhte tjetersoj, me nje popull qe ka nje trashegimi kulturore te rralle, me kenge perla, me valle aq te vrullshme, me veshje te cuditshme per nga qendisjet dhe ngjyrat, pra me nje popull me shije te theksuara artistike. Arkitekte te mirefillte ne patem gjate shekullit te njezete, ku nje vend te vecante ze padyshim Kristo Sotiri, per te cilin Koco Miho, njeri nga intelektualet me te shquar te qytetit tone, ne librin e tij “Shqiperia – veshtrim urbanistik”, shprehet: – “Kristo Sotiri , nga Pogradeci, ne nivelin e te dhenave te sotme historike, eshte specialisti me i hershem i diplomuar me arsim te larte qe ka vendi yne, pra dhe dekani i arkitektures shqiptare te ketij shekulli”. E me tej vazhdon: “Ne keto punime, shihet qarte se ai ka qene njohes i mire i arkitektures klasike, por edhe i asaj bashkekohese. Te ai misherohen fantazia e arkitektit, logjika e inxhinierit dhe ndjesite plastike te skulptorit”.

Por edhe pse merret gjate ne librin e tij, qe perqendrohet ne periudhen 1912 – 1944, me zhvillimet urbanistike dhe arkitektonike te Durresit, dhe per pasoje, me te respektuarin Kristo Sotiri, Koco Mihua, i kushton atij nje monografi me synimin e vetem qe shpalos ne parathenie:

“Shqiperia, kjo tok’ e jone e lashte, e varfer dhe e trazuar, per sfidat qe ka ndeshur ne fushen e arkitektures e te ndertimeve, i ka patur te numeruar bijte e saj te shquar, prandaj edhe me te shtrenjte per t’i gjurmuar, ndricuar, vleresuar e percjelle brezave te ardhshem, si pika referimi e si vlera te cmuara te kultures e te historise se vet mijevjecare”.

Eshte shfaqje humanizmi ne rradhe te pare shkruarja e nje libri per nje arkitekt, nga nje njeri i te njejtit profesion. Jo me kot latinet perdornin frazen e Horacit “Tractant fabrilia fabri”, pra “Zanatcinjte bisedojne per gjerat e zanatit te tyre”. Kjo ka ndodhur edhe me pare, me vete Kocon, kur i mirenjohuri arkitekt, poet e perkthyes Petraq Kolevica, ne librin e tij “Arkitektura dhe Diktatura”, botuar me 1997, pasi e vlereson Koco Mihon qe e kishte gjetur kryeinxhinier ne Ndermarrjen e Projektit, burre te mencur qe e kuptonte se duhej nderruar rruga, shkruan: “Atehere mua me dhane te projektoja nje kopesht femijesh per ne Vlore dhe Koco Miho me tha te kisha parasysh si model nje foto te nje objekti te tille, nese s’gaboj, te ndertuar ne Kaliforni. Mua me dukej cudi qe ma thoshte ai kete e me bente te mendoja se kishte ardhur koha per te dale nga kornizat e arkitektures sovjetike te imponuar deri atehere.

Pothuajse njekohesisht Koco Miho kembengulte te projekti i nje banese qe bente ark. Aleko Rafaeli ne Bulevardin e Tiranes (perkundrejt Hotel Arberise) qe te vinte formen karakteristike te ballkoneve te nje ndertese suedeze (nese nuk gabohem te arkitekt Sen Markelius.)

Te gjitha keto ishin shenja se po perendonte nje periudhe dhjetevjecare projektimi te gabuar.

Kur Vitruvius kodifikonte konvencionet e arkitekteve greke e romake nuk kishte sesi ta merrte me mend se “ne asnje fushe tjeter, konflikti midis kerksave te patroneve dhe idealeve te artisteve nuk qe me i dukshem se sa ne fushen e arkitektures”.

Dhe ky konflikt sa absurd aq edhe i demshem, behet edhe me i mprehte ne shtetet diktatoriale e sidomos atje ku komunizmi mashtronte dhe shtypte popuj te tere. Ndoshta rasti i Maks Velos eshte me tipiku, por askush nga arkitektet tane nuk e ndjente veten te lire e te sigurt per te bere dicka qe do t’i nderonte para brezave qe do te vinin, pasi duhej te zbatonin keshillat idiote te partiakeve medioker. Kesaj trysnie nuk i shpetoi as arkitekt Sotiri, pas clirimit vendit deri ne vitin 1953 kur nderroi jete, pasi ai konsiderohej me nje te shkuar te dyshimte nga qe ishte i lidhur  – sic thuhet ne liber – me qarqe aristokrate, ndaj dhe duhej ngarkuar me pune nga me te veshtirat te sektorit te ndertimit te rrugeve, portit etj. edhe pse kishte aftesi te jashtezakonshme dhe pervoje te madhe. Por duhet thene se neqoftese ai nuk e pati vitet e fundit sadisfaksionin e merituar, ne periudhen e Rilindjes dhe te Pavaresise, iu gezua veprave madheshtore dhe unikale qe projektoi vete.

Tek profili biografik, autori Koco Miho, pasi flet per prinderit e Kristos, Vangjelin dhe Sofien, pershkruan shkurtimisht vitet e femijerise se tij, shkollimin ne Tulca dhe Galaci, qytete rumune, ku kishte emigruar familja e tij.

Djale me interesa te gjera, me pas ai zgjedh Italine per te vazhduar studimet e larta dhe regjistrohet ne Universitetin e njohur te Padova-s, ku qe nga viti 1322 qe frekuentuar nga kolose si Dantja, Petrarka, Tasso, etj., ishte degjuar nder leksione zeri i Galileut qe vdiq me bindjen “Eppur si muove”.

Ketu ne vitin 1898 Kristo Sotiri diplomohet inxhinier ndertimi, mirepo ambicjet e tij ishin me te medha.I joshur nga magjia e Venecias, e cila edhe pse e kish pranuar me vone se qytetet e tjera italiane stilin e Rilindjes, perseri i dha atij nje shkelqim e ngrohtesi te papare gjer atehere, cka te kujtonte madheshtine e qyteteve mbreselenese te epokes helenistike, Aleksandrise dhe Antiohise, nis nje fakultet te dyte ne Akademine e Arteve te Bukura Mbreterore.

Eshte e lehte te merret me mend se c’pershtypje i ka bere studentit shqiptar Biblioteka e San Marco-s, veper e fiorentinasit Jacoppo Sansovino (1486-1570) qe u be simbol i artit venedikas te Cinquecento-s dhe ndertimet imponuese te nje plejade te tere arkitektesh mjeshterore. Mendoni se si eshte ndjere ai dhe se si i eshte perndezur imagjinata per te bere gjera te bukura ne vendin e tij te varfer, kur eshte perballur me pikturen e altarit te Giovanni Bellini-t (1431-1516) ne kishen e San Zaccaria-s, kur ka ndaluar perpara  “Shtrengates” te Giorgone-s (1478 – 1510) dhe i ka ngulur syte drites misterioze te vetetimes, kur gati sa s’ka biseduar me portretet e Titiani-t (1485-1576) ne nderim te te cilit, vete Perandori i Madh Karli i Peste do te ngrinte penelin e hedhur prej tij.

I virtytshem dhe i kulturuar, Kristo Sotiri ishte plotesisht i denje qe te dashuronte dhe te merrte grua Bianca Maria Querinin, pinjolle e nje familjeje qe kishte nxjerre dozhe e kardinale. Ketu ai e ve veten ne prove duke u aktivizuar ne restaurimin e Kishes se Santa Maria della Salute, ku sipas drejtorit te punimeve ark. Domenico Rupolo, dallohet per perkushtim, inteligjence dhe ndershmeri. Ne vitin 1926 ai vendoset ne Durres familjarisht dhe punesohet ne zyren e puneve botore. Pas gati tre dekadash martese i vdes e shoqja e me kalimin e dy vjeteve ai martohet me vajzen nga Tirana qe e kish origjinen nga Kosova, Juliana Kacinari, me te cilen pati dy djem, Salvatorin dhe Vangjelin.

Kur vendi u pushtua, Kristua u pushua nga puna, cka flet qarte per ndjenjat e tij antifashiste dhe atdhetarizmin e tij.

Koco Miho eshte perpjekur te na jape permbledhtazi tere vepren e arkitekt Sotirit, si ne Itali, Rumani, kur ai punoi ne oborrin e mbretereshes Carmen Silva, e vende te tjera. Por une do te permend vetem projektet e ndertimeve qe ai beri ne vendin tone si:

Ne Tirane – ndertesa e Abdi Toptanit, ndertesa e ish-Bibliotekes Kombetare, pallati i princeshave, Bashkia, hotel Internacional etj.

Ne Korce – Kisha e Vlleheve dhe plani i rindertimit te Kishes se Mitropolise.

Ne Durres – Vila e Zogut (1926), Bashkia, Vila ne Plazh, vila personale e quajtur Vila Lule, banesa familjesh te njohura, qe po t’i shtosh arkitekturen e vecante te mauzoleut te deshmoreve, i kane dhene qytetit tone nje profil mjaft dinjitoz.

Autori Koco Miho, jeteshkrimin e arkitekt Kristo Sotirit, e ka alternuar me shume fotografi, dokumente, fragmente gazetash te kohes dhe kujtime shokesh qe e kane njohur ate burre te veshur me kostumin e tij blu e borsalinen e zeze, me karafilin e kuq ne jaken e xhaketes e cigaren Diamant ne buze, me trupin e beshem ballin e larte e syte enderrues, i cilter, optimist, i shoqerueshem, aktiv, qe i bente per vete njerezit me pranine dhe sjelljen e tij, i apasionuar pas profesionit, aspak materialist dhe gjithmone ne humor.

Njekohesisht me shume kompetence, Kocua, ne kapitullin “Reflektime mbi vlerat krijuese” na paraqet qartesisht vlerat profesionale te punes se arkitektit Sotiri, shpesh edhe duke abstraguar per arsye te kuptueshme, gje qe si njeri me pervoje dhe me intuiten qe i kane dhene detyrat qe ka kryer, deri kryearkitekt i Tiranes, kur i duhej te gjente zgjidhje adeguate pas punes se Armando Brasinit e Floreano de Faustos, e ka realizuar me se miri.

Sa qe gjalle Kristo Sotiri provoi edhe shijen e hidhur te zhgenjimit. Keshtu ai me dhimbje perjetoi prishjen e Viles Presidenciale ne Durres, si dhe shembjen e Kishes se Vlleheve ne Korce nga termeti i vitit 1931. Por ne qofte se keto prishje ishin disi te perligjura, nuk dime se cdo te provonte ai sikur te shihte ate qe pame une dhe miku im Bashkim Kopliku para tri javesh, kur per te nderuar kujtimin e tij shkuam te vila mbreterore ne Shiroke (ish-kampi i pioniereve) dhe e gjetem te shkaterruar nga marria e atyre njerezve qe duhej te krenoheshin me te. Kishin kaluar luftra e pushtime dhe ajo s’qe prekur. Por me sa duket historia kishte kapriciot e veta dhe ajo shprehja se ate qe nuk e bene barbaret, e bene barberinet, nuk vlente vetem per Urbanin e 8-te.

Ajo qe bie ne sy ne kete liber te Koco Mihos eshte se ai me shume zhdervjelltesi dhe pa rene ne moralizime, pervec se arkitekt me cilesi te admirueshme, na e paraqet protagonistin e tij njeri me karakter te forte e te qendrueshem e mbi te gjitha me dashuri te pashoqe per Atdhe. Po te evokojme kohen dhe vendin ku studioi Kristo Sotiri, pra Italine e arkitekteve, piktoreve, skulptoreve, poeteve e muzikanteve te paarritshem, profilin e tij, mundesine e punesimit dhe te berjes se nje jete me te mire dhe sidomos martesen me nje vazje te nje familjeje me emer, nuk ka se si te mos vleresojme kthimin e tij familjarisht ne Atdhe. Nje intelektual i permasave te tilla, e beri nje zgjedhje te tille me vullnet te lire dhe pa u ankuar asnjehere. Ai ishte nga vendi i Lasgushit dhe Mitrushit dhe per te nuk kishte gje me te bukur se Liqeri i Poradecit dhe me te shenjte se Shqiperia. Ai eshte qytetar Nderi dhe njeri i Shekullit, por kam bindjen se me shume se ofiqet, atij i mjafton ai kryqi mbi varrin e tokes se dashur te Durresit, te cilin e donte me gjithe zemer dhe i sherbeu me aq devotshmeri, por qe edhe ai nuk do ta harroje ate kurre, por do ta kujtoje si nje nga bijte e vet me te dashur.

Sami Gjoka

 

Shqipëria ka nevojë për një gjenerate të re në politikë

Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, çfarë rëndësie kanë senaca të tilla për lëvizjet civile në Shqipëri?

Erion Veliaj: Besoj që rëndësia është e dyfishtë, qoftë për lëvizjen Mjaft, qoftë për vetë Shqipërinë. Që nga viti 1996 nuk ka patur një senacë të tillë dëgjimore për Shqipërinë, që nga viti 1997, nuk ka pasur asnjë raportim për Shqipërinë në këtë komision. Besoj që futja e Shqipërisë në axhendën e një agjencie të tillë është një shenjë pozitive e faktit që po hidhet një interes mbi Shqipërinë. Nga ana tjetër është konfirmim i një fakti tjetër, që lëvizjet qytetare po bëhen tashmë një faktor me më shumë kredibilitet, për t’u dëgjuar nga agjenci të huaja se sa vetë partitë politike. Në mënyrë rutine janë përfaqësuesit politikë ata që zakonisht marrin pjesë në seanca të tilla dhe një ndryshim i tillë do të thotë është një inkurajim për punën që po bëjmë.

Zëri i Amerikës: Le të ndalemi më tej tek roli, tek puna e organizatave civile. Një nga kritikat e vazhdueshme që i janë bërë Shqipërisë në të kaluarën është se politika është ajo që dikton gjithshka në jetën e vendit dhe roli i shtypit, që është mjaft i rëndësishëm, ose roli i shoqërisë civile, që është po ashtu tejet i rëndësishëm, nuk ka qënë në nivelin e duhur. Organizata që drejtoni ju ka qënë tepër aktive kohët e fundit. Sa ka ndryshuar gjendja në Shqipëri përsa i përket rolit të organizatave civile?

Erion Veliaj: Besoj se ka ndryshuar mënyra se si e përcaktojmë shoqërinë civile. Në qoftë se më përpara shoqëria civile njihej si grupimi, apo bashkësia e OJQ-ve (organizata jo-qeveritare), tashmë shihet si një fushë ku luan edhe qytetari i thjeshtë. Ajo që lëvizja Mjaft ka arritur në Shqipëri, ndryshe nga një organizatë stereotipike jo qeveritare, ka qënë dhënia e aksesit të qytetarit të thjeshtë për të marrë pjesë në proceset e ndryshimit të vendim-marrjeve, qoftë në protestat që kemi organizuar, qoftë në debate me parlamentin, qoftë në takime të ndryshme me ligjvenës, pra në një farë mënyre kemi arritur të çmitizojmë paprekshmërinë e klasës politike. Tashmë këto janë gjera për konsum të përditshëm nga debati qytetar. Dhe kjo besoj që ka qënë arritja më e madhe, kjo shkundje e apatisë qytetare.

 

Zëri i Amerikës: A jeni i kënaqur me ndikimin që ka patur lëvizja juaj deri tani?

Erion Veliaj: Them që lëvizja Mjaft mund të kishte bërë shumë më shumë për një vit jetë sa ka pasur. Megjithatë duke pasur parasysh situatën ku veprojmë, mentalitetin në të cilin operojmë dhe ato arritje që nuk kanë qënë të pakta, qoftë me ato që kanë rezultuar në ulje çmimesh të mallrave të konsumit të përditshëm, të energjisë elektrike, të telekomit, të çmimit të bukës për qytetarët, kalimi i ligjeve si rritja e buxhetit të arësimit, ndëshkimi i zyrtarëve të dhunshëm apo të korruptuar, si në rastin e ish Ministrit të Rendit, besojmë që kanë qënë disa arritje jo të vogla të lëvizjes Mjaft. Megjithatë gjithmonë ka vend për më shumë. Një ga mallrat për të cilat ka bollëk Shqipëria janë problemet e pafund.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë, ose sa e lehtë është për lëvizjen tuaj, për t’i shpëtuar ndikimit politik, që të mos bëheni pre e trysnisë politike?

Erion Veliaj: Besoj që është relativisht e vështirë në një vend, siç e quan një shkrimtar i njohur shqiptar, “me tre milionë kushërinj”, çdo gjë bëhet në klika shumë të ngushta, është relativisht e vështirë të jesh larg këtyre ndikimeve. Dhe duke patur parasysh se çdo gjë është e lidhur me politikën, çdo gjë është e lidhur me parlamentin, me qeverinë. Mënyra si organizohen mjetet tona të përditshme, ka të bëjë me mënyrën se si merren vendimet në qeverisje, kështu që nuk mund të jesh steril ndaj ndikimeve dhe imputeve që merr nga klasa politike. Por ajo që kemi arritur të bëjmë, është që ne kemi qënë të fokusuar në punën që po bëjmë, në dallim nga shumë grupime politike që janë për zgjidhje globale, të natyrës “largohuni ju të vijmë ne”, ose “ju s’vini se ju keni dëshmi të keqe, duhet të qëndrojmë ne”, kemi punuar që të kapim një problem të caktuar, në një kohë të caktuar, për t’i dhënë një zgjidhje të kënaqshme. Kjo besoj ka qënë strategjia që na ka dhënë si syuksesin, ashtu dhe na ka ruajtur nga ndikimet të tilla. Apeli konstant që i kemi bërë klasës politike është ajo që kemi thënë këto ditë në takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, të Kongresit apo të Senatit, është nevoja urgjente për pjesëmarrjen e një klase të re në politikë, ose të një gjenerate të re në politikë. Përveç Gjeorgjisë, që ishte vendi i fundit në Evropë me Shevernaxen, monolitët e politikës shqiptare nuk kanë ndryshuar që nga viti 1991.

Zëri i Amerikës: A mos është kjo ide paksa utopike për të lindur një klasë të re politike në Shqipëri, kur politikanët tashmë janë aty dhe me përvojë? A është kjo e mundur në realitet?

Erion Veliaj: Ishte po aq utopike në Gjeorgji, ku Shevernaxe ishte më se i stabilizuar. Unë nuk besoj që lëvizja Mjaft ka vuajtur nga idealizmi i tepërt. Madje ka qënë ky idealizëm që na ka çuar në këtë pikë ku jemi sot. Në fillimet tona, para një viti, shiheshim si një grup djemsh dhe vajzash idealistë. Sot kemi respektin e një grupi që realisht sjell ndryshime. Kështu që nuk besoj se gabojmë që pretendojmë një ndryshim të këtij lloji. Në fund të fundit, do të ishte fataliste, në mos utopiste të pranonim që Shqipëria nuk mund të prodhojë mall më të mirë në tregun politik se sa ata që kemi sot.

Zëri i Amerikës: Ka kritikë në Shqipëri që thonë se qeverisë socialiste i ka ikur e drejta morale për të qeverisur për shkak të problemeve të shumta, të përçarjes së saj, të korrupsionit zyrtar, për të cilin Shqipëria është kritikuar shpesh. A mendoni se vendi po shkon sot drejt zgjedhejve të reja?

Erion Veliaj: Nuk më takon mua të them. Kuptohet janë shumë palë që interesohen në zgjatjen e afatit të zgjedhjve. Kjo do t’u japë shumë kohë qoftë për fushatat elektorale, qoftë për riorganizime të brendshme, qoftë për performanca të minutës së fundit për të ndryshuar ndoshta mendimet e votuesve. Unë besoj se më shumë se zgjedhje të reja, Shqipëria ka nevojë, ose klasa politike ka nevojë, të debatojë për çështjet konkrete që prekin qytetarët. Në qoftë se jeta në Shqipëri kalendarizohet nga njera zgjedhje tek tjetra, kemi humbur davanë e asaj që quhet dialogu dhe debati politik. Kështu që ne si lëvizje kemi preferuar më shumë të shqetësohemi për problemet akute që po kalon vendi, se sa kur janë zgjedhjet e ardhshme. Patjetër janë etapa që ndryshojnë rrjedhën e vendit. Megjithatë duket sikur jetojmë brenda një kafazi i cili përcaktohet vetëm nga një zgjedhje tek tjetëra dhe në shumicën e rasteve vëmendja ndaj problemeve të caktuara politizohet kryekëput me rezultatet e zgjedhjeve.

 

Eduard Selami: U takon lojtarëve politikë në Shqipëri të vendosin, nëse duhet t’i kthehem jetës politike

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, nuk e përjashton mundësinë e rikthimin në jetën politike shqiptare, por thotë se nuk ka marrë ndonjë ftesë konkrete. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha të martën se u takon grupimeve politike që të vendosin për një gjë të tillë, pasi ata janë lojtarët kryesorë. Zoti Selami ishte i ftuar në seancën për Shqipërinë që organizoi Komisioni Amerikan i Helsinkit.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, ju ndoqët seancën për Shqipërinë të organizuar nga Komisioni i Helsinkit dhe ju i ndiqni me siguri zhvillimet në Shqipëri. Si mendoni se është situata në Shqipëri aktualisht dhe çfarë doli nga kjo seancë, sipas mendimit tuaj?

Eduard Selami: Në radhë të parë unë dua të falenderoj Komisionin e Kongresit, Senatit amerikan për këtë seancë e cila drejton vëmendjen drejt Shqipërisë dhe siç e ndoqët edhe ju, siç pata rast ta ndjek edhe unë, Komisioni ka shqetësimet e veta për situatën në Shqipëri. Duke vlerësuar arritjet që janë bërë, njëkohësisht theksoi edhe vështirësitë që ka dhe në radhë të parë dhe kryesorja, rëndësinë që kanë zgjedhjet e vitit 2005 për proceset demokratike në Shqipëri. Shqetësimi kryesor i Komisionit është që 2005-a është një test shumë i madh për demokracinë në Shqipëri dhe nuk duhet të përsëritet 1997-a kur Shqipëria bëri një hap shumë të madh mbrapa, pas atij fillimi jashtëzakonisht të suksesshëm të demokracisë në fillim të viteve 1990.

Zëri i Amerikës: Nga pozita që ju i shikoni zhvillimet në Shqipëri, konfliktet atje politike dhe se si zhvillohen ngjarjet atje, cili është mendimi juaj për situatën aktuale në Shqipëri?

Eduard Selami: Natyrisht që unë jam i zhgënjyer që një pjesë jo e vogël, mbase pjesa më e madhe e energjisë politike në Shqipëri, derdhet duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke u grindur me njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë unë jam optimist dhe mendoj që Shqipëria nuk do të përsërisë 1997-ën. Siç e përmenda pak edhe në fjalën time, unë kam besim që pozita do të koncentrohet në mbajtjen e premtimeve për të cilat është votuar, sepse në fund të fundit ai është qëllimi kryesor dhe nga ana tjetër unë kam besim tek opozita, ka sinjale pozitive që ajo do të hartojë një platformë tërheqëse dhe që do të arrijë të ketë sukses në zgjedhjet e ardhshme.

Zëri i Amerikës: Juve a jeni përfshirë tek kjo platformë tërheqëse, keni ndonjë plan që ju vetë të kontribuoni përsëri në jetën politike shqiptare?

Eduard Selami: Akoma asgjë konkrete, por …

Zëri i Amerikës: A keni patur ndonjë ftesë?

Eduard Selami: Jo konkretisht, ftesat kanë qenë më tepër në distancë, por mendimi im është që është e rëndësishme që grupimet që janë atje dhe lidershipi i atjeshëm të vijë në atë konkluzion, sepse ata janë lojtarët kryesorë.

Zëri i Amerikës: Juve i keni bërë të ditura mendimet tuaja atje, përmes kontakteve tuaja me kolegët tuaj?

Eduard Selami: Kontaktet e mia nuk kanë qenë kontakte të rregullta, por ky ishte një rast, dëshmia që mbajta këtu ishte si të thuash mënyra e kontaktit dhe e bërjes publike të mendimeve të mia.

Zëri i Amerikës: Njëri nga mendimet që ekziston në politikën shqiptare, më saktë jo në politikën shqiptare, por më shumë në jetën civile shqiptare dhe mbase edhe në disa qarqe ndërkombëtare, është që konflikti politik në Shqipëri është përqendruar tek dy persona: zoti Fatos Nano dhe zoti Sali Berisha, megjithëse edhe Partia Socialiste ka problemet e veta brenda saj. Cili është mendimi juaj? A duhet të vijë një brez i ri politikanësh? Ka kaq vjet që flitet për këtë. A mendoni se ka ardhur momenti për një ndërrim të udhëheqjes të partive kryesore politike në Shqipëri?

Eduard Selami: Unë mendoj që këto janë probleme të cilat u takojnë vetë partive për të vendosur për këtë gjë. Për mendimin tim këto janë probleme që u takojnë partive përkatëse të tyre, jo individëve. Po të marr anën e Partisë Demokratike që unë kam drejtuar në bashkëpunim me zotin Berisha, unë pa dyshim vlerësoj kontributin e tij për demokracinë. Asnjeri nuk është i përsosur, por mendoj që ai është lideri legjitim i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe unë i qëndroj atij mendimi dhe e respektoj atë si një lider të zgjedhur të Partisë Demokratike.

 

Nr. 62 i gazetës në print

0
Zgjedhje për zgjidhje apo zgjidhje për zgjedhje

Kjo pikëpyetje retorike shtrohet sot në arenën politike shqiptare. Deri para pak ditësh kërkesa për zgjedhje të parakohëshme ishte më shumë se një tezë e opozitës, ofrohej prej saj si domosdoshmëri për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është pllakosur. Po ajo që kërkon opozita çfarë mund të jetë vallë. Përtej arsyeve që parashtrojnë nga foltoret politike eksponent të Partisë Socialiste duke se fshihet një argument shumë më i fortë, madje diçka krejt tjetër. Fakti se ajo që kërkon zgjedhje të parakohëshme është pozita, ajo që ka pushtetin që nga viti 1997, tregon se ajo ka vendosur të ndërroj taktikë. Kjo për shumë arsye, por ndër më të ngutshmet është mosdhënja kohë e pretendentëve të tjerë për territore të pushtetit, të përgatiten për 2005, vit kur datojnë zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo betejë politike e pozitës, për nga densiteti dhe shpejtësia e reagimit, dëshmon panikun që ka mbërthyer kampin rozë nga mundësia e një sfide të vështirë më të cilën do të duhet të përballet në zgjedhjet e vitit 2005. Meta dhe vendosmëria e tij për të braktisur PS është një nga tërmetet më të rënda që po provon politika socialiste. E ashtuquajtura shumicë bllokuese në Parlament, është arsye që pretendohet nga zëdhënësit politik të Partisë Socialiste. Por jo më pak detyruese për të afruar zgjedhjet në një kohë të paparashikuar nga palët që kërcënojnë, është dhe lëvizja e prëzantuar nga pretendenti i Fronit Mbretëror, Leka i parë. Krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme si kusht i faktorit ndërkombëtar. E pse jo dhe revanshi politik i opozitës, një opozite që ka akumuluar për shtatë vite radhazi një dëshirë patologjike për të ardhur në pushtet.

Megjithë përpjekjet e socialistëve, të cilët pretendojnë tek kapacitetet e tyre, nëpërmjet makinacioneve politike, tradita karakteristike të ofruara nga ana e tyre si alternativa të kohës, qoftë dhe së fundi loja me tëzën e zgjedhjeve të parakohëshme, për të mos u larguar duke zvarritur mandatin e tyre të dytë në pushtet, ekzistojnë pak shanse se kjo të ndodhë realisht. Pak a shumë ne nuk kemi një realitet të prekshëm të një sfide zgjedhore, vetëm duke patur si fakt atë prezantim të PS bën për zgjedhje.

Duke marrë në konsideratë edhe disa deklarata të ditëve të fundit, që vijnë nga kampi rozë, për të pohuar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohëshme në vjeshtë. Fillimisht “Zëri i Popullit”, më pas njeriu që thotë gjithshka pa thënë asgjë, Bardhyl Agasi, e më pas edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, të cilat kanë rrahur në një pikë, për të mos thënë se kanë qënë thjeshtë kalim i një protokolli politik nga një eksponent tek tjetri nuk përjashtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kjo edhe për fakti se PS është më seriozë dhe më kërkuese për të mbajtur në vijimsi rrjedhën politike, me të cilën prezantohen, ndryshe nga PD, së cilës megjithë argumentat dhe përkrahjen brenda dhe jashtë vendit ajo nuk ka mundur që fjalët t’i bëjë vepra.

Një zgjidhje e tillë do i voliste jo pak PS-së. Së pari ajo reduktonte në minimum kohën e nevojshme të përgatitjes që i duhet forcës tjetër politike që po lind brenda saj, LSI-së së Ilir Metës, për të hyrë në garë. Gjithashtu ajo do të shkurtonte kohën e ndarjes me publikun që PS po paguan si pasojë e qeverisjes pa fryte dhe plot skandale të Fatos Nanos.

Ajo mund të kompaktësonte vetë grupin parlamentar të socialistëve dhe mund të vinte rregull brenda koalicionit të majtë të shndërruar në një Kullë Baliloni.

Por, më kryesorja zgjidhja për të shkuar drejt garës elektorale të parakohshme mund të konsiderohej edhe një hap i guximshëm. Dihet nga të gjithë që BE e ka kushtëzuar vazhdimin e procesit të integrimit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të njëjtën gjë bëri së fundi edhe NATO në samitin e Stambollit, ndërkohë që këtë kërkesë po përsërit prej kohësh SHBA, për të pasur marëdhënie të mira me Shqipërinë. Nëse PS është vërtet e angazhuar për zgjedhje të ndershme, ajo do të ishte e interesuar vërtet t’i shpejtonte ato. Kështu do ti kursente shqiptarëve kohën e humbur të proceseve integruese duke e hapur rrugën që gjithshka të fillonte për së mbari pas vjeshtës së ardhshme.

Por, nuk është kjo me sa duket arsyeja e vërtetë së përse krerët socialistë kanë hedhur në treg këtë ide. Nga të katër arsyet e përmendura më lart, Sekretari i përgjithshëm, Ruçi përmendi vetëm njërën. Duke dalë dje, përpara gazetarëve, ai theksoi pak a shumë se në një moment kur PS i ka mandatet, por nuk i bën dot numrat dhe kur e njëjta gjë ndodh edhe me mazhorancën të cilës i mungojnë aleatët, nuk ka se si të mos hidhet hipoteza e zgjedhjeve të reja. Kjo logjikë, megjithëse minimaliste, mund të ishte e besueshme nëse një gjë e tillë ndodhte për herë të parë. Por për fat të keq, këtë rradhë, Gramoz Ruçi trgohet i pasinqertë. i pasinqertë për shkak se një mosaprovim ligji (si ai për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë) socialistëve nuk i ndodh për herë të parë. Vitin e kaluar ata e mbajtën për mëse pes muaj qeverinë e tyre pa mazhorancë. Atyre iu rrëzuan tre ministra me votime dhe megjithëse kriza ishte më e madhe, megjithëse numri i deputetëve të pabindur si brenda PS si në rradhët e aletaëve ishte më i madh, as Gramoz Ruçi as ndonjë hierark socialist pranë tij nuk flisnin për krizë, për mandate të paplotësuara dhe çuarje të vendit në zgjedhje. Pra përse ky argument që nuk ishte i vlefshëm atëherë, bëhet relevant tani?

Më shumë se gjithshka kjo pyetje dhe ky episod të bëjnë të dyshosh se PS ka argumenta të fortë dhe bindës për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Në fakt ajo i trembet atyre. Por duke u fshehur pas gishtit, po kërkon të eksportojë frikën e saj tek të tjerët. Pra të trembë kundërshtarët e rij që po lindin brenda të majtës me befasinë e një gare të shpejtë elektorale.

Nëse do të ishin nisur nga qëllime fisnike si ato të përfundimit të një krize të zgjatur, apo ato të integrimit, socialistët do ti kishin provokuar më parë këto zgjedhje. Por deri më tani ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Atë të kacavjerrjes pas pushtetit, duke lënë mënjanë garën europiane, duke lënë mënjanë reformat dhe luftën kundër krimit e korupsionit. Ata vetëm po vegjetojnë nën trysninë e një ideje tashmë të përhapur gjerësisht për t’i vjelë sa të munden edhe një vit, të gjitha përfitimet e pushtetit. Dhe një forcë e tillë, e kapluar nga kjo psikologji, gjënë më të vështirë që ka, është të ndërrmarë veprime të guximshme si zgjedhjet e parakohshme. Gjithsesi ku ka zë s’është pa gjë thotë populli. Po le besojmë se ky zë nuk do të jetë vetëm një manovër politike e PS, por diçka më shumë, gjë e cila është e vështirë se mund të ngjasë në një vend si Shqipëria, ku klasa politike gjithçka dhe për çdo gjë I jep kahje për nga interesat e tyre për pushtet.

Nga Albert Vataj, Sokol Pepushaj

Për një Shqipëri pa diktaturë

Po, edhe demokrati Aldo Rrok Guri, lindur në qytetin bastion të antikomunizmit shqiptar, Shkodër, më 17.12.1979, anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike qysh më 1991, sipas dokumentit të kësaj force politike me numër protokolli 10/4, duke qenë se ka investuar, se ka dhënë kontribut për një shtet pa dhunë e padrejtësi njerëzore, duke qenë komisioner në zgjedhjet e PD-së, është kërcënuar seriozisht për t’u eliminuar fizikisht. Aldo Guri është shquar në protestat e demonstratat politike antikomuniste. Veçojmë si më pikantet 14 janarin 1990, 16 qershorin 1990, 13 dhjetorin 1990 dhe 2 prillin 1991. Si një anëtar e veprimtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, sipas dëshmisë zyrtare të kësaj shoqate me numër protokolli 996, jeta e tij ka qenë tejet e rrezikuar nga komunistët, ku është keqtrajtuar në demonstratën e 2 prillit 1991, ku edhe në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri, në vitin 1990 kish kontribuar në hapjen e kishës katolike, ku më 1997, në atë vit të zi, kur bandat e partisë në pushtet me dhunë e armë uzurpuan pushtetin duke instaluar diktaturën, ai kishte investuar me kontribut të madh për ruajtjen e institucioneve të shtetit. Forcat e errëta të sigurimit të shtetit e kanë keqtrajtuar. Por, ky shtet është i lidhur me grupe anarshiste. Kështu nga të rrahurat barbare nga persona të paidentifikuar akoma nga organet e rendit, Aldo Guri është shtruar në Spitalin e Shkodrës ku ka marrë kurim nga data 19.12.2003 deri më 20.12.2003, me diagnozën comotio cerebri.

Ky djalosh, fotografinë e të cilit po e botojmë, duroi sa duroi dhe kur e pa se nuk kishte shpresë t’i shpëtonte vrasjes, u detyrua të braktisë vendin e vet.

Denada Kraja

 

Kërcënohet jeta e demokratëve

Fran Shkambi, ish-kryetar i “Unionit të Pavarur Studentor”, Shkodër. I diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Me bindje të djathta, anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, sekretar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, zona nr.4. U rrit dhe u edukua në një familje me parime demokratike dhe bashkëkohore, pavarësisht persekutimeve dhe përndjekjeve të herëpashershme. Babai i tij arrestohet dhe dënohet dy herë gjatë regjimit monist, për motive politike, por arrin të skalitë tek i biri ndjenjën e atdhedashurisë dhe të përparimit.

Gjatë viteve të shkollës së lartë shquhet si veprimtar i mbrojtjes së flaktë të të drejtave studentore. Për këtë arsye, në vitin 2002 me shumicë votash, zgjidhet nga studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Kryetar i Unionit të Pavarur Studentor në Shkodër. Në atë kohë UPS Shkodër ishte bërë vegël e politikës dhe studentët përdoreshin nga partitë për të realizuar qëllimet e tyre. Menjëherë pas marrjes së mandatit dhe zgjedhjes së stafit të tij, fillon punën për zhveshjen e Unionit të Pavarur Studentor nga ndikimet e partive politike. Akuzon nëpërmjet mediave dhe takimeve me drejtues të Universitetit, me prova dhe fakte konkrete, marrjen e rryshfeteve nga ana e pedagogëve të korruptuar. Duke vënë re këto veprime të shpejta dhe energjike, të marra nga ana e tij, drejtues të Shërbimit Informativ, ngarkohen nga Qeveria që t’i ofrojnë një shumë parash me kusht që të heqë dorë nga detyra e tij si kryetar i UPS. Nga qëndrimi i tij i vendosur, dhe bindjet e tij të thella e të palëkundura për të punuar deri në fund ti mbrojtës i të drejtave legjitime të studentëve has në kundërshtimin dhe persekutimin nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit. Duke parë mbështetjen dhe popullaritetin e fituar tek studentët, Shërbimi Informativ e shikon si një rrezik potent dhe kërcënim serioz që i shfaqej qeverisë. Për këtë arsye ndaj tij organizohet një skenar i mirëfilltë terroristo-shtetëror.

Herë pas here i drejtohen telefonata kërcënuese duke i urdhëruar që të tërhiqet, përndryshe jeta e tij do të jetë e rrezikuar. Me datën 26.01.2003, ndërsa po dilte nga një takim pune i Kryesisë së UPS Shkodër, sulmohet nga dy të rinj që po prisnin jashtë sallës së takimit, duke u goditur dhe dhunuar. Ndërsa pak kohë më vonë, pikërisht më datën 07.02.2003, ndërsa po kthehej në shtëpi i shpëton për mrekulli një aksidenti me makinë pa targa që drejtohej nga një person i maskuar.

Pas mbarimit të Universitetit dhe dorëzimit të mandatit kërkon punë në disa institucione. Pasi fillon konkurset e pranimit dëbohet në mënyrë arbitrare duke i thënë se: “Ty të punëson e djathta kur të vijë në pushtet. Kërko punë te Berisha” etj. Emërohet nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike si Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor, zona nr.4. Pas aktivitetit propagandues në zgjedhjet parlamentare, fillon për të edhe një herë avazi i kërcënimeve, por i një kategorie më të rrezikshme dhe më të shpeshtë. Zotit Fran Shkëmbi i kërcënohet familja duke i thënë se: “Vëllai yt nuk do ta festojë ditëlindjen sepse nuk do të ketë kohë për ta pritur. Babai yt është plak, ecën ngadalë dhe do e shtypim me makinë…” etj. Duke u lodhur në këtë situatë, pa punë, me familje të rrezikuar për shkak të angazhimit të tij politik vendos të largohet në një nga shtetet e Evropës duke besuar se jeta e tij dhe e familjes së tij do të jetë më e sigurtë.

Ai shpreson se populli shqiptar do të dijë të vendosë për veten e tij dhe së shpejti, do të shporrë nga pushteti bijtë e Enver Hoxhës që janë më të korruptuar se baballarët e tyre, gjakpirës të popullit shqiptar për 50 vjet.

Ne si staf i gazetës, i urojmë këtij djaloshi guximtar dhe me shpirt demokrat që të përparojë, por të mos e harrojë atdheun sepse për të tillë djem ka nevojë Shqipëria.

Vasel Gilaj

 

Malësoren që pushka e ka shoqëruar me vdekje tash një shekull

Çdo ditë Aeroporti “Nënë Tereza” pret dhe përcjell me qindra e qindra njerëz. Diplomatë, turistë, emigrantë që vijnë në atdhe mbas shumë vitesh dhe janë të përmalluar për vendin që i ka lindur dhe rritur. Njeriu vetvetiu ndjen mall në shpirt për këta njerëz kur largohen e ndoshta nuk shihen më me njëri-tjetrin. Rrugët e largëta, popujt e ndryshëm, zakonet, vendet edhe mund t’i tresin përgjithmonë këta qenie njerëzore që lëvizin, që presin e përcjellin dikë.

Udhëtari që ne përcollëm për në Amerikë është disi ndryshe nga të tjerët. Ajo është një grua kelmendase që kur bisedon me njerëzit, thotë: “Habitem që jam gjallë”. Megjithëse i ka kaluar 60 vjetët, ajo është e mbajtur dhe e hijshme, bisedon me të si me një burrë, tipare të cilat ia ka skalitur jeta plot vuajtje.

Ajo është Gjyste Mitaj ose siç e thërrasin Ruka nga Kelmendi i Malësisë së Madhe. Ndoshta është unikale në historinë e kësaj krahine shqiptare që nga një fis si ai i Gjyste Mitaj për më shumë se 60 vjet të gjithë meshkujt të jenë të pushkatuar ose të vrarë në pabesi e të gjitha këto për motive politike.

Kur e pyet për këtë, Gjystja të përgjigjet:

-Po, ka dashtë Zoti nuk jena shfarosë. Nga gjithë fisi im në vitin 1945 më ka shpëtuar vetëm një mashkull. Ai është Maç Luca i Vuklit, djali i axhës tim, kurse të tjerët i ka zhdukur pa trashëgimtar diktatura komuniste. Edhe Maçin ndoshta do ta pushkatonin por ishte i vogël, fëmijë në moshë.

Nuk mund ta pyesësh gjatë ngaqë ka një histori me të vërtetë tragjike e shumë të dhimbshme. Në janar 1945 brigada komuniste e Mehmet Shehut drejtonte operacionin famëkeq të spastrimit njerëzor në Kelmend. Në befasi i arrestojnë babain e saj Rrok Zef Rapuka, e lidhin këmbë e duar dhe të gjallë e hedhin nga shkëmbi në vendin e quajtur Sheu i Noriut. Bishat komuniste nuk kënaqen me këtë veprim, por shkojnë tek kufoma dhe e masakrojnë të vdekur.

I pushkatojnë xhaxhain e saj, Lucë Gjon Rapuka, i burgosin gjyshin Zef Gjon Rapuka e ia dënojnë me 30 vjet burg dhe vdes në tortura në burgjet e tmerrshme të diktaturës. I burgosin xhaxhain tjetër Ndue Gjon Rapuka, ia dënojnë me 101 vjet burg politik, mbas 16 vitesh tmerr në ato biruca, që për nga dhuna ia kanë kaluar edhe kampeve të Hitlerit, vdes, edhe sot njerëzit e fisit nuk e dinë se ku i ka eshtrat. I burgosin në moshë fëminore kushëririn Maç Lucë Rapuka, të vetmin mashkull që brigadat komuniste i lënë gjallë këtij fisi.

Gjyste Mitaj (Rapuka) mbetet jetime në moshën 1 vjeçare dhe e rritë gjyshja e saj 60 vjeçe pa patur përkrahjen e asnjë mashkulli në shtëpi as në fis.

Kur mendon gjithë këtë kalvar persekutimi, burgosje, pushkatim, varfëri të paimagjinueshme, vetvetiu të lind pyetja: Sa i fortë është njeriu?!

Brigadat e spastrimit njerëzor nuk janë të kënaqur me atë që kanë shuar një fis të tërë, por grabisin gjithë pasurinë dhe pastaj u vënë flakën gjithë shtëpive dhe ndërtesave që kishte fisi Rapuka dhe Gjystja me gjyshe rritet në një kasolle kashte të ndërtuar nga komshinjtë bamirës. Edhe kur martohet, kësaj gruaje malësore dhe fisnike nuk do t’i ndahen tragjeditë. Burri i saj humbet këmbën aksidentalisht dhe sistemi i atëhershëm nuk i jep mundësinë e shërimit në klinikat spitalore. I mbetet të rrisin nëntë fëmijët me shumë vështirësi dhe skamje.

Shkrimi ynë do të mbetet nga fillimi e deri në fund një kronikë ngjarjesh të dhimbshme. Më 24 maj 1996, kur ujërat e Lumit Cem ishin të tërbuara nga bora e shkrirë e maleve të Kelmendit, gjendet i mbytur në rrethana tragjike djali i saj Genc Mitaj. Kurse tetë vjet mbrapa kjo grua malësore po lë Shqipërinë me një mal me varre, të gjithë të pushkatuar dhe të vdekur mizorisht.

Për ku është nisur? Ku po shkon?

Tetë vjet më vonë gryka e pushkës i vret djalin tjetër, Ardian Mitaj, diku atje në Amerikën e largët. Kishte 14 vite që nëna e tij ishte ndarë prej tij. Ai kishte ikur nëpër bjeshkët e Kelmendit së bashku me vëllanë Nikë Mitaj. Kishin ikur në moshë fare të re. Ishin ndarë nga nëna e babai, nga motrat e vëllezërit për të shpëtuar kokën nga ai ferr komunist që po i hante një nga një. E tashmë Gjystja ishte bërë gjyshe, nipat dhe mbesat po rriteshin. Po s’paska qenë e shkruar që pushka edhe në Amerikën e largët të mos e ndjekë, nipin e Rapukajve dhe në moshën 32 vjeçare ta përcjellë në dheun e zi.

Sa shumë duron zemra e kësaj nëne malësore. Ajo kurrë nuk provoi dashurinë e prindërve dhe biles as nuk i njohu. Atëherë kur mund të gëzonte, po mbulon me duart e saj frytet e barkut të saj. Në sytë e saj shikon se si i torturojnë djemtë e saj, shikon dhimbje, vdekje, llahtar.

Ajo ikën sot nga vendi ku ka lindur, por që jeta i ka shpëtuar vetëm për fillin e perit. Ikën me shpresën se ndoshta një ditë do të gjejë qetësi zemra e saj.

Alban Perdeleci

Gazeta “Java” në Prishtinë përballë atitudave që dëmtojnë kombin

Ismail Kadare pranon se shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale, mision para popullit shqiptar, të sqarojnë se si ndodhi që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë. Që u bë njëri nga dy dialektet është një gjë krejt normale. Mund të bëhej dialekti i veriut, mund të bëhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, në çdo mënyrë, të bëhej dialekti i jugut, për arsye që i dimë, për arsyet e armiqësisë së tyre, instinktive gati, për kulturën veriore, të shqiptarëve të veriut, sidomos kulturën katolike. 12 numra ma vonë, konstatoj se angazhimi publik i stafit të gazetës “Java” për dy nga të vetmet sfida kulturore, njerëzore e civilizuese sot mbrenda mendimit politik e kulturor shqiptar – Identiteti Kosovar dhe Revidimi i Standardit Gjuhësor të Shqipes – (tana tjerat janë vetëm pordhë e piskamë), ka nisë me i dhanë edhe rezultatet e para. Këto ditë në Prishtinë u themelue nji shoqatë e cila ka për qëllim me e mbrojtë “gjuhën letrare”. Sado e rëndomtë dhe romantike mundet me u dukë një inicativë si kjo, fakti se duhet me themelue shoqatë për me e mbrojtë “gjuhën letrare” vërteton vetiu se “gjuha letrare” asht shumë e dobtë, i duhet mbrojtje, vetë s’un rrinë në kambë. Po t’kishte qenë “gjuha letrare” e përcaktueme mbi parimet shkencore e demokratike, s’kishte pasë nevojë me e mbrojtë askush. Suksesi i saj kishte me qenë mbrojtja ma e mirë. E dyta, Kadare ma s’un i shpëton pyetjes: çka ka ndodhë me standardin e gjuhës shqipe në vitin ’72. Dhe, po ashtu konstatoj, se në çdo interview të tij sjell deklarime gjithnji e ma të hapta e ma të zashme se – “po asht gabue dhe i asht ba padrejtësi pasunisë së gegnishtes, por ato gabime s’janë të pakorrigjueshme” (Interview n’RTK, maj ’02). Natyrisht, ky pranim publik i gabimit nga ana e Kadaresë nuk u tha pa u mbështjellë me tirada kualifikimesh e përçmimesh për tanë ata që këtë çashtje e kanë ngritë dhe kërkojnë me e debatue, por për këtë ndrrim frapant tezash pak ma vonë. Fuqia e argumenteve që gazeta “Java” i ban publike s’un e len ma indiferent aske. Nji qëndrim ndaj këtyne argumenteve duhet me u marrë. Kontestimi godet themelet e shoqnisë shqiptare të mbasluftës së Dytë Botnore dhe e tund tanë ngrehinën shoqnore e kulturore shqiptare. Pyetjet dhe kontestimet e kësaj gazete janë publike, të veshuna me argumente që mbjellin dyshimin te lexuesi. Andaj, qysh duhet me u vendosë ndaj kësaj sfide. Tue e pasë parasysh këte, më lejoni me i identifikue disa atituda publike që kam mujtë me i hetue mbrenda qarshisë kulturore shqiptare. Due me i personalizue këto qëndrime publike tue i emnue bartësit distinktiv të tyne, përmes gazetës sonë të përbashkët “Shqipëria Etnike”, sepse kjo e ndihmon përshkrimin e situatës. Pra, diqysh u dashka me u vendosë kundruell faktit të akullt se gazeta “Java” ekziston, me tanë sfidën dhe provokimin e saj. Atituda e parë asht – Indiferenca. Këtë qëndrim ma së miri e personifikon Idriz Ajeti, si nji nga konstruktuesit e standardit të vitit 1972, tue hesht dhe tue mos marrë qëndrim publik ndaj kësaj ekzistence. Atituda e dytë asht – Roja. Rojtarët, mbrojtësit e “gjuhës letrare” dhe standardit të vitit ’72. Këtë atitudë e personifikon sa s’ban ma mirë Isa Bajqnica. I prekun bile edhe i fyem me iniciativën e kësaj gazete e cila e ka marrë guximin me prekë nji “nga të arriturat më të mëdha të kulturës shqipe”, me guximin bile edhe “paftyrsinë” me e kontestue e me e vu n’dyshim tanë ate “që baballarët e kombit me mund e me djersë mezi e kanë arritur mbas shekujsh sakrificash”. Tue e ndie veten dhe gjuhën të rrezikueme ky edhe merr iniciativën me e themelue nji shoqatë për mbrojtjen e “gjuhës letrare”. Vetë themelimi i shoqatës asht argument krucial që vërteton fije e për pe se sa i brishtë, sa kurrfare ka qenë ai standard, sa vetëm botimi i nji gazete periodike mujka me e kontestue e rrezikue. Atituda tjetër asht ajo e veprimit të heshtun, në hije. Këtë atitudë kishte me e personifikue ma së miri Rexhep Ismajli. Tue qenë nji nga të vetmit linguist që njof, i cili të paktën e kupton se çka pyet “Java” dhe ku godet “Java”, nuk merr guximin me folë e me reague publikisht as kontra as pro. Hesht, larg dritës së diellit, mendon se po ban punë që s’e ka ba kush deri më sot, dikaj-skajeve. Vegjeton shkencërisht tue pregatitë seminare të kota për gjuhën e tue folë e shkrue për tanat pos për të vetmen sfidë intelektuale e civilizuese – revidimin e standardit të vitit ’72. Atituda e fundit asht ajo e Kadaresë. Dhe, te kjo atitutë, që e personifikon nji nga figurat fjala e të cilit zakonisht e tallazitë qarshinë kulturore shqiptare, sidomos atë të Kosovës, duhet me u ndalë pakëz ma gjatë. Si nji nga protagonistat e atij Kongresi të Drejtshkrimit të vitit ’72, dhe si nënshkrues i tana dokumenteve që u morën n’ate Kongres, ky shkrimtar e ka hetue se ma s’un heshten dhe s’un mbahen nën tepih gabimet që jan ba n’atë Kongres. S’kishte me folë kurrë, por ai e heton se i ka hy uji kësaj pune andaj duhet me u përcaktue. Dhe ky deklarim publik i Kadaresë ndaj çashtjes së revidimit të standardit të përcaktuem në vitin ’72 e ka nji histori të vockël. Në revistën me renome botnore “The Economist”, ku rastësisht jemi si protagonista ne dy, unë si ai që apelon dhe kërkon revidimin e stadardit ’72, dhe ai në rolin e Isa Bajqincës, atij pra që e mbron dhe si thotë autori i artikullit, tmerrohet nga ideja se duhet me u ba revidimi i standardit shqip. Por më lejoni me e sjellë pjesën n’origjinal: Ismail Kadare, shkrimtari ma i njoftun shqiptar, i cili u gjet n’Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, i ftuem në panairin gjithshqiptar të librit, u çakërdis e tmerrue nga vetë ideja se kjo çashtje duhet me u rishqyrtue. Po si Hoxha, edhe ky asht nga Gjinokastra dhe e ka nënshkrue marrëveshjen për standardizimin e vitit ’72. Vetëm me e përmendë këtë çashtje, thotë ai, asht “nji provokim i flliqtë”, i cytun nga propagandistët serbë që don me i përça shqiptarët” (Ismail Kadare, Albania’s best-known writer, who was recently in Pristina, Kosovo’s capital, for a pan-Albanian book fari, is enraged at the idea that the matter should be re-examined. Like Hoxha, he hails from Gjirokastër – and co-signed the language standardization agreement in 1972. Even to mention the subject, he says, is a “dirty provocation” prompted by Serbian propagandists to divide the Albanians). Kështu foli Kadare më 8 Kallndor të vitit 2000 në revistën “The Economist” dhe artikullin e saj me titull “Tabuja e madhe shqiptare” (The great ethnic-Albanian Taboo). Ishte plotësisht në pozicionet që sot i mban Isa Bajqinca me shokë. Por, si shkrimtar që e ka mbijetue Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij, ky njeri edhe e ka nji sens të veçantë me e kuptue nga fryen era dhe si duhet me u pozicionue në situata të reja. Kështu, në përvjetorin e KD vitin e shkuem, në interview me redaktoren e radios Deutsche Welle, e cila asht edhe bashkëpunëtore e “Javës”, Mimoza Cika, Kadare për herë të parë mbas tridhetë vjetësh pranon publikisht gabimet e bame më ’72, tue i revidue rranjsisht qëndrimet e tij të maparme. Kështu, me këte interview, ky shkritmar bahet protagonisti i parë dhe i vetëm deri sot nga ata të vitit ’72, që me deklarimet e tij publike hap çashtjen e revidimit të standardit shqip. Por, ma së miri le t’i kujtojmë disa mendime të shkëputuna nga kjo interview: -Gabimet që u bënë në Kongres kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka patur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes. Në mënyrë gati tinzare, duke bërë sikur harruan, duke bërë sikur u shpëtoi, duke bërë sikur nuk u ra në sy, lanë jashtë fjalorit, që u hartua fill pas Kongresit të Drejtshkrimit, një pjesë të madhe të pasurisë gjuhësore – Kanë kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjëra për t’u korrigjuar. Bashkë me qortimin e këtyre gjërave do të qortohej edhe ajo ana meskine, sepse në çdo mënyrë u përpoqën ta denigronin pasurinë, sidomos të shkrimtarëve katolikë të veriut. Pra, bashkë me këtë korrigjim, për të cilin unë mendoj se është korrigjimi themelor që duhet bërë, mund të rishikohen disa nga rregullat të cilat janë vendosur ndoshta jo drejt. – Shkencëtarët e intelektualët tanë kanë për detyrë morale, misionin para popullit shqiptar, të sqarojnë se si ndodhi që një dialekt të bëhet zotërues në një gjuhë. Që u bë njëri nga dy dialektet është një gjë krejt normale. Mund të bëhej dialekti i veriut, mund të bëhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, në çdo mënyrë, të bëhej dialekti i jugut, për arsye që i dimë, për arsyet e armiqësisë së tyre, instinktive gati, për kulturën veriore, të shqiptarëve të veriut, sidomos kulturën katolike. – Partia Komuniste donte të merrte partonazhin e saj, të merrte lavdinë, se është ajo që e krijoi Gjuhën e Njësuar Shqipe, gjë që s’është e vërtetë, sepse gjuhën e njësuar nuk e krijon kurrë një regjim politik, një parti ose një diktaturë. Por, ajo e mori në patronazh dhe u sugjestionuan të gjithë, duke e pranuar këtë mashtrim. Në të vërtetë, Kadare bahet i vetmi protagonist i vitit ’72 dhe i vetmi nënshkrues i atij dokumenti, i cili publikisht deklarohet për revidimin dhe korrigjimin e vendimeve të vitit ’72. Dhe, kjo gja i ban nder atij vetë ma s’pari. Tashti së fundi, në RTK, Kadare edhe njiherë publikisht deklaron se duhet me u rishikue e me u rivedue vendimet e Kongresit ’72. Po e citoj: “Po asht gabue dhe i asht ba padrejtësi pasunisë së gegnishtes, por ato gabime s’janë të pakorrigjueshme”. Kështu, duhet konstatue se ky njeri i ridizajnon dhe i rishqyrton qëndrimet dhe vendimet e veta tue evolue ngapak dhe ngadalë nëpër kohë. Po si me e shpjegue se Kadare tue i sha ata që ngrit këte çashtje e kanë, në të vërtetë provon dhe përkrah tana kërkesat e tyne? Kjo, po, asht zor me u kuptue nga nji njeri normal, i cili nuk e di se çka do me thanë me jetue me Enverin, në shtetin e tij, në diktaturën e tij. Me qenë shkrimtar i tij. Asht zor me e kuptue këte taktikë të Kadaresë i cili “tue sha-përkrah”. Më lejoni me ju kujtue nji libër të këtij shkrimtari, i cili demonstron eksplicite nji kësi qëndrimi absurd për nji njeri normal, ku “tue sha – përkrah”. Në librin “Migjeni, uragan i ndërprerë”, Kadare ngre zanin kundër shkrimtarëve ma të mëdhej modernë të shekullit dhe, në mesin e tyne edhe kundër shkrimtarit të shekullit, Kafka, dhe kur e pyesin shumë vjet ma vonë se si shpjegohet ky shkrim jueji, ai përgjegjet me nji nga përgjegjet ma të çuditshme në historinë e letërsisë shqipe – po, tue i kritikue e akuzue unë e kam mbajtë gjallë idenë se ata ekzistojnë! E di, asht zor me ja shpjegue gjeneratave të reja se si mundet nji njeri me përgjegjësi me deklarue diçka të tillë, por, s’un kuptohet Kadare pa kuptue e njoftë Enverin, shtetin e tij, diktaturën e tij. Me fjalë të tjera, s’un kuptohet Kadare pa Enverin. Njani-tjetrin e kanë motivue, frymëzue e modelue, por për këtë nji herë tjetër. Le të kthehemi te ai ndrrim monumental tezash që ky shkrimtar e ban kur akuzon ata që angazhohen për revidimin e standardit si – përçamës. Por, nëse gabimet janë ba në vitin ’72, dhe padrejtësi i asht ba gegnishtes, dhe kjo gja thuhet e pranohet publikisht, atëherë angazhimi publik për revidim s’un shpjegohet si tendencë përçamjeje, por, përkundrazi, asht tendencë unifikimi. Angazhimi për rishqyrtimin e vendimeve që janë marrë më ’72, asht angazhimi për me e kthye e me e ba gjuhën të tanë, të plotë, normale. Ata që vendosën me e lanë një dialekt të tanë jashtë standardit gjuhësor shqip, tue i lanë tre milionë shqiptarë që gjuhë amtare e kanë dialektin geg të shqipes jashtë standardit e tue i shpallë të huej mbrenda gjuhës së tyne amtare, ata janë – Përçamësit. Ata e kanë damtue shqipen, e kanë pakue fuqinë dhe potencën e saj, e kanë dystue relievin dhe pasuninë e saj. Andaj them se ky ndërrim monumental tezash që Kadare e ban s’un shpjegohet pa Enverin dhe njoftjen e asaj diktature. Pasojave që ajo diktaturë u ka shkaktue njerëzve, mentalitetit të tyne, karakterit të tyne. Sepse, si me e shpjegue faktin se azilanti ma i famshëm i Shqipnisë – Ismail Kadare – flet e gjuen gur e dru mbi azilantët e ri shqiptarë. Azilanti flet e u thotë azilantëve – mos ikni, ku jeni nisë? Si me e shpjegue se benjamini i diktaturës, shkrimtari i oborrit, miku i shpisë së diktatorit asht ai që i mohon të gjitha a thue se s’jeton njeri me mbamendje të shnoshë e me sy n’ballë n’Shqipni? Si me e shpjegue faktin se ky shkrimtar e kritikon dhe shan Kafkën tue u arsyetue se ka dashtë me e vërtetue se ai ekziston? Po them, kjo s’un kuptohet pa Enverin. Kadare pa Enverin mbetet nji enigmë. Njani pa tjetrin s’un shpjegohen. Por, për këtë herës tjetër.

Migjen Kelmendi

Kryeredaktor i gazetës “Java” në Prishtinë

Shkelen të drejtat themelore të njeriut

Në këto 14 vite të mbushura plot anarshi e pasiguri në Shqipëri, proceset e ashtuquajtura demokratike kanë ecur me zigzake, ku dhuna dhe shkelja flagrante e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut kanë qenë evidente dhe madje janë përfshirë me pamje të zymta edhe në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku ne kemi botuar në gazetën tonë pjesët kryesore. Ja, ky djalosh, i quajtur Luan Hysni Plozha, lindur më 24 maj 1979, që në moshë të re është ndeshur me padrejtësitë, me kërcënatat për ta eliminuar fizikisht. Lindur e rritur në qytetin e Shkodrës, në qytetin me më shumë probleme, ku pushka vret e çon në varr thuajse çdo ditë njerëz të pafajshëm. Në njërën ndër familjet më të vjetra e me tradita në këtë qytet, Luan Plozha u edukua me dëshirën për të dashur jetën e paqen, vendin e vet. Luan Plozha, që më 1996 është aktivizuar si anëtar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Gjithsesi, ajo çka ne duam të themi është se u kërcënua fizikisht e psikologjikisht shumë herë. Grupe terroriste i kanë futur letra nën derë duke i kërcënuar seriozisht edhe njerëzit e shtëpisë. Madje, i kanë vënë edhe gjoba, një metodë kjo e njohur në Shkodër dhe një fenomen që ka shkuar deri atje sa janë mbyllur edhe biznese e vrarë njerëz. Luan Plozha ka provuar edhe marrjen peng, por edhe gjuajtjen e shtëpisë me plumba automatiku kallashnikov. Në kushte të tilla të pasigurisë së jetës, ky djalosh ka zgjedhur rrugën e vështirë të emigrimit.

M.Kurtulaj

Fenomeni

PS + PD = Deshtim i Zgjedhjeve

 

Cdo kush mund te gaboje nje here. “Errare umanum est”, eshte nje shprehje e lashte latine “Te gabosh eshte njerezore”. Kjo vlen edhe per nderkombetaret sic eshte edhe rasti i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Gabimi me evident dhe me i demshem per ecurine e vendit tone, lidhet me zgjedhjet. Para 18 muajve, me bekimin e OSBE-se, nje komision kuvendor, i cilesuar Bi-partizan, krijoi nje kuader ligjor per zgjedhjet, i cili u cilesua si me i miri i viteve te demokracise, si nga PD-ja, ashtu edhe nga PS-ja. “Perfeksioni” i tij, u konstatua shume mire ne zgjedhjet e 12 tetorit 2003, te cilat u kontestuan kryesisht nga opozita, por edhe nje pjese e faktorit nderkombetar. Madje, opozita (PD), kontestoi pervec Tiranes dhe Durresit ku kishte humbur, edhe procesin e votimit ne Shkoder ku fitoi, dhe sipas liderit Berisha, nuk munden te votonin rreth 15 mije zgjedhes.

E pa kaluar me shume se 9 muaj nga farsa elektorale e rradhes, Prezenca e OSBE-se, i ka besuar te njejteve aktore PS+PD ndryshimin e kuadrit ligjor te zgjedhjeve, te prag te “Politike 2005”. E vecanta kete here, lidhet me faktin se kumbare e ketij kompromisi te rradhes, u be shefi i dorehequr tashme i OSBE-se, Osmo Liponen.

Nuk ka asgje per tu habitur qe nderkombetaret, prej 13 vitesh, perpiqen te instalojne ne Shqiperi nje sistem bi- polar me PD dhe PS. Mbase nje pjese e madhe e shqiptareve, do te mbeshtesnin deri para zgjedhjeve te 12 tetorit nje nisme te tille, e cila do te shtensiononte situaten politikisht ( me rreth 74 parti politike ne qarkullim), do ti krijonte mundesi me te madhe stabiliteti politik fituesit te zgjedhjeve ( i cili nuk do te duhej te varej ne votat e aleateve me 3 deputete te dhuruar), ndoshta do te largonte nga skena politike parti-fantazem te krijuara vetem per perfitime financiare. Megjithate, tabloja pas 12 tetorit 2003, ka ndryshuar ne menyre rrenjesore. Sepse:

1. Rreth gjysma e elektoratit shqiptar, i qeverisur prej 13 vitesh ose nga PS ose nga PD, nuk marrin pjese ne zgjedhje.

2. PD + PS nuk kane fituar me shume se 65% te votave te vlefshme te shqiptareve, ndersa mbetet edhe 35% ne doren e “te vegjelve”.

3. KQZ-ja ka dale haptas e politizuar (ne kundershtim me Kushtetuten), ku 5 antare paraqiten si “te majte” dhe dy si “te djathte”.

Ndersa gabimi me i madh, i lenies se fatit te zgjedhjeve ne duart e PS + PD, eshte rrezimi perfundimtar i sistemit proporcional i paster, i preferuar haptas nga nderkombetaret nen shembullin e Kosoves. Ky eshte edhe autogoli me i madh i OSBE-se.

Ekuacioni i paraqitur me lart, te pakten per ne shqiptaret, eshte me i lehti per tu pranuar, por edhe zgjidhur. Per kete, le te flasim me gjuhen e fakteve kokforta te ketyre 13 viteve te quajtura demokraci.

Manipulimi “alla PS”

1. Zgjedhjet e 31 marsit 1991, te cilat realisht u organizuan nga PPSH-ja, por qe vetem tre muaj me vone, u shnderrua ne PS (SH).

2. Zgjedhjet e 29 qershorit 1997, te cilat pervec se politiket, manipuluan edhe referendumin per formen e rregjimit. Parlamenti u quajt i “Kallashnikoveve” dhe zgjedhjet “e pranueshme” per kohen.

3. Zgjedhjet vendore te vitit 2000, te cilat u kontestuan gjeresisht nga opozita.

4. Zgjedhjet politike te vitit 2001, u kontestuan fuqishem nga nderkombetaret te cilat “pollen” si kompensim per opoziten presidentin konsensual Moisiu, i cili tashme nuk konsiderohet me si i tille.

5. Zgjedhjet vendore te vitit 2003, per te cilat folem me siper (nuk po permendim votimin per Kushtetuten ne vitin 1998)

Manipulimi “alla PD”

1. Zgjedhjet e 26 majit 1996, ku opozita e asaj kohe, u godit edhe fizikisht ne sheshet e Tiranes.

2. Zgjedhjet e 22 marsit 1992, te cilat ndoshta jo shume hapur, u kontestuan nga PS-ja e asaj kohe.

Sic mund ta konstatoni, me shume manipulime jane konstatuar nga PS-ja, e kjo lidhet me shume me faktin e qendrimit ne pushtet me gjate. Pertej ketyre rreshtave, faktet e mesiperme kane synim te krijojne nje tabllo te sakte: Ne keto 13 vite, proceset zgjedhore jane menaxhuar ose nga PD-ja ose nga PS-ja, ndersa rezultatet tashme dihen.

Cfare do te realizoje komisioni i ri kuvendor i izgjedhjeve?

1. Mos balancimin e KQZ-se.

2. Lenien ne fuqi te sistemit aktual zgjedhor mazhoritar, qe favorizon PS dhe PD.

3. Perjashtimin nga gara per pushtet real te “partive te vogla”.

4. Do te lere hapesira per kontestimin e rezultatit te zgjedhjeve nga humbesi.

5. Do te lere Shqiperine serish jashte rruges per ne BE, me deshtimin e plote te zgjedhjeve.

6. Do te sanksionoje rotacionin e perhershem te pushtetit ne mes dy “te medhenjeve” PS dhe PD.

 

Te gjitha keto konstatime, edhe pse ndoshta “paragjykojne” “suksesin” e ketij komisioni, kane nje baze logjike. PS dhe PD, kane treguar se jane te dhena aq shume pas pushtetit, saqe manipulimi i zgjedhjeve iu duket nje rruge mese normale per te siguruar. Nderkohe, prej mese 13 vitesh, ne krye te tyre, jane te njejtet drejtues, me te njejtat mentalitete, me te njejtat deshira per pushtet. Ndersa, nderkombetareve u intereson vetem nje fakt i thjeshte: Te konsatojne edhe pas zgjedhjeve te vitit 2005, se kete here eshte hedhur nje hap perpara.

Si perfundim, eshte e sigurte se me sistemin e parashikuar per punen e Komisionit kuvendor per reformen zgjedhore, ku PD dhe PS do te bejne ligjin, sanksionohet qarte se PD + PS = Deshtim i Zgjedhjeve.

Berti DELIJA

 

Pasojat e torturave në Kosovë

Një tragjedi që zor t’i gjendet shoqe përjetoi populli i Kosovës deri sa ndërhyri ushtarakisht Amerika. Sot, kur kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i luftës dhe krimineli i njerëzimit Sllobodan Millosheviç po jep llogari para Tribunalit të Hagës, gjen kudo nëpër Kosovë shembuj model të krimeve antinjerëzore. Kanë humbur shumë pa adresë, janë varrosur shumë edhe masivisht, kanë humbur kujtesën të tjerë. Një rast ku një shqiptar i mirë që donte jetën e lirinë, mbeti me të meta mendore, është edhe Kol Pjetër Dakaj, lindur në Rugovë të komunës Llugaj të Prishtinës. Një humbje kujtese që ka si pasojë luftën, krimin më së pari të një të çmenduri me emrin Sllobodan Millosheviç. Më 10 shtator 1998, fshati Rugovë ishte përfshirë i tëri në luftë. Viktima, dhunime, përdhunime, tortura. Nga torturat, Kol Dakaj kaloi kontigjent i personave me të meta mendore. Babai i Kolës, i quajturi Pjetër Dedë Dakaj, paçka se ishte rreshtuar në radhët e U­ÇK-së, bashkëpunonte me ushtrinë serbe. Humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si në njerëz dhe mjete ushtarake ishin të shumta. Një kontroll nga komanda ushtarake dhe pas tij tre vetë gjenden të vrarë. Pra, Pjetër Ded Dakaj, Kujtim Prek Vukaj dhe Nik Sokol Prek Vulaj, të vrarë nga UÇK-ja më 8 shkurt 1999, ishin edhe tre viktima të tjera që gjithsesi i shtohen kalvarit të krimit kosovar që duket se duhen shumë vite të zbardhet. Ashtu sikundër familja e kosovarit Kol Dakaj nga Rugova, i cili mbase edhe për pasojat nga veprimtaria e të atit tashmë të vrarë, u terrorizua deri sa ngeli me të meta mendore, edhe shumë familje të tjera të shpallura nga UÇK-ja si tradhëtare, kanë provuar e po provojnë dhunë të pashoqe.

Prelë Milani

 

Kompleks konfliktesh

Është një kompleks konfliktesh të krijuara në Shqipëri që po merr përditë e përnatë jetë të pafajshme njerëzish, vetëm se ligji është impotent përballë Kanunit të Lekë Dukagjinit të para rreth 600 vjetëve.

Ja, në rrëmujat e vitit 1997, të atij viti të zi në historinë shqiptare, kur bandat e armatosura të drejtuara nga Partia Socialiste që aksidentalisht ende është në pushtet, shpërthyen të gjithë arsenalin ushtarak dhe e shpërndanë në popull, pikërisht më 05.06.1997, Besim Burgaj vret me armë zjarri djalin e Vehbi Dukës. Që nga ajo ditë, familja nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ndodhet apo ç’fat ka patur Besimi që kreu një krim. Ai pra largohet në drejtim të paditur dhe familjen e lë në kushtet e gjakmarrjes, sipas zakoneve prapanike shqiptare, por edhe në një krizë tejet të rëndë psikologjike. Kjo familje me tërë çka ka, që atë ditë ngujohet. I vëllai, Sabri Burgaj duhej të ruhej nga plumbi i gjaksit. Fëmija i Sabrisë, djali i vogël përgjatë moshës së tre deri në shtatë vjeçare, kaloi me streset e ngujimit, deri në qershor 2001 që arriti të largohet nga Shqipëria. Ky fëmijë, i quajtur Jasmin, përjetoi kriza psikologjike dhe duke qenë në kullë të ngujimit, nuk kishte mundësi kurimi. Eh, pra, Sabri Burgaj, me gruan e tre fëmijët, megjithëse nuk kishin asnjë faj, në atë qershor 2001, marrin udhët e perëndimit, për të kërkuar një vend të sigurtë për jetën dhe një spital ku mund të kuronte djalin, Jasminin. Por edhe atje ku shkoi, punët nuk i ecën siç duhej. Ëndërrat ia prishi një veprim me pasoja të rënda për jetën. Gruan dhe tre fëmijët ia rikthyen në Shqipëri në shtatot të vitit 2003. Gjendja u përkeqësua fort. Kështu pas rikthimit në Shqipëri, ku ligji mungon, ku pushka vret, ku njeriu i pafajshëm dhunohet si ditën për diell ashtu edhe natën, i marrin peng dy vajzat e vogla, Saminën dhe Gertën. Pasi nëna e tyre lidhet me pengmarrësit dhe shkon për të liruar dy vogëlushet, Lirija provon përdhunimin me zor. Atë pas përdhunimit e lënë të lirë, ndërsa dy vajzat nuk ia japin. Është interesante që po atë ditë të atij përdhunimi, i vrasin babain e Sabriut. Është dashur ndërhyrja e Këshillit të Pajtimit Kombëtar të Gjaqeve për të liruar dy vajzat nga pengu, pikërisht pas 48 orëve. Donin të vrisnin djalin, Jasminin. Vëllai i Lirijes detyrohet në ato kushte ta largojë motrën nga Shqipëria, pasi edhe atij i kërcënohej jeta nëse e strehonte. Por e keqja s’ka fund. Në prill të vitit 2004, kthejnë në Shqipëri Sabrin bashkë me djalin, Jasminin, dhe kërcënatat ndaj tij dhe djalit të vogël jo vetëm nuk pushojnë, por shtohen. Detyrohen të strehohen ilegalisht ku të munden, pasi nuk ka as edhe një mbrojtje nga ky shtet për raste të tilla konfliktesh. Kështu detyrohet të veprojë edhe vëllai i vogël i Sabrisë, Agimi, i cili së bashku me të fejuarën e vet nuk dihet që nga viti 2001 se ku ndodhen. Gjithsesi, ajo që duam të theksojmë është se shteti është fajtor dhe përgjegjës për punë të tilla të cilat e largojnë Shqipërinë nga familja evropiane.

Dritan Berisha

 

Shqipëria plot krime

Mhill Zefi, lindur më 25.05.1976 është njëri ndër viktimat e këtij shteti kriminal, që ka vrarë e dhunuar shumë njerëz të pafajshëm, duke i dhënë Shqipërisë pamjen e Irakut. Ai, si demokrat ka patur vazhdimisht kërcënata edhe për faktin se grupe anarshiste kërkojnë nga dita në ditë vëllain e tij të quajtur Fran Zefi, lindur më 10.03.1978, i cili tanimë në Shqipëri njihet si veprimtar i Partisë Demokratike që ka investuar shumë, por që prej vitesh ka arritur të largohet nga Shqipëria meqenëse jeta e tij është tepër e rrezikuar. Mhilli është në shënjestër si shumë të tjerë për t’u eliminuar. Daja i Mhillit, ekzaktësisht babai i nënës së tij, i quajtur Martin Toma ishte dënuar me vendim nr.232 të datës 12.05.1950 të Gjykatës Ushtarake Tiranë për strehim e furnizim të arratisurish, sipas nenit 4/4 të Ligjit 372, me tre vjet burg. Demokratit Mhill Zefi, i cili më shumë ka jetuar e jeton në ilegalitet nga rreziku për jetën, i është plagosur kushëriri Ardjan Bungaja, kushëriri tjetër Ndoc Bungaja i është vrarë, kushëririn Nikolin Lera ia kanë plagosur, po kështu Vangjel Lera, po kushëri, ia kanë dhunuar e kërcënuar me jetë. Të gjithë këta njerëz janë në gjak, një fis, paçka se mbiemrat janë të ndryshëm. Edhe në këtë linjë, në tjetërsimin e mbiemrave, Partia e Punës në kohën e diktatorit Enver Hoxha, kishte bërë një batërdi me qëllimin për t’i larguar njerëzit sa më larg me kalimin e viteve. Gjithsesi kjo është një temë që do e trajtojmë në të ardhmen. Apeli ynë është t’i themi këtij të ashtuquajturi shtet të ndalë dorën e zezë kriminale mbi njerëzit e pafajshëm.

Vasel Gilaj

 

Shkodra përballë traditës evropiane e qeverive hajvane

Shkodra, ky emër i madh që na bën krenar ne qytetarëve të saj por edhe krenarë për vetë historinë tonë si komb, historikisht që nga parahistoria e sot është simbol i rezistencës ndaj pushtimeve të ndryshme. Gjithashtu ajo mbrojti dhe i avancoi më tej zakonet e saj qytetare e fisnike evropiane, po bombardohet nga të gjitha anët për ta shuar nga kujtesa kombëtare, e ç’është më e pafalshme paragjykohet për disa gjëra që s’janë të sajat, siç shpifet me organizime mediatike apo raportime qeveritare, se ajo pra Shkodra është e pushtuar nga krimi e gjakmarrja. Turp e faqja e zezë për to, se ato duhet ta dinë se Shkodra që nga Principatat, Vilajetet apo gjatë periudhës së fundit 100-vjeçare, qytetarët e saj kanë qenë e janë simbol i qytetërimit dhe luftëtarë të rreptë ndaj krimit e sistemeve kriminale jo-demokratike dhe për çdo gjë që përfaqëson e keqja. Unë pra, çdo gjë të mirë që të shkruaj për qytetin tim, s’është asgjë para asaj që kanë shkruar shumë të huaj për të, derisa kanë arritur të jenë mbrojtësit kryesorë ndaj çështjes shqiptare në kancelaritë botërore, vetëm e vetëm për nostalgjinë e këtij qyteti evropian, që i respektoi me zakonet fisnike të trashëguara në shekuj. Por të lëmë historinë e të flasim për sot, ku përsëri ky qytet ishte i pari në luftë kundër komunizmit, kësaj murtaje njerëzore. Luftoi deri në flijim për demokracinë e fitoren e saj, për të drejtat qytetare të barabarta për të gjithë. Por çfarë fituan shkodranët e qytetarët e saj, përveçse përbuzjes nga kjo klasë, e pa turp e karakter, ku nga injoranca kriminale, ditë e natë bombardojnë Shkodrën, siç është bombarduar kalaja e saj me kafshë të helmuara e me sëmundje për ta pushtuar me sëmundje se me armë asnjëherë Shkodra s’humbi, por fitoi e rezistoi historikisht. Çka po ndodh? Pse po ndodh? Çfarë i kemi besë ne këtyre njerëzve që fatkeqësisht janë shqiptarë? Ku është ndërgjegja jonë, pse heshtim? Çfarë na ka gjetur, a mos vallë po vdes shpirti qytetar e atdhetar i këtij qyteti? Jo e jo, s’ka vdekur. Por ajo po përgatitet të reagojë në kohën e përshtatshme, me mënyrë qytetare e civile para së gjithash. Shkodra e shkodranët trashëgojnë një fjalë shumë të ëmbël por helm për armiqtë e saj, e kjo është:

-O, moj Shkodër

moj mizore

pak na u duke

e shumë na dole.

Kjo është edhe për ata hipokritë e llafazanë, pushtetarë lokalë që çdo gjë mund të jenë, por qytetarë të denjë të saj s’janë e s’kanë për të qenë. Me këtë shkrim të shkurtër, desha të bëj thirrje qytetare e civile që shkodranët duhet të jenë të vetëorganizuar për fatet e tyre e qytetit që jetojnë, që nga opinionet e ndryshme apo alternativat e zhvillimit, t’i paraqesim nëpër gazeta apo televizione lokale e kombëtare. Ka ardhur koha të mos heshtim por të angazhohemi si qytetarë, për të drejtat tona kushtetuese, se duke u angazhuar qytetarët e saj e intelektualët, Shkodra do të shpëtojë nga hipokritët zullumqar që derdhin lotë krokodili për Shkodrën. Të dashur qytetarët e mij, këta pak rreshta u ula e i shkrova shkurt, se që nga unë besoj edhe ju, me llafe e vetëm llafe e hajni jemi të ngopur, por ne duam fakte e punë, mirësjellje, e jo të drejtohemi e trajtohemi si një kooperativë e tipit të ulët në komunizëm. Pra s’ja kemi hallall askujt të na përçmojë apo nënvleftësojë, se e kanë gabim, se në shpirtin e shkodranit ka trimëri kur është për ta pasur, por që nga qeveritarët e surretnit e tyre, duhet ta dinë që Shkodra për edukatë toleron kur je i marrë, por edhe të izolon kur je i dëmshëm. Ndjenja qytetare më detyroi të shkruaj, por edhe një fenomen i ri e i padëgjuar ndonjëherë, se po shohim e dëgjojmë shpifje e ofendime deri në tërbim ndaj qytetit të Shkodrës, pikërisht nga disa që edhe duan të jetojnë e gëzojnë të mirat e këtij qyteti, por ç’është më e keqja, këtë qytet e urrejnë shpirtërisht. Kjo më detyroi ta them, edhe pse dikujt s’i pëlqen, por për mua e vërteta duhet thënë, se duke e thënë të vërtetën mund të kemi zhvillim e mirëkuptim. Shkrimi im i sinqertë është një thirrje qytetare që të gjithë banorët e Shkodrës ta duan e ta zhvillojnë, por edhe të luftojnë për të drejtat e qytetit të tyre, siç duan familjen e tyre.

Hivzi Bushati

 

Shqipëri ka 400.000 dosje spiunësh. Shteti përbëhet nga ky kontigjent

Prej 13 vjetësh në qafën e politikës dhe shtetit shqiptar qëndrojnë varur rreth 400 mijë dosje të sigurimit të shtetit komunist, që si gurë të rëndë kërkojnë të mbysin pluralizmin e demokracinë sa herë që ata kërkojnë të “notojnë” në ujërat e Evropës Perëndimore e demokratike. Këta 400 mijë spiunë që u shpërfytyruan e zhburrëruan janë e vetmja pjesë e shqiptarëve me të cilët krenohet edhe sot komunizmi jonë, duke i quajtur kryeveprën e tyre me emrin “Njeriu ynë i ri” (kupto i komunizmit). Këta spiunë janë pjesa kanceroze që bren pa pushim shoqërinë shqiptare që kërkon zhvillimin, demokracinë e qytetërimin që ka rreth 13 vjet që e ëndërrojmë, por nuk e shijojmë. Përkundër kësaj po të studiohen me kujdes fenomene që na largojnë nga Evropa, si trafiqe të ndryshme me në krye atë të drogës e hordheqe të tjera që kultivohen në tokën tonë kanë për protagonistë pikërisht njerëz me karrierë në dosjet e sigurimit të shtetit komunist. Këta njerz të “rinj” të komunizmit sot kanë rrokur shumicën e kokave të OJQ-ve dhe disa mendiave të shkruara e elektronike, mjerisht shpesh edhe institucione që duhet të kishin vlerë në arenën ndërkombëtare.

Dosjet e mbyllura shpesh janë bërë objekt bisedash e shkrimesh, shpesh duke akuzuar në të gjithë krahët e politikës. Gjatë qeverisjes së P.Demokratike filloi të duket një punë e mirë që kontrollonte disa figura që kërkonin karrierë politike e shtetërore, por që u shua me ardhjen në pushtet të socialistëve e aleatëve të tyre. Me sa duket socialistët, dosjet e sigurimit nuk i përdorën për të pastruar politikën nga spiunët e të pamoralshmit, por i përdorën për të vënë në shërbim të pushtetit të majtë këta spiunë të zënë peng me dosjet e tyre. Kjo punë e fëlliqur e bijës së Partisë së Punës, Partisë Socialiste, bëri që të shfrytëzohen e poshtërohen për herë të “dytë” sigurimsat e P.Punës, që janë edhe vëllezërit e PS, por tashmë në shërbim të “fitoreve” në zgjedhjet lokale e ato parlamentare. Rezultatet e përdorimit të dosjeve janë mjaft të dukshme, pasi spiunët e sigurimit kontrollojnë gjithçka që u intereson pushtetarëve socialistë, ku gjahu i parë janë opozitarët e pabindur. Është pikërisht kjo katrahurë e dosjeve të sigurimit të shtetit që mban peng Shqipërinë e demokracinë, e natyrisht Evropa nuk na pranon kështu të “fëlliqur” në sofrën e saj të “pastër”. Sot, pas vitesh kur pushtetit socialist ka filluar t’i dridhet toka nën këmbë, nuk e dimë se si e priti kërkesën e disa deputetëve për hapjen e dosjeve të shkrimtarëve e hierarkëve të tjerë të këtij shteti, por ne e dimë se nën rrogozë PS-ja, por mjerisht edhe figura nga partitë e djathta “deklarojnë” se po të hapen dosjet e sigurimit të shtetit (komunist) Shqipëria do të jetë në kaos. Kjo në fakt jo vetëm nuk i përgjigjet realitetit, por përkundrazi do të kenë një pastrim të politikës e shtetit shqiptar nga këto qenie të përdorura e stërpërdorura, e që nga ky aktivitet janë gjithnjë gati t’u shërbejnë të fortëve në parti e pushtet, ndonse këto shërbime janë në dëm edhe të tyre, fëmijëve të tyre dhe të ardhmes. Në fakt në përgjithësi spiunët njihen nga populli, por për t’i “etiketuar” si e meritojnë mungojnë dokumentet zyrtare, pra dosjet që duhet të hapen. Kështu, duke hapur dosjet do të rikonfirmoheshin spiunët e vërtetë dhe do të largoheshin dyshimet që shpesh edhe janë vetëm “llafe” të përhapura me qëllime të organizuara kundër shqiptarëve të vërtetë.

Gjithsesi, nëse hapen dosjet, kaos do të ketë vetëm në disa parti politike të dy krahëve që do t’u duhen shumë figura të reja për të zëvendësuar figurat me dosje. Po kështu edhe qeverisë e shtetit me drejtues ministrish, drejtorish e institucionesh që nga qendra në bazë, ku deri tani jo vetëm nuk ka qenë ky kriter për t’i privuar spiunët, por shpesh dosja ka qenë “kriter” i pushtetit socialist për të zgjedhur drejtorë të tjerë të bindur, ku më të bindur se ata me dosje nuk mund të gjendeshin. Në këtë rast Shqipëria ka vështirësitë e veta, pasi 400 mijë sigurimsë do të thotë rreth 13% e popullsisë gjithsej të kenë qenë kontigjent i spiunazhit komunist, kur në vendet homologe ish-komuniste kjo shifër sillej rreth 1%.

Natyrisht shqiptarët shpresojnë që një ditë të hapen dosjet e djallit të kuq, dhe për këtë është i përgatitur për të ruajtur “gjakftohtësinë” dhe kultivuar “institucionin” hyjnor të faljes, siç edhe e ka treguar shtresa e persekutuar gjatë këtyre viteve të vështira të tranzicionit socialist, por deri atëherë kur dosjet e sigurimit do të shohin dritën e diellit, Shqipëria, politika dhe shteti i saj do të jenë në një “lojë” që ka për trajner dhe arbitër vetëm atë që shpirtin ia kanë shitur djallit… Se sa do të zgjasë kjo lojë, këtë e di vetëm politika jonë, në mos qoftë kryekëput edhe ajo vetëm lojë…

Ndue Bacaj

 

Humbja e mazhorancës socialiste, kjo tronditje traumatizuese

Socialistët kanë humbur shumicën në Parlament dhe synojnë t’u drejtohen kutive të votimit pa pritur qershorin e vitit të ardhshëm. Megafoni I këtij konstatimi është Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, i cili ka vlerësuar se grupi i tij parlamentar kohët e fundit ka pësuar një tkurrje dhe se kundërshtitë politike janë rritur ndjeshëm. Për këtë, ai fajëson grupin e deputetëve, mbështetës të linjës politike të ish-Kryeministrit Ilir Meta, të cilët, sipas tij, janë larguar nga pozicionimet e vendimmarrjes politike të partisë së tyre. Duke ju referuar të drejtës së prononcimit në emër të forcës politike që qeveris vendin, Ruçi bën me dije se zgjedhjet e parakohëshme janë afër. Gjithësesi, numri dy i selisë rozë vlerëson se PS është e gatshme të përballet me elektoratin dhe shprehet i bindur se do mund të rikonfirmohet në pushtet. Deklaratat e ndryshme të disa nga përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste gjatë ditëve të fundit për zgjedhje të parakohëshme, sekretari socialist i vlerëson si normale dhe se nuk përbëjnë ndonjë gjë të re. Por, ai thekson se janë pikërisht deputetët mbështetës të Metës, anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët me kundërshtimet e tyre ndaj vendimeve politike të grupit parlamentar të PS, po bëjnë të mundur përshpejtimin e zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjithashtu, numëri dy i socialistëve thekson se edhe aletatët në qeverisjen e “Koalicionit për Integrim”, janë fajtorë për këtë, pasi edhe ato nuk po ushtrojnë mandatin e tyre. “Në kushtet kur PS ka marrë një mandat politik me 75 deputetë dhe kur një pjesë e kolegëve deputetë të PS nuk e ushtrojnë mandatin që u ka dhënë elektorati i PS, në institucionin e Parlamentit për të plotësuar mandatin qeverisës deri në vitin 2005, çfarë bëhet tjetër?”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS. Veç kësaj, sipas tij, “PS ka një garanci më shumë, garancia është ‘Koalicioni për Integrim’”. “Kur numrat e këtij ‘Koalicionit për Integrim’ nuk ushtrojnë mandatin për të cilin kanë firmosur, janë zotuar, janë angazhuar, çfarë bëhet tjetër?”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i mazhorancës. Megjithatë, Ruçi rithekson se nuk është PS që kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai sqaron se PS nuk ka mbledhur forumet e saj të larta drejtuese, në të cilat të jetë vlerësuar dhe vendosur që vendi të kalojë në zgjedhje të parakohëshme, në kohën kur duhet vetëm një vit nga koha e zhvillimit normal të tyre. “Në rastin konkret nuk është PS e cila dëshiron dhe kërkon të shkojë në zgjedhje, por është ushtrimi i gabuar i mandatit të një pjese të kolegëve tanë të PS dhe të aleatëve tanë politikë. Pra nëse Shqipëria shkon në zgjedhje, nuk është PS që e çon në zgjedhje pse dëshiron për interesat e saj partiake, por është mosushtrimi i mandatit institucional dhe politik të përfaqësuesve të PS dhe të aleatëve të saj. Ky është thelbi i problemit. Nëse kjo ndodh, ne jemi në çdo moment të gatshëm të zhvillohen zgjedhjet”, ka deklaruar Ruçi, gjatë një konference për shtyp. Vlerësimet mbi zhvillimin e mundshëm të zgjedhjeve të parakohëshme, Ruçi i ka bërë edhe gjatë mbledhjes së djeshme të Byrosë Parlamentare. “Në atë moment që mazhoranca e konsideron që s’është më mazhorancë, do të gjejmë gjithë rrugët institucionale, siç përcakton Kushtetuta, që të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur ai. Deklaratë kjo që u prit mirë nga përfaqësues të opozitës.

Albert Vataj

 

Dosjet “artistike”

Enver: Shkrimtaret dhe artistet leva ne duart e Partise per edukimin revolucionar te masave.

Nuk do te cuditesha aspak nese “vathi” i (pseudo) shkrimtareve dhe (pseudo) artisteve te 45 viteve te rregjimit komunist, do te ishin edhe mbi 90% njerez me dosje, duke filluar nga Sigurimi i Shtetit te asaj kohe. Madje, edhe ata shkrimtaruce (jo vetem nga shtati) te cilet provuan persekutimin, me pas u enden si zyrtare “ te persekutuar” te burgjeve apo edhe si nepunes “ te damkosur nga diktatura”, pa frike mund te rreshtohen tek te paret.

Ndersa politika, nuk ka ndermend te vetepastrohet (jo “Katharsis” sic e njohim ne!) duke mos hapur publikisht dosjet, topi kalohet ne fushen e dosjeve “artistike”. Per te fituar kohe fizike, tashme te paret qe duhet te hapin “letrat” jane artistet, eshte mendimi thuajse i te gjithe klases politike.

A ka pasur spiune ne rradhet e shkrimtareve dhe artisteve te asaj kohe, sic edhe mund te kete edhe sot ne rradhet e SHISH apo SHIK? A “jane marre ne qafe” shume shkrimtare dhe artiste nga vete koleget e tyre? A kane patur peshe ne politiken e atehershme te diktatures disa shkrimtare dhe artiste? A jane privilegjuar me shume se te tjeret shume shkrimtare dhe artiste?

Keto jane vetem disa nga mijera pyetjet e kesaj natyre, te cilat sigurisht ngrihen sot pas rreth 14 viteve demokraci. Pergjigjet, deri ne momentin e hapjes se dosjeve “artistike”, nese do te kete nje proces te tille, jane vetem te hamendesuara. Por edhe pas ketij momenti, dyshimet serish mbesin: Disa syresh kane patur mundesi, qe per qellime te cilat  datojne me Katovicen, apo edhe fale emrit dhe lidhjeve me nomenklaturen e larte te ketyre viteve, kane mundur te zbardhin maksimalisht te kaluaren e tyre nen diktature.

Diku kam lexuar apo me kane treguar se ka ekzistuar nje citat, i cili si cdo gje ne ate kohe, i lihej autoresi diktatorit Enver Hoxha: Shkrimtaret dhe artistet jane leva ne duart e Partise per edukimin revolucionar te masave- Enver.

Atehere, te provojme te nxjerrim konkluzione vetem nga ky citat, i cili mund te na ndihmoje te kuptojme dicka me teper.

Leva te Partise se Punes ne ate kohe, ishin Bashkimet Profesionale, Organizatat e Rinise, Veteraneve, Pionerit dhe mbi te gjitha Fronti Demokratik. Ata qe sot jane mbi te 40-at e moshes, i kujtojne shume mire “punet” qe drejtuesit e ketyre organizatave ne lagje, fshatra apo ndermarrje, i kryenin per llogari te Partise. Nderkohe, Shkrimtaret e Artistet, ishin leva disi te vecanta. Permes “artit” te fjales, skulptures, piktures, recitimit, kenges etj, depertonin me lehte tek njerezit. Per te realizuar drogimin ideologjik te shqiptareve, ato ishin veglat me perfekte. Megjithate, nje artist (edhe pseudo), ka nje karaktaristike te vecante: luhatjet e herepashershme apo ikjet nga vetja. Per te mbajtur nen fre si nje “kafshe pune ideologjike”, menyra me e mire, ishte rekrutimi ( kjo nuk vlet per te gjithe kete klase, ne ate kohe, sigurisht).

Po cili ishte koncepti i “edukimit revolucionar” ne kohen e PP-se? Logjika ishte e thjeshte: O me ne (PP), ose kunder nesh (me SHBA, Jugosllavine, Rusine, Kinen, Kuben sipas marredhenieve)? Pra, edukimi revolucionar qe iu besua shkrimtareve dhe artisteve, ishte shume i thjeshte per tu kuptuar. Ne shumicen e asteve, edukimi revolucionar, mund te realizohej ne “gjirin e klases punetore”, ne shkolla riedukimi apo ne burgje. Si rregull, mesuesi qe te jep “edukaten revolucionare”, eshte po ai qe duhet te konstatoje nese nxenesi e ka thithur. Ne kete kuader, nese shkrimtaret dhe artistet kane konstatuar mungese deshire per “edukim revolucionar”, kane derguar fjalen aty ku duhej (Sigurimi i shtetit ose organizatat baze te partise) dhe me pas, Partia ka menduar per te gjitha te tjerat (nenkupto, fillimin e kalvarit te vuajtjeve te te gjitha llojeve!).

Po cilat “masa” duhej te “edukoheshin”?

Sigurisht, jo komunistet, as kandidatet e PP-se, as te afermit e tyre, as nomenklatura e shtetit te asaj kohe. Duke perllogaritur shifra, i mbetej qe “masa” te ishte ajo qe shkrimtaret e artistet ne librat  e tyre, i paraqisnin si “te deklasuar”, “kulake”, “borgjeze”, “revizioniste”, “sektare”, “liberale”, “imperialiste”, “social-imperialiste”, “klasa te permbysura” etj. Pra, ata nuk ishin as me shume dhe as me pak se “qen roje” te parimeve te PP-se, bij besnike te Partise  e “te popullit”. Ne keto kushte, edhe shkrimtari apo artisti “me demokrat”, e kishte te pamundur te mos i pergjigjej thirrjes se Partise (Sigurimit te Shtetit). Eksiston vetem nje mundesi minimale: te jete harruar emri i ndonjerit, apo rastesisht ndonjeri ishte menduar si skalion i mevonshem per tu perdorur dhe vitet ’90 e zune te virgjer!!!

Polemikat e hapura sot ne shtyp ne lidhje me dosjet “artistike” nuk perbejne ndonje skandal te madh. Deri me sot, i kemi ngritur piramida lavdie, shume shkrimtareve dhe artisteve, duke lene ne “batakun” e harreses, kollose te letrave shqipe te krahasuar me Homeret e kombeve te tjera. Pastrimi i kesaj shtrese, vertete eshte nje hap i lavderueshem, pavaresisht se duhej te fillohej nga politika. “Gjirizi” i (pseudo) shkrimtareve dhe (pseudo) artisteve qe lulezuan ne epoken e ndritut te Partise, do te kundermonte ere te qelbur. Por koha do te ishte e shkurter dhe me pas, mbase do te fillonte lulezimi i meritave dhe i vlerave, jo i lehaqenit dhe i servileve uriahipiane. Historia, duhet te shkoje ne vendin e vet edhe ne sferen e artit. Shqiperia dhe shqiptaret, kane nevoje te ngrejne tempuj me bazament te forte per te shembur idhujt e rreme.

Blerti DELIJA

Dashuria që kthehet në tragjedi

Ka mjaftuar një dashuri e përfunduar në martesë, e pamiratuar nga prindërit që Elona Fikaj, e datëlindjes 19.11.1986, nga fshati Ura e Shtrenjtë në komunën e Postrribës në Veri të Shqipërisë, e besimit katolik, të lidhë jetën me Kujtim Shaqir Sykaj, i datëlindjes 1973. Është absurd por që ndodhë. Babai dhe vëllezërit e kërkojnë kudo dhe duan ta vrasin sepse ka lindur një fëmijë nga një baba musliman kur vetë është katolike dhe prindërit mendojnë se ka sjellë një turp që lahet vetëm me eliminim fizik. Elona është detyruar të largohet e të fshihet tek një i afërm i veti në fshatin Boks, në kufi me fshatin e lindjes duke u strehuar në fshehtësi. Në këtë mënyrë ajo qëndron një vit e fshehur, duke ruajtur sekret vendndodhjen, ku bashkëshorti, Kujtim Sykaj, detyrohet të largohet jashtë vendi, të fshihet në Kosovë, nga frika se do ta vrasin. Elona kur ishte 8-muajsh shtatzënë (mars-prill 2002) bën ankim në polici për kërcënimin e jetës nga prindërit të cilët duan ta vrasin. Policia nuk merr asnjë mbrojtje por edhe e fyen se je vetë fajtore për këtë që ke bërë. Nëna e njofton se babai e vëllezërit kishin zbuluar vendndodhjen, në këto rrethana në shpëtim të jetës detyrohet të lërë Shqipërinë dhe të emigrojë në rrugë klandestine për në Britaninë e Madhe. Një sakrificë e tillë për të ruajtur fëmijën e saj. Ajo çdo ditë ëndërron që fëmija i saj të njohë babanë e vet. Elona çdo ditë nuk e ndjen veten të sigurtë. Kthimi i saj në Shqipëri e bën që jeta të mos jetë e sigurtë duke u përpjekur që asnjëherë të mos ecë e lirë nga frika e vrasjes nga babai e vëllezërit. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, ku zakoni e mentaliteti i krahinave të ndryshme nuk ka  përqafuar zhvillimin e civilizimit të shoqërisë sonë.

Zef Nika

 

Nano shtypës dhe shtypi!

Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka vendosur t’I shkojë deri në fund patologjisë së tij ndaj fjalës së lirë. Kjo është një dëshmi e qartë se ai tashmë se duke hapur këtë luftë  të ketë humbur betejën më të rëndësishme për një titular shteti, betejën më mëdian, si pushtet I katert. Ai mendon se duke ju versuluar shtypit, duke I bërë shantazh të hapur atij dhe medias elektronike do të mund të tkurr sadopak rrezikun që po I afrohet gjithnjë e më shumë, mundësisë së qëndrimit në pushtet. Nano ose ka harruar ose bën të paditurin se falë medias dhe vetëm asaj ai është në pushtet që nga viti ogurzi I 1997-ës. Kjo nuk është diçka pa rëndësi, sikurse nuk mbëtët jashtë synimit të çdo politikani që ta ketë mirë me shtypin dhe median elektronike. Eksperienca e derisotme, ajo e huaj kryesisht ka dëshmuar se të gjitha betejat me median kanë përfunduar në mënyrat më fatale për politikanët, që ka guxuar të shpallin sfidë asaj. Afrimi I fundit të pushtetit, gjë të cilën e pikas I pari shtypi I shkruar në veçanti dhe media në përgjithësi, nuk largohet duke shfrytëzuar autoritetin që të fal pushteti për t’iu ndërsyer asaj, qoftë edhe me bojkot ekonomik. Ajo çfarë ngjau në interpelancën e ftuar nga nënkryetarja e PD dhe e Parlamentit, Jozefina Topalli, për median ka lënë një shije të hidhur për gjithë opinjonin shqiptar. Pothuajse të gjithë ata shikues të interesuar që kanë qenë ulur përpara TV të hënën e shkuar për të ndjekur interpelancën e Kryeministrit lidhur me lirinë e shtypit dhe problemet e saj, kanë mbetur në mos të shokuar, së paku të befasuar. Lideri i mazhorancës dhe një ndër politikanët më me eksperiencë në vend është shfaqur krejt i zhveshur nga kostumi i tij prej burri shteti, krejtësisht jashtë staturës së një Kryeministri, duke u vendosur, herë në pozicionin e një inspektori të sigurimeve shoqërore, herë në atë të një inspektori të tatimeve, herë të një inspektori të SHISH e në ndonjë rast në atë të ndonjë mashtruesi të vogël, i cili i gjendur para trupit gjykues dhe në pamundësi për ta fshehur fajin e tij e shmang temën duke u marrë me detaje, emra apo thashetheme rrugësh. Thashetheme, të cilat me sa duket janë bërë sporti më popullor i korridoreve kryeministrore. Por mbi të gjitha, në pozicionin absurd të një njeriu të ligjit që është në dijeni të shkeljes së tij dhe që e aprovon këtë me dëshirë!

Fatkeqësisht, Kryeministri, i thirrur për paditë ndaj Lesit e Bazes, apo edhe probleme të tjera, nuk foli për asnjë nga ato. Ai ngatërroi biznesin e shtypit, i cili si çdo lloj biznesi tjetër i nënshtrohet ligjeve dhe kodeve të shtetit, me informimin dhe lirinë e shtypit si një dimension i pamunguar dhe shumë i rëndësishëm i demokracisë. Në një përsiatje kaotike, e vetmja gjë që ndihej dhe që i duhet respektuar ishte armiqësia e hapur dhe gadishmëria e Kryeministrit për të kërcënuar secilën nga mediat që atij i duket problematike. Madje, stili dhe qëndrimi i tij, të kujtonin proceset e famshme Nju Jorkeze ndaj Pol Kastelanos dhe Xhon Gottit, që të vendosur përballë drejtësisë përmendnin emra gjyqtarësh, policësh, vilash, takimesh të hapura apo të fshehta, për të dëshmuar një lloj pushteti që vjen nga informacioni i detajuar, ose për të përbaltur gjithçka, sipas formulës së njohur tashmë: “nuk ishim vetëm ne”. Formulë e cila po bëhet dominuese në politikën shqiptar, ku çdo i akuzuar, tenton të bëjë të njëjtën gjë me gjithë shoqërinë, për t’u ndjerë më i lëhtësuar si një fajtor mes fajtorëve. Nuk kishte asnjë shpjegim tjetër, p.sh. përmendja e një kati pa leje i një botuesi, i legalizuar dhe që aktualisht është ende në proces gjyqësor. Kryeministri duhet të jetë në dijeni se një çështje në gjykatë, që nuk ka marrë ende vendimin e prerë, nuk mund të jetë kurrë e paragjykuar. Por fatkeqësisht, problemi nuk qëndron këtu. Nga ajo tirandë e gjatë prej 9 faqesh format që artikullshkruesit e tij anonimë i kishin vënë përpara, Kryeministri dëshmoi diçka që binte lehtë në sy. Duket se njeriu që deri pak vite më parë konsiderohej si figura politike më liberale në vend është peng i një kepkuptimi dhe paragjykimi të madh. Nga fjalimi i tij, Kryeministri Nano duket i bindur se kritikat e shtypit ndaj tij janë pjesë e një përbetimi dhe se ai vetë, nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie. Me fjalimin e tij, ai të kujtonte një bisedë që ka pasur muaj më parë me Komisionerin Paten, të cilit i deklaronte se kritikat e shtypit vinin nga sponsorizime të firmave greke të naftës! Duke marrë nga njeriu i rëndësishëm i BE, shqetësimin se veprimet e qeverisë mund të ishin selektive. Siç ndodhi edhe realisht, kur Kryeministri përmendi në fjalën e tij vetëm emra televizionesh dhe gazetash që kanë qenë problematike për të, duke lënë krejtësisht në hije media që po tentojnë të prishin rregullat e tregut, por që qëndrojnë pranë politikës dhe familjes së tij. Duke ndjekur llogjikën e fjalimit të Nanos, pyetja e parë që mund t’i bëhej atij është direkte dhe e thjeshtë: A ndjen Kryeministri që pjesa më e madhe e anomalive vijnë nga drejtimi i tij kaotik, nga mungesa e rezultateve konkrete dhe nga gabimet spektakolare? A mund të gjendej ndonjë gazetar në Shqipëri, apo edhe në botë, sado konfomist që të ishte, i cili të heshtëte përpara një fakti si ai i deklarimit të pasurisë së Kryeministrit, i përgënjeshtrimit të Benz apo i pronësisë së banesës që ai ka? Ka gjithnjë një tundim profesional që nuk e shkel dot askush, sado mediokër apo konfromist qoftë. Eshtë një lloj ligjësie që vjen nga koncepti i shtypit të lirë dhe i sistemit që e garanton atë. Edhe sikur gjithë shtypi aktual të blihej apo nënshtohej, të tjera organe apo forma do ta mbushnin boshllëkun e tij. Historia e botës moderne nuk njeh asnjë rast kur një pushtet, ka arritur të nënshtrojë apo të zhdukë një pushtet tjetër. Politika dhe shtypi, nuk mund të bëjnë përjashtim nga kjo ligjësi.

Pikërisht për këtë arsye, Nano nuk kishte pse të servirte shifra dhe detaje, të shkëputura nga konteksti i tyre, nuk kishte pse gjente gjysma thashethemesh dhe apo të bënte bashkime mekanike dhe heterogjene mes individësh dhe mediash që janë pranë tyre. Nano nuk duhej të vërtetonte shqetësimin e shumë prej anëtarëve të kabinetit të tij dhe të analistëve se Kryeministri është më konfuz dhe më i paqartë se kurrë; se nuk ka asnjë strategji dhe se pasioni i vetëm ngelen batutat. Ai duhej të fliste si një burrë shteti që e njeh sistemin dhe e respekton atë. Ai duhet ta kuptojë se media është një pushtet paralel me atë politik dhe asnjë lloj strategjie nuk mund ta reduktojë apo zhdukë atë. Dhe meqë llogjika normale nuk është më aq normale për njerëzit pranë tij, do të ishte mirë që dikush, në vend të predikimeve për “dorën e fortë” t’i tregonte një përrallë të vjetër. Përrallën për Mbretin me veshë gomari, morali i së cilës vlen edhe për tentativat për t’i mbyllur gojën shtypit shqiptar.

Sokol Pepushaj

 

Motrat Raiçeviq përballë diferencimeve politke dhe etnike

Pakicat kombëtare në Shqipëri janë diferencuar në vazhdimësi. Në Jug pala greke ka kërkuar trajtimin më serioz të pakicave dhe jo rrallë ka patur ashpërsim të politikave mes Greqisë dhe Shqipërisë. Por edhe në Veri, ku jeton prej shumë kohësh një komunitet serbo-malazez, ka patur jo pak probleme.

Nikoll Raiçeviq, një peshëngritës i njohur në Shqipëri, as edhe një herë gjatë karrierës së shkëlqyer të tij nuk iu dha mundësia nga shteti shqiptar të përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare. Kjo për arsye se sistemi shqiptar kishte frikë se ikte në perëndim. Me trokitjen e demokracisë në fillim të viteve 1990, Nikoll Raiçeviq dha kontribut për instalimin e demokracisë në këtë shtet komunist, shumë të mbyllur me perëndimin dhe me një terror psikologjik e fizik të paparë mbi njerëzit, veçmas mbi ata që quhen pakica. Kështu më 2 prill 1991, kur kundër votëvjedhjes së Ramiz Alisë protestuan mbi gjashtëdhjetë mijë vetë para komitetit të PP-së në qytetin verior Shkodër dhe ku junta e kuqe pushkatoi katër vetë, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e Besnik Ceken e plagosi rëndë 163 vetë e ku dhunoi shumë të tjerë, edhe gra e fëmijë, Nikoll Raiçeviq me dy vajzat që atëherë ishin fëmijë, Emiljana dhe Branka, ishte aty në shesh. Ato dy vogëlushe, si shumë fëmijë të tjerë u rrahën, duke iu ngjallur ndjenjën e frikës. Por atë ditë të zezë ka patur edhe raste kur gratë kanë dështuar fëmijët në bark nga dhuna apo tmerri që kanë përjetuar.

E, këto dy motra që sot janë udhëve të perëndimit, pasi kishin të rrezikuar jetën këtu në Shqipëri, kaluan shumë peripeci deri aty nga fundi i vitit 2003, që e braktisën njëherë e përgjithmonë këtë vend. Këtë vend që u persekutoi prindërit, të afërmit. Këtë vend që tentoi t’u merrte jetën edhe atyre.

Emiljana Raiçeviq, sipas një dokumenti zyrtar me numër protokolli 11/8 të degës së Partisë Demokratike Shkodër është veprimtare e kësaj partie që nga data 03.07.1998, ndërsa si anëtare e saj që nga data 20.07.2000, e pajisur me dokument partie me nu mër 113532.

Emiljana shquhet për investim politik si veprimtare në tërë proceset, protestat, demonstratat e organizuara nga Partia Demokratike dhe Forumi Rinor i saj kundër dhunës, padrejtësive njerëzore, kundër komunizmit e diktaturës nga më të pashembulltat në botë. E përfshirë në lëvizje të tilla, në ballë të protestave të vitit 1996 e në vazhdim, kjo vajzë vihej në shënjestër të anarshisë për t’u eliminuar fizikisht. Ajo, duke qenë kryetare e Forumit Rinor të PD-së në vitin 1996 në lagjen “Skënderbeg”, duke e shtrirë aktivitetin e saj përgjatë tërë kohës për të përmendur më pastaj si më problemorin rastin e zgjedhjeve të 24 qershorit 2001 për pushtetin qendror, ku ajo ishte komisionere, i takoi të ishte jo pak herë përballë sfidave me jetën. Në ato zgjedhje, ku PS-ja manipuloi votat, pra vullnetin e sovranit me tanke, me tritol, me shkopinj gome të policëve, me rrahje e dhunime, madje edhe me burgime politike apo edhe zhdukje pa gjurmë fizike të demokratëve, Emiljana dhe Branka Raiçeviq, motrat që të dyja ishin shquar dhe nuk kishin pranuar manipulime, u kërcënuan psikologjikisht e u dhunuan fizikisht. Branka nuk kishte se si të mos jetë në krah të motrës, në krah të shoqeve e shokëve të idealit për një Shqipëri të lirë. Ajo, si anëtare e Forumit Rinor të PD-së dhe më vonë edhe si anëtare e partisë, me numër kartele 113533, edhe sot që nuk është në Shqipëri, ka lënë një respekt dhe vendi i saj ndjen boshllëk. Por, ashtu sikundër rasti i këtyre dy motrave, rastet kur të rinjtë e të rejat shqiptare zgjedhin si të vetmin shpëtim të jetës rrugën e ikjes, janë një shqetësim mjaft i madh i shoqërisë shqiptare. Diferencimet politike, raciale, fetare, etnike janë ende një fenomen në realitetin e zi shqiptar. Është ky një fenomen që e largon Shqipërinë nga rruga drejt Evropës.

Sokol Pepushaj

 

Ky shtet po vret dinjitetin e shtetasve të vet

Rekordet që ka arritur qeveria socialiste shqiptare duke e rradhitur Shqipërinë në top-listën e zezë për çdo gjë, është për t’u ndalur fort e me logjikë. Po të kalohet në heshtje apo siç po ndodh me një indiferentizëm marroq, s’është vonë dita që kur të bindemi se duhet ndryshuar me themel e keqja që ka zaptuar çdo qelizë të jetës shqiptare, atëherë s’kemi për të pasur kujt t’ia vëmë gishtin për të na prirë. E them këtë për të vetmen arsye se njeriu i nënshtruar shpirtërisht siç po punohet ditë e natë për ta kthyer shqiptarin, pra ai popull që degradohet, arrin e nuk i ka besë vetvetes dhe arsyes së tij, atëherë përfundimi është që ai që s’ka besë tek vetvetja s’mund të ketë besë tek askush dhe rezultati mbetet ai aktulai, që i ndershmi kryqëzohet e i poshtri nderohet, dhe jeta shkon si ajo fjala, shto miell e shto ujë e mos t’i kesh besë kërkuj, keq me tëndin e mirë me të huajin. Qeveria socialiste apo edhe organet e tjera demek të pavarura, përafërsisht i përngjajnë shtetit të Pakistanit dhe presidentit aktual Pervez Musharaf, ku ai me një grusht shteti erdhi në pushtet e që nga ajo ditë e sot luan rolin e aleatit perëndimor, por në të vërtetë është shumë më i korruptuar se paraardhësit e tij. Nga dita që ai e suita që e mbështet atje, zgjedhjet vidhen haptas e korrupsioni është sheshit, e pavarësisht se çdo shtet perëndimor e akuzon për këto probleme, ai shprehet se këtu punohet e ka përparim. Kurse realiteti flet ndryshe. Për të mbyllur të gjitha problemet, ai mbështet sa për sy e faqe luftën kundër terrorizmit. Gjithsesi, për këtë luftë të drejtë që ai mbështet, administrata amerikane e rradhit në vendet më të korruptuara në botë, dhe organizmat e ndryshëm për të drejtat e njeriut e akuzojnë për keqtrajtime e dhunë ndaj opozitës e fjalës së lirë, e siç thamë më lart për manipulim të votës e ai përsëri qëndron në pushtet. Por logjika të çon se kësisoj tipash, sa bien nga pushteti apo shohin rrezik për dënimin e tyre nga organet e drejtësisë, atëherë këta soj kthehen nga aleatë i perëndimit në armiqtë më të rrezikshëm të tyre. Këtë e ka treguar historia që po u mbështet një gangster e rregjimi i tij, ata sa të forcohen, sulmojnë atë që i ka mbështetur, pra të dashur lexues, shikohet sa ngjasojnë qeveritarët tanë me ata pakiztanezë, veçse me një ndryshim të madh, që populli shqiptar, kushdo që të jetë në pushtet, ka qenë e është në përgjithësi aleati më i madh i SHBA, mbas popullit amerikan, e kjo vjen nga mirënjohja që kanë shqiptarët për mbështetjen amerikane në vitin 1913 dhe në vitin 1999 në mbrojtje të popullsisë shqiptare e kauzës së saj në Kosovë. E siç shihet e dihet, meritat për mbështetjen ndaj SHBA e NATO-s se kanë individë të veçantë, por shumica dërrmuese e popullit shqiptar kudo në botë. Për të kaluar në problemet tona dhe t’i ikim Pakistanit, por e mora si shembull, atëherë shoqëria shqiptare këtu tek ne duhet të organizohet në mënyrë qytetare e civile apo siç thuhet të vetëorganizohet për fatet e veta apo për të ardhmen e shtetit, të fëmijëve, për ndryshimin e kësaj gjendjeje mbytëse që po kalojmë.

Duhet të pranojmë se gjendja shpirtërore e shqiptarëve këtej është e dobët dhe vetëorganizimi për të luftuar për të drejtat tona jetësore është në pikën më kritike.

Do Zoti e gaboj për këtë mendim, por për mua pushtimet e ndryshme që kaloi populli shqiptar dhe pasojat që la ndër ne, u përballuan në sajë të shpirtit, moralit, gjuhës e zakoneve tona të shkëlqyera fisnike, e falënderojmë Zotin që ishim e mbetëm shqiptarë me plot kuptimin e fjalës. Siç e thashë më lart, i vetmi pushtim që dërrmoi shqiptarin ishte ai komunist, prandaj jemi në këtë gjendje kritike dhe prag vdekje, sepse ditën që e morën pushtetin këto monstra, luftuan me të gjitha mënyrat shpirtin, moralin e zakonet tona, prandaj shqiptari sot i bie shkurt dhe thotë po iki e punoj jashtë, e nuk rrin këtu e ia merr shpirtin këtyre spurdhjakëve harbutë dhe i lë të lozin me fatet e njerëzve të tyre që ndodhen këtu, e ç’është më e keqja këta pushtetarë e pushtetare, po lozin me fatet e kombit shqiptar dhe krenarinë e tij.

Këtu s’flitet thjeshtë për ndërrime pushteti, por për fatin e kombit shqiptar dhe 2005-a erdhi prandaj koha s’pret, dhe në skenë duhet të dalin urgjent shpirti shqiptar e të përballojë me sukses e me dinjitet diskutimin e pavarësisës së Kosovës shqiptare. T’i ikim slloganeve boshe e t’i biem direkt aty ku na dhemb, se me këta pushtetarë e pushtetare s’kemi gjë në terezi, e t’i lihet në dorë diskutimi i kësaj çështjeje për ne që është jetë a vdekje, është krimi më i madh që do të bënim. Prandaj siç e kam theksuar edhe më lart, të dalin në krye njerëz me moral, se bota perëndimore e zhvilluar i dha prioritet ushqimit shpirtëror e pastaj atij ekonomik, e ndodhet në këtë prosperitet e zhvillim. Gjatë ktyre viteve në demokraci, qeveritarët e harruan me qëllim apo pa qëllim ushqimin shpirtëror të shqiptarëve, pra nuk punuan aspak në këtë drejtim, prandaj ndodhemi në këtë gjendje gjumi apo kome, edhe ato që e kanë për detyrë këtë punë s’po e ndërtojnë por po e arnojnë. Një fjalë e vjetër thotë që fjalët e tepërta janë fukarallëk, prandaj për largimin e këtyre qeveritarëve shpirtërisht, e kjo don njerëz armik ndaj që keqes e shpirtmirë ndaj njerëzve të pambrojtur, pra figurat me moral të lartë njerëzor e nacionalist, kur është nevoja, duhet të jenë në krye të situatës së ardhshme, prandaj pushteti merret kur krijon besim në shumicën e popullit dhe duhet ikur sa më parë strategjisë së Helenës së Trojës për marrjen e pushtetit. U provua dhe të gjitha votimet tash 8 vjet u humbën duke u vjedhur apo blerë votat e ç’ishte më e keqja morën poste të larta partiake e lokale, pisa e pise të pashpirt që gjithë ditën mendojnë të pasurohen për vete e klanin e tyre dhe sulmojnë me të gjitha mënyrat më monstruoze për eliminimin e elementit të shëndoshë që kërkon drejtësi e barazi për të gjithë dhe një Shqipëri normale e jo kjo që shohim sot. Shkurt opozita e faktorët e tjerë që kërkojnë ndryshim, urgjent duhet të marrin modelin e udhëheqësve amerikanë e evropianë mbas Luftë së Dytë Botërore, dhe t’i prijnë popullit me shpirtmirësi e transparencë për largimin e qeveritarëve mafiozë e kriminelë, se po ndenji në këtë gjendje që ndodhet ku lavirja politike fatkeqësisht po mori forcë e s’i thuhet ndal, e them pa frikë e me plot bindje që s’ka shpresë për ndryshime, edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, e Shqipëria e shqiptarët do të jenë siç janë sot, në gjendjen e dikurshme e përshkruar nga Vaso Pasha në poezinë e tij “O, moj Shqypni”.

Nikolin Pemaj

 

    Zoti Kryeministër mos e vrisni Shqipërinë

Jemi tre milionë e njëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind shqiptarë, duke mos llogaritur emigrantët në mërgim.

1. Shkodra             236.158

2. Lezha                 61.978

3. Tropoja             44.757

4. Kukësi                101.267

5. Dibra                  149.605

6. Puka                   48.969

7. Kruja                  106.826

8. Mirdita               50.421

9. Mat                    76.638

10.                Durrës    245.249

11.                Tirana                    367.361

12.                Elbasani                241.789

13.                Gramshi 43.545

14.                Pogradeci              71.386

15.                Korça                     210.515

16.                Kolonja 24.752

17.                Librazhdi               71.927

18.                Lushnja 134.209

19.                Fier                         244.881

20.                Përmet   39.330

21.                Skrapar  46.482

22.                Berat                      176.324

23.                Vlora                      176.501

24.                Gjirokastra            45.978

25.                Tepelena               49.789

26.                Saranda 50.995

Dua të di, kush, cilët janë demonët e këtij kmobi që këtë popull dita-ditës po e masakrojnë nga Vermoshi gjer në Deshat-Konispol.

Ku banoni ju, z.Kryeministër bashkë me qeveritarët e korruptuar? Ju po shkatërroni popullin më keq se diktatori Enver Hoxha, i cili i dënonte me burg, i pushkatonte dhe i internonte.

Kurse sot ky popull po vret veten e vet nga veriu deri në jug. Kryefamiljarët po varin veten e vet se fëmijët i kërkojnë bukë… ushqim, nuk ka ku të punojnë, kujtojnë Migjenin e madh me “Poemën e mjerimit” dhe në heshtje dalin nga shtëpia diku në oborr dhe var veten.

Përse populli është kaq i trishtuar. Këtu ka shumë rëndësi shtrimi i problemit si dhe zgjidhja e tij. Ju zotërinj qeveritarë keni pasuri të patundëshme dhe para në banka që mund t’i përdorni kur të doni. Ju mendoni për të ndërtuar në plazhet më të bukura, në brigjet e Detit Adriatik dhe Jon, ku ju ngjall interesimin që të investoni hotele-vila. Mund ta pranoni për të parë komplekset e ndërtimit, në të dy anët e superstradës Vorë-Tiranë. Ju të Partisë Socialiste u komprometuat menjëherë. Z. Nano, mbasi ish-Presidenti Sali Berisha më 2 mars 1997 të kishte falur, je i lirë nga burgu i Bënçës-Tepelenë, ju menjëherë i hytë në thelbin e mendimit të tij. Shqipërinë e njohe shumë mirë si ish-Kryeministër, duke parë programin që të kishte përgatitur Ramiz Alia.

Menjëherë morët paratë që kishin “vuajtur” në burgun e Bënçës-Tepelenë. Duke patur funksionin e Kryetarit të Partisë Socialiste, si dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave, ju u bëtë menjëherë i pasur dhe nuk e lejuat që t’ju shpëtojë ky rast. Për shtatë vite së bashku me qeverinë, keni siguruar aksione, banka, hotele, kazino si dhe ndërmarrje të tjera të ndryshme si në Telekom, Armo etj.

Çfarë është kjo, z.Kryeministër, qeveritarë, parlamentarë? Juve kush ju zgjodhi, populli, elektorati apo zgjodhët vetveten. Populli shikon se si hyjnë në labirintet, kush merret me kultivimin dhe përpunimin dhe transportimin e llojeve të ndryshme të drogave nga Shqipëria për në Greqi, Itali, Mal të Zi etj. Asnjëri, përveç qeveritarëve dhe deputetëve kush merret me transplantimin e organeve të fëmijëve dhe të shitjeve 5.600 fëmijëve, prostitucionin, jeni po ju që hezitoni para ligjit. Ju zotërinj qeveritarë, toka është pronë e shoqërisë, shoqëria nuk ka kapitalin tuaj, se do të ishte marrë vetëm me punë dhe duke mos patur janë të detyruar të punojnë tek jupër të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.

Kam përshtypjen sikur nga ju Partia Socialiste po realizohet papritur një ëndërr që kam parë shtatë vite me radhë. Nuk më besohet se është e vërtetë, por e kuptoj se ashtu është dhe se ju do të keni “suksese” në të gjitha gjërat për të cilat flisni. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të përndjekurit politikë, parlamenti paraqet vetëm një herë votbesimin e P.Demokratike të shpërblehen të burgosurit politik dhe të pushaktuarve.

Në Shqipëri ka një dallim për ju njerëzit modernë të vendosur përballë njëri-tjetrit me njerëzit që janë 3.117.600 të kufizuar për jetën e tyre të lodhur nga ekonomia.

Ua dhaftë i madhi Zot, mos bëni gabime, kështu mendoj unë, vendimi të jetë vërtet i bukur dhe madhështor, mos e vrisni të vërtetën.

Hasan Kurtaj

 

Në Tiranë jeta nuk është e sigurtë

Tirana këto vitet e fundit jo vetëm është e mbipopulluar, por edhe ka patur shumë probleme, ku jeta e njerëzve ka qenë e rrezikuar, e kërcënuar. Ata që drejtojnë shtetin sot, janë bijtë e etërve komunistë, që për një gjysëm shekulli burgosën politikisht, internuan, pushkatuan pa gjyqe. Njëri ndër demokratët antikomunistë që jeta iu rrezikua shumë herë, është edhe Arben Nikoll Pjetra, lindur në qytetin e Pukës më 30.08.1976, dhe banues në Tiranë deri ditën që detyrohet ta braktisë edhe metropolin, pasi duke qenë në vëmendje të anarshisë, meqenëse segmente të errëta të këtij shteti fashist e kishin piketuar, e pati të pamundur qëndrimin në Shqipëri. Po kush është Arben Pjetra? Suvestigimet e gazetës sonë i referohen dokumentit me numër protokolli 995 të Shoqatës politike antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ku ai rezulton të jetë pjesëmarrës në të gjitha demonstratat politike antikomuniste. Madje, më 14 janar 1990, kur u shemb shtatorja e diktatorit Stalin, Arben Pjetra është rrahur barbarisht nga forca të errëta të sigurimit të shtetit. Është arrestuar pa shkak dhe mbas pesë ditëve tortura lirohet. Është nevojitur ndërhyrja e mjekëve, të cilët meritojnë fjalë të mira, për t’i shpëtuar jetën. Por në Shqipëri ka patur shumë raste kur nga torturat njerëzit kanë kaluar për në botën tjetër. Ngjarje të tilla ka patur në Korçë, ku edhe u zhvarros kufoma dhe u vërtetua dhuna policore si shkaktare e vdekjes, në Lezhë, Kurbin, Tiranë etj. Por Arben Pjetra si veprimtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shqiptare, me numër libreze 03529, jo pak herë mësojmë se si në kohë lufte për identitet ka veçuar e ruajtur sekret numrat, nëse pushkatohet nga këta të ashtuquajtur shtetarë, por që në të vërtetë janë fashistë, të cilët vetëm në këto shtatë vitet e fundit kanë pushkatuar rreth 6000 shqiptarë. Gjyshi i tij, Çun Pjetra, provoi burgun e torturat e politikës së satrapit Enver Hoxha nga viti 1955 deri më 1976, kur edhe vdiq aty në burgun luciferr. Edhe babai i Arbenit, Nikoll Pjetra, bëri shumë vite burg, provoi shumë persekutim, shumë diferencim, shumë nëpërkëmbje politike e shoqërore. Burg nga viti 1965 deri më 1970. Persekutim i tërë atij gjaku e fisi dhe, për të ardhur tek viti 1980, kur Nikoll Pjetra burgoset sërish nga komunistët, për t’u liruar vetëm në vitin 1990, atëherë kur ishin tronditur themelet e komunizmit në Evropën plakë dhe kishte filluar era e ndryshimeve edhe në Lindje. E, kërcënimi serioz për jetën, familjeve me taban antikomunist, u është gjithmonë permanent. Data 10.01.1997, kur digjet shtëpia e Arben Pjetrës dhe ata njerëz detyrohen të marrin shtëpi me qera pasi u ishte djegur gjithçka dhe vetëm fati e Zoti kish mundësuar të mos kishte viktima, është një ditë e zezë që akuzon fort këtë shtet që endet me ushkur nëpër këmbë nga e keqja në të keqe. Arben Pjetra është dhunuar nga persona të paidentifikuar që kanë patur qëllime eliminimin fizik, ku sipas burimeve tona është mjekuar në spital nga data 16.01.1997 deri më 20.01.1997. Arben Pjetra dhe njerëzit e tij kishin rrezikuar jetën deri në ditën që braktisën Shqipërinë.

Albert Vataj

 

vazhdon nga numrat e kaluar

“Edith Durham bëri shumë për  Postribën, ndaj edhe ne i  kemi  shumë  borxh  asaj.”

“ Mbretëresha e Pakurorëzuar e Shqipërisë “, siç e quanin malësorët e veriut të Shqipërisë, Meri Edith Durham, lindi në Londër me 8 dhjetor 1863.Kjo ishte fëmija i parë i familjes Durham.Studimet e para i kreu në Kolegjin e Bedfordit.Më pas u regjistrua në Akademinë Mbretërore të Arteve. Pikturat e saj u pëlqyen shumë. Disa prej tyre mbahen edhe sot në Institutin Mbretëror Antropologjik.

Edith Durham, një pjesë të mirë të jetës dhe të hulumtimeve të saj ia kushtoi  Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo kishte një respekt të vëçantë  për kombin shqiptar, si kombi më i vjetër i Europës. Gjithë shpirti i saj është i shkrirë në veprat monumentale si  “Brenga e Ballkanit”, “Shqipëria e Epërme”, “Lufta per Shkodrën”, “Njëzet vjet ngatrresa Ballkanike”, e tjerë.

Në vitin 1901, pasi pajiset me leje nga autoritetet osmane, Edith Durham zbret në Shkodër nepërmjet Liqenit të Shkodrës. Të parët që njohu në Shkodër qenë piktorët Kolë Idromeno, Ndoc Martini dhe fotografi Marubi.

Pothuajse gjithë periudhën e Luftërave Ballkanike “Mbretëresha e Pakurorëzuar e Shqipërisë”, e kaloi në Ballkan, e kryesisht në Shqipërinë Veriore. Si një tempull drejtësie ajo ndiqte nga afër gjithë  gjyqin e përgjakur të “Fuçisë së Barutit”, duke ndërhyrë dhe ndihuar për mbrojtjen e drejtësisë njerëzore, në zbutjen e egërsisë ekspansioniste të pushtuesve serbë e malazezë.

Ajo kujton me respekt dhe dashuri të thellë  vendet e bukura ku ka kaluar  një pjesë të jetës saj, e në mënyrë të veçantë njerëzit mikpritës, bujar e të dashur, sa dhe trima e të besës.

Po shkëpusim një pjesë nga kujtimet e saj në librin “Brenga e Ballkanit” :

“……..U nisa nga Shkodra në orën pesë të mëngjesit, e shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas, i cili e njihte mirë zanatin e udhërrëfyesit……Duke kaluar përmes rrafshinës, ecëm brigjeve të Kirit, të cilin e kaluam te Ura e Mesit, një urë e bukur guri, që thuhet se është veneciane………”

Sa duket, Edith Durham nuk kishte informacion  të plotë  se nga kush dhe kur ishte ndërtuar Ura e Mesit, ndaj dhe thotë :”…që thuhet se është veneciane…”

Ajo vazhdon : “….. Lartë në një kodër që zotëron hyrjen e luginës së Kirit, gjendej Drivasti, Drishti i sotëm. Në mes të rrugës deri në maje të kodrës është ndërtuar fshati i ri midis rrenojave të  shtëpive të vogla. Për në fshat kalohet nepër një portë me gurë të palatuar në  mbeturinat e një muri të vjetër.Banorët janë kthyer në myslimanë  pikërisht para dy shekujsh, domethënë në kohën kur peshkopët  grindeshin pët te. Në maje ndodhen rrenojat e kalasë, e cila në shekujt  XIII, XIV e XV kishte një farë rëndësie. Që nga shekulli i XIII, zotër të Drishtit  ishin Komnenët………Asgjë s’ka mbetur sot nga këto “gjëra  të vjetra të pafat, të harruara”, veç murit të jashtëm të kalasë, me gurë të palatuar e të palidhur me llaç dhe disa pjesë ndërtesash. Herë pas here gjenden monedha e relike të tjera, por banorët e Drishtit ruajnë me xhelozi që asnjë i huaj të mos bëjnë kërkime në atë vend, që ata e quajnë si truallin e tyre të  “Tom Tidllërit”.

Banorët myslimanë të fshatit që njihen si  besimtarë, ishin shumë të përzemërt. Na  ftuan në një ballkon të gjërë në një shtëpi, ku gratë pa perçe me nga një tufë të madhe flokësh të ngjyer me të zezë në të dyja anët e fytyrës, po endnin pëlhurë pambuku me vija të kuqe e të bardha. Burra e gra u ulën përrreth dhe tërë qejfë zunë të më mësonin shqipen. Pastaj gratë zien qumësht për mua, ndërsa burrat zunë të shanin qeverinë turke. Duhej të paguanin taksa dhe s’kishin si t’i shpëtonin kësaj, se qyteti ishte shumë afër,të gjitha këto para  shkonin në xhepin e valiut. Asgjë nuk bëhet  për vendin. Për Zotin, malësorët janë më mirë atje larg ! Vërtetë për ata nuk bëhet asgjë, por edhe ata nuk i detyron kush të  paguajnë gjë.

Banorët e Drishtit janë nikoqirë dhe punëtorë. I gjithë bregu i lumit është kthyer në kopshtije të rregullta, plot me hauze të vogla uji, prej të  cilave ujin e shpërndajnë  me lopata të mëdha prej druri, dhe prodhimi çohet çdo javë në Shkodër. Kur u largova plaka më përqafoi dhe të gjithë m’u luten që të kthehesha përsëri……….”

Ishte  momenti kur Edith Durham po largohej përkohësisht  nga Drishti, nga shtëpia e  Halil Isufit ku ajo banonte  në Kalanë e Drishtit. Ajo po nisej me një mision në fshatrat e Gurit të Zi  e Jubanit për të cilët thotë se Jubani katolik ishte po aq mikpritës sa dhe Drishti mysliman. Ajo kujton zonjën e Halil Isufit, plaken, siç e quan ajo, që e përqafoi me mall e dashamirësi si të ishte pjesëtare e familjes saj.

Duke u larguar nga Drishti londinezja erudite merrte me vete dashurinë dhe respektin e familjes ku banonte dhe të familjeve të tjera të Kalasë që ishin prezente në pritjet dhe përcjelljet e saj. Në udhëtim e sipër ajo mediton. Ajo riprodhon në kujtesën e saj netët e bukura që kalonte në qendrën e lagjes plot ndriçim. Rruga kryesore e lagjes  nga porta e lindjes deri në porten e perëndimit ndriçohej nga fenerë të vendosur anës rrugës, të cilët bashkë me gelbërimin e manave dhe driten e praruar të hënës krijonin një kompozim harmonik plot fantazi e art. Kjo pamje ia mrekullonte shpirtin hulumtueses londineze. Meri Durham dilte pothuajse çdo natë në qendër të lagjes, afër ndërtesës së kultit dhe sodiste natyrën përrreth duke ndier kënaqësi në shpirt. Nganjëherë bisedonte me burra besimtarë që shkonin në xhami për të kryer faljet e lutjet sipas ritualit Islam. Nganjëherë rrinte me djem që grumbulloheshin në qendër të lagjes duke kundruar gra e vajza që mbushnin ujin të burimi. Ajo rrinte nën dritën e fenerëve që butësisht bashkohej me rrezet e hënës që depërtonin mes gjetheve të manave. Aty ajo skiconte në miniaturë  veprat e saja të së ardhmës. Lagjja Kala e Drishtit kishte pamjen e një qytetërimi në antikitet. Shpesh herë në meditim e sipër ndiente në shpirt se diku nga Britania e madhe vinte fluturimthi një mall që ia pushtonte të gjitha njësitë e saja femërore………

Edith Durham e shkeli me këmbë  gjithë zonën e Postribës duke rënë në kontakt me njerëzit, me hallet  dhe dertet e tyre, duke parë me sytë e saj skamjen dhe mjerimin e popullit të lodhur nga lufta për jetën dhe mbrojtjen e trojeve të tij. Gjithë udhëtimin e saj nepër Postribë  ajo e shoqëron me përshkrimin plot ngjyra  e peisazhe mbresëlënëse të natyrës e vendeve nga kalon. Ajo e përshkruan plot dhimbje në shpirt jetën e mjerë  të këtyre njerëzve të varfër ekonomikisht por fisnikë e të pasur në shpirtin e tyre bujar.

Le të dëgjojmë nga goja e kësaj studiuese erudite se ç’thotë për Postribën :

“…….. Nga Suma udhëtuam drejt majes së malit që përfundon në Maranaj, kreu i malit në formë katrore që duket nga Shkodra dhe para nesh shfaqet panorama e mrekullueshme e Liqenit të Shkodrës, fushat e verdha të ndara mirë dhe malet, maje pas maje, që zhdukeshin në hapsirën pa fund në diellin vërbues.

Përsëri zbritëm te lumi i Kirit, atje ku ai derdhet në luginë, ndërsa rrenojat e Drishtit ngrihen thikë drejtë qiellit në majen e kodrës prapa……….

Duke udhëtuar përpjetë, si kapërcyem  Kirin, ecëm nëpër një shteg të ngushtë me hije dhe u gjendëm në një vend të mahnitshëm afër Myselimit plot grumbuj të mëdhenj kulprash të egra ngjyrë trandafili.Flutura të gjelbëra dhe të kaltërta vetëtinin në diell dhe një numër i madh karkalecash të mëdhenj ngjyrë vishnje kërcenin me zhurmë rretheqark. E gjithë  natyra dukej plot gëzim jete. Misri rritej i plotë e i bollshëm në fushat e punuara mirë. Kishte kopshte të mëdha me fiq e ullinj dhe ato pak vreshta  që ishin dukeshin në lulëzim. Disa vjet më parë kjo që kishte qenë toka më e mirë e krahinës për  prodhimin e rrushit, ishte shkatërruar nga filoksera dhe rimbjellja sapo kishte filluar. Tokat gurishtore dhe të shkreta, që tani kufizoheshin me Kirin, kishin qenë po aq të pasura, por vërshimet e lumit kishin gërryer të gjithë dheun, duke lënë pas shkatërrimin….”

Riza Spahija

 

Kuvendi i Greçes, programi politik i pavarësisë së Shqipërisë

Në historinë e shkruar të Shqipërisë, Greça e Kelmendit zë një vend të vogël, por në historinë e jetuar e trashëguar, Greça zë një vend aq të madh sa mund të quhet pa frikë Kryevendi i Kuvendeve të Shqiptarëve ndër shekujt që kërkonin lirinë, flamurin e mvetësinë. Në Greçe, nga data 10 deri më 23 qershor 1911 u zhvillua Kuvendi i Krenëve të Kryengritjes Antiturke të vitit 1911, i kryengritjes më të suksesshme të shqiptarëve në 450 vjetët e robërisë Otomane. I asaj kryengritje që tronditi Stambollin, që zgjoi Evropën plakë nga gjumi i harresës ndaj shqiptarëve dhe i asaj kryengritje që për herë të parë pas shekujsh (më 6 prill 1911) valëviti mbi trojet shqiptare flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit, i cili simbolizonte jo vetëm lirinë e pavarësinë e ëndërruar, por edhe qytetërimin perëndimor të pashuar nga pushtuesi turkoshak. Në zemrën e kësaj kryengritje (Malësi të Madhe), por edhe në valën e kësaj kryengritje që solli lumej gjaku, Evropa filloi të kuptojë se ne shqiptarët, ndonëse të pushtuar prej shekujsh, nuk jemi tjetërsuar as në turq e as në arabë, por kemi mbetur ai popull evropian që u sakrifikua vetë në shekullin XV për të mbijetuar Evropa me besimin e qytetërimin e saj. E ndërsa pushka kërciste, krerët e Komitetit të Podgoricës dhe ata të kryengritjes menduan që të mblidhen në një kuvend ku kërkesat e kryengritësve të diskutohen, mendohen dhe të shkruhen për t’ia bërë të ditur Perandorisë Otomane që t’i realizonte dhe Evropës për t’u bërë garante. Për realizimin e këtij kuvendi thuhet se një rol të madh luajtën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Vendi që do të zhvillohej kuvendi u zgjodh Greça e Selcës së Kelmendit, e cila i ngjante një foleje shqiponjash të krijuar nga Zoti enkas për të mbrojtur krijesat e tij. Në perëndim të fshatit Selcë, në majën e shkëmbinjve thik përpjetë, në një lartësi rreth 300 metra ndodhet një pllajë apo më saktë një lëndinë e mrekullueshme e lulëzuar nga bari i njomë, lulet e gjithfarëllojshme. Ahet qindra vjeçarë që bëjnë hije e pastrojnë ajrin, duke e kthyer këtë vend në një parajsë ëndërrash për të veruar, por edhe të sigurtë nga çdo sulm i mundshëm nga bijtë e djallit Sulltan. Në qendër të kësaj lëndine është edhe sot një ah madhështor, nën hijen e të cilit u zhvillua kuvendi i krerëve të kryengritjes dhe burrave të tjerë që donin t’i dilnin zot vendit të tyre. Mjerisht ky vend i kryekuvendit sot vetëm sa njihet pak historikisht, ku për ta kujtuar këtë nuk është ngritur asnjë infrastrukturë e çfarëdoshme dhe nuk ka thuajse asnjë organizim shtetëror për ta vizituar e kujtuar në përvjetorët e tij e që në këtë qershor u mbushën plot 93 vjet, por që edhe ky vit kaloi vetëm me heshtje, me atë heshtje që nuk u intereson shqiptarëve, por përkundrazi armiqve të tyre që për çudi në këto stinë të Qeverisë Socialiste janë shtuar shumë… Gjithsesi, Greça ka shërbyer edhe më herët si vend ku bashkoheshin krerët e Selcës, Trieshit, Kuçit e të tjera viseve shqiptare që kërkonin të luftoni të bashkuar për të fituar lirinë e zaptuar nga çallma aziatike, por këto janë shekuj më parë dhe koha ka bërë punën e saj. Ndërsa përkundër shtetit e qeverisë, banorët e trevave të Malësisë së Madhe e më gjerë shpesh e kujtojnë e vizitojnë Greçen pasi aty ata gjejnë pjesë të historisë dhe paraardhësve të tyre…

Natyrisht këtë shkrim modest, unë, malësori i këtyre trevave, ia kushtoj në këtë përvjetor këtij kuvendi që u bë promotori dhe programi i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, ku dy nga më kryesorët ishin Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, dora e mendja e të cilëve kishte jo pak rol në kërkesat e Kuvendit të Greçes që u formuluan në 12 pika dhe morën “emrin” Memorandumi i Greçes…, të cilat unë vendosa t’i “riprodhoj” në këtë shkrim si më poshtë:

1. Garantie kundra përsëritjes pas sodit të veprimevet e të mënyravet antikostitucionale nga ana e qeverisë qendrore e t’Auktoritetevet vendore në të gjithë Shqipërinë. Nderim për të gjitha Feet e për zakonet e vjetra të garantuara nga konstitucioni e konsakruara nga kanunet e zakonet.

2. Të njohunit e plotë të kenies së kombit shqyptarë me ato të drejta që kanë kombe të tjera të mbretërisë.

3. Liri e plotë për shqyptarët të zgjedhin pa ndonjë pengim a ngushtim deputet e vet, numri i të cilve do t’i përgjigjet popullsisë.

4. Liri e plotë për shqyptarët të mësohen e të përparojnë në gjuhë të vet e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme të cilat të kenë të gjitha të drejtat që kanë shkollat e qeverisë. Nderim për të drejtat që u janë njohun krenvet fetarë të kërshtenë përsa i përket mësimit ndë shkollat që janë nën sundimin e tyne.

5. Organizimi i administrimit të vilajetevet, ku ndodhen shqyptarë, i cili të ketë për themel një system deqentarlizimi administrator, që t’u përgjigjet nevojavet të vendit e konstitucionit me praktikat e konsakruara prej kohës në disa vise.

6. Të zgjedhunit e Vilanjevet e të tjerve nëpunës të lartë të shtetit në mes të ma të mirve e ma të vlefshmëvet zyrtarë të shtetit, tue pëlqye ma tepër ata që dinë gjuhën e zakonet e vendit. Emnim i të tjerve nëpunës civilë e financiarë e të gjygjtarvet në mes të atyne që janë shqyptarë e që të kenë cilësitë e njohësitë e lypuna. Xhandarët e agjentët e policisë, ashtu edhe nëpunësit e tjerë të zgjidhen në mes ma të zotvet nga njerzit e vendit.

7. Emnim i një përfaqsuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshëm për një periudhë vjetësh me barren që të shikojnë të vuemit besnikisht n’udhë të nomit organik, të mbaruarit e detyrës së Vilanjevet e të tjerve nëpunës, e të mbajtunit e qetsisë e të harmonisë ndë mest t’elementeve të ndryshëm Ethnikë që ndodhen në vilajetet bashkërisht.

8. Përdorimi i gjuhës shqipe ndër marrveshjet në mes të administratuarvet dhe administratorvet të vendit, e ndër kuvendet gjykimet përpara gjygjeve përkrah me turqishten që asht e mbetet gjuha zyrtare e qeverisë qendrore.

9. Shërbimi ushtarak i detyrueshëm për të gjithë shqyptarët me system skanesh (Systeme de cantinnement) në kohë paqi; e një organizim të veçantë për vendasit e visevet që ndodhen në kufi me shtetet ballkanike, tue dhanë lehtësien që mund të bajnë shërbimin në vend e të ruajn shegurien e kufijvet. Ushtarët do ta kenë të lirë shërbimin e besebet të tyne e të mbajturit e zakonevet të veta.

10. Të lidhunat për nevojat e vendit të të gjitha t’ardhunavet, përveç se atyne të Gjymrykut, të postës e të telegrafës, të duhanit, të Spirtos e të pullavet, të cilat janë dhanë për disa shërbime të veçanta. Të lanunit për ndërtim udhash e hekurudhash me ndearshtje vendore e për mbajtjen e shkollavet të botshme të një pjese të tepricës t’ardhunavet të përmenduna sypri ashtu edhe të gjitha pagesavet për udha, të pagesës shtimore për mësim e të 3% të së drejtës së hyrjes.

    T’u njihet komunevet e drejta e të prerit, drejt për së drejti ose me anën e të tjerve, të pyjevet të vendit, me detyrë për komunet me marrë për barrë ruajtjen e tyre, me rregullar të prerit pas urdhnave teknike, e me i pague fiskut një pagesë që do të shenjohet pas drunjvet e pas largimit të pyllit nga limani ose nga vendi i shitjes.

11. Të drejta për Këshillat e Përgjithshme të munt të japin vendime mbi budgetin e vilajetevet e të bajnë kontroll të prishunat.

12. Kërkim i fondeve të nevojshme që të shegurohet mbledhja e të hollavet që lypsen për goditjen rishtazi të shtëpiavet e të ndërtesavet të djeguna; e themelim i një komisioni të përziem (comissis mixte) e të mosvarme që të vështrojnë këthimin në vent të njerzve të damtuarë e goditjen e shtëpiavet të djeguna.

    Të kthehen armët e marruna me detyrë për ata që i bajnë t’i shtrohen kanunit të posaçëm.” (R.Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq. 116-119, cituar nga revista “Leka” 1937/1).

Pjesëmarrësit e Kuvendit të Greçes ishin nga krerët më të spikatur të të gjitha krahinave të Malësisë së Madhe, Shqipërisë Veriore e më gjerë deri nga Elbasani, Korça etj. Krerët e kryengritjes të Malësisë ishin: Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika, bajraktari i Grudës, Dod Preçi, bajraktari i Kastratit, Tom Nika i Shkrelit, Cal Deda (Selcë), Lulë Rapuka (Vukël), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Marku (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Martin Preka (Shkrel), Prel Marjani (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mhilli (Shllak), Gjon Gjeka (Trish), Bec Delia e Dash Bajrami prej Nikajve, Pup Çuni, Binak Lulashi etj. Nga Komiteti i Podgoricës morën pjesë Luigj Gurakuqi, Hil Mosi dhe Risto Siliqi. Nga Elbasani Sali Hoxhë Hidri (thuhet se ishte edhe përfaqësues i I.Qemalit), nga Korça Nikolla Lako etj. Këta përfaqësues janë të shënuar në dokumentet zyrtare të kohës e më vonë të historisë, por për arsye që dihen në këtë kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të klerit katolik, por që nuk “guxuan” të shënojnë emrat e tyre në memorandumin, që për efekt të ngjyrës të kapakëve të kuq u quajt edhe “libri i kuq”. Mungesën e “guximit” të klerit katolik historianët e mëvonshëm, veçanërisht ata të komunizmit e shënuan në shkrimet e tyre herë si mungesë të klerit në këto ngjarje historike e herë si rol negativ, kur në fakt ishte e kundërta. Gjithsesi tashmë është vërtetuar plotësisht roli pozitiv i klerit katolik gjatë kryengritjes dhe në kuvendin e Greçes. Më të spikaturit janë: Padër Karl Prenushi – famulltar i Vuksalekajve, Padër Lorenc Mitroviq – famulltar i Bajzës, Padër Mati Prenushi – famulltar i Kastratit, Padër Sebastian Hila – famulltar i Rapshës, Padër Bonaventura Gjekaj – famulltar i Grudës, Padër Luigj Bushati – famulltar i Traboinit. (At Gjergj Fishta, “Hylli i Dritës”, nr.9 – 1914).

Memorandumi iu dorëzua një kopje Qeverisë së Stambollit dhe një tjetër fuqive të mëdha evropiane me në krye Anglinë. Pas memorandumit, krerët e Malësisë për realizmin e tij bënë një takim në Podgoricë me Ministrin turk Sadredin Beu. Nga ky takim interesant po veçojmë një pjesë nga “Kujtimet e mija” të Dom Luigj Bumçit, botuar në “Hylli i Dritës”, Shkodër 1944/5, ku ndër të tjera lexojmë:

“… Para se me hi Ministri, shkova te malsorët e u thashë që të danin një ndër ta që të fliste n’emën të të gjithve. Ndane Dedë Gjon Lulin. Si hime në atë odë, Ministri u fal me ta e u thotë: Zotni, kam ardhë prej Cetine me ju pa. Dedë Gjon Luli po i përgjegjet: S’na ka pas marrë malli për ty. Mua m’u donte me e përkthye. Si u ulëm  e ndejëm, po i thotë ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjon Luli nuk e la me mbarue, e me i herë i tha: Mos na e përmend Mbretin pse s’kemi punë me te. Aj as nuk na njeh, as nuk i din punët tona. Por ju qi vini mbas Mbretit jeni te tanë hajna e menafikë, e ju rreni si për ne si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka me falë. Atëbotë Ministri sillet kah unë e më thotë: Po pyeti kta zotni, at librin që këta përmendin, a e duen për vedi a për të gjithë Shqipni?… Dedë Gjon Luli ja përgjegjë: Ato pika që janë në atë librin e kuq i dona ma parë për vedi, mandej për Shqipni mbarë…”. Gjithsesi malësorët e më gjerë nuk e lëshuan pushkën krahut duke kërkuar të drejtat e tyre kombëtare, ku minimalja ishte realizimi i 12 kërkesave, që në fakt qeveria turke, me anë të ministrit të saj në Cetinë, Sadredin Beu, njoftoi malësorët për realizimin e memorandumit si më poshtë:

1. Një amnisti e përgjithshme për të gjithë ata që kishin marr pjesë në revoltën e fundit.

2. Malësorët e aftë për shërbimin ushtarak do ta kryenin atë në Vilajetet e Shkodrës dhe të Kostandinopojës.

3. Kajmekami i Tuzit duhej të njihte gjuhën shqipe. Mudirët duhet të caktoheshin në mes të bajraktarëve dhe vetëm kandidatët e zgjedhur prej popullit duhet të uleshin në Këshillin Komunal.

4. Taksat nuk do të mblidheshin gjatë dy vjetëve të ardhshme.

5. Taksa e deles do të pakësohej dhe një projektligj me këtë efekt do të paraqitej në parlament.

6. Mbajtja e armëve do të lejohej për të gjithë, por do të ishte e ndaluar vetëm në qytet e pazare.

7. Një shkollë kombëtare, në të cilën mësimi do të jepej në shqip prej mësuesve shtetërorë, do të krijohej ndër Distriktet e Shalës, Shoshit, Shkrelit, Kastratit, Grudës, Hotit dhe Kelmendit një shkollë për çdo rajon.

8. Në të njëjtat rajone do të ndërtoheshin rrugë dhe rrugë mushkash, në bazë të parimeve të barazisë do të merreshin në konsideratë kërkesat njësoj si për të gjitha subjektet e Perandorisë.

9. Puna për bërjen e rrugëve do të fillonte sa më shpejt.

10. Shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara në distriktet e sipërshënuara do të vlerësoheshin prej një komisioni në të cilin do të përfshiheshin përfaqësues të vilajetit dhe përfaqësues të Arqipeshkëvit së Shkodrës.

11. Meqë kredia prej 1000 lirash turke e dhënë nga Sulltani nuk ishte e mjaftueshme, një kredi tjetër do të hapej në të ardhmen.

12. Të gjithë refugjatët që do të kthehen nga Mali i Zi në Shqipëri do të marrin deri në të korrurat e ardhshme një gjysëm kilogrami misër në ditë për kokë, me një dhurim prej 1 lire turke për çdo të rritur. (R.Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, 1911, fq.146-147, cituar nga “The Times”, 1 gusht 1911).

Është interesant se kryengritjen në përgjithësi dhe Memorandumin e Greçes në veçanti e kanë shoqëruar dhjetra shkrime të gazetave kryesore të shteteve të fuqishme evropiane ku kampione e paarritshme mbetet gazeta britanike “The Times” (Dhe Taimes), roli i së cilës ishte mjaft i madh në sensibilizimin e shteteve dhe opinionit ndërkombëtar për luftën heroike që po zhvillonin kryengritësit e trevave të Veriut të Shqipërisë me në krye Malësinë e Madhe, kundër një fuqie të madhe botërore, siç ishte Perandoria Turke. Natyrisht është e kuptueshme se memorandumi ishte më i moderuar se kërkesat e bëra në zjarrin e luftës së kryengritësve që kërkonin pavarësinë e plotë, por kjo nuk do të vononte, pasi zjarri i lirisë e pavarësisë ishte ndezur, për të mos u shuar deri më 28 nëntor 1912, kur në Vlorë do të shpallej pavarësia e Shqipërisë. Dhe protagonistët e pavarësisë ishin po protagonistët e Kuvendit të Greçes (Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi), çfarë tregon qartë karakterin kombëtar të kryengritjes së vitit 1911, e jo thjesht si një kryengritje lokale, siç janë munduar e mundohen edhe sot njerëz të letrave me zulm antimalësor, që në fakt zulmin e kanë antikombëtar.

Duke dashur ta mbyll këtë shkrim timin modest në përkujtim të 93-vjetorit të Memorandumit të Greçes (që u mbushën më 23 qershor), më shkon mendja se si ka mundësi që edhe so në demokraci, Greça dhe kuvendi i saj të lihet në hije apo harresë, e përkundër kësaj, me pompozitet e banalitet të kujtohen e vlerësohen vende të ndyra, që u vjen era perçe nga dashuria e hazdisur e hamshorëve serbo-malazezë me gratë e liderve të Partisë Komuniste (e P.Punës), që ua dhanë të tilla pasi ua kishin marrë yndyrën. Simbol i kësaj maskarade mbetet Kasollja e Galigatit, ku Enveri i komunistëve kishte kaluar disa netë aty me leje të Dushanit e Miladinit. E për këtë kasolle mjerane që i ndërrohen hunjtë e kashta çdo vit, investoi e organizoi shteti komunist, hapet dhe të njëjtën gjë bëjnë sot socialistët, por tinëz e me të deleguar atje ca kërma komuniste që në fakt janë baballarët e tyre… Mjerisht së fundi më duhet të “pohoj” se Greça dhe kuvendi i saj edhe sot në demokraci vazhdojnë të mbeten “peng” i Kasolles së Galigatit. Se mos në Shqipëri është peng vetëm ky vend e kjo ngjarje…???

Ndue Bacaj

 

Amaneti i fundit i emigrantit shqiptar në New York

Në korrik të vitit 1998, Zef Gecaj erdhi nga Nju Jorku në Shqipëri me merakun për të shkruar një libër për vendlindjen e tij, Nikaj-Merturi. Kur takoi dy historianë të kësaj ane, Dodë Prognin dhe Zef Dodën, bisedoi me ta si vëllai me vëllanë duke u shprehur një dëshirë dhe një kërkesë: “A mund të shkruani një libër për Nikaj-Merturin dhe unë do të marr përsipër botimin e tij? Është vendlindja jonë, me një histori sa të vjetër e të dhimbshme, aq edhe heroike. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, kudo që jetojnë e punojnë, duhet ta njohin atë”.

Kërkesa u pranua me dëshirë nga autorët dhe pas një pune këmbëngulëse mbi 4-vjeçare, realizuan amanetin e Zef Binakut në prag të ndarjes së tij nga jeta, duke botuar librin shkencor historik “Nikaj-Merturi”, i pari i këtij lloji për këtë luginë alpine.

 

Libri “Nikaj-Merturi”

Studiuesi Dodë Progni në pjesën e tij të librit, argumenton hershmërinë e banimit në Nikaj-Mertur, nga fundi i epokës së bronxit (mbi 1000 vjet para Krishtit) deri në antikitetin e vonë (shek.V pas K.) duke u mbështetur në gjetje arkeologjike dhe në një literaturë mjaft të pasur, me autorë të vjetër e të rinj, si L.Thalloczy, F.Nopça, K.Steinmetz, F.Prendi, B.Jubani, I.Zamputi, K.Luka, etj. Në veçanti ndalet tek një sopatë bronxi iliro-dalmante të gjetur në fshatin Curraj Epër dhe tek vendbanimet dhe objektet e periudhës romake të gjetura në Varg, Curraj Poshtëm, Mulaj etj., që pasqyrojnë kulturën materiale e shpirtërore të banorëve në atë kohë dhe vazhdimësinë e jetës iliro-shqiptare në këtë luginë.

Burime të tjera dëshmojnë për Pultin arbëresh në shek.X-XVI, duke vërtetuar katërcipërisht se Pulti ka qenë një krahinë e madhe mbi Lumin Drin me banorë arbër kristianë, që luftuan me trimëri e guxim kundër pushtuesve sllavë e osman, gjatë e pasj principatës së tyre të Spanëve, dhe se në truallin e Spanëve u formuan “fiset” ose “bajraqet” Shalë, Shosh, Nikaj, Mertur, Gash dhe Krasniqe. Vend të rëndësishëm zë formimi, zhvillimi dhe bashkëjetesa shekullore e banorëve të Nikaj-Merturit. Për t’u njohur më mirë gjeneza, gjenealogjia, shtrirja territoriale e demografike merren veç për Nikajt dhe veç për mërturësit. Kurse aspektet e kulturës shoqërore, materiale e shpirtërore të tyre merren së bashku, pasi vërehen mjaft ngjashmëri.

Nga ky këndvështrim sqarohet vendformimi i Nikajt të sotëm ku, siç thotë autori, “mud të kërkohet vetëm në Nikijtë ose në Nikajni”. Nga ky fill del se Nikijtë përmenden në dokumenta qysh në vitin 1330, në qendër të luginës në fjalë (Paplekaj) ku me sa arsyetohet kryepari e kishte emrin Nikë, por në vitin 1628 ky katund del me emrin Nikajni. Ndërkohë dalin vendbanime të tjera si Luzaja më 1335 e Vargu më 1528 (seli këto ipeshkëvnore të Pultit), Zhushi më 1485, Kuqa më 1582 dhe Pjaja e Mavriqit më 1634. Gjithashtu veçohet ardhja e kapitësve rreth viteve 1416-1500 nga Vajushi i Shkodrës, të cilët largohen më vonë kryesisht në Guci dhe një pjesë e vogël bashkëjetoi me vendasit si dhe me të ardhurit e mëvonshëm, nikajt e sotëm.

Pas kësaj tabloje jepen nikajt e sotëm me të parin e tyre Nikë Mekshin, vëlla me atin e parë të kolmekshajve të Krasniqes, pa lidhje gjaku me Nikën e Nikijve të mëparshëm. Nikajt e ardhur nga Krasniqja, rreth vitit 1628, ruajtën vendet e shenjta të shqiptarëve të mëparshëm (kishën e Vargut, të Paplekajt e të Luzajës) dhe bashkëjetuan paqësisht me ta, duke luftuar së bashku kundër turkut për tokë, liri, doke, zakone dhe për fe. Pastaj del fuqizimi i Nikajt me fshatrat e sotëm Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Curraj Poshtëm e Curaj Epër, kurse banorët e hershëm (si pakicë) të Luzajës, Vargut, Pjajës etj., u larguan nga kishin ardhur më parë, nga Rrafshi i Dukagjinit e Kosova. Si dëshmi e kësaj popullate mbeten jo vetëm toponimet e kishave dhe të vendeve, por mendohet se mbeten edhe banorë, p.sh. vëllaznia e zhivanajve prej Luzajës dhe e ndrevatajve prej Pjajës së Mavriqit. Gjatë paraqitjes së trungut gjenealogjik dhe të banorëve për fshatrat e Nikajt, Progni shkruan: “Me rritjen e popullsisë së Nikajt dhe shtrirjen e tyre jashtë territorit të katundit fillestar, emri “Nikaj” nuk mund të trashëgonte vetëm një vllazni ose katund i këtij fisi. Të gjithë vllaznitë e katundet që u formuan kishin lidhje të barabarta me Atin e tyre të përbashkët, Nikën. Prandaj emri i tij nuk mbeti në një katund të vetëm, por u bë emër i gjithë fisit”.

Po kështu trajtohet edhe Mërturi, duke theksuar lidhjen e gjakut me Berishën e Pukës, një ndër fiset më të përhapura të Dukagjinit mesjetar. Pema fisnore e Mërturit të çon në vitin 1270, ku 6-7 brezat e parë janë të përbashkët me Berishën. Emri “Mërtur” jepet patronim i lashtë ose romak “Merituri” dhe jo si emër i atit të parë të fisit, siç ngjet me Nikajt. Pastaj mësohet se Ati i parë, Lekë Pogu, i cili banoi në Mërtur të Gurit, në rrethin e Pukës, dhe formoi bashkësi fisnore e territoriale me emrin Mërtur. Më vonë një pjesë e vogël e tyre kaloi me banim në Arripë të Gurit dhe pjesa më e madhe kaloi lumin Drin.

Rëndësi i jepet pasqyrimit të asaj pjese banorësh që kaloi Drinin pas vitit 1536 dhe u vendos në katundet e Pultit të Epër, rreth fisit të Nikajt, me përjashtim të anës veriore të tij. Përdorimi i defterëve kadastralë nxjerr në pah se emrat e vendbanimeve të mëparshme përgjithësisht qëndrojnë si rrënjë e emrave të fshatrave të sotëm, si Brisha (Brisa), Salça (Salca), Palçi, Betuçi (Betosha), Bjakja (Tetaj), Noranja (Raja). Kjo ndodhi kështu pasi banorët e ardhur bashkëjetuan me vendasit që kishin fe e kombësi të përbashkët në principatën e Pjetërspanëve dhe deri në shek.XVIII në përbërje të Pultit. Për më tepër mërturësit, ndonëse ruajtën emërtimet kryesore të banimeve dhe të kishave (kisha e Ançitit në Rajë, e Shnaprendës në Salcë e Blakë, e Shënkollit në Brisë etj.) në shek.XVIII ishin bërë banorë të përhershëm dhe zotërues të vendit me emrin Mërtur. Krijimi i një qendre të re banimi në territorin e Bjakës, me emrin Mortur, shpjegohet: “Meqenëse mërturësit ishin vendosur edhe në fshatra të tjerë, Morturi nuk mund të merret si zanafilla e fisit Mërtur, siç ishte rasti i fshatit-fis Nikaj, që u bë zanafilla e gjithë fisit Nikaj…”. Prandaj Morturi mori emrin e pajtorit të kishës Shëngjergj, Tetaj e Mulaj morën emrin e kryeparëve dhe blakçorët u larguan nga andej rreth vitit 1769. Kështu mërturësit, me lidhje të forta gjaku dhe larg pjesëve të tij në krahun e majtë të Drinit (Mërturi i Gurit dhe Apripa e Gurit), formuan njësi të vetqeverisura në bazë të së drejtës zakonore.

Kurse organizimi shoqëror e vetqeverisja, zhvillimi blegtoral-bujqësor dhe zejtar, si dhe lëvrimi i fesë katolike, jepen së bashku në mënyrë mjaft të detajuar për Nikaj-Mërtur, duke theksuar dukuritë e përbashkëta në marrëdhëniet e pronësisë, strukturën organizative, besimin e shumë doke e zakone të tyre. Temat janë të plota, me plot shembuj të argumentuar dhe trajtohen për herë të parë në këtë punim.

Gjatë trajtimit të temave të njohura gjenden fakte të reja historike, p.sh. disa historianë e konsiderojnë rrezen e veprimit të kryengritjes së vitit 1911, deri në Dukagjin. Libri vërteton se edhe Nikaj-Mërturi, me në krye Bekë Delinë e Bash Bajramin, ka qenë në Podgoricë për armë, janë ndeshur fytafyt me turqit në Gropën e Zezë dhe me kelmendasit kanë zbrapsur ushtrinë e Et’hem Pashës si dhe krerët e tyre kanë nënshkruar peticionin e kryengritësve ndaj qeverisë britanike më 12 qershor 1911. Pra, kjo tregon dëshirën e nikaj-mërturësve për bashkëpunim krahinor dhe mbarëkombëtar në luftërat çlirimtare për pavarësi. Gjithashtu në mbrojtjen e tërësisë tokësore gjatë viteve 1915-1918, lexuesi gjen qëndresën e nikaj-mërturësve, me komandantët e tyre organizatorë e luftëtarë kundër malazezëve, sukseset, disfatat, heronjtë e krahinës dhe rolin e famulltarëve (Leonard Shajakaj e P.Benardin Llupi) të lënë deri tani në harresë. Pamje tjetër paraqet pushtimi austro-hungarez i viteve 1916-1918. Faqja e parë e “medaljes” del pa konfrontim me austriakët, sepse në vitin 1913 ishte e vetmja fuqi që mbrojti çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, ndihmoi në organizmin e administratës, hapi shkollën e parë shqipe në Tropojë, etj. Por kur varfëria e sëmundjet arritën kulmin, tradita nuk u respektua, terrori u bë i pranishëm (me tortura, burgosje, internime e vrasje) nikaj-mërturësit u detyruan të dalin malit dhe t’i kundërvihen regjimit.

Ekspoze interesante paraqet tema “Gjendja ekonomike, politike dhe shoqërore në vitet 1920-1939”, sepse trajtohet krejt ndryshe nga historiografia zogiste e komuniste. Ngjarjet sillen pa anshmëri, me të këqia e me të mira dhe pa e lënë fajtor vend e pa vend A.Zogun, duke u mbështetur në 85 dokumenta të rëndësishme. Kështu, gjatë viteve 1920-1925, destabilizimi politik dhe gjendja e keqe ekonomike çuan në disa kryengritje të armatosura. Varfëri të tejskajshme kishte Nikaj-Mërturi, por qeveria kërkonte taksa të rënda, ushtronte terror e vrasje dhe ngulte këmbë për çarmatimin e popullsisë kur ende ndihej rreziku serbo-malazez. Prandaj banorët u hodhën në kryengritje brenda zone dhe me B.Currin deri në Tiranë gjatë kryengritjes së vitit 1924. Ky kuadër del qartë në Kryengritjen e Dukagjinit më 1926, e cila është quajtur deri tani “një lëvizje e përgatitur përtej kufirit tonë”, me “karakter fetar e separatist” etj., por të dhënat e librit provojnë të kundërtën. Shkaku i kryengritjes është gjendja e vështirë ekonomike dhe terrori, duke portretizuar edhe viktimën e rregjimit, patriotin Gjelosh Rama. Kryengritësit nga Dukagjini dhe Nikaj-Mërturi, kishin në krye jo të ardhurit nga jashtë, por figurat qendrore të bajrakëve si Lush Prela, Lulash Gjeloshi, Deli Sokoli, Mark Sadiku, Murrec Sadria, Dodë Prela, Mark Alia, Fet Sadiku, Sadik Gjoni etj. Gjithashtu provohet se asnjë kryengritës nuk është udhëhequr dhe as nuk ka mbajtur ndonjë simbol fetar. Pra qëllimi i vetëm i malësorëve ishte ndërrimi i rregjimit. Qeveria, në vend që të zhdukte shkaqet e revoltave, i shtypte ato me forcë. Nga ana tjetër, vlerësohen dhe evidentohen reformat shtetformuese të A.Zogut, por, siç thekson autori, “kontradikta midis qeverisë së A.Zogut dhe malësorëve nuk u shua asnjëherë”.

Serioziteti i historianit Dodë Progni kuptohet kur shikon 408 referenca të përdorura për saktësim të punimit të tij.

Historiani Zef Doda merret me pjesën tjetër të librit “Nikaj-Mërturi”, ku rendit me kujdes mendimet për disa ngjarje të rëndësishme historike. Ai, duke qenë dëshmitar i ngjarjeve gjatë gjithë jetës aktive, që nga koha e Zogut deri në ditët tona, dhe punës pa ndërprerje si arsimtar atje, si dhe duke mundur t’u shmanget mirë trajtimeve historike komuniste, ka arritur për lexuesin një punim të ri, sa i besueshëm aq edhe i vërtetë, pa e ndier aq nevojën për literaturë, ndonëse ajo përfaqësohet nga autorë si C.Libardi, Nd.Nikaj, P.Dukagjini, Z.Cana etj., dhe nga disa burime gojore e arkivore. Megjithëse temat janë të njohura nga lexuesi, disa trajtohen për herë të parë dhe të tjerat kanë gjerësi e thellësi më të plotë se deri tani. Përdorimi i fragmenteve të këngëve popullore dhe thjeshtësia e shprehjeve përmbajnë të vërtetën historike të ngjarjeve.

Kështu, të rejat e autorit për kryengritjen e vitit 1910 qëndrojnë në strategjinë dhe taktikën e forcave osmane me në krye Turgut Pashën dhe në vendosmërinë mbarëpopullore nën udhëheqjen e Prel Tulit dhe Mehmet Shpendit. Si prolog i kryengritjes del beteja e Kaçanikut dhe e Qafë Morinës më 1909, shkaku i të cilave ishte zhgënjimi i malësorëve nga premtimet e xhonturqve dhe pasoja ishte acarimi i konflikteve shqiptaro-turke deri në gjakderdhje të madhe. Prandaj situata luftarake u ndez në Nikaj-Mërtur, kur ushtria e Turgut Pashës, nën udhëheqjen e Ali Begut, marrshoi për nënshtrimin e malësive deri në Shkodër. Në etapën e parë të luftës gjen aspekte të hollësishme për qëndrestarët (të Salcës, Palçit e Brisës), për emrat e pjesëmarrësve (Man Avdia, Sadik Gjergji, Deli Tahiri, Vuksan Nika, Çun Delia, Ndue Mehmeti etj.), portretin e prijësit Prel Tuli, bashkëpunimin me Dukagjinin për mbështetje luftarake, evokimin e popullsisë së paaftë, organizimin e qëndresës (në Kodër Palçi, Guri Murg, T’therme), guximin dhe heroizmin e luftëtarëve, sukseset e arritura, të rënë e të plagosur dhe dëmet ekonomike. Kurse etapat e dytë jep mbështetjen masive të Dukagjinit në Qafë të Agrit, nën drejtimin e Mehmet Shpendit, Pep Ndreut, Bejto Ndocit, Deli Marashit, Babun Celit etj., që në marrëveshje me qëndrestarët në fjalë, detyruan ushtrinë e mundur të kthehet prapa, duke mbetur e befasuar se mund të kishte qëndresë të tillë në male. Shkurt, kryengritja shënoi një faqe të lavdishme për liri e pavarësi.

Për kryengritjen e vitit 1912 synohet paraqitja e një kuadri të përgjithshëm mbi rrethanat ekonomike, politike dhe shoqërore që bënë të mundur shpërthimin e kryengritjes së përgjithshme mbarëkombëtare. Theksi është vënë në kontributin e 300 nikaj-mërturësve në kryengritjen e Kosovës dhe në bashkëpunimin e krahinave të Malësisë së Gjakovës, duke portretizuar udhëheqësin e tyre, Bajram Currin dhe duke nxjerrë në pah prijës të tjerë, veçanërisht aktin heroik të Ndue Zenelit nga Nikajt. Fitorja u arrit në Qafë Prush, Kosovë e Shkup me ndihmesën e banorëve të kësaj ane.

Një vend tjetër zë Nikaj-Mërturi si viktimë e Luftës II Botërore, ndonëse ndikimi i pushtuesve italo-gjermanë është i pakët këtu. Italinët, për të pasur zonën nën kontroll, e kthyen Nikaj-Mërturin administrativisht nga rrethi i Tropojës me atë të Dukagjinit, ngriti administratën dhe organizatat fashiste, vendosi tri posta karabinierie, caktoi rroga paris, mobilizoi njerëz në ushtri e milici etj. Pastaj del reagimi i banorëve ndaj tyre, kryesisht për vështirësi ekonomike, duke dezertuar nga milicia e ushtria. Po aty duket shtrirja e forcave politike si Balli Kombëtar, Legaliteti dhe Partia Komuniste, por kjo e fundit u organizua dhe veproi vonë në krahinë. Balli luftoi për Shqipëri Etnike dhe kundër komunizmit, Legaliteti për monarki dhe për lidhjen me anglezët, kurse komunistët nuk kishin influencë. Në aspektin luftarak dallohet lufta e 150 nikaj-mërturësve në Bytyç të Tropojës kundër gjermanëve, si mbështetës të forcave nacionaliste të G.Kryeziut.

Por pika kulmore i takon luftës në Nikaj-Mërtur (nëntor 1944) midis dy brigadave partizane dhe nacionalistëve të krahinave me parti të ndryshme. Nga analiza, autori e vlerëson ngjarjen si një aspekt i luftës civile në vend. Partizanët nuk erdhën për çlirimin e zonës, siç është konsideruar më parë, por për nënshtrimin e krahinës, për eliminimin e kundërshtarëve nacionalistë dhe për instalimin e pushtetit komunist. Luftime pati në Qafë Kolçi e në brigje të lumit të Mërturit, ku Brig.VI detyrohet të zmbrapset nga qëndresa e nacionalistëve dhe nga shkatërrimi prej tyre i urës mbi lumë. Pastaj Brig.XXV i erdhi në ndihmë Brig.VI dhe sulmuan rishtaz duke nënshtruar krahinën dhe duke vënë në përgjegjësi ligjore me dhjetra njerëz të pafajshëm dhe duke i vënë një njollë të zezë vendit që e vuajti gjatë gjithë diktaturës. Ngjarja nxjerr në pah krerët nacionalistë (Mark Tunxhi, Bafti Ndou, Kolë Ndou, Lulash Gjeloshi, Nikë Sokoli, Pjetër Mehmeti etj.) organizatorët, të rënët dhe shkaqet e dështimit të rezistencës.

Për vitet e regjimit komunist mund të shkruajnë pak a shumë të gjithë, por tashmë autori Z.Doda e ka shprehur mendimin e vet, duke trajtuar fytyrën e këtij regjimi me shembuj tipik nga krahina. Interesante paraqiten masat represive të sistemit (ndjekje, burgosje, pushkatime pa gjyq), çarmatimi i dhunshëm, arratisjet jashtë shtetit, puna “vullnetare”, lufta kundër fesë, streset e luftës së klasave, zboret e tejzgjatura, kolektivizimi i detyruar i bujqësisë, tufëzimi qesharak i blegtorisë, hapja e tokave të “reja” në dëm të pyjeve e blegtorisë, mbipopullimi i krahinës, rrënimi ekonomik dhe varfëria absolute e banorëve. Nga ana tjetër paraqet arritjet e sistemit në zhvillimin e arsimit, shëndetësisë, transportit, elektrifikimit etj., duke evidentuar kuadrin e lartë sipas fushave të ndryshme, si dhe duke dhënë disa procese demokratike gjatë tranzicionit.

Me kaq do të thosha se autorët Dodë Progni e Zef Doda sollën në publik një libër me 270 faqe (të ilustruar me harta, skica e fotografi) që paraqet biografinë e krahinës së tyre. Vepra plotëson interesat e qytetarëve, të nikaj-mërturësve, të historianëve dhe amanetin e Zef Binakut.

 

Kush ishte Zef Binak Gecaj

Në fshatin Palç të Nikaj-Mërturit gjendet një lagje e vogël përtej Kodrës së Palçit me emrin Leri, mbi një tarracë me formë ballkoni kundrejt fshatrave Salcë e Brisë. Peizazhi veçohet nga relievi alpin i gjelbëruar, nga Guri Murg i çarë prej forcave të natyrës dhe prej gjyleve të topave turq si dhe nga maja e Ershellit mbi 2000 m lartësi që shkëlqen përherë prej borës e shkëmbinjve të bardhë gëlqerorë. Atje ndodhet një kullë guri dykatëshe, me frëngji dhe e mbuluar me rrasë, ku lindi më 13 janar 1921 Zef Gecaj, nga një familje e madhe me tradita të mira patriotike dhe atdhetare.

Zefi u rrit me energji trupore të admirueshme, sa trungun 5 pëllëmbësh e çonte mbi supe, ndonëse varfëria sundonte kudo nga gjendja e vështirë ekonomike e asaj kohe. U mor me bujqësi, blegtori dhe më pas mësoi mjeshtërinë e drurit. Shkollë nuk kishte, por mësim dhe edukatë mori në odat e burrave ku flitej për kreshnikët, për orë e zana, për bujari e besë, për besimin te Zoti e te feja katolike, për trimëritë e luftëtarëve ndaj pushtuesve të ndryshëm etj. Babai i tij, Binak Delia, me vëlla Qerimin dhe kushëri Çunin, morën pjesë energjikisht në kryengritjen anti-turke të vitit 1910. Për këtë familje, në librin “Nikaj-Mërturi”, lexon: “Mirënjohje kësaj kulle dhe zotit të saj Çun Faslisë së Lerinit, i cili ndihmoi marrëveshjet me frontin e hapur të Dukagjinit, ndërlidhi rregullisht, çoi urdhërat, ndihmoi të plagosurit dhe siguroi furnizimet”. Prandaj shkruan Zefi në kujtimet e tij në vitin 1994: “Ky truall ishtepër mue burim frymëzimi për të dalë luftëtar në mbrojtje të Atdheut, lirisë, fesë, dokeve e zakoneve dhe traditave të mira të vendlindjes”.

Aktivitetet e para të tij i ka si patriot në organizatën e Ballit Kombëtar për Nikaj-Mërturin në vitin 1942, duke luftuar për një Shqipëri etnike dhe kundër komunizmit. Komunizmi, me ide e veprime bolshevike, nuk i përshtatej në asnjë drejtim Zefit. Prandaj, në pritat e Qafës së Kolçit dhe në brigjet e lumit të Mërturit, ishte pjesëtar aktiv në qëndresën antikomuniste. Ishte Zefi bashkë me 4 luftëtarë që prishën urën e Mërturit për të mos kaluar forcat partizane vijën e dytë të frontit. Dhe po këta luftëtarë qëndruan heroikisht në Kodër Urvajë, duke e detyruar Brig.VI të kthehet në Tropojë. Por, siç dihet, BRg.VI e Brig.XXV marrshuan për në Shkodër duke vendosur dhunë dhe terror në Nikaj-Mërtur.

Në këto kushte, si shumë të tjerë, Zefi mundi të shpëtojë kokën duke u rreshtuar me forcat e ushtrisë. Në vitin 1945 ishte ushtar në postën e Dushmanit dhe më pas në Kodër Shëngjergj, në Abat të Shalës. Gjatë kësaj kohe nisi jetën bashkëshortore me Zojën, vajzën e Mark Ujkës nga Dushmani. Dasma u bë në Leri, ku pati jehonë dhe respekt për ritet tradicionale veriore. Më pas shërbeu në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër dhe në Qafë Shtamë të Burrelit si ushtar poste. Por vazhdimisht mbajti lidhje me çetat e malit, që përpiqeshin për ndryshimin e regjimit komunist, duke ende postën ndërmjet tyre dhe duke dhënë armë e municion nga Shkodra kryengritësve të Postrribës. Pasi bie në sy aktiviteti i tij, arratiset me disa shokë nga Qafë Shtama në vitin 1946 dhe rreshtohet me çetën legaliste të Nik Sokolit. Në shtator të këtij viti çeta rrethohet nga partizanët e ndjekjes tek Thepat e Çunit, pranë Qafës së Kolçit, ku çajnë me guxim rrethimin dhe zhvendosen në Karron të Salcës. Atje, pasi bëjnë për vete kryetarin e pushtetit të krahinës, Bedri Hoxhën nga Gjirokastra, mendojnë të arratisen në Greqi. Kur u bënë gati për arratisje, u dha një amnisti dhe shumë pjesëtarë të çetës u dorëzuan. Edhe Zefi, nga lutjet e vazhdueshme të nënës Lenë Gjeloshja, u dorëzua, por menjëherë i vunë prangat.

Tashmë i arrestuar, në Kodër Shëngjergj dhe Shkodër përdorën të gjitha torturat ndaj tij, duke nënshkruar një proces të hollësishëm pa asnjë dëshmi për të arratisurit dhe lidhjet e tij me ta. Megjithëkëtë, e nxorën në gjyq me 7 vetë të tjerë, ku mori 15 vjet heqje lirie. Pas 3 vitesh mundi të lirohet nga amnistia e vitit 1949 dhe nga ndërhyrja e të afërmve të nënës tek Beqir Ndou, një titullar i lartë shtetëror që më vonë u dënua nga Partia. Lirimi i tij, pas shumë torturash, u shoqërua me sëmundje të rëndë të tuberkulozit.

Në vitin 1950, Zefi vendosi të arratiset familjarisht në Jugosllavi, sepse nuk mund të duronte ndjekjet për çdo hap dhe përgjimet për çdo fjalë, punën angari dhe vuajtjet për bukë misri, persekutimet e pushkatimet në çdo anë të Shqipërisë dhe luftën kundër fesë dhe Zotit. Por me mall u largua nga vendlindja, nga prindërit e vëllai dhe nipat, që e donin aq shumë, me shpresën e kthimit një ditë në vendlindje. Kështu u nis për Shkodër, gjoja për të marrë kripë dhe prej andej u kthye në Theth, ku takohet me bashkëshorten e nderuar, Zojën. Pastaj u bashkua me Mark Palin e Martin Vatën nga Shala dhe u nisën nëpër rrugë të vështira Bjeshkëve të Nëmuna. Kur hynë në bjeshkë të larta, larg fshatrave dhe afër rrezikut të ushtarëve të postës së kufirit, kaluan gërdhata të vështira edhe për dhitë e egra. Siç thotë tani Zoja, “…isha tepër e lodhur nga rruga dhe nga shtatzania, por desht i Lumi Zot dhe kaluam ato humnera plot rreziqe. Arritën në kufi me plagë në zemër për prindërit dhe për Shqipërinë, kthyen njëherë kokat pas, në respekt të tyre dhe zbritën për Guci. Gjatë zbritjes doli patrulla jugosllave dhe tha me zë të lartë “Stoj” (ndal), e cila i dorëzoi në postë dhe më pas i vendosën në një kamp, duke vazhduar hetimet e gjata që përfunduan në Pejë.

Në Pejë përsëri jetuan në kapanonet e një kampi të rrethuar, bashkë me disa bashkëvuajtës të sistemit komunist nga Nikaj-Mërturi. Zefi punonte pak në dru frutorë dhe merrtes humë pak të ardhura për familjen. Shpesh herë Udba çonte emigrantë si diversantë në Shqipëri dhe indirekt lajmëronte Sigurimin duke lënë kryet atje shqiptarët ndërveti, por Zefi nuk u komprometua asnjëherë prej saj. Siç shkruan Zefi: “Udba vepronte kështu me nxitë popullin dhe me përmbysë E.Hoxhën, shërbëtorin e tyre të rebeluar, të cilët e kishin vendosur vetë në krye të PKSH dhe e kishin ndihmuar për të shkatërruar nacionalizmin shqiptar.”

As kosovarët nuk jetonin mirë. Trajtoheshin keq e paguheshin pak, kishin taksa të rënda, disa cilësoheshin kulakë dhe të tjerë i largonin me dhunë nga vatrat e tyre iliro-dardane, hapën shkolla turka dhe nuk kishte asgjë shqiptare në libra. Prandja jeta e vështirë në kamp, urrejtja e serbëve ndaj mbarë shqiptarëve, gjendja e robëruar në Jugosllavi, me sistem të njëjtë si në Shqipëri, ishin arsyet që Zefi dhe shumë emigrantë të tjerë kërkuan largimin në Perëndim. Pas disa kërkesash, i grumbulluan në kampin famëkeq të Gerovës, ku qëndruan 2-3 muaj. Zefi tashmë kishte me vete edhe tre fëmijë të lindur në Pejë (Angjelinën, Linin dhe Tomën). Në vitin 1955 u del e drejta për të shkuar në Itali, në një kamp në afërsi të Romës.

Në Itali qëndruan tre familje në një dhomë për 14 muaj, ku njëri ishte Kol Pali i Pukës. Atje lindën dy djem të tjerë, Mikeli dhe Pali. Gjendja ekonomike mbeti e vështirë, sepse Zefi kreu një operacion të rëndë për shkak të gjendjes së rënduar nga tuberkulozi. Kështu, vetëm Zoja i mbante 5 fëmijët e burrin duke larë pjata me orë të zgjatura. Por në vitin 1959 mundën të shkojnë në Nju-Jork të Amerikës.

Kur shkuan në Amerikë, gjendja shëndetësore dhe ekonomike e Zefit filloi të përmirësohet gradualisht. Fëmijët i futi në shkollë dhe Zoja u vendos në punë për disa pallate banimi, kurse vetë u sistemua në një bankë të Bronxit. Shpejt iu bë realitet shprehja e njohur “Të marrtë Amerika me të mirë”.

Zefi merrte pjesë në Organizatën Nacionaliste me në krye prof.Vasil Antonin e shumë herë bisedoi për vuajtjet në Shqipëri, për bashkëveprimin me organizata të tjera që të rrëzonin regjimin komunist etj. Nga atje njohu shumë personalitete të diasporës si Dom Prek Ndrevashaj, Dr.Mons Zef Oroshin, At Daniel Gjeçaj (OFM), prof.Martin Camaj, shkrimtarin Ernest Koliqin, prof.Arshi Pipën, dr.Sami Repishtin etj. Shokët e tij të ngushtë, krahas Vasil Antonit, ishin avokati Nihat Bakalli, Ramazan Turdiu etj. Gjithashtu Zefi zhvilloi aktivitet të gjerë fetar duke çuar meshë e lutje për të hequr regjimin ateisto-komunist në Shqipëri, duke ndihmuar në ngritjen e kishës katolike të Nju-Jorkut dhe duke marrë pjesë në shtegtimet shqiptaro-amerikane në Evropë. Midis tyre gjendet më 1968 te Papa Pali VI, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe në festën e Pavarësisë së Atdheut. Më 1988 ishte te Papa Gjon Pali II dhe më 1993 po me të në Shkodër. Shumë herë ka shkuar edhe në kishën amerikane në Chappoqua, ku ishte zgjedhur në këshillin e saj.

Shumë kujtime ruhen për Zefin në diasporë. Ja ç’thonë vëllezërit Pjetër e Marash Mernaçaj: Pjetri e kujton Zefin “si njeri fjalëmbël dhe me buzëqeshje fisnike, bujar e mikpritës në shpirt, i dashur dhe i drejtë. Po të rrije me të, fliste ngadalë e plot lezet dhe të bënte me e dëgjue deri në fund”. Kurse Marashi, thekson se “Zefi ishte i respektuar nga të gjithë shqiptarët e diasporës, sepse punonte për mirësi dhe jo për lavdi, mos me mujtë kurrë me u ba me nerva dhe kur të shihte nervoz mundohej me të largue mërzinë, i ndihmonte shokët me gjetë punë. Dollarët i shpenzonte për shkollimin dhe edukimin e mirë të fëmijëve”.

Këto virtyte të mira i edukoi edhe te fëmijët. Të gjithë i pagëzoi me emra shqiptarë, Lini e Toma dolën oficerë policie dhe punuan deri sa dolën në pension me FBI, Pali doli ekonomist dhe Mikeli shofer.

Me rritjen ekonomike, Zefi bleu në vitin 1989 një shtëpi të madhe në Chappoqua. Ajo është një mrekulli e vërtetë, ku ka mjaft ornamente e motive shqiptare. Në odën e pritjes qëndron flamuri shqiptar, Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza etj. Pra, është një shtëpi e madhe, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga njerëzit (djem e reja, nipa e mbesa). Në këtë shtëpi kam qenë dhe kam biseduar gjerë e gjatë me Zefin, por e kishte pikë në zemër që nuk mundi të komunikonte me letra dhe as t’i shihte për së gjalli prindërit e vëllain Ndue. Ai, midis të tjerash, më tha: “Sot jetoj këtu dhe me mendjen e zemër jam në Shqipëri, ku dëshiroj e shpresoj lulëzimin e saj demokratik. Për këtë kam ëndërruarm, punuar dhe luftuar pa kursyer as jetën”.

Pas vitit 1990 erdhi pothuajse çdo vit në Shqipëri, sepse donte t’i linte dy djem të lidhur fort me vendlindjen me anë të martesave. Dëshira e tij u bë realitet kur Toma pëlqeu të martohet me Mirlandën nga Shoshi në vitin 1996 dhe Mikeli pëlqeu martesën me Mirelën nga Shala. Tërhoqi nga Shqipëri djalin e vëllait, Gjergjin, dhe e sistemoi me shtëpi e punë në Nju-Jork. Pati edhe një amanet, për librin “Nikaj-Mërturi”, i cili u bë realitet si më sipër. Por sëmundja e rëndë e ndau nga jeta më 25 qershor 2003, në moshën 82 vjeçare. U përcoll me nderime nga njerëzit e vet, të afërmit, miqtë dhe shokë të diasporës për në varrezat e Gaytes Haven, Weschester, Nju Jork. Njerëz të tillë nderojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Amerikën e madhe. Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!

Kolë Progni

 

“Dimri i Kadaresë dhe dimrat e shqiptarëve

Emnin e sajë të vërtetë përse nuk e përmendë autori?! F.86, r.12 “Sa për shoqen që kishte sjellë Mariana në atë shoqri ishte e qartë se nuk e pëlqenin të kërcenin me të”. E çfarë shoqnije asht ajo që pranon ta fyej deri në atë shkallë, nji vajzë të ftueme nga nji shoqe e tyne?!, pastaj në gjuhën e shkrimtarve nuk thuhet kërcen në mbramjen e vallzimit, por vallzon. F.86, r.33 “Pyetën pijanecin se mos kishte parë në bulevard dy vajza me nji djal”. Si mund të pyetet a ke pa në shëtitore 2 vajza me 1 djal?! Kur andej mund të kalojnë mijëra kësi treshesh. F.87, r.78 “Në të gjithë strukturën e eshtrave të krizës, gjatucë, shtrihej nji pikllim”. Si mund të shtrihet pikllimi në eshtna?! E mund të ekzistojë ndonji hiperbolë kaq e papranueshme?! F.88, r.26 “Mira po kërkonte në syrtar nji peshqir të thatë”. Si mund të ishte futë në syrtar peshqiri i lagun?! F.90, r.13 “Darka ishte si nji kal i hazdisur”. Me kal të hazdisur do të mund të krahasohej 1 njiri i hazdisur. Aty ishin shumë njerëz. Në asht fjala për darkën si gjellna, ato janë të pakrahasueshme me kal të hazdisun. F.92, r.21 “Në sipërfaqen e trazuar të kujtesës së tij”. A asht e përcaktueme nga mjeksia sipërfaqja e kujtesës?! F.92, r.26 “Hija e 1 njiriu zvoglohej e zvoglohej, si orët e jetës së tij”. Orët nuk zvoglohen, as nuk shkurtohen, shkurtohet jeta me kalimin e orve. F.93, r.24 “Mendoi me një gëzim, pothuaj tragjik”. Vallë si mund të quhet gëzimi tragjik, kur gëzimi asht ekstremi i nji mjerimit tragjik. F.93, 3.26 “Gjith aj kompleks pjatash”. Kompleks nuk mund të thuhet për pjata, por për 1 grup të vogël kangtarësh, a instrumentistash, ose për 1 problem të vështirë me u zgjidhë. F.95, r.11 “Sinjalet e përgjumuna kishin në grihin e tyne nji gja të paafrueshme”. Sinjali po të jetë i përgjumun, pushon si sinjal. Kishin në grihin e tyne nji gjë të paafrueshme. Fjali që nuk i jepet maje. F.96, r.1 “Sinjalet e aeroportit për Zanën ishin ca njerëz të pandërgjegjshëm e hallexhi”. Si mund të jenë sinjale njerzit, si mund ta dinte Zana se janë hallexhi, atë veç në qoftë se e ka ditë ngase në atë kohë hallexhi ishte i gjith populli shqiptar. F.97, r.13 “Zana nuk i hiqte sytë nga aeroplani gjigant”. Si mund të ishte ai aeroplan gjigant, në kushtet e athershme të aeroportit tonë?! F.98, r.2 “Njerzit për të parë më mirë, ngrejnë kokat e ngriheshin në themrat e këmbëve”. Themrat dihet se janë të kambve, lind pyetja: a ma mirë shihet nga lart-poshtë duke u ngritë në majet e gishtave të kambve, a në themra?! F.99, r.1 “Dera e avionit u zgjat si gojë drejt tij”. A i afrohet dera Besnikut, a Besniku derës?! Pastaj goja nuk zgjatet. F.100, r.23 “Ky njeri nuk kishte asgjë që të kujtonte traktatin në mes shteteve”. Si mund të ekzistonte nji njeri që të kujton me pamjen e tij traktatet në mes shteteve?! F.103, r.30 “Po të mos bënte aq ftohtë, Besniku do të buzëqeshte”. Pse, a vetëm në mot të ngrohtë buzëqeshet?! F.103, r.22 “Qielli i pafund, deri në shqetësim”. Çfarë shqetësimi sjell qielli i pafund, kur dihet se qielli asht i pafund?! F.104, r.11 “Grumujt e borës po përpiqeshin t’i shtynin jetë ditës, por ishte vonë”. Thuhet me zgjatë jetë, jo me shty jetë e si mund të përpiqen grumujt e borës me i zgjatë jetën ditës?!, por ishte vonë. Çfarë don të thotë në këtë rast “por ishte vonë”?! F.104, r.18 “Bora kishte nji heshtje të çuditshme”. Përse e ka të çuditshme heshtjen bora?! Mos vallë bora ka heshtje të ndryshme?! F.104, r.13 “Drujt e rrallë aty-këtu e kishin pranuar prej kohe vetminë e plotë të asaj dëbore”. Se mos i kishte pyet bora a jeni dakort. F.108, r.5 “Po ngrysej, ishte nji orë kur nuk mund të punohej”. A ka ndonji orë kur njeriu nuk mund të punojë, qoftë ajo edhe orë e natës?! F.108, r.14 “Të gjitha ishin vila partie”. Jo partie, se partia përbahet nga njerëz të rëndomtë, por të udhëheqësave të partis. F.109, r.13 “Ata vrisnin çdo qenie të gjallë, zogj, bisha të egra, gjarprinj, e megjithatë e fshehta nuk u mbajt dot”. Bishë të butë nuk ka. F.112, r.4 “Nji aviator i don gjithmonë vendet e vogla”. A ka mundësi çdo aviator me pasë të njëjtin mendim?! F.117, r.23 “Fluturimi ishte diçka i ngjashëm me leximin e një teksti latinisht”. Çfarë ngjashmrije ka fluturimi i avionit me leximin e nji teksti latinisht?! F.123, r.4 “Një seks tinzar, shkonte aty-këtu në atë darkë”. Çfarë seksi tinzar, mashkull a femën e përse të quhet seks tinzar?! F.125, r.23 “Varre, Lula u ba si opera”. A opera, apo si opera?! Mos vallë varet e lulet e përbajnë operën?! F.125, r.5 “Ata shfaqeshin në horizont”. Asht fjala për në nji mbrëmje vallzimit. Çfarë mund të quhet horizont në nji sallë vallzimi?! F.125, r.9 “Prapashtesat e tyre ou e isk valonin në qenien e tyre si eshtra e si krah peshku”. Krahë të çfarë peshku?! Peshku a ka krahë, apo fletë. F.125, r. i fundit “Mëngjesi hidhte mbi ëndrra një ndriçim të turbullt, gëlqeror”. Ndriçimi nuk mund të jetë i turbullt, se ma gëlqeror jo e jo. F.127, r.2-3 “Më falni, tha Andropovi, se erdha pa ju lajmëruar”. Si mund të shkojë befas e fillikat vetëm nji figurë politike si Andropovi tek Enver Hoxha?! F.129, r.1 “Forma e tryezës bënte që heshtja të ndihej më shumë”. Sikur të ndihej nuk do të ishte ma heshtje, e nëse do të flitej për diçka që ndihet, cila formë e tryezës e shton të dëgjuemit?! F.131, r.14-15 “Kontra-admirali juaj, gjithçka mund të jetë, por kontra-admiral nuk është”. Grada asht e aftësisë se asaj dege e jo e karakterit. F.131, r.24-25 “Nuk mund të dorzohet nëndetset se erdhi dimri e ka shumë dallgë”. A nuk lëvizin nëndetse kur ka shumë dallgë?! Përse erdhi dimri, a nuk pushojnë dallgët asnji herë gjatë kësaj stine?! F.132, r.18-19 “Sy të piklluar prej armeni”. Pse, të gjithë sytë e armenve janë të piklluem?! F.127, r.9 “Enver Hoxha solli sytë nga dritarja dhe mbet pak i habitur se përjashta kishte filluar të binte dëborë”. Autori e ka fjalën për në Moskë në nandor. Pak i habitur, nuk thuhet, pasi habija nuk asht sasijore pastaj përse të habitej që në Moskë mund të bijë borë në nandor?! F.137, r.28 “Ajo që në rrethana të tjera do t’ishte dukë absurde, tani që po shikonte borën, iu duk 1000 herë ma absurde”. Përse e shtoka bora 1000 fish absurditetin?! F.141, r. i fundit “Ma e vështirë tha Enver Hoxha asht të përkthesh dialogun e kësaj drame se Eskilin”. Mos vallë ma i vështiri për t’u përkthye asht Eskili?! F.142, r.4 “U ba një heshtje delikate si nji qelq i madh”. A sa ma i madh të jetë qelqi, aq ma delikat asht?! F.145, r.15 “Duke hapur me mëshirë zingjirët e çantave”. Çfarë mëshiret nevojitë hapja e zingjirëve të çantave?! F.145, r.21 “Ata memzi prisnin rastin për një masakër të re në çanta”. Cila ishte arsyeja e masakrimit të çantave?! F.146, r.14 “Delegacioni shqiptar as nuk u ngrit, as nuk duartrokiti”. Ky gjest a i përkiste edukatës?! F.146, r.21-22 “Përpara tyre nxinin çantat si në një gosti anormale, absurde dhe të përjetshme”. Një gosti mund edhe të shndërrohet në anormale e absurde, por e përjetshme si mund të jetë?! F.147, r.11 “Sidomos kopsat e ruanin një të fshehtë”. Çfarë të fshehtet mund të ruejnë kopsat?! F.147, r.20 “Kishin sjellë një govatë me ujë e krypë”. Autori e ka fjalën që me at ujë e krypë shëronin duart e gjakosuna nga duartrokitjet. A mund të quhet gjetje kjo?! F.152, r.5 “Qielli ishte i shterpët, pa kontura reshë e horizontesh”. A ka si të quehet shterp qielli aq i pasun gjithmonë?! F.154, r.2 para fundit “Fjala kurr vërtitej përmes heshtjes si një shpend dimror”. Po të vërtitej fjala përmes heshtjes, ajo do ta thente heshtjen e si mund të krahasohet fjalë me nji shpend dimnor?! A mund të imagjinohet fjala “shpend”?! F.155, r.1-2 “Gandi i ngjante një varfanjaku që i ishte afruar heshturazi një sherri”. Si mund të quhet varfanjak figura madhore e Gandit?! Ai ishte nji bust i vendosun aty, jo i afruem. F.155, r.21 “Enver Hoxha kishte fluturuar gjatë gjithë ditës me një aeroplan ushtarak për të arritë në Moskë”. Ul Mushak. F.155, r. “Tasat e mbuluar me kapak dukeshin si enigma”. Çfarë enigme mund të shtihet në tas e ta mbulojë kapaku i tij?! A i ngjet tasi i mbuluem me kapak enigmës?! F.156, r.11 “Enver Hoxha e tundi kokën një copë herë”. Një copë herë nën. F.160, r.14 “Enver Hoxha i ra tryezës me grusht në zyrën e Krushovit, e ata në vend ta arrestonin, u nguruen”. F.161, r.10 “Hieroglife kërcnuese”. Çfarë kërcnimit mund të bajnë hieroglifet?! F.161, r.1 “Pamja e grumbujve të dëborës ishte shtypëse”. Çfarë do të thotë pamje shtypse?! F.161, r.23 “Taman borë e vdekur”. Çfarë dallimit ka bora e vdekun nga e gjalla?! F.162, r.2 “Asgjë e partisë tonë të mos tingllojë si serenatë nokturne”. Ktu do të mjaftonte fjala serenatë, mbasi serenata ditën nuk bahet. F.164, r… “Buzqeshje neutrale”. A ekziston buzqesha neutrale dhe cili asht kuptimi i kësaj lloj buzëqeshjeje?! F.165, r. “Në kohën që ata po shkulnin nga tamthet tentakulat mizore të kufjeve të cilat linin me siguri gërvishtje e plagë të tmerrshme aty ku ishin ngulur”. Në qoftë se ka ndonji gja mizore në këto fjalë, asht formulimi i tyne nga autori. Si asht e mundun të shkaktojnë gërvishtje e plagë mbajtset e kufjeve?! E kush do të pranonte me vu kufje të tilla?! Sipas këtij përshkrimi shpiksi i kufjeve asht shpiksi i nji torture. F.165, r. i parafundit “Ai e hapi gojën shumë ma tepër se ç’ishte e nevojshme për të krijuar fjalët”. Hapja e gojës ai flet, a i krijon fjalët?! Unë për si e dij, goja flet fjalët e krijueme. F.167, r.6 “Ç’kërkon z. Enver Hoxha, thirri Dolores Baruri”. Nji komuniste si Baruri nuk i thotë nji komunisti zotni. F.166, r.29 “Ai trishtim Spaje, iberikësh”. A ndryshon trishtimi spanjol nga të tjerat trishtime?! F.167, r.8 “Kjo mbledhje është vetëm sy”. Sipas meje kjo fjali nuk shpreh asgja. F.167, r.3 “Nga shumë drejtime të ndryshme ndiheshin shikime njerzish”. Shikimet nuk ndihen, por shihen. F.170, r.6 “Hapnin krahët tragjikisht”. Si mund të quhet hapje tragjike e krahve?! F.171, r.20 “Enver Hoxha kishte vënë përsëri kufjet”. Pak ma parë autori na tha se kufjet shkaktojnë gërvishtje e gërvishtjet plagë të rënda, si e pranoi Enver Hoxha torturën e kufjeve?!, e vazhdon “Ai nuk dëgjonte fjalë, veç intonacione”. A veç sa me dëgjue intonacionet i vuni sërish kufjet?! Vetëm për hir të intonacioneve e pranoi gjithë atë sfilitje?! F.176, r.6 “Minutat po kalonin me shpejtësi e ngadalsi”. Dy të kundërta për nji herë nuk kanë si ngjasin e sidomos ky rast nuk e justifikon antitezën që përdor autori. F.176, r.14 “Ishte goditja e një rrafshire”. Rrafshira nuk qëllon askënd e asgjë. F.176, r.17 “Njerzi po blenin gazeta, njerzit ishin absurd e gazetat ma absurde”. Nga i njeh autori këta njerëz se qenkan absurd?! F.177, r.10 “Shifrat e orareve mbi dyert e kafeve kishin vdekur”. Mbi cilën derë kafeneje shkruhen shifra e përse shkruhen?! Nuk e justifikojnë lejimet letrare vdekjen e shifrave. Për shifrat mund të thuhet fshihen ose shlyhen. F.177, r.12 “Tek baraka e vogël vazhdonin të shiteshin gazeta, qysh prej fillimit të botës”. As hiperbolat nuk janë të pakufishme, biles kur e stërkalojnë kufinin si në këtë rast, bahen shumë qesharake. F.177, r.2 “Kampi socialist kishte humbur gjumin e unitetit”. Ndoshta krenat e shteteve të kampit socialist, popujt as gjumin, as unitetin, e vazhdon “E nuk flinte ma”. Kur të thuesh ka humbë gjumin, nënkuptohet se nuk ka si flenë. F.180, r.1 “Në këtë kohë Enver Hoxha, qe autori ma shumë aludon se përmend, bashkë me delegacionin shqiptar udhëtonte në vagonin e trenit Moskë-Varshavë”. Lind pyetja, sa mirë qe i zoti t’i binte grusht tavolinës në zyrën e Krushovit e nuk qe i zoti t’i siguronte vetes e delegacionit të tij 1 aeroplan Moskë-Tiranë?! F.192, r.2 “E nji të qeshur prej mvarsi”. A nuk e ngacmon e qeshuna edhe mvarsin si eprorin?! F.192, r.9 “Duke mbyllë njërin sy në mënyrë familjare”. Si asht xhanëm kjo mbyllja e synit në mënyrë familjare?! F.197, r.16 “Besniku pau ambasadorin sovjetik duke biseduar me një zezak e i erdh për të qeshur”. A asht ky shkak nxitës për me qeshë?! F.198, r.5 “Megjithse shifrat e orareve ishin po ato, u kishte ndodhë diçka të djelave planeve të martesave, mobilerive, autobuzave, ishte tamam luftë”. Në atë kohë luftë në Shqipni?! Po me kë?! Ndamja nga kampi socialist ishte shkëputje, jo luftë. F.203, r.1 “Po ankoheni i pyeti Besniku plepat se nuk u kam përkthye mirë?”. Si mund të përkthehen plepat?! F.207, r.34 “Plaga ishte malësuar”. Folja kadariane me malsue nuk asht shpikë natyrësh si edhe folja drusue, apo fjala burrvdekur, ngase “S” e këtyne foljeve nuk gjindet në asnjë rasë të emnave mal as dru. Ndërsa burrvdekur, thuhet vejane, ndajpo të thuhet burrvdekur, do të duhej thanë edhe gruavdekur, apo djalëvdekur e të tjera. F.209, r.34 “Me pague 18 vjet, as piramidat e Egjiptit nuk kanë vazhduar kaq kohë”. Jo nuk kanë vazhduar, por nuk ka zgjatë ndërtimi i tyre se me vazhdue do të thotë me vazhdue ekzistenca e tyne. F.210, r.7 “Të krijonte ajo marrdhënie me një tjetër që mos të mund të vërtetësohej atsia e fëmijës”. Kjo do të mund të ndodhte nëse nuk do të ekzistonin analizat mjeksore. F.211, r. i fundit “Kjo gjë iu duk e largët dhe e pabesueshme, si vdekja”. S’ka gja ma të besueshme se vdekjen. F.212, r.9 “Rruga dukej sikur do të shtremrohej nga dyndja e kalimtarve”. Me çfarë lante të shtremnueshme ishte ndërtue ajo rrugë?! E këtu asht fjala për nji rrugë shetitorje. Ka disa hiperbola që i thonë shkrimtarit kujdes në përdorimin tim. F.212, r.12 “Kishin blerë greipfrute”. Lexuesi duhet të dijë anglisht për me e kuptue këtë fjalë. F.215, r.5 “Ideja se ata po shkonin në ndihmë të dikujt, Zanën e rrënqethte”. A rrënqethej ngase e urrente apo ngase i dhimseshin viktima, autori nuk u jep përgjigje këtyne pyetjeve. F.214, r.6 “Kuja madhështore e sirenës, çante qiejt e hapur”. Si mund të quhet madhështore kuja?! F.216, r.14 “Xitela i shau Rrema gjethet”. Përse qenka fjalë fyese “xitel”?! Si mund të krahasohen gjethet e fundit të vjeshtës me xitela, që do të thotë vajzë e pamartueme. Pak ma tutje “1 katror drite dimrore”. Çfarë ndryshimi ka drita e nji tjetër stine nga drita dimnore?! F.220. r.15 “Në qoftë se nuk do të ketë telefon tjetër, do të fle edhe pak”. F.233, r.23 “Bedrije, a të tha njeri ta heqësh portretin e Krushovit?” Heqja e portretit të Krushovit për arsye politike do të fillonte nga komiteti qendror, jo nga institucioni i mesëm ku pastron Bedrija, si u lashka në dorë të pastrueses dhanja e shenjit të nji prishje aq të randsishme?! A mund të hahet me e marrë vesht Bedrija sekretin e prishjes ma parë se mijra zyrtar e politikan rrangu në të gjithë Shqipninë?! F.224, r.13 “1 ndjenjë e hidhur po ngjitej në qenien e tij”. Ndjenja a ngjitet në qenie, apo zbret në qenie?! F.225, r.26 “Raqi e shokët e tij po zbrisnin tek ata në formën e trokitjes së natës, tring, tring, tring”. Cila zbritje asht në formë trokitje?! A trokitet tak, tak, tak, apo tring, tring, tring. Për si e dij unë trin tringllon zilja. F.226, r.26 “1 lëng i verdhë hëne rridhte e rridhte”. Drita s’ka si të krahasohet me lang. F.226, rreshti i parafundit “Me siguri drama e madhe e qenve do të kishte ndodhë dikur në kohrat primitive, në ndonjë natë hane”. A e njeh historia këtë dramën e madhe të qenve?! F.228, r.23 “Në ecjen e pasagjerëve të trenit Durrës-Tiranë kishte diçka nga dhuna e nga pushtimi”. Çfarë dhune e pushtimi mund të ketë ecja e pasgjerëve?! F.228, r.5 “Ishte marrshim somnambule”. Pasagjerët shumës, somnambula njëjës. Si mund të krahasohet ecja e pasagjerëve me 1 marrshim somnambule?! F.229, rreshti i parafundit “Ai e ndjeu se ajo e vështroi”. Vështrimi ndjehet apo shihet?! F.230, r.10 “Ndoshta nga shoqrimi me djem të tillë, që shkojnë jashtë shtetit, sytë e tyre bëheshin misterioz”. Ata që shkojnë e vijnë nga jashtë shtetit t’i bajnë sytë me qenë misterioz?! E përse ndodhte kështu?! F.233, r.10 “Jo se druvari thrriste “Dru me pre” donte të presë dru, por për të bërë njerëzit me nerva”. Përse të bahen njerëzit me nerva kur thrret druvari “Dru me pre”. F.233, r.24 “Ajo kafshonte gishtat me duar”. Gjetja e kësaj figure letrare asht e gabueme, por gishtat e njanës dorë, gishtat e tjetrës. F.235, r.5 “Urrejtja ngjet me atë këmishën e palarë, që kur e hedh në qoshe, fillon të mbajë një erë të stërkeqe”. Urrejtja mban erë të keqe kur e ke, jo kur e hedh. Hedhja tej urrejtjen e mbyt. F.235, r.8 “Buzëqeshja vesh në vesh “. Vesh në vesh mund të qeshet, jo të buzëqeshet. Buzëqeshja asht sinonim me nënqeshjen. F.237, r.1 “Diçka ka ndodhë, atje larg në shkretëtira”. Nurihani e të deklasuarit e tjerë nuk janë aq pa kulturë sa të mos ia dinë emnin Rusisë e Bashkimit Sovjetik. F.237, r.30 “Sytë e tyre të rrumbullakët e të mpirë si xero prapa shifrave”.

 

Gjokë Vata

vijon

Nr. 61 i gazetës në print

0
Kujtesa blic dhe blicet e thyera

Në turrin shkatërrimtar që ka marrë politika shqiptare i ngjan një lumi të tërbuar që ka dalë nga shtrati. Ecën shpejt, merr para këdo që guxon të mendojë të vërë një pritë kundër përmbysjes fatale.

Nano jep “urdhër” të burgosen gazetarët, si Mero Baze. Zonja e parë, Xhoana e do zgalemin e fjalës së lirë shqiptare, botuesin e gazetarin Nikollë Lesi “lakuriq”, të “zhveshur” nga imuniteti i deputetit. Rexhina nga ana tjetër, ish-gruaja e Nanos thuhet se don t’i rraset edhe ajo diplomacisë si zëvendësambasadore e normalisht më pastaj të jetë në një front kundër mendimit të lirë. Larg qoftë nëse Rexhina tenton më pastaj për zonjë të dytë të këtij vendi “zotni”, se do të kishim edhe një skandal në kinematografinë botërore, pasi filmi “Kloni” dhe aktori Ali do zbeheshin shumë përballë ngjarjeve me sulltan, sheik, hareme…

Keqqeverisja e këtyre shtatë viteve ka marrë formësim kaq të pashëm, ku edhe militantët e partisë në pushtet nuk kanë besim se mund të gjenerohet gjë që ofron efektivitet, në asnjë element politik, përveçse të shprishet si palidhshmëri, lidhshmëria Nano-Meta e opozita të çojë kot ditët duke u ngatërruar nëpër këtë lëmsh loje, ndërkohë që ndjeshmëria, ndërgjegjshmëria, nevojshmëria, sugjerojnë e kërkojnë veprime për të shëndoshur të paktën pak, nga të shumtat plagë që kanë shqiptarët. Asnjë i sëmurë nuk shëndoshet duke kujtuar me nostalgji kohën kur ishte shëndetplotë. As opozita nuk mund të ofrojë si alternativë pozimin e viteve 1992-1997. Mushka është e nevojshme, e mirë, në një udhë këmbësore fshati, por sa e shëmtuar do dukej rrugëve të Parisit, Londrës, Romës… Sot jemi në shekullin e internetit dhe kemi 14 vjet “luftë” e humbje me stalinizmin, me Nanot, Rexhinat, Xhoanat…

Nano i parë i këtij vendi “kapardiset” sikur ka mbështetjen e perëndimorëve dhe nuk e çanë mendermethënë kokën për askënd. Në të vërtetë ai po aplikon njëfarë latentizmi, padukshmërie. Mbase ka fituar edhe ca eksperienca në aparencë perëndimore, por gjithsesi eksperienca të tilla nuk janë manifestuar. Kjo mbase jo vetëm për faj të tij, por edhe sepse politika shqiptare ende nuk është e motivuar për një udhë të tillë. Politikat që ofrohen nganjëherë nga opozita dhe organizatat shoqërore si lëvizja “Mjaft”, ose ato që hapin rrugë si debatet publike, analizat, opinionet, akoma nuk kanë arritur të ndërgjegjësojnë komunitetin të kërkojë të prekura konkrete, si Shtoma, jo në trup, por në jetën sociale e moralin politik. Pra, e keqja në jetën e çdo populli nuk mund të vijë kurrsesi ndryshe, përveçse si depozitë e prodhuar në vite e që riprodhohet nga politikanët. E shefi i kësaj politike, Fatos Nano, duket se guxon të mendojë se ky popull nuk është në gjendje mendërisht të shfaqë kujtesë episodike, ditariale, biografike e autobiografike për ngjarjet që është mbase domosdoshmëri të mbahen mend me hollësi. Ai duket beson dhe i intereson kujtesa Blic, si fjala vjen: Mbaj mend sot ç’tha Nano dje, megjithëse edhe blicet po i “gjuan me gurë” t’i thyejë, duke goditur marrëdhëniet shoqërore. Por kudo u marrëdhëniet e shoqërisë pezmatohen, shfaqen simptoma të dëmtimit të atij funksioni shoqëror që e prijnë në shumë rrugë njëherësh, duke e trullosur dhe ndikojnë në uljen e aftësisë së veprimit. E, në raste të tilla, ajo shoqëri ndjen frikë nga hapat e vet.

Gjithsesi, fobitë e Nanos janë të pashme. Ndjenja e frikës nga të pakënaqurit që janë veç opozitës edhe rreth 70% e shqiptarëve që nuk denjuan të votojnë në zgjedhjet e 12 tetorit të vitit të shkuar për pushtetin vendor, që ka zaptuar Nanon, nuk mund t’i shmanget padëshirueshmërisë së një ndihme nga jashtë partisë. Pra, duhet pak Gjinush, pak Milo, pak Zog që s’ka krahë të fluturojë as në oborrin mbretëror të shtëpisë. Kështu Nano përdor veç zhurmuesve si Enveri për mediat, interferencat, ndërhyrjet e përplasjet duke kompozuar hipnozë politike për moszbehje deri në padallimshmëri të ngjyrës së Shqipërisë të paktën në hartë.

Veprime të tilla brutale me mediat të shefit të Qeverisë, duket kanë si synim të frenojnë kontrolin e emocioneve të shoqërisë, të pengojnë formësimin e ndërgjegjes dhe të mos lejojnë shkëputjen e votuesve nga ata që në të vërtetë votuesit e duan vetëm si përforcues kundër rreth 87% të shqiptarëve që votojnë kundër apo që abstenojnë. Por gjithsesi, të tërëve mëpastaj u kushtëzohet liria, veprimi, ekonomia, hapësira…

Parimi i këtij kushtëzimi është edhe politika me Mbret, me Lekën trupmadh. Mesazhi i Madhërisë së Tij, që doli nga oborri mbretëror në male, gjoja zgjoi dendurinë e sjelljes me medikamente të madhërisë së tij Nano i Parë, për t’u thënë shqiptarëve: Të më doni mua, se ju mori Mbreti, ju mori lumi.

Me pak fjalë një veprim i tillë duket një taktikë për frenimin e ftohjes e mosthellimin e dobësisë që në të vërtetë e kanë rrëzuar Nanon qysh në momentin që çveshi “shpatën” e “vuri” zhurmues për fjalën e lirë.

Editorial nga Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

“Dimri i vetmisë së madhe” dhe Kadareja i dimrave të vetmisë së vogël

Atyne që mundohen të mbrojnë gabimet e nji shkrimtari me justifikimin e papranueshëm se gjatësia e nji romani i ban të justifikueshme gabimet, u them këtë të vërtetë. Gjatë nji shkrimi artistik, mund të ndeshemi në të përpjeta apo në tatpjeta të frymëzimeve, por gabimet i përkasin llogjikës, së cilës nuk duhet t’i luhaten cilësitë. Ajo asht e ngjashme me nji peshore të pagabueshme. Dy simbolet e nji shkrimtari që shfaqen në çdo rresht të shkruem prej tij, janë peshorja e lima, e këto dy instrumente të nevojës së parë për nji shkrimtar i shohim në çdo rresht të shkrimtarëve të mëdhenj. Stonaturat të njëjtin efekt që bajnë në muzikë, bajnë edhe në shkrime artistike, prandej vemendja kryesore u duhet kushtue evitimit të tyne.

Faqe 5, rreshti 8 “Me 1 kapuç në kokë për mos t’u lagur, ata dukeshin tepër të largët e jashta kohe”. Përderisa janë ma shumë se 1, si kanë me qenë me 1 kapuç në kokë, por me kapuça në kokë. “Ata dukeshin tepër të largët e jashta kohe”. Që të jesh i largët, nuk do të thotë të jesh jashta kohe, mbasi koha nuk ka të bajë me distancat. F.5, rr.11 “Luftat e lëna përgjysëm gjatë verës”. Masa gjysëm nuk i përket luftës, nga ana tjetër lufta nuk asht punë me pushime verore. F.6, rr.4 “mbas lajmeve spikerat shqiptonin natën e mirë, ose gjumin e ëmbël”. Meqenëse të dyja fjalët i përkasin urimit, në vend të “shqiptonin” duhej thanë “Uronin”, megjithkëtë urimi “gjumin e ëmbël” asht nji shprehje e papërdorshme nga spikerat. F.6 rr.31 “Mbrëmja ishte e lagët, kishte rënë shi”, duhej thanë mbrëmja ishte e lagësht, sqarimi “Kishte rënë shi” asht i kuptueshëm nga fjala e lagët, mbasi pa ra shi s’kishte si të jetë e lagësht. F. 8, rr. 31 “Fshatari po dëgjonte farmacisten i hutuar”. Përse e hutoi spjegimi i përdorimit të një ilaçi të vetëm. F.9, rr.21 “Gazetarët që shkojnë në xhungla, nuk do të kishin parë kaq shumë gjarpërinj”. Si ka mundësi të mos ketë në xhungla ma shumë gjarpna se në Apolloni?! F.9, rr. 35 “Gjithçka ishte e kthjellët dhe e vdekur”. Kthjellësia simbolizon gjallninë, do të mund të thuhej e kthjelltë dhe e heshtun. F.10, rr.6 “Përmendoret shikonin me një indiferencë të keqe”. Mendoj se indiferencë të mirë nuk ka. F. 10, rr. 8 “Gjarpërinjtë zvarriteshin mbi sipërfaqen e ujit”. Për gjithçka që lëviz mbi sipërfaqen e ujit thuhet lëviz, noton, e sidomos kur asht fjala si në këtë rast për gjarpna të ngordhun, me të cilët luen uji me ta jo ata me ujin. F. 10, rr. 24 “Ajo buzëqeshi në shenjë qortim”. Buzëqeshja nuk mund të jetë kurrsesi shej qortimi. Buzëqeshja asht gjithmonë përgëdhelse. F. 11. rr. 30 “Kjo muzikë i shkaktonte një shtrëngim në zemër”. Muzika mund të krijojë emocione të ndryshme, jo shtrëngim në zemër. F. 12, rr. 27 “por dihet se vajzat kur janë në klasën e 9, flasin gjithmonë shumë”. Cilët psikologë e kanë përcaktue këtë konstatim të pabesueshëm?! Çfarë veçorie ka në këtë aspekt klasa e 9 prej klasave të tjera?! Pse kjo u ndodhka vetëm vajzave të klasës 9 e jo djemve të klasës 9. F. 13, rr. 1 “Zana kishte kafshuar buzën me gëzim”. Gëzimi nuk nxit me kafshue buzën, përkundrazi idhnimi. F. 16, rr. 24 “Grusht shteti tha Zana. Ata kthyen kokën drejt ekranit ku dukej një shesh i shkretë i një qyteti me një monument në mes”. Përderisa nuk u tha, si ta kuptonte Zana se ajo pamje do të thonte grusht shteti?! f. 17, rr. 22 “Besniku nuk kishte uri, megjithatë i hëngri shpejt taljatelat, i munduar nga një frikë gati panik se mos i thonte Liria: ‘Duke hangër vjen oreksi’, gjë që ai pa ndonjë arsye e urrente”. Lind pyetja: Çfarë urrente, Lirien apo taliatelat, apo proverbin. Përse i munduar nga një frikë paniku, nga kush u friksue dhe përse deri në atë pikë sa frigë ta quej panik?! F. 17, rr. e parafundit “Urime, tha Kristaqi me indiferencë”. Si mund të jepet urimi me indiferencë. Edhe nëse do të ishte e mundur të jepej me indiferencë, ai urim do të ishte ironik. F. 19, rr. 24 “Atij i shkoi ndërmend se ishte shumë lehtë ta fitojë lumturinë duke ngjitur ose zbritur shkallë ndërtesash”. Nëse do të fitohej lumturia kështu përse i vën në dyshim kuptimet e saja… gjithë jetën njeriu do të ngjitej e të zbriste shkalla ndërtesash. F. 19, rr. i parafundit “U puthën një copë herë në fund të shkallave, por ajo ishte më shumë mundim se kënaqësi”. Si mund të preferojë njeriu atë që të jep më shumë mundim se kënaqësi?! F. 21, rr. 9 “Të vdekurit do ta sundonin vërtetë botën, sikur të mos ishin të përçarë më keq se të gjallët”. Si mund ta sundojnë të vdekurit botën e të gjallëve?! Nga e di autori se të vdekunit qenkan ma të përçarë se të gjallët?! F. 23, rr. 10 “Kushdo që e shikonte atë kokë të rrumbullakët me ata sy si vida”, fytyrë e rrumbullakët, thuhet, sa për kokë të rrumbullakët nuk ka mendue se mund të thuhet, ndërsa krahasimi i syve me 2 vida më duket i pavend. F. 26, rr. 4 “Miqësia shqiptaro-sovjetike nuk ka të bëjë me politikën e jashtme”. Unë mendoj se politika asht ajo që lidh miqësinë e 2 popujve. F. 29, rr. 10 “Ky dublim i botës nuk kishte asgjë këmbëngulëse e agresive”. Dublim i botës do të thotë të ketë bota edhe një dubël tjetër dhe dublimi çfarë mund të ketë kambëngulëse e agresive?! F. 32, rr. 27 “Nuk do t’i vinte çudi sikur në atë enë prej porcelani të ngriheshin tani dallgë të vërteta deti”. Si nuk do t’i dukej çudi të futej deti brenda një ene porcelani?! F. 32, rr. i fundit “Kishte diçka midis mendimit e hallit”. Përbluemjen e nji halli a nuk e bajnë mendimet?! A ekziston ndonji gja midis mendimit e hallit?! F. 33, rr. 9 “Në të gjithë qenien e tij u sajua një mendim i qartë. Enver Hoxha ka një mërzi të madhe”. Mendimi sajohet në kokë, jo në të gjithë qenien. Pastaj mendimi se Enver Hoxha ka nji merzi të madhe a ishte sajue, apo ishte i vërtetë?! F. 33, rr. 22 “Në sy i rrinte gjithnjë solucioni larës, një det i tërë i stuhishëm dhe i mistershëm”. Si mund të përbajë nji solucion larës një det të stuhishëm e të mistershëm?! F. 34, rr. 5 “Ndërgjegja e tij po fundosej në solucionin e gjumit”. Nuk kisha mendue se ndonji fantazi do të mund ta quente ndonji gja “solucionin e gjumit”, duke qenë nji fenomen jete. F. 36, rr. 5 “Numri i kalimtarëve arrinte shifrën 44000 në orë”. Kujt dhe përse i ka hyrë në punë numri i kalimtarëve të nji ore në shetitore?! F. 36, rr. 9 “Rruga e lënë në mëshirën e së shtunës”. Cili asht kuptimi i “mëshirës së të shtunës”?! F. 37, rr. 8 “Ai ishte i mbrojtur nga vërshimi i rrugës”. Mënyrë e të thanunit asht vulgare mbasi vershimin e përbajnë kalimtarët, jo rruga e palëvizshme. F. 37, rr. 32 “Beni në monologun e Ofelisë së çmendur”. Kjo fjali na kujton kohën kur mashkujt luenin në teatër rolin e femnave. A mund të ndodhë sot t’i jepet për konkurs monologu i nji femne, nji mashkullit?! F. 40, rr. 29 “Ajo nuk ishte ditë, por nji shpend i lodhur me emrin e shtunë”. Dita nuk mund të krahasohet me nji shpend të lodhun mbasi asht fenomeni ma i palodhun në jetë. F. 41, rr. 7 “Rrafshina e shikuar nga avioni i kishte hequr një pjesë të peshës trupore e të mendimit”. Për çfarë shkaku e bën me firue në peshë rrafshina e shikueme prej avionit?! “Dhe i heqë një peshë të mendimit”, kur heqja e peshës së mendimit do t’i evitonte heqjen e peshës trupore, dhe vazhdon i kishte lënë ndoshta disa kilogram mish e eshtra”. Përse të shprehet dyshim me fjalën “ndoshta”?, e vazhdon “i kishte lidhur disa dhjetra fjalë me një sintaksë të varfër”. Si lidhen fjalët me sintaksën pa i shprehë ende?! E përse sintaksa e këtij rasti të quhet e varfën?! F. 41, rr. 34 “Bota komuniste me një unitet që të ngjethë mishtë”. Përse të ngjethen mishtë prej unitetit?! F. 53, rr. 32 “Ditë e shpupurishur me emrin e shtunë”. Përse autori sulmon vetëm ditën e shtunë?! A ka se si të imagjinohet dita e shpupurishun?! Fjalëve as nuk duhet as nuk mundemi t’ua ndryshojmë funksionin. F. 43, rr. 35 “Rrinin në ndejëse të ulëta, që sikur të detyronin të flasësh me zë të ulët”. E çfarë lidhje mund të kenë ndenjëset e ulëta me volumin e zanit?! F. 44, r. 15 “Midis brinjëve e mushkërisë kishte erë e mjegull, diçka ndodhte!” edhe fantazia i ka kufijtë e vet prandej as asaj nuk i lejohet ky përshkrim kaq irreal. F. 46, rr. 2 “Në të gjitha rrugët e Tiranës, ajo që e ndjent emë shumë ndryshimin e stinëve, ishte rruga e Dibrës”. Ishte thuhet për nji rrugë që nuk asht ma, por lind edhe kjo pyetje: Pse rruga e Dibrës e ndjen ndryshimin e stinëve ma ndjeshëm se rrugët e tjera të Tiranës?! F. 47, rr. 34 “Halla vinte syzet e vjetra e dëgjonte”. A nga se syzet e vjetra e banin të dëgjojë ma mirë?! F. 48, rr. 9 “Kuzhina franceze e mbulon dekadencën e saj me salcë”. Qyshë mund të mbulohet dekadenca me salcë?! F. 48, rr. 9 “Varfëria i ka dhënë kuzhinës një karakter dramatik”. Mendoj se në këtë rast fjala “karakter”, duhej zëvendësue me fjalën “karakteristikë” fjala “dramatik” në këtë fjali nuk asht në vendin e saj. F. 49, rr. 7 “Kjo është këngë mode e pijanecëve e të gjithë kampit socialist”. Numri i gjuhëve të vendeve përbase të kampit socialist, duke përfshi këtu dialektet e nëndialektet arrin disa qindra, prandej si mun të jetë “këngë e modës së pijanecëve” në të gjitha këto gjuhë?! F. 49, rr. 17 “Ai pa albanologun Shnajder që për çudi po fliste me ambasadorin korean”. Përse çudi, 2 vetve u duhet njohja e së njëjtës gjuhë dhe dëshira për të komunikue. F. 50, rr. 19 “Një grua sidoqoftë është më e sinqertë, aq më tepër në grua e mallëngjyer”. Si e kuptoi bashkëbiseduesi se ajo ishte grua e mallëngjyer pa u njoftë kurrë ma parë me të?! Përse nji grue sidoqoftë asht ma e sinqertë?! Edhe përse aq ma tepër kur asht e mallëngjyeme?! A asht ky nji përfundim psikologësh?! Studiuesa të këtij fenomeni?! F. 51, rr. 6 “Për mua Roma ishte një qytet i mundur”. Duhet pyet, Roma ishte e nuk asht ma, po ekziston ende, dhe nga kush ishte e mundun. F. 51, rr. 9 “Asnjëri prej tyre nuk e dëgjonte tjetrin me vëmendje, biles as veten e vet”. Si mund të bisedohet me tjetrin pa e dëgjue shoqi-shoqin e biles as veten e vet?! F. 51, rr. 10 “Po i thonte atij diçka për kongresin e grave italiane, por në të vërtetë, po mendonte tjetër gjë”. A mundet njeriu të flasë për nji çështje duke mendue nji çështje tjetër?! F. 51, rr. 15 “Në kafen ku ishim ne vinin bejleresha, zonjusha e artiste të arratisura nga Shqipëria”. Në këtë rast autori fjalën “zonjushe” e përdor si sinonim me fjalën pasunike. Lind pyetja, kur kishte zonjusha, pse të mos kishte edhe zonja? Unë nuk kam dëgjuar për arratisje në atë kohë të ndonjë artisteje shqiptare. Në qoftë se janë arratisë, përse nuk i përmend autori?! F. 51, rr. 24 “Vinin në kafen ku ishim ne, për të vazhduar polemikën”. Unë them në këtë rast do të ishte ma i përshtatshëm termi debat se polemikë. Në shqip vendpimja e kafes quhet kafene, jo kafe. F. 51, rr. 33 “Tringëllima kërcënuese e vathëve të grave”. Qoftë edhe duke luejt kokën edhe sa me të dalë vendit, por edhe sikur të tringllonte si mund të jetë kërcënuese tringllima e tija?! F. 52, rr. 8 “Fytyra e tij ngjiste me një orar vdekje e ajo fytyrë dukej sikur bënte tik-tak”. Çfarë trajte ka orari i vdekjes?! A mund të imagjinohet fytyra duke ba tik-tak?! F. 52, rr. 20 “Filloi të thërriste ha-ha-ha”, me ha-ha-ha a nënkuptojmë nji thirrje, apo nji të qeshun?! F. 52, rr. i fundit “Ishim në Italinë armike”. Në mos tjetër për hir të etiketës, vendin as popullin e atij vendi nuk i quen kush anmik. F. 53, rr. 15 “Pavarësinë e gjetët vetë, por ku do ta gjeni grurin”, a asht fjalë për atë pavarësi që kemi fitue apo për atë që e gjetëm të gatshme? F. 53, rr. 26 “Një mall i tretur si një ulurimë yjesh”. Gjithçka mund të imagjinohet ma parë se ulurima e yjeve. F. 54, rr. 13 “Unitet i plotë gjer në mërzi”. Cili asht kuptimi i kësaj fjali?! F. 24, rr. 28 “Francezi në hotel Dajti mysafir absurd, në një botë të mistershme”. Unë mendoj se kjo shprehje e autorit asht vërtet absurde. F. 54, rr. 33 “Fluturimi i përgjumun i avionit”. Fluturimi tregon lëvizjen e jashtëzakonshme të shpejtësisë, prandej si mund të jetë “i përgjumun”?! F. 55, rr. 18 “Fshirësi që fshinte natën rrugët, me fshisën e tij të gjatë ngjante si perëndi i mbështjellë nga një re pluhuri”. Si mund t’u bahet krahasim me Perëndinë nji fshirësi të pluhnosun?! F. 57, rr. 13 “I binte mbi supe drita shfarosëse”. Po të ishte dritë çfarosëse a do ta çfaroste njeriun që do t’i binte mbi supe?! F. 60, rr. 28 “Rreshtat e librit i dukeshin si fije leshi”. Krahasimi po të kishte gojë do t’i ankohej autorit për këtë përdorim. F. 61, rr. 8 “Vetëm germat ishin njësoj, as të gjalla, as të vdekura”. Nuk ekziston ndonji gja në këtë botë që të jetë as e gjallë, as e vdekun. F. 63, rr. 7 “Gratë kishin ecë 1 ditë e 1 natë pa ditë se djepat u ishin bërë arkivola”. Asht e pamundun që nji nanë të qëndrojë pa e pa fëmijën e saj nji ditë e nji natë, cilatdo qofshin rrethanat. F. 63, rr. 22 “Ata quanin shtëpi gërmadhën, me kalimin e viteve, i kishin harruar fjalën shtëpi”. Fjala shtëpi asht e pamundun të harrohet, mbasi edhe nëmos e paç ti e ndjen nga të tjerët që e kanë. F. 64, rr. 25 “Një gjyle murtaje fërshëlleu si perëndi e vetmuar”. Pak ma parë u krahasue fshesaxhiu me nji Perëndi, tani me nji gjyle murtaje. Mos vallë perëndia ka çdo formë që dëshiron autori t’i japë?! Perëndia s’ka si të jetë i vetmuem, mbasi Ai asht me të gjitha krijesat e krijimet e tija të Gjithësisë. F. 65, rr. 9 “Binte dëborë me 1000 thundra të buta”. Autori me fjalën “thundër” ka dashtë ta krijojë 1 figurë origjinale, por thundra asht tepër poshtë krahasimit me flokë. F. 65, rr. 13 “Dhija Rrabo drejton brirët nga dera”. Këtu autori krahason njeriun Rrabo me dhi e ky krahasim nuk merr shkas nga asgja, mandej njeri si paska “brirë”. F. 65, rr. 35 “Mendimet nuk i lidheshin, ato ishin si lesh i shkurtër dhije”. Nëse dhitë e kanë leshin e shkurtër, asht e panevojshme të thuhet lesh i shkurtë, mjafton lesh dhije. F. 66, rr. 2 “Ylber vajtimi”. Duke qenë ylberi ndër fenomenet ma të bukura të natyrës vajtim s’ka si të krahasohet me të edhe për faktin se ylberi paralajmëron kthjellësi. F. 66, rr. 32 “Rraboa lëvizi gurin që kishte vënë ajo vetë në grykën e shpellës për të nxjerrë këlyshin e ulkonjës”. Sajimi që autori i ban tregimit Rrabos që hyn në shpellën e ulkonjës ku kjo kafshë ka 2 këlyshë e mostremja e fëmijëve fare të vegjël prej klyshave të ulkonjës, tingllon si njana nga ngjarjet ma të pabesueshme, mendoj se kulmin e të mosbesuemit e ban nxjerrja e klyshave të ulkonjës nga Rrabo e cila lëviz gurin veç sa me nxjerrë trupin e këlyshit. A ekziston ndonji ulkonj aq e pafuqishme sa të mos mund ta lëvizin trupin e saj e gurin që gjyshja Rrabo ka mund me e vu në grykën e shpellës?! Sidomos kur asht puna për me shkue tek klyshat e saj e nga gjithajo përpjekje e Rrabos dhe ulurimës së ulkonjës fëmijët e vegjël nuk trembet aspak?! F. 68, rr. 33 “Aparati i kobaltit ishte një mysafir i shumëpritur dhe vdekjeprurës”. Si mund të jetë aparati i kobaltit mysafir i shumëpritun e njikohësisht vdekjeprurës?! Po të ishte vdekjeprurës do të ishte i padëshrueshëm. Përkundrazi, ai asht shumpritë me shpresën e shpëtimit të të sëmurve me rrezet e tija. F. 69, rr. 7 “Shërbimi i tij i rrezikshëm”. Po të jetë aparati i kobaltit i rrezikshëm përse e vënë mjekët në shërbim?! F. 69, rr. 19 “Njeriu ynë i ri, në një provë të rëndë nën aparatin e kobaltit”. Kush njeriu ynë i ri! Mos e ka fjalën për veprën më të shkëlqyeshme të partisë? Nëse fjala e tij nuk ka rrahë këtu, aparati i kobaltit u shërben të gjitha moshave. F. 69, rr. 26 “Nën aparatin e kobaltit nuk do të shtrihet Hiroshima, por një njeri i vetëm”. Nuk më duket moment i përshtatshëm me u sjell ndërmend ngjarja e Hiroshimës. Ky aparat vepron të kundërtën e bombës atomike në Hiroshima. F. 70, rr. 3 “Rrezatimi i kobaltit ishte i zjarrtë si frymëmarrja e bishës së re kur s’i durohet të dalë nga kafazi”, edhe po të ishte “frymëmarrja e bishës së re e zjarrtë” nuk rrezaton si ky aparat, mandej pse e paska frymën e zjarrtë vetëm bisha e re, moshat e tjera si e kanë?! F. 75, rr. 4 “Ai i shfaqte një besnikëri të mjaftueshme”. Besnikëria ose asht e mjaftueshme, ose nuk asht hiç. F. 75, rr. 22 “Ngriti dorezën e telefonit”. Nuk mund të përkthehet fjala receptor, dorezë. F. 82, rr. 4 “Aparati i kobaltit ishte diçka midis Krishtit e plakatave të mëdha të festave”. Asht e pamundun t’ia bash nji koment ma të qartë ksaj fjale se ia ban kjo vetvetes së saj. F. 82, rr. 28 “Do të vinte Kriza që ishte rezervë në çdo rast”. Kriza asht nji sipëremen i ngjitun natyrisht nga dashakëqijët, e si mund të ishte shoqe e atyne që i kishin ngjitë këtë sipëremen?! Çfarë shoqnije e saja mund të ishte ajo që e përdornin si rezervë?!

Vijon në numrin e ardhshëm…

 

Marrëveshja e Hasan Riza Pashës me malësorët e Nën-Shkodrës

Siç dihet historikisht, malësorët e Veriut në përgjithësi dhe në veçanti Malësia e Madhe, Dukagjini, Puka, Mirdita dhe Kurbini me plotë të drejtë mund të quhen vatrat e rezistencës dhe të kryengritjeve antiosmane.

Në shkrimin, të cilin do ta trajtojmë më poshtë kemi marrë një “spektakël” mjaft interesant të qëndresës antiosmane të malësorëve të Bregut të Matës, dhe të Gurzit të Kurbinit të drejtuar nga Dedë Coku dhe Gjin Pjetri, por të inicuar nga Hasan Riza Pasha.

Malësorëve të Bregut të Matës e të Gurzit u kishte mbetur birë në zemër pse s’kishin mundur të merrnin pjesë në zhvillimin e luftimeve që kishin bërë lekët e maleve kundër ekspeditave osmane të Shefqet Turgut Pashës. Ata me një luftë të përgjakshme që zgjati afro një gjysëm viti, kishin fituar simpatinë e popujve të qytetëruar, dhe detyruar sulltanin t’i çonte drejt autonomisë. Sipas tregimit të tyre edhe Kosova e disa vise të Toskërisë kishin rrokur armët dhe kërkonin prej Turqisë të drejtat që u ishin dhënë viseve të tjera të Perandorisë dhe në këto kushte pakënaqësia kishte përfshirë të gjithë shqiptarët. Për këtë arsye burrat më të mirë e më trimat nënshkodranë mezi ç’prisnin të gjenin rastin të bënin vegjëlinë (masat) për vete e t’i vinin pushkën turkut. E ky rast nuk vonoi të vinte. Hasan Riza Pasha, Valiu i Shkodrës çon e thërret Dedë Cokun e i thotë se si njeri me rëndësi, burrë dhe besnik që e njihte, e kishte thirrur për t’u takuar me të krejt miqësisht. Turqia, lum Deda, – i thotë, – ka mbarue për Shqypni. Vendi juej ka me u coptue ndërmjet shteteve të Ballkanit, prandaj në kjoftë se e don vërtet Shqypninë, si m’kan thanë do miq t’tu, të këshilloj me çue peshë popullin e me kërkue pavarësinë. Me t’i dëgjuar Deda këto fjalë u rrudh prej frike mos ai ia thoshte sa për t’i blerë mendimin (d.m.th. provokim) e menjëherë përgjigjet: Zotni governer, na që mbahemi diçka do të mundohemi me ndalue të keqen e jo me shti pishat. -Mirë thue, – iu përgjigj ai, – kte kishte me dishrue edhe unë, por nuk asht as në dorën time as në tanden me mbajtë qetësinë. Ballkani asht ka merr zjerm e lufta nuk ka si ndalohet. Ndoshta ti kujton se unë du me iu ba lak fjalëve, ose nuk e due Turkinë. Por unë Turkinë e due se asht vendi im, por mbasi ajo mori fund për ket vend, dëshiroj mos të bini në kthetrat e shteteve të Ballkanit, por të dilni shtet më vete. Duke mos iu bërë Dedës t’i besonte një turku, aq më pak një governeri turk, megjithëse qysh para se të vinte ky Pasha në Shkodër e kishte siguruar Baron Nopça e ndonjë mik tjetër në Vienë se ai nuk ishte kundër një Shqipërie të lirië, merr e i thotë: Sa me shqetësue malësorët nenshkodranë, e keni në dorë zotnia juej kur të doni. Dini prej meje se mjafton të mos iu njihni edhe atyne të drejtat që u janë dhanë shokëve të tyne të Malësisë së Mbishkodrës, ata kanë me u çue peshë i madh e i vogël. -Mirë pra, – i thotë Valiu, – unë kam për të kryer punën time, e shofim a njimend keni me dijtë ju me përfitue prej rasave për shpëtimin tuej. Me kaq u përshëndetën e u ndanë.

Nuk kaluan veçse dy javë prej atij takimi dhe Hasan Riza Pasha i çon urdhër Kajmekamit të Lezhës t’u kërkonve malësorëve xhelep e të dhjeta e detyrën e shërbimit ushtarak. Kajmekami çon e thërret parinë e Bregut të Matës e të Gurzit të Kurbinit e u komunikon urdhrin që kishte marrë prej Valiut. Krerët, mbasi njihen me vendimet e Kajmekamit, kthehen ndër shtëpitë e veta e që të nesërmen bashkohen nga një burr për çdo shtëpi në kuvend te Kisha e Bregut të Matës ku së bashku me krerë e vegjëli, pa patur nevojë të rrihnin çështje, bëjnë be në Ungjill, jo veç mos t’i japin turkut çka s’i kishin dhënë më parë, por mos me t’ia ndanin të zezën asnjëherë derisa të fitojnë autonominë e plotë kombëtare derisa të mbaronin të gjitha me gja e me krye. Mbasi morën një vendim të tillë dihej sa nuk do të vononte dita e ndeshjes me turqit, prandaj duke qenë koha për të dalë në bjeshkë e më fort për të siguruar gra e fëmijë, krerët merren vesh me Kapidan Marka Gjonin e me Gjin Pjetër Pervizin, t’i linin të veronin në bjeshkët e Mirditës e t’Kurbinit mbasi nuk mund të dilnin në bjeshkët e veta. Këta dy, jo veçse ranë dakord t’u lëshonin bjeshkët, por u zotuan t’u paguanin dyfish çdo dëm që mund të kishin prej kujtdo në gjithë kohën e verimit.

Një punë që sillte mjaft probleme ishte mungesa e armëve, qyshë se i kishte pasë mbledhë Shefqet Turgut Pasha, pothuajse ishin zhdukur e me vështirësi mund të gjendeshin, sepse qeveria i kishte ndaluar rreptësisht. Burrat që kishin armë numëroheshin me gisht. Duke pasë marrë vesh qeveria e Lezhës vendimin e malësorëve për të mos iu nënshtruar urdhërit të dhënë, Kajmekami i qytetit më 22 qershor, pikërisht një ditë para se këta të niseshin për bjeshkë, u drejtua me 600 ushtarë për t’u zënë pritën në Shkallën e Pllanës e të Minjollit si dhe për t’u prerë rrugën e Mirditës e të Kurbinit. Pa dalë askund dita (drita), Dedë Cokut i erdhi lajmi prej një miku për rezikun që u kanosej. Ky njoftoi të gjithë vendin që të merrnin robët e gjanë e gjallë e të niseshin sa më parë për udhëtim, e vetë me tridhjetë shokë, ku ishin më trimat, zuri dy prita për të siguruar kalimin e karvaneve. Njëra pritë u vu te trapi i Gurzit e tjetra te Kalldrami i Barbullojës. S’kishin kaluar më shumë se dy orë që kur ishte lajmëruar vendi e shumica e karvaneve ishin nisur, Kalldramit të Barbullojës, ku kishin kaluar disa qindra metra, kur menjëherë pa në këtë vend kundruall tij, dalin katërdhjetë ushtarë të prirë prej Kajmekamit të Lezhës. Dedë Coku, që ishte kryetar i çetës pritëse, u bërtet me të madhe shokëve: -Bini burra! Sot asht dita me dekë! E mbasi sillet nga ushtarët (rrethues), vikati: -Kush të jetë shqiptar ndër ju të shmanget se s’kemi të keq me shqiptarë! Pa e mbaruar mirë fjalën krisi pushka e më i pari që u rrëzua ishte vetë Kajmekami. Ushtarët në fillim u pështjelluan e menjëherë morën ikjen, por për së shpejti u bashkuan me ushtrinë e madhe që kishin pasë lënë mbrapa, u ndanë në tri çeta për të mundur të shtinin në rreth malësorët. Por malësorëve s’u trembej syri megjithëse ishin vetëm gjashtëmbëdhjetë vetë, e zunë vend larg shoqi-shoqit, nëpër hendeqe e buzë shkëmbinjve e ia çuan aq ngusht sa ushtria turke nuk pati rrugëdalje tjetër veçse tërheqjes në drejtim të Lezhës. Dedë Coku me pesë shokë, porsa i hetoi në të ikur iu soll përbri me të shpejtë, e ballë për ballë ua ndaloi rrugën. Aty u bë një luftim i përgjakshëm e mbasi mbetën të vrarë e të plagosur shumë ushtarë, prej frikës se mos mbesnin të rrethuar, lëshuan në duar të malësorëve kuajt e mushkat që mbanin municion e ushqime, dhe secili ushtar mendonte veç për të shpëtuar kokën. Në këtë pështjellim lufte mbi njëqind ushtarë kishin qenë ndarë që në fillim prej shokëve e kishin mbërritur te kulla e Llesh Nikë Dukës. Aty, duke e pasë gjetur këtë në oborr duke përgatitur karvanin për t’u nisur, plasi pushka e mbetën të vdekur një fshatar (bujk i tij) e dy gra me një fëmijë të njomë. Lleshi bashkë me babanë e tij, Nikën, e me dy kushërinjtë, Marka Dodën e Nikë Stakën e me rob të tjerë u ndry në kulllë, e s’i la të afroheshin ushtarët turq.

Mbas një qëndrese të fortë, nën zjarrin e breshërisë së armëve arriti të largohej prej kullës ku për fat ndeshi në një arkë fishekësh të harruar nga ushtarët rrethues. Atëherë tepër i gëzuar vazhdon luftën pa ia nda. Nësa Lleshi po luftonte me asqer, njëfarë Rust Ademi prej Nikajt, burrë i shtyrë në moshë, mbasi pati kaluar me bagëti vendin e rrezikut dhe ashtu si ishte me një kmesë në dorë i afrohet logut të shamatës, nëse do të ishte në gjendje t’i ndihmonte gjë shokut të vet. Duke shkuar drejt rrugës, po shikon se një ushtar turk kishte zënë vend veçmas shokëve në një buzë rruge afër një gardhi dhe vazhdonte të gjuante në drejtim të kullës së Lleshit. Ushtari që qëllonte, ndonëse e kishte parë plakun nuk i vuri rëndësi, por plaku sapo iu afrua, ia këputi me kmesë në qafë dhe e mbyti në vend, e me pushkën e tij i erdhi në ndihmë shokut të vet. Kështu të dy vijuan të qëllojnë kundër turqve derisa u erdhi ndihma nga çeta e Gurëzit të cilën e kryesonin trimat në zë, Kolë Nishi e Nikollë Miri. Luftimi zgjati disa orë e së fundi ushtria më se e përgjysmuar u vu në ikje. Në këtë luftë të përgjakshme në të cilën lekët e Nënshkodrës u treguan vërtetë kreshnikë e Llesh Nikë Daka meritoi të quhej Leonidha e Bregut të Matës, mbetën të vdekur njëqint e tetëdhjeteshtatë ushtarë turq, siç dëshmonte edhe vetë komandanti i asaj ushtrie.

Vlen të theksojmë një moment të cilin mund ta quajmë me plot të drejtë, heroik. Pak para se të thyhej ushtria turke, Lleshi çohet prej pozicionit e drejtohet nga një ushtar kosovar, i cili i kishte qitë beleg para se të vinin në ndihmë shokët. Ai vërtet kishte qenë burrë dhe nuk iku bashkë me turkoshakët, por i doli ballë për ballë Lleshit. Mbasi harxhuan nga dy apo tre paketa me fishekë duke luftuar kundër njëri-tjetrit, më në fund u vra prej Lleshit me një plumb në lule të ballit. Mbasi u zhdukën ushtarët turq, Lleshi me do shokë lufte u futën te robtë në kullë, ndërsa të tjerët shkuan për të marrë kufomat e shokëve të mbetur në luftë. Në kullë të Lleshit kishte pasë mbetur i vdekur kushëriri i tij, Marku, e plagosur në këmbë e ëma, e njëra ndër bijat e tij, Dila. Ajo ishte plagosur në njërin krah duke luftuar me pushkën e të vrarit për të mos i lënë ushtarët t’i afroheshin derës së kullës. “Vështroni sa bukur gërshetohen karakteret e grave dhe vajzave të malësorëve, qoftë të malit apo të nënshkodrës. A nuk ngjason kjo sokoleshë me Tringën dhe me Norën e Kelmendit?”… (M.B.). Merr Lleshi atëherë (pa u hutuar aspak) e me ndihmën e shokëve (që u përmendën më lart) ngarkoi kuajt dhe u nis karvani për t’u bashkuar me karvanet e tjera në Bulger e ai me disa shokë të tjerë u ndalua për të mbartur të vdekurit. Nikollë Miri pati vrarë edhe komandantin e asaj çete ushtrie, e pati marrë armët e shpatën, e për të vëllanë, Markun, thuhej se pati vrarë më shumë se shtatëmbëdhjetë ushtarë turq. Në këtë luftë të përgjakshme në të cilën lekët vulosën trimërinë dhe atdhedashurinë, shkëlqen me gjithë madhështinë patriotizmi i malësorëve të nënshkodrës. Vetëm rreth kullës së Llesh Nikë Dakës u gjetën mbi shtatëdhjetë ushtarë turq dhe këtë e dëshmoi edhe vetë komandanti i saj të cilët të nesërmen qenë varrosur në një gropë pranë asaj kulle. Për të plagosur nuk dihet numri, por thuhet se ishin me shumicë. Prej malësorëve mbetën të vdekur: Nikollë Miri me të vëllanë, Pjetrin (të Nikçë); Gjergj Nikolla (Nikçë); Kolë Lekë Bori (i Bogë); Pjetër Bici (i Vukël); Llesh Sokoli (i Vukël); Dedë Mirashi (i Shkrel); Gjelosh Deli Shpendi (i Shaljanë); Marku i Dedë Dakës (i Nikçë); Mirash Ujka e Haxhi Cari (të Nikçë); Prengë Nikolla (i Kthellas); dy gra e një fëmijë të shtëpisë së Nikë Dakës e një kushurirë e Gjeto Cokut.

Të plagosur qenë: Dedë Coku (i Nikçë); Pjetër Sokoli (i Nikçë); Ujkë Hasi (Seljanë); Mark doda (i Bogë); Prekë gjoka (i Vukël); e ëma, e bija e Llesh Nikë Dakës. Ky është vetëm një fragment i luftës heroike dhe i patriotizmit të malësorëve të Nënshkodrës. “Gazeta Shqiptare e Sofjes “Liri e shqipërisë” më 26 qershor 1912, nr. 47, fq. 1 e sjell këtë luftë me këto fjalë: “Malësorët e Bregut të Matës, duke parë se gati në tërë Gegërinë vëllezërit e vet kanë rrokur armët e po luftojnë kundër turkut, për lirinë e kombit, edhe këta nuk deshën të flenë, por nën kryesinë e atdhetarit të flakët Dedë Cokut që ishte shtëpia më pasanike ndër malësorë, lanë shtëpitë e veta më 21 qershor e i dolën përpara në Breg të Matës një ushtrie turke që po shkonte prej Lezhe në Tiranë e iu vunë pushkën. Lufta zgjati disa orë, sepse ushtria u kthye duke lënë të vdekur Kajmekamin e Lezhës e katër mylazimë, 27 xhandarë e qindra ushtarë të vrarë e të plagosur. Malësorët morën shumë senaj, arka, xheberhane (municione), rroba e armë. Prej malësorëve mbetën 47 të vdekur e të plagosur e ndër ta edhe Dedë Coku me të kushëririn. “Në këtë epope të lavdishme, një rëndësi të veçantë ka inicimi i Hasan Riza Pashës”. (Ref. “Ndriçime të historisë, të kulturës dhe të artit shqiptar”, Atë Martin Sirdani).

Mark Bregu

 

Para 1700 vjetësh Malësia me ujësjellës modern

Trevat e Malësisë së Madhe gjatë shekujve nuk kanë patur “zanatë” vetëm jataganin e pushkën me të cilat mbronin lirinë, identitetin e jetën e tyre në trojet etnike që Krijuesi i kishte falur të parët këtu. Ata kanë pasur zanatë edhe ndërtimin e shumë veprave bashkëkohore që i shërbenin zhvillimit e qytetërimit të trevave ilire e shqiptare. Ndonëse këto vepra të kohës ishin të shumta e të lakmueshme edhe për shtete e qytetërime të krejt Evropës, sot në shekullin e ri trashëgojmë disa nga këto objekte që tashmë janë rrënoja të mbuluara nga stuhitë e moteve dhe shpesh harresa e qëllimshme e “dikujt” duke mos i studiuar e regjistruar vepra arkeologjike e historike që rrezatojnë qyetërim, zhvillim e histori moderne të trevës më shqiptare të Shqipërisë Etnike, Malësisë së Madhe. Gjithsesi ne në këtë shkrim do të bëjmë fjalë për dy vepra madhështore, në kohë të ndryshme, por të njëjta në ndërtim e qëllim, pra për dy ujësjellësa të cilët për vite e shekuj furnizuan me ujë të pijshëm (e qëllime të tjera) qindra e mijëra banorë të trevave të Malësisë së Madhe, madje këta ujësjellësa u përkisnin dy ekstremeve të trevës së Malësisë, njëri ishte në veri e tjetri thuajse në jug të saj.

Ujësjellësi i Cemit ndodhet në trojet etnike të Malësisë e Shqipërisë, por që mjerisht pas vitit 1913 ndodhet brenda kufijve politik të Malit të Zi. Ky ujësjellës figuron i njohur nga pak studiues të huaj (ndërsa shqiptarë për çudi deri tani nga asnjë), të cilët e përshkruajnë me nota realiste, por shpesh edhe sipas interesave të vetë historianëve, madje këtë ujësjellës më shumë ia atribuojnë zotësisë së pushtuesit romak se atyre shqiptarë. Unë për ta përshkruar këtë ujësjellës me nota sa më realiste të vetë studiuesve të huaj zgjodha studiuesin austriak Theodor Ippen, i cili ka qenë edhe konsull i përgjithshëm i monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër (në zemrën e Ilirisë së moçme e Shqipërisë Veriore të mëvonshme) në vitet 1897-1904. Zoti Ippen në librin e tij “Shqipëria e vjetër” në faqen 24, për këtë ujësjellës shkruan: “… Te Hani i Grabomit në të majtë të shpie një rrugë në pllajën e Rapshës (Hot, N.B.) dhe në Shkodër, në të djathtë të malit përpjetë ngjitet një shtet për në Malësinë e fisit malazez të Kuçit (deri në vitin 1832 tërësisht trevë e Malësisë së Madhe, N.B.). Këtu lugina e Cemit vjen e ngushtohet e shtrënguar nga mali i Bukovikut dhe nga malet malazeze (pas Kongesit të Berlinit 1878, N.B.), këtu e kapërcente dikur lumin një urë e quajtur ura Lmajse, ose ura e Haxhi Tahirit, mirëpo në vitin 1876 trupat turke e hodhën në erë harkun e urës për të penguar kalimin e malazezëve. Mbas urës lugina merr një karakter karstik. Te gryka, të cilën vendasit e quajnë Gruka Lugs (Gryka e Lugës, N.B.), mund të shihen në shtrat të lumit blloqe të mëdha e të gdhendura prej guri. Është fillimi i një akuadukti (ujësjellësi, N.B.) romak, i cili e sillte dikur ujin e Cemit më shumë se tri orë larg prej këtej deri në Dioklea. Thuhet se pjesë të mëdha të këtij ujësjellësi ruhen mirë edhe sot. Ajo më e çuditshmja në këtë vepër romake është që qyteti Dioklea ndodhej në një bigzim të dy lumenjve, Moraça dhe Zeta (Genta emri i vërtetë ilir, N.B.), domethënë pra me siguri nuk ka pasur mungesë uji, e megjithatë, për arsye që na duhet t’i hulumtojmë, e merrte ujin nëpërmjet një ujësjellësi të gjatë në qytetin e vjetër romak prej Cemit, i cili ka, domethënë, një ujë të pijshëm të shkëlqyer…”. Unë, për të vërtetuar këtë që shkruan Theodor Ippen, jam interesuar tek banorët e dy anëve të Luginës së Cemit (Hotit dhe Grudës) dhe pasi pyeta shumë pleq të urtë, por edhe të rinj që e donin e njihnin historinë e trojeve të tyre, mësova se vërtet sot ekzistojnë blloqe guri të latuar që krijonin një “tubacion” gjigand që dikur sipas gojëdhënave që qarkullojnë edhe sot, dërgonte ujin nga Lumi Cem për në trojet më të ulëta të shqiptarëve autoktonë (në atë kohë njiheshin si ilirë). Madje atje mësova se ndonëse ky ujësjellës kishte si destinacion qytetin ilir të Dioklesë, në ujësjellës merrin ujë gjatë tërë gjatësisë banorë ilirë të fushave të Tuzit e Podgoricës e fshatrave përreth. Ndërsa për ujin e Cemit konfirmuan se deri në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, banorë të Luginës së Cemit (nga Gruda) dhe nga pjesë të Hotit të mbetur pas 1913 me Malin e Zi kanë mbushur ujë për të pirë në vende të përshtatshme të Lumit Cem. Gjithsesi duke ditur se qyteti apo më gjerë krahina e Dioklesë ishte vendi ku lindi e u rrit një ndër perandorët më të fuqishëm të Perandorisë Romake, Valer Diokleciani, ne kemi të drejtë të mendojmë se këtë ujësjellës e ka ndërtuar pikërisht ky perandor ilir, duke u shërbyer më mirë bashkëkombasve të vet ilirë. Natyrisht duke patur parasysh gojëdhënat që ende njihen sot mendojmë se ky ujësjellës ka shërbyer si i tillë edhe për shumë shekuj, të paktën deri rreth shekullit të XI, kur nën peshën e kohës ndodhën organizime e çorganizime të reja territoriale. E themi këtë sepse qyetin e Dioklesë sipas dokumenteve të kohës e kishte goditur një tërmet katastrofal që në vitin 518 (pas lindjes së Krishtit), ose më saktë rreth 200 vjet pasi Diokleciani nuk ishte më perandor i Romës (Diokleciani ishte perandor në vitet 284-305), dhe shekulli VI shkruhet si fundi i shkretimit të Dioklesë së famshme, ku dalëngadalë në shekullin XI vetë krahina e Dukles (që kishte marrë emrin nga qyteti Dioklea, M. Shuflaj “Serbët dhe shqiptarët”, fq. 111), merr emrin Zeta, që në fakt duhet njohur Genta që është emri i lumit që edhe ky dalëngadalë kishte ndryshuar nga Genta në Zenta. Në këto kohë (deri në shekullin VII malazezët sllavë as nuk kishin zbritur nga Uralet e nuk u dëgjohej emri) sllavët nuk kishin as shtet dhe as pretendime territoriale, pasi sapo kishin filluar të fuken si hallexhinj në trojet malësore e improduktive të lëna disi hali nga ilirët e qytetëruar e zhvilluar. Natyrisht jeta funksionale e këtij ujësjellësi ka vazhduar për shumë shekuj, por mjerisht ne nuk kemi mundur të gjejmë një vit të saktë se kur e humbi funksionin, por përsëri sipas gojëdhënave me pushtimet e Stefan Dushanit (1332-1355) ujësjellësi filloi të shkatërrohet dalëngadalë derisa doli jashtë funksionit. Gjithsesi ky ujësjellës të paktën ka funksionuar për qindra vjet, ndonëse për këtë gjatë shekujve ka pësuar rikonstruksione të nevojshme…

Ujësjellësi i dytë që po i referohemi ne është ai i Shkrelit dhe më konkretisht ujësjellësi i Bzhetës, i cili kishte një gjatësi rreth 7.5 km dhe fillonte tek burimi i ujit në Dragan (Xhaj) dhe përshkonte tërë Bzhetën deri në “fundin” e saj tek shtëpia e Pal Qotes ose sot te i biri Fran Pali, ku aty afër njihet vendi ku thirret Kodra e Çesmës.

Historia e kësaj vepre është më e vonë në kohë dhe mjaft interesante, por mjerish e padokumentuar e studiuar nga asnjë studiues vendas apo i huaj. Për këtë ujësjellës unë jam interesuar gati rastësisht në vitet 1988-1990, kur unë kam qenë agronom në ato zona, madje për këtë më tërhiqte vëmendjen toponimi Kodra e Çesmës, ku pas shumë pyetjesh dhe interesimesh ndër malësorët e mrekullueshëm të Bzhetës e Shkrelit, mësova se edhe sot nga Kodra e Çesmës deri në Dragan ku ka qenë një burim uji i mrekullueshëm, ekzistojnë tuba “qeramike” në gjendje mjaft të “mirë” të cilët dikur përcillnin ujin e pijshëm nga Dragani për në fshatin Bzhetë. Unë kam arritur t’i shoh vetë me sytë e mi këta tuba, që edhe sot mund të shihen nëse gërmohet në vendin e ujësjellësit. Historia e ndërtimit të këtij ujësjellësi i përket viteve 1760, kur një malësor shumë inteligjent që kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve pushtuese osmane (me emrin Tom Luc Malotaj), pas shumë ofertave e marrëveshjeve me osmanët pranon të kthehet vetëm ai nga besimi katolik në besimin islam. Madje ky malësor i fisit të Malotajve të Bzhetës arrin kulme (ndonëse të shkurtëra) në hierarkinë shtetërore turke, për të cilin kam folur në një shkrim të mëparshëm po në këtë gazetë. Mbasi ne në këtë shkrim na intereson lidhja e tij me ujësjellësin, ne mësuam nga gojëdhënat që qarkullonë edhe sot se ky ujësjellës është vepër e vetë Tom Luc Malotës, djalit të Bzhetës e Shkrelit i cili pranoi ndërrimin e besimit për vete me kusht që t’u shërbejë banorëve të tij, e një ndër këto shërbime të rëndësishme ishte dhe ujësjellësi i Bzhetës, ku autoritetet osmane e pranuan dhe ndërtuan në një kohë rekord. Ky ujësjellës në përmasat e kohës ka shërbyer deri në vitin 1900, kur turkoshakët e tërbuar nga kryengritjet e vendasve e kishin gërmuar bllokun për të mos funksionuar më. Sido që të jetë puna, ky ujësjellës është në vepër plus në trevat tona që rrezaton ndërtim, zhvillim e qytetërim, që së bashku me “ujësjellësin e Cemit” janë dy vepra të papërsëritshme për kohën, jo vetëm në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, por edhe më gjerë në tërë rajonin tonë halleshumë…

Ndue Bacaj

 

Tinzarllëku i Fatos Nanos

Duke ditur se Evropa e zhvilluar e civilizuar ka në themel filozofinë kristiane dhe për arkitektët e saj ish-drejtuesit kristian Konrad Adenauer, Alçide de Gasperi, Robert Shuman e tjerë, sot Kryeministri shqiptar në vend që të kryejë detyrat e “shtëpisë” që i ka vënë Evropa, kërkon të duket si një udhëheqës kristian dhe që është i vetmi që Shqipërinë mund ta çojë drejt dyerve të BE. Këtë psikologji mundohet ta kultivojë jo vetëm z. Fatos Nano si Kryeministër, por edhe stafi qeverisës i tij dhe një pjesë e madhe e pozitës së majtë në pushtet, të cilët me një propagandë tinzare përhapin ku munden e si munden ndër shqiptarë “mjegullnajën” se Evropa dhe bota kristiane e do dhe e ndihmon të qëndrojë në pushtet Nanon jo vetëm për aftësinë e tij qeverisëse, por edhe sepse është një kristian i mirë që në punët e tij zbaton çdo ditë filozofinë që zhvilloi e ngriti lart Evropën e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tjerë. Deri tani, ky Kryeministër propagandën e tij mundohet t’ua servirë shqiptarëve, të cilët prej kohësh “ëndërrojnë” të jenë pjesë e Evropës Perëndimore, duke bërë që të hanë këtë “sapun për djathë” jo pak nga kristianët që janë minorancë në Shqipëri, por edhe muslimanët që janë mazhorancë. Në fakt “ëndrra” është ëndërr, por pas vitete 1990, kur pluralizmi dhe demokracia trokitën në dyer tona, u kthye në një shpresë, që nga dita në ditë prisnim të na hapen dyert e Evropës, të kyçura prej dekadash më shumë për fajin tonë se të të tjerëve. Gjithsesi ne duhet të mësojmë se edhe Evropa, pse është kristiane, nuk i gjykon njerëzit si të tillë, pasi siç dihet kur lindin, lindin njëlloj si krijesa të barabarta para Zotit, madje filozofia e zhvillimit dhe drejtimit është një art që nuk fillon tek emri i çfarëdo besimi të jesh, por tek kultura dhe konceptet e secilit të cilat formohen historikisht nga ambjenti shoqëror, familjar e pse jo edhe shtetëror, në të cilin je rritur e ke jetuar. Pikërisht këtu fillon edhe qartësimi i besimit që ka çdo individ, ku duke ditur këtë, për zotin Nano, si fillim duhet thënë se filozofinë kristiane as nuk e njeh dhe as nuk e ka jetuar kurrë, as në ambjentin familjar, shoqëror apo shtetëro, pasi siç dihet ai i përket një familje me tradita të shkëlqyera komuniste e ateiste. Është pikërisht kjo arsyeja që zoti Nano mund të quhet me një fjalë të “zbutur” një kristian i keq dhe këtë e ka demonstruar në planin personal që nuk ia vlen t’ia shkruash pasi e dinë të gjithë shqiptarët. Madje si kristian, z. Nano e demonstron veten vetëm kur takon një përfaqësues të besimit ortodoks, grekun Janullatos, të cilit i falet dhe e quan si përfaqësuesin e Jezu Krishtit në tokë, kur në fakt ne shqiptarët po e njohim se është përfaqësues i “Djallit”, e themi kështu pasi ky klerik i lartë në vend që të merret me punët e fesë, merret me punët e politikën antishqiptare të qarqeve të caktuara greke. Natyrisht kjo nuk na intereson shumë po të mos kishte lidhje të ngushta me bëmat e qeverisjes së Kryeministrit tonë i cili jo vetëm drejton si një kristian i keq, por qeveris si një “sulltan” i mirë. Kjo vërtetohet fare lehtë duke vrojtuar me kujdes punën e tij disavjeçare, ku Shqipërinë e ka kthyer në një vend ku sundon i forti, krimineli, hajduti, trafikanti, kontrabandisti, mashtruesi, imorali e tjerë, që janë pjesë e oborrit të tij, ku si rezultat i kësaj në vend që t’i afrohemi Evropës, i largohemi çdo ditë ne, por edhe na largohet Evropa si djalli temjanit. Shteti funksionon me parametrat e një vendi ku i parë për gjithçka është sulltani, ku ligjin e bën sulltani, e ku ky “sulltan” ngjanë edhe si “i dërguari i Zotit” në tokë. Tashmë që nga drejtësia që ka për kushtetutë filozofinë e Nanos, deri tek barazia para gjithçkaje për çdo qytetar të këtij vendi kalojnë nëpër duart e “sulltan” Nanos. Natyrisht çdokush që nuk e beson këtë, i mjafton të vrojtojë me kujdes tërë aktivitetin e Nanos e familjes së tij (të parë e të dytë), pasurinë e tyre përrallore, si dhe sjelljen arrogante e mospërfillëse të Nanos ndaj çdo qytetari të këtij vendi, qoftë në raste fatkeqësish (të shumta), apo në raste gëzimesh (të pakta). Qejfet, ahengjet e xhirot nëpër Evropë e botë, në vendet më të shtrenjta që pakkush i përballon si Kryeministri ynë i stërpasur, i një vendi të stërvarfër. Dikush pas kësaj mund të pyesë, atëherë pse këtë njeri Evropa e SHBA e lënë në pushtet?! Dhe përgjigjja është fare e thjeshtë, pasi këto fuqi botërore të zhvillimit e të qytetërimit janësi “Zoti” që thotë: “Ndihmoje veten pak, se unë të ndihmoj shumë”, madje për këtë sinjalin ka kohë që na e ka dhënë, duke na ndëshkuar me anë të organizmave të saj për gjithçka ka të bëjë me themelet e një vendi që kërkon të ndërtojë demokracinë dhe të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar. Por ne këto sinjale ende nuk i kemi kapur mirë, por mundohemi të kapemi pas dyerve të kyçura të Evropës, që të tilla do të mbesin edhe për shumë kohë sa ne të mos kryejmë detyrën dhe të pranojmë të mashtrohemi se drejtohemi nga një kristian “i keq”, kur në fakt qeverisemi nga një “sulltan” i mirë. Ndërsa ngjyrën e këtij “sulltani” shpresoj se e dallojnë të gjithë.

Ndue Bacaj

 

Decentralizimi, sa larg

Zef Vokrri ka lindur në fshatin Hajmel më 1. 07. 1945 dhe ka kryer studimet për jurist të cilat i ka përfunduar më 1997. Vjen nga një familje e persekutuar gjatë regjimit komunist. Kjo është arsyeja që i ka përfunduar studimet e larta në moshën 52 vjeç falë vullnetit dhe pasionit për të mësuar. Krahas funksionit si Kryekomunar në Hajmel, është edhe Kryetar i PD-së për nëndegën Bushat që nga viti 2002.

 

“Sh.E.”: -Përgjatë këtyre viteve, duke qenë një drejtues pushteti vendor, keni grumbulluar një përvojë të kënaqshme. Sipas jush, cila është “thembra e Akilit” për pushtetin vendor?

Zef Vokrri: -Është e vërtetë se duke qenë drejtues i një njësie vendore për 14 vite askush nuk mund të justifikojë mosrealizimet e pritshme me mungesën e përvojës, në të njëjtën kohë nuk mund të mburrem se gjithë filozofia e këtij procesi mund të fokusohet në zbulimin e “thembrës së Akilit”. Ne tashmë kemi një strategji kombëtare zhvillimi, po punohet për atë rajonale në rang qarku, por edhe ne këtu kemi tashmë të realizuar një strategji komunale zhvillimi. Mendoj se në lëvizjen e kësaj “makine” me tre motorrë, karburantin që i duhet ia japin vetëm politikat e mirëfillta në shërbim të këtij zhvillimi.

“Sh.E.”: -Flitet shumë për decentralizim të pushtetit. A ekziston një decentralizim i tillë dhe çfarë duhet riparë?

Zef Vokrri: -Vetë decentralizimi është një strategji më vete që në letra realisht e kemi. Çështja është a ekziston si proces drejt realizimit. Ne jemi formalisë dhe përpiqemi të bindim opinionin se gjithçka është në udhë të mbarë. Ne edhe Ministrisë tonë të Pushtetit Vendor i kemi shtuar pjesën “e decentralizimit” dhe mendojmë se kjo është bindëse. Sigurisht, pa mohuar disa hapësira që na jep granti ynë i vogël, duhet riparë çfarë është realizuar konkretisht sepse në shumë fusha, ne s’kemi as kompetencat e pushtetit lokal të mëparshëm që ishte i supercentralizuar.

“Sh.E.”: -Po flitet gjithashtu edhe për një strategji të luftës kundër varfërisë. A mendoni se ka seriozitet në këto që thuhen dhe konkretisht çfarë po bëhet në komunën tuaj?

Zef Vokrri: -Ju thashë edhe më lart, neve strategjitë nuk na mungojnë, biles ajo e luftës kundër varfërisë është mjaft e realizuar. Realisht serioziteti mungon fare. Pa patur asnjë statistikë zhvillimi reduktohet në ndihma ekonomike dhe kjo paraqitet si “progres”(!). Në komunën tonë rekomandohet si çelësi i suksesit vjelja e taksave vendore dhe ne po punojmë në këtë linjë, mbase do “reduktojmë” varfërinë. S’duhet harruar se fermeri i varfër është taksuar njëherë, në fermën e tij të vogël me çmimet astronomike të punimeve të tokës, të plehrave kimike, herbicideve, të farërave. Kreditimet e bankave që do i ndihmonin këtij procesi shumë kanë përqindje të lartë interesi. Shteti nuk bën një politikë nxitjeje, inkurajimi apo subvencionimi të prodhimeve tona bujqësore e blegtorale.

“Sh.E.”: -Komuna e Hajmelit vazhdon të jetë në situatë emergjente përsa i përket përmbytjeve. A ka projekte nga ju si Komunë apo nga pushteti qendror dhe a ka perspektivë realizimi i tyre?

Zef Vokrri: -Komuna e Hajmelit ishte gjatë 50 viteve një zonë e përshtatshme izolimi për të internuar dhe dëbuar dhe si e tillë gjithçka u la pasdore, nuk u realizua as sistemimi i tokave bujqësore. Duke qenë kështu të harruar ne mbetëm të ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, gjë që u përsërit në interval njëvjeçar shtator 2002 dhe përsëri në tetor 2003. Në rastin e parë bëri një vizitë tek ne z. Meta dhe ne morëm tre milion lekë investime. Për rastin e dytë përmbytja ishte katastrofike, u shkatërruan tetë shtëpi banimi, thuajse plotësisht dhe u përmbytën 155 banesa duke dëmtuar bazën ushqimore të njerëzve dhe të bagëtive. Shteti akodroi përsëri tre milion lekë. Ministria e Financave bëri çeljen e tyre në degën e buxhetit me vonesë, me datën 28 dhjetor 2003 dhe kuptohet ky fond nuk u përdor.

Realisht u krijua një komision ndërqeveritar që ka punuar dhe po punon me projekte reabilituese të veprave mbrojtëse kundër erozionit si dhe të pritjes së lumit Gjadër. Ne jemi në pritje, deri tani nuk kemi asnjë veprim konkret, gjithçka është në proces.

“Sh.E.”: -Duke qenë nënkryetar i kryekomunarëve të Shqipërisë a ka bashkim interesash në shoqatën tuaj larg ngjyrave politike që i përkisni?

Zef Vokrri: -Në shoqatën tonë ka me të vërtetë bashkim interesash larg ngjyrave politike. Ne kemi realizuar gjatë mandatit të mëparshëm një kuvend të të gjithë pushtetarëve komunalë nën slloganin “Decentralizim-Integrim-Zhvillim” dhe kemi dalë me një rezolutë mjaft kritike dhe ngulmuese, duke i kërkuar qeverisë vesh-shurdhër seriozitet në procesin e decentralizimit, për formulimin e politikave të reja në funksion të zhvillimit ekonomik në zonat rurale ku jetojnë mbi 50% e popullsisë dhe që janë kaq të varfër.

“Sh.E.”: -Një pyetje për politikën në përgjithësi. Politika aktualisht vazhdon të karakterizohet nga konfliktualiteti. Si mendoni, a është çështje e mungesës së vullnetit të klasës politike, apo shfaqje e konfliktit për pushtet dhe privilegjet që rrjedhin prej tij?

Zef Vokrri: -Mendoj se përgjigja e kësaj pyetje del pak jashtë dy varianteve tuaja, mbasi për mendimin tim, konfliktualiteti ka ushqyes vetëm mungesën e përgjegjësisë të asaj pjese politike që përbën pozitën aktuale, që nuk del nga korniza e interesave të krahut të vet të privilegjuar dhe të mendojë, qoftë edhe për aq ditë që i kanë mbetur, për fatet e këtij populli kaq të lodhur.

“Sh.E.”: -Keni gati 15 vjet si kryekomunar në këtë komunë. Çfarë keni “përfituar” nga posti drejtues dhe çfarë i keni dhënë atij.

Zef Vokrri: -Nga posti drejtues, si Kryetar Komune, materialisht nuk kam përfituar. Vazhdoj të jetoj në të njëjtën banesë ku nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 1991 (as edhe komoditeti). Moralisht mendoj se u kam rezistuar sfidave mbasi edhe në zgjedhjet e fundit të tetorit 2003 rezultati kishte rritje.

Sigurisht të flasësh për veten është e vështirë, por një gjë mund të them se kam qenë rezultativ, në shërimin e plagëve të së kaluarës duke mbjellë dashuri, besim e solidaritet në mes njerëzve.

“Sh.E.”: -Së fundi, një opinion tuajin për gazetën që po ju interviston dhe për të cilën ju falënderon për kohën që i vutë në dispozicion asaj.

Zef Vokrri: -Gazeta juaj ka mision tepër madhor, ajo me të vërtetë po punon për Shqipërinë Etnike, duke u përpjekur të ngrejë në drejtpeshim trungun e një peme gjigande të rrëzuar keq majtas nga shqota e egër e diktaturës, por në këtë sipërmarrje Tuajën duhet të angazhohen edhe shumë kapacitete të tjera intelektuale, shqiptarë të vërtetë.

Intervistoi: Mark Preçi

 

Plehrat italiane dhe stërvinat tona

Demonstrimi paralajmërues i mijëra shqiptarëve para Kryeministrisë, e udhëhequr nga përfaqësues të shoqërisë civile e politike, ishte me të vërtetë për t’u përshëndetur sepse parulla ishte shumë e gjetur, pra të largojmë plehrat. Zoti e dëgjoftë këtë thirrje, se këta politikanët anti-shqiptarë që e kanë fituar me të drejtë titullin stërvinë apo qelbësirë, kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në stallë derrash, ose siç po shkruhet, kosh plehrash. Mbasi e ropën nga të gjitha anët këtë vend që i rrit, këta stërvina të klasit të parë kërkojnë të shuajnë çdo shpresë se ky vend s’bëhet e ç’është më e keqja e thonë haptas se s’duhet bërë dhe ky popull e meriton ta trajtosh keq, sepse më fort të do dhe të respekton. Kjo është teoria, apo siç thuhet alternativa e kësaj qeverie. Por këta qelbësira që e kanë shpirtin pleh, harrojnë se në momente të vështira, Shqipërinë, Zoti nuk e ka lënë kurrë e as ka për ta lënë ndonjëherë pa burra fisnikë e atdhetarë, që i kanë dalë e i dalin zot këtij vendi. Edhe në mos pastë politikanë e intelektualë, ka pasë e ka për të pasur shqiptarë të thjeshtë, që janë rritur me edukatën prindërore, se Shqipëria nuk është mall që shitet apo konsumohet, por është Atdheu i përbashkët i yni, pronë e të gjithëve e kush s’e di këtë, shumë shpejt ka për ta mësuar. Veprimi i fundit i qeverisë për deklarimin e pasurive të pushtetarëve, e importimi i plehrave nga Evropa, s’janë të rastësishme por me një strategji gangsterësh politikë, që shoqëria shqiptare të trumhaset e mos të dijë nga t’ia mbajë. Mbasi u krijua komisioni Laska ose siç i themi në Shkodër, Laraska, opinioni duhej të heshtte, por nuk ndodhi ashtu kur pushtetarët deklaruan pasurinë e tyre. Shoqëria shqiptare u irritua deri në shpërthim dhe miqtë ndërkombëtarë të këtyre pushtetarëve u befasuan nga poshtërsia e aleatëve të tyre shqiptarë e reaguan me heshtje, pra s’i përshëndetën siç i kanë përshëndetur në poshtërsi më të vogla, ja kjo është esenca e kësaj drame që luhet me shqiptarët.

Siç e thashë më lart, mbasi nuk e hëngri kush atë deklarim pasurie, shpikën kontratën me italianët për plehrat, për të humbur vëmendjen e për ta kaluar pa u ndier deklarimin e pasurive të 5000 (pesë mijë) zyrtarëve, ku e kam cilësuar para një muaji e gjysëm në një shkrim, po e them përsëri është krim i pafalshëm që organet e drejtësisë e Presidenti ta lërë këtë çështje pa vëmendje, atëherë zë vend fjala që jemi bashkëvuajtës e bashkëpunëtorë.

Pra, demonstrimi i datës 8 qershor para Kryeministrisë mos e gëzoftë emrin që ka, kryeministri, duhet përshëndetur se përveç problemit të plehrave ka edhe veprimet e tjera që kërkojnë zgjidhje e unë me gjithë zemër do i uroja organizatorët t’i shkojnë deri në fund këtij misioni aq fisnik e atdhetar gjithashtu edhe ato opozitarë e pushtetarë që kanë punuar e punojnë me ndershmëri e s’kanë përse gënjejnë në deklarimin e pasurive,duhet t’i bashkëngjiten kësaj lëvizjeje e të shpëtojnë Shqipërinë e shqiptarët nga këto stërvina me shpirt plehu. Si qytetar i këtij vendi e uroj e bekoj këtë demonstrim e të tjerët mbas tij, se titulli e ideja e kësaj lëvizjeje është shumë e gjetur e shumë realiste, “T’i largojmë plehrat”.

Nikolin Pemaj

 

Ligji 7501, indietro bujqësisë dhe shoqërisë shqiptare

Po e titulloj kështu këtë shkrim sepse do të flas me gjuhën e shifrave e jo të Ezopit të lashtësisë greke. Ligji 7501 për tokën në fshatin Bushat nuk është zbatuar. Në bazë të këtij ligji, kur e aprovoi Parlamenti i vitit 1991 (dhe që edhe sot ky Parlament që është n.q.s. do të jetë mendon ta mbajë në fuqi), thuhej toka do të llogaritej për t’u ndarë në bazë të subjektit që ishte, ishte fjala për për sipërfaqen që kishte ish-kooperativa bujqësore, domethënë sipërfaqja për frymë do t’i takonte një banori të Bushatit aq sa një banori të fshatit Shkjezë që ishin të një subjekti.

Por jo, fakti qëndron ndryshe. Banorët e fshatit Bushat (një pjesë dhe konkretisht 40 familje) janë të pajisur me çertifikatën e pronësisë dhe tokën nuk e dinë se ku e kanë, gjithashtu dhe një pjesë e madhe e banorëve të këtij fshati kanë në pronësi një sipërfaqe aq të vogël, sa nuk u mjafton për të përballuar as jetën dhe kjo si rezultat i ligjeve të ish-qeverisë Nano në vitin 1991 (nga 4 dynym tokë për familje). Këtu e ka fijen lëmshi i ngatërruar sikur e pati 40 vjet sepse në atë kohë mendohej të lihej një sipërfaqe për ndoshta organizimin e ndonjë mikrokooperative apo mikroferme. Nejse, këtu fillon vjedhja, përvetësimi i atyre të “shkathtëve”. Kishte familje me 4 djem dhe duke përfituar nga komisionerë të korruptuar i ndanë djemtë në gjendje civile duke i quajtur familje të veçanta dhe përfitonin nga 4 dynim secila familje. Ata që nuk e bënë këtë dhe duke qenë tërë jetën të ndershëm familje me 9 apo 10 vetë mbetën me 4 dynym tokë. E drejtë ishte kjo?!

Kryesisht këtë e bënë ata që nuk kishin tokë dhe në zbatimin e ligjit 7501 nuk pranuan që t’u zvogëlohej sipërfaqja që kishin pushtuar, në disa raste dhe duke u paguar lekë ish-komisionerëve të ligjit të parë.

Në fshatin Bushat jeton një popull prej 2214 frymë, i kulturuar dhe i civilizuar dhe po në këtë fshat ka patur konflikte deri në tragjedi për problemet e tokës (rasti kur kushëriri vet dy vëllezër dhe plagos dy fëmijët e tyre për tokë). Pra përmenden këto dhe rastet e tjera në zonat përreth e në gjithë Shqipërinë dhe përsëri dhe në fshatin Bushat do të ketë tragjedi të tilla, përderisa fshatarët e dinë se ku e kanë tokën përpara vitit 1944, një pjesë e madhe jetojnë dhe janë pa dokumentat në ish kadastrën e vjetër dhe kush ka dashur t’i ruajë i ka ruajtur.

E filluam ndarjen e tokës sipas udhëzimeve të marra atëherë duke e vendosur sipërfaqen (të skicuar) në hartë dhe duke u paraqitur të gjithë fshatit këtë ide.

1. Duke i vendosur fshatarët sa të ishte e mundur në ish-pronat e tyre, kuptohet ku nuk kishte ndërtime etj., afërsisht në sipërfaqet që kanë patur, pasi kishim tërhequr më parë sasinë që rezultonte e regjistruar në kadastër para reformës së vitit 1946. Atje ku ishte e mundur, duke lënë në një anë vendosjet dhe ndërtimet që kanë bërë fshatarët.

Sipërfaqja ishte e mjaftueshme pasi një pjesë e ish-pronarëve kanë dalë në qytet. Komisioni u ballafaqua me faktin e përvetësimit të sipërfaqeve të tokës nga ish-komisionerët e parë, të cilët për të përvetësuar tokë kishin llogaritur sipërfaqen e tokës mbi shifrën 2800 frymë në fillimet e vitit 1991. Bushati, që në fakt datën që ligji hyri në fuqi në Bushat jetonin vetëm 1780 frymë, por matematikisht rriten pjestonjësit për të dalë herësi i vogël. Ky ballafaqim u bë nëpërmjet shifrave që ishin në zyrën e gjendjes civile. Këta ish-komisionerë kishin lënë parcelat më të mira për vete dhe duke e marrë tokën gjoja sipas ligjit në 4-5 vende të ndryshme, kuptohet për të mos rënë në sy të opinionit.

Parimet kryesore të këtij komisioni që u ngrit në mes të fshatit me pleq të vjetër, ish-kryetarin e parë të kooperativës, filloi punën përgatitore në tavolinë, duke patur parasysh:

1. Të vendosen sa të jetë e mundur në tokën që kanë patur para çlirimit siç e theksuam më lart.

2. Në pjesën tjetër që do të merrnin po sipas ligjit, duke i treguar secilit fshatar se në tokën e kujt po vendoset, kjo duke menduar atë problem social që ndodhi më vonë, që secili ishte i ndërgjegjshëm të marrë tokn në ish-tokën e tij, duke menduar për ndërtimet ose investimet që do të bëjë në të ardhmen, duke lënë bosh (të pazëna) sipërfaqet e terrenet sportive të shkollave, që sot fatkeqësisht kanë mbetur shkollat me një oborr të vogël, ku terrenet sportive nuk ekzistojnë fare nëpër shkolla.

Puna e bërë nga ky komision mbeti e përgjysmuar, pasi kryesimin e tij e morën të tjerë të ndihmuar dhe nga pushtetarë vendorë, të cilët rregulluan edhe ndonjë copë tokë për vete, pasi në bazë të ligjit nuk u takonte.

Ligji 7501 duke mos qenë një reformë nuk bëri asgjë tjetër në Bushat veçse krijoi plotësisht kushtet e një abuzimi të pushtetit, personave që u morën me zbatimin e tij dhe konkretisht, lufta, synimi, meraku i atyre që luftuan për të qenë në komisione.

Viktimat e krimit (po i quaj kështu ata që nuk iu dha tokë nga komisionerët e mëvonshëm), pësuan humbje ekonomike, vuajtje emocionale, pabarazi të të drejtave bazë.

Ligji 7501 është një shpronësim në kundërshtim me të gjitha normat demokratike, por po të shikojmë në reformën e ligjit 7501 cilin votuan dy partitë më të mëdha, PS dhe PD, nuk e përmbushi qëllimin shoqëror, ekonomik, përmirësimin e bujqësisë. Përkundrazi u morën vitet e para “po i quaj” fermerë, një nga këta dhe unë, prodhuam drithëra pa asnëj lloj planizimi, asnjë lloj ndihmese dhe i gjithë ai potencial intelektual qoftë agronomë, veterinerë, zooteknikë etj., i shikon sot duke mos e ushtruar profesionin e tyre, mos të keqkuptohemi sepse këto ishin planifikuar për fermat ose kooperativat, por të paktën të shikoheshin duke e zbatuar njohuritë e tyre shkencore për bujqësinë e blegtorinë dhe ndoshta do influenconin pozitivisht në bujqësinë moderne e cila sot për mendimin tim në fshatin ku jetoj unë mund ta quaj primitive.

Është për të qeshur kur shikoj zooteknikun e lartë duke tregtuar aspirina, agronomin e shikoj duke punuar hidraulik, veterinerin e shikoj duke u marrë me tregti drushë etj., etj. Vërtet që ekonomia e tregut të lejon të punosh ku të dalë më mirë,p or është fatkeqësi që këtyre që ligji i zuri në fshat dhe toka nuk iu dha sot detyrohen të merren me punë shumë të rëndomta për të mbijetuar dhe dituritë që i morën u kujtohen si filmat që mbeten në kujtesë fëmijëve të vegjël. Dhe ndarja e tokës që u bë atje ku u bë dhe fshatarët e quajnë veten fermerë, ndërsa për mua këtu përfshir dhe veten time, duhet të quhemi fermerucë sepse në atë sipërfaqe që kemi nuk mund të dish ç’të mbjellësh më parë. Po të mbjellim perime, na vijnë të gatshme nga fqinjët tanë, po të mbjellim pemë, po të mbjellim drithëra e gjithçka na vjen nga jashtë…

Ndryshe do të kishte qenë që sipërfaqja e tokës të merrej nga ish-pronarët dhe ato do të dinin të orientonin punën e tyre me një qëllim të caktuar, fermë blegtorale apo sipërfaqe me sera etj. Këtu do të kishte dhe një zgjidhje edhe për zënien me punë të krahut të lirë.

Një problem tjetër që është shumë i ngatërruar i cili do t’i mbetet shtetit (kur të bëhemi me shtet) për ta zgjidhur është problemi i shitjes së pronave një pjesë e këtyre fermerëve që thashë më sipër, gjetën dhe po gjejnë rrugën më të shkurtër, filluan të shesin pronat dhe konkretisht ato që e kanë tokën të dhuruar nga ligji 7501, marrin një dorë lek dhe ia mbathin jashtë shtetit me ato para. Nuk jam kundër shitjes dhe blerjes, si një nga elementët kryesorë të ekonomisë së tregut, por po shtojmë çdo ditë dhe më shumë mundësinë e konflikteve në mes të shqiptarëve në të ardhmen.

Populli ynë ka një be “Për tokë e qiell”, aq të shtrenjtë e ka tokën. Po si sot bëhen të gjitha ato ndërtime në tokat bujqësore, pa asnjëfarë kriteri, apo urbanistike dhe konkretisht flas për vendlindjen dhe zonën ku banoj, Bushati, por një nga arsyet mendoj është arsyeja e zemrës, grabitësit e tokës duke vendosur një palë themele shtëpie mendojnë ta kenë të vetin atë truall pasi faktikisht nuk është i tij, por i dhuruar nga 7501.

Tomë Shkreli

 

Urim gazetës “Shqipëria Etnike”

Gazetë periodike,

Shoqnore e politike,

Emnin e zgjodhe,

“Shqipëria Etnike”

Me at pendë vullkan,

Naltsove atdhen’ tand,

 

Se me përvojë,

Zani jot t’ushtojë,

Staf me reputacion,

I Sokol të drejton,

 

N’anmik kur qëllon,

Shpërthen si stuhi,

Çanë në demokraci,

Të mirën tue naltsue,

Të keqen tue thumbue,

 

Ai za kumbues,

N’anmik shqetsues,

Se i vogël në dukje,

S’ka nevojë skufje,

 

Zani i patriotizmit,

Që arrin te Diaspora,

Qëllo, të lumtë dora,

Shum shpirtna, na mbyti,

Nëpër qeli t’sigurimit,

Patriot të masakruem,

Me t’vramë në kufi,

 

Mija të pushkatuem,

Se me komunizëm,

S’u bashkuen n’ide,

Deshten fe e atdhe,

 

Socialistët e sotshëm,

Bolshevikë, të devotshëm,

Kërkojnë prapë rrumpallë,

E na quejnë prrallë,

Krimet që na çohen marrë,

 

Pritëm pa rrug’dalje,

Lotët pa na u shue,

Nuk na kërkuen falje,

Komunistat e pa pendue,

 

Të majave të aisbergut,

Pa u hi ferrë n’kambë,

I shpëtuen Nurembergut,

E populli tue i namë.

 

E Shkodrës relike,

“Shqipnija Etnike”,

Paç mija përvjetore,

Andrra jonë e madhe,

Që kurr s’u realizue,

Nga kongresi famkeq,

I Berlinit mallkue.

Dedë Shyti

 

Durrësi dhe kasaphana antinjerëzore

Do të ishte shumë interesante sikur ta dinim se si do ta përcaktonte një mendjendritur si Volteri historinë që e kish quajtur në kohën e tij një tabllo të krimeve dhe mjerimeve, në qoftë se do të kishte përjetuar periudhën e zezë të Luftës së Dytë Botërore, ku diabolikët më të mëdhenj të njerëzimit, me emrat e pështirë Hitler, Gebels, Himler, Gering, Ajhman, shejtan, praktikuan kampet e llahtarshme të përqendrimit, ku brenda disa sipërfaqeve të rrethuara me tela me gjemba, me qen kufiri e me kulla ku përgjonin mitralozët “Shars”, do të merrte kuptimin e vërtetë ajo thënia e Valter Skotit, në një roman të bujshëm të tij, se “Ata që mbetën gjallë kishin zili ata që vdekja i kishte shpëtuar nga fatkeqësitë e mëdha që do të vinin pas.” Duke shfletuar librin “Të flijuar e të mbijetuar” të bashkëautorëve Dr. Sali Hidri dhe veprimtares energjike Tatjana Bali, kushtuar atyre njerëzve që si të ishin ithtarë të filozofisë së Likurgut, mendonin se, “Para lirisë nuk do të parapëlqeja jetën”, gjë për të cilën u internuan në ato kampe të shfarosjes, më erdhi ndërmend një ndodhi nga jeta e Shën Agostinit, të cilin kur e pyetën se “Me se është marrë vallë Perëndia përpara se të krijonte qiellin dhe tokën”, u përgjigj: “Në atë kohë ka krijuar skëterrën që të dërgonte njerëz të cilët bëjnë pyetje të këtilla”. Por në qoftë se skëterrën që krijoi Perëndia nuk e ka parë asnjë nga të gjallët, skëterra nazi-fashiste famëkeqe Bukenvald, Mat’hauzen, Aushvic, Zaksenhauzen, Dakao e deri në Prishtinë, i provuan miliona burra, gra, pleq e fëmijë, që u shndërruan në skelete, vetëm e vetëm se nuk mund të pajtoheshin me barbarët pushtues, hunë të kohëve moderne, ose thjesht për racën së cilës i përkisnin. Deri më 9 maj të vitit 1945, u bë një realitet i turpshëm dhe i pashpirt, gjithçka që fantazia e Dantes kishte përshkruar në një kryevepër aq rrënqethëse dhe në të lexuar. Duke kopjuar “Ferrin” e tij deri tek ajo deviza e hyrjes, fatkeqët me veshje që të kujtonin zebrën, të depersonalizuar, barazoheshin me kavjet për eksperimente nga më mizorët, torturoheshin, pushkatoheshin, mbyteshin në dhomat me gaz helmues, digjeshin nëpër krematoriume, hidheshin me buldozerë në gropa të përbashkëta, plotësisht ashtu siç na i paraqesin ato llahtare Ana Franku në ditarin e saj, Erih Maria Remarku në romanin e tij, Piter Vajsi tek “Hetimi”, etj. Të bindur me sa duket se krimet e kampeve të përqendrimit, nuk vihen sot në dyshim nga askush, autorët e librit që po diskutojmë, e kanë drejtuar tërë vëmendjen e tyre tek ata bijë e bija të qytetit të Durrësit që u internuan kryesisht pas 20 nëntorit të vitit 1943. Raprezalja në Durrës nuk ishte rastësore. Populli i qytetit tonë qysh më 7 prill 1939 e priti me plumba okupatorin, duke u bërë qyteti i parë në Evropë që guxoi t’i kundërvihej hapur agresorëve fashistë. Pas pushtimit të atdheut nga hordhitë italo-gjermane, vullkani i revoltës dhe luftës popullore, si në tërë Shqipërinë shpërtheu fuqishëm edhe në Durrës. Po të nisesh nga logjika e ftohtë, duhet pranuar se tradhëtari Osman Velija nuk gaboi aspak kur drejtoi ato tre faza seleksionimi të “elementëve të rrezikshëm” që duheshin internuar, në kuadrin e operacionit “Shëtitje në Port”, që kishte të bënte me marrjen e masave preventive, për t’i paraprirë një zbarkimi të mundshëm të forcave aleate në Ballkan. Autorët e këtij libri pa u shpërndarë shumë me konsiderata politiko-ushtarake, në mënyrë mjaft të përmbledhur, por edhe shumë qartë, na japin sfondin ku zhvilloheshin këto ngjarje. Ata vetë, për kompozimin e këtij libri shprehen kështu: “Libri është ndërtuar me jetëshkrimin e secilit martir, kryesisht atyre të Flijuar në kampet e përqendrimit nazist, të grupuar simbas kampeve (Prishtinë, Zemun, Mat’hauzen), që përbën pjesën e parë të librit. Në pjesën e dytë, titulluar, ‘Të mbijetuarit’, janë përfshirë ata që shpëtuan nga skëterra naziste e kapmeve, që u futën në rrjedhën e jetës mbas Çlirimit, që me kalimin e viteve vdiqën, si dhe të atyre të paktëve që jetojnë sot e kësaj dite. Pjesa e tretë e librit, përbëhet nga Kujtime me imazhet çnjerëzore të atyre kampeve… ku u shua jeta e shokëve të tyre dhe ata si dëshmitarë të atij ferri na sollën vuajtjet e pësuara nga bisha naziste”.

Po të shohësh jetëshkrimin e secilit të internuar, të cilëve Bashkia e qytetit dhe Shoqata “Durrësi”, dy vjet më parë u akorduan titullin “Mirënjohja e Qytetit”, do vësh re se të gjithë janë fare të rinj, në moshën e ëndrrave të bukura. Por ja, fati i tyre: Këtu nazistët më 23 tetor 1944 pushkatuan 104 të rinj midis të cilëve edhe Kristaq Boshnjaku, juristi Sulo Bogdo, në shtëpinë e të cilit doli dhe gazeta “Bashkimi” pushkatohet në shtator 1944. Dhe më tej, Adi Alushi, Andon Naçi, Ahmet Ramzoti, Dhimitër Kulla, Dhimitër Mali, Ibrahim Xhatufa, Janaq Sotja, Jorgji Ziu, Milto Kulja, Minella Goga, Prokop Sorra, Ramazan Myrto, Riza Sukja, Teodor Bratja, Vasil Misa, dërgohen në kampin e Zemunit, ku vdesin një nga një. Më pas rreshtohen ata që e mbyllën jetën në Mat’hauzen: Abdulla Tabaku, Ali Biduli, Asti Gogoli, Besim Mliku, Dhimitër Konduri, Enver Velja, Ilia Dhimo, Hazis Shkupi, Hysen Shtufi, Kostandin Simaku, Kozma Nushi (Hero i Popullit), Naun Thanasi, Sami Kariqi, Sofokli Dhimitriadhi, Sulejamn Dakoli, Sulejman Puskja, Taqo Dimo, Telat Noga, Teofik Skilja, Vasil Gjata, Vaskë Dushku, Xhemal Kasa. Mënyra e vdekjes së tyre pothuajse nuk del në libër, por vdekja e tyre rreth moshës njëzetvjeçare, gati-gati në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend, flet vetë për gjithçka ka ngjarë. I përmenda të gjithë këta dëshmorë si për t’i bërë atyre një homazh, pasi në shekuj popujt kanë respektuar frazën e Homerit se: “S’ka gjë më të shtrenjtë se të vdesësh për atdheun”. Por nuk mund të lë mënjanë edhe ata që rastësisht shpëtuan dhe jetuan mes nesh si Vangjeli Gjoni, Fotini Dushku, Kozma Prifti, Ymer Jakovia, Ksanthipi Kalavaci, Stefan Konduri, Asti Gjika, Halit Struga, Polikseni Lula, Niko Nishku, Laz Çaushi, Leonidha Heba, Mihal Marto, Dr. Lluka Dhimitri, Dr. Mihal Konomi, Liri Xhunga, që na la një libër me kujtime për shokët e shoqet e saj të kampeve të përqendrimit, ku na jep me shumë vërtetësi gjendjen shpirtërore të të burgosurve që venin drejt vdekjes së sigurtë: “Ecnim dhe mendonim. Mendonim për atdheun, për luftën që po bënin partizanët, për luftën që po bënin popujt antifashistë kundër nazizmit. Urrejtja ndaj tij na shtohej gjithnjë e më shumë. Mendonim për njerëzit tanë, që ndodheshin larg. Mendonim për shoqet që lamë në Selanik: për Faton, për Sofinë, për Dhoksinë, për këto gra të pafajshme greke, për atë nënë që e ndanë nga e bija. Mendonim për tërë atë kasaphanë që e pamë rrugës deri në Ravezbruk…”. Sot vetëm Lefteri Shima dhe Prof. Koço Bihiku të kampit të Prishtinës dhe Mustafa Elezi dhe i urti e modesti Enver Plepi të kampit të Mat’hauzenit, kanë mbetur gjallë, si për t’i dëshmuar botës se të drejtën për ta zënë vendin e merituar krahas popujve të tjerë të qytetëruar, ne shqiptarët e kemi fituar jo vetëm me cilësitë tona të vyera, por edhe me sakrifica të pashembullta dhe kontribut të çmuar në arritjet e fitores përfundimtare të kurorëzuar me ngritjen e flamurit mbi Rajhshtag nga dy ushtarët rusë të kthyer tashmë në simbol.

Kodi etik më pengon diçka, por pas leximit të këtij libri s’mund të rri pa treguar se: Meqenëse gjyshi im vdiq fare i ri, nënën time e rriti xhaxhai i saj, Beqir Sulo Agalliu, dekoruar me Urdhërin “Për veprimtari të shquar patriotike”, së bashku me të vëllanë, Mehmetin. Të dy këta burra të mrekullueshëm, gjermanët i internuan në kampet e përqendrimit, ku Beqiri vdiq si shumë të tjerë, kurse Mehmeti pasi u hodh nga treni, teksa po i transportonin nga njëri kamp në tjetrin, u kthye në Shqipëri, por kur unë isha nja shtatë vjeç edhe ai vdiq ngaqë në ato kampe qe sëmurë nga tuberkulozi. Ai nuk fliste kurrë për sa kishte vuajtur atje në kampet e Gjermanisë, por pasi mbylli sytë, në faqen e parë të një blloku me shënime, kishte shkruar një citat të nxjerrë nga “Krimi i Silvestër Bonarit” i Anatol Francit, ku thuhej: “Dhimbja është e pashmangshme, sepse jeta është tërë mjerime; do t’u mësoja qartësinë që na bën të ngrihemi mbi çdoi mjerim dhe i jep bukuri edhe vetë dhimbjes”.

Ky besoj ka qenë dhe qëllimi i autorëve të librit kushtuar të internuarve në kampet e përqendrimit nazist, qëllim të cilin bashkautorët, Dr. Sali Hidri dhe Tatjana Bali e kanë realizuar denjësisht.

Shpendi Topollaj

 

Elbasan: Konflikti për pronë detyron Gëzim Ballën të lërë vendlindjen

Në mungesë të veprimit të ligjit, hakmarrja, mëritë e vjetra e të reja janë kthyer në një tragjedi për shoqërinë shqiptare. Kështu Shqipëria vazhdon dhe duket do vazhdojë edhe për shumë kohë të mbetet viktimë e hipotezave të mbështjella me një mister. Vetë politika që prodhon konflikte, duket se është e fortë përballë vullneteve të ndonjë grupi shoqëror apo ndonjë shoqate që ka primare shuarjen e konflikteve dhe forcimin e ligjeve të shtetit.

Është tragjike sot kur konfliktet për pronat bëhen shkak për vrasje deri në më brutalet. Dhe rastet janë të gatipërditëshme. Evaziviteti në ligj, divergjencat e politikës me komunitetin, padrejtësitë ndaj individëve që trashëgojnë pasuri, mjegullnaja e qëllimshme e politikës që po acaron çdo ditë e më shumë burimin për krime, kanë bërë që reagimi i shoqërisë shqiptare, lëvizjes “Mjaft”, intelektualëve dhe opinionistëve e komunitetit të rritet dhe Parlamenti e Qeveria të akuzohen haptas si kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.

Këto konflikte po thellohen më shumë në zonat fshatare, kur uzurpimi, zënia e pronës në mënyrë të paligjshme është një realitet i frikshëm. Më 20 janar 2003, në fshatin Labinot Mal të rrethit të Elbasanit, shtetasi Hysë Duka, ku sipas burimit të informacionit tonë kish zënë në mënyrë të paligjshme pronën e shtetasit Sherif Balla, ka inicuar një konflikt tragjik. Sherif Balla, si rrjedhshmëri e zënies ka shkuar deri aty sa ka vrarë Hysë Dukën. Por fisi Duka tanimë ka në teh të hakmarrjes familjen Balla. Është arritur të bëhen dy herë përpjekje për të vrarë në shenjë hakmarrjeje Gëzim Ballën, djalin  e adoptuar të Sherifit, ndërkohë që ky i fundit është në fakt xhaxhai i tij. Gëzim Balla, i cili në fund të fundit është i pafajshëm dhe që për fat të mirë i ka shpëtuar dy herë plumbit, është detyruar të ikë nga Elbasani dhe të jetojë i fshehur në një fshat në periferi të rrethit verior Shkodër, tek ca miq të Sherifit. Pamje të tilla të zymta po shpalosen fort shumë këto kohë në Shqipëri, ku shumë individë, madje edhe familje detyrohen të braktisin vendlindjen, për t’u shpëtuar konflikteve të hapura, të cilat mbyllen vetëm pasi merret haku.

Vasel Gilaj, Lekë Pepushaj

 

Intelektualët dhe shteti

Ka shkuar në këto nivele të larta ashpërsia politike, por edhe është rritur korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet, pasi më së pari intelektualët goditen pamëshirshëm nga shteti që kohët e fundit po apelohet publikisht nga shoqëria civile dhe opinionistët si i lidhur me krimin. Ferdinand Zogu, një intelektual që ka kryer mirë Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe që ka punuar rreth tre vjet afër Bashkisë, duke qenë anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike, është përballur me hakmarrjet, pasi ka denoncuar korrupsionin, biles me emra konkretë. Pushimi nga puna, sipas burimit tonë, e ka bërë të denoncojë në prokurori më 05. 03. 2003 si dhe të drejtojë një ankesë pranë Kryeministrisë së Shqipërisë për pushim të padrejtë nga puna. Gjithashtu, më 20. 09. 2003, sipas një dokumenti që ne kemi, ka bërë kallxim në polici, pasi kishte marrë kërcënime për ta eliminuar fizikisht. Por kur potenciali intelektual nuk mposhtet lehtë, kriminelët zgjedhin edhe rrugë të tjera. Ferdinand Zogu arrin edhe të provojë burgim nga data 16. 10. 2003 deri më 20. 01. 2004, ku sipas një raporti mjeksor nga keqtrajtimet fitoi dhimbje koke, pagjumësi dhe nga data 02. 02. 2004 deri më 17. 02. 2004 shtrohet në spital me diagnozën posttraumatische. Janë këto shembuj të këqinj që ndëshkojnë intelektualët që marrin përsipër të denoncojnë demagogjinë e shtetit të korruptuar.

Albert Vataj

 

Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe
Hans-Joachim Lanksch

Cosi ne mio parlar
Voglio esser aspro

Përkitazi me rishikimin e çështjes së gjuhës së njësuar kam shkruar kohë më parë gegënisht1, kësaj here e përdor gjuhën e njësuar për të treguar, nga një anë, se nuk jam – siç mund të supozohet – një shovenist i përbetuar dhe i papërmirësueshëm i gegënishtes, edhe për të treguar, nga ana tjetër, se nuk e konsideroj se gjuha e Fishtës është më e mirë se gjuha e, bie fjala, Lasgush Poradecit (edhepse duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk është gjuha e ashtuquajtur e njësuar). Nuk jam gjuhëtar, do të cek disa pikëpamje nga pozita e një „common sense”-it (dmth. me mendtë prej njeriu që ka tru të shëndoshë) të një vëzhguesi të jashtëm me qëllime prej dashamirësi.
Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kështu:
„GJUHA LETRARE SHQIPE
Varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar. Ajo përfshin gjuhën zyrtare, atë të letërsisë artistike, të veprave shkencore e mësimore, të shtypit e të publicistikës, të ligjëratave botore etj. Dhe është e normëzuar në të shkruar e në të folur. Formimi i saj është fryti i një procesi të gjatë e të ndërlikuar, i cili fillon që me shkrimet e para shqipe.”2
Se sa të pavërteta, se sa shtrembërime të realitetit historik dhe linguistik ka në këtë definicion, mund të verifikohet kollaj me punimet e ekspertëve të gjuhësisë dhe historisë së gjuhës. Sa i përket pretendimit se gjuha zyrtare qenka gjuha „më e përpunuar” – merre në dorë gramatikën (gege) të Martin Camajt3. Sa për „proces të gjatë” – krahaso ligjëratat e Simpoziumit shkodran për Martin Camajn, sidomos shkrimet e David Lukës dhe Artan Haxhit4. Tash ta lëmë anash punën e shkencës dhe të hedhim një sy mbi nocionin e kësaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare të kësaj gjuhe zyrtare.
Gjuha e njësuar: Si mund t’i shkojë mendja njeriut me mend se qenka gjuhë „e njësuar” një gjuhë tek e cila 80% elementesh të një idiome u shtohen 20% elementesh të idiomës tjetër? Termi i drejtë për këtë dukuri nuk është „njësim” por thjesht: pushtim ose nënshtrim.
Gjuha kombëtare letrare: Si mund të quhet gjuhë „kombëtare” idioma e një së tretës së kombit, ndërkaq dy të treta të tjera të territorit shqipfolës flasin atë idiomë, e cila në këtë „gjuhë kombëtare” përfshihet me një përqindje prej 20%?
A mund të pranohet si gjuhë kombëtare një idiomë, e cila i është imponuar dhe urdhëruar me dekret popullit nga klika udhëheqëse dhe ideologët e saj vetëm e vetëm për shkak se ato 80% në fjalë ishin idioma e skutës së vendit, nga vinte diktatori? Gjë aq e paparë sa edhe e pabesueshme!
Gjuha kombëtare letrare: Si mund të jetë gjuhë „letrare” një idiomë, me të cilën gjatë ekzistimit të saj nën sistemin totalitar nuk është shkruar letërsi, por ajo që toskëfolësi i nderuar Kasëm Trebeshina me plotë të drejtë e quajti «shkollën e turpit» për letrat shqipe5? Nëse Ëndërrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet për eliktrifikimin e përgjithshëm të Shqipërisë, Nënat Shqipëri, Nëntoriadat, Komunistët, Çlirimtarët, Kënetat etj. etj. patën ndonjë funksion në kohën e vet – kënd e interesojnë sot, kënd do ta interesojnë nesër a pasnesër?
Si do t’i quajmë veprat me vlera vërtet letrare që nuk janë shkruar në këtë gjuhë „letrare”, psh. veprat e Fishtës, Prendushit, Camajt ose të Luka Peronës, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmësi? Proza e shkëlqyeshme (gege) e Anton Pashkut „Oh” – a është joletrare?
Gjuha kombëtare letrare: A është gjuhë apo krijesë artificiale një idiomë, e cila është futur me dhunë pa pasur gjurmë gjurme të një zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjë prej kritereve më elementare për vendosjen e një norme gjuhësore resp. të një gjuhe standarde? Dihet se për gjuhë standarde zakonisht merret ndonjë element qendror: mesi gjeografik, pikëprerja gjeografike, qendra administrative (qeveritare) ose kulturore etj. Mirëpo, dihet edhe se as gjuha e një kombi dhe as norma e standardizuar gjuhësore nuk farkëtohet nëpër zyrat e gjuhëtarëve zyrtarë, të cilët „vendosin” se si të flasë ose të shkruajë kombi, por merret parasysh (dhe jo nëpër këmbë) shumështresshmëria e gjuhës: Gjuha mbidialektore italiane, psh. rrënjët i ka te gjuha e avokatëve të Bolonjës, te gjuha e Dantes dhe poetëve të tjerë fiorentinë të mbështetur në të folurit „volgare”. Toskanishtja paraqiste mesin gjuhësor në mes të të folmeve veriore dhe atyre jugore.
Letrarishtja gjermane formohej mbi bazën e gjuhës së administratës nëpër zyrat e perandorisë në Pragë dhe qytete të tjera dhe pasurohej jo vetëm me gjuhën e „kolosëve” letrarë gjermanë, J.W. von Goethe dhe F. von Schiller, por kohë më parë edhe me një shtyllë tjetër kryesore zhvillimi – me gjuhën e Martin Luther-it, teologut të dobët dhe përkthyesit të pashoq, i cili për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë e formuloi kriterin tepër të rëndësishëm: „dem Volke aufs Maul schauen” – të shikosh se si flet goja e popullit. Kjo na lë të kuptojmë tri pikëpamje të rëndësishme:
a) procesi i formimit të gjuhës letrare gjermane filloi në shekullin e 14 me gjuhën e nëpunësve të kulturuar të kancelarive dhe përfundoi në shekullin e 19 me gjuhën dhe stilin e përsosur të klasikëve të letrave gjermane, proces ky i cili është zhvilluar pesë shekuj dhe jo pesë dekada! Edhe gjuha e përbashkët italiane zhvillohej gjatë.
b) Në këtë proces zhvillimi përfshihej edhe gjuha e folur e popullit! Gjuha kombëtare letrare [tekëndej: KL] me të gjithë të-të-të-izmat e saj – ku e merr parasysh edhe fjalën e gjallë të popullit?
c) Përfshihet edhe gjuha e letrarëve të mëdhenj, gjuha e kolosëve letrarë dhe jo ajo e letrarëve kolosalë. Po të shikohej çështja e formimit të gjuhës standarde edhe tek popujt e tjerë, rezultatet do të ishin të ngjashme: kudo merreshin në konsideratë pikëpamje dhe kritere të arsyeshme dhe të kuptueshme.
Partizanët e skalitur të gjuhës KL ndoshta do të nervozohen për konstatimet e mia naive („indinjatë e thellë dhe e hidhur…”, „denigrim i arritjeve të larta…”, „vlera të çmuara kombëtare…”, „çaste historike…”, „…triumfante” etj. etj. etj.) duke më vënë në barrë se në shkrimin tim të mësipërm nuk ka as fije shkence. Mirë e kanë: nuk kam argumentuar shkencërisht – dhe, njëkohësisht, kot e kanë: ceka vetëm fakte, faktet janë të qarta. Fakte të thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar të shifruara me terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.
Gjuhën KL nuk e mbrojnë veçse shkrimtarët, hylli i të cilëve është duke perënduar dhe fosile të tjera të periudhës ML brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe tash – si të procedohet me GjKL, a duhet të ruhet patjetër ky relikt i një periudhe prej Neroni? A të konservohet e keqja vetëm për shkak se disa dekada jemi mësuar me të? Njëzet vjet janë shumë për çdokënd që i ka ndier këto vite në kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq – por ç’janë njëzet-dyzet vjet në histori? S’ka njeri që mund të na mbushë mendjen se brenda dy-katër dekadave mund të kryhet një „akt i kryer” (fait accompli) në lëmin e gjuhës, i cili pastaj nuk mund të hiqet.
Ç’na mbetet për të bërë? Më duket se për çështjen e gjuhës së përbashkët do të mund të flitet shkencërisht po të vihet mbi baza shkencore shqyrtimi i kësaj çështjeje dhe kur do të përfillen kërkesat dhe nevojat më themelore të zbatimit kriteresh serioze për trajtimin e një gjuhe të përbashkët. Le t’i cekim vetëm disa asosh:
1) T’i jepet Qezarit se ç’i takon Qezarit – dmth. t’i kthehet gjuhësisë se ç’i përket gjuhësisë ose: gjuha të trajtohet si gjuhë dhe jo si objekt i politikës. Paskajorja s’ka të bëjë me aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i çështjes së gjuhës shqipe t’i kthehet kategorisë së gjuhës dhe të shpëtohet nga frazat politike.
2) Mos të vazhdohet trilli diskriminues i filologjisë zyrtare të periudhës së diktaturës dmth. duhet të ndërpritet degradimi i gegënishtes si „dialekt” dhe të pranohet se gegënishtja ka pasur normën e vet letrare, zhvillimi i së cilës u ndërpre brutalisht gjatë diktaturës.
3) Të konstatohet përbërja e gegënishtes dhe për këtë qëllim të ndërmerren, mes tjerash, këta hapa:
– botimi i plotë dhe studimi i veprave të shkrimtarëve gegëshkrues (Fishta, Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)
– studimi i thesarit gojor i traditës së Veriut („Visaret e Kombit” etj.)
– grumbullimi i materialit të sotëm të folklorit gojor në viset veriore të Shqipërisë
– studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese të gegënishtes (Martin Camaj, Idriz Ajeti etj.)
– përpilimi dhe botimi i një fjalori geg.
4) Pastaj mund të fillohet formimi i normës letrare të gegënishtes.
5) Të gjitha këto masa të bëhen, përkatësisht, edhe për toskërishten (studimi i pasurisë së traditës popullore dhe letrare; botimi kritik i veprave të mjeshtërve të letrave toske pa „përshtatje” ose „ndërhyrje” në gjuhën e Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinës; regjistrimi i gjendjes së sotme të të folurit toskë) për të shikuar për toskërishten a është vërtet aq rigide dhe skematike dhe a mund të qëndrojë standardi i saj ashtu siç na sugjeron gjuha KL?
6) Po të jenë ndërmarrë këta hapa, toskërishtja dhe gegënishtja do të jenë në pozita të barabarta dhe atëherë mund të fillojë procesi i shkrirjes së një gjuhe të përbashkët, me shkrirjen e dy normave letrare të shqipes në një gjuhë, e cila nuk do të ketë nevojë më për epitete të çuditshme si e „njësuar”, „e sotme”, „kombëtare letrare”, për shqipen do të mjaftojë një emër i vetëm – thjesht, shqip e troç: gjuha shqipe.
Dhe do të jetë një shqipe shumëfish e pasuruar!
7) Pas shkrirjes së vërtetë e të natyrshme të të dyja normave, duhet patjetër që në suazë të standardit të shqipes (së shkrirë nga normat letrare toske e gege) të lejohet dhe mundësohet shfrytëzimi sa më i gjerë i gjithë pasurisë leksikale, idiomatike, frazeologjike të jugut e të veriut. Atherë do të dalë në shesh se, bie fjala, gegënishtja nuk mund të konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime të vogla fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zë_zâ, vështirësira_fshtirësina) a morfologjike (të jetoj_me jetue, po të kishte vënë_me vû etj.), gjithashtu idioma e jugut nuk mund të jetë toskërishtja e plotësuar me paskajoren tek ka vend edhe „vêni” në vend të „vëndi”.
Në këtë mes është me vend një vërejtje përkitazi me qëndrimin e kosovarëve ndaj çështjes së gjuhës që e përziejnë me çështjen kombëtare. Për t’i shpëtuar trysnisë së padurueshme të regjimit të serbëve çetnikë, ata e pranonin dhe pranojnë – pa ndonjë kriter serioz, përpos atij politik nga pikëpamja e kombëtarizmit – çdo gjë që u vinte dhe u vjen nga mëmëdheu, qoftë kjo letërsia e cekët dhe puthadore e Realizmit Socialist, qoftë edhe gjuha e farkëtuar artificialisht dhe e imponuar përdhunësisht KL. Njeriu i rëndomtë në Kosovë arrin te një gjuhë fare hibride, dmth. te një idiomi „kosovarishtja plus -uar”: „ka shkuar me kerr”, shpeshherë mund të hasësh në raste ekstreme si: „kshtuar asht ba”. Shkrimtarët e Kosovës krijimet e veta të shkruara para importimit të gjuhës së njësuar KL, vullnetarisht ia kanë „përshtatur” asaj të fundit; përshtatje kjo e cila ishte diç artificiale dhe e përciptë, sepse jo vetëm na paraqet rimë të tipit „la”/„më”, por na qet edhe një njësuarishte KL, së cilës i vjen era e gegënishtes.
E di çdokush që flet ose shkruan në dy ose më shumë gjuhë a ligjërime: nëse është i zoti të mendojë në idiomën tjetër, atëherë do të arrijë edhe te rezultate e formulime të tjera, te tjetër tekst, sepse idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnë mundësi të ndryshme specifike dhe po të shfrytëzohen këto mundësi si dhe sa duhet, vetë materiali gjuhësor na e çon mendimin në rrugën më vete, folësit a shkruesit i shkojnë ndër mend asociacione, nënkuptime, nënshtresa, stërhollime etj. që nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve shprehëse a strukturore të idiomës së tij të parë. Nëse nuk mendon në binarët e veçorive të idiomës përkatëse, atëherë mund lirisht ta përkthejë psh. toskërishten gegënisht sipas kallëpit „toskërishte në petkun fonologjik dhe morfologjik gegë” (dhe anasjelltas), pa marrë parasysh specifikën e begatë të sintaksës, idiomatikës, frazeologjisë dhe prozodisë gege si dhe asaj toske!
Në fund të mbetemi me një shpresë: të mos përsëritet te shqiptarët fati tejet i trishtueshëm i serbëve dhe kroatëve, të cilët shekullin e kaluar, në një fazë entuziazmimi të përbashkët për idetë e „ilirizmit” ishin marrë vesh për një gjuhë të unifikuar „Serbokroatishte” me nga një varietet (serb dhe kroat). Në vitet ’70 të këtij shekulli u ngjall, më në fund, nacionalizmi kroat aq sa iu kundërvu hegjemonisë politike dhe gjuhësore serbe („Serbokroatishte”) me KROATOserbishten. Njëzet vjet më vonë, serbët flasin serbishten e tyre siç e flisnin qe një shekull e gjysmë, ndërsa kroatët bëjnë çmos dhe orvatën ta „horvatizojnë” sa më shumë kroatoserbishten e deridjeshme me çdo lloj neologjizmash, paleologjizmash, kroatizmash etj.

1. „Gabim – ose ndërdyzash? Poezia arbëreshe dhe njësuarishtja”, në: Quo vadis, Shqipëri? Antologji e përgatitur nga Ardian Klosi, Tiranë, München, 1993.
2. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985 (f. 350).
3. Martin Camaj, Albanian Grammar, Wiesbaden, 1984.
4. Martin Camaj – tradita dhe bashkëkohësia, Simpozium, Universiteti i Shkodrës, Shkodër, 1994.
5. Intervistë me shkrim, më 25.05.1994 (e intervistoi H.-J. L.) akoma e pabotuar.

“Martiri i Ujërave”- libri i rradhws i shkrimtarit DASHAMIR CACAJ

TABLOID I MADH E GJITHE MISTERE TE LEXUESHME ME VESHTIRESI

Jetëshkrimi i legjendës së vadave të gjysmës së parë të shekullit XX, hidhet në letër në një kohë kur një shekull i ri hedh hapat e parë. Ka qenë e domosdoshme kalimi i gati gjashtëdhjetë vjetëve për të bindur iluministët e kësaj dege të zhvidhimit agrar se ka historikun e vet, madje të mahnitshëm, projeksioni i rrjetit kullues dhe ujitës të tokës shqiptare. Në se në këtë kronikë, me përmasa të një monografie të plotë, hidhet dritë mbi përpjekjet e malësorëve të Malësisë së Gjakovës për futjen nën ujë të tokave të asaj treve, nën drejtimin e martirit të ujrave Ukshin Deli Gjongeci, mendojmë se është plotësuar vetëm një kuadër I këtij tabloidi të madh e gjithë mistere të lexueshme me vështirësi.

Bonifikimi e ujitja kanë qenë dhe janë thembra e Akilit për buxhetin e çdo shteti që është në rradhë në pankinën e qeverisjes. Fonde të marramendshme u lypën kur Shqipëria ishte mretëri. Një pjesë e madhe e mundit dhe e djersës së shqiptarëve në epokën e sundimit komunist, shkoi në favor të veprave ujitëse e kulluese. Edhe në këtë etapë të tretë të zhvillimit postkomunist, rikonstruksioni i rrjetit gjigant të kanaleve kulluese e ujitës kërkon financa të “majme”. Kreditimi është e vetmja alternativë e mbërritjes së këtij synimi. Eshtë Banka Botërore, ky gjigant i donacioneve gjigante që udhëheq projektimin e financon ndërtimin e “hartës” së plotë të kullimit të ujitjes.

Shqiptarët kanë qenë të ndarë në dyshë në konceptimin e vijës së ujit. Malësorët, përfshij këtu edhe ato të Tropojës, Krasniqes e Gashit, prej ku u mbrujtën këto shënime, kanë qenë e janë nën trysninë e masave të rrepta për ruajtjen e shfrytëzimin e vadave. Në kaptinat e kanunit mesjetar Vada kishte hisen e vet, madje më të madhe se të tjerat. Konsiderohej heretik, madje ndëshkohej me gjoba të rënda cilido shkelte rregullat e “redit të vadës”. Ujët mbrohej me çdo çmim. Për fatin tonë të mbrapshtë, ujët mbrohej edhe me grykën e pushkës. Kjo traditë u shkërmoq kur vendi shkeli në dërrasë të kalbët. E thënë ndryshe, kur ekonomia shqiptare i tha “addio” në kuptimin latin të fjalës, pronës private. Nuk tregohej vëmendje për trajtimin nikoqirllëk të kësaj pasurie me vlera të patjetërsueshme. Shpërdorimi mbërriti deri në atë cak sa u vu dorë në mënyrën më skandaloze mbi veprat ujore. Në fillimet e viteve nëntëdhjetë, skema e ujitjes dhe e kullimit të tokave ishte në rend të ditës. Qesen e hapte Banka Botërore dhe ne duhej të ndërtonim strukturat tona të menaxhimit. Hapi i parë ishte krijimi i shoqatave të përdorimit të ujit dhe më tej, konsolidimi i parteritetit midis BB e shoqërive të ngritura.

Pronarët e tokave në ditët e sotme ende nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht për konsiderimin si privilegj sa kohë toka e tyre e ka vadën në krye të ngastrave. Vaditja me rrjedhje të lirë nuk është jashtë mode në asnjërën nga etapat e zhvillimit normal të shoqërisë njerëzore. Eshtë e vërtetë se ka metoda të tjera të ujitjes së tokave si ai me pika etj, por këto gjithnjë shoqërohen me kosto të lartë e ngandonjëherë edhe të papërballueshme për financat e fermerit shqiptar. Shpalimi i një përvoje jo dhe aq të largët në kohë është një tip axhustimi të vëmendjes së fermerëve shqiptarë për shenjtërim të ujit si gjak toke e si burim i pazëvendësueshëm i mbijetesës së gjallesave mbi tokë, përfshij ketu mbijetesën e shoqërisë njerëzore në të pesë kontinentet.

Impulset e para të fenomenit Ukshin Deli Gjongeci, autori i këtyre rradhëve i ka marrë në bankat e shkollës së mesme, e cila ishte një lice përsëmbari ku proçesi mësimor zhvillohejende alla Harri Fullc. Asokohe në leksionete  përditshme të lëndës mësimore “Përmirësimi Ujor”, flitej gjerësisht për përvojën e ndërtimit të vadave në Malësinë e Gjakovës e artitektin e këtij proçesi. Edhe përgjatë studimeve universitare figura e këtij mjeshtri më mendje të ndritur e duar të arta, vjen e fiksohet në memorien time. Petagogët e nderuat Nikolla Zadrima e Daim Rrapaj në Universitetin Bujqësor të Tiranës nuk e hiqnin nga goja. Ukshin Deli Gjongeci ishte shndërruar në legjendë e për legjendat flitet e shkruhet. Asaj periudhe i takojnë shkrimet publicistike të Mehmet Elezit, Qemal Sakajevës, Halil Buçpapajt, Mehmet Doçit e sa e sa publicistëve të tjerë me emër, për të mbërritur tek romani me temë sociale i Anton Paplekës me titull “Gjaku i tokës”. Shkrimtari i njohur me prototipin e Ibër Shpatës na sjell në kujtesë gjithë “aventurën” e dobishme të njriut që e lidhi jetën e vet me ndërtimin e vijave ujitëse në kuota deri asohere të paparashikueshme nga mendjet njerëzore e dijetarëve të kësaj fushe.

Hartimi i një monografie për këtë figurë emblematike të shfrytëzimit të burimeve ujore në dobi të komunitetit, ka qenë një shqetësim i natyrshëm i autorit qëkur në fëmijërinë e tij të largët përjetonte emocionet e ndërtimit të Kanalit Ujitës të Postribës. Kjo vepër ujore, sa jetike po aq edhe moderne për kohën, ishte e ndarë në segmente dhe për secilin segment kishte një person përgjegjës për ndërtimin e tij. Ishte një garim i vërtetë ambicioz dorëzimi i segmentit nga çdo ortak i veprës ujore me idenë e përftimit të kohës së humbur e ujitjen sa më të shpejtë të tokave ku bimësia nuk e kishte atë gjelbërim të thellë për mungesë të lagështisë.

Për hartimin e monografisë “Martiri i Ujrave” autori është mbështetur fort tek arkivi familjar që ruhet me fanatizëm e pasurohet vazhdimisht nga njëri nga djemtë e Ukshin Delisë, Mehmet Gjongeci. Në këtë arkiv, që është për t’u patur lakmi nga qindra e mijra familje shqiptare, gjenden faksimile të shkruara nga bashkëpunëtorë të afërt të mjeshtrit, fotografi nga puna ndërtimore e gjerdanit të kanaleve vaditës në mbarë Malësinë e Gjakovës, shkrime gazetash e revistash, tekste për dhënie urdhrash pune e medaljesh, e të gjitha këto janë në nivelin e dekumentimit në atë kuotë saktësish sa kërkohet edhe nga muzetë e ndryshëm.

Portreti i Ukshin Deli Gjongecit bëhet i plotë edhe nga tekstet e këngëve që u thurën në përkushtim të devocionit të këtij njeriu të lidhur ngushtë me “gjakun e tokës”. Talenti si projektues e zbatues I Ukshin Delisë është model për kohën, jo vetëm në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit XX, por edhe nga vendet e Rajonit të gadishullit ballkanik. Dëshmi për këtë është edhe ardhja e projektuesve nga Serbia e Maqedonia për të “fotokopjuar” mjeshtërinë e Gjongecit. Nga ana tjetër vlersimet e autoritetve të kohës të çon në këtë và. Le të kujtojmë se Ministri i Punëve Botore i kohës së mbretërisë Et’hem Toto, e emërton me frazën lapidare “Inxhinier me diplomë të gdhendur në gur”. Me fjalë labidare do të shprehej edhe Spiro Koleka, shtetar i lartë e njohës i thellë i shkencës së hodroteknikës.

Ukshin Deli Gjongeci shqetësohej për dritën e për bukën. Ai kishte bindje të palëkundshme se burimet e ujrave të Tropojës e të rrethinave të saj, dalin e teprojnë për të ndërtuar centrale e për të ujitur bimët. Jo pa qëllim punën e nisi me ndërtimin e centralit elektrik të Kolgecajve për t’i dhënë ndriçim qendrës së ardhme urbane. Më vonë po aq impulsiv shfaqet edhe në projektimin e ndërtimin e kanaleve ujitës, gjatësia e të cilëve i kalon të njëqind kilometrat e rrezja e vaditjes së tokave i kalon të 1500 hektarët. I rëndësishëm është fakti se tokat që u ujitën në kadastrën e kohës cilësoheshin “shterpa” e pa kurrfarë shprese për t’u vënë nën ujë. Kontributi I mjeshtrit dëshmon se njeriu për të cilin bëhet fjalë në këtë libër, rreshtohet me elitën e kohës së vet dhe sakrifikon gjithçka në emër të një ideali që e ka për zemër. Në rastin konkret ky ideal është shfrytëzimi I energjisë së pashterrueshme të burimeve ujore në dobi të bashkëkohësve të vet. Nuk është e tepërt të themi se mjeshtri e hidhte synorin më larg. Ai mendonte edhe për brezat e ardhshëm. Drita e buka nuk pati shkak të ishin të mangëta në sofrat shqiptare.

Malësori nga Kolgecajt kishte formim patriotik e profesional. Prindërit e tij me gjasë qenë të përkushtuar për edukimin e tij. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe ky shpërthim talenti e vendosmaria e këtij tribuni të dalë nga gjiri i një populli endërrimtar e vital. Mjeshtri e nisi punën nga hiçi sa kohë kishte besim të patundshëm në idetë e tij. Dhe nuk do të shfaqej në horizont asnjë vështirësi ta tut-te apo ta kthente mbrapsht. Punonte me mjete projeksioni tejet primitive, por që u besonte plotësisht. Kishte mungesë lendë plasëse që ishte e vetmja “armë” që vriste shpirtin e shkëmbinjëve, por këtë e sajonte siç dinte ai dhe pa shpenzime të tepërta. Në limite të papranueshme ishin elementët e logjistikës së ndërtimit të një vepre ujitëse, por të gjitha këto i sfidonte me stoicizëm prej burri fisnik e rezistent deri në çastin e mbramë. Një njeri që në shtat pati aq plagë sa Gjergj Elez Alia e nuk bëri asnjë kompromis me vdekjen e vet, është një etalon fosforeshent për çdo kohë e për çdo brez.

Tri janë veprat ujore që kanë begatuar jetën e Malësisë së Gjakovës të ideuara, projektuara e të ndërtuara nën përkujdesjen e këtij strategu të madh popullor. Kanali i Fushës së Lumit, ai i Krasniqes dhe ai i Myhajanit, janë vadat e mëdha të mbushura plotepërmaje me ujë e shpresë. Nuk janë këto të vetmet. Degëzime të vadave të mëdha të ndërtuara nën drejtimin e mjeshtrit, janë disa. Edhe Kanali i Gashit e Bujajve, i ndërtuar shumë kohë pas vdekjes së Ukshin Delisë, ka ekzistuar në planet ndërtuese të këtij të fundit.

Materialet defiçitare të ndërtimit, mjeshtri i zëvendësonte me ato rrethanore. Nuk krijohej asnjë lloj handikapi në këtë drejtim. Le t’I referohemi një shembulli. Çimenton, tropojanët, ose e njihnin pak ose për ta ishte një mollë nga Kopshti i Edenit. Ai përdorte lëmashkun e drurëve e shpatinave të lagështa me po aq suksek sikur të përdorte çimenton e cilësisë së lartë. Një tjetër produkt defiçitar ishte lënda plasëse. Dinamit, fitila e kapsolla nuk gjendeshin edhe po t’i kërkoje me këmbë të kalit. Këto materiale mjeshtri i zëvendësoi me shemrit e tyre. Përdori barutin e pushkëve të vjetra e të dala jashtë përdorimit. Një leckë prej bezeje e lidhur si gërshet i imët bënte punën e fitilit. Ndërsa kapsolla zëvendësohej me unorin, një tip ndezësi me veprim të përkryer. Skelat, këto konstruksione metalike që përdoren sot në ndërtimin e objekteve të rëndësishëm, ishin drurë të salduar me perçina druri, të cilat në të folmen e tropojanëve quhen çekerçe.

Emri i këtij prijësi të pafjalë e rezultativ në punë ruhet sot e gjithë ditën në kujtesën e brezave që “nga pema që mbolli mjeshtri, vjelin frutat në vjeshtrat pambarim, e përballen gjithkund me dritën e centralëve elektrikë e gjelbërimin e thellë të arave e pemtoreve të pafundme”.

Eshtë me interes të përshkruhet në këtë parathënie dhe një letër e shkruar nga zoti Kolë Shtjefni në ditët e pleqërisë së tij të thellë. Indirekt ai lartëson figurën e portretin e martirit të ujrave duke ju drejtuar një shkrimtari, e konkretisht Ndoc Paplekës. Letra daton 15. 06. 2000 dhe ka këtë përmbajtje:

Shumë i nderuar shkrimtar Ndoc Papleka!

Më falni për shqetësimin dhe ju lutem më lejoni t’ju prezantohem nga që nuk kam patur fatin t’ju shoh personalisht. Jam Kolë Shtjefni nga Shkodra, plak 90 vjeçar, etnograf. Ajo që më shtyn t’ju shqetësoj është kjo: ju betohem me sinqeritet se kam lexuar me kënaqësinë më të madhe të shijuar ndonjëherë, romanin “Gjaku i tokës”, me atë kaloritet aq të bukur të asaj krahine që pasqyron, sa mund të them pa frikë gabimi se asnjë shkrimtar tjetër nuk është në gjendje ta pasqyrojë atë realitet.

Për personazhet e këtij romani, sidomos për atë kryesorin Ukshin Deli Gjongecin më ka rënë në dorë një dosje e madhe me shumë dekumente me interes të madh e më detyrojnë të shprehem se, mëkat i madh që nuk ekziston një monument në krye të veprave të tij sa unë e quaj hero përmbi shumë heronj, për sakrificat që ka bërë për të mirën e bashkëfshatarëve të asaj zone, por meqënëse kjo nuk është bërë realitet, mendoj së paku që një monografi e meriton, e këtë i vetmi shkrimtar që mund ta realizojë jeni ju, si një shkrimtar me shumë aftësi dhe i krahinës duke u mbështetur në dekumentet që I përmenda më lart.

Djali i tij, Mehmeti, banon në Shkodër dhe e kam dashamir, se është me të vërtetë njëburrë malësie e rrallë me iu gjetë shoku. Marr guximin që me iu lutë që për hir të patriotizmit, bane këtë vepër humanitare. Nuk ka shumë punë se materiali, pothuajse është gati. Kjo është një dësjirë shumë e madhe dhe Mehmeti do të mundohet me jua shpërblye mundin. Jam i bindur se nuk do ta kurseni një përgjigje, sidoqoftë, pozitive apo negative. Po e përfundoj këtë letër duke iu uruar shëndet, jetë të gjatë me shumë suksese e aq të mira sa u do zemra familjarisht.

P.S: Për të qenë i sinqertë, çdo gjë ma dërgoni në adresën e djalit tim, Paulin Shtjefni, pranë Radio Shkodrës. Dhe më falni për kaligrafinë e keqe që mosha ma imponon.

Dëshira e sinqertë e Kolë Shtjefnit, ishte më shumë se një amanet. Raca e shkrimtarëve të fisëm nuk e lë ta tretë dheu amanetin e çdo njeriu të mirë. Ndoc Papleka për arsye të përfillshme nuk iu përgjigj Kolë Shtjefnit. Një tjetër “Anton” e dëgjoi atë zë e monografia në përkushtim të mjeshtrit të ujrave, është në duar të lexuesit. “Doruntina” troket në dyert tuaja, lexues të nderuar!

Nuk më ka lodhur asnjë grimë pyetja retorike: Kujt i adresohet ky libër? Përgjigjen e kam patur në majë të buzëve. Libri në fjalë është më së pari në histori brilante, e cila jo vetëm duhet njohur, por edhe studiuar me laps në dorë. Monografia “Martiri i Ujërave” i ka munguar gjer më sot memuaristikës shqiptare. Ky libër është për të gjithë, por i rëndësishëm është për ata që ushtrojnë zejen e menaxhimit të ujit, kësaj pasurie që nuk njeh kompesim.

Bordet e Kullimit dhe të Ujitjes, këto organizma me “fytyrë” perëndimore të ngritura në muajin dhjetor të vitit 2003, hasin në këtë libër një përvojë që nxit e inkurajon. Ndërsa përdoruesit e ujit gjejnë në këtë libër simbolin më të mirë për t’u ndjekur, me qëllimin e mirë të qenies partner i besueshëm për Bordin e Kullimit e të Ujitjes dhe jo vetëm i këtij institucioni.

Shkodër, më 15 mars 2004

Dashamir Cacaj

Nr. 60 i gazetës në print

0
Shtypi i lirë dhe shtypja e lirë

Nga Albert VATAJ & Sokol Pepushaj

Në panoramën e zymtë të realitetit shqiptar, si për ironi të fatit kurrë nuk mungojnë rifreskimet e penelatave të errata, të cilat e kanë mbajtur pamjen tonë panoramike të ashpër. Rëndon, edhe kësaj here si edhe herët e tjera ky zografist, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç Fatos Nano, ai që ky popull fatkeq e njeh si Kryeministër të vendit. Sikur të mos mjaftonin dyert e mbyllura të Europës, refuzimi i Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e Shqipërisë në Fondin për Zhvillim të Mileniumit, deklaratat anatemuese të BE, KE për zgjedhje të lira, se përndryshe… Shoku Nano shpik një luftë aspak me bazament parimor, e për më pak me prapavijë hallet dhe dertet e shqiptarëve të rraskapirur nga ky monstër.

Për të duket se problemi i parë dhe i fundit është bashkëshortja e tij dhe territoret e influences së përfitimeve familjare. Në këtë zallamahi politike, ekonomike, sociale, ai zgjohet nga një ëndërr e keqe dhe shvesh shpatën, thuajse është djegazhani më i madh që ka ky vend. Bombardon me portretin e tij tejet cinik kamerta dhe blicet e aparateve fotografike, flet me dhe pa etikë e nga sunduku i tij nxjerr domosdoshmerinë e një beteje. Që nuk është veçse një luftë kundër të gjithëve në një mënyrë ose në një tjëtër. Në shënjestër është bërë së fundi botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Në gazetën e tij, Lesi përsonifikon çiftin Nano si një e tipit mafioz Sicilian. Lesi ka disa kohë që me gazetën e tij, por dhe me pozicionimin e tij politik krah opozitës, po bëhej gjithnjë e më problematic, ose I paedukatë siç ka qejf ta quaj Nanon. Heshtja dhe “ruajtja e toruas” nga Nano, i cili shkau para ca kohësh kur paditi Lesin për shpifje në lidhje me një vetshpërblim që Nano ka bërë për kontributin që paska dhënë në privatizimin e Bankës së Kurimeve. Hap pas hapi, ai do ta shihte se Lesi po rebelohej deri në ditën kur ai e akuzoi Nanon si mafioz, thua se Nano e dëgjonte për së pari këtë etiketim. Dhe vendosi Nano t’i thoshte Lesit, e të tjerëve në një vijë fronti me të, të mbyllin gojën se përndryshe… Lesi hyri kështu në darën e Nanos. Dy padi nga ky i fundit do ta trondisnin mbarë opinionin mediatik dhe atë politik.

Kesaj here Nikollë Lesi nuk duket se do t’ia hedh dhe aq lehte. Sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Nanos dhe bashkëshortes së tij Xhoana kanë përfunduar në një hendek goxha të madh. Zemërimi i Nanos ka shpërthyer, duke u kthyer në një sulm institucional ndaj botuesit të “Koha Jonë”, Lesi. Ky i fundit në gazetën e tij akuzon çiftin Nano si familje mafioze e tipit Sicilian. Kjo ka mjaftuar që Nano të dërgojë një padi në Gjykatën e Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithsme, por gjoja shpifje. E ndërsa nga ana tij Lesi ka ngulur këmbë tek deklarata e tij, të cilës, ai nuk denjon t’i heq as edhe një presje, mësohet të jetë shprehur ai.

Parë në një kënd më të gjërë, kjo taktikë e Nanos nuk mbetet vetëm një sulm që ai i bën Nikollë Lesit ne veçanti, por gjithë shtypit shqiptarë dhe medias në përgjithësi. Ai me një gur kërkon të vrasë shumë zogj. I ndodhur në një terren teper të pafavorshëm politik, i anatemuar si nga klasa politike opozitare, nga kundërshtarët e tij brenda partisë, këto të fundit të kryesuar nga Ilir Meta, ashtu edhe nga faktori nërkombëtar, i cili hera-herës po e bombardon me deklarata dhe raporte, që vënë në dyshim politikën e tij qeverisëse, ai kërkon të mbahet si i mbyturi për shkumë, duke i’u ndërsyer Lesit, për shpifje. Harron ai se deklarata të përafërta i janë bërë aq shumë sa edhe ai vetë nuk mund ta dijë me saktësi se sa dhe nga kush.

Duket se kjo betejë është as më shumë e as më pak se një nga kokëkrisjet karakteristike të Nanos. Ajo që mbështjell si një tis i hollë mjegullnaje, pas së ciles kreu i ekzekutivit shqiptar kërkon të fsheh qëllimet e tij ogurzeza është Xhoi. Harroi Nano kur vetë ish-krahu i tij i djathtë, Ilir Meta e akuzoi atë për helikoptërët dhe autobuzat e Xhoit që transportonin drogë. Harroi gjithashtu Nano që po Meta, vuri në dijeni autoritetet e huaj të ishin të vëmendshme me bagazhet e kryeministrit, në të cilat ata, sipas Metës do të gjenin atë që ato kërkojnë, duke nënkuptuar trafikun e paligjshëm. Dhe tani një frazë e bërë bajate tashmë bëhet shkak që Nano të kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Nikollë Lesi, e pse jo dhe hapjes rrugë të një arrrestimi të mundshëm të tij. Shoku Nano për të shfryrë inatet e tij, kërkon të marrë pas vetes edhe të tjerë, së pari deputetët që do të votojnë heqjen e imunitetit të Lesit, drejtësinë që si gjithnjë edhe tani do të vazhdojë të jetë një hallkë në duart e pushtetit. Për të mos përjashtuar organin e akuzës, i cili edhe ai do të jetë padyshim në sintoni me këtë kujë politike.

Harron Kryeministri, se cilado që të jetë rezultantja e kësaj maskarade, i humbur do të jetë ai. Gjithmonë nëse mendojmë dhe besojmë se tashmë kohërat kanë ndryshuar dhe e drejta për drejtësi ka shumë aktorë, që do të jenë të gatshëm për ta mbrojtur atë. Gabimi, të cilin ai nuk e konsideron si të tillë, se përndryshe ai nuk do të denjonte është shpallja e një lufte të hapur që ai i bën fjalës së lirë. Nuk duket se do të jetë dhe aq e lehtë lufta me median. Para kësaj kërcitje dhëmbësh të gjithë ndjehen të kërcënuar. Dhe s’ka se si të shmangen nga ky front ata, të cilët nëse sjanë Nikollë Lesi, nëse lejohet tani, nesër do të jenë, padyshim. Synimi për të patur një terren të favorshëm për të bërë padronin e Shqipërisë, nuk e ndal atë nga paprekshmëria e figurës së Xhoit, deri tek sundimi i tij politik, Brenda parties, në qeveri dhe në shtet. Atmosferën politike shqiptare, si për ironi të fatit provon ta agravojë në ritme që premtojnë drejt një përkeqësimi me pasoja, kryesisht për kolonën më të rëndësishme të demokracisë, siç është liria e shtypit, liria e të shprehures. Pas shpikjes së një rregulloreje të brenshme të Parlamentit, klasa politike që zotëron mazhorancën, gjasëm për të edukuar politikanët, tani protagonist në skenën e gojëve të kyçura është vetë lidershipi i të majtës, Fatos Nano. Tani që toka pu u rrëshqet nën këmbë qeverisjes që ai drejton, domosdoshmerisht duhet të gjej një argument public për të bërë heroin. Megjithatë beteja me fjalën e lirë ka dëshmuar së promovon fund fatal për të gjithë që kanë guxuar. As Nano nuk mund të jetë një përjashtim.

 

Integrimi, përralla që mban në gjumë shqiptarët

O buuurrrrra te kapim trenin e fundit te Evropes se Bashkuar……

Te gjithe nxitojme per te hipur ne te, a thua se me pas gjithcka do te jete parajse per ne, shqiptaret e shumevuajtur dhe te neperkembur gjate viteve te kesaj jete mbi kete pjese te globit tokesor.

Me shume se nje ambicie, vrapimi drejt Evropes eshte nje paradoks, ndersa e dime se jemi pjese gjeografikisht e ketij kontinenti qe kur Zoti na bashkoi me popuj te tjere ne Ballkan, pjesa e pare e Evropes-Plake.

Ata qe jane pak me te vjeter, e kujtojne mire se dikur kemi qene pjese integrale e kesaj Evrope, e cila na duket larg dhe nxitojme te arrijme. Epoka e monarkise shqiptare (1928-1939) ka treguar se pasaporta dhe monedha shqiptare, kane care me sukses te gjitha doganat e Evropes ne ate kohe.

Me shume se ne, ka ndryshuar Evropa. Ajo eshte bere me strikte, vecanarisht pas tubimit te disa vendeve, te cilat sot jane 25, ne organizmin e quajtur Bashkimi Evropian. Qe nga ajo kohe, bashke me Shqiperine, kane mbetur jashte dyerve te kesaj shtepie te madhe, edhe shume vende te tjera. Faji kryesor, eshte izolimi i ketyre vendeve ne bllokun komunist qe u shkermoq ne fillim te viteve ’90.

Pse kerkojme me ngul te futemi ne Bashkimin Evropian?

Kesaj pyetjeje, prej kohesh jam perpjekur ti kthej pergjigje. Ne kohe te ndryshme, pergjigja nuk ka qene e njejte. Tashme jam mese i bindur se me hyrjen ne Bashkimin Evropian, nuk do te hapen dyert e parajses per Shqiperine dhe shqiptaret.

Per te hyre ne kete familje te madhe rreth 450-500 milion banoreshe, duhet te plotesohen dhjetera apo qindra parametra. Shteti (shqiptaret) duhet te plotesojne shume detyrime, qofte edhe financiare ndaj Unionit. Edhe pasi te futesh ne kete familje, duhet te zbatosh rigorozisht shume parametra. Te gjitha keto, kane nje kosto jo te vogel qe duhet perballua nga shteti (shqiptaret).

Si komb, shqiptaret historikisht kane qene nder me te varferit e Ballkanit, por edhe Evropes. Mjafton te shohesh dokumentare te ndryshem, te krahasosh te pakten dy shtete ne vitet ’30 si Italia dhe Shqiperia dhe arrin lehte ne kete konkluzion. Kryesisht, kane ndikuar pushtimet e shumta, duke filluar nga romaket, turqit, italianet, gjermanet dhe ne fund komunizmi, i cili shkaterroi gjithcka, edhe ekonomikisht.

Realisht, c’kerkojme ne shqiptaret?

Ne shume raste, integrimi ne Evrope, thjeshtohet ne levizje te lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Eshte kjo endrra e madhe e te gjithe neve, gjithmone me synimin e permiresimit te situates ekonomike te cdo familjeje, por edhe te shtetit shqiptar. Kjo justifikon mese miri edhe punen e rendomte qe shpesh duhet te bejne jashte vendit dhe persona me grada shkencore. Nese levizja e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian, do te shoqerohej me nje rritje te kenaqeshme ekonomike te Shqiperise, a do te nevojitej gjithe ky zell i madh per te hyre ne Evrope? Jam mese i bindur qe jo! Mjafton te permend rastet e refuzimit te shume shteteve te Evropes, te cilat edhe pasi kane fuituar te drejten te antaresohen ne BE, referendumet popullore i kane lene jashte.

Eshte klasa politike, ajo qe na qeveris prej 13 vitesh, qe sa here deshiron te mbijetoje, te na mbaje ne gjume, na kujton perpjekjet  titanike qe ajo po ben per ta na futur ne Evropen e Bashkuar. E paafte per te krijuar stabilitet dhe rritje ekonomike te ndjeshme, per te rritur mireqenien e shqiptareve brenda kufinjeve, kjo klase politike na nxjerr perpara “integrimin ne Evrope” si te vetmen shprese per prosperitetin e Shqiperise. E afte vetem per te perfituar personalisht, pasi ka mundesuar levizjen e saj te lire ne BE dhe nje mireqenie luksoze brenda kufinjeve te vendit, kjo klase politike na tregon per kushtet dhe kohen e gjate qe duhet te kaloje deri sa ne te “integrohemi ne Evrope”.

Dikush na premton se do te jemi ne Evropen e Bashkuar brenda vitit 2015, dikush tjeter brenda vitit 2020. Shqiptaret e varfer (pjesa me e madhe e tyre) shikojne me sy hapur nga klasa politike. Jetojne me endrren, e cila veshtire tu sjelle ate qe presin. Nuk i kerkojne kesaj klase politike me shume vende pune, me shume siguri, me shume drita, me pak varferi….. Ne presim me kot te realizojme keto aspirata duke u integruar ne Evrope, duke i besuar keshtu mashtrimeve te klases politike, e cila po na le ne gjume dhe do na lere deri ne fund te eksistences fizike te kesaj kaste politike. Psikoza qe na eshte krijuar se me futjen ne BE, do te na zgjidhen te gjitha problemet, na ka bere te harrojme realitetin, te kenaqemi me genjeshtra me sy hapur.

Mbase nje dite, do te integrohemi ne BE. Pavaresisht nga koha se kur, mbase do te vije dita e nje referendumi per kete akt te Shqiperise. Si shume kombe dhe shtete te tjera, nuk eshte cudi ti pergjigjemi JO kesaj ftese, edhe pse mund te kemi plotesuar kushtet. Do na kujtohen shume vite, shume perpjekje dhe sakrifica qe beme per te arritur ne kete dite. Do na vije keq per fatin tone, per kohen dhe ditet e humbura. Do te kerkojme fajtoret: Klasen politike. Por deri atehere, shpresojme, qe ata te kene vdekur. Do ta kuptojme se sa shume jane tallur dhe i kemi lene te na tallin me endrren e tanishme apo absurdin e perpjekjeve dhe sakrificave titanike per “integrimin ne Bashkimin Evropian”.

O buuurrra, te kapim trenin e pare. Jo per ne Evrope, por per integrimin e Shqiperise ne shoqerine njerezore!

Blerti DELIJA

 

Ku iku “Nano ik”

Nga Albert Vataj

Dita ditës “Nano ik”, që aq shumë kishte bërë për vete mijëra fansa të opozitës, shumë prej të cilëve në pamundësi për të bërë diçka tjetër popullonin tubimet ne sheshet e qyteteve ku “Nano ik” iku, ndoshta për të mos u kthyer më. Pas shumë dështimesh në politikat e saj oponente, dhe pas një zhgënjimi të konsiderueshëm në radhët e saj, opozita mund të bashkoheshe në këtë të vetëquajtur lëvizje. Ky bashkim erdhi si rrjedhojë e pagëzimit të rifillimit të protestave kundër qeverisë me “Nano ik”. E s’kishte se sit ë ndodhte ndryshe. Në fillesat e para, si në çdo tjetër start populist të politikës opozitare, kjo lëvizje ishte shumë premtuese, aq sa vetë ideatori i saj Berisha, nxitoi ta quante si lëvizje Gandiste. Por askush nuk do të besonte se zjarri i kësaj lëvizje do të venitej kaq shpejt, ose do të pasohej nga ky STOP gati i pamotivuar, nga asnjë refketim i klasës politike qeverisëse. Mitingjet, kryesisht ato të Tiranës ishin panikndjellëse për pushtetin, që deri në ato momente ndjehej e shqetësuar vetëm nga “Mjaft” ,lëvizje qytetare kjo, që pati një ndikim pozitiv në atmosferën e rënduar politike. Kur mitingjet filluan të kishin më pak prezencë, atëherë kur rrezikonte të degjeneronte në tubime sa për të treguar se ka opozitë, doli në skenë domosdoshmëria e shtrirjes gjeografike të “Nano ik”. Por edhe kjo nuk mundësoi rritjen e impulsive politike, apo të trondiste sadopak të pushtetit nga themelet me rrënjë të kalbëzuara. Pas disa deklaratave të prezencës ndërkombëtare, të cilat si gjithnjë edhe kësaj here nuk ishin gati të njihnin ndërrim pushteti nëpërmjet rrugës, por institucioneve, beh krejt papritur një plagë e kahershme, por që pak zhurmë kishte bërë. Ishte çështja Çame. Edhe këtu opozita u tregua e gatshme për ta përfshirë, në një mënyrë apo në një tjetër si aksesor i “Nano ik”. Kur edhe kjo u përlye me ca gjak, u bë edhe ca zhurmë, s’do të kishte tjetër fund, veçse rënjës në kllapi. Sakaq në Parlament deputetët e së djathtës shanin e grindeshin me qeverinë, pa mundur të bëjnë vetëm opozitën në sfondin gjithnjë të çakardisun të jetës politike shqiptare. Pikërisht atëherë, kur të gjithë kujtuan se “Nano ik”, vërtetë iku, merr nuance më të forta zemërimi i ish të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë. Ishte kompensimi i tyre, ai që do t’i jepte lëvizjes “Nano ik” një tonacion të ri. Opozita, si gjithmonë në krahun e të pakënaqurve, mori flamurin e vijes së parë të frontit. Ajo duke qënë e vetëdijshme për faturën dhe garancinë ekonomike e rroku kompensimin e të persekutuarve, si një armë me të cilën do të duhej të luftonte tashmë politikisht në frontin e “Nano ik”. Megjithse askush nuk tha se kishim të njëjten gjë nga “Nano ik” me sfond social tek kompensimi i të përndjekurve politikë. Si të gjitha përpjekjet e opozitës, edhe kjo rrezikon të ketë të njëjtin fund, atë të një flluske sapuni. Ende nuk ështe e qartë se kush fshihet pas gjithë këtyre dështimeve. Ende është e paqartë se kemi të bëjmë vërtetë me një lojë të pandershme politike, gjë të cilën nuk mund ta vëmë në dyshim, të pozitës, apo jemi përballë një opozite të dështuar dhe të paaftë për të bërë oponentin në politikën shqiptare. Shumë pikëpyetje mbeten pa përgjigje për sa kohë që Shqipëria vazhdon të jetë vrimë e zezë në politikën e madhe. Pak a shumë “Nano ik” duket se iku. Rikthimi i saj është i pritshëm. Çdo ndalesë të këtij uragani politik është një kohë në favor të pozitës, e cila e vëtëdijshme se ka abuzuar skajshëm me pushtetin rikuperon për tu bërë më pak e mundshme për të qënë sfidë e kapërcyeshme për opozitën. Eksperiencat e derisotme kanë dëshmuar se bllofe të tilla ndikojnë në uljen e kredibilitetit të opozitës, nga njëra anë dhe forcojnë pozitat e pushtetit të majtë nga ana tjetër. Nuk ka asnjë moral një ikje pa kohë e “Nano ik”.  Shqipëria dhe shqiptarët janë në kapërcyllin më të madh të të gjitha kohrave dhe nëse “Nano ik” ka ardhur disi si një lëvizje me një mision të tillë kurrsesi nuk duhet ta mbulojë me tis plogështie dhe smbrapsje. Zoti e dhëntë që “Nano ik” të mos këtë një ikje.

“Nano Ik” dhe politika

Për deputetët socialistë, lëvizja Nano Ik e cila ka përfshirë të gjitha qytetet e Shqipërisë konsiderohet e dështuar. Ndryshe nga deputetët e Opozitës, që e cilësojnë si një nga lëvizjet më të mëdha, Deputeti socialist Sabit Brokaj thotë për njw radio, se kjo lëvizje nuk e arriti synimin për shkak të mungesës së strategjisë dhe indirekt sipas tij kryeministri Nano ka fituar pikë.

“Opozita nuk operoi, nuk veproi si duhej për të sjellë produktin që kërkonte, largimin e Nanos. Kështu që vetvetiu, kjo duke kaluar nga një shkallë në tjetrën, nga një veprim në një veprim tjetër, nuk solli fuqizimin e saj. Madje në një farë mase dhe i vuri një mbrojtje Nanos indirekt”, thotë Sabit Brokaj.

Ndërsa opozitari Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane mendon se kjo lëvizje, duhet çuar më tej dhe e quan si lëvizje e shpresës së qytetarëve.

“Unë mendoj se lëvizja “Nano Ik” është pjesë e qëndresës qytetare, për të shprehur indinjatën dhe mospajtimin me një qeverisje siç është qeverisja Nano, por njëkohësisht duhet kuptuar dhe si një angazhim i opozitës shqiptare për të sjellë shpresën tek qytetarët shqiptarë. Në qoftë se pjesa e parë është realizuar deri tani, unë mendoj se duhet edhe pjesa e dytë, që të kompletohen të gjitha përmasat e saj”.

Dashamir Shehi, deputet i Partisë Demokrate të Re, thotë se lëvizja “Nano Ik” e ka realizuar një pjesë të qëllimeve, por kërkesën për të larguar Nanon e konsideron të palogjikshme si shpëtim për situatën.

“Kjo lëvizje një pjesë të rezultateve i ka arritur. Vazhdimi kështu pa një rregullsi të caktuar, pa ndonjë objektiv të caktuar, me duket se është një shpenzim i kotë energjie. Mesa duket Nano nuk ka ndërmend të largohet dhe ky është një realitet që tashmë është bërë i dukshëm”.

Deputeti i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Kristo Goxhi, aleat me Partinë Socialiste nuk e shikon efikase lëvizjen “Nano Ik” për faktin që qëllimi i kësaj lëvizjeje është të detyrojë kryeministrin Nano të japë dorëheqjen.

“Në lidhje me efektivitetin e kësaj lëvizjeje kam dyshimet e mia se nuk është gjetur rruga efikase për të hequr Nanon nga pozicioni i kryeministrit të Shqipërisë”.

Përsa i përket deklaratave të fundit të deputetëve të opozitës që opozita do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 2005 nëse Nano nuk jep dorëheqjen, mendimi i deputetëve është se kjo deklaratë është e nxituar.

Deputeti socialist Ndre Legisi përkrahës i grupit të Ilir Metës, thotë se bojkotimi i zgjedhjeve i humb pikë opozitës dhe se nëse zgjedhjet do të jenë të lira apo të ndershme nuk varen nga kryeministri Fatos Nano.

“Ajo është një deklaratë e nxituar. Opozita nuk mund të bojkotojë zgjedhjet për shkak të largimit ose jo të zotit Nano. Zgjedhjet nuk janë në shërbim dhe në favor të opozitës, të liderëve të opozitës që shprehen për zgjedhjet. Zgjedhjet janë në shërbim të gjithë qeverisjes së vendit dhe të gjithë elektoratit shqiptar. Zgjedhjet nëse do jenë apo jo të ndershme nuk varen nga kryeministri apo vetëm nga Partia Socialiste, por varet nga mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në Shqipëri”, thotë Ndre Legisi.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, parti aleate me Partinë Demokratike, thotë se opozita nuk duhet të dalë me idenë për të bojkotuar zgjedhjet, pasi kjo i shton pikë Nanos, por të dalë me idenë se penguesi kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetë kryeministri Nano.

“Unë mendoj se nuk duhet të dalim me idenë që hyjmë apo nuk hyjmë në zgjedhje, për t’i dhënë rastin kryeministrit të fillojë një propagandë që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, por duhet në bashkëpunim me gjithë shoqërinë shqiptare dhe me faktorin ndërkombëtar, t’i bëjmë të qartë ndërkombëtarëve se Nano nuk është i prirur për të patur zgjedhje të lira dhe të barabarta në Shqipëri dhe pastaj kur të vijë momenti vendim marrës të jemi të gjithë në një gjykim që Shqipëria ka apo s’ka kushte për zgjedhje të lira dhe të barabarta.”

Deri më tani lëvija “Nano Ik” është e shtrirë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kjo nga opozita konsiderohet lëvizja më e madhe qytetare, e cila do të vazhdojë me protesta të tjera. Bojkotimi apo jo i zgjedhjeve pritet të diskutohet sërisht nga tryeza e deputetëve të opozitës në ditët në vazhdim.

 

KUSH E PERSEKUTOJ SOKOL GURALECIN ?

Kjo pyetje qe behet ne keto dite kur shoqeria shqipetare vuan s’kamjen e tejskajshme ekonomike,kur qeveria e sotme socialkomuniste e Fatos Nanos si qeveri e krimit mbasi nga krimi dhe ne saje te krimit te organizuar ka ardhe ne pushtet, ka krijuar per popullin e vet ditet me te keqia te historise se tij eshte e dhimbshme per ata qe i kane njohur dhe dine per jeten e tyre. Eshte kjo pyetje qe behet per shkodranin Sokol Guraleci por qe eshte per dhjetra e mijra qe kane lene atdheun per te shpetuar jeten e vet dhe te familjes neper bote dhe sot shoqeria Shqipetare,shoket,miqet te afermit dhe prinderit e tyre e ndjejne mungesen e tyre,por shpresa nuk kane qe ata do te kthehen nje dite mbasi ardhja e tyre do tu kushtonte me jete ne kete vend qe qeveria e sotme ka instaluar shtetin me mafioz neokomunist qe te vret naten dhe te qane diten. Sokol Guraleci i mungon prinderve ,shokeve te idealeve ne lagjen ku jetoj ,i mungon shoqerise dhe mjedisit ku u mbrujt me ideale antikomuniste qyshe ne vjeshten e vitit 2001.Ate vjeshte kur ai u largua i detyruar , jo se e donte jeten ne nje vend tjeter sado miqesor qe eshte Amerika ku sot jeton por nuk kishte nga tja mbante mbasi kushtet ju krijuan te tilla qe jeta ne kete vend sa vinte e i diskutohej ; te jetosh apo jo. E kjo dileme e tille po i ndjek sot me qindra e mijra antikomunist ne Shqiperi. Eshte kjo dilema qe i shoqeroi edhe shoqaten e ish te persekutuarve politik anetar i se ciles eshte Sokoli me familje keto dite kur protestuan para parlamentit shqipetar por policia e Fatos Nanos nuk jau kurrseu dhunen fizike dhe birucat e burgut ashtu sic kishte bere edhe Enver Hoxha per pesdhjet vite ndaj tyre duke i burgosur dhe inter – -nuar duke i detyruar te punojne ne punet me te veshtira e duke u grabitur pasurite. E ne keto protesta me shpirte e zemer me nje revolte te dyfishte ka marre pjese edhe Martin Guraleci , babai i Sokol Guralecit.Ai ka protestuar i revoltuar per vehte por edhe per djalin te cilin e debuan nga vendlindja forcerisht keta gjakpires ,djaj te kuq qe mbajne peng shoqerine shqipetare. Per ne qe e kemi njohur Sokol Martin Guralecin qe e kemi pase shok idealesh qe kem marre pjese neper mitingje e demostrata antikomuniste tash ne mungese te tij vec kujtojme me nostalgji e dhimbje ne shpirte per kete djale qe e detyruan te largohet. Nuk mund te harrojme kurre vuajtjet ne birucat e Deges se Puneve te Brend- -shme ato dite mbas demostrates se 2 Prillit 1991 kur Sokolin me shume shkodrane i arrestuan e mbajten per disa kohe duke ushtruar force fizike ndaj tyre ne ato biruca te errta te tmerrshme qe pak kush qe hynte aty kthehej i gjalle ose normal per te vazhduar jeten. Keto dite kur opozita shqipetare ka organizuar levizjen popullore per te larguar nga pushteti qeverine e mbuluar me krim ,shoqerise demokratike te Shkodres i mungojne ata qe kontribuan jo pak neper fushata elektorale qe vune ne funksion te fitores se kandidateve demokrat edhe pasurine por rrezikuan edhe jeten e familjen e tyre. Njeri nga ata eshte edhe Sokol Gura -leci qe eshte detyruar ta lere Shqiperine ne vjeshten e 2001. Kur bisedojme keto dite me babain dhe nenen e tij ,ata vetem se ofshajne dhe menjihere mundohen te kujtojne ato qe ne i kemi perjetuar bashke me djaline tyre. E mban mend ate vere te 1997-tes kur Sokolit i kane dale maskat ne Torovice. Vetem zoti e ka shpetuar mbasi ate e kane qelluar ,bile edhe xhamate e makines ja kane pase thyer- na thote Martini. Ne i dinim por edhe nuk i kishim harruar ato dite kur bandat qe kishin marre armet nga depot ,qe bandat komuniste i kishin grabitur, kur diten per pike te diellit terrorizonin popullin dhe ndaj demokratve si Sokol Guraleci organizonin prita per tu marre jeten. Nena e tij eshte me e heshtur , ajo mendon,me siguri e ka marre madhi per djalin,nusen nipat e mbesen. E more bire,ka kalue dite te veshtira Sokoli im ,por mire qe shpetoj koken e vet dhe te familjes se tij.Nuk mund ta harroj ate dite kur na erdhen ne shtepi ato maskat para zgjedhje te vjeshtes 2000.Ne syte e mi e kercenuan me jete se po te merrej ma me forcat antikomuniste do te vrisnin. O zot qe nuk i merr keta djaj te kuq -na thote Sofia qe nuk mund te ruhet pa i shpetuar nje lot ne syte e saj dhe rrjell ngadale neper faqe. -Tim biri ,keta gjakpires dhe bandit i grabiten me force edhe djersen e tij- ofshan ngadale plaku Martin qe nuk mund te harroj grabitjen e pareve te Sokolit nga kundershtaret e tij politik. Ata nuk sosin se treguari nga ngjarjet e birit tyre. E kur u thame qe po shkruajme dicka ne gazete disi syte e tyre u gjalleruan: – Shkruani,shkruani biri im,shkruani per Sokolin por shkruani edhe per hallet dhe vuajtjen e popullit qe po kalojme nen pushtetin e ketij vakabondi komunist.Kur ne ishim duke u larguar,nena e Sokolit na u afrua me nje zarf. – Eshte fotografia e tim bire,ne raste se mundeni botojeni. I duket nenes se e ka me afer.Ja morem fotografine e i premtuam se do tja botonim. E pra kush jane ata qe persekutuan Sokol Guralecin dhe dhjetra mije demokrat ? Te gjithe e dime. Sot ata jane ne pushtet. Jane po ata qe per pesdhjet vjet rresht mbajten te izoluar ne dhimbje te tejskajshme vendin. Jane prape ata dhe bijet e tyre besnik qe kane te gjitha pikat kyce te shtetit qe me te gjitha format,menyra e metodat qofte edhe duke marre jete njerzish duan te mbajne pushtetin e tyre te rrembyer dhe te pa merituar. Jane ata qe persekutuan Sokolin por qe edhe kane shkretuar me shtepi te tera shqipetare ne kembim te pushtetit dhe kolltukut qe mbajne fort ata.

 

Xoana Nano Zonjë e Parë e këtij vendi plot zotnillëk

Xhoana Nano do të gëzojë të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të Shqipërisë. Kjo është përcaktuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës, të miratuar me një vendim të qeverisë. Vendim që ka zhveshur nga të drejtat dhe privilegjet e Zonjës më të rëndësishme të vendit, Mirela Moisiun, vajzën e vogël të Presidentit të Republikës. Prej korrikut 2002, Mirela, një nga tre vajzat e Kreut të Shtetit, gëzonte privilegjet e Zonjës së Parë. Në bazë të tyre, ajo paraqitej në krah të Moisiut në aktivitete apo ceremoni të ndryshme zyrtare, përfshirë vizitat jashtë vendit. Por me miratimin e dokumentit të ri të Ceremonialit të Shtetit, Zonja më e rëndësishme e Shqipërisë do të jetë 31 vjeçarja, Xhoana. “Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e Zonjës së Parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar”, thuhet në dokument. Materiali vijon, duke përcaktuar se “në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes, sipas dëshirës, por jo në rangun e Zonjës së Parë”.

Gjithashtu, rregullat e reja të protokollit kanë specifikuar se “në rastet kur Presidenti i Republikës është i pamartuar ose i ve, bashkëshortja e Kryeministrit fiton të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të vendit, deri në ndryshimin e statusit familjar të Presidentit, por emërtimi i saj zyrtar nuk është Zonja e Parë”. Në këtë mënyrë, bashkëshortja e Nanos do të ketë të gjitha privilegjet e gruas më të rëndësishme të vendit, por jo emërtimin zyrtar “Zonja e Parë”.

Ndërkohë, Mirela Moisiu, sipas rregullave të reja, që ndodhen të depozituara tashmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Drejtorinë e Protokollit të Shtetit, do të trajtohet vetëm me privilegjet që ka edhe këshilltari i Presidentit. Një trajtim që ndoshta nuk është mirëpritur nga familja që banon në Vilën 4 të Pallatit të Brigadave. “Pjestarët madhorë të familjes që jetojnë me Presidentin, gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk jetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri”, thuhet në Ceremonialin e ri. Në këtë mënyrë, Rubena dhe Ana Moisiu do të gëzojnë të drejtat që parashikon protokolli për këshilltarin e ministrit.

Privilegjet e Xhoanës

Rregullat e reja të Protokollit të Shtetit, sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme, kanë të detajuara edhe privilegjet ligjore që gëzon Zonja e Parë dhe bashkëshortja e Kryeministrit. Në mungesë të Zonjës së Parë, tashmë këto privilegje do të bashkohen për Xhoana Nanon, gruan e shefit të qeverisë. Ajo do të ketë të drejtën “të japë pritje, organizojë publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, dhe të mbajë lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera”. Gjithashtu, bashkëshortja e Kryeministrit cilësohet si personalitet publik dhe ka të drejtë të japë pritje dhe të organizojë aktivitete të ndryshme edhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Bashkëshortes së Kryeministrit, sipas protokollit, gjithsecili duhet t’i drejtohet “Zonja Nano”.

Në të njëjtën kohë, gruaja e shefit të qeverisë ka të drejtë të shoqërojë Nanon në vizitat që kryen dhe të marrë pjesë, sipas dëshirës, në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen. Por asaj i ndalohet të jetë e pranishme në takimet zyrtare. “Gjatë këtyre takimeve, ajo gëzon të drejtën e programi të veçantë protokollar”, thuhet në dokumentin e ri të Protokollit të Shtetit. Gjithashtu, Zonja Nano gëzon edhe të drejtën e ruajtjes me truproja nga Garda e Republikës.

Dokumenti, që duket se ka shtuar të drejtat protokollare të Xhoana Nanos, ka lënë pa status fëmijët e Kryeministrit. “Fëmijët në moshë të Kryeministrit, që jetojnë me të, kur marrin pjesë të ftuar në ceremoni të ndryshme formale barazohen me rangun e këshilltarit. Kur janë në moshë të vogël, nuk gëzojnë status protokollar”, thuhet në Ceremonialin e ri Zyrtar të Shqipërisë.

Ceremoniali zyrtar i Shqipërisë:

– Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e Zonjës së Parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar. Në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes, sipas dëshirës, por jo në rangun e Zonjës së Parë. Shoqëruesi i Presidentit gëzon në të gjitha rastet të drejtën e një protokolli të veçantë.

– Në rastet kur Presidenti i Republikës është i pamartuar ose i ve, bashkëshortja e Kryeministrit fiton të gjitha privilegjet e Zonjës së Parë të vendit deri në ndryshimin e statusit familjar të Presidentit, por emërtimi i saj zyrtar nuk është Zonja e Parë.

Privilegjet e Zonjës së Parë

1 – Jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera.

2 – Bashkëshortja e Kryeministrit është personalitet publik dhe ka të drejtë të japë pritje dhe të organizojë aktivitete të ndryshme shoqërore, humanitare dhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Bashkëshortes së Kryeministrit gjithsecili i drejtohet Znj. (vijon mbiemri).

3 – Bashkëshortja e Kryeministrit e shoqëron bashkëshortin në vizitat që kryen, merr pjesë sipas dëshirës në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen, por jo në takimet zyrtare. Gjatë këtyre ajo gëzon të drejtën e programi të veçantë protokollar.

Privilegjet e fëmijëve të VIP-ave:

– Pjestarët madhorë të familjes që jetojnë me Presidentin, gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk jetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri

– Fëmijët në moshë të Kryeministrit, që jetojnë me të, kur marrin pjesë të ftuar në ceremoni të ndryshme formale barazohen me rangun e këshilltarit. Kur janë në moshë të vogël, nuk gëzojnë status protokollar

Nga Sokol Pepushaj

 

Korruptimi I luftës kundër korrupsionit

Nga Albert VATAJ

Që në fillesat e saja të para lufta kundër korrupsionit, si tamposja e oratorisë politike ashtu dhe krijimi I institucioneve me këtë filozofi u panë më skepticizëm nga ata që e njihnin mirë mentalitetin e shtetit shqiptar dhe politikës. Nga njëra anë duhej të rifreskohej në kujtesën tonë për të ardhur tek një dështim paraprak I kësaj lufte tek standarti I vetëdijes politike. Nga ana tjetër duhej kujtuar se korrupsioni është një shtet Brenda shtet dhe si I tillë ai është mbi çdo shtet për sa kohë që lufta kundër korrupsionit nuk shihet tamam si një luftë e ashpër në një front të gjërë dhe me një armik tepër të sofistikuar dhe dinak, për më shumë të imunizuar politikisht. E ndërsa prapa kemi lënë shumë kohë që nga hyrja në orbitën e politikës shqiptare të luftës kundër korrupsionit, tani mund të bësh shumë lehtë bilancin e këtij dështimi fatal të luftës që shtëti I kishte shpallur vetes së tij.

Për të ilustruar se në çfarë niveli është lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, mjafton të ngrihet vetëm një pyetje: Sa zyrtarë, ish-zyrtarë të lartë apo njerëz të botës së krimit janë arrestuar për akuza për korrupsion? Përgjigja është asnjë. Rezultatet konkrete mbeten jashtëzakonisht të kufizuara. Korrupsioni dëmton rëndë proceset politike, dëmton biznesin dhe investimet, thellon hendekun mes politikës dhe votuesit dhe bren moralin e shoqërisë. Fakti që prapa dyerve të burgjeve nuk qëndron asnjë peshk i madh, dëshmon mungesën e vullnetit politik, dobësinë e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht institucionet e akuzës dhe të gjyqësorit. Por lufta ndaj korrupsionit nuk është një betejë që duhet të zhvillohet vetëm nga qeveria dhe institucionet. Opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm në parlament si me nismat legjislative, me denoncimin publik të rastit të korrupsionit, apo dhe me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nga përvoja e deritanishme opozita do të kishte fituar shumë më tepër, nëse komisionet hetimore parlamentare që ka ngritur, do t’i mëshonin më shumë zbardhjes së aferave të dyshimta sesa goditjes së kundërshtarëve politikë. Nuk mund të mendohet një luftë efektive ndaj korrupsionit pa përfshirë dhe atë të medias. Një media e pavarur dhe e çliruar nga presionet politike, por edhe nga presionet e grupeve të dyshimta të interesit, do të jepte një kontribut të vyer në denoncimin e korrupsionit. Afërmendsh që pritej se opozita do të shfrytëzonte këtë rast për të përsëritur akuzën e saj ndaj qeverisë aktuale, por në të vërtetë të dëmtuar të gjithë. Korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem serioz. Sipas indeksit për percepsionin e korrupsionit të vitit 2003 nga Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 92-të nga 133 vende të marra në studim. Prej vitesh qeveria shqiptare ka vënë si prioritet të saj luftën ndaj korrupsionit. Në Shqipëri nuk është se mungon strategjia apo ligjet, por është mungesa në zbatimin e tyre. Madje Shqipëria merr pjesë në grupin e shteteve të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit dhe aderon në disa ndërkombëtare antikorrupsion. Mirëpo planet antikorrupsion, komitetet komisionet dhe strategjitë duhen zbatuar në mënyrë që çështja e korrupsionit të mos mbetet në kuadrin e fjalëve. Premtimet që jepen herë pas here në publik duhet të jenë realiste dhe të shoqërohen me masa efektive. Ligjet kundër korrupsionit janë të standardeve evropiane, por zbatimi i tyre është në nivele ballkanike. Ligji për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, i cili do të thotë se të paktën 5000 persona zyrtarë kalojnë në sitën e kontrollit, është një hap në drejtimin e duhur. Por zbatimi i tij le për të dëshiruar. Zvogëlimi i numrit të zyrtarëve që kanë imunitet dhe zbatimi më i mirë i ligjit për rryshfetin, do të bënte të mundur një luftë më efektive ndaj korrupsionit. Përhapja e korrupsionit dhe e krimit të organizuar mbetet një kërcënim serioz për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Është me rëndësishme që të ketë një koordinim më të mirë me institucioneve, njësiteve antikorrupsion dhe shoqatave joqeveritare që zbatojnë projekte në këtë fushë. Korrupsioni nuk duhet të trajtohet si çështje politike, por si një problem serioz për të gjithë. Nuk mund të ketë një politikë për qytetarët, një drejtësi të pavarur, një ekonomi të zhvilluar dhe një media të lirë pa hequr qafe gangrenën e korrupsionit. Duke stigmatizuar një parrullë të vjetër mund të thuhet pa drojë se korrupsioni është një çështje që duhet të merren të gjithë. Ajo që mund të thuhet me saktësi dhe që shikohet si rrezja e dritës është se lufta kundër korrupsionit është tashmë një luftë e korruptuar. Edhe nëse dikush do të mendonte ndryshe, duke u nisur nga detyrimi që u bë për deklarimin  e pasurive, beson se nuk di të besojë, ose se nuk do të besojë se kjo sështë gjë tjetër vetëm një manovër politike e vetë atyre që duan të bejnë gjunin e qetë në çifligjet e fituara me para të pistë.

Fenomeni

Ne emer te lirise se shtypit

Tashme realisht, shqiptaret duhet te shqetesohen dhe te frikesohen nga qeverisja aktuale dhe kryeministri i tyre. Kembanat e alarmit, per ate qe ka veshe te degjojne, sot jane me te forta se asnjehere tjeter. Nga nje mbrojtes dhe dashamires i shfaqur i mediave dhe gazetareve, kryeministri eshte kthyer haptas ne nje persekutor. Pyesim thjeshte: Nese Nikolle Lesi, pervecse nje pioner i shtypit te lire shqiptar, te mos ishte edhe nje kryetar partie (PDK) e aq me shume nje deputet me imunitet, cfare do te kishte ngjare me te, ku do te ishte?

Pergjigjen mbase, do te mund ta gjenim disa vite me pare dhe per kete duhet te pyesim ndoshta Aleksander Frangajn dhe Martin Leken.

Vete kryeministri yne i nderuar, nuk ka ngurruar te vleresoje rolin e medias si nje “pushtet i katert” dhe i pavarur. Publikisht, ai ka inkurajuar edhe emisione te vecanta (“Fiks Fare” ne Top Channel) te cilat po kryejne punen e gjyqesorit dhe policise shqiptare.

Ky qendrim ka vazhduar dhe vazhdon, deri sa nuk preken interesat e kryeministrit, te afermeve te tij, bashkepunetoreve etj. Pas ketij momenti, ne plan te pare del “lufta e shenjte” kunder medias dhe perfaqesuesve te saj me te spikatur nder vite.

Pertej faktit se Nikolle Lesi (po ndalemi tek ky rast, pasi eshte me i fresketi dhe flagranti!), eshte tashme nje lider i opozites shqiptare, opozitari me i thekur ne keto kohe dhe nje kundershtar i vendosur i kryeministrit (gjithmone me fakte!), ai eshte i pari ze i lire dhe i pavarur i gazetarise shqiptare. Kujtojme lindjen e gazetes “Koha Jone” qe ne vitin 1991. Nga ana tjeter, koha ka treguar se Lesi nuk pajtohet lehte me te keqen. Mjafton te ktehemi pak para viteve 1997, dhe gjithcka faktohet. Ka qene tjeter kush kryeminister, kur redaksia e gazetes se tij, u shkaterrua nga flaket.Ne keto kohe, ketyre u duhet shtuar edhe fakti tjeter: Nikolle Lesi, eshte i vetmi nder deputetet e Veriut te Shqiperise, qe ka ngritur publikisht zerin kunder diskriminimit real te kesaj treve nga qeveria dhe kryeministri aktual i vendit tone.

Te gjitha keto, kryeministri i ka ditur, ose ne rastin me te keq, duke e njohur nga afer Lesin, i ka nuhatur. Megjithate, reagimi me “padi ne gjyq” per botimin e nje dokumenti “per vetshperblimin e kryeministrit dhe suites se tij” disa dite pas tragjedise ne 9 janarit 2004, nuk ka shpene dhe nuk shpie uje ne “mullirin” e kreut te ekzekutivit. Qofte edhe thjeshte si gazetar, me shpirtin e investiguesit qe duhet ta karakaterizoje, Lesi me te drejte ka hedhur mjaft dyshime, mes te cilave edhe per disa helikoptere qe fluturojne qiejve te Shqiperise.

Sigurisht, kryeministri dhe levat e tija ne Kuvend e gjetke, kane shume ne dore. Mbase do te filloje me heqjen e imunitetit te Lesit ne Kuvend, procedimin e tij penal, ndoshta edhe denimin , pse jo burgosjen. Pertej dhimbjes dhe mungeses fizike te Lesit prane te afermeve, kryeministri vetem nder i ben kryedemokristianit. Nese ndodh keshtu, Lesi kthehet ne nje simbol dhe per kete, kryeministri duhet te kujtoje vitet e tija te burgut. Nga ana tjeter, nje Lesi i penalizuar, sjell edhe renien me te shpejte te dinastise “kryeministrore” shqiptare. Kujtojme se burra shume te mencur, te njohur dhe te suksesshem te Evropes dhe Botes, kane treguar vleresimin e tyre por edhe friken per mediat: “Gazetaret mos i bej kurre miq, pasi perfitojne duke nxjerre sekrete qe u beson. Por, gazetaret mos i bej kurre armiq, sepse je gjithmone i humbur”. Nje deputet, kryetar partie, minister, kryetar Kuvendi, kryeminister apo president, eshte i perkohshem, fale nje mandati te marre per nje periudhe kohore nga dikush. Ndersa, gazetari, njeriu i medias, edhe ne kushte shume te veshtira, mbetet gjithmone i tille. Ne themel te punes se tij, eshte aftesia dhe jo nje mandat, i ligjshem ose jo. Prandaj ne duhet te jemi realisht “pushtet i katert i perjetshem”, per kete “ne jemi rera, dhe ju uji”.

Jam mese i sigurte qe Nikolle Lesi, por edhe te tjere emra te spikatur te gazetarise shqiptare, nuk kane nevoje per “mbrojtjen” nga nje pende, si kjo e imja, edhe pse “mbrojtja” ime realisht eshte e sinqerte dhe ne mes kolegesh. Une solidarizohem me Nikolle Lesin, Aleksander Frangajn, Fatos Lubonjen, Mero Bazen, Mentor Kikine, e shume e shume te tjere. Konstatoj me hidherim shtypjen qe po i behet shtypit te lire ne Shqiperi. Atij kerkojne ti vene shume kufinj, shume konture per ti hequr edhe termin “i lire”. Kembanat kane rene prej kohesh. Tashme tingulli i tyre po behet me i forte. Nuk duhet te shqetesohen vetem gazetaret, njerezit e medias ne pergjithesi. Alarmi eshte i pergjithshem. Eshte hapi ndoshta i parafundit, para instalimit te nje neo-diktature. Ato vijne pa u ndier, mbeshteten nga shtresa te popullit, disa here edhe nga shumica e tij. Lene pasoja te tmerrshme, te cilat i vuajne pasi ato i heqim qafe. Me shtypjen e shtypit te lire, fillon te eleminohet mendimi ndryshe, me pas eshte vetem mbyllja e partive politike. Kembanat po cirren duke rene! Bien per ata qe kane veshe dhe qe duan te degjojne! Neser do te jete shume vone!

Blerti DELIJA

 

TELEVIZIONI “ROZAFA” MERR PJESE NE FESTIVALIN E 15 – TE  FILIMIT EVROPIAN TE  PROGRAMEVE TELEVIZIVE TE BESIMEVE I CILI ESHTE I VETMI TELEVIZION NGA SHQIPERIA I PERZGJEDHUR NGA DREJTUESIT E FESTIVALIT

Nga  data 11 – 16 Maj 2004  në Varshave – Poloni, në ambjentet e Televizonit Polak u zhvillua Festivali i 15 – te I Filmit Evropian te  Programeve Televizive te Besimeve. Në këtë fesitival te rëndësishëm merrete pjesë dhe gazetari I TV Rozafa Zef Nika.

Në këtë festival u prezantuan 126 filma konkurues nga 11 shtete evropiane, ku mund të përmendim BBc, ZDF, RAI, TV POLAK etj.

Festivali I parë u zhvillua në vitin 1969  në Itali dhe që atëherë në fillim zhvillohej çdo dy vjet dhe tani çdo tre vjet dhe sjelll me vete producente te televizioneve nga e gjithë Evropa.

Për mbarëvajtjen e këtij festivali mendojnë SIGNIS dhe WACC te cilët punojnë së bashku per te siguruar që ky festival te jetojë dhe te vazhdoje edhe në të ardhmen.

Gjatë pesë ditëve te konkurimit u ballafaquan tema te karakterit fetar në të gjithë Evropën dhe tema fetare aktuale, ku në qendër të vëmëndjes ishin edukimi fetar dhe forma e saj.

Në ditën  e pestë Juria e perzgjedhur nga perfaqesues nga pesë shtete te ndryshme me emra në fushën e filmit si: Agnieszka Arnold (Poloni), Bengt Bergius (Suedi), Peter Kurath (Svizer), Milja Radoviç (Serbia), Andrea Toasetto (Itali) përzgjodhi me çmim te parë “A cry in the Silence” (E qarë në heshtje) me një përmbajtje prej 36’ e 36” me regji  dhe skenar te Angnieszka Dzieduszycka, producent Mark Riedemann. Tema e filmit I përkiste luftës në Sudan që zgjati për rreth 20 vjet dhe që mori jetën e tre milion njerezve te pafajshem. Filmi I adresohet situatave dramatike ne Sudanin e Jugut te detyruar te largohen nga zonat e Jugut.

Gjatë gjithë ditëve te Festivalit u pa interesimi I madh I njerëzve te prodhimit te filmit dokumentar mbi realizimin artistik dhe teknologjine e larte te përdorur në trajtimin e temave te ndryshme. Në seancat e pushimit, pjesmarrës të ndryshëm dhe gazetarë  nga gjithë Evropa dhanë opinionet e tyre për përmbajtjen e filmave te shfaqur dhe tematiken e tyre, ku te gjithë pjesmërrësit e ftuar kishin te drejtën e nje vote. Aktiviteti I festivalit u përcoll me konferenca shtypi dhe nga media gjithë evropiane si një arritje në këtë gjini të dokumentarit I cili varion nga 8’ – 60’. Prezenca e TV Rozafa I cili ndoqi këtë festival u përshëndet nga drejtuesit e festivalit për interesimin I vetmi nga  gjithë televizonet shqiptare.

Në të ardhmen kjo përvojë e fituar do te ndikojë në bashkëpunimin me TV te ndryshme dhe producente në trajtimin e temave te tilla për vendin tonë në realizimin e dokumentarëve te tillë për Shqipërinë.

 

Shkodra ka Bashki, Bashkia nuk ka titullarë!

Une jam nje qytetar i thjeshte i Shkodres dhe ne kete rast, perfaqesoj vetem mendimin tij personal. E ndjej me vend te bej nje sqarim te tille ne hyrje te ketij opinioni qe do te shpreh, duke u larguar nga profesioni dhe pozicioni im publik. Deshiroj thjeshte te kontribuoj, nese do te kete ndikim pas ketij shkrimi, duke qene si nje qytetar i barabarte ne mes te barabarteve, me privilegjin e vetem qe me jep hapesira e lene ne dispozicion ne gazeten “Shqiperia Etnike”.

Askush nuk ka dyshimin me te vogel per kontributin e individit ne jeten e nje kombi, shteti apo edhe komuniteti. Ky kontribut behet me i vlefshem, kur e jep nje personalitet, i cdo fushe qofte. Kur ky kontribut jepet zyrtarisht, i mbeshtetur ne nje mandat te dhene nga zgjedhesit, atehere je i destinuar te mbetesh ne histori. Megjithate, ekziston edhe ana tjeter e medaljes. Nese je nje personalitet ne nje sfere te caktuar dhe komuniteti te ka dhene besimin e tij permes votes, duke mos i sjelle asnje te mire, je i destinuar serish te mbahesh mend, por per te keq.

Kthim prapa

Ne vitin 1992, Shkodra votoi ne vere per nje kryetar bashkie, per here te pare pas viteve te egra te diktatures. Pak kush i kushtoi rendesi per te pare aftesite, aq me pak profesionin e kryebashkiakut. Mjaftonte te behej nje ndryshim, aq me shume kur kaosi “demokratik”, pranonte edhe gabime per hir te “padijes se proves se pare” te demokracise se brishte shqiptare.

Ne vitin 1996, u permbys “gjigandi” PD dhe fitoi nje “liliput” me emrin DBSH. Tashme, ishte momenti te shihej edhe profesioni i atij qe per 4 vite, do te ishte kryetar i Bashkise Shkoder. Nje mesues, aq me shume anonim dhe pa shume kontribute ne politike, mposhti nje te ri, me kontribute ne politike dhe me profesion ekonomist.

Ne vitin 2000, zgjedhjet e rradhes, sollen serish ne krye te Bashkise Shkoder “gjigandin” PD. Kryebashkiaku kishte nje eskperience pune me shoqata te huaja, por askush nuk mund te thote se ishte me profesion mesues.

Ne vitin 2003, Partia Demokratike, e pati shume te lehte fitoren e postit te kryebashkiakut te Shkodres. Ne krye, erdhi nje “mesues i shkalles se larte”, ndryshe pedagog i universitetit, nje intelektual, por ne sferen e gjuhesise shqiptare.

Mesues: Perse Jo?

Nese nuk do te kisha nisur prej 10 vitesh kete rruge, edhe une do te isha sot mesues, ndoshta ne ndonje shkolle ne katund (realisht, mesatarja e shkolles sime te larte, nuk eshte nga me te mirat e mundshme!). Nga ana tjeter, ne fisin tim, nga nena dhe babai, jane te shumte ne numer njerezit qe kane ushtruar, ushtrojne dhe do te ushtrojne kete profesion fisnik. E them kete, per te treguar nderimin me te thelle qe kam per mesuesit (pedagoget) dhe misionin e tyre shume fisnik.

Gjithmone kam menduar (ne keto vite qe eshte lejuar te mendohet me koken tende ne menyre te pavarur nga te tjeret), se qytetari i pare i Shkodres, duhet te jete nje personalitet me aftesi te spikatura menaxheriale. E thene ndryshe, gjithmone kryebashkiakun e qytetit tim, e kam menduar si nje person me eksperience te gjithanshme, mundesisht ne sferen ekonomike. Pra, nje ekonomist. Ne rastin me te mire, nje individ te sporovuar ne ekonomine e tregut si te suksesshem, por ne rastin me te keq, pse jo nje pedagog i fakultetit te Ekonomise. Gjykoj, se pikerisht mungesa e nje personi te tille ne drejtimin  e qytetit, pervec e tjerava, ka qene nje shkak thelbesor i situates aktuale qe kalon qyteti yne.

Stafi i ngushte i kryetarit.

Kryebashkiaku, ne shumicen e rasteve, i emrohet qytetareve nga partia. Ne Shkoder, keshtu mund te thuhet. Mjafton te te kandidoje Partia Demokratike, dhe je i fituar. Aksioma eshte vertetuar prej dekadash tashme. Kryetari i Bashkise, mund te jete thjeshte nje person qe partia e ka zgjedhur per te perfaqesuar. Ai mund te jete nje profesionist, nje menaxher i mire, por mund te jete edhe thjeshte nje “njeri i mire” dhe “ushtar besnik” i partise. Ne keto kushte, rendesi te vecante, merr zgjedhja e stafit te ngushte te kryetarit, ne kete rast, dy nenkryetaret e Bashkise. Nese kryebashkiaku nuk ka deshire apo mundesi ne kete perzgjedhje ne te mire te qytetit, atehere partia duhet te perzgjedhe ne te mire te komunitetit. Realisht, njeri nenkryetar eshte serish nje pedagog i Universitetit dhe pa asnje pervoje konkrete menaxheriale, ndersa tjetri eshte nje agronom me profesion dhe me nje eksperience me nje OJF te huaj qe punon ne zona rurale kryesisht. A ka nevoje per komente?

Bilanci

Kryebashkiaku Artan Haxhi, mund te konsiderohet i zgjedhur qe me 12 tetor 2003, pa me te voglin kontestim nga askush. Megjithate, betimi zyrtar eshte bere me 8 janar 2004. Disa kohe me pas, eshte vendosur edhe per emrimin e dy nenkryetareve (me perpara, kishte vetem nje te tille!) Voltana Ademi dhe Rudolf Rasha, ndersa u largua nje teknicien i mirefillte sic eshte ish-nenkryetari Fatos Gjyrezi.

Gjate kesaj kohe, arritjet me te medha te Bashkise jane:

1.   Zgjedhja pa probleme e kryetarit dhe nenkryetarit te Keshillit te Bashkise sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

2.   Zgjedhja e perfaqesuesve te Bashkise ne Keshillin e Qarkut 100% sipas propozimeve te ardhura nga PD-ja.

3.   Miratimi i struktures se re te Bashkise, tashme me dy nenkryetare.

4.   Miratimi i buxhetit te vitit 2004.

5.   Vizitat e shpeshta jashte vendit te kryetarit dhe titullarve te tjere te Bashkise.

6.   Shtrimi i trotuarit te Bashkise Shkoder dhe planifikimi per shtrim i atij para Universitetit.

Nje kryetar ndryshe

Askush nuk e ka kete dyshim, qofte duke nisur nga pamja e jashtme e kryebashkiakut te Shkodres. Megjithate, ka edhe mjaft ndryshime te tjera nga paraardhesit. I pelqen jashtezakonisht sporti, futbolli. Shoke te tij tregojne se disa here ne jave, larg syve kureshtare, Haxhi luan futboll me miqte ne nje fushe diku afer Beltojes. Nga ana tjeter, pasioni per mesimdhenien ne Universitet, vazhdon te jete i larte. Diku me shaka, por edhe pas disa hulumtimeve, tregojne se Haxhi “kryetarllekun” e ka pune te trete pas pedagogut profesionist dhe sportistit amator. Pas ketyre impenjimeve, kohen qe i mbetet, e kalon kryesisht jashte vendit. Madje, nje socialist, ndersa komentonte keto kohe mungesat e shpeshta dhe te gjata te kryetarit Haxhi ne Shkoder, thoshte: – Nese kryetari do te ishte socialist, tashme do ti thonin “Nano i vogel IK!”. Ju kryetarit tone i thoni Nano ik, prandaj iken. Po ketij te PD-se, kush i thote? Mbase duhet te filloni protestat “Haxhi hajde”, thote me te qeshur socialisti dashamires i kryebashkiakut te PD-se.

Mjaft qytetare, tregojne raste kur kryebashkiaku Haxhi, ka ardhur pasdrekeve me biciklete ne pune, madje ka pritur pas deres se Bashkise duke trokitur per disa minuta, per te hyre ne zyre. Realisht, Haxhi eshe nje kryetar ndryshe.

Gjithmone ankesa per buxhetin

Edhe kete vit, buxheti per Shkodren, eshte shume i vogel ne zerin e investimeve. Realisht, pas miratimit u deklarua se investime do te kete vetem per trotuarin para Bashkise dhe ate para Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Edhe ne keto pak investime, Haxhi ka vendosur te ndryshoje pamjen e trotuarit te institucionit qe do te drejtoje edhe per disa vite, dhe te institucionit te cilit do ti rikthehet pas perfundimit te mandatit si kryetar Bashkie, Universitetit.

Me ka bere pershtypje qendrimi i Haxhit, ndersa ne Keshillin e Bashkise diskutohej per buxhetin. Realisht, kryebashkiaku nuk e  mbrojti sic duhet dokumentin themelor per ndryshimin pozitiv te qytetit. Te krijohej ideja se ai nuk kishte aftesi ta mbronte, ose nuk ishte i bindur se ai duhej te mbrohej. Ketu kthehemi tek tema e fillimit: Te jete apo te mos jete kryebashkiaku mesues ne profesion?

Qofte thjeshte, vetem per taksen e pastrimit, e cila ngeli aq sa ishte vetem 300 leke te reja, ndersa kryebashkiaku e kerkonte 1000 leke, Haxhi nuk diti te binde keshilltaret.

Specialistet, thone se kete vit, me parate e buxhetit, thjeshte do te paguhen rroga dhe sigurime shoqerore te punonjesve te Bashkise Shkoder. Nderkohe, sherbimet per qytetaret, mbase do te jene ne nivel me te ulet se deri tani.

Nga ana e saj, Bashkia akoma nuk ka publikuar per opinionin me detaje dhe zera te vecante buxhetin per kete vit. Akoma, Bashkia dhe titullaret e saj nuk kane njoftuar per projektet ndryshme qe ka pergatitur, ka derguar per mbeshtetje financiare, apo qe ia kane kthyer mbrapsht institucionet e Pushtetit Qendror apo edhe institucione te huaja financiare.

Mea Culpa

Edhe ne keto momente qe po shkruaj keto rradhe, kryebashkiaku dhe nje nga zevendesit e tij, jane jashte vendit, ne Itali. Edhe paraardhes te tyre, nuk kane bere pak vizita jashte vendit. Sigurisht, jo kaq shume dhe brenda nje kohe e shkurter. Megjithate, per sinqeritet apo hipokrizi, kane dale para mediave lokale per te treguar ku kane qene, per cfare dhe c’kane arritur nga vizitat. Nese deri ne momentin qe je thjeshte, nje individ pa mandat, levizjet tuaja jashte vendit, nuk perbejne lajm. Por ku ke nje mandat, aq me shume “qytetar i pare”, je ne vemendjen e mediave.

Ne fund te ketij shkrimi, si edhe here te tjera po vendos emrin tim. Sigurisht, pas disa hulumtimeve, une kam bere disa konstatime ne keto rreshta. Privatisht, nje titullar i bashkise, me ka thene se “ti nuk i di arsyet e verteta te ecjes kaq ngadale te puneve ne Bashki”, duke lene te nenkuptohet se jo te gjitha bien mbi administraten aktuale Haxhi. I kam kerkuar dhe i kerkoj, per hir te realitetit, te se vertetes por edhe si detyrim ndaj qytetareve, te publikohen shkaqet dhe emrat e fajtoreve te vertete te kesaj gjendjeje. Nese kjo ndodh, dhe eshte e bindshme dhe e faktuar jo vetem per mua por dhe te gjithe shkodranet, jam gati te bej “mea culpa”, te terheq prapa te gjitha fjalet dhe  te kerkoj ndjese publike. Deri atehere, une si shume bashkeqytetare te tjere, nuk mund vecse te konstatojme se ne Shkoder, ka Bashki, por Bashkia  nuk ka Kryetar. 7 muaj mandat, tashme kane kaluar, 6 muaj kohe marrin zgjedhjet e vitit 2005, 6 muaj kohe paramarrin zgjedhjet e vitit 2006, keshtu qe ka mbetur me pak se gjysma e mandatit pa u konsumuar. Eshte momenti te mendohet per kryetarin e ri te Bashkise Shkoder, te per cilin, uroj sinqerisht te mos jete me mesues, pavaresisht konsiderates se larte qe kam per kete profesion, por qe nuk eshte kompatibel me emertimin “qytetar i pare”. Koha e ka treguar dhe po e tregon kete!

Blerti DELIJA

 

Ismail Kadare me kokë në re

Së pari due ta baj me dije lexuesin e këtij shkrimi se unë nuk kritikoj emna, por krijime, pamvarësisht autorësisë së tyne. Unë mendoj se shumë ma e randsishme asht cilësia e krijimit se autori i tij, me fjalë të tjera, kritiku asht, apo duhet të jetë shqyrtuesi i frymzimit të krijimit. Prandej, cilido qoftë autori e fama e tij, apo e sajë, nuk duhet të shkaktojë kurrfarë ngurrimi për nji kritikë serioze e të sinqertë, elemente kta që e nderojnë kritikën e autorin e saj, mbasi qëllimi i nji shqyrtimi kritik nuk asht në asnji mënyrë mania për “me gjetë halen në perpeq”, por me i terheqë vëmendjen krijuesave ta kontrollojnë sa ma me realizëm frymëzimin që në disa raste i besojmë ma shumë se duhet. Peshorja ma shumë se çdokujt i nevojitet krijuesit e këtë mendim populli e shpreh me thanien proverbiale “nuk i bjen fjalë në tokë”. Unë me këtë shkrim do të mundohem me shqyrtue sa ma ndershmënisht e profesionalisht njene nga veprat e bujshme të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, pra “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.

 

F. 9, rr. 24, “Ajo shkëlqente mbi asfaltin”. Shqota nuk shkelqen. F. 9, rr. 4, “Sikur çdo njeriut tjetër do t’i dukej disi monoton, një koinçidencë e trishtuar”. Përse nji njeriut tjetër t’i dukej “Koinçidencë e trishtuar” fillimi i vjeshtës, e Gjeneralit pse nuk i duket si të tjerëve?! F. 9, rr. 8, “Në luftën e fundit botërore”. Urojmë të jetë e fundit, por atë luftë bota e quen Lufta e 2 Botnore. F. 9, rr. 10, 11, “Në fund të gushtit, kur filluan vrantsinat e para, pra ishte vjeshtë”. Dihet se vjeshta kalendarisht fillon më 21 shtator, jo në fund të gushtit. F. 9, rr. 14, 14, “Gjenerali e dinte se në Shqipëri, vjeshta asht e lagësht dhe me shi”. Si të mos e dinte nji italian se klima shqiptare asht mesdhetare?, pastaj, si mund të ishte e lagësht e me shi, kur pa shi s’ka si të jetë e lagësht. F. 9, rr. 16, 17, “Por edhe sikur ta dinte se në Shqipëri vjeshta është me diell dhe e thatë”, Përse të thuhet me diell dhe e thatë, kur pa diell nuk mund të jetë e thatë, pra ose njena ose tjetra e vazhdon, “Atij nuk do t’i dukej ky shi i papritur”. Cili asht kuptimi i kësaj fjaleje?! F. 11, rr. 18-19 “Atij i ishte dukë gjithmonë se misioni i tij mund të fillojë nëpër shi”. Lind pyetja. A gjithmonë ka pasë në mendje këtë mision?! Gjithmonë, do të thotë edhe para se të vriten ata ushtarë të cilëve u dërgue t’u mbledhë eshtnat, dhe në vend të fjalës “dukë”, do të mund të thuhej parandjerë. F. 10, rr. 5, “Rrafshnalta dimrore”. A ka në Shqipndi ndonji rrafshnaltë të quejtun dimnore. Nëse kjo e quejtun merr shkas nga naltsia, të gjithë rrafshnaltat janë dimnore dhe bjeshkore në verë. E vazhdon, “Dergjej nën shi”, mandej të vdekunit janë nën shtresën e tokës mbi të cilën bie shiu e kjo ndoshta do të mund të thuhej vetëm sikur në Shqipni shiu të mos pushonte kurr. F. 10, rr. 9-10, “Ushtria ishte atje poshtë jashta kohe”. A ekziston ndonji gja jashta kohe?! Ndoshta mund të thuhej jashta jete, por kurrësesi jashta koha. F. 10, rr. 12-13 “Ishte nji mision i panatyrshëm që do të kishte shumë verbim e shurdhim”. A nuk meriton kjo fjali të quhet “Kodra mbas bregut”?! F. 10, rr. 19-20 “Konturat tregonin armiqësi”. Natyra nuk duhet quejtë anmiqsore, mbasi ajo nuk i ka fajet e njeriut. F. 10, rr. 36-38, “Mbi ato male tragjike”. Malet nuk mund të akuzohen për ngjarjet njerëzore, e vazhdon, “do të fluturosh si shpend krenar i vetmuar”. Ai asht me priftin, atëherë pse i vetmuar?, r. i fundit i f. 10 “Që kur malet i lanë prapa”. Fluturimi në linjën Itali-Shqipni nuk shtrihet mbi male, por mbi det, mbi fusha deri në Rinas. F. 11, rr. 28-29 “Drujt e çveshur”. Nuk thuhet drujt, por trungjet dhe nga ana tjetër si mund të jenë trungjet e çveshuna në fund të gushtit?! F. 11, rr. 31 “Këtu ka shumë obmrella”. Përse në Shqipni paska ma shumë ombrella se në vendet tjera?! F. 12, rr. 12-13 “Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori megjithse prifti fliste ma pak”. Ç’do të thotë kjo fjali “megjithse prifti fliste ma pak”, këto fjalë lanë me kuptue se prifti ishte kryesori. F. 12, rr. 34-35, “Ai ishte kryesori dhe mund të hapte çfarëdo lloj bisede që të donte”. Të jesh kryesori nuk do të thotë të hapësh çfarëdo bisede që të duesh, të drejtën e hapjes së bisedës e kanë të gjithë njisoj, ky lloj kryesori asht diktator. F. 12, rr. 36-37, “Biles më tepër se të huaj”. A mund të jetë kush ma tepër se i huej?! F. 13, rr. 2 “Zhurma e kandshme e ekspresit”. Zhurmë të kandshme nuk ka, nëse do të ishte e kandshme nuk do të quhej zhurmë, mendoj se do të ishte shumë ma e pranueshme “fërshëllima e ekspresit”, apo ndoshta nji fjalë tjetër ma e përshtatshme që mund ta gjejë, apo ta shpikë shkrimtari për shushuritjen e ekspresit. F. 13, rr. 9, “Pas një udhe të rrezikshme me mot të keq”. Këtu a asht fjala për udhën ajrore, tokësore, apo udhëtimin?! F. 13, rr. 16-17, “Ai erdhi si nji Krisht i ri i pajisun me harta”. Krahasimi asht krejt i pavend pasi Krishti nuk ka qenë as topograf, as nuk ka qenë kërkues eshtnash, mandej edhe nëse do të ishte, pse të bahej krahasimi me Krishtin, së paku të thuhej nji Krisht i dytë, jo nji Krisht i ri, sepse Krishti vetë ka ndrrue jetë i ri. F. 13, rr. 19-20 “Ai erdhi t’ia shkëpuste harrimit dhe vdekjes, atë diçka që kishte mbetur prej tyre”. Të ia shkëpuste vdekjes do të thotë t’i ringjallte. F. 13, rr. 22-23 “Që t’i gjente të gjithë të zhdukurit e të humburit”, të zhdukunit janë të pagjetshëm sepse janë zhdukë, të humbunit mund të gjinden. F. 13, rr. 24-25 “Ai ishte pajisë me forcën magjike të statistikave”. Statistika i përket aritmetikës, jo magjisë. Figurat letrare shkëlqejnë vetëm nëse vehen në vendet e tyne ma të përshtatshme, përndryshe stonojnë si dizonanca e papranueshme në muzikë. F. 13, rr. 29-30 “si do të mbeten gojëhapur shqiptarët që mbajnë kaq shumë ombrella ndër duar”. Si mund ta bajë nji përcaktim të tillë nji i huej gjatë nji udhëtimi aq të kufizuem në vendin tonë, pastaj këtë përcaktim ai e ban pas udhëtimit të parë nga Rinasi tek hotel “Dajti”. F. 13, rr. 36-37 “Gjenerali kërkon e hapë varre, o, ç’punë të rëndë që ka”. Gjenerali urdhnon të hapen varret, nuk i hapë vetë e të urdhnosh nuk asht punë e randë. F. 14, rr. 1 “E zhvarrimi filloi më 29 tetor në orën 14”. Ma parë u tha “erdhne në fund të gushtit”, ose ndryshe në gjysmën e dytë të gushtit ndoshta, përse e filloi zhvarrosjen pas ma se 2 muejve e nëse kështu ka ndodhë, çfarë bani gjatë atyne 2 muejve e firifju lexuesi nuk sheh në libër kurrfarë veprimtarie të tij gjatë asaj kohe si justifikohet humbja e asaj kohe. Heshtja e autorit për atë kohë asht si ajo e të vdekunve që ka ardhë me marrë Gjenerali, apo ma e pajustifikueshme se heshtjen e të ramve, e imponon vdekja, por autorit kush ia imponon?! F. 15, rr. 6 “Varrezat janë pranë xhades si gjinden përgjithsisht varrezat e ushtarve”. Gjatë luftës ushtarakët e vdekun varrosen sa ma shpejt e kudo, mbasi nuk pret puna. F. 17, rr. 56 “Toka ishte plot gur të vegjël që lëshonin nji tingull të mbytur, kur preknin metalin e lopatës”. Gurët e vegjël quhen guraleca, ata nuk e prekin lopatën, por lopata ata. Ata nuk kanë si lëshojnë tingull të mbytur se tingullin e tyne e mbulon tingulli metalik i lopatës. Guri mund të lëshojë tingull të mbytun vetëm nëse përplasim gurin me gur. F. 18, rr. 1-3 “Ndoshta asht varrimi i dytë, tha prifti, ka qëlluar shpesh që të varrosen për herë të dytë, biles edhe për të tretën herë”. Lufta e rrezikon varrosësin ta varrosë të vdekunin nji herë pa le për së dyti, apo së treti. Pastaj ç’është nevoja të varroset për së dyti, e jo ma për së treti. Nji varrim për së treti do të hynte në librin Gines. F. 26, rr. 30, “Vërtetë do t’i ketë pëlqyer prifti, apo do ta ketë bërë për interes”. Me këto fjalë autori shpreh siguri për lidhjen e priftit me gruen për të cilen asht fjala e mandej vazhdon, “Në qoftë se në mes të tyre ka pasë ndonjë gjë e ç’më duhet mua në fund të fundit?”. Nëse dikush thotë, “ato janë fjalët e Gjeneralit, goja e personazhit të nji libri asht goja e autorit. F. 27, rr. 19 “Ishin duke shkruar një artikull mjaft të guximshëm e të ngatërruar”. Si e justifikon autori këtë fjali?! Cili asht kuptimi i saj?! F. 29, rr. 45 “Shqiptarët edhe ombrellat i mbajnë si pushkë”. Një gjeneral, në mos ma me shumë kulturë, së paku me akademinë ushtarake që ia detyron grada, nuk ka si e ulë vedin deri në atë injorancë sa të thotë se “Shqiptarët edhe ombrellat i mbajnë si pushkë”, mbasi ombrella nuk mund të mbahet në mënyra të ndryshme nga popuj të ndryshëm. Ajo dihet si mbahet kur bie shi e kur jo. F. 29, rr. 19 “Shqiptarët në luftë i shtyn instinkti i vjetër”. Cilado qoftë konsiderata e të huejve për ne, tingllon e papranueshme, sidomos për njerzit e rangut si gjenerali e prifti të na krahasojnë me qeniet e instinktit, përkundrazi italianët kanë një proverb përcaktues të popujve, “Tutto il mondo e un paese”. F. 29, rr. 25 “Shqiptarët në luftë bëjnë dëm më tepër se ç’duhet”. Kjo fjali lind pyetjen “A ka ndonjë luftë që ban ma pak dam se duhet, dhe si mund të thuhet dam që duhet? Asnji dam nuk duhet, a vetëm shqiptarët bakan? Ma shumë dam se duhet?! F. 31, rr. 32, “Alpinët janë më të shkurtët”. Si ka mundësi alpinët e rritun në alpe të jenë më të shkurtët, kur përgjithësisht banorët e alpeve janë shtatlartë. F. 32, rr. 18 “Me një zë të shurdhët tha – Mirëmbrëma”. Mund të thuhej me një zë të mekur. F. 35, rr. 18 “Misioni juaj është një hipokrizi”. Mbledhja e eshtnave të ushtarve të ramë në luftë asht mision ndër ma humanitarët prandej pamvarsisht se kush e si e tek, ky mendim kaq antinjerëzor nuk do të duhej të shkruhej nga autori. F. 38, rr. 16 “Shqiptarët janë një popull që e lexojnë shumë gazetën”. Në atë kohë shqiptarët mund të ishin popull që e lexon ma pak se kushdo tjetër gazetën nga shkaku i pavërtetësisë së saj sepse tek ne kishte ma pak se kudo gazeta e në të kishte ma pak se në çdo tjetër gazetë të huej të vërteta. F. 39, rr. 8 “Shqiptarët nuk i mposhtë forca, ndoshta mund t’i mposhtë gjëja e bukur”. Pse ndoshta. Përderisa pak ma parë e konsideruen nji popull instinkti si mund ta kuptojnë e të mposhten nga e bukura?! F. 39, rr. 28 “Nuk kanë këngë gazmore këta?!” Kjo pyetje i jep shkas kësaj pyetje: A ka ndonji popull në botë pa kangë gazmore. Pastaj Gjenerali a asht duke pyet ndonji muzikolog që mund të japë nji përgjigje të bazueme në studimet e tija të gjata në Shqipni?! F. 40, rr. 11 “Fortinat duken si skulptura egjiptiane”. Mos vallë të gjitha skulpturat egjiptiane janë të nji forme?!, dhe ç’ndryshim kanë skulpturat egjiptiane nga të vendeve të tjera? F. 49, rr. 34 “Prifti i dukej si ndonjë kryq gravure”. Njeriu nuk mund t’i ngjasojë kryqit pa hapë krahët, mandej përse kryq gravure?! Ky krahasim jo vetëm asht i pavlefshëm për nji karikaturëim të tillë, por autori asht përpjekë të gjejë një krahasim si ky për t’i ba qefin shtetit ateist. F. 41, rr. 26 “Fëmijët duke tundë kokat e vogla me flokë të verdha”. Si xhanëm të gjithë ata fëmijë i paskan pasë flokët e verdhë?! Si t’i kishin lye të gjith me të njëjtën bojë. F. 45, rr. 8 “Ishte shkruar në murin e varrezave: Kështu e pësojnë armiqtë”. Dihet se në vitet ’60 fjalë të tilla mund të shkruheshin vetëm me lejen e shtetit e pa lejen e shtetit individi do të ndëshkohej, nga ana tjetër përpara të huejve shteti jonë maskohej si djalli i shtirë këto e bajnë të pamundun të shkruemit e atyne fjalve. F. 45, rr. 14 “Kjo është e turpshme, tha Gjenerali për shkrimin. Nuk shoh asgjë të turpshme, ia ktheu specialisti shqiptar”. Me këtë ngjarje të sajueme, autori përdhosë shqiptarët e lartëson të huejt. Nëse kemi aq revolucionarizëm sa të na djegë edukatën, fundosim veten tonë në llumin e turpit. Justifikimi i këtij gjesti me masakrat fashiste të para 20 vjetëve pasqyron nji urrejtje terrori. Njerzori të keqit duhet t’i thote: Nuk jam si ti e jo ta kaloj në garën e së keqes. F. 45, rr. 26 “Shkrimet në murin e varrezave i ka bërë një nxënës”. A nuk do të ishte ma mirë të mbyllej kjo ngjarje me këtë justifikim? F. 45, rr. 38 “Dyert e makinës u përplasën njëra pas tjetrës me një rrëmbim si një breshëri”. Dy përplasje nuk kanë si krahasohen me breshëri. F. 47, rr. 3 “Drita binte copa-copa mbi mullarët e heshtur”. Mullarët e paprekun prej kuj si mund të jenë përveç se të heshtun?! F. 47, rr. 23 “Retë e njomura prej hënës”. Kjo asht nji përpjekje për me gjetë nji metaforë origjinale, por nuk mund të quhet gjetje, pasi retë nuk njomen. F. 48, rr. 20 “Bardhsi tronditëse e hënës”. Hana nuk mund të ketë bardhsi tronditse, mandej bardhsia nuk ka si të jetë tronditse. Tronditse mund të bahet ndonji dritë verbuese. F. 51, rr. 16, “Për spektatorët nuk do të ishte gjë e kënaqshme t’u hapeshin varret para syve, tha Gjenerali. Unë mendoj të kundërtën, tha prifti. Ata do të kënaqeshin shumë nga kjo gjë”. Unë mendoj se hapja e varreve me eshtna mbrenda do të trondiste edhe ma të pashpirtin. As mendimi ma pervers i cilitdo të huej për shqiptarët nuk ka si formulon fjali të tilla për ne. F. 52, rr. 29 “Andej nga duhej të ishte lumi”. Lind pyetja: A duhej të ishte aty, apo ishte aty. A nuk kuptohet se nuk asht andej, por andej duhej të ishte. Shkrimtari shqiptar e din a asht lumi aty, sepse ai flet për nji vend të Shqipnis. F. 54, rr. 3 “Nuk është tmerruar vajza kur ka parë se si nxirren eshtrat e ushtarve?, pyet i huaji. Aspak, u përgjigj tjetri, ktheu kokën nga ana tjetër duke ndjekë me sy të fejuarin”. Në këtë personazh kalimthi shkrimtari psaqyron zemërngurtsinë e vajzës shqiptare e çveshë nga ndjenjat njerëzore, e komunistizon në mënyrë rrobotike. F. 55, rr. 16 “Në zunë kalamajt me gurë”. Ky sajim i autorit asht i papranueshëm, aq dashakeq. Dëshira për ta portretizue popullin shqiptar sipas kërkesave të pushtetit në fuqi ka tejkalue edhe dëshirat e shtetit, ka shqelmue traditën e respektit për të huejin qoftë ai edhe i padëshrueshëm. Fëmijët tanë edhe sikur, mos e dhantë Zoti, të ishin vërtet të tillë, shkrimtari shqiptar do të duhej të bante çmos e pena e tij të gjente njifarë justifikimi ndaj këtij gjesti të papranueshëm as nga primitiviteti ma i pagdhendun. F. 57, rr. 11 “Një anglishte të shkatrruar”. Do të ishte ma me vend të thuhej “e gjymtuar”. Shkatërrimi asht sinonim me shpërbamjen. F. 63, rr. 27-28 “Vagabondin Lame Kareco kur doli nga shtëpia publike e shikuan sikur të qe ringjallur Krishti”. Përdorimi i emnit të Krishtit në nji ngjarje të tillë, përveç se asht nji sakrilegj blasfemues, asht i papranueshëm prej vetë krahasimit. Në këtë rast do të mund të thuhej: Si të kishte dalë një mbret nga shtëpia publike, apo ndojnë perandor si Bonaparti a ndonjë tjetër. F. 64 “Zë monoton”. Në kangë nuk asht zani monoton, asht melodia monotone. F. 67, rr. 23 “Ndoshta plaku nuk do të kishte qëlluar me revolver, sikur të mos ishte kjo britëm. Ç’kërkonte plaku në shtëpinë publike, kur fajin e kishte i biri që shkonte tek prostituta e ajo e priste si çdo tjetër klient”. Si e njohu Ramizi të preferuemen e të birit pa e pa kurrë ma parë? Cili ishte shkaku i brimës së prostitutës? Po mos të shkonte qëllimisht ta vriste, përse nuk e la revolverin në shtëpi? Së paku në atë kohë a ka pasë gja ma turp për nji burrë se sa të vrasë nji femen, sidoqoftë ajo. F. 67, rr. 10-11 “Për të, pra për prostitutën, u përgatit një varrim madhështor me kurora e me muzikë e të shtëna pushkësh”. Ky sajim hyn ndër ma të pabesueshmit. Ligjet e diktaturës fashiste, prostitutën e kanë trajtue si nji instrument dëfryes e si nji qenie të përbuzun, që e ka vendin vetëm në shtëpinë publike, por edhe sikur ta vlerësonin si femnen ma të nderueme, nji funeral të till nuk mund ta zhvillonin, qoftë edhe për mos me i ra ndesh zakonit shqiptar, jo për hir të zakonit, por çdolloj despotizmi përpiqet t’i respektojë zakonet që nuk i prishin punë në politikë për me u shtirë si sistem politik “human”. F. 67, rr. 16 “Mbi rrasën e varrit të prostitutës ishin gdhendur “Ra për Atdhe”. Edhe sikur të donin ta shkruenin nji epitaf të tillë, s’do t’i linte turpi e tallja e të tjerëve, e kaq gja mundet me e marrë me mend edhe ma i padituni. F. 72, rr. “Gratë e pleqtë e kanë për gjynah të hapin varre”. Kjo tingllon nji bestytni e shpikun prej autorit. “Hapja e varreve, shqiptarve u jep një kënaqësi të fshehtë duke menduar se janë eshtrat e armiqve”. F. 72, rr. 35 “Gjenerali nxori termusin, hangrën ushqime të thata e u shtri në krevat”. Ushqimet e thata nuk nevojisin termus prej tij nuk nxori asgja të langshme, atëherë pse përse e nxori termusin? F. 73, rr. 3 “Ç’bukuroshe ishte e veja e kolonelit. Për këtë grue që e ka pa para pak muejve do të duhej të thuhet asht, jo ishte. Në këtë rast, “ishte” do të mund të thuhej nëse do të kishte vdekë kohët e fundit. F. 73, rr. 9 “ajo ishte aq e bukur, sa të vinte të nervozohesh e të bërtisje: Përse vallë të ekzistojnë gra kaq të bukura”. Ç’kuptim ka të nervozohemi e të bërtasim: Përse vallë të ekzistojnë gratë e bukura. A nuk u dashka të jetë grueja krijesë e bukur?! Këtë ndoshta do të mund ta thonte ndonji anti-femnist. Dihet se vizatuesi i karaktereve të personazheve të tij asht vetë shkrimtari ndaj përgjegjësia për shprehjen e mendimeve të personazheve bie mbi autorin. Gjenerali i përshkruem si dashunues i flaktë mund të ankohet pëse nuk janë gratë edhe ma të bukura se ç’janë. F. 75, rr. 35 “Ç’të ketë bërë prifti me të vejën e kolonelit?”. A hahet një pyetje e tillë, kur këtë e ban dyshimi për një burrë e grue?! F. 78, rr. 16-17 “Kënga u përplas për çadër, ashtu si përplaset shiu”. Për tinguj muzikor mund të thuhet u zbriste volumin, apo fuqinë. F. 78, rreshti i fundit “A ka sadisfaksion ma të madh për një luftëtar sesa të nxjerrë eshtrat e armiqve të tij”. Këtë sodisfaksion do të mund ta ndjente vetëm fenomeni i urrejtjes, jo bartësi i saj sepse ky sodisfaksion do të quhej prodhim i shfrimit ma makabër. Zhvarrosjen e eshtnave nga veteranët e quen: Vazhdimi i luftës ndaj anmiqve të vdekun. F. 79, rr. 34 “Kënga shtypte faqet e pjerrta të çadrës”. Pak ma parë u tha: Kënga përplasej, tani shtypte. Kanga nuk asht e ngjashme sa me çekanin as me rrulin, përkundrazi ajo asht përkdhelse, apo krijuese emocionesh të ndryshme. Rreshti i fundit i F. 80 “Kështu është epika e tyre”. Epika asht nji zhaner arti e s’ka si të jetë e ndryshme në vende e popuj të ndryshëm. F. 81, rr. 11 “Në qoftë se ata në ndonjë këngë bëjnë aluzion për ne merrni shënim”. Përse të merrte shënim. Ç’të drejtë ka një Gjeneral i ardhun me nji mision humanitar të ankohet se aludojnë për të. Ai asht nji i dërguem i nji shteti demokratik propagandues i përhapjes së opinioneve të lira, apo mos vallë e komunistizoi koha e qëndrimi në Shqipni e kontaktet me shqiptarët që i lidhë puna me ta? F. 86, rr. 16 “Si e quanin, e pyeti plakun specialisti? Nuk e di, ne e quajtëm ushtar deri në fund”. Si ka mundësi të jetosh gjithë atë kohë me nji argat e të mos e pyesish për emën?! Kjo nuk do të ndodhte as sikur të mos ekzistonte fare kurreshtja, që sidomos tek ne shqiptarët asht ndoshta tepër e zhvillueme, e veçanërisht gratë që edhe memec po të ishte, prej truve do t’ia kishin nxjerrë emnin e gjithçka tjetër që t’u ishte shkrepë. F. 89, rr. 4 “Përsëri ditar, tha Gjenerali. I gjashti, tha prifti, që gjejmë”. Përse vallë i gjashti përmendet pa folë fare për pesë para tij?! Dhe ky ditar s’ka si e justifikon kalimin në heshtje të pestëve para tij, mbasi nuk dihet nëse asht ma i randsishmi përderisa nuk asht shfletue ende, prandej ekziston mundsia që të pestë para tij të jenë ma të randsishëm e megjithkëtë s’u fol nji fjalër për ta. F. 90, rr. 16 “Të gjithë këtu më thërrasin ushtar, asnjeri nuk më ka pyetur si e kam emrin”. Ky asht nji perforcim i së pavërtetës së thanun ma par nga i zoti i shtëpisë. F. 92, rr. 29-30 “Kur shoh Kristinën ndjej një boshllëk në gjoks, si shfryrja e menjëhershme e një rrote biçiklete”. Ky krahasim mund t’i shkonte nji humoristi, prodhues krahasimesh qesharake e vuglare, kurrsesi nji shkrimtari. F. 97, rr. 16-17 “Burrat shqiptarë flasin pak”. Ky konstatim asht sa i dëshirueshëm, aq i pavërtetë, e kjo e pavërtetë nuk u përket vetëm shqiptarëve, por çdo popullit, mbasi cilësitë apo veset i ka individi, që në këtë pikë nuk mund të përfaqësojë nji popull të tanë. Shkrimtari në gojën e personazheve të kulturueme duhet të venë shprehje të kulturueme. Ky rast e disa të tjerë të ngjashëm me këtë na sjellin ndër mend thanien proverbiale të Fishtës së madh: Çka t’i bajmë, anmik e kemi, por të drejtën do t’ia themi. F. 103, rr. 10 “Sytë e Kristinës janë hieroglife, si të gjithë sytë e vajzave shqiptare”. Hajde me nji mij e sa ka së paku po të thuhej si përgjithsisht sytë e vajzave shqiptare, por si të gjithë vajzat shqiptare ashti nji tepri e papranueshme, mbasi shqiptare nuk ngjajnë njeni me tjetrin si ta nxamë kinezët. F. 103, rr. 27 “Sikur të ishim pranë njëri-tjetrit, por kjo s’po ndodhë, me sa duket kjo ndodhë vetëm ndër filma”. Njerëzit nuk kanë fillue të ndodhen pranë njeni-tjetrit me shpikjen e kinematografisë, dhe pranë njeni-tjetrit çiftet ndodhen kudo e në çdo çast. F. 104, rr. 32-33 “Edhe mua më ftuan në sofër, por të ardhurit nuk këmbyen asnjë fjalë me mua, si të mos isha aty”. Kjo mospërfillje nuk asht shqiptare, as njerëzore. Edhe kafshës i flet kur të afrohet te sofra. Thirrja e nji njeriu në sofër nga i zoti i shtëpisë tregon nderim për të dhe asht shej që duhet ta nderojnë edhe të ftuemit. Kështuqë mosrespektimi i të respektuemit nga i zoti i shtëpisë, turpnon të ftuemët. F. 107, rr. 18 “Emrin e qenit e ka shënuar, të vetin jo”. Cili asht kuptimi i nji ditarit nëse në këtë rast autori nuk tregon i kujt asht ditari?! F. 100, rr. 16-17 “Ushtarët e huaj lanin rrobat e ruanin pulat”. Sado i panjerëzishëm të jetë nji fshatar, apo çdo njeri, nuk e ulë shërbëtorin deri në atë shkallë sa ta detyrojë me la rroba, pasi kjo punë asht femnore. Për sa u përket pulave, nuk asht dëgjue kurrë të ketë barij pulash, mbasi ato ruejnë vedin. F. 100, rreshti i fundit “Shqiptarëve nuk u pëlqejnë revolverët, por pushkët”. Fjalët pushkë e armë janë sinonime dhe i dallojmë nga madhësitë e markat, pastaj si e mësoi i hueji brenda nji qëndrimi të shkurtë në Shqipni çfarë armësh përdorin ma dendun shqiptarët, mandej nuk mund të thuhet “pëlqejnë”, mbasi armen mund ta imponojë nevoja, jo qejfi e vazhdon “mitralozin e këmbenin me një vezë”. Kjo fjali nuk mendoj të ketë nevojë për koment. F. 111, rr. 46 “murtajën mund ta këmbejë me një pulë”. F. 112, rreshti i parafundit “A ju kujtohet ai koloneli që u lante rrobat fshatarëve e u bante çorape?” A u tregoi ai vetë fshatarëve se din të bajë çorape, për ta ulë veten aq poshtë? F. 113, rr. 9 “Era herë në një anë e herë në anën tjetër, kanë qenë dy erna të kundërta sepse nji erë nuk mund t’i hjedhë në dy drejtime të kundërta. F. 114, rr. 23 “Ndërtesa moderne fermash”. Në vitet ’60 ndërtesa moderne as në Shqipni s’e kemi pasë nji për be, e jo ndërtesa moderne fermash. F. 111, rr. 10 “Në mes të shkretëtirës”. A ka shkretëtirë në Shqipni?! F. 117, rr. 11, “Ke parë ëndërr nga lodhja”. Lodhja nuk shkakton ëndrra. F. 117, rr. 33 “Kishte lëvizje të jashtëzakonshme veturash”. Në vitet ’60 numri i veturave në Shqipni duke përfshi këtu edhe Tiranën mund të jetë i përshtatshëm me u quejtë i jashtëzakonshëm për numrin e vogël të tyne. F. 118, rr. 2-3 “Nga të dy anët e rrugës punëtorët po shkulnin mimoza e po vinin pisha”. Pishat mbillen, nuk vehen në tokë, mandej përse të shkulen mimozat?! F. 116, rr. 18 “Nga i sjellin këto pisha?! Besoj nga malet”. Si mund të pyetet “nga i sjellin këto pisha”, kur dihet se pishat janë landë druni malor. E si mund të përgjigjet tjetri me shkollë të naltë “besoj nga malet”, mos vallë italianëve u mbijnë e u rriten pishat në fusha?! F. 128, rr. 29-30 “Unë nuk e kuptoj pse të ndahen eshtrat e shokëve tanë nëpër familje, ata janë mirë aty me shokët e vet”. Po qe se gjenerali mendonte kështu, përse e ndërmori këtë mision?! F. 118, rr. 31-32 “Ushtari e ndjen veten mirë në mes të shokëve, i gjallë a i vdekur qoftë”. Mirë se për së gjalli po e xamë se e ndjeka veten, por i vdekuni si mund ta ndjejë veten? Apo mos janë edhe në jetën tjetër në të njëjtin vend e ndjesinat i kanë siç i patën për së gjalli. F. 120, rr. 16 “Paketa ishte nxi nga hartimi i strategjive”. A i nxen sipërfaqja e nji pakete cigaresh gjithë ato plane strategjike që vizatoi në të Gjenerali?! Mendoj se për gjithë ato vizatime do të duheshin disa faqe fletoreje. F. 122, rr. 23 “Gërmojnë 2 metra tokë, thotë Gjenerali”. Lind pyetja: Në varre a gërmojnë punëtorë apo Gjenerali. F. 123, rr. 12 “Ka disa popuj që e përqafojnë luftën me zell të tepruar e këta janë ma të rrezikshmit”. Asnji popull nuk e përqafon luftën, luftën e dëshirojnë drejtuesat e këqij të popujve. Popujt janë viktimat e mashtrimeve politike. Gjykime kaq të papërgjegjshme nuk duhen vu në gojët e dy njerëzve aq të shkolluem si Gjenerali e sidomos prifti, që marrja përsipër e nji detyre aq të shejtë ia don të jetë sa ma i matun në gojë. Prandej pavarësisht interesit ideologjik, shkrimtari nuk do të duhej të karikaturonte portretin shpirtnor të nji kleriku. F. 123, rr. 27 “Me armë, apo pa armë, ky popull është i destinuar të zhduket”. Vërtet në gojën e anmikut, ose të atij që duem ta konsiderojmë anmik, shkrimtari mund të vente fjalë anmiqsore, por jo fjalë krejt të pakuptimta personazhi duhet ta justifikojë me njifarë shkaku atë që flet “me armë apo pa armë do të zhduket” do të thotë nga arma, ose nga ndonji sëmundje e tillë shfarosëse që deri më sot nuk i ka ndodhë asnji populli. F. 124, rr. 2 “Këta karakterin e tregojnë në këngë, veshje e çdo gjë”. Karakterin e tregojnë virtyet, shumë më tepër se elementet e sipërpërmendun. F. 124, rr. 6-7 “Shqiptarët bashkë me vdekjen, shijojnë kënaqësinë estetike”. Bashkë me vdekjen do të thotë ai edhe vdekja bashkë si të flitej për dy individë. Mund të thuhej si vdekjen. Kurse nga ana kuptimore kjo fjlai nuk qëndron fare “bashkë me vdekjen shijojnë kënaqësinë estetike”, a nuk asht nji lodër enigmë fjalësh?! F. 127 “Unë nuk isha një vajzë naive që të kujtoja se mbledhja e eshtrave i ngjet një opere sentimentale”. Ç’hyn këtu vajza naive e ç’hyn opera sentimentale, pa le po kur këtë e thotë një gjeneral i kohëve moderne, dhe i një shteti vendi i të cilit asht vendlindja e operës. F. 128, rr. 4 “Ai e dinte se në këtë punë do ta ndihmojë dashuria dhe urrejtja”. Si mund të ndihmojë njëkohësisht dashunia dhe urrejtja?! F. 128 “Ai provoi një gëzim të egër”. Lind pyetja: A ekziston gëzim i egër?! Nëse asht i egër s’ka si të quhet gëzim. F. 138, rr. 14 “Fati ma ruajti pjesën time të luftës ta bëj pas 20 vjetëve në kohë paqe”. Si mund të konsiderohet luftë nxjerrja e eshtnave?! F. 139, rr. 5 “Më keni thënë se shqiptarët nuk e duan detin se u ka sjellë fatkeqësi”. Personazhi nuk sqaron se çfarë fatkeqësishë po të ishte fjala për pushtime ai duhej ta dinte se pushtimet ma të gjata e të egra shqiptarëve u kanë ardhë nëpërmjet tokës, prandej nëse do të ishte puna me urrejtë udhët, do të urrenin udhët tokësore ma parë se udhët detare. Si mund të thuhet “nuk e duan detin”, kur përbri tij banon nji pjesë e madhe e shqiptarëve?!, e vazhdon “janë qenie që i tremben ujit”. Si mund t’i quejë një klerik shqiptarët “qenie”?! natyrisht duke përfshi këtu edhe kolegët e tij klerikë shqiptarë. F. 144, rreshtat e parë “Në ato qeta kishte malësorë që nuk e dinin cilin armik po luftonin”. A ekziston ndonjë budalla që lufton dikend pa ditë ke asht duke luftue?! Këtu sipas autorit bahet fjalë për 1939. Historikisht ne nuk dimë se kanë zbritë malësorë qeta-qeta nga malet në Durrës për të luftue pushtuesin. Historia flet për Mujo Ulqinakun, të cilin autori nuk e ven në gojën e personazheve të tij. F. 147, rr. 123 “Erdhi pranvera e kaloi e në tokën e huaj mbiu bari”. Bari a mbinë në pranverë, apo kur kalon pranvera?! F. 147, rr. 14-15 “Fundi i xhades u mbush me bubullima”. Po të thuhej u mbush me vetëtima edhe mund të hahet disis për shkak të dritës, ndërsa me bubullima jo vetëm nuk gëlltitet, por as nuk përtypet. Kapitulli 17 duket shumë i huej për librin. Ky kapitull përshkruen nji kohë të papërcaktueme qartë, shkurt nuk e justifikon vendin që ka xanë në mes të tjerëve. F. 153, rr. 4-5 “Shqiptarët kanë një proverb: Kohën e keqe tek miku i mirë”. Nëse këtë proverb e ka ndonji fshat apo e ka shpikë autori nuk mund ta quejmë proverb, mbasi proverb do të thotë fjalë e urtë e ky i ashtuquejtun proverb nuk ka mbrendë kurrfarë urtije. F. 128, rr. 20-21 “Ndoshta i ka pasë duert me baltë, tha prifti, e nuk e ka vënë re gërvishtjen”. Gërvishtja nuk vehet re, por ndihet, e balta s’ka si e pengon pa u ndie gërvishtjen, se nuk ka gërvishtë baltën por dorën. F. 159, rr. 11-12 “Mikrobi rrin i fshehun nën tokë 20 vjet, me të rënë në kontakt me ajrin e diellin, zhvillohet, si bisha që zgjohet nga gjumi i dimrit”. Nëse mikrobi jeton 20 vjet nën dhe, mund të shpjegohen specialistat.  Krahasimi i zgjimit si i bishave pas dimrit duhej thanë i hibernanteve, se bishat në përgjithësi flejnë e zgjohen rregullisht në çdo stinë, prandej krahasimi duhej ba me hibernantat. F. 161, rr. 25 “Kush do t’ia thotë gruas së tij”. Me këtë fjali lexuesi, sidomos shqiptar mendon se i vdekuni nuk ka pasë prind, mbasi ne shqiptarët së pari në këtë rast lamërojmë prindët. F. 162, rr. 5 “Ushtarët e vdekur u hakmorën pas 20 vjetëve, ky i vrau me plumb, ata e vranë me një kopsë pas shpinde, armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”. Kur u gërvisht, nuk u tha me çfarë, tash doli kopsa. “Pas shpinde”, nëse aty ka qenë nji kopsë, ajo ka qenë në tabanin e varrit ndaj s’ka si ta gërvishtë pas shpinde veç nëse shtrihet edhe vetë punëtori aty me shpindë në tokë, nga ana tjetër “i vdekuri mori hak pas 20 vjetësh” asht mendim i pajustifikueshëm sa nga logjike, aq nga elementet e letërsisë, përveç kësaj “armiku mbetet armik edhe i vdekun”, shprehje urrejtje patologjike, pra antinjerëzore kundrejt një ushtari që ndoshta ma shumë se nji anmik mund të jetë prej nji ideologjie motër me tonë të cilave nuk ke çaire pa iu bindë, e autori i ka pasë të gjitha mundësitë me e shkrue romanin pa u zhytë në kësi llume fantazinash, sipas proverbit shqiptar “Mishin me e pjekë e hellin mos me e djegë”. F. 162, rr. 14 “Puntorin që vdiq duke nxjerrë eshtrat, ta varrosim në varret e dëshmorëve”. Lind pyetja: A si punëtor i nxjerrjes së eshtnave, a si luftëtar i dikurshëm, apo si të dyja bashkë?! F. 164, rr. 9 “Specialisti tha: KA mundësi të jetë aviator anglez”. Në vend të jetë, duhej thanë ka qenë, apo të ketë qenë aviator anglez. Ka mundësi, shpreh dyshim, e këtë dyshim shkrimtari e len si të vërtetë. F. 167, rr. 11-12 “Brigada djemsh e vajzash që në borë po hapnin toka të reja e terraca”. Si mund të hapen terracat duke ra borë. Përse kjo punë asht ba në mot të papërshtatshëm. F. 168, rr. 9 “Xhadeja gjarpëronte, vërtitej, rrotullohej, si një litar i ngatërruar”. Mirë gjarpnonte, po vërtitej e rrotullohej, përse si mund të vërtitet e të rrotullohet rruga! F. 169, rr. 1 “Xhadeja bëhej si një lëmsh i pazgjidhshëm”. Mos vallë edhe këtij mund t’i thuhet krahasim?! F. 129, rr. 11 “Prifti çakrriti sytë e u tremb kur pa statujën”. Shkrimtari nuk na tregon arsyen e kësaj trembjeje, përse?! F. 170, rr. 28 “Karonti do të hapte fletoren”. Magazinjeri nuk ka si të krahasohet me Karontin, se magazinjeri inventarizon, ndërsa Karonti asht tansportues i shpirtnave nga nji anë e skëterrës në tjetrën, përmes të një lumi dantesk. F. 171, rr. 11 “Kur t’i çojmë eshtrat në vendin tonë, do t’i marrin të ineresuarit me automjete të ndryshme, biles edhe do t’i ngarkojnë në kurriz”. A mund të mendohet se në Itali për mungesë automjetesh mund të detyrohesh t’i ngarkosh eshtnat e të sjellunve nga Shqipnia. A të shkrin gazit ky mendim?! Ai shtet që dërgoi gjeneralin për këtë mision e ka sigurue transportin e eshtnave deri në qendrën e grumbullimit nuk u siguroka transportin deri në shtëpitë e tyne?! F. 172, rreshtat 3 parafundit “Zjarri i cigares”, do të duhej të thuhej shkëndia e cigares, jo zjarri i cigares, apo xhixha e cigares. F. 173, rr. 27 “Male të neveritshme”. Mund të thuhej të vështira, por kurrsesi të neveritshme. Në gojën e nji gjenerali nuk duhen vu fjalë rrugaçash, qoftë edhe vetëm për hir të gradës se as vetë grada nuk na len me i besue kësi fjalësh. F. 174, rr. 19 “Fshatarët shqiptarë i bëjnë dasmat në vjeshtë”. Nuk e di nëse jugorët e kanë ba zakon këtë qi shkruen autori, por nëse asht ashtu nuk asht gja për të mos u çuditë. F. 175, rr. 56 “Tani mjaft ma, i tha priftit për të tretën herë”. Asht gjaja ma e pamendueshme se nji gjeneral t’i thotë priftit “mjaft” në mënyrë urdhnore, nji gjenerali prendimor nuk ia lejojnë as besimi i tij fetar, as grada. F. 175, rr. 16 “Po të ishte nevoja, gjenerali edhe mund ta urdhnonte”. Detyrohem të përsëris, asnji gjeneral prendimor, sidomos i nji vendi demokratik siç ishte Italia e asaj kohe, nuk e ulte veten të urdhnojë nji prift. F. 176, rr. 24 “Për t’u kënaqë po të kishte ceremoni varrimi, unë do të shkoja në ceremoni varrimi”. A ka njeri që mund të kënaqet në ceremoni varrimi?! F. 177, rr. 14 “Hyri brenda gjenerali i paftuar në dasëm”, thotë autori. Që nji gjeneral të rropatet nëpër baltat e nji fshati veç si e si me shkue patjetër në nji dasëm i paftuem, hyn ndër ngjarjet ma të pavërteta. Fantazia duhet t’i rrijë realitetit si rroba e bukur nji trupi e jo si nji rrobe e shëmtueme që i shëmton edhe imazhin të vërtetës. Në këtë kapitull gjenerali shklet dinjitetin e gradës, për hir të një aventure ma të pakuptimtë e jo vetëm kaq, ai ul prestixhin e vendit nga vjen e të shtetit që e ka dërgue e të shtetit tonë që e ka lanë vetëm me priftin e ardhun me të. Shtëpia e fshatit ku i asht caktue të flejë a ka njerëz, si e lënkan ata nji gjeneral të huej me nji prift të bredhë vetëm nëpër nji fshat të panjohun. Shteti jonë ishte garantuesi i jetës së tyne prandej si mund t’i linte ashtu të pashoqnuem, e sikur dikush t’i vriste, shteti jonë do të duhej t’i përgjigjej shtetit të gjeneralit e kush e di sa tërkuzë do të zgjatej puna e shteteve ndoshta edhe deri në konflikt të paparashikuem. Këto shkrimtarit nuk i kanë shkue ndërmend, apo i ka injorue?! Krijimin e nji shkrimtarit e damtojnë njena e tjetra. F. 178, rr. 11 “Gjenerali u turbullua aq shumë e sytë i qitshin xixa, si t’i kishin rënë një shuplakë të fortë syve”. Për këtë rast ky krahasim asht shumë vulgar. F. 179, rr. 22 “Njerëzit e dasmës e të ftuarit përplasnin thundrat në dysheme”. Asht hera e parë që dëgjoj, apo në këtë rast lexoj që edhe njerëzit paskan thundra. F. 179, rr. 33 “Gjenerali nuk mendonte asgjë”. Njeriu kur nuk asht fjetë, nuk ka mundësi të mos mendojë ndonji gja. F. 180, rr. 12-13 “Nuk e kupton që këtu je i tepërt, i mallkuar?!” A justifikohet indiferenca e njerëzve të shtëpisë ndaj fjalëve të Nices kundra nji të hueji aq i pambrojtun?! F. 181, rr. 16-17 “është më e lehtë të tërhiqesh nga zjarri i mitrolozave se sa të ngrihesh, të ikësh nëpër shi nga kjo dasëm”. Ç’asht gjith kjo vështirsi, kur ai mund të ngrihet kur të dojë a mos po u ngelet hatri atyne të shtëpisë se po u ikë?! F. 132, rr. 32 “Këta siç duket e kanë dasmën e shenjtë, tha i huaji”. Përse u duket çudi, mos vallë italianët e kanë të pashenjtë, kur kunora e martesës vehet edhe në kishë? F. 185, “Telat e violinës vërtiteshin të gjallë si gjarpri”. Telat e instrumentave muzikor nuk vërtiten, përkundrazi janë shumë të tendosun, ndryshe nuk akordohen, por edhe sikur të vërtiteshin, telat e violinës nuk mund të krahasohen me një gjarpër të gjallë, sepse violina derdh mjaltë e gjarpni helm. F. 185, rr. 33 “Gjeneralit po i merreshin mendtë nga kjo furi e tërbuar e rrezikshme dhe e ndritshme”. Furi e tërbueme mund të konsiderohet furia e luftimit, jo e dasmës. Edhe e rrezikshme asht furia e luftimit, ndërsa furia të ndritshme nuk e di çfarë mund të quhet. F. 188, rr. 1 “Këtu mund të ndodhte çdo gjë dhe askush nuk mbante përgjegjësi”. Shteti venas asht përgjegjë për çdo gja që mund t’i ndodhë nji të hueji të ardhun me miratimin e shtetit, qoftë ai edhe ma i thjeshti qytetar i huej e jo ma nji gjeneral e nji prift të ardhun me nji mision paqsor e human. F. 190, rr. 15 “Ishin varur pushkët e mysafirëve”. Lind pyetja: Këtë roman shkrimtari a e shkruen edhe për shqiptarët që jetuan edhe në atë kohë e ata që e njohin mirë situatën politike të kohës së të shkruemit të këtij romani, apo për ata që nuk e dinë se Shqipnia asht qeverisë nga diktatura. Në vitet ’60 shqiptari rrënqethej edhe po të mendonte pushkën e fshehur nën dhe, jo ma ta merrte me vete në dasëm. E ç’i duhej pushka në dasëm, kur ishte e dënueshme me qitë edhe me pushkaliqe. F. 190, rr. 34 “Siç i merret fryma një gruaje, kur përqafon një burrë”. Ku asht baza e këtij krahasimi?! Po të ishte e vërtetë se grave u merret fryma kur përqafojnë burrat, përqafimi do të ishte i ndaluem së paku me ligj mjeksor. F. 191, rr. 16 “Askush nuk e kuptoi se plaka Nice u fut brenda”. Askush nga të gjithë ata njerëz?! Çfarë ishte ajo, hipnotizuese?! F. 191, rr. 24-25 “Gjenerali i doli vetë përpara ashtu si kafsha që porsa ndjen së largu thirrjen e armikut, sugjesionohet prej zërit të tij dhe në vend që të ikë vrap, vrapon t’i dalë vetë përpara”. Përvoja ime nuk ka dëgjuar kurrë këtë lloj kafshe. Cilën kafshë e sugjestionon zani i njeriut aq sa të vrapojë me u ba pre e anmikut. Nëse ekziston, kjo qenka kafsha ma idiote e botës tonë. F. 192, rr. 6 “Nga një mërmëritje e fuqishme”. Mërmëritja asht pakëz ma e gjallë se përshpëritja, prandej s’ka si quhet e fuqishme, por në këtë rast mund të thuhej: Mërmëritje e të gjithve. F. 149, rr. 3 “Do të doja, thotë Gjenerali, të mbaja Betin gjithmonë në krah”. Edhe sikur tek gjenerali të ekzistonte nji mendim i tillë, shkrimtari do të duhej ta shmangte nga ky moment, kur ai po mbante në krah eshtnat e bashkëshortit të Betit, asht ky momenti ma i papërshtatshëm në jetë për mendime lakmitare të dashunisë. F. 149, rr. 8 “Megjithatë Beti ma dërrmove kurrizin”. Kështu, pas një çasti lodhja e bani t’i ankohet Betit se “ia dërrmoi kurrizin”, e pra ekstreme mendimesh brenda nji minuti. F. 149, rr. 9-10 “I erdhën vërdllë fshatit si dy të dehur”. A ishin të dehun apo si të dehun? Si spjegohet që nuk po kishin frikë të silleshin në këtë orë nate ashtu vetëm nëpër fshatin e një populli që ata e konsideronin të egër?! F. 196, rr. 1-2 “Duket se po na afrohen duke i rënë daulles për të na dëbuar, si bëjnë disa popuj për të dëbuar shpirtërat e ligj”. Cilët popuj janë këta që i bien daulles për të dëbue shpirtnat e ligj? F. 197, rr. 10 “Sikur ta dinin qentë çfarë kam në kamion do të ulërinin”. Përse të ulërinin qentë?! Nëse e ka fjalën për eshtrat, qentë lakmojnë koca me mish në to, kurrsesi eshtna të vdekunish para 20 vjetve.  F. 198, rr. 32 “Me majë të këpucës i ra thesit”. E si mund t’i binte thesit me eshtnat e kolonelit Zampa me nervozitet që po kërkonte tash nji vit e sa me ra në te?! A nuk mundi ta largonte me duer?! F. 199, rr. 12 “Do ta ketë marrë uji thesin”. E si mund të ketë arritë thesi në ujë me nji të rame që i bani gjenerali me majë të këpucës, kur thesi ishte në kabinë?! Ai duhej të kishte marrë hov për me e shkelmue thesin së paku 3 kile deri në ujin e qoshes së rrugës. F. 202 “Gjenerali u kthye të delte ngase nuk gjeti vend të ulej për të pirë”. Si asht e mundun të mos i gjindet nji vend në kafene gjeneralit të huej. Të mos i gjesh vend nji të hueji a nuk asht turp për ne? Shkrimtari i romanit e di mirë se kjo nuk mund të ndodhë e si ka mundsi ta ketë ba ë ndodhshme?! F. 202, rr. 3 “Nuk mund të ecje dot pa u përplasur”. Sado të shumtë të jenë njerëzit në bulevardin e Tiranës, mbetet mjaft vend për kalim pa u përplasë. Ku i ka gjenerali veturën e shoferin që detyrohet të dalë në këmbë e i pa shoqnuem?! Më së paku me një spiju, si shteti i atëhershëm e ka pasë në parim për kontrollimin e të huejve e të tonve që mund të tentonin me komunikue me të huejt? F. 202, rr. 17 “Kujt do t’i shkonte në mend se eshtrat e kolonelit Z janë zëvendësuar?!” Sipas autorit kaq naive ka qenë përzgjedhja e shtetit italian e nji gjenerali për nji mision kaq humanitar sa të dërgojë në Shqipni nji trafikant eshtnash të ushtarve, kur shteti italian gjatë qëndrimit të tyne në Shqipni ka shpenzue kush e di sa qindra e mijra dollar e këtë paturpsi sipas autorit pranon ta bajë edhe prifti që i asht betue Zotit të jetë sa ma i drejtë?! Ky sajim asht tejkalimi i çdo kufini të etikës, e kulmi i imoralitetit arrin ma tutje kur gjenerali gjerman i sugjeron t’ia shesë 100 dollar një skelet me masën e atij të kolonelit Z. Meqenëse këta janë personazhe të kohës tonë e sikur nji ditë t’u jepet rasti të njihen me atë përshkrim që u ka ba autori e ata të kërkojnë llogari për ato shpifje, si do t’u përgjigjet autori?! Sajimet groteske që i pëlqejnë nji diktature e kanë jetëgjatësinë sa vetë diktatura e nëse këto sajime i nevojiten edhe ndokujt tjetër për ndonji qellim të veçantë shfrytëzimi politik, prapë se prapë i ngjasin atij limonit që sapo të shtrydhet ngelet vetëm mbeturinë për t’u tretë si gja e pavlerë. Shkrimtari nuk duhet të krijojë limoj që shtrydhen, për margaritarë a arti shkëlqimi i të cilëve e ka jetëgjatësinë ma të përtejshme se çdo margaritar i natyrës. F. 205, rr. 20 “Ollrajt, e përshëndeti plaku”. Ollrajt nuk asht përshëndetje, e autori nuk thotë se plaku e mendoj si të tillë. Kjo len të kuptohet se në kohën e shkruemjes së këtij romani, as vetë autori nuk ua ka ditë kuptimin fjalëve “ollrajt”. F. 207, rr. 70 “18 lek e 20 qindarka”. Si e kuptoi gjenerali çmimin shqip?! F. 208, rr. 17 “Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë male”. Nji italian s’ka si ta thotë këtë, mbasi Italia ka ma shumë male, pastaj atij nuk i takoi t’i ngjiste të gjitha malet tona, as t’i shihte. F. 208, rr. 36 “Kësaj i thonë të deheroizosh tokën”. Toka nuk heroizohet, as deheroizohet. Ky titull u krijue vetëm për njeriun. F. 209, rr. 9 “Ku e keni atin tuaj të shejtë?” Autori duhej ta dinte se për katolikët At i Shejtë quhet vetëm Papa. F. 200, rr. 4 “Eshtrat janë dërguar në familje tjetër për tjetër”, po mos të ishin aq të aftë sa për të mos i ngatërrue eshtnat si do të mund t’i zgjidhnin për nji mision të tillë. F. 211, rr. 15 “Një mineral që e krijon vdekje”. Vdekja nuk krijon. Eshtnat nuk kanë si të quhen mineral vdekje, ata janë mbeturina jete. F. 213, rr. 13 “At buçimë të mbutyr, nuk mund ta mbulonte askush”. Buçima mund të thuhet e shurdhur. F. 218, rr. 13 “Jemi njerëz me nerva, jemi si puna e atyne njerëzve që i duan gjellët me shumë salcë, kripë e piper”. Si spjegohet që njerzit me nerva i dashkan gjellët kështu?! F. 220, rr. 9 “Njeriu ka nevojë të kapet pas diçkaje, si i mbyturi”. I mbytuni s’ka si kapet, por ai që asht duke u mbytë. F. 221, rr. 89 “Një plakë shqiptare më tha: Ti ke ardhur këtu të shohësh si i martojmë djemtë tanë e të na i vrasësh”. Lind pyetja: A u dashka të dihet si martohen djemtë për t’i vra?! F. 222, rr. 6 “Trupat e armiqve që na kanë sulmuar nuk i tret toka”. Mendoj se ishte ma e drejtë të thuhej: Trupat e armiqve edhe toka i tretë ma shpejt. F. 222, rr. 30 “Kryqet e varreve në nji drejtim. Fshatarët thanë ngase era fryn gjithmonë në një drejtim”. A ka ndonji vend në botë ku era fryn gjithmonë në nji drejtim?! F. 224, rr. 19 “Shqiptarët flejnë shpejt”. Si e konstatuen ata që nuk fjetën asnjë natë me shqiptarë. F. 225, rr. 8 “Ç’luftë e heshtur që ishte, tamam luftë e vdekur”. Po të ishte lufta e vdekun, nuk do të kishte luftë kurrë, prandej urojmë të jetë e vdekun lufta. F. 231, rr. 23 “Prift, i thirri ai”. Priftit i thirret pader X, ose don X. Nji gjeneral a nuk e dinte këtë, e sidomos i besimit katolik siç ishte ai gjeneral italian. F. 231, rr. 6 “Këtij skeleti i mungojnë dy dhëmbë, por mund tia bëjmë tek dentisti”. A ka ngja ndonji herë në botën tonë ky veprim?! E çfarë do t’i nevojiten skeletit dhambët e punuem tek dentisti?! Kësaj a nuk i thonë të tallesh me veten?! Un, këtij vështrimi kritik, objektivitetin e të cilit besoj e patë vetëë, due t’ua them lexuesve të këtij shkrimi se kritika e sinqertë e realiste, duke qenë ushqimi ma jetëdhanës i cilësisë, duhet të bahet edukuesja e kujdesit të çdo krijuesit, mbasi pa nji kritikë të shëndoshë nuk mund të kemi art të shëndoshë. Sot munges e kritikës po mbush libraritë tona me të ashtuquejtun libra, gazetat me të ashtuquajtun artikuj, fonotekat me të ashtuquejtuna kangë, duke shfrytëzue pamjaftueshmëninë e shijimit të një pjese të popullsisë prandej edhe duke e zbritë këtë pamjaftueshmëni gjithnji e ma drejtë zeros. Mendimi ma i papjekun e ma i damshëm asht i atij që kujton se fama të ban të pakritikueshëm. I pakritikueshëm asht vetëm Zoti, të kesh një idhull asht e pranueshme, të bahesh fanatik i tij asht e papranueshme. Mbrojtja pa të drejtë ka dy anë të këqia: përkëdheljen e gabimeve të krijuesit dhe miklimin e inferioritetit tand që mbron me të padrejtë. Uroj që edhe tek ne kritika të xanë atë vend të nderuem që ka në vendet e qytetnueme ku shihet fare qartë efekti i rrolit të saj.

Gjokë Vata

Qytetar Nderi i Shkodrës

 

Nacionalistët: Amanet Shqipërinë, jo amanet mushkat

Përgjigje Topshow-t të datës 12 ora 1100

Drejtues i emisionit Topshow:

Me çudi të madhe dëgjova pyetjen tuaj sa satirke dhe ironizuese se, tashti që komunizmi ju dëno, ju la pa pasuri, pa shkollë, ju shtresa e përmbysur nuk do të ëndërroni dhe s’do vini më në pushtet?! Çudia tjetër e madhe që qarjet e zotërinjve dhe dorëzimi i tyre se nuk i paska ndihmuar as komunizmi dhe as pjella e tij, demokracia, e vendosur kjo 14 vjet prej tyre. Më çuditi dhe habia e Princit Leka i cili tha se po qe Shqipëria mirë jam edhe unë mirë. Gjithashtu po punoj për Shqipërinë. Zotëri keni të drejtë se nuk dini disa gjëra shumë më të rëndësishme se ato që u thanë nga zotërinjtë, të ditur dhe të pa ditur.

Zotëri! Kur pushkatoheshin në luftën vëllavrasëse intelektualët dhe politikanët e kësaj shtrese thonin “Amanet Shqipërinë. Të rrojë Shqipëria e lirë” dhe nuk thonin “Amanet mushkat e Ali hajdutit”. Kjo plejadë politikanësh u rritën dhe u edukuan nga shekujt jo duke u bërë politikanë për të vjedhur, për të vrarë dhe të mos ketë ligj që t’i dënojë. Por ndërtuan atë shtet që ishte model në Ballkan dhe Europë, i dha këtij vendi ligjin dhe shtatin ligjor. Kur bridhje gjithë Ballkanin dhe nuk të përdhunonte dot njeri, të vriste apo të vidhte si sot, por ka akoma të gjallë që e faktojnë qetësinë e asaj kohe të Mbretit Zog dhe me pasaportën dhe lekun e tij shëtisje gjithë botën. Ishin ata fisnikë që vinin në politikë me pasuri si gjigandi Mit’hat Frashëri dhe largoheshin nga politika pa këpucë dhe pasuri. Politikani dhe ligjvënësi nuk ishte hajdut dhe i pangopur që të bënte miliona por ishte talent, prirje dhe trashëgimi me politikë dhe shumë revolucionar, por ikën nëpër Europë dhe Amerikë se nuk patën sukses. Mundohuni sa të doni me emisionet tuaja që të përjetësoni pushtetin por jo, mos t’u gënjejë mendja se historia, politika dhe trashëgimia janë qindra vjeçare. Ata heronj dhe dëshmorë të kombit që dhanë jetën për të, nuk e dhanë të përjetësojnë hajdutërinë, krimin dhe perversin. Ata edhe sot kur vdesin thonë “Të rrojë Shqipëria e lirë” dhe “Shpëtoni Shqipërinë nga krimi, prostitucioni dhe anarshia”! Princi i vogël kur thotë unë jam mirë kur Shqipëria është mirë. Ju duhet të kuptoni se Shqipëria është e robëruar dhe po vuan nga sëmundjet e komunizmitt dhe demo-komunizmit 60-vjeçar. Ai thotë po punoj dhe duhet të punoj që brezi i tij të ketë shtetin ligjor dhe Shqipërinë dhe shqiptarin e lirë nga vargonjtë e kësaj politike revolucionarësh të paskrupullt, të cilët akoma po mundohen ta ndërrojnë pushtetin me dhunë duke vënë në funksion vjedhjen e votës saqë populli nuk do t’i votojë. Pa mendoni që 70% e popullit nuk del në votime dhe këta të paudhë me “politikën” e tyre po luajnë hidh e prit me 30% të elektoratit shqiptar. Pse nuk bëni këto llogari dhe të tjera që po ju diskrediton Europa me raportet e saj, por bëni pyetjen sa naive dhe të frikshme se, a do vini më në pushtet dhe a po organizoheni?! Çudi pse i kemi këto shoqata të dala nga skëterra komuniste po partitë e traditës me shumë elementë që kanë në përbërjen e tyre. Ti zotëri, mos vallë nuk do ndërgjegjësohet ky popull, mos vallë kulturën dhe aftësitë tuaja të qeverisjes dhe ligjvënies shkatërrimtare mendoni se përjetësuat pushtetin?! Jo, jo. Kurrën e kurrës. Ne që duam Shqipërinë dhe të drejtat tona dhe i gjithë ky popull do vijë dita që do të votojë i lirë pa kobure dhe frikë për fëmijët e tyre për të nesërmen sociale. Nuk mbahet më pushteti me metoda arkaike dhe dalë boje. Me ju u mërzit Europa dhe dreqi me të birin. Ju po përpëliteni duke u munduar të nxirrni në pah legjendarin e komunizmit, por jo zotërinj. Koha po punon për Shqipërinë, për popullin e mjerë. Shtresa e përmbysur nga kuçedra e kuqe po lulëzon dhe po arsimohet kudo në Europë dhe Amerikë dhe do vijë dita shumë e afërt të jepen rezultatet e saj, megjithëse i refuzoni, i denigroni dhe s’i fusni në ato farë ministrish që po i mbani me shpirt ndër dhëmbë nga sulmet e Europës për krim, trafiqe dhe prostitucion. Do vijë koha kur ky popull do i kërkojë vetë dhe do i vërë në krye. Ju e hodhët poshtë trashëgiminë e genit dhe ADN, por ajo pas 50 vjetëve triumfoi pa lejen tuaj, nuk u mori leje. Po kështu unë desha t’ju heq merakun, zoti drejtues i emisionit se është shumë e afërt dita kur kjo shtresë e mbartur me vjedhje, krime të padënuara, korrupsion dhe prostitucion do të përmbyset dhe do vihet nga brezat që vijnë shteti ligjor dhe ligje jo për këta politikanë që të përjetësojnë vjedhjen dhe Shqipërinë, por ligje që të mbrojnë Atdheun dhe popullin e shumëvuajtur. Kurrë mos mendoni se ka trashëgimi krimi i padënuar dhe pasuria e vënë mbi krimin. Më thuaj një rast dhe unë do e pranoj për vendin tim. Guri do të shkojë në vendin e tij, doni ju apo s’doni.

Ju vetë me shkollë të lartë, apo me intuitën tuaj nuk e vini re një dukuri të tillë. Po pse si mendoni ju se hajdutët që dogjën, vranë e ndanë Shqipërinë midis tyre në mënyrë të papërgjegjshme do i përjetësojnë këto. Jo, jo, kurrë. Shqiptari nuk e ka harruar dhe s’e harron kurrë ku e ka kufirin dhe tokat e tij, se i ka me djersë shekull pas shekulli. Le të mos votojnë as për Çamërinë, as për Shqipërinë dhe shtetin ligjor të saj, por ashtu si historia dënoi gabimet e Eqrem bej Vlorës me shokë ashtu do të dënojë edhe të këtyre që po zvarriten të mashtrojnë Amerikën dhe Europën. Po, si thua zotrote, deri kur do të vazhdojë?! Sepse i dashur edhe brezat, edhe historia përsëriten. Çdo gjë lind, zhvillohet dhe ngordh, ose vdes. Është ky ligj që mua dhe shtresës sime më jep shpresë. Më mirë shiko se kush po mbaron universitetet dhe lauratet në botë nga shtresa ime dhe do të tmerrohesh se për t’i vrarë nuk i vret dot më se edhe ata do të dinë të mbrojnë veten dhe Atdheun e tyre. Pra ne po përgatitemi të marrim pushtetin me votën e popullit dhe jo me revolucion. Revolucionit i ka ikur koha. Radhën e ka diplomacia, këtë e ka trashëgimi kjo shtresë që u përmbys, për këtë të jeni më se të sigurtë. Mjerë kush u përzie me krimin. Mbasi në shekuj dhe në botë nuk ka krim pa u dënuar, çdo gjë, zotëri, është e përkohëshme dhe ne jemi mësuar të presim qoftë duke na vrarë, qoftë duke na burgosur apo internuar. Pra, si e shikoni ne jemi shumë të qetë dhe të vendosur, jo si Butka dhe Isa Boletini që e humbën durimin në atë Shou politik.

Hysen Ismail Haxhiaj

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Persekutuarve të Shqipërisë

 

Mons. Vinçens Prennushi, poet i ëmbël i qytetit të vet

Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885 në një familje të varfër në lagjen Rus. Studjoi në Bosnje, aty ku studjoi Fishta e shumë të tjerë, po edhe në Itali, Poloni dhe në Austri.

Më 1911 botoi në Sarajevë veprën e tij të parë “Kangë popullore gegnishte”, me të cilën fillon botimi i famshëm “Visaret e kombit”. Për këtë vepër pati marrë përgëzime nga të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë atdheut.

Më 1919 botoi dramën “E tradhtuemja” (botimi II, 1931) në Shkodër. Më 1921 u botua dhe pati jehonë të gjerë përmbledhja e tij poetike “Gjeth e lule”, Shkodër. Poeti i ëmbël melankonik, “poeti i qytetit të vet”, siç e ka quajtur prof. E. Çabej, me të cilin kishte miqësi të madhe. Ka këtu shumë poezi patriotike si “Lufta”, “Shpata e Skënderbeut”, “Urata e ushtarit shqiptar”, “Burri shqiptar”, “Prej kështjellës së Rozafatit”, “Kuq e zi”, “Grueja shqiptare”, “Ushtari i vogël”, “Bija shqipare”, “Hot e Grudë”, “Nana e atdheut”, “Ndër burgje të Rozafatit”.

Më 1924 botoi në Shkodër romanin “Fabiola apo kisha nën dhe e mbi dhe”. E përktheu nga kadrinali Viseman. Pastaj botoi librin “Fjala e Zotit”, një përmbledhje me predikime fetare që ruajnë vlera për botëkuptimin e tij dhe artin oratorik. Përktheu dhe botoi romanin “Quo vadis” të E. Sienkieviz (polak). Më 1939 përktheu e botoi romanin e Silvio Pellico “Burgjet e mia”. Parathënia u botua nga P. Benedikt Dema.

Mbas vitit 1939 nuk botoi asgjë origjinale po u mor me përkthimin e kryeveprës epike gjermane “Dreizenhlinden” (Te të bijtë), e Friedrich Wilhelm Weber, përkthim të cilin me pseudonimin Epri e botoi në “Hylli i Dritës” pjesërisht, pasi shumë mbetën dorëshkrime. Këtë përkthim e ka realizuar sidomos kur ishte në Delbinisht nga viti 1943 e deri sa e arrestuan në verën e vitit 1946. Dorëshkrimet e Weber-it (përkthime) si dhe dokumente të tjera e materiale qenë copëtuar apo marrë.

Pati lidhje me përfaqësuesit më të shquar të inteligjencës shqiptare, me albanologë të shquar dhe u çmua e u nderua prej të gjithëve si klerik i rangut të lartë, si poet, përkthyes dhe si njëri ndër patriotët e shquar të vendit.

Përgatiti Sandër Pepa

 

Vinçens Prennushi

Nga vëllimi poetik “Gjeth e lule”, Shkodër, 1925

Kreni

Po ti mos, moj flutur, ma,

Mos u sjell aq rreth kandilit,

Rueju, kqyr, shka je tue ba,

A s’mendon se flaka djeg?

 

Kish ta dijshe pse ta kande.

Atë dritë t’rrejshme, qi t’kercnohet,

Pse tue ndjekë at menden tande

Shkon e ven vedin n’rrezik?

 

Ik e mjerë sa s’je gandue,

Shporrju flakës e del nder ara

Ku ti mundesh me flutrue

Lule m’lule, gem mbi gem.

 

Po, kujt i flet?… A t’thashë? Qe, mbete

Përcllue e coftë për dhe,

E n’ma të mbarmen fije jete,

Msove se krenija t’lshon.

 

 

Nana

M’i kande hyjt, qi ndrisin

Aq bukur atje n’qiell,

I due lulet e kandshme,

Kur njomshëm çilin n’priell

 

Knaqem sa herë m’bjen zogun

Me e ndi pyllës tuj vallzue.

A i ve un veshin prronit,

Kah rrshet tuj gurgullue.

 

Por lulet aq s’i due,

S’i due aq hyjt vizluesa,

As m’knaqë blerimi i tokve,

Me sa janë zogj kënduesa,

 

Sa m’knaqë përherë mue nana:

Virtytesh nji pasqyrë,

Nuk ka nevojë me m’folun,

Kam mjaft kue ajo m’kqyrë.

 

 

Prej kështjellit Rozafat

Ju, o kujtime me fletë të prarueme,

Shkoni e ndalniu ndër male e ndër kodra

E m’diftoni lumnin, që pat Shkodra

Ndër stinë t’arta, qi moti i harroi;

 

Kur e Buenës dhe e Drinit e turrshme

Vala anmikun nder t’ndeshna s’e dronte

E si Shqypja mi male zotnonte

Sa Shqyptari nji beset qindroi.

 

Pse lahuta, qi motit me gzime

Kndoi lumnit e qindresën e t’Parve,

Rrin sot shurdhë e s’u bahet Shqyptarve

Me e permendun njat kohë qi kaloi?

 

Ra n’mjerim porsi Solima motit,

N’mos paç valle, lsho ‘i brimë qi t’terbojë;

Der ku ty Perendija t’ndimojë

Njall qindresen n’ket vend, qi aq fort psoi.

 

Solima – quhej kshtu dikur Jeruzalemi

 

 

Kuq e zi

(28 Nanduer)

Fishkllon veri, ushton si duhija,

Bjeshkët për rreth mushen me borë

Po kjo stinë per ne a me orë (fat),

Qysh se nji lule me rritë desht:

 

Rriti lulen kuq e zi,

Qi a ma e bukra e ksaj Shqypni

 

Ngjyra e saj njomsi prandvere,

Pertrin viset e Shqypnis;

Lule a kjo, lulja e lirisë,

Qi ne nderen n’vend na e çon

 

T’falem, lule kuq e zi,

Si ty s’rritë ma kjo Shqypni

 

Kuq si gjaku, qi perhera

N’dej t’Shqyptarve idhtë pat vlue

Zi si futa, qi pat mlue

Njat anmik qi me e njoftë s’desht.

 

T’falem lule, kuq e zi,

S’t’ka kush, jo, posë ksajë Shqypni

 

Ty, t’bajnë burrat nder lamije,

Vash’ve parzmat jau stolisë:

Je nderue nder kombe e fise,

Si dhanti e t’Naltit Zot.

 

Shejte a lulja kuq e zi

E a ma e çmueshmja e ksajë Shqypni

 

 

Nana e Atdheu

Me ty nanë der tash jetova;

Kaluen amel ditët e mija

Por, qe sot po m’thrret Shqypnij,

N’sherbim t’sajë, o nanë do t’dal.

 

Shka ke nanë, qi po ligshtohesh?

Se aq pervajshem syt m’i prir?

Fort po t’dhimet sot yt bir,

Qi per atdhe me u shkri s’priton?

 

Nanë, mos druej, se s’m’dhimet jeta,

Atdheu m’gjen përherë gatue:

Por n’m’thaç ti, nanë, me dredhue,

Edhe at punë un mund ta baj.

 

-Shka the, bir, shka the se s’ndjeva?

A kshtu i flet nji nanës shqyptare?

Me e diejtë djalë se dalim fare,

T’hikunit tand un s’e duroj.

 

Del, djalë, del ku a tuj t’lypë vendi

E atij flamuri kuq e zi

Mos i u daj e per Shqypni

N’kjoftë nevoja deken ban;

 

Mos t’rrej mendja, bir, me kthye

I koritun në ket dhe:

Jetë un t’dhaçë, por per atdhe

Jo per vedi rritë un t’kam.

 

 

Arti e kultura kanë zemër të madhe

-Intervistë me presidentin e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”, z. Xhelal Halili-

“Shqipëria Etnike”Kur u krijua Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”?

Xhelal Halili: Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës” u krijua më dt. 14. 2. 2001, me qendër në qytetin e Shkodrës. Ideja ime për krijimin e kësaj shoqate lindi nga dëshira dhe pasioni që unë kam për artin, meqë edhe në rininë time të hershme jam marrë me art, si dhe organizator i shumë aktiviteteve të asaj kohe, në ndërmarrjen e hekurudhës, si dhe në klubin e rinisë në Shkodër. Ideja u përmbush akoma më tepër kur në Shkodër nuk u zhvillonte asnjë aktivitet dhe arti ishte në gjendje thuajse të mjerueshme.

Duke qenë misionar i pajtimit të gjaqeve, së bashku me kryetarin e këtij misioni, z. Emin Spahia, organizuam një koncert bamirësie, për nder të popullit vëlla të Kosovës, të cilët gjendeshin përkohësisht në vendin tonë, për shkak të spastrimit etnik nga genocidi shovinist serb.

“Shqipëria Etnike”Kur keni organizuar spektaklin ose koncertin e parë dhe a keni patur sukses përsa i përket kësaj?

Xhelal Halili: Spektaklin e parë e kam organizuar më 14. 2. 2001 dhe për koinçidencë kjo përkon me ditën e krijimit të kësaj shoqate, si dhe me ditën e të dashuruarve dhe desha të shtoj se këtë spektakël e kam organizuar në bashkëpunim me TV lokal Shkodra TV1, të cilët i falënderoj për gatishmërinë dhe interesimin që kanë treguar, me qëllim që t’i japim artit dhe kulturës së qytetit një fryt dhe zhvillim të mëtejshëm. Në këtë spektakël u thyen disa korniza që është vepruar vite më parë nga disa institucione të artit, duke lënë pa ftuar disa artistë dhe këngëtarë nga rrethinat e qytetit si dhe më gjerë, të cilët shquhen për profesionalizmin e tyre pasi nuk desha t’i përmend me emër, por gjithsesi shpresoj që kjo mos të ketë ndodhur për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, sepse kjo sipas mendimit tim nuk shpreh kulturë qytetarie, sepse në art ka vend çdokush që të shpalosë vlerat e tij artistike dhe ne si shoqatë i kemi dhënë këtë të drejtë shumë elementëve të rinj të cilët i përkasin kësaj sfere, dhe e them me plot gojë që tek ne do të jenë të mirëpritur gjithmonë.

“Shqipëria Etnike”Meqë jemi tek historiku i shoqatës, a mund të na tregoni për ecurinë dhe organizimin e koncerteve dhe spektakleve dhe deri kur shtrihet gjeografia kulturore?

Xhelal Halili: Po. Koncertet dhe spektaklet vijojnë njëri pas tjetrit dhe janë të shumta, por do veçoja disa më kryesorët nga këto. Pas koncertit të larpërmendur me rastin e San Valentinos, kemi organizuar një spektakël me rastin e 8 Marsit në Kafen e Madhe të qytetit tonë. Aktivitetet vijojnë po në të njëjtin vend, në Kafen e Madhe me dt. 1. 4. 2001 organizova spektaklin e titulluar “Dita e bejtaxhinjve”, ku ishin të ftuar të gjithë bejtaxhinjtë e Shkodrës, si dhe këngëtarë të njohur të qytetit tonë, si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Violeta Zefi dhe Ervin Bushati. Ky spektakël them se pati mjaft sukses dhe u drejtua nga aktorja e teatrit, zj. Merita Smaja si dhe nga prezantuesja e shoqatës Alma Hoti.

Vlen për t’u theksuar koncerti recital i këngëtarit të mirënjohur nga trevat e Ulqinit, Shaban Gjeka që u organizua në Teatrin “Migjeni”. Ky koncert u mirëprit mjaft mirë nga populli artdashës shkodran, ku ky këngëtar këndoi për dy orë rresht para këtij publiku i cili shërbeu si urë ndërlidhëse mes vlerave ndërkulturore të këtyre dy qyteteve. Desha të theksoj se gjatë dhënies së këtij koncerti, këngëtari Shaban Gjeka shoqërohej për gjatë gjithë kohës nga grupi i valleve të Ulqinit. Të ftuar nga fusha e humorit ishin aktorët e varietesë së Tiranës, Met Bega dhe Marjana Kondi, si dhe këngëtarët shkodranë, Bashkim Alibali dhe Violeta Zefi, ku një ndër ta vlen të përmendet edhe prezantimi plot finesë nga e mirënjohura Silvana Braçe.

Përsëri koncert recital po në qytetin tonë, në Pallatin e Sportit me këngëtaren Elda Shabani (Madona) e shoqëruar nga trupa e baletit Super Star nga Tirana, si dhe shumë koncerte në Pallatin e Kulturës në qytetin e Lezhës, turne në të gjithë veriun e Shqipërisë, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Burrel, Rrëshen, Kurbin dhe Krujë, ku gjej rastin të falënderoj ata të cilët dhanë një kontribut të veçantë për regjistrimin e të gjitha aktiviteteve të kësaj shoqate duke e pasuruar arkivën e saj me punën e tyre të palodhur dhe janë dy operatorët Gazmir Mehmeti dhe Ndriçim Dyli.

“Shqipëria Etnike”Përsa i përket aktiviteteve tuaja, ju shtuat më lart se harta e tyre gjeografike shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. A mund të na tregoni diçka rreth idesë së këtyre organizimeve?

Xhelal Halili:Vlen për t’u theksuar turneu i madh i koncerteve në korrik të vitit 2001 në mbarë Kosovën, titulluar “Festa e Lirisë”. Si në të gjitha koncertet e tjera populli vëlla i Kosovës na duartrokiti dhe na mirëpriti ngrohtësisht. Në këtë turne kisha të ftuar figurat më të spikatura të artit shqiptar, mjeshtri i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, grupi i humorit “Gaz dhe Maraz” nga Malësia e Madhe, këngëtarët Dava Gjergji, Fatmira Breçani, Zef Beka, Loreta Kaçka (Lori), Leonora Luca dhe Fredi Delaj. Në këtë koncert përshëndetën duke i dhënë dhe një larmi grupi i valleve të Ferizajt. Koncerte të tilla kemi organizuar edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi ku jemi pritur mjaft mirë dhe kemi pasur shumë sukses. Sh. K. A. “Jehona e Shkodrës” ka një bashkëpunim të frytshëm me të gjithë artistët e trevave shqiptare si brenda dhe jashtë kufijve.

Vlen të përmendet edhe një koncert të cilin e kemi organizuar në Plavë dhe Guci, ku kemi bërë një sakrificë të madhe gjatë udhëtimit vajtje-ardhje nga Vermoshi, ku si rezultat i reshjeve që vërshonin në lumin e Vermoshit u vështirësua kalimi në anën tjetër, por me ndihmën e miqve tanë atje, ne arritëm t’i bëjmë sfidë kësaj, pasi kishim të gjithë veglat muzikore dhe të gjithë teknikën, dhe një ndër ta që dha një kontribut përsa i përket kësaj ishte Nik Buja dhe sapo arritëm në pikën e Plavës na u gjendën pranë miqtë tanë atje. Tashmë dihet që Sh. K. A. “Jehona e Shkodrës” ka një ekskluzivitet të plotë në organizimin e evenimentit kryesor të vitit, siç është bërë traditë në qytetin tonë, “Sofra Shkodrane”, ku që prej katër viteve organizon me mjaft nivel të lartë këtë show variete të fundvitit, ku marrin pjesë artistë dhe të ftuar specialë nga treva të ndryshme shqiptare, siç ishte vitin e kaluar edhe bilbili i Kosovës, këngëtari i madh Ismet Peja, sepse koncerte të këtyre përmasave, kuptohet që përmbajnë në vetvete elementë të tillë artistësh, të cilët i japin mjaft hijeshi programit.

“Shqipëria Etnike”Duke pasur parasysh sukseset dhe mbarëvajtjet e të gjitha aktiviteteve tuaja, a keni hasur ndonjëherë në vështirësi në organizimin e tyre?

Xhelal Halili: Vështirësi kuptohet që edhe mund të hasen ndoshta për disa arsye të ndryshme, duke pasur parasysh anën financiare, sepse ne i kemi mbuluar të gjitha shpenzimet vetë, si transportin, teknikën, akomodimet ndër hotele, dietat, etj. Ka pasur raste që edhe na kanë ndihmuar disa miq tanët në Kosëv, Plavë dhe Guci, siç ishte rasti në Prizren ku Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti sponsorizoi dietat dhe sallën falas. Po kështu vlen për t’u falënderuar Kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës për mikpritjen dhe akomodimin në hotel dhe sallat falas. Duke marrë shkas nga kjo do i bëja një apel edhe pushtetarëve të qytetit tonë që edhe ata të kontribuojnë sadopak në këto fusha me pak sponsorizime, me qëllim që t’i japim më tepër frymë dhe gjallëri artit dhe kulturës së qytetit tonë, i cili e ka pasur traditë prej shekujsh, dhe mos ta lëmë atë të rrëshqasë drejt greminës.

“Shqipëria Etnike”Duke ju falënderuar për punën tuaj, ju urojmë suksese. A keni ndonjë mesazh?

Xhelal Halili: Mesazhi im është të ngrejmë lart artin e kulturën, pasi kanë zemër të madhe. Shqipëria është një model. Gjithashtu ju falënderoj përzemërsisht për këto rreshta që rezervuat në gazetën tuaj, duke sensibilizuar mbarë opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtë vendit, të cilëve ua keni ofruar mundësinë që gazetën “Shqipëria Etnike” ta gjejnë edhe në faqen e internetit tashmë. Edhe njëherë faleminderit.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

Në shekullin e XV në Kastrat kishte skelë ku lundronin anijet

Në pjesën e ulët të Kastratit, afër bregut të Liqenit të Shkodrës ka një vend që quhet prej shumë shekujsh Viri. Dikur në fillimet e shekullit XV në regjistrin kadastral… të 1416-1417 e gjejmë të shënuar këtë emër, si një emër toke e cila “përkufizohej”: pjesërisht e lërueshme e pjerësisht pyll, ose kullotje, e quajtur Vira prej rreth 60 arash (afërsisht 180 ha) të lërueshme dhe ka shumë pyll… E kjo të jep të kuptosh se kishim të bënim me një vend mjaft pjellor e të begatë për bujqësi e blegtori e tjerë. Madje gjatësia e kësaj toke (afër bregut të liqenit) shkonte deri ku takohej me një tokë të quajtur Kamenica (fshati Kamicë). Gjithsesi objekt i këtij shkrimi nuk është historia e tokës dhe kultivimi i saj ndër shekuj, por është historia e bregut të Virit që ka shërbyer për shumë shekuj si skelë (moderne) për kohën, nga ku lidhej Kastrati e tërë Malësia e Madhe Madhe në rrugë ujore me trevat e tjera shqiptare, me bregun tjetër të Liqenit të Shkodrës dhe treva të tjera të Malit të Zi. Mjerisht nuk kemi mundur të përcaktojmë saktë vendin se ku ka qenë konkretisht Skela e Virit nga ku niseshin çdo ditë varka e sule të përmasave të ndryshme, pse jo edhe anije të vogla që transportonin kryesisht mallra bujqësor e blegtoral, por edhe njerëz të ndryshëm që rrugëtonin për në viset ku kishin punë. Skela e Virit për shumë shekuj ishte mjaft e njohur, pasi ajo shërbente si urë lidhëse jo vetëm e malësorëve me trevat shqiptare të përtej bregut të Liqenit të Shkodrës me treva të ndryshme të Malit të Zi, por edhe për lundrime përmes liqenit, në Lumin Buna e direkt në Adriatik, duke u lidhur kështu me portet, limanet apo skelat moderne të kohës (shqiptare) si Ulqini, Tivari, Budva etj. Sipas gojëdhënave që qarkullojnë deri në ditët tona thuhet se skela ka qenë e ndërtuar me mjetet dhe përmasat e kohës së një skele, por Liqeni ka qenë shumë më i ngushtë, dhe pasi ai ndër shekuj u zgjerua, mbuloi me ujra, lym e rërë ndërtimet e kësaj skele. Madje thuhet se lundrimi nuk u zhduk, por vazhdoi duke krijuar një skelë portative që lëvizte nga njëra dekadë në tjetrën, sipas zgjerimit të liqenit, duke bërë kështu që ne të mos kemi aktualisht ndërtimet portuale të një skele ku pushonin e niseshin lundrat e tregtisë të pafundme të tregtarëve e fshatarëve malësorë. Kjo skelë ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve qeveritare sunduese e pushtuese në mënyrë të përhershme ku shpesh është bërë objekt i ndalimit apo sekuestrove të mallrave e tjerë. Por është interesant se Skela e Virit njihej në axhendat e përfaqësuesve të shtetit të Venedikut gjatë shekullit XVII, që pretendonin t’i pushtonin disa nga vendet strategjike veriore të Perandorisë Turke në “koloninë” shqiptare. Pikërisht për këtë ne zgjodhëm pjesë nga relacioni i Nikolo Ericos, proveditor i jashtëzakonshëm i Kotorrit mbi vendet e popullsitë që kohët e fundit (1 mars 1692) kishin hyrë nën zotërimin e Venedikut në Shqipëri, Hercegovinë e Mal të Zi. Ky relator ndër të tjera shkruan: “… Skela në Vir që ndodhet në bregun e Liqenit të Shkodrës, por tani kjo skelë është mbyllur, sepse qarkullon murtaja. Nëpër këtë skelë kalojnë nga Shkodra e vende të afërta, lesh, lëkurë, dyllë e duhan…” (fq. 404, dokumente të shekujve XVI-XVII… Vëllimi IV). Po ky relator përsërit rëndësinë e Skelës së Virit me këto rreshta: “… Këtu pastaj, në kohë të voltishme, do të mund t’i jepej nisje në vendin e Virit që u tha një tregtie të madhe me Shkodrën e rrethet e saj dhe kështu shitja e kripës do të ishte diçka e madhe…”. Në këtë pjesë të relacionit ne mësojmë se Skela e Virit kishte një rëndësi të veçantë jo vetëm për Malësinë e Madhe e rrethinat, por edhe për vetë zemrën e Shqipërisë Veriore (në këto kohë Pashallëk apo Sanxhak), Shkodrën.

Gjithsesi, megjithë hulumtimet tona ne nuk kemi mundur të sigurojmë moshën e saktë të Skelës së Virit, pasi për këtë mungo dokumentacioni, por mendojmë se mosha e saj duhet të jetë shumë e hershme, ndoshta që në kohën e perandorive ilire me Agronin, Teutën e Gentin, kur të parët e Malësisë së Madhe (në zonat e ulëta dhe ato malore) banoheshin nga fisi ilir i Labeatëve, që kishin si epiqendër rrethinat e Liqenit të asaj kohe (qoftë i madh apo i vogël sa një lum i lundrueshëm) e që kishte emrin domethënës Labeatis Lacus = Liqeni i Labeatëve. Madje kjo trevë ilire kishte vetë emrin Labeatia dhe që kishte një pozitë mjaft të rëndësishme ekonomike, ushtarake e administrative të vetë shtetit ilir. Madje Labeatia kishte fabrikuar monedhën e saj që nga shekulli II para Krishtit. Në revers të së ciës është vula Labia e Lundra, kurse në avers është portreti i mbretit… (Preloc Margilaj, “Ilirët flasin shqip – shqiptarët flasin ilirisht”, fq. 371). Kjo skelë pushoi së ekzistuari dalëngadalë pas vitit 1860 dhe vitit 1878 (Kongresi i Berlinit), kur oreksi i fqinjëve të vonshëm serbo-malazez filloi të rritej për grabitjen e trojeve safi shqiptare, nën bekimin e Europës Plakë. Skela e Virit, pas kësaj më shumë shërbente si vend nga ku niseshin lundra e varka kontrabandë me mallra e mjete luftarake, në shërbim të luftëtarëve shqiptarë që kërkonin të mbronin çdo pëllëmbë truall të Shqipërisë Etnike. Edhe në vitet e më vonshme Skela e Virit nuk kishte ndonjë fat më të mirë, derisa ajo në fillimet e shekullit të njëzetë thuajse nuk ekzistonte as me namë e as me nishan. Më vonë gjatë regjimit komunist (1945-1990) u shua edhe “kujtesa” e kësaj skele, të paktën si simbol… Viti 1991, kur komunizmi u rrëzua, në bregun e Virit filluan të qarkullojnë varka e lundra (më shumë primitive) që filluan të kenë si bazë këto anë të liqenit të Shkodrës, duke u nisur në drejtim të brigjeve të tjera të liqenit, që tashmë ishin pjesë e pamerituar e shtetit Serbi – Mali i Zi. Si për “forcë të zakonit të harruar prej shekujsh, bregu i Virit u rikthye në një skelë të pakonfirmuar, nga ku niseshin dhjetra lundra e varka, duke lidhur dy brigjet e liqenit që njëkohësisht ishin edhe dy kufijtë e shteteve (Shqipëri – Mali i Zi). Këto varka e lundra transportonin mallra dhe njerëz nga njëri breg në tjetrin, madje ky transport zgjati edhe me vite, ndonëse shpesh ishte edhe me rreziqe të mëdha, pasi ishte pa lejen e dy shteteve e qeverive… Por që shpesh edhe “ndihmuan” në mënyrë reciproke tregtinë dhe ekonominë e dy vendeve që në fakt janë të një vendi, të Malësisë së Madhe e Shqipërisë të ndarë përgjysëm… Padyshim momentalisht “Skela” e Virit ekziston vetëm si simbol i “harruar”, por jo një pamundësi ringritjeje në kohën e një Europe të bashkuar që po vjen e jo që po shkon…

Ndue Bacaj

 

Përgjaket Malësia, kënaqet qeveria

– Në 5 ditë, 4 vrasje-

Pa kaluar as dy javë nga koha kur ne filluam të mburremi me Malësinë e Madhe se për rreth 19 muaj nuk kishte pasur asnjëlloj vrasjeje, si për inat të shqiptarëve dhe “qejf” të qeveritarëve, për pesë ditë ndodhën katër vrasje makabre. E themi vrasje makabre pasi shteti, qeveria dhe policia ishin në dijeni të paktën të tre “sherreve” që mund të shuheshin pa asnjëlloj pasoje, por për këtë duhej angazhimi i strukturave shtetërore në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit. Mjerisht shteti në këtë rast jo vetëm nuk zbatoi detyrimet ligjore, por nën rrogozë aktivizoi disa misionarë të dyshimtë.

Paralajmërimi i kësaj gjëme që do të zinte Malësinë kishte muaj të tërë që “paralajmërohej” nga media, pushtetarë të majtë dhe hallka të pashkëputura të ish-zinxhirit Sigurim i Shtetit, sot me emrin SHISH. E gjitha kjo gjëmë kishte një ogur të zi që i sillej Malësisë si një korb që kërkonte prenë, ku me çdo kusht kërkohej që Malësia të kthehej në një trevë të mbytu nga gjaku e gjakmarrja, ku varka e shpëtimit të ishte një grua me fytyrë të bukur, por zemër të zezë që ka emrin Xhoana Nano (bashkëshortja e Kryeministrit grek të Shqipërisë) e cila për “ndihmën” e saj do të shpallej “Qytetare Nderi” e Malësisë së Madhe. Mjerisht me gjithë dëshirën e Malësorëve e shqiptarëve të vërtetë kjo profesi ogurzezë e qeverisë faqezezë ka filluar të realizohet pasi katër vrasje për pesë ditë janë një tmerr i vërtetë për një trevë tërësisht autoktone, ku banorët jetojnë bashkë me të mirat e të këqiat që prej të paktën qindra vjetësh. Ende ne malësorët kemi mbetur të shokuar nga indiferenca e organeve të shtetitqë duhej ta ndalonin këtë gjëmë që ka gjetur Malësinë, pasi ne deklaratat e vetë policisë të dt. 3 prill thonë se vrasja ndodhi për motive të një ngatërrese, ku vëllezërit… kishin rrahur e lënë për vdekje një shokun e tyre për një ngatërresë “banale”, e nëse policia e paskta ditur këtë sherr, përse shkaktarët nuk u arrestuan e dënuan, siç e përcakton ligji, e jo u la që ky sherr të merrte edhe dy jetë të tjera dhe të hapte varrë për shumë të tjerë… E ku të ndodhë kjo në Bajzë të Kastratit, aty ku kishte epiqendrën kryengritja antikomuniste e vitit 1945, aty ku u takuan perëndimorja që kërkojmë t’i bashkohemi sot dhe lindja komuniste që vazhdojmë ta vuajmë pa “mort”. Mjerisht pak ditë pas 13 prillit të zi ndodhën edhe dy vrasje, një në Hot, që përsëri policia e drejtësia e etiketojnë vrasje për gjakmarrje, që nëse ishte kështu dhe ata e dinin përse lihej i lirë ai që paska vrarë… Ndërsa vrasja e po kësaj dite në Koplik të sipërm “justifikohet” si vrasje nga një i sëmurë psiqik, kur nëse e dinin të tillë, përse mos të mbyllej atje ku e kanë vendin këto qenie njerëzore të dëmshme për shoqërinë. Apo edhe këtu u “kujtuan” vetëm atëherë kur një i pafajshëm e pagoi me jetë “pakujdesinë” e shtetit apo të dreqit. Gjithsesi shpresojmë se Malësia ka forcën e fisnikërinë që të ndalojë pa vonuar këtë “murtajë” që tmerron shqiptarët dhe “engletisë” qeveritarët e djallit. Hë i marrtë djalli, se darka e tij janë herët a vonë…

Ndue Bacaj

 

Alfred Moisiu kryeplak fshati

Shqipëria tashmë mund të quhet pa frikë se është i vetmi shtet në botë që në krye të tij ka një kryeplak. Në fakt në krye të shtetit ka qenë zgjedhë një President konsensual, çfarë do të thoshte se ishte garant i vërtetë i mbrojtjes të Kushtetutës dhe vetë shtetit shqiptar, pa marrë parasysh interesat e partisë qeverisëse apo në opozitë. Dalëngadalë Presidenti konsensual jo vetëm u shndërrua në një “kukull” në duart e mazhorancës, por edhe në një besprerë për opozitën, çfarë me sa duket e detyroi atë të “lërë” vullnetarisht detyrën e presidentit dhe të vetëzgjidhet kryeplak në krye të shtetit. E themi kryeplak pasi ka muaj që në dyert e Presidencës sillet një dyzinë pleqsh (në përgjithësi dikur personalitete të P. Punës) që Presidenti Moisiu i ka emëruar me emrin domethënës Këshill i të Urtëve dhe në krye të këtij këshilli pleqsh qëndron vetë “ish” Presidenti, tamam si një kryeplak i “fshatit” të Europës me emrin Shqipëri. Mjerisht këshilli i të urtëve apo më saktë i pleqve të “Moisiut” jo vetëm mblidhen mjaft shpesh duke realizuar kuvende e rekomandime që “duhet” t’i zbatojë Parlamenti, Qeveria dhe politika, por bëjnë “ndërhyrje” flagrante në detyrimet ligjore që ka çdo institucion dhe i përcakton saktë Kushtetuta. Ndërsa bashkëpunimi në mes partive pozitare dhe opozitare tashmë është bërë jo vetëm i pamundur, por gati shpërthyes, çfarë do të thotë se është vënë në siklet vetë faktori ndërkombëtar, e jo më t’i zgjedhin fshatçe me pleq e kryepleq. Gjithsesi është interesant angazhimi në këtë Këshill të Urtis (pleqsh) të shkrimtarëve që tërë jetën i thurën lavde komunizmit kriminal dhe kapove të tij, angazhimi i juristëve e historianëve që sulmonin demokracitë perëndimore e kapitalizmin për të cilin gjoja sot po u digjet xhani e po sakrifikojnë, angazhimi i ndonjë hierarku të qeverisë demokratike që e mori duke punuar nga “urtia” (nën tokë) dhe e “fryri” aq shumë sa e bëri sa një elefant, e tashti që ka rënë nga pushteti e lezeti nuk pushon duke sharë e fajësuar PD, për gjithçka po ndodh në Shqipërinë e sotme. Madje angazhimi shon edhe deri tek ndonjë plakë që dikur shëtiste urinën e diktatorit nëpër Europë, apo të ndonjë miku të përhershëm të ish-Sigurimit të Shtetit. Natyrisht shqiptarët e dinë se nga ky Këshill Pleqsh nuk do të përfitojnë asgjë me përjashtim të një “medaljeje” (si dikur për ushqimin në Meksikë), si vendi i parë në botë që kemi “shpikur” drejtimin e shtetit me kryeplak. Natyrisht një vend të parë për çfarëdo arsyeje nuk kemi pse e refuzojmë, veçse për ta shijuar këtë ne na duhet të lutemi që Zoti t’u shtojë ymrin pleqve të Këshillit dhe kryeplakut tonë, Alfred Moisiu, i cili nuk është më shumë se një kryeplak fshati, pasi Shqipëria i ngjan një fshati të Europës.

Ndue Bacaj

 

Pjezazh pukjan

Jo shumë larg nga qyteti i Shkodrës, lartësohet qyteti i Pukës. Mes malesh kryelarta të veshura me vellon e blertë, qendisur me lulet shumëngjyrëshe, përshëndetur nga kënga e bilbilit, e njomur nga uji i kristaltë i burimit, qëndron rrezatues ky qytet.

Aty qëndrojnë së bashku bukuria e qytetit, i pastër si vetë malet, me rrugë të asfaltuara, me shkolla, kopshte, ambulanca e spitale në shërbim të njerëzve. Aty qëndrojnë kisha e xhamia si objekte kulti të dy besimeve, në bashkëjetesë prej shekujsh e me respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin. E mbi të gjitha qëndron malësori pukjan, ai që ruajti nga brezi në brez cilësitë më të mira, burrërinë, besën, bujarinë, pa u nënshtruar erërave joshëse e zhgënjyese të politikës. Malësori pukjan nuk dogji, nuk dhunoi, nuk plaçkiti, nuk shkatërroi, por ruajti e punoi për një jetesë burrërore dhe në kohët e vështira të tranzicionit.

Në çdo kohë pati përfaqësuesit e vet por vlerësimi i tyre bëhet me gjurmët që lanë tek ky popull e në këtë vend. Pas disa vite demokraci, Puka votoi për deputetin socialist Viktor Doda, burrë mirditor.

Pukjanët nuk gabuan, nuk u zhgënjyen nga premtimet e ethet marramendëse të fushatave të tjera. Këtë radhë e kishin gjetur njeriun për veten e tyre. Fjalën e veprën i kishte së bashku e nuk përdoret shprehja justifikuese “Fajin e ka qeveria apo dikush tjetër”. Ulja gju më gju me malësorët, fshat më fshat e njohu më mirë me problemet e këtyre njerëzve dhe i shtoi respektin e përkushtimin për punë, për t’u ardhë në ndihmë njerëzve që e respektuan me votën e tyre.

Ai punoi e punon që jo vetëm ato që u arritën me këtë deputet si drita 24 orë, spitale, shkolla, rrugë të asfaltuara, përpjekje për punësim, por edhe që dalëngadalë pukjanit t’i kthehet qetësia shpirtërore.

Ky është shembull që deputetët e tjerë e sidomos ata të Veriut të Shqipërisë, ku problemet janë të shumta, të shohin veten e të analizojnë.

Ky burrë gëzon respekt nga malësorët pukjanë pa dallim feje e bindje politike, gëzon emrin e nderuar deputet.

Ju lutem, deputetë, gjykoni dhe i shëmbëlleni sadopak këtij burri, mos mendoni vetëm për vete e për të afërmit tuaj. Ruajuni nga mallkimi i këtij populli që ju bën apel. Mos gëzoni emrin depërvet, por deputet, siç e gëzon i nderuari deputeti ynë Viktor Doda.

Shan Sokoli

 

Ngushëllim

Këto ditë u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 62-vjeçare Fejzi Gushta. Ai njihej si poet dhe publicist. Ai ishte bashkëpunëtor i rregullt në disa media të shkruara dhe elektronike, duke përfshirë këtu edhe gazetën “Shqipëria Etnike”. Ka botuar dhjetra libra me poezi dhe së fundi vëllimin poetik “Koleksioni i lotëve”, duke lënë në dorëshkrim edhe disa vëllime të tjera me vlera.

Vdekja e tij ishte një humbje jo vetëm për familjen, për shokët dhe miqtë e tij të shumtë, por edhe më tej ishe një humbje edhe për ata me të cilët komunikoi aq bukur përmes vargut të tij të ngrohtë dhe publicistikës alternative.

Ne marrim pjesë në këtë hidhërim dhe i shprehim familjes ngushëllimet tona.

Redaksia

 

Departamenti i Shtetit Amerikan e quan Shqipërinë shtet frike

Pamja e Qeverisë në fushën e të drejtave të njeriut mbeti e dobët në disa fusha; megjithëse pati disa përmirësime, mbeten probleme serioze. Policia rrahu ose abuzoi të dyshuar, të ndaluar dhe të burgosur. Kushtet e burgjeve mbeten të këqija. Policia në disa raste arrestoi dhe ndaloi arbitrarisht persona të arrestuar dhe të ndaluar dhe ndalimi i zgjatur para gjyqit ishte një problem. Qeveria me raste shkeli të drejtat e nënshtetasve për intimitet. Ndërhyrja politike në media mbeti problem. Policia sipas raportimeve përdori forcë të tepërt kundër protestuesve. Veprimet e eliminimit të inidividëve, kryesisht të lidhura me gjakmarrjet tradicionale rezultuan në disa vrasje dhe një atmosferë frike. Dhuna shoqërore dhe diskriminimi kundër grave dhe fëmijëve ishin probleme serioze. Diskriminimi shoqëror kundër minoriteteve fetare dhe etnike, veçanërisht kundër romëve dhe egjiptianëve, vazhdoi. Puna e fëmijëve ishte problem. Trafikimi i personave mbeti një problem, për trajtimin e të cilit qeveria ndërmori hapa.

 

Privimi arbitrat apo i jashtëligjshëm i jetës

Nuk pati vrasje politike; megjithëse, forcat e sigurisë vranë një person gjatë vitit. Në janar, policia në Korçë arrestoi dhe rrahu Gazmend Tahirllarin, i cili më pas vdiq në një spital vendor pak kohë pas nxjerrjes nga ndalimi i policisë. Vijon një mbulim zyrtar, ku helmimi për shkak të alkoolit u raportua si shkaku i vdekjes; megjithatë, nën presionin e Avokatit të Popullit, rasti u rihap dhe u vedos që Tahirllari vdiq si pasojë e hemoragjisë cerebrale që vinte si rezultat i goditjeve në kokë. Ministri i Rendit Publik pushoi Drejtorin e Policisë dhe Shefin e Komisariatit dhe gjashtë oficerët e përfshirë drejtpërdrejt në rrahje u ndoqën penalisht. Në mars, ata u dënuan (njëri në mungesë), duke marrë dënime që varionin nga 4 muaj deri në 16 vjet në burg.

Vendi vazhdoi të përjetonte nivele të larta krimi të dhunshëm. Shumë vrasje vazhduan të ndodhnin në mbarë vendin si rezultat i veprimeve individuale apo “vigjilente” klanore të lidhura me “gjakmarrjet” tradicionale apo konflitet mes bandave kriminale. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, mbi 14 individë u vranë nga gjakmarrjet, të cilat bazohen në Kodin mesjetar të Lek Dukagjinit (“Kanuni”), i cili u praktikua nga individë sidomos në pjesën veriore të vendit. Organizata joqeveritare (OJQ) Komiteti i Pajtimit Kombëtar vlerësonte se 1,370 familje ishin vetëburgosur nëpër shtëpi dhe që 711 fëmijë pengoheshin të ndiqnin shkollën nga frika e hakmarrjes.

 

Zhdukjet

Nuk pati raporte për zhdukje të motivuara politikisht. Në maj, tre ish-zyrtarë të SHISH u arrestuan në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës në vitin 1995. Megjithëse Kristopulli në fund ishte liruar, vendndodhja e Hoxhës mbeti e panjohur. Sipas prokurorit, tre ish-zyrtarët e SHISH, edhe pse jo të akuzuar zyrtarisht, ishin dyshuar për rrëmbim dhe torturim të Hoxhës. Dy prej zyrtarëve u arrestuan, një mbeti në burg, kurse tjetri u lirua me kusht dhe i dyshuari i tretë nuk dyshohej më. Në fund të vitit, çështja vazhdoi të ishte nën hetim.

 

Tortura

Kushtetuta ndalon veprime të tilla dhe Kodi Penal e bën përdorimin e torturës një krim të ndëshkueshëm deri në 20 vjet burgim, megjithatë, policia me raste rrahu dhe torturoi të dyshuarit. Me raste, policia abuzoi dhe torturoi të ndaluarit minorenë. Sipas një raporti të CRC nga viti 2000, policia hera-herës përdori kërcënime, dhunë dhe torturë për të nxjerrë rrëfime. Për shembull, në një rast të raportuar, oficerë policie u përpoqën të detyronin një djalë 15-vjeçar të pranonte vjedhjen, duke i goditur këmbët dhe duart e tij për orë të tëra. Në një rast tjetër të raportuar, oficerë policie mbajtën kokën e një djali 17-vjeçar brenda në ujë për t’i marrë një rrëfim. GSHDNJ pretendoi që policia kishte vënë në shënjestër bashkësinë e vogël të homoseksualëve në vend.

Kushtet e burgjeve dhe qendrave të ndalimit mbeten të këqia, pavarësisht nga përpjekjet e Qeverisë për të trajtuar probleme të tilla si mjedise të këqia dhe tejmbushja. Sipas Seksionit të Bashkimit Europian për Reformën Gjyqësore, Operacionet e Azilit dhe Migrimit, të ndaluarit kishin akses të kufizuar në mjedise banje dhe dushi, ushqim të pamjaftueshëm dhe në disa raste kufizimet e hapësirës i pengonin të angazhoheshin në praktika fetare. Stafi i burgjeve kishte trajnim të dobët. Të burgosurit dhe të ndaluarit kryen trazira në Shkodër dhe Peshkopi, si dhe zhvilluan greva urie në Vlorë, Berat dhe Përmet për të protestuar kundër kushteve të këqia të jetesës.

 

Arrestimi dhe ndalimi apo dëbimi arbitrar

Kushtetuta ndalon arrestimin dhe ndalimin arbitrar, megjithatë policia me raste arrestoi dhe ndaloi persona arbitrarisht. Paraqija e përgjithshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten pengesa madhore ndaj zhvillimit të një force të efektshme, civile të policisë. Korrupsioni mbeti një problem mes forcave të policisë dhe pagat e ulëta dhe korrupsioni i shfrenuar në mbarë shoqërinë e bëri problemin të vështirë të luftohej. Zyra e Kontrollit të Brendshëm (ZKB) brenda Policisë së Shtetit u përqendrua mbi luftën kundër korrupsionit të brendshëm dhe formave të tjera të kundërvajtjes zyrtare. Përpjekjet e ZKB rezultuan në disa raste arrestime të profilit të lartë, përfshi arrestimin në qershor të Shefit të Policisë së Aeroportit të Rinasit dhe tre oficerëve të tjerë për rolet e tyre për kontrabandimin e migruesve pa dokumenta, si dhe arrestimin dhe dënimin e ish-Shefit të Policisë së Komisariatit Rajonal të Vlorës për trafikim të kokainës.

 

Lira e Shprehjes dhe Shtypit

Ligji mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut parashikon lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe media ishte aktive dhe përgjithësisht e pakufizuar, megjithatë, pati probleme serioze, themelore në përdorimin e medias për qëllime politike. Ndërhyrja politike në media mbeti problem. Botuesit dhe pronarët e gazetave, shpesh redaktonin artikujt për t’u shërbyer interesave të veta politike dhe ekonomike. Tirazhi total ditor i të gjitha gazetave u vlerësua në 76,500. Partitë politike, sindikatat dhe shoqatat e grupet e ndryshme botonin gazetat e revistat e tyre. Media opozitare ishte aktive, por shtrëngohej nga profesionalizmi i kufizuar dhe mungesa e financimeve. Me raste, kundër gazetarëve u përdor dhunë fizike; politikanë të pakënaqur me pasqyrimin në media hera-herës sulmuan apo kërcënuan anëtarë të medias. Në tetor, gazetari televiziv Ilir Babaramo akuzoi Ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, se e kishte sulmuar fizikisht në një lokal publik. Sipas raportimeve, Rama ishte inatosur nga raportimi i pafavorshëm i Babaramos mbi numrin e krimeve të pazgjidhura, të bujshme të kryera gjatë mandatit të Ramës. Raportimet e shtypit treguan se rojet trupore të Ramës gjithashtu kishin goditur me shkelma e grushta Babaramon derisa kishin ndërhyrë të pranishmit. Disa grupe gazetarësh dhe organizata të të drejtave të njeriut bënë thirrje që Rama të largohej nga posti; Rama, një ish-gazetar, dha dorëheqjen pas 2 ditësh.

Qeveria nuk kufizoi aksesin në internet; megjithatë më pak se 1 përqind e popullsisë kishte akses në internet, sepse ky ishte tepër i kushtueshëm. Qeveria nuk kufizoi lirinë akademike.

 

Liria e lëvizjes

Band kriminale të organizuara e bënë trafikimin e imigrantëve të jashtëligjshëm – shqiptarë, kurdë, pakistanezë, kinezë, turq e të tjerë nga Lindja e Mesme dhe Azia – një biznes luksoz. Meqenëse përpjekjet në vazhdim për interceptim dhe shkatërrim të skafeve në mënyrë të efektshme mbyllën rrugën për në Itali, trafikantët filluan të përdornin rrugë tokësore, duke kaluar në Maqedoni apo Mal të Zi, apo duke përdorur dokumente të rreme për t’u larguar nga vendi me avion apo traget.

 

E drejta e qytetarëve për të ndërruar qeverinë e tyre

Raporti paraprak i ODHIR theksoi që problemet në zgjedhjet vendore të tetorit 2003 vazhduan të ekzistonin. Për shembull, shumë qytetarë nuk ishin në gjendje të votonin sepse emrat e tyre nuk ishin në listat e votuesve. Anëtarë të komisioneve zgjedhore të qeverisë vendore dhe komisioneve të qendrave të votimit kishin përgjithësisht trajnim të dobët dhe nuk njiheshin me kodin e ri zgjedhor dhe udhëzimet kryesore nga KQZ. Në periudhën pas zgjedhjeve, pasi shumë sfida ligjore për rezultatet e zgjedhjeve nga partitë që humbën në zona të ndryshme, përfshi edhe dy qytetet kryesore, Tiranën dhe Durrësin.

Në nëntor, në Himarë pati përsëritje të zgjedhjeve – një zonë ku një popullsi e madhe pretendon orogjinë greke – pas raportimeve të shkeljeve serioze të votimit. Megjithëse anëtarë nacionalistë të PS vendore provuan të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve duke falsifikuar rezultatet, KQZ i ktheu këto rezultate dhe verifikoi që kandidati i PBDNJ – që përfaqëson interesat e pakicave të vendit, përfshi edhe pakicën greke – kishte fituar zgjedhjet. Në dhjetor, pati rivotim edhe në 118 qendra të Tiranës, pjesëmarrja në votime ishte e ulët dhe u raportua pak parregullsi të rëndësishme.

Në tërësi, zgjedhjet vendore ishin një hap madhor përpara, me paraqitje të mirë nga policia, shumë zyrtarë vendorë të zgjedhjeve, dhe institucionet zgjedhore. Gjithsesi, zgjedhjet u dëmtuan nga refuzimet e përsëritura të udhëheqjes politike në dy partitë kryesore për të pranuar rezultatet që nuk u pëlqenin.

Një numër partish politike morën pjesë në sistemin politik; Partia Socialiste (PS) dhe PD ishin dy më të mëdhatë dhe mbanin shumicën e vendeve në Kuvend. PS, e formuar nga Partia Komuniste e vjetër në vitin 1991, ishte partia qeverisëse gjatë vitit. Koalicioni i saj në fund të vitit përfshinte PBDNJ dhe Partinë Social-Demokrate. Kryetari i PS, Fatos Nano, gjithashtu shërbeu si Kryeministër. PD, e udhëhequr nga ish-Presidenti Sali Berisha, ishte partia kryesore opozitare e Qeverisë.

 

Gratë

Dhuna kundër grave dhe abuzimi bashkëshorto mbeten probleme serioze. Në shoqëriën e vendit që është tradicionalisht i dominuar nga meshkujt, pranimi kulturor dhe përgjigja e dobët e policisë bën që shumica e abuzimeve të mos raportohen.

 

Fëmijët

Përkushtimi i Qeverisë ndaj të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve është kodifikuar në ligjin vendas; megjithatë, në praktikë pati përkushtim të kufizuar. Ligji parashikon të drejtën për të paktën 8 vjet arsim falas dhe gjithashtu autorizon shkolla private. Ndjekja e shkollës është e detyrueshme deri në klasën e 8 (ose deri në moshën 18-vjeçare, cilado të arrihet më shpejt). Megjithatë, në praktikë shumë fëmijë e lanë shkollën më shpejt se sa i lejon ligji me qëllim që të punojnë me familjet e tyre, sidomos në zonat fshatare. Sipas një studimi të kryer nga CRCA në vitin 2000, afërsisht 38 përqind e adoleshentëve lanë shkollën për të siguruar punësim, megjithatë, Qeveria e përcaktoi këtë shifër 3 përqind. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, gjatë vitit u raportuan 33 raste krimesh seksuale kundër fëmijëve. Trafikimi i fëmijëve, edhe pse jo i përhapur gjerësisht, ishte problematik. Në pak raste, kriminelët rrëmbyen fëmijë nga familjet ose shtëpitë e fëmijës për t’i shitur për rrjete të prostitucionit apo pedofilisë jashtë vendit dhe pati raportime që disa familje ua shitën fëmijët e tyre trafikantëve.

 

Pakicat kombëtare, racore e etnike

Minoriteti grek etnik, udhëhequr nga shoqata e tyre kulturore Omonia, ndoqi në mënyrë kolektive ankesat ndaj Qeverisë në lidhje me zonat zgjedhore, arsimin në gjuhën greke, të drejtat e pronës dhe dokumentet qeveritare. Udhëheqësit e minoritetit u ankuan për mosgatishmërinë e Qeverisë për të njohur ekzistencën e qyteteve etnike greke, të tilla si Himara, që nuk konsiderohen pjesë e “zonave minoritare” të periudhës komuniste; për të përdorur greqishten në dokumente zyrtare dhe në tabelat publike në zonat etnike greke; për të trajtuar efektshëm krimet e kryera kundër grekëve etnikë, veçanërisht pretendimet se pronat kolektive po merreshin ilegalisht përmes dokumentesh të rreme dhe në disa raste me mbështetjen e gjykatave; për të përcaktuar përmasat e popullsisë greke etnike; dhe për të përfshirë një numër më të madh grekësh etnikë në administratën publike.

Shkollat fillore publike në gjuhën greke ishin të zakonshme në pjesën më të madhe jugore të vendit, ku jetonin shumica e grekëve etnikë. Çdo fshat në këtë zonë kishte shkollën e vet fillore-tetëvjeçare në gjuhën greke, pavarësisht nga numri i nxënësve dhe Gjirokastra kishte dy shkolla të mesme. Megjithatë Omonia tha se grekët etnikë kishin nevojë për më shumë mësim brenda dhe jashtë të ashtuquajturave zona të minoritetit.

Maqedonasit etnikë jetonin në radhë të parë në zonën e Pogradecit, Devollit dhe Prespës, në kufi me Maqedoninë; një grup i vogël malazezësh dhe serbësh jetonin në veri të Shkodrës; vllehët dhe arumunët jetonin në rajonin jugor.

Bashkësitë rome dhe egjiptiane ishin ndër grupet më të neglizhuara në shoqëri.

 

Trafikimi i personave

Ligji e penalizon trafikimin e personave dhe ofron ndëshkime për trafikuesit; megjithatë, trafikimi i personave, në veçanti i grave dhe fëmijëve, mbeten probleme serioze. Korrupsioni dhe përfshirja e policisë në trafikim ishte problem. Mungesa e ndjekjes penale të trafikantëve mbeti problem; megjithatë, policia dhe prokurorët pretenduan që kishin shpërbërë 28 grupe trafikimi gjatë vitit. Trafikantët që u arrestuan shpesh u liruan për prova të pamjaftueshme dhe nëse u dënuan, shpesh u akuzuan për krime të lehta ose morën dënime më pak se minimumi për trafikim. Në prill, autoritetet shqiptare dhe italiane arrestuan disa anëtarë të një rrjeti trafikimi fëmijësh që vepronte jashtë qytetit-port të Durrësit në Adriatik, duke përfshirë një nëpunës në Portin e Durrësit dhe kryetarin e zyrës vendore të SHISH. Gjatë hetimit, i cili ishte në vazhdim për 2 vjet dhe kryhej në të dyja anët e Adriatikut, policia shpëtoi 30 fëmijë shqiptarë dhe arrestoi 40 persona. Rastet kundër nëpunësve të doganës dhe të SHISH nuk shkuan në gjykatë deri në fund të vitit. Në shtator, një fshesë rajonale anti-trafik e quajtur Mirage II, rezultoi në 125 arrestime për forma të ndryshme të trafikimit, prostitucionit dhe kontrabandës.

Vendi ishte si një vend burimi ashtu edhe vend tranziti kryesisht për gratë dhe fëmijët e trafikuar me qëllim shfrytëzimi seksual dhe lypjen; megjithatë, numri i shqiptarëve dhe të huajve të prekur nga trafikimi për në vende të tjera ra. Vendi ishte një rrugë tranziti për gratë dhe vajzat e trafikuara për shkak të kotrollit të dobët të kufirit, korrupsionit dhe afërsisë me Greqinë dhe Italinë. Shumica e grave dhe vajzave të reja të trafikuara u transportuan në Itali, Greqi dhe më pak në vende të tjera europiane si Belgjika, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda. Megjithatë, tranziti ilegal në vend u ul konsiderueshëm prej vitit 2002 kryesisht falë ndërprerjes së suksesshme të trafikimit ilegal me skafe nëpër Adriatik. Trafikantët përdorën rrugë tokësore të tilla si Shqipëri-Maqedoni-Greqi, ose falsifikuan dokumente për t’i transportuar viktimat e tyre me avion apo traget.

Gratë dhe vajzat e huaja në tranzit kryesisht vijnë nga Moldavia e Rumania dhe – më pak – nga Ukraina, Rusia, Serbia, Mali i Zi (Kosova) dhe Bullgaria. Në mënyrë tipike, trafikantët konfiskonin dokumentet e viktimave, i keqtrajtonin fizikisht dhe seksualisht dhe shpesh i detyronin të punonin si prostituta përpara se të largoheshin nga vendi. Edhe gratë shqiptare edhe ato të huaja të trafikuara nga rrjetet e krimit të organizuar shqiptar, abuzoheshin, torturoheshin dhe përdhunoheshin. Trafikantët gjithashtu mund të kërcënojnë edhe shumë nga anëtarët e familjeve të tyre.

Policia shpesh ishte drejtpërdrejt ose tërthorazi e përfshirë në trafikim. Pak punonjës policie dhe asnjë nëpunës qeveritar u ndoqën për trafikim gjatë vitit. Avokatët dhe gjykatësit u manipuluan dhe iu dha ryshfet, duke lejuar trafikantët ta blejnë lirimin nga ndëshkimi nëse arrestohen. Njësia e Anti-Trafikimit brenda Nën-Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe një Zyrë e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik i kushtuan vëmendje të veçantë përfshirjes së policëve në trafikimin e njerëzve; Zyra e Kontrollit të Brendshëm hetoi 266 raste përfshirjeje të policëve në të gjitha format e trafikimit. Shumë nga këto raste rezultuan në lirime po shkarkime dhe një numër në rritje zyrtarësh të policisë të implikuar në raste trafiku u përballën me arrestim dhe ndjekje penale.

Në dhjetor, policia arrestoi disa ushtarë të dyshuar për përdhunimin dhe trafikimin e një vajze 16-vjeçare. Në dhjetor dolën raportime që një vajzë 16-vjeçare ishte futur në mënyrë të jashtligjshme në bazën detare të Bishtit të Pallës për të bërë seks me shtatë marinarë gjatë një fundjave 3-ditore.

Nga raporti i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë

Krimet e shtetit në emër të shtetit

Është tashmë një realitet i hidhur fakti që grupe kriminale kanë çjerrë me fuqinë brutale shtetin, në emër të shtetit. Kjo sepse është anemike drejtësia, kjo sepse të drejtat e liritë e njeriut janë të sakatuara, kjo sepse pasuritë shumë të larta, madje edhe më të larta se të shumë politikanëve amerikane të njerëzve të lidhur me pushtetin në Shqipëri po fshihen nën një fustanellë farefisnie, miqësie, tarafi, pse jo edhe mafieje apo terrorizmi. Denoncimet në Shqipëri po ngelen vetëm në hapësirën politike, por kurrnjëherë ligjore. Sa herë Kryeministri Nano ka akuzuar qeveritarët, parlamentarët, politikanë dhe sa herë ish-kryeministri Ilir Meta dhe të tjerë kanë akuzuar pikërisht Nanon. Pra ligji është thjesht një shantazh që nxjerr krye në raste të përfitimeve personale. Dhe kjo shtrihet mëpastaj deri tek njerëzit e thjeshtë që jo vetëm u mungojnë gjërat më elementare, por u dhunohet liria, u nëpërkëmbet dinjiteti, u kërcënohet jeta. Nga Misioni i Pajtimit mbarëkombëtar “Nënë Tereza”, redaksia jonë depoziton një vërtetim ku thuhet se shtetasi shqiptar Marjan Fran Shqau, i datëlindjes 25. 05. 1977, ka jetën tepër të rrezikuar në Shqipëri, pasi ka probleme gjakmarrjeje meqenëse shumë vite më parë gjyshi i tij për arsye vetëmbrojtjeje dhe që nuk kish marrë dënim nga shteti i asaj kohe, kish vrarë Elez Malin. Por për rrezikun që e kishte prezent e permanent, Marjan Shqau deri ditën që u largua nga Shqipëria, lëshon alarmin edhe një dokument i Partisë Lidhja e Legalitetit për degën e Shkodrës që ne e kemi në dosjen tonë. Pra legalisti antikomunist Marjan Shqau, si një anëtar e veprimtar i Forumit Rinor të kësaj force politike që më 1996 dhe si anëtar i saj që më 10. 09. 1997, duke qenë se kish marrë pjesë aktive në shumë aktivitete, duke qenë përfaqësues në qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 si dhe në zgjedhjet e pushtetit vendor, duke qenë edhe përfaqësues i Partisë Lidhja e Legalitetit në një qendër votimi për referendumin që është zhvilluar më 29 qershor 1997 për formën e qeverisjes, ku në fakt pati fituar monarkia si dhe në mitingun paqësor të zhvilluar në Tiranë më 3 korrik të vitit 1997, në krye të të cilit ishte Madhëria e Tij,m Mbreti Leka i Parë, si dhe delegat në konferencat e kësaj partie në Shkodër, është vënë në shënjestër të hakmarrjes për ta eliminuar fizikisht. Madje edhe familja e tij, madje edhe të afërmit e tij i janë kërcënuar. Gjithsesi jeta e Marjan Shqaut u rrezikua së tepërmi pas fillimit të protestave të të gjitha forcave të djathta shqiptare më 7 shkurt 2004 në Tiranë, nën thirrjen “Nano ik!”, ku policia e shtetit rrahu, dhunoi, madje edhe prangosi shumë njerëz të pafajshëm. Pas këtij mitingu protestues e paqësor ku Marjani ishte prezent, forca kriminale të shtetit i janë sjellë rreth shtëpisë, ndoshta edhe për ta vrarë. Por gjithsesi, ajo çka i duket më alarmante gazetës sonë është fakti që lidhjet e politikës me krimin ofrojnë një realitet të frikshëm.

Sokol Pepushaj

 

Retrospektivë

Bajza, kryeqendra e Malësisë së Madhe, 5 vjet pas çmendurisë së vitit 1999, ka ndryshuar pak

Malësia e Madhe, rrethi më verior i Shqipërisë, është një nga trevat me historinë më të lavdishme në të gjitha trojet shqipfolëse. Në periudha të veçanta të historisë sonë, ajo ka ditur të nxjerrë figura të spikatura, të cilat kanë luajtur një rol vendimtar në shumë fusha. E në këtë kuadër, ka spikatur gjithmonë Bajza e Kastratit, ose siç njihet, kryeqendra e Malësisë së Madhe.

Megjithatë, jo gjithmonë Bajza ka kaluar periudha të lehta gjatë viteve të ekzistencës së saj. Përveç pushtimeve të ndryshme, përveç periudhës së diktaturës më të egër komuniste në Evropë, Bajza përjetoi edhe tragjedinë e vitit 1997 dhe që zgjati deri në fund të shekullit të kaluar.

Tragjedia e pranverës së vitit 1997, solli edhe për Bajzën e Kastratit një situatë kaotike, aspak të qetë dhe shumë të vështirë. Megjithatë, viti më i vështirë mund të konsiderohet viti 1999. Është periudha kur jeta ishte më e pasigurtë se asnjëherë. Në atë kohë, shteti nuk ekzistonte. Trafiqet e të gjitha llojeve ishin në këmbë. Femra nga Rusia, Moldavia apo vende të tjera, trafikoheshin krejt hapur. Në hotele apo motele, trafikimi i “mishit të bardhë” ishte një gjë krejt e zakonshme. Të shumta ishin edhe rrëmbimet e vajzave të reja, por edhe të fëmijëve të moshave të mitura. Policia nuk kishte e aftë të ndërpriste këtë rrjet gjigand trafiku. Armët, të cilat ishin një gjë e zakonshme për Shqipërinë, veçanërisht për Bajzën e Kastratit, trafikoheshin krejt haptas dhe kalonin përmes vendit tonë, edhe në shumë shtete të tjera. Jeta ishte me të vërtetë gjëja me më pak vlerë ndër të gjitha të tjerat. Të shumtë ishin ata, që në këto kushte, kur ishte kthyer në mjet jetese vendosja e gjobave për të gjithë, edhe tregtarët e vegjël, ku jeta ishte “në fije të perit”, kur njeriu për njeriun ishte thjeshtë një objektiv pushke, rruga e vetme e shpëtimit ishte largimi nga Bajza e Kastratit dhe nga Shqipëria. Në Bajzë të Kastratit, ishte koha e lotëve dhe vajtimit kolektiv për fatin e keq.

E, teksa kanë kaluar 5 vite nga 1999-a e tmerrshme, Bajza e Kastratit akoma nuk është e qetë, akoma nuk ka fituar ato që ka humbur gjatë këtyre viteve të vështira. Me shumë probleme, ajo kërkon të ecë përpara, pa kthyer kokën pas. Megjithatë, sot apelit të vitit 2004 i mungojnë shumë persona, që për shkak të situatës shumë të vështirë të vitit 1999, u detyruan të lënë pas kujtimet më të bukura të jetës, kujtimet e Bajzës së mrekullueshme të Kastratit, e cila duhet të kalojë shumë kohë për të harruar dhimbjet dhe bijtë e saj, tashmë larg saj.

Blerti Delija

 

Zoti Kryeministër, kush i vrau rreth 6000 shqiptarë në shtatë vjet?

Nga ajo pranverë e përgjakshme e vitit 1997, kur bandat shpërthyen depot e armëve dhe luftën civile, çka çoi në votimet e parakohshme të 29 qershorit 1997, ku socialkomunistët, pra pushtetarët e sotëm uzurpuan pushtetin, e deri më sot, sipas opozitës shqiptare janë pushkatuar rreth 6000 vetë. Kjo shifër nuk është përgënjeshtruar apo dhënë ndonjë shifër tjetër. Gjithsesi, ajo çka gazeta jonë e sheh si shqetësim, madje si krim kundër njeriut të pafajshëm, veçmas kundër opozitarëve, është fakti që shteti diktatorial ka vrarë njerëz. Me këtë rast, ne e shohim logjike t’i bëjmë një pyetje të thjeshtë Kryeministrit Fatos Nano: Kush i vrau 6000 shqiptarë? Në mos qoftë kjo shifra e saktë, të japë një shifër, por ama shkaqet t’i shpjegojë. Në tërë këtë krim shtetëror, Shkodra, kryeqendra e veriut, epiqendra e qëndresës demokratike, ka qenë më e goditura: Edhe deklarimi i Kryeministrit Nano në Shkodër gjatë një vizite, se: “Si ta dojë Shkodra Fatosin dhe Partinë Socialiste, ashtu do ta dojë PS dhe Fatosi Shkodrën”, është një shantazh. Por gjithsesi ky është edhe realitet. Realitet i hidhur, pasi Shkodra është e mbuluar nga korrupsioni, krimi i organizuar politik, kontrabanda, gjakmarrja mesjetare etj. Kjo gjendje ka bërë që përveç atyre të vrarëve, të plagosurve, të dhunuarve që edhe kanë mbetur sakatë, shumë të tjerë të detyrohen të braktisin Shqipërinë, për të siguruar jetën. Partia Lëvizja e Legalitetit, ka mendimin se shumë shqiptarë largohen se në format e lartcituara u rrezikohet jeta. Të tillë janë edhe Bardhyl e Gentiana Kraja, mbi të cilët është ushtruar disa herë dhunë fizike e terror, persion psikologjik e deri tentativë për t’i vrarë. Terrorizmi në Shqipëri është evident. Zublimi dhe kapja e dy personave kohët e fundit në Perash me telefona celularë që komandonin mina me sahat, flet shumë. Pra është fjala se rrezikshmëria për jetën është e madhe. Kështu edhe Bardhyl Kraja e familja e tij kanë qenë patjetër në shënjestër të terrorit për t’i eliminuar fizikisht më 17 janar 2003, rreth orës 00:30 minuta, kur lëndë plasëse, eksploziv, iu vunë në banesën e tyre. Nëse u dogj banesa, ata shpëtuan, pasi kishin ikur më parë nga Shqipëria. Por shumë të tjerë nuk i kanë shpëtuar vdekjes, pasi edhe shteti është i inkriminuar, ku sipas vetë Ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, rreth 70% e policisë është ose e paaftë, ose e lidhur me krimin e organizuar. Po a majftojnë vetëm deklarata? Po a mjaftojnë vetëm shifra? Beteja me krimin gjithsesi duket do të jetë e gjatë dhe e vështirë, pasi përditë e përnatë po vriten njerëz.

Albert Vataj

 

Shqipëria si gjashtë shekuj më parë, me ligjet e Kanunit

Vetë gruaja e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano, Xhoana Nano, sot është presidente e Misionit të Pajtimit të Gjaqeve. Kjo flet për impotencën e shtetit dhe potencën e Kanunit të Lek Dukagjinit, një draft ligjor ky i para 600 viteve. E, veriu shqiptar, veçanërisht Rrafshi i Dukagjinit, vendi ku lindi kanuni i maleve, sot ka shumë probleme gjakmarrjeje, sa në Shkodër është një lagje e tërë me gjaksorë dhe që ruhet privatisht nga të ngujuar, ku fëmijët nuk shkojnë as në shkollë. Dhe shteti e di mirë, pasi është pagëzuar “lagjja e gjakut” dhe si Ministri i Arsimit, Luan Memushi, si pararendësi i tij, Et’hem Ruka e kanë vizituar këtë lagje, pas publikimeve në shtypin e pavarur. Gazeta jonë ka treguar guxim dhe do tregojë, megjithëse edhe gazetarë na janë kërcënuar me vdekje dhe kemi vënë në dijeni shërbimet amerikane, për probleme të tilla apo analoge. Kësaj radhe objekt i ynë është ky djalosh i ri që shihni në këtë foto. Quhet Eduard Nikoll Gjonlekaj nga Dukagjini, lindur më 28 qershor 1986. Dhe është viktimë e një gjaku, megjithëse s’ka asnjë faj, megjithëse e do jetën e Shqipërinë. Familja e tij kishte një gjak të vjetër me familjen e Pjetër Gjokës. Pjetër Gjoka vrau babain e Eduardit në fillim të shtatorit 2001, një ditë të martë. Gjaku i vjetër nuk harrohet andej nga malet e Rrafshit të Dukagjinit sidomos. Kjo, sepse gjyshi i Eduard Gjonlekaj, shumë vite më parë kishte vrarë për konflikt pronësie, toke, babain e Pjetër Gjokës. E, megjithë vrasjet, as konflikti i pronës ende nuk është zgjidhur. Madje gjaku është thelluar, pasi dy janë pas vrasjes së Nikoll Gjonlekaj, vetë vrasësi ka shkuar tek shtëpia e Eduard Gjonlekaj, së bashku me dy djemtë e tij, ku ka gjetur të ëmën e Eduardit, Dilën dhe i ka thënë se gjakun e babës e mora, por të tjerët duhet të largoheni nga Shqipëria. U ka thënë se kanë dy javë afat, besë, në të kundërt atë grua, Dilën dhe djalin, Eduard, do t’i vrasin e shtëpinë e gjënë do t’ua djegin. Atë kohë Eduardi nuk ishte në shtëpi, por diku jashtë duke luajtur me shokët. Sapo ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar e ëma ngjarjen, ai është larguar. Sot ky djalosh që i kërcënohet shumë jeta, duket se ka marrë rrugët e perëndimit, si shumë të tjerë.

Denada Kraja

 

Detyrohet të braktisë vendlindjen!

Quhet Ilir Qamil Kallmi. Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 13 korrik 1972, trashëgimtar i një familje me tradita patriotike dhe e papajtueshme me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Është i martuar me Suela Hydajet Kallmi, e datëlindjes 23 mars 1978 dhe së bashku kanë dy djem, Revisin, e datëlindjes 30 maj 1998 dhe Eljonin, e datëlindjes 23 mars 2000. Iliri me fillimin e proceseve demokratike vihet tërësisht në krahun e forcave progresiste të udhëhequra nga Azem Hajdari e Sali Berisha. Me krijimin e Partisë Demokratike bëhet ndër të parët anëtarë të saj dhe identifikohet si njëri ndër më aktivët në demonstratën e 2 Prillit në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë martirët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosën 82 të rinj e të reja të pafajshëm, që aspironin për një jetë më të mirë në vendin e tyre. Strukturat famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit qysh në atë demonstratë rrethuan me rreth të kuq edhe djaloshin shkodran, 19-vjeçarin Ilir Kallmi, i etiketuar si kundërshtar i regjimit e aktivist i flaktë në udhën drejt demokracisë e progresit shoqëror. Votimet e 22 Marsit 1992 sollën në pushtet Partinë Demokratike me në krye Sali Berishën e populli mori frymë lirisht pas 50 vitesh diktaturë ndër më të egrat e shekullit të kaluar në tërë botën. Në vitet ’92-’97 Iliri nisi të merrej me tregti në shtete si Rumania, Turqia, Mali i Zi etj., dhe arriti të krijonte kushte modeste për të jetuar normalisht në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 1996 bleu një ndërtesë në lagjen e Shirokës të cilën e ktheu në Bar-Restorant-Hotel “Kallmi” i cili u bë edhe njëri ndër lokalet e preferuara për demokratët, veçanërisht i prijësit të demokracisë, nderit të kombit, të ndjerit Azem Hajdari. Por, votimet e 97-s pas revoltave të armatosura risollën në pushtet ish-komunistët, tashmë të kthyer në socialistë e demokracia pësoi goditjen më të rëndë në vitet e ekzistencës së saj. Ekstremistët e majtë pas marrjes së pushtetit nisën gjuetinë e shtrigave, veçanërisht kundër kundërshtarëve të tyre të vjetër. Ata nuk kishin si ta harronin emrin e rrethuar me të kuq të Ilir Kallmit në listat e ustallarëve të vjetër të Sgurimit të Shtetit që tashmë bënin ligjin. Qysh nga ky moment nis zbatimi i planit për eliminimin e gjithë kundërshtarëve të spikatur në qytetin e Shkodrës e rrethe të tjera të vendit. Këtu nis edhe pasiguria e jetës në familjen Kallmi. Ilirit fillojnë t’i vijnë kërcënime anonime, për ta detyruar të heshtë dhe të mos vihet në krahun e forcave demokratike, tashmë në opozitë.

Në gushtin e vitit 1998 dega e PD organizon një takim në Lokal “Kallmi”. Teksa zhvillohej takimi, një veturë afrohet me shpejtësi dhe një person qëllon me breshëri drejt xhamave të lokalit, por fatmirësisht pa shënuar viktima. Presionet kundër Ilirit sapo kishin nisur. Në shkurt 1999, aty rreth orës 21 të darkës, një sasi tritoli e vendosur në pjesën anësore të lokalit shkakton dëme të konsiderueshme.

Por jo gjithçka përfundon këtu. Ndërsa Iliri nuk tërhiqej, ekstremistët e pushtetit shtonin presionet. Disa muaj më pas i bie në dorë një letër anonime. I kërkonin 8 milion lekë të cilat duhej t’i dorëzonte në banakun e lokal “Kazazi”, të cilat Iliri në këmbim të jetës së tij detyrohet t’i dorëzojë në vendin e caktuar. Vetëm disa ditë më vonë, përsëri një letër për 2 milion lekë por pa adresën e vendit ku duhej të dorëzoheshin, të cilat Iliri nuk i dorëzon. Jeta e familjes Kallmi tashmë po bëhej e padurueshme në qytetin e Shkodrës. Fyerjet, sharjet, grabitjet e deri kërcënimi me eliminimin fizik të tij dhe pjesëtarëve të familjes bëhen thuajse të përditshme. Jeta në këtë familje e kishte humbur normalitetin. Iliri i palëkundur në bindjet e tij dhe me shpresën e largimit të socialistëve nga pushteti në votimet e 1 Tetorit 2000 angazhohet në stafin elektoral të zotit Ormir Rusi, i cili kandidonte për kryetar bashkie përkrah Esmeralda Uruçit të PS, Namik Kamberit të PR dhe Anton Gurakuqit të PDK. Postin e kryetarit të bashkisë e fitoi përfaqësuesi i PD, zoti Ormir Rusi. Më 8 tetor të vitit 2001, në orët e vona të darkës, policia troket egërsisht në derën e shtëpisë së Ilir Kallmit. Policë të armatosur deri në dhëmbë, me sjellje harbutësh, pasi i terrorizojnë familjen e futin me forcë në furgonin e policisë dhe pasi komunikojnë me radio me shefin e tyre, Milto Kordha, e dërgojnë pa kurrfarë shkaku në birucat e drejtorisë së policisë, ku e lirojnë vetëm pas dy ditësh. Ndërkaq edhe një tjetër fatkeqësi i shtohet familjes së Ilir Kallmit. Në mars 2001, djali i axhës së Ilirit, në grindje e sipër për motive politike, plagos një person nga fisi Kallmi, pasi jo të gjithë ishin me Partinë Demokratike. Në këto kushte, kur jeta e Ilirit tashmë rrezikohej nga ekstremistët e pushtetit dhe njerëzit e familjes së njeriut të plagosur nga djali i axhës së tij, ai me shumë dhimbje detyrohet të braktisë vendlindjen për t’u instaluar në një shtet ku jeta dhe liritë e personit mbrohen e garantohen me ligj. Kjo ndodhi në qershorin e vitit 2003. Por fatin e familjes Kallmi në qytetin e Shkodrës e përgjithësisht në trevat e veriut të vendit e kanë qindra familje demokrate pas revolucionit të armatosur të vitit 1997, që riktheu në pushtet ish-komunistët e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, histori që vazhdon egërsisht edhe në ditët e sotme…

Rifat Ymeri

 

Shteti malazez nxit largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Shaqir Rukaj nga Kodrabudani, njëri ndër viktimat e këtij represioni shovinist…

Shqiptarët në Republikën e Malit të Zi ndjehen gjithnjë e më të frikësuar në trojet e tyre etnike. Politika shoviniste serbo-malazeze e ka ulur dukshëm numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht përbëjnë vetëm 6% të popullsisë ose 45000 banorë nga 620000 që numërohen në shkallë vendi. Shqiptarët banojnë në lokalitetin e Tuzit, pak në qytetin e Barit dhe rreth 25000 në qytetin e Ulqinit e rrethinat afër tij. Të drejtat dhe liritë e tyre vazhodjnë të nëpërkëmben dhe gjithë politika synon në asimilimin e tyre deri në detyrimin për braktisjen e trojeve etnike. Viktimë e kësaj politike represive është edhe shtetasi Shaqir Rasim Rukaj nga fshati Kodrabudan, 4 km larg qytetit të Tuzit. Ka lindur më 2 Gusht 1967 dhe deri në vitin 1998 së bashku me familjen përgjithësisht bënte një jetë normale. Është martuar me Lindita Camaj nga fshati Sukruq dhe frut i dashurisë së tyre ishte vajza e vogël Argenta.

Lufta e Kosovës, dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre solli edhe shkatërrimin e familjes Rukaj. Një familje nga Presheva, Zeqir Sylaj me 7 persona strehohet për disa muaj në shtëpinë njëkatëshe të Shaqir Rukaj në Kodrabudan. Qysh nga ai moment nisin edhe kërcënimet e shërbimeve sekrete sero-malazeze kundër Rasimit e djalit të tij të vetëm, Shaqirit, për t’i detyruar të nxjerrin jashtë, në kundërshtim me zakonet e mikpritjes shqiptare, familjen Sylaj nga Presheva. Përkundrazi, Shaqiri, në dejet e të cilit vlonte gjaku dhe patriotizmi shqiptar, jo vetëm që nuk nxjerr jashtë familjen kosovare, por bëhet edhe protagonist i organizimit të protestave që zhvillohen ato ditë në qytetin e Tuzit kundër agresionit serb në Kosovë. Këtu arrestohet nga policia e Podgoricës dhe me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike mbahet për 15 ditë në burgun e Shpuzës. Pas daljes nga burgu më 23 maj 1999 Shaqiri thirret nga gjykata ushtarake e Podgoricës për t’u gjykuar për shmangie të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pas largimit të familjes preshevare, jeta e Shaqirit e gjithë familjes së tij bëhet gjithnjë e më e rrezikuar. Shërbimet sekrete vazhdonin të kishin në shënjestër gjithë ata që ndihmuan kosovarët e nxitën urrejtjen nacionale. Për më tepër Shaqirit nuk i falej lehtë shmangia nga shërbimi ushtarak. Në kushtet e trysnisë së ushtruar dhe rrezikut që vinte nga shërbimet sekrete, Shaqiri, Lindita e vajza e tyre Argenta braktisin vendlindjen dhe instalohen diku jashtë shtetit në fundin e vitit 2000. Të njëjtën rrugë ndjekin edhe dy prindërit e Shaqirit, Rasimi me bashkëshorten Zyranë, për të cilët askush nuk di një adresë të saktë se ku ndodhen. Ndërkaq më 10 dhjetor të vitit 2000, gjykata ushtarake e Podgoricës, bazuar në nenin 318 për kohën e luftës dhe rrezikut të agresionit të NATO-s e kryesuar nga Major Dragan Vukadinoviq, gjykon në mungesë shtetasin malazez Shaqir Rukaj të cilin e dënon më 20 muaj burg me akuzën për shmangie të kryerjes së detyrimit ushtarak. I ndjekur nga shërbimet sekrete si nxitës i urrejtjes nacionale dhe i dënuar me 20 vjet burg, shtetasi Rasim Rukaj dhe familjarët e tjerë të tij asnjëherë nuk do të mund të rikthehen më në vendlindjen e tyre. Edhe sot shtëpia e vogël njëkatëshe në Kodrabudan rri e heshtur, e mbyllur në çelës dhe e vetmuar në pritje të të zotërve tësaj. Por… kryetari i unionit demokratik të shqiptarëve në Malin e Zi, Dr. Ferhat Dinosha shprehet se fatin e Rasimit e Shaqir Rukaj e kanë edhe qindra të tjerë në ditët e sotme, pasi malazezët i duan trojet shqiptare pa shqiptarët.

Rifat Ymeri

 

Diskriminimi i familjeve rome – një i vdekur sepse u përpoq të shpëtonte jetën e dy romëve

Kol Gjokaj u vra më 14 maj 2004 ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dy romëve në dyqanin e tyre në Hot, Bajzë. Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, ishin larguar nga Lagjja “Iliria” në Shkodër dhe kishin shkuar në Hot vite më parë. Ata hapën gjithashtu një dyqan në Hot me artikuj të përzier, ku punonte Leonardi.

Komshinjtë e tyre nuk donin romët në lagjen e tyre aq më pak që ata të kishin një dyqan në lagje. Grindja arriti në një shkallë të lartë saqë komshinjtë qëlluan mbi ta ndërsa po punonin në dyqan. Sipas disa dëshmitarëve të ngjarjes, Tom Alia dhe djali i tij, Leonard Alia, i shpëtuan për mrekulli breshërisë së plumbave, ndërsa një i bardhë, Kol Gjokaj, i cili po përpiqej t’i shpëtonte, mbeti i vdekur.

Sipas disa burimeve konfidenciale, Leonard Alia ishte rrahur gjithashtu nga policia në dyqanin e tij, jo shumë kohë më parë, thjesht sepse ishte rom. Megjithëse kërkoi ndihmë mjeksore, Zyra e Punëve të Brendshme nuk filloi ndonjë hetim për policët që vepruan brutalisht kundër të riut.

Ajo që të shqetëson më shumë është fakti se policia dhe qeveria nuk kanë ndërhyrë për t’i ndaluar këto ngjarje që të mos ndodhin. Jeta e romëve rrezikohet çdo ditë, për të mos përmendur privimet e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike.

Sokol Pepushaj

Nr. 59 i gazetës në print

0
Kelmendi e Komunizmi

Sheh monumentin e heroit kombëtar Prekë Cali në Shkodër dhe në kujtesë të troket një pjesë histori. Të troket ajo histori shqiptare brilante që për dekada të tëra komunistët na e servirën si antishqiptarizëm.

Le të nderojmë pak çaste Kelmendin, truallin që lindi e rriti antikomunistin, viganin, apostullin e pashoq të shqiptarizmës.

Pra, Kelmendi, zona më verilindore e Shqipërisë, ky truall i Eposit të Kreshnikëve përkundi në fillim djepët e legjendave të Mujit e Halilit. Në majemalet e tij e kishin strehëzën zanat e malit e shtojzovallet. Mespërmes krahinës, në të dy anët, nga zona e Vuklit dhe ajo e Selcës, e përshkojnë dy lumej, dy Ceme vrapkulçedër e sypringjelbër që bashkohen në Tamarë, duke u dhënë brigjeve një hijeshi si rrallëkund. Treva veriore u shemb e u shkrumbua tre herë me rropamë, e po me aq madhështi u ngrit si një Sfinks gjigand. Aty holli shtat Nora, ajo vajzë me butësi trëndafili e zemër luaneshe, vajza e luftëtarit selcjan Vuk Marash Uci, ajo sokoleshë që hyri me dinjitet në analet e historisë sonë, ajo Orë Mali që i preu kryet Pashait osman, Vuçi Pashës mu në qendrën e tij ushtarake, në Zall të Bruzit, në hyrje të fshatit Selcë, në prezencë të plot 30.000 nizamëve. Aty lindi e shkroi histori Nikë Leka, Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aty lindën e u rritën atdhetarë që ngritën flamurin e parë në historinë shqiptare. Është fjala për qëndresën antiturke të vitit 1911, ku Oso Kuka e Prekë Cali, duke favorizuar ndërkombëtarisht me anë të një peticioni kryeneç dhe logjik çështjen shqiptare pranë qeverisë britanike, ngritën flamurin në Deçiq dhe mbajtën kuvendin e krerëve shqiptarë në Gerçë dhe miratuan “Librin e kuq” me 12 kërkesa drejtuar qeverisë Osmane që paraprinë dhe përgatitën terrenin për ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, ashtu sikundër thotë edhe kënga: “Përmbi Selcë vargojnë do male / Thikë përpjetë si mur kalaje / Bash njaty kuvendi mlodhi / Ma të mirët e ktij trolli / Përreth ahut shekullor / Zbardhin tirqet bardh si bora / Dëgjojnë malet, ndalin gurrat / Gju më gju kuvendojnë burrat / Le ta dijë Perandoria / Ma nën zap s’duron Shqipnia”.

Në Kelmendin e Prekë Calit, në atë truall që ndjen nder të jesh bir i tij, u lind e u rrit edhe Françeskë Albanesi, skulptor e erudit i Rilindjes Italiane. Ky mjeshtër i gdhendjes u bë i pavdekshëm me Altarin e Kryekishës së Milanos që nuk është thjesht një monument kulti, por një ndër monumentet më në zë të kulturës botërore. Aty rriti shtatin e vet edhe famozi Angjelin Prelocaj, miku më i ngushtë dhe më i vlerësuar i Ismail Kadaresë, njëshi i baletit në botë, i cili iku fëmijë nga diktatura komuniste dhe sot jeton në Paris. Historia e tij është e njëjtë me atë të Gjekë Marinës, që po trondit globin me vjershat e tij. Aty, në Kelmendin e Prekë Calit, At Gjergj Fishta nisi vargjet e para të “Lahutës së Malëcisë”. Diku në luginat e Kelmendit heroik, pikërisht në Nikçin e të parëve të Ibrahim Rugovës e Rexhep Qoses, armëtarët e hershëm shpikën e prodhuan topin prej dardhe me barut autokton.

Por njëri nga kulmet, mbase më i larti, me të cilin mburret ky vend i lashtë sa krijimi i ujit e ajrit, Qiellit e Tokës, është fakti se lindi, rriti, burrëroi heroin tonë kombëtar Prekë Calin, i cili siç do dëshmojnë rreshtat e këtij reportazhi me fakte të gjalla, të cilat diktatura komuniste e kaluar dhe e tashme, megjithëse i syrgjynosi, s’mundi jo vetëm t’i fshijë, por as t’i eklipsojë, do të shndërrohej në një përbindësh për cilindo që tentoi të skllavëronte, nëpërkëmbte apo ndërmerrte ndonjë masakër kundër vendlindjes së tij të shtrenjtë e bashkë me të, mbarë truallit shqiptar.

 

Shqipëria pa Vermoshin, një trup pa krye

Figura të tilla si Prekë Cali, edhe shtete i Franca, Italia, Amerika do i kishin nder.

Zbërthimi i një figure të tillë madhore si Prekë Cali, natyrisht kërkon një kujdes të veçantë, por ne mund të themi pa droje që ai kishte një intuitë dhe atdhetarizëm që rrallë i gjen shoqe. Nuk ka si të nderohet ky martir i Shqipërisë nga socialkomunistët, ashtu sikundër nuk kishte se si t’i besonte megallomanisë së komunistëve, pasi në platformën e këtyre djajve të kuq gjithherë është shtruar këmbëkryq rreziku pro sllav për kombin. Ky burrë i mençur e trim si zana, ka mbajtur në gjoksin prej vigani dokumentin me vulat e shtatë Krajlive të Europës, çka është në rast unikal në tërë historinë tonë. Si përfaqësues i palës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, ai punoi me diplomaci në shërbim të çështjes shqiptare. Prekë Calit nuk iu tremb syri as në qelitë e errëta ku e përplasi regjimi i Ahmet Zogut, pasi ai ishte një mbështetës i fuqishëm i lëvizjes së qershorit 1924, krah Fan Nolit. Ahmet Zogu tregoi një politikë të butë me kundërshtarët. Pra vetëm katër vjet qëndroi në burgun e Gjirokastrës. Gjatë asaj kohe Prekë Cali bëri “mik” edhe një fëmijë, Enver Hoxhën, të cilin edhe e shpëtoi, e nxori para kohe nga qelia me ndërhyrjen e tij direkte tek Ahmet Zogu, pasi mendonte ta kishte më vonë në krah të tij. Por Prekë Cali kish ndihmuar persekutorin e mëvonshëm të tij, pasi kahe e tyre u ndanë shumë shpejt. Pra, mirënjohja, burrëria, shqiptarizmi s’mund të bujtte në zemrën dhe shpirtin e zi të Enver Hoxhës. Kohë më vonë Enver Hoxha shkruan në kujtimet e veta: “Kam patur një “mik” të mençur e trim. Vinin nga shumë shtete dhe e takonin në burg. I merrnin mendime e i bënin portrete. Por ai na dolli kundra, na dolli tradhëtar e kështu u detyruam ta eliminojmë…”. Kështu bëri edhe Fatos Nano me Azem Hajdarin, apo jo. Nga njëra anë fjalë të bukura, nga tjetra, plumba. Por le të kthehemi tek tema jonë. Edhe krerët serbë ishin betuar me qindra herë se do t’ia prisnin kokën Prekë Calit. Ata nuk e harronin kurrsesi aktin e vrasjes së përfaqësuesit të interesave serbe për vendosjen e kufijve në terren më 9 nëntor 1921, Mark Calit, siç edhe përjetësohet për të mos vdekur kurrë më në këngë ajo madhështi shqiptare: “Atë nëntor kur u vu kufi / I theu qafën gjeneralit t’tij / Marka Calit t’Malit t’Zi…”.

Kështu pra, Malësia e Shkodrës ngeli tokë shqiptare sot e kësaj dite falë vendosmërisë deri në flijim të Prekë Calit, akt të cilin shqiptarët e New Yorkut e këndojnë në raste festash kombëtare e edhe gëzimesh familjare. Nga vargjet e gazetarit Pjetër Mernaçaj, shkruar më 1974, natyrisht me ndonjë përshtatje të vogël, për të cilën miku ynë Mernaçaj jemi të bindur se na kupton, shkëputim: “Fjala nuk zgjat, u nis kuvendi / Këtu tha Prenka, nuk asht vendi / Me ngul gur, me vu kufi / Ky asht dheu i t’parëve të mij / E, rrehet keqas kush mendon / Se këto male i kapton / T’tan malësia asht betua / Deri sa krejt të jem farua / Një pëllëmbë tokë t’huejt mos m’ja lëshua / Një angleze, grua fisnike / Kur dëgjon ato fjalë kreshnike / Pak përmallshëm Prenken e ka dvetë / Pse ti Cali kaq me t’nxehtë? / Pse i del zot këtij vendi të shkretë? / -Moj sojnike t’u ngjattë jeta / Për Shqipni janë male t’vlefta / Janë pyje, me kullota / E kund ma t’bukura s’i ka Bota / Brez mbas brezi, unë e di / Ktu kanë këndua t’parët e mij / Gjithmonë t’huejt na kanë ngatrrue / Deri n’vorre na kanë cermue… / Komisioni ra n’mendime / Hajt pra, Beg, po t’lam me pri / Njaty Preka vu kufi”.

Proverbial për të gjithë brezat ka ngelur postulati i tij në një konferencë diplomatike në Londër rreth çështjes së kufijve: “Shqipëria e vogël ka burra të mëdhenj. Ajo pa Malësinë e Shkodrës do të ishte një trup pa krye…”

Nazistët gjermanë në vitet e pushtimit fashist, i ofruan grada e poste të larta Prenkë Calit, me kusht që ky që syrgjynosej larg trojeve të veta. Këtë ofertë nuk kish se si ta pranonte vigani i maleve shqiptare. Ai qëndroi në viset e veta, i mbështeti këmbët fort në tokë, si Anteu, grumbulloi rreth vetes shokë të idealit kombëtar si Prelë Tomën (Smajlaj), Dedë Gjonin, Ndue Gjorapukën, Gjekë Selcën, Gjergj Lulën, Nikollë Preçin, Dedë Lulash Smajlin, Gjokotë Ujkën, Maç Lucën, Fran Doshin, Fran Pretash Zogun e shumë atdhetarë të tjerë.

Në janar të vitit të parë të pasçlirimit, prijësi i maleve organizoi në fshatin Brojë një kuvend të krerëve të zonës për të koordinuar veprimet kundër uzurpimit komunist, i cili identifikohej me synimet gllabëruese të serbo-malazezëve.

Prekë Cali, trim sa vetë trimëria, i meçur sa vetë mençuria, i matur sa vetë maturia, i urtë sa vetë urtësia, mban lidhje tepër të ngushta me personalitetet britanike, pasi me ndihmën e tyre synonte të realizojë ëndrrën e tij të kahmot: “T’i kthejë sytë nga Perëndimi”, pasi sipas filozofisë së tij, vetëm atje gjendej burimi i qytetërimit dhe i të mirave materiale. Meritë e Prekë Calit ishte dhe krijimi i relatave aq të ngushta me prijës së tillë si Abaz Kupin, Jup Kazazin e burra të tjerë të shquar të kombit shqiptar.

 

Komunistët, të etur për gjak

Pas përpjekjeve të dështuara të Prekë Calit për një marrëveshje me udhëheqësit e forcave partizane, pasi tashmë me Enver Hoxhën ishin të deklaruar kundërshtarë deri në vdekje, a përtej saj, zbret muzgu i 10 janarit 1945; Brigada e Parë me komisar Fejzi Micolin, i turret Kelmendit. Fshati Brojë zihet në befasi, në gjumë. Mark Gjeloshi i Rahovicës lëshon kushtrimin në Vukël e Nikç. Thirrja kumbon në çdo kullë malësore dhe tek Ura e Tamarës, aty ku katërqind vjet më parë ishin mbytur me gurë tre taborre osmane, në mëngjesin e herët të 11 janarit gjithë burrat, madje edhe gratë, u bënë grusht për të mbrojtur tokë e nder. Këtu, përsëri prijësi Prekë Cali kërkon ballafaqim me partizanët komunistë për t’i mbyllur plagët e gjakderdhjes e për të çuar një komision tek Enver Hoxha për të nënshkruar një udhë logjike për të ardhmen e Shqipërisë. Por logun e bisedës për mirëkuptim, dialog, paqe, ardhmëri, e turpëron breshëria e plumbave të pabesë. Vetë komisari i kuq i drejton tytën e për kah gjokset e malësorëve. Në çast, si vetëtima që çan qiellin, gjokset ngjeshen e bëhen shkëmb, e plumbave u përgjigjen me plumba. Bora skuqet nga të shtënat e para të tyre. Trupi pa jetë i komisar Micolit varet si leckë e qullur në yzengjitë e mushkës që hingëllin. Akulli përreth nis e shkrihet nga gjaku i pafajshëm shqiptar. Ç’tragjedi mesjetare e kohëve të reja?! Tërë ditën vazhdon shkëmbimi i zjarrit. Në mbrëmje vonë komunistët tërhiqen me panik e gjynahe për viktimat pa faj të një ideje, që siç do vërtetohej më vonë, izoloi e paralizoi Shqipërinë. Megjithë humbjet e mëdha në të dy polet, por sidomos të uzurpuesve, si dhe të 25 robërve komunistë në duart e Prekë Calit, Prijësi Legjendar i Maleve, i cili edhe në Shkodër kish lënë histori duke çelur shkolla e objekte kulti, kisha e xhamia, nuk ngurron të thërrasë sërish: “T’i mbyllim plagët e gjakderdhjes, të hartojmë një plan të mesëm se jemi shqiptarë…”. Por komunistët ishin të palatuar. Donin veç gjak e katrahurë.

Gjithsesi, është në nderin e burrërinë e malësorëve që 52 robërit e zënë, pa mjekimit me kujdes të plagëve e trajtimit shumë të mirë e njerëzor, i përcollën e çuan deri në familjet e tyre.

Ka patur nga ata robër që kanë vajtur deri tek Enver Hoxha dhe kanë treguar mençurinë e burrërinë e Prekë Calit. Komandanti komunist, pasi i ka dëgjuar, i ka pushkatuar!

 

Tjetër pabesi e terror

Pesë ditë pas kasaphanës së parë, ethet e çmendura të hakmarrjes, i ndërsejnë krerët e brigadës së parë. Marrshimi drejt viseve të Shqipërisë Veriore, ndërmerr një inkursion me përmasa tepër të mëdha.

– O kriminelë pa fe e Atdhe, këtu më keni, tek Gryka e Shtegut të Kaut, – shpërthen një oshëtimë që rrok kupolat e maleve. Ky zë gurgullon nga zemra e Prekë Calit e trimave të tij në pritë, të gatshëm për të dhënë jetën për vatan e ide.

Lufta plasi. Qëndresa e bijve të Malësisë që nuk duan gjakderdhje, është heroike, e pashembullt. Për tre ditë e tre netë pa ndërprerje duhma e rëndë e barutit infektoi ajrin e pastër të Bjeshkëve. Malësorët nuk e njohin “artin” e rënies në gjunjë para askujt, sado katil e i armatosur të jetë. Të 79 vitet mbi kurrizin e azganit Prekë Cali reduktohen në gjysmën e tyre. Përvoja jetësore e ka brumosur t’i urrejë në kulm e themel pushtuesit e çdo ngjyre qofshi. Strategjia e taktika e Prijësit Legjendar nuk maten me kutin e asnjë gjenerali tjetër.

Nëpër luginat e Kelmendit, në ato tre ditë katrahure, pellgjet ujore të Cemit patën në brendësinë e tyre grumbuj të mëdhenj kufomash.

Mallkuar qofshin ata që e shkaktuan atë konflikt të panevojshëm e bënë të derdhet gjak i pafajshëm e i pastër shqiptari, si ai i Xhuk Tomës nga Broja, Kolec Ucit (Curanaj) nga Vishnjeva, Lucë Gjon Ucit nga Vukli, etj.

Oh, lufta si lufta; plagët ishin të rënda, humbjet të dhimbshme. U vranë shumë, u plagosën shumë. Luftëtarët Lukë Toma nga Vishnjeva e trimërisë, e Dedë Gjon Bajraktari nga Vukli historindritur, të plagosur për vdekje, u çuan në një kullë mikpritëse, me këngë, jo me vaje, pasi malësorët në shekuj kanë lindur me pushkë e mbyllë dërrasën e arkivolit vetëm me këngë.

Brezat e përcollën sokëllimën e Prijësit të Pavdekshëm Prekë Calit: “Trojet e të parëve tanë nuk guxon kush t’i nëpërkëmbë. Komunizmin nuk e durojmë mbi shpinë”.

 

Frerët e ofensivës i merr në dorë Enver Hoxha

Është fillim shkurti 1945. Veriu i Shqipërisë ende nuk i është nënshtruar Enver Hoxhës, paçka se “çlirimi” ishte festuar me kohë. Njerëzit sot janë të gjallë. E mbajnë mend fort mirë kur frerët e ofensivës i mori vetë Enver Hoxha, pasi tërë malësia luftoi e derdhi gjak në ato përpjekje titanike e prijësit e Shkodrës e familje traditëshuma ndenjën në kontakt me ngjarjet atje.

E pra, duhej mposhtur me çdo kusht “kryeneçësia” malësore, duhej çliruar Shqipëria! Po nga kush, bre? Çuditërisht nga shqiptarët, çka të ngjan deri diku me ngjarjet e sotme në Drenicën e Kosovës martire. Pra, për atje u nisën brigada e batalione të tëra. Kështu, krimineli Mehmet Shehu sulmon nga Rapsha. Efektivi i Brigadës së 32-të Sulmuese me komisar politik Ramiz Alinë mësynë nga nuk pritej kurrsesi, nga Kosova, si me porosi a urdhër të Titos. Nga Rrafshi i Dukagjinit e Bjeshkët e Namuna vërshojnë të tjera forca të shumta ushtarake. Raporti i ushtrisë së etur për gjak në krahasim me atë të popullsisë vendase mund të ishte më shumë se 35 me një! Imazhi i pushtimit ishte një realitet i vërtetë.

Strategjia ishte studiuar hollë. Sulmohet maja e qëndresës, Vukli, ku ishte edhe vendndodhja e Prijësit të pamposhtur, Prekë Calit. Në marrshim e sipër të forcave komuniste vizatohen konturet e një masakre çnjerëzore, të një katrahure të cilën zor ta gjesh edhe në mijëra faqet e romanit lapidar “Lufta e Paqja”.

Tabllotë e mynxyrës janë të shumta, të zeza si shpirti i atyre që i realizuan. Letë përmendim disa: Digjet kulla e malësorit të ndershëm Fran Zefi në Nikç, ku gjuhët e flakës përpijnë edhe trupin e luftëtarit Lukë Toma nga Vishnjeva. Edhe kulla e bajraktarit të Vuklit, me të zotin e shtëpisë brenda, Dedë Gjonin, u shkrumbua nga flakët. Kolë Gjon Bajraktari merr shumë plagë, por luftë ishte. Djaloshit Fran Zef Uci i nxirren sytë me bajonetë të pushkës. Ashtu të gjallë, pa sy, e mbulojnë me gurë në Buzë Breg. Deri sa erdhi në pushtet Partia Demokratike, të afërmit e gjakut jo më eshtrat që s’mund t’i sistemonin në varret e fshatit, por as kokën s’mund ta kthenin nga “krimineli” që kish rënë për Shqipërinë. Paradokse që tashmë i ka ardhur koha t’i lëmë pas. Xhelatët e kuq bënë hatanë. Nikë Lucë Bajraktarin e Fran Bracajn i masakruan mizorisht. Ua morën jetën pak e nga pak, duke u zgërdhirë e duke u thënë se do çnderojnë tërë femrat malësore, natyrisht pasi të vrasin gjithë meshkujt e asaj zone “tradhëtarësh” e “banditësh”, gjë të cilën fatmirësisht s’e arritën. Në emër të besës së shenjtë, Lucë Gjon Bajraktari me Lucë Gjorapukën, i dorëzohen komisarit Zoi Themeli. Po a ka besë i pabesi? Xhelati kriminel i urdhëron viktimat që s’ishin viktima të çelin varret e veta. Aty, i groposë të gjallë!… Ata dhe të tjerë vërtet vdiqën, por sot i shohim ashtu tek luftojnë për troje, i nderojmë, i çmojmë, siç thotë Zef Selca.

Nga lartësia e mbi 60 metrave, pikërisht nga shkëmbi i Shën Neriut, hedhin të gjallë për “gallatë” Rrok Zefin. Në Bregun e Kukulit një varrezë e përbashkët përpin në honin e saj trupat e pafaj të dy djelmoshave të rinj, Ujk Nikës e Fran Alisë. Broja përjeton gjëmën e masakrimit të Gjergj Qoses e shumë moshatarëve të rinj të tij. Të tërë në një varr hon, pasi u kanë prerë veshët, hundët, duart e këmbët…!

Kriminelit të kuq Abaz Fejza, i cili merret porosi direkte nga Ramiz Alia, iu dorëzuan në besë tre djemtë e Mar Bikut. Edhe ata gjetën një vdekje të përçudshme. Para popullit të Mbishkodrës, të grumbulluar me dhunë, pushkatohen pa gjyq prijësit selcianë Gjekë Selca e Gjergj Lulë Toma, të dorëzuar edhe ata në besë tek të kuqtë.

Këto batërdi e qindra të tjera sekuenca të tmerrshme, janë “frytet” e Ramiz Alisë e Mehmet Shehut, të cilat për fatin tonë të keq, historia ende nuk i ka vlerësuar. Megjithatë, populli i ka futur në këngë prej kohësh.

 

“Stolitë” tuaja e përçmojnë flamurin shqiptar…

Në këngët e toponomastikën e Veriut, është i pranishëm kurdoherë prijësi Prekë Cali. Pas mijëra e mijëra vitesh, Shpella e Tartashicës ka marrë emrin e tij. Dhe ja përse: Më 7 shkurt 1945 nga zgafella e saj ngujohet ky përbindësh i Enver Hoxhës së bashku me 13 besnikë të tij. Rrethimi nën komandën e kriminelit të kuq Zoi Themeli është vrastar. 700 forca të zgjedhura nga Enver Hoxha për të mposhtur Viganin e maleve shqiptare janë fare pak. Atëherë Ramiz Alia tregohet dinak. Vihet në veprim mekanizmi i marrjes së kështjellës nga brenda. Padër David Pici beson se pas dorëzimit me kusht, pasi Prekë Cali është një figurë e njohur në Europë, qindra herë më tepër se Enver Hoxha, jeta e Heroit nuk do të vihej në rrezik. Dhe nuk vonoi shumë. “Sihariqi” erdhi në hyrje të shpellës: Prekë Cali dorëzohet vetëm me përmbushjen e tre kërkesave. E para, nuk pranoj të çnderohemi nga kërkushi, aq më tepër nga bishat e kuqe! E dyta, marr në mbrojtje e përgjigjem për djemtë e Malësisë dhe për qëllimin tonë final dua komunikim me miqtë e mi perëndimorë! Dhe e fundit, nuk dua të më falni ju të pabesë, pasi ju njoh me rracë e me koc, por kërkoj të jap llogari para drejtësisë së popullit tim, pasi unë e trimat e mi jemi atdhetarë e ju pushtues!

Të tria kushtet i pranon me kënaqësi Zoi Themeli, zezani i atij operacioni famëkeq. Gjithsesi, Prekë Cali e ndjente tradhëtinë e të kuqve, ndaj teksa dilte nga shpella u thotë shokëve: “Ky dorëzim ka lidhje me shpëtimin e jetës së ndonjërit nga ju të rinjve, se mua këta zagarë që i njoh mirë, edhe 100 jetë t’i kem, m’i marrin”. Në ato çaste i ka hedhur dorën në sup të riut Prelë Toma (Smajlaj) e i ka lënë një amanet: “Jetoni ju, por pashë besën ma merrni hakun!”

E trimi Prelë Toma ia ka marrë vërtet hakun komandantit të vet. Në burgun ogurzi të Shkodrës, ku torturohej si mos më keq, gjen momentin, falë fantazisë, mençurisë e trimërisë dhe në bashkëpunim me një të burgosur tjetër, Pal Zefin e Dukagjinit, vret me dorën e vet rreshterin e birucave. Në atë moment, pa u bërë bujë, shpërthen burgun e Shkodrës, niset për Malësi, merr tërë familjen me vete dhe niset për mërgim. Jeta e përtej kufirit është një odise tjetër më vete, por le të kthehemi tek tema.

Të nesërmen e dorëzimit, Prekë Cali me besnikët e tij ndeshen ballë për ballë me Mehmet Shehun në Rapshë të Hotit.

-T’u thafshin krahët, o burrë i madh i Shqipërisë! U re me me shqelm të mirave që të ofruam ne komunistët. Nuk e ndoqe udhën tonë. Enveri të pat menduar për ministër. Harram të qoftë, pra, – u ftillua në bisedë Mehmet Shehu.

Përgjigja ishte e rreptë. Ortek i vërtetë.

“Faji rëndon mbi ju, Madhëri. Ju, Enveri e ata lakejt e vegjël që ju vijnë si zagarë pas, hëngrët në një çanak me rusët e serbët. Ajo çorbë e fëlliqur ju mban sot në këmbë, por jo gjatë ama. Ju edhe Flamurin e Kreshnikëve na e përdhunuat. “Stolitë” ruse e përçudnojnë atë… E paçi gurë mbi shpinë mallkimin e nënave e vajzave shqiptare…! Mos gjetshi prehje as në skëterrën e varrit, o komunistë të fëlliqur…!”

Pas këtij fytafyti të egër deri në tmerr, Mehmet Shehu veçon nga grupi i trimave të Prekë Calit dy vetë: Prelë Tomën (Smajlaj) dhe Maç Lucën, pikërisht dy dëshmitarët okularë të asaj batërdie, të cilët jetojnë edhe sot e mbahen për bukuri. Prela jeton në Ulqin të Jugosllavisë e Maçi në Vukël. E përse i veçoi Mehmet Shehu trimin Prelë Toma e djaloshin Maç Luca? Prela, si antiserb, dosjet i kishte edhe në Beograd, Maçi ishte i ri e mund të bënte ndonjë gabim gjatë pyetjeve. Pritej pushkatimi i tyre, pasi një djall e di se si dosjet e Prelë Tomës kishin rënë në dorë të Mehmet Shehut, por të mos harrohet, Ramiz Alia nga andej vinte pak ditë më parë…!

Pra, aty në Rapshë, Prelë Toma e Maç Luca u nënshtrohen torturave kafshërore, por për çudi jeta u falet. Odiseja është tepër e gjatë, dramaticiteti i saj i kalon përmasat Shekspiriane.

Prangat ia mbërthyen duart e fuqishme vetëm në portën e burgut të Shkodrës, Tribunit të Maleve Shqiptare. Këtë fat të mbrapshtë patën edhe 12 besnikët e tij të dorëzuar, siç thamë, në besë Ramiz Alisë e Zoi Themelit, pasi Dedë Gjon Dedën e pushkatoi me dorën e vet rrugës kryekrimineli Mehmet Shehu për antiserb!

Për qëllime të errëta edhe sot e kësaj dite, Prekë Calin e veçojnë në një qeli të posaçme në burg.

Fundi i komedisë së inskenuar nga Enver Hoxha “shkruhet” pas dy javësh.

Tribuni shqiptar hedh vështrimin e shqiponjtë mbi trupin gjykues.

-Ç’do të thuash për të fundit hero o “kryeneç”, – e nguci kryetari.

-Dua takim me të parin tuaj, Enverin, se ai më njeh fort mirë. Kemi edhe një besë nga Mehmeti e Ramizi, të cilët kanë bërë krime mbi njerëz të pafaj. Por Enverit thuajini Prekë Cali don bisedë me ty. Kaq kam, – tha autoritar, Prekë Cali.

Ajo kërkesë ngeli veç një mirazh ëndrre. Lideri i asaj seance vërtet komunikoi me Enver Hoxhën, po ku ta dinte ai se Prekë Cali ishte përbindësh për përbindëshin e kuq. E përbindëshi nuk e fal kurrë kundërshtarin e vet. Prekë Cali u pushkatua me shumë atdhetarë të tjerë që bënë aq tepër për Shqipërinë. Ditën e pushkatimit udhunua edhe kufoma. Aty në zall të Kirit, skuadra e pushkatimit i pret kokën Prekë Calit të vdekur. Ajo kokë që kish punuar gjithmonë për Shqipërinë, u përdor si top, ku duke i rënë me këmbë, këndonin labçe “Lule Sefo, lule djalë”.

Sido që ngjau, le të gjykojnë njerëzit e ndershëm kudo që janë nëpër botë, kë la pa varr satanai Enver, Prekë Calin apo veten e vet?

 

Kapiteni Luket Marashi vazhdon rezistencën

Prijësi i Shkrelit, luftëtari i dëgjuar kapiten Luket Marash Grishaj kishte bërë kërdinë prej kohësh në luftë kundër turkut, serbit, komunizmit. Ai ishte ushtarak i shkolluar në Perëndim dhe strategjia e tij ishte vdekjeprurëse për ata që vinte në rreth. Ku piketonte mbi hartë ai, s’mund ta zateste këmbën armiku. Trimat e tij Gjon Martin Lula, Nikë Gjelosh Gjoka, Mirot Paloka, Kolë Lleshi, Prekë Lekë Gjoni, Rrok Nikollë Zefi, Dom Nikollë Gazulli, Pal Thani etj., të cilët kishin luftuar, s’do e ndërprisnin luftën as pas pushkatimit të Prekë Calit. Luket Marashi i rezistonte Enver Hoxhës. Jetën ia kish kushtuar Shqipërisë, për të do vdiste. Tashmë djemtë i kishte të rritur, Dedën, Lleshin e Palokën dhe e dinte se ata do ia marrin hakun. I kish takuar disa herë trimit Luket Marashi që kur nisej për luftë t’i linte amanetin të shoqes: “Pra në kje se Mali i Zi / Vjen e bjen në Shqipni / deri sa t’jenë djemtë kërthi / Pash njat Zot që na ka falë / Ma dëgjo, grue nji fjalë / Bane zemren gur e krep / M’jau pre kryet djemve në djep / Mos m’jau lsho armiqve n’dorë gjallë / se s’dua t’la n’Shqipni un prralla”. Por për fatin e mirë të tij e të Shqipërisë djemtë i ishin rritur, ishin bërë trima e kishin shkruar edhe histori. Luket Marashi qëndroi atje në malet e Shkrelit. Edhe i plagosur nuk pranonte të dorëzohej, por as të kalonte për matanë kufirit. Nëntë plagë, si Gjergj Elez Alia kishte në trup, tri vetëm në kraharor. Rapsodia e lashtë këtu është konkrete. Vërtet nuk ishte prezente motra që t’i mjekonte plagët, por gurrat e bjeshkëve, bari që sapo kish nisë të gjallojë, zogjtë e malit, gurët e pyjet ishin motrat, vëllezërit, nëna. Këtu s’kemi të bëjmë me nëntë vjet si në ciklin e kreshnikëve, por me disa ditë. Kur vdiq në mal për të mos rënë i gjallë në duart e komunistëve, nuk mallkoi si Gjergj Elezi Alia: “O ju kulla mbetshi shkretë”, por uroi “Shqipëria u çliroftë sa më shpejt nga komunistët!” E rapsodi popullor e përjetësoi në vargje: “Luket Marashi po viket / Bini, u thotë ai djemve t’vet / N’Qafë t’Grishajve u ba nami / Luftojnë Prela edhe Frani”.

 

Enver Hoxha vazhdon një skenar të ri

Edhe pas likuidimit fizik të Prekë Calit, skenari kundër kundërshtarëve politikë ishte tepër i zymtë, si skenar mesjetar. Në qendër të shënjestrës u vunë bashkëluftëtarët e Prekë Calit e të Luket Marashit. Luketës i burgosën vëllanë Franin, tre djemtë Dedën, Lleshin e Palokën, si dhe djalin e vëllait, Prelë Franin.

Qelitë e burgut të Shkodrës më 1945 nën urdhërat e drejtorit Hajrullah Vukashi, të toger Babës e të Gjon Kokrrit përjetuan zhdukje monstruoze të shumë patriotëve shqiptarë. Shyqyr Zotit që jeton atdhetari, patrioti, luftëtari, antikomunisti deri në vdekje Prelë Toma (Smajlaj) dhe sjell kujtimet si me sekuenca jo të largëta.

Bashkëpunëtor i Prekë Calit ishte edhe djaloshi 25 vjeçar Fran Zefi nga Nikçi, i cili u var në një fillim pranvere në shtyllën mes oborrit të kampit të Bedenit të Kavajës nga dora e drejtorit të burgut Haxhi Ppela. Ajo shtyllë ogurzezë ka marrë shumë jetë të pafajshme të burgosurish të ndërgjegjes. Edhe kapterri me emrin e pseudonimin Sheramet varte e çonte për në atë jetë kë t’i mbushej mendja.

Edhe pas viteve ’50 ashtu vazhdoi, plotëson Maç Luca.

Njëri nga dëshmitarët e këtyre ngjarjeve thotë se me sa di, si Haxhi Pela ende jeton, madje në liri, veçse ka ndërruar emrin.

Ajo shtyllë e mallkuar ka marrë edhe jetët e Mark Gjeloshit nga Broja e Dedë Gjeloshit nga Vukli.

Haxhiu e Sherameti, vetëm në muajt shtator-tetor 1948 kanë likuiduar fizikisht plot 72 të dënuar të ndërgjegjes, shumica e tyre jo larg lirimit. Po sa mijëra e mijëra të tjerë kanë zhdukur ata e komunistë të tjerë gjatë 50 viteve? As Luciferri nuk mund të jetë aq katil sa komunizmi.

Më vonë Haxhi Pelën e kanë transferuar me urdhër nga qendra në burgun e Osman Pojanit në Maliq të Korçës. Atje ai përdori metoda edhe më çnjerëzore. Dedë Luket Grishaj, Kolë Mhilli, Llesh Luket Grishaj, Maç Luca e shumë atdhetarë të tjerë, të cilëve autori i këtyre radhëve ka fatin e mirë t’u ketë marrë material të bollshëm faktik, kujtojnë barbaritë çnjerëzore, kur Haxhi Pela i fuste të burgosurit politik në baltën e kënetës së Maliqit deri në fyt, u thoshte thërrisni “Rroftë Enver Hoxha”, e kur nuk pranonin, u hipte me shqelma sipër kokës e i fundoste në llucë. Aty i linte përgjithmonë.

Janë këto vetëm një pamje tepër e vockël e këtij skenari të mallkuar që brezat e ardhshëm do ta mbajnë si model të krimeve njerëzore .

 

Fatos Nano në udhën e Enverit…

Dekoratën e Lartë të Klasit të Parë me Nr. Dekreti 569 të Kabinetit Presidencial, të afërmve të Tribunit të Maleve, Prekë Calit, i erdhi dita e bekuar e ia dorëzoi ish-Presidenti i Shqiptarëve, zoti Sali Berisha dhe Ambasadori i SHBA-së, Rayerson. Ishte ky një vlerësim i tërë atyre meritave të mohuara për një gjymë shekulli nga diktatura e kuqe. Po ç’ndodhi? “Zëri i Popullit” çirrej të nesërmen me germa të mëdha e zë të ngjirur: “Prekë Cali është tradhëtar i kombit”! Tradhëtar ai që shtyu kufijtë e Shqipërisë dhe la Malësinë e Madhe tokë shqiptare?!

Por gjithsesi historia jonë sikur po gjen vendin e saj të mohuar nga diktatorët. Busti madhështor në Shkodër është vepër e atdhetarëve shqiptarë me banim në New York, ku është rasti që gazeta “Shqipëria Etnike” të falenderojë atdhetarët Zef Selca e Nikollë Grishi, si dhe shumë të tjerë. Por edhe Shkodra historimadhe ia ruajti si dheu floririn eshtrat këtij atdhetari të përmasave gjigande. Pra, zalli i Kirit, bashkë me eshtrat e shumë martirëve të tjerë, ka në gjirin e vet edhe ato të Prekë Calit, kërkimi i të cilave u ndërpre vite më parë për arsye financiare, e për një ndërhyrje të tillë të tillë kaq atdhetare, Zef Selca shprehet se do e bisedojë me miqtë e vet që zemra u rreh fort për kombin, ku menjëherë pas ngritjes së monumenti të Prekë Calit, do shohin mundësinë edhe të kërkimit e gjetjes së eshtrave të tij e patriotëve të tjerë. Është pra ky Zalli i Kirit që në ftohtësinë e brendësisë së vet, ka aq shumë eshtra martirësh, sa edhe gurë.

Falë dëshirës së mirë e motiveve njerëzore që krakterizojnë shqiptarët, pasi ne e dimë, gjithçka e kemi për vete, por jetën e nderin për kombin, heronjtë e rënë do futen me dinjitetin që meritojnë në analet e historisë sonë brilante, siç edhe duhet të zënë vend komunistët në volumet prej turpi.

Prekë Cali është nderi i tërë shqiptarëve kudo në botë. Ka ngelur proverbial urimi që nënat e Veriut bashkë me gjirin e mëkimit, fëmijëve të vet u thonë krah djepit e karrocës: “M’u rritsh e m’u bëfsh sa Prekë Cali”.

Sokol Pepushaj

 

Vranina, Troja shqiptare e shekullit 19-të

Nga 300 kryengritje apo “aksione” luftarake në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe identitetit, që ka të regjistruara historia e trojeve etnike shqiptare në harkun kohor të rreth dymijë vjetëve, mbi 250 kanë epiqendrën në trojet e Shqipërisë Veriore, apo më saktë Gegnisë. Por brenda trevave të Gegnisë kampion qëndrese e mbijetese janë trevat “binome” Malësi e Madhe – Shkodër, së bashku me Malet e palëkundura të Dukagjinit, Mirditës, e tjerë, ku çdo pjesë e këtyre trojeve përbën një histori të veçantë shqiptarie që brezat nuk duhet ta harrojnë kurrë, nëse nuk duan të harrojnë vetveten… Gjithsesi në këtë radhë do të përpiqemi të përkujtojmë një ndër betejat luftarake më famëmadhe të trojeve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve serbo-malazezë, që në dokumentet historike njihet me “emrin” Lufta e Vraninës, ku si kulm të saj kishte hedhjen në erë të kullës së barotit nga kryeheroi i kësaj lufte, Oso Kuka, që së bashku me kullën hodhi në erë rreth 200 ushtarë e oficerë malazezë.

Gjëmimi i këtij shpërthimi final ishte aq i madh sa tronditi nga themelet sarajet e Kral Nikollës në Cetine, por edhe sarajet e kryeqyteteve të Europës plakë që kishin “harruar” se trojet shqiptare, ndonëse të pushtuara nga Perandoria Otomane prej shekujsh kishin Zot, që nuk kishin mundur ta “vrisnin” kurrë…

 

Pak histori për Vraninën

Ishulli i Vraninës ka ekzistuar të paktën që 2500 vjet më parë. Këtë e dëshmojnë mbetjet arkeologjike të zbuluara shumë më parë, por edhe gojëdhënat e trashëguara deri sot të cilat na dëshmojnë se në ishullin e Vraninës kishte dy tempuj. Tempulli i parë është ai i Teutës (mbretëreshës ilire) dhe tempulli i dytë quhej “Rrasa e Yllit të Bardhë”. Tempujt ndodheshin në dy kreshta të Vraninës, dhe çdo pranverë banorët vendas dhe të zonave përreth liqenit (Shkodrës) ngjiteshin atje dhe thernin bagëti duke i bërë fërliq (kurbane), duke festuar kështu ardhjen e pranverës. Këto rite u përkisnin riteve pagane që u trashëguan edhe deri vonë pas lindjes së doktrinës kristiane, që vraninasit si gjithë ilirët e tjerë e përqafuan pa mëdyshje. Emri Vraninë deri në pushtimin otoman (1478) nuk ekzistonte, ishulli kishte emrin “Syni i Liqenit”, ku thuhet se ka ekzistuar një qytezë mjaft e zhvilluar, që mendohet se ishte pjesë e Hotit të hershëm. Në këtë qytezë ka gojëdhëna se kanë banuar përkohësisht edhe prindërit e Perandorit romak me origjinë ilire, Dioklecianit. Emri Vraninë mendohet se ka zëvendësuar emrin “Syni i Liqenit” kur hordhitë aziatike sulmuan e shkatërruan këtë qytezë 2000 vjeçare. Përveç dëmeve të ndërtimeve e qytetërimin në këtë qytezë u vranë aq shumë banorë (që mbronin këtë truall shqiptarie) sa filloi të quhej “Syni i Gjakut”. Vrasjet e tmerret vazhduan nga ky pushtues edhe pas pushtimit, por mbi të gjitha u bë qendër ku otomanët grumbullonin e vrisnin të gjithë kundërshtarët e perandorisë, qofshin këta shqiptarë e tjerë ballkanas. Ky vend tashmë filloj të njihej me emrin e vendit ku vriteshin njerëz, madje për shkurt thuhej Vra-njerëz, deri sa mori trajtat e emrit të bashkuar Vanierz, që dalëngadalë shkruesit osmanë, që në përgjithësi paguanin si të tillë rrogtarë sllavë (shkje) e transformuan në emri e njohur Vraninë, duke i dhënë kështu trajtat e një fjale sllave, që më vonë fqinjët malazezë e përdorën si argument për t’i mbushur mendjen Europës plakë se ky ishull strategjik u përket atyre, që gjoja turqit ndër shekuj e kishin “shqiptarizuar”. Ishulli i Vraninës ishte një vend i mrekullueshëm për banorët në të gjitha stinët, ku verimi kishte vlera të mrekullueshme klimaterike. Gjithashtu ishte një vend i përshtatshëm peshkimi dhe pikë kontrolli e “garnizoneve” ushtarake të liqenit dhe zonave përreth… Natyrisht edhe pushtuesi otomanë e shfrytëzoi këtë ishull si “pikë” ushtarake me rëndësi, duke bërë edhe ndërtimet përkatëse…

 

Lufta e Vraninës

Shekulli i 19-të me zhvillimet e tij futi shqiptarët më shumë se asnjëherë në mes dy zjarresh: perandorisë pushtuese otomane dhe rizgjimit të lakmive grabitqare të fqinjëve sllavë. Perandoria aziatike në shekullin e 19-të në fakt ishte futur për vete në mes shumë zjarresh, si luftërat çlirimtare të popujve që kërkonin lirinë dhe fuqive europiane që ishin rrezik i përhershëm për shembjen e saj. Në këto kushte aziatikët filluan të lëshojnë mjaft nga kërkesat e Europës plakë…

Rusia, si një ndër fuqitë e mëdha mbështeste fuqishëm vëllezërit e vet, sllavët e Ballkanit dhe fqinjët e shqiptarëve, për të zgjeruar territoret e tyre nga pjesët e majme të “Turqisë” europiane, që në fakt ishin troje të Shqipërisë etnike. Në këto kushte malazezët fqinjë kërkuan të përfitojnë sa të mundnin troje nga trevat e Shqipërisë Veriore e Veriperëndimore. Pikërisht për të realizuar këto synime grabitqare në qershor të vitit 1862 malazezët ia kishin vënë syrin ishullit strategjik e të mrekullueshëm të Vraninës. Përgatitjet ushtarake dhe ndihmat nga Rusia për Kral Nikollën ishin realizuar dhe nga çasti në çast pritej sulmi mbi Vraninë, por për këtë duhej të gjendej “shkaku”, që natyrisht u sajua pa u vonuar… Shkaku ishte banal dhe thuhej se gratë e shkjeve që banonin në një fshat jo shumë larg Vraninës, kur shkonin në gjini të tyre në një fshat tjetër ushtarët (rojet) kufitare të Vraninës i plaçkisnin dhe i dhunonin, ku për ta paraqitur me nota sa më realiste po citoj pak rreshta nga libri “Shkodra dhe Motet” të H. Bushatit, vëll. I, fq. 512, ku ndër të tjera lexojmë: “… Vendasit e Lesendrës (Leshandrës, N.B.) me ata të Liubotinës kishin krushqi në mes tyre, kur shkonin në gjini, në kthim përcilleshin me perpeqe për në shtëpitë e veta. Në këso rastesh disa ushtarë të Oso Kukës ua merrnin perpeqet grave që po ktheheshin në shtëpitë e veta. Këtë vepër të shqiptarëve burrat e këtyre familjeve e konsideronin çështje nderi… Për malazezët ishte një pretekst çështje e perpeqeve të rrëmbyera prej shqiptarëve, qëllimi kryesor i tyre ishte pushtimi i Vraninës, sepse ishulli i Vraninës ishte i ndarë pothuajse krejt prej Shkodre…”. Në fakt sipas dokumenteve të kohës mendojmë se Oso Kuka në atë kohë ishte komandant i rojeve kufitare dhe për ankesën e Liubotinasve kishte marrë masat e nevojshme të mos përsëriten kurrë më, ndonëse ky mund të kishte qenë edhe ndonjë “improvizim” i vetë malazezëve… Sidoqoftë malazezët fillojnë plaçkitjet dhe raprezaljet mbi popullsinë e Vraninës. Rojet kufitare dhe vendasit e kishin të pamundur të përballojnë cubat dhe ushtarët malazezë. Avdi Pasha (sundimtari i Shkodrës që thuhe se ishte nip i derës së Karagjeorgjeviçëve të Beogradit) nuk kishte ndërmend të dërgonte ushtarë të Perandorisë në mbrojtje të Vraninës, por thërret në Shkodër Oso Kukën dhe i thotë se tash që ti je këtu, malazezët e Kral Nikollës me në krye Vulo Serdarin në Vraninë po vrasin, presin e bëjnë kërdinë, ndërsa nuk paska asnjë shqiptar që shkon për t’i dalë zot këtij vendi… Këtë “situatë” dramatike në mes komandantit trim shqiptar Oso Kukës dhe Avdi Pashës (sundimtarit të Shkodrës) po e paraqes me vargjet e mrekullueshme të At Gjergj Fishtës tek “Lahuta e Malcisë”, vargje që nuk kanë nevojë për asnjë koment:

“Zot, ç’ka thanë njaj Avdi Pasha:

paska mbetë Shqipnia n’vasha,

qyshë se s’leka mbrendë nji djalë,

n’atë Vraninë mue sot me m’dalë,

n’atë Vraninë, n’atë t’zezë terthore,

ku mben shkret sa armë mizore,

ku mben djerrë sa tokë gratçore,

ku mben vathnat pa bagëti,

veç prej cubave të Malit t’Zi,

që po vrasin djelmtë e ri,

që po marrin lopët me viça,

që po presin dhentë me ogiça,

që po djegin kulla e stane,

e po thajnë kaq zemra nane!

……………………………………..

Oso Kuka paska ndi:

paska ndi, po, e kenka idhnue;

… Por i urti kurr nuk ngutet

prej burrnisë e jo prej tutet,

… Avdi Pashë, tha ma kadalë

mos e thuaj dy herë atë fjalë,

se për Dinë e për Imanë,

t’baj që t’kjajnë e zeza nanë…

… Avdi Pasha kenka çue

Osos dorën ka shterngue,

aferim, bre ti Oso Kuka

se ty t’thotë fjala dhe duka,

që ke le një sokol mali

zgjidh ku t’jetë pika e djalit…”

Dhe vërtet Oso Kuka zgjodhi djem trima e pikë sokolash, nga Shkodra, Mirdita, Dukagjini e veçanërisht nga Malësia e Madhe, çeta që krijoi ai thuhej se ishte me 40 vetë që vetëm me i pa dukeshin duhi mali që nuk kishte djalë shkine me u dalë përpara. Ja si i përshkruan At Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malcisë”, këta trima që po niseshin në drejtim të Vraninës që me siguri i priste lufta e vdekja e jo dasma:

“… Oso Kuka n’jelek arit,

pash e m’pash po i bjen pazarit,

ngjitë pas tij vjen shpata e dekës,

Soko Tona i Gurit t’Lekës…

… Mbrapa i shkon qa’i i biri i t’mirit

Taro Pëllumbi i Jegumirit.

Mandej vinë dy re mizore,

dy djelmoça prej Zagore:

Kaçel Doda e Kerni Gila,

Rritun mocë si karajfila…

… Po a thua e njeh njatë kimezi,

që e ka ballin si sini,

që e ka synin si duhi

që i ka shpatullat si ari?

Ai asht Çoku i Mar’Kol Dinit

prej Kabashit t’Dukagjinit…

… danë ma në shej njaj Jup Qehaja,

Galo Keqi e Sinanaja,

Vuksan Gjeli e Met Zeneli,

e ndër t’gjith porsi hyllë drite,

Preng Markola prej Mirdite…”

E kështu me rradhë të gjithë trimat që u nisën për Vraninë ishin më të zgjedhurit e të zgjedhurve nga trevat veriore të Shqipërisë, të cilët justifikuan para atdheut detyrën e shenjtë në mbrojtje të çdo pëllëmbe truall të Shqipërisë etnike, e konkretisht të Vraninës historike… Në këtë luftë të shenjtë morën pjesë edhe qindra trima të tjerë malësorë e më gjerë, ku vlen të theksohet trimëria e malësorëve të Hotit e Grudës që në muajin maj (1862) kishin arritur të prisnin 30 koka shkjesh e t’i binin në Shkodër, si shenjë trimërie e qëndrese në mbrojtje të trojeve shqiptare që shkjau po i lakmonte, por edhe po i “paguante” mjaft shtrenjtë. Gjithsesi Mali i Zi ishte tashmë “shtete” që Turqia i kishte njohur pavarësinë dhe vëllezërit serbë e veçanërisht ata rusë po i gjindeshin pranë në synimet grabitqare.

Mali i Zi kishte një ushtri të organizuar në numër të konsiderueshëm dhe një teknikë luftarake mjaft moderne për kohën, ndërsa shqiptarët një organizim gati “spontan” që shteti turk më shumë i pengonte se i ndihmonte, i vetmi “element” që organizonte shqiptarët ishte atdhedashuria, amaneti i të parëve për liri e mvehtësi, kushtrimi i trojve tona që ishin të tejngopura me gjak shqiptarësh ndër shekuj…

Megjithë qëndresën e pashoqe të shqiptarëve, Vranina po binte në duart e malazezëve, në këto momente tragjike trimi Oso Kuka, së bashku me rreth 30 burra kishin kaluar në mbrojtje duke hyrë në kullën e barotit. Kulla u rrethua me rreth 3000 ushtarë e oficerë malazezë, thuhet se kësaj ushtrie i printe vetë (Princi) Kral Nikolla. Lufta u ndez në mes qëndrestarëve të rrethuar shqiptarë dhe malazezëve, të cilët u bënin thirrje të dorëzoheshin luftëtarëve me në krye Oso Kukën, por trimat luftonin si luanë, në çdo frëngji e cep të kullës. Oso Kuka, megjithëse u plagos, qëndronte dhe u jepte kurajo shokëve që tashmë i priste vdekja e sigurtë. Populli për këto momente tragjike “ruan” në kujtesën e tij vargjet brilante popullore që ia atribuon se i këndon me lahutë njëri nga luftëtarët e kullës, ndonëse ishte i plagosur:

… Një grusht trima në Vraninë

Osmanllisë nuk duan t’ia dinë,

Luftojnë me Knjaz e me Mbret,

Me nderë e besë për trual të vet…

Në këto momente municioni po u mbaronte, luftimi trup më trup ishte i pamundur, atëherë Osoja me shokë vendosi të hedhë në erë kullën e barotit, ku do të hidhte në erë jo vetëm veten me shokë, por qindra malazezë. Kështu malazezëve do t’u jepte një mësim të mirë se tokat shqiptare nuk lëshohen pa e paguar me gjak, ndërsa trimat shqiptarë nuk dorëzoheshin kurrë të gjallë, por do të vdisnin kur ta lanin veten dhjetra herë. Pasi Osoja “lejoi” që kulla të kishte rreth saj dhe tek dera sa më shumë malazezë, barotit ia vuri flakën, kulla shpërtheu duke marrë me vete rreth 200 ushtarë e oficerë malazezë që së bashku me vetë shqiptarët trima u bënë copa-copa duke u shpërndarë në trual të Vraninës dhe në ujërat e liqenit. Shtëllunga e tymit dhe e flakës u pa deri në sarajet e Cetinës dhe Shkodrës, ndërsa shpërthimi u dëgjua edhe më larg deri tek pallatet e kralnive të Europës plakë, duke u treguar se trojet shqiptare kanë zot, që nuk i lëshon deri sa mbi to të kenë këmbë shqiptari. O Zot, pas kësaj qindra nëna, motra, gra, fëmijë e baballarë u veshën në zi, në Mal të Zi u veshën jo vetëm me rroba të zeza, por edhe me shpirt të zi e zemër të zezë, ndërsa shqiptarët u veshën vetëm me “ruba” të zeza, por me zemra e shpirtra krenarë për bijtë e tyre që i dilnin zot Atdheut…

 

Emrat e pavdekshëm të heronjve legjendarë të Vraninës

Oso Kuka, lindi e u rrit në Shkodër. Për prejardhjen e tij ka dy versione: i pari thotë se ishte nga Kukësi, i dyti thuhet se ishte nga Marsheji i Malësisë së Madhe, madje për këtë kastratasit krenohen edhe sot…

Salë Behri, nipi i Oso Kukës shkruhet se ishte fare i ri, 15-16 vjeç. Musa Golemi, Met Begoja, Ibrahim Kopliku, Pjetër Berisha, Jusuf Bushati, Met Mala, Sadik Lapi, Myrto Zylfoja, Ferid Hoti, Sinan Kerni, Gjergj Cemi (Grudjani), Avdi Hisa, Taro Pëllumbi, Met Zeneli, Vuksan Gjeli, Galo Keqi, Çok Mark Kola (Dini), Preng Markola, Soko Tona dhe dy “retë mizore” prej Zagore (Malësisë së Madhe), Kaçel Doda dhe Kerni Gila, ku malësorët edhe sot jo vetëm krenohen për këta dy heronj, por me kreni tregojnë edhe trojet ku kanë lindur… Në mundëm të sigurojmë vetëm këta 23 emra, që i siguruam nga disa materiale historike si “Shkodra dhe Motete”, v. I, të H. Bushatit, “Oso Kuka”, të S. Krasniqit (roman), “Lahuta e Malcisë” të At Gj. Fishtës, si dhe gojëdhënat që qarkullojnë edhe sot në Malësi e në Mal të Zi, ku vlen të theksohet vepra e “humbur” e Vojvodës malazez Mark Milani, “Kujtime nga lufta”, ku kuçianë të vjetër edhe sot kujtojnë këtë vepër që citonte nga fillimi i saj emrat e trimave zagorianë (Kaçel Doda e Kerni Gila) që ishin ndeshur sa herë në dyluftime me trimat e Malit të Zi… Interesant është fakti se regjistrat e famullisë së Shkrelit që u shkatërruan në çmendurinë e komunistëve në vitet 1967-1968, shënonin emrat e dy zagorianëve si të vrarë në Luftën e Vraninës (qershor 1862), por që tashmë mjerisht këto materiale historike nuk ekzistojnë…

Lufta e Vraninës vërtetoi edhe njëherë (si qindra herë) se shqiptarët ndonëse ishin me “besime” të ndryshme fetare, kishin vetëm një besim, për t’i dalë zot atdheut, qoftë edhe me sakrificën më sublime, së bashku si shqiptarë që i bashkon shqiptaria…

Duke e mbyllur këtë shkrim përkujtimor me rastin e 142-vjetorit të Luftës së Vraninës për të nderuar sadopak heronjtë e pavdekshëm që “tronditën” Europën plakë, dhe i zbardhën faqen shqiptarisë, unë nuk po mundem të gjej fjalë më lapidarë se sa vargjet e Poetit Kombëtar, At Gj. Fishta (“Lahuta e Malcisë”), ku për këta heronj të Vraninës “këndon”:

“… Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,

butë u kjoftë moti e stina,

aklli, bora e serotina

e deri t’këndojnë n’mal ndo’i Zanë,

e deri t’ketë n’dete ujë e ranë,

der’sa t’shndrisin diell e hanë,

ata kurrë mos u harrojshin,

n’kangë e n’valle por u këndojshin.

E njaj gjak që kanë dikue,

bane Zot që t’jesë tue vlue

per m’i nxe zemren shqiptarit,

për kah vendi e gjuha e t’parit…”

Mjerisht, megjithë qëndresën, luftërat e gjakun e derdhur ne shqiptarëve ndër mote na është dashur të “lëshojmë” troje (si ndodhi edhe me Vraninën), por shpresojmë kurrë zemrën dhe ndërgjegjen kombëtare…

Ndue Bacaj

 

Zhvillimi i kulturës dhe artit kërkon vlerësim

Historikisht kultura dhe arti kanë njohur zhvillime e nivele kur janë trajtuar me dashuri e dashamirësi, kur janë ndihmuar dhe vlerësuar. Që në Romën e lashtë, dymijë vjet më parë, pranë Perandorit Oktavian August na vjen emri i Mecenes, njeriut fuqiplotë që mblodhi rreth vetes dijetarë, poetë, artistë, talente të reja, që gjenin tek ai mbështetje mbretërore. Pranë tij lulëzoi arti i madh i Virgjilit, Horacit, Propecit etj., duke fituar kështu ai pavdekësinë si mbrojtës i artistëve. Ndaj edhe sot kur flitet për domosdoshmërinë e mbështetjes dhe ndihmës për kulturën e artin, thuhet se ato bëhen me “mecene”, me “mecenat”. Kështu ka vazhduar historikisht të zhvillohet arti deri në ditët tona. Ngjau kështu edhe tek ne, në periudhat nga më të ndryshmet të historisë së vendit. E, edhe në pesëdhjetëvjeçarin e fundit komunist, kur partia-shtet shpenzoi shumë për ta zhvilluar artin e kulturën, natyrisht në drejtimin e saj të interesuar socialist, duke e vënë atë në shërbim të ideologjisë së saj sunduese. Po sot, çfarë bëhet për të ndihmuar artin, tashmë të lirë, të çliruar nga dogmat e diktatet, me qëllim që ai të kthehet në objekt e subjekt i demokratizimit të jetës së vendit? Kemi përshtypjen se pak, shumë pak. Nëse ngjet kështu, nëse kjo është e vërtetë, në instancë të fundit kjo rezulton mungesë vlerësimi për kulturën e artin në Shkodër. Po si është e mundur të ngjasë kjo në Shkodër, në metropolin e kulturës, në qytetin që të imponon që, sa herë përmenden emra të mëdhenj të kulturës e shkencës shqiptare të të shkojë mendja tek Shkodra dhe sa herë përmendet Shkodra mendja të të shkojë tek këto personalitete? Sepse Shkodra i dha pandërprerje emra të ndritur kulturës shqiptare. Kjo përbën një pikë nevralgjike ku duhet ndaluar seriozisht. Shkodrës nuk duhet t’i mungojë vlerësimi për kulturën, ndihma e gjithanëshme për zhvillimin e saj të mëtejshëm. Aq më shumë nëse ajo pësoi në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë denigrim, mohim, mënjanim, shkatërrim tendencioz, të paprinciptë e të pashembullt që i bënë vlerave të saj bashkëkombas të vet. Jo rastësisht Shkodra përcjell në mbarë vendin tradita të shkëlqyera. Trualli e shoqëria e saj i ka lindur e zhvilluar gjithnjë ato. Sado të përpiqen t’i ndërpresin vitalitetin, ta pengojnë të nëpërkëmbet, ajo ngrihet e do të ngrihet, falë bijve të saj, aftësisë e talentit të tyre që kurrë nuk i kanë munguar e as do t’i mungojnë Shkodrës. Por kërkohet organizim i mençur, vlerësim në nivelin e asaj sentence që vlerëson se ringritja e rimëkëmbja e një vendi fillon nga kultura. E kush më shumë se Shkodra e lënë pasdore ka nevojë për këtë rimëkëmbje? E, kur rimëkëmbja kushtëzohet nga kultura, kush më shumë se Shkodra e ka të mundur atë, falë traditës së madhe të vjetër e të re kulturore? A nuk jemi ne qyteti me universitetin më të madh pas Tiranës. A nuk jemi ne qyteti ku po shpërthejnë përsëri talente të mëdha në fushat e krijimtarisë dhe interpretimit? Kush merret me to? A ka politika të qarta kulturore në institucionet shtetërore që drejtojnë e ato të kulturës që zbatojnë? Por e vërteta duhet parë në sy.

Nëse nuk duam të fshihemi a t’i bëjmë qejfin vetes, apo më keq të ngopemi me lugë bosh, le të përballemi me disa fakte. Ku është Filarmonia e Shkodrës? Ku janë koncertet e shquara sinfonike, vënia në skenë e operave e kantatave e veprimtarive muzikore, koncertet e mëdha festive apo vokale e instrumentale, koncertet me këngë të reja popullore, festivalet e këngës në Shkodër, ku është Ansambli i Këngës e Valles Popullore, ku janë formacionet e Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova” e të tjera veprimtari që e kanë rreshtuar Shkodrën në majat e artit shqiptar në çdo ballafaqim që është bërë në shkallë kombëtare? A është teatri ynë i dramës në nivelin e vazhdimit të traditës së madhe e jo të largët të Teatrit “Migjeni”? Pa gabuar të bëjmë krahasime në kohë e pa i dhënë shkas “modernistëve” të na akuzojnë se nuk marrim vesh nga zhvillimet bashkëkohore të dramës, a i kemi sot nivelet e shfaqjeve të “Kopracit”, “Historia e Irkutasë”, “Toka jonë”, “Fisheku në pajë”, “Këshilli i ndrikullave” e deri tek “Gjaku i Arbërit” e mjaft të tjera shfaqje që i dhanë Shkodrës kaq e kaq Artistë të Popullit e të Merituar e qytetit të së parës shfaqje teatrale 125 vjet më parë madhështinë e Teatrit të madh “Migjeni”? Po humori i kultivuar shkodran, ai i trupave të humorit e deri tek bejtat e gazetave lokale a është ai që i ka dhënë emrin Shkodrës së humorit? Si shpjegohet paradoksi i niveleve të larta të humorit në diktaturë (se Shkodra ka ditur gjithnjë të bëjë humor) dhe i varfërisë së sotme të tij në kohën e lirisë së fjalës? A mund t’i shmangen disa drejtues institucionesh faktit se nuk po dinë të rivënë në efiçencë mjaft pena të njohura humori që kanë dhënë aq shumë e që s’ndjehen më, apo për stimulimin e të rinjve që nuk po shihen sa duhet në fushën e letrave a të skenës? I kanë ikur shumë të mëdhenj skenës së humorit shkodran, por Shkodra deri para pak vitesh nuk e ka ndier largimin e tyre se ka “mbushur radhët” me talentet e reja. Përse nuk ngjet sot kështu? Kush janë aktorët e teatrit të dramës dhe estradës në të afërtat vite të ardhshme? Në ç’gjendje janë monumentet e kulturës dhe sa e si përfaqësohet përmes tyre historia e Shkodrës? Sa rrugë, oborre, shtëpi karakteristike shkodrane, sa shtëpi-muze janë zhdukur në vite, biles duke mos u përfillur ligjet në fuqi? Cili është kujdesi e mbrojtja e monumenteve të kulturës të shpërndara në rreth, kur në mes të Shkodrës nuk jemi në gjendje t’i ruajmë e t’i mbrojmë? Ç’bëhet me bustet, monumentet e simbolet dhe a ka studime se ç’do të bëhet me to për t’i rivlerësuar, për t’i rikrijuar e për t’i mirëmbajtur? Gjendja skandaloze e tyre është shprehje antikulturë e mungesë respekti për simbolet e kombit? Cili është niveli i vërtertë i medias elektronike shkodrane dhe i asaj të shkruar e a i përgjigjet ky i fundit Shkodrës së dikurshme të 13 gazetave e revistave, kur më e shpeshta gazetë në Shkodër del vetëm njëherë në dy javë?

Është për të ardhur keq, por në këto 13 vite të zhvillimeve demokratike janë të pakta fushat a drejtimet e artit dhe kulturës ku të jenë siguruar orientim, drejtim, ndihmë, përkrahje, mbështetje e ku të jenë arritur nivele. Le të kujtojmë e respektojmë këtu lëvizjen dinjitoze korale të këtyre viteve, numrin e kënaqshëm të shtëpive botuese, shtimin e forcave krijuese në letërsi e botimet e shumta të tyre në gjini të ndryshme letrare, por edhe përpjekjet, pak të mbështetura te disa instrumentistë për jetë më të gjallë koncertale, e po kështu të artistëve figurativë. Më tej, me ndonjë përjashtim e ke të vështirë të shkosh. E, edhe këto falë kryesisht nismave e angazhimeve personale të mjaft forcave të gjalla krijuese që nuk i mungojnë Shkodrës dhe që kanë ditur të gjejnë veten në kushtet e reja të zhvillimeve tona ekonomiko-shoqërore e ku, pak e aspak ndihet dora organizuese e institucioneve shtetërore e kulturore. Nuk mohojmë këtu shumë aktivitete që janë bërë, flasim për nivele e arritje të ndjeshme në fusha të ndryshme të artit e kulturës shkodrane e për çuarje më tej të traditave të mëdha, për t’i dhënë Shkodrës shkëlqimin që i takon. Defiçitet janë të dukshme, shqetësimi shkodran është i madh. Kush duhet të preokupohet për këto? A janë ngritur këto shqetësime në nivelin e preokupimeve e angazhimeve në institucionet e deri në Bashki? Mbi çfarë politikash kulturore ndërtohet puna e me çfarë instrumentesh e mekanizmash operohet? Cilat janë fushat prioritare e objektivat që vihen për t’u arritur? A duhet të njihen këto në opinionin shkodran, me qëllim që i gjithë komuniteti të ndërgjegjësohet për to si objekt e subjekt i transformimeve që kërkohen?

Le të ndalemi pak tek puna me librin, bibliotekën. Aspak me pretendimin për të ezauruar këtë temë të madhe, por vetëm ndonjë aspekt të saj, sidomos edhe për faktin se është humbje e madhe, do të thosha kombëtare ftohja e gjeneratave të reja me librin, këtë mjet të pazëvendësueshëm nga asnjë burim tjetër dijeje e informacioni.

Në fondet e Bibliotekës së Shtetit nuk thithen gjithë titujt e librave që dalin nga shtypi. Ne e quajmë eveniment futjen në fonde, bie fjala të Antikuarit të ndonjë vepre e ndërkohë në ditët tona kalojnë dhjetra tituj pa u tërhequr. Nëse tek ne kërkohen nga subjekte të ndryshme të mbështeten veprimtari, ky kontribut duhet të jetë i pashmangshëm nga entet botuese. Ky tek ne nuk është sponsorizim, ky është detyrim ligjor, që nëse nuk respektohet nga shtëpitë botuese, ndaj tyre duhen marrë sanksione. Nga paaftësia menaxhuese e punës me librin nuk duhet privuar biblioteka nga pasurimi me fondet e reja të librave që botohen. Seleksionimin e vlerave të librave e bën tregu përmes niveleve cilësore e mbijetuese a interesit ose jo të lexuesit e blerësit për librin. Shtëpitë botuese do të ishte mirë të kishin kritere të rrepta nivelesh artistike e jo vetëm interesi i të ardhurave. Ndërsa biblioteka nuk është hallkë e çensurës për librin, ajo nuk duhet të përzgjedhë fondet, por t’i thithë ato. Nivelet Biblioteka duhet t’i kërkojë në veprimtaritë me librin. Këto duhet të kishin vlerë të madhe për t’i dhënë Bibliotekës dimensionet e një institucioni të vërtetë shkencor, ku rrihen mendime e zhvillohen debate mjaft problemore që preokupojnë sfera të ndryshme të shkencës e për t’i vënë ato në dobi të zhvillimeve ekonomiko-sociale të Shkodrës që ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Do të ishte me vlera të pallogaritshme shndërrimi i institucionit në terren, ku merr jetë mendimi i vjetër dhe i ri shkencor, ku të evidentohen figurat më të shquara të mendimit intelektual e shkencor shkodran, në kundërshtim edhe me mendimin frenues e dashakeq se në Shkodër nuk ka intelektualë e për të ndikuar e ndihmuar kështu në rritjen e përmasave të kontributit të tyre në zhvillimet mbarëshkodrane. Ka një problematikë të gjerë fushash e drejtimesh të ndryshme që pret të trajtohet e debatohet, për të ardhur që aty deri në hartime projektesh e ekipesh serioze zbatuese. Të tilla përmasa nuk i takon të marrë vetëm Biblioteka, por edhe institucionet e tjera si Qendra Kulturore, Muzeu Historik, Qendra e Monumenteve të Kulturës e më tej dhoma, fondacione e shoqata që kaq shumë i dëgjojmë të flitet e që kaq pak i shikojmë të veprojnë a më drejtë t’i shohim në kontributet e tyre për Shkodrën. Le të jetë Shkodra, zhvillimi shkodran, kontributi për këto matës real i efektivitetit të punës së institucioneve. Ka ardhur koha që sedra shkodrane të marrë më në fund në dorë Shkodrën e të mos mbetemi vetëm në veprimtari të vogla, të mbyllura, pa bukë që kanë vlerë vetëm për t’u fshehur disa pas statistikave. Le t’i shikojë Bashkia institucionet me këto kritere kërkesash, le t’i vlerësojë ajo ato e drejtuesit e tyre mbi këto baza. E më tej ajo, Bashkia, le t’i bëjë jehonë këtyre studimeve, të reflektojë e t’i mbështesë ato, zyrat e saj të kthehen në departamente krijuese e më tej zbatuese e organizuese, le t’i inkuadrojnë ato këto studime, këtë mendim intelektual e shkencor në projekte serioze për angazhime serioze, të tilla që shënojnë stade të reja, të ngritura dukshëm për Shkodrën. Duhet ta pranojmë se nuk ndjehet në këto përmasa kjo frymë në institucionet e Shkodrës. Nuk janë të tilla as ekzigjencat e organeve shtetërore që drejtojnë e emërojnë drejtues. Më e rëndomta barrikadë e parë që del kur përballesh me institucionet është fjala “nuk kemi para, nuk na mbështesin me fonde”. Pa mohuar të vërtetën e këtyre thënieve si dhe kudjesin më të madh që shteti duhet të ketë për kulturën, duhet t’i kujtojmë institucioneve e Bashkisë se reformat në institucionet kulturore artistike nuk janë zbatuar ende, se realizimi i këtyre reformave të pritshme do t’i vërë akoma më shumë në vështirësi për sigurimin e financimeve që do të mbështeten në radhë të parë tek efektiviteti e niveli i prodhimit të tyre artistik e kulturor. Ndaj është koha e menaxherëve të aftë, e atyre që dinë të orientohen në rregullat e ekonomisë së tregut, që dinë të ngrejnë efektivitetin e nivelet e punës e prodhimit të tyre si rrugë, mjete, shtigje për të siguruar mbështetjen e veprimtarive. Edhe problemi i sponsorizimeve duhet parë me një mendësi më ndryshe. Institucionet e skenës, shfaqjeve e spektaklit në një të ardhme të afërt mbështetjen do ta sigurojnë vetë përmes niveleve e tërheqjes së madhe të interesit të spektatorit. Nuk shkohet më tek sponsorët për të lypur një shumë lekësh se duam të bëjmë një iks aktivitet. Më e pakta duhet të shkojmë me projekte serioze, të tilla që të bindin se ç’arritje i sjellin Shkodrës, të tilla që prekin sedrën shkodrane të tyre. Vetëm kështu sponsorët, duke u bindur për vlerat e duke i ndjerë realisht ato do të sponsorizojnë në vijueshmëri. Vetëm kështu ato do të ndjejnë se kontributet e tyre po ndihmojnë vërtet Shkodrën dhe se në arritjet shkodrane shohin edhe pjesën e tyre të kontributit. Veç ndihmës qytetit të tyre ato shohin direkt a indirekt edhe ndikimin në krijimin e një klime të përgjithshme zhvillimesh, çka është në favor të klimës së bizneseve.

Është më se e kuptueshme se arritjet e mëdha të traditës shkodrane kanë patur në themel mbështetjen e madhe të mecenateve që nuk i kanë munguar Shkodrës. E, ashtu si traditat e mëdha, sado të luftohen, nuk mund të shuhen, përkundrazi gjallojnë e ridimensionohen, ashtu do të besohet se edhe mbështetësit nuk do t’i mungojnë institucioneve kulturore, artistike e shkencore. Mjaft që ato të drejtohen me kompetencë, me frymën e kërkesat e kohës, me sedër të madhe shkodrane nga menaxherë të kohëve të reja, ato që do të ngrejnë Shkodrën dora-dorës në nivelet e qytetërimit të saj.

Marian Shestani

 

Gjendje tepër shqetësuese e mjedisit shqiptar

Rio + 10, Shqipëria – 10

Xhemal Mato

Në Johanesburg u zhvillua takimi botëror mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm që mblodhi dhjetra-mijëra vetë, që nga kryetarë shtetesh e deri te shoqatat joqeveritare. Një takim i parë, po kaq i rëndësishëm për mjedisin u bë në Rio de Zhaneiro, 10 vjet më parë, prandaj ky takim i dytë quhet dhe Rio + 10.

Nëse do të ndodhte për çudi që kryeministri shqiptar i vitit 2020 të kthehej në kohë dhe të komunikonte drejtpërdrejt me qeveritarët dhe shoqatat mjedisore të ditëve të sotme, me siguri do të thoshte duke ulëritur:

“Ju paraardhës shkatërrues, ç’na keni lënë për të jetuar? Një Shqipëri me toka të zhveshura nga erozioni dhe të mbuluar me beton. Zona pyjore pa pemë. Ajër të helmuar që u shkakton kancer qindra vetëve çdo vit. Ujë të ndotur që s’pihet dhe burime të thata. Ku janë zogjtë, peshqit, kafshët e egra që ka pasur vendi ynë? Ku janë plazhet, lagunat, lumenjtë, liqenet, parqet, pyjet? Me çfarë burimesh natyrore duhet ta zhvilloj unë ekonominë? Përse unë duhet të paguar pasojat e veprimeve tuaja të gabuara para 20 vjetëve? Nga ethet e fitimit dhe të pushtetit, si të çmendur i shkatërruat të gjitha, duke harruar se pas jush, në këtë vend do të jetonim dhe ne, pasardhësit tuaj.” Por në vend të kryeministrit të sotëm, do të përgjigjej me kompetenca të plota Ministri i Mjedisit, z. Xhuveli, i cili di shumë mirë të shpëtojë nga këto përgjegjësi dhe aq më tepër që ka në dorë një Raport Kombëtar Vlerësimi të zhvillimit të qëndrueshëm të cilin e paraqiti në Samitin Botërore në Johanesburg:

“Ne jemi optimistë për të adhmen – do të fillonte mbrojtjen z. Xhuveli, duke lexuar pjesë nga raporti – “sepse ka shumë fakte të dhjetëvjeçarit të fundit që na bëjnë ta vlerësojmë pozitiv progresin e bërë deri më sot” Dhe më poshtë:

“Që nga viti 1992 janë miratuar një sërë strategjish zhvillimi për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë me ndikim të rëndësishëm në mjedis”

“Shqipëria është palë në 14 konventa ndërkombëtare apo rajonale për mjedisin”

“Zhvillime pozitive ka patur në pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen për mjedisin”

“Një varg projektesh mjedisore nga donatorë të huaj, që arrijnë në 8 milionë Euro janë shpenzuar në fushën e mjedisit”

Këto janë disa nga pikat pozitive që u raportuan për Shqipërinë, në takimin më të madh të botës në fushën e mjedisit, në Johanesburg dhe ku morën pjesë kryetarët e shteteve të tërë botës.

Ky është një raport që mund të kalojë shumë kollaj në një takim të tillë, madje dhe para publikut shqiptar (megjithëse s’është publikuar ende), por jo para kryeministrit shqiptar të viteve 2020, i cili do të ketë një inventar të saktë të pasurive natyrore që do të ngelin dhe të problemeve mjedisore që do të trashëgohen.

Madje edhe për ne këto pika janë shumë pak ngushëlluese, sepse në realitet ne po vuajmë një “raport” tjetër mjedisor në kurrizin tonë, një realitet që na përplaset çdo ditë në fytyrë.

Le ta fillojmë nga Tirana, kryeqyteti shqiptar, që sipas Institutit të Shëndetit Publik është “më i ndoturi në Europë, nga ajri, uji e toka, bloza, lëndët e grimcuara, oksidet e deri te plumbi”. Treguesit për ajrin janë përtej të gjitha normave të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sakaq, Lana, përroi që përshkon metropolin shqiptar është renditur ndër më të pistët, përsa u takon shkarkimeve urbane.

Nga monitorimi 1-vjeçar i ndotjes së Tiranës del se:

Ajri i Tiranës përmban 350 mikrogram për metër kub lëndë të grimcuar squfuri, më shumë se dyfishi i normës së lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë;

Bloza është në nivelet 140 mikrogram për metër kub. Niveli i përcaktuar nga OBSH-ja është 60 mikrogram;

Gazet, oksidet e azotit, dioksidet e squfurit kanë prirje rritjeje. Tirana po prek nivelet maksimale të normave të lejuara. Por kemi edhe kryeqytetin më të zhurmshëm europian. Kryqëzimet rrugore brenda Tiranës kanë nivelin më të lartë të zhurmave. Kalohet me 10 decibel norma e OBSH-së.

Le të shohim dhe përtej Tiranës:

Fabrikat dhe mjediset që sëmurin dhe vrasin punëtorët me helmet e pakontrolluara të tyre. Ja disa prej tyre: Fabrika e këpucëve “Bama”, Fabrika e këpucëve Durrës, Metalurgjiku në Elbasan, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, TEC-i i Fierit, etj.

Në Korçë vetëm brenda një viti kanë vdekur 155 vetë. Sipas specialistëve të shëndetësisë, por edhe atyre të mjedisit, shkaku është pikërisht ndotja e këtij të fundit.

Pyjet: “Zonat e Mbrojtura Natyrore në Shqipëri zënë rreth 10 për qind të fondit pyjor (ndërkohë që shtetet e tjerë e kanë më shumë se dyfishin) dhe prej disa vitesh nuk kanë pasur asnjë investim për mbrojtjen e tyre dhe të biodiversitetit në to”. Në Parqet Kombëtare pritet sikur të ishin zona pyjore në shfrytëzim.

Në vitin 1997 u prenë në mënyrë të paligjshme 500 mijë metra kub. Në rrethin e Bulqizës janë prerë ilegalisht 7390 metra kub, në Pogradec 7320 metra kub, në Përmet 5220 metra kub, në Korçë 4220 metra kub, në Mirditë 3420 metra kub, në Laç 2200 metra kub, në Pukë 1170 metra kub, në Dibër 1650 metra kub dhe në Krujë 1160 metra kub.

Duke iu referuar gjithmonë studimit të PNUD-it, nga 1.069 milion hektarë në vitin 1990, në vitin 2000 numëroheshin vetëm 0,991 milion hektarë. Zjarret kanë natyrisht pjesën e tyre në këto shifra. Sipërfaqet e djegura të pyjeve në vitin 2000 ishin 10 herë më të mëdha se shifrat e raporturr 10 vjet më parë.

 

Biodiversiteti

2 lloje bimësh dhe 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht, ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit. Kanë humbur 50% të popullatës së tyre:

89 lloje shpendësh

27 lloje gjitarësh

6 lloje peshqish

4 lloje bimësh

-Mjafton të kujtojmë që pelikani kaçurrel, në vitet ’60 në lagunën e Karavastasë numëronte afro 250 çifte, ndërsa sot ato janë më pak se 10 herë (në vitin 2000 numri i çifteve folenizues ka rënë në vetëm 22).

-Kompania e telefonisë celulcare AMC nuk disponon asnjë leje për antenat celulare që ato kanë montuar brenda qyteteve. Më 1999, Këshilli i Europës vendosi kufizimet për ekspozimin e popullsisë ndaj fushave elektromagnetike (0 Hz deri në 300 GHz), Nr. 519, datë 12. 07. 1999.

-Antenat me madhësi mbi 6 OM nuk lejohen të vendosen pranë komunitetit, gjë e cila është e ndaluar në të gjithë botën. Në Shqipëri ato vendosen ku të duan se mbrohen nga qeveritarët.

-Shtyllat e tensionit të lartë të vendosura në bulevardin “Zogu i I”, tashmë zbulohen me probabilitet më të madh për të shkaktuar sëmundje kanceri dhe leucemie.

-3 milion ton mbeturina kimike në Shqipëri janë helme të forta, rrezikojnë jetën e shqiptarëve.

-Për shumë vjet Shqipëria është vendi ku grumbullohen pa kontroll mbetjet e rrezikshme. Në afërsi të fshatit Orizaj në rrethin e Beratit janë hedhur 21.900 ton mbeturina.

Fakte të tilla janë të shumta, por…

Por kemi një fushë që me të vërtetë duhet të jemi krenarë: Firmosjen e të gjitha Konventave ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit. Shqipëria figuron të ketë firmosur brenda këtyre 10 viteve të fundit mbi 15 konventa të tilla.

“Shqipëria është palë në 14 konventa ndërkombëtare apo rajonale për mjedisin” deklaron në Johanesburg raporti i Ministrisë së Mjedisit.

Emri i vendit tonë fillon me A dhe drejtuesit tanë janë të parët në këto lista dhe më të zellshmit për t’i nënshkruar ato, pa iu dridhur fare dora, sepse e dinë që asnjë s’ka për t’i kontrolluar edhe po nuk i respektuan. A nuk ishte një shkelje e konventave të ruajtjes së Detit Mesdhe (të cilat shteti ynë i ka firmosur) marrja e rërës në 10-15 m thellësi në detin e Himarës dhe shitja e saj në Greqi? Po Konventa e Arhusit (për të drejtat e publikut për informacion dhe pjesëmarrje në vendimet për mjedisin) që Parlamenti Shqiptar e miratoi në vitin 2000, a nuk u shkel po në të njëjtin vit në Himarë, ku banorët e bregut u detyruan të çohen për të mbrojtur rërën nga pushtetarët dhe qeveria në vend të shpjegonte përse vidhej rëra, dërgoi policët që të arrestonin ata që mbronin plazhet e vetme të bregdetit të Himarës? Apo në rastin e hidrocentralit të Bushatit për të cilin qeveria vendosi pa pyetur fare shoqatat mjedisore të Shkodrës, të cilat kanë një vit që argumentojnë përse nuk duhet të ndërtohet? Po Konventat pr ruajtjen e ligatinave a nuk u shkelën me brutalitet në rastin e lagunës së Nartës që është zonë e mbrojtur? Të gjitha shoqatat mjedisore ishin kundër mënyrës së dhënies së lejes, të gjithë banorët e Nartës bënë peticion në Parlament kundër, u mblodhën rreth 30.000 firma në të gjithë Shqipërinë kundër, Grupi Parlamentar i Shëndetit dhe Mjedisit e quajti të jashtëligjshëm vendimin, por qeveria vazhdoi ta bëjë veshin shurdh. Shpimi i pusit të naftës vazhdon qetësisht nga kompania kroate vetëm se mbrohet nga dy ministra.

Por në raport, ka një tjetër argument “optimist” në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri: shoqatat mjedisore dhe edukimi publik: “Zhvillime pozitive ka patur në drejtim të edukimit dhe njohjes së publikut me problemet mjedisore dhe pjesëmarrjes së tij në vendimmarrjen për mjedisin, organizimit të lëvizjes mjedisore nga shoqëria civile dhe e organizatave jofitimprurëse për mjedisin”.

Ka 76 shoqata mjedisore në Shqipëri. Por, vetëm tre prej tyre kanë nga një zyrë modeste dhe mbahen me ndonjë projekt nga fondacionet e huajal, pra me forcat e veta. Qeveria jonë nuk financon asnjë shoqatë qoftë edhe për të paguar të paktën qeranë e zyrës. Por, ndërkaq ajo bën demagogji me emrin e tyre, duke krijuar idenë se ato dëgjohen, respektohen dhe vlerësohen. Në të vërtetë, ndodh krejt e kundërta. Vendimet për hidrocentralin e Bushatit, për marrjen e rërës në Himarë, për shpimin e pusit të naftës në Nartë, për shitjen e ujit të Syrit të Kaltër e shumë të tjera janë marrë pa pyetur fare shoqatat, pa u dhënë atyre informacionin e nevojshëm dhe madje shpesh në konflikte të hapura me to. Madje, kur ndodh që një shoqatë kritikon një vendim të Ministrisë, menjëherë atë e futin në listën e zezë, duke e shpallur armike. Në këtë luftë për ekzistencë, lindin dhe ambientalistët servilë e shoqatat servile, të cilave s’u ndihet zëri në publik asnjëherë për asnjë problem mjedisor të Shqipërisë.

Në raportin për në Johanesburg përmendet shifra 8 milion dollarë që janë dhënë për mjedisin, ndërkohë që monitorimet mjedisore nga organet e huaja tregojnë se mjedisi vjen duke u keqësuar. Çfarë do të ndodhte sikur mos të ishin dhënë këto 8 milion dollarë, mjedisi do të ishte më mirë apo më keq? Është vështirë të thuhet, por një gjë është e qartë, ky investim deri tani, nuk ka arritur ta frenojë degradimin e mjedisit në vendin tonë, pra zhvillimi brenda institucioneve që trumbetojnë zhvillimin e qëndrueshëm (këtu përfshihen dhe OJF) është jo vetëm i paqëndrueshëm por edhe me humbje.

Këto dhe shumë raste të tjera tregojnë se qeveritarët tanë nuk e kanë seriozisht kur përgjërohen për shoqërinë civile dhe për ruajtjen e mjedisit, ndoshta sepse shumë prej tyre, hë për hë, nuk iu intereson kjo gjë dhe sepse shumë të tjerë nuk e besojnë që varfërimi i Shqipërisë vjen dhe do të vijë edhe nga fshehja e së vërtetës ekologjike. Dihet tashmë se problemet ekologjike po i brejnë ekonomitë e vrullshme të sotme, sikurse tumoret kanceroze shkatërrojnë një trup. Ka vite që shkencëtarët e kanë përcaktuar këtë diagnozë të ekonomive të çdo vendi dhe kanë sugjeruar një metodë të re zhvillimi që ka marrë emrin eko-ekonomia apo zhvillimi i qëndrueshëm, d.m.th. një ekonomi që fut në kosto problemet ekologjike, një ekonomi që nuk lejon të presësh dru sot dhe nesër mos të kesh një pyll për pasardhësit, një ekonomi ku të kapësh aq peshq sa të lejosh që nesër të kesh më shumë dhe jo më pak e kështu me radhë.

Këto terma kanë filluar t’i përdorin edhe disa drejtues tanë, por me sa duket, vetëm për demagogji sepse në realitet veprohet ndryshe. Mjedisi shqiptar pas çdo viti bëhet më keq. Për të kuptuar në mënyrë figurative se sa i qëndrueshëm është zhvillimi i Shqipërisë mjafton të kujtojmë 1.700 ndërtesat e larta që, sipas Institutit Sizmiologjik, në tërmetin e parë të fortë do të rafshohen, ose mjafton të kujtojmë dhjetra-mijëra ndërtesa të tjera të ndërtuara pa leje, që u rrafshuan nga tërmeti ekologjik. Miliona dollarë shqiptarë u zhdukën, qindra-mijëra dollarë të shtetit u shpenzuan për pastrimin dhe rikthimin e mjediseve të mëparshme.

E vërteta shqiptare në fushën e mjedisit përmblidhet në thënien e përvitshme: “Këtë vit kemi ambiente shumë më të ndotura se një vit më parë”. Ky nuk është zhvillim i qëndrueshëm, po zhvillim ku po na rrëshqet toka nën këmbë.

 

 

Fshima lotin!

Historia njerëzore tregon se në situata dramatike, ku antivlera dhunon për vdekje vlerën, dalin njerëz me dhunti të veçanta që ngrihen mbi obskurantizmin, mbi vanitetin, mbi rutinën që krijojnë hordhitë e ushtarëve anonimë, çudia kryesore e të cilëve është të fryjnë barkun, të bredhin, të bëjnë orgji dhe një ditë të ngordhin me barkun e fryrë nga dhjami i qelbur. Ishin bash ata njerëz që u shfaqën në kohën e qytetërimit të lashtë, ishin po ata që u shfaqën në kohët më të errëta të historisë njerëzore, siç ishte mesjeta e inkuizicionit të tmerrshëm, siç qenë në shekullin 20-të, periudhat e zeza të fashizmit e të komunizmit.

Po kështu ndodhi edhe në Shqipëri. Në kohën e komunizmit Ismail Kadare shkroi “Përbindëshi”, “Nata me hënë”, “Pallati i ëndrrave”, “Provokacioni” etj. Dhimitër Xhuvani romanin “Tuneli”, Kin Dushi “Një emër mes yjeve”, Dritëro Agolli “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Mosha e bardhë”, Fadil Paçrami “Shtëpia në bulevard”, “Ngjarje në fabrikë” etj., etj. Pati raste kur krijuesit përfunduan në pushkatim. Në postkomunizëm ndodhi rropama më e madhe. I gjithë arti, me përjashtim të këngëve të ahengut, u vu në shtratin e vdekjes. Antivlera triumfoi totalisht mbi vlerën. Shumë artistë vrapuan pas politikanëve injorantë vetëm për të shpëtuar lëkurën ose për të siguruar ndonjë bursë për fëmijët e tyre, shumë të tjerë morën udhët e botës dhe u shndërruan në muratorë e bojaxhinj.

Për Malësinë e Madhe është e tepërt të flas sot, pasi gjithçka është e njohur. Vetë fakti që pushteti s’na dha asnjë dhomë katër me katër ku të fusim kokën, është një argument i shëmtuar i triumfit të antivlerave në këtë vend. I falëminderit pronarit të këtij lokali dhe pronarëve të tjerë që na gjinden në këtë periudhë dramatike.

Por edhe në Malësinë tonë si në të gjithë vendin kanë dalë dhe po dalin bash ata njerëz me dhunti të veçanta që përfyten ethshëm me antivlerat dhe po ia kthejnë dinjitetin e dhunuar këtij populli me një sens të hollë qytetërues. Kur punoja në Televizionin “Malësia”, në një rast po intervistoja ca politikanë, një teleshikues më tha në telefon: “O Ramiz Lika, ti që je vetë shkrimtar, na paraqit në studio artistë dhe na i hiq sysh ata rrotë qenësh!”

Ishte një individ që e shprehu këtë mendim, por në të vërtetë ai është mendimi i shumicës. Populli është neveritur nga klasa politike injorante, nga një klasë antivlerash nga e cila shoqëria shqiptare po poshtërohet përbindshëm çdo ditë që vjen.

Në qiellin e mbushur me retë e zeza të antivlerave të sjellura nga klasa e korruptuar dhe injorante politike, shfaqet si një meteor ndriçues poetja e re, Mimoza Rexhvelaj. Unë e kam përcjellë krijimtarinë e autores me një vëmendje të përqendruar, por vetëm sot po i them dy fjalë për të. Arsyeja ka qenë sepse për mua ajo ishte një befasi disi shokuese. Kisha dilema, por pse jo edhe skepticizëm. Vërtet këto poezi shkruheshin nga kjo nuse e re nga Grizha, një person që jeta nuk i kishte dhënë mundësi të mbaronte universitet apo akademi artesh. Kisha parasysh mjaft shoqe të saj që kanë mbaruar deri edhe magjistratura në vende shumë të zhvilluara si në Francë, Angli, SHBA, por që librat e tyre janë të një niveli më të ulët nga Mimoza. Sot, kur kam në dorë librin e saj të dytë, unë flas me plot zërin. Si argument për këtë do të më mjaftonte ndoshta vetëm vjersha “Jam erë”:

Eci udhës

ku më shpien këmbët e mendjes,

Hijeve

më kafshojnë kujtime

Eci si erë

e lehtë

e fortë

e stuhishme

si uragan

Eci në erën e përjetësisë

pa qenë e përjetshme.

Fluturoj në hapësirë

Horizonti është varri im.

Shihni çfarë gjuhe artistike përdor autorja! Çfarë metaforash origjinale: Këmbët e mendjes, më kafshojnë kujtime. Po idetë? Edhe ato janë tejet brilante. Fluturojnë në hapësirëHorizonti është varri im. Autorja nuk bën deklamime shterpe. Me sensin e njeriut me dhunti të veçantë ajo na kumton se është e ndërgjegjshme për vdekjen fizike, por është po ashtu e ndërgjegjshme se varri i saj s’mund të jetë balta me rëndomtësinë e saj, por qielli. E, duke patur për varr qiellin, ajo do të mbetet e pavdekshme. 2500 vjet më parë ndërroi jetë poetja greke Safo, por edhe sot ajo rron në varrin e saj qiellor! Sa bukur shprehet poetesha e re!

Para se të citoj vargje të tjera të autores do të paraqes ca vjersha të disa poetëve të mëdhenj botëror.

Poeti Adonis:

Hape gjoksin tim

Në të do të shohësh

Një mjellmë dhe të ëmblin ujë të gjelbër

Ku trëndafilë të kuq notojnë.

 

Poeti i madh francez, Alen Boskje

Ju jeni retina

Shikimi jemi ne

Ju jeni veshët

Ne – muzika

Ju jeni fyti

Ne – gjuha jemi

Ju – mushkëritë

Ne ajri i pastër

Ju jeni skeleti

Lëkura e ëmbël ne

Ju – fundi i barkut

Ne – nyje e dashurisë

Ju – agonia

Varri, ah, ne!

 

Korifeu i madh i letrave, V. Hygo

Diell, o fytyra hyjnore

Lule të egra shpellore

Zgavrra ku zëra plot dëgjohen

Parfumi që nën bar kuptohen

O ferra të egra pyjore

Male të lartë si shembulli

Të bardhë si një ball tempulli

O shkëmb krenar, lis shekullor

Që thellë e ndjej në kraharor

Si rreh e madhja juaja zemër

 

Sharl Bodler

Lutje e lëvdata, satana në të lartin qiell

Ku mbretërojë apo prej ferrit thellë

Ku ngadhnjimtar të ëndrrave në qetësi!

Bëj që një ditë pranë teje të fle

Nën pemën e shkencës, kur të lëshojë gjethe

Degët mbi ballin tënd mbi këtë tempull

 

Mund të zgjatesha me shumë vjersha të poetëve të mëdhenj botëror, që ndonëse të përzgjedhura në librat e tyre kryesorë, nuk të ngjallin ndjesi estetike më shumë se vjershat e poshtëcituara të poetes së re Mimoza Rexhvelaj:

Të dua, buzët, sytë, zemrën ma mashtron

Flokët, duart, trupin më pushton

Parfumi ndjej, më eksiton

Të dua,

      Paçka se s’më përket mua!

Mos fol! I çmenduri i heshtjes, të dua!

Sa bukur i ka përshkruar autorja ndjesitë e të dashuruarit apo të së dashuruarës platonike! Heroi lirik i vjershës është i ndërgjegjshëm se është subjekt i dashurisë, por objektin vetëm e kundron nga larg. Megjithatë është i dashuruar.

Me dy unaza floriri

Shpirtërat lidhëm përjetë

Ti pëllumb, kur shkel kufirin…

Floriri shkëlqimin humbet

Kjo vjershë nuk ka nevojë për koment, siç nuk kanë nevojë as këto që vijojnë:

Nuk më vrave

jo

Me shuplakë përplasur mbi fytyrë

Por më godite muret e pastër

Brenda kështjellës së dashurisë

 

Fjala jote nxori dhëmbët

Të kafshojë lotin tim

Harrimin të dhuroj si mallkim

Më të bukurin ndëshkim!

Vërtet s’ka ndëshkim më të madh se harrimi. Nëse e vret tjetrin e bën të njohur, të paharrueshëm, kurse arma e harresës është e tmerrshme. Bukur e ka thënë autorja.

Dëgjoni me vëmendje këto vargje:

U zemërova keq me veten

Vetvetja më braktisi

Më tha je e lehtë

Sa mendim i thellë në pak vargje!

Kundër vullnetit tim u detyrova të ndërpres citimin e vargjeve, sepse ngaqë s’dija ç’të lija jashtë, do të fusja brenda tërë librin.

Për shkrimtaren Mimoza Rexhvelaj kam për të thënë shumë, por sado të flas, nuk them dot më shumë se ç’ka thënë ajo me poezitë e saj. Krijimtaria poetike e radhit atë me elitën artistike të kombit dhe të njerëzimit. Para se të hidhja këto shënime në letër, shfletova disa poetë të mëdhenj si ata që citova më lart dhe nuk provova ndonjë kënaqësi më të thellë estetike sesa duke lexuar poezitë e Mimozës. Mjaft më me kompleksin e inferioritetit ndaj të huajve! Do të ishte në nderin e pushtetarëve që të mos e bëjnë qytetare nderi militante partish pas asnjë vlerë, por t’i sillnin sytë nga Mimoza dhe nga mimozat tjera që po çelin në pranverën e Rilindjes sonë të vonuar.

Është krim i rëndë për shoqërinë tonë ta detyrojë poeten të shkruajë:

E vetmuar qëndroj

Ç’vlej unë këtu?

S’e kuptoj

Do t’ia mbath

Të arratisem nga kjo botë

Ika…

Mos më ndiqni pas

Një bote tjetër i përkas

Jo, Moza! Bota rreth teje do të ndryshojë, tani është një botë që të do në mesin e saj, është një komunitet, ndoshta i vogël në numër, por që e ndjen veten krenar që të ka në mesin e vet, mburret që është bashkëkombas dhe bashkëqytetar me ty. Ti nuk i përket vetes tënde, po këtij komuniteti, prandaj harroje fjalën ikje qoftë edhe si metaforë. Ne themi Nano Ik!, Berisha Ik!, por jo Mimoza ik! Me zërin plot themi Mimoza Eja! Nano dhe Berisha nuk kanë të ardhme, kurse për ty e ardhmja është prona më e madhe! Dhëntë Zoti të vazhdosh të punosh me këtë zell. Kur të promovojmë librin tënd të dhjetë, jam i bindur se të gjithë do të më japin të drejtë.

Përfitoj nga ky rast të përshëndes nga zemra bashkëshortin tënd Fahri Rexhvelaj, që po di të vlerësojë talentin tënd, çka ndodh rrallë, jo vetëm në realitetin shqiptar, opr edhe në atë botëror. Edhe ky është një argument që tregon se Shqipëria do të bëhet, se edhe populli ynë që sot gjendet në qorrsokak, do të radhitet një ditë me popujt e qytetëruar. Përditë po shfaqen biznesmenë mecenatë si Fahriu që po ia kthejnë dinjitetin e humbur këtij populli. Poeti Naim që rron në varrin qiellor nuk lodhet së kënduari: Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë.

 

Shenjën e qëllon plumbi, jo krisma

Shkrimi im i datave 9 e 10 prill “Standardizimi i gjuhës tonë, pjellë e enverizmit dhe e krahinorizmit”, i frymëzoi z. Kostaq Xoxa replikën me titullin “A mund të zhbëhet një gjuhë me argumente mllefesh”. Ata që e kanë lexuar, apo do ta lexojnë shkrimin tim, do të shohin se titulli i asaj replike nuk i përgjigjet argumenteve të shkrimit tim të mëparshëm. Z. Xoxa në fillim të replikës së tij thotë: “Ta kisha pasë të mundun të flisja në kongresin e 72-të, unë do të sugjeroja si bazë të gjuhës standarde të gjuhës shqipe, elbasançen, ose gegërishten e butë”. Më tej shton: Mustafa Greblleshi nuk mund të nënvleftësohet për arsye dialekti, as Fishta që nuk shkroi në dialekt me përhapje të kufizuar. Krimi komunist ndaj gegërishtes ka qenë shurdhëria e plotë e asgjësimi i librave të autorëve gegë e ndalimi deri heqja edhe nga skedinat e bibliotekave në mënyrë që nxënësit të mos e njihnin madhështinë e Fishtës, kandidatit për çmim Nobel, as lirikat magjepsëse të Vinçenc Prendushit, as forcën e vargut të Lazër Shantojës, as përkthimin e tij të “Faustit” të Gëtes, ngaqë emri i tij ishte i padëshiruar, as dramat patriotike të Zadejës, as fjalën e Anton Harapit e mund të vazhdoja edhe më gjatë. Po ç’duhej bërë pas ’90? Duheshin vënë me përparësi si pjesë e programit mësimor emrat e shkrimtarëve të mëdhenj e të denigruar e meqë këto shtylla të letërsisë nuk mund të kuptoheshin lehtë, do të duhej vënë si lëndë mësimore studimi i frazeologjisë gegë, idiomat, lokucionet e shprehjet e kësaj gjuhe plot leksik të lënë pas dore padrejtësisht. Mehmet Elezi më datën 7 prill 2004 botoi në gazetën “55” shkrimin e tij me argumente bindës në dobi të paskajores. I ndërgjegjshëm për atë që me të drejtë është quajtur denigrim, nënkupton që edhe trajtat gramatikore të sintaksës së gegërishtes, të përshtatshme për të zëvendësuar strukturat e tanishme me një përpunim që na dikton koha e jo autoritarizmi. Kështu do të mund të vihej në vend gjithë ai thesar i mohuar në mënyrë tendencioze, për të mos u kuptuar autorët veriorë. Natyrisht këto mund t’i shihnin e t’i shqyrtonin në një konferencë gjuhësore, madje në një kongres gjuhësor. Përdorimi i gegërishtes nga Mehmet Elezi duket si një përpjekje për të plotësuar një boshllëk”. Pranimi e pohimi i këtyre fakteve është në nderin e çdo intelektuali që di të japë rëndësinë e merituar intelektit të tij. Prandaj pavarësisht nga mospërputhja e mendimeve tona në vazhdim, e përgëzoj me gjithë zemër z. Xoxa për arsyetimet e tij në dobi të një kontributi njerëzor e patriotik në shërbim të një gjuhe shqipe sa më të denjë për t’u vënë përkrah gjuhëve të tjera europiane që nga ana strukturore gjithmonë e orientuan nga perëndimi si pjesa më e qytetëruar e botës, e megjithë këtë ruan atë veçantinë e dallueshme e të bukur si natyra e vendit ku lindi, e u rrit, në luftë me armikun 500 vjeçar e i bëri ballë me një qëndresë burrëreshash, prandaj meriton t’ia japim të gjitha të mirat më të mundshme. Ne e dimë se gjuha jonë është nga më të keqtrajtuarat dhe dimë gjithashtu se kurrë më parë nuk i ka ardhur një kohë më e favorshme për një trajtim siç e meriton, por le të përpiqemi të gjejmë shkaqet e këtyre penguesve. Z. Xoxa pas gjithë atyre mendimeve pro ndryshimeve. Tani autori i replikës së këtij shkrimi kundërshton mendimet e veta të mëparshme si ta kishte shmangur nga ai drejtim një pendim i befasishëm. Tani është kundër prekjes së gjuhës së “Standardizuar”, e përpiqet ta argumentojë këtë qëndrim me sa vijon: “Përdorimi kaq i gjerë që ka marrë gjuha e tillë, e bën të pamundur prekjen e saj, sepse do të nxirrte telashe të pandreqshme. Edhe redaktorët janë mësuar me këtë gjuhë të kodifikuar kështuqë ndryshimet do t’i pështjellonin. Pastaj toskërishtja është më e kapshme se gegërishtja. Shembull bindës për këtë kemi edhe gazetarët e “55”, Ardita Repishtë që e zotëron shumë mirë gjuhën e kodifikuar, gazetare shkodrane. Për sa i përket imponimit të përdorimit të toskërishtes dihet se rrethanat e ndihmuara edhe nga koha e kanë shtyrë qëllimin në rrugën e tij por kur vulën e kodifikimit të një gjuhe nuk e përmbajnë argumentet shkencorë  kodifikimi politik duhet hequr e zëvendësuar me atë shkencor. Justifikimi i pamundësisë për ta ndryshuar pas këtij përdorimi të gjërë të toskërishtes, është i paargumentueshëm nga logjika. Ndryshimet nuk e bëjnë punën e vet vetëm për mbrapsht, por edhe për mbarë, e koha ecën si për njërin, si për tjetrin. Në qoftë se ndreqja e gabimit ha kohë më të gjatë e rëndësishme është ndreqja. Shqiptar do të ketë sa të ketë Shqipëri e Shqipëria do të jetë sa të jetë koha. Mandej përse e bëjmë mizën buall, dallimet ndërmjet gegërishtes e toskërishtes nuk janë aq sa duan t’i bëjnë disa që ngulmojnë mosfillimin e kësaj pune. Kush thotë se gegërishtja e toskërishtja nuk mund të merren vesh si dy motra, gabon. Këtë e vëmë re në komunikimin e një gege me një toskë, qofshin ata edhe analfabetë e jo më po të kenë sadopak arsim. Kjo na jep të kuptojmë se gegërishten e toskërishten i ndan një vizë lehtësisht e kaptueshme. Kur kështu për dy njerëz të rëndomtë kuptohet sa e thejshtë është për redaktorët të zotërojnë gegërishten elegante të Martin Camës, Arshi Pipës e të tjerëve.

Pretendimi i z. Xoxa se toskërishtja është më e kapshme e ilustrimi me shembullin e z. Ardita Repishti është i pabazë ngase Z. në fjalë e shoqet e saj e kanë filluar mësimin e toskërishtes në çerdhe dhe e kanë vazhduar në kopësht e gjatë gjithë shkollimit, e për aq kohë edhe kinezçen do ta kishte mësuar në mënyrë të përkryer. Pastaj për hir të së vërtetës duhet pranuar një fakt i pakundërshtueshëm. Kushti i parë për gjetjen e një pune në një gazetë, zyrë apo në arsim është njohja e mirë e toskërishtes. Toskërishtja nëse e njeh hap shtigjet e perspektivës, mosnjohja e saj mbyll shtigjet e perspektivës. Si shembull tjetër z. Xoxa merr z. Mehmet Elezin si njohës e respektues të gjuhës së kodifikuar. Dihet se shkrimi e të folurit e vazhdueshëm të një gjuhe merret vesh se praktikat e bëjnë zakon e shprehi të ndihmuar edhe nga mjedisi ku banon. Sidoqoftë unë e përgëzoj z. Elezi për dëshirën e lindur nga e drejta për ta mbrojtur vlerën e gegërishtes me argumente të parashtruara në mënyrë bindëse. Ky kontribut është mjaft i çmueshëm por unë mendoj se gegërishte e shkruar toskërisht e zbret në njëfarë mënyre fuqinë mbrojtëse duke i dhënë shkas pyetjes: “Kur ju shkruani e flisni, si ne, përse na sugjeroni të shkruajmë e të flasim ashtu si nuk shkruani as nuk flisni ju vetë?!” Prandaj nëse z. Elezi do të shkruante në gjurmët e traditës do të ndikonte edhe në nxitjen e ndonjë, apo të disa të tjerëve ta shkruajnë gegërishten e me shkrimet e tyre t’i japin shtytjen rrjedhës së evolucionit gjuhësor duke bërë që dy dialektet tona kryesore të këmbejnë pasurinë e të mirave të ndërsjellta si dy vëllezër model bujarie, mbasi evidentimi i vlerave të një gjuhe duhet të bëhet nëpërmjet praktikimit të tyre. Evidentuesit e vlerave të gegërishtes nuk duhet të tregojnë vetëm shembujt e vlerave marrë nga të tjerët, por së pari të bëhen vetë ata shembuj për t’u ndjekur prej të tjerëve e unë jam i bindur se nuk na mungon aftësia, por nganjëherë kujdesi. Këtë pakujdesi ia dënoj edhe vetes sime e cila i dha shkas z. Xoxa të shfrytëzojë gabimet e mia ortografike me anën e të cilave u mundua të më heqë të drejtën ta mbroj gegërishten. Z. Xoxa duhet të dijë se unë nuk jam as gramatolog, as gjuhëtar, por një letrar që si shumë kolegë të mi kemi nevojë për korrektor, sepse po të ishim ne korrektor të vetes tonë vendi i punës së korrektorit do të duhej shkrirë. Përpjekja për të gjetur halën në perpeq është gjithmonë e dështuar. Nëse z. Xoxa don ta mposhtë gegërishten me parregullsitë e saj ortografike, le të marrë Martin Camajn, Arshi Pipën e të tjerë. Të mos korrigjosh fjalët e të ashtuquajturës “Standardizim” i gjuhës shqipe do të thotë ta lësh të shtrembërën të bëhet më e shtrembër. Jam i bindur se së paku për një kohë shumë të gjatë, pak kush do të merret me drejtimin e kësaj të shtrembre, megjithëkëtë “më mirë pak, se aspak”, mbasi shumica lind nga pakica e për  hir të së drejtës ishalla pakica e ka lindjen e mbarë. Sa për konferenca apo kongrese gjuhësore ka hequr dorë edhe shpresa më optimiste. Ne jemi viktimat kampione të zvarrisjeve. Ne përgjithësisht ngulim këmbë vetëm aty ku përfitimi është material për vendimet e tjera bëjmë rehat. Zgjidhjen e problemeve të tjera ne ia lëmë indiferentizmit tonë të pashoq në këtë botë. Përvoja e deritashme se ajo shprehja “Hedh dikush një gur në ujë e lëshohen 100 e nuk mund ta nxjerrin” do të duhej thënë: “Hedh dikush një gur në ujë e as që i bie ndërmend kujt të mundohet ta nxjerë”. Por ndërgjegja nuk do t’ia dijë suksesit të përpjekjes, ajo do t’ia dijë vetëm nxjerrjes në pah të drejtësisë. Unë shpresoj në fillimet e përpjekjeve të mira sepse ky është një angazhim i të drejtëve e të drejtët i mëshojnë vullnetit që fillimin e bën vazhdim e vazhdimin kryerje e qëllimit. Diskutimi, pse jo edhe debati, janë pasurim i përvojës tonë me njohjen e mendimeve të shoqi-shoqit e një përvojë e pasur mund ta gjejë më lehtë rrugën e ngadhnjimit të së drejtës. Në mbyllje të këtij shkrimi dua t’i them miqësisht z. Kostaq Xoxa: Ju më keni atribuar disa thënie që nuk janë të miat që mua do të më nderonin, por gjënë e huaj nuk mundem ta quaj timen. Natyrisht ato thënie unë i kam vënë në shkrimin tim ngase qëndrojnë si mendimet e pjekura të një kompetence që flet e ngjet. Ju thoni për mua “E gjete lehtësisht ilaçin e suksesit”. Unë po ju them: Ilaçi i kësaj të drejte ka qenë i gjetur, por ka qenë e mbetet ilaçi më i refuzuar nga të gjithë ata që nuk u pëlqen ta shërojnë ndërgjegjen. Në mbyllje të këtij shkrimi po mbaj dy urime: Qoftë ky diskutim përfshirës i sa më shumë kompetentëve të drejtë dhe urimi tjetër është ai me të cilin z. Kostaq Xoxa mbylli replikën e tij: Shkoftë e drejta në vesh të Perëndisë.

Gjokë Vata

Shtetarët e biznesmenët të varfër, populli i pasur

Pak ditë më parë ishim katër gazetarë, T. Kopliku nga televizioni “Top Kanal”, A. Hoti nga “Vizion Plus”, B. Delija nga “Rozafa” dhe autori i këtyre radhëve, tek njëri nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë dhe kërkesa jonë konsistonte në një sponsorizim me vlerë rreth gjashtë mijë lekë për një veprimtari kulturore-sportive. Por bosi që paguan mijëra e mijëra punëtorë, që po zgjeron ndërmarrje, dhe shumë mirë bën, që paguan dogana e tatime, që ka punëtorët shumë të kënaqur me pagat që pranojnë vetë etj., etj., sapo pikasi qëllimin tonë, na tha se kishte shumë probleme dhe ishte aq i varfër.

U ngritëm shpejt dhe ikëm se mos na kërkonte gjë edhe ne.

Gjithsesi, ajo çka gazetës “Shqipëria Etnike” i duket me interes është të diskutohet për masën e pajtimit apo të mospajtimit edhe me punëdhënësit, edhe me pushtetarët, ku edhe këta të fundit sipas deklarimeve të pasurive janë më të varfër se votuesit e tyre. Se votuesit pasanikë i gjejnë nga 17-20.000 USD për të çuar dikë të afërt në Amerikë, duke iu lutur pushtetarëve t’i marrin ato para për nderën, sikundër punëtorët u luten punëdhënësve të pranojnë djersën, mundin, aftësitë për një kilogram djathë në tetë, nëntë apo dhjetë orë punë.

Po sikur masa e mospajtimit të jetë më e madhe se ajo e pajtimit, ç’do të ngjasë?

Nga pamja sociologjike, sjellja e njeriut është një proces grupor, kurse nga pamja biologjike, sjellja, prirjet, janë të lindura. Ne aksidentalisht, megjithëse mbi 65% e shqiptarëve nuk votojnë dhe një përqindje shumë më e madhe janë të papunë e ajo pjesë që i rriskohet të punojë tek biznesmenët “fukarej” është “fatlume”, “shijojmë” kompleksitetin e perceptimit të personit biologjik; i themi falëminderit shtetit për një kafshatë bukë, i themi falëminderit punëdhënësit për tre kilogram domate në ditë pune!

Ndoshta duken ngjyra ironike këto, por nuk është fundi i botës nëse kësaj monstre që vjen nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe hiqet si gjynahqare, si bamirëse, si shpirtmirë, t’i thuhet:

Ty të takojnë këto e popullit i takojnë këto të tjerat. Është një temë tepër më e gjerë jo vetëm në lëmin publicistik e filozofik, por kushërinjë-ik, xhaxhallarë-ik, miqësi-ik, dinasti-ik, nipër e mbesa-ik, pse jo deri tek padrejtësi-ik e Nano-ik.

Ashtu sikundër pushtetarët edhe tregtarët e mëdhenj duket se janë shumë të lidhur me militantizmin e kangjellave të selive. Shumë shpejt do të flasim për këto probleme dhe për tentakulat e Oktapodit të prera nga amanetqarët katovicianë, por që në të vërtertë ato u rritën më të fuqishme tashti në demokracinë e kaq fort përçudshme. Pak kush prej këtyre që kemi nëpër duar ne e nëpër këmbë populli, nuk të thotë se, kam qenë i persekutuar në kohën e Enver Hoxhës e se tashti punon me devotshmëri për popullin, për Shqipërinë.

Problemi nuk shtrohet nëse po sfiliten shtetarët e bosët duke bërë nderë, por sa të varfër janë dhe a ka mundësi populli t’i ndihmojë ndopak?

Është edhe masa e pajtimit dhe e mospajtimit, edhe e respektit e partneritetit këtu brenda, se nëse pasuritë tërhiqen nga “gjeneralë” të kangjellave të selive, selitë ngelen pa gjeneralë, gjeneralët pa ushtarë.

Kohët e nevojat kanë ca huqe…

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

Fundi i shtetit të fundosur

Kur sistemi degjenerohet në imoralitet e ideal kthehet mashtrimi, poshtërimi, kërcënime, rrena. Mund të thotë dikush, pse s’flet mirë kur ka edhe përparim, por çdo gjë të duket keq?! Unë do t’i përgjigjesha shkurt: Të pyesin 70% të shqiptarëve që mbijetojnë e të binden se në ç’gjendje janë e si jetojnë. Sot shumica e shqiptarëve trajtohen si zezakët e Amerikës në shekullin e 19-të nga një klasë kriminale antinjerëzore e antidemokratike, ku kodoshi, pushti e lavirja shpërblehen me pasuri e pushtet të pakufi. Do jap vetëm një shembull të freskët për deklarimin e pasurive të pushtetarëve aktual në të gjithë Shqipërinë. Çka s’është deklaruar nga këto persona apo persone, as më shumë as më pak, por fshihen si me magji disa miliarda dollarë ndërtime e aktivitete bizensi.

Këto shifra dihen nga FBI, Europol, BE, e këtu futen edhe transfertat e telefonisë celulare që transferojnë paratë e shqiptarëve në bankat e huaja. Vetëm ky fakt tregon degjenerimin total të një shteti.

Duhen përshëndetur opinionistë e intelektualë apo ndonjë gazetar, që problemet që kalon Shqipëria i denoncojnë fort e me kurajo, gjithashtu edhe ata akademikë guximtarë që mbrojnë shkëlqyeshëm çështjen kombëtare.

Në Shqipëri, ndryshimin e kërkojnë shumë faktorë apo lëvizje qytetare e detyrimisht si në çdo vend, opozita kërkon ndryshimin e pushtetit. Pra koordinimi i ideve për zgjidhjen e artë nga të gjithë faktorët e përgjegjshëm, atdhetarë e të besueshëm, duhet të përgatisin një skicë-projekt real, të besueshëm e transparent që kjo situatë kriminale e poshtëruese të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Përse këmbëngul që duhet të jenë të besueshëm! Sepse sa do të kenë pasuri e pushtet disa përfaqësues e përfaqësuese, ne nuk na bëjnë përshtypje, sepse jemi vend i vogël dhe e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e dimë sa i peshon shpirti gjithkujt. Duhet të më falin invalidët, sepse po them një krahasim që të vjetrit e kanë thënë: “topalli e topallja s’mund të jenë të parët në shpejtësi pa bërë hile e dredhi”.

Prioritet të kenë elementi i aftë e i pakorruptuar e të largohet nga pushteti kjo qeveri kamikaze, antinjerëzore, gjithashtu kodoshët e kodoshet, mashtrues që i kanë shitur shpirtin djallit. Ne në Shkodër kemi një fjalë: “rrena i ka këmbët e shkurtra”, pra rrenat s’mund t’i fshehin as shtrigat magjistare me pamje missi. Në çdo qytet e komunë dihen mirë sa i peshon lëkura gjithsecilit. Kushdo që mendon se ne do të rrehemi me pallavrat e 2015-ës apo 2020-ës e ka gabim se shqiptarët do durojnë deri në pafundësi. Jo, ore zotëri, një milion e gjysmë shqiptarë jetojnë e punojnë si euro-perëndimorë në vendet e zhvilluara. Ky është shembulli më i mirë që ne të kërkojmë të jetojmë si gjithë qytetarët e BE-së. Gjithashtu shtypi, rastësisht apo qëllimisht, i ka hapur dyert eksponentëve komunistë për shkrime si u vra X apo Y se tradhëtonin Partinë. Ne për një gjë jemi të bindur se fondamentalistët komunistë shqiptarë e vranë popullin e vet për 60-vjet diktaturë. Mbasi u vramë në diktaturë, duhet të kujdesemi të mos vetëvritemi në Demokraci, se do të ishte e pafalshme për të ardhmen e shqiptarëve, ky do të ishte fundi i çdo gjëje që është shqiptare, do kthehemi skllevërit e sotshëm e të ardhshëm, e këtë as Zoti s’do na e falte. Duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë e s’kemi pse i fshehim se sot bie në sy një fallsitet total e po kthehemi dita-ditës në një rrobot, të komanduar nga një grusht kriminelësh të pakarakter e të pafytyrë.

I shohim në televizion disa që flasin për përparim e rritje ekonomie, ku bie në sy të gjithë këta injorantë në rrangun e kafshës mis-ngrënëse, sa herë që flasin apo diskutojnë gogësiten nga ushqimi i tepërt, pra këto kafshë përsërisin çka u thotë çobani apo çobania e tyre. S’duhet mohuar që ka shumë përparim në disa pika ku po i rreshtojmë një e nga një siç janë: fallsiteti, shpifja, intriga, prostitucioni, fukarallëku, degjenerimi, që për këta njerëz është zhvillim, krimi, antihumanizmi, etj., etj. Çdo gjë e poshtër që ka  njohur kjo botë, këta pushtetarët tanë i kanë e i zbatojnë me përpikmëri. Prandaj çdo thirrje për ndryshimin e kësaj gjendjeje është detyrë morale, njerëzore,  humane e mbi të gjitha atdhetare, por duhet theksuar që në këto situata duhet t’i ruhemi maskarenjve apo aventurierëve, që në rast pakënaqësie totale, përfitojnë të premtojnë parajsën e nuk realizojnë asgjë por kërkojnë të vjedhin apo mashtrojnë si këta aktualët. Të gjithë ata njerëz të aftë dhe opozita duhet të maten mirë për ato që thonë. Të gjitha premtimet duhen realizuar se i shkreti ky popull, gjithë jetën ka dhënë besë e është prerë në besë ndër shekuj. Ju njerëz që kërkoni të drejtoni, bëhuni humanë me popullin e atdheun tuaj.

Pse e cilësoj që duhen njerëz të besës, fjalës e të përkushtuar për të luftuar të keqen që na ka zaptuar. Gjatë diktaturës komuniste e në vazhdim, shqiptari për të mbijetuar u bë shumë i gojës e i mendjes por në drejtim të gabuar dhe siç e theksuam, nga diktatura apo pushtetarët aktual u krijua njeriu që flet atë që s’ia don zemra apo shkruan të kundërtën çka ndien në shpirt.

Thirrja është të themi atë çka mendojmë e çka na ndien zemra, ky do ishte fillimi i ndryshimit, pastaj të gjitha të tjerat janë të realizueshme e të besueshme. Pra duhet larguar kjo klasë antinjerëzore e bashkë me të të luftohet fallsiteti e servilizmi i pështirë, se po qëndruam në këtë gjendje që jemi do i bindemi gjendjes aktuale, atëherë duhet ta themi se ky do ishte fundi ynë por edhe i klasës drejtuese, askush s’do i shpëtonte këtij fundi tragjik e shkatërrues.

Shohim organizimin e opozitës me shumë faktorë civil e intelektual, rini, etj., por zërit të ndryshimit të kësaj gjendje i duhet shtuar edhe faktori shqiptar jashtë atdheut e pastaj të gjithë njëzëri të vendosin të flasin në një gjuhë e një program projekt zgjidhje sa reale e të realizueshme. Gjatë këtyre 14 viteve u bë një kaos tragjik, që këta njerëz të zgjedhur apo emëruar, shumë biznese, shumë media, policia, gjykatat, shoqatat e ndryshme e shumë hallka të këtij shteti s’bënë tjetër veç vepruan si ajo thënia shkodrane “haja qenit, pija qenit, ec t’i biem karadyzenit”. Çdo vit e çdo ditë dëgjojmë se për të shkuar në Europë, shqiptarët kanë shumë rrugë për të bërë, e po pe tabletat, vijat e bardha e të ecësh i padehure normal atëherë ne mbërrijmë në Europë, po ç’të bëjnë shqiptarët e shkretë se edhe rregullat po t’i zbatojnë ata s’mund të ecin, pse? Se pushtetarët tanë këtë rrugë e kanë minuar, dhe është e pakalueshme për popullin e thjeshtë, se për vete ata shkojnë me avion në Europë e SHBA. Detyrimisht opozita në programin e vet duhet të ketë edhe idenë e çmimit të kësaj rruge dhe zgjidhjet e tjera aq të domosdoshme për jetën e një njeriu. Shqiptarët kërkojnë të kenë një shtet normal e shembulli më i mirë janë shtetet e zhvilluara perëndimore. Pra të gjithë faktorët politikë e qytetarë, gjënë e parë që duhet bërë, është t’i luftojnë antimoralin, që ka zaptuar çdo qelizë të shtetit, të luftojnë për dinjitetin kombëtar e jo të duken patriotë në një ndeshje futbolli, por të jenë patriotë në jetë e punë, programi i këtyre faktorëve të ketë shpirtmirësinë për parim bazë e të luftojnë pa kompromis shpirtzinjtë apo shpirtzezat që i kemi me shumicë në politikë, se siç e thashë më lart, fallsiteti ka arritur kulmin dhe ilaçi ndaj kësaj sëmundjeje është shërimi shpirtëror e moral i një populli, e pastaj çdo gjë merr për mirë, dhe shqiptarët do jetojnë si shtetet e përparuara të botës.

Nikolin Pemaj

 

Lakuriqësia

Eh medet, more Bexhet,

Çka i ka gjetë tash disa vjet

Humoristat tonë

Në vend me na ba me qeshë

Si na bane gjithmonë

Duhet me mbyllë sy e veshë

Kahë qështerrë kanë në humor

E me qeshë duen t’bajnë me zor

Flasin jalë që me ba be

Se shpërtheu kund ndo’i vece

Para ekranit je tue pa

A me motër a me vlla

A me nanë a vajzë a djalë

Si mund t’ndihen ato fjalë

Pa u skuqë deri ndër veshë

A ksaj i thonë me t’ba me qeshë?!

More vllazën, shokë e miq

Në qytete, fusha e male

Sa me i folë krejt lakuriq

Edhe fjalët ma banale

Mos i lodhni ma kaq shumë

Gojët tuja me nxjerrë llum

Ma mirë bani ju me u çveshë

Lakuriq e ne me qeshë

Kur me ndjeu kto fjalë Xhevati

Tha ty t’paska ngelë sahati

Ani kur, kush di se ku

Ti me turp veç qenke ktu

Paske mendjen firifiu

Laskuriq sot asht humori

Lakuriq televizori

Biles ktu asht ba zakon

Mos me e quejtë televizion

Ne mos shfaqt lakuriqsi

Që i thonë tash pronografi

N’shumë gazeta dhe ekrane

Gjenë shpirtin e informatës

Numrin e telefonatës

“Ma t’randsishme të jetës tande”

N’se don lajme krejtë të njoma

Shihe gazetën “Paloma”

E në të ke me lexue

Çka ndër mend nuk të ka shkue

As se mund ti me u mendue

E jo ma me u shkrue

Ky biznes thonë na hapë shtegun

Ky biznes na afron bregun

Me u hjedhë me nji hop n’Europë

A don me ta thanë ma copë?

Ai fjalor që e flliqë gojën

E fytyrës ia nxjerrë bojën

Po thonë t’baka bashkëkohorë

“Ta jep qytetnimin n’dorë

Për me u dukë perëndimor…”

Në mbarim të kësaj satire

Me të pyet po kam dëshirë

T’ban me u dukë ajkë qytetnimit

A fundrrinë e perëndimit?

Thonë ka thanë ai Zef Skiroi

Llumi asht gjithkund njisoj.

Gjokë Vata

 

S’dinë malësorët me luejt futboll?!

-Shkodrës A., kangen e zemrës (të vegjlit e Hotit të Ri)-

Me Vllazninë me ia këndue

Entuzjast i thirra mendes

Shkodrës A kangën e zemrës

Dikush kot nji fjalë e hodh

S’dinë malsorët me luejt futboll.

Futboll luen vetëm qyteti

Sa i madh absurditeti

 

Ndjej lexues si asht e vërteta:

Në malsorë forca dhe intelekti

Se si malsori me futboll u muer

Me Vllazninë i kemi ndeshë,

Bluzen e saj e kanë veshë,

 

Palok Nika kje malsuer,

Njeri i ngritun me kulturë,

Me shokë e Anton Mazrrekun,

Futbollin n’breza përcuellë

I zgjodh në shkollë pika-pika,

Djelm të ri porsi petrita,

 

Me ta, entuzjazëm e zjarrë

E shkelmoj topin e parë.

Pat Vllaznia shum malsorë

Yj futbolli e me shkollë,

 

Që shkëlqyeshëm synin si pisha,

Rexhep Krasniqi, Mark Berisha,

Nga Dushmani, Shala e Shoshi,

Me Pal Mirashin, Prek Gjeloshi

I Vllaznis si xhevahiri,

Edhe trim, aj Dod Tahiri.

Futbollista e me kulturë,

Me Nikoll Gjergjin, shokët mburrë.

Shum janë shtypë në diktaturë.

 

Si portjeri Paulin Ndoja,

Në futboll dëshirë përvoja.

Nip Mirakajsh i Kolë Bibës

Viktimë e komunizëm shlligës.

 

Që futbollin patën për piri,

Kenë Hil Staka e Gjon Kiri,

Nisë futbollin n’gjenerata,

Yllë e talent, sot Rudi Vata,

 

Tue gjurmue n’Vllazni mbeta

E më doli Gjelosh Gjeka,

Mbrojtsi i madh i Vllaznis

Simpatinë e krejt Shqipnis.

 

I atij fisi Gjon Luleta,

Kndohet me lahutë e çifteli,

Ky fis sot në Hotin e Ri.

Shkodra A, tue i stërvitë,

Talente të reja me qitë,

 

Kta pinjoll të mrekullue,

I stërvitë trajneri i talentue,

Gjovalin Cola me Nikoll Gjergjin,

Në Shkodrën A, të bashkue.

Njizeketarët, janë këta djelm,

Që lodhjes fizike i kanë ra shtjelm.

 

Në stërvitje e tyne dëshira,ù

Spektatori, fjalë ma t’mira,

Të njomë, të letë, ata atleta,

N’stërvitje, n’fushë i gjeta,

Entuzjazëm, e kambët e leta.

 

Ata filiza t’ri n’armoni,

Topin përdorin me mjeshtri

Sa bukur krosonte Sergjio Luleta,

Përpara portës kundërshtare

Rrjetën përshndetëte Rodriguez Lekaj

Pasardhësit e Gjelosh Gjekës,

I fisit patriot Luletës,

 

Sergjio, nipi i Gjelosh Vatës,

Në gjoks medaljen e trimnis,

Në kryengritjen e Postrribës,

Kundër komunizëm shlligës.

 

Në sa Rodi, nipi i Luigj Lekës,

Fetar antikomunist i tërbue,

Që në hall la grue e fëmij,

Rodriguez futbollin, trashëgimi.

 

Të vegjlit e vet, hotjanët shikojnë,

E skuadrën e zemrës adhurojnë,

E i çudit fort e tyne përvoja,

Tue u rritë djelmt, rritet loja,

E në lojë shtohet talenti,

Eja në fushë, lexues me pa,

Të vegjlit e Shkodrës A.

 

Gjak futbolli, mbushë n’dej.

Loja e tyne s’i t’mëdhej,

I lumi Hoti që i ka rritë

Shkodra A, që i përgatitë,

Për rezervë t’Vllaznisë vet,

Me i pasë mbas disa vjet.

 

Me i lshue porsi ciklon,

E me ta me dalë kampion.

Mal’i bahet trajnerit zemra,

Gjovalin Coles goj’ sheqerit,

Të vegjlit e tij n’vend nderit,

Që i duken si dritë diellit.

Dedë Shyti

 

 

Kolor dhe adrelinë shqiptare në Londër

Reportazh

1.

Në fillim të kësaj pranvere u ndodhëm në Londër të Britanisë së Madhe. Në fillim isha i ftuar në një tubim të cilin komiteti shqiptar me seli në Londër e organizoi me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit. Ftesën e kisha marrë kohë më parë nga kryetari i këtij komiteti, z. Talat Pllana me origjinë nga Drenica. Kjo shoqatë ishte më e madhja dhe më e vjetra në Londër. Përveç aktiviteteve të tjera të shumta atje, ajo kishte dhënë një ndihmesë të madhe edhe në organizimin dhe nisjen për në Kosovë në kohën e luftës së UÇK-së me serbët në vitin 1998-99 si dhe ndihma të tjera në para për luftën.

Prej shqiptarëve mbetën dëshmorë pesë vetë me banim të përkohshëm në Britaninë e Madhe. Për këtë rast, më 13. 04. 04 u organizua një tubim madhështor me rastin e pesë vjetorit të rënies së pesë dëshmorëve të atdheut. Për aktivitetin e dëshmorëve foli kryetari i komitetit shqiptar “Faik Konica”, z. Talat Pllana, si dhe kryetari i shoqatës “Dituria”, z. Ruzhdi Jata. Në fund u dha edhe një koncert i madh artistik me këngë dhe valle popullore shqiptare shoqëruar edhe me kokteil.

Në këtë aktivitet isha i ftuar edhe unë si shkrimtar dhe autor i romanit “Zemra e nënës”, kushtuar U­ÇK-së dhe gjithë popullit trim e liridashës të Kosovës kundër serbëve me në krye kriminelin më të madh të shqiptarëve, Sllobodan Millosheviçin.

Gjatë qëndrimit tim në Londër prej një muaji e gjysëm bëra shumë vizita dhe pata shumë takime me shkrimtarë, studiues, gazetarë e njerëz të thjeshtë me punë në Angli. U mahnita me bukuritë përrallore që ka bërë dora e njeriut në këtë vend. Nuk do të shuhen nga kujtesa për tërë jetën time.

Gjatë dhjetëditëshit të parë të prillit erdhi nga qyteti i Koplikut dhe një grup artistik me këngëtarë e humoristë, prej të cilëve mund të veçojmë këngëtarin Skënder Xhafa, Zef Beka, Zaim Merkulaj, humoristët Gac Kodrina dhe Qazim Çela etj., të ftuar nga biznesmeni shqiptar Nikë Berisha, i cili ishte dhe organizatori i këtyre spektakleve që u dhanë në katër-pesë zona të Londrës dhe jashtë saj ku punonin dhe jetonin shumica e emigrantëve shqiptarë. Në këtë koncert, grupi artistik pati shumë sukses dhe u duartrokit me entuziazëm të jashtëzakonshëm.

 

2.

Në ditët e para të qëndrimit tim në Britaninë e Madhe, kisha edhe një ftesë tjetër për të marrë pjesë në një promovim libri me titull “Lërmëni pak Atdhe”! Antologji e krijuesve shqiptar në Angli. Ky botim ishte i shoqatës artistike kulturore “Miss Edith Durham” dhe që ishte përgatitur nga Petrit Kuçana i cili është edhe kryetar i kësaj shoqate. Në këtë antologji ishin përfshirë  22 krijues nga të gjitha trojet shqiptare që nga Drenica e deri në Sarandë. Dhe po të vazhdosh të shfletosh këtë libër do të shikosh shumëllojshmërinë e stileve dhe formave ku të duket sikur e ndien atë kumtim që përcillet që në kopertinë për “Pak Atdhe!”. Autorët që vijnë, siç e thashë edhe më lart, që nga Drenica dhe deri në Sarandë, thuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe përcjellin në krijimet e tyre ngjyrat e fjalës shqiptare, që duan të kalojnë përmasat e ishullit anglez.

Ky kolorit u pa tek dëgjoja të flisnin anëtarët e kësaj antologjie. Ata ndjeheshin të lumtur që kishin diçka të tyre të përbashkët, që përcjellnin mesazhin e madh të dashurisë, mallit për atdheun e vet…

Por më i emocionuari dukej përgatitësi i kësaj antologjie, ndonëse si u shpreh gjatë promovimit, se: “Nuk bëmë asgjë tjetër përveç asaj që duhej të bënim, të ndiqnim fillin e trashëgimisë së vlerave shqiptare”. Në fjalën e hapjes, z. Kuçana vuri theksin në domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe tejçimit të vlerave shqipe në Britaninë e Madhe. Të gjithë e ndjejmë se mbetëm jetimë, – tha ai, – kur kemi parasysh detyrimin kushtetues sipas të cilit shteti shqiptar mbron të drejtat e shtetasve të tij me banim të përkohshëm apo të përhershëm jashtë kufijve të Shqipërisë. Emigrantët ankohen se duke thënë se po ndihemi jetimë kur kemi parasysh parimin kushtetues të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat përbëjnë bazën e shtetit, prandaj ankohen emigrantët, duke u shprehur se shteti shqiptar duhet të kujdeset më shumë për shtetasit e vet që punojnë e jetojnë për të ruajtur e zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare sipas detyrimit kushtetues. Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe deklarojnë se po zhgënjehen nga mungesa e përpjekjeve politike dhe sidomos diplomatike. Ambasada e Rep. Shqipërisë me seli këtu në Londër, qëndron shumë larg dhe shumë indiferent ndaj problemeve që kanë emigrantët shqiptarë. Ambasada qëndron larg edhe problemeve kulturore. Biles jo vetëm që nuk organizojnë ndonjë aktivitet kulturor si ambasadë, por ajo që është edhe më e keqe, kur kryesitë e shoqatave të emigrantëve organizojnë aktivitete artistike e kulturore i ftojnë punonjësit e ambasadës sipas rastit dhe ata nuk begenisin të marrin pjesë! U premtojnë dhe nuk shkojnë. Kjo është për të ardhur keq. Kam mendimin se Ministria e Jashtme e Rep. Shqipërisë duhet që t’u tërheqë vëmendjen ambasadës sonë në Londër dhe veçanërisht ambasadorit, z. Kastriot Robo, sekretarit të ambasadës, z. Arben Murra e të tjerëve për qëndrimet e tyre shumë indiferente ndaj emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Angli. Ky indiferentizëm, për mendimin tim, është i pafalshëm.

Kthehemi edhe njëherë tek libri antologji për të cilin folëm pak më lart, duket si një letër e gjatë, një letër e nisur drejt atdheut, ashtu si edhe drejt diasporës shqiptare që nuk ka ndonjë adresë, por duket se u drejtohet të gjithëve që nga pushtetarët e politikanët dhe deri tek ata mërgimtarë që kanë harruar se janë shqiptarë, apo të atyre nënave në mërgim i porosisin fëmijët e tyre kur i nisin në shkollë të thonë se janë shqiptarë.

Është një këngë e gjatë së sfidon doganat, vizat, aeroportet apo kontrollet. Është këngë që shpërthen meridianet shpesh herë të hekurta për ne shqiptarët dhe shkon drejt një dere që përfundon në Atdhe. Këta bashkëautorë i bashkon diçka më shumë se stili, më shumë se poezia, apo letërsia në përgjithësi. Ishte pra fjala shqip dhe dëshira për t’u ndier pak më shumë shqiptarë në ballafaqimin e madh të kulturave dhe vlerave. Autorët e kësaj antologjie kërkojnë pak më shumë Atdhe dhe të vetënxiten duke kërkuar edhe prej bashkëkombasve për t’u ndier pak më shumë shqiptarë… Krijuesit këtu në Mbretërinë e Bashkuar kanë një hapësirë të gjerë krijimi dhe një gjeografi mjaft të larmishme. Ata vijnë thuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare, që nga Mitrovica e gjer në Sarandë, duke pasqyruar në krijimet e tyre që nga ambjentet e aristokracisë angleze dhe deri qyetet e gurta apo zanat e bjeshkëve…

Ky aktivitet u shoqërua edhe nga këngë e valle karakteristike shqiptare nga grupi i valleve të “shpresa program” nën drejtimin e koreografit të talentuar Tomorr Kokona. U largova nga ky aktivitet i bindur se njeriu atdhe të dytë nuk mund të gjesh, e ndërsa nëpër motin e ftohtë të Londrës, ku si gjithnjë pranvera ecën avash këtu duke u vonuar të vijë, e duke u larguar nga ky ambjent i mrekullueshëm, të duket se përsëri dëgjon këngën e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar “Lërmëni pak atdhe”. Dhe ndien se tingujt sfumohen. Duket se zërat e kësaj kënge janë paksa të mbyllur nga shtrëngimet e meridianeve, porteve, aeroporteve të mbyllura për shqiptarët! Ata s’kanë atdhe tjetër…

Dhe unë po vazhdoja rrugën drejt qendrës së Londrës me veturën e një shokut tim, kryetarit të komitetit shqiptar “Faik Konica”, z. Talat Pllana, por më dukej se po dëgjoj tingujt e këngës që kënduan dy të rinj të veshur me kostum kombëtar “… mos ma prek ti shkja Drenicën, se kam gjallë Azem Galicën”, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jasharit. Dhe unë u përmallova dhe dy pika loti më rrëshqitën nga sytë…

 

3.

Në promovimin e librit tim monografi “Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptar”, kushtuar bamirëses, shkrimtares, historianes, etnografes, korrespondentes së luftës (si e para femër në këtë rol në atë kohë), diplomates Miss Edith Durham. Kjo bijë e Anglisë, që malësorët e emëruan Mbretëreshë të tyre, që kur i shkeli këmba në tokën e shqiponjave, u bë shqiptare me shpirt dhe me zemër.

Ftesën për të shkuar në Londër e për të bërë promovimin e këtij libri e kisha marrë kohë më parë nga kryetari i shoqatës “Miss Edith Durham”, z. Petrit Kuçana. Data e promovimit të librit ishte lënë më 18. 04. 04 në ora 13 e 30. Salla ku do të bëhej ceremonia e promovimit të librit ishte caktuar afër sheshit “Viktoria”, ish-Mbretëresha e Anglisë. Në sallë, afër mikrofonit, valëviteshin dy flamuj: shqiptar dhe ai anglez. Çdo gjë në vendin e vet. Aty kishin zënë vend studiues, shkrimtarë, gazetarë dhe intelektualë të tjerë. Aty kishin ardhur edhe njerëz të tjerë të thjeshtë. Numëroheshin mbi dyqind pjesëmarrës. Për të shkruar dhe filmuar kishin ardhur dhe Sokol Gruda, drejtues i RT “Pasaportë” të Londrës së bashku me kameraman për të pasqyruar këtë aktivitet.

Në këtë aktivitet ishte ftuar dhe mbesa e Miss Edith Durham, miss Gill Trathowan, të cilës pak më parë i kisha dhuruar edhe librin tim kushtuar tezes së saj.

Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie e hapi kryetari i shoqatës “Miss Edith Durham”, zoti Petrit Kuçana, i cili është edhe gazetar.

Me këtë rast falënderoj z. Kuçana për ftesën që na bëri, për organizimin e kësaj ceremonie të promovimit të librit, për shpenzimet që bënë si shoqatë për sallën dhe koktein, për pjesëmarrjen etj. Falënderoj gjithashtu kryetarin e komitetit shqiptar “Faik Konica”, z. Talat Pllana, për ftesën, për vlerësimin që i bënë librit si ai dhe Petrit Kuçana, kryetarin e shoqatës “Dituria”, z. Ruzhdi Jata, kryetarin e shoqatës “Bashkimi”, etj. Falënderoj gjithashtu Miss Gill Trathowan, mbesën e Miss Edith Durham, si studiues, shkrimtarë, gazetarë etj., me radhë të cilët në fjalët e tyre vlerësuan maksimalisht botimin e këtij libri monografi, i cili jep një pasqyrë reale të aktivitetit të jashtëzakonshëm të Miss Edith Durham për Shqipërinë dhe shqiptarët, si bamirëse, si shkrimtare, etnografe, diplomate, historiane, korrespondente lufte dhe si Mbretëreshë e Malësorëve. Pra bëri aq shumë sa askush tjetër për të ndihmuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, në momente të tilla që rrezikoheshim të zhdukeshim edhe si komb. Botimi i këtij libri monografi, – u tha në këtë takim, – që botohet me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Miss Edith Durham, nga shumë diskutantë, hap një urë të re për të lidhur miqësinë e mëtejshme midis popullit shqiptar dhe atij anglez. Ata kërkuan që libri monografi “Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptar” të gjenden mundësitë që të përkthehet sa më parë edhe në gjuhën angleze.

Në këtë ceremoni munguan vetëm ambasadori shqiptar, z. Kastriot Robo dhe sekretari i ambasadës, z. Arben Murra, të cilët ishin të ftuar dhe kishin premtuar se do të marrin pjesë me kënaqësi, biles do të ndihmojnë edhe për organizimin e kësaj ceremonie, sepse është rasti i parë që promovohet një libër i tillë këtu në Londër, por si përfundim, ndihma dhe respekti i tyre qe shumë i vogël dhe ra shumë në sy të pjesëmarrësve në këtë takim. Mua s’më mbetet tjetër vetëm “t’i përshëndes për xhestin jo të mirë…”

Në fund të ceremonisë, i përshëndeta edhe unë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen, për shpenzimet që bënë, për vlerësimin maksimalisht të librit tim.

Mbas ceremonisë, nëpërmjet kokteit bëmë me dhjetra fotografi me pjesëmarrësit dhe pastaj u largova nga ky ambjent shumë i ngrohtë dhe dashamirës, me shumë respekt për të gjithë, me mirënjohje të veçantë për këta njerëz të mirë që kishin ardhur shumica nga larg duke bërë qindra km rrugë, gjë që nuk ta bën kushdo këtë respekt. U largova nga Londra madhështore duke marrë me vete dashurinë dhe respektin e tyre, të cilët bëjnë çdo sakrificë për të ruajtur e mbrojtur traditat më të shkëlqyera të popullit shqiptar, të kombit të vet, ku u lindën dhe u rritën, që nga Kosova e gjer në Sarandë.

U largova gjithashtu duke premtuar se do të vij përsëri në Britaninë e Madhe dhe këtu do të përfundoj romanin që kam në proces për emigracionin shqiptar.

Me t’u kthyer nga Anglia, bëra këtë reportazh si mirënjohje e respekt të veçantë për këta intelektualë të nderuar dhe njerëzit e thjeshtë emigrantë në këtë vend të bukur ku punojnë dhe jetojnë pa harruar mallin e madh të vendlindjes së tyre.

Nikë Bunjaj

Shkrimtar, dr. shkencave shoqërore

Korrespondent i gazetës “Shqipëria Etnike”

 

Policia provokon e dhunon qytetarët e Shkodrës

Liria, demokracia, kodi ligjor, etika e të jetuarit në komunitet, janë produkt i investimit kulturor të shoqërisë. Të çdo shoqërie. Në shoqërinë shqiptare Shkodra është pararoja. Si e tillë, kryeqendra e veriut shqiptar, ka normalisht edhe përgjegjësinë më të madhe jo vetëm morale, të ndikojë në ecjen drejt Europës së qytetëruar të shoqërisë shqiptare.

Nëse kemi kurajon të besojmë se agresiviteti është rezultat i instinktit të së keqes, duhet të gjykojmë se energji të tilla mund të “çlirohen” pa u zmadhuar shumë, pikërisht përmes sjelljed agresive. Kështu ka ngjuarë përgajtë tërë historisë së njeriut. Kudo në këtë botë.

E bëmë një parantezë të tillë për t’u bërë ballë në kohë gjërave që nuk shkojnë mirë. Dhe ajo çka nuk është e mirë do të thotë se është e keqe.

Redaksia e gazetës “Shqipëria Etnike”, që normalisht sot është më e besuara për shumë diplomaci, pasi lexohet në tërë botën nga shqipfolës, italishtfolës e anglishtfolës në internet dhe merr shumë urime, kohët e fundit ka marrë ankesa të kosiderueshme nga njerëz të ndershëm në adresë së policisë së prefekturës së Shkodrës. Është një pjesë jo e vogël e popullatës e pakënaqur me policinë. Gjithsesi, kësaj here vetëm sa po e çukitim këtë klonim.

Në thuajse tërë rastet, kur virtet një njeri, çka ndodh tepër shpesh, nuk prangoset krimineli. Krimineli shkon gjithmonë në një rrugë, në drejtim të paditur, pra në rrugë të ditur. Policia thuhet sa ka filluar të arrestojë dikë nga farefisi. Të zbatosh Kanunin e Lekë Dukagjinit, apo të sjellësh metodën e Enver Hoxhës, që internonte shumë për një, nuk e dimë se ku është më pozicionale kjo medemek ligjshmëri.

Ditë më parë u pushkatua në derë të shtëpisë një shtetas në Hot. Policia arrestoi një nip të familjes që mendohej se kishte konflikt të vjetër me familjen e viktimës. Arrestimi u bë në fshatin Bogë. Madje aty u arrestua edhe një nip i atij nipit, që kishte shkuar si mik. Shyqyr që nuk qe edhe ndonjë stërnip i stërnipit. Po të nesërmen personi lirohet. Policia e nxjerr dhe e hedh në mes të rrugës. Ai shikon përreth dhe pyet se ku është, pasi nuk njihte terrenin. Ora ishte 23 e 30 minuta.

-Në Shqipëri je, – i thotë një zë. Ai u lutet policëve ta dërgojnë deri tek shtëpia e një avokati që e kishte të afërm.

Por problemi është pakçka më i thellë. Mund të mendosh se ndalime të tilla bëhen sa krimineli të ikë në atë drejtimi e paditur, pra në atë rrugën e ditur. Çdo rend a rregull në botë, në qoftë se humb një pjesë të pranueshmërisë të një pjese të shoqërisë, e provokon atë shoqëri, e dhunon atë shoqëri.

Kur u shpjeguam në Durrës dy miqve tanë gazetarë nga Londra, se pse ka kaq diznivel në ekonomi, rend, drejtësi, Tirana e Durrësi, me Shkodrën a Tropojën, ata kishin opinion se dikush ka qëllim ta shkatërrojë Shqipërinë, ta kthejë në një Ugandë për nga varfëria, në një Kolumbi për nga trafiqet.

Ndërsa bandat që po i japin Shqipërisë pamje Siçilie të para tridhjetë viteve, nuk do dhe shumë logjikë të opinionohet se ato janë një interpret i demogogjisë apo pjesë e dhunës psikologjike e fizike të vetë shtetit. Ajo mori e madhe makinash policore që bën spektakël shpesh kot së koti nëpër Shkodër, duke u futur me shpejtësi edhe në rrugë plot njerëz, apo ai numër i madh policësh që futen lokaleve duke u kapardisur, madje edhe duke pirë me anarshistë, sjellin pamje jo të mirë. Nëse ky shtet merr guximin të gjykojë se dendësia policore tepër më e lartë se ajo e popullsisë normale, gjithnjë në raport me vendet përreth, është normale, është vendi të diskutohet se çmenduria, dhuna, krimi nuk janë asgjë tjetër veçse përzmadhim i modeleve të sjelljes. Dhe vijnë pikërisht nga modele të tilla sjelljesh.

Të kuptohemi, fjalën e kemi për policinë anemike që është utopsia e demagogjisë së shtetit. Kur qytetari sheh mikrobuzë të ecin revan, kur fëmijët çakërdisen e u ngjallet ndjenjë frike, kur sheh policë që shesin mend duke larguar si padashje xhaketën për t’iu dukur paksa grykëholla, jo vetëm që dhunohet, jo vetëm që terrorizohet, por ka të drejtë edhe të mendojë se strukturat e shtetit nuk kanë arritur të gërshetojnë vlerat e profesionalizmit e intelektualizmit, me ato të militantizmit…

Kjo lloj forme ne e vërejmë se ka nisur të bluhet, të sitet, në kështjellën e qytetarisë shkodrane, pasi më datën 28 prill ishim prezent në zyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut, kur një kryetar partie ishte i shqetësuar pse atë ditë kishte patur një demonstrim policor tepër anormal rrugëve të Shkodrës.

Raste të ngjashme janë shfaqur e kanë patur pasoja në shumë vende problemore. Por edhe në Shqipëri nuk është rasti i parë që turpi e dhuna psikologjike lidhet me policinë, nuk është as hera e parë që përpjekja për copëzimin e dinjitetit demokratik dhe rritja e dhëmballëve të dhunës lidhet me policinë.

Nëse mund të besojmë se agresiviteti është rezultat i instinktit të që keqes, duhet pranuar se ato energji duhen çliruar pa u zmadhuar shumë, pra, pa sjellje agresive.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Ka trishtim e dhunë edhe në jetën e grave shqiptare

Gruaja shqiptare është më e diskriminuara në tërë globin. Sipas statistikave të regjistruara dhe të pranuara tashmë edhe nga qeveria shqiptare janë rreth 35.000 të trafikuara nga vetë strukturat e shtetit, pasi mafia është e lidhur dhe e mbrojtur nga pushtetarët. Por shifra reale është tepër më e lartë. Por ajo çka është tepër më tronditëse është se femrat në Shqipëri dhunohen, madje edhe eliminohen fizikisht, kur është fjala se merren me veprimtari demokratike apo kanë pjestarë të familjes të tillë. Kjo është një formë që u bëhet presion të afërmve të tyre për të hequr dorë nga përpjekjet për të instaluar drejtësi e barazi para ligjit në këtë vend që aksidentalisht është ndër më problemorët e më të pasigurtët në tërë botën. Kjo shqiptare që shikoni në këtë foto, është shumë e re. Ka lindur më 02. 07. 1977. Quhet Silvana Jonuz Miruku. Ajo që fëmijë, pra që 13 vjeçe ka qenë në krah të babait, në demonstrata politike antikomuniste, sipas një dokumenti të Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhejtori 1990”. Silvana ishte edhe në protestën kundër votëvjedhjes nga policia e Ramiz Alisë, të organizuar më 2 prill 1991 para ish-Komitetit të Partisë së Punës në qytetin verior të Shkodrës, ku i ati u dhunua nga segmente të errëta të Sigurimit të Shtetit. Ajo si vajzë e vogël u tmerrua, sikundër ishin tmerruar të parët e saj. Vetë babai, Jonuzi, kishte marrë një dënim me burg politik me 25 vjet më 1954, pas dy vjetëve hetuesi dhe ku kishte vuajtur plot 13 vjet e pesë muaj, ku pjesën tjetër e kish fituar si falje për sjellje të mirë. Po nejse, le të flasim për jetën e kësaj të reje dhe të familjes së saj. Më 1996 Silvana pranohet anëtare e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, ku edhe shquhet. Vihet në shënjestër të mekanizmave të shtetit të dhunës. Më datën 12. 05. 2001, teksa ajo po shkonte në Shkodër së bashku me të vëllanë, Shpëtim Jonuz Sulishti për tek prindërit e burrit, pasi prej disa kohësh qëndronte e fshehur në fshatin Shehër të Lezhës, madje së bashku edhe me djalin, meqenëse burrin Gëzim Miruku ia kishin kërcënuar me vdekje dhe ishte larguar nga Shqipëria, tek vendi i quajtur Ura e Bahçallëkut, në orën 21 e 10 minuta, u dalin katër persona në pritë. Katër vetë të maskuar, të armatosur, me një autoveturë pa targa, ngjyrë vishnje, qëllojnë me mjete të forta dhe kërkojnë djalin e Gëzimit. Vëllai i Silvanës tashmë ishte i plagosur në këmbë me breshëri automatiku dhe makina e tij kish devijuar e rënë në kanal. Por sipas një dokumeni të një nënkoloneli policie me numër protokolli 13/5, dhe që e kemi të kompjuterizuar dhe në dosje të redaksisë, një polic, S.I.M. i ka gjetur rastësisht në vendngjarje dhe u ka dhënë ndihmën duke i dërguar për në spital. Silvana nuk ka pranuar të shtrohet, por është mjekuar ilegalisht nga frika, në shtëpinë e nënës së vet. Gjithsesi jeta është shumë më afër vdekjes këtu në Shqipëri për Silvanën, sikur ajo të kapet, por për fat ka braktisur Shqipërinë.

Lukë Vela

 

Shteti me kamzhik

Ish të persekutuarit politikë ditët e fundit u dhunuan fizikisht para Parlamentit Shqiptar. Partia në pushtet u dha një kërbaç të fortë, i gjakosi, i masakroi dhe i çoi në dhomat e izolimit, vetëm se ata kërkojnë në mënyrën më paqësore e qytetare dëmshpërblimin për vitet e burgut. Ashtu sikundër u takon, ashtu sikundër u dëmshpërblye Kryeministri Fatos Nano, madje për vite burgu për hajdutëri të ndihmave humanitare nga “Levante Co.”, 13 vjet më parë. Por jo vetëm ligjet i diferencojnë shqiptarët. Është shkopi i gomës, është dhuna fizike e psikologjike, është kërbaçi ai që bie mbi demokratët, mbi ata që aspirojnë për demokraci e të drejta e liri njerëzore. Ja, ky person që shikoni në fotografi, para rrënojave të dyqanit të djegur rreth tre vjet më parë, duke i shkatërruar biznesin dhe kërcënuar jetën dhe që quhet Çlirim Qazim Çelepija, u bë viktimë e agresivitetit të shtetit fashist që ka pushkatuar shumë shqiptarë këto vitet e fundit. I rrjedhur nga një familje e persekutuar, e diferencuar, e nëpërkëmbur, që në fillim të proceseve demokratike kish kontribuar në hapjen e kishave dhe xhamive, kish kontribuar si anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike, duke u shquar në krye të organizatorëve të opozitës si pjesëmarrës në shumë tubime paqësore për një jetë të lirë e pa dhunë. Segmente me prapavijë politikë, të shtyrë nga qëllime hakmarrëse deri me eliminim fizik, kishin arritur ta dhunojnë, ta kërcënojnë, biles edhe të tentojnë t’i grabisin vajzën që sapo kishte filluar të mësojë të shqiptojë fjalët e para, nënë, baba. Kjo ka ngjarë më 14 tetor 2001. E, Enrisa e vogël s’dinte gjë se diktatorët, ata që sot po drejtojnë shtetin, ata që sot po dhunojnë e vrasin, ishte e dënuar, nëse një ditë babi e mami, pra Çlirimi e Enkeleda, nuk do të largoheshin atyre udhëve të shpëtimit të jetës, ku në fakt ka rreth dy vjet që nuk kanë adresë për burimet tona. Ajo çka është më shqetësuese, është fakti se shteti haptas po e forcon hakmarrjen kundër demokratëve, kundër njerëzve që kërkojnë liri e të drejta njerëzore.

Vasel Gilaj

 

Ç’shohim pas thirrjes “Nano Ik!”?

Kryesorja është se shohim mosdakordësinë e shumë shqiptarëve me mënyrën e qeverisjes së Kryeministrit Fatos Nano. Shohim edhe besimin që po fiton terren përditë të opozitës që protestat mbarëpopullore nën thirrjen tashmë mbarëshqiptare  në nocionin gjeografik, janë bërë refren i ditës e i natës, ndoshta edhe kërkesë ndryshimesh.

Por pas kësaj proteste të demokratëve shqiptarë që vetëm në Tiranë arrihet të mblidhen rreth 80.000 vetë, shohim edhe zemërimin e shtetit të rrethuar me tela me gjemba, me kangjella, me mure betoni, me rradhë policësh të armatosur që jo vetëm rrahin e prangosin, por edhe qëllojnë me armë mbi protestuesit. Demokrati Agostin Tomë Curri, shoku i tij i idealit demokratik për një Shqipëri pa korrupsion, pa kontrabandë, pa hajdutëri, pa diferencime politike, pa dhunë, Arjan Januz Druni, si shumë të tjerë, janë dhunuar kafshërisht nga policia patericë e diktaturës. Agostin Curri dhe Arjan Druni, si dhe familjet e tyre kanë qenë shumë herë viktima të dhunës. Që në fillim të proceseve demokratike e në vazhdimësi janë shquar për investim të kapaciteteve të tyre për një Shqipëri pa diktatorë. Duke rrezikuar jetën e tyre menduan për jetën e të tjerëve. Por erdhi një ditë që të braktisin Shqipërinë, të kërkojnë vend jete të sigurtë, pasi pas thirrjes “Nano ik”, pasi pas demonstrimeve apo angazhimeve në radhët e opozitës konstruktive shqiptare, ka dhunë, kërcënata serioze e pasiguri jete.

Zog Hysenaj

 

Policia ndëshkon demonstruesit e 7 shkurtit

Të investosh për një shoqëri të lirë, të marrësh pjesë në një demonstratë antiqeveritare në Shqipëri, shteti të akuzon si kriminel. Kështu ngjau edhe me demonstratën e 7 shkurtit 2004, të organizuar në Tiranë nga tërë forcat e djathta politike të Shqipërisë. Përveç shkopinjve të gomës, grushtave e shqelmave të policisë dhe të sigurimit të shtetit, përveç dhunës së njerëzve me maska që torturuan demonstruesit paqësorë, u arrestuan shumë të tillë. Ndërmjet tyre edhe demokrati Nikoll Naçaj dhe i biri Ermal Naçaj. Strategjia e këtij shteti që siç e quajti Ambasadori Amerikan James Jeffrey, “Shtet i gjunjëzuar para krimit”, është të mbajë pushtetin kriminal me çdo çmim, duke frikësuar e larguar nga skena politike shumë demokratë. Mes tyre edhe Nikoll Neçaj me të birin Ermal.

Tashmë protestat janë shtrirë në tërë Shqipërinë dhe sipas deklarimeve të liderit demokrat, prof. dr. Sali Berisha, Shqipëria në zgjedhjet e vitit të ardhshëm parlamentare, mund të shkojë në kutitë e votimit vetëm pa Fatos Nanon. Edhe ndërkombëtarët e kanë kushtëzuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e NATO, në zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë. Por koha po kalon dhe asgjë premtuese nuk duket në horizont të politikës. Madje situata është gjithnjë duke u acaruar e problemet duke u trashur. Qeverisja e Kryeministrit Fatos Nano është modeli i një shoqërie të mbërthyer nga metodat e diktaturës e të padrejtësive njerëzore. Janë trafikuar fëmijë, janë përdhunuar femra, madje edhe minorene, janë rrahur e gjakosur ish të dënuar politikë pikërisht para Parlamentit Shqiptar, vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre legjitime, janë stimuluar njerëzit që akuzohen për krime e terrorizëm nga vetë politika, janë vrarë shumë. Dhe kjo formë ka shtatë vjet që përmasohet nga dita në ditë. Ja një fakt, Gjokë Kokaj, njëri ndër shokët e idealit të demokratit Nikoll Naçaj qe pushkatuar në Tiranë para derës së shtëpisë më 31 mars 2001. Gjoka e Nikolla kishin investuar si demokratë që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri, madje ishin përballur edhe me grupe terroriste. Njëri u vra, tjetri jeton sot në Tiranë. Ky i fundit, Nikolla, nga pasiguria dhe frika për ta vrarë, është larguar nga Shkodra, njëlloj si shoku i tij që arritën ta vrasin. Të dyve më 16 maj 1996, u kishin bërë një atentat tek vendi i quajtur Harku i Bërdicës në Shkodër. Gjoka qe plagosur me plumb në gjoks të majtë, Nikolla me plumb në pulpën e këmbës së majtë. Edhe mjekimin qenë detyruar ta bëjnë privatisht në fshat, pasi mund të vriteshin në spital, siç edhe ka ngjarë. Madje janë vrarë edhe mjekë, si Zamir Shazi. Edhe djalin, Ermalin, Nikoll Naçaj u detyrua ta largojë nga Shkolla e Mesme “Eqrem Çabej” në Tiranë, që nga viti i tretë në 2001-in. Madje për shumë kohë, deri tani së fundmi që arriti ta largojë nga Shqipëria, e mbajti të fshehur në Veri të Shqipërisë, mes maleve të Vermoshit. Pra, shteti po nxin përditë faqe dhune në dosjen e tij të pistë kriminale.

Sokol Pepushaj

 

Shkaqet e konflikteve dhe plumbat që marrin jetë

Gjithçka nisi me grabitjen e 3 janarit 2003 të Senadës, vajza e vetme e Fahri Kallmit, banor i lagjes “Qemal Stafa” në qyteti e Shkodrës, e datëlindjes 27 janar 1985. Atë ditë së bashku me dy shoqe të tjera niseshin për vizitë tek një shoqe e tyre në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Teksa ecnin ashtu të shkujdesura papritmas para tyre ka ndaluar një veturë Benz-Mercedes me targa të huaja dhe ngjyrë të zezë. Dy duar të fuqishme kanë tërhequr brenda saj 18-vjeçaren Senada Kallmi. E ndërsa makina ikte me shpejtësi duke lënë pas një re të dendur tymi e pluhuri bashkë, dy shoqet e Senadës të tronditura, kthehen dhe u tregojnë ngjarjen familjes Kallmi. Ankthi dhe trishtimi bien menjëherë tek pjestarët e kësaj familje që deri në ato momente jetonte normalisht e pa probleme. Fahri Kallmi, babai i Senadës, së bashku me vëllezërit Bashkimin dhe Ilirin e djalin e axhës Benin, nisin kërkimet për gjetjen e Senadës. Fillimisht pa lajmëruar strukturat e policisë së shtetit. Pas tre ditësh lajmërojnë policinë dhe vetëm pas një jave Senada me telefon njofton familjen se ndodhej në një motel në qytetin e Vlorës, pronë e shtetasit Agron Shehu. Vëllai i Fahrisë, Bashkimi dhe djali i axhës, Beni, të nesërmen mbërrijnë në Vlorë dhe pasi i bëjnë presion pronarit të motelit, Shehu, mësojnë dhomën ku strehohej prej 8 ditësh Senada. Ashtu në gjendje depresioni dhe të traumatizuar e kanë sjellë në shtëpinë e saj në qytetin e Shkodrës dhe janë përpjekur të mësojnë nëse ajo e njihte djalin që e grabiti në mes të rrugës, paraditen e 3 janarit 2003. Vetëm pas 7 ditësh prej kthimit në shtëpi, Senada ka mundur të bëjë të qarta karakteristikat e grabitësit dhe dhunuesit të saj. Siç tregoi ajo, ishte një djalë 28 vjeç me origjinë nga Tropoja, banor prej disa vitesh në qytetin e Shkodrës, njëri ndër kontigjentet e krimit në kryeqendrën e Veriut të vendit. Kaq ka mjaftuar që vëllai i Fahrisë, Bashkimi dhe djali i axhës, Beni të vendosin për t’u hakmarrë e për të çuar në vend nderin e nëpërkëmbur të vajzës së familjes Kallmi. Më 19 janar kanë udhëtuar drejt qytetit të Vlorës dhe një ditë më pas, më 20 janar 2003, me tre të shtëna pistolete në afërsi të Monumentit të Pavarësisë lënë të vdekur në vend 28-vjeçarin Gjin Doda, i identifikuar si persekutori i Senadës. Qysh prej atij momenti, Fahri Kallmi, 44 vjeç, me bashkëshorten, Nailen, 43 vjeçe, Senadën 18 vjeçe dhe djalin, Edvinin, i datëlindjes 31 janar 1988, së bashku me të afërmit e farefisin e tyre nisin periudhën e vështirë të ngujimit. Familja e Gjin Dodës dhe të afërmit e tyre zbresin në Shkodër e sipas Kanunit të shpërfytyruar vitet e fundit, kërkojnë të hakmerren. Vëllai i Fahrisë, Bashkimi dhe djali i axhës, Beni dhe meshkujt e tjerë të fisit fshihen në zona të ndryshme të vendit. Më të rrezikuar për t’u ndëshkuar nga pushka e hasmit ishin Fahria dhe djali i tij, Edvini. Dy shoqatat e pajtimit, Lidhja e Misionarëve të Paqes dhe Misioni Mbarëkombëtar “Nënë Tereza” nuk arrijnë të zbutin gjakrat e ndezura të tropojanëve që rrinë me gishtin në këmbëzën e pushkës, për të marrë gjakun e Gjin Dodës, duke pritur t’i shkrehin mbi Fahrinë, Edvinin 6 vjeçar ose vëllezërit e tij, Bashkimin e Ilirin. Ky është realiteti i hidhur në Veriun e vendit në këtë fillimshekulli.

Gjakmarrja është rikthyer vrullshëm duke marrë çdo ditë jetë të pafajshme e mbyllur njerëzit nëpër kullat e ngujimit. Shteti është i pafuqishëm e në disa raste strukturat e tij janë të lidhura me krimin. Fatin e keq të familjes Kallmi e kanë edhe qindra të tjera në rrethet e Shkodrës dhe M. Madhe. “Gjaku lahet me gjak” – shkruhet në nenet e Kanunit të tmerrshëm…

Rifat Ymeri

 

Pas vizitës së Fatos Nanos në Kosovë, plasën trazirat

Shkruan: Nazmi LUKAJ

Pas vizitës së parë të Fatos Nanos në Kosovë, ndodhën dy gjëra shumë të këqija: u gjuajt presidenca dhe u organizuan protesta të pakontrolluara, të cilat lënduan imazhin tonë në botë. Kjo të bën të dyshosh se vizita e tij nuk e ka pasur thjesht karakterin e një vizite, po një synim tjetër-krijimin e trazirave si ato të Shqipërisë më 1997. Gjërat shpeshherë koincidojnë rastësisht.

Ndoshta edhe këto kanë koinciduar kështu, por, megjithatë, duhet të hetohen nga strukturat e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, sepse emri i Fatosit është i njohur moti për disa lëvizje antishqiptare, si Kreta etj. Me emrin dhe qeverinë e tij lidhet edhe krijimi i strukturave sekrete te ne, menjëherë pas përfundimit të luftës, përmes të cilave regjimi socialist ka synuar dhe synon ta shtrijë konceptin e vet politik edhe në këtë pjesë të atdheut, duke manipuluar me partitë e “dala nga lufta”, që u ka premtuar se do të bëjë çmos që t’i sjellë në pushtet. Duke qenë i përbotshëm ky fakt, të përforcohet dyshimi se gjatë vizitës që ia bëri Kosovës, mund të jetë marrë vesh me epigonët e vet për trazira dhe për sulmin në presidencë.

Është shumë interesant se, sa herë vritet dikush nga autoritetet e LDK-së, menjëherë ndodh diçka edhe në taborrin tjetër. Edhe kur u sulmua Presidenca, ndodhën protesta të pakontrolluara, të cilat vunë në plan të dytë sulmin ndaj saj. Po ashtu, ka ndodhur që edhe serbët, bash kur është vrarë dikush nga autoritetet e LDK-së, të krijojnë trazira!!!

Edhe kjo të bën të dyshosh se mos dikush brenda partive të “dala nga lufta”, ose të partive të tjera që kanë vepruar një kohë të gjatë në ilegalitet, mban lidhje me serbët e Veriut. Një gjë të tillë, duhet ta analizojnë këto parti, sepse nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë se dikush, në emër të atdhetarizmit, mund të ketë rol tjetër. Se, si u bë që shpesh të ketë njëfarë lidhshmërie vrasja e autoriteteve të LDK-së me ndonjë tragjedie të rëndë për shqiptarët nga serbët e Mitrovicës, ose të krijojnë trazira?!

Rasti i fundit që ndodhi me tre fëmijët shqiptarë të Çabrës, sikur e kishte këtë koordinim: të krijohet ndonjë tragjedi, që do ta përjetojnë rëndë shqiptarët, e që do të marrë dy përmasa: e para të zbehet sulmi në Presidencën, dhe e dyta të përfitojnë politikisht serbët.

Dihet se Fatos Nano është i lidhur në Kosovë me disa figura shumë misterioze nga radhët e partive “ të dala nga lufta”. Meqë Nano është politikani më misterioz, nuk përjashtohet mundësia që të jetë marrë vesh me epigonët e vet për gjërat që ndodhën këtu, vetëm pak ditë pas vizitës së tij.

Pra, ka mundësi të mëdha që ai të jetë marrë vesh me të tillët që të eliminohet presidenti Rugova. Dhe, kur nuk është realizuar ky skenar, .atëherë mund të jenë marrë vesh për skenarin e dytë –krijimin e protestave, për të pasur mundësi që të manipulojnë më lehtë me protestuesit, që të krijohen kushtet për një rrebelim të tipit socialist të vitit 1997. Ose, nëse nuk mund të arrihet kjo, së paku, të zbehet sulmi në presidencën.

Mirëpo, pavarësisht nga tragjeditë që ndodhën gjatë protestave, ky sulm nuk duhet të harrohet nga policia e UNMIK-ut dhe e SHPK-së, për shkak se akterët e tij duhet patjetër të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Identiteti i tyre është i rëndësishëm të dihet, që të zbulohet më lehtë se a kanë dalë nga kontrolli qëllimisht protestat, për një rrebelim të tipit të vitit 1997, që ndodhi në Shqipëri. Edhe një gjë “partitë e dala nga lufta” duhet ta kenë të qartë: përfundimisht duhet të heqin dorë nga lidhjet që i kanë me strukturt e Fatos Nanos, dhe ta krijojnë një identitet të vetin politik, se vetëm kështu mund t’i ndihmojnë Kosovës.

Lidhjet me Nanon u kanë shkaktuar shumë dëm në veprimin e tyre politik, i cili u ka kushtuar shtrenjtë. Dhe do t’u kushtojë deri sa t’i mbajnë këto lidhje. Do t’i kushtojë edhe Kosovës, për faktin se Nano është shumë misterioz në politikën shqiptare. Si njoftojnë disa burime të gazetës, prapë në Kosovë parashihen protesta. Nëse ato sërish dalin nga kontrolli, atëherë bëhet e qartë se rrebelimi sipas kenarit të vititi 1997, që ndodhi në Shqipëri, është qëllimi i tyre.

Mos e dhashtë Zoti të marrin përmasën e atyre të para pak ditëve, se atëherë Kosova do ta marrë goditjen më të rëndë…

 

Largimi i antikomunistëve, humbje për demokracinë shqiptare

Fenomeni i braktisjes së Shqipërisë lidhet në të shumtën e rasteve me shpëtimin e jetës, pasi thika pas shpine që pushtetarët u fusin demokratëve tashmë është bërë një problem i njohur jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe për diplomacitë e huaja. Ja, Gilman Vehbi Dani, i datëlindjes 19. 01. 1973, në lagjen “Ahmet Haxhia” të Shkodrës, duke qenë se rridhte nga një familje me taban antikomunist, ku xhaxhai i babës së tij, nacionalisti i njohur shqiptar Riza Dani qe pushaktuar pa gjyq më 1946 nga sistemi i Enver Hoxhës, që në fillim të proceseve demokratike, megjithëse shumë i ri, u përfshi në lëvizjet e mëdha për përmbysjen e diktaturës më të egër në botë. Si anëtar dhe veprimtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, si pjesëmarrës në tubimin madhështor të 2 Prillit 1991, ku u protestua për votëvjedhjen e Ramiz Alisë dhe ku u vranë katër vetë, ku Gilmani Dani u keqtrajtua kafshërisht, e pati jetën shumë të rrezikuar. Edhe më 14 shtator 1998, ditën e varrimit të deputetit demokrat Azem Hajdari, të vrarë nga komunistët në Tiranë, Gilmani u dhunua, si shumë të tjerë. Por përballja me vdekjen ishte më e tragjishme më 25 maj 2001, kur një grup personash të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të tij dhe të vëllait të tij para muzeuz të Shkodrës. Atë ditë vëllai i tij, Artur Dani, u plagos me armë zjarri, ndërsa Gilman Dani, falë shansit shpëtoi duke u larguar me vrap. Arturi, një muzikant i njohur në Shkodër, bëhet viktimë, pasi prapavija politike e këtij shteti ndër më kriminelët në botë, kishte qëllim vrasjen e Gilman Danit. Arturi u shtrua në spital dhe pas mjekimit u çua në dhomat e izolimit të policisë së bashku me vëllanë, Gilman Dani, ku këtij të fundit, nga torturat i dëmtuan rëndë krahun. Policia e lidhte arrestimin gjoja me zbulimin e autorëve të krimit, çka nuk është bindëse, pasi jo vetëm që ende ngjarja është e errët, por edhe më pastaj presionet kanë qenë të shumta. Madje edhe mbasi Gilman Dani arrin të marrë rrugët pa rrugë të perëndimit për të shpëtuar jetën, të afërmit e tij kanë marrë kërcënata serioze.

Gjithsesi, raste të tilla të detyrimit të braktisjes së Shqipërisë nga demokratët, janë një humbje e madhe për demokracinë shqiptare.

Denada Kraja

 

“Sekreti i Madh” i Enver dhe Nexhmije Hoxhës

copëza episodesh nga “Vendi i Gjarpërinjve”

Enver anakonda dhe Nexhmije kobresha, gjarpërinjtë perversë më të tmerrshëm që kanë fshehur këmbët, karrieristë të tërbuar, kriminelë antinjerëzim, antievropianë, antiparti e antishtet, ekstremistë sollakë xhihadistë, luftënxitës klasorë e atomikë, teoricienë e halifë të bindur të socialkomunizmit të nënështruar të kazermës, të degjeneruar ideologjikisht, politikisht e moralisht, mashtrues, falsifikatorë, hipokritë, renegatë, armiq me kthetra, më të pa korigjueshmit e më të papenduarit që ka nxjerrë ky vend.

Si u bëra  edhe unë antistalinist e antihoxhaxhunglinist.

     Ndonëse kisha qenë 7 vjeç, edhe për mua kishin shënuar “internuar-dëbuar 23 vjet, për çështje politike”. Më vonë na doli se na paskëshin ridënuar edhe me vdekje, në listat operative të sigurimit për “rast lufte”… Një 7 vjeçar nuk mund të internohet për politikë, por them se mua më kanë internuar-dëbuar për “politikë”.

Natën e vitit të ri 1956-57, as pa kaluar ora 24°°, ia behën Gazat me Feçorr Shehun dhe na internuan babanë fillimisht. Babai  kishte rënë shumë kohë më përpara dhe ishte vetëm një nëpunës i thjeshtë, biblotekar. Për t’u siguruar se nuk po i kurdisnin ndonjë gjë tjetër, nëna i dha me vehte djalin e madh. Disa muaj më vonë na internuan edhe ne të tjerëve.

Unë kam pasur rastin të kem qenë një nga “antistalinistët e shquar” qysh 5 vjeç, por që kam mbetur i “pa zbuluar”. Duke u rrotulluar për lojë me vëllanë tim të madh te busti i Stalinit, që aso kohe ishte në qendër të Tiranës, çava ballin dhe u lava në gjak. Më fashuan në kokë. Por Stalini si të thuash ma pagoi këtë “borxh gjaku”, sepse kushdo që më pyeste ato ditë i thosha se “ma ka çarë kokën Stalini muti”.

Në vegjëli, siç më kanë thënë, kam qenë një fëmijë i qetë dhe kurioz dhe me shumë kujtesë. Por, se si bëhej dhe nganjëherë shkaktonja edhe ndonjë prapësi me pasoja dhe madje bëhesha edhe inatçor, sepse pretendonja se isha i pafajshëm. Siç i kam reflektuar edhe më vonë këto episode, me të vërtetë se kam qenë i pafajshëm dhe ndonjë të rrahur e kam hangër pak padrejtësisht.

Por, unë kam qenë i shquar edhe për disa thënie komike. Një herë i kisha thënë karrocierit që mbidhte plehrat e Bllokut: “O shoku karrocier do më marrësh edhe mua lart në karrocë të bëj një çikë qejf”? Ky episod dhe ndonjë tjetër, kishte rënë edhe në veshin e më të mëdhenjve dhe i bënte të qeshnin “burrat” e shtetit. Një herë tjetër i kisha thënë shokut Medar Shtylla me bark të madh: “O shoku Medar, o babi i Nigdës, po ti kur do shkosh në manitet”?

Një nga ato ditët e plagosjes, në rrugën e Bllokut, disa burra, ku mes tyre ishte edhe Enveri e Tuku, më thërrasin. Kishim parë një film rus me nja tre kalorës gjigandë, hipur mbi disa kuaj si të rracës estoneze, njëri nga ata kishte vënë dorën me pëllëmbë të hapur në ballë dhe shihte një fushë plot e përplot me të vrarë. Ajo fushë sikur nxirrte  avuj të bardhë dhe të kuq. Ne fëmijët e Bllokut shkonim shpeshherë nga Shtëpia e Pionerit dhe shihnim filma. Unë isha si i vogël, por më merte vëllai i madh. Filma shihnim edhe në Bllok. Që të mos e zgjasim, isha bërë pak i njohur se e imitonja atë kalorësin: në vend të kalit një shkop, me pëllëmbën në ballë, duke ngrysur vetullat. Enveri, që si duket e kishte informuar sh.Tuk, mik i shtëpisë sonë, duke qeshur më thotë:

-Pa na bëj një herë si ai shoku me kal, në atë filmin.

Dhe unë i bëra për të qeshur, me atë imitimin. Enveri më pikasi fashon në ballë dhe më pyeti:

-Po në kokë ç’ke mo, pse të kanë lidhur?

-Kokën ma ka çarë xhaxha Stalin muti, se u përplasa te busti.

-Hëëëë, po kjo nuk nuk është më për të qeshur!

Enveri kishte çuar porosi, që ta kontrolloni fëmijën se çfarë flet dhe të mëdhenjtë të kenë kujdes, se kjo nuk është gjë e mirë!

Babai, pasi e mori vesh se për çfarë bëhej fjalë, më mori me të mirë që të mos i përsërisja më ato fjalë, se pastaj “ta fusin babin në burg dhe atje e han gogoli.

Kjo ndodhi kishte qenë një gjë shqetësuese në familie, se edhe nëna ime pa ditur gjë, ditën që kishte vdekur xhaxha Stalini, kishte dalë me buzë të kuqe dhe i ishte dashur të jepte llogari në organizatën bazë të Partisë.

Babai vetë, ma vonë na e përshkruante atë kortezhin e përmortshëm për vdekjen e Baba Stalinit dhe na bante me qeshë.  Enveri, që bërtiste me sa fuqi që kishte, në kokë të kortezhit, me një zë të përvajshëm e duke tundur të dyja duart lart, a thua se ishte fundi i botës: “naa vdiiq Stalinii, naa vdiiq Staliinii” dhe  Bilbil Klosi që shqyente fytyrën me thonj sipas mënyrës “homerike labo-pellazge”: “A i mjeri unë, a i mjeri unë, oi, oi oi o Baba Stalin, oi, oi” dhe ai ambasadori sovjetik, që me nder nuk i pjerdhi aspak. Enveri kishte mbetur “si ai gjarpëri që ndehet kur e kapin prej koke”… Babai im, gjithnjë duke qeshur, thoshte për mua: “ti Agron, ke qenë një ndër antistalinistët  dhe antihoxhistët e parë të shquar”.

Nga filmat e tjerë, që më kishin mbetur në mendje, kujtoj një me disa fëmijë që kishin ndërtuar një fole të madhe si shtëpi druri për disa zogj, ku hypej me një shkallë. Atë fole e kishte diktuar një gjarpër tepër tinzar që ngjitej dhe i hante edhe vezët dhe i gëlltiste edhe zogjt e vegjël. Duke dëgjuar komentet dhe urrejtjen e inatin për atë “qen gjalpëri”, babai me të qeshur e me lojë fjalësh për tironçen, më kishte thënë:

-Moj Gonush, moj Gonush, po nuk janë të gjith “gjalpërat e këqinj, se ka edhe gjalpëra të mirë”.

-Ou! Po cili o ma i forti ka k’to t’mirët o ba, a e han atë gjalpërin e keq?

-Aa, asht njëni që e han atë të keqin, bile e përpin të gjithin me gojë yyp.

-A të keqen, si e ka emrin ky?

-Ky quhet Anakonda, e han edhe gogolin.

Por, nuk vonoi shumë dhe unë bëra sherrin e rradhës. Me llastiqe e qëllova në kokë Jurën, një rus që rrinte përballë te “Pallati i Sovjetikëve”, se ata na hidhnin nga taraca lart ca “bomba me ujë” që i bënin me letër të shndritshme të revistës Ogonjok. Kurse llastiqet ne na i bënin shoferat e udhëheqies. Babai këtë rradhë më rrahu dhe më detyroi të shkonja e t’i kërkonja të falur. Me atë rast më kanë bërë edhe një foto…

Në krah të shtëpisë sonë, ku na ndante rruga e kishte shtëpinë Hysni Kapo. Te muri i tyre kishte një kanal. Një ditë me shi, unë rashë në atë kanal, e laga dhe e bëra pis me baltë uniformën e marinës sovjetike, që kisha veshur. Kështu duke qarë, për fat më kishte parë shoqia Vito. Ajo më mori në shtëpi, mi lau dhe mi thau rrobat marinare te një oxhak me dru që e kishin aty në ballë te një dhomë e madhe. Mbaj mënd se atë ditë  kishin bërë krem karamel dhe më dhanë edhe mua… Kështu atë ditë shpëtova, sepse më kishin porositur të mos bëhesha pis.

Në klasën e parë kam qenë me Ilir Hoxhën, në shkollën 11 Janari. Ne na kishin përzënë nga Blloku dhe na kishin çuar te “Pallatet e Shallvares”, por në shkollë shkonim nga rruga e parë, përmes Bllokut. Shtëpinë në Bllok në fakt nuk na e kishte dhënë Partia, por i zoti, një inxhinier italian, të cilin babai e kishte ndihmuar bashkë me disa të tjerë për t’u riatdhesuar.

Ngjarjen që do tregoj e mbaj mënd si tani. Mësuesja na kishte porositur të merrnim nga një shishe të vogël boshe. Të nesërmen në klasë erdhi shoqia Nexhmije Hoxha me një kavanoz të madh me bojë pelikani dhe një shiringë. Si fillim ajo i tërhoqi vëmëndjen mësueses për një djalë që i kishte futur lapsat me bojra në gojë, hundë e veshë si karagjoz. I jati i tij do të shkonte si ambasador. Duke marrë bojën nga mësuesja, sh. Nexhmije pyeste për disa emra nxënësish që nuk i njihte. Kur erdhi radha ime, ajo nuk e pyeti po diçka i pëshpëriti mësueses në vesh. E ndjeva që diçka nuk shkonte, sepse isha i vetëdijshëm për rënien e babait. Pasi na ndanë bojën, mësuesja na bëri të shkruajmë. Ishte germa s e vogël dhe S e madhe. Në prezencën e sh.Nexhmije mësuesja na vuri notat. Mua më vuri një tresh, se kisha derdhur edhe një pikë boje. Ky treshi ishte notë e keqe dhe unë protestova. Mësuesja që rrinte te një pallat jo larg nesh më raportoi te babai, për sjelljen  para shoqes Nexhmije dhe se kisha shkruar shumë keq, bile kisha derdhur edhe bojën. Babi më rrahu. Por, kur në darkë i kishte parë ato s-të, ishte penduar. Ato ishin bile shumë të bukura.

Të nesërmen rojet e Bllokut më kthyen mbrapsht dhe me thanë të moj kalonja më andej se kishte dhënë “urdhër” sh.Nexhmije. Kjo më bëri shumë përshtypje. Kur mësuesja  (Shqiponja në mos gabohem) më pyeti se pse kisha ardhur me vonesë, unë i tregova se nuk më lanë të kalonja rojet e Bllokut.

Qysh i vogël pra formova mendime të këqia për çiftin Hoxha, sidomos për atë Nexhmijen e keqe, sepse prej saj kisha ngrënë edhe një të rrahur deri sa më kishte shpëtuar shurra.

Edhe vonë e vonë babait i kishin mbetur peng nja dy a tre të rrahura që më kishte bërë. Njëherë para se të vdiste, kur konstatoi në një bashkbisedim, se unë ato dhe shumë gjëra të tjera i mbaja mend mjaft saktësisht dhe se bile e mbronja me bindje pafajësinë time, u çudit dhe më kërkoi të falur shumë i prekur. Unë e kam dashur gjithmonë me shpirt babanë tim fatkeq dhe e kisha mirkuptuar për të gjithë rrëfimin e jetës së tij që më kishte bërë. Kishte edhe disa pendesa, por në shumicën e jetës së tij ai kishte qenë një njeri shumë i drejtë, ishte munduar dhe kishte bërë përpjekje për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Ndjente një dhimbje të madhe për gjith atë mori njerëzish që lanë jetën  dhe një keqardhje të madhe që gjith ai mund, gjith ajo punë kolosale, gjith ato ndihma materiale e valutore që iu dhanë këtij vendi, degjeneruan në një perversitet dhe në shërbim të një diktaturë vrasëse antinjerëzore, në një vend aq antievropian e me një kauzë alla orjentale, por e veshur me rrobe alla frënga.

Në një ditë të vitit 1958 në Roskovec, në mbrëmje ata erdhën dhe na e morën përsëri babain, kësaj rradhe e kishin degdisur në një ishull lagune që quhej Zvërnec…Tashmë ne e urrenim me vetëdije çiftin Hoxha, dhe tërë njerëzit e tyre.

Kur kam qenë në internim, në Roskovec, e dinë shokët që kam pasur atje se sa pjesë ish filmash, sa tregime e përralla me shtesa të improvizuara iu kam treguar, tek kullosnim lopët. Ne zhvillonim edhe vetë luftëra, me kështjella e me topila balte, me shtëpi përmbi plepa, me shpata etj. Në filmat që vinin në Roskovec, mua do të më pyesnin gjithmonë, për situatat “kritike”, sidomos kur duhej të kishte ndonjë “kositje me maks”, të të kuqve ndaj të bardhëve dhe meqënëse shumicën e tyre i gjenja, kjo do të thoshte “se ata filma i kisha parë”. Për t’u dukur si kozakë, vishim pixhama me çizme, vinim edhe mustaqe dhe dekoratat e prindërve, derisa ato na i mori Sigurimi.

Aso kohe më bënte përshtypje sasia e jashtzakonshme e gjarpërinjve që kishte ai vend dhe këtë e lidhja me një ngjarje. Babai më kishte treguar, se një kineast rus i kishte kërkuar të xhironin për një dokumentar mbas çlirimit, një skenë në Tiranë me shumë vetura. Kësaj iu gjet zgjidhja shumë shpejt, u angazhuan të gjitha veturat e udhëheqies dhe ato që disponoheshin aso kohe dhe i vunë para-mbrapa në bulevardin kryesor. Mbasi ishte plotësuar i gjithë xhirimi i këtij dokumentari, rusi i kish kërkuar një tufë me shqiponja në fluturim, për skenën e hapies.  Sillu nga Dajti, para e mbrapa, kërko nga Qaf Krraba e Qaf Shtama  e asnjë copë shqiponjë për be e jo ma në tufë. Vetëm sorra e laraska kishte me tufa plot.

-Ku i keni,  shoku Gjovalin, shqiponjat? A jeni ju “vendi i shqiponjave”, apo jo?!

-“Vendi i Shqiponjave” jemi, por shqiponjat natyrore të gjalla i kemi të rralla, pra nuk kemi me tufa si në Kaukaz. Si me thanë shqiponjat i kemi në mënyrën simbolike, sipas heraldikave mesjetare dhe ato të trashiguara nga antikiteti.

-Çudi, çudi! Interesante. Kisha menduar se mos shqiponjat natyrore rriten me shumicë në vendin tuaj.

Kur më në fund dikur ishte parë një si punë skifteri, që rrotullohej rreth një maje, atë e xhiruan në distancë. Ndërkaq rusit i kishte rënë në sy edhe sasia e madhe e gjarpërinjve dhe me të qeshur kishte thënë: “shqiponjat tuaja sa duket kanë ngordhur nga ndonjë epidemi dhe prandaj u janë shtuar kaq shumë gjarpërinjtë”, pra ju shkon bukur realisht e simboliklisht edhe emërtimi si “Vendi i Gjarpërinjve”.

Ky kujtim më bënte të qeshja. Midis masiveve të kodrave të Mallakastrës dhe fushës kënetore të Myzeqesë, kam takuar me qindra gjarpërinj. Njëherë kur mbidhnim mullogë për lopët, dy gjarpërinj ishin futur aty për të ndenjur fresk, ose për pak dashuri. Unë e futa grumbullin në thes dhe mbajta në kurriz, megjith të dy gjarpërinjtë…Edhe sot e kujtoj atë skenë, kur ia zbraza lopës mullogën para shtëpisë, se si mu duk se kërceu me të katër këmbët përpjetë e i hapi sytë naa. Ata i mbytëm të dy me lopatë. Një gjarpër, në përroin e Roskovecit, te arixhinjtë, e pata vrarë me çomange se kishte futur një bretkockë në gojë…Në një kodër shumë konike andej nga rruga e Kurjanit, kishte me dyzina shingjetlla dhe nëpërka, ndërsa në rezervuarin artificial të Kurjanit çuditërisht gjarpërinjtë e ujit u shtuan në mënyrë të jashtzakonëshme. (Atje kisha një shok Besim Vrapi, që i kapte gjarpërinjtë helmues si pa gjë të keqe!)

Si ruajtës lopësh, unë ua kisha mësuar edhe emrat dhe dinja t’i dallonja nëpërkat, shingjetllat, bullarin, gjarpërin me pika pika, një gjarpër jeshil që rrinte në fiq etj. Por, një ditë nga mësuesi i 7 vjeçares, mësova se gjarpëri anakonda jo vetëm që nuk ishte i mirë, por ishte më i tmerrshmi dhe nuk rritej në vendin tonë. Kështu mësova se kishte edhe pitonë, kobra, gjarpër me zile etj.

Gradualisht  formova bindjen, se në Shqipëri kishte plot njerëz tip–gjarpinj, por  kishte vetëm një gjarpër anakondë dhe vetëm një gjarpërushe kobreshë, dhe ky ishte Enver Hoxha e ajo Nexhmije Xhuglini.

Tash, në Mars-Prill 2004, nga “burrat e shtetit shqiptar”, po dëgjojmë deklarata verbale e të shkruara se na paska edhe njerëz  më të këqinj se E. Hoxha!

Epo ç’mund të thonë tjetër, njerëz që  s’kanë pësuar asnjë konskuencë nga regjimi i Enver dhe Nexhmije Hoxhës? Kjo si duket larg e larg shkon edhe në sintoni me romanet e fundit të zonjës Nexhmije dhe me deklarimet dhe shkrimet melankolike, depresive e reaktive të kaureshës së hoxhizuar Liliana, te emisioni “Hapësirë e lirë” i Çanit, që na e ripërsëriti edhe “të djelën e Pashkës më drekë”, të cilët duan të humanizojnë e ringjallin Enver Hoxhën, bile edhe si autor e ideator i kësaj “Demokracie”!

Agron Luka

Detyrohet të braktisë vendlindjen!

Quhet Ilir Qamil Kallmi. Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 13 korrik 1972, trashëgimtar i një familje me tradita patriotike dhe e papajtueshme me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Është i martuar me Suela Hydajet Kallmi, e datëlindjes 23 mars 1978 dhe së bashku kanë dy djem, Revisin, e datëlindjes 30 maj 1998 dhe Eljonin, e datëlindjes 23 mars 2000. Iliri me fillimin e proceseve demokratike vihet tërësisht në krahun e forcave progresiste të udhëhequra nga Azem Hajdari e Sali Berisha. Me krijimin e Partisë Demokratike bëhet ndër të parët anëtarë të saj dhe identifikohet si njëri ndër më aktivët në demonstratën e 2 Prillit në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë martirët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosën 82 të rinj e të reja të pafajshëm, që aspironin për një jetë më të mirë në vendin e tyre. Strukturat famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit qysh në atë demonstratë rrethuan me rreth të kuq edhe djaloshin shkodran, 19-vjeçarin Ilir Kallmi, i etiketuar si kundërshtar i regjimit e aktivist i flaktë në udhën drejt demokracisë e progresit shoqëror. Votimet e 22 Marsit 1992 sollën në pushtet Partinë Demokratike me në krye Sali Berishën e populli mori frymë lirisht pas 50 vitesh diktaturë ndër më të egrat e shekullit të kaluar në tërë botën. Në vitet ’92-’97 Iliri nisi të merrej me tregti në shtete si Rumania, Turqia, Mali i Zi etj., dhe arriti të krijonte kushte modeste për të jetuar normalisht në qytetin e tij të lindjes. Në vitin 1996 bleu një ndërtesë në lagjen e Shirokës të cilën e ktheu në Bar-Restorant-Hotel “Kallmi” i cili u bë edhe njëri ndër lokalet e preferuara për demokratët, veçanërisht i prijësit të demokracisë, nderit të kombit, të ndjerit Azem Hajdari. Por, votimet e 97-s pas revoltave të armatosura risollën në pushtet ish-komunistët, tashmë të kthyer në socialistë e demokracia pësoi goditjen më të rëndë në vitet e ekzistencës së saj. Ekstremistët e majtë pas marrjes së pushtetit nisën gjuetinë e shtrigave, veçanërisht kundër kundërshtarëve të tyre të vjetër. Ata nuk kishin si ta harronin emrin e rrethuar me të kuq të Ilir Kallmit në listat e ustallarëve të vjetër të Sgurimit të Shtetit që tashmë bënin ligjin. Qysh nga ky moment nis zbatimi i planit për eliminimin e gjithë kundërshtarëve të spikatur në qytetin e Shkodrës e rrethe të tjera të vendit. Këtu nis edhe pasiguria e jetës në familjen Kallmi. Ilirit fillojnë t’i vijnë kërcënime anonime, për ta detyruar të heshtë dhe të mos vihet në krahun e forcave demokratike, tashmë në opozitë.

Në gushtin e vitit 1998 dega e PD organizon një takim në Lokal “Kallmi”. Teksa zhvillohej takimi, një veturë afrohet me shpejtësi dhe një person qëllon me breshëri drejt xhamave të lokalit, por fatmirësisht pa shënuar viktima. Presionet kundër Ilirit sapo kishin nisur. Në shkurt 1999, aty rreth orës 21 të darkës, një sasi tritoli e vendosur në pjesën anësore të lokalit shkakton dëme të konsiderueshme.

Por jo gjithçka përfundon këtu. Ndërsa Iliri nuk tërhiqej, ekstremistët e pushtetit shtonin presionet. Disa muaj më pas i bie në dorë një letër anonime. I kërkonin 8 milion lekë të cilat duhej t’i dorëzonte në banakun e lokal “Kazazi”, të cilat Iliri në këmbim të jetës së tij detyrohet t’i dorëzojë në vendin e caktuar. Vetëm disa ditë më vonë, përsëri një letër për 2 milion lekë por pa adresën e vendit ku duhej të dorëzoheshin, të cilat Iliri nuk i dorëzon. Jeta e familjes Kallmi tashmë po bëhej e padurueshme në qytetin e Shkodrës. Fyerjet, sharjet, grabitjet e deri kërcënimi me eliminimin fizik të tij dhe pjesëtarëve të familjes bëhen thuajse të përditshme. Jeta në këtë familje e kishte humbur normalitetin. Iliri i palëkundur në bindjet e tij dhe me shpresën e largimit të socialistëve nga pushteti në votimet e 1 Tetorit 2000 angazhohet në stafin elektoral të zotit Ormir Rusi, i cili kandidonte për kryetar bashkie përkrah Esmeralda Uruçit të PS, Namik Kamberit të PR dhe Anton Gurakuqit të PDK. Postin e kryetarit të bashkisë e fitoi përfaqësuesi i PD, zoti Ormir Rusi. Më 8 tetor të vitit 2001, në orët e vona të darkës, policia troket egërsisht në derën e shtëpisë së Ilir Kallmit. Policë të armatosur deri në dhëmbë, me sjellje harbutësh, pasi i terrorizojnë familjen e futin me forcë në furgonin e policisë dhe pasi komunikojnë me radio me shefin e tyre, Milto Kordha, e dërgojnë pa kurrfarë shkaku në birucat e drejtorisë së policisë, ku e lirojnë vetëm pas dy ditësh. Ndërkaq edhe një tjetër fatkeqësi i shtohet familjes së Ilir Kallmit. Në mars 2001, djali i axhës së Ilirit, në grindje e sipër për motive politike, plagos një person nga fisi Kallmi, pasi jo të gjithë ishin me Partinë Demokratike. Në këto kushte, kur jeta e Ilirit tashmë rrezikohej nga ekstremistët e pushtetit dhe njerëzit e familjes së njeriut të plagosur nga djali i axhës së tij, ai me shumë dhimbje detyrohet të braktisë vendlindjen për t’u instaluar në një shtet ku jeta dhe liritë e personit mbrohen e garantohen me ligj. Kjo ndodhi në qershorin e vitit 2003. Por fatin e familjes Kallmi në qytetin e Shkodrës e përgjithësisht në trevat e veriut të vendit e kanë qindra familje demokrate pas revolucionit të armatosur të vitit 1997, që riktheu në pushtet ish-komunistët e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, histori që vazhdon egërsisht edhe në ditët e sotme…

Rifat Ymeri

Nr. 58 i gazetës në print

0
Daut Hoxha, nga “Venedika” tek “Vdekja e bretkocave”

 

Veçanti

Pse është i veçantë një autor? Pyetja ka një përgjigje të thjeshtë: Nuk është si të tjerët. Është përgjigje shumë e thjeshtë. Këto i përkasin Daut Hoxhës, njeriut nga Durrësi që mbas dy vjetësh mbush 70 vjeç. Gjithçka që do të shkruaj më poshtë nuk është e influencuar nga komentet mbi jetën e tij, gjithçka që do të shkruaj e kam nxjerrë thjeshtë nga librat që ai ka botuar në periudhën para komuniste, 1997-2002. Ndërkohë që kisha përfunduar idetë e mia për shkrimet e Daut Hoxhës, dikush më tregoi një histori e cila nuk ka të bëjë me veprimet e tij të letrave. Këtë histori do ta përmend diku më poshtë. Mua më dhanë 6 libra të Dautit për t’i lexuar dhe për të dhënë një mendim. Unë i lexova me kujdes dhe gjeta aty shumë gjëra të këndëshme, gjëra që më detyruan të shkruaj për to. Në të vërtetë unë nuk i kam pëlqyer kritikat që bëheshin në periudhën e monizmit, sepse ato mbërtheheshin brenda kornizave të Partisë, kështu që vetë kritika ishte e bezdisshme në lexim, monotone dhe pa kokë. Mund të them me plot bindje se edhe kritikat që shkruhen sot janë përsëri të bezdishme në lexim, monotone dhe pa kokë. I vetmi ndryshim është heqja e kornizës së Partisë. Por është futur korniza e mikut, militantit partiak, elozheve, mediokërve etj. E vetmja kritikë që më ka pëlqyer është ajo që ka shkruar Shpendi Topallaj për romanin e Daut Hoxhës, “Vdekja e bretkocave”. Prandaj pa pretenduar, dua të shkruaj diçka edhe unë, madje në një gazetë si “Shqipëria Etnike”, që veçan të tjerave trajton çështjen kombëtare e është më e lexueshmja.

 

Ndrojtja

E veçantë e parë e Daut Hoxhës është ndrojtja ndaj librave që ai shkruan. Kjo është një ndjenjë që ai e ka të shoqëruar që nga libri i parë “Venedika” e deri në romanin “Vdekja e bretkocave”. Kjo ndrojtje shfaqet sepse ai është tejet i sinqertë, veti që shqiptarët e çmojnë më shumë se çdo gjë tjetër. Sinqeriteti është ndoshta më i fuqishëm se “Dhënia e besës”, paçka se të dyja hyjnë brenda njëra-tjetrës. Dhe kështu me këtë sinqeritet prej treguesi ai druhet ndaj lexuesve: Vallë a do ndjejnë këta lexues shkrimet famëkeqe të punës së mbas viteve ’50. Por vetë sinqeriteti e bën ngadhnjimtar mbi mijëra faqe të shkruara gjatë periudhës së monizmit mbi punën vullnetare për krijimin e njeriut të ri, besnik ndaj idealeve…

Pikërisht këtu Daut Hoxha, në luftë të pandërprerë me vetveten, në luftë me ata që s’janë shkruar për 50 vjet me radhë tregon jetën reale ashtu siç ka qenë dhe jo ashtu si e mbërthenin në korniza të Partisë, duke anashkaluar realitetin. Ndrojtja e tij bën atë që thotë Sh. Topallaj për romanin “Vdekja e bretkocave”: “Botimi i këtij romani ishte një detyrim moral për shumë njerëz që punuan shumë ato vite të mbas çlirimit…”.

Brenda shpirtit shpërthyes të Dautit tingëllojnë vargjet e shkruara më 1953:

Do të dëshiroj

Me miq, e me shokë

Në mes tyre lumturinë

Ta ndërtoj.

Në të gjithë librat e tij me poezi dhe prozë këto vargje janë lajtmotiv. Librat kanë datën e botimit mbas 1997, por shkrimet janë realizuar që nga 1953 e këtej. Imagjinoni vuajtjet shpirtërore deri në vitin 1990!

 

Ëndërra e prishur

Heroi i përhershëm i Daut Hoxhës është një djalë i ri, simpati, i zgjuar, i hedhur dhe gazmor, dhe është shumë i përkushtuar ndaj punës. Kundra heronj të përhershëm të Daut Hoxhës janë njerëzit e partisë, të kuptohemi jo të pushtetit. Ato të partisë, kur bashkonin edhe detyrat e pushtetit atëherë tërbimi i heroit djalë i ri shkon në shpërthim. Ky ante një hero i veçantë. Duke u krahasuar me romanet “Këneta” të Fatmir Gjatës dhe “Tuneli” të Dhimitër Xhuvanit, të dy romane të mëdhenj për jetën e mijëra shqiptarëve, romani i Daut Hoxhës “Vdekja e bretkocave” është një roman shumë më i gjallë. Heroi vjen ndërmjet dialogjeve stilistikë të atyre viteve. Ai nuk bën monologje, hamëndje, meditime. Ai vepron duke guxuar mbi çdo lloj vështirësie. Këto vështirësi më të rënda ishin ato të sekretarit të Partisë, i cili ishte pengesë më e madhe se stuhitë, dherat e rrëzuara në tunel, punë rraskapitëse dhe vuajtjet shpirtërore të njerëzve të thjeshtë. Dhe përsëri po citoj një pjesë nga vjersha “Profetsia”:

Shikoja egërsira

Shpejt në fushë

Do bjerë ajo

Me egërsinë e saj

Do të shkatërrojë gjithçka.

Përse njerëzit nuk duhet të bënin një jetë normale ndonëse edhe ishte pas lufte? Përse ishte kaq i vështirë pak argëtim? Nuk ishin shpenzimet që do të bënte shteti. Ishte diçka tjetër shumë më e thellë. Ishte ideja djallëzore që do të kultivonte pafundësisht njeriun socialist gjithmonë të varfër. Nuk ka më të fuqishëm se sa ajo që injektuan partiakët e shtetit shqiptar në vitet ’50. Punë vullnetare, pa lek, më pak ushqim. “Jemi të varfër” e kështu vite me radhë. E çfarë kërkonte Dorjani? Kushte më të mira jetese, gjëra për njerëzit, për jetën. Por sekretari i Partisë nuk lejonte në emër të kursimit, në emër të një “të ardhme të shkëlqyer”, drejt “lugës prej floriri”. Dhe përrallat dhe dogmat e rafinuara vazhdonin. Kapeshin armiq të popullit, kur ata ishin popull vetë. Dauti habitet si mund të jetë armik Dorjani kur punon gjithë ditën dhe kërkon mbas pune pak jetë. Kërkonte të drejtën e tij.

Më bukur mund të thuhet për ata që prishin ëndërrat:

“Aqifet dhe Lefterët të ngujuar si vemjet do t’i gjejnë qelizat e shoqërisë njerëzore, për ta copëtuar dhe shkatërruar atë…”

Këta ishin skifterët, bufët, hutinët që i copëtuan ëndërrat e Dorjanit e mijëra e mijëra të rinjve të ndershëm e të sinqertë shqiptarë.

Në thyerjen, prishjen e ëndërrave punonte një sistem i sinkronizuar, i cili shfrytëzoi indirekt formulën e mbivlerës së Marksit, në llogari të një diçkaje tjetër dhe kurrë në të mirë… të popullit. Ideja që të punojmë si në rrethim, me punë vullnetare, kundër rehatisë etj., etj., çuan gradualisht në varfërimin total të popullit shqiptar, deri në vendosjen e turpit “tollon” në mes të Europës në vitet ’90! Këtë proces Daut Hoxha e trajton me shumë saktësi në disa libra, qoftë në prozë, qoftë në poezi. Vihet re edhe një tendencë shumë inteligjente, ndoshta e paparë në shkrime të tjera të autorëve shqiptarë. Kjo tendencë del në formë shkëndijash midis shkrimeve të Daut Hoxhës. Në përpjekjet e ndryshme të heronjve të Dautit vihet re tendencë e një rryme politike që ishte në kundërshtim me politikën e partisë në pushtet. Është tendencë e ideve të social-demokracisë, ëndrrës së shumë shqiptarëve të cilët u zhgënjyen nga teoritë famëkeqe të Stalinit dhe më pas të ndjekësit fanatik, Enverit. Ndoshta duhet studiuar me një shikim të veçantë.

Këto aspekte të fiksuara bukur artistikisht, në mënyrë shumë të gjallë, nuk i kanë trajtuar edhe pena të njohura pak si përparimtarë të periudhës moniste. Aq më keq kur disa dolën edhe disidentë.

 

Dashuria për Durrësin

Veçanti për Dautin është dashuria për qytetin ose zonën ku punonte. Përsëri në kundërshtim me shkrimtarët që botuan gjatë monizmit, Dauti është kokë më vete kur i këndon Durrësit, në një kohë kur shumica i këndonte Tiranës, Partisë, shokut Enver rreth Komitetit Qendror.

Të shkruash për qytetin është diçka e dëshiruar nga shumë e shumë njerëz dhe jo vetëm durrësakë, por edhe të tjerë. Shumë të tjerë, ata që janë martuar me vajza durrësake etj., etj. Kur lexon ato poezi të vogla të lezetshme si valë të vogla të detit, mendja të shkon gjithandej në çdo qoshe të Durrësit. Kjo është meritë e një shkrimtari. Ai sjell emocione, gjatë leximit të një tregimi të Daut Hoxhës, ashtu automatikisht si nga larg vinte zhurma kërcitëse e portës metalike të stacionit të vjetër të trenit dhe plaku legjendar Xhepi, ruajtësi besnik deri në ngadhnjim i kësaj porte “përfaqësuesja” më tipike e Durrësit.

E veçantë e Dautit është novela “Gruaja me të zeza”, një kombinim të stilit autorë disidentë rusë dhe pak i stilit të Mopasanit. Një lexues i zakonshëm mund ta quante “to more pornografik”. Por autori, duke qenë një vrojtues i mirë, pra psikolog dhe duke i drejtuar vetë shumë e shumë ngjarje të atij realiteti është krejt larg “pornografisë”. Ai nuk është snob, ai nuk është gjasme modern, me qëllim që të lexohet p.sh. në Paris.

Ai është në lëngun e vet një vuajtës real i barabartë midis njerëzve të popullit, atij populli që udhëtonte me tren, bënte plazh duke ikur në këmbë deri te “Hekurudha”, që hante siç hanin të tjerët. Popull. Ashtu siç dashuron Durrësin dashuron edhe Tiranën, por jo atë Tiranën rreth Komitetit Qendror. Ai dashuron rrugët e bukura të disa lagjeve… dashuron ndonjë shitëse në MAPO-n e paharrueshme për të rinjtë e atëhershëm, muzikë e ndaluar. Ai filloi të jetojë çaste të vogla lirie, një lloj demokracie në miniaturë të viteve ’60. Durrësakët i mbajnë mend mirë këto vite. Edhe nëse diçka ndryshonte, skifterët filluan “ndalimin total të kënaqësive”. Kështu filloi edhe një herë tjetër koha e pasluftës, kursime, punë vullnetare, partizim i çdo gjëje.

Dashuritë e Dasaretit të romanit “Gruaja me të zeza” janë domethënëse nuk janë qëllim në vetvete, janë artifice, mekanizmi ku Daut Hoxha na ndjek në jetën e qytetit atëhere, më njeh me shumë skuta poshtë te njerëzit, por dhe në disa skuta lart aty ku lëshoheshin “urdhërat kundër kënaqësive njerëzore”. Nëpërmjet Dasaretit, “dashnorit pa kufi” autori kërkon të na japë realitetin e Durrësit dhe Tiranës. Jeta ka qenë edhe atëherë me zëvendësministra qejfli, me gra afërsisht lesbike, me gra të lira, me gra që vinin nga shoqëria borgjeze e Tiranës etj. Por edhe këto ishin pjesë e shoqërisë, të mira, të këqija, as të mira e as të këqija. Si gjithmonë në jetë. Kurrë nuk është lejuar të shkruhej jeta ashtu siç ka qenë. Fatkeqësisht Dauti nuk i botoi në kohën e vet, sepse ai nuk mund të përdorte furçet e korigjimit të Partisë. Ai preferoi të mos i botojë dhe bëri mirë, jo se do ta dënonin, por se ai nuk donte të gënjente me shkrimet e tij. Këtu qëndron e veçanta e madhe e tij. Edhe heshtja ka vlerë. Pa dëshirën e ndonjë krahasimi, dua të perifrazoj fjalët e nobelistit të sivjetshëm në letërsi, Coetzze: “Duhej t’u kishe kërkuar atyre (komisionit nobel) ta harronin ceremoninë dhe çmimin të ma dërgonin me e-mail”.

Me Dautin duhet vepruar ndryshe, ai duhet ndihmuar që të flasë sa më shumë duke botuar libra të tjerë, duke i kujtuar se asnjëherë nuk është vonë.

Në librat e Dautit spikat gjithmonë një djalë i ri që gëzon jetën, luftën kundër pengesave, ky djalë është ai lëngu lidhës midis qytetit të dashur dhe jetës së njerëzve që lëvizin brenda qytetit. Po t’i shohësh me kujdes poezitë delikate të mbushet mendja plotësisht. Ky i ri na tregon për kampet e punës në vitet 1952-1953, na flet për një dashuri të lënë përgjysëm, për fakultetet e Tiranës, për udhëtimet me trenin e paharruar Durrës-Tiranë, për kontakte të larmishme me njerëz, për lulet e qytetit, detin…

Është ky djalë që gjithandej është i gatshëm për çdo punë, çdo gëzim, çdo përmirësim, por… i dalin përpara të pashkollët me pushtet që nuk donin të përmirësonin qoftë edhe diçka jo vetëm për ata që vuanin në burgje për probleme idesh ndryshe, por edhe për gjithë njerëzit që ishin të lirë në jetë por të burgosur për idetë përparimtare. Tek tregimi “Ajo…” flitet me adhurim për një mësuese durrësake: “mosha, bukuria, hareja dhe çiltërsia harmonizoheshin si në sinfoni dhe i dhuronin Durrësit, qytetit tim paqe e mirësi”.

 

E përgjithshmja

Që në fillim po citoj disa vargje të Wolld Willman:

“vetëm një gjë dua të themeloj unë…

Pa ndërtesë, pa ligj, pa polic e pa fjalë,

Instituti i dashurisë së vërtetë të shokëve”.

Këto vargje i përshtaten shumë mirë Daut Hoxhës. Se po të mbledhësh të veçantat e tij, del në një figurë të vetme: një njeri krijues që beson te e mira dhe tek dashuria ndaj njerëzve. Prandaj tani do të tregoj atë histori që përmenda në fillim të shkrimit.

Qytetarët e qytetit tim tregojnë për një veprim sa qytetar, aq edhe heroik të mësuesit Daut Hoxha, sot mësues pensionist.

Gjatë një veprimtarie me nxënësit e shkollës ndërsa po kalonte gjatë bulevardit të dëshmorëve i del përpara një traktor me difekt në timon dhe ai për të shmangur rrezikun që i kanosej nxënësve, i del përpara traktorit duke shpëtuar në këtë mënyrë jetën e nxënësve të tij dhe duke u dëmtuar edhe vetë me fraktura në trup dhe këmbën e tij.

Ky akt trimërie kujtohet edhe sot nga qytetarët e qytetit tim bregdetar për të cilin ai ka shkruar me dashuri në veprën e tij letrare: ai është një ndër njerëzit e respektuar të qytetit tim.

Nga Fatmir Minguli

(kritik letrar)

Malësia e Madhe sfidon qeverinë, që kërkon gjakmarrjen dhe mbjell varfërinë

Malësia e Madhe pas 14 viteve pluralizëm e demokraci po përballet me shumë probleme e halle ekonomiko-sociale, që në përgjithësi nuk vijnë nga vitet e vështira të tranzicionit, por nga harresa apo më saktë nga qeverisja dashakeqe e qeverive socialiste. Institucionet që u krijuan në Malësi në vitin 1992, kur ajo u bë rreth më vete, sot në vitin 2004 ose janë suprimuar, ose kanë mbetur në nivele simbolike edhe për pak kohë deri sa të zhduken edhe ato. E kështu dalëngadalë Malësia e Madhe po kthehet si para viteve 1990 jo vetëm me nivelin e vetëqeverimit, por edhe me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë jetikë të tjerë, ku më qartë shihet kjo nëse bëhen krahasime me rrethe homologe të Shqipërisë Jugore. Bizneset vendase janë zvogëluar e vazhdojnë të mbyllin aktivitetin e tyre si rezultat i mungesës së kredive që duhet t’u jepte shteti, por edhe nga “diktatura” e taksave që aplikohet me qëllime të caktuara vetëm për biznesmenët malësorë. Papunësia e banorëve të aftë për punë është më e larta në gjithë Shqipërinë, ajo i kalon shifrat e 75%, ku si rezultat i kësaj rreth 40% e popullsisë ka marrë rrugët e vështira e emigracionit. Investitorët dhe investimet e huaja as nuk ekzistojnë fare në Malësi të Madhe, madje të “virgjëra” mbeten vende të mrekullueshme klimaterike si Vermoshi dhe Boga, ndërsa Razma po shkon drejt shkatërrimit e harresës, si rezultat i mungesës së investimeve në infrastrukturë e tjerë. Sikur Malësisë së Madhe të mos i mjaftonin këto probleme jetike që po e çojnë këtë trevë simbol të shqiptarisë në kufijtë e mbijetesës, ka disa kohë që si me komandë media e shkruar dhe lektronike (ajo pranë qeverisë socialiste) po trumbeton Malësinë e Madhe si trevën “simbol” të gjakmarrjes e kanunit mesjetar. Për ta vërtetuar këtë iniciohen dhe financohen dhjetra shoqata e organizata (me emërtime jo-qeveritare) të cilat çdo ditë sillen si “korba” mbi këto male e fusha për të krijuar imazhin e një vendi ku çdo ditë kërcet pushka e derdhet gjaku për gjakmarrje, ku qindra familje janë të mbyllura në “kullat” e tyre duke pritur në ankth vdekjen e ngadaltë nga uria, ose vdekjen e shpejtë nga gjakmarrja. Shoqata apo organizata të ndryshme, vendase, por edhe të huaja prezantojnë punën e tyre në M. Madhe duke organizuar seminare, mbledhje, duke shpërndarë ndonjëherë edhe ndihma ushqimore e veshmbathje dhe deri shpalljen e Malësisë si projekt pilot për ngushtimin e rrethit të gjakmarrjes tek dorasi. Ndërsa këto shoqata e organizata e tjerë “harrojnë” se ka mbi një shekull (viti 1902) që Bajraku i Vuklit (Kelmend) kishte marrë një vendim të tillë, për hakmarrje vetëm tek dorasi e jo fisi dhe ky vendim ishte përkrahur nga gjithë bajrakët e tjerë të Malësisë së Madhe. Madje Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka qenë kurrë i Malësisë së Madhe e cila ka pasur të vetin shumë më njerëzor. Gjithsesi me gjithë “dëshirën” e qeverisë dhe levave të saj Malësia e Madhe me një popullsi prej 57.000 banorësh, prej 14 vitesh ka pasur vetëm 18 vrasje, ku nga këto kemi 8 që mund të cilësohen si vrasje për gjakmarrje, ndërsa 10 të tjerat janë vrasje të “zakonshme” që ndodhin me bollëk në trevat e Jugut të Shqipërisë, madje këtu hyjnë edhe tre vrasje brenda familjes që në fakt shprehin krizën ekonomiko-sociale që ka mbërthyer familjet shqiptare nga keqqeverisja socialiste e Nanos.

Të ngujuara për gjakmarrje ka vetëm 10 familje, ku gjysma e këtyre për pak kohë do të dalin të lirë, si rezultat i punës së urtë e fisnike të shumë burrave të moshuar e fisnikë që ka Malësia, e jo nga puna e shoqatave apo organizatave dhe e qeverisë që në fakt duhej të vepronte me ligje e jo me “kanune”.

Kujtojmë se nga Rrethi i Malësisë së Madhe në dyert e Europës nuk ka asnjë prostitutë, ndërsa thuhet se nga Shqipëria ka rreth 30.000 të tilla.

Si me emrin e vetë Zotit në Malësi të Madhe ka 19 muaj që nuk ka asnjëlloj vrasje, duke u bërë kështu kampion i qetësisë e maturisë jo vetëm në Shqipëri por në tërë Europën. Por me sa duket qeverisë i janë shurdhuar veshët e qorruar sytë, dhe në vend të qetësisë e stabilitetit të kësaj treve kërkon të zbulojë një “magazinë” të dokeve, zakoneve e kanuneve mesjetare të hakmarrjes e gjakmarrjes, ku në arsenalin e mjegullës e zhurmës shurdhuese kërkon të fusë jo vetëm shoqata e organizata vendi e të huaja, por edhe vetë bashkëshorten e Kryeministrit, znj. Xhoana Nano, e cila nga mediat, por edhe disa pushtetarë të majtë vendor po propagandojnë ndihmesën e saj ndaj familjeve me probleme të gjakmarrjes dhe të mbeturve jetimë për këtë arsye. Me këtë pretekst këto ditë po kërkohet që Xhoana Nano të shpallet qytetare nderi në disa njësi administrative të Malësisë. Të gjitha këto nëse do të ishin të vërteta Malësinë e Madhe do ta kthenin në një oaz të xhunglës ku jetojnë njerëz primitivë me mendësitë e qindra viteve para se të dëgjohej nocioni shtet. E në një vend të tillë kuptohet se nuk do të guxonte kurrë të riskonte asnjëlloj biznesmeni apo afaristi, vendas apo i huaj, edhe pse Malësisë së Madhe nuk i mungojnë resurset natyrore e njerëzore. Qeveria e sotme që kërkon ta bëjë Malësinë si vendin e njerëzve primitivë dhe ligjeve mesjetare, ka dy qëllime: Së pari, të vazhdojë persekutimin e pashoq ndaj M. Madhe, si opozitaren e palëkundur të të gjitha qeverive dhe pushteteve, hileqarë, dashakeqë dhe antishqiptarë; Së dyti, të justifikojë mungesën e vëmendjes dhe investimeve në trevat e Veriut (në favor të Jugut) duke “thënë” se nuk investohet në “xhugël” e për njerëzit primitiv të saj.

Gjithashtu shoqatat dhe organizatat me emërtime të ndryshme që kërkojnë të “punojnë” në Malësi të Madhe kërkojnë që fenomenin e gjakmarrjes ta kthejnë në një minierë nga ku mund të nxirren para nga vendi dhe shtete të huaja, gjoja për të ndihmuar këtë komunitet. Qeveria, siç thamë më sipër ka interesat e veta për t’i ndihmuar këto shoqata e organizata, të cilat ndonëse e dinë mirë realitetin e gjakmarrjes në Malësi që thuajse nuk ekziston, ato e kërkojnë me këmbëngulje, çdo ditë e çdo moment. Por tashmë malësorët këtë e kanë kuptuar dhe nuk i përfillin më këto krijesa dashakeqe në të cilat bëjnë pjesë edhe pak malësorë, që kështu pa e “kuptuar” dëmtojnë vendin e tyre për pak para që u serviren nga shoqatat e organizatat me formulim joqeveritare, por me brumë proqeveritare. Natyrisht kjo trevë shqiptarie do të dijë të përballojë edhe sfidat e fundit të qeverisë së fundit dhe levave të saj që i kanë ditët e numëruara në këtë klimë mbijetese që Malësia e ka përjetuar ndër shekuj e ka dalë fituese…

Ndue Bacaj

Fejton

Haxhi Qamili “i fali” emrin gazetës “Zëri i Popullit”

Në tregun e mediave të shkruara, përveç gazetave e revistave me moshën e re të pluralizmit e demokracisë qarkullon papushim edhe plakushja 62 vjeçare “Zëri i Popullit”. Madje kjo plakushë ka ndërruar tre “burra” apo pronarë, që pa frikë mund të quhen tre breza të një familje apo fisi, që nga gjyshi e deri tek nipi dhe në fjalorin e politikës quhen Partia Komuniste, Partia e Punës dhe tani Partia Socialiste. PS ndonëse e quan veten të re vazhdon të figurojë “e martuar” me plakushen e gjyshit të saj, që në fakt vetë “Zëri i Popullit” duhet të ishte edhe gjyshja e PS, duke kryer kështu incestin më të çuditshëm në histori, “martesën” e nipit (PS) me gjyshen “ZP”. Gjithsesi se çfarë mund të sjellë një “incest” i tillë “martesor” e shohin shqiptarët pa ndërprerje të paktën tash 60 vjet, e për këtë nuk do të kishte vlerë asnjë koment i joni. Por më interesantja për shqiptarët mbetet historia e “pagëzimit” të emrit të ZP-së, e cila ndonëse ndërroi “burrë” apo padron emrin nuk e ndërroi kurrë, ndërsa makiazhin për t’u dukur e re e ndërroi sa herë kishte nevojë të vinte “kurorë” në gjendjen civile, e cila gjithnjë nuk i ndërroi ditëlindjen (viti 1942). Në historinë e ZP shkruhet se këtë emër ia vuri kryeredaktori i saj i parë, Enver Hoxha, i cili ishte edhe shefi i Partisë Komuniste e Partisë së Punës… Por që asnjëherë nuk u tha se nga u trashëguar ky emër i “madh” që fliste me “gojën” e sovranit popull (e popull thuhet se ishin edhe vetë komunistët dhe sjemenët e tyre). Me qëllimin e mirë për të ndihmuar sadopak në pasurimin e historikut të “Zërit të Popullit” që gjithnjë na ka dashur të “mirën”, menduam të hedhim pak “dritë” se nga u frymëzua kryeredaktori i parë (E.H.) për t’i vënë emrin gazetës së partisë së tij, ZP-së. Për të arritur në një konkluzion të konsiderueshëm ne menduam t’u referohemi viteve revolucionare të kryengritjes fshatare të “idhullit-hero” që kryeredaktori E.H. e kishte për zemër, Haxhi Qamilit. E si për të na ndihmuar vetë “krijuesi” në këtë mision “fisnik” në vitin 1914 gjejmë një gazetë me emrin “Zëri i Popullit”, që në turqisht shkruhej “Sedai Milet”, e cila botohej në Shkodër nga një grup filo-xhonturqish dhe kishin si redaktor një turk me emrin Salih Efendi. Nga kjo gazetë në atë kohë thuhej se frymëzohej edhe Haxhi Qamili që e filloi kryengritjen në Shqipërinë e Mesme nën parullën “Duam baba Sulltanin dhe flamurin turk me yll e hënë”. Kjo kryengritje kishte si qëllim jo vetëm Shqipërinë e Mesme, por tërë tokat shqiptare që i kishte pasë sunduar Baba-Dauleti. Gazeta “Sedai Milet” alias “Zëri i Popullit” në vitin 1914 e kishte të ndërtuar programin e saj në dy kolona, së pari në propagandimin kundër çdo qeverie të shqiptarëve me fytyrë europerëndimore, së dyti krijimin e një klime agjitative që shqiptarët të kërkonin për mbret një pinjoll nga dinastia e Ali Osmanëve të Stambollit. Thonë se kryeredaktorin e parë të ZP-së e nxiti për t’i vendosur këtë emër gazetës së Partisë Komuniste një nga komunistët shkodranë, i cili pas kësaj filloi të mburrej se ishte ai e jo Enveri që gjeti këtë emër kaq sinjifikativ për organin e Partisë. Natyrisht Enveri e mori vesh këtë dhe pa vonuar, komunistin shkodran e dërgoi tek të shumtit (vdekurit), për t’u dhënë lajmin e gëzueshëm të fitores së revolucionarëve “Haxhi Qamilë” të rinj…

Gjithsesi ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi në ngjashmërinë e propagandës e shkrimeve të “Zërit të Popullit” të PK, PP apo të PS, me “Sedai Milet” të vitit 1914… Natyrisht për emrin e organit të Partisë kanë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm (edhe sot) “miqtë” tanë fqinjë, por me origjinë e frymëzim gjithmonë nga Lindja.

E së fundi një urim: “Gëzuar 90-vjetorin e Zërit tënd, o Popull…”

Ndue Bacaj

Përse ky vlerësim kaq i vonuar e kaq formal për OJQ-të

Ditë më parë PD-ja më në fund i mblodhi drejtuesit e OJQ-ve në një bashkëbisedim të hapur. Kjo gjë, siç u tha, ishte shprehje e vlerësimit të kontributit që ato mund e duhet të japin në të mirë të luftës që ato duhet të bëjnë kundër çdo gjëje jo të mirë që servir qeverisja e realiteti ynë politik. Sepse pakënaqësia ekstreme popullore ndaj qeverisjes së keqe të maxhorancës socialiste duhet të bashkojë të gjithë opinionin intelektual që nuk pajtohet me dukuritë regresive që kanë rënduar ndjeshëm jetesën e masave të gjera të popullit. Po ç’bëhet më tej pas këtij takimi? Asgjë. Të paktën në opinion nuk ndjehet gjë.

Të bësh të ndërgjegjshëm OJQ-të, t’i ngresh ato në nivelet e angazhimeve që sugjeron opozita e djathtë është sot domosdoshmëri, por njëkohësisht edhe vështirësi jo e vogël. Sepse organizatat joqeveritare tashmë kanë lindur, janë rritur e konsoliduar, duke mos patur fare vëmendjen e kujdesin e PD-së e Opozitës së Djathtë. Përkundrazi maxhoranca e majtë, përmes tërë levave e institucioneve të saj i kushtoi rëndësi e vëmendje të veçantë, i mbështeti ato, i siguroi kështu direkt e indirekt mbikqyrjen e tyre, duke vjelur avantazhet e mëdha që ato sjellin.

Përse e kërkon PD-ja me kaq vonesë partneritetin e OJQ-ve? Nëse është e vërtetë se ky partneritet është i domosdoshëm për të vjelë problematika që ndihmojnë PD-në në hartimin e platformave të saj për ta nxjerrë vendin nga kriza, nëse është e vërtetë se OJQ-të merren çdo ditë me këto probleme, siç thuhet, atëherë shtrohet pyetja: A e njihte më parë PD-ja vlerën e OJQ-ve dhe për rrjedhojë domosdoshmërinë e një partneriteti të tillë? Përse nuk është realizuar më parë ai? Dihet se OJQ-të janë ingranazhe të rëndësishme me ndikim në jetën e vendit. Dihet mirë vlerësimi i madh që ka bota për OJQ-të, marrëdhëniet që ndërton ajo me vende të ndryshme përmes këtyre organizatave, rrugët disa herë të pazëvendësueshme përmes të cilave bota operon në marrëdhënie ndërvendore me këto organizata. Qeveritë e organizatat homologe të vendeve të tjera ushtrojnë tek ne një aktivitet të madhe shpesh me peshë në jetën e vendit. Përmes veprimtarish të ndryshme që sponsorizohen, analizohen e formulohen politika, përcaktohen ecuri në rrugën e tranzicionit, menaxhohen probleme ekonomike e sociale, ndikohet përgjithësisht në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit. Është kjo arsyeja që e majta shqiptare i kushtoi vëmendje të madhe punës me OJQ-të. Thuhet se vetë ish-presidenti Meidani kishte prioritet të punës së tij kur ishte në detyrën e kreut të shtetit marrëdhëniet me OJQ-të, kujdesin që veprimtaria e tyre të inkuadrohej në interes të qeverisjes socialiste. Kjo ka sjellë që drejtuesit e OJQ-ve, siç thuhet janë vënë prej kohe në një angazhim të tillë. Kjo gjë është pohuar jo pak në median e shkruar e atë elektronike. Nëse këto të dyja qëndrojnë, lind pyetja: A do të mjaftonte një takim, biles shumë i vonuar i PD-së, do të thosha edhe i të Djathtës që me OJQ-të të vendosej një partneritet i dobishëm për Opozitën? Natyrisht që jo. E, nëse kjo opozitë nuk është ngritur me kohë në nivelin e vlerësimit të OJQ-ve e të sigurimit të një partneriteti të efektshëm me ta, aq më shumë kjo duhet të merret në dorë sot dhe me seriozitet e larpamësi, të sigurohet ky partneritet. Që të arrihet kjo është e domosdoshme të punohet me projekte, platforma e programe të qarta pune, çka nuk i shohim, nuk i ndjejmë. Organizmat e Helsinkit, ato për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, shoqatat e organizmat antikorrupsion, ato për mbrojtjen e gazetarëve, të luftës kundër varfërisë, qendra studimesh ndërkombëtare, institucione për studime bashkëkohore e mjaft të tjera që gëlojnë nëpër Shqipëri, nuk duhet të drejtohen nga njerëz që i shërbejnë asaj partie që nuk i ka njohur kurrë as të drejtat e njeriut, të gazetarëve të lirë, asaj qeverie që është modeli i korrupsionit, që ushtron kontroll e presion mbi mediat, që e varfëron ekstremisht popullin, që pengon politika ekonomike që i shërbejnë progresit. E nëse në këto organizma dikush e disa dijtën të rendin e të okupojnë kolltuqe, çfarë bëhet për t’i fituar ato? Për politika frenuese ekonomike që po varfërojnë ndjeshëm shqiptarët, për problemet e mëdha sociale që përjeton shoqëria jonë, jo vetëm nuk u siguruan kurrë kontribute kontestuese nga këto OJQ, përkundrazi ato u vunë shpesh në ndihmë të justifikimit të politikave shtrënguese që ndiqen ndaj shqiptarëve. Kjo është fatkeqësi, të cilën nuk duhet ta lejonte e nuk duhet të vazhdojë ta lejojë PD-ja dhe e Djathta Shqiptare.

Marian Shestani

“Salmon” – libri më i ri poetik i Dashamir Cacajt

Libri i radhës i poetit e prozatorit shkodran, Dashamir Cacaj, mban një titull që të befason e të bën të meditosh në heshtje sublime. Është i gjashti në vistrën e librave me poezi të autorit të njohur për nervin pikant, përherë e më impulsiv në strukturimin e vargjeve poetike. Enti Botues “Helena Kadare” ka nxjerrë në treg plot 20 libra të këtij shkrimtari e botuesi produktiv e cilësor deri aty ku koraca e poetëve të zëshëm shkërmoqet. Krijuesi në fjalë është definitivisht i suksesshëm në narrativën e përmasave të ndryshme, në letërsinë për fëmijë e pionierë, në memuaristikë e po aq në lëmejt e kritikës e eseizmit. Subjektet e ngjizur përshtatshëm për adoleshentët, rrinë në syprinë.

“Salmon” është një poezi krejt ndryshe, me larushi motivesh e nëntekst intuitiv, me pergamenë ku sfilojnë ëndrra e tjerret shpresa drithëruese e brezave që vijnë, me impulse ku stërkeqet mohimi i vetvetes, me projektorë vibrues e inkandeshentë deri në flijim. Këto e të tjera vegime të kristalta e bëjnë të furishëm poetin, i cili stepet para rutinës e vargjeve-ashkla të brezit të vet. Nënteksti ku shullëhet vlaga e krijimeve të Dashamir Cacajt, është zor të sfumohet, pasi qëndron në ato lartësi ku pakkush mbërrin. Kuota ku pozicionohet poeti është e frikshme. Bishtnimi i formave e stileve të papërtypshme nga lexuesit kualitativë, përbën risi tek Cacaj, vërtet Salmon në bashtinat e poezisë më të mirë të viteve të fundme. E të shfaqesh si shoumen ndryshe në lakadredhat e poezisë mbresëlënëse e me aromë të trëndafiltë, është kryekreje meritë e krijuesve të rëndësishëm.

Libri ndahet në 4 cikle. Nis me “Mëkati i heshtjes” që ka për okelio “paradigmat e vetmisë”. Merr hov me “Zig-zakun në sfond” ku “kënga e pashpirt” siluron mahnitshëm qiejt poetikë ku flatron vargu i Cacajt. Prehet një grimë tek “Kunadhja e lodhjes” që e habit poetin pse “mjaullin edhe kur fle”. Cikli i fundmë siglohet “Sprinti i moskthimit”, për të cilin poeti përdhunon pyetjen retorike “nuk e di pse stërkeqet”? E sa për poezi të veçanta, është mjaft të veçojmë “Beduinët”, “Duan të kryqëzohem përsëri”, “Në ditëvdekjen e blirit”, “Performanca e herezisë” e plot të tjera. Dy poema, “Jam endës i erës” dhe “Përvëlohem për një grua si ti”, janë stoli që nusërojnë në librin poetik “Salmon”, do të thonim si ndër të rrallët vëllime poetike të anunçuar në këtë fillim mileniumi nga krijuesit shqiptarë, e pse jo vetëm nga këta.

Përgatiti: Vasel Gilaj

Arti e kultura në Ulqinin turistik

Pas mbylljes së sezonit të turizmit, atij sezoni të zhurmshëm, por shumë argëtues, qyteza e Ulqinit fillon ritualin e saj të trashëguar, atë të përgjumjes së madhe, të një pushimi po të thuash absolut. E gjithsesi është i justifikuar një pushim i tillë, pas një pune shumë të lodhëshme, pse jo dhe fitimprurëse që shoqëron për 3 muaj vëllezërit tanë shqiptarë, që jetojnë me shekuj në trojet e veta, në Ulqinin simpatik, në Ulqinin e artit, kulturës, mikpritjes e bujarisë shqiptare.

Lind pyetja: Po si i kalojnë ulqinakët muajt jashtë sezonit dhe çfarë aktiviteti jetësor artistik zhvillojnë në këtë qytezë të vogël, që edhe për nga numri i popullsisë nuk i kalon të 27.000 banorët. Kjo është shkëndia që ndezi flakën, për të pasqyruar me realizëm gjendjen e artit e të kulturës sot në Ulqin, në fushën e artit koreografik të valles popullore si dhe të folklorit burimore në përgjithësi, ku unë pata fatin të punoj për një fazë 15 ditore dhe të njoh nga afër intelektualë e dashamirës të folklorit, valltarë shumë të talentuar, të rinj në moshë, por të pjekur në profesion. E s’kishte si të ndodhte ndryshe me Shoqatën Kulturore-Artistike Ulqini, ku në kryesinë e kësaj shoqate ka intelektualë të mirëfilltë dhe shumë artdashës të pasionuar pas këngës e valles popullore qytetare, e pse jo edhe të folklorit burimor shqiptar në trevën e Ulqinit, të këtij Ulqini sa turistik aq dhe artistik, sa punëtor aq dhe mikpritës.

Kënga e vallja popullore qytetare, folklori burimor shqiptar në trevën e Ulqinit janë trashëguar me fanatizëm gjeneratave ndër vite nga paraardhësit e tyre, për ta ruajtur dhe demonstruar këtë fond kulturor me tërë pastërtinë dhe origjinalitetin e saj. E si të tillë që kontribuojnë për mbajtjen gjallë të kulturës në qytezën e tyre, e sidomos të folklorit në Shoqatën Kulturore të Ulqinit, mund të përmend zotërinjtë e nderuar të kryesisë: Ministri për Integrim i Pakicave në Mal të Zi, z. Gëzim Hajdinaga, një personalitet shtetëror i kompletuar, i dashur dhe i respektuar nga mbarë pakicat në Mal të Zi, me një bekgraund kulturor për t’u admiruar, shumë i dashuruar pas këngës e valles popullore qytetare si dhe folklorit burimor në përgjithësi; Drejtori për Gjuetinë në Ulqin, z. Meto Zenga, i pakursyer në çdo moment. Përveç detyrave shtetërore, ka ditur të gjejë kohën për t’i qëndruar pranë shoqatës dhe me kontributin e tij, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, artdashës dhe shumë kërkues për realizimin e programeve në kohë e me cilësi të lartë artistike; ish-pedagogu i fizkulturës pranë Shkollës së Mesme në Ulqin, z. Beqir Truma, krijuesi i shoqatës kulturore-artistike për grupin e folklorit, ish-valltar i talentuar dhe koreograf pasionant për folklorin, ndonëse me aftësi të kufizuara shëndetësore jep ndihmesën e tij në mbarëvajtjen e grupit; një ndihmë jashtëzakonisht të madhe për mbajtjen gjallë të folklorit jep dhe shumë i talentuari, instrumentisti dhe drejtuesi i muzikës pranë Shoqatës Ulqini prej 20 vitesh, z. Jonuz Muharremi, i cili me orkestrinën e drejtuar nga ai vetë (fizarmonikë, dajre, kitarrë akustike dhe klarinetë) ndihmon dhe drejton pa u lodhur muzikalitetin në të tre shoqatat kulturore të Ulqinit.

Edhe valltarët e vjetër janë një hallkë e rëndësishme e kësaj kryesie, zotërinjtë Safet Resulani, Mirso Nikoçeviç, Samir Mollakraja, Gëzim Dasharami, ndihmojnë pa u kursyer, valltarët e rinj për ngritjen e tyre profesionale dhe pse jo edhe artistike, duke u bazuar në përvojën e tyre të fituar ndër vite si valltarë. Përgëzime meritojnë edhe valltarët e talentuar që aktualisht japin kontributin e tyre në mënyrë sistematike e pa u kursyer, të mrekullueshmit valltarë të Shoqatës Kulturore-Artistike Ulqini, ambasadorët e kulturës shqiptare me banim shekullor në trojet e veta në Ulqin, si: Arta Mehmeti, Nita Brisku, Elvira Vuçiq, Viktoria Koftun, Ana Dabroviq, Xhemal Toska, Haxhi Kraja, Valdet Hasanaga, Arben Truma, Ilir Truma, pa dashur të harroj edhe të talentuarat Albana e Nejhana dhe të gjithë të rinjtë që i janë bashkuar grupit të Shoqatës Ulqini. Një nga vetitë më cilësore të këtij grupi është harmonia dhe respekti i ndërsjelltë të kanë në mes tyre, pasioni dhe serioziteti në prova, gjë e cila është kurorëzuar me çmime të stimujve moralë si në Sofrën Dibrane, Gjirokastër, Tiranë etj., qyete këto në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Së shpejti me ftesë të shqiptarëve të Ulqinit, me banim të përkohshëm në Austri do të bëhet një turne nga Shoqata Folklorike Ulqini, ku besoj se me paraqitjen dinjitoze të kësaj shoqate kulturore-artistike, me muzikën e këngët më të mira si dhe me vallet karakeristike të trevave të Malit të Zi, pa përjashtuar dhe larminë e kostumeve popullore ulqinake, patjetër do korret sukses në skenat e shtetit austriak si dhe do të plotësohen më së miri dëshirat spirituale të bashkëkombasve shqiptarë të Malit të Zi që jetojnë e punojnë në Austri e kudo gjetkë. Loja plot gjallëri dhe freski rinore e grupit të valleve si dhe dalja në skenë e këngëtarëve të mirënjohur ulqinakë dhe mjaft të afirmuar në diasporën shqiptare si Shaban Gjeka, Shemso Hasanaga, Gëzim Salla etj., pa harruar për asnjë çast dhe orkestralet popullore me fizarmonikë të instrumentistit Jonuz Muharremi, them se do meritojnë plotësisht duartrokitjet dhe ovacionet më të përzemërta të bashkatdhetarëve të tyre.

Një kujdes i veçantë duhet treguar në mbledhjen dhe trajtimin me kujdes profesional të valleve e këngëve folklorike të reja në kërkimin e tyre, por shekullore në treva të ndryshme të Malit të Zi, ku jetojnë shqiptarë. Kujdes duhet treguar për ruajtjen e pastërtisë dhe të origjinalitetit sidomos në folklorin burimor, pa abuzivitet e deviacione në linjat etno-kulturore.

Një vend me rëndësi të veçantë zë impenjimi maksimal i z. Kryeministër të Malit të Zi, për artin dhe kulturën e të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarë e sidomos për qytezën e Ulqinit turistik, ku i ka kushtuar një vëmendje të madhe përfundimit të kino-teatrit të Ulqinit në një afat sa më të shkurtër, të vetmit kult kulturor, për të cilin populli i Ulqinit dhe kultura e këtij qyteti ka shumë nevojë. Tashmë edhe ulqinakët do të kenë një arenë kulturore të tyren ku do mund të shpalosin vlerat e çmuara të artit e kulturës së popullit të vet në shekuj.

Muzika shumë origjinale e këngëve popullore qytetare të Ulqinit është një fond i vyer. Në mbrendësinë e saj janë ruajtur të pastra, të gjalla e origjinale vlerat artistike të poezisë e të muzikës si para 100 vjetësh, gjë e cila më pak është ruajtur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Çamëri, treva ku prej shekujsh janë të banuara nga shqiptarët. Ky realitet muzikor i bën më të dashura këngët e muzikën popullore qytetare të Ulqinit.

Jo të pakta janë familje e individë që kanë trashëguar të pastër dhe origjinale këngën popullore qytetare. Këtu mund të veçojmë familjen Muharremi, si trashëgues me fanatizëm të këngës origjinale. Zonja Gjylije Muharremi është një thesar i çmuar me vlera të gjalla artistike. Në fondin e saj muzikor si këngëtare ka një repertor me të vërtetë për t’u admiruar. 450 këngë së bashku me muzikën origjinale jetojnë të gjalla në mendjen e z. Gjylije. 450 tekste këngësh të trashëguara si familje. Mendoj se është një thesar me shumë interes, për radiot lokale, shtetërore apo private në Mal të Zi, për pasurimin e fondit të tyre muzikor. Ndonëse 68 vjeçare ajo është në fazën përfundimtare të një videoklipi dhe një kasete me këngë të vjetra popullore qytetare ulqinake, ku vlen të përmendet inçizimit live si dhe trajtimi me shumë finesë që zonja Gjylije i ka bërë zërit të saj ndër vite.

Duke ndjekur në vazhdimësi ecurinë e foklorit, artit e problematikës kulturore, si dhe përgatitjet serioze që po bën Shoqata Kulturore-Artistike Ulqini me rastin e turneut vjenez, e gjej me vend t’u bëj thirrje të gjithë pasionantëve të artit në përgjithësi dhe atyre të folklorit në veçanti që t’i bashkëngjiten Shoqatës Ulqini dhe kryesisë të nderuar të kësaj shoqate, në mënyrë që të paraqiteni sa më dinjitozë, sa më të kompletuar në aktivitetet e ardhëshme ndërkombëtare se vetëm kështu mund të shpalosni vlerat artistike të këngës e valles popullore qytetare dhe bukurinë e veçoritë e folklorit tuaj të trashëguar prej shekujsh.

Koreograf

Saxhid Alibali

Shkodër-Shqipëri

Arti i shtypit dhe i sirtarëve

Dihet se dëshira e çdo artisti është të arrijë majet sa më të larta të suksesit, por mbërritja e këtij qëllimi nuk varet tërësisht tek talenti. Talenti i është dhuruar artistit për t’i shërbyer me të njerëzimit e kur prirja vihet në shërbim të padrejtësisë, padrejtësia i bëhet njolla më e pashlyeshme. Pra kur arti lihet të sundohet prej diktaturës, prirjen tonë ia bëjmë kurban djallit, në këmbim të një kafshate buke diçka më të madhe se skllevërit tjerë dhe trumbetimit të lëvdatave më të palavdishme e më të përkohëshme. Kjo ishte dehja trullosëse e hymnizuesve të realizmit socialist. Ata harruan se kjo rrymë ishte koshi i plehrave të së ardhmes. Kjo shkurtpamësi atyre iu duk e gjatë sa jeta e të tillë e menduan edhe dritën e rrejshme të lavdisë së kuqrremtë, prandaj pranuan me qejf të bëhen këpucët e këmbëve të realizmit socialist, të cilat me t’i grisë të ecurit e tij i priste koshi i shkarpave. Shkrimtari që e tradhëtonte realitetin e shtrëngonte atë realitet të bëhej gjykatësi i tij i ardhshëm. Tek shkrimet e përfaqësuesve të rrymës së artit të kuq lexuesi shihte shpirtin e autorëve të lavdisë së asaj kohe, e në asnjë mënyrë shkrime të shtirura si shpesh mundohen të na i paraqesin ithtarët e ithtarëve të realizmit socialist. Ata përpiqen t’i mbrojnë me justifikime bajate duke marrë shkas nga ndonjë kritikë e atëhershme nga ana e shtetit monist për ndonjë gjoja devijim prej politikës së partisë. Dihet se i vetmi shkak kritike i asaj kohe mund të jetë bërë ndonjë dyshim i vogël për ndonjë alegori që as autorit nuk i ka shkuar në mendje atëherë e që sot për interesa të kohës duan ta quajnë të tillë. Ne të gjithë e dimë sa kanë luftuar të dyshuarit e realizmit socialist t’i asgjësojnë ato dyshime me autokritika edhe nga më të paturpshmet, aq sa shtetit të diktaturës së kuqe i kanë shërbyer si kapital politik, ndoshta edhe më shumë se hymnizimet që këta autorë i kanë bërë shtetit para e mbas autokritikave. Aq të përkushtuar ndaj shtetit kanë qenë këta shkrimtarë, sa krijimet e tyre përpiheshin nga botimet si modele propagandistike. Ky fakt na bind se po të ishin ndarë nga jeta këta ithtarë të asaj rryme që përfaqësuan, veprimtaria e ethshme e asaj kohe nuk do ta kishte patur lavdinë më të gjatë se jeta e realizmit socialist. Prandaj ata frytet e krijimeve të tyre do të jetojnë vetëm në sajë të pemës së mbjellë në vitet ’90. Demokracia duke qenë e kundërta e tiranisë falë e merr me të mirë edhe armiqtë e saj të mëparshëm, por ata nuk duhet të lënë pas dore detyrën më të rëndësishme. Demokracisë së fal i duhet kërkuar të falur për sjellje të padenjë ndaj saj. Arti i vërtetë i kohës së lavdithurësve të kohës është arti i sirtarëve sepse ai art e dënonte artin e servilizmit, artin e atyre që u injektonin lexuesve helmin e partisë-shtet. Artistët e artit të sirtarëve jepnin shembullin e njeriut artist sepse askush nuk ka më nevojë për sa më shumë dozë njerëzie se artisti në mënyrë që talenti e virtyti të përbëjnë flatrat e një lavdie plotësisht të merituar, që i bën idhuj të përjetshëm të lexuesve të të gjitha kohërave prandaj e theksoj sërish, ata duhet t’i kërkojnë ndjesë publikut që kanë shitur më të pashitshmet, talentin e virtytet. Artisti i vërtetë sakrifikoi veten për hir të artit, jo artin për hir të vetes. Thirrja jonë drejtuar përfaqësuesve të realizmit socialist për të na kërkuar ndjesë është njerëzore e do të donim që po kaq njerëzore të ishte edhe përgjigja e tyre. Thyerja e kësaj heshtje do të ishte këputja e prangave të ndërgjegjes së tyre e cila ka shumë nevojë ta lajë sa më parë veten.

Gjokë Vata

 

Nacionalistët pukjanë përballë diktaturës

Nacionalistët u arratisën në Jugosllavi në vitet 1950-1951. Shpëtuan një pjesë shumë e vogël, sepse shumë u dëmtuan, u vranë në përpjekje me forcat e sigurimit famëkeq. Por ajo pjesë që mbeti u strehua në kampin e Podujevës, Jugosllavi. Herë pas here ata vinin për të marrë vesh në familjet që patën mbetur këtu në vendin e tyre, në ferrin komunist. Në verën e vitit 1954 në një fshat të Pukës që quhet Mzi, një grup nacionalistësh erdhën nga Podujeva, siç shkruam më sipër dhe pasi kaluan kufirin erdhën dhe kaluan në vendin e quajtur Vau i Dardhës, këtu tek Lumi Dri, ku lidhet Tropoja me Pukën me anën e një varke me teleferik. Ata kaluan dhe u nisën në drejtim të Iballës por duhej të kalonin patjetër nëpër fshatin famëkeq Mzi. Këtu kishte shumë komunistë të tërbuar që as Puka brenda nuk i kish më të rrezikshëm. Këta ishin të lidhur direkt me Tiranën zyrtare. Grupi që drejtohej nga Mark Zogu dhe Pjetër Gjoni do të kalonin nëpër Mzi sepse Pjetri ishte nga Mziu. Nata u err. Ajo nuk kishte hënë dhe pritat ishin zënë nga brigadat e sigurimit sa ata nuk kishin nga të kalonin duke u përpjekur që të hapnin rrugë. Nacionalistët u mbyllën edhe më keq sa u detyruan të hidhen nga një shkëmb me radhë, ku mbeti një i plagosur, i cili theu këmbën dhe mbeti në vend. Mirëpo pushka kërciste papushim. Vendi ishte vënë në ndjekje këmba-këmbës. Ata ishin shumë në rrezik që asnjë të mos shpëtonte i gjallë. Komunistët e egjër të fshatit që mirë i dinin shtigjet e rrugët e kishin zënë me forcat e sigurimit por zotësia e Mark Zogut mundi të kalonte edhe këtë radhë këtë pritë të madhe që forcat policore e sigurimit kishin zënë. Ata u nisën për Vaun e Dardhës nga ku do të kalonin Lumin Drin për të shkuar drejt Jugosllavisë. Mark Zogu, burrë 60 vjeç e mori në shpinë të plagosurin ku ishte 6 orë rrugë dhe Drini do të kalohej. Forcat e sigurimit u alarmuan edhe në Tropojë, kufiri u rrethua edhe më shumë, por përsëri grupi po ecte drejt Jugosllavisë. Me të plagosurin ata hipën në varkën e Lumit Drin dhe kaluan drejt Qafës së Prushit dhe mbas 7-8 orësh ata kaluan kufirin ku erdhi ambulanca dhe i mori e i çoi në Gjakovë. Kjo ishte zotësia e Mark Zogut që shpëtoi shokët edhe shokun e plagosur që rron edhe sot. Komunistët e fshatit Mzi vazhduan punën e tyre për disa vite me radhë ashtu siç i mësonte Tirana zyrtare. Deri sa erdhi demokracia ata s’pushuan kurrë poshtërsitë e tyre.

Shan Sokoli

Kur vjen shpirti me dalë, s’ka vend për fjalë

Ngjarjet që ndodhën në qytetin shqiptar të Mitrovicës e në të gjitha qytetet shqiptare të Kosovës, ishin të pritshme e nuk përbënin ndonjë sensacion. Duke përjashtuar flakën ndaj kulteve e disa shtëpive, që janë të dënueshme për moralin shqiptar e të gjithë njerëzve normal të kësaj bote, revolta ndaj vrasjeve serbe të tipit mafioz, korrupsioni i autoriteteve të UNMIK-ut, ku bie në sy kapadaillëku i tepruar e bezdisës i tyre, deri diku edhe atyre shqiptare ndaj popullit shqiptar në Kosovë, dashur pa dashur ishte krijuar një revoltë e brendshme. Ajo do të shpërthente një ditë, se siç themi ne “kur të vjen shpirti me dalë, njeriu e humb logjikën”. Revolta e shqiptarëve për mua pati një sukses ku të gjithë faktorët politikë e civilë kërkuan njëzëri pavarësinë e Kosovës. Por kjo kërkesë legjitime duhet të vazhdojë e mos të ndalet në asnjë çast e të jetë kërkesa e vetme ndaj institucioneve ndërkombëtare. Të huajt besoj se janë bindur që Serbia e Kosova janë dy shtete të ndryshme, ku historia flet për këtë. Po dëgjojmë shumë deklarata për ngjarjet, si nga të huajt, shqiptarët, miq e armiq të çështjes shqiptare, bie në sy një tendencë e paragjykuar e imponuese ndaj shqiptarëve, që të mos kërkojnë atë që i takon. Prandaj përfaqësuesit politik, mediatik, intelektual e çdokush që e mban veten të ditur, i ka adhur dita të mbesë në histori për zgjidhjen mbarëshqiptare, ku me të drejtë kombi shqiptar kërkon të drejtat e tij që i takojnë, pra të drejtën e vetëvendosjes, ku kombi ynë të jetë një shtet, siç është p.sh. Gjermania e sotme.

Këta përfaqësues e kanë për detyrë të administrojnë revoltën që kanë përbrenda bashkëkombasit e tyre e ta çojnë në drejtimin e duhur, pra t’u mbushet mendja se po s’e bënë ata që paguhen për këtë punë, i del për detyrë popullit ta bëjë, sepse shqiptarëve kudo në botë s’i ka vdekur ora. Gjithashtu edhe shkrimtari ynë i njohur në botë, z. Kadare, të kërkojë për zgjidhjen e çështjes kombëtare, sepse edhe kur ai kandidoi për çmimin Nobel, ma do mendja, nuk e fitoi nga paragjykimet që kanë disa të huaj për shqiptarët.

Pra siç bërtiti me të madhe që të ndalen tubimet, ai me të gjithë faktorët shqiptarë, të bërtasë fort për zgjidhjen e çështjes kombëtare, se Zoti i dha fat të jetojë këtë kohë të artë për të hyrë në histori.

Të gjitha ato figura kombëtare të dala ndër shekuj po nderohen e respektohen pa paragjykime nga shqiptarët, sepse ato ishin e kanë për të qenë ekzistenca jonë kombëtare. Shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar se po nuk lëvizën shpejt e me vendosmëri do të përfundojnë me një shtet kukull, siç ndodh këtu tek ne, ku udhëhiqemi nga një ambasador, që pa pikë turpi apo përgjegjësie thotë që këtej po punohet e ka përparim, kur e vërteta është ndryshe e çdo qelizë e shtetit është e pushtuar nga bandidët e paskrupullt që duan të na detyrojnë t’i themi derrit dajë. Deklaratat e sotme për shqiptarët nga këta ambasadorë, të kujtojnë kohën e komunizmit që thuhej se jemi vendi më i lumtur në botë, por njerëzit burgoseshin, vriteshin apo s’kishin bukë për të mbajtur frymën gjallë. Fjala Zot kërkohej të pushkatohej nga ndërgjegja njerëzore, por deshi Zoti e shqiptarët në Ballkan rezistuan e po rezistojnë që të marrin vetveten me të mirë, e mbasi të fitojnë pavarësinë kombëtare e prosperitetin e tyre të shumëpritur të konkurojnë me dinjitet e me ekonomi, me qeveritarë e administratë të përgjegjshme, të zhvilluar, që të rreshtohemi me kombet e tjera të zhvilluara të botës.

Unë do i bëja një thirrje të gjithë pronarëve të mediave, t’i japin vend të rëndësishëm çështjes kombëtare, se s’është mëkat të kërkosh pavarësinë e zhvillimin tënd, por është mëkat i madh e i pafalshëm të heshtësh apo t’i bindesh padrejtësisë e intrigave të sotme.

Desha ta përsëris edhe njëherë atë fjalën e vjetër që “kur të vjen shpirti me dalë përjashta, s’ka më vend për fjalë”, pra të gjithë faktorët e përgjegjshëm shqiptarë kudo qofshin, të bëhen të besueshëm e jo çka thonë sot s’e thonë nesër, se revoltimi i shqiptarëve mund të administrohet nga të besuarit që morali e ligji janë parimi bazë. Cila është alternativa e zgjidhjes? Drejtuesit të jenë realistë, të aftë, ta kenë fjalën fjalë, punën punë e mbi të gjitha të kenë integritet kombëtar e moral, zhvillim kulturor, njerëz të ligjit, ku kriminelët e çdo ngjyre të përballen me drejtësinë dhe qytetari i këtij vendi t’i gëzohet vendit të vet. Koha i ka ikur atyre që kanë parim servilizmin, intrigën, kapadaillëkun, shpifjen, hajninë e ç’është më e keqja kjo suitë njerëzish të pangopur me poshtërsi kërkojnë të na bombardojnë me optimizëm fallco, që ne të robërohemi nga mendja e nga shpirti ku imoraliteti e poshtërimi nënshtrues të zaptojnë qënien shqiptare.

Por duhet ta dinë të gjithë se ndërgjegja kombëtare, qytetare e civile e shqiptarëve ka arritur kulmin e saj, pra askush s’do e ndalë ndryshimin e pritshëm që meritojmë.

Nikolin Pemaj

Sistemi totalitar shtrëngon darën e diktaturës

Quhet Dul Maliq Buhaj, lindur dhe banues në lagjen Kala të fshatit Drisht të zonës së Postrribës, i datëlindjes 05. 11. 1941. Gjithë jeta e tij ka kaluar në skamje, vuajtje dhe mjerim. Historia përmblidhet në 4 fjalë: familje bajraktarësh 4 breza (kushuriri, gjushi, axha dhe sot djali i axhës), nip vojvode e oficer i Zogut, i deklasuar nga babai dhe nëna dhe antikomunist. Nga fisi i babit e i nënës tradita të shkëlqyera patriotike, në mbrojtje të integritetit dhe të sovranitetit kombëtar.

Axha i nënës së tij, i quajturi Adem Haxhi Spahija ishte oficer i Mbretit I-rë, Ahmet Zogut dhe prijës vullnetar e drejtues i luftëtarëve të zonës së Postrribës kundra të huajve. Merr nëntë plagë në luftë për mbrojtjen e atdheut. Plagën e fundit e merr në luftën e 1939-ës, kur arrestohet dhe internohet me shumë krerë të tjerë shqiptarë në burgjet e Italisë. Atje (në burg) e helmojnë me helm me afat periodik të caktuar dhe nga ky helmim gjen vdekjen. Familjes së babait e të nënës së tij (Dulit), regjimi komunist ia shton urrejtjen e kështu më datë 9. 11. 1946 marrin pjesë në luftërat e drejtim të kryengritjes së madhe antikomuniste, e cila u thye. U kapën, u torturuan, u burgosën etj. Nga ana e babait që morën pjesë në këtë kryengritje ishte edhe axha, Myrto Dani, bajraktar dhe drejtues i kryengritjes dhe axha Zyber Dervishi, që u kapën, u torturuan dhe u burgosën. Kurse nga ana e nënës marrin pjesë tre axhat e saj, Osman Haxhi Spahija, Haxhi Adem Spahija, Shaban Adem Spahija, të cilët kapen, torturohen dhe i burgosin. Osmanin e dënojnë me 101 vjet burgim, i djegin edhe shtëpinë si drejtues i kryengritjes së armatosur. Në vitin 1956 tezja e tij, e quajtur Rabije Muho Spahija, së bashku me burrin e saj, Nderim Muja, dhe shumë shkodranë të tjerë, thyejnë kufirin nëpërmes liqenit të Shkodrës, ku në Kanada përfundon jeta e saj. Në vitin 1979 vdes në Kanada ku dhe sot ka familjen e saj.

Me shembjen e themeleve të regjimit diktatorial, Dul Maliq Buhaj, në fillim të lëvizjes antikomuniste të viteve 1990-1991 merr pjesë dhe bëhet aktivist në protestat e lëvizjes antikomuniste për përmbysjen e këtij regjimi. Si i tillë, më datë 20. 02. 1994 pranohet anëtar i Shoqatës të ish- të Burgosurve Politikë të Komunës Postrribë, dega Shkodër. Kurse në Mars 1994 pranohet anëtar i Partisë Lidhja e Legalitetit, dega Shkodër. Si i tillë, Duli përndiqet edhe sot nga Partia Socialiste në pushtet si vazhdimësi e Partisë së Punës. Çdo gjë si më parë, partia në pushtet luftën e hakmarrjen e ka ndryshuar vetëm në formë dhe taktikë, por aspak në tragjedinë. Si i deklasuar, si nacionalist, si anëtar i PLL, antikomunist, Duli vazhdon të luftohet dhe të përndiqet. Dulit sa vinte dhe i shtohej urrejtja më tepër karshi këtij regjimi, deri një ditë që nuk duron më, por merr rrugët e mërgimit, për të shpëtuar jetën.

Zef Nika

Shkodra, kryeqendra e kulturës shqiptare që po i largohen talentet

Çdo vend kulturën e çon përpara, ndërsa Shkodra, sikundër tërë Shqipëria, po eçon së prapthi. Po të gërmosh në kulturën e Shkodrës, do vëresh se ajo është shumë e dendur, ndërsa po të ndalosh sot në vlerat e saj, ajo është shumë e cekët. Në Shkodër, fjala vjen, u shkrua romani i parë shqiptar, në Shkodër u vu në skenë drama e parë shqiptare, në Shkodër u realizua dhe u luajt opera e parë shqiptare. Sot talentet që premtojnë, anarshia po i detyron të braktisin atdheun e tyre. E për çfarë? Për të shpëtuar jetën që e kanë të rrezikuar, që u kërcënohet, mbase edhe me prapaskena të dirigjuara nga dikush. Kështu ka ngjarë edhe me një të re nxënëse të Shkollës së Muzikës “Prenkë Jakova”. Një vajzë që premton shumë, një vajzë me ëndërra të bukura për jetën, Levis Naçaj, u bë e vërenjtur, e ndrojtur, nuk kishte dëshirë të fliste, të shprehej se kush e kërcënonte. Eh, si shumë të tjerë, u detyrua të marrë udhët pa udhë të emigracionit, të shkojë atje ku jeta është e siguruar, por normalisht me një brengë të thellë në shpirt, atë të ndërprerjes së shumë ëndërrave që normalisht do ta ketë shumë vështirë t’i realizojë në një vend tjetër. E, edhe nëse i realizohen, në fund të fundit ato do kenë siglën jo më “Made in Shkodra, Shqipëria”. Si një e re me perspektivë, ajo është dalluar vazhdimisht në korin e Kishës Françeskane të drejtuar nga Enrik Çefa, ka qenë senatore e Shkollës së Muzikës “Prenkë Jakova”, një mexosoprano shumë emirë, pjesëmarrëse qysh e vogël në korin “Repertori i Artë”, drejtuar nga Kolec Gajtani si dhe më pas pjesëmarrëse në korin “Prenkë Jakova” të drejtuar nga Gjon Shllaku, kor i cili ka patur shumë suksese dhe ka dhënë shfaqje dinjitoze në Itali, Mal të Zi e Kosovë. Ajo është dalluar si pjesëtare e rregullt në orkestrën e harqeve të Shkodrës, si violiniste, ku veçojmë koncertin e fundit të kësaj orkestre, ku tri viola që kishte orkestra ishin Valdet Hoxha, Ruska Reçi dhe Levis Naçaj. Por fatkeqësisht që të trija këto artiste të ardhshme u larguan nga Shqipëria. Levis ka patur edhe aktivitet politik në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, kështuqë edhe u vu në vëmendje të hakmarrjes, duke i bërë të padurueshme jetën.

Kjo e re shqiptare premtonte vërtet shumë dhe të vjen keq që talente të tillë nuk do i kemi këtu. Gjithsesi duke i kërkuar ndjesë kësaj vajze për rizgjimin e një ankthi apo brenge që ka provuar, i bëjmë apel këtij shteti të mos jetë kaq i egër, kaq brutal edhe me krijesat e pafajshme artiste që nesër do i kishte krenari të vetat.

Sokol Pepushaj

Shqipëria, vendi i konflikteve

Konfliktet, ngatërresat, dhunimet, përdhunimet, grabitjet, plagosjet, madje edhe vrasjet janë tashmë një fenomen në Shqipëri. Ditët e fundit vdiq një 66-vjeçare pas përdhunimit nga dy persona, njëri 32 vjeç dhe tjetri 38 vjeç, të cilët tashmë janë në pranga. Shumë femra shqiptare janë viktimë e kësaj kohe të çmendur, ku në mungesë të autoritetit të shtetit vagabondët po e çojnë shoqërinë shqiptare drejt një humnere që do duhen shumë dhjetra vjeçarë për ta mbyllur. Edhe një e re shqiptare, Ilma Isuf Balaj, e datëlindjes 27. 07. 1980, nga veriu i Shqipërisë, Shkodra, sipas një dokumenti të Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë, me numër 01/14 të protokollit, është bërë viktimë e një bande që ka tentuar ta grabisë e ta fusë forcërisht në makinë për ta përdhunuar. E, nëse asaj tentative kafshërore më datën 23 nëntor 2003 Ilma Balaj arriti t’i shpëtojë, falë Zotit e fatit, pas tre netësh anarshistët banditë kanë bërë provën e dytë, ku ajo ishte me të shoqin, Ismet Balaj, pasi kishte frikë të lëvizte e pashoqëruar. Në këtë rast në përleshje e sipër, pra për jetë a vdekje, gruaja është larguar e tmerruar, duke lënë të shoqin në duart e përdhunuesve, të cilët e kanë plagosur lehtë. Por synimi i tyre duket ishte përdhunimi, ndaj shfrynë inatin ndryshe, në pamundësi të arritjes së synimit final. Banalitete të tilla, ku rrugaçëria po bën kërdinë, duke hapur kësisoj konflikte deri në vrasje janë gati të përditëshme e përnatëshme në këtë vend ku ligji nuk funksionon, ku shteti është i përfshirë dhe i lidhur me keqbërësit.

Janë shumë raste, kur nëse dikush denoncon raste apo persona që terrorizojnë, përdhunojnë, grabisin apo vrasin në organet e policisë, është pikërisht policia që dekonspiron, më shqip e më kuptueshëm, u tregon keqbërësve, të cilët jo vetëm nuk prangosen, por hakmerren, vrasin.

Shqipëria është vendi ku konfliktet, vrasjet, krimet nga më të pashoqet janë kthyer në normalitet edhe për faktin se në radhët e policisë janë shumë kriminelë dhe jo pak anëtarë të grupeve terroriste. Ne kemi fakte kur edhe është bërë denoncim konkret për grupe terroriste, në emër të Osama Bin Ladenit, dhe denoncimi është zhdukur, megjithëse kemi shkuar tek shërbimet amerikane dhe kemi regjistruar mesazhet e bisedat, edhe personat me emër e targë makine që ende lëvizin nëpër këtë vend të quajtu Shqipëri, megjithëse nga ndërkombëtarët mbase janë nën vëzhgim për organizime më të rrezikshme. Nejse, ne kemi ngritur e do ngrejmë me objektivitet e guxim shqetësimin tonë, sikundër në rastin e të resë Ilma Balaj, e cila nuk i rezistoi dot terrorit dhe u detyrua të braktisë Shqipërinë. Gjithsesi ajo iku, por mbase la pas një konflikt, ku sipas dokumentacionit tonë që e ruajmë për tërë rastet, tashmë është futur në listat e një konflikti që zor se do të mbyllet ndonjëherë dhe që është regjistruar në analet e Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë.

Albert Vataj

Shoqëria shqiptare përballë terrorit

Protestat mbarëpopullore të ditëve të fundit kundër qeverisë nën kërkesën e vetme “Nano ik!” tregojnë se Shqipëria e ka domosdoshmëri largimin e kësaj kaste politike nga karriget e krimit. Askush këtu nuk e ka jetën të sigurtë. Edhe familja e ish-drejtorit të forcave speciale të policisë së shtetit, Bardhyl Kaçorrit, pas ngjarjeve të 7 shkurtit, ku turmat sulmuan Kryeministrinë, u mor në mbrojtje nga policia e Londrës. Por kur edhe ata që janë në kupolë të këtij shteti fashist janë të kërcënuar me vdekje, si paraqitet gjendja e njerëzve të thjeshtë, e demokratëve që aspirojnë për një shoqëri të emancipuar europiane? Shkodra është më e kërcënuara. Demokrati i njohur shqiptar Shyqiri Mustaf Duli është kërcënuar shpesh herë me vdekje. Ai që në fillim të proceseve demokratike, si shumë e shumë të tjerë, u përball me dhunën, me presionet, kërcënatat, deri sa një ditë u detyrua të largohet nga Shqipëria. Po le ta shtjellojmë rrjedhjen e ngjarjeve. Më datën 11. 03. 2003, pasi arrestohet dhe torturohet për nëntë orë, është dashur ndërhyrja e ish-prefektit të veriut shqiptar, Gjergj Leqejza për ta liruar nga komisariati i policisë. Por hakmarrja mesjetare e diktatorëve, që populli shqiptar sot proteston thuajse çdo ditë kundër tyre, është tepër e rëndë ndaj demokratëve. Shyqiri Duli, duke qenë se ishte bodigard i kryetarit të bashkisë aso kohe, pas tre ditësh, më 14. 03. 2003, bëhet viktimë e një marrjeje peng nga persona me prapavijë anarshiste, ku në periferi të qytetit e dhunojnë fizikisht. Dhuna nuk ka fund. Më 18. 03. 2003, rreth orës 1700, dy persona me motorr, me skafandër, mësohet të kenë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij. Mbase ai shpëtoi se ashtu donte Zoti, pasi plumbat kishin qëllim vrasjen e tij. Edhe e shoqja ishte rrahur, megjithëse shtatzënë. Edhe të afërmit i janë kërcënuar. Dhe meqë dhuna tashmë ka dalë fare haptas, ai mund të vritej nga dita në ditë, nëse nuk merrte rrugët e perëndimit, atje ku ka një shans për të jetuar.

Vasel Gilaj

Konsullata Italiane në Shkodër i hap hapësira veriut shqiptar për integrim në familjen Europiane

Prej vitesh jemi nisur në drejtim të Europës. Duket paradoksale, aq më shumë kur gjeografikisht jemi ndër kombet më të vjetra të “Kontinentit Plak”. Rrjedhat e hisorisë janë treguar të pamëshirshme ndaj nesh dhe tashmë gjendemi si të pabarabartë në mes kombeve të tjera europiane.

Përveç të këqijave, demokracia solli edhe hapjen e vendit me Europën e botën. Në këtë kuadër erdhi në Shkodër, para rreth 4 viteve, edhe Konsullata Italiane. Bëhet fjalë thjesht për një rikthim, pasi jo vetëm Italia, por edhe shumë shtete të fuqishme europiane të asaj kohe e sot, kanë patur seli diplomatike në qytetin e Shkodrës.

Është shumë e vështirë të gjykosh për punën e një institucioni nga jashtë, pa e njohur atë. Aq më e vështirë bëhet, kur ke të bësh me një përfaqësi diplomatike të një shteti, në këtë rast Italinë. Kjo për faktin e thjeshtë, pasi fillimisht Konsullata Italiane në Shkodër funksionon në bazë të ligjeve dhe konventave të Bashkimit Europian, më pas atyre të shtetit italian dhe në fund fare sipas normave që ka përcaktuar edhe Ambasada e Italisë në kryeqytetin tonë.

Që në fillim, theksojmë se pikërisht nga faqet e kësaj gazete, janë nisur akuzat kur gjërat në Konsullatën Italiane në Shkodër, sipas informacioneve tona, shkonin siç nuk duhej. Kjo ka ngjarë në kohën e Konsullit Stefano Deleo.

Megjithatë, ardhja e Konsullit Roberto Orlando, ka sjellë një tjetër frymë. Që në fillim, ish-atasheu kulturor i Ambasadës Italiane në Tiranë u takua me të gjithë faktorët rilevantë këtu, ku një vend të veçantë u la edhe njerëzve të medias. Përmes tyre dhe komunikimit me publikun, ai ka krijuar një transparencë të kënaqshme dhe në parametra të paparë ndonjëherë. Gjatë kohës së qëndrimit në Shkodër, Konsulli Orlando ka krijuar hapësira të reja për biznesin rajonal, duke shkurtuar maksimalisht burokracitë dhe sorollatjet në radhët e gjata. Një impuls të veçantë ka marrë edhe kultura, ku vlen të përmenden rrugët e hapura për shumë grupe siç ishte ai Sandri & Company, Trupa e Teatrit “Migjeni” apo aktorë e artistë të veçantë etj. Edhe gazetarët dhe njerëzit e mediave e kanë shumë të lehtë tashmë të kërkojnë dhe të marrin viza. Rastet janë të shumta, por do të ndalemi në pjesëmarrjen e gazetarëve në Lumturimin e Nënë Terezës, ku gazetarët e “Shqipërisë Etnike” pasqyruan madhështinë italiane, dhe grupin më të fundit të TV “Rozafa” që mori pjesë në krijimin e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare e Arbëreshe në Itali. Për herë të parë pas shumë vitesh, nuk u vërejtën probleme edhe me studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Itali. Po kështu, në rastet e të sëmurëve, shkurtohen maksimalisht edhe procedurat e dërgimit të tyre për kurim në vendin fqinj. Konsullata Italiane në Shkodër dhe vetë Konsulli Orlando, kanë qenë promotore të një serie të panumërt aktivitetesh promovuese të vlerave më të mira reciproke të dy vendeve tona respektive. Shenjë e dukshme e një transparence është edhe vendosja në mjediset e jashtme të Konsullatës së shumë tabelave ku paralajmërohen qytetarët për rrezikun e fallsifikimit dhe mashtrimit nga persona të ndryshëm.

Të gjitha këto, të cilat janë thjeshtë maja e ajsbergut për vetë natyrën e punës së një përfaqësie diplomatike, mjaftojnë për të treguar një frymë të re pozitive të Konsullatës Italiane në Shkodër. Janë hapur kështu hapësira të reja për integrimin e shqiptarëve e shkodranëve në familjen e madhe europiane.

Sigurisht, të gjithë atyre që i janë mbyllur të gjitha hapësirat e fitimit joligjor dhe kriminal që mbase kanë gëzuar deri dje nga Konsullata Italiane duke punuar edhe si sekserë, tashmë i është hapur goja e shpifjeve dhe akuzave të pabaza. Nuk mund të konsiderohet veçse llomotitje, të cilat kanë veçse një synim: të pengojnë ecjen tonë përpara duke siguruar fitime kolosale, të cilat tashmë me sa shihet janë shterrur.

Diçka duhet të kihet parasysh. Për çdo vizë që kërkohet, sipas rastit duhet paraqitur edhe dokumentacioni, i cili është miratuar jo nga Konsullata, por nga ligjet e BE-së dhe të Italisë. Çdo individ, qoftë i veshur me pushtet politik, ekzekutiv, gjyqësor apo të çdo lloji tjetër, duhet t’i përgjigjet kërkesave në mënyrën më precize. Është ky hapi i parë që edhe ne si shqiptarë duhet të hedhim për t’u ndjerë më në fund europianë të vërtetë, jo vetëm gjeografikisht.

Konsullata Italiane ishte dallëndyshja e parë e frymës së Europës së Bashkuar në Shkodër. Pas saj erdhi edhe ajo turke, shpejt do të jetë edhe Konsullata Austriake. Të ndihmojmë në prosperitetin e Shkodrës dhe Shqipërisë dhe jo të përdorim çdo mjet për të ushtruar presion negativ ndaj atyre që tashmë nga kanë hapur dyert e Europës Perëndimore.

Sokol Pepushaj

Albert Vataj

Shqipëria larg Europës

Po, Shqipëria është një çerdhe e bandave, e dokeve e zakoneve mesjetare dhe integrimi në Europën e qytetëruar duket tepër i largët. Vriten njerëz të pafajshëm. Edhe ky djalosh, Elvis Ismet Hoxha, lindur më 24. 03. 1987 e ka jetën të rrezikuar nga pushka e dikujt. Djali i xhaxhait të Elvisit, i quajturi Besnik Qamil Hoxha është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij më datën 3 janar 1999. Besniku ka qenë pronar i një lokali restorant dhe vrasja ka ardhur pas kërcënimeve të herë pas hershme nga persona të paidentifikuar. Kjo familje është kërcënuar sërish dhe më datën 17 gusht 2003 është plagosur Mirsad Hoxha, vëllai i Elvisit. Që nga ajo ditë, Elvis Hoxha dhe familja e tij janë detyruar të vetëngujohen. Ky djalosh i ri, i kërcënuar me vdekje u detyrua të ndërpresë ëndrrat, synimet, pasi ishte i aktivizuar si futbollist me të rinjtë e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Që në moshën 8 vjeçar ka qenë i aktivizuar në ekipet zinxhir të “Vllaznisë” duke arritur deri tek të rinjtë. Por Elvisi u detyrua t’i lërë qëllimet e jetës në mes. Kjo për të shpëtuar jetën.

Vasel Gilaj

 

BUFONATE  FILOAMERIKANE

-RIKTHIM-

Shkrimin e meposhtem e pata botuar nje vit me pare ne te permuajshmen “IDENTITET”, organ i OJF-se “Intelektualet e Rinj, Shprese” (IRSH), Shkoder, ku dhe bej pjese ne kuadrin e hapjes se nje rubrike per dhenie mesazhesh dhe  opinionesh te ndryshme qe shpalli kjo gazete ne lidhje me fillimin e agresionit te SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne Irak.

Sot pas nje viti kur mbare opinioni nderkombetar e ka tashme te qarte fallsitetin e kesaj farse, ne emer te luftes kunder terrorizmit, e pashe te arsyeshme ta ribotoj edhe nje here meqe “IDENTITET”, ashtu si cdo periodike organizatash, ka nje shtrirje te kufizuar.Me kete rast, ajo çka mund te pohoj eshte se edhe sot pas nje viti

nuk e shoh te arsyeshme qe te heq apo shtoj diçka ne kete artikull, gje qe me jep kenaqesi profesionale, kur kane kaluar mese 11 vjet qe nuk kam provuar te bej profesion tjeter perveç gazetarise.Te pakten deri tani…

Arben  LAGRETA

Rreshtimi me flamur i qeverise shqiptare ne krah te SHBAse dhe Britanise se Madhe persa I perket çeshtjes se sulmit ndaj Irakut nuk habiti askend. Kushdo qe ka ndjekur qofte edhe spontanisht zhvillimet e politikes foshnjore shqiptare ne keto 12 vitet e fundit eshte bindur se politikanet e  këtij vendi të  prapambetur kanë  demonstruar vazhdimisht bufonada filoamerikane.Kjo është  parë  tek demokratët dhe socialistët,ndonëse në forma dhe përmbajtje të  ndryshme,duke filluar qysh nga valëvitja e flamujve amerikanë nëpër mitingje, vendosja e tyre nëpër skrivani si dhe imitimi i gjesteve dhe veshjeve të  vip-ave të  Uashingtonit.

Pa dashur të  ndalem në  shkaqet e vërteta që  ngutën SHBA-në  dhe Britaninë  e  Madhe për të  rrëzuar Sadam Huseinin në  emër të  luftës kundër terrorizmit (nuk është  ky objekt i këtij shkrimi), ajo që  të  revolton është  se ky sulm erdhi pikërisht në  momentin kur inspektorët e çarmatimit kërkuan edhe pak kohë  në  dispozicion në mënyrë që kjo çështje të  mbyllej pa luftë ,pasi Iraku, nën presionin diplomatik të  Evropës kishte filluar të  çarmatosej. Problemi që  me të  vërtetë  meriton të  quhet i tillë  është  se SHBA-ja e sotme po zbaton pikë  për pikë  parimin e dikurshëm sovjetik sipas të  cilit “Siguria ime baraz me pasigurinë  e të  tjerëve”.

Tirana zyrtare ndërkohë ndërmori edhe hapin e dytë absurd, atë të dërgimit të  komandove shqiptare në  Irak (?!). Dhe të  mendosh se me dy autobusa të  mbushur me ushtarë  pë rfaqësohet një  shtet, kjo ë shtë  më se qesharake. Kjo, në  një  kohë  kur vetë m pesë  vite më  parë  vriteshim me njëri-tjetrin me armët e rrëmbyera në  depot pa roje në  të  njëjtën datë  dhe orë  në  të  gjithë  vendin. Farsa e më sipërme të  kujton të  kujton San-Marinon e Luftës së  Parë  Botërore kur në kë të mikroshtet nuk u pat bërë  e mundur qitja për provë  me topin e vetëm të  ushtrisë  ngaqë  në  të  gjitha drejtimet,gjylja do të  përfundonte jashtë  kufijve të  tij.Kë shtu që  edhe “ aleanca” e kë tij mikroshteti me Antantën apo Boshtin Qendror para 90 vjetësh ngjason me “ndikimin” që  70 komandot nga Shqipëria ushtruan në  rënien e regjimit të  Bagdatit. (mbase kanë  qenë  në  prapavijë  dhe kanë  pasur pë r detyrë  pastrimin e bunkerëve).

Kësisoj, për herë  të  parë  në  historinë  e Aleancës së  Atlantikut ndërmerret një  agresion kundër një  shteti sovran pa marrë  aprovimin unanim të  anëtarëve të  Këshillit të  Sigurimit të  OKB-së .

PERSE I INTERESON PS-së  PERKRAHJA NDAJ SHBA-së

Qysh pas ardhjes në  pushtet të  socialistëve në  qershor të  97-ë s, mori fund propaganda e tyre e vazhdueshme kundër SHBA-së, e sidomos ndaj ambasadorit të  atë hershëm amerikan Rajerson (1992-94). Zgjedhjet e manipuluara të  26 majit 1996 si dhe ngjarjet e 28 majit në  sheshin “Skë nderbej” ndërruan me 18O gradë qëndrimin e Uashingtonit ndaj PD-së . Kështu, zbritja në  një  ditë  të  bukur tetori të  vitit 1996 në  aeroportin e Rinasit e zonj(ushës) Mariza Lino do të shënonte fillimin e një  dashurie të  zjarrtë  e pasionante ndërmjet PS-së  dhe Uashingtonit që  vazhdon edhe sot e kësaj dite…

Ndërkohë , skandali i firmave piramidale bëri që  protestat të  precipitonin deri në  shkë rmoqjen e të  gjitha hallkave të  shtetit që  vetëm shtet nuk ishte më . Duke qenë  de facto 1-shi i Shqipë risë , ambasadorja amerikane, bashkë  me kafenë  e më ngjesit merrte çdo ditë  të  rejat e fundit nga ajdutantët e saj, duke zbatuar pikë  për pikë  planin që  i ishte ngarkuar. Ashtu si vite më  parë  në  Bosnje e  Iran kur kryente të  njëjtën detyrë…

…Vitet që  pasuan u shoqëruan fillimisht me ngjarje të  rënda si ajo e 14 shtatorit 1998 që  favorizuan ndjeshëm mazhorancën socialiste në  arenën ndërkombëtare… Socialistët qeverisnin të  qetë  sepse realisht nuk kishin opozitë , duke fituar me lehtësi zgjedhjet lokale dhe ato legjislative, përkatësisht në  vitet 2000 dhe 2001. Por kjo situatë  nuk mund të  zgjaste më . Niveli i lartë  i korrupsionit në  të  gjitha nivelet e administratës shtetërore bëri që  pakënaqësitë  e akumuluara prej vitesh në  elektorat të  shfrytëzoheshin dinakërisht nga kryetari i PS-së  Fatos Nano në  mbledhjen e KPD-së  së  dhjetorit 2001,me qëllim largimin nga kreu i ekzekutivit të  politikanit të  ri ambicioz e karizmatik Ilir Meta…

Ky pasazh i shkurtër ishte i domosdoshëm për të kuptuar servilizmin e sotëm të  mazhorancës së  majtë  ndaj SHBA-së . Kjo, në  një  kohë  kur simotrat e saj në  mbarë  Evropën organizuan mitingje masive kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në  Irak. Në  Greqi, kryetari i PASOK-ut doli në  krye të  protestuesve para ambasadës amerikane në  Athinë . Por kjo tek ne nuk ndodh sepse Partia Socialiste e Shqipërisë  nuk  është  e majtë  por e djathtë , madje ultra e djathtë . Ka mjaft politikanë  socialistë  që  janë  kundër këtij qëndrimi por nuk guxojnë  të  ngrenë  zërin sepse duan të  ruajnë  rrogat e majme dhe konfortin që  ia paguan FMN-ja. Nga ana tjetër një  takim i mundshëm ndërmjet Nanos

dhe Bushit përflitet të  zhvillohet në  qershor, çka do ti jepte krahë  fitores së  PS-së  në  zgjedhjet lokale të  Tetorit përballë  një  opozite të çoroditur.Po kështu, shkërmoqja e PSD-së dhe PAD-së së bashku me elektoratin ndjekës, bën të mundur edhe anëtarësimin me të  drejta të  plota të  PS-së  në  Internacionalen Socialiste, si forca e vetme kryesore e së  majtës, në  vjeshtë  të  këtij viti.

SHANSI I HUMBUR I OPOZITES

Ndërkohë , kampi i demokratëve nuk arriti as kësaj here të  nuhaste dhe të  manovronte duke luajtur fort kartën e kundërshtisë  ndaj agresionit anglo-amerikan në  Irak dhe duke mbajtur anën e Francës e të Gjermanisë  si dy shtetet më  të  fuqishme të  kontinentit plak. Përkundrazi, demokratët vrapuan tu bashkangjiteshin socialistëve si opozitarë  të  bindur e të  shtruar duke harruar parullën e tyre të  hershme, aq shumë  të  lakuar “Ta bëjmë  Shqipërinë  si Evropa”. Në  këtë  mënyrë  edhe elektorati i rraskapitur shqiptar u çorientua nga kjo bufonadë filoamerikane e dy partive kryesore. Partia Demokratike humbi kështu shansin e pakthyeshëm të  përkrahjes më  të  madhe në  elektorat që  do të  realizohej në se Berisha do ta orientonte këtë  parti drejt një  qëndrimi proevropian. Kjo në  një  kohë  kur zgjedhjet lokale janë  vetëm disa muaj larg. Sepse masat, historikisht kanë  qenë  dhe janë  kundër agresioneve ushtarake. Kryeministri spanjoll Aznar vërtet shpalli qëndrimin zyrtar proamerikan por sondazhet treguan se rreth 90 për qind e popullsisë  ishte kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak. Dhe, siç edhe merret lehtësisht me mend, brenda kësaj përqindjeje të konsiderueshme janë si të majtët ashtu edhe të djathtët.

Në  kë të  mënyrë , Partia Demokratike humbi shansin e thithjes së  një  pjese të  mirë  të  elektoratit pasiv shqiptar i cili përbën sot afro gjysmën e atij total, çka do ti kushtojë  mesa duket jo pak…

QUO VADIS SHQIPERI

Në  mbyllje, me të  drejtë  kushdo shtron pyetjen: ”Ku po shkon Shqipëria me këtë  rrugë  që  po ndjek? A e dinë  burr (-ecat) e shtetit tonë  se BE është  donatori kryesor në  Shqipëri me 90 përqind të investimeve ndërkohë që SHBA-ja mbulon vetëm 1,5 pë r qind të  tyre?

Në një intervistë të para disa javëve dhë në një të përditshmeje shqiptare, ambasadori Francez në  Tiranë , Michel Menachemof theksoi se “vendet që  shpresojnë  të  bëhen anëtare të Bashkimit Evropian si Shqipëria , përveçse duhet të  kenë  përparim ekonomik si vendet e tjera evropiane, duhet që të kenë edhe një vizion evropian lidhur me çështje të  tilla të  mëdha si ajo e Irakut.”

Një  diplomat nuk mund të  flasë  më  shumë  por domethënia e kësaj deklarate mund të  kuptohet nga kushdo që  ka sadopak aftësi të lexojë pë rtej rreshtave.

Në këtë  më nyrë , edhe rruga e nënshkrimit të marrëveshjes së asocim-stabilizimit të  Shqipërisë me BE-në duket e largët.Kësisoj, shqiptarëve do tu duhet përsëri të  diskriminohen dhe të  presin me javë  pas kangjellave të  ambasadave perëndimore në  Tiranë  për marrjen e një  vize ngaqë  qeveritarët e këtij vendi preferojnë të merren me “punëra të  mëdha” si ajo e Irakut në vend që të angazhohen shumë më seriozisht për një mijë  e një  problemet e brëndshme që kemi.

Shqipëria është  pjesë e Evropës dhe si e tillë  duhet të  mbështesë qëndrimet e vendeve kryesore të  BE-së  nëse  vërtet kërkon t’i bashkangjitet asaj.

ARBEN  LAGRETA

Kadare ose shembja e idhujve

Nuk marr persiper ne asnje menyre te futem ne polemika me asnjeri, vecanarisht me nje korife (te pakten sipas shumices se atyre qe prononcohen!) sic eshte Ismail Kadare.

Emri im eshte shume i vogel ne kete perballje te mundshme, ndersa perballe meje, vec te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e Cmimit “Nobel” per Letersine keto vitet e fundit.

Ne vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote, Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise. Gjate gjithe viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (sic ishte e kuptueshme) me shume reklamohej krijimtaria “per Partine dhe Udheheqjen” e gjeniut te letrave shqipe.

Kane kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990, Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin “jashteqitja e kombit”. Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te futeshin ne koken e nje 17-vjecari.

Per te qene i sinqerte, une “kurrkushi” mora persiper te citoj emrin e korifeut, pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom “ZP” por qe ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta “Zeri i Popullit”, organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se “Realizmi socialist – (eshte, shen. I imi) arti i madh i revolucionit”. Per kohen dhe vete vitet qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej “shkrimtari i oborrit”, si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin “besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit”. Me terhoqi vemendjen jo terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet, sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj:

–                      Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!), por klasa punetore (?!).

–                      Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare (?!).

–                      Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I imi.)

–                      Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian. ( Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I imi.)

–                      Pseudoshkrimtar dhe armik i partise (Per Fadil Pacramin), ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Pacramin dhe Todi Lubonjen). Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!).

Gjate ketyre 13-14 viteve te kesaj qe  e quajme demokraci, me ne fund sejcili ka mundur te krijoje nje hapesire perceptimi per te gjithe e cdo gje. Nga fillim viti ’90 dhe deri me sot, te pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shmebur shume idhuj. Ne vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite, fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste vecanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit, pervec te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete “shkrimtari i oborrit”. Keshtu filluan vitet ’90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe sheshet e kryeqytetit per pak arome “Evrope Perendimore”, qe Kadare e thithte prej vitesh ne vilen e tij ne France.

Ne pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktatore (pa harruar edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pa shume vitesh, dhe jo ne vitin 1990.

Ndryshimi i sistemit, pervec se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes F.Nanon dhe S.Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSH-se), figura e e besueshme per artin, duhej te ishte “shkrimtari i oborrit”, Kadare. Per te mbijetuar edhe ne post’90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit. Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do ti krijonin nje aureole sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite.

E ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon, here per berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem nje person, Ramiz Alia!

Edhe pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSH-se me nje ndryshim te vogel ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSH me mentalitetin e partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe. Eshte Alia mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo vetem politiken, por edhe artin e letersine.

Nuk mendoj se eshte rastesi qe prej rreth 13 vitesh, ne politike udheheqin ish-et e PPSH-se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne udheheqje ish-et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse eshte kandidat i perhershem per cmimin “Nobel” per Letersine, eshte rrezuar te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione, radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish-eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo, Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje.

Megjithate, per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si njeri me shume se si shkrimtar, lexoni “Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje” nga Petraq Kolevica. Nuk eshte rastit qe nje liber i tille, u nda vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i cili vazhdon te mbetet “shkrimtar i oborrit”, edhe kur degjojme fjale per vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj, te turpit).

Blerti DELIJA                             

Reportazh

Rimini, zemra e madhe shqiptare ne Itali

Nje ftese e ardhur ne TV Rozafa nga bashkeatdhetari yne i mirenjohur ne Itali, Alban Kraja, mundesoi dergimin e nje grupi te ketij televizioni ne festimet e 9-vjetorit te krijimit te shoqates “Iliria” me qender ne Rimini. Nje ftese zyrtare, ku perfshiheshin drejtori i TV Rozafa Albert Durgaj dhe kryeredaktori Blerti Delija, te shoqeruar me bashkeshortet respektive, edhe ato punonjese te ketij televizioni, gjeti mirekuptimin e bashkepunimin e plote te konsullates italiane ne Shkoder, vecanarisht te konsullit Roberto Orlando, te cilin me kete rast e falenderojme perzemersisht.

***

Meqenese nuk e kishim provuar asnjehere tragetin, zgjodhem linjen Durres- Ancona, nje rruge e gjate detare, e cila nisi ne oren 20.00 te dates 19 mars per te mberritur ne Ancona, te nesermen, rreth ores 17.00. Pertej peripecive te zakonshme dhe te zvarritjeve qe punonjesit e policise shqiptare, i bejne shtetasve shqiptare, duke i trajtuar brenda kufinjeve si refugjate, udhetimi me tragetin “Laureana” te Adriatica-s, ishte i kendshem. Kete  e favorizoi mjaft edhe koha shume e mire qe na shoqeroi dhe ku deti nuk te trazon. Nje mini-qytet lundrues, mund te quhej trageti, edhe pse nuk ishte nder me te medhenjte ne qarkullim. Me nje gjatesi rreth 122 m dhe me nje kapacitet (bashke me ekuipazhin) rreth 1200 persona, trageti ofronte mjaft mjedise per kalimin e kohes se gjate te lundrimit. Pasagjeret ishin te pakte dhe per rrjedhoje, e kishim shume te lehte frekuentimin e ambjenteve te ndryshme te tragetit. Kabinat, ishin mjaft te vogla, por gjithsesi te rehatshme per te kaluar nje nate. Dalja ne kuverte, pervec kenaqesise qe te jepte ajri i percjelle nga deti dhe koha e mire, na solli ne kujtese nje ngjarje tragjike, ate te 9 janarit 2004. Kuptuam tmerrin pa fund qe perjetuan bashkeqytetaret tane ate nate te ftohte dimri me shi dhe ndjeme dhimbje per viktimat dhe te zhdukurit. Nderkohe, menduam dramen qe do te jetojne ndoshta edhe per disa kohe, te mbijetuarit….

***

Mberritja ne portin e Ancona-s, eshte krejt e ndryshme nga nisja e Durresit. Kalohet pa probleme dhe fare prane ndaleses se tragetit, ne zyren e Policise Kufitare. Me miresjellje, te kerkojne dokumentat dhe me pas shqetesohen se orari i takimit ku ishim ftuar, kishte kaluar. Ishte ora 17.00 ndersa duhej te ishim te pranishem ne oren 14.30. Eshte faji i tragetit, shprehemi dhe punonjesit e  policise italiane, buzeqeshin. Pasi sigurohen se kemi para te mjaftueshme per udhetimin, na urojne qendrim te mbare ne Itali. Mikpritesi yne, Alban Kraja ka menduar qe nje makine e porosituar nga ai, te na shoqeroje nga Ancona ne Rimini. Eshte bashkekombasi yne nga M.Madhe, Alban Nerhati, te cilin e njohim dhe ne njeh. Gjate udhetimit qe zgjat dicka me pak se nje ore, zhvillojme biseda te ndryshme, te cilat variojne nga sporti tek politika. Per kete te fundit, jane me te interesuar dhe tregojne se kane njohuri. Nuk mungojne te shfaqin bindjet e tyre te djathta por edhe pakenaqesine per ecjen e avashte te Shqiperise.

***

Kemi arritur ne Rimini. Takimi zhvillohet ne hotel “Touring”, nje nga perlat e hotelerise turistike italiane ne kete bregdet. Ne terheq vemendjen flamuri shqiptar, i cili valevitet ne hyrje te hotelit, perkrah te tjereve. Me pas mesojme, se pronari i ketij zinxhiri turistik ne Rimini, eshte me origjine shqiptare, madje edhe mbiemrin e ka Albanesi. Takimi eshte thuajse ne mbyllje. Jemi ne kohe per te qene te pranishem ne nje akt historik. Rreth 35 shoqata shqiptare dhe arbereshe, i kane dhene jete Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali. Nga te gjithe firmataret e ketij Unioni, degjojme fjalet me te mira per kete nisme, e cila ka qene perseri e Alban Krajes. Eshte nje deshire e shqiptareve, por edhe e ketyre shoqatave, qe te krijohet nje Legë e tille, sic quhet Lidhja ne italisht, na thone. Jane rreth 240 mije shqiptare ne Itali dhe tashme nuk jane thjeshte punetore, por edhe sipermarres. Te gjithe kane deshire te japin nga nje interviste per TV Rozafen e Shkodres. Presidente te shoqatave, arbereshe por edhe italiane, me deshire rregjistrohen ne shiritin e kameras, te cilen e perdor Blerti, ndersa intervistat i merr Alda.

***

Circolo “Scanderbeg” eshte nje lokal, perseri i ngritur nga Alban Kraja ku mblidhen te gjithe shqiptaret e Riminit. Pas perfundimit te punimeve te kesaj dite te ngjeshur aktiviteti, te gjitha jane te ftuar per nje darke, e cila na duket shume tradicionale shqiptare. Shqiptare te Veriut e te Jugut, arberesh dhe italiane, tashme jane një. Te duket e i njeh prej vitesh. Nuk i shpetojme dot bisedave politike. Ne qender te vemendjes, jane situatat ne Shqiperi dhe Itali, krahasimet e mundshme. Cristina, sekretare italiane e Albanit, eshte shume e informuar mbi gjithcka ne vendin tone. Ka pershtypje te jashtazakonshme per Shqiperine e shqiptaret. Eshte pesimiste per ecjen e Shqiperise nen udheheqjen e dyshes Nano- Berisha, pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Cristina na tregon edhe per takimin ku ne, jo per fajin tone, munguam. Pervec autoriteteve vendore te Provinces se Riminit, ka patur edhe senatore te “Forza Italia” dhe “Aleanza Nazionale”. Ky eshte vleresim per kontributin e shqiptareve ne Itali, na thote ajo. Ne shoqerine e mezeve dhe rakise shqiptare, te TV-ve te ndryshme shqiptare qe shihen ne satelit dhe te njerezve te mrekullueshem qe na rrethojne, ora ka kaluar 12 pas mesnate. Ndahemi me te gjithe, sikur te njiheshim prej vitesh, duke u perqafuar.

***

Nata e qendrimit tone ne Rimini, eshte planifikuar te kalohet ne hotel “Touring”. Eshte me 4 yje dhe mjaft luksoz. Edhe aty, nuk ka ardhur koha te flihet. Ne dhomat tona, shkembejme pershtypjet e nje dite te lodhshme, intensive me aktivitete e udhetime, por edhe te bukur. Kuptojme se tashme shqiptaret kane ecur shume perpara ne Itali, nuk jane thjeshte punetore, por edhe intelektuale me vlera te spikatura. Me pas, nga ballkoni i hotelit, Rimni ngjan shume i bukur. 4 rreshta me ndertesa, jane thjeshte hotele qe mbushen cdo vere nga turistet. Gjithcka eshte e ndricuar. Te pakten nga trageti dhe deri ne hotel, nuk kemi vuajtur mungesen e energjise elektrike, te cilet per disa dite te pakten, e kemi lene ne Shkodren tone, e cila gjithsesi eshte e bukur dhe ndjejme mall… Mendojme se edhe Velipoja jone, mund te kthehej ne nje perle te tille. Na kujtohen theniet e Cristines per politiken tone. Kthehemi ne dhoma, bashkohemi duke kalur edhe disa caste ne lojen e letrave por edhe duke menduar diferencen e thelle ne mes dy realiteteve, atij shqiptar dhe italian.

***

Mengjesi i dates 21 mars, na gjen ne hollin e hotelit. Me pas, shetisim ne rruget e zbrazura te Riminit. Mesojme se ne fundjave, deri rreth ores 12.00, eshte kjo situate. I telefonojme Alban Krajes rreth ores 12.00 dhe menjehere nje makine e porosituar nga ai, na merr nga hoteli per te na shpene tek Circolo “Skenderbeg”. Eshte planifikuar nje interviste me Albanin, njekohesisht dhe nje vizite ne mjediset e punes ku ai kryen aktivitetin e perditshem. Edhe shqiptaret si italianet. Keshtu mund te konsiderohet zbrazetia edhe ne kete lokal. Nedrsa ne filmojme nga jashte lokalin, arrin Albani i shoqeruar nga miqte e tij dhe te njohurit. Nje bashkeqytetar i yni, me staturen e nje intelektuali dhe mbrojtesi te flakte te te drejtave te emigranteve, dhe jo vetem atyre shqiptare. Thjeshte, nje lider.

***

Para 10 viteve, si shume te tjere, edhe Alban Kraja u detyrua te merrte rrugen e emigracionit drejt Italise. Ishte nder pioneret e shtypit te pavarur shqiptar. E detyruan te lere profesionin e gazetarit, duke u nisur ne drejtim te nje jete te re, krejt te panjohur dhe te papershtatshme per nje djalosh te ri. Tashme ka kalur nje dekade. Eshte kthyer, te pakten ne pamje dhe ne aksent, ne nje italian te vertete. Ka provuar te kryeje shume pune, te cilat per nje intelektual, jane mjaft te rendomta. Eshte ky kapitalizmi!

Ndersa sot:

–                      Eshte krijues edhe president i shoqates “Iliria” ne Rimini, nder me aktivet ne mbrojtje te emigranteve shqiptare, por edhe me gjere, e cila ka festuar edhe 9- vjetorin e krijimit.

–                      Eshte prej me shume se nje viti, president i Keshillit Provincial te Emigranteve te Riminit, i zgjedhur nga te gjitha kombesite. Veshtire qe te mosrizgjidhet.

–                      Me 20 mars u zgjodh president i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali.

–                      Eshte ideator i Circolo “Scanderbeg”, nje lokal- shtepi e dyte per te gjithe shqiptaret e Riminit.

–                      Ka publikuar tre libra ne gjuhen italiane si dhe mjaft artikuj ne gazetat dhe revistat me prestixhoze te Italise.

–                      Ka mbeshtetur idene per te drejten e votes ne zgjedhjet administrative te emigranteve, pasi kane kaluar disa vite ne Itali. Pritet qe shpejt, kjo ide te miratohet edhe nga Parlamenti italian.

–                      I kane propozuar kandidimin si keshilltar ne Rimini si perfaqesues i Forza Italia.

–                      Ka nje zyre universale sherbimesh ne Rimini te qaujtur Mappa Mondo.

–                      Ka kundershtuar, dhe madje eshte ne gjyq akoma me Umberto Bosin e Lega Nord, ne mbrojtje te te te drejtave te emigranteve shqiptare dhe te tjere ne Itali.

Per Alban Krajen, gjithcka mund te permblidhet shkurt, pasi aktiviteti i tij i plote, veshtire te pershkruhet qofte edhe ne disa numra gazete.

***

Zyra e punes se Alban Krajes, eshte ne zemer te Riminit, ne ate qe quhet Centro Storico (Qendren Historike) te qytetit. Gjithcka eshte e sistemuar mire dhe bukur. Dy skrivani, njera e Albanit dhe tjetra e Cristines, sekretares se tij italiane, zene pjesen me te madhe. Ne cdo kend qe te hedhesh veshtrimin, veren simbole shqiptare. Fotot jane te shumta dhe tregojne arritjet e djaloshit shqiptar ne vitet e emigracionit ne Itali. Marredheniet e Albanit me TV Rozafen, kane qene te shkelqyera prej vitesh. Ai ka qene i pranishem gjithmone me aktivitetin e tij ne vendlindjen e tij, Shkoder por edhe me gjere, permes TV Rozafes. Ai eshte miqesuar me ne, madje edhe me kamerat tona dhe krejt natyrshem jep nje interviste per gjithe aktivitetin dhe aspiratat qe sollen krijimin e Lidhjes se Shoqatave Shqiptare e Arbereshe ne Itali….

***

E pamundur te jesh ne Itali, dhe te mos takosh te afermit. Nga Roma, eshte njoftuar nje mik i yni, Kastriot Shkreli ne Rimini. Ne asnje menyre, ata nuk duhet te qendrojne ne lokale, eshte ky urdheri nga te afermit tane, te cilet jane nisur per te na marre ne Rimini. Takimi yne me Kastriotin, na fut ne atmosferen shqiptare. Ai eshte nje i aferm i kolegut tone, Sokol Pepushaj. Me Kaçin (sic e therrasim shkurt), kemi pire kafe tek “Kafja e Madhe” ne Shkoder shume here. Njihemi, edhe me vellane e tij, Cacen, sic themi Frankos. Nje mikpritje e mrekullueshme tradicionale shqiptare na rrethon. Shtepia e tyre, eshte e bollshme. Takojme grate e shtepise, njera perj te cilave eshte vajza e kolegut tone Ndue Bacaj. Ne shtepi eshte edhe dhendrri i Kastriotit, Gjeto Zefi, i cili ka kaluar shume peripeci ne Spanje, duke kerkuar sherimin e djalit te tij. Na thote se eshte mire, i urojme me gjithe zemer vogelushit shendet te plote. Dreka dhe pijet ne kete familje te mrekullueshme, eshte e bollshme, si edhe mikpritja e tyre. Pas dreke, grate e shtepise ftojne Alden dhe Elibjonden te pushojne pak. Ndersa ne, meshkujt shijojme disa loje ne domino. Deri ne momentin qe mberrijne te afermit tane nga Roma, shijojme nje mjedis te mrekullueshem shqiptar. Perqafohemi me mikpritesit tane. Na kerkojne qe ne Rome te qendrojme pak dhe te kthehemi perseri tek ata. Te njejten kerkese ne Rimini, na e beri edhe presidentja e shoqates  “Teuta Shqiptare” ne Trieste, Vitorja. Sigurisht nuk mund ti kenaqim te gjithe. Kastrioti, Frankoja dhe Gjetoja, na percjellin deri tek makinat qe na presin poshte shtepise se tyre. Kemi pare nje zemer te madhe shqiptare ne Itali.

***

Deshira e mazhorances se grupit tone, eshte te shohe edhe Romen, Koloseun, Piazza Spagna, meqenese kemi ardhur ne Itali. Keshtu, dy makina te drejtuara nga e afermit dhe te njohurit tane, Mondi dhe Fredi, nisen drejt kryeqytetit te Italise….

***

Data 25 mars, na gjen ne portin e Ancona-s. Kthehemi me te njejtin traget. Perseri na percjell miresjellja e policeve italian. Deti eshte i trazuar dhe udhetimi nuk eshte i qete si i pari ne drejtim te Italise. Rreth ores 19.00 te dates 26 mars, arrijme ne portin e Durresit. Fatkeqesisht, gjejme te njejten pritje, ku police shqiptare sillen me shqiptaret, sikur te ishim refugjate ne vend te huaj. Duhet te terheqim valixhet per rreth 500 m ne nje terren tere lageshtire per te dale nga mjedisi i portit. Ne ndryshim nga Ancona, Durresi me rrethimin e tij dhe policine e shumte, i ngjet nje kampi perqendrimi. Ne Itali, fare lehte mund te futesh ne port, madje edhe te shetisesh. Atje shteti te imponohet. Edhe pse per here te pare, ne asnje mjet transporti nuk kemi munguar te blejme biletat, edhe pse ne shumicen e rasteve, ato nuk kontrolloheshin. Kjo i mungon Shqiperise, shtetit shqiptar. Makina e TV Rozafes e drejtuar nga shoferi yne, Cezari, na kthen perseri ne qytetin tone, Shkoder. Ka perfunduar nje jave aktivitet, pjesa me e madhe ne udhetim. Jemi shume te lodhur, por edhe po kaq te lumtur. I kthehemi realitetit tone, mungeses se dritave, rrugeve me gropa. Jemi shume larg, jo vetem nga Italia dhe italianet, por edhe nga shqiptaret tane ne Rimini, Rome apo gjetke. Gradualisht po e kuptojme se sa flluska sapuni jane premtimet e shtetareve apo politikaneve tane, ne pozite apo opozite, per nje aderim te shpejte ne Bashkimin Evropian. Mbase eshte momenti qe Alban Krajat shqiptare ne Itali dhe Evrope, te kthehen ne Shqiperi. Problemi i vetem jane ata qe sot dhe dje na udheheqin dhe nuk kane nder mend te hapin rruge, deri ne fundin e tyre fizik.

 

Albert DURGAJ

drejtor i TV Rozafa

Blerti DELIJA

kryeredaktor i TV Rozafa

Rimini, Shkoder, 20-25 mars 2004

 

Vritet Grigor Laka

Përgjaket Shkodra. Shkodra tronditet për të disatën herë brenda këtij muaji nga vrasjet. Në një lagje periferike të qytetit të Shkodrës, një breshëri arme automatike i ka marrë jetën 28-vjeçarit nga qyteti i Korçës, Grigor Lako. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, më 8 prill 2004, rreth orës 18.00, në lagjen “Tre heronjtë”. Burimet nga vendi i ngjarjes nuk afrojnë asnjë të dhënë paraprake rreth aktit të krimit dhe viktimës. Gjithashtu, autoritetet policore, të cilat mbërritën me vonesë në vendin e ngjarjes, nuk bëjnë të ditur mbi autorët dhe personat e dyshuar për krim. Nga uniformat blu mësohet se po hetojnë në disa pista të mundshme. Për arsye hetimi, deri tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre në lidhje me krimin dhe autorët e tij.

Korrespondenti i “Shqipërisë Etnike”.

 

Policia në Shqipëri arreston dhe rrah edhe adoleshentët për motive politike

Më 14 mars 2004, disa policë arrestuan dhe burgosën Leonard Jushajin, të treguar në foton ilustruese, të lindur më 2 prill 1987 dhe banues në Mali Jushit, Bushat, Shkodër. Policia e ka marrë në pyetje për “motive përçarjeje” në protestën e 7 shkurtit 2004, ku babai i tij, Zef Jushaji, Sekretar Organizativ i Komunës së Bushatit, u arrestua dhe u burgos gjithashtu. Sidoqoftë, është e qartë se qeveria e Fatos Nanos po hakmerret ndaj kundërshtarëve të tij dhe njerëzve që kanë marrë pjesë në Lëvizjen “Nano ik!”, një lëvizje e organizuar nga partitë e djathta, që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Fatos Nano, të cilin e akuzojnë për korrupsion, vrasje për motive politike, trafik droge dhe qeniesh njerëzore, etj.Ky i ri është kërcënuar dhe rrahur për dy ditë nga policët e Rajonit të Policisë së Barbullushit. Keqtrajtimi i Leonard Jushajit është vërtetuar nga foto, dëshmitarë dhe raporte mjeksore.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë socialiste, anëtarëve të Partisë Socialiste dhe kujtdo që është i lidhur me ta, të ndalojnë dhunën mbi të miturit. Kjo është në kundërshtim me të Drejtat e Njeriut, po a duan t’ia dinë autoritetet shqiptare për këtë?!

Albert Vataj

Nr. 57 i gazetës në print

0
Kadare “troket”, parlamenti “ulurin”…

Duke shfletuar gazetën “Shekulli” të dt. 21-22 janar 2004, ndeshemi me “trokitjet” e Kadaresë. Politika shqiptare në pamundësi për t’u shkëputur nga reminishencat e së kaluarës (jo vetëm të sistemit që lamë pas), por për fat të keq, nga kokëfortësia ballkanike dhe nga mbeturinat feudale që trashëgojmë në shekuj, po e shtyjnë Shqipërinë drejt një rruge pa krye! Në këtë klimë (amullie trembëdhjetë vjeçare), si asnjëherë tjetër, ndihet preokupimi i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Zëri i tij vjen si një trokitje në ndërgjegjen e shtetit shqiptar, Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit dhe të gjithë forcave politike. Kadare, (ndonëse në kushte mjaft komode) në kryeqytetin europian, shpirti i tij gjendet i trazuar nga paudhësitë e politikanëve shqiptarë dhe nga vështirësitë e një “rilindje” të vërtetë. Mentaliteti ballkanik pothuajse është i njëtrajtshëm me ngjarje dhe fenomene mjaft të ngjashme. Kadare, si shkrimtra dhe qytetar me vlera dhe kontribut perëndimor duket sikur nga lartësitë e “Kullës së Parisit” vrojton me “instrumentin” e tij optik çdo lëvizje, jo vetëm në “kornizën” e atdheut të tij, por në të gjithë Ballkanin. Ai nuk është vetëm një vrojtues dhe konstatues, por mbi të gjitha një udhëzues mjaft produktiv. Jeta e tij (mbi trembëdhjetë vjeçare) në kryeqytetin europian e ka pasuruar horizontin e tij duke e bërë më të prekshëm dhe më vizionar. Preokupimi i Kadaresë ndihet në çdo rresht të shkrimit të tij. Atë e shqetëson pa masë gjendja konfliktuale që përjetohet në të gjitha sferat e politikës, deri në kokën e piramidës shtetërore e qeveritare. Shkrimtarin tonë të shquar e preokupon më shumë se çdo gjë tjetër amoraliteti i ndonjë “pseudointelektuali”, i cili me pendën e ngjyer në ndryshkun aziatik kërkon të hedhë baltë dhe të vjellë vrerë mbi përfaqësuesit më të denjë të racës sonë, si Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani dhe mbi shpirtin e humanizmit botëror, Nënë Terezën! Dhe janë pikërisht këto figura të shquara që konkurojnë denjësisht në “pistat” e kulturës dhe të qytetërimit europia dhe botëror. Me shumë art, penda e shkrimtarit të shquar na jep tabllotë tronditëse të fëmijëve të përbuzur të shqiptarëve, që studiojnë dhe mësojnë në shkollat e huaja (si në Greqi, etj.). Por, (sugjeron autori) është emri i shenjtë i Nënë Terezës që imponon respektimin e tyre. “Trokitjet” e Kadaresë duhet të zgjojnë ndërgjegjen e çdo intelektuali dashakeq, që kërkon të mbjellë farën e urrejtjes krahinore, fetare apo racore.

Me shumë art dhe mjeshtëri, penda e Kadaresë hap “brazdat” ku duhet të mbillet fara e dashurisë mes popujve të Ballkanit duke e quajtur këtë si element të domosdoshëm për një bashkëjetesë të tolerueshme midis këtyre popujve, me konflikte të trashëguara.

Kadare u kujton bashkatdhetarëve se shpresat nuk duhen shuar dhe se djemtë dhe vajzat shqiptare që studiojnë në perëndim do të kthehen në “prozhektorë” për të ndriçuar të ardhmen e Shqipërisë dhe për ta bërë atdheun më të lumtur dhe më të begatë.

Kadare ushtron një trysni të fuqishme intelektuale mbi mediokritetin dhe primitivitetin e klasës sonë politike duke u kthyer në një “katalizator” në zbutjen e zhurmave shurdhuese që shpërthejnë në Parlamentin Shqiptar me sharje dhe fyerje të ndërsjellta mes pozitës dhe opozitës. Etja për pushtet dhe para është lajtmotivi i grindjeve mes forcave politike. Idealet e atdhedashurisë janë drejt shuarjes. Shqipëria rënkon nën peshën e varfërisë së skajshme dhe të dimrit të ashpër, (pa dritë, pa ngrohje). Partitë janë kthyer në “kioska” biznesi të pandershëm. “Armata” e të papunëve dhe “divizionet” e analfabetëve kanë pushtuar qytetet dhe fshatrat në mbarë Shqipërinë. Pozita dhe opozita shqiptare nuk arritën të merrnin më shumë se 35% të votave, gjatë zgjedhjeve lokale të Tetorit. Cilido, me plot të drejtë mund të pyes, po 65% e shqiptarëve pse nuk votuan? Dhe përgjigja është fare e thjeshtë: Klasa politike shqiptare është nën nivelin e kërkesave të kohës. “Kostumi” vetëm një herë mund të “sillet”… Pra, Shqipëria kërkon “kostum” të ri, por jo me “stof” të vjetër… Me sa kam arritur të kuptoj në shkrimet e Kadaresë ky mesazh na vjen mjaft i kuptueshëm. Shqipëria e cila për afro trembëdhjetë vjet rënkon nga “dhimbjet” që i shkaktojnë përplasjet e dy palëve të politikës “djathtas-majtas”, sot ka nevojë për një Qendër të fuqishme, të përbërë nga intelektualë të aftë, trima, të përkushtuar dhe të pakorruptueshëm. Dhe ky (sipas mendjes sime) është mesazhi që shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare u përcjell shqiptarëve.

Kjo është “trokitja” që duhet të zgjojë ndërgjegjen e politikanëve tanë. Jam i mendimit gjithashtu që në drejtimin e strukturave të shtetit dhe të qeverisë duhet të ketë gjithpërfshirje krahinore dhe religjioze. Kjo do të ishte garanci për një stabilitet të qëndrueshëm dhe si një akt njerëzor i respektimit të ndërsjelltë. Nuk besoj të ketë ndonjë shtet tjetër të ngjashëm me ne, ku qeverisja e vendit shtrihet në një zonë të caktuar duke nxjerrë “jashtë loje” pjesën tjetër, e cila realisht është në mazhorancë, duke i “faturuar” paaftësinë për të qeverisur. Është mjaft sinjifikativ fakti që në qeverinë që drejtohej nga ish-Kryeministri Ilir Meta u emëruan dhe u shkarkuan brenda dyzet ditësh dy ministra: Zef Preçi dhe Preç Zogaj, të dy veriorë dhe të keqtrajtuar gjatë diktaturës pesëdhjetë vjeçare!…

Shkarkimi nga detyra i ish-Ministrit të Ekonomisë, Zef Preçi, sepse nuk pranoi të  ishte pjestar i “skemës” korruptive të asaj kohe, hedh poshtë çdo pretendim të Ilir Metës, si qenie “kristale”… Korrupsioni, i cili si një “metastazë” kanceroze po përshkon çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, kërkon një “terapi” të veçantë me “medikamentin” më të fuqishëm për shërimin e tij. Dhe padyshim ky “medikament” gjendet brenda moralit të shëndoshë të asaj pjese të shoqërisë shqiptare, e cila asnjëherë nuk e pati “fatin” të drejtojë strukturat dhe institucionet e shtetit shqiptar.

Edhe në këtë drejtim “trokitjet” e Kadaresë janë mjaft aktuale. Inteligjenca shqiptare nuk duhet të jetë indiferente, por duhet t’i bashkangjitet kohës për të nxjerrë vendin nga kolapsi, duke shpalosur vlerat e saj. Ka ardhur koha që Shqipërisë t’i veshim një “kostum” të ri, por në asnjë mënyrë me “stof” të mbetur në magazinat e kohës së shkuar. Ka ardhur koha që inteligjenca e re, e kualifikuar në perëndim ta thotë fjalën e saj. Është e pa pranueshme që organizmat e shtetit shqiptar të funksionojnë nën mbikqyrjen dhe “tutelën” e huaj. Levat e “makinës” shqiptare duhet të vihen në lëvizje nga duar të pastra shqiptare. Edhe për këtë “trokitjet” e Kadaresë duhet të na zgjojnë ndërgjegjen dhe të na ringjallin shpresën se një ditë do të kemi një “shtet” vërtetë demokratik.

Së fundi, mesazhet e Kadaresë janë trokitje në portat e ndërgjegjes së të gjithë pushtetarëve, qeveritarëve dhe qytetarëve shqiptarë. Urojmë që këto trokitje të mos bien në vesh të shurdhër.

Mark Bregu

Kristian Demokratët shpalosin alternativat

Më dt. 29 shkurt 2004, në njërin nga ambientet e lokalit të zotit Tomë Curri, në Bajzë të Kastratit zhvilloi punimet Konferenca e Partisë Kristian Demokrate të Malësisë së Madhe. Zoti Tomë Curri, Kryetar i Komunës së Kastratit në vazhdimësi të mikpritjes tradicionale që i karakterizon malësorët e kësaj treve na krijoi mundësit optimale për zhvillimin e konferencës. Në orën 11.00, Kryetari i Degës së Partisë për Malësinë e Madhe, z. Marash Kaçaj hapi konferencën dhe mbajti referatin ku evidentoi punën dhe aktivitetin e degës që ai drejton. Konferencën e përshëndeti Kryetari i Kristian Demokratëve të Shqipërisë, avokati Fran Dashi. Zoti Dashi në këtë konferencë i bëri një rezyme punës dhe aktivitetit që po zhvillon udhëheqja e kësaj force politike në shtrirjen e saj në të gjitha prefekturat dhe rrethet e Shqipërisë. Ai foli me superlativa për punën e mirë të kryetarëve që mbulojnë disa prefektura dhe rrethe duke evidentuar Kryeqytetin (Tiranën), ku drejton inxhinieri i talentuar dhe biznesmeni i suksesshëm Paulin Mema (me origjinë prej Puke). Ai foli për Degën e Korçës, ku drejton intelektuali i shquar Arben Sula, për Mirditën, ku drejton intelektuali i shquar dhe Demokristian (i orëve të para) Zef Lleshi. Në konferencë morën pjesë të ftuar të partive të spektrit të djathtë dhe të majtë. Aty u përfaqësua Partia Demokristiane me Sekretarin e saj, zotin Pashko Gjeka, Partia Demokratike me zotin Kastriot Draga, Partia Socialiste me kryetarin e saj, intelektualin e respektuar Isuf Heba, Aleanca Demokratike u përfaqësua nga kryetari i saj zoti Artur Popaj, Partia Demokrate e Re u përfaqësua nga kryetari i saj z. Gjokë Luli. Konferenca u përshkua nga një frymë mirëkuptimi dhe tolerance, jo vetëm nga strukturat e saj, por nga të gjithë spektri politik i Malësisë së Madhe. Diskutimet i hapi Kryetari i Komunës, z. Tomë Curri i cili është zgjedhur nga Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, ku foli dhe në emrin e kësaj force politike. Ai shfaqi vlerat e tij qytetare duke e quajtur Partinë Kristian Demokrate jo si një kundërshtare politike, por si një konkurente alternativash në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe në ndërtimin e infrastrukturës së komunitetit, ku të gjitha forcat politike duhet të kontribuojnë. Në përshëndetjen e tij, Sekretari i P. Demokristiane të Malësisë, zoti Pashko Gjeka parashtroi si kusht të domosdoshëm bashkimin e të gjithë faktorit Kristian shqiptar për të krijuar një Unitet Demokristian. Ky version përkon plotësisht dhe me orientimin e udhëheqjes së Partisë Kristian Demokrate dhe Kryetarit të saj, z. Fran Dashi. Kryetari i Kristian Demokratëve të degës së Shkodrës, z. Lekë Lumaj u shpreh se Degën e Malësisë së Madhe e sheh si një bastion të fuqishëm dhe si një forcë shtytëse për triumfin e ideve Kristian Demokrate. Konferencën e përshëndetën të gjithë përfaqësuesit e forcave politike të lartpërmendura. Në këtë konferencë u rizgjodh kryetar zoti Marash Kaçaj. E veçanta në këtë konferencë ishte alternativa që Kryetari i PKD, avokati Fran Dashi e orienton Partinë drejt “Qendrës” së politikës shqiptare, duke e bërë faktor në zbutjen e klimës politike shqiptare.

Mbas mbarimit të aktivitetit u shtrua një kokteil ku biseda pati një karakter intim dhe mjaft të frytshëm. Pjesëmarrja dhe në këtë rast e të gjitha forcave politike ishte një faktor real i bashkëpunimit të sinqertë gjithnjë në të mirë të komunitetit.

Malësia e Madhe ka qenë gjithnjë dhe mbetet e shquar në pritje, bujari dhe besë. Takimi i sotëm vërtetoi katërcipërisht se kjo trevë i then të gjitha “rekordet” e tolerancës partiake, fetare dhe është shembull unikal për të gjitha trevat shqiptare. Konferencat do të vazhdojnë në të gjitha prefekturat dhe rrethet me moton: Do të jemi qendra e artë e politikës shqiptare; do të jemi “arkitektë” të ndërtimit të një Shqipërie moderne me shpirt dhe moral kristian; do të kthehemi në “amortizatorë” për zbutjen e çdo konflikti; do të ndërtojmë shtetin e vërtetë ligjor dhe do t’u kthejmë shqiptarëve shpresat e humbura.

Në zgjedhjet e vitit 2005, do të jemi pretendentë të fuqishëm për t’u përfaqësuar në Parlamentin Shqiptar me intelektualë të ndershëm, të aftë dhe vizionarë.

Vlen të theksojmë se prania në këtë aktivitet dhe zgjedhja në presidium e biznesmenit të suksesshëm, z. Ndue Gjeçaj ishte pjesë e respektit dhe bujarisë malësore.

Kristian Demokratët Shqiptarë nuk e shohin kundërshtarin politik si një “armik”, por si një konkurent në “pistën” e politikës shqiptare. Jemi dhe do të mbetemi “stabilizatorë” për të amortizuar çdo ngritje tensioni të forcave politike. Uniteti kombëtar suprimon çdo alternativë. Flamuri ynë kombëtar është dhe do të mbetet simbol i bashkimit tonë “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Postulati i sipërcituar do të jetë kurdoherë “busull” në punën dhe aktivitetin tonë. Europa dhe Amerika, miq dhe aleatë të natyrshëm dhe tradicionalë. Shqipërinë duhet ta bëjnë vetëm shqiptarët. Ky është morali i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë. Të gjitha forcat politike shqiptare do t’i konsiderojmë konkurente.

Armiqësinë brenda spektrit kombëtar nuk e njohim, në të njëjtën kohë nuk pranojmë “tutorë”, jemi dhe do të mbetemi forcë politike e Qendrës dhe plotësisht e pavarur. Nga partitë homologe do të huazojmë programin dhe alternativat, por gjithmonë duke i përshtatur ato me kushtet specifike dhe në veçanti me zakonet dhe traditat tona më të mira të trashëguara në shekuj.

Mark Bregu

Zërat e shkretëtirës bërtasin për zhdukje etnike

-Replikë miqësore me z. Mark Bregu-

Para se të filloja polemikën me ju, do t’ju sugjeroja, z. Mark, të blinit librin e studiuesit Enis Sulstarova: “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri”, i cili ka studiuar në Turqi në një ndër universitetet më dinjitoze atje. Referimet ndaj autonomisë së huaj europiane janë një mani e shumë studjozëve shqiptarë, të cilët u referohen vetëm emrave se se çfarë vlere e konsumi mendor kanë në botën e librit europian as që i dihet. Vetëm të kenë emrin Andrea Foresti apo ndonjë tjetri dhe gjithçka është mirë bëhet tabu. I kemi tekstet para hundëve tona e ne i injorojmë. Jam i sigurtë se s’të pëlqen pasi është shkolluar në shkollat turke, apo pse është autor i shumë artikujve të botuar në “Rimëkëmbja” dhe si fletore heretike duhet të jetë doemos dhe ithtar të Baletës po Ferajt, e shihet nga ju me syrin e së keqes, si një islamist. Ju shpreheni me ironi se: … Islamizmi na shpëtoi nga asimilimi sllav dhe se konvertimi u bë me dëshirën e shqiptarëve…” (M.B.). Nuk ua ka vënë kush gurin në qafë që të pranosh një ide që ti e kundërshton, shkurt ta pranosh me doemos. Mirë bën. Kundërshtoje! Nuk e di sa mbështetje do të gjejnë thëniet tuaja për këtë problem. Është e vështirë të ngulitësh idetë tuaja e të mija në analet e historisë shqiptare. Është një zë në shkretëtirë e fatkeqësisht s’të vë vesh kush. Është mirë të mos merresh me “Haxhi Qamilët apo malaziasit”. Merru dhe përgjigju thënieve tuaja të shprehura në “Shqipëria Etnike” e që ka mbetur pa spjegime nga ana juaj. Në thëniet e mia kam thënë se për mbrojtjen apo mburojë nga asimilimi greko-sllav u bë kisha katolike deri në mbarim të shek. XIII-të dhe meqë kishte kundërshtime dogmash fetare e i përkiste ritit latin solli domosdo dhe forcimin e etnisë shqiptare. Elementi shqiptar i ritit ortodoks ishte më i rrezikuari të asimilohej dhe si etni. Shkas për ta shpëtuar u bë feja e re islamizmi, që u përhap në fund të shek. XIII e shek. XIV. Ajo natyrisht u përhap me ndërhyrje të fortë në fillim dhe pastaj me ndërhyrje të butë që vazhdoi në shekullin e mëvonshëm. Shkaqet e përhapjes së saj janë të ndryshme. Nëse je në kundërshtim, mbaji dhe mbroji idetë tuaja, por ama jo me zemërim, me përbuzje e fyerje. Argumentet tuaja të jenë bindëse me fakte shkencore të pakundërshtuara nga kundërshtari i juaj e jo në tym dhe hava apo hipotetike. Referencat e dokumenteve duhet të jenë faktike. Ju thoni: “… Pse nuk u asimiluan fqinjët që nuk aplikuan islamizmin…” (M.B.) dhe se konvertimi u bë me dëshirën e shqiptarëve…” (M.B.). E kam thënë një herë dhe po e përsëris prapë: Asimilim dhe konvertim janë dy koncepte të kundërta. “Asimilim” do të thotë, z. Bregu, zhdukje etnike, tjetërsim gjuhësor e zakonor i një popullate, ku gjuha amë vdes duke marrë gjuhën e re e cila e ka pushtuar etninë e vjetër. Kurse “konvertim” do të thotë ndërrim religjioni pa humbut etninë.

Sulltan Mehmeti II, kur pushtoi Bizantin, gjëja e parë që bëri qe ruajtja e superstrukturës bizantine në të gjitha hallkat e qeverisjes me përjashtim të religjionit.

Ndër fermanet e para të sulltanit ishte marrja në mbrojtje të religjionit të krishterë orthodhoks, duke ruajtur administrimin e kishës përmes dhënies së forcës juridike, Patrikanës së Stambollit. I dha liri predikimi në të gjithë perandorinë turke. Kishat greke, serbe, bullgare, rumune ishin në mbrojtje direkt të sulltanit. Të zbuluar mbetën vetëm shqiptarët të cilët ishin në dy sekte, katolikë dhe ortodoksë. Islamizimi nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por një fenomen ballkanik. Musliman kishte në të gjithë Gadishullin Ballkanik, në Rumani, Bullgari, Serbi, Bosnje, Greqi, Shqipëri etj. Pushtuesi përdori këta fermanë të butë e të fortë. Afria me religjionet e këtyre popujve elitarë sllavo-grekë solli humbjen e etnisë shqiptare, shkombëtarizim të plotë. E keqja është se një ide të tillë ju s’e pranoni. A u rrudh etnia shqiptare? Po. Faktet janë kokëfortë kemi humbje të etnisë shqiptare qoftë në veri, qoftë në jug. Areali shqiptar ishte me një sipërfaqe shumë më të madhe sa e kemi sot. Sllavët kur erdhën në Ballkan i shtynë fiset shqiptare drejt jugut duke i asimiluar, po ashtu edhe nga jugu e fise shqiptare u zhdukën si etni. Nëse nuk e pranoni këtë atëherë çfarë duhet të pranojmë!?

Për ortodoksët shqiptarë kishte dy rrugë: a- O të asimiloheshin totalisht në grekë apo në sllavë ose të konvertoheshin në islamizëm. Trysnia e ushtruar ndaj katolicizmit shqiptar kishte arritur kulmin si nga greko-sllavët ashtu nga turqit. b- Ortodoksë shqiparë të veriut e të jugut zgjodhën konvertimin në islam, pasi humbja e etnisë u ndie në veriun e Shqipërisë ashtu edhe në jug. Krahina të tëra u asimiluan në grekë apo sllavë. Nëse nuk e pranon këtë fakt, them se nuk je i qartë historikisht. Shumë studjozë me potencë nënvizojnë faktin se turqit nuk përdorën dhunë në konvertimin e popullatës të Gadishullit të Ballkanit. Kjo shihet tek serbët, grekët, rumunët, bullgarët. Një propozim i këshilltarëve të sulltanit për të filluar procesin e asimilimit të popullatës u kundërshtua ashpërsisht nga sulltani. Është një fakt real. Studioje dhe ke për t’u bindur. Ç’është e drejtë s’duhet të shtrembërohet, duhet të jeni më objektiv. Nëse nuk të pëlqen, mbaje! Kjo tezë edhe në historinë e Shqipërisë është aprovuar.

Unë nuk mund të imagjinoj që një shqiptar të thotë se “nuk jam pjesë e Europës! Gjeografikisht jemi në Europë, por në pozicionin gjeostrategjik që kemi si gadishull e në veçanti ne shqiptarët, jemi urë kalimi mes lindjes dhe perëndimit. Kjo është e vërtetë se ne jemi urë lidhëse. Këtu gërshetohen kultura të ndryshme si të perëndimit ashtu edhe të lindjes. Gjashtëqind vjet nën Bizantin, pesëqind vjet nën Turqinë, i thonë 1100 vjet jetës nga lindja. Afiniteti i ynë si popull, jo vetëm i yni, por edhe i gjithë Ballkanit kalon nga lindja, jo në kuptimin e religjionit, sepse në Ballkan përshkohen religjione të ndryshme, që nga paganizmi, krishtërimi apo islamizmi. Është një fenomen historik e s’ke nga t’i ikësh. Shumë drejtë shprehesh se: “… Mbi këtë bazament kultural do të ndërtojmë kulturën dhe mënyrën e të jetuarit si europianë pa cënuar aspak traditat…” (M.B.). Nëse do të nisemi sipas kësaj ideje, ne shpejt do të asimilohemi. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk flasin shqip, po ashtu edhe në Itali e gjetkë. Është një e vërtetë e hidhur. Nëse vazhdojmë të mësojmë gjuhën e huaj që në klasat e para, fëmija humbet plotësisht etninë e vet, pasi formohet dygjuhësi dhe në një të afërme me kontakte të vazhdueshme me Europën, dobësimi i gjuhës shqipe do të arrijë në një limit të tilë sa ne do të themi jo: “O e bukura more”, por “E mjera Shqipëri”. Kjo nuk është një ide e imja, por e patriotit Dom Ndoc Nika, që ishte kundërshtari më i fortë i futjes së gjuhës së huaj në shkollën fillore. Globalizmi dhe europianizmi do të sjellin zhdukjen e plotë të etnive të vogla si në rrafshin etnik apo gjuhësor, sipas motos “i madhi e ha të voglin”.

Ju shpreheni gabim kur thoni: “… Këto synime absurde i vërejmë tek “Rimëkëmbja” e cila nuk mund ta kuptojë nacionalizmin jashtë konceptit islamik… po nuk u vendos prapashtesa “Islamik”…” (M.B.). Nuk e di nëse ka thënë Baleta apo Feraj dhe se kam lexuar kund shprehjen e një koncepti të tillë “shtet islamik” dhe jam tepër i çuditur. Çdo e dhënë duhet të ketë një argumentim. Ju nuk e sqaroni se ku, në cilin vend është shprehur kjo e thënë. Nuk e di nëse është thënë “shtet shqiptar islamik” ashtu siç është Bangladeshi, Pakistani, Irani, Arabia Saudite e ndonjë tjetër. Ngutja për të shprehur e për t’ua atribuar disa personaliteteve publike shprehje apo koncepte të pa argumentuara si një mjet shantazhi publicistik është tepër i gabuar. Etika gazetareske nuk e lejon një veprim të tillë.

“… dhe jemi të bindur se vëllezërit shqiptarë autoktonë, rinia dhe elita intelektuale e Shqipërisë e kundërshton këtë version…”. Është për të ardhur keq se ti përsëri ngulmon në atë ide. Jo vetëm kaq, por ju bini në një gabim të dytë. Konceptin “autokton” e përdorni si pa të keq. Brenda kësaj fraze fshihet një lloj mllefi që e ke faturuar brenda mendësisë tënde. Ju e konceptoni shqiptarin musliman në dy kategori: a) autokton; b) jo autokton. Jo autokton do të thotë jo vendës, ardhacak, muhaxhir. Duhet të na sqaronit se kush janë autoktonë e jo autoktonë. Mos janë shqiptarët turq të ardhur nga Turqia apo nga Kaukazi, apo janë një prodhim hibrid i qenieve njerëzore shqiptare, prodhim i poligamisë së haremeve turke të nënave shqiptare e që na prishën rracën? Do të lutesha të na spjegoni këto thënie të shprehura nga ju në “Shqipëria Etnike”!?

“… Kohët e fundit vërejmë dhe bashkëpunëtorë të rinj te “Rimëkëmbja” e Baletës është rreshtuar “artilier” pranë kësaj fletushke por ç’e do se edhe ky po na del top me gogla”.

Të bësh bashkëpunim me një fletore është diçka individuale, është një interes reciprok të një respekti të ndërsjelltë. E kam kënaqësi që bashkëpunoj me këtë fletore. Pse e shikon ti këtë fletore me syrin e shtrembër është një punë që të përket ty. Nëse s’të kanë pëlqyer ato topat e hedhur nga unë jo “topa me gogla”, por topa me pambuk, sepse janë më të lehta, të godasin ëmbël dhe nuk të dëmtojnë, është një gjë e mirë, ka gogla e gogla, z. Mark. Gogla prej letre, pambuku, gogla druri, por edhe gogla që të trondisin një çikë më shumë, të turbullojnë e s’të lënë të flësh rehat. Nuk e di se cilat gogla parapëlqen! Ato po t’i lë t’i zgjedhësh vetë. Të gjithë jemi bashkëpunëtorë të organeve të ndryshme sot në demokraci. Fletorja juaj ka mbushur dyvjetorin. E gëzoftë e mbajtë me jetë të gjatë emrin e saj “Shqipëria e…”, më fal Albania? Nuk e di pse s’e quani “Albania etnike”, pasi fjala Shqipëri është turqisht e thënë në një nga numrat e saj. Do t’ju shkonte më shumë ky emër “Albania” të muslimanit jo alban por shqiptar Faik Konicës, i cili me përkushtim e në bashkëpunim me anëtarët e shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës “dhanë një kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, më fal nacionale, mbasi fjala “komb” është tabu për ju, që s’u quajt kurrë albanezi, por shqiptar. Ishallah e kam gabim.

Sipas jush “Rimëkëmbja” qenka një fletushkë, biles sipas teje bëjnë gabim që e botojnë, por e keqja është se atë e kërkojnë lexuesit e shumtë, që e sponsorizojnë me ato para të pakta e se fjala e saj dëgjohet për mirë dhe jo për keq. Ju keni mendimin tuaj, mbajeni! I keni rënë shenjës, artilier “Topçiu”. Që ta dish, katragjyshët e mi erdhën nga Dukagjini. Shkollën e artilerisë e kryen në Stamboll dhe u bënë jeniçerë. Erdhën këtu në Shkodër dhe qitnin topa në kala në kohë të ramazanit, luftuan përkrah pashallarëve, biles njëri prej tyre u bë pasha ashtu siç u bë Skënderbeu me ato 5000 kalorësit në një krahinë të Vrana të Bullgarisë. Ato ishin kolaboracionistë tradhëtarë se bashkëpunuan me turqit. Më vjen keq, s’ke ç’t’i bësh! Kështu e kishte koha, ashtu siç bashkëpunuan shumë të tjerë si bashibozukë e akinxhij, që vërsuleshin si të tërbuar në plaçkitje. Mundet që ndër to të ishte edhe ndojnë katragjysh i juaji. Çdo gjë bën vaki?! Ndoshte edhe jo, sepse jetuan të lirë në male e s’patën asnë marrëdhënie me turqit. Epo kështu ishte gjendja asokohe e s’kishim nga t’i iknim kësaj gjendjeje jo vetëm katragjyshët tanë shqiptarë, por edhe katragjyshët e sllavëve, grekëve, armenëve, serbëve, arabëve, egjiptianëve, deri në Marok e Sikiang. Me gjithë kryengritjet e famshme për çlirim gjatë shekujve të ndryshëm me të cilët ne lëvdohemi para botës e njëjta gjendje pa rrugëdalje deri në fillim të shek. XX. Që nga koha e romakëve e deri në fillim të shek. XX nuk e di a ka patur shtet shqiptar. Thuhet për shtetin e Arbërit, por ai princ i Arbërisë ishte nën hyqëm të Bizantit e kësaj i thonë: Njëmijë vjet nën Romën, gjashtëqind vjet nën Bizantin, pesëqind vjet nën hyqëm të turqve, i thonë 2000 vjet në sundim. Për të mbijetuar u përdorën tërë dredhitë që ekzistonin në këtë dynja për të shpëtuar etninë shqiptare. Prandaj duhet të jesh më analitik, duhet të kapësh thelbin dhe jo sipërfaqen e fenomeneve njerëzore historike.

Turqia, si shtet pushtues, i vuri përpara në daç muslimanin në daç të krishterin, në daç serbin, bullgarin, grekun, arabin. Ku kanë qenë në gjende t’i bënin ballë hordhive turke katragjyshët tonë!? Po një Skënderbe i madh po, se ia njihte mirë hilet turkut e partizançe ia theu hundët për njëzetepesë vjet por ç’e do s’mund të krijonte një shtet arbëresh, sepse s’e la lufta, sepse e la në baltë ajo Europë feudale ato venedikas të paskrupull, apo edhe vetë papati, që s’kishte kohë të merrej me Skënderbeun se kishte djalin nikoqir Janos Huniadin, e kur i doli për hundësh iu kthye Skënderbeut tashmë i plakur e i sëmurë.

E kemi për mani ne shqiptarët atë stërzmadhim të trimnive tona duke ia shumëfishuar trimnitë vetvetes, por ç’e do s’na ka sjellë asnjë dobi. Edhe këtë shtet londinez që e kemi sot është i dalun nga lojrat politike mes fuqive të mëdha dhe jo lufta që bëmë ne. Do të kishin kaluar edhe qindra vjet të tjera sikur të mos ishin interesat e fuqive të mëdha për ta copëtuar Turqinë. Është një realitet që s’ke nga t’i ikësh. Prandaj gjyshërit tanë luftuan me gogla sepse po të kishim patur “Topçinj” të fortë sot do të ishim gjashtë miljon. Askush s’e përkrah shqiptarin e shkretë. Shih si e ul dinjitetin e tij shqiptari para zyrave të vizave të shteteve europiane. Shih si të përdhunon një Greqi. Shih se si zhvillohet gjuetia kundër emigrantëve shqiptarë në Angli, Greqi e Itali, gjueti shtrigash. Është në përdorim një fushatë histerie antishqiptare, a thua se tërë të këqijat në Europë i bëjnë emigrantët shqiptarë! Fytyra e shqiptarit shihet si fytyra e një mafiozi, krimineli e njëjta psikozës që u zhvillua në shek. XIX në Kalabri e Siçili, ku arbëreshin e shihnin si një kriminel të tmerrshëm me proverbin e famshëm: “Më mirë fus një ujk në shtëpi se një kalabrez (arbëresh)”.

Nuk e di pse më përmendni shkollën time si mësues letërsie. Apo ndoshta të dukem se s’di asgjë. Jam edhe mësues historie e muzike. Unë s’nënvleftësoj asnjeri nga shkalla e kulturës është reciproke. Duhet ta vini veten në një pozitë të barabartë.

“… Na akuzoni Gjergj Fishtën gjoja në mënyrë “abuzive” në vjershën e tij ka vendosur përkrah tij Oso Kukën, disa katolikë as për t’i bërë pjesë krenarisë dhe patriotizmit musliman…” (M.B.). Unë përsëri i përmbahem mendimit të dhënë. Në kullën e Vraninës ishin të gjithë muslimanë. Këtë e vërtetojnë vjershat popullore të dala aso kohe. Vjershëtori ynë i madh mirë ka bërë që ka futur personazhe nga të dy religjionet. Autorëve u lejohet të krijojnë ngjarje apo personazhe reale ose jo reale, të cilët e bëjnë më dramatike ecurinë e pjesës letrare. Nuk e di se ku e ke hallin, të pëlqen, s’të pëlqen, është e drejta jote të shfaqësh mendimet tuaja, por pa ia imponuar tjetrit. Fishta gjithmonë krijimtarinë e tij e vilte nga rapsodët popullorë, kjo ishte merita e tij më e madhe se futi në poezinë e tij frymën e rapsodive popullore. Kjo është e qartë.

Ne sot poetin Gjergj Fishta duhet ta shohim në dy këndvështrime: a- Si poet fetar e b- Si poet laik. Nëse e shohim me syrin e një poeti fetar dashje pa dashje del që ai përfaqëson një pjesë të popullatës shqiptare duke përjashtuar një pjesë të madhe të popullsisë. Fishtën duhet ta zhveshim nga rrobat e priftërisë e duhet ta shikojmë si një poet laik që i takon të gjithëve pa dallim religjioni, atëherë vlera dhe potenciali poetik i veprave të tij letrare në këndvështrimin laik do të jetë tepër i madh. Pra abuziviteti im nuk qëndron.

Në artikujt tuaj, z. Mark, jepni edhe mendime kontradiktore që të bëjnë të mendosh se ju jeni përkrahës i veprimeve skandaloze ndaj pronave të qytetarëve shkodranë. Veprimet e hajdutërisë kolektive ndaj qytetarit ia vishni diktaturës: “njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë”, duke e justifikuar këtë “Bathore”, në një kohë që mua dhe familjes sime i janë përvetësuar më se 15 mijë m2 tokë në ish-Fermën e “Qafë Hardhisë”. Nuk e di si do ta spjegoni këtë?!; dhe gabimi juaj i dytë se i justifikoni pushtimin e këtyre pronave me thënien tuaj: “… se ato erdhën në tokën e të parëve të tyre…” (M.B.). S’e di se si mund të justifikoni këto veprime antiligjore ndaj pronës së huaj. Duhet ta spjegoni këtë shprehje. Prona të kujt ishin ato? Apo del me idenë siç është përhapur nga banorët e ardhur sepse ne u kthyem në pronat tona që na kishin grabitur turqit?! Apo se janë prona të kishës?! Ne pronarët muslimanë e katolikë ua paskemi marrë atyre këto prona! Po këta pronarë nga kishin ardhur?!

Më bën të qesh një frazë e juaja: “… Guxim e çmenduri është të quash Prek Calin “pushtues i Sheshit Rus”…” (M.B.). Nuk e di nëse e kam thënë një shprehje të tillë “pushtues”. Kjo është një thënie e qëllimshme e juaja. Duhet të lexosh për së mbari fjalët e mia, pastaj të bësh analizën e tyre. Ti e di mirë se Prek Cali është një personazh historik që është dalluar në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë në territorin e krahinës së tij, Malësi e Madhe. Edhe sikur të dua unë ta shtrembëroj të vërtetën është vetë popullata e atyre zonave që e kanë përjetuar dhe e kanë si idhull të tyre që s’më lë të them ndryshe. Ai ishte një antikomunist i thekët dhe diktatura ia mori jetën në mënyrë çnjerëzore. Ju e keni keqkuptuar së prapthi fjalit e mia për një qëllim të keq.

Ju pyes: A është e ndaluar dhe tabu të jap mendimet e mia? Çdo njeri ka idhullin e tij që e nderon dhe e respekton. Të më detyrosh mua të dua një aksh person, të më detyrosh me imponim diçka që mua s’më pëlqen, çfarë i thonë kësaj!? Me këtë do të thotë që ti dëshiron të kthesh luftën e klasave. Nëse nuk e bën si të them unë të piu e zeza! Iku ajo kohë, z. Mark! Kërcënime të tilla se ji “i guximshëm e çmenduri” është tepër gabim t’i adresosh kujtdo qoftë ai. Unë s’ua mohoj kontributin qytetar të figurave të çfarëdo religjioni qoftë ai. Unë vazhdoj të shpreh mendimin tim. Heronjtë e një qyteti duhet të vendosen në qytetin e tyre. Dikur Malësia e Madhe hynte në juridiksionin e Shkodrës, po sot s’mund t’i themi banorëve të Malësisë së Madhe se janë shkodranë por koplikas. Tashmë janë dy njësi administrative në rang rrethi të ndarë në të tërë aspektet administrative, ekonomike etj. Ishte vetë popullata e Malësisë së Madhe që e kërkoi këtë ndarje. Të njëjtin proces ndodhi edhe me Lezhën, Pukën, Mirditën, që dikur e quanin veten edhe si shkodranë. Sot po të pyesim banorët, të përgjigjen, jemi nga Puka, Shkodra, Kopliku, Lezha. Është ndryshe të shprehësh nostalgjinë për këtë qytet. Busti i heroit të Malësisë së Madhe është vendosur në Rus. Aty e ka vendin dhe mos ki merak se s’guxom kush ta luajë asnjë cm. Shkodra ka vende sa të duash të vendosë shtatore. S’duhet mërzitur sepse Bashkia e qytetit të Shkodrës, Këshilli Bashkiak e kanë dorën e lirë në dhënien e trojeve për këtë qëllim. Mjafton të hapni gojën e çdo kërkesë juaja do të aprovohet. Ndërsa interpretimi i dytë i gabuar nga ana e juaj nuk qëndron. Duhet ta kishe kuptuar kështu: Dikur qyteti i Shkodrës ishte i ndarë me një vijë demarkacioni të rreptë fetar. Sipas bashkëkohësve kolegjet fetare banorët komunikonin mes rrugicave të ngushta ku dalloheshin dyer të mëdha që ndanin pjesën muslimane nga pjesa katolike. Ishte frikshme kjo ndarje. Është një e vërtetë e hidhur. Shëtitorja ishte kufiri ndarës Rus Maxhar – Parrucë. Pikërisht kjo vendosje e këtyre shtatorve më kujton atë ndarje të hershme e për mendimin tim është i gabuar. Pra shpreh kundërshti për mënyrën e gabuar të vendosjes dhe jo me atë thënien tuaj të gabuar “pushtues”. Para se të flasësh arsyeto drejtë. Një mendim që shfaqa e ndaj meje vërsulesh me të tëra bateritë e fjalorit shqip, ndërsa kur është fjala për mendimet tuaja për refuzimin total të vendosjes së shtatorve të Karamahmut Pashës apo të Hasan Riza Pashës reagimi i juaj është tepër i madh sa ta quani kolaboracionist, tradhëtar etj. Si duhet ta spjegojmë këtë? A nuk është edhe kjo e “guximshme e çmenduri”?! Është gabim të përdorësh fjalë fyese ndaj një bashkëqytetari që shpreh një mendim të lirë e don ta mundësh nëpërmes një fjalori jo të denjë. S’më ke borxh as të kam borxh. Nuk e di si guxon të më quash “tradhëtar” duke shkelur me të dyja këmbët një të drejtë elementare morale e fizike të një njeriu?! Kush jeni ju që bëni kërcënime të tilla? Mos jeni ndonjë gjyqtar inkuizicioni. Kush jua jep të drejtën të më cilësoni me një epitet aq të ndyrë një njeri që s’të ka borxh vetëm fjalën e lirë?! Apo je bajraktar i motit dhe të lejohet të veprosh si të duash ti?! Gabove përsëri, z. Mark.

“… Nuk e dimë se ku e keni studjuar atë histori që akoma nuk e keni marrë vesh se Atë Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit të alfabetit dhe Luigj Gurakuqi nënkryetar në Kongresin e Manastirit dhe bashkë me ta intelektualët e shquar Ndre Mjeda, Mati Logoreci e të tjerë. Po ju Topçinjtë çfarë i keni dhënë Shkodrës?…” (M.B.). Po të përgjigjem pak thjeshtë. Nuk e di se ku e paskam shprehur këtë lapsus? Është e çuditshme! Mos është sajesë e juaja? Atë historinë e alfabetit duhet ta lexoni me vëmendje. Hapi sytë mirë! Po të përgjigjem: Kush e organizoi Kongresin e Manastirit? Mos shkodranët?! Kush e hapo kongresin? Mos ishte Fehim Be Zavalani? Kush u zgjodh kryetar i Kongresit? Mos ndonjë shkodranë apo ishte Mithat Frashëri? Po nënkryetar a ishin Luigj Gurakuqi dhe Gj. Qiriazi? Kujt i takon merita e hapjes së Kongresit, Gurakuqit apo Qiriazit?! Siç shkruan në kujtimet botuar në “Leka”. Merrte pjesë Madhëria e tij Vali Hifzi Pasha. Në ditën e tretë u zgjodh komisioni i përbërë nga njëmbëdhjetë vetë njerëz me intelekt të fuqishëm përfaqësues të alfabeteve të tyre e natyrisht Gjergj Fishta fitoi 49 vota. Në kongres u fol edhe turqisht, pse s’reaguan delegatët e Shkodrës!? Duhet të lexosh më tepër! Mos të duket çudi aty mbetën dy alfabete i Manastirit dhe i Stambollit. Alfabeti i Manastirit nuk është i Bashkimit të Shkodrës, siç përpiqen disa t’ua atribuojnë, por është frut i analizës e bashkëpunimit të anëtarëve të komisionit që përfaqësonin alfabetet e tyre. Nuk ekzistojnë procesverbalet e komisionit, prandaj mbetet enigmë se si u arrit ai rezultat. Nuk e di si e paskam bërë lapsusin! S’duhet të të vijë keq. Në kongres kishte dhe pashallarë, si Vehbi Hifzi Pasha. Ishin 32 delegatë që kishin nga dy ose katër të drejta vote. Nga këto 12 muslimanë, 11 orthodhoks, 6 katolikë. Bëjmë pyetjen: Kush i zgjodhi këto delegatë të Shkodrës? A u bë ndonjë mbledhje përfaqësimi me të gjithë intelektualët e Shkodrës pa dallim religjioni? Apo ato zgjodhën vetveten pa ua dhënë votën nga pjesa më e madhe e intelektualëve? Kjo është një anshmëri, një lloj përbuzjeje e një nënvleftësim kulturor nga ana e intelektualëve katolikë të asaj kohe të Shkodrës, që kërkonin ta pronësonin kulturën. Nuk e di nëse masa e intelektualëve ua kish dhënë mandatin e përfaqësimit, apo ato ishin zgjedhur direkt nga Klubi i Bashkimit? Çudi nuk paska patur në Shkodër asnjë intelektual musliman që s’paska studjuar në perëndim apo në seminarin e Jezuitëve të Shkodrës? Apo e keni në majë të gjuhës thënien se muslimanët e Shkodrës kërkonin Babë dovletin e shkronjat turke?! Apo e konsideroni si sakrilegj të shkruarit me alfabet turk të gjuhës shqipe, në një kohë që ky alfabet ishte i përhapur jo vetëm në anën muslimane por edhe katolike. Jemi pak si tepër lokalistë ne shkodranët. Lokalizmi është një shfaqje e shëmtuar që nuk i shërben zhvillimit e progresit shoqëror të shqiptarëve pa dallim religjioni.

Në një artikull tuajin ju përdorni një fjalor tepër fyes për popullatën muslimane. Ja si shpreheni: “… Lehaqenët përdhunuan bustin e Gurakuqit” është titulli i artikullit. Ja fjalori i përdorur: “… Bin Ladenët, dhëmbëdalët, të instinktit të Bin Ladenit “Trimit” fodullë, spiunë, komunistë, filo-grekë,…”, por edhe më keq “… çallmaçjerrë, çallmaxhij orientalë…” (M.B.). Nga e nxorët konkluzionin e parakohshëm për pjesën muslimane se ishim ne që e vumë bombën!? Të akuzosh duhet ta faktosh. S’na takon ne të japim leksione kriminalistike e s’kemi të drejtë qoftë ti apo unë të akuzojmë pa fakte. Këtë çështje e zgjidhin instancat shtetërore përkatëse. Sensibilizimi i opinionit është i drejtë kur i ke faktet e ia paraqet hetuesisë e gjithçka rregullohet. Është i drejtë shqetësimi, por jo pas tetë vitesh. Ju thoni se u hodh bombë tek busti i Gjergj Fishtës. Këtë akt e dënojmë të gjithë, por mos u ngut t’i etiketosh keqbërësit e ndër to edhe mua si pjestar i asaj bande islamikësh? Është përsëri gabim! Mos harro edhe provokimet. U thye zyra e shtypit amerikan këtu në Shkodër. Mbi tavolinë u gjet një “Kuran” dhe një shënim letre e la për të dyshuar qytetarinë muslimane të Shkodrës, por shpejt doli “içi”, ishte një i besimit katolik që e kish bërë këtë akt të shëmtuar. Si do ta justifikosh këtë apo e le në heshtje?! Duhet të shprehesh se mund të ketë ndonjë që fut ujin në rrogoz për të fajësuar muslimanët e Shkodrës. Gabove përsëri, z. Mark!

Ju thoni: “… Kulmi i absurdit arrin kur deklaroni se Gjergj Kastriotit (Skënderbeu) nuk i dihet varri…” (M.B.). Sqarimin për këtë e ke tek replika drejtuar Agron Lukës, por shkurtimisht po të sqaroj dhe po të pyes: -Është e vërtetë që mendohet se varri është në Lezhë, sipas Barletit!? Por e keqja qëndron se s’ka asnjë gur skulptural, asnjë shenjë dalluese, ku t’ia vemë gishtin apo dorën dhe ta lëmojmë e ta lexojmë: Këtu prehet i Madh Skënderbe? Duhet të gjurmojmë, ta gjejmë me doemos, ta prekim e ta shohim atëherë mund të themi: këtu është varri i Skënderbeut!

Një këshillë i jap vetes dhe ty: “S’duhet të mundohemi të barazohemi me personalitete publike që kanë një bagazh tepër të madh njohurish në kulturë, histori e shkencë, që unë e ti s’mund t’i kemi dhe s’jemi në gjendje të ballafaqohemi e të hyjmë në sferën e tyre të zanatit. Sa të kemi takatin duhet të shtrijmë hapin”. Duke përfunduar theksoj se analizat e bëra nga unë te “Mllefi i Shqipërisë Etnike” janë të faktuara nga vetë artikujt e botuar po në “Shqipëria Etnike”. Do të ishte mirë të mos dalim jashtë temës, por të përqendrohemi direkt në faktet e dhëna më sipër qoftë nga ju apo nga unë. Këto replika le t’i shërbejnë qartësimit të shumë pyetjeve që na mundojnë e t’i zgjidhim si qytetar pa mllefe ndaj njëri-tjetrit, por në mënyrë shkencore.

Nuh Topçia

Studime me vlerë për Fishën nga Kolec Çefa

Vargut të gjatë të botimeve kushtuar veprës e personalitetit të poetit tonë Kombëtar, Atë Gjergj Fishta, iu shtua këto ditë edhe një tjetër vepër me vlera të veçanta, “Nëpër gjurmët e Fishtës”, e studiuesit serioz, Kolec Çefa. Si një emër tashmë i njohur dhe i respektuar i fushës së studimeve letrare, gjuhësore e albanologjike, Çefa vjen në këtë botim si njohës i thellë i veprës së Fishtës, si një nga ata përfaqësues të kulturës shkodrane që ka ditur t’i qëndrojë kohë e të ecë në gjurmët e asaj çka më të mirë ka trashëguar kjo kulturë. Me personalitetin e tij stoik e antikonformist, me bagazhin e tij të pasur njohës, me përvojën e gjatë prej hulumtuesi, por edhe me aftësinë prej studiuesi me disiplinë të rreptë shkencore, autori trajton një lëndë të pasur, vënë kjo në shërbim të synimit të tij të madh: të argumentojë me prova bindëse vlerat prej patrioti të madh të Fishtës, dhe përmes tij edhe të sivllezërve të tij françeskanë. Gjithnjë me kujdesin për të vënë në shërbim të këtij synimi gjithë vlerat e jetës, veprës e veprimtarisë së Fishtës, disa herë edhe në polemikë a përballje me shtrembërime a tendenca antifishtë që, fatkeqësisht mbushën propagandën e verbër antiklerikale të 50-vjeçarit komunist. Autori, me dekada të tëra ruajti të pastër e të pacënuar dashurinë për poetin e madh kombëtar, ashtu si edhe për përfaqësuesit e tjerë zëmëdhenj të kulturës shkodrane e mbarëshqiptare, françeskanëve të shquar, që i dhanë aq shumë kulturës mbarëkombëtare. Çefa, me edukim e formim të shëndoshë, me përgatitjen e aftësinë për të njohur, vlerësuar e respektuar vlerat e vërteta kulturore, ato letrare dhe shkencore, me predispozicionin për t’i mbrojtur këto të vërteta, përmes antikonformizmit të tij të spikatur, punoi me durim duke i hequr Fishtës gjithnjë baltën që kishin tentuar t’i hedhin, duke i zbuluar gjithnjë pastërtinë e figurës, bukurinë e shprehjes së saj, shpirtin e madh prej patrioti që ajo rrezatonte, magjinë e artit që dilte nga penda e tij, sa e ëmbël, aq edhe e rreptë, sa ledhatuese, aq edhe buçitëse, sa himnizuese, aq edhe shqiptare.

Në funksion të synimit të tij për të na përcjellë nëpër disa gjurmë të pashkelura të Fishtës, autori sjell lëndë të re, si nga krijimtaria e veprimtaria e Fishtës, ashtu edhe nga vlerësimet e figurave pro e kundër tij. Në studimet e tij Kolec Çefa bën objekt atë lëndë e ato monumente të jetës, veprës e veprimarisë së Fishtës, të cilat çojnë dritë në të mirë të evidentimit të gjenialitetit të figurës, të Fishtës patriot në shërbim të idealit kombëtar, të Fishtës luftëtar i paepur për arsim e shkollë shqipe, për dije, kulturë e përparim shoqëror. Gjithnjë duke dhënë për këto fakte, prova të pakontestueshme nga burime të pasura. Gjithnjë duke polemizuar me pseudostudiues që u përpoqën të hedhin baltë mbi të, në konformizëm me politikën e kohës. Burimet e Çefës bëhen akoma më të besueshme, kur lehtësisht konstaton në to afrinë e Çefës me figura françeskanësh me emër, studiues apo dëshmues të veprës e veprimtarisë së Fishtës, besimin e madh që patën ato tek Koleci njeri, tek Koleci studiues e përçues i ardhshëm besnik i vlerave të Fishtës, kur konstaton konfidencën që aq qartë del edhe në shënimet e librit, tek citon besueshëm kaq shumë nga këta françeskanë, shpesh duke iu drejtuar konfidencialisht në emër të P. Vitorit, P. Justinit apo të tjerëve.

Që në fillim duam të pohojmë se studimet e Kolec Çefës përbëjnë një kontribut me vlera të mëdha në fonde studimesh të një cilësie të re. Nuk është sasia ajo që përcakton dimensionet e një studiuesi. Cilësi e vlera që mbartin ato janë ato kategori që evidentojnë këta dimensione, është kontributi që sjellin ato në fondin e vlertë të kulturës shkodrane e të kontributit të saj në atë mbarëkombëtare. Fishta është poeti ynë i madh kombëtar që tërhoqi vëmendjen e figurave më eminete të kulturës shqiptare e jo vetëm të saj. Gjurmimet e studimet e Çefës janë arritje në ato kuota të ngritura që meriton niveli i lartë i angazhimeve studimore për figurën e Fishtës. Duke dashur të inkuadroj si të thuash këtë paraqitje të veprës së Çefës mendova të operoj duke mbajtur për bosht atë që në punët e Kolecit është më esenciale, atë çka më dukshëm përshkon punimet e këtij libri, duke konstatuar lehtësisht se më konstantja e studimeve mbetet siç e theksuam synimi i autorit për të evidentuar patriotizmin e Fishtës. Fishta qe patriot i madh. I tillë është prezantuar gjithmonë në veprën e veprimtarinë e tij. I tillë del me tërë madhështinë e vet edhe në studimet e Kolec Çefës në këtë vepër.

Duke operuar me momentet më të spikatura të patriotizmit të Fishtës, autori ia ka dalë në tërësinë e veprës a të punimeve të na portretizojë qartë e plotë patriotin e madh Fishtë. Autori ka meritën se me fakte, prova e argumente e dokumenta arkivore jep prova të mëdha, shpesh edhe të reja në të mirë të asaj që ka të bëjë me qëndrimin patriotk e atdhedashës të Fishtës e të gjithë Provincës Françeskane, shpesh edhe duke shkelur disa nga normat e Kongregacionit të Propagandës Fide, shpesh edhe duke u vënë përballë mashtrimeve të bëra kundër klerit, të të vërtetave të pamohueshme. Mjafton të kujtojmë fjalimin e përmortshëm të Fishtës në rastin e vdekjes së Avni Rustemit, ku shpalosen vlerësime e qëndrime prej patrioti të madh. Kolec Çefa i jep një vend të rëndësishëm kësaj ngjarjeje në vepër, jo vetëm për faktin se ky fjalim ka mbetur pothuajse i panjohur, por edhe se aty shpalosen qartë dukuri esenciale të personalitetit të Fishtës patriot. Kolec Çefa nënvizon se në krijimtarinë e Fishtës dallohet qartë karakteri shqiptar i tij, me gjithë shpirtin e tij thellësisht fetar, formimin e tij krejtësisht kristian e misionin e tij si meshtar. Çefa vë në dukje se, shpesh Fishta i ka falë vetes liri e shmangie nga doktrina gjatë vrulleve të tij patriotike, shpesh edhe në kundërshtim a në mospëlqim me doktrinën kristiane. Çefa jep bukur njeriun, malësorin, shqiptarin, gjithnjë në krah të tyre, të të drejtave të tyre për liri e pavarësi, duke shkrirë bukur në këto analiza moralin e Dekalogut kristian e devizën e klerit katolik “Fe e Atdhe”. Të gjitha këto evidentime të Çefës argumentohen e provohen dukshëm e besueshëm nga një mori faktesh e dokumentash arkivore, letra, fjalime, biseda, prononcime, pjesëmarrje e evenimente politike shkencoer e në gjithë veprën e krijimtarinë e gjerë të Fishtës.

Çefa është nga ata studiues të Fishtës që i ka hyrë e zbërthyer veprën e personalitetin e Fishtës deri në analiza të thelluara planesh të veçanta të karakterit e personalitetit të Fishtës. Kjo ka bërë të mundur të jepen detaje që e trimërojnë autorin të flasë në mjaft raste me një kompetencë të shfaqur e herë-herë edhe të ashpër. I tillë është autori kur, duke analizuar me kompetencë “Gomarin…” shprehet: “Çka është shkruar para këtij shkrimi është e paplotë, pra e mangët, është e pasaktë. Kjo për faktin se tek “Gomari i Babatasit” Fishta ka prononcime të fuqishme e mjaft domethënëse prej patrioti, gjë kjo që evidentohet gjatë nga autori dhe zbërthehet besueshëm. Çefa nënvizon qartë se kjo vepër shënon kulmin më të lartë të satirës shqiptare e synon të zbërthejë herë me humor të këndshëm, herë me ironi therëse e herë me sarkazëm të fuqishme tërë shoqërinë e kohës, sidomos përfaqësuesit zyrtarë të saj, prej të cilës dilnin klikarët e pushtetarët e kohës, në pamje oksidentale e përparimsjellje e, në mendje e në zemër orientalë e përparimpengues. Vepra është një ballafaqim satirik i patriotizmit opozitar dhe i demagogjisë së pushtetarëve në parlamentin e kohës”. Për vlerat e “Gomarit…” autori, veç të tjerash citon edhe studiuesin e kritikun e mirënjohur, Aurel Plasari, i cili shprehet: “Nëse britanikët e meritonin “Udhëtimet e Guliverit”, rusët “Shpirtrat e vdekur”, apo gjermanët “Përrallat e Dimrit”, shqiptarët duhet të kenë pasur hak jo më pak hem Gomarin hem Zogun e Gomarit.”

Në “Nëpër gjurmët e Fishtës” shumë nga të dhënat që ngrejnë në madhështi monumentale figurën e Fishtës janë dhënë në ballafaqime me pasaktësi që janë shkruar për Fishtën, me shtrembërime apo tendenciozitete. Këto e të tjera kanë sjellë në veprën e Çefës një galeri të tërë figurash me emër të politikës, klerit, letërsisë e artit, shkencës, fushës së studimeve etj. Ato përshkohen në një dokumentacion të pasur arkivor të fushave përkatëse. Emrat e Imzot Bumçit, Imzot Mjedës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Justin Rrotës, Pal Dodës, Mati Logorecit, Hilë Mosit, Terenc Toçit, Faik Konicës, Marin Sirdanit, Lazër Shantojës, Marlaskajt, Harapit, Ndoc Nikës, Frano Ndojës, Miss Durham, Skënder Luarasit, Eqrem Çabejt, Vinçenc Prennushit, Donat Kurtit etj., e ngjeshin punën e Kolecit me qartësi e vërtetësi, me pasuri e vlera. Marrëdhëniet me këta figura të shquara, veprat e veprimtaritë e përbashkëta, prononcimet e vlerësimet e tyre për Fishtën janë argumenta të fuqishëm që i japin punës seriozitetin e lartë shkencor studimor. Ato shpesh janë prova në të mirë të figurës së Fishtës në argumentat që autori shtron gjatë përballjeve me mendimin antifishtë. Këto përballje janë të shumta në vepër. Natyrisht më i pranishëm në punët e Çefës është saktësimi, drejtimi a kundërvënia disa mendimeve të Profesor Vehbi Balës e monografisë së tij “Gjergj Fishta, jeta dhe veprat” e vitit 1961, për faktin se jo vetëm si shkodran, e si i tillë duhet të kishte më njohje, kompetencë e guxim, por edhe për faktin se ajo ishte e para dhe e vetmja monografi e pasluftës për Fishtën, që s’duhet mohuar se kishte synim për ta nxjerrë Fishtën në sipërfaqe nga podrumet e nëntoka e harresës dhe e nëpërkëmbjes ku e kishin futur. Mendoj se përballjet e Kolecit së pari janë të nxitura nga pohimi i të vërtetave, e më tej janë në atë masë sa ç’ka qenë edhe pozicioni i atyre që e kanë shtrembëruar Fishtën apo e atyre që e kanë njollosur atë. Në këto përballje Çefa i është përgjigjur mbase çdo rasti interpretimeve që janë bërë në dëm të Fishtës nga kalemxhinj të ndryshëm. Puna e Kolecit është punë e një studiuesi të devotshëm e pa kompromis me askënd, por vetëm me shkencëtarin, hulumtuesin e studiuesin serioz. Ajo është punë patrioti. Të evidentosh vlera patriotike, t’i mbrosh ato nga mohimi tendencioz i pseudopatriotëve është punë patrioti. Autori jep prova reale të punës e veprës së klerit katolik në të mirë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, ndjenjës për liri e pavarësi. Ai provon me dokumenta autentike se kur është kritikuar e kërcënuar nga Kongregacioni se po merret me politikë, përgjigja e françeskanëve dhe e Fishtës tek “Memoriale” është: “Nuk do të thotë se merresh me politikë kur kryen vepra patriotike”.

Fytyra prej patrioti e Fishtës evidentohet në punët e Çefës edhe përmes krijimtarisë së Fishtës, aty ku ajo gjen mbase shprehjen e saj më të spikatur. Kur prej disa të indoktrinuarve, atyre me paragjykime, apo akoma më keq shërbëtorëve të politikës tendencioze antiklerikale e antipatriotike akuzohej Fishta si regjionalist, Çefa, përmes momenteve më domethënëse të krijimtarisë së Fishtës argumenton se një akuzë e tillë nuk qëndron. “A mund të jetë Fishta një poet regjionalist, – shkruan Ç­efa, – kur tërë vepra e tij, përfshirë edhe “Lahuta e Malësisë” është e mbushur me Atme, Atdhe, Shqipëri, shqiptarë, me Skënderbeg, Ali Pashë Guci, me Frashëriotë e Ded’ Gjo’ Lula, me zanat e bardha të Shqipërisë, me orën e Sharrit e të Tomorrit, me besë, nder, burrni e virtyte race? Si mund të jetë regjionalist, – vazhdon Çefa, – poeti i Hymnit të Flamurit: “Bini toskë e bini gegë / Si dy rrfe që shkojnë tuj djegë…”. Madje vetë Fishta në “Lahutë…” shkruan: “Për me kndue n’lahutë t’Malësisë / se si u end fati i Shqipnisë”, dhe tregon se kufijt e Shqipërisë janë “Prej Prevezet n’Leqe t’Hotit / Prej Tivarit n’Manastir”. E ne i cituam këto disi gjatë e qëllimshëm në këtë shkrim, pasi edhe përmes këtij duhet të mbeten mirë në kujtesë të shqiptarëve këto ideale patriotike që përbënin thelbin e qenies së Fishtës. Nga ana tjetër, Çefa përballet bukur me të ashtuquajturën dobësi e negacion të Fishtës që “hyjnizon jetën patriarkale”, siç është spekulluar rëndom. Çefa i kundërvë kësaj teze faktin se Fishta e përdori mjedisin malësor si “element të vatrës shqiptare”, të asaj vatre ku ndizeshin dëshira e shpresa lirie, ku flakëronin ideale atdhetare e virtyte shqiptare. Përshkrimi i saktë i ambienteve epike veriore, ajo dritë homerike e personazheve, vërtet më shumë gegë, pasi Gegnia qe teatri i atyre ngjarjeve që s’duhen harruar, ai gjallërim elementesh mitologjike veriore, ku Dukagjini është shembulli tipik i ruajtjes së mitologjisë iliro-shqiptare, ajo gjuhë e pasur dhe e vjetër gegnishte, fryma e theksuar kombëtare e vargu popullor të krijojnë një përshtypje gegë. Por, shkruan Çefa, nuk duhet harruar se të gjithë luftrat e përpjekjet nuk kanë qëllim tjetër veç Shqipërinë etnike. Pra Fishta nuk i këndoi patriarkalizmit e nuk e hymnizoi atë. Fishta i këndoi edhe krerëve e bajraktarëve (flamurtarëve). Por kujt, pyet Çefa? E i referohet Çabejt duke cituar nga ai se “Fishta zë fill në njësinë e vogël të fisit për të mbaruar tek njësia e madhe e kombit, ia fillon me barinjtë e moçëm, Marash Uci dhe ia mbërrin tek Abdyl Frashëri e Lidhja e Prizrenit… duke ngritur kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar…”. Vetë Fishta, shënon Çefa, në një intervistë shprehet: “Në këtë poemë këndohen luftërat e zhvilluar prej shqiptarëve kundra sllavëve e kundra turqve, prej Kongresit të Berlinit deri tek Lufta Turko-Ballkanike, për të forcuar gjithmonë e më shumë bashkimin e ndërgjegjen e tyre kombëtare…”. E ne përsëri këtu u zgjatëm në citimet e Çefës për të nënvizuar synimet patriotike të Fishtës në krijimitarinë e tij. Gjithë jeta e Fishtës është përpjekje për Shqipërinë. Edhe në pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) me cilësinë e sekretarit e të ekspertit të Imzot Bumçit, kryetar i Dërgatës, Çefa, përmes një materiali të pasur arkivor që botohet për herë të parë jep prova që Fishtës ia njihnin e ia çmonin aftësitë e ndjenjat patriotike. Njihen vlerat e ligjëratës së Fishtës “Shqiptarët e të drejtat e tyre”, ku ai me dinjitet mbrojti tërësinë tokësore të Shqipërisë. Këto e shumë të tjera janë kontribute të rëndësishme të Çefës në këtë libër.

Punë prej patrioti të madh ka bërë Fishta për gjuhën. Në studimet e Kolec Çefës evidentohet një veprimtari e gjerë e Fishtës në këtë fushë. Autori vëren se Fishta pa qenë gjuhëtar është ndoshta poeti që ka shkruar e punua më shumë e më bukur se kushdo tjetër për gjuhën. Në libër, pasi na kujtohen këto aftësi e merita të Fishtës, autori ndalet në “Mendime të pavarura të Fishtës për gjuhën”, ku tregohet se vetë Fishta shqetësohej se “me bjerrë gjuhën, do me thanë me bjerrë kombësinë e pavarësinë”. Tek Fishta gjejmë përpjekjet e studiuesit të kulturuar për gjuhën letrare, për çka Çefa jo vetëm evidenton angazhimin e Fishtës, por jep prova e material të ri, të panjohu, frut i punës së tij hulumtuese. Të tilla janë në libër intervista e Fishtës dhënë Gjiros, apo identifikime për autorin nga katër artikujt “Përmbi burim të gjuhëve letrare”, botuar nga Fishta në “Posta e Shqipnisë”. Fishta, shënon Çefa, që atëherë qëlloi bukur kur shkroi: “… për program të gjuhës letrare është nevojë me u librue ç’prej themelit politikisht. Duhet me u shkund prej influencash të hueja, prej zdralet të huej”. E diku më poshtë: “… se gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët e dijetarët e zanatit”. Duke folur për kontributet gjuhësore të Fishtës, Kolec Çefa nxjerr në pah edhe marrëdhëniet e mira të Fishtës me Mjedën, e po ashtu mosmarrëveshjet me jezuitët, vetëm se u kërkonte atyre të jepeshin të gjithë lëndët mësimore në gjuhën shqipe, apo se jezuitët patën pohuar se Padër Gjergji merret më shumë me çështje kombëtare se fetare.

Provë e madhe e shpirti patriotik të Fishtës, i cili u interesua aq shumë për fatet e Atdheut në momentet më të vështira e të rrezikshme, plot tension e trazime të jashtme e të brendshme është epistolari i Fishtës. Në materialin “Fishta në marrëdhëinie me autoritetet e shkencës europiane” del qartë ky shpirt patrioti e njëkohësisht fakti i rëndësishëm se përpjekjet e Fishtës në të mirë të Atdheut të tij njiheshin e respektoheshin nga mjaft autoritete të kohës. Edhe këtu kontributi i Çefës merr vlera të veçanta. Ai sjell para lexuesit shqiptar mjaft letra të pabotuara që ndriçojnë akoma më shumë figurën e madhe prej patrioti të Fishtës. Shihen mirë në këtë letërkëmbim marrëdhëniet e përpjekjet e Fishtës me prelatë të huaj katolikë, me personalitete të larta politike ndërkombëtare, me miq e dashamirës të kombit tonë. Veçojmë këtu atë me Miss Durham e kolonel Erbertin, përfundimi i të cilëve, shkruan Çefa, dihet: Në Itali u krijua një grup katolik i parlamentit italian në favor të çështjes shqiptare, ndërsa në Angli një grup deputetësh të nxitur prej Miss Durham e kolonel Erbertit, nip i Llojt Gjorgjit që i doli zot Shqipërisë. Letra interesante njohim përmes librit të Çefës për Norbert Joklin, për sistemimin e mbrojtjen e tij në Shqipëri, ato me albanologë të shquar si me Profesor Holger Pederson, Profesor Maksimilian Lamberc e të tjerë, me personalitete politike shqiptare si me Turhan Pashën, Luigj Gurakuqin, Mehdi Beun, Dhimitër Beratin, Lef Nosin, Fuadin, Blinishtin etj.

Autori Kolec Çefa ka njohje të saktë për zhvillimet historike të periudhave që ka përjetuar Fishta në atë kohë të trazuar. Ai ka interpretime të sakta të tyre, çka i ka dhënë dorë Çefës të analizojë saktë edhe qëndrimet që Fishta mban ndaj tyre në rastet kur ato bëhen objekt i veprës ai veprimtarisë së tij. E po kështu edhe ndaj qëndrimeve që të tjerët mbajnë ndaj këtyre ngjarjeve historike, Kolec Çefa ka rrëmuar gjatë në Arkivat e Tiranës e Shkodrës, atë Qendror e të Muzeut Historik Shkodër, duke i dhënë jetë disa dokumenteve që qartësojnë këto qëndrime e vlera të Fishtës. Me vlera të rëndësishme janë ballafaqimet që bën Çefa në mes dokumentave e shtypit të kohës së diktaturës me ato të vërteta që gjenden të dokumentuara në organe të ndryshme të kohës, mbi të cilat autori ka punuar shumë. Koleci ka në këtë botim shumë të dhëna, të thëna, kujtime e shënime të arkivit të tij personal nga takime e biseda me françeskanët e mëdhenj që kanë vlera të mëdha njohëse. Dua të them se ato janë një vlerë e pasuri e çmuar që hedh dritë mbi qëndrimet e veprimtarinë patriotike të françeskanëve shqiptarë. Këto materiale mbeten prova të mëdha, për vërtetësinë e saktësinë e të cilave vetë serioziteti i punës e jetës së Kolecit nuk të lë për të dyshuar.

Për Fishtën është shkruar shumë. Por ja që 150 faqet e Kolec Çefës të japin mundësi të njohësh Fishtën, ndoshta më shumë se vëllime të tëra. Kjo ndodh se tek Koleci kemi shumë material arkivor, burimor, frut i një pune të gjatë e një analize të thellë. Koleci me librin e tij na përcjell vërtet në shtigje të vlerta të njohjes së Fishtës. Ai është shumë i besueshëm e kjo është një nga vlerat e mëdha të botimit. Vjen kjo për të gjitha arsyet që kemi trajtuar më lart. Koleci ka patur gjithnjë një kontratë të rreptë të vetes me të vërtetën. Kësaj kontrate i është përmbajtur kurdoherë. Për hir të kësaj, ai për dekada të tëra kur pranoheshin vetëm shtrembërimet e së vërtetës, ai dijti të heshtë. Por punoi, punoi shumë, për Fishtën e për françeskanët e mëdhenj, çka del qartë në këtë libër. Ai punoi, rrëmoi, hulumtoi, arkivoi, mblodhi material të bollshëm, aq sa iu desh t’i përgjigjej çdo problemi që lidhej me Fishtën e françeskanët, plotësoi e kompletoi me analiza serioze shumë momente të jetës, veprës e veprimtarisë së tyre, ndriçoi shumë gjëra të panjohura për to dhe u bë kështu gati e na dha, krahas shumë shkrimeve të tjera edhe veprën e vlertë “Nëpër gjurmët e Fishtës”.

Marian Shestani

Partia Kristian Demokrate i shkruan letër Sali Berishës

z. Kryetar!

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia e Këshilli Kombtar i saj kanë vendosur t’u drejtohen me një letër të hapur ju dhe Partisë që ju drejtoni duke ju kërkuar:

Të mos mbështetet nga ana juaj nxitësi dhe menaxheri kryesor i revoltës sllavo-komuniste, botuesi i gazetës “Koha Jonë” dhe deputeti i pavarur i mbështetur nga Partia Socialiste, Nikollë Lesi.

Duke qenë i pranishëm në tryezat e Opozitës, Nikollë Lesi, na shkojnë ndër mend gjaku i derdhur në trazirat e vitit 1997, ku gazeta “Koha Jonë” ishte nxitësja kryesore e këtyre revoltave, ne Kristiandemokratët shqiptarë të dalë nga Lëvizja Reformatore e ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë në datën 14 shtator 2001 ku Partia Demokristiane e Shqipërisë u tradhëtua nga ish-Kryetari i saj Zef Bushati, i cili në marrëveshje me ish-Presidentin Rexhep Mejdani dhe ish-Kryeministrin Ilir Meta, me nxitësit e revoltave 1997, Nikollë Lesin, e shkatërruan me qëllim dhe për përfitim Partinë Demokristiane të Shqipërisë ku dihet se Zef Bushati shkoi Ambasador i Shqipërisë në Vatikan dhe kryesia e ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë mandatoi avokatin Sokol Frroku si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë deri në maj të vitit 2004, dhe ky u tradhëtua. Zefi ia kaloi partinë Nikollë Lesit.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë me Seli Qendrore në Shkodër, ju kërkon publikisht dhe kurrsesi nuk mundet të pranohet Nikollë Lesi në tryezën e Opozitës Shqiptare, ne protestojmë kundër Nikollë Lesit për praninë e tij në tryezën e Opozitës duke e paraqitur veten si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ai as si individ nuk ka vend në këtë tryezë, ne kristiandemokratët shqiptarë kemi përfaqësuesit tanë në pushtet lokal, në Komuna, Bashki e Qarqe të Shqipërisë, në këtë Parti sot angazhohen politikisht nga Shkodra gjer në Korçë ish-kryetarët e degëve dhe anëtarët e kryesisë së ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ne e dimë se Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Tiranë kanë njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta duke ditur se Gjykata e Lartë e Shqipërisë akoma nuk e ka thënë fjalën e saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë të mbetur tani me 6 veta, nuk bën gjë tjetër veçse dëmton punën, djersën e kristiandemokratëve shqiptarë, ajo dëmton gjakun e ish-Kryetarit të parë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, At Gjon Shllaku, i pushkatuar në vitin 1946 nga komunistët shqiptarë pjesë e së cilës i përket Nikollë Lesi. Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta, nuk bën gjë tjetër, veçse mohon mandatin e ligjshëm të ish-diplomatit Llesh Kola i fituar në zonën e Lezhës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta nuk bën gjë tjetër veçse mohon burgjet politike, kampet e përqendrimit dhe internimet e dhjetra e qindra kristiandemokratëve shqiptar duke filluar që nga mësues Marach Kaça, Malësi e Madhe, Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Malësi e Madhe dhe deri tek gazetari Arben Sula, Nënkryetar i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë dhe Kryetar i kësaj partie për Rrethin e Korçës.

Zoti Berisha!

Ajo që shqetëson sot më shumë se kurrë kristiandemokratët shqiptarë është prezantimi nga ana e Partisë Demokratike i Nikollë Lesit si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë tanë e mbetur me 6 veta, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia e saj dhe Këshilli Kombëtar dhe të zgjedhurit lokal të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë ju kërkojnë publikisht largimin e Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës. Nëse nga ana juaj nuk është e mundur, ajo që ju keni në dorë është që në atë tryezë Nikollë Lesi të pranohet vetëm si deputet i pavarur i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, i cili grabiti mandatin e ligjshëm të ish-diplomatit shqiptar, deputetit të ligjshëm të Lezhës të subjektit politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Llesh Kola.

Nëse nga ana e Partisë Demokratike të Shqipërisë për të cilën ne si kristiandemokratë shqiptarë ruajmë respektin më të madh, si drejtuese e Opozitës Shqiptare, Nikollë Lesi do të vazhdojë të njihet nga ana e Partisë tuaj si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë ne jemi të detyruar të njoftojmë të gjitha strukturat e Internacionales Kristian Demokrate të Europës si I.D.C. dhe C.D.U.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia dhe Këshilli i saj Kombëtar dhe të zgjedhurit lokal kanë besim tek ju si kryetar i Partisë më të madhe të Opozitës, ata kanë besim tek ju si ish-President i Shqipërisë që largimi i Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës është një shans më tepër për Opozitën dhe Partinë Kristian Demokrate të Shqipërisë. Duke kujtuar Nikollë Lesin ne na kujtohen djegia e institucioneve demokratike, djegia e komisariateve të policisë, grabitja e depove ushtarake, gjaku i derdhur rrugëve të Shqipërisë, veshja e dhjetra e qindra nënave dhe motrave shqiptare me të zeza, kur kujtojmë emrin e Nikollë Lesit dhe të gazetës “Koha Jonë” ne na kujtohen qindra nëna pa fëmijë, qindra gra pa burra, qindra fëmijë pa baba, qindra nëna e baballarë që vajtojnë për bijtë e bijat e tyre.

Duke përfunduar i nderuar ish-President i Shqipërisë, profesor doktor Sali Berisha, ne kemi besim tek ju që Nikollë Lesi do të marrë goditjen e fundit. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita shqiptare ka historinë dhe lavdinë e saj, ku ne kristiandemokratët shqiptarë nuk do t’i harrojmë gjakun e shumë demokratëve shqiptarë që dhanë jetën për demokracinë shqiptare, ne nuk do të harrojmë gjakun e Azem Hajdarit. Kur ne kristiandemokratët shqiptarë shohim Nikollë Lesin në tryezën e Opozitës jemi të detyruar të kujtojmë gjakun e Azem Hajdarit ku vrasësit e tij u ndihmuan nga gazeta “Koha Jonë” për të ardhur në pushtet në vitin 1997.

Duke përfunduar i nderuar zoti Berisha ju urojmë suksese në punë dhe në familje, duke shpresuar largimin e Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës. Nëse është e mundur drejtuesit e Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë kërkojnë takim me Ju, duke caktuar sipas mundësive tuaja ditën e takimit.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë

Kryetari av. Fran Dashi

Letër në redaksi

Gjyste Fusha, nëna e pesë fëmijëve, me një sëmundje të pashërueshme në Shqipëri, kalon me gomone për në Itali dhe shtrohet në Spitalin e Napolit

Unë që po shkruaj këtë letër jam Lazër Mark Fusha nga Dukagjini i Shkodrës, banor në fshatin Oblikë të rrethit Shkodër që në vitin 1973, i martuar, me 5 fëmijë, i papunë, pa pension, pa të ardhura financiare. Kam punuar në vepra madhështore që në vitin 1964 në Hidrocentralin e Fierzës, të Vaut të Dejës dhe në ndërmarrje të tjera. Gruaja ime, Gjyste Fusha, 48 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve, është në Spitalin e Napolit, pasi mjeksia shqiptare nuk mori përsipër kurimin e sëmundjes së rëndë të infeksionit. Megjithëse e sëmurë, ajo shkoi në Itali klandestine. Për të mos dhënë jetën time dhe të dy vajzave të mia duke shkuar në Itali me gomone të trafikantëve shqiptarë duke marrë para borxh dhe duke pasur një hall të fortë familjar iu drejtuan për ndihmë shtetit dy vajzat e mia për të shkuar në rrugë shtetërore tek nëna e tyre që ndodhet në Spitalin e Napolit që nga data 17. 05. 2003 për të shkuar pranë saj për t’i shërbyer aq sa të ketë fat për të jetuar. Kam shpenzuar lekë të marrura borxh mbi 35 milion.

Më datën 04. 02. 2004 i kërkuam ndihmë me anë të letrave të dërguara Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Emigracionit, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe bashkëshortes së Kryeministrit, zj. Xhoana Nano dhe deri tani asnjë përgjigje nga ana e tyre nuk kam marrë.

Atëherë lind pyetja: Kush zotërinj pushtetarë do ta ndihmojë popullin e varfër?

Sikur këto dy vajzat e mia t’ju kishin pasur të afërmit ju, a thua do të kishin patur nevojë t’ju drejtohen të plotësonin kërkesën e tyre me formën më njerëzore dhe të domosdoshme për të shkuar pranë nënës së tyre për t’i shërbyer. Mendojeni hallin tim si tuajin, zotërinj pushtetarë.

Nëpërmjet këtij shkrimi i bëj thirrje popullit të shumëvuajtur t’i qëndroni pranë për t’i plotësuar kërkesat e mundshme. Atëherë edhe unë me ta nuk do të kemi nevojë të mbytemi në gomonet e trafikantëve shqiptarë.

Në emër të drejtësisë kërkoj ndihmë për këtë problem kaq njerëzor, pasi fati deshi që e sëmura të shkojë në Itali si klandestine. Por jo të gjithë klandestinët i shpëtojnë vdekjes. Kam shpresë ndihme tek gazeta “Shqipëria Etnike” dhe Konsullata Italiane në Shkodër.

Me respekt

Lazër Fusha

Poezia shenjtëron shpirtin e njeriut

-Intervistë me poetin Ndrekë Gjergji-

Shqip. Etnike: Mund të prezantoheni përpara lexuesve të gazetës sonë?

Përgjigje: Është kënaqësi për mua që t’i përgjigjem interesimit të gazetës dhe lexuesve tuaj. Kam lindur në fshatin Kaçë të Zadrimës më 1946. Kam përfunduar shkollën e mesme pedagogjike për mësuesi dhe në vijim Institutin Pedagogjik (sot Universiteti “L. Gurakuqi”) për gjuhë-letërsi shqipe. Jam dashuruar thellësisht pas kësaj dege, por edhe më të dashur ma kanë bërë profesorët e mi të nderuar si Fadil Podgorica, Palokë Kraja, Vehbi Bala që ishin studiues dhe njerëz të letrave. Vitin e parë të punës si mësues e kam nisur në fshatin Vermosh, para më pak se 40 vjetësh, kur leqet e Hotit ende kaloheshin në këmbë, kur bjeshka e atjeshme ende nuk kishte dëgjuar bori makine. Dua të theksoj se fshati Vermosh, Qafa e Bordolecit, shkolla dhe kolektivi i vogël i saj nuk më shlyhen asnjëherë nga kujtesa. Më vonë kam punuar si mësues në Mnelë, Hajmel, Nënshatë dhe së fundi vazhdoj të jap mësim në fshatin Naraç.

Shqip. Etnike: Libri juaj i parë me poezi “Petale me vesë” është botuar më 1998, pra kur ju ishit 52 vjeç. Pse kjo kohë e gjatë për ju, kur të gjithë e pranojnë se në rini të gjithë janë “pak poetë”, të jetë kohë akumulimi, kohë mbrujtjeje apo “lindje e vështirë” e poezisë.

Përgjigje: Është e vërtetë që unë përmbledhjen e parë poetike e kam botuar në vitin 1998. Aty kam radhitur me flakën e shpirtit 65 poezi me tematikë të ndryshme, por aktuale. Për mendimin tim dalja e këtij vëllimi është pak i zgjatur në kohë, por jo i vonuar. Gjithashtu them se dalja e këtij vëllimi nuk shënon fillimin tim të të shkruarit poezi. Theksoj se gjithë jetën kam shkruar që nga viti i parë i shkollës së mesme dhe i kam botuar në shtypin e kohës ndërsa një pjesë e tyre janë arshivuar në sergjitë e raftit tim modest. Vitet bëjnë të vetën, dhe për gjithkënd prurjet e tyre janë pjekuri dhe akumulim të fakteve të ndryshme jetësore që të bëjnë të mbash qëndrim. Vetë koha të dhuron tharmin e mbrujtjes për një rrugë pasioni. Puna artistike kuptohet se nuk është e lehtë, përkundrazi, një kalvar i vërtetë. Vëllimi i parë poetik nuk ka ardhur pas një heshtjeje të gjatë, apo nga një mbushamendje e çastit, por nga një punë e shkallëzuar dhe gjithnjë në rritje. Dua të them se është fituar një përvojë poetike deri në atë masë që ka bërë të gjendet koha e përshtatshme për të dalë në tre botime radhazi.

Shqip. Etnike: Një vit më vonë, lexuesve u dhurove 58 poezi në “Flatra të një stine”. Me sa duket tashmë “buka” e poezisë është pjekur dhe shpërthimi i “vullkanit” poetik është i natyrshëm dhe i pashmangshëm…

Përgjigje: Ju falënderoj shumë për vlerësimin që u bëni poezive të mia, por “vullkani” poetik më duket se i ka caqet diku larg… Dua të shprehem se në librin e dytë unë kam zbrazur nga kraharori ato motive që kishin mbetur ende pa u thënë, ende pa u hedhur në letër, por gjithsesi të pjekura… Lexuesit besoj se nuk janë zhgënjyer me vëllimin e dytë dhe njëkohësisht më kanë dhënë sigurinë për të mos u ndalur në rrugën e bukur dhe të vështirë të poezisë…

Shqip. Etnike: 2002. Ndrekë Gjergji boton “Trinia e muzës”. Trinia-tre. Të ketë lidhje me trininë “Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë”…

Përgjigje: Ky është vëllimi i tretë dhe shumë i dashur për mua ashtu si edhe dy të parët sepse është pjesa e pandarë e zemrës sime, është gëzimi apo derti i saj… E kam titulluar kështu sepse është i treti në radhë. Së dyti e kam pagëzuar kështu me kuptimin e shenjtërisë që ka misioni i të treve. Ashtu siç janë fuqitë e mbinatyrshme të shkrira në Një të vetëm edhe librat e mi për mua janë trini. Ato i bashkon shenjtëria e frymëzimit…

Shqip. Etnike: Të gjitha poezitë që keni botuar janë në varg të rregullt. A nuk ju duket vetja “prapa kohe” në raport me poezinë që është në modë sot, vargu i lirë (shpesh herë aq i lirë saqë nuk dihet ku përfundon liria e tij) dhe së dyti pse keni zgjedhur rrugën më të mundimshme për të shkruar në varg të rregullt dhe me rimë.

Përgjigje: Theksoj se nuk më shqetëson fakti që poetë të tjerë operojnë me varg të lirë. E them këtë se tek unë është formuar plotësisht bindja se duke zbatuar norma dhe rregulla nuk mbetesh asnjëherë prapa kohës. Çdo poezi ka një nxitje reale për të lindur, por kërkon kohë, një kohë pjekjeje… Ndryshe poeti ngjason me furrtarin që po qe se nuk respekton normën zjarr dhe normën kohë pavarësisht nga forma a pamja buka nuk shijon… Një rëndësi të dorës së pasë ka përmbajtja jetësore e çdo krijimi, por e ngritur në art.

Shqip. Etnike: Subjektet e poezive tuaja janë gjëra tepër të zakonshme dhe ndonjëherë për një sy të zakonshëm ngjajnë të rëndomta. Ku e dalloni ju poezinë e tyre?

Përgjigje: Është e vërtetë që librat e mi kanë një tematikë të gjerë dhe të zakonshme. Realiteti i përditshëm përbën si të thuash minierën e floririt për poezitë e mia… Në këto subjekte poezia qëndron tek koncepti i ripërtëritjes, tek pushteti i së resë mbi të vjetrën, tek koncepti i së drejtës mbi të shtrembërën, tek progresi i pashmangshëm dhe sado i vështirë mbarëshoqëror i të mirës mbi të keqen…

Shqip. Etnike: Shumë prej botimeve tuaja (ndoshta më të arrirat sipas mendimit tim) janë lirike, një lirizëm fin, joshës e në shumë raste me në erotizëm të këndshëm. Kjo është njëra anë, tjetra mosha juaj gati në fillim të moshës së tretë. Janë frymëzime të rinisë apo…

Përgjigje: Vrullet lirike të një shpirti kanë edhe caqe, por dashuria për njerëzit dhe natyrën nuk e përfillin moshën. Ka poezi që janë “strukur” në subkoshiencën time që nga koha e rinisë, por edhe të tjera që kanë “moshë” më të re. Megjithëse vazhdoj të besoj se për të dashuruar njeriut nuk i mjafton jeta që i ka “caktuar” perëndia. E rëndësishme është që kjo dashuri të shtrihet e të përcillet ndër breza. Ja pse unë tashmë jam i rrethuar me nipër e mbesa dhe dashuria e ka kthyer “vektorin” drejt tyre, kështu që edhe në të ardhmen do të ketë poezi dashurie ndaj tyre dhe ndaj çdo krijese që natyra ka dhuruar në drejtim të njeriut.

Shqip. Etnike: A keni një periudhë të ditës që shkruani dhe pse?

Përgjigje: Qëllimi im është që asnjë ditë të mos rrëshqasë pa hedhur në letër diçka, ndonëse sado këmbëngulës që tregohem jo gjithnjë ia arrij. Kjo ndodh me mua dhe besoj se çdo krijuesi, sepse frymëzimi nuk njeh “orar” as “grafik” e “gjumë”. Nuk kam ndonjë kohë të caktuar të ditës, sa herë që bindem se kam diçka për të thënë nuk ngurroj ta hedh në letër kurdo, qoftë bie fjala edhe në mesnatë… I kushtoj kujdes të madh asaj që më pëlqen ta pasqyroj në vlagën e duhur duke menduar se atëherë “bima” do të jetë më me fryt…

Shqip. Etnike: Sipas “të thënave” në një kontroll policie të rëndomtë për armë ju keni paraqitur “armët” tuaja, stilolapsin…

Përgjigje: Është e vërtetë, ndonëse ngjan me një shaka. “Stilolapsi” është arma ime dhe do të dëshiroja të ishte e shumëkujt pavarësisht se jetojnë në një shoqëri që po tranzitohet në një proces të vështirë lindjeje. Përveç kësaj “arma” ime ndryshon shumë nga armët për të cilat interesohej me të drejtë policia, mbjell dashuri dhe mirëkuptim midis njerëzve ndërkohë që arma tjetër e vërteta mbjell vdekje. Ja pse mendoj që njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm e të heqin dorë vetë nga ato armë që nuk e di pse njeriu me mendjen e tij i ka krijuar…

Shqip. Etnike: Tashmë Ndrekë Gjergji si poet i vargut të thjeshtë ka dhënë prova se nuk mund të jetojë pa shkruar (tre libra në katër vjet). Cilat janë planet tuaja për të ardhmen si kontribut në pasurimin e letrave shqipe.

Përgjigje: Pyetja juaj më vë përballë premtimesh që duhen mbajtur medoemos. Jo gjithçka është në dorën time derisa të shohë dritën e botimit një libër. Mund t’ju them se në shpirtin tim zien dëshira për shumë libra të tjerë poetik e ndoshta më vonë të shohim… Të gjitha këto do t’i dëshmojë koha… Si përfundim ju bëj të njohur ju dhe lexuesve të respektuar të kësaj gazete se kam gjithçka gati për librin e katërt poetik e që botimi i tij kushtëzohet vetëm nga faktorët financiarë.

Shqip. Etnike: Ju falëminderit.

Intervistoi: Mark Preçi

Jo show, por përkushtim për Nënë Terezën

Në Shkodër ka disa shoqata të pajtimit të gjaqeve të cilat, në pjesën më të madhe kanë dhënë dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e këtij fenomeni kaq të dëmshëm që, jo vetëm po shkakton mjaft fatkeqësi individëve të ndryshëm, familjeve të pafajshme, por mban të tensionuar në tërë Veriun e Shqipërisë dhe sidomos në Shkodër. Kohët e fundit drejtues të pushtetit qendror si z. President, figura tanimë të njohura si z. Nano kanë ndërmarrë takime me drejtues të shoqatave të ndryshme, familje të ngujuara dhe më gjerë. Këto veprime duhen përshëndetur, natyrisht kur ato inicohen nga shtytje të brendshme pozitive morale, hyjnore, nga dashuria dhe respekti për Zotin dhe njeriun, për të kontribuar kështu seriozisht dhe ndershmërisht në zbutjen, zvogëlimin e kësaj plage të madhe të shoqërisë shqiptare dhe jo duke u nisur nga motive politike, për përfitime morale personale, për të krijuar artificialisht përshtypjen e një figure bamirëse, e cila pataj të shërbejë si një trampolinë për t’u bërë ose i njohur brenda dhe jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të ndryshme ndërkombëtare të shoqëruar me tituj e vlerësime ndërkombëtare. Nënë Tereza dhe qindra e mijëra bamirës të tjerë në botë i kanë shërbyer dhe i shërbejnë njeriut me devotshmëri, dashuri, respekt duke vënë në dispozicion jetën dhe pasuritë e tyre, pa i shkuar ndërmend se dikush mund t’u thojë ju lumtë, t’u japë tituj dhe stimuj të ndryshëm moral dhe material me përjashtim të dashurisë dhe mbështetjes nga i madhi Zot. Drejtues nga shoqata të ndryshme që organizojnë takime të tilla duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shtyhen nga motive të larta hyjnore e njerëzore e jo si ndonjë rast kur ndonjë drejtues shoqate përmes vlerave që thamë më lart i organizon ato për përfitime personale të një grupi të ngushtë apo duke i përzier me motive politike gjë që e komprometon qëllimin e lartë për të cilën janë ngritur këto shoqata. Takime të tilla, pak më shumë, ka organizuar me këto familje edhe zonja Nano, të cilat i ka shoqëruar edhe me mbështetje modeste materiale. Çdo njeri i përshëndet këto takime, jo për vlerën materiale apo dhuratat, por se ato tërheqin vëmendjen e shtetit dhe të shoqërisë ndaj tyre. Por gjërat nuk duhen parë në mënyrë të sipërfaqshme nga zhurma propagandistike që bëjnë disa media, po sa u shërbejnë realisht ato këtyre individëve apo familjeve të rënë në fatkeqësinë e gjakmarrjes.

Z. President vërtet u krijoi disa orë të këndshme pjesëmarrësve në takim, por pa u nisur mirë presidenti, familjarët e takimit shpejtojnë e ndryhen në shtëpi shpesh pa drita, pa ujë, pa punë, pa shërbim shëndetsor. Pa shkollë, pa babë, pa vëlla, pa burrë, me pak ose aspak shpresë, me fukarallëkun, hallet dhe frikën e përditshme. Kjo shtresë njerëzish nuk ka nevojë për buzëqeshje artificiale apo bamirësi në formë lëmoshe. Ajo ka nevojë për interesim dhe mbështetje totale të shtetit në radhë të parë dhe shoqërisë për t’u integruar dhe ato me dinjitet në shoqërinë tonë. Në radhë të parë mungon në program konkret pune nga persona bamirës etj. Ata nuk njohin gjendjen reale të shtresës që vuan nga gjakmarrja, me çfarë ushqehen, nga i sigurojnë të ardhurat, si vishen, cila është gjendja shëndetsore e tyre, punësimi, arsimimi, interesat dhe botën e tyre shpirtërore, shkaqet e rënies në fatkeqësi, nuk njohin as vetë zakonin e gjakmarrjes për të ndërtuar pastaj një program të gjerë pune realisht të mundshëm dhe të dobishëm. Nuk është e mjaftueshme të shkosh një herë në vit në një shtëpi fëmije, familje që për gjakmarrje kanë humbur të afërmit e tyre, fëmijë me të meta mendore e fizike dhe t’u dhurosh diçka, por mbi bazën e një programi afatshkurtër apo të mesëm të mendosh se si mund t’i ndihmosh realisht, të vuash edhe ti së bashku me to, të interesohesh për ushqimin e tyre, veshjen e tyre, fukarallëkun e tyre, braktisjen nga shoqëria dhe të mendosh se çfarë duhet të bëj un që të jetojnë më mirë, të shkollohen, të punësohen ato ose të afërmit e tyre pse jo edhe të krijojnë familje të reja për t’i përgatitur me dituri e përkushtim, me muaj dhe vite që në jetë të ecin me këmbët e tyre. Me dhjetra e qindra janë individë dhe familje të ngujuara që kanë humbur burrat, djemtë ose baballarët në mbrojtje të ligjir, të pasurisë së popullit, në luftë me kriminelët. Atë që ato kërkojnë nga ju nuk është ndihma në formë lëmoshe, por funksionim normal i një shteti ligjor, zbatimi i ligjit, vendosja para drejtësisë e vrasësve dhe dënimi i tyre i drejtë, që të mos u mbesë gjë për të bërë me vetgjyqësi, të luftoni me vendosmëri krimin, korrupsionin brenda strukturave të shtetit e kudo, të vini në lëvizje shtetin ligjor që të rritet besimi i popullit tek shteti dhe keni për të parë që gjërat do të ndryshojnë për mirë. Por me keqardhje populli konstaton se është pikërisht shteti ai që jo vetëm nuk i mbron, por jo rrallë individë dhe struktura të këtij shteti janë të përziera në korrupsion e më gjerë. Një fushë e gjerë ndihmëse është fusha për parandalimin e fatkeqësive. Pikërisht këtu z. President duhet të përqendrohet puna juaj dhe një pjesë të madhe të strukturave të shtetit apo edhe e zonjës Nano. Nëse shteti, strukturat e tij, shoqatat, bamirësit, shoqëria do t’i kushtohet punës për parandalimin e fatkeqësive, ky fenomen do të zbutej shumë, sepse e keqja do të kapej që në embrion. Individët dhe familjet që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes janë pjestarë të shoqërisë shqiptare dhe kanë si gjë të shenjtë besën, fjalën e dhënë. Ato vërejnë me keqardhje se premtimi që i keni bërë popullit kur u bëtë president si: do të luftoni korrupsionin, do të jeni garant për zgjedhje të lira e të ndershme, se do të krijoni KQZ të balancuar, se do të luftoni krimin, se nuk do të firmosni për ministra të përfolur e të korruptuar, tanimë i ka marrë era. Ato vërejnë se si ju, të mbështetur nga Kryeministri Nano, në krah të të cilit qëndroni plotësisht, u keni krijuar privilegje të pamerituara fëmijëve tuaj, dhëndurëve tuaj, të afërmve tuaj, ndërsa hallexhinjve që kanë nevojë më shumë se kurrë për ju u dhuroni një buzëqeshje, një drekë dhe e nesërmja vazhdon përsëri për ta këngën e mjerimit e dhimbjes së thellë, kështu që megjithë përpjekjet tuaja për t’u bërë popullor dhe i dashur, pak dhe aspak po bëheni i besueshëm. Në shoqërinë e sotme moderne ka hyrë si normë që zonja e parë e një vendi t’i përkushtohet përpjekjeve për t’u ardhur në ndihmë individëve dhe familjeve të rëna në fatkeqësi të ndryshme mendore dhe fizike. Janë veprime që duhen përshëndetur dhe përkrahur, por për t’i shërbyer me realizëm kësaj kategorie, e jo ky shërbim t’i shërbejë në radhë të parë “bamirëses” brenda dhe jashtë vendit për të fituar respekt artificial në popull dhe ndërkombëtar. Njeriu nuk duhet të marrë vlerësime maksimale për kontribute kohore të shkurtëra dhe vlera të vogla materiale. Është e domosdoshme të ndiqet në vazhdimësi kontributi i çdo njeriu që kërkon të ndihmojë ata që kanë rënë në vështirësi me objektivitet, sa këto veprime japin rezultate pozitive dhe të dobishme për njeriun fatkeq. Mund të marrësh përshëndetjet e drejtuesve të shoqatave të individëve të veçantë, të shtetit, të organizmave ndërkombëtarë, por vlerësimi më i saktë, më objektiv është atëherë kur qindra e mijëra vetë, në mënyrë individuale, me ndershmëri dhe pastërti të shpirtit shprehin mirënjohjen, sepse keni ndihmuar realisht, sinqerisht për të lehtësuar dhimbjen e njeriut, për t’i rifutur në jetë pa menduar se të tjerët do të falënderojnë, të japin titull.

Është i madhi Zot që na vlerëson të gjithëve për gjithçka.

Shyqyri Selhani

Kontributi i një krahine që nuk e la kombin të shuhet e gjuhën të mbruhet

Për Dukagjinin, mësohet të ketë thënë një historian shkodran i kohëve mondane, i cili parapëlqen të mbetet anonim dhe ne na jepet rasti t’ia plotësojmë këtë dëshirë, shkodra do të fliste osmanisht sot e gjithë ditën e lume. Ka goditur në shenjë miku im historian, pasi metaforën e mburojës nuk ke si e përdor me kaq dinjitet, nëse sinqeritetin e vë në skalionin e parë të virtyteve të tua.

Pas lançimit të kësaj të vërtete të stuhishme, që nuk është as e re dhe as e vjetër, le të hyjmë në lidhje me lexueisn e për ta tjerrë kuvendin me të. Po del në qarkullim një libër dinjitoz për Dukagjinin. Në arkivat e memuaristikës së mirëfilltë shqiptare, po arkivohet një dëshmi e re. E ne, e njatjetojmë me gjithë shpirt këtë prurje të re, e cila ka gjasa të jetë më e filtruara dhe më e begatshmja në përballje me simotrat.

“Dukagjini ynë” u përgatit me skrupolozitetin e dy kohanikëve të trevës, që matet me meridiane e paralele, sharmi i të cilëve pulson ndjeshëm me kahje të intensifikimit të ritmit të vet, në dobi të trupëzimit real të realitetit dukagjinas, ndritës si rubini e i tejpashëm si smeraldi, pa kurrfarë paragjykimi, nëse mendimi i tyre nuk parkohet në limitin e saktësimit të ndodhive. Prej sëndykut të krijimtarisë së Prelë Milanit e prej atij të Lazër Kodrës, priten margaritarë të tjerë, ku i dihet, mbase më rrezëllitës se ky që i jepet sot në dorë lexuesit të kualifikuar.

Dukagjini është një konte me përmasa të habitshme. Kur e ke shqiptuar këtë fjalë, je shprehur si me thënë Bavari apo Moravi. Te e pakta Bohemi. Dukagjini është në Veriun e Shqipërisë Londineze, sa ç’është në pjesën jugperëndimore të Midisit të Shtetit Amë, sa ç’është në Kosovë e Guci, sa ç’është në Himarë e Kurvelesh. Krahina me përmasa, e ritheksojmë: të habitshme, të deh me flladin e vet, të mbush me krenari duhma e nurit të saj. Gjymtyrët e trevës që anunçojmë shtrihen gjithkund ku gjuha shqipe u ruhet stërkëmbçave dhe ku thurpohet shtati i brishtë i vendit tim. Atje janë gurrat e qëndresës, patriotizmit, bujarisë, mikpritjes, besës së dhënë…

Ka titanët e vet konteja me emrin e bukur Dukagjin. Ata nusërojnë nëpër faqet e kësaj memuaristike modeste, e cila, jo pa qëllim, është e ngjizur likpërmjet me histori dhe art vetanak. Emëruesi i përbashkët i tyre është si me thënë ky: mbartën tonalitetet e qëndrimit shqiptar ndër mote. Dhe ky mision është për t’u përshëndetur.

Dukagjini është vendi ku Ligjet e Shenjta të Moisiut ruhen me atë vezllim që patën në kohën e prijësit të mbarëshqiptarëve në mugun mesjetar gjithë zulm e shtatzani fiktive. Një tjetër Lekë do të shullëhej në kujtesën e shqiptarëve, sikur përanash tij të vrojtonte me papiruse nën sqetull, Marin Barleti. Nuk e pati këtë faqt “qeleshja” e kontesë, por kjo nuk do të thotë se nuk mbeti e bardhë sot e gjithë ditën e lume.

Një hyrje për një libër kaq të rëndësishëm e ka të panevojshme picigjatjen. Po të dëmtohej  kjo linjë, vihet në diskutim respekti për lexuesin. E këtij kacagjelimi i bishtnoj me vetëdije.

Dashamir Cacaj

Paratë e shpërblimit të dënuarve politikë në “xhepat” e kapitalistëve të kuq

Në fillim të këtij shkrimi desha të shpreh konsideratën më të lartë për shtresën e të persekutuarve politik në përgjithësi, e mbi të gjitha të atyre që e vuajtën direkt mbi kurriz çmendurinë e sistemit komunist, që nga dënimet më të rënda, si varje, pushkatime, burgime, internime, shpronësime e deri privime të pafundme në të gjithë jetën e tyre social-ekonomike. E për të gjitha këto ia vlen të sqarohet se pjesa më e madhe e shtresës së të persekutuarve politik rrjedh nga familjet dhe fiset më të mëdha e dëgjuara të Shqipërisë, e ky persekutim kishte si qëllim shkatërrimin e këtyre familjeve dhe fiseve simbol për krejt kombin. E pas kësaj fundi dihej, shqiptarët mbetën pa simbolet e tyre që u prinë ndër shekuj, për liri, pavarësi e identitet. Në vend të këtyre familjeve komunizmi u mundua të krijojë të tjera që për zanat kishin demagogjinë dhe antishqiptarinë.

Me rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë, një kontribut të pazëvendësueshëm ka dhënë edhe shumica e shtresës të të persekutuarve politik, ku për rreth 4 vite gjetë jo pak vetveten në qeverisjen demokratike. Natyrisht kjo shtresë nuk arriti të marrë plotësisht atë që meritonte materialisht dhe kjo tashmë për arsye që dihen. Pas vitit 1997 në pushtet erdhën përsëri ata apo bijtë e atyre që për rreth gjysëm shekulli u kishin shkaktuar mjerime e vuajtje gjithë shqiptarëve në përgjithësi e shtresës së të persekutuarve në veçanti. Tashmë pas revolucionit të vonuar “Demokratik” socialistët erdhën me premtime të reja, ku një ndër këto ishte edhe integrimi i shtresës së persekutuar në jetën e re që do të ndërtonin të gjithë së bashku. Vitet kaluan dhe fundi i vitit 2003 e fillimi i atij 2004 u duk se kujtoi qeverinë e z.  Nano për t’u marrë me shtresën e të persekutuarve e dënuarve politik, të cilëve ju premtua dhënia e shpërblimit të viteve të burgut e dënimeve të tjera. Madje për këtë u bënë shumë debate për format e shpërblimit, sasinë e shpërblimit dhe kohën e shpërblimit. Të gjitha çfarë u thanë e s’u thanë nga qeveria e parlamenti në përgjithësi nuk u besuan nga shumica e shtresës së të persekutuarve, madje kur edhe një herë u përmendën letrat me vlerë (me birë) për privatizime, pakënaqësia arriti kulmin… Gjithsesi pas kësaj shtrese të popullsisë qëndron edhe shtresa tjetër që është shumica (e persekutuar më pak) e cila shpreh “pakënaqësinë” e saj, pasi thuhet se për të shpërblyer të persekutuarit politik duhen qindra milion dollarë, madje shpesh thuhet se duhet që e gjithë Shqipëria të punojë për disa vite për këto para. E kështu mund të krijohet një persekutim i dytë nga buxheti i shtetit, ku të mos ketë investime, punësime, ngritje rrogash e pensionesh, e deri në taksa të reja që direkt e indirekt rëndon të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Madje kjo propagandë e qeverisë socialiste është aq e kamufluar sa synon të vërë përballë vetë shtresat e shoqërisë shqiptare.

Duke parë këto “kontradikta” që kërkohen të nxjerrin krye në të ardhmen ne menduam të japim një sugjerim që shpresojmë të kënaqin, nuk po themi të gjitha palët, por të paktën shumicën e popullsisë shqiptare.

Së pari duhet të kujtojmë se më 30 shtator 1991 parlamenti pluralist u dha pafajësinë të gjithë të dënuarve politik nga regjimi komunist. E për rrjedhojë e fajshme del gjithë “makineria” e komunizmit që i dënoi ata pa faj. Në këtë “makineri” që ushtroi genocid e krime kundër njerëzimit (shqiptarëve) bëjnë pjesë që nga spiunët e dëshmitarët e rremë, policët, operativët e sigurimit, prokurorë, hetues, gjyqtarë, e deri në Komitetin Qëndror e Byronë Politike të Partisë së Punës. Është pikërisht kjo “makineri” (me pjesë të rëndësishme e parëndësishme) që është pasuruar më shumë se askush me djersën e gjakun e këtij populli, qoftë me abuzimet që në kohën e diktaturës, qoftë në vitet e demokracisë që ata mjerisht e kontrolluan e shfrytëzuan. Tashmë bizneset e komitetasve, byroistëve, sigurimsave e tjerë janë aq të mëdha sa kontrollojnë e sfidojnë gjithçka në Shqipëri, madje kësaj kaste i është mbushur mendja se Shqipëria e shqiptarët janë pronë e tyre dhe me ta bëjnë çfarë të duan, duke mos ndier asnjë pendesë, e duke mos kërkuar asnjëherë të falur për krimet e tyre që kryen gjatë regjimit komunist. Dhe është pikërisht kjo arsyeja përse në Shqipëri nuk ka qetësi e stabilitet politik, ekonomik e shoqëror, që ndryshe i thonë pajtim kombëtar. Së dyti nëse qeveria socialiste e ka seriozisht shpërblimin e të dënuarve politik, pasi ata i quan të dënuar pa faj, ajo duhet të fajësojë të gjithë ata që përgatitën dënimin dhe i dënuan. Madje për këtë qeveria e parlamenti duhet të ngrejnë komisione dhe të regjistrojnë të gjitha pronat e “makinerisë” kriminale të komunizmit, duke e “shtetizuar” paraprakisht (por jo si me fajdet) e duke gjetur origjinën e saj e cila do të zbulojë befasi deri gati të pabesueshme. E themi këtë pasi gjithë mineralet e pasuritë e tjera të nëntokës e mbitokës të prodhuara me mundin, djersën e gjakun e të dënuarve politik ka shkuar në favor të makinës vrasëse të shqiptarëve, ku këto kapitale kanë qenë si baza e pasurisë e bizneseve të sotme. Pikërisht kjo pasuri nëse administrohet seriozisht duhet t’u kthehet të persekutuarve e dënuarve politik. Duke bërë këtë kjo qeveri tregon se lidhjet e saj me kriminelët komunist janë shkëputur, si dhe do të shpërblejë të persekutuarit me paratë e tyre të grabitura ndër vite, gjithashtu do të dënojë kriminelët që shkaktuan këto tragjedi dhe së fundi do të pastrojë kapitalizmin tonë nga kapitalet që u vjen era krime. Duke e bërë këtë kjo qeveri do të jetë shumë afër pajtimit kombëtar të ëndërruar, por të penguar nga kriminelët e djeshëm e “bosët” e sotëm. Natyrisht për t’u realizuar kjo nuk është shumë e vështirë pasi dosjet e çdo të dënuari politik janë dhe kanë të dhëna, për spiunët dëshmitarë, operativët, policët, hetuesit, gjyqtarët dhe partiakët që inskenuan e realizuan gjithçka. Shpresojmë se këtë e meriton shtresa e të persekutuarve e cila megjithëse i njeh persekutorët e tij që nga niveli më i ulët deri tek ai më i larti, nuk ka kërkuar asnjëherë të hakmerret me vetgjyqësi, por ka kërkuar me fisnikëri të veprojë shteti e ligji, që gjithsesi edhe pse mund të vonojnë, kurrë nuk do të harrojnë…

Ndue Bacaj

Shqiptarët “drejt” Europës me histori të fallsifikuar

Mjerisht edhe pas 14 vitesh pluralizëm e “demokraci” ne shqiptarët vazhdojmë pa u lëkundur nga istikami të festojmë data historike të fallsifikuara e shëmtuara nga pseudohistorianët komunistë. Mbase secila nga këto data ka kohën e vet, ne po kujtojmë vetëm njërën nga “ato”, atë të 7 marsit (1887) që tek ne njihet si dita e shkollës së parë shqipe. E si për ironi të fatit këtë datë e trashëgojmë nga një vendim i qeverisë komuniste të vitit 1960. Duke mos dashur të përsëris vetveten (pasi për këtë para një viti kam shkruar i bazuar në dokumente historike) unë mendova t’u referohem vetëm dy studiuesve të huaj (pasi ka shumë) që të paktën vërtetojnë se shkolla shqipe ka pasur qindra vjet përpara datës 7 mars 1887. Këto shkolla kanë qenë kryesisht në Veriun e Shqipërisë ku kriste pushka pa prerë për liri e mvehtësi. Së pari po i ”drejtohem” studiuesit e historianit francez Robert d’Angely (Robert d’Anxheli), ku tek vepra e tij madhore “Enigma” në faqen 243 ndër të tjera shkruan: “… Në Vatikan ishte alfabeti shqiptar glagolitik…”. E ky alfabet bëhet fjalë se i përket vitit 885, ku natyrisht pa pasur shkollat e kohës alfabeti as nuk do të ekzistonte e as t’i hynte kujt në punë. Vijojmë me këtë autor e libër në faqen 274 ku shkruhet: “… Që shqipja ka qenë e shkruar në antikitet kjo provohet nga mbishkrimet etruske ose shqipe, dhe nga ato po ashtu shqipe ose likiase e të tjera, që janë zbuluar në Azinë e Vogël, në Lemnos, në Kretë dhe në Itali”. Së dyti studiuesi amerikan Edvin Zhak në librin e tij të mrekullueshëm historik me titull “Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” në faqen 313 shkruan: “… Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velje të Mirditës më 1632. Të tjera u hapën në Pllanë, një fshat afër Lumit Mat më 1638, në Troshan më 1639 dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698, mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit, aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit, Bogdanit”. Po në këtë faqe gjejmë të shkruar: “… Rritja e interesit për gjuhën shqipe të shkruar në latinisht nga Andrea Bogdani (1600-1683) ungji i Pjetër Bogdanit. Ky libër u përdor si tekst mësimi për gjuhën në disa shkolla të asaj kohe… Gjithashtu më 1861 Françeskanët themeluan (në Shkodër – N.B.) seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Një risi shkencore në Kolegjin e Saverit ishte Observatori Meteorologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Një vit më pas (1878) motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë…”

Ne malësorët e Malësisë së Madhe edhe sot takojmë gojëdhëna e dëshmi të shkollave shqipe në trevat tona të paktën që në shekullin e 17-të, madhe edhe të dokumentuara në letrat e Pjetër Bogdanit, siç është ajo me numër 153, dt. 20. XI. 1671, e cila trego për shkollë në Rrjoll dhe ku propozohet për mësues Don Mark Xhustri, dhe letra tjetër me nr. 182 e datës 29. XII. 1675 e cila kërkon ndihma për shkollat e krahinave të Kastratit dhe Hotit. Gjithsesi interesant është fakti se sipas dokumentave të pseudohistorianëve komunistë, në Shkodër komuniteti ortodoks (pra popullsi jo vendase, por e ardhur vonë për nevojat e veta) ka pasë hapur shkollën e tyre që në vitin 1835, ose më saktë ata “vërtetojnë” se ne autoktonët paskemi hapur shkollat tona plot 52 vjet më vonë se jabanxhinjtë e përjetshëm serbo-malazezë. Natyrisht kjo logjikë që u shkonte për shtat komunistëve e padronëve të tyre sllavë, tani në demokraci duhet të “demaskohet” e hidhet në koshin e plehrave si vetë sistemi e ideologjia që ka 14 vite që e lamë pas. Ne veriorët e kuptojmë se po të ishin këto shkolla shqipe në trevat e Jugut nga ishin kapot komunistë me siguri do të ishte zgjedhur një nga këto shkolla e data që dëshmojnë rreth të paktën 350 vjet jetë të shkollës së re shqipe. Por për t’u realizuar kjo ishte nevojitur edhe një “ndryshim” tjetër, pasi besimtarët që hapën e zhvilluan këto shkolla nuk duhej të ishin katolikë, por ortodoksë, si vetë mëma e komunizmës. Natyrisht gjithçka është deformuar e shëmtuar nga historia jonë, duhej të korrigjohej në këto vite të pluralizmit e demokracisë duke shkuar në Europën e Bashkuar origjinal e me curriculumin e vërtetë që na kanë përcjellë shekujt së bashku me Europën së cilës i përkasim. Por, si gjithnjë ne vazhdojmë të tregohemi të vonuar… Pse???

Ndue Bacaj

Denoncojmë kërcënimet terroriste të antishqiptarit Fatos Nano

Shoqata Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari” denoncon publikisht kërcënimet e hapura të terroristit shtetëror dhe antishqiptarit Fatos Thanas Nano ndaj deputetit Nikollë Lesi, Kryetar i PDKSH-së dhe ndër drejtuesit kryesorë të lëvizjes “Nano Ik”. Me këtë kërcënim ndaj z. Lesi, gangsteri terrorist Fatos Nano, ka marrë përsipër edhe autorësinë e vrasjes së liderit të Dhjetorit ’90 dhe Kryetarit të parë të PD-së, heroit të kombit shqiptar, Azem Hajdari.

Ne, anëtarët e kësaj shoqate, miq dhe të njohur të tribunit Azem Hajdari, i bëjmë thirrje grekofilit Fatos Thanas Nano të mos provokojë dhe të luajë me zjarrin, pasi do të digjet ai dhe shpura e “Isakëve” që e ndjekin.

Tashmë, armiku i Shqipërisë, Fatos Nano, po na kërcënon me zhdukje fizike edhe pse në mënyrën më demokratike po i themi “Nano Ik”.

Popull i Shkodrës dhe i Shqipërisë, ju bëjmë thirrje që me 20 Mars, në Sheshin “Skënderbej” t’i japim goditjen vendimtare satrapit Fatos Nano, duke çliruar Shqipërinë nga kthetrat e Kleptokratit antishqiptar. Të gjithë së bashku, të rrëzojmë nga pushteti pashain e fundit të kuq, më 20 Mars në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Shoqata Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari”

Kryetari

Merzuk Lushaj

Ambasadorët, vilajeti e Nano pashai

Seç m’u kujtuan ngjarjet e vitit 89 në Rumani, me rrëzimin e diktaturës së Çausheskut. Të gjithë ne që ishim kundër komunizmit u gëzuam. Disa ditë më vonë Radio Beogradi shqip jep lajmin se një person me emrin Fatos Nano në Tiranë, kishte kërkuar ndryshime ekonomike në Shqipëri dhënë radios serbe. Ishte hera e parë që dëgjoja atë emër, por duke pasur një urrejtje ndaj tyre, nuk i dhashë aspak rëndësi. Kaluan dy vjet e më doli edhe një herë në skenë emri i këtij personi, ku ai rastësisht apo i emëruar nga komunistët shqiptarë e ato serbë, u bë kryetar i PSSH (ish- PPSH). Kaluan 14 vjet, po ai person mbështetet nga media serbe e greke. Cili është roli i këtij personi në çështjen kombëtare, pasi jemi afër diskutimit për pavarësinë e Kosovës e fatin e kombit shqiptar në Ballkan në të ardhmen, jo vetëm ky individ por edhe të tjerë me punën e tyre apo politikën që lozin. Ka ardhur koha që të gjithë njëzëri, faktorët atdhetarë të jenë diskutues e imponues ndaj organizmave ndërkombëtarë për çështjen kombëtare, ku kërkesa e parë të jetë njësimi i kombit shqiptar e prosperiteti i tij që do të ishte faktori kryesor në Ballkan për paqe e stabilitet. Shqiptarët duhet të jenë imponues ndaj politikave apo përfaqësuesve shtetërorë që sa herë të diskutojnë për çështjen kombëtare, të kërkojnë haptas e pa përdredhime Shqipërinë Etnike Europiane e çdo diskutim tjetër jashtë kësaj kërkese të quhet tradhëti kombëtare. Tani të kalojmë për problemet tona në Shqipëri, ku individi Nano e shpura e tij brenda e jashtë atdheut punojnë e sillen si pashallarë apo duke kaluar në historinë greke, ai është Kali i Trojës, ku ai ndodhet sot i pari i vendit me ndihmën tinzare të Helenës e besnikëve të saj. Po ky individ e kopjet e tij kërkojnë të privatizojnë demokracinë shqiptare e fatet tona. S’besoj që shqiptarët e shkodranët do ia japin këtë kënaqësi, sa për Shkodrën do shkruar një herë tjetër. S’mundem të rri pa e thënë se edhe për elektoratin e djathtë ishin bërë të padurueshëm disa kryetarë komunash apo këshilltarë komunash e bashkish, e qarqesh, përfaqësues të së djathtës që mbasi siguruan postet, llomotisin se e kanë mirë me Nanon. Prandaj largimi i Nanos e mënyrës së drejtimit të tij e sjelljes si pasha do i bënte nder të djathtës e modelit ndryshe të punuarit në shtet. Elektorati anti-komunist e nacionalist nuk i don mrrutat politike që ideali i tyre i vetëm është pasuria e për të kërkojnë të marrin kalanë nga brenda për t’i shërbyer elementit imoral që mbrojnë e bashkëpunojnë. Pra largimi nga politika i Nanos e Nanicave do qetësonte disi shpirtrat e shumicës së elektoratit shqiptar, sepse ne luftuam e punuam për demokraci e prosperitet për të gjithë, e jo si sot ku pushteti e paraja pa kufi ka rënë në duart e mrrutave e maskarenjve. O Zot, na ndihmo të mos shpërthejmë ndaj këtyre monstrave. Duhet ta dinë mirë se shqiptarët s’e durojnë nënshtrimin. Tani po dal tek titulli i këtij shkrimi.

Vilajeti është i njohur për ne e të krahasojmë kohën e rrethanat në atë periudhë e sot ndryshon shumë, por mua më intereson sistemi apo emërimi i titujve Vilajet e Pasha, dikur i ligjshëm nën pushtimin Osman. Po sot, kush e emëron Vilajetin në qendër të Tiranës tek ish-Blloku? Pjesa tjetër e Shqipërisë e varfër, e paperspektivë, ku lufton për bukën e gojës e problemet më elementare të jetesës. Cili është ai sulltan apo ambasador e shtet që i ka mbushur mendjen Nanos e Nanicave se Shqipëria e shqiptarët janë pronë e tyre, e mund të bëjnë ç’të duan me ta? Të kuptohemi, nuk jam kundër pasanikëve, por ama është e patolerueshme kur një grusht rrugaçësht apo gangsterësh miliarderë janë pasuruar e pasurohen nga pushteti abuziv. Duke parë se këtë vit po rritet kërkesa për ndryshim, në radhë të parë nga populli, pastaj opozita, lëvizjet qytetare, opinionistët e ndryshëm apo gazetarë e shkrimtarë, pra të gjithë besoj që s’ka për të pasur forcë ta ndalë të drejtën tonë të jemi shtet normal e i begatë e jo vendi i vrasësve e legenave, mashtruesve e i imoralëve apo siç i themi ne i të gjithë maskarenjve. Jo e jo, s’duhet lënë kështu sepse tani janë të bindur të gjithë që nga opozita e të gjithë faktorët e tjerë kombëtar e ndërkombëtar se shqiptarët e meritojnë e duhet të jetojnë si popujt e tjerë europiano-perëndimorë. S’ka ambasador apo antishqiptar që ka për të ndalur të drejtën tonë për ndryshim. Vetëm mentaliteti pashallar e pushteti që imagjinon skizofrenia diktatoriale komuniste s’janë dakord me kërkesën tonë për ndryshim. Sot s’duhet të ketë shumë fjalë, se siç thotë populli “fjalët i merr era”, por duhet punë e idealizëm kombëtar e pastërti morale shqiptare për ndryshimin e pritshëm e të ëndërruar nga martirët tanë për një vend të begatë e të zhvilluar, e siç thashë s’don fort mend por përkushtim e ndershmëri qyetare. Të kemi prokurori, polici, president, kryeministër, gjykatë, qeveri, parlament, shëndetësi, arsim, administratë etj., ku ligji e drejtësia të jetë për të gjithë i barabartë e ç’është më kryesorja për jetën e një njeriu, ekonomia familjare e krenaria kombëtare.

O Pasha i vetemëruar, dëgjoje opinionin e popullit tënd e vepro në kohë e shpejt, e jep dorëheqjen me nder, se zgjidhja kombëtare shqiptare s’ka më kohë të presë as ty, zotni, as zonjushat që bllokojnë zhvillimin tonë europian. Gjithashtu, si qytetar i këtij vendi i drejtohem gjeneralit, pra presidentit, që të veprojë me kohë e me maturi për zgjidhjen e kërkuar nga shtetasit e tij, sepse e ka për detyrë kushtetuese e morale e mbi të gjitha detyrë patriotike, të dalë në mbrojtje të popullit e kombit shqiptar. Kurse për ato të huaj që raportojnë e japin deklarata për situatën e sotme në Shqipëri, që sapunin na e paraqesin për djath, për shenjt djallin, prostitutën si të moralshme, sarahoshin si liberal, maskarain si perëndimor, mashtruesin të drejtë, vrasësin si njeri i ligjit etj. Dua t’i pyes se a mos po vazhdon e njëjta politikë si në kohën e Kim Phylbit që me raportimet e tija u vranë shumë shqiptarë patriotë? Me qindra familje u shkatërruan e ne kaluam periudhën më të zezë për 60 vite me radhë. S’mund të rri pa i bërë thirrje lobit shqiptar në vendet perëndimore, që të bashkohet në një zë të vetëm e të kërkojnë që shqiptarët të jetojnë si shtetet e përparuara të botës ku e drejta për të jetuar është dhurata që Zoti i dha njeriut. E atë që e jep Zoti s’mund e s’duhet ta ndalë robi. S’besoj se At Antoni e kishte gabim kur në parlamentin e asaj kohe, për të huajt tha: Të huajt kurrë s’e kanë dashur bashkimin e shqiptarëve, ata çdo herë kanë vepruar për të krijuar e mbajtur Shqipërinë në gjendje kaotike, përçarjesh apo ndasish, që të dilnin në përfundim se shqiptarët s’e kanë ndërgjegjen e përbashkët të kombësisë e shtetit e s’ndjejnë nevojën e solidaritetit shoqëror. Me mënyra e taktika të ndryshme për këtë qëllim përdorën ndikimet fetare apo krahinore. E në mbyllje At Antoni bëri thirrjen:

Me gjak e ndasi jemi ngopur, prandaj të bashkohemi se kemi detyrë morale e kombëtare të përbashkët, kemi historinë, kemi ide, ndjesi, jetesë, zakone, këngë, festa, shpresë, shpirt, gjuhë, atdhedashurinë, prej të cilave jemi një e të pandashëm, ne jemi vëllezër. Zoti e dha këtë tokë për shqiptarët e ne duhet ta lulëzojmë, gëzojmë dhe po qe nevoja e kemi detyrë të shenjtë ta mbrojmë.

Dua të theksoj se nuk ia kemi broxh as vetes as fëmijëve tanë të tolerojmë që Nano e miqtë e tij apo Nexhmijet e sotme të vendosin se kush duhet të pasurohet e të drejtojë në postet kyçe e shumica të mbijetojë. Jo, ore zotni e zonjusha pushtetarë, se ne s’jemi gurë shahu që i lëvizni si të doni ju.

Boll, çdo gjë ka limit, se i keni kaluar të gjitha caqet, e na ka arritur thika në koc, o të pashpirt. Mos të shkojmë si ai që i digjej shtëpia, e komshinjtë i thonin: Ngreu ta fikim, e ai i përgjigjej: Kam çelësat në xhep. Në fund atij iu dogjën shtëpia, gruaja, fëmija e pasuria e ai mbeti fillikat me një palë çelësa në xhep.

Dua t’i bëj një pyetje shqiptarëve: përsëri fëmijët tanë të ushqehen me mjerim e pallavra dhe një grusht pisash e pisesh të bëjnë jetë përrallore?

Përgjigja do të ishte një Jo e madhe.

Populli thotë se për një plesht nuk digjet jorgani, por thotë edhe tjetrën se është turp e marre e faqja e zezë të durosh shtypjen.

Më falni për disa emërtime që bëra në këtë shkrim, por çka më ndiente zemra ma shkroi dora.

Nikolin Pemaj

Ambasadori francez në Shqipëri vdiq ditën e Shën Valentinit në Paris

Nga Arben Lagreta

Më 14 shkurt në mesditë ndërro jetë Ambasadori i Republikës Franceze i akredituar në Tiranë, zoti Michel Menachemof. Një javë më parë, z. Menachemof u godit nga një hemoragji cerebrale dhe u transportua urgjentisht nga Tirana në Bari dhe që andej në Paris ku edhe iu nënshtrua kujdesit të bluzave të bardha. Por një atak i dytë cerebral rezultoi fatal për të, ditën e të dashuruarve, kur edhe ndërroi jetë.

Lindur më 22 janar 1945, Menachemof ishte ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe çështjeve arabe. Ai ka shërbyer si diplomat në Moskë, Beirut, Milano, Marok e Sidnei. Ishte Ambasador i Francës në Shqipëri qysh në vitin 2001.

Vdekja e tij e parakohëshme, pikërisht në kulmin e pjekurisë diplomatike shënon një humbje jo vetëm për diplomacinë e shquar franceze, por edhe për vendin tonë. Kushdo që e ka njohur sadopak nga afër, është bindur se 1-shi i diplomacisë franceze në Tiranë ishte nga ata politikanë të cilët e tregojnë mprehtësinë dhe finesën në momentin dhe vendin e duhur. Ndonëse nuk e pohoi kurrë publikisht për hir të pozicionit dhe të etikës diplomatike, Menachemof ishte një ndër faktorët kryesorë që bëri të mundur zgjidhjen e krizës institucionale që ekzistonte në pjesën e parë të vitit 2002 për zgjedhjen e Presidentit konsensual. Ka qenë pikërisht një bisedë disa orëshe ndërmjet ish-Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta me Ambasadorin Francez në rezidencën e këtij të fundit te rruga e Fakultetit Filologjik, ajo që ndikoi jo pak në gjetjen e çelësit të kësaj krize. Ishte diplomati i parë që uroi Moisiun pas zgjedhjes së tij si President.

I qetë, i matur dhe mjaft xhentil, Menachemof rrezatonte respekt. Kam patur rastin të prezantohem me të ditën ndërkombëtare të frankofonisë, më 20 mars të vitit të kaluar në hollin e Ministrisë së Jashtme në Tiranë, me rastin e një pritjeje që dha me këtë rast ish-Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Pa kurrfarë mëdyshjeje, z. Menachemof më dha një prononcim për gazetën e përmuajshme të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë (UPF) me qendër në Paris, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë për nivelin e kënaqshëm të frankofonisë në Shqipëri.

Pikërisht në këtë periudhë mbetet i paharruar edhe një prononcim i tij në një të përditëshme shqiptare në lidhje me pozicionin që ndërmori Tirana zyrtare ndaj sulmit të SHBA dhe Britanisë në Irak, ku ndërmjet të tjerash ai u shpreh: “Vendet si Shqipëria që synojnë të anëtarësohen në BE, përveçse duhet të kenë një përparim ekonomik të ngjashëm me vendet anëtare, në të njëjtën kohë duhet të kenë një vizion europian në lidhje me çështje të tilla si ajo e Irakut”.

Një diplomat i kalibrit të tij s’mund të fliste më tepër, por domethënia e kësaj shprehje mund të kuptohet nga kushdo që ka sadopak aftësi të lexojë përtej rreshtave. Le të kuptohet në radhë të parë nga Tirana zyrtare, nëse kjo e fundit ka vërtet ndërmend që ta anëtarësojë Shqipërinë në familjen e madhe europiane. Shqipëria është pjesë e Europës dhe duhet të mbështesë politikën e vendeve kryesore të BE-së, nëse vërtet kërkon t’i bashkangjitet asaj.

 

Bisedë me karnivalet

Mirsevini karnivale,

N’Shkodër tonë e në Shqipni

Jemi ba të gjith nji fjale

Me ju pritë me brohori,

Me ju pritë me kangë e valle

Si e kem pasë zakon gjithmonë

E me u folë për disa halle

Të ktij tranzicionit tonë

Tranzicion si e dimë te tanë

Në gjuhë shqipe me e përkthy

Don me thanë me nderë me thanë

Me shkue punët bythë e kry…

Pasha mue e pasha ty

Per me dashtë me qenë i drejtë

Nuk mund të thuesh bythë e kry

Por do t’thuesh po shkojnë bythë krejt

Ba me pasë ti nge me m’ndie

E me ditë unë me t’kallxue

Si shkojnë punët në Shqipni

S’dij a kishe me m’besue

Prandej s’parit po t’baj be

Asnji rrenë nga unë s’e ke

E për kta kam dëshmitar

Cilindo që asht shqiptar

Fjalën time për Shqipninë

Po e filloj me qeverinë

Se kjo sot ka kryet e vendit

N’Dropull, der’ n’Jeshnicë t’Kelmendit

E ktu thuhet me nderë tejet

Peshku i madh qelbet prej krejet

Tash hap veshët e më dëgjo

Më dëgjo e më gjyko

Jo si kta gjykatsat tonë

Sipas pareve që ke

Por si ke gjykue gjithmonë

Kur ke ardhë me na pa ne

Jemi ba sipas shkodranes

Kur qau t’birin mbarë e mbarë

“Bir more Selman i nanës,

çka me t’qa parë e ma parë”.

Qeveria jonë Shqiptare

Për shqiptarë nuk e çanë fare

Për ku i duhet popullsisë

Por ku i duhet qeverisë

Për vete ka shum kujdese

Edhe ja çfarë quen suksese

Ngrenë pensionet sa me thanë

Sa çdo mall që ta kesh ble

T’ban me thanë kuku për ne

E hallall e hallall çmimet

N’krahasim me ç’mund të gjejë

Duke ble n’dyqan ushqimet

Tek tregtarët e padenjë

Për tregti e emrin njeri

Kta tregtar moj faqja e bardhë

Blejnë artikuj ushqimor

Me ca çmime simbolike

Ndaj skadojnë rrugës tue ardhë

E ua shesin shqiptarve t’gjorë

Me ca çmime astronomike

E nuk kanë kurrfarë marakut

Çka i ban ai ushqim stomakut.

Meqë shteti asht zemërgjanë

E u merr taksat në doganë

E kush don me ia ditë mortit

Kur prodhimet e importit

Mbushin xhepat e të fortit

Ky kujdes i qeverisë

Për prodhimet e bujqsisë

Shpejt ka me e katandisë

Zi e ma zi bujqsinë shqiptare

Deri sa t’zhduket fare

Po a dro shteti po ka sherr

Se po mbeten arat djerr

Jo mor karnival të paça

Të paça e mbrapa t’laça

N’sa ka sherr me na lanë n’terr

Se e ka çue dreqi për dreq

Shetin tonë me na ba keq

S’mundet ndryshe kurrsesi

E i thotë KESH-it more ti

Më dëgjo pikë për pikë

E zbatoje fjalën time

Në Europë do t’hymë me çmime

Me të tjerat në Afrikë

Ne të mdhejtë në Amerikë

Si të mëdhejt e atij vendit,

Me rrogën e kongresmenit

Apo s’kemi vështirsi

Boll për ne me ndejë n’Shqipni

Prandej ne do t’jemi Mene

Ndërsa populli jesmene

Urdhnoi Kesh e Telefon

AMC e Vodafon

Që n’Shqipni or mik e mike

Energjia t’jetë marka m’fike

M’fike për nga ndriçimi

E më fike për nga çmimi

Punë s’na jep as me ngranë bukë

E na thotë hajde paguej

Ose u la unë me bishtuk

E u la edhe pa ujë

E kështu i dashtun mik

Po ndodhë ajo profeci

Me u ba uji për dolli

Si Enveri n’kohë të tij

E pat ngrejtë atje n’Koplik

Telefonat në Shqipni

Na pyesin me ironi

He a je trimneshë a trim

Me çue receptorin tim?!

T’i baj lekt fete fani

Ka pasë thanë poeti jem,

“Ka i fjalë turçe ban lazem”

Telekomi shkoft n’Xhehnem,

E me vete marrt’ atje

Vodafon e AMC

Pse po namë o miku jem

E din burr e grue e vajzë

Se Shqipnia asht Xhehnem

Për ne, për ata Parajsë

Na kanë ba ktë vend të nëmun

Që rinia me marrë t’tremun

E me ikë prej këndej fishek

Se s’don pasha kallabllek.

Kshtu i dashtun karnival

Kanë ikë t’reja e të rij

Kanë ikë intelektual

Se ky vend asht ba moçal

Ku malarja politike

Smundja ma epidemike

Na i lshon mikroet e saja

Me disa mushkaja

Që jo veç thithin gjakun

Por edhe ta hedhin lakun

Lak i trashë gjithë neje-neje

Që t’shtrëngon në at’ farë feje

Sa të duket se dëgjon

Shqipninë kah të urdhnon

O shqiptar, ikni prej meje

E kur pretë e trafikimit

Bahen engjëjt e amshimit

Shteti çirret, nuk kam faj

E kanë fajin ky e ai

Kapë dikend si njesh e qesh

I thotë ndonji fjalë në vesh

“Prralla n’lesh, shndedja prej nesh”

Se pa fakte ç’mund t’u thuesh?!

Mungesë provash sa të duesh

Sa ma i frymë më pare t’jeshë

Aq ma pak prova do t’keshë

N’hetuesi e në gjykatë

Për ty pyetjet kanë me zgjatë

Deri sa dorën në xhep e shtinë

Prej tij nxjerr “pafajsinë”

E kur kush ndoken e vret

Në drejtim t’paditun shket

Ndonji që e maje shumë yndyra

E lirojnë fill nga detyra

Që të jetë sa ma i lirë

Për me shku ku ka dëshirë

Me shpenzue at farë fitese

Që e ka ba me ato biznese

Biznese falsifikimesh

E emnime përfitimesh

E lehtsime trafikimesh

E kush dreqi mund ta dijë

Sa biznesi pis i zi

Sot zhvillohet në Shqipni

Që të bajnë qejf kta zotni

Ku t’u shkrepet n’Rrokulli

Me ne u lanë se ne na thanë

“Ju lirinë ua kemi dhanë”

Liri fjale don me thanë

Leh per ne si qeni n’hanë

Deri sa t’mos t’mundesh ma

Fjalët tua s’na bajnë gja…

Kundra nesh hidh shumë slogane

Sipas qejfit t’mendjes tande

Se ne do t’bajmë çka na kande

Je dakord a s’je dakord

Punë e madhe fort

Në ktë thanie qëndron vlera

Fjalët i merr era

Karafilit i vjen era

E jo karafil e gja

Larg me u ndie e larg me u pa

Për gjithçka që ky ka ba

E do t’bajmë ma edhe ma

T’mira që s’mundesh me i matë

Për hir t’votës që na dhatë

Çfarë u thue ti karnival

Fjalve t’tyne a u thue prralla?

Fol ti fol e mos u ndal

Unë do t’flas kur t’më vijë radha

Nji her due me i ndie të gjitha

Mandej le të vringllojë hitha

Mirë pra i dashtun karnival

Në krah tjetër tash po dal

Në at krah unë due me rendë

Me kto vargje satirike

Me i vu pikë ksaj politike

Që t’ndynë gojën me e përmendë

Bashkë po shohim poshtë e lart

Ku kanë mbërritë kulturë e art

Se ka thanë nji plak n’Mertur

Populli që s’ka kulturë

Nuk ban hajr sa miu n’mur

Vuen si gjarpni për nen gur

E msohet aq mirë me shtypje

Sa s’i ban shtypja përshtypje

N’sa i ban iriqit ferra

Ti a the po flas për t’tjera

A the po e lamë politiken

Biles the po ia ve piken

Po i dashtun karnival

Ashtu thashtë, prandej më fal

Por veç duhet t’dijsh nji gja

Ktu pa politikë gja s’ka

Kjo djallushe ne na ka hy

Në çdo gja që sheh me sy

Në çdo gja që ndjen me veshë

Politiken kudo e ndeshë

A t’thashë flasim për kulturë

Shihi vetë kryq e tërthurë

Emërtimet që kanë lanë

Si të donin me na thanë

E kaluemja na rrin pranë

E do t’rrijë për breza t’tanë

E kaluemja jonë nuk plaket

Trashigim që s’mund të flaket

Deri kush e di se kur

Do t’ia kpusin at ushkur

Breza t’tjerë

Se sa për ne

Sa për ne e pe ku e le

Kujtoni me nostalgji

Kohën kur na ka pasë prijë

Enver Hoxha me perti

Shihi emërtimet tjera

Që pronarët e Shqipnisë

I kanë vu kur erdhi era

Gjoja e demokracisë…

Holivud, Londër, Nuremberg

Se kështu lokalet tonë

Kanë prestigj e bajnë jehonë

As emnin identitetit

Ne nuk duem me ia përmendë

Ne na duhet kush hyn mbrendë

Me ndie veten si jashtë shtetit

Ndigjoje vetë tash karnival

Kta që mendja i la në baltë

E i thonë vetes “klasë e naltë”

Ktij gjykim ai thue normal?!

Kemi qenë den babaden

Qysh kur s’mund të mbahet mend

Dyer t’mdhaja, aq sa gjyshat

Stërgjyshat e katragjyshat

Kanë pasë lidhje me jashtë shtetit

Me paritë e përtej detit

Prandej ne nuk kemi le

Ashtu si me u quejt “plebe”

Si mund t’maten kta me ne?!

Le po edhe kur na thonë

Me u ngjitë emnat fmijve t’tonë

Shqip, që s’janë as pak sonor

Prite Zot, po bahna hor

Tue i pasë emnat si po i don

N’Romë, Paris e Washington

Po ia ngjes unë emnin Gjon

Kur s’më thue me ia ngjitë Gjokë

Mos me mujtë me dalë ndër shokë

Vajzës ia kam ngjitë Iris

Se mund t’shkojë nesër n’Paris

S’due me m’ba me të hajgare

Me m’i thanë kush je shqiptare

Klasa jonë asht tjetër dore

S’kemi t’bajmë ne me malsorë

Karnival nuk them me i rrasë

Të gjith n’nji thes, por veç kjo klasë

Për me dashtë me t’u pre mbarë

Përgjithsisht kanë nji parim

Mund të ketë ndo’i përjashtim

Mizë e bardhë, biles n’janar

Tash dëgjo tjetër hata

Ndër qytete janë disa

Që prej malit dje kanë ra

E ksaj klase duen me i ngja

Me emna në mos me tjetër

Nana Dilë e baba Pjetër

Djemt Rozario e Romario

E ky s’asht shembull i rrallë

Kësish gjen në çdo mahallë

Eh, shqiptar, he kuku gjallë

Kudo n’botë i ngjesin emnat

Si për mashkujt, si për femnat

Me tingllue n’kombsi të vet

Vetëm ne u kem ra lanet

Emnave tradicional

Ndije vetë tash karnival

Sa të drejtë ka ajo krushkë

Që po thrret me at za si pushkë

Ul Shqipni prej asaj mushkë

Ul Shqipni e shmange gafen

Se kjo mushkë po ta then qafen

Edhe unë them si ajo

Karnival kangët shkodrane

A t’i kande?!

M’duket pak me të thanë po

Me t’thanë t’drejtën vdes për to

E pra i dashtun karnival

N’dasma tona tash këndojnë

Disa kangë që s’meritojnë

Me i ndie as kur je n’bakal

Edhe fëmijt janë duke i këndue

Nga që n’dasma i kanë mësue

Ku gazeli çon hava

Djem e vajza, burra e gra

Hidhen, dridhen e përdridhen

Drejt orkestrës paret hidhen

E orkestra duke pa

Se me u çue në zyl hava

E rritë qarin ma e ma

Klarineta vrret gazelat

E n’kitarrë çka heqin telat

E tastjera bahet uk

Bateria tarabuk

Me i mbyllë veshët me kakruk

A po me kallaj me i pikë

Ndryshe ngelesh krejt pa ta

Ato kangë aq marshalla

Sa me t’ndye emnin muzikë

Këto kangë që të bajnë zbor

Këto kangë nji kaq për hor

Mund t’i ndiesh n’televizor

E per çka?! me ba biznes

Pa per t’tjerat s’kanë kujdes

E kanë shtij traditën n’thes

Për hir t’pareve e hedhën

Ku e ka Drini ma t’fortë rrjedhën

Shteti i len laverda

Kangët tona me i shkrra

As t’kulturës nuk thonë gja

Kta nji zell e kanë shumë tepër

Si me marrë ndo’i titull t’epër

E ktu tituj nuk ka pak

Këtu jepen me vandak

Veç hap gojën si e pelqen

Titulli në dorë të vjen

N’daç docent, a asistent

O lektor apo rektor

Apo profesor doktor

Aq sa n’don me i numrue

Shpesh të duhet me pushue

Me t’thanë mendja asnji vend

S’na afrohet ne me mend

Kemi ende tituj nderit

Trashigue prej kohs’ Enverit

E me u ba ma shumve nderë

Shpikme edhe tituj tjerë

Hallal kto, nji natë a i ditë

Na janë çue edhe bashkitë

E t’kanë shpikë titujt e vet

Me i shpërnda n’fshat e qytet

Sa ma shumë tituj vlersimi

Si t’ishin letra njoftimit

Ba me pyet kush pse ma dhe?!

I thonë merre, qar e ke

N’mos t’u dashtë për tjetër send

S’paku t’duhet me shitë mend

Borxhin shpejt ke me ma shlye

Sot ti mue, nesër unë ty

Karnivali m’tha kështu:

Po qet si ma e mira tytë

Prandej tash due me të pyet

Gazetarët ktu tek ju

A shkruejnë për këto çështje?

Po, posi, nuk rrinë në heshtje

Biles kush shoqit t’ia dalë

Veç se çka kemi dy palë

Gazetarët janë të ndarë

Në të saktë e gënjeshtarë

T’parët çmimin e kanë n’shkrime

E të dytët në mashtrime

Ktyne t’dytve ka thanë Mhilli

Me iu dhanë çmimin 1 Prilli

E ka thanë nji fjalë Gzim Kruja

Gazetarët rrejnë me fjalë t’hueja

He më thuej more Rexhep

Ky rresht fjalësh çfarë do t’thotë

Plani është implementuar

E nuk është abandonuar

Por do zgjidhet n’parlament

Se është bërë n’maternitet

Që shkaktoi mortalitet

More kta gazetarë

Shkruejnë për t’huej a për shqiptarë

Besa-besë kta more xhaje

Shkruejnë si dreqi i dhashtë maje

Ata shkruejnë si me na thanë

Kaq gjuhë t’hueja kemi nxanë

Ata shkruejnë besa moj dushë

Si e si faqet me i mbushë

Dosido hallakotrum

Se janë ba gazetarë shumë

Si me thanë shumë e për lum

E me dashtë me t’u pre mbarë

Duhet pyet or tungjatjeta

Çfarë mund bajnë dhet gazetar

Për nji qind e sa gazeta?!

Me shkrimtar si jeni ktej?

A per shkrime kemi dej

S’ka randsi shkruen mbrapsht a mbarë

A ke lek?, bahesh shkrimtar

Po kritikë a ka ky vend?

S’ia din emnin kush ktij send

Ka pas thanë nji fjalë Kasemi

Besa ktu, mos zemra ime

Bani e t’kapi kalemi

Shgarravinat t’i quejnë shkrime

Nji fjalë tjetër ka thanë Ina

Që punoi dikur në kapca

Bani e nuk të kapi lapca

Shkrimet t’i quejnë shkarravina

Me t’kapë lapca don me thanë

Me qenë sa ma shumë dorëdhanë

Ndryshe bash zheni në qofsh

Shkrimet tua i hedhin n’kosh

Ani kush thonë “Ky kokëbosh”

Don me u matë me Tarabosh

A ke ma ndoi gja me m’thanë?

Ma a the?! Me i thanë gjatë e gjanë

Nji mij vllime nuk i nxanë

Prandej ktu tash due me e lanë

Dëgjo tash ktu lum djali

Foli karnivali

Çfarë kujton se u ke ba

Personazheve që ke

N’kte satirë perveç se

Do të qeshen ha, ha, ha

Duke thanë me mue s’e ka

As ti n’sa Nakdomonici

S’din si ecë ktë jetë cicmici

Kush çan kokën se i thue hakun

Ai ka frikë vetëm dajakun

Ti shtin ujkun n’vath me dele

E pyet pse m’i ban fertele

Unë kam ardhë me qeshë n’kupë t’kresë

Jo me m’ba me qa me dnesë

Për çka ju u paska gjetë

Ma parë se me të përshndetë

Unë ty due me të pvetë

Qeverinë pse nuk ta kande?!

Pse për te bani kaq vaj?!

A e dhe voten me dorën tande

Me u drejtue prej sajë?!

Prandej sot kjo qeveri

Ta këndon kangën bukuri

Shpinda e atij që kshtu i ka trutë

Ka nevojë me hu me u zbutë

Jo hu drunit more mik

Por me hunin politik

Që të ban për te ferlik

Kështu i don mushka drutë

Tash këndoni si Kimetja

“Kush të rrahi, Besa vetja”

Kush s’ka mend s’ka pse t’ketë dhen

Kështu jeni ju n’kte vend

A di çka sa për kështu

Vitet tjera s’vi tek ju

U kaloj këndej përbri

Pa m’shkue n’mend me kthye n’Shqipni

Ju m’ngarkoni me aq halle

Sa me e pasë shpindën e madhe

Sa nji mal nuk mund t’i baj

S’vij ma ktu unë me ndie vaj

Si u gjeta gjithmonë keq

Në çdo vit e ma për dreq

Si ky vend nji herë s’u ndreq?!

Kur të keni me m’folë mirë

Atëherë keni me më thirrë

E do t’vij me shumë dëshirë

Nëse doni me qenë popull

Shihni mirë ju rreth e rrotull

E këndoni si ata

“Ban usta si ban baba

Ose keni për të mbetë

Me këndue at kangë të letë

Vallë ç’ka thanë ai Vath Koreshi

Medet çka po na ndien veshi

E çka thanë Met Beg Qyfyri

Medet çka po na sheh syri

E ç’tha Zyliha Miloti

Veç ishalla na pshton Zoti

Tash e dashtuna Shqipni

Unë të lashë do porosi

Me t’gjetë tjetër sot nji vjetë

Ndryshe fajin e ke vetë

N’mos i marrsh kto seriozisht

Mue më ven krypen në bisht

Gjokë Vata

 

Shteti malazez nxit largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Shaqir Rukaj nga Kodrabudani, njëri ndër viktimat e këtij represioni shovinist…

Shqiptarët në Republikën e Malit të Zi ndjehen gjithnjë e më të frikësuar në trojet e tyre etnike. Politika shoviniste serbo-malazeze e ka ulur dukshëm numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht përbëjnë vetëm 6% të popullsisë ose 45000 banorë nga 620000 që numërohen në shkallë vendi. Shqiptarët banojnë në lokalitetin e Tuzit, pak në qytetin e Barit dhe rreth 25000 në qytetin e Ulqinit e rrethinat afër tij. Të drejtat dhe liritë e tyre vazhodjnë të nëpërkëmben dhe gjithë politika synon në asimilimin e tyre deri në detyrimin për braktisjen e trojeve etnike. Viktimë e kësaj politike represive është edhe shtetasi Shaqir Rasim Rukaj nga fshati Kodrabudan, 4 km larg qytetit të Tuzit. Ka lindur më 2 Gusht 1967 dhe deri në vitin 1998 së bashku me familjen përgjithësisht bënte një jetë normale. Është martuar me Lindita Camaj nga fshati Sukruq dhe frut i dashurisë së tyre ishte vajza e vogël Argenta.

Lufta e Kosovës, dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre solli edhe shkatërrimin e familjes Rukaj. Një familje nga Presheva, Zeqir Sylaj me 7 persona strehohet për disa muaj në shtëpinë njëkatëshe të Shaqir Rukaj në Kodrabudan. Qysh nga ai moment nisin edhe kërcënimet e shërbimeve sekrete sero-malazeze kundër Rasimit e djalit të tij të vetëm, Shaqirit, për t’i detyruar të nxjerrin jashtë, në kundërshtim me zakonet e mikpritjes shqiptare, familjen Sylaj nga Presheva. Përkundrazi, Shaqiri, në dejet e të cilit vlonte gjaku dhe patriotizmi shqiptar, jo vetëm që nuk nxjerr jashtë familjen kosovare, por bëhet edhe protagonist i organizimit të protestave që zhvillohen ato ditë në qytetin e Tuzit kundër agresionit serb në Kosovë. Këtu arrestohet nga policia e Podgoricës dhe me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike mbahet për 15 ditë në burgun e Shpuzës. Pas daljes nga burgu më 23 maj 1999 Shaqiri thirret nga gjykata ushtarake e Podgoricës për t’u gjykuar për shmangie të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pas largimit të familjes preshevare, jeta e Shaqirit e gjithë familjes së tij bëhet gjithnjë e më e rrezikuar. Shërbimet sekrete vazhdonin të kishin në shënjestër gjithë ata që ndihmuan kosovarët e nxitën urrejtjen nacionale. Për më tepër Shaqirit nuk i falej lehtë shmangia nga shërbimi ushtarak. Në kushtet e trysnisë së ushtruar dhe rrezikut që vinte nga shërbimet sekrete, Shaqiri, Lindita e vajza e tyre Argenta braktisin vendlindjen dhe instalohen diku jashtë shtetit në fundin e vitit 2000. Të njëjtën rrugë ndjekin edhe dy prindërit e Shaqirit, Rasimi me bashkëshorten Zyranë, për të cilët askush nuk di një adresë të saktë se ku ndodhen. Ndërkaq më 10 dhjetor të vitit 2000, gjykata ushtarake e Podgoricës, bazuar në nenin 318 për kohën e luftës dhe rrezikut të agresionit të NATO-s e kryesuar nga Major Dragan Vukadinoviq, gjykon në mungesë shtetasin malazez Shaqir Rukaj të cilin e dënon më 20 muaj burg me akuzën për shmangie të kryerjes së detyrimit ushtarak. I ndjekur nga shërbimet sekrete si nxitës i urrejtjes nacionale dhe i dënuar me 20 vjet burg, shtetasi Rasim Rukaj dhe familjarët e tjerë të tij asnjëherë nuk do të mund të rikthehen më në vendlindjen e tyre. Edhe sot shtëpia e vogël njëkatëshe në Kodrabudan rri e heshtur, e mbyllur në çelës dhe e vetmuar në pritje të të zotërve tësaj. Por… kryetari i unionit demokratik të shqiptarëve në Malin e Zi, Dr. Ferhat Dinosha shprehet se fatin e Rasimit e Shaqir Rukaj e kanë edhe qindra të tjerë në ditët e sotme, pasi malazezët i duan trojet shqiptare pa shqiptarët.

Rifat Ymeri

Rrugëve të huaja për të jetuar

Janë shumë shqiptarët që kanë marrë rrugët e emigracionit. Shumë nga ata vetëm për të shpëtuar jetën që e kanë të rrezikuar këtu në Shqipëri. Fati i emigrantëve ka qenë shpesh herë tragjik, ku janë mbytur deri 32 vetë njëherësh dhe tragjedia mëe fundit, ajo e 9 janarit, ku u mbytën 21 vetë dhe tetë trupa të tjerë ende nuk janë gjetur, flet për një klimë tepër të rëndë në Shqipërinë postkomuniste. Anarshia që dominon kudo në jetën shqiptare, vetëm gjatë shtatë viteve të fundit ka pushkatuar mbi gjashtë mijë vetë. Ata që aspirojnë për një Shqipëri demokratike, pa dhunë, pa diferencime politike, pa hakmarrje mesjetare e shkelje të të drejtave e lirive njerëzore, përndiqen, dhunohen dhe më së fundi ose vriten, ose në rastet më të lehta detyrohen të marrin rrugët përtej Shqipërisë, në perëndim, për të jetuar jetën që u ka dhënë Zoti e normalisht duhet t’ua marrë vetëm Zoti. Njëri prej shqiptarëve që u detyrua të braktisë vendin se klika qeveritare e planifikoi për ta zhdukur fizikisht, është edhe Shefki Rasim Mlloja. Duke qenë se ai rridhte nga një familje me taban antikomunist, që në fillim të proceseve demokratike u rreshtua krah forcave të djathta dhe shumë herë ishte më afër vdekjes se sa jetës. Veçmas, më 14 shtator 1998, ditën e varrimit të ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i cili qe pushkatuar dy ditë më parë, pikërisht më 12 shtator 1998, para selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, forca të errëta të sigurimit të shtetit e rrahën dhe torturuan, duke e paralajmëruar se do ta vrasin familjarisht demokratin Shefki Mlloja. Megjithatë, si shumë demokratë të tjerë nuk u tërhoq. Por vjen rasti më i zi, ai i datës 15 tetor 2003, ku rreth orës 20.00 elementë ende të paidentifikuar, por me prapavijë politike i vunë dinamit shtëpisë së tij në Trush të rrethit Shkodër. Dëmtimet ishin të mëdha, fatmirësisht ngjarja nuk regjistroi të vdekur. Kjo hata që kishte në objektiv zhdukjen e një familjeje të tërë vjen pas një debati të tre ditëve më parë në qendër të votimit. Është fjala për votimet e 12 tetorit për pushtetin vendor, ku Shefki Mlloja ishte komisioner i Partisë Demokratike në Trush dhe nuk kishte pranuar të manipulonte votat në favor të Partisë Socialiste. Këto zgjedhje ishin ndër më skandalozet, ku vetëm në Bashkinë e Shkodrës u përjashtuan me dhunë nga e drejta e votimit rreth 18 000 persona. Konfrontimet me diktatorët ishin aq të mëdha sa mbi 100 demokratë u arrestuan, shumë u torturuan dhe më pas patën pasoja për jetën, siç është edhe rasti i Shefki Mllojës.

Sokol Pepushaj

 

Nderim për ish-gazetarin e “Malësisë” Xhevdet Mataj

Po mbushet një vit nga dita e vrasjes së ish-gazetarit të gazetës “Malësia”, Xhevdet Mataj, një vrasje e ditur dhe shumë e njohur. Në pamundësi që ai të kujtohet në faqet e gazetës ku Xhevdeti punoi për disa vite me radhë, duke dhënë kontributin e tij në fushën e medias së shkruar pikërisht në shërbim të demokracisë së brishtë shqiptare për të cilën ai punoi me shumë devocion dhe ndershmëri duke dënuar herë pas here me shkrimet e tij terrorin komunist, terror i cili inskenoi dhe organizoi vrasjen e tij, vrasje që çoi deri në mbylljen e gazetës “Malësia”, për vetë karakterin që kishte ajo gazetë kundër Partisë Socialiste në pushtet. Ish-gazetar Xhevdetin po e kujtojmë me anë të një shkrimi në faqet e gazetës “Shqipëria Etnike” si ish-kolegia jonë duke analizuar familjen e ish-gazetarit Mataj si një familje patriote, demokrate, të persekutuar dhe të internuar gjatë regjimit komunist, biles edhe e vrarë gjatë viteve të fundit nga ish-komunistët sot në pushtet. Familja Mataj në periudhën e regjimit komunist të E. Hoxhës internohet për dy vjet në Tepelenë, në vitet 1960. Xhaxhai i ish-gazetarit Mataj dënohet me 7 vjet burg politik. Në këtë internim vdes nga sëmundja e kolerës halla e tij Zade Mataj. Në fillim të viteve 1990 familja Mataj si të gjitha ato familje të persekutuara përkrahë lëvizjen demokratike në Shqipëri, shumë prej të cilëve edhe u anëtarësuan në këtë forcë progresiste politike. Por me rikthimin e socialistëve në pushtet për familjen Mataj sërish filloi gjuetia e shtrigave dhe kulmi arrin më dt. 24. 10. 1997 kur pas pjesëmarrjes në një demonstratë paqësore të organizuar në Tiranë, ku mori pjesë edhe ish-gazetari Xhevdet Mataj, vëllai i tij Naimi dhe babai Riza Mataj, në momentin kur demonstruesit po shpërndaheshin qetësisht, në mënyrë makabre vritet babai i tij Riza Mataj dhe kjo tragjedi nuk përfundon me kaq, pasi më dt. 25. 10. 1997 policia shkon në shtëpinë e tyre duke rrahur dhe keqtrajtuar të gjithë ata që ndodheshin aty, me pretekstin se kërkonin Naimin, por ai nuk ndodhej në shtëpi pasi ishte larguar nga frika dhe presioni që i bëhej, arrestimi i të cilit u realizua një vit më vonë, në vitin 1998. Por me gjithë këto që i kanë ndodhur familjes Mataj, as sot e kësaj dite klavari i vështirësive nuk po i ndahet nga hakmarrja që vazhdon prandaj edhe ne si staf i gazetës “Shqipëria Etnike” duke shpre-hur vlerësimin për ish-gazetarin Mataj, urojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Redaksia

Në Kosovë përgatiten vrasje politike

-Emri i Dritan Dedës nga fshati Stanof i Mitrovicës në krye të listës për t’u ekzekutuar-

Rikthehet frika dhe paniku në Kosovën e pasluftës. Ish-pjestarë të UÇK-së, sot njerëz të fuqishëm në drejtimin e shtetit dhe Partisë Demokratike të Hashim Thaçit, po përgatisin lista për eleminimin fizik të kundërshtarëve të tyre politik, anëtarëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Presidentit Rugova. Lajmi është bërë i ditur për opinionin publik nga funksionarë të UNMIK-ut, lajm që nuk e përgënjeshtron as shefi i tyre, Harri Holker. Në të vërtetë sinjalet e asaj që do të ndodhte më vonë janë parë qysh pas përfundimit të luftës e rikthimit të lirisë në gjithë hapësirën shqiptare të Kosovës. Mjaft të rinj, ish-pjesëmarrës në protestat kundër regjimit serb në vitet ’94-’98, si pasojë e frikës së hakmarrjes, tashmë jo nga serbët, por nga vetë vëllezërit e tyre, veçse kundërshtarë politikë, u detyruan të ikin nga vendlindja e të kërkojnë strehim në vende të ndryshme të botës. Një fat mjaft të hidhur kanë patur në jetën e tyre 4 djemtë e rinj nga fshati Stanof i Mitrovicës, Avdi Krasniqi, Ilir Shaqiri, Dritan Deda dhe Arben Shaqiri. Të katër ata djem ishin vënë në shënjestër të strukturave dhe shërbimeve sekrete serbe si veprimtarë të protestave studentore kundër regjimit gjakatar. Një shqiptar i rekrutuar nga shërbim i fshehtë serb, Muharrem Shabani, ka paditur 4 djemtë, të cilët janë arrestuar në maj të vitit 1995 dhe janë lënë të lirë vetëm pas një jave e duke përjetuar tmerrin e torturave nëpër birucat e policisë lokale të Mitrovicës. Të katër të rinjtë pasi kanë mësuar emrin e spiunit, nuk kanë vonuar të hakmerren. Në një pritë të katër së bashku kanë rrahur për vdekje Muharrem Shabanin, i cili vetëm disa ditë më vonë ka nisur kërkimet për gjetjen e të rinjve dhe eleminimin fizik në shenjë hakmarrje. Në këto kushte djemtë largohen nga fshati Stanof për t’i ikur hakmarrjes së Muharremit, por jo gjithçka përfundon këtu. Si veprimtarë të Lidhjes Demokratike që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova, katër të rinjtë ngatërrohen keq me pjestarët e UÇK-së, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Kundërshtimet mes tyre arrijnë deri atje sa kacafyten e bëhen tepër të rrezikshëm për njëri-tjetrin. Lind një hasmëri për jetë a vdekje mes tyre, kështuqë jeta e 4 të rinjve bëhet edhe më e pasigurtë në Kosovë. Nga njëra anë Muharrem Shabani, e në anën tjetër ish-luftëtarët e UÇK-së, që tashmë bëhen të pushtetshëm e kontrollojnë një pjesë të madhe të pushtetit. Në një situatë të presionit të shtuar dhe pasigurisë për jetën, 4 të rinjtë u larguan jashtë Kosovës në fundin e vitit 1998. Njëri nga ata, Avdi Krasniqi, në vitin 2002 kthehet sërish në Stanof dhe vetëm 3-4 muaj më pas disa breshëri kallashnikovi lëshuar pamëshirshëm nga 3-4 të rinj, ish-pjestarë të UÇK-së e lënë të vdekur në vend dhe historia nuk përfundon këtu. Persona të panjohur, pas vrasjes së Avdiut, nisin kërcënimet kundër familjes së Dritan Dedës. Biles në një rast rrahin barbarisht vëllain e tij, Refikun. Edhe pse familjarët njoftojnë KFOR-in dhe UNMIK-un, përsëri kërcënimet me telefonata e letra anonime e deri me kërcënim fizik bëhen tepër të shpeshta dhe ndjellin aq frikë sa detyrohen të braktisin Stanofin e të instalohen diku tjetër me shpresën e një jete më të sigurtë. Këto ditë përsëri është rikthyer frika e paniku i vrasjeve politike. Në shënjestër të ish-strukturave të UÇK-së, sot të rreshtuar në Partinë Demokratike të Hashim Thaçit, janë pikërisht kundërshtarët e tyre të hershëm. Vrasja e Avdi Krasniqit që u kthye në Kosovë nuk ka nevojë për koment. Babai i Avdiut, Ramazani, ashtu me dhimbje në shpirt u bën thirrje Dritan Dedës dhe Ilir e Arben Shaqirit të mos kthehen më në vendlindje pasi do të kenë fatin tragjik të djalit të tij. Ata do të vriten nga vëllezërit e tyre dhe jo nga serbët. Emri i Dritan Dedës gjëndet në fillimet e listave të ish-anëtarëve dhe veprimtarëve aktivë të LDK-së. Një realitet mjaft i hidhur, por tepër konkret, shumë i frikshëm. Shqiptarët në shënjestër të njëri-tjetrit. Dritan Deda nga Mitrovica s’mund të shkelë kurrë më në tokën e Kosovës, pasi pushka e hasmit dhe kundërshtarit politik rrijnë ngrehur për t’u shkrehur mbi të. Kjo është liria që përjeton Kosova!

Rifat Ymeri

Rrando Duri viktimë e radhës e persekucionit komunist

Dhuna shtetërore dhe aktet kriminale ndaj përkrahësve të opozitës dhe militantëve të saj, janë tashmë një nga mjetet që përbëjnë realitetin mizot shqiptar, me të cilin përballen çdo ditë ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga kasta e kuqe në pushtet. Kalvari i gjatë i persekucionit komunist, që ristartoi pas vitit 1997, kohë kur do të riciklohej në pushtet kasta e vjetër komuniste, do të ishte një tmerr pa fund për të gjithë ata që përkrahën dhe u rreshtuan në vijën e parë të antikomunizmit. Ngjarjet që evokojnë këto momente të errëta të realitetit shqiptar janë të shumta, sikurse janë të shumtë edhe personazhet, viktimave të persekucionit komunist, që ka vepruar dhe vazhdon të veprojë në Shqipërinë e ashtuquajtur demokratike. Një ndër këto viktima është Rrando Duri, shtëpia e të cilit në mbrëmjen e datës 25 mars të vitit 2003 është sulmuar me armë zjarri, nërkohë që ai ndodhej në banesë më bashkëshorten e tij. Ai banonte në zonën e Kinostudjos, një lagje periferike e Tiranës. Me këtë akt kriminal që mbetet padyshim vepër e segmenteve të policisë secrete të shtetit, ekspertë të policisë, të cilët mësohet të kenë mbërritur pas pak kohe në vendngjarje u morën fare pak. Kjo praktikë është tashmë e njohur, sikurse mbetet e njohur edhe ky realitet, kur shteti “të vret ditë e të qan natën”. Rrando Duri natën e atentatit kriminal që është ushtruar ndaj banesës së tij dhe familjes, është mbajtur për disa orë në rajonin e policisë të Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, për shpjegime. Pas kësaj asnjë përpjekje e policisë nuk rezultoi të ishte efektive, në lidhje me gjetjen e autorëve dhe venien e tyre para përgjegjësisë ligjorë. Natyrisht ai ishte një shënjestër e tyre, ishte një viktimë e radhës e eliminimit fizik të demokratëve, që prishnin gjumin e pushtetit postkomunist.

Megjithë deklaratat e ndërkombëtarëve për shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut, qeverisja socialiste vazhdon të bëjë të paditurin, vazhdon të luaj kartën e: “çshtjen e kemi në ndjekje”. Përveç këtij akti kriminal ndaj banesës dhe familjes së Rrando Durit, të tjera akte kanë tronditur jetën në këtë familje. Në këto kushte, kur jeta vijimsisht të bëhet e pasigurtë dhe shteti bën edhe kriminelin edhe ndjekësin e kriminelit, Rrando gjeti si zgjidhje të vetme, si çlirim nga ky ankth dhe panik, emigrimin. Si shumë të tjerë, edhe ai u detyrua të largohej, pasi çdo ditë e më e ashpër bëhej hakmarrja e komunistëve, tashmë në pushtet, ndaj kundërshtarëve të tyre politik në përgjithësi, dhe ndaj militantëve si Rrando, në veçanti. E s’ka si të ndodhë ndryshe në këtë vend ku gjëja më e pasigurtë është jeta.

Albert VATAJ

 

FILLIMI I RENIES SE FUNDIT

Kishte pesuar disa here zhgenjime, por asnjehere disfata ne jeten e tij 74 vjecare. Alfred Moisiut, duhet ti kene kaluar para syve te gjitha momentet me te veshtira te jetes se tij, ndersa kryeministri Fatos Nano, e njoftonte per fundin tragjik te birit te tij te vetem, Admir Moisiut vetem 32 vjecar. Dikush e ka quajtur dinastia Moisiu, kjo besoj per faktin e thjeshte te tre emrave Aleksander, Sipo dhe Alfred. I pari aktori ndoshta me i madh dhe me i famshem shqiptar ne mbare boten, i dyti komandanti shqiptar i Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi dhe i treti gjeneral dhe aktualisht president i vendit tone.

Pa me te voglin dyshim, humbja e djalit dhe vellait te vetem, eshte nje dhimbje e thelle per te gjithe familjaret dhe te afermit qe bashkohen me mbiemrin Moisiu. Megjithate, nuk duhet harruar se kryetari i kesaj familjeje, eshte i tille edhe per Shqiperine, Alfred Moisiu, president i parashikuar i shqiptareve deri ne vitin 2007.

Barra e rende qe duhet te mbaje si prind qe humb djalin e vetem, bashkohet me ate te kryetarit te shtetit, ne te cilin telashet nuk mbarojne kurre. Sigurisht gjenerali-president, eshte nje ushtarak dhe ne pamje te pare, duket i forte. Me kalimin e kohes, zemra e nje 74-vjecari, qofte edhe president, do te filloje ta ndjeje dhimbjen njerezore, e cila sigurisht nuk duhet te nderhyje tek presidenti i Shqiperise, njekohesisht dhe baba.

Cdo kush mund te pyes, madje duke filluar nga lamtumira e fundit e Admirit, edhe vete babai i tij, Alfred Moisiu: Ishte thjeshte nje aksident, thjeshte nje rastesi dhe pikerisht ne keto kohe, disfata e kryetarit te shtetit tone?

E verteta veshtire te mesohet ndonjehere, ashtu sic edhe ka ndodhur me raste te ngjashme, ku mund te vecohet ajo e njohur ne te gjithe boten me siglen JFK. Megjithate, jane disa koincidenca “te cuditeshme”:

1. Vdekja “aksidentale” e presidentit maqedonas Boris Trajkovski dhe lidhja e saj me ceshtjen “Universiteti i Tetoves” (jo zyrtarisht, kuptohet!).

2. Dekorimi i paparitur nga Moisiu i dy SHIK-asve te vrare ne vitin 1997 dhe polemikat qe u hapen ne lidhje me kete akt normal te kreut te shtetit.

3. Paralajmerimi qe i beri kryekomisioneri evropian Romano Prodi vete Moisiut per precipitimin e mundshem te situates ne Shqiperi.

4. Rikthimi i ceshtjes se nxehte te “Hakmarrja per drejtesi” dhe hetimi nga prokuroria, ku punonte edhe djali i Moisiut, Admiri.

5. Kontradiktat ne mes rrefimit te te mbijetuarit nga aksidenti dhe te rezultateve te para te ekspertimit te policise.

6. Tensionimi i tejskajshem i jetes politike ne Shqiperi dhe sulmet qe i kane ardhur Moisiut nga kahje politike per ceshtje te ndryshme.

Sigurisht, nje nga detyrat tona, eshte aludimi ne lidhje me ngjarje dhe faktore. Me pas, organet e specializuara duhet te pergjigjen per keto ceshtje, nese duan ose kane deshire.

Presidenti Moisiu, eshte mesuar gjate jetes se tij me shume ngjitje-renie-ngjitje, te cilat e kane kalitur. Goditja me forte, ishte ndarja pergjithnje nga bashkeshortja e tij Milica, me 20 mars 2002, vetem disa muaj para zgjedhjes se tij. Pa u mbushur dy vite, serish ne mars, tashme jo nje goditje, por nje disfate. Mbase eshte rastesi, pasi dinastite shpesh goditen nga ky fenomen. Gjate jetes se tij, Moisiu ka patur shpesh tronditje. Kete e ka pranuar publikisht, sic edhe ka pranuar se si pasoje e tyre, ka menduar shpesh te vetvritet. Por ndarja pergjithmone, nga i vetmi djale i tij ne mes tre vajzave, eshte shume e veshtire te suportohet pa pasoja, duke mbajtur postin e Presidentit te Republikes. Mbase kete kane pritur (mos e dhente Zoti dhe mos qofte kurre e vertete, kane pergatitur!!) kundeshtaret e shumte te presidentit Moisiu, brenda apo jashte vendit: ata qe e votuan, ata qe nuk e votuan dhe te gjithe ata qe nderruan mendim me pas.

Eshte fillimi i renies se fundit, ndoshta edhe per Shqiperine, jo vetem per Moisite!!!

Blerti DELIJA

Fajtorët e krizës energjitike përballë Deputetit Hoti

1. Ne vend te hyrjes

Gjatë 6 viteve të fundit, Korporata Elektro Energjitike Shqiptare (KESH) u lejua nga Qeveria Shqiptare të dënojë qytetin e Shkodrës me 5-6 orë energji elektrike në ditë. Bëhet fjalë për zhytjen e këtij qyteti në një krizë të stërzgjatur energjie, të pashembullt për qendrat urbane botërore dhe sidomos për qytetet e kategorisë së Shkodrës, të futur në tranzicion me prapambetje shumëplanëshe e kolaps të thellë social-ekonomik. Duke vrarë mendjen për të zbuluar shkaqet që motivojnë ekzekutivin socialist të mos plotësojë nevojat jetike të qytetarëve, të mos përmbushë kërkesat e manifakturimit industrial dhe shërbimeve në rrënim e sipër, kushdo arrin në përfundimin se kjo gjendje katastrofike pasqyron dështimin e plotë të shërbimeve të KESH-it dhe falimentimin e politikave shtetërore për sigurimin e energjisë elektrike në vend. Përpjekja e institucioneve dhe organeve shtetërore përgjegjëse, me në krye Ministrin Doda, për të mbuluar fajet e gabimet që çuan në instalimin e krizës së rëndë energjitike, për të larguar nga vetja përgjegjësitë e shterrimit të përditshëm të burimeve energjitike në vend (nga 95% në 1994 në 39% në 2003), kanë defamuar gjithsesi autoritetin institucional të tyre duke i çuar në pozita dorëheqjeje.

Justifikimi i krizës si fatkeqësi natyrore, rrjedhojë e thatësirës së viteve të shkuara, është vlerësuar nga analistët vendorë e të huaj, si një mashtrim institucional i rëndomtë. Plotësimi i shpejtë i rezervave në pellgun ujëmbledhës të Drinit dhe vazhdimi i krizës, duhej ta detyronte Ministrin e Energjitikës dhe drejtuesit e KESH-it të dilnin para publikut me shpjegime të qarta e të hollësishme për origjinën e vërtetë të krizës, e me shifra bindëse për shkaqet reale të rëndimit të saj, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, më të varfërin e vendit, (megjithëse në treguesit statistikorë të Republikës del se është qendra më e pasur e të gjithë rajoneve shqiptare përsa i përket rezervave ujore e prodhimit të energjisë). Zhytja e Shkodrës në errësirë, duke u gjendur brinjaz njërit prej hidrocentraleve gjigandë të vendit, lajmëronte përkeqësim më të theksuar të krizës energjitike në qendrat urbane e rurale të vendit. Por fatmirësisht këto zhvillime nuk ndodhën. Zonave të banuara të jugut, ndriçimi nga hidrocentralet e veriut të prapambetur nuk iu ndërpre asnjëherë, megjithëse gjendeshin disa kilometra larg. Siç duket, vendndodhja e këtij qyteti pranë Hidrocentralit të Vau-Dejës, sipas gjykimit shterpë të KESH-it, nuk paraqiste ndonjë përparësi, kur dihet se qeveria shqiptare e viteve ’60-’70, pa i marrë leje komunitetit vendor, përvetësoi mijëra hektarë tokë për të krijuar rezervuarin ujor të këtij prodhuesi të energjisë që përmbyti e zhduku edhe shumëllojshmërinë e faunës e florës, deri atëherë “me fytyrë nga dielli”. Kur fuqia vepruese e ujit të grumbulluar (580 milion metër kub) provokoi një radhë procesesh fizike që, sipas hidrologëve dhe ekologëve ndotën dhe shterruan edhe pasuritë e pakompensueshme të ujërave nëntokësorë të rajonit ku shtrihej liqeni i hidrocentralit dhe të zonave përreth. Treguesit qindravjeçarë të prurjeve të Drinit dëshmojnë se rreziku i përmbytjeve kataklizmike (që në 1858-1859 devijuan shtratin e Drinit në Vau-Dejës, duke krijuar drinazën që bashkohet me Bunën) është i mundshëm jo vetëm nga mbiprurjet e ujërave në H/C e Vau-Dejës, por edhe të H/C të Komanit me kapacitet 450 milion metër kub ujë dhe të H/C të Fierzës me kapacitet 2.5 miliard metër kub ujë. Përmbytja e herë pas hershme e fushës së Nënshkodrës nga hapja e detyruar e portave të Hidrocentralit të Vau-Dejës për të shkarkuar prurjet e tepruara të Drinit ka alarmuar disa herë banorët për rrezikun e përmbytjes masive të qytetit të Shkodrës. E, në rast se deri sot, qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë shenjë për kompensimin e tokave të përmbytura, dëmeve të mjedisit dhe shkatërrimet nga vërshimet e përsëritura, së paku banorëve të këtij rajoni është i detyruar t’u garantojë furnizim të privilegjuar me energji elektrike e të mos e fundosë në krizë të thellë, siç ka bërë pas 1997. E, ndërsa çdo ditë vërtetonte se dalja nga kriza nuk mund të arrihej nëpërmjet energjisë së prodhuar në hidrocentralet që punonin pa rendimentin e duhur, aq më tepër përforcohej bindja se dalja nga “errësira” nuk mund të bëhej pa plotësuar mangësitë e prodhimit me rrymë elektrike të importuar. Paaftësia teknike e prodhimit vendas e barrierat financiare (mosdhënia e parave të nevojshme nga qeveria) për blerjen e energjisë elektrike çuan në instalimin e krizës së përgjithshme energjitike në Shqipëri dhe rëndim të tejskajshëm të saj në Shkodër. Për të bindur këdo, e shoh të arsyeshme të paraqes të dhënat shifrore të mëposhtme, që me urdhër nga lart, strukturat kolaboracioniste qendrore e vendore në pushtet, asnjëherë nuk i kanë popullarizuar. Pas vitit 1997 e këndej prodhimi vendas prej 6-10 milion kWh/ditë ka qenë i pamjaftueshëm për të siguruar furnizimin e domosdoshëm të vendit me energji elektrike (prej 14 deri 20 kWh/ditë). Për të plotësuar mangësitë e prodhimit vendas gjatë viteve 1997-2003 KESH-i qe i detyruar të importonte 8-10 milion kWh/ditë. Duke ditur se në periudhat kulmore të të ftohtit konsumi ditor rritej 25-27 milion kWh/ditë, llogaritjet vërtetonin se sistemi elektroenergjitik shqiptar plotësonte vetëm 75% të nevojave të përgjithshme të vendit. Për të gjithë u bë e qartë se blerja e energjisë për të përmbushur 100% kërkesat e konsumatorëve ishte e detyruar. Por fatkeqësisht përgjigja e qeverisë qe krejtësisht e kundërt. Jo vetëm që pengoi blerjen e energjisë elektrike, por gjatë 6 viteve të fundit, pranoi ta zhyste vendin në një krizë të thellë energjitike. Me urdhër të Ministrit Doda, KESH-i imponoi kufizime abuzive duke arritur aq larg sa t’i justifikonte  si masa disiplinore ndaj konsumatorëve, të cilët i defamoi si debitorë. Sponsorizimi nga KESH-i i shprehjes publicitare: “Pa paguar nuk do të kesh energji”, vërteton qartësisht këtë synim mashtrues.

2. Keqadministrimi i sektorit energjitik (KESH, qeveria)

Për shkaqe të paaftësive menaxhuese e kooperuese të Ministrisë së Energjitikës, mungesës së fondeve, shthurjes së disiplinës teknike, shuarjes së interesit shtetëror për rimëkëmbjen e prodhimit në burimet e shfrytëzueshme të naftës e gazit, kapaciteti i përgjithshëm energjitik gjenerues e furnizues i vendit gjatë këtyre viteve ra në nivele thellësisht të pamjaftueshme. Në këto kushte, rritja e kërkesës për energji elektrike, kur 99% e së cilës prodhohej vetëm nga hidrocentralet, pasi TEC-et dihet se kanë heshtur e burimet alternative nga turbinat e fermave të erës e panelet diellore nuk janë vënë në shfrytëzim, edhe pse treguesit teknik, ekonomik dhe ekologjik të përvojës botërore dëshmojnë se janë me interes për 28.000 km2 të territorit të vogël shqiptar të mbuluar me rezervuarë ujitjesh e hidrocentralesh, tashmë të argumentuar si shkatërrues të mjedisit. Pakësimi i energjisë vuri në punë gijotinën e qeverisë Nano, duke i prerë Shkodrës edhe burimin energjitik dhe dënuar vetëm këtë qytet me 5-6 orë ndriçim në ditë. E detyruar të importojë për çdo vit 25-40% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike, e paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave, të klientëve të brendshëm dhe të jashtëm (nga mosrealizimi i sufiçiteve energjitike për të përmbushur kontratat e eksportit), pas vitit 1997, KESH-i reduktoi në minimum (pa mëshirë) furnizimin me energji të konsumatorëve qytetarë. E mbështetur nga shteti (për të mos humbur monopolin e tregut të rrymës elektrike), kësaj kompanie nuk iu ndërpre veprimtaria e biznesit, megjithëse ishte denoncuar si kampionja rajonale për shërbimet e këqia dhe importin neto të energjisë elektrike. Stërzgjatja e krizës energjitike e këmbëngulja e qeverisë për moshapjen e tregut të energjisë, si synim parësor kishte ruajtjen e KESH-it si shoqëri anonime virtuale, si karrem joshës për mobilizimin e përcaktuar të subvencioneve shtetërore dhe adresimin në një drejtim të vetëm të granteve të thithura nga shtetet e industrializuara (G-7), si dhe të huave e kredive të fondacioneve financiare europiane e globale. Për t’i lënë vetëm kësaj korporate të drejtën e zbatimit të projekteve e kurdisjen e mekanizmit abuziv të tenderave, ekzekutivi socialist përveçse nuk bëri ndonjë hap konkret për privatizimin e sektorëve gjenerues, të transmetimit e shpërndarjes, me përkushtim institucional pengoi edhe proceset liberalizuese, marketizuese e derregulluese të tregut energjitik. Mungesa e konkurencës dhe e transparencës në këtë treg të mbyllur zvogëloi ndjeshëm sigurimin e rezervave energjitike në vend. Moszbatimi në kohën e duhur i masave teknike, organizative, disiplinore, sanksioneve ligjore për shmangien e humbjeve “jo teknike” (energjinë e përvetësuar nga lidhjet ilegale dhe energjinë e papaguar) dhe humbjeve “teknike” në rrjetin e transmetimit e shpërndarjes (që gjatë 6 viteve të fundit kanë rezultuar 22-37% të energjisë elektrike të lëshuar në rrjet), motivoi këtë korporatë të abuzojë me klientët, t’ua faturojë humbjet atyre. Duke thelluar inkriminimin e vet, përvijoi furnizimin e Shkodrës me 5-6 orë energji elektrike në ditë. Dëshmi e qartë e mosrespektimit të kontratave me abonentët për furnizim Non-Stop (24 orësh). Angazhimi “institucional” i KESH-it për përvetësimin e përditshëm të 18 orëve të energjisë elektrike të paguar nga klientët denoncoi botërisht falimentimin moral e të mirëfilltë të shërbimeve të kësaj korporate. Shprehem në këtë mënyrë se kompetencat ligjore dhe instrumentat operues që legjislativi i kishte vënë në dispozicion, në mënyrë të veçantë humbjet “jo teknike” duhet t’i kishte zbritur në nivele minimale dhe kurrsesi të mos ua kishte faturuar konsumatorëve. Aq më tepër kur dihet se faji rëndon plotësisht në strukturat e paafta e të korruptuara të taksambledhësve, të mbikqyrësve të linjave (fidrave) dhe të policisë elektrike, me të cilën KESH-i ka pranuar të bashkëpunojë. Meqenëse përqindja e shkallës së korrupsionit në këto segmente, sipas analistëve të këtyre fushave përputhet me treguesit shifror të humbjeve “jo teknike”, përvoja pozitive e viteve ’92-’97, vërtetoi se vetëm zhvendosja e punonjësve të këtyre ekipeve në sektorë të tjerë të KESH-it (pa i hequr nga puna), siguroi rritjen pasuese të arkëtimeve 10% nga sektori i biznesit. Meqenëse krimi i korrupsionit në tregjet e mbyllura dihet se riciklohet duke u përkeqësuar në vazhdimësi, po të zbatohet një praktikë e tillë, aktualisht parashikohet rritja e arkëtimeve 50-55% kryesisht nga sektori i biznesit. Të tërheq vëmendjen se asnjëherë nga Ministria e Energjitikës dhe KESH-i nuk janë bërë publike as humbjet e konsiderueshme përgjatë infrastrukturës ndërlidhëse të sistemit elektroenergjitik shqiptar me vendet fqinje: Elbasan – Kardia, Fierzë – Prizren, Vau-Dejës – Podgoricë. Kur dihet se për të metat teknike e zbatimin e mangët të projekteve, rezistenca normale e linjave (jashtë parametrave të kërkuar) çdo ditë redukton thuajse 1/3 e kapacitetit efektiv të tyre, me ndikim direkt në rezervat energjitike të vendit. Të dhëna të mjaftueshme për të bindur këdo se edhe prej këtej e merr origjinën kufizimi i tejskajshëm abuziv i furnizimit të konsumatorit të Shkodrës e të qendrave të tjera të banuara të vendit. Trashëgimia dhe përvijimi i ndërtimit të banesave pa termoizolim, pa sistem ngrohjeje, si dhe mosvënia në funksionim e depove të ujësjellësit të qytetit në lartësinë e Kodrave të Tepes, për të garantuar pa ndërprerje furnizimin me ujë me rënie të lirë, ka shumëfishuar gjithashtu konsumin e energjisë elektrike. Vënia në punë shtëpi për shtëpi e elektropompave për thithjen e ujit direkt nga tubat e ujësjellësit, aplikimi i boilerëve e rezistencave për ngrohje, ka kontribuar gjithsesi në disfavor të qytetit që ushqehet me kuota energjitike fikse. Me porosi të qeverisë për të kompensuar mangësitë e prodhimit energjitik e humbjet e sipërpërmendura edhe Enti Regullator i Energjisë Elektrike (ERE), gjatë këtyre viteve ka sakrifikuar konsumatorin. Lojërat me abonentin shkodran dëshmojnë qartë vendimet abuzive të këtij enti. Në një qytet ku mungonte çdo lloj matësi elektrik, në tetor të vitit 2003, KESH-i publikoi humbjet 35,9%, arkëtimet 8,8% dhe kuotën e Shkodrës prej 800 mijë kWh/ditë. Bëhej fjalë për tregues të dyshimtë e planifikim të pabazuar, pasi vetë KESH-i, për të siguruar furnizimi Non-Stop gjatë dy ditëve të zgjedhjeve të qeverisjes vendore (të Tetorit 2003) u detyrua të rrisë kuotën e qytetit në 1.25 milion kWh/ditë, duke denoncuar vlerën e saj reale që ishte shumë më e lartë nga ajo që KESH-i sapo ia kishte “planifikuar” këtij qyteti. Zbritja e rrufeshme e kësaj kuote në 600 mijë kWh/ditë me urdhër të lëshuar në orën e parë të 13 tetorit, fill pas deklarimit të humbjes së kandidatit socialist dhe ngritja e saj 10 ditë prapa në 830 mijë kWh/ditë (nga presioni i protestave të përgjithshme qytetare) dhe tejkalimi në dimër edhe i kësaj vlere në 1.43 milion kWh/ditë (me këtë kuotë është furnizuar Shkodra në natën e Vitit të Ri), vërtetoi se Shkodrës i përcaktohen kuotat si t’i teket KESH-it e jo siç i ka kërkesat ajo. Por ndërsa shtimi i kuotës bëhej jashtë çdo parimi e norme tregu, KESH-i përsëri u lejua nga Ministri i Energjitikës të mos vendoste në punë matësit. Përvoja e vendosjes së tyre në Lezhë (Shkodra, Malësia e Madhe e Lezha bëjnë pjesë në një rajon energjitik) e heqja pasuese me motivin absurd se matësit janë të manipulueshëm nga spekullatorët (kur dihet se gjatë muajve të fundit kjo korporatë ka nisur montimin e vrullshëm të tyre), dëshmon se KESH-i kishte penguar vetë vendosjen e raporteve juridike shitës-blerës (ofertë-kërkesë), për të zgjatur sa më tepër statusin kaotik të tregut pa matës, që i jepte liri të abuzonte gjithsesi me abonentët. Konflikti i KESH-it me Bashkinë e Shkodrës gjatë viteve 1999-2000 është një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë abuzive të kësaj korporate. Sipas KESH-it, Bashkia i detyrohej 300 milion lekë për mosshlyerje të faturave të energjisë. Meqenëse Bashkia kundërshtoi, çështja shkoi në gjykatë, e cila u detyrua të angazhojë një grup ekspertësh nga inxhinierë energjitik, që brenda periudhës 3-15 mars 2000 vërtetuan se për mungesë të matësve faturat ishin plotësuar me hamendje. Konkluzion i arritur pas një analizimi shkencor segment për segment të infrastrukturës energjitike që bashkia kishte në ngarkim. Akt-ekspertiza e hartuar nga inxhinierët nxori të vërtetën në shesh. Bashkia nuk i kishte asnjë detyrim KESH-it. Në pamundësi të vënies në lëvizje të procedurave të kushtueshme gjyqësore, ngritjes së ekspertizave të tilla për të vërtetuar se KESH-i ua faturonte atyre konsumin e energjisë me hamendje (pa matës) dhe për çdo ditë u grabiste 18 orë energji të paguar, për t’ia shitur dikujt tjetër, me sistemin marramendës “fik e ndez” (skemë shpërndarjeje që askush nuk di ta deshifrojë), banorët e Shkodrës hap pas hapi u përfshinë në protestën e refuzimit. Bëhet fjalë për shkëputje të marrëdhënieve me KESH-in, mospranim edhe të 5-6 orëve të furnizimit me energji. Duke shfletuar fletë për fletë dokumentacionin e SESA-s, që KESH-i akoma nuk e zotëron pasi SESA edhe sot ruan juridikisht pronësinë e saj, del se deri në vitin 1997 arkëtimet e Shkodrës ishin 78% (jo 41%, siç ka deklaruar së fundi inxhinieri mekanik “i përzgjedhur” për të përfaqësuar Shkodrën në takimin e organizuar nga BBC në këtë qytet). Pjesa tjetër (22%) e abonentëve, meqenëse nuk gjendej në qytet (ishte zhvendosur në Tiranë apo larguar në emigracion), vërtetonte se shlyerjet e detyrimeve ndaj KESH-it deri në këtë vit kishin qenë në nivelet më të larta, thuajse 100%. Furnizimi i regullt me energji elektrike kishte motivuar qytetarët të paguanin energjinë. Por meqenëse gjatë 6 viteve të fundit furnizimi u kufizua në 5-6 orë, gjithçka ndryshoi. Ditë për ditë marrëdhëniet shitës-blerës u prishën nga vetë korporata. Në rast se në fillim të periudhës së tranzicionit shenjat e para të krizës i dhanë strukturat e transmetimit e shpërndarjes, për të cilat ekzekutivi i asaj kohe mobilizoi fonde të konsiderueshme për mbulimin e disa investimeve, zgjerimin e riparimin e planifikuar të këtyre sektorëve (përfshirë edhe shtrirjen e disa linjave të tensionit të lartë e të ulët, që sot po shfrytëzohen), duke evituar krizën e siguruar furnizimin e pandërprerë të konsumatorëve të qytetit me energji elektrike (24 orë), gjatë 6 viteve të fundit ndodhi e kundërta. Megjithëse çmontimi në mbarë vendin i teknologjisë dhe agregateve industriale, për material shkrirjeje (skrap) nxori jashtë loje prodhimin industrial, prapë se prapë energjia e këtij konsumatori të fuqishëm nuk u kalua në favor të abonentëve qytetarë që ishin në errësirë. Për faj të menaxhimit të keq të strukturës së ndërruar të konsumit të energjisë dhe të politikave diskriminuese të ekzekutivit ndaj Shkodrës, pas vitit 1997 në këtë qytet u konfigurua kriza e rëndë energjitike. Furnizimi me energji elektrike filloi të bëhej në afate kohore krejtësisht të ndryshme me të qendrave urbane të vendit, vetëm 5-6 orë në ditë. Bëhej fjalë për një regjim në të cilin KESH-i, abonentëve të rregullt, i përvetësonte çdo ditë 18 orë energji të paguar dhe ata pak abonentë të parregullt i konsumonin kësaj korporate vetëm 6 orë (e jo 24 orë) energji elektrike në ditë. Në këto kushte, i njëjti qytetar ndaj të së njëjtës koporatë filloi të reagojë ndryshe. Hap pas hapi abonentë, prej dekadash të rregullt, filluan të shkëpusin marrëdhëniet me KESH-in. Numri i tyre nga 78% në vitin 1997, zbriti në 20% në 2004. Të revoltuar nga mosrespektimi i kontratës për furnizim Non-Stop dhe jashtë çdo norme tregu, pa matës, me çmime të pabazuara aforfe, me rrymë elektrike jashtë standarteve e parametrave të kërkuar, e pa asnjë shërbim garancie (avaritë në Shkodër kanë zgjatur me ditë, javë e muaj), i detyroi ato të këpusin edhe lidhjet fizike me rrjetin elektrik. Të solidarizohen me “protestën e refuzimit” të praktikuar si “rezistencë pasive” ndaj sistemit komunist nga shtatmadhoristi i pathyeshëm e poeti iluminist i qytetit të tyre, Hamid Gjylbegu, i cili gjatë 50 viteve të fundit ishte bërë i njohur si i vetmi në Shqipëri që kishte shkëputur lidhjet me sistemin energjitik, ujësjellësin dhe asnjëherë s’kishte votuar. Megjithatë, ky reagim i konsumatorit qytetar edhe gjatë 6 viteve të fundit përkohësisht ndryshoi.

3. “Strategjia” e refuzimit te realitetit dhe mosnjohjes se pergjegjesive

Në janar-maj të vitit 2003, nisën të ripërtërijnë kontratat me KESH-in, thjeshtë se drejtori i ri i SESA-s refuzoi publikisht urdhërin e Tiranës (të marsit 2003) për furnizimin e Shkodrës me 5-6 orë energji në ditë. Në kundërshtim me këtë urdhër ai filloi furnizimin në përgjithësi të qytetit (duke hequr dënimin kolektiv) me 19 orë energji elektrike, sipas thirrjes qytetare “Na jep që të paguajmë”. Brenda kësaj periudhe 4-mujore, ky drejtor “rebel” arriti t’i vërtetojë drejtuesve të KESH-it se zgjatja e orëve me drita shoqërohej me rritjen e arkëtimeve. E në të vërtetë, brenda kësaj periudhe niveli i arkëtimeve nga ana e abonentëve qytetarë arriti nga 5%-28%. Duke patur parasysh se kjo korporatë vetëm abonentëve të rregullt, gjatë 6 viteve të fundit u kishte përvetësuar 18 orë energji të paguar dhe për t’i shlyer, sipas llogaritjeve duhej t’u jepte atyre 3,8 vite ndriçim falas, vërtetohet se vetë KESH-i është debitor ndaj tyre dhe shlyerjen e energjisë që ua ka përvetësuar mund ta realizojë edhe në “rrugët” që kam deklaruar disa herë publikisht gjatë 2 viteve të fundit (…në Këshillin Bashkiak dhe Parlament): “Orët e energjisë që kjo kompani i ka borxh klientëve të rregullt mjaftojnë për të kompensuar energjinë e papaguar nga konsumatorët debitorë”. E në rast se ky variant i shlyerjes së energjisë elektrike që KESH-i ia ka përvetësuar qytetarëve të Shkodrës gjatë viteve të shkuara, fillimisht u kundërshtua, së fundi qeveria socialiste e pranoi këtë zgjidhje. (Nga viti 1994 e këtej u falën faturat e papaguara). Bëhet fjalë për një vendim të qeverisë që zbuste marrëdhëniet e acaruara të KESH-it me blerësit, por nuk ndikonte aspak në shkaqet e krizës. Largimi i saj kërkon investime konkrete për të cilët Ministri i Energjitikës, Doda, dhe drejtuesi i KESH-it, Harasani gjatë kohëve të fundit kanë pohuar me naivitet se Shkodrën gjoja e kishin trajtuar me kujdes të veçantë. Sipas tyre në këtë qytet kishin investuar vetëm në vitin e fundit, por vlera e investimeve kishte qenë sa e të gjitha sipërmarrjeve të kryera mbi skemën elektrike të këtij qyteti gjatë 12 viteve të tranzicionit. Bëhet fjalë për një fushatë dezinformimi që fajëson më tepër këto dy përgjegjës direkt të krizës. Se sa është investuar në Shkodër e dëshmon veçimi në errësirë i këtij qyteti. Shqyrtimi i dosjeve përkatëse (fletë për fletë), për sa i përket investimeve dhe mbulimit financiar të tyre dëshmon se janë vënë në lëvizje vlera të konsiderueshme kapitale, e megjithatë kriza energjitike në Shkodër ka mbetur e pazgjidhur. Nga dokumentacioni i grumbulluar gjatë kontakteve të 3 muajve të fundit që pata me KESH-in në Tiranë, për të siguruar informacionet e nevojshme për realizimin e kësaj analize, e shoh me vend të paraqes subjektin autentik të njërit prej tyre:

Rajoni i Transmetimit Shkodër

Drejtoria

Nr. 423 Prot.

Drejtuar K.E.SH. sh.a.

Divizionit Transmetim Dispeçerisë Tiranë

Me vënien në punë të transformatorit të fuqisë 120 MVA, konstatojmë:

1- Një pjesë e N/Stac. Shkodra-2, N/Stac. Bushat dhe Lezhë përmirësohen si furnizim me energji elektrike ndërsa Shkodra-1, Malësi e Madhe, Rrenci, Vau i Dejës, Shkodra-3, Dobraç nuk kanë asnjë lloj përmirësimi.

Për këtë qëllim kërkojmë që regjimi i punës të L-119, L-108/1 të jetë e mbyllur (unaza e mbyllur). Për këtë qëllim duhet mbrojtje shtesë për raste avarije (çkyçja e L-108).

2- Transf. i ri i 120 MVA nuk ngarkohet plotësisht por 75 MVA sepse me sa dimë ne mbrojtja distancionale e L-110 kV -108 ka kapacitetin max të saj 75 MVA (400 A). Sa më sipër është e nevojshme ndërhyrja e juaj.

3- Transf. 20 MVA që furnizon Malësinë e Madhe dhe N/Stac. Shkodra-3 Dobraç është i vogël, ai mbingarkohet 50-60%. Mundësisht të sigurohet Transf. tjetër 30 MVA për të përballuar dimrin.

4- Transf. 110/35 kv, 7.5 MVA i N/Stac. Shkodra-2 mbingarkohet edhe tani në verë. Kërkojmë zëvendësimin e tij me Transf. 110/35/6 kV 10 MVA që po riparohet në Elbasan dhe TRAnsf. 7.5 MVA i Shkodra-2 të zëvendësojë transf. 5.6 kVA në Bushat i cili të montohet në N/Stac. Vau-Dejës.

Sa më sipër lutemi të hartohen projekt-preventivat përkatëse dhe të montohen para ardhjes së dimrit.

5- Në N/Stac. Lezhë të mendohet për vendosjen e 2 çelësave 110 kV në linjat kryesore dhe zëvendësimin e paneleve të cilat janë të amortizuara. Gjithashtu të sigurohen T. Tensioni 10 Kv, radrizatori i dëmtuar për të cilat ju kemi relatuar më parë.

6- Jemi në pritje të projekt-preventivave për N/Stac. B. Curri.

E, tani që mesazhet e këtij relacioni vërtetojnë se investimet e vitit të fundit në Shkodër nuk kanë qenë të planifikuara por sipërmarrje të çastit të detyruara nga djegia e transformatorit 60 MVA në Vau-Dejës, kushdo krijon bindjen se Ministri Doda e Drejtor Harasani kanë investuar në skemën e këtij qyteti vetëm pas avarisë së rëndë dhe nuk kanë mbuluar projekte të studiuara gjithsesi për çrrënjosjen një herë e mirë të së keqes, ndryshimin e kësaj skeme. Duke patur parasysh se gjatë 30 viteve të fundit të dhënat dëshmojnë se janë bërë afërsisht 2 ndërhyrje në vit në sektorë të caktuar të skemës elektrike të karakterit ndërtimor, modifikues, rikonstruktues e përshtatës, nga viti 1997 e këtej, jo vetëm që nuk është bërë ndonjë ndërhyrje racionale, por nuk është shtruar asnjëherë problemi i ndryshimit të skemës primare të rajonit energjitik të Vau-Dejës nga merr energji Shkodra, Malësia e Madhe e Lezha. Në këto rrethana me siguri mund të deklarohet se në qytetin e Shkodrës mund të vendosen matësit, mund të liberalizohet tregu i energjisë, mund të garantohet konsumi i rrymës pa kufizime e pa kuota, mund të veçohet furnizimi i sektorit prodhues nga ai i konsumatorëve qytetarë, mund të hiqet dënimi kolektiv (ndërprerja e furnizimit vetëm për konsumatorët debitorë), mund të arrihet furnizim Non-Stop, por avaritë ditore, javore e mujore do të jenë të pashmangshme në rast se nuk do të ndërrohet krejtësisht skema elektrike e furnizimit me energji. Le të hedhim një vështrim të shpejtë mbi të metat themelore të kësaj skeme:

E keqja filloi kur u vendos furnizimi i rajonit të Shkodrës me dy linja 110 kV, në përmjet dy N/Stac. 110/35/6 kV. Bëhet fjalë për një investim të pabazuar mirë, që synonte të përmirësonte me ngut ushqimin energjitik të Shkodrës e të Malësisë së Madhe që merrnin energji nga një linjë 110 kV dhe nëpërmjet një autotransformatori 30 MVA që mbulonte njëkohësisht edhe shërbimet e vetë Hidrocentralit të Vau-Dejës. Meqenëse fuqia konsumatore, pas vitit 1993 u rrit vrullshëm, zëvendësimi i këtij autotransformatori me një tjetër 60 MVA qe i detyrueshëm. Rritja e ngarkesës në 80-90 MVA në dimrin e vitit 1995 detyroi vendosjen pasuese të një autotransformatori tjetër 60 MVA (të dy së bashku 120 MVA). Konstatimi i rritjes së ngarkesës 80-90 MVA vinte në provë skemën elektrike të Shkodrës edhe përsa i përket kohëzgjatjes së përballimit të regjimeve të reja. Dyshimi i shprehur nga specialistët e vërtetë të këtij sektori, i hedhur poshtë nga drejtuesit (inxhinierë të fushave diametralisht të kundërta) u vërtetua. Në fillim të vitit të shkuar njëri nga autotransformatorët 60 MVA u dogj, pasi ishte lejuar të punonte i sforcuar me ngarkesë jashtë parametrave përkatës. Duke patur parasysh nevojat rezervuese e të perspektivës mbajtëse gjatë viteve në vazhdim del se investimet në skemën elektrike të furnizimit të Shkodrës kanë qenë kaotike. S’ishte çudi që të ndërtohej edhe një linjë e tretë me autotransformator të tretë, edhe një linjë e katërt e kështu me radhë disa të tjera, për të motivuar derdhjen e parave për mbulimin e këtij apo atij projekti, që grupeve të caktuara i jepte mundësi përfitimi nga loja e tenderave. Jashtë parimeve shkencore, tensioni 220 V i përfituar nga Hidrocentrali i Vau-Dejës reduktohej po këtu (në Vau-Dejës) në 110 kV dhe transmetohej me këtë vlerë për në Shkodër. Bëhej fjalë për një proces përcjellës krejtësisht në kundërshtim me parimet e praktikat bazë të transmetimit të energjisë. Shprehem në këtë mënyrë pasi dihet se energjisë së prodhuar në gjenerator rritja e dëshiruar e tensionit i bëhet nëpërmjet kalimit të saj në transformatorë shumëfishues e prej andej me linja elektrike të përshtashme çohet në destinacionet e parashikuara, ku bëhet ulja e tensionit në vlerën e caktuar, sa më pranë konsumatorit. Duke studiuar skemën elektrike të ushqimit të Shkodrës me energji zbulon të kundërtën. Skema elektrike e këtij qyteti ndjek principe krejtësisht të tjera. Pajisjet për uljen e tensionit nga 220 kV në 110 kV janë vendosur paradoksalisht në Vau-Dejës e jo në qytetin e Shkodrës. Siç shihet ka ardhur koha të ndërrohet kjo skemë e vjetëruar pasi nëpërmjet saj qytetit të Shkodrës nuk i garantohet perspektiva zhvilluese të cilën e kam bërë të njohur disa herë në auditorët e parlamentit dhe e kam përshkruar hollësisht në disa prej publikimeve të mia. Lënia e Shkodrës nën tension 110 kV do të krijojë pengesa të pakapërcyeshme për mbulimin e teknologjisë e shërbimeve publike moderne. Qytetarët e Shkodrës duhet t’i kërkojnë gjithsesi ekzekutivit ndryshimin e kësaj skeme elektrike appartaid-i. Për çdo ditë ata duhet të pyesin veten: “Përse në takimet e punës me Ministrin e Energjitikës, drejtuesit e KESH-it, ekspertët e huaj dhe në kontaktet me përfaqësuesit e medias, problematikën për zgjidhje të krizës energjitike nuk e kanë prezantuar asnjëherë inxhinierët e mirëfilltë të energjitikës, por të fushave të tjera? Përse inxhinierët e profileve të tjera (të pranuara në këto ekipe) nuk kanë lajmëruar asnjëherë qytetarët e Shkodrës e përfaqësuesit e tyre në parlamentin e vogël (Këshillin Bashkiak) e të madh (në Kuvend) se vetëm Shkodrës KESH-i i sillte rrymë elektrike të tensionit 110 KV? Përse deri sot nuk janë informuar banorët e qytetit tonë se  furnizoheshin me regjim tensioni krejtësisht të kundërt me të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Vlorës e Korçës, të cilët dihet se marrin energji me tension 220 KV? Përse nuk është denoncuar asnjëherë prej tyre skema elektrike e qytetit, teknikisht me të meta thelbësore e me kapacitete mbajtëse të pamjaftueshme për të mbuluar shërbimet e ditëve të sotme (moderne) dhe projektet urbanizuese bazë, të industrializimit e të zhvillimeve moderne të së ardhmes (të perspektivës)? Përse në rrezonancë me qëndrimet e gabuara të Ministrisë së Energjitikës e të KESH-it, anëtarët e ekipeve negociatore të “përzgjedhur” për problemet e energjitikës së qytetit tonë nuk kanë dhënë alarmin se Shkodra është një nga qendrat më të mëdha urbane të republikës e braktisur jashtë tërësisë së sistemit energjitik shqiptar?”

4. Zgjidhja e problemit jashtw hakmarrjes politike

Sa u tha më sipër, kushdo krijon bindjen se në varësi të skemës elektrike të vjetëruar me tension të pamjaftueshëm dhe të përjashtuar nga sistemi energjitik i vendit, Shkodrës i është ndaluar mundësia e transformimit të shpejtë të saj në qendër moderne turizmi dhe në një nga kryeqendrat e rajonit të integruar nga hekurudha (dega e vetme që lidh Shqipërinë me rrjetin rajonal dhe Shkodrën me Korridorin 7 – Danubin), kanali lumor i Bunës (projekti “Shkodra – port detar”) dhe autostradat ardhëse nga Europa Qendrore, Trieste (arteria rrugore dalmato-joniane), Beogradi (projekti “Vizioni i planetit”), Sarajeva, Podgorica (dega e Korridorit 5). Siç shihet ushqimi energjitik aktual nuk e garanton rimëkëmbjen e Shkodrës si metropol. Qytetarët e Shkodrës nuk duhet të pranojnë që mbi kokat dhe banesat e tyre të kalojnë linjat e tensionit të lartë për të furnizuar vendet fqinje dhe në shtëpitë e tyre të hyjë tension i ulët e luhatës, që përditë nxjerr jashtë përdorimit edhe pajisjet elektroshtëpiake, djeg banesat duke shkaktuar jo rrallë viktima. Ministri i Energjitikës nuk duhet të harrojë se instalimi i rrjetit komunal 20 kV kërkon detyrimisht rikonstruksionin e thellë të të gjitha nënstacioneve elektrike të Rrethit të Shkodrës. Pozita e këtij qyteti, thuajse në nivelin e detit, kërkon mbajtjen në punë të sistemit të elektropompave të ujësjellësit e të kanaleve të ujërave të zeza. Kuotat energjitike të ulëta e furnizimi me rrymë jashtë parametrave cilësorë e sasiorë kanë nxjerrë jashtë loje këto shërbime parësore. Në rast se për një rradhë argumentash ndërtimi i Hidrocentralit Fushor të Ashtës me të drejtë është hedhur poshtë që në vitin 1932 (nga ekspertët e Lidhjes së Kombeve), ndërtimi i Hidrocentralit të Liqenit të Shkodrës (sipas idesë së hedhur që në vitin 1940 nga Mehdi Frashëri), është më i pranueshëm pasi shfrytëzon ujërat natyral dhe eviton dëmtimet e sipërfaqeve ekologjike dhe ujërave nëntokësorë nga gërmimi i kanalit 13 km të gjatë, të parashikuar në projektin e Hidrocentralit të Ashtës. Skema elektrike e vjetëruar e Shkodrës i detyron qytetarët të kundërshtojnë braktisjen e Shkodrës nën varësinë e Hidrocentralit të Vau-Dejës, më “delikatit” të vendit. E ndërsa mbarë Shqipëria priste që qeveria socialiste të hiqte monopolin e KESH-it mbi tregun energjitik dhe të shpallte falimentimin e kësaj korporate, për të kundërtën vendimet e fundit të Entit Rregullator të Energjisë dëshmojnë se ekzekutivi e ka urdhëruar këtë institucion të favorizojë Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Pa marrë parasysh rrethanat e krizës dhe kushtëzimet absurde të imponuara nga KESH-i konsumatorëve, pa përfillur kërkesat e Ligjit Nr. 9072, të majit 2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe Ligjin Nr. 9135, të nëntorit 2003, “Për mbrojtjen e konsumatorit”. Pa pritur funksionimin e kooperimit KESH & ENEL për uljen nën 50% të humbjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes. Pa marrë në konsideratë mendimet e ekspertëve shqiptarë, studimet e ekspertëve vendas (duke përfshirë edhe publikimet e inxhinierëve të energjitikës së Shkodrës) dhe të institucioneve ndërkombëtare, pa pritur përfundimin e modulit të vlerësimit të tarifave të energjisë elektrike për përcaktimin e kostos afatgjatë të gjenerimit, transmetimit e shpërndarjes (përfshirë impiantet, nënstacionet dhe linjat e reja) nga ana e BB-së, ERE së fundi përsëri përcaktoi abuzivisht tarifat e energjisë elektrike. Me porosi të ekzekutivit, për të kompensuar humbjet, shtuar solvibilitetin (rritur aftësinë paguese të kreditimeve) dhe akumulimet kapitale të KESH-it, ky Ent u imponoi konsumatorëve ta blenin energjinë më shtrenjtë se në të gjithë tregjet e rajonit. Çmimi i 1 kWh për konsumatorin familjar ishte caktuar 0,080 $ USA, kurse për manifakturuesit industrialë, që i mbijetuan tranzicionit kaotik, 1,1 $ USA. Bëhet fjalë për çmimet më të larta të energjisë jo vetëm të të gjithë vendeve të ish-kampit të Lindjes, por edhe të Ballkanit Perëndimor që do të integrohen nën statusin e zonës së lirë. Megjithatë ndryshmet janë të pashmangshme. Shkodra është parashikuar nga ekspertët e Paktit të Sabilitetit, se do të bëhet qyteti i ardhshëm rezidencial i KESH-it. Çka nënkupton një radhë favoresh që do ta kthejnë këtë qytet në një nyje ndërlidhëse të Shqipërisë me rajonin në integrim e sipër. Vendosja sot e KESH-it në Shkodër, të nesërmen i jep këtij qyteti statusin e qendrës së tranzitit tregtar të energjisë elektrike. Të këtij malli të çmuar, produktit të vetëm shqiptar që kërkohet dhe konkuron me sukses në tregun rajonal dhe europian. Vendosja e KESH-it në qytetin e Shkodrës, brinjas H/C të Vau-Dejës, e jo në Tiranë (disa kilometra larg), garanton shfrytëzimin me nikoqirllëk të potencialeve energjitike të ujërave dhe të dy hidrocentraleve të epërme. Garanton daljen e Shkodrës nga kriza energjitike, kthimin e këtij qyteti në një qendër tërheqëse për investitorët e huaj, që dihet se sipërmarrjet e tyre përpiqen t’i afrojnë sa më pranë burimeve energjitike të pasura, siç është e pozicionuar Shkodra. E në rast se gjatë 6 viteve të fundit ekzekutivi socialist ka dështuar në punësimin e banorëve (niveli i papunësisë është 70%) dhe linjat e prodhimit të sektorit privat të këtij qyteti në të kundërtën, kanë angazhuar rreth 13.000 punëtorë, ndërpreja 18 orë e furnizimit me energji dhe furnizimi vetëm 6 orë me energji elektrike jashtë standardeve është një dëshmi e qartë e politikave të dështuara të KESH-it dhe të ERE, që në përcaktimin e çmimeve të energjisë nuk ka favorizuar aspak manifakturimin industrial të brishtë, kur dihet se shtetet e kategorisë së Shqipërisë i sigurojnë atij energji me kosto 2-3 herë më të ulët. E ndërsa çmimi i energjisë është deklaruar nga ana e Ministrit Doda si 12% më i ulët se kostoja e prodhimit, analistët flasin ndryshe. Sipas arsyetimit tashmë të njohur të tyre, çmimet e energjisë nuk janë motivuar nga prirja për të barazuar koston e prodhimit me të shitjes, apo për t’ia afruar vlerës reale të prodhimit por janë fryrë në mënyrë spekullative. Deklarimi i 40 miliard lekë fitim nga KESH-i dëshmon se kjo korporatë me çmimet e vjetra i ka realizuar fitimet e veta, pra nuk ka shitur nën kosto, siç pretendojnë drejtuesit e KESH-it. Rritja e çmimeve nuk është realisht 10%, siç thotë ERE, por 40%, pasi kostoja e prodhimit të energjisë në hidrocentralet tona është 1 lek për 1 kWh, 4 lekë për 1 kWh për energjinë e importuar, dhe 10,6 lekë për 1 kWh për ata abonentët që tejkalojnë konsumin 300 kWh. Në kushtet e ngritjes së çmimit të energjisë dhe uljes së tavanit në 220 kWh, çmimi 4,9 lekë i 1 kWh, tash e mbrapa do të rritet në 7 lekë për 1 kWh, duke rrëzuar edhe argumentimin e paraqitur nga Ministri i Energjitikës se gjoja të varfërit nuk do të lëndohen, pasi nuk shpenzojnë më shumë se 220 kWh.

5. Ne vend te mbylljes

Si në çdo metropol ballkanik, edhe në atë të Shkodrës, historia mbizotërohet nga invazione perandorish shumëkombëshe e ndërthurje të civilizimeve të huaja, por në dallim nga këto, gjysëmshekulli i fundit i qeverisjes komuniste dhe socialiste ka patur efekte shkatërrimtare në fatin e këtij qyteti.

Si qytet-port i krijuar mbi pikëtakimet e rrugëve ndërshtetërore veri-jug, lindje-perëndim, europë qendrore-pellg mesdheu, perspektiva e Shkodrës duhet të ishte e garantuar, por procesi historik i pafavorshëm e dënoi këtë qendër urbane të mbijetojë deri sot në hyrje të shek. XXI, në prapambetje dhe të mos ndjekë ritmet e përparimit të 12 metropoleve më të vjetra të Kontinentit, në grupin e të cilëve bën pjesë. Viktimë e konflikteve të popullatave rajonale, që në kombinacione të ndryshme për qindra vite luftuan ndërmjet vetes, përflakja e Federatës Jugosllave nga shpërthimi i luftës civile gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, sapo tek ne kishte filluar periudha e tranzicionit, pat ndikime negative edhe në qytetin e Shkodrës, brinjas luftimeve. Siç shprehen analistët, tymi i katër luftërave të fundit ballkanike turbulloi ndjeshëm edhe vizionet e periudhës së tranzicionit. Ardhja e paqes, jo krejtësisht si arritje ushtarake, por si sukses i një plani të realizuar hap pas hapi nga aktorët e mëdhenj të bashkësisë ndërkombëtare: SHBA, Europë, Rusi i dha shpresë banorëve të Shkodrës të përfitonin nga kushtëzimet e favorshme të imponuara në rajon nga komuniteti ndërkombëtar. Të ekspozuar ndaj rrymave të kooperimit ekonomik dhe integrimit politik me prapambetje penguese për këto synime, çdo shtet ballkanik tashmë ishte ndërgjegjësuar se me duart e veta nuk do të mund të vizatonte skicën e së ardhmes në dëm të të tjerëve dhe do të quhej i suksesshëm po të arrinte të përshtaste ndonjë model perspektiv të tij brenda hartës së rajonit e të botës së re të transformuar në një metropol të vetëm. Ja pse sponsorizuesit e Paktit të Stabilitetit i kushtuan vëmendje të veçantë që në janar 2000 eksperimentimit në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përvojës të zonës së lirë tregtare të praktikuar brenda hapësirave shtetërore të Çekisë, Sllovakisë, Polonisë, Hungarisë e Rumanisë që nga viti 1991. Strategji zhvillimi që brenda një dekade parashikonte t’i përgatiste ata për t’u integruar në BE. Nën klimën e ndryshimeve gjeopolitike të favorshme që pasoi luftërat ballkanike, Republika fqinje e Malit të Zi, hapi dyert e bashkëpunimit jetik, siç ëndërronte Gabriel Louis Jarray. Për të mos i dhënë shkas mbylljes së tyre, rëndësi e veçantë i duhej kushtuar kalimit nëpër këto dyer të infrastrukturës rrugore drejt Europës Qendrore. Fjala është për rigjenerimin e projekteve të vjetra të cilët kishin mbetur pa u kryer apo ishin penguar nga frika e konfliktit e kërcënimi i pandërperë i luftërave në rajonin ballkanik. Stabilizimi i vendeve të Europës Juglindore nën paqen e sistemit demokratik, që përmbysi Murin e Berlinit, motivoi menaxhuesit e fondacioneve financiare europiane e globale për mbulimin e disa prej projekteve rrugore të sipërpërmendura që depërtojnë në brendësi të unazës së qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për investime që garantojnë integrimin infrastrukturor dhe energjitik të rajonit (ku Shkodra parashikohet të jetë një nga kryeqendrat), sipas udhëzimeve të drejtuesit kryesor të Paktit të Stabilitetit, Erhard Busec.

Duke përfunduar, dëshiroj t’u bëj pyetje banorëve të Shkodrës: A mund të rimëkëmbet qyteti ynë si një metropol i zhvilluar, po qe se qeveria socialiste vazhdon ta dënojë me 5-6 orë energji elektrike në ditë dhe ta ushqejë me energji thellësisht të pamjaftueshme duke mos bërë asnjë investim për ndërrimin e skemës elektrike krejtësisht të papërshtatshme?

Deputeti i Shkodrës, z. Ferid Hoti

PAVARËSIA ESHTE E SHENJTE, SINQERITETI ESHTE HYJNOR

I lindur ne Shkoder me 22 mars 1973, Blerti DELIJA, aktualisht eshte Kryeredaktor i TV Rozafa dhe njekohesisht ka aktivitet ne media te shkruara. Blerti mbush 10 vjet karriere ne mediat e qytetit te Shkodres edhe me gjere, ku fitoi simpatine e mijera qytetareve. U be nje person publik mjaft i dashur per gjuhen e tij elokuente dhe konstruktive me problemet e kohes qe shqetesojne qytetaret. Blerti eshte nje gazetar serioz dhe korrekt ne profesion, ku fitoi besueshmeri absolute ne raportin media-qytetar. Mediat tona kane nevoje per personalitete te tille, sic eshte Blerti DELIJA

Pyetje (F.Kulli): Ju keni mbaruar studimet e larte per Matematike- Fizike. C’lidhje ka ky profesion me gazetarine? Me sakte, c’ju shtyu te beheni gazetar?

Pergjigje (B.Delija): Fillimisht Fatime, eshte kenaqesi qe ju me kushtoni vemendjen tuaj permes kesaj interviste. Pervecse nje shkrimtare e mirenjohur, guximi juaj profesional eshte i njohur edhe ne gazetari, ku me prepotence (pozitive-profesionale) tashme jeni imponuar.

Per t’ju kthyer pyetjes suaj. Jane te shumte ata qe me kane njohur vone, por edhe mjaft qytetare qe habiten kur u them se jam diplomuar per Matematike- Fizike. Shume kane thene se ne vitet e femijerise, kane filluar te shkruajne. Une mund te shquhem vetem per ndonje hartim te bukur apo vjershe moshore. Konsolidimi ne sferen e letrave (jo te gazetarise, sic eshte normale) ka filluar ne shkollen e mesme “Jordan Misja”. Shume nga shoket e mije te atyre viteve, tashme ruajne “krijimet” e mija letrare. Ky “dell” u forcua se tepermi ne vitet e Fakultetit dhe mund te them se mjaft studente te atyre viteve, besoj te ruajne ato, qe tashme mund ti quaj krijime, pa thojza. Nga shkencat ekzakte, kam marre forcen e arsyetimit, koncizitetin dhe saktesine ne pasqyrimin e lajmit. Mbi te gjitha, kam logjiken e zhdervjellte, edhe pse publikisht duhet te pranoj se nuk kam qene nje student i mire (ishte koha e fillimit te tranzicionit 91-92). Pas perfundimit te shkolles se larte, e cila koencidoi me fillimin e mediave audio-vizive ne Shqiperi e Shkoder (viti 1997) u hodha perfundimisht ne krahet e gazetarise, ku edhe jam, ndoshta do te qendroj edhe gjate. Zgjedhja eshte e thjeshte, te pakten per mua: ne mes mesuesit dhe gazetarit, apo jo Fatime?

Pyetje: Cilat kane qene fillimet e para te daljes para publikut shkodran?

Pergjigje: Gazetaria ne vetvete, per mua nuk ka qene gjithmone nje qellim apo enderr. Fillesat mund te them jane te rastesisshme. Ne Fakultet, nje grup shokesh: Ardiani, Blerta, Ajrina dhe une, nje dite te bukur menduam te ndertojme nje emision rinor, ne emer te Universitetit te Shkodres “L.Gurakuqi”. Ne ate moshe, mjafton nje ide (ishte viti 1994, 21 vjecare) dhe materializohet. Biseduam me rektorin e Universitetit, ate kohe Gjovalin Kolombi dhe ishte dakort. Alternativa me e realizueshme, ishte Radio Shkodra. Takuam kryeredaktoren Merita Ndoka (aktualisht ne SHBA me bashkeshortin Arben Zajmi, mesa di une) dhe ajo pranoi, madje ishte entuziaste. Edhe drejtori i RSH, David Luka, u tregua i gatshem. Pas rreth nje muaji pergatitje, dolem ne mikrofonet e RSH me emisionin “Konstelacioni Studenti”, titull te cilin e propozova une. Cikli vazhdoi rreth 4 muaj duke nisur nga marsi 1994 dhe u nderpre. Emisioni ishte me shume argetues por edhe informativo-kulturor dhe mund te konsiderohet fillimi zyrtar i profesionit te gazetarit, edhe pse thjeshte ate kohe, si bashkepunetor i RSH.

Pyetje: Cilat kane qene sukseset dhe deshtimet tuaja si gazetar?

Pergjigje: 10 vjet aktivitet ne gazetari, jane pak per mua por jane edhe shume. Te me kishte thene dikush para nje dekade se une do te arrija ne kete dite, nuk do ta besoja. Suksese, kam mjaft. Kam provuar te punoj ne radio, media te shkruar dhe vizive. Gjate ketyre viteve, kam shijuar edhe stacionet qendrore televizive, TV Klan psh gjate nje periudhe 6 mujore (1999). Pervec se gazetar, kam qene edhe kryeredaktor ne dy TV lokale, madje edhe drejtor per rreth 3 muaj. Kam arritur te intervistoj qe nga mbreterit (Leka I), presidente (Meidani, Moisiu), kryeministra (Majko, Meta), ministra, kryetare te partive politike ne qender, politikane, personalitete nga vendi dhe rajonet fqinje (Ferhat Dinosha, Fuat Nimani). Sigurisht, nuk do te rri te citoj shume, aq me shume se ju me thate se jam nje person publik, pra i njohur. Gjate ketyre 10 viteve, mendoj se kam krijuar nje imazh. Parimi kryesor qe me ka udhehequr, ndoshta nuk eshte shume i degjuar, mbase e kam krijuar edhe vete: Pavaresia eshte e shenjte, sinqeriteti eshte hyjnor.

Deshtime?! Sigurisht. Nuk ka njeri qe nuk ka deshtuar. Pas 10 viteve gazetari, mendoj se do te ishte normale te kem nje shtepi timen, sado te vogel, nje motorciklete (per makine, as qe behet fjale), pra te kem nje stabilitet qofte edhe te vogel ekonomik. Tjeter deshtim, nese mund te quaj keshtu, eshte se asnjeher nuk arrij te jap njerezve te mije me te dashur dhe te aferm te familjes, ate qe kerkojne dhe meritojne. Pervecse koha shume e kufizuar (ti Fatime e di rregjimin e punes se gazetareve lokal ne Shkoder), shpesh nuk me ka ndihmuar edhe ana financiare. Persa i takon deshtimeve profesionale, veshtire te gjej nje (po tregohem jo modest Fatime)…, ah po, kam levizur shume nga nje media ne nje tjeter, perjashto TV Rozafen ku punoj aktualisht dhe po thyej te gjitha rekordet e mija: ne fillim te qershorit me behen 3 vjet pune aty!!!! Mendimi im, eshte se levizja eshte progres. Deshtimi im, nese ka patur ndonjehere, eshte konstatuar nga teleshikuesit apo lexuesit e gazetave, te cilet nuk kane nguruar te mi thone edhe ne sy. Gjithcka profesionalisht, e kam bere publike.

Pyetje: Cilat kane qene raportet tuaja si gazetar me politikanet dhe pushtetaret ne Shkoder?

Pergjigje: Te shkelqyera. Te pakten keshtu i konsideroj une. Jam munduar te ruaj ekuidistancat nga grupimet e  ndryshme politike. Njekohesisht, jam mundur te ndertoj raporte pune te kujdesshme me te gjithe pushtetaret. Sigurisht, ka patur, ka dhe do te kete edhe ferkime, kontradikta. Madje, kam arritur deri atje sa te marr kercenime, qofte te hapura, permes telefonit apo njerezve prane tyre. Eshte e cuditeshme, edhe ata qe mund te konsiderohet elita e qytetit, akoma nuk kuptojne se gazetari nuk mund te jete kurrsesi nje megafon i tyre. Dikush ka thene: Gazetarin mos e bej kurre mik (sepse te nxjerr gjithcka ne shesh), por mos guxo ta besh armik! Kete parim pakkush nga pushtetaret tone deri me sot, e ka kuptuar. Partneritet ne interes te Shkodres dhe komunitetit, eshte e vetmja gjuhe qe mund te flitet me mua. Prandaj, mendoj se ne klasen aktuale politike dhe qeverisese-lokale te Shkodres, por edhe me perpara, kam shume miq. Per te ardhmen e raporteve, eshte shpejt te  flitet besoj…..

Pyetje: A keni patur kercenime direkte nga “te prekurit ne kallo” dhe si i keni perballuar ato?

Pergjigje: Fatime, nuk ka gazetar ne Shkoder qe te mos kete provuar ate qe thate me lart. Para disa koheve, ka mjaftuar publikimi i nje emri te nje personi te ndaluar nga policia dhe fillonin andrallat, madje edhe kercenimet e hapura. Qe te mos zgjatem, kam provuar te me vene tyten e pistoletes ne gjoks (1997), te kercenohem, fyhem e shahem (1998), te marr telefonata anonime ne shtepi apo edhe ne celular mua apo te afermit(vazhdojne edhe sot), te tentojne te me shtypin me makine (nuk ka shume kohe) etj.,etj. Sigurisht, te gjitha i kam perballuar me qetesi. Ndersa te afermit e mije te kercenuar permes telefonit te shtepise, ishin teper te shqetesuar, une i thoja “Trimi te del balle per balle, ne mes te dites dhe jo naten”. Jo se jam trim une. Thjeshte mendimi se une po kryej nje detyre, me ka bere te mos kem frike. Kam dale, dal dhe do te dal ne cdo ore te dites, te nates, vetem apo me familjen, i shoqeruar me makine ose jo. Tashme, ne kemi edhe nje mburoje tjeter, e cila prej mese nje viti, besoj se ka luajtur rol ne kete drejtim: Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV), shoqata e vetme aktive e gazetareve ne veriun e Shqiperise, nje ze i forte ne mbrojtje te interesave tona, apo jo!

Pyetje: A ka force profesionale gazetaria ne Shkoder?

Pergjigje: PO, dhe te madhe madje. Shume gjera qe jane permiresuar dhe shpresojme te permiresohen ne realitetin shkodran, nje rol te madh ka media, e ne kete kuader gazetaret qe i mbajne ne kembe. Nuk besoj se ka nevoje te jap shembuj. Kemi arritur ti imponohemi shume shtresave, pushtetareve apo politikaneve. Kjo fale forces sone, kembenguljes sone profesionale dhe forces se argumentit. Fatime, mjafton te lexosh ne emisione te ndryshme ne TV, Radio apo edhe te lexosh gazetat e perditeshme dhe kupton forcen profesionale te gazetarise ne Shkoder. Te pakten 30% e stafit te cdo medias eshte e markes “made in Shkodra”. Kete nuk e kane kuptuar akoma pushtetaret vendore, mesa duket. Para disa kohe eshte refuzuar nje propozim i Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV) per ti dhene titullin “Krenaria e Shkodres” tre mediave : Tv Rozafa, Shkodra Tv1 dhe Radio Shkodra. Propozimi eshte perseritur dhe shpresojme ne mirekuptimin dhe logjiken e keshilltareve te Keshillit te ri te Bashkise Shkoder. Ne fund te fundit, ky eshte nje tjeter partneritet qe i ofrojme ne atyre. Nese nuk behet fjale per ndihme financiare (ku nuk mungojne edhe shembujt, ne Durres psh), nje stimul moral ia kane borxh mediave dhe gazetareve te Shkodres.

Pyetje: Ju keni tentuar per te bere pjese ne jeten politike ne Shkoder dhe pse keni deshtuar?

Pergjigje: Mendimi i pergjithshem eshte se nje gazetar, eshte gjysem politikan. Mendoj se eshte keshtu. Sigurisht, si nje person publik, nuk me kane munguar ofertat ne rast kandidimesh politike, sic u ka ngjare edhe te tjereve. Me keto koncepte qe kam une, nuk besoj se “do te pasurohem” ndonjehere, qofte edhe sikur te jem kryeminister nje dite (?!). Pra ne vetvete, politiken nuk e shoh dhe nuk do ta shoh si nje qellim fitimi. Fatkeqesisht, keshtu e shohin sot 90% e poltikaneve shqiptare dhe aspiranteve ne kete rruge. Te futesh ne politike pa nje suport te fuqishem ekonomik, eshte deshtim. Keshtu ngjau edhe me mua. Kandidova ne vitit 1997 per deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe ne zgjedhjet e vitit 2003 per Keshilltar i Bashkise Shkoder. Sigurisht, humba, me sakte humben subjektet qe me kishin propozuar mua. Thjeshte tentova te coj ne pushtetin e vertete, zerin e “pushtetit te katert”, por edhe ti thosha gjerat ndryshe. Pohoj me plot gojen, asnje nga partite politike apo keshilltaret, nuk deshen, nuk duan dhe nuk do te duan edhe per pak kohe, te kene nder te zgjedhurit e tyre gazetare. E kam fjalen per koleget e Shkodres, pasi ka gazetare qe nga ky profesion, perfituan deputetllekun dhe tashme e mbajne gojen te kycur….Besoj se koha e angazhimit te gazetareve ne vendimarrje, ka filluar dhe shume shpejt do te kete ndryshime. Shoqeria ka nevoje per zerin tone, alternativen tone, e cila nuk eshte lehtesisht e korruptueshme apo e manipulueshme.

Pyetje: Jeni kryetar i Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV). A ndjeni nje autonomi profesionale, apo edhe ketu ka nderhyrje per mosecurine normale te unionit te vetem gazetaresk ne Metropolin e Veriut?

Pergjigje: Nje grup shokesh, pasi vetem ne komunizem te gjithe bashkoheshin ne nje vath, menduan te me vene mua ne krye te UGV-se. Ne paranteze, mendoj se kemi patur rezultate, vecanarisht ne krijimin e nje mburoje institucionale ne mbrojtje te gazetareve, sic ishte rasti edhe i shkarkimit te ministrit Rama, ku u pozicionuam publikisht. Nga ana tjeter, berthama jone, i dha jete edhe Federates Sindikale te Gazetareve (Prefektura Shkoder) dhe shume shpejt do te antaresohemi edhe ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ) me qender ne Bruksel. Kemi marredhenie me homologe ne Itali, Angli, Kosove, SHBA, M. Zi, Maqedoni etj. (Po perfitoj nga rasti te bej pak reklame…).

Qe ne fillim te aktivitetit tone, kemi patur nderhyrje dhe presione te ndryshme, madje edhe nga drejtues apo pronare te mediave. Realisht i kuptoj, pasi jemi ne oponence me ta. Nga ana tjeter, kane menduar te perdorin emrin tone dhe vulen per ativitete jo te ligjshme, sic ndodh edhe me shoqata te tjera. Deri tani, te tilla nderhyrje, nuk kane ndikuar aspak ne punen tone. Kemi patur dhe kemi shume veshtiresi. Na nevojitet nje zyre dhe nje pajisje minimale e saj. Mbase eshte momenti te bejme apel per pushtetaret por edhe dashamiresit e mediave. Do te sherbente edhe si nje zyre kordinuese per te gjithe gazetaret, antare ose jo te UGV-se.

Pyetje: C’ndryshim ka media elektronike (audio-vizive) nga ajo e shkruar dhe ku ndjeheni me mire si gazetar?

Pergjigje: Koncepti im eshte i qarte dhe vjen shkalle shkalle. Media e shkruar eshte fillimi i gazetarise, pasi po nuk dite te shkruash…. Me pas vjen radioja. Ketu pervec se te shkruash, duhet te dish ta transmetosh edhe permes zerit. E treta eshte media vizive, televizioni. Duhet te dish te shkruash, te interpretosh por jo vetem me ze, por edhe me pamje. Kombinimi i ketyre tre komponenteve, eshte me e veshtire, prandaj media vizive eshte me e nderlikuara. Ne gazete, pamja jote nuk vlen fare, ne radio mund te futesh ne mikrofon edhe me tuta sportive, ndersa ne TV eshte ndryshe.

Kam patur fatin te provoj median e shkruar : gazetat “Universal”, “Fjala e Shkodres”, “Tema”, “Shqiperia Etnike”, revista “Orana”; Radio Shkodren si dhe Televizionet. Ne median e shkruar, e konsideroj veten me shume si nje analist se pasqyrues (reporter). Ne radio mendoj se mund te bej me shume “entratement” (besoj te kem shkruar mire, anglishten e zoteroj pak) ose argetim, ndersa ne TV jam nje raportues- formues dhe nje intervistues i pa kompromis (jo gjithmone, kuptohet)…..qesh. Nuk besoj se kam problem adaptimin ne te tre keta sektore.

Pyetje: Jeni i martuar dhe keni nje djale. Sa kohe te lire keni per tu argetuar me familjen?

Pergjigje: E thashe edhe me pare, eshte deshtimi im me i madh. Djali im tre vjecar, Matteo, shpesh nuk me shikon as ne mengjes, pasi rastis te jete fjete kur une dal ne mengjes. Ne darke, vij i lodhur, megjithate gjej kohe te luaj pak me te. Ne paranteze, ka filluar te njohe ne ekran qe kur ishte 2 vjec, Nanon, Berishen, Moisiun, pushtetaret tane vendore, madje u thote edhe emrat. Eshte i vogel, por nuk do ti sugjeroja te ndermerrte rrugen e gazetarise. Me bashkeshorten, punet ndryshojne. Alda edhe ajo tashme eshte ne rrugen eketij profesioni, qe ne vitin 1998. Tashme ne TV Rozafa, jemi mjaft kohe bashke. Por eshte e veshtire qe edhe kur pijme bashke nje kafe, te shkeputemi nga puna. Nena dhe babai im, te cilet kane merite te vecante, pasi me dhane jeten, shpesh me shohin ne rolin e nje miku ne shtepi, i cili vjen vetem sa per te fjetur, edhe per te ngrene shumicen e kohes, ha jashte (sigurisht, fast food, jo dreka e darka). Persa i takon te afermeve te tjere, takohemi thjeshte ne rruge, apo aktivitete ku une jam per te pasqyruar. Ka mjaft kohe qe une, Matteo dhe Alda, nuk kemi marre disa dite pushim dhe larguar nga qyteti, qofte edhe ne periferi. Vetem ne vere, 15 diteshi ne Velipoje, mund te quhet argetimi i vetem per nje vit. Dukem si skllav, apo jo….qesh.

Pyetje: A mendoni se media ne Shkoder e ka kryer “misionin” e saj qytetar si duhet ne perballje me problematikat e shumta te qytetit?

Pergjigje: Madje ka bere me shume se c’mund te kishte bere dhe c’duhej bere. Gjithmone kemi qene ne pararoje, gjithmone i kemi paraprire trajtimit te ceshtjeve, gjithmone kemi ngritur zerin te paret ne mbrojtje te komunitetit. Me thoni nje televizion qe fillim me proteste publike per shume muaj, edicionet e lajmeve. Ky eshte TV Rozafa, ne lidhje me diskriminimin e energjise elektrike. Si ky rast, ka me qindra ne TV te tjera, gazeta, pasi radio eshte shteterore, kuptohet. Mediat e Shkodres, kane qene, jane dhe do te jene avokate te papaguar ndonjehere, te qytetit, te rrethit, qarkut dhe treves veriore te Shqiperise. Uroj qe kete ta kene kuptuar edhe pushtetaret vendore, vecanarisht Keshilli i Bashkise Shkoder. E njejta gje, mendoj se mund te thuhet edhe per TV e M.Madhe dhe gazetaret atje, te cilet une i njoh nga afer.

Pyetje: Shume nga koleget tuaj kerkojne te largohen nga Shkodra drejt Tiranes, pse jo edhe jashte shtetit per arsye ekonomike. Po ju do te largoheni nga Shkodra apo do te “luftoni” ne profesionin tuaj per ndryshim?

Pergjigje: Fatime, te aferm te mij ai nga nena apo edhe babai, jane ne numer te madh ne profesion mesuesi. E them kete se me profesionin qe me ka dhene Fakulteti, edhe une do te isha si ata. Megjithate, une prej 10 vitesh tashme, jam “ngulur” fort ne kete profesion dhe duke u krahasuar me kolege ne qytete te tjera, Tirane apo edhe Durres, ekonomikisht ne raport me impenjimin, ndjehem i pastimuluar ekonomikisht. Kjo edhe per faktin se nuk jam i dy punesuar si disa shoke te mij (bejne shume mire) ne media apo profesione te tjera. Familja ime “mbahet” nga te ardhurat e siguruara nga gazetaria (Une dhe Alda). Matteo po rritet dhe bashke me te edhe impenjimet tona karshi tij. Gjithe kjo paranteze, ndoshta per te pranuar me dhimbje se edhe Blerti Delija, mund te largohet nga Shkodra, ndoshta edhe nga Shqiperia. Akoma ketu, me sakte ne Shkoder, nuk vleresohet truri. Jo pse une, apo edhe koleget e mij, jemi me te zgjuarit. Por nder ata qe jane ne profesionin tone, po, duke i krahasuar edhe me Tiranen e qytetet e tjera. “Modestia eshte koncept komunisto-lindor” kam lexuar ne nje liber qe ti ke shkruar Fatime, prandaj po e le menjane. Duhet te perendoje ajo kohe kur gazetaret, pervec andrallave te profesionit te veshtire e Shkoder, te mendojne edhe per mbijetesn ekonomike. Ndoshta askush nga koleget e mij nuk ka folur kaq hapur, por dikush duhet te thyeje akullin.

Ne lidhje me largimin, nuk mund te them se kam patur mundesi te stabilizohem ne Tirane te pakten. Pervec se me familjen dhe te afermit (edhe pse i takoj rradhe), jam i lidhur shume me Shkodren. Me ka rastise se largohem brenda Shqiperise apo jashte, dhe sapo shoh kalane “Rozafa”, frymemarrja me zgjeron mushkerite. Jam sentimental apo jo?

Pyetje: Ne fund, c’fare do te ndodhe neser?

Pergjigje: Ne konceptin kohor, neser nuk do te ndodhe ndonje gje e madhe. Ne konceptin filozofik, shume. Pergjithesisht, jam optimist. E kam humbur pak kete sens, por serish jam optimist. Trishtohem shume nga mungesa e prespektives, nga mungesa e respektit per intelektualin (personalisht, nuk e konsideroj veten te tille) definicion i cili po shperdorohet. Nuk besoj se eshte mbyllje shume e gjetur apo fine per kete interviste, por sot mendoj se eshte “koha e Horrave”. Shpresoj qe neser te mos jete keshtu, ne konceptin filozofik te fjales neser, kuptohet.

F.Kulli: Faleminderit

B.Delija: Ju falenderoj une ju. Sinqerisht ju uroj per librin me te fundit “Uragani i meteoreve”, te cilin e kam lexuar dhe madje brenda nje kohe te shkurter. Njekohesisht, pres te aktivizohesh edhe ne gazetari, pasi ketu jemi kolege.

intervistoi

Fatime KULLI

Agron Luka

Drejt miqësisë, dashurisë dhe integrimit të përjetshëm me popujt vëllezër evropianë Reflektime në përkujtim të 80-vjetorit të firmosjes dhe ratifikimit të “Traktatit të Miqësisë Rrojtes dhe Dashurisë së Përjetëshme” Shqipëri -Turqi e “popujve vëllezër” shqiptar e turk.

 

Nënëshkrimi i  “Traktatit të Miqësis” Shqipëri-Turqi, më 15 Dhjetor 1923.

Më në fund, pas provës ushtarake për të qëndruar nën një unitet territorial e nën një shtet me pak autonomi kulturore nën Turqinë (tragjikomedia që përfundoi me atë polemikën e Esat Pashë Toptanit me ato “200 lopët e Sulça Begut”), pas aq kundërshtimeve të rebelizmit pan turk, uljeve të flamurëve të llojllojshëm shqiptar dhe kongreseve “Duam Babën, duam flamurin e Turqisë, duam harfet e shenjta të Kur’anit etj”, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, vendi i pagëzuar me emrin e ri si Shqiperi iu rrasenjua kufinjve teritorialë që ia kishte caktuar dhe aprovuar Konferenca e Londrës e 1913 dhe riaprovuar e rikonfirmuar Antanta dhe diplomacia evropiane në përgjithsi.

Ndërkaq ky shtet ri, për një paradoks e turp historik të kastës politike të asaj kohe dhe të tjerave pasuese, nuk e ka një ditë/datë përkujtimore as zyrtare e as së paku simbolike, e cila të quhet e të përkujtohet si “Dita e Çlirimit nga Turqia dhe ushtrisë së saj okupatore”!? Deri edhe Kushtetutën e re të 28 Nëntorit 1998, dita e data e 28 Nëntorit 1912, quhet vetëm si “Dita e Flamurit”, flamur i cili edhe ky realisht ka qenë i improvizuar me ngut dhe nuk ishte me një origjinalitet të shek XV.

Më 17 Tetor 1923 në Stamboll kishte arritur një delegacion i Parlamentit shqipetar i kryesuar nga Eshref Frashëri. Më 13 Nëntor 1923, një gazetë turke Vakit (Koha), lajmëronte se kishin filluar bisedimet shqipetaro-turke. Në fjalën e hapjes kryetari i delegacionit turk Shukri Kaja Beu, kishte vënë në dukje “traditat e vjetra të miqësisë që lidhnin popullin shqiptar me atë turk”.  Ndërsa kryetari i delegacionit shqiptar deklaroi se “detyra e të dyja palëve ishte të fiksonin në letër miqësinë që ekzistonte prej kohësh midis dy popujve dhe shpreh gëzimin që shteti shqiptar “Traktatin e Parë të Miqësisë” po e lidhte me Turqinë dhe vëllezërit turq”.

Më 15 Dhjetor 1923, në Ankara u nënshkrua, “Traktati i Miqësisë Shqipëri-Turqi”, ku në Nyjën 1, shkruhej: “Midis qeverisë së Republikës Turke dhe qeverisë shqiptare si dhe nënshtetasve të të dyja anëve do të vazhdojë paqja, rrojtja, dashuria dhe një miqësi e përjetëshme”.

Gazetat turke e komentonin me shumë entuziazëm kështu: “Dobitë që do të rrjedhin nga kjo miqësi dhe besim i përhershëm janë të panumërta”.

Ratifikimi i këtij Traktati dhe Marëveshjeve nga Parlamenti Shqiptar dhe presidenti A. Zog u bë më 22 shkurt e 3 mars 1925. Deri më sot nuk është trajtuar çeshtja nëse ky traktat të jetë shfuqizuar apo denoncuar ndonjëherë juridikisht.

(Përshkrimet dhe citimet janë marrë sipas librit G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”, 1994, ribot. i ndryshuar, që janë nxjerrë nga artikujt e gaz. “Paqia” që botohej në Stamboll, respektivisht: dt 19 nëntor 1923; 17 nëntor 1923; 11 dhjetor 1923 etj)

Ku qëndrojnë rrënjët e me çfarë shpjegohet Miqësia e Dashuria “jo e rastit, jo politike, jo ideologjike, jo fetare, e pashkëputur, me lidhje gjaku, e përjetëshme dhe prioritare, me dobi të panumërta etj, me Turqinë e popullin vëlla turk!?

Interpreti i shquar i historisë për periudhën e famëshme “Duam Babën turk, flamurin fetar të Turqisë etj” (pas asaj “Mëvehtësisë së 1912, nën prezencën e ushtrisë turke dhe sovranitetin e suzeranitetin e Sulltanit” që i mungon edhe “Proçes-Verbali” origjinal, i fallsifikuar etj) dhe aktualisht interpret kompetent pranë qarqeve të larta të komunitetit islam të Shqipërisë, dr. Gazmend Shpuza, me rastin e një ribotimi/konvertimi të një ish libri të kohës së Enverit, më 1994, kishte shkruar: “Miqësia me popullin vëlla turk nuk është pjellë e koniukturave të momentit apo politizimeve dhe ideologjizmave të ndryshme. Madje, përkundrazi ajo u ka bërë ballë dhe është ngritur në momente të pafavorëshme mbi motive të këtij lloji. Kjo miqësi ka kapërcyer edhe ndonjë fazë jo fort të volitëshme, të shkaktuar, nga ndryshimet në sistemet tona qeverisëse së para Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos për shkak të ndryshimit të regjimeve pas saj, në periudhën e hershme të Luftës së Ftohtë. Themi të hershme, sepse i vetmi vend kapitalist ndaj të cilit u hap Shqipëria, aq sa ajo mund të hapej në kushtet e izolimit që porsa kapërcyem, ishte jo rastësisht Turqia qemaliste.

     Sot në kushtet e hapjes së gjerë të vendit tonë në marëdhëniet me shtetet e ndryshme të botës lidhjet me Turqinë vazhdojnë të zenë, ç’ka është e kuptueshme, një vend të veçantë në shumë fusha.

     Nuk është i rastit fakti që ndër ndihmat e para që i erdhën popullit tonë në momente shumë të vështira, qysh në hapat fillestare të shndërimeve demokratike në vendi tonë, ju siguruan pikërisht nga populli vëlla turk.

     Një nga vendet, ku çeshtja e pazgjidhur kombëtare shqiptare ka gjetur jehonë dhe mbështetje është sërishmi Turqia qemaliste”.

 (G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”, cit., f 4-5;) Po ky autor pati shkruar edhe një artikull të gjatë, një lloj tipi “vije” për shek XXI, si ai i Sami Frashërit, të titulluar si “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’nuk duhet të jetë”, ku mohon në parim disa të drejta rajonale. Sigurisht dhe jo rastësisht, autori jo më kot i ka mëshuar togut të trefjalëshit “populli vëlla turk”, ku e lakon disa herë gjatë librit.

Ajo që konstatohej, në trajtimet e historisë së kohës së Enver Hoxhës, shpesh ka qenë pikërisht rrëshqitja me marifet nga vetë ajo që pretendohej: nga “trajtimi sipas metodës e parimeve të marksizëm-leninizmit”. Psh politika evropiane e shek XIX u trajtua me tone maksimale gjoja antishqiptare dhe u ngrit në qiell e ashtuquajtura “Lidhja shqipetare e Prizrendit” e 1878, kur në fakt ajo qe më shumë një lëvizje panislamike pan-turke, për të qëndruar nën sovranitetin dhe shtetin e Sulltanit Halif dhe madje edhe në titullaturë quhej “XHEMIJETI IHTILAHTI ISLAMIE-KOMITETI/LIDHJA E ISLAMËVE TË VËRTETË” dhe në të gjitha dokumentet e rëndësishme e pasqyroi këtë.  Po kjo gjë u vërejt edhe në periudhën e mëvehtësisë, ku mezi pas aq e aq ngurrimesh u arrit të shpallet një lloj “mëvehtësie nën sovranitetin dhe suzeranitetin e Sulltanit” dhe harrohet se qe pikërisht Evropa ajo që e njohu fill në Dhjetor 1912 në parim krijimin dhe ekzistencën e një shteti indipendent alban/shqiptar, harrohet se qe Evropa ajo qi e hoqi sovranitetitn dhe suzeranitetin e sulltanit, qe Evropa që i përzuri përgjatë 1913 ushtritë e konsiderueshme turke, ato malazezo-serbe etj nga Shqipëria.

E. Hoxha dhe terxhumanët e tij e kishin “harruar”, se kishte qenë Lenini ai, që në Kongresin e II të Internacionales Komuniste, kishte shkruar: “…është e domosdoshme të luftohen panislamizmi dhe rrymat e tjera të këtij lloji (këtu edhe panturqizmi panislamik i kohës së sulltanëve. Sqarim yni A.L), që orvaten ta lidhin lëvizjen çlirimtare kundër imperializmit evropian dhe amerikan me forcimin e pozitave të hanëve, çifligarëve, mullahëve etj;” (“Vep. të Zgj”, bot. 1958, f 712, “Skica e tezave mbi çeshtjen nacionale dhe koloniale.”)

Por, Shpuza dhe të gjithë të tjerët që mendojnë si ai (që sigurisht se është një çeshtje e brendëshme personale apo e një komuniteti), nuk duhet të harrojnë se për një pjesë jo aq të vogël dhe jo aq të papërfillshme të popullit autokton alban/shqiptar, Turqia mesjetare përfaqëson okupatorin, kolonizatorin, dhunuesin dhe regresivitetin 5 shekullor, përfaqëson genociduesin dhe aplikuesin e xhihadit dhe rajallëkut, përfaqëson dëbuesin e rreth 250 mijë albanëve jashtë truallit amë të tyre, përfaqëson sjellësin e një sasie të konsiderueshme popullsish orjentale dhe rrjedhimisht nuk mund ta kenë atë “dashuri tradicionale dhe të përjetëshme” si fatlumët e gazinjtë tanë myslimanë. Turqia feudale  për ne nuk ishte një nënë/njerkë e adoptuar siç ishte për jeniçerët fatkqinj, por ishte një shtrigane.

Mendoj se është më mirë të flasim hapur se sa me hipokrizinë e deritanishme. Dihet fare mirë se “popuj vëllezër” përgjatë shekullit e XX-të kemi pasur plot, dhe këto fjalë të “vllazërisë e miqësisë së përjetëshme, si sytë e ballit etj” ua kemi lakuar ndoshta qindra herë, por këto “vëllezër” i kemi pasur të përkohëshëm dhe “dashurinë” ua kemi dredhur për pak vite me një superhipokrizi. Këtyre “vëllezërve të pa besë” në shumë raste pasi u kemi hëngër edhe paratë u kemi thënë “kalova lumin ta dhjevsha kalin” duke iu gjetur turli lloj justifikimesh për gjoja “divergjenca e principialitete ideologjike, fetare” etj.

Kohët e fundit edhe ish shkrimtari oborrtar enverhoxhist I. Kadare është rivënë në theksimin e “anës progresiste” të “të bërit lanet e harram” të miqësive me popujt fqinjë e evropianë, nga krimineli e ideollogu Hoxha, bashkëqytetari i tij. Ky izolacionizëm antievropian enverhoxhist na çoi në një komunizëmsocializëm specifik të cilësuar e specifikuar me kohë si “komunizmit islamik i kazermës”, bile edhe si një lloj “feje e re e komunizmit islamik”, duke pasur të përbashkët xhihadin e armiqësisë së përjetëshme, të luftës së klasave deri në shpartallimin e plotë moral politik e fizik të armikut! (Shih, F. Engels në “Rreth Historisë së Lidhjes së Komunistëve”)

Dhe që Hoxha ynë ka synuar pikërisht këtë, të bëhëj Mesihi, Teoricieni dhe Maadiu i Komunizmit Islamik në Botën e Umës nga Maroku e deri në Indonezi, tashma as nuk as më të voglin dyshim. Ish biografët, terxhumanët e tellallët e tij do të bënin mirë t’i nxirrnin të palarat e papërgjegjshme të Hoxhës tonë, me disa shërbime sekrete të huaja, qysh nga pas vitet 1938 e 1953 më mirë…

Në një emision televiziv fare të freskët, një dialogues i lartë pa pikë përgjegjësie deklaron se “Italia dhe Greqia na kanë rrethuar dhe bllokuar, ndërsa Turqia, na ka lejuar vizat lirisht”. Dhe kjo deklaratë tendencioze bëhet, kur këto dy vende na kanë hapur vend për afro 700-800 mijë emigrantë ekonomikë, kur shqiptarët aktualisht duket se nuk e preferojnë Turqinë, por as ajo nuk e lejon absolutisht një emigracion të tillë masiv! Si mund të dilet pa pikë përgjegjësie e të deklarohet në një kanal lokal televiziv të Shkodrës se “Shqipëria aktualisht mikun numër një ka e duhet të ketë Turqinë dhe se duhet të kopjojë pikë për pikë organizimin e Turqisë edhe përsa i përket partive politike, se për antarësimin në Evropë do të luhet teatro edhe nja 60-90 vjet, se po pregatiten kryqëzatat kundër myslimanëve shqipëtarë etj, etj”!

Në gazetën “Koha Jonë”, artikulli më i freskët pasi e supozon Berishën se “ka dashur të formojë një shtet islamik”(!), rekomandon si me urdhër që kjo duhet të analizohet jo sot, por motmot.

Përsëri na dalin ne këta çaushë, sollakë e Azis Pashallarë, të kohës së qeverisë së Vlorës, që duan të presin kajmetë te kovaçi, për të marrë yrnek edhe Evropa nga ne?! Ka nevojë Shkodra qytetare të marrë mend nga jeniçerët dhe dordolecët e Enverit?!

Simbas konstatimit të Shpuzës dhe disa historianëve e disa pseudoanalistëve dhe të shumë deklaratave të udhëheqësve shqiptarë, vetëm miqësia dhe dashuria midis popujve vëllezër shqiptar e turk dhe uniteti ideologjik Shqiperi-Turqi, kanë qëndruar të paprekura dhe bile në kohën e Mbretit Zog I, të Enver Hoxhës, Adil Çarçanit etj, janë vënë në evidencë edhe lidhjet e gjakut midis këtyre dy popujve etj. Pas Turqisë, në vendin e dytë ishte rradhitur miqësia me popujt vëllezër arabë dhe ato të botës islame. Këtë ide të shenjtë e konspirative të shpirtit e shohim qysh herët në një deklaratë të vetë të vetëshpallurit “Mbret të shqypetarëve” dhënë ambasadorit të Turqisë qemaliste Rushan Eshref, në prill të 1934, ku nënvizonte: “Për 5 shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav as mund ta pengonte fshirjen e saj nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës sonë ne ja detyrojmë Turqisë”. (Cit. “Ataturku…”, f 85)

Më poshtë A. Zog I, vazhdonte: “Në thelb edhe unë jam përkrahës i Republikës, po aq sa është shlëlqesia e Tij, Gaziu Kemal Ataturku. Ai të jetë i sigurtë për këtë, por kushtet na detyruan të sigurojmë unitetin e brendëshëm, prandaj vepruam në këtë mënyrë”. 

(Po aty Shpuza këtë Turqi e interpreton me shënimin në kllapa se “me Turqinë duhet nënkuptuar gjithnjë Perandoria Osmane”, duke e shumëfishuar kështu atë “thelbin e ekzistencës dhe dashurisë së përjetëshme me hapësirat gjigande të sulltanatit osman.)

Në realitet qëllimet e vërteta do të zbuloheshin vetëm dy vjet më vonë, kur Ahmet Zogu e martoi të motrën Princeshën Sanije me Princin Abid, djalin e Sulltan Abdyl Hamidit II, për të ruajtur lidhjet e trashigiminë sulltanore në Shqipëri, të cilin madje e ngarkoi edhe si të ngarkuarin me punë të ambasadës shqiptare në Paris etj. Përveç shumë dyshimesh, natyrshëm sot do të lindte pyetja: përse dhe kush pra ia imponoi Shqipërisë referendumin për monarkinë zogiste në fund shek XX-të, kur vetë Ahmeti na paskësh qenë republikan?! Edhe sot na e kërkoka “uniteti i brendëshëm” i myslimanëve sulltanistë pan turq-islamikë?! Meqënëse dr. Shpuza i ka përjashtuar tërë shkaqet tokësore të miqësisë dhe vllazërisë shqiptaro-turke e anasjelltas, i mbetet atij dhe të tjerëve që mendojnë si ai, të na i sqarojnë se në cilën yllësi qëndrojnë rrënjët e “rrapit madhështor” dhe shpjegimi i kësaj miqësie dhe dashurie hyjnore të përjetëshme e mbetur vetëm në planin nostalgjik, sentimental romantik e pa asnjë dobi.

Integrimi në Komunitetin Evropian, një proçes i pakthyeshëm!

Simbas pikpamjes sime, sigurisht se kjo puna e “dashurisë dhe miqësisë, e vëllezërve gjenetikë apo e probatinimit, dashurisë etj” është një çeshtje e brendëshme, personale dhe e vetë komunitetit islam të Shqipërisë. Por, akoma ushqehen iluzione donkishoteske, kur edhe roli e fuqia e Turqisë sot kanë dalë tekahyt me kohë?! Sidoqoftë, ajo që tashmë duhet të lëvizë nga vendi është ideja e vendosjes së Turqisë në vendin e parë dhe imponimi i kësaj miqësije dhe vije panturko-islamike në rrang shtetëror, në rrang historik dhe prespektive etj edhe për komunitetin kristian dhe atë progresist të Shqipërisë. Antarsimi i Republikës së Shqipërisë, tinëz pa asnjë referendum e pa asnjë së paku miratim parlamenti, është një precedent jo i lehtë. Shpërlarja e vizitave në Evropë, SHBA etj menjëherë në Turqi, nga Berisha, Meidani, Meta, Nano etj e nga diplomacia shqiptare, shitja e bazës së Pasha Limanit Turqisë nga Meidani etj janë precedente jo rastësore.

Në qoftë se këto na qenkan një dëshirë legjitime e myslimanëve shqiptar, komuniteti i tyre duhet ta gjejë mënyrën po legjitime të antarësohet dhe të përfaqësojë në Konferencën Islame vetvehten e jo në emër të mbarë popullit të republikës, sepse ekzistojnë edhe të drejtat rajonale të cilat aspirojnë integrimin dhe lidhjet me komunitetin e vëllezërve evropianë dhe se për të gjitha këto duheshin zhvilluar referendumet e jo vetëm për ish monarkinë zogoglliane të vdekur përfundimisht.

Edhe ne kemi pikpamjet tona për miqësitë, por të shkohet edhe sot pas “avazit të panturqizmit”, kur si prioritet duhet të kemi popujt vëllezër të Komunitetit Evropian,  duket se stonon. Zgjidhja e asaj pjese të mbetur të çeshtjes nacionale, padyshim se mund të bëhet tashmë edhe brenda kuadrit të integrimit dhe vllazërimit evropian dhe nuk besoj se pritet kushedi se çfarë nga Turqia, e cila ka për të zgjidhur vetë çështjen nacionale të ndonjë populli që e mban të shtypur, si bie fjala popullin vëlla kurdistanas disa milionësh.

Personalisht dhe për kushtet e sotme, unë e kuptoj se mund të ketë edhe një zgjidhje tjetër të çeshtjes nacionale shqiptare, me bisedime paqësore për një lloj rregullimi kufinjsh. Por a mund të bëhet kjo sot vetëm me dëshirën apo vullnetin tonë? Ndryshe me ushtri çlirimtare, me ndihma muxhaidinësh dhe miqsh të ish “Brigate Rosse” nuk besoj se kemi shanse. Edhe nga pikpamja e ndihmave ekonomike, prespektivës etj, as ka të krahasuar ndihma evropiane me atë të Turqisë. Në fund të fundit, aspirata dhe vendosja e vetë Turqisë, për Komunitetin Evropian, duhet t’i kujtojë kastës sonë politike t’ia vërë mirë gishtin kokës, për të mos vazhduar më gjatë me perversitetet e kaluara.

Nga eksperienca e hidhur e shekullit XX-të dhe nga kjo që po përjetojmë, të krijohet përshtypja se shteti shqiptar e kastat e tij politike po i fusin shkopinj nëpër rrota antarësimit, integrimit dhe vllazërimit me popujt evropianë, duke futur gjithfarë pykash, si bie fjala antarsimin në Vendet Islame e deri edhe pykat atlantike të përtej atlantikut.  Sidoqoftë ne i mirkuptojmë inerci-sentimentet dhe trashigimitë e kaluara dhe nuk mundemi t’i anashkalojmë realitet që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende.

Por, tashmë kohët kanë ndryshuar. E kemi bërë dhe deklaruar botërisht zgjedhjen. Shorti është hedhur, “Të kalohet Rubikoni-Të integrohemi në Komunitetin Evropian” dhe nuk ka më vend për pishmallëk, duan apo nuk duan disa persona e partitiçka! Të gjitha energjitë e popullit tonë duhet të përqëndrohen te nëna jonë gjenetike e vërtetë Evropa, te miqësia, dashuria dhe integrimi i përjetshëm, me dobi të panumërta me popujt vëllezër evropianë.

 

Parabolë hungareze

Për ta kuptuar më mirë shqiptarët dhe shkodranët, po përdorim përsonazhe të njohur në letërsinë shqiptare.

Nga kryeqytetin Budapest të Hungarisë, i ra rruga Bajlozit të Zi, i cili në mbretërinë e tij, të themi Shqipërinë apo Shkodrën për ta kuptuar më mirë, ishte mësuar të kërkonte çdo natë nga një vajzë të re për shtëpi.

** *

Në vendin e tij të sundimit, ku pallati i tij ishte ndërtuar me shumë dritare në formë katrore, Bajlozi kishte kaluar në netët e tij të çmëndura, të gjitha vajzat, madje kishte filluar ti përsëriste. Fillimisht, i thërriste me autoritetin e tij të padiskutueshëm si mëkëmbësi i të plotfuqishmit Zeus, flokët e bardhë të të cilit, ishin edhe fasada e shpirtmirësisë së tij proverbiale. Bajlozi i Zi, i pyeste për dijet që kishin mundur “të fitonin” vajzat nga “mësimet” e tija, të përhapura në qindra libra në të gjithë mbretërinë ku sundonte. Kështu niste historia dhe më pas vajzat ishin të detyruara të kënaqnin epshet shtazarake dhe jo normale për moshën e Bajlozit.

Ai kishte madje edhe një familje, e cila paraqitej e përkryer dhe e ndërtuar mbi baza morale, e marrë si shëmbull pasi kishte thyer tabutë duke u martuar me një vajzë, e cila në fenë e Bajlozit, quhej edhe mëkatare.

* * *

Budapesti i pëlqeu shumë Bajlozit të Zi, i cili e mbante me krenari emërtimin, aq më shumë kur ngjasonte edhe me lëkurën e fytyrës dhe trupit të tij. E rrethuan me nderime si sundimtar i një vendi (qyteti) të vogël, por të begatë. E vendosën në një pallat të denjë për sërën e tij. Ngjasonte shumë me pallatin e vendit ku sundonte: Dritaret ishin të shumta dhe në formë katrore. Filloi të ndjehej si  në vendin e vet. E dinte se hija dhe mbrojtja e Zeusit, e ndiqte edhe në Budapest. Iu kujtuan epshet dhe zakoni i vjetër…

Qëndroi disa ditë në atë vend dhe çdo natë, ndërronte nga një vajzë. Këtë herë, nuk i vinin më nga frika ndaj tij, pasi Bajlozin e njihnin vetëm homologët dhe ata që e kishin ftuar. Çdo vajze i dhuronte diçka nga pajisjet luksoze në dhomën e tij, por edhe florinjë deri sa iu mbaruan. Në pallatin e tij, ishin mikpritur edhe të tjerë, por jo me emrin dhe nderet që i bëheshin atij. Ata gjatë gjithë qëndrimit të tyre, mundën të ftojnë një apo dy netë vajza. Ndërsa Bajlozi i Zi, përveç takimeve zyrtare, pjesën tjetër të ditës  e kalonte duke pritur e percjellë vajzat e reja te Budapestit….

* * *

U kthye në vendin e tij. I plakur bashkë me epshet e tija, duke e ditur se ishte i dobët të përballonte një kundërvënie nga pallati, Bajlozi nuk i tregoi asgjë, askujt. Çdo herë e më shumë, vajza që e kishte marrë si gjithë të tjerat dhe më pas u bë gruaja e Bajlozit, i dukej e frikëshme, përherë e më e fuqishme. Tha vetëm: “E kalova mirë në Budapest, më pritën mirë…”. U zgjati dhuratat “e shtrenjta”. Në fytyrën e gruas me të cilën krijoi një familje- dinasti që po mbretëron, Bajlozi i Zi, kuptoi se ajo dinte gjithcka. Një drithërimë i përshkoi qënien. Ishte imazhi i Gjergj Elez Alise, i cili po bëhej përditë e më i fortë, duke i zëvendësuar imazhin e Zeusit, i cili po zvanitej. Iu kujtua motra e Gjergjit.

Kuptoi se kishte ardhur momenti i shpagimit të pashmangshëm. Askush nuk mund ta shpëtonte, as kthimi në Budapest, Romë, Londër e gjetiu.

* * *

Këtë histori, të përshtatur me personazhe shqiptare për ta kuptuar më mirë, ma tregoi një mik i imi, titullar i një komune në skajet më te largëta të Veriut të Shqiperisë. Unë po jua përcjell, duke nënvizuar se çdo ngjasim me ngjarje apo përsonazhe realë, mund të jetë thjeshtë i rastësishëm, veçanarisht për Shkodrën.

BLERTI DELIJA

 

Precedenti Himare dhe indiferenca shkodrane

Per tre dite me rradhe qytetare te Himares I bene sfide shtetit duke protestuar ndaj mungeses se energjise elektrike. Edhe pse per ne qe jetojme skajshmerisht larg kesaj qyteze protesta per te patur me shume se 12-ore energji ne dite duket paksa absurde, banoret e Himares realisht kerkojne nje te drejte legjitime, e drejte kjo qe u eshte mohuar te gjithe shtetasve te ketij vendi pa perjashtim e ne vecanti kryeqendres se veriut. Pas protestes treditore gjithshka u zgjidh ne favor te popullates se atjeshme, madje me nje zgjidhje te cilen ne te pjeses tjeter (asaj veriore) as qe do ta kishim enderruar. Vetem dy ore nderprerje te energjise ne dite megjithese Himara paguan vecse 25% te faturave, ky eshte favori I KESH-it per qytezen e bregut jonian, favor qe realisht mbyll kosto te tjera.

Ne kontrast me kete ndodhi himariote ne Shkoder eshte tashme I sterditur fakti qe qyteti me I madh I veriut furnizohet me 4-5 ore energji ne dite. Megjithe deshiren e madhe per te ngritur zerin nepermjet protestave, kasta politike (detyrimisht e djathte) ka ndeshur ne nje indiference masive te qytetareve per arsye te ndryshme. Padyshim arsyeja kryesore eshte demoralizimi total I qytetareve shkodrane. Te zhytur secili ne hallet e problemet e tij ata e quajne si te pazgjidhshem problemin e energjise elektrike duke u pajtuar pa kushte me situaten e krijuar. Nje tjeter faktor eshte edhe ajo pjese e qytetareve te mendimit ndryshe. Besnike te partise ata nuk mund ta pranojne faktin qe ne krye te protestave te vihen kundershtaret e tyre politike, madje ne mjaft raste ka nga ata qe kane nje mendim te tille si “vete e kerkuat, tani vuajeni”. Por nje pjese e mire e ketij grupi njerezish e pranojne idene e protestes qytetare pa ngjyrim politik. Nje pjese tjeter ndoshta me e konsiderueshmja jane abstenuesit, te zhgenjyerit e medhenj te cilet provojne alergji nga politikanet. Ky grupim I perket kryesisht moshave te reja dhe cdo tubim I krijon idene se ka qellim politik.

Nese protestat me slloganin tashme te memorizuar STOP DISKRIMINIMIT TE SHKODRES NGA KESH do te organizoheshin nga intelektuale te njohur te shoqerise civile jam teresisht I bindur se nuk do te kishte shesh ne Shkoder per te zene protestuesit. Ka nje skepticizem ndaj politikes prandaj ne rastin konkret drejtimin duhet ta marre APOLITIKA, perndryshe, Shkodra nuk eshte Himare…ajo do vazhdoje te vuaje me ato 4-5 oret energji “dhurate nga KESH”.

Taulant Kopliku

11 Shtatori i Spanjës panik për Shqipërinë

Nga Albert VATAJ

E s’ka si të mos jëtë një kambanë që bie edhe për veshët tanë. Natyrisht kurrsesi nuk duhet injorohet ajo që lau në gjak Madridin. Nuk duhet të kujtohemi atëherë që është gjithmonë vonë. As fakti i antinjerëzores nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet nga askush që u radhit në koalicionin antiterrorizëm, si një balsam që shëron plagën e shpirtit. Shqipëria, megjithëse një mbështetëse modeste e koalicionit antiterrorizëm, ajo është tashmë një fakt, të cilin duhet ta kujtojmë, jo për ta konsideruar si pendim, por si një detyrim i domosdoshëm për të qënë të përgatitur, ose në gadishmëri të pambarimtë, për të shmangur mundësinë e viktimizimit. Mizoria që tronditi kryeqytetin spanjoll mund të quhet pa frikë një tjetër 11 Shtator në historinë e botës moderne. Viktimat e këtyre atentateve terroriste apelojnë për më shumë tolerancë dhe mirëkuptim. E natyrisht për institucionalizim të frikës, mbase si ndër të vetmit mjetë mbrojtëse nga të tilla kasaphana. Në të njëjten kohë, ajo që ndodhi në Madrid ku humbën jetën afro 200 persona të pafajshëm, është dhe një alarm që ngërthen të gjithë koalicionin antiterrorizëm, pjesë në të cilën është edhe vendi ynë. Pandalshmëria e këtyre akteve barbare dhe paniku që mbjellin ata mbesin  një kërcënim dhe tulatje për paqen. Kjo ngjarje u përcoll edhe në Shqipëri me deklarata që dënojnë këto akte dhe ngushëllim për viktimat, si dhe u shpall një ditë zie. Më shumë se solidaritet me vendin që u bë pre e terrorizmit, për ne duhet të jetë një mobilizim për të garantuar sigurinë, për të shmangur në këtë mënyrë mizori të tilla. Këto ditë u bë publik një angazhim i strukturave shtetërore që merren me sigurinë kombëtare, të cilat kanë shpallur sezon forcimin e kontrolleve. Por kjo nuk do të thotë se ajo që ndodhi në Spanjë pak ditë më parë, nuk mund të ngjasë edhe në Shqipëri (mos e thëntë Zoti!). Përkundrazi, terreni për të vepruar i elementeve terroristë mund të jetë shumë herë më i favorshëm se sa atje ku vdekja bëri kërdinë. Kemi para syshë deklaratat e herë pas hershme të Departamentin e Shtetit, në të cilat është cituar qartë se edhe në Shqipëri ekziston mundësia e veprimtarive terroriste dhe akteve të përgjakshme, që dinë t’I bëjnë apokaliptike vetëm terroristë të tipit Al Kaeda.

 

Shteti shqiptar i pafuqishëm përballë Kanunit të Lekë Dukagjinit

Fenomeni i gjakmarrjes është një nga plagët më të rënda në Shqipëri. Shteti, jo vetëm nuk mbron jetën e njerëzve me konflikte, por s’ka mundësi të ligjshme të transferojë në zona të sigurta personat ose familjet që sot janë të ngujuara. Sot, mbi 3000 familje shqiptare janë të ngujuara, ku Kanuni i Lekë Dukagjinit është më i fuqishëm se shteti. E vetmja mundësi shpëtimi është largimi nga Shqipëria. Një lagje në Shkodër është pagëzuar “Lagjja e Gjakut”, megjithëse privatisht është ruajtur me roje, ka patur shumë viktima. Edhe ish-Kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Ndoc Çefa, edhe një polic, por edhe shumë të tjerë që kishin probleme gjakmarrjeje janë detyruar të emigrojnë nga Shqipëria pasi shteti nuk u siguroi jetën e tyre dhe të familjeve, ashtu edhe të riut 17-vjeçar Koland Ndreca që në moshë fare të re emigroi nëpër Europë, dhe për çka, sepse xhaxhai i tij kishte vrarë dhe hakmarrja do të binte mbi të ose tek i ati i tij.

Organizata “Lidhja e Misionarëve të Paqes së Shqipërisë” që merret me pajtimin e gjaqeve, ku presidente e saj është gruaja e Kryeministrit, Xhoana Nano, nuk është e aftë të ndalojë apo kufizojë fenomenin.

Pra edhe shteti thyhet përballë Kanunit. Shtete si Amerika, Anglia, Franca, Italia etj., kanë ndihmuar shqiptarët me të tilla probleme konfliktesh duke i pranuar si azilantë, por shtete si Belgjika edhe i kanë rikthyer. Në shumë raste riatdhesimesh shqiptarët me probleme konfliktesh janë vrarë sipas zakoneve kanunore shqiptare, ku gjaku merret edhe pas 200 viteve.

Vasel Gilaj

 

Nr. 56 i gazetës në print

0
Gjunjëzimi i pushtetit dhe pushteti i të gjinjëzuarve

 

Nga Albert Vataj

Kush ka mundësi të shohë, asnjëherë më i bindur nuk ka qënë se “Nano” është një qeverisje në ikje. Gjunjëzimi i këtij pushteti ka ardhur si rrjedhoje e pushtetarëve të gjunjëzuar. Fataliteti socialist, tashmë nuk ka më asnjë shanse të vijojë më tej maskaradën e qeverisjes me deklarata. Ndërsa prapa kemi lënë shtatë vite të qeverisjes së majtë, dhe vendi përjeton momente pasigurie, ajo që të vjen ndër mend njëherazi është; se kush do të jetë vijimsia e kësaj situate kaotike dhe e kësaj qeverisjeje që gjeneroi këtë realitet. Një pyetjeje të tillë duket se ende politika e ka të vështirë që t’i japë një përgjigje të saktë dhe prerazi. Kjo megjithë fluksin e reagimeve anti-qeverisjeje, të artikuluara fillimisht nga lëvizjet apolitike, të cilat më pas u mbështetën edhe nga vetë politika, me okeljon e lëvizjeve qytetare. Kjo e fundit mundi ta bëntë këtë, madje ta bënte pushtetin t’i rrëshqiste toka nën këmbë atëherë kur opinioni mundi të zgjonte vetëdijen e tij qytetare dhe të besonte edhe nga klasa politike, se pas saj nuk qënka vetëm motivi i riciklimit të pushtetit. Pozitiv është fakti se riformatimi i këtij besimi tek klasa politike, erdhi vetëm atëherë, kur shoqëria pa se pakënaqësia nuk ishte vetëm e politikës, por edhe e saja, dalë në skenë me një forcë admiruese nëpërmjet lëvizjes “Mjaft”. Gjithsesi pushteti i Nanos po dëshmon dita-ditës se është mbërthyer nga paniku. Gjunjëzimi i tij deshifrohet në manovrat e fundit të qeverisë, për ngritjen e pagave dhe pensioneve, për shtimin barnave të tjera në listën e ilaçeve që kompensohen nga shteti, për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe telefonisë fikse. Manovra të cilat duket se rritën reaksionin e pakënaqësisë. Megjithatë ende nuk bëhet prezent një tregues bindës, nëse “Nano” i ka vënë gishtin kokës, ose jo. Kjo duke u krahasuar me momentet e tjera të ngjashme, nëpër të cilat ka udhëtuar qeverisja socialiste. Diçka duket se po procedohet ndryshe. Fjalët e mira në veshët e Perëndisë-kur thotë populli.

Se cila është situata në të cilën ndodhet vendi, e di çdokush që jeton në këtë vend dhe kjo s’ka nevojë për komente. Se si do të vijohet më tej, ende është e paqartë. Opozita pas disa tryezave, më në fund duket se e ka gjetur një të ashtuquajtur zgjidhje për të nxjërrë vendin nga kriza e tëjzgjatur, ku e ka degdisur papërgjegjshmëria e këtij qeverisjeje. Rotacioni i pushtetit, tashmë nuk është një frazë që ka rënë në vesh të shurdhër. Ajo duke u bërë kryefjalë e kancelarive europiane dhe atyre amerikane, dëshmon, se fundi i apokalipsit socialist është në grahmat e tij. Qeveria hije, e ofruar si garnityrë e opozitës, gjithashtu mbetet një sens pozitiv për të ardhmen. Ndoshta zgjedhjet e vitit 2005, do të jenë ato që do ta shkurorëzojnë përfundimisht këtë pamundësi ndryshimesh, që sinonim kanë qeverisjen e majtë. Protestat e opozitës, degjenerimi i tyre në akte të dhunshme, nëse mund të quheshin të tilla, nuk kishin më parë këtë rol. Vetëm tani që pushteti ndjehet më i dobët se kurrë, e parashikon se ditët i ka të numëruara. Kjo nuk është pak, kur njohim deklarimet bombastike të Nanos për një pushtet të përjetshëm, nën motivimin, se vendi ka bërë hapa perspektiv. Kjo pavarësisht se nuk është thënë ende nga të huajt, që monitorojnë zhvillimet në vend. Ajo që mund të thuhet në këtë amulli zhvillimesh është që qeverisja socialiste se ka parë veten kurrë më pranë një kapitullimi.

 

Përtej mureve të ngujimit

Shumë gazeta të pavarura shqiptare ditët e fundit kanë patur tituj të tillë si “Ngujohet Kryeministri Fatos Nano”, “Kryeministri ra, Kryeministria është aty”, etj. Dhe vërtet protesta e 7 shkurtit 2004 ishte e tillë sa për pak spiunët e sigurimsat desh krijuan një gjakderdhje të përmasave të paparashikueshme, ndoshta si ato të fillim vitit 1997. Gjithsesi, ne nuk na shqetëson “ngujimi” i Kryeministrit, as i ministrave, as i qeveritarëve, por ngujimi i njerëzve viktima të kësaj politike, ku hakmarrja mesjetare  po dirigjohet nga vetë shteti, saqë gjakmarrja është fenomeni që tashmë ka fituar natyrshmëri kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Astrit Bejtja dhe familja e tij janë sot në fokusin e shqetësimit tonë. Astriti, gruaja e tij Zana, dy fëmijët, djali Edini dhe vajza Alisa, e ëma Vaide dhe motra Teuta, ku këto dy të fundit flasin për gazetën ndërkombëtare “Shqipëria Etnike”, janë të kërcënuar me jetë. Në fakt më 1999, kur madje diktatura e Ramiz Alisë ishte në drejtim, babai i Astritit, Ferid Bejtja, është vrarë nga pushka e gjaksit teksa po dilte nga shtëpia e vet, megjithëse ai kishte besë, ku sipas zakonit shqiptar nuk duhet të vritesh. Por ngatërresa kish nisur fill shumë kohë më parë. Pikërisht para 24 vjetësh, më 1980, kur viktima  për ngatërresë të një gardhi kish vrarë një shtetas. Gjithsesi, me ardhjen e demokracisë, në fillim të viteve 1990, të kësaj të ashtuquajture demokraci, kërcënatat për familjen Bejtja janë shtuar shumë fort, ku edhe kanë jetuar të fshehur, deri një ditë që braktisën vendin e tyre të dashur. Edhe vëllai tjetër Bujari po ashtu. Veçanërisht pas vitit 2000, kur Astritit i lindi djalë, i është shtuar rreziku, pasi gjaku këtu merret edhe deri në shtatë brezni. E gjaksorët kërkojnë hakun. Kohët e fundit në banesën e tyre është hedhur bombë, ku dëmtimet kanë qenë jo të vogla. Po policia ç’bën? Ajo ka mjaft të merret me kontrabandë, ajo ka mjaft të kapë vetëm të vrarët, si përherë sa të jenë në pushtet kjo klikë kriminale.

Albert Vataj

A ndryshon strategjia e SHIK-ut nga ajo e Sigurimit

Kur komunizmi erdhi në fuqi në Shqipëri më 1944, më të parën gjë që ai bëri ishte fuqizimi i Sigurimit të Shtetit, nëpërmes të cilit ata e mbajtën fuqinë deri në 1990, pa asnjë kundërshtim komunizmi me anë të Sigurimit e bëri të mundur nënshtrimin e plotë të Shqipërisë.

Si u arrit kjo? Në fillim vendosi dhe urdhëroi që gjithë familjet e njohura dhe të fuqishme ku ishin njerëz të pushkatuar ose të burgosur politikisht. Fuqizoi Sigurimin dhe i dhanë atij forcë mbi gjithçka. Kështu veproi shteti.

Kur Sigurimi arrestonte një njeri, kryesisht meshkujt nga familjet e fuqishme, ku person akuzohej për agjitacion e propagandë, tradhëti ndaj atdheut ose thjeshtë i pakënaqur me regjimin komunist. Për cilëndo nga këto akuza kushdo mund të bënte deri 15 vjet burg politik, familja do të deklarohej tradhëtare, shkolla do t’u hiqej të gjithëve dhe asnjë nga fisi i të arrestuarit nuk ishte kurrë më i besueshëm.

Në qoftë se i arrestuari bashkëpunonte me shtetin, atëherë ai do të kishte lehtësim. Bashkëpunim me shtetin do të thoshte se i arrestuari ishte detyruar me forcë nga Sigurimi të bëheshe spiun. Ai do të binte dakord të spiunonte gjithçka në tërë mënyrat, shokët, miqtë, komshitë etj. Për këtë gjë ai nuk shkonte në burg ose merrte lehtësim. Por shumica e të arrestuarve edhe pse torturoheshin nga Sigurimi, pranonin të bënin burg më mirë se të bëheshin spiunë të Sigurimit.

Sot, SHIK-u po përdor të njëjtën strategji. SHIK-u po arreston elementët e opozitës së Nanos dhe po i torturon ata që të bëhen spiunë apo informatorë për SHIK-un. Ky fenomen ka filluar pas 1997, dhe është bërë më i qartë pas vitit 2001.

Nga viti 2001 deri tani, SHIK-u ka arrestuar dhe është munduar të kthejë në informatorë individë nga familjet e respektuara dhe të fuqishme siç janë familjet Kaçaj, Gashaj, Lucaj, Lumaj, Smakaj, Imeri, Marvukaj, Malaj, Gilaj, Gjekaj, Alia, Shqutaj, Vuktilaj, Durgaj, Bacuku, Volaj, Buzhiqi, Koço, Dashi, Razburgaj, Shpati, Vushaj, Loci, Kalaj, Vukcaj, Mana, Kulla, Zeneli. Shumica e këtyre familjeve janë nga veriu i Shqipërisë, por kishte edhe nga jugu, siç ishte Koço nga Vlora, Zeneli nga Delvina. Disa nga këta individë ishin socialistë që kundërtojnë Nanon dhe përkrahin Metën, por shumica ishin demokratë që kundërshtojnë sistemin socialist. Kjo është një listë e shkurtër, por jo ekzistuese, e personave apo familjeve që SHIK-u është munduar t’i bëjë informatorë.

Kemi folur me disa nga këta individë të cilët kërkuan që emrat e tyre të mbahen anonim se kishin frikë nga SHIK-u, dhe të gjithë kanë thënë një gjë. “SHIK-u i kish torturar ata që të bëheshin informatorë për SHIK-un, për të mbledhur të dhëna kundër organizatave apo individëve që SHIK-u ruante”. Në disa raste, të arrestuarit që intervistova për këtë artikull thanë se ishin përdhunuar seksualisht nga vetë rojet e burgjeve apo policët, kur ata kishin kundërshtuar të bëheshin informatorë të SHIK-ut ose të bashkëpunonin me të.

Disa nga personat e arrestuar nga SHIK-u kanë kontaktuar me Avokatin e Popullit në Tiranë, por nuk kanë gjetur ndonjë ndihmë. Avokati i Popullit është i vetmi vend ku një person i arrestuar padrejtësisht nga SHIK-u ose policia mund të ankohet. Veçse Avokati i Popullit duket se ka frikë nga SHIK-u ose Ministria e Brendshme.

Të vetmin ndryshim që ne shohim midis Sigurimit dhe SHIK-ut është se SHIK-u s’mund të akuzojë të arrestuarit për agjitaciono dhe propagandë apo tradhëti ndaj atdheut. Për ndryshe, të dy përdorin të njëjtën strategji. SHIK-u, sikurse ishte Sigurimi, është vegël në duar të shtetit që i shërben atij me besnikëri, duke arrestuar, akuzuar, torturuar, dhunuar, përdhunuar, terrorizuar, dënuar apo asgjësuar çdonjërin që kundërshtonte Shtetin Socialist të Nanos, dhe nuk bëhet informator apo spiun për të.

Vetë Jozefina Topalli, nën-Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë e ka shprehur mosbesimin e saj ndaj SHIK-ut para Parlamentit Shqiptar në maj 2000, në memorandumin e saj ku ajo u ankua për vrasjet dhe dhunimet politike kundër opozitës.

Komunistët erdhën në fuqi dhe e mbajtën fuqinë në këtë mënyrë për gati 50 vjet, por a munden socialistët ta mbajnë fuqinë politike me anë të SHIK-ut? Ndoshta. Por ne do të vazhdojmë të raportojmë tek lexuesit tanë dhe tek bota, po të na dëgjojë dhe sidomos tek Organizatat e të Drejtave të Njeriut, se SHIK-u po përdor strategjinë e Sigurimit që të mbajë në fuqi socialistët.

Ne u munduam të flasim me shefin e SHIK-ut në Tiranë, me Avokatin e Popullit, po në Tiranë dhe me Ministrin e Brendshëm për këtë situatë, por asnjëri nuk na i ka kthyer telefonatat.

Zef Nika

Përkujtohet katër vjetori i UÇPMB-së

Bujanoc – 26 Janar

Në fshatin Tërnoc të Bujanocit, u mbajt një tubim përkujtimor me rastin e tre vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Besim Faikut nga Tërnoci, katër vjetori i shkrepjes së pushkës së parë në Luginën e Preshevës si dhe katër vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së.

Bashkëluftëtari i dëshmorit, Agim Haliti, foli për veprimtarinë e Besimit. Duhet të jemi krenarë, tha Haliti, që edhe nga ky rajon radhiten në historinë e kombit dëshmorët tanë, Besimi dhe Komandant Lleshi, të cilët vunë gurthemelin e historisë së re të Luginës së Preshevës.

Ish-shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu theksoi se “këto ngjarje sa të dhimbshme e aq krenare për popullin tonë martir, e ngritën në një shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar atë brenda dhe jashtë vendit”.

Telegram përshëndetës në këtë manifetsim, i kanë dërguar ish-luftëtarët e burgosur në burgjet e Serbisë: Astrit Jakupi, Artan Livadhi, Shkëlqen Zairi dhe ish-komandanti i UÇPMB-së Shefqet Musliu, i cili momentalisht gjendet në burgun e Mitrovicës, ku në telegramin e Musliut thuhet se “ndonëse unë dhe një numër i djemve që nuk jemi me ju për t’iu gëzuar kësaj feste dhe që së bashku ta festojmë këtë përvjetor të lavdishëm të këtij rajoni, ju përgëzoj dhe dëshiroj të jeni të bashkuar me qëllim realizimin e aspiratave tona shekullore për tokën arbërore”.

Fjalë rasti mbajtën edhe prindi i dëshmorit Faiku dhe babai i komandant Lleshit.

Korresp. i “Shqipëria Etnike

20 vjet burg për Pllumb Bashën nga Lazarati i Rrethit të Gjirokastrës

Ky ka qenë vendimi i para tre ditëve dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e këtij Rrethi për veprën penale të vrasjes së dy shtetasve, ngjarje e ndodhur më 6 mars 2003… Prokurori Petrit Lamçe ka kërkuar dënimin maksimal për 50-vjeçarin Pllumb Basha nga fshati Lazarat i Rrethit të Gjirokastrës, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e ka dënuar përfundimisht me 20 vjet vuajtje dënimi, pasi ka marrë në konsideratë edhe disa rrethana lehtësuese për ngjarjen tragjike të ndodhur në paraditen e 6 marsit 2003 në qendër të fshatit Lazarat. Atë ditë Pllumb Basha, 50 vjeç, babai i Lenartit, i datëlindjes 20 qershor 1977, Tinës, e datëlindjes 23. 08. 1983 dhe bashkëshorti i Glylso Bashës, ka vrarë me paramendim burrin e vajzës së tij, Tinës, Vladimir Metko, 30 vjeç dhe shokun e tij Albert Metalla, 28 vjeç, pasi të dy së bashku e kishin shfrytëzuar për prostitucion gati tre muaj nëpër motelet e Milanos në shtetin italian. Lajmin e hidhur Pllumbi e kishte mësuar nga letra e së bijës, Tinës, e cila në kushte depresioni të thellë lajmëronte familjen për trajtimin çnjerëzor që bashkëshorti Metko dhe shoku i ngushtë i tij Metalla i bënin në rrugët e shtetit italian. Vetëm disa ditë pas letrës, Vladimir Metko dhe Albert Metalla janë parë në Lazarat, me sa duket për të gjetur vajza të tjera për t’i mashtruar e futur në rrugën e prostitucionit  të detyruar. Sapo ka mësuar për mbërritjen e tyre, Pllumb Basha me një automatik kallashnikov që e mbante pa leje, ka shkuar në qendër të fshatit dhe pa kurrfarë hezitimio ka derdhur një breshëri të gjatë plumbash duke lënë të vdekur në vend dhëndrin Vladimir Metko dhe shokun e tij të ngushtë Albert Metalla, të dy nga një lagje në afërsi të qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa ekzekutori Pllumb Basha është vetëdorëzuar në polici vetëm pas 20 minutash. Ndërkaq djali i vetëm i Pllumbit, Lenarti me frikën për një hakmarrje nga të afërmit e të vrarëve, është larguar nga shtëpia duke gjetur strehim tek xhaxhai i tij në Tiranë, Hetim Basha. Këtu Lenarti ka qëndruar i fshehur rreth dy muaj dhe në dy raste ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja vetëm falë njerëzve që e shoqëronin nëpër rrugët e kryeqytetit. I gjindur në kushte të tilla trysnie dhe në rrezik për jetën, Lenarti, me ndihmën e xhaxhait të tij, Hetimit, e miqve të familjes ka mundur të arratiset jashtë shtetit dhe të vendoset diku ku jeta dhe liritë e qytetarëve mbrohen e garantohen me ligj. Ai kurrë më s’do të mund të kthehet në vendlindjen e tij të shtrenjtë, pasi pushka e gjaksit rri ngrehur për t’u shkrehur mbi të. Gjaku lahet me gjak, shkruhet diku në nenet e tmerrshme të Kanunit të maleve, i cili gjithmonë në kushtet e mosveprimit të shtetit, nxjerr krye e bën ligjin. Babai i dënuar me 20 vjet burg, motra Tina, diku nëpër rrugët e Italisë e turpëruar e nëpërkëmbur egërsisht, nëna Glylso e moshuar e vetme shtyn ditët në shtëpinë e saj në Lazarat, ndërsa Lenarti diku jashtë shtetit me sytë e përlotur e mallin për vendlindjen, por edhe me frikën e plumbave të hasmit.

Kjo është tragjedia e dhimbshme e familjes Basha, por që nuk është e vetmja në Shqipëri. Në realitet kjo është vazhdimësi e mosfunksionimit të shtetit dhe papërgjegjshmëri e klasës aktuale politike që drejton vendin prej 13 vitesh. Një tragjedi e dhimbshme në shekullin 21…

Rifat Ymeri

Kalvar i gjatë vuajtjesh

Si shumë të tjerë, edhe kjo krijesë që shihni në fotografi, Arta Çesk Dedi, lindi në internim më 13. 12. 1976, pasi babai i saj si armik i pushtetit komunist të Enver Hoxhës ishte internuar në fshatin Paçram. Dënim të cilin, sipas një dokumenti të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Prefekturës së Shkodrës, të cilin e kemio futur në dosjen e gazetës, e vuajtën familjarisht deri në fillim të proceseve demokratike në Shqipër, pra deri në fillim të vitit 1990. Kushtetuta komunist, pra nenet 64, 10, 28 dhe 14 të KP si dhe neni 277 pika 1, xhaxhain e Artës, Luigj Pashuk Jaku, i dënuan me vdekje si antikomunist pikërisht më datën 27. 07. 1958. Pushkatimi i tij është bërë më 28. 08. 1958. E, kalvari i gjatë i persekutimit duket se nuk po ka fund për këtë familje që synon një Shqipëri të lirë, demokratike, pa dhunë, pa hakmarrje, pa diferencime politike, raciale, etnike, fetare, fenomene të cilat sot janë prezente në shoqërinë shqiptare. Arta Dedi, si shumë të tjerë që aspirojnë për liri e të drejta njerëzore, është kërcënuar me jetë shumë herë nga segmente të anarshisë, normalisht me prapavijë politike. Ajo, sipas dokumentacionit që kemi siguruar nga Partia Demokratike ka kontribuar shumë dhe që nga viti 1995 ka qenë anëtar i kësaj partie dhe anëtar e veprimtar i Lidhjes Demokratike të Gruas, dega Shkodër, ku për aktivitete antikomuniste është arrestuar shumë herë, madje më datën 14. 08. 2000, pasi po kthehej për në shtëpi nga një mbledhje e Lidhjes Demokratike të Gruas, është kapur nga dy persona që e kanë keqtrajtuar deri në përdhunim, duke e kërcënuar se nëse nuk largohet nga Shqipëria do ta pushkatojnë. Në fakt shumë gra e vajza janë bërë viktima të tilla, por ama vetëm shtatë vitet e fundit janë pushkatuar mbi 6000 shqiptarë. Ata që kanë patur fat të dhunohen apo përdhunohen e të mos vriten, kanë braktisur Shqipërinë për të ruajtur jetën, si në rastin konkret Arta. Në rrëmujat e përgjakshme të vitit 1997, pikërisht më datën 20 tetor të atij viti, i ishte djegur shtëpia, për të ardhur tek data 12. 12. 2001, kur dyqani i firmës “Dedi” në Shkodër u dogj. Gjithsesi, Arta Dedi dhe të afërmit e saj janë vetëm një rast ndër të shumtët që po përjeton shoqëria shqiptare, ndër më të persekutuarat në botë.

Zog Hysenaj

Kur vidhet vota, vidhet liria

Protestat e fuqishme mbarëpopullore të këtyre ditëve, duket se do e çojnë Shqipërinë jo vetëm në zgjedhje të parakohshme, por edhe me një qeveri teknike. Kjo për arsyen tashmë të njohur botërisht se vota e lirë e shqiptarëve jo vetëm që vidhet me dhunë, me armë, me polici e ushtri, por edhe demokratët që kontribuojnë për një ruajtje të votës që është e shenjtë kërcënohen, madje në shumë e shumë raste edhe zhduken fizikisht. Pasojat e votëvjedhjes dhe përballja e veprimtarëve të Partisë Demokratike me absurditetet, ka pasur pasoja tepër të rënda, pra shumë herë tragjike. Kjo metodë ka shtatë vjet që sundon jetën politike e shoqërore shqiptare. Nga ai mitingu madhështor që ka mbetur në kujtesën shqiptare për të protestuar për votëvjedhjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare nga diktatorët, ato të 24 qershorit 2001, i organizuar në Shkodrën antikomunsite më 21 korrik 2001, ku mbi pesë mijë vetë protestuan paqësisht, kanë ngelur të hidhura përleshjet mes qytetarëve e policisë fashiste të këtij shteti që terrorizon përditë e përnatë njerëzit. Si çdo herë, edhe aso radhe, u hartuan listat e hakmarrjes politike. Shkopinj gome, grushta e shqelma, tortura në birucat e errëta të diktatorëve të kuq, emra në kërkim, madje edhe manovra e pane për të eleminuar njerëz. Spiunët që edhe sot i sheh ngado dhe që shkojnë të grupuar se nga një anë nuk dinë as rrugët e qytetit dhe nga ana tjetër kanë frikë nga njerëzit e ndershëm, se po u re në momente jo të përshtatshme në qafë, edhe ata dinë të të heqin qafe, kanë arritur të futin në rreth të kuq demokratët B. C., Valentin Baloj dhe Artur Doda, të cilët sipas policisë ishin etiketuar si përgjegjës të atij mitingu vërtet madhështor dhe të ligjshëm, pasi të kërkosh të drejtën tënde, mbrojtjen e votës tënde të dhunuar është gjëja më elementare në një shoqëri demokratike. Valentin Baloj, sipas dokumentacionit të Partisë Demokratike, është njëri ndër shqiptarët që ka dhënë shumë për një Shqipëri të lirë. Si veprimtar e organizator, ai që në fillim të proceseve demokratike, më 1990 kish protestuar me studentët kundër diktaturës së diktatorit Ramiz Alia. Por lidhur me ngjarjen e 21 korrikut 2001 thuhet të ketë patur edhe gjashtë policë të plagosur. Ashpërsia e përplasjes duket ka çuar në dyert e gjykatës shtetasin B. C., ku më 23. 11. 2003 është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg, duke ngelur në kërkim Valentin Baloj e Artur Doda. Kështu, kësaj here ne po botojmë edhe një poezi nga burgu i Burrelit, nga një i burgosur, ku paçka se i janë veshur akuza të tjera ai deklaron se është dënuar politikisht. Politika bastarde e këtij shteti të pabesueshëm, madje të urryer për shumicën e shqiptarëve, kalon deri në hakmarrje banale, si ajo e 17. 07, 2001, ku një sasi eksplizivi ka shpërthyer në banesën e Kin Balojt, babait të Valentinit, ku janë plagosur Jolanda Baloj dhe e bija Leunora. Nëse vota vidhet, nëse liria nëpërkëmbet, të paktën e drejta e fjalës në shtypin e pavarur kumbon si një apelim i rëndë për shtetin komunist që po i detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës për të shpëtuar nga vdekja. Gjithsesi, opozita është këtu, dhe sot më aktive se kurrë.

Sokol Pepushaj

 

Mallkue qofsh moj Qeveri

Shkodër, Shkodër, ti moj Shkodër e lashtë

Brez pas brezi vuajtje, lotët ty s’t’u thanë

Se trimëreshë e vjetër je, përpara ke kalanë

Ti je nderi i gjithë kombit, kjo fjalë është si zjarr.

 

Por sot, prej këtij pushteti e kësaj qeveri

E tanë Shkodra vishet në zi

Votër më votër e në çdo shtëpi

Deti bashkë me qeverinë

Vranë të pafajshëm këtë rininë

Vajza të reja e djem të rinj

Në dallgët e detit njëzet e nji.

 

Po marrin rrugën e mërgimit

Krejt e ftohtë është rrezja e diellit

Ku marr rrugat drejt kurbetit

Dikush malit e dikush detit

Prej mungesës së forcës së shtetit.

Se kur Shkodra me ujë po mbytet

Kryekurva veç krihet e përdridhet.

 

Për ju vëllezër e për ju motra

S’e harron këtë ditë të zezë Shkodra

Prej dhimbjes së madhe dhe prej tmerrit

Dritë nuk lëshojnë rrezet e diellit

Çiftelia e ka këputë telin

Terri i zi e ka mbulue qiellin

Dhe kur shqipja ulet në atë kala

Tmerr të madh në Shkodër ka pa.

 

Lotët e manave të veshur me të zi

Rafshin n’ty moj qeveri

Si s’mendove për këtë rini

Pse na i mbyte në det të zi

Se prej hallit kanë lanë shtëpinë

Përmes detit msynë Italinë.

 

Vajton Buna, Vajton Vjosa

Vajton Fani dhe Shkumbini

Vajtono i varfri dhe zengjini

Prej gjamës së madhe ndalon Drini

Fort vajton i gjith mileti

Këtë gjamë të madhe toka s’e deshti.

 

Edhe veglat muzikore

Nxjerrin zë tinguj mortorë

Edhe notat në pentagram nxjerrin lotë vaji dhe gjamë.

More det mallkue qofsh

A s’t’u dhimbs aspak kjo moshë

Pse s’i la këta të rinj të jetojnë

Ëndërrat e tyre t’i shijojnë.

 

Data 9 e muajit janar

Natë e premte, moj natë sikleti

Tuj ba thirrje prej mesit të detit

Tuj ba thirrje për ndihmë shtetit

Tuj u përshëndetë me robët e shtëpisë

Lamtumirë tuj i thanë rinisë

Tuj u përshëndetë me vëlla e motër

Kur për jetë s’na shihni ma në votër

Se kemi gjetë se ku të flemë

Në fund të detit kemi ba folenë.

 

Mallkue qofsh moj Qeveri

Gjithmonë ti je me turpësi

Për ngushllim s’shkove në asnjë shtëpi

Me zakon dhe si i traditës

Shkue ka lideri i opozitës

Bashkë me njerëzit e familjes

Lotët i shkojnë Sali Ram Berishës

 

Po e mbyll këtë poezi

Ju uroj unë me gjith shpirt

Ju mos pafshi asnjëherë zi

Lule pranvere në çdo shtëpi

Kush i mbyti i humbtë fara

Mos iu dhaftë kurrë përjetë e mara

I mbiftë ferra në dert të pragut

Perendia i ardhtë hakut

Bashkë me ju dhe Qeveria

Rroftë e qoftë Demokracia

Viktor Pashk Leka

Mirditë

I dënuar në burgun e Burrelit

Rep. 314

 

Ky popull, kjo lëvizje, ky shtet

Në këtë analizë të gjatë, publicisti dhe përkthyesi i njohur, Bashkim Shehu, bën një shikim të gjërë të gjithë situacionit shqiptar të ditëve tona. Ku theksi është në shikimin e anës demokratike të problemeve dhe në mospërsëritjen e atyre, që kanë ndodhur në të kaluarën, me shoqërinë shqiptare. Analiza e tij, përfshin lëvizjet e tre grupimeve kryesore politike

Nga Bashkim Shehu

1. Qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj klasës politike post- diktatoriale në përgjithësi dhe- tërthorazi, ndaj politikës si të tillë- paraqitet, nga njëra anë, si negativizëm global dhe, nga ana tjetër, si pasivitet i dëshpëruar. Bëjnë përjashtim “protestat e piramidave”, me pasoja tektonike shkatërrimtare, dhe nisma rinore qytetare- dhe shumë e qytetëruar- e kohëve të fundit, lëvizja “Mjaft”. Por, siç do të përpiqem ta shpjegoj, këto janë përjashtime, që përforcojnë rregullin. Sidoqoftë, ndërthurja kontradiktore ndërmjet qëndrimit negativist dhe pasivitetit më duket mjaft shqetësuese.

Sigurisht që mosbesimi apo edhe përbuzja ndaj forcave politike mbizotëruese, nuk është e pabazuar. Arroganca, autoritarizmi, ndjeshmëria tejet e dobët ndaj problemeve sociale, po në mënyrë të veçantë, shenjat e një korrupsioni me shtrirje të gjerë dhe që priret të kthehet në normë të pranuar haptazi, janë më se të qarta, madje të evidentuara nga vetë protagonistët e skenës sonë politike, nëpërmjet akuzave të ndërsjellta dhe riciklimeve e promovimeve të të akuzuarve nga akuzuesit. Ndërkaq, dihet nga historia e vonë e shoqërive europiane, perëndimore ose lindore, se mosbesimi deri në përbuzje ndaj partive institucionale, të cilat përbëjnë tekefundit substancën e veprimit të qeverisjes demokratike e pluraliste, ngërthen një rrezik për vetë demokracinë. Më kujtohet një shembull fiktiv, por shumë domethënës, që përshkruan Hannah Arendt. Në një auditor me 400 studentë, gjatë kohës që profesori zhvillon leksionin, hyjnë katër militantë radikalë, që i presin fjalën duke shpallur me të madhe një breshëri sloganesh. Profesori u thotë militantëve se kjo nuk është aspak demokratike, ngase ata janë vetëm katër, ndërsa universiteti është një institucion i ligjshëm dhe janë 400 studentë, që duan të dëgjojnë leksionin. A ka të drejtë profesori? Hannah Arendt, e cila ndoshta më mirë se kushdo e ka trajtuar temën e totalitarizmit, thotë se çështja nuk është aq e thjeshtë, përderisa është vetëm profesori ai, që u kundërvihet katër militantëve agresivë, e studentët vetëm rrijnë e bëjnë sehir, disa të trembur, disa duke u zbavitur dhe duke e shijuar shpirtërisht situatën e vështirë të përfaqësuesit të autoritetit institucional. Po ta zmadhojmë shkallën e vështrimit, kemi shembuj realë të shoqërive të ndryshme europiane në procesin e krizave të rënda të qeverisjes demokratike, siç i kanë zbërthyer një sërë mendimtarësh, mes tyre edhe Hannah Arendt.

2. Gjithë duke i konsideruar krejt legjitime pakënaqësitë dhe zhgënjimet e qytetarëve, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës berishiane, e cila ka lënë kujtime tepër të hidhura dhe sikur ngulmon t’i gjallërojë të tilla reminishenca, qoftë dhe nëpërmjet gjuhës që përdor, mendoj se të këqiat e jetës sonë politike vijnë edhe nga mungesa e një shoqërie civile politikisht aktive në vitet e post-diktaturës. Kjo mund të shpjegohet, së pari, me faktin se nën regjimin komunist nuk pasur fare shoqëri civile, sepse nuk mund të kishte grupime qytetarësh që të vepronin në mënyrë autonome për të ndikuar në politikë. Dhe, së dyti, mund të shpjegohet me faktin se totalitarizmi i Shqipërisë së Enver Hoxhës, si rrallëkund në Europën Lindore, nëpërmjet një dhune të skajshme mbi individin ka sjellë si reagim një individualizëm të skajshëm, rrjedhimisht një dëshirë për t’u vetëmbyllur kundrejt gjithçkaje që ndodhet jashtë caqeve të sferës private. P.sh., flitet shumë për korrupsion të pushtetit dhe korrupsioni nënkupton lehtësira të paligjshme ndaj atyre taksapaguesve të pasur që korruptojnë, ose, thënë shqip, që vjedhin paranë publike duke mos i paguar taksat përpjesëtimisht me të ardhurat dhe fitimet e tyre. Por, meqenëse është fjala për fonde publike, qytetarët nuk e shohin veten si të vjedhur, sikundërqë e shihnin veten të vjedhur në rastin e piramidave të famshme financiare, dhe sikundërqë nuk e shihnin veten të vjedhur në rastin e “lojës” me votat, më e madhe e më e frikshme në maj të ’96-s, dhe më e vogël, por jo më pak skandaloze në lidhje me Dushkun.

3. Muajt e fundit, në skenën politike shqiptare vërehet një ndryshim i rëndësishëm: Shfaqja, gjithnjë e më me forcë, e lëvizjes “Mjaft”. Për mendimin tim, është një ngjarje shumë shpresëdhënëse, jo vetëm ngase lëvizja po tërheq në veprimet e saj një numër përherë në rritje protestuesish, po edhe ngase një forcim i tillë është faktor sensibilizimi në mbarë qytetarinë. Megjithatë, dëshiroj të përqendrohem te disa ambiguitete të kësaj lëvizjeje. Krahas çështjeve konkrete të përzgjedhura si motiv proteste, lëvizja “Mjaft” ka shpallur se i kundërvihet klasës politike në tërësi. Me të drejtë, Fatos Lubonja thekson se kjo do të kërkonte natyrshëm që lëvizja të dilte si forcë e tretë politike. Ose duhet të bëjë diferencime brenda klasës politike ekzistuese. Edhe brenda opozitës, po edhe në forcat qeverisëse, do të shtoja. Përndryshe, nëse më lejohet të shtoj gjithashtu, kemi një refuzim të asaj që është e mundshme demokratikisht, sepse zhvlerësohen të tëra forcat politike që janë votuar nga qytetarët për t’u përfaqësuar në parlament, si parti në pushtet apo si parti opozitare. Rrjedhimisht, zhvlerësohet procesi i përfaqësimit parlamentar, sadokudo i brishtë ky mekanizëm për shkak të parregullsive të njohura ose abstenimeve ngaherë më të shumta në votime, pa llogaritur spektaklet e pakëndshme që japin harëpashere deputetët, ose më mirë një pjesë e tyre, por duke krijuar një imazh globalisht negativ për institucionin. Nuk besoj që ky arsyetim i imi për nevojën e diferencimit në klasën politike – dhe rrezikun e së kundërtës – të jetë ca si tepër largvajtës.

4. Jo vetëm në Shqipëri, po edhe në demokracitë më të zhvilluara, kemi një rënie të besimit ndaj klasës politike. Paralelisht, kjo gjen shprehje në lëvizje sociale alternative. Analistët më të kthjellët mendojnë se ato mund të shpien si në rigjallërimin e demokracisë, ashtu edhe në një populizëm retrograd me ngjyra autoritariste.

Po le të kthehemi te realiteti shqiptar dhe te lëvizja “Mjaft”. Padyshim, qëllimi i lëvizjes “Mjaft”, i shprehur jo vetëm në deklarime, po edhe në stilin e të protestuarit, ndjek të parin nga drejtimet e mundshme të lartpërmendura, prandaj dhe kjo lëvizje më duket shpresëdhënëse. Porse nuk përjashtohet që rezultatet të bien ndesh me këtë qëllim. Duan apo nuk duan frymëzuesit dhe drejtuesit e lëvizjes “Mjaft”, ajo nuk mund të ruajë një barazlargësi ndaj qeverisë dhe opozitës, për faktin e thjeshtë se, normalisht, opozita nuk mund të ketë përgjegjësi po aq të madhe sa qeveria për problemet e një vendi. Çështja ndryshon kur krijohen kushte anormale në kuptimin institucional të fjalës. Në vazhdën e lëvizjes “Mjaft” dhe duke u përpjekur të nxjerrin përfitime nga sensibilizimi i shkaktuar prej saj, vërshuan, me një stil të tjetërllojtë, militantët e opozitës. Kemi, pra, ngjarjen e dhunshme të 7 shkurtit. Edhe mesazhi për qytetarët, në mënyrë të pashmangshme, ishte i tjetërllojtë. Por, kur them që rezultati mund të bjerë ndesh me qëllimin, me këtë nuk duhet nënkuptuar se lëvizja “Mjaft” po ndihmon objektivisht rimëkëmbjen e autoritarizmit të Berishës. Pas çdo gjase, përkundrazi, i fituari në këtë mes del ai të cilit Berisha i bën thirrje të ikë, Nano pra.

5. Nano, kryekundërshtari apo kryehasmi i Berishës, po shfaqet kohët e fundit me ndoca zakone të pazakonta. Duket se ai është i vendosur, kësaj radhe, që të mos e lëshojë pushtetin. Sinjalet që dha me kongresin e partisë të bëjnë të mendosh se ai është i vendosur që, në raste protestash të dhunshme të opozitës, të vërë në përdorim shkopinjtë e gomës dhe qelitë e komisariateve të policisë dhe ta shtyjë kështu deri në zgjedhje. Fare lehtë mund të përfytyrohet si do të ishin të tilla zgjedhje, ku do të humbnim të gjithë. Ndërkaq, nëse Berisha vazhdon me protesta, por në mënyrë paqësore, kjo mund t’i shtojë shanset që rreth opozitës të mblidhen sa më shumë simpatizantë, çka do të ndikonte psikologjikisht, që opozita të arrijë më e fortë në zgjedhje. Po lëvizja “Mjaft”? Hë për hë, mbas ndodhisë së 7 shkurtit, ngjan si e topitur. Duket sikur ia kanë rrëmbyer terrenin dhe sikur nuk ka çfarë të bëjë. Por, në të vërtetë mund të bëjë shumë, sot ndoshta më shumë se kurrë, duke mos mbetur në deklarata të përgjithshme kundër Berishës për të krijuar tablonë e njëfarë barazlargësie. Në situatën e sotme, lëvizja “Mjaft” mund dhe duhet të vazhdojë të japë shembullin e vet sesi protestohet, dhe fenomeni i dhunës politike nuk është një motiv i parëndësishëm për protestë paqësore e të qytetëruar.

 

VIKTIME E TERRORIT SHTETEROR

Kujtim Deli Rahova nga fshati Shtoj i Komunes Rrethina te Rrethit te Shkodres, eshte nje nga demokratet qe ka vuajtuar terrorin shteteror dhe per te cilin sot familja nuk di se ku ndodhet.

Kujtimi ishte antar i shoqates demokratike – politike – nacionaliste “Azem Hajdari”. Ne varrimin e liderit te pluralizimit shqiptar, Azem Hajdari, me 14 shtator 1998, ai ishte nder ata qe u dhunuan nga policia dhe nga kjo dite e ne vazhdim, Kujtimi iu nenshtrua nje terrori dhe presioni psikologjik te papare. Megjithate, si nje demokrat i flakte, ai nuk u perkul. Ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit 2001, Kujtimi do te ishte vezhgues i Partise Demokratike ne nje qender votimi ne zonen e tij elektorale. Ai punoi gjysem i fshehur, pasi tashme policia e kishte futur ne listen e demokrateve te cilet ata dhe madje edhe familjaret, terrorizoheshin ne forma nga me te ndryshmet. Kercenimet dhe terrori psikologjik, nuk do ta perkulnin Kujtimin ne mbrojtje te vlerave dhe idealeve demokratike. Ne zgjedhjet e 12 tetorit te vitit 2003, ai perseri do te ishte nje aktivist i vyer, me nje kontribut te madh ne fitoren e demokracise ne qytetin e Shkodres. Presionet rriteshin nga dita ne dite. Jeta e tij, pas shume kercenimeve u be e pasigurte ne vendlindje, te cilen me shume dhimbje, u detyrua ta braktise. Edhe sot e kesaj dite, familjaret dhe te afermit, nuk kane asnje informacion per Kujtim Deli Rahova nga fshati Shtoj i Kumunes Rrethina, rrethi Shkoder. Edhe ky demokrat i paperkulur, eshte viktime  e terrorit shteteror mbi demokratet.

SOKOL PEPUSHAJ

DIJET E TE “DITUREVE” PO DEMTOJNE KOMPLEKSIN IMUNITAR

Ti popull thua se Shqiperia eshte plot enverizem, plot padrejtesi, i ngjan nje dinastie. Asgje s’ke thene. Ti popull mendon se po te vjedhin perdite e pernate, po te mashtrojne, po te vrasin endrrat e shpresat. Asgje prej gjeje s’ke menduar. Fjala jote popull, mendimi yt popull, sa kohe qe te rrine ne keto “ujra” te qeta, s’ka vlere fare. Po edhe e atehere, le te mos themi gje, ne qofte se s’kemi kujt t’ja themi, pasi natyrshem synojme te flasim me popullin.

Ne kemi thene shume here se diktatura duhet rrezuar me vote, ti popull mendjen tende. Ne kemi thene se na duket mungon rendi e siguria, mungon ekonomia, mungon drita e uji, mungon shteti ligjor i njejte per te tere, ti popull mendjen tende se mendjen tende, perderisa mendjen, duart, energjine, nuk i aktivizon ne ca pune me te dobishme.

Popull, thua i ke duart vetem per te ndezur qirinje?

Nuk mund te sakrifikoj, the?

Po mire atehere, na thuaj cfare do humbesh me shume se ke humbur, nese sakrifikon per te miren tende, per pak me shume fytyre shqiptarizmi?

Gjithsesi, kur ti popull heshte, pranon te keqen si te mire, ke fshehur identitetin, apo jo?

Nejse, atehere le te prekim disa pjese censure qe ti popull, duket nuk i sheh.

Ekonomia dhe mbyllja hermetike eshte e para. Kjo ka bere qe Shqiperia te kete edhe boset me te fuqishem, edhe fukarenjte me te shkundur te kesaj bote.

E dyta eshte mashtrimi dhe huri qe te pret ngado. Kjo ka bere qe ti popull te jesh i bindur si qengj e te mos shohesh larg.

E treta eshte vrasja e shpreses dhe mungesa e perspektives. Kjo ka bere qe te mos kesh synime dhe te humbesh dhe ndjenjen kombetare.

Qe tu biem gjerave shkurt, kur zeri i sovranit eshte i mekur, kur zeri i opozites shpreson ne pamundesine, kur si sovrani si opozita duart i kane ne “thesin” e te pamundures, do te thote qe kombi pranon apriori te kaperceje me vullnet te pavullnetshem kufirin e normalitetit. Atehere nuk gjenerohet asgje e mire, atehere nga dijet e te “diturve” demtohet rende kompleksi imunitar kunder te keqijave, pra kunder qeverisjeve tip dinasti.

Keshtu pra popull, ne mendojme se si “kongresmenet” me vlera intelektuale ne trajta te epidemise se gomarllekut, ashtu edhe te punesuarit per te gjuajtur me gure, jane pjese e nje trungu qe po brehet perdite. Po tu thuash te dy paleve: Futini duart ne xhepa, do te thone: Edhe xhepat i kemi te grisur. Po te “diturit”, “sherbetoret” tuaj, si i kane xhepat?

SOKOL PEPUSHAJ

Pamjaftueshmeria e MJAFT. Rivleresim per nje levizje

Kur me shume se nje muaj me pare aktiviste te levizjes MJAFT I intensifikuan protestat e tyre qytetare deri ne ate pike sa I kerkuan kryeministrit Nano doreheqjen per shkak te papergjegjshmerise se ketij te fundit ne tragjedine e 9 Janarit,shumekush krijoi bindjen e palekundur se tashme ne Shqiperi po pervijohej nje opozite e re jashte dyerve te parlamentit, me nje botekuptim tejet te ri e madje te panjohur te termit PROTESTE.  Ky intensitet I protestave te Mjaft solli nje rivleresim te qytetareve ndaj kesaj levizjeje nje pjese e te cileve nxituan ta etiketonin ate si opozita reale ne Shqiperi. E drejtuar nga nje grup te rinjsh te shkolluar ne perendim dhe e financuar fuqishem nga ambasada holandeze, levizja ngjalli simpati jo vetem tek qytetaret por edhe te disa nga figurat me te spikatura te politikes dhe te letrave shqipe te cilet madje nuk nguruan tu ofrojne asistence ketyre te rinjve. Menyrat e tyre te te thenit mjaft, qe nga damkosja e nje telajoje me shenjat e kuqe te duarve, kontributi per shkarkimin e nje ministri te papergjegjshem e deri tek vendosja e gomones me letrat e qytetareve para godines se kryeministrise bene qe shqiptaret te binden se me ne fund dikush jashte kulisave te politikes e ngriti zerin per morine e problemeve me te cilat ata perballen cdo dite. Krahas organizimit te protestave te njepasnjeshme, drejtues te Mjaft u kthyen ne personazhet me te spikatur ne mediat shqiptare nga ku nuk nguronin ti benin thirrje kryeministrit qe te kerkonte falje publike per tragjedine e 9 Janarit. Ne te kundert, me te njejten kembengulje ata I kerkonin Nanos doreheqjen, duke sfumuar keshtu ne nje fare menyre strategjine e opozites parlamentare per rrezimin e qeverise. Ne takimin e zhvilluar me kryeministrin, drejtuesi I levizjes Mjaft Erjon Velija e ktheu eren teresisht ne favorin e tij dhe te kauzes qe perfaqesonte, jo aq per deklaratat sesa per menyren origjinale te protestes ndaj kreut te ekzekutivit. Ne ndryshim nga drejtues te organizatave dhe shoqatave te tjera te pranishme ne takim, Velija kishte “guxuar” ta ftonte kryeministrin te kerkonte falje publike per indiferencen e treguar ndaj tragjedise dhe e gjitha kjo permes nje bluze ne te cilen ishte formuluar pikerisht kjo kerkese. Pas takimit me kreun e qeverise, Velija deklaroi vazhdimin e protestave gje qe realisht nuk ndodhi.Ketu levizja Mjaft duket se I tha mjaft edhe vetvetes. Kjo nderprerje e protestave aq origjinale te Mjaft lidhet ne fakt edhe me nje nderhyrje te ambasadorit amerikan Xhefri e cila megjithese u perfol nga mediat, nuk u pohua por as nuk u pergenjeshtrua nga protagonistet. Menjehere pas ketyre zhvillimeve, ne menyre disi te papritur levizja Mjaft u rikthye ne “dashurine” e saj te vjeter: protestat ndaj Keshit madje duke I udhehequr ato edhe ne qytete si Kukesi ndoshta me nje synim te vetem,per t`iu shmangur per disa kohe kryeqytetit. Aktualisht levizja Mjaft ka pesuar nje renie te lire e cila ne realitet nuk kerkon edhe aq mund te merret vesh se nga erdhi. E veshtire eshte te mesohet nese kjo levizje do te kete me rastin e arte I cili pavaresisht rrethanave, iu shfaq nje muaj me pare por qe tani duket teper I larget. Keta te rinj te diplomuar kryesisht ne perendim megjithese vendosen duart me boje te kuqe ne nje telajo, megjithese ironizuan telekomin me spangofonin, megjithese zbukuruan pemet me leter higjenike, megjithese… u mjaftuan duke I thene vetes MJAFT.

Taulant Kopliku

Protestat e opozites dhe qeveria hije

Opozita shqiptare, po jep shenja te nje ringritjeje te shpejte, kete here e bashkuar fuqimisht. Nje enderr e kahershme jo vetem e liderit te saj Sali Berisha, por e gjithe popullit opozitar, i cili ndahet nga ai qeverises me vetem disa perqind, sipas zgjedhjeve te fundit. Realisht, edhe kete here, si ne te gjitha levizjet demokratike, shtysa erdhi nga veriu, vecanarisht Shkodra. U desh qe te humbisnin jeten e tyre te pafajshme 21 veriore, pjesa me e madhe shkodrane, qe opozita te kujtohej te kerkonte llogari ndaj qeverise. Pakenaqesise popullore opozitare por jo vetem, per tragjedine e 9 janarit 2004 ne Karaburun, iu bashkuan me te drejte edhe pakenaqesite per rritjen e cmimit te energjise rreth 38%, te cmimit te impulseve te telefonise se ofruar nga operatori shteteror Albtelekom, te cmimit te bukes dhe mallrave te tjera kryesore per nje minimum jetik te mbijeteses. E ndersa tashme te gjithe e kane te qarte se Parlamenti eshte thjeshte nje arene e perhershme e fitoreve te mazhorances aktuale dhe te kryeministrit Nano, sheshi eshte i vetmi vend ku mund te drejtohet opozita, e vene ne balle te popullit opozitar. Per hir te se vertetes, nuk jane te pakte as perfaqesuesit e popullit pozitar qe i jane drejtuar shesheve te protestave, vecanarisht ata qe edhe pse ne administrate shteterore, marrin nje rroge ne kufinjte e paperballimit te jeteses.

Pergjigja e pare e popullit opozitar, erdhi me 7 shkurt. Nese nuk do te kishte patur disa thyerje xhamash, protesta do te kishte qene nje shprehje e paster e demokracise se drejtperdrejte. Nuk ka rendesi nese ishin te inflirtuar te SHISH-it apo edhe protestues te varferuar maksimalisht ata qe hodhen guret. E rendesishme eshte qe kjo skene, te mos perseritet ne protestat e ardhshme, te cilat opozita politike eshte e vendosur te vazhdoje. Interesant eshte edhe qendrimi i perfaqesuesve te huaj ne Shqiperi. OSBE, Keshilli i Evropes dhe Ambasada Amerikane, u shpreh hapur kunder dhunes se ushtruar ndaj institucioneve, qe ishin vetem disa xhama te thyer. Por me i rendesishem, eshte evoluimi i qendrimeve te mepasme. Thuajse ne unison, haptas apo me kamuflim, u pershendeten protestat, por vetem me nje kusht: te jene paqesore. Nje gje e tille, para se te huajve, i intereson shqiptareve, e ne menyre te vecante klases politike opozitare, vecanarisht per imazhin e Shqiperise ne Evrope. Nuk ka asnje politikan te opozites, qofte edhe vete Sali Berisha, qe do te gezohej ne nje vonim te mundshem te nenshkrimit te marreveshjes se asocim-stabilizimit te vendit tone me BE-ne. Mberritja jone ne Evropen e Bashkuar, eshte endrra me e madhe e te gjithe shqiptareve, pavaresisht polemikave normale politike pozite- opozite. Gjeorgjia dhe Shqiperia, gjeorgjianet dhe shqiptaret, jane shume larg, qofte edhe ne mentalitet. Karakteri yne, eshte shume i ashper dhe prej tij, per mire apo per keq mund te perfitohet lehte. Nese me 7 shkurt, populli opozitar do te futej ne Kryeministri, panorama do te ishte e qarte: djegie dhe shkaterrim, por edhe vjedhje e grabitje nga te tjere qe fshihen pas petkut te protestuesit paqesor deri ne momentin e volitshem. E pra, ne Gjeorgji, njerezit u futen edhe ne Parlament, dolen jashte paqesisht dhe nuk u thye as edhe nje karrike. Nuk ka ardhur akoma koha qe ne Shqiperi, te konsumohet nje “Revolucion i Trendafilte”, prandaj te mos e kerkojme kot.

Protestat, jane mjeti me i shkelqyer i shprehjes se demokracise se drejtperdrejte nga zgjedhesit. Per kete, opozita e cila do te jete minorance zyrtarisht, deri ne veren e vitit 2005, kerkon ndryshimin e pushtetit, e thene ndryshe: te vije vete ne pushtet duke rrezuar mazhorancen, socialistet. Pervec votes se lire, protesta eshte mjet ideal per ti kerkuar qeverise te jape doeheqje. Ne kushtet aktuale, te nje varferie te tejskajshme, te monopolizimit te cdo aspekti te jetes nga nje grup njerezish, populli opozitar, i cili eshte edhe me i neperkemburi, ka te drejte ti kerkoje perfaqesuesve te vet qe u ka dhene voten, te dalin ne shesh. Megjithate, 8 kryetare te partive opozitare, nuk mund te ofrojne shume, vecanarisht zgjidhje per problemet jetike, qe i detyrojne njerezit te protestojne ne sheshe te Shqiperise. Platforma, qofte edhe provizore per rruget e zgjidhjes se problemeve dhe jo thjeshte sulmi pa dhene alternative, do te shtonin forcen e opozites, pse jo edhe numrin e protestuesve ne shesh. Opozita, ne perberje te saj qofte publike, apo edhe ne brendesi, ka kapacitete te jashtezakonshme qe mund te ofrojne alternativa shume me te mira se ato qe ka aktualisht mazhoranca, e cila sic eshte normale, eshte konsumuar nga rreth 7 vite pushtet absolut. Qytetaret, do te kishin mundesi te zgjidhnin jo vetem ne mes protestave dhe antiprotestave, por edhe ne mes zgjidhjeve te ofruara nga mazhoranca dhe minoranca.

Sigurisht, kjo nuk mjafton. Shqiptaret kane te drejte te dine edhe emrat e atyre qe do ti qeverisin, nese opozita vjen ne pushtet, gjithmone permes mekanizmit te votes se lire te qytetareve. 8 kryetare te partive opozitare, nuk jane garanci per nje qeverisje me te mire te kjo aktualja, aq me shume kur thuajse te gjithe jane konsumuar ne moskonseguencen ideore, duke pranuar se kompromiset e perkohshme, jane te pranueshme ne mbare globin. Ketu, duhet te ndalen gjate partite e vecanta te opozites, por edhe vete opozita ne bllok. Rinovimi dhe fytyrat e reja, jane mese te domosdoshme. Sic e ka thene edhe nje botues i njohur ne nje te perditeshme protesta nuk eshte nen moton “Nano ik, hajde Berisha”. E ne keto kushte, duke filluar nga vete lideri i opozites dhe te gjithe kryetaret e partive opozitare, duhet te deklarojne publikisht se terhiqen nga te gjitha postet kushtetuese, vecanarisht ekzekutive, nese opozita vjen ne pushtet. Ketu duhet te perfshihen qe nga posti i Presidentit te Republikes, Kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri dhe ministrat. Atehere, opozita do te ishte shume e besueshme, do te ndikonte qe te terhiqte ne rradhet e saj, edhe mjaft te majte, te cilet ndoshta per hir te alergjise se trashiguar nga viti 1997 per kryetare te vecante te partive politike, votojne per PS apo aleatet, edhe pse tashme duhet te blejne buke me cmim me te larte. Ndoshta, duhet te ndiqet edhe shembulli i Partise Republikane, ndoshta ka ardhur koha e Presidenteve te Nderit, ndoshta ka ardhur koha te krijohet edhe nje Senat, ku te zene vend pse jo te perjetshem, ish-presidentet, ish-kryeparlamentar, ish-kryeministrat. Politika shqiptare do te qetesohej, jo te pastrohej nga politikanet me pervoje mbi 13 vjecare, per te cilet jo rradhe kemi dhe do te kemi nevoje. Me pas, do te ishte rradha e emrave. Do te dalin nga partite opozitare, mund te jene apo jo antare te tyre, por te zgjedhur dhe te besuar te tyre. Mundesisht sa me shume tekniciene, sa me pak te politizuar, sa me pak ne poste drejtuese kyce te partive politike. Nuk eshte e veshtire qe 8 parti politike te formojne nje kabinet qeveritar me 18 apo 20 ministra.

Protestat si zgjidhje per zgjedhje te parakoheshme. Duket e veshtire, vecanarisht pas forcimit te jashtezakonshem te pozitave te Fatos Nanos ne Kuvendin e Shqiperise. Historia e ketyre viteve te demokracise, ka treguar se Nano thuajse gjithmone eshte rrezuar pas protestave masive te shtresave te ndryshme te shoqerise. Megjithate, ka edhe nje tjeter perllogaritje. Gjate gjithe rrezimeve te tija, Nano nuk ka mbijetuar ne pushtet jo me shume se 12 muaj, ndersa tani po i afrohet dy viteve ne pushtet. Disa analiste, thone se numri i pjesmarresve ne protesta, eshte i rendesishem. Kujtoj vetem nje fakt: ishin me mijera protestuesit ne sheshin Tien- an Men te Kines ne fillim vitet ’90, por te gjithe kane te fiksuar nje te ri, i cili i del i vetem para tankut ushtarak dhe arrin ta ndal. 3 mije, 7, 10 apo 20 mije protestues, nuk mund te rrezojne nje qeveri, vecanarisht kur zgjedhjet e vitit 2001, jane quajtur te drejta pas kompensimit te opozites me presidentin konsensual, i cili tashme ka mbetur pa atesi apo amesi politike. E rendesishme eshte paraqitja e platformes per zgjidhjen e problemeve te shumta qe detyrojne shqiptaret te dalin ne shesh. Por me e rendesishme, eshte paraqitja me nje staf, qeveri-hije apo quajeni si te doni, te besueshme, te ciles duhet ti besojne shqiptaret. Eshte kjo detyra me urgjente e opozites. Por edhe nese kjo, nuk do te arrihet brenda nje kohe shume te shkurter, protestat do te fillojne te shuhen dhe gradualisht do te arrijme ne zgjedhjet e vitit 2005. Nuk duhet harruar qe ne rast fushatash, populli pozitar eshte me i mobilizuar dhe i stimuluar se ai opozitar.

Blerti DELIJA

INTELEKTUALET S’ MJAFTON TI AFROSH, DUHET TI DEGJOSH

Disa here opozita u eshte drejtuar intelektualeve, sidomos para  fushatave zgjedhore, eshte folur shume per ta cka tregon se intelektualeve u njihet dhe u dihet vlera. Por domosdoshmeria e angazhimit te tyre ne zgjidhjen e problemeve te vendit, a dihet, a pranohet, a realizohet? Per kete te vjen keq qe pozitivja eshte eklipsuar. Perse ky fenomen i tille? Perse kerkohet perseri sot ti afrohen intelektualet opozites? Intelektualet e dine se te mires duhet ti afrohesh, pasi ajo kurre nuk vjen tek njeriu si ne parralle. Megjithate, kjo eshte nje teme ne vete. Kohe pas kohe drejtues kryesore te opozites, pohojne se eshte siguruar afrimi i intelektualeve nga shoqeria civile, madje shtojne se nje gje e tille eshte bere me mjaft sukses. Dicka fosforon nga kjo e vertete. Por e verteta e plote nuk mund te fhsihet pas dy apo tre zv.rektoreve te respektuar a ndonje tjetri, te cilet arriten te pranojne kandidimet e ofruara ne poste drejtuese te pushtetit vendor. Ata jane per vtu respektuar sepse sakrifikuan shume nga vetja, per tu vene ne sherbim te qytetareve te tyre, te se djathtes opozitare. Po si eshte atehere  e verteta e afrimit te intelektualeve nga opozita? Nje gje eshte e vertete. Per afrimin e intelektualeve tek opozita, eshte folur shume me teper se c’ eshte arritur.

Intelektuali i mirefillte eshte opozitar. Ndaj eshte intelektual. Zerat e tYre i degjojme te ngrihen shpesh ne media, sidomos ne ate te shkruar. Por vetem kaq. Prove per kete eshte vete fakti se megjithese pohohet se , pa siguruar perfshirjen e e intelektualeve opozitare, nuk mund te vije e Djathta ne qeverisje, nje rotacion i tille i qeverisjes, nuk eshte arritur, cka tregon se kjo perfshirje nuk eshte siguruar. Perse atehere intelektualet nuk vihen vertetesisht ne pozitat qe u takojne? Perse nuk marrin ato ne dore vertetesisht zhvillimet politike ne vend? Shume intelektuale shprehen se kjo kekese per afrimin e tyre eshte demagjogji e rradhes. E Djathta flet shume per intelektualet, sidimos kur ndjehet ne veshtiresi, por ne te vertete mbeshtetet vetem ne fanatiket e partise qe pergjithesisht nuk jane intelektuale dhe ne disa grupime ordinere qe nuk bindin per konseguence e qe lekunden pas interesash. Qe ketej vjen mendimi se intelektualet e vertete nuk degjohen. Intelektuali s’ mjafton vetem te afrohet, ai duhet te degjohet. PD-ja duhet ti degjoje intelektualet, e kete gje duhet ta beje sidomos kur ata kundershtojne.

Koha tek ne provoi se ne shtresen tone intelektuale ka dy kategori: Intelektuale te vertete dhe “Inteligjente”. “Inteligjentet” jane ata intelektuale qe afrohen lehte e qe i pershtaten me deshire e bindje kerkesave te drejtuesve opozitare, prirur nga perfitime personale. Ata nuk jane per ndryshime, ata jane konjukturale, lehtesisht te lekundshem, pasi nuk udhehiqen nga bindje te djathta te ngulitura, Tek ato nuk behet fjale per perkushtim. Si te tille, jane bashkeudhetare shume te perkohshem. Vereni ku jane sot dhjetera ish- deputete demokrate te te gjithe legjislaturave te meparshme. Vereni ku jane dhjetra e dhjetra ish- kuadro nivelesh nga me te ndryshmet te periudhes se qeverisjes demokratike. E keqja e madhe, eshte se opozita vazhdon te ndjeke kete praktike pune e marredheniesh me intelektualet “inteligjente” pa korrigjuar vehten, pa nxjerre mesime, pa i pare gabimet ne sy. Eshte ky nje moment delikat qe kushtezon lekundjen e madhe te intelektualeve, lekundjen e besimit. Lekundet keshtu besimi, kur zhvillimeve te tilla te perseritura nuk di ti vesh emrin, nese jane deshira te qellimshme, apo gabime te perseritura te rradhes e faje. Kjo ka bere qe te largohen nga inkuadrimi partiak jo vetem intelektualet “inteligjente”, por edhe intelektuale te mirefillte. Dhe keshtu, duke u quajtur te gjithe “renegate”  e tradhetare distancohen nga e djathta dhe vlera te medha qe disa here bejne te dyshosh se cila nga keto eshte opozita e vertete. Kjo eshte ajo e quajtura vrasje e ndergjegjes e shpreses per to dhe elektoratin qe i ndjek a qe do ti ndiqte. Kujt i intereson kjo? Vec opozites se vertete jo.

Ne percaktimin me te besueshem si koncept, si nocion, intelektual do te thote njeri qe kulturen e pergatitjen e tij, e ve ne sherbim te angazhimit per ndryshime. Keta intelektuale nuk i shohim te afrohen ashtu si duhet tek opozita. Kontributin e tyre, nuk kemi fatin ta gezojme ne te mire te zhvillimeve te vendit. Perse ngjet kjo? Intelektuali e di mire se kusht vendimtar qe opozita te vije ne qeverisje, eshte bashkimi i partive e djathta ne nje bllok antiqeveritar. Perse nuk realizohet ky bashkim? Perse edhe sot, kur me shume se kurre kerkohet nje gje e tille, vemendja per bashkimin e partive te djathta, spostohet me kerkesen per afrimin e intelektualeve opozitare? Lideret opozitare edine e duheta ta dine se eshte me lehte te afrohen ne nje front antiqeveritar partite e djathta se sa intelektualet opozitare ne mbare vendin. Nje afrim i intelektualeve qe kerkohet sot nga PD-ja do te ishte me i lehte, me i vertete dhe me i besueshem te realizohet, nese do te bashkoheshin me pare partite e djathta ne nje front. Intelektualet e vertete e dine mire nje gje te tille dhe e kane kerkuar dhe e kerkojne ate me insistim edhe sot. Ata jane simpatizante programesh te partive te ndryshme te djathta. Atehere perse nuk degjohen ata? Perse nuk realizohet nje gje e tille? Perse kerkohet te vihen ne levizje gjymtyret- pjese te nje trupi e perjashtohet koka qe i drejton ato? Sepse grupet intelektuale me prirje te djathta, te pakten shpirterisht udhehiqen nga keto parti. Keto diagnoza jane lehtesisht te percaktueshme. Politika kerkon aftesi per ti percaktuar drejt ato e te jape receta te sakta per sherimin e gjendjes. Perse nuk ngjet keshtu?

MARIAN SHESTANI

Interesa greke dhe libaneze pengojne prosperitetin e Shkodres.

Kompania e mirenjohur “Spacelift” ne prodhimin e cementos, pret me kot prej rreth 8 vitesh te filloje ndertimin dhe me pas shfrytezimin e Fabrikes se Cementos ne Komunen e Postribes, rrethi Shkoder. Ka qene vitit 1998, kur perfaqesues te firmes se mirenjohur gjermane, iu drejtuan qytetit te Shkodres dhe me pas Postribes. Me ngulm, per shume kohe realizuan analiza pas analizash, studime pas studimesh, investuan qindra mije dollare. Realizuan nje projekt shume te vlefshem, shume modern dhe shume ekologjik per ngritjen e nje fabrike cementoje. Pas nje pune voluminoze, duke marre edhe pelqimin e Komunes Postribe, dokumentacioni u percoll ne Tirane ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Ketu mbaron pjesa e bukur, pjesa pozitive e fabules qe po i mohon Shkodres nje investim prej 140 milion dollare amerikane.

Fillesa

Ne nje nga sallat e hotel “Rozafa”, diku aty nga fundi i vitit 1997 apo fillimi i vitit 1998, ishte Gjergj Zefi, atehere eksponent i larte i PAD-se ne Tirane, ai qe prezantoi projektin per ndertimin e nje fabrike Cementoje ne Postribe. Fillimisht, Zefi deklaroi, edhe ne prani te perfaqesuesve te firmes gjermane, se vlera e investimit do te ishte rreth 500 milion marka gjermane. Kaq. Kjo konference shtypi, shenoi fillimin dhe mbarimin e endrres qe u soll ne Shkoder nga nje bir i saji, por qe nuk u materializua kurre.

Ne vitin 1998, punet filluan me mbare. Firma gjermane “Spacelift” u afrua me vullnetin e mire, duke realizuar takime qe nga prefektura, keshilli i rrethit, Komuna Postribe. Te gjithe ishin dakort dhe e stimuluan kete projekt, me i madhi i realizuar ndonjehere ne qarkun e Shkodres. Me natyren e tyre, gjermanet filluan punen studimore dhe analizuese duke filluar nga perberesit e terrenit, prej nga do te merrej edhe lenda e pare per prodhimin e cementos. Mijera dollare u harxhuan ne keto projekte dhe me ne fund, u arrit ne krye. Dosja voluminoze, ka mese dy vite qe eshte dorezuar ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Te gjithe kane firmosur, mbetet qe te vendoset vetem firma e kryeministrit Fatos Nano, por si kryetar i Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes. Megjithate, sipas fjaleve te kryekomunarit te Postribes, Faz Shabaj, i cili ka kerkuar sqarime per ceshtjen, problemi i Fabrikes se Cementos Postribe, nuk ka kaluar akoma per shqyrtim ne KRRTSH.

Shifra

– Me deshiren me te madhe, banoret e Postribes ishin te gatshem te leshonin 81 hektare toke per tu shfrytezuar nga firma gjermane, qofte per ndertimin e Fabrikes, por edhe per shfrytezimin e tokes per nxjerrjen e lendes se pare.

– Investimi kap shifren 140 milion dollare amerikane, dhe jepej si kredi per firmen gjermane nga bakna prestixhoze, mes te cilave edhe banka amerikane.

– Cilesia e cementos, do te ishte shume e larte e markes 900, dhe ne nje vit, me fillimin e punes, Fabrika do te prodhonte 1.2 milion tone. Garancia e punimeve me kete cemento, eshte shume me e larte e importuara, por edhe cmimi shume me i leverdisshem se i importit.

– Komuna e Postribes, aktualisht ka 1600 familje qe trajtohen me ndihme ekonomike, ndersa qyteti i Shkodres, me shume se 6500 te tilla. Procesi i ndertimit te Fabrikes, do te punesonte direkt 1000 vete, ndersa edhe shfrytezimi do te punesonte po kaq, pra 1000 punetore.

– Rreth 10% e vleres totale te investimit, do te perdorej per ruajtjen e mjedisit ne zonen ku do te ngrihej Fabrika, per te eleminuar rrezikun e cdo ndotjeje te mundshme.

– Si rregull, qe nga koha qe eshte dorezuar projekti ne Tirane dhe deri me sot, Fabrika e Cementos ne Postribe duhej te ishte ndertuar, madje edhe te fillonte prodhimi.

Interesa greke dhe libaneze

Pala gjermane, sic eshte ne natyren e ketij kombi, nuk i ka humbur aspak shpresat, madje nuk eshte stepur. Ata tashme e njohin mentalitetin shqiptar dhe vazhdojne te enden sa ne Tirane, Shkoder, Postribe, nga njera ministri ne tjetren.

Ndersa kryekomunari i Postribes Faz Shabaj, eshte disi me pesimist. Jane interesa greke apo libaneze, na thote ai qe mesa duket pengojne fillimin e ndertimit dhe me pas te shfrytezimit te Fabrikes se Cementos. Me pas te tregon ne detaje te gjitha perpjekjet dhe ecejaket per pergatitjen e projektit, dhe si ka ngecur ai pa u futur ne mbledhje te ndryshme te KRRT-se se Republikes. Madje qe nga koha e zanafilles se projektit me te madh ne qarkun e Shkodres, jane nderruar tre kryeministra duke filluar nga Pandeli Majko, Ilir Meta dhe tani Fatos Nano. Asnjeri, deri ne keto momente nuk e ka shqyrtuar, te pakten per te thene se eshte i papranueshem. Ndersa per te vendosur poshte firmen, as qe behet fjale.

Bisnesi i ndertimit

E gjithe Shqiperia, nga Vermoshi ne Konispol, i ngjet nje kantieri gjigant ndertimi. Pa frike, mund te pohojme se gjate ketyre 13 viteve demokraci, thuajse te gjitha parate e shqiptareve, qofte edhe te emigracionit jane derdhur ne ndertim. Nga nje kolektivizim i jashtezakonshem i komunizmit, sic ishte e natyrshme, u kalua ne nje iniciative privare ne cdo gje dhe per cdo gje. Industria vendase, ne kete drejtim , ishte e rrenuar. Nuk prodhohej asgje, duke filluar nga tullat, hekuri dhe cementoja. Rruga me e shkurter dhe me fitim prurese, ishte importimi, kryesisht nga vendet fiqnje. Sic eshte e qarte, monopolet e keteyre lidhjeve bisnesnore, i kishin ose vete pushtetaret e te gjitha ngjyrave, ose njerez afer tyre. Kuptohet, se nje monopol i tille, pervec se sjell fitime kolosale ne nje vend qe ndertohet cdo dite, do te vije duke minimizuar. Realisht keshtu ndodhi. Vit pas viti filluan te prodhohen tulla ne vend, madje vetem ne Shkoder, ka disa punishme prodhim tullash, tjegullash dhe blloqesh. Tashme, edhe hekuri prodhohet ne nje pjese te metalurgjikut te Elbasanit. Monopoli i vvetem lkryesor, eshte ai i cementos. lIderi i opozites, Sali Berisha, por edhe te tjere, kane bere hapur lidhje te pushtetareve aktuale, deri edhe te sekretarit te pergjithshem Ruci, me monopolet e ndertimit ne Shqiperi. Edhe tonelatat qe hyjne permes tokes, apo detit me anije te ngarkuara me cemento, kane nje visto te gjere nga doganieret. E kjo ndodh vetem kur njerez te gjithepushtetshem, jane pas. Nje mik i imi, i cili ishte i interesuar pikerisht ne kete sfere, prodhimin e cementos ne vend, me tregonte nje dite se per te mos filluar pune Fabrika e Fushe-Krujes, ishte blere nga nje monopolist i madh i cementos, dhe mbahej e mbyllur duke perballuar nje kosto te madhe humbjeje vjetore, disa milione dollare. Komentet jane te teperta, vecanarisht per fatin e Fabrikes se Cementos Postribe.

Epilog

Nje dite, Fabrika e Cementos ne Postribe, do te ndertohet dhe do te prodhoje. Nese do te merziten gjermanet, dikush tjeter do te vije, pasi aty ndodhet lenda e pare e nevojshme per prodhim cementoje. Ndoshta kryekomunar nuk do te jete me Faz Shabaj, do te jete nje tjeter, pasi do te duhet te kaloje mjaft kohe. Nje dite, pushtetaret tane, do te pasurohen shume, aq shume sa do te pelcasin nga shendeti financiar i ngritur ne kurriz te postribakeve, apo shkodraneve. Do te marrin fund monopolet e cementos te pushtetareve tane ne Shqiperi dhe atehere, do te filloje pune Fabrika e Cementos ne Postribe. Sa kohe do te duhet? Kesaj pergjigjeje veshtire ti pergjigjet dikush me saktesi. Megjithate, nje gje eshte e sigurte: kur te filloje punen Fabrika e Cementos Postribe, shtepite e reja ne Shkoder, do te ndertohen me kosto me te ulet dhe pervec kesaj, Veriu do te njohe nje prosperitet shume te madh ekonomik.

 

Blerti DELIJA

 

Lajmi

Në ditët e fundit të dhjetorit 2003, Terezina Summa, e njohur si një mjeke e shquar kardiologe në qytetin e saj në Shkodër, botoi librin e jetës, “Familja Summa”. Një histori e shtrirë në 2 mijëvjeçarë, e njërës prej familjeve më të vjetra të historisë kombëtare. Nga kjo familje, kanë dalë shumë konsuj, tregtarë, klerikë, mjekë dhe luftëtarë. Ata kanë qenë nga tregtarët e parë në Milano dhe në Shkodër dhe luftëtarë të së resë ngaherë.

Një emër fisi shqiptar në dy mijëvjeçarë

Flitet për Familjen e njohur Summa, paraardhësit e të cilëve, përmënden që në shekullin e XIV. Demetriues Summa, stër-stërgjyshi i tyre baron, mundi Stefan Dushanin e madh në vitin 1331. Më pas, ata “fshihen” në histori dhe në shekullin e XVII, përmenden si tregtarë. Kjo familje do të vazhdojë të prodhojë pastaj, pa u rreshtur: Diplomatë, priftërinj, tregtarë dhe mjekë. Kanë lidhje të ngushtë me Papët e Romës dhe me heronjtë shqiptarë si Skënderbeu. Bëmat e tyre, do të përshkonin kontinentin, teksa ata u atashuan pranë personazheve të mëdhenj të kohës, si Caresha e Rusisë; apo ndërsa udhëhiqnin kryengritjet. Një pinjolle 80 vjeçare e tyre, Terezina Summa, e ka sjellë kujtimin e tyre në ditët e fundit të vitit 2003, me një monografi të shkëlqyer, një model shkrimi për pak familjet e Mëdha shqiptare të mbetura

 

Ben Andoni

Janë disa familje në Botë, që kanë për detyrë që të vazhdojnë një rrugëtim të gjatë. Gjaku i fortë dhe destini hyjnor i bëjnë të pathyeshëm, ndërsa rrebeshet e historisë thjesht i vadisin rrënjët e tyre. Të tilla familje numërohen me gishtat e dorës, ndërsa për një vend janë nga xhevahiret, me të cilat krenohet. Dhe, që në rast rreziku i duhet t’i mbajë si hajmali, për të vazhduar mbijetesën.

E tillë është Familja Summa në Shqipërinë e Veriut në Shkodër. Një qelizë që ka zenë jetë që nga viti 1331 dhe që vazhdon të jetojë sot në disa kontinente. I pari i tyre, Baroni i San Sergios (Shirgji i sotëm, pranë Bunës), Demetrius Summa, e ka pasur të paimagjinueshme, se çfarë vrage do të linin në histori pinjollët e tij. Por, vazhdimësia duket se është hyjnore. Ai, në kohën e tij, mundi rivalin më të madh të kohës, Stefanin Dushanin, mbretin e famshëm serb, që kohë më vonë do të fuste në zotërimet e tij të gjithë Ballkanin. Familja Summa duket se reziston bashkë me të gjitha bashkëvendasit e tyre, që flisnin të njëjtën gjuhë dhe ndanin të njëjtat shqetësime. Që nga ai vit, trashëgimtarët e Summajve nuk përmënden shumë, përveç se në vitin 1600 me Kolë Summën. Ai përmëndet si tregtar i nderuar dhe një pasanik i madh i qytetit të Shkodrës dhe Ulqinit. Pasardhësit e tyre do të vazhdojnë me emra të tjerë të nderuar, që do të jenë nga të gjitha profesionet e nderuara të kohës. Nga fotografitë, që janë ruajtur në shtëpi dhe që kuptohet se përfshijnë një trashëgimi të paktën 100 vjeçare, të ndjekin vështrime burrash me veshjet më moderne të kohës, në studiot e fotografëve të ndryshëm në Vjenë, Milano, Piza, Padova, Raguza etj.

Libri

Që 13 vjeç e ka bluar në mëndje, Terezina Summa, historinë e Familjes së saj, me të cilën pa dashur është përshkruar dhe një pjesë e historisë së vendit. Pak ditë më parë, kur libri është botuar këndshëm nga “Florimont”, ai ka zenë një vend të nderuar, në mes të pak botimeve të këtij lloji. Falë përkushtimit dhe profesionalizimit të lartë dhe pavarësisht pasionit amator të autores. “Kur më vdiq halla, unë isha edukuar me tregimet e saj të mahnitshme, për fisin. Që atëhere, kisha dëshirë të madhe, që të mos e lija fisin tim të humbte”, ka thënë autorja e këtij libri. ”Ky punim asht thjesht nji pasqyrë, ku mund të admirohet e kaluemja e të parëve tonë dhe të sillemi të kontrollojmë vetvehten, qi të mos devijojmë, por të ndjekim me përkushtim shembullin e traditat e familjes sonë shekullore dhe të lidhemi me të sikur shermasheku me lisin, deri në vdekje”. Këtë punë, që e ka nisur i vëllai i saj Agustini, “i aksidentuar” në kushte ende të panjohura për familjen. Këtë kujdes të tij, Terezina e vazhdoi duke mbledhur dokumenta të ndryshme për Familjen e saj. Që nga arkivi i Shtetit dhe duke vazhduar me trashëgiminë fantastike të arkivit-thesar të Familjes Summa. Pas shumë viteve, këtë pasion, kardiologia 80 vjeçare, e ka përmbushur me shumë përkushtim, duke dhënë një libër, që ka parametra të mirë profesionalë. Ajo vetë ka nguruar në vlerësim dhe me modestinë e fisme, i është shmangur në libër, lavdeve pakuptim të fisit të saj. Në fakt, një detyrë, që do të dukej e tejkaluar, po të mendosh back-ground e njerëzve të saj. Libri përmban origjinën e familjes, lidhjet e saj me Papët dhe Kastriotët, Pemën gjenealogjike të familjes. Në libër zenë vend Summajt si diplomatë; Lëvrues të gjuhës shqipe; Luftëtarë; Profesionet e tyre; Shtëpitë; Jetët private dhe persekutimin dhe në fund edhe Varrin ose jetën e amëshuar. Librin e ndjek një bibliografi e pasur, që i jep vërtetësi dhe shumë seriozitet botimit, që i ka marrë autores së nderuar rreth 40 vjet përpjekje të parreshtura.

Hija e tyre

Hija e fisit Summa (Suma do të thirrej në vitet e diktaturës) do të kalonte shumë mbi ngjarje të kohës. Ata, si pak kush, kanë lënë gjurmët e tyre në historinë kombëtare vazhdimisht. Kanë qenë luftëtarë, lëvrues të shqipes, diplomatë të nderuar, tregtarë, mjekë dhe klerikë të njohur. Cilësirat më të mira të racës, që shtoheshin me shkollimin e mirë dhe gjëndjen ekonomike, i bëri ata, që të aktivizoheshin në shumë fusha njëkohësisht. Lirshmëria e të folurit në disa gjuhë, kontaktet e mëdha me Perëndimin, trashëgimina, ishin elementë që i dallonin nga bashkëkohësit e tyre në periudha të ndryshme. Kjo i bëri ata, që të vlerësonin vendin e tyre Shqipërinë, si një vend, që duhet të kishte dinjitet.”Edhe kur qenë prelatë dhanë shembullin e tyre të përvujtnisë, edhe kur qenë tregtarë dhanë shembullin e bamirsisë, edhe kur qenë politikanë u përpoqën për një moral politik”, shton autorja e librit Terezina Summaj. E gjithë kjo trashëgimi nuk mund kurrsesi që t’i shpëtonte udhë përshkruesve të huaj. Historianët e mëdhenj Jireçek dhe Shuflaj, apo klerikët si At Valentini do t’i përshkruanin gjatë në librat e tyre, pinjollët e ndryshëm Summaj. Ndërsa, Lir dhe të tjerë do të pikturonin disa prej tyre.

Pak histori

Mbiemri “Sumë” ekziston si fjalë e rrallë dialektike në foklor dhe ka kuptimin majë kodre, ndoshta nga burimi latinisht “majë e lartë” (summa) apo me një kuptim tjetër, kësaj rradhe ushtarak:”Autoriteti, komanda e lartë”, vëren autorja. Vijëmisinë shqiptare të fisit, ajo e argumenton me toponimin “sumë”, që është e përhapur në Shqipërinë Veriore si në Drisht, Nënshat, Zadrimë, Barbullush, Krujë, Blinisht, Velipojë e tutje. Autorë, që nga Barleti i famshëm deri tek Noli e Kristo Frashëri, prekin dëndur prejardhjen e këtij fisi. Në “Acta et Diplomata”, në një dokument të 14 prillit 1332, thuhet se “Demetrius Summa quidam natione haud dubbie albaniensis” (Demetrius Suma padyshim shqiptar). Shuteriqi gjen një material tjetër për vitin 1300, kur përmend përsëri ata. Madje, ai gjen se Dom Nikollë Summa është ambasador i Gjon Kastriotit në Raguzë. Shuflaj i vendos Summajt, si familje patrice nga qyteti i Drishtit (Drivastos Antica) me kryevënd Sumën. Shuflaj vetë mbante lidhje me Balshajt e Zetës, Dukagjinët e Lezhës dhe me Familjen Summa, në bregun verior të Bunës. Që në vitin 1368, pjesëtarë të familjes Suma, jetonin në Shkodër dhe ishin të ardhur nga Drishti. Kurse Jireçek, shkruan autorja, një mediavalist i shquar i historisë së shqiptarëve, emrin e Familjes Summa e përmend thjesht si emër romak. “Ajo që i vë vulën shqiptarsisë së fisit Suma për këtë periudhë është Papa Nikolla V, i cili më 20.09.1451 emëronte Nunc Apostolik, françeskanin e shquar shqiptar Eugjen Summën”, vëren autorja. Summajt përmënden në rregjistrin e Kadastrës së Shkodrës dhe në Krisobulën e Deçanit, që në 1355, si shqiptarë. At Valentini cilëson se ky fis e mban origjinën nga Drishti me tri degë: Dega Mirditë, Pult e Postribë;b.dega Bregu i Bunës (Shirgj e Barbullush);c.dega Tuz-Grudë. Lidhja e tyre me papët është e kahershme dhe po ashtu dhe me Kastriotët. Papa Nikolla V më 1451 dhe Papa Kalisti III dërgojnë pranë Gjergj Kastriotit, diplomatin e tyre në veshje të Nuncit, Komisarit Apostolik e Inkuizitor të Përgjithshëm “fratin Eugje Summën, shqiptar me fis e gjak”. Ky mbahet si  një nga pinjollët më të nderuar të fisit, jo vetëm për shkak të ofiqit, por edhe personalitetit të tij. Pas tij, vijojnë klerikë dhe diplomatë të njohur. Pa vazhduar një linjë kronologjike të tyre, gjë të cilën e ka bërë mjeshtërisht autorja, Summajt ishin diplomatë shumë të njohur. Jakov Suma i paraqitet Carinës së Rusisë më 1759, ku i kërkon që shqiptarët të bashkohen nën flamurin e Rusisë. Ky personazh i njohur është zëvendës konsull i Venedikut në Shkodër. Ai është i zgjedhur nga Kara Mahmut Bushatliu. Kola i vëllai i tij ishte zëvendës konsull i Britanisë në Shkodër. Të njëjtën detyrë ka kohë më vonë dhe nipi i tij, djali i vëllait, Antonio. Kola, një nip tjetër, është po konsull i Britanisë së Madhe në Shkodër. Kështu vazhdojnë Ndreka dhe të tjerë, por për Venedikun. Pa asnjë dyshim, për shkak të shkollimit, ata janë edhe lëvrues interesantë të gjuhës shqipe dhe kjo përmëndet nga autorë të ndryshëm. Të cilët kanë parë se në arkiva ruhen edhe letrat e tyre korrespondenciale. Ato i përkasin gjysmës së parë të shekullit të XIX dhe janë letra të brëndshme të familjes Suma. Familja, ndërkohë, ka nxjerrë luftëtarë të ndershëm dhe shumë patriotë; aqsa ka edhe tregtarë të nderuar dhe shumë mjekë me emër, ku e fundmit nga më të përmendurat, mbetet edhe autorja e librit, Terezina Summa.

***

Nga hapësira, ku qëndron sot në Perash, shtëpia e pasardhësve të Summajve ka shumë dritë. Një dritë natyrale, që duket se shkon me dritën e madhe hyjnore, besimtarët e së cilës Summaj, shkojnë jetën kahmote. Këtu jeton Doktoresha Terezina dhe Henriku, vëllai i saj më i ri. Në këtë shtëpi ka një “thesar” vlerash, dijesh, por më shumë dashurish. Ku më e madhja është ajo për Zotin ose për binomin, që ka mbajtur derën e fisit gjithkund hapur “Fe e Atdhe”.

Terezina del vetë për të hapur derën dhe për të përcjellë miqtë, që e nderojnë. Shtrëngimi i dorës së saj, të duket se, të afron me një pjesë të historisë së Shqipërisë, që ti e prek. Pastaj mbyllet dera…dhe Familja Summa vazhdon të jetojë historinë e saj të përditshme mijëvjeçare. (Fund-dhjetori 2003-Shkodër)

Pse e shkrova historinë e Fisit

Flet Terezina Summa, autorja e librit kushtuar fisit të saj. Si e mbajti të pashuar dëshirën për 40 vjet dhe si arriti, që të përfundonte kardiologia 80 vjeçare, librin kushtuar “Fisit Summa”

Terezina Summa është një grua e bukur, që i ka  kaluar kufijtë e 80 viteve. Në Shkodër e njohin për një nga mjekët më të mira kardiologe dhe një nga pasardhëset dinjitoze të Familjes Summa. Pjesa më e madhe të cilëve tashmë janë në histori, apo kanë filluar jetën e vërtetë në amëshim. Që 70 vjet të shkuara, në kokën e saj fisnike, është mbështetur një ëndërr, e cila mori jetë, vetëm në vitin 2003: Botimi i historisë së familjes së saj. Ajo e kurorëzoi këtë histori, të nisur nga i vëllai i saj i ndjerë, Agustini, të cilit i ka kushtuar edhe librin e jetës “Familja SUMMA”. Terezina ka mbajtur gjallë traditën e familjes, teksa ka këmbëngulur për dhjetë vjet me rradhë, vetëm për të fituar mundësinë e shkollës së lartë në mjekësi. Dhe, si ndodh me pasionet e mëdha: Ajo nuk dështoi, por i dha Shqipërisë dhe qytetit të saj, një nga doktoreshat më të mira kardiologe. Ëndrra e dytë ishte thirrja e gjakut, që ajo e materializoi me librin e fundit. Me këtë, ajo i ka bërë homazh përveç fisit të saj dhe racës shqiptare, për të thirrur në apel bërjen e punëve të tilla. Ku modestia dhe nderimi për paraardhësit është homazh së pari për Shqipërinë.

Njeh mirë pesë gjuhë (Italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht dhe rusisht) dhe ka një kulturë të trashëguar dhe që e fiton për çdo ditë, me shumë përkushtim. Terezina ka treguar me këtë libër, se ç’mund të bëj një njeri i sërës së saj. Fatkeqësisht, këta njerëz janë të pakët dhe kjo e bën ndërmarrjen dhe qënien e saj të nderuar, për çdo kohë të respektuar.

Sa vite ka që fle në mëndjen tuaj, ideja e një libri të tillë?

“Që në moshë shumë të re. Domethënë… kam kenë nja 13 vjeç, kohë kur më ka vdekur halla. Ideja ishte për me mbajt mënd, me ba që të përjetësohet origjina, dhe me ba që familja jonë të njihet, se kush jemi. Dhe, mos me kenë si ato familjet, pra, që të mos hupi dhe të mos harrohet si familje. Idenë më parë e ka pasur dhe vëllau jem, Agustin Suma. Ky biles ka punuar në muzeumin e qytetit. Kujtoj se, në çlirimin e vendit nuk i jepte fonde Komiteti, sepse ishte viti 1945, dhe ai vetë, duke mos iu dhënë ato fonde, mori një dhomë tek halla jonë, në shtëpinë e Bep Murzhanit, dhe atje hapi muzeumin e parë. Kuptohet se u bë drejtor i tij. Ai ishte muzeumi i parë i Shkodrës, historik dhe etnografik. Ky është marrë me etnografi më shumë, por edhe me histori dhe ka qenë në Itali. Ishte i apasionuar pas muzeumit, por ka qenë avokat me profesion. Në kohën e luftës, ne kishim frikë se ishte viti 1943-1944, prandaj e kërkuam që të kthente në Shqipëri. Atje, atij, i takoi me ndejt vetëm dy-tre vjet. Ne i kemi mbajt ende librat e tij”.

Përveç jush e kishte edhe Agustimi këtë ide?

“Agustini e kishte pasur më përpara këtë ide, unë thjesht vazhdova punën e tij. Ai vdiq “aksidentalisht”, në një aksident të provokuem, nga 1949. Mua më kishte mbetur një peng, sepse edhe ai kishte grumbulluar diçka. Ai punonte me pasion vetë në muzeum dhe punonte dëndur në arkiva. Madje, unë dokumentin për Jakov Sumën, e kisha prej tij. E kam marrë nga Arkivi i Shtetit. Eshtë e rregjistruar në faqet e para të librit”.

Kur nisi të skicohej libri, kur filluat, që të hidhnit shënimet dhe strukturën e tij?

“Në kohën e Partisë së Punës. Por, vetëm se ishte një ide, sepse unë nuk kisha si me thënë dhe nuk mund t’ja besoja kurrkujt, për me i dhënë materialin tem. Të gjithë kohën, jam përpjekur për të grumbulluar e grumbulluar, gjithmonë e më shumë material. Kjo ishte disi e kollajt me u ba, sepse ishte një punë familjare dhe kisha edhe kushurijt e mi që ndihmonin. Nga këta ishte edhe Karlo Suma, që ka dashur të bëjë diçka. Unë vetë kam studiuar shumë dhe shkoja hulumtoja shumë libra, pasi e kam pasur pasion si njeri. Nga ana tjetër, doja me plotësu edhe dëshirën e vëllait tem Agustin. Edhe ai vetë donte të bënte një libër”.

Në familjen tuaj, çfarë dokumentash ka pasur për historinë e familjes?

“Çfarë të them?! Unë nuk mund t’i tregoj të t’ana. Vetëm se ka libra, korrespondenca që në 1700, që ka pasur doktori i parë i fisit, që ka qenë Kolë Heqimi (Summa). Ai ka qenë stërgjyshi im. Ne kemi fotokopjet e të gjithave letrave, që shkruante që në luftën e Vidinos, ku ai ka shkuar me vezirin e Shkodrës më 1824-1828 (afërsisht?). Ato janë dokumentat tona, mandej ato që kanë folur të tjerët për ne. Janë të shkruajtura në shqipen e vjetër dhe numërohen si shkrimet më të vjetra shkodrançe. Janë letra të shkruajtura qartë dhe me alfabetin latin, por një fije më të vjetër, kuptohet. Ne i kemi dokumentat e gjyshit, që më 1789”.

Summajt, çfarë profesionesh kanë aplikuar më shumë?

“Për sa i përket familjes sonë, unë se di se kanë qenë shkrimtarë. Por, ata kanë bërë shkollën dhe e kanë pasur tregtinë shumë të përparuar. Ata kanë qenë ndër të parët tregtarë, që kanë qenë në Milano. Atje kanë pasur dhe shtëpinë e vet dhe sot është ende “Rruga Sumaj” në Milano. Henriku (I vëllai) ka shkuar vetë dhe e ka parë në Milano. Janë dy degë kryesore të familjes. Ndërsa i jati ka dalë doktor, të tjerët u ka pasur ënda tregtinë. Kanë pasur gjëndje të mirë, kuptohet, që kanë vazhduar tregtinë”.

Summajt përmendet në Rusi, dhe në Itali, po ku tjetër?

“Në Itali ka shumë. Kjo ka mundësi, sepse në kohën e Turqisë kanë shkuar shumë dhe prej tyre ka në Udine, Milano, Padova. Kena qenë më të lidhur me ata, që kanë dhënë e marrë shpejt. Kemi dhe këta të fundit, këta të kanalit të Angjelin Summës. Ky ishte demokrat dhe këta kanë ikur në kohën e Fan Nolit. Ata kur ra ky, ikën në Paris. Fillimisht Angjelini shkoi në Vjenë me gjithë familje dhe me tre fëmijët e tij. Më pas, kanë pasur frikë se i vrisnin dhe ikën në Paris. Ai vetë ka vdekur në metronë e Parisit. Thuhet aksidentalisht… Ai ka lënë dy djem një vajzë. Njëri ka vdekur në Barcelonë në 1993 dhe ka qenë doktor; tjetri Franon në Amerikë dhe në Kanada; vajza është në Bruksel”.

Kush ka qenë njeriu, që ju ka ndihmuar më shumë për iniciativën tuaj?

“Ka qenë halla ime Luçie Summa. Kjo ka qenë murgeshë shtëpie. Më përpara familjet e pasura, si ne, linin nga një murgeshë shtëpie. Unë jam rritur nën kujdesin e saj. Unë kam pasur nënën që shërbente, por isha e lidhur më shumë me hallën. Madje flija me të. Edhe kjo kishte shumë kulturë, sepse të gjithë kanë qenë në Itali dhe në Venedik. Për çdo  kohë shkonin atje. Të gjithë të parët e kanë mbaruar shkollën në Venedik dhe në Milano. Disa kanë filluar shkollimin në vend ndër jezuitë dhe pastaj kanë vazhduar andej. Tregimet e saj ishin të bukura dhe ajo më ka ndihmuar shumë për ndërmarrjen time”.

Po vëllezërit e tjerë, ju kanë ndihmuar?

“Askurrkush. S’më ka ndihmuar kurrkush. Një vëlla imi më ka lënë disa dokumenta. Por, ai ka vdek herët. Nuk ka qenë i martuem. Unë e kam bërë librin në kujtim të tij, sepse ai kishte qejf ta bënte dhe kishte idenë”.

Si i shikoni paraardhësit tuaj, në raport me bashkëvendasit ?

“Ata me tregtinë e tyre kanë shkuar deri në Bishtin e Pallës. I kanë aktivizuar të gjitha brigjet e detit të Shqipënisë. Kanë qenë në Ulqin. Por, kanë bërë dhe një fshat me emrin e tyre. Kanë kenë dhe në Maqedoni dhe janë hapur shumë dhe më tej. Dua të them se kanë qenë shumë të kulturuar dhe i ka dashur shumë populli. Kanë qenë të gjithë të vëmendshëm ndaj halleve të tij. Nuk i kanë parë shumë dasitë fetare. Kur bënin gostat këta, atëhere ftoheshin të gjithë pa përjashtim. Madje bënin dy gosta: Për myslimanët ditën e premte dhe për katolikët ditën e hane. Kur ishte dita e premte, ftonin njerëz, për tu bërë gostat tamam. Dhe, nuk i përzinin as në gosta dhe as kurrkënd”.

Sa e ndjen vlerësimin e shkodranëve për familjen?

“Kur e kanë marrë vesh, se do të nxjerr këtë libër, më kanë thënë se kur do ta nxjerrësh, më kanë “nervozu”, për ta bërë sa më shpejt. Kuptohet se në kohën e Partisë nuk mund të bëja gjë. Mandej, në këtë kohë, ka pasur edhe njerëz, që donin ta përvetësonin librin tim”.

Çfarë do të bëjë më mirë, sikur të filloje nga fillimi?

“Më duket se i kam plotësu të gjitha. Kështu e kam idenë. Njeriu nuk është i kënaqur asnjëherë dhe don shumë e më shumë, që të flasë dhe të thotë. Unë jam marrë më shumë mjekësinë dhe nuk më takon, që të bëj më shumë për këtë punë”.

Keni pasur ndonjë model për hartimin e tij?

“Nuk kam pasur kurrfarë një model. Janë gjëra spontane, që vinë vetë. Bile thonin ata që më kanë këshilluar, se është i vetmi libër, që po bën ti…”.

Nuk je bazuar tek ndonjë nga botimet e familjeve të tjera?

“Jo nuk jam bazuar, tek asnjë prej tyre. Ky është thjesht libri im.”

Keni fshehur për shumë kohë dhe talentin për të shkruar. Do shkruani prapë?

“Nuk e di. Por me shkrujt prapë?! Më kërkojnë në Radio Maria me bërë disa pyetje rreth mjeksisë. Më kanë thënë edhe me bërë disa leksione. Unë vetë, u kam thënë se nuk është bukur kështu. Më mirë do të ishte me pyetje. Për dy ditë kam grumbulluar edhe disa materiale, me ato që kërkojnë ata”.

Çfarë bën gjatë ditës Terezina Summa?

Nuk jam e kënaqur fare me sa di. Dua të di gjithmonë diçka të re. Edhe librat, “nuk më dalin” gjithmonë, prandaj shikoj libra të rinj, ndjek shumë televizorin, ndjek radion dhe të rejat e tjera.”

Çfarë mban ende për të botuar?

“Kam ditarin tim. Por, janë gjëra krejt personale. Do ta përgatis, por don kohë…(qesh) Por, a e di, është marre me dit, punët e mia njerëzit”

 

Një model për librat e këtij lloji, që priten të shkruhen

Flet Dr.Moikom Zeqo, botuesi dhe një nga njerëzit, që e mbështeti në punimin e saj

“E kam njohur gruan e nderuar Terezina Suma në vitin 1978. Në atë kohë, kisha nisur një aksion vetjak për të ndjekur pikturat e vjetra  në Shqipëri. Kisha qenë në Korçë; kisha qenë në Vlorë; dhe kisha zbuluar disa piktura të vjetra në Durrës. Por, befasia më e madhe ishte në Shkodër dhe pikërisht  në shtëpinë e Terezina Sumës. Ajo më priti mirë. Ishte një nga mjeket më të nderuara të zemrës në Shkodër dhe me çiltërsi më tregoi thesarin e shtëpisë së saj, që është një thesar i shumëfishtë: Etnografik, historik dhe pikturik. Dispononte shumë piktura. Mbaj mënd Krishtin në Kopshtin, quhej “Krishti në gjethet e manit”. Ishte një pikturë e një piktori venecian. Duhet të ishte e shekullit të XVII. Befas, pashë një miniaturë të jashtëzakonshme të një vajze të re, e cila quhej Terezina Bojaxhiu. Terezina Bojaxhiu nuk ishte gjë tjetër veçse emri i Nënë Terezës. Unë nga shtypi i Kosovës isha informuar se kush ishte Nënë Tereza. Pak kohë më vonë, Nënë Tereza mori edhe Çmimin Nobel. Unë e fotografova këtë pikturë të vajzës së re, që quhej Terezina Bojaxhi, apo Bianki dhe e botova në gazetën “Bashkimi”. Kam qenë i ndërgjegjshëm se botoja një portret të rinisë, një portret laik, kështu e kam shkruajtur, që në vitin 1978, paçka se ishte një herezi. Por, i bindur që nuk njihej në Shqipëri dhe nuk do të më hapte telashe. Unë e bëra këtë, pikërisht nga mosnjohja, që kishin të tjerët. Unë jam krenar, që kam botuar portretin duke menduar se ishte i Nënë Terezës. Vetëm më vonë, duke patur dyshime, nuk ishte fjala për Tereza Bojaxhiun, siç ishte Nënë Tereza, por flitej për një Terezë më të vjetër. Këtu është edhe sekreti i origjinës së vetë Nënë Terezës, që ka lindur në Shkup, nga një familje nga Prizreni. Dhe, nga vetë dëshmia e vëllait të saj, origjina ka qenë nga Shkodra nga Shiroka. Pastaj kam gjetur arkiva të tjera për Terezina Bianki, që e tregon atë dhe me një reputacion fetar. Ajo mbante dhe pesë murgesha dhe është marrë dhe vetë me pikturë. Ajo ka një pikturë të Shën Agustinit, një pikturë të Gjon Pagëzorit. Ajo është një figurë që ka kontribuar për shkollat, madje dhe për rrugën Shkodër-Lezhë; ose ka paguar këmbanën e një Kishe; ka pritur Ndre Mjedën dhe ka vdekur në Venedik. Kohë më vonë, gjatë vitit 2003 kam shkuar disa herë në shtëpinë e Terezina Sumës dhe i thashë: Vërtetë e kam botuar shkrimin e kësaj pikture, duke menduar se ishte fjala për një pikturë laike të Nënë Terezës. Por, tani e kuptoj që është fjala për një Gonxhe Bojaxhiu tjetër, që është një parathënëse e Nënë Terezës. Gjatë këtyre bisedave, ajo më informoi, se kishte bërë një libër në dorë për “Familjen Summa”. Jam shumë krenar, që e kam ndihmuar për botimin e librit, që është një libër substancial, sepse është një modul për të shkruar për Familjet e Mëdha të Shqipërisë, ato me tradita shekullore. Në këtë familje ka poetë; ka klerikë të mëdhenj, që nga koha e Anzhuinëve, koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut; ka konsuj, që kanë qenë në Venedik, në San Petërburg, madje deri në Lisbonë të Portugalisë. Familja ka një numër të madh librash të vjetër; ata kanë një numër të madh pikturash, dhe relike familjare, që i kanë pak familje të tjera në Shqipëri. Më ka bërë përshtypje, përkushtimi i madh i Doktoreshë Terezina Summës, njerëzve që iu ka shërbyer. Ajo tani është mbi 80 vjeç, por modestia e saj është e madhe, ku i është dashur shfrytëzimi i shumë materialeve, dhe për një kohë për 30-40 vjet. Ajo e ka shkruar librin shumë objektive pa superlativa dhe pa ndërhyrje emocionale, për të bërë komentin e këtyre fakteve. Botimi i këtij libri është kryevepra e saj, e jetës së saj, sepse është e fiksuar sipas parimit latin:Çdo gjë e shkruajtur mbetet”. Mendoj se ky libër do të hapë hulli të reja për të shkruajtur, libra për familjet e mëdha të Shqipërisë”.

 

Ku jetojnë sot, pinjollët Summa

Ata jetojnë në shtëpinë e Angjelin Agostin Summës, paraardhësit të tyre. Terezina e përshkruan kështu shtëpinë ku jeton

Ndodhet te Arra e Madhe karshi Shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”. Trashëgimtarët e këtij djali më të vogël të Agostin Sumës, Angjelinit janë: Agostini, Terezina, Gjysepina dhe Enriku.

Kësaj shpi, për t’ju përshtatë kohës, ju ba rikonstruksion para 35 vjetësh. Megjithatë, çdo gja e bukur dhe me vlerë artistike antike asht rujtë me kujdes dhe asht sistemue aty ku i përkiste.

Dera e oborrit asht e madhe, e punueme mirë në dru, e fortë dhe me dy kapakë, rezja është e punueme bukur. Ka pullaz me tjegulla. Sa hapet dera të mbështjell përshtypja e një hapësire të pafund drite (sepse oborri asht shumë i madh). Majtas janë pemët dhe të ngjan me hyrjen në nji pyll. Djathtas, drejt shtëpisë, asht nji rruginë relativisht e gjanë me dritë dhe aromë të trëndafilave në dy krahët e saj. Nga drita e fortë kalojmë në errësirën e shëmshirëve, që zëvendësojnë drandofillat në të dyja anët e rruginës. Ky korridor terhjekes asht gati dhjetë metra i gjatë. Pak para se me arritë te shtëpia, prapë dalim në dritë. Në të majtë, ke një pus të vjetër, qi nga koha asht sheshue. Pranë tij rrin plot madhështi një qyp madhështor, për vaj ullini me kapacitet prej afro njëqind litrash. Ky qyp asht nji kryevepër artistike, me vjezgat e kapakut të zbukuruara në formë kërmilli. Asht me të vërtetë shumë i madh dhe shumë i vështirë me u spostue. Bri këtij qypi asht edhe gryka e pusit shumë antike, e skalitun nji cope në gur dhe me disa ornamente të thjeshta simetrike. Afër shtëpisë, rreth saj, e sidomos në hymje ka pemë e lule gjithfarësh. Aty ndodhet  edhe lugu i madh i gurtë. Harqe guri të punuem bukur, gjyle hekuri e guri me dimensione të ndryshme etj. Sa hyn në shtëpi të bjen në sy statuj e një fëmije në mermer të bardhë, punuem shumë bukur. Kjo hymje ka edhe një pasqyrë rrumbullake në mur, me mulazhe greke e romake të vendosuna aty-këtu. Kur ngjitesh trembëdhjetë kambë shkallë, hapet çardaku i madh. Në ballë majtas, ndodhet pasqyra e madhe shumë e lartë, qi arrin gati në tavan, e zbukurueme me ornamente të punueme në allçi: lule, luaj etj. dhe në ballë lart paraqet figurën e një burri me kunorë lari. Kjo pasqyrë trashigohet qysh nga shekulli XVII, asht funksionale dhe shumë pak e damtueme. Në çardak ndodhet edhe llampadari i madh porcelani me qirinj, rreth katër rafte në mur, me kapakë të punuem nga artizanat ma të zgjedhun. Ato flasin për disa brezni, ka kapakë dritaresh, kapakë arka nusesh: nga ma e vjetra me qeparisa dhe zogj e deri te ato të malcis dhe katundit. Ka edhe djepa malcorësh të punuem shum bukur. Po të hyjmë në dhomën e pritjes në njifarë mënyre hyjmë në muzeun personal të familjes. Aty gjenden pikturat portrete të piktorit Delacroix, që paraqesin Agostin Sumën me kostum kombëtar, Gjon Muzhanin, Tereza Sumën (Biankun) etj.

 

Gjenealogjia e tyre (e shumë-shkurtuar)

*Demetrius Summa-Në vitin 1331 njihet si fisnik i Shirgjit me titullin baron.

*Kolë Summa. Në vitin 1600 përmëndet si tregtar i zoti e pasanik i qytetit të Shkodrës, Ulqinit e rrethinat.

Nga ky erdhi Jakë Kolë Summa (shek XVI-diplomat). Nga Jaku erdhi Mark Jak Summa (tregtar).

*Marku la tre djem: Jak Mark Summën (konsull i Venedikut-1796), Andrean me tre djem dhe një vajzë (Antonin, Palin e Pjetrin) dhe Kolë Mark Sumën (Doktori i Bushatlliut 1765-1832).

*Dr. Kolë Summa la Gjonin, Agostinin dhe Françeskun dhe një vajzë Rozën. Djemtë shkuan në Institutin e Lartë Komercial në Milano.

Nga Gjon  Kolë Summa (Tregtar në Itali) erdhi Nikola. Ky ishte konsull i Britanisë deri më 1917 në Shkodër. La pesë djem dhe tre vajza (Vitoren, Pinën, Enmilin, Luigjin, Ernestin, Loron dhe Gjonin.

*Nga Agostin Kolë Summa erdhën tetë trashëgimtarë: Ninia, Luçija, Zef, Cina, Filip, Jak, Pina dhe Angjelin.

Nga Françesk Kolë Summa erdhën gjashtë trashëgimtarë Karlo, Gasprin, Danin, Lizën, Tonin dhe Marinë.

*Të vetmit Summaj (katolikë) me emër të tyre janë stërnipërit e Kolës. Nga Angjelin Agostin Summa është edhe autorja e librit. Ndërsa i vëllai i saj Henriku i ka vënë emrat e paraardhësve të tij Agustinit dhe Angjelinit, të bijve të tij dhe Summajve të rinj, të mijëvjeçarit të tretë.

 

Të jemi e mira e vetes, jo e të tjerëve

Shumica e shqiptareve, jane ndregjegjesuar se gjendja e sotme eshte bere e padurueshme dhe kerkon zgjidhje nje ore e me pare, sepse tentakulat e krimit, pergjithesisht e keqja, pra antimorali, jane shtrire kudo. Sic e kemi theksuar edhe me pare, tentakulat e krimit jane shtrire ne cdo qelize te jete shqiptare e deri tek disa konsullata, ambasada, fondacione ose shoqata te huaja e perfaqesuesit e tyre ne vendin tone. Fitimet e tyre antiligjore prandaj keta te fundit japin deklarata pro kesaj qeverie e kesaj gjendjeje te poshteruese e te padurueshme per ne shqiptaret evropiane. E ne, c’eshte me e keqja, ushqehemi me pallavra te ndryshme, nuk kemi guximin t’ua themi troc se jemi shtet sovran, antar te perhershem te OKB-se me te drejta te plota si shtetet perendimore dhe nderhyrja e ambasadoreve e ndryshem nuk lejohet. Kete perfaqesues te huaj e dine, por duhet te thone qe aleati i vetem ne luften kunder terrorizmit global, ishte dhe mbeti kombi shqiptar dhe jo qeveria shqiptare. Ne shqiptaret kemi parimet morale te trashiguara, ai qe na mbron nje here sic eshte clirimi i Kosoves, ja shperblejme 100 here. E pra na duhet ta dime se qeveria nuk ka asnje merite per solidaritetin total ne mbeshtetjen e luftes kunder terrorizmit. Por ne s’ duhet te heshtim per gjendjen e sotme, pra duhet te flasim, te bertasim me te madhe se shqiptaret duhet te jetojne dhe te kene shtetin e tyre te zhvilluar evropiano-perendimor sic e kane Amerikanet e shume shtete te Evropes, e te mos jemi sic thote nje fjale e vjeter: “E mira e te tjereve dhe e zeza e vetes”.

Historia jone shume shekullore tregon se asnje here nuk jemi trajtuar sic e meritonim. Po jap disa shembuj.

1. Ndihmuam Romen nga sulmet barbare nga deti dhe u pushtuam nga romaket.

2. Ndihmuam Sparten ne lufte kunder Persianeve dhe u pushtuam nga greket.

3. Ndihmuam Evropen duke e mbrojtur nga turqit e me bekimin e Evropes, u pushtuam nga otomanet.

4. Luftuam kunder nazi-fashizmit, e nga takimi Ruzvelt- Cercill- Stalin mbas luftes, ne na lane nen pushtimin satrap- komunist 60 vjecar.

Pra, sot ne shqiptaret duhet te vendosim vete per te ardhmen tone euro- atlantike e ku kombi shqiptar te pakten te jetoje si njeri i qyteteruar e jo i shkelur nga krimi e turpi. Ne ishim ata qe permbysem sistemin komunist por jo krimin komunist e lidhjet mafioze te tij. Prandaj, une jap mendimin per opoziten e liderin e saj qe e njoh personalisht, te marrin mendimin e levizjeve qytetare, intelektualeve, akademikeve, nacionalisteve, ish- te burgosurve politik, ish-pronareve, rinise, pensionisteve etj., e te mos afroje LAVIRE POLITIKE apo intrigante te lindur, sepse ato nen smiren e tyre apo kushedi se cfare influencuan per Nano-presidentin e sotem Moisiu, e mund te influencojne per Nano- kryeministrin e qeverise se ardhshme. E pra koha per ndryshim nuk pret. Sot opozita e faktoret e tjere atdhetare duhet te bejne epoke per Shqiperine evropiane dhe te mos terhiqet ne asnje menyre nga kerkesa mbare shqiptare per ndryshimin e kesaj gjendjeje te padurueshme, e te ndertojme ate qe shqiptaret meritojne: PROSOPERITETIN!

NIKOLIN PEMAJ

Pergjigje e detyruar nje miku te mire

Prej disa ditesh qyteti I Shkodres po vuan nje regjim te papare,deri diskriminues ne furnizimin me energji elektrike. Urdheresat e njepasnjeshme te KESH-it kane bere qe lagje te tera ne qytet te cilat regjistrojne nivelin me te ulet te arketimeve te privohen edhe nga ato ore te pakta te furnizimit me energji, nderkohe qe vete banoret e ketyre lagjeve shprehin indinjate per rikthimin e denimit kolektiv. E gjithe kjo, ndoshta edhe rastesisht vjen pak kohe pas emisionit SHQIP ne Top-Channel ku ne debatin per energjine elektrike me drejtorin e pergjithshem te KESH-it Harasani isha I pranishem jo ne rolin e nje qytetari, as ne ate te biznesmenit e aq me pak ne rolin e kryetarit te bashkise. Si gazetar I TCH ne Shkoder kisha marre persiper te informoja publikun e gjere se ne cfare mase jane raportet mes KESH-it dhe konsumatoreve shkodrane. Ne ato pak mendime qe dhashe sqarova se keto raporte jane praktikisht te ngrira dhe duke lene menjane kerkesen per gjetjen e fajtoreve mbetet qe hapin e pare te bashkepunimit ta hedhe korporata. Pas nje nderhyrje te shkurter te z.Harasani pati nje reagim te ashper te aktorit te humorit Zef Deda qe detyrimisht mbylli debatin tim me drejtorin e KESH-it ndoshta pa u nisur mire. Debati sic edhe eshte ndjekur nga nje mase e madhe teleshikuesish, trajtoi me se shumti problemet sociale sesa ato teknike qe detyrojne shkodranet te mos e paguajne energjine elektrike, kjo edhe per faktin se te ftuarit ne studio nuk kishin njohje ne fushen e energjitikes gje qe ishte teresisht evidente. Dy dite pas ketij emisioni,edhe pse nuk kam ndonje kenaqesi te lexoj gazetat partiake me bie rastesisht ne dore nje e tille ne te cilen nje miku im I mire (jo ne thojza), I sugjeronte drejtorit Harasani qe vetem me pak matematike mund ta mbyllte debatin ne favor ose e thene ndryshe duke mundur ata (shkodranet). Gjate shkrimit te tij, miku im nuk linte pa permendur, madje disa here inkompetencen e te ftuarve ne emision, sikur ne te kishim deklaruar te kunderten. E meqe zoteria miku im me shifrat qe ofronte gjate shkrimit te tij kerkonte te mbyllte debatin qe u hap dhe u la I tille gjate gjithe emisionit SHQIP, do doja ta sqaroja mbi ato cfare une nuk I thashe ate nate drejtperdrejt nga Shkodra, kjo pasi debati ne nje fare menyre degjeneroi dhe per kete personalisht nuk kam asnje ndjenje pergjegjesie.

Jam qytetar I Shkodres dhe duke jetuar ne kete komunitet nuk kam sesi te mos jem ne kontakt te vazhdueshem me pakenaqesine deri ne kufinjte e urrejtjes te qytetareve shkodrane ndaj KESH-it. Edhe pse zoti Harasani kerkoi te reagonte nepermjet lojes se shifrave, as ai dhe as ju miku im nuk mund ta mohoni se viti 2003 ka qene viti me I zi ne furnizimin me energji te Shkodres. Cdo njeri qe ka kaluar muajt e veres se nje viti me pare ne kete qytet e ka te qarte se cfare do te thote diskriminim ndaj nje komuniteti te tere I cili arriti kufinjte e vuajtjes pa fund, e gjitha kjo per pak me shume drite.

Nje tjeter problem I cili ne disa raste ka perfunduar ne tragjedi njerezore eshte djegia e vazhdueshme e banesave qe ne mos per shkak te luhatjeve apo demtimeve ne rrjetin elektrik eshte shkaktuar nga qirinjte e lene ndezur nga mungesa e energjise. Si pasoje e renies se vazhdueshme te zjarreve, viti I kaluar regjistroi rreth 50 banesa te djegura nderkohe qe ky fillimviti ka rezultuar mjaft tragjik me tre femije te shkrumbuar mes flakeve. Nese ju miku im do te thoni se cfare hyn KESH djegien e shtepive ne Shkoder, atehere do te tregoheshit mjaft I pamatur, sepse ju njoh mjaft mire dhe nuk mund te them qe jeni I pa ditur, sidomos kur behet fjale per energjine elektrike. Duhet ta keni te qarte se ndjesa publike eshte iniciativa me minimale qe KESH duhet te ndermarre, ndersa demshperblimi I ketyre njerezve te pafat do te ishte ne nje fare menyre detyrimi moral ne kompensim te asaj cfare atyre u ka shkaktuar. Sidoqofte si une ashtu edhe ju jemi te bindur se kjo korporate e eres Harasani nuk ndjen as me te voglen peshe te fajit, gje qe detyrimisht na ben vetem te mendojme sesi te ruajme secili shtepine tone.

Nje tjeter problem eshte biznesi I vogel, miku im. Thuajse te gjitha njesite e vogla tregetare si minimarkete, dyqane te ndryshme te mallrave te konsumit, lokale etj, kane pesuar deme te pallogaritshme nga mungesa e vazhdueshme e energjise, megjithese shumica e tyre paguajne ne menyre sistematike faturat. Aktualisht ne nje perqindje te madhe keto njesi perdorin burime te tjera te energjise elektrike edhe pse me nje kosto teper te larte,

nderkohe qe nje pjese tjeter jo e vogel I eshte nenshtruar ketij regjimi duke rrezikuar falimentin.

Tjeter teme eshte ajo e fatures aforfe e cila eshte pak te quhet e ekzagjeruar. Personalisht kam verifikuar faturat e konsumatoreve te cilet kane te vendosur kontatore ne banesat e tyre dhe kete e deklaroj me pergjegjesi te plote se fatura me e ngarkuar nuk I kalonte 1500 leke te reja, pra me pak se gjysma e shumes se vendosur nga enti rregullator I energjise. Asnje konsumator familjar ne Shkoder nuk e ka te qarte perse nuk pajiset me kontator, dhe per kete kushdo ka te drejte te ngreje njemije e nje hamendesime.

Nuk dua te zgjatem aspak ne strategjine e denimit kolektiv qe KESH aplikon ndaj Shkodres. Kjo eshte nje shkelje flagrante e te drejtave te njeriut qe eshte evidentuar edhe nga te huajt por qe gjen justifikim vetem ne zyrat e KESH-it.

Shkodra, qyteti me I madh I veriut qe furnizon gjithe vendin me energji elektrike, sot perjeton diskriminimin me te tmerrshem nga nje korporate dhe drejtuesi I saj te cilet I tundin cdo dite ne fytyre ketij qyteti faturat e papaguara te energjise, duke harruar se malli qe kjo korporate ofron duhet te jete I sakte si ne cilesi ashtu edhe ne sasi, gje qe realisht nuk ka ndodhur. Keto miku im I mire ishin te pathenat e mija ne emisionin SHQIP qe nuk besoj se do donin mendim aq te kualifikuar per tu thene. Te besh loje shifrash, jo edhe aq te kuptueshme per nje mase te gjere te qytetareve, eshte mungese etike, sidomos kur behet fjale per qytetin tend. Sidoqofte ne vazhdojme te jemi miq te mire, apo jo?

Taulant Kopliku

BUJQESIA NUK ECEN PERPARA ME FERMERE QE JETA U KA IMPONUAR NJOHURI EMPIRIKE

Shqiperia duke qene thellesisht vend agrar, ne sfiden qe ofron ekonomia e tregut, imponon dhe lind nevojen per nje pamje tjeter agrare. Dhe kjo pamje ndryshe, i perket pike se pari shkollimit. Me fermere qe jeta u imponuar njohuri empirike per bujqesine, sfida behet e veshtire, madje e pamundur. Ja perse fermeri qe do apo nuk do, eshte i detyruar te hyje ne lojen e tregut dhe kerkohet i emancipuar. Menyra qe duhet ndjekur eshte e diskutueshme dhe e debatueshme. Realisht zonat rurale, atje ku neshte vendosur bujqesia dhe blegtoria, po i nenshtrohen nje levizjeje demografike, te natyrshme per nje shoqeri te hapur e demokratike. Njerezit po zhvendosen drejt zonave urbane. Ndonese kjo levizje ndosh, prapseprape bujqesi do te kete, ndoshta edhe me rentabel. Fermeri qe si te thuash e ka ndare mendjen per te jetuar me kete dege ekonomie, niset nga parimi i plotesimit e kenaqjes se nevojave te materiale. Perparimi i tij material, varet nga fakti se sa nevoja ndjen ai per te rritur nivelin e arsimit te tij, te femijeve te tij. Pranohet fakti qe fermeri me kete nivel dijesh qe zoteron sot nuk mund ti afrohet e jo me te matet me sojin e tij evropian. Sistemi tashme i lene prapa me shkollat e mesme bujqesore pavaresisht rolit qe ka luajtur, mendoj se ne keto kushte nuk mund te ofroje zgjidhje te kenaqeshme, aq me teper te perballoje sfiden e tregut. Megjithe tranzicionin tone te eger dhe te sterzgjatur, drita ne fund te tunelit duket edhe ne kete fushe, vecanarisht kur arsimimi i njerezve behet nga nevoja e jo nga parimi thjeshte per te kryer nje shkolle.

Tre jane rruget qe mendoj se do te pergatisin apo ti bejne “nxemjen” fermerit per tu pershtatur ne ekonomine e tregut qe i perkasin fushes se arsimit:

1. Me ane te ekstensionimit nepermjet rruges shteterore dhe pse jo private.

2. Me ane te kurseve formuese afatshkurtra apo afatmesme profesionale per dege shume te vecanta.

3. Me ane te sistemit te shkollave te formimit profesional te tipit 3+2.

 

Arsimimi bujqesor me ane te kurseve.

Ne nje fare menyre zbutpadurimin tone ne nje integrim te shpejte te tregun global qe besoj se nuk duhet te jete me nje enderr. Gjithashtu ngjan me nje perpjekje per te fituar kohen e gjate qe kemi humbur. Kurset mendoj, kerkohet te jene thellesisht me sens praktik dhe te kene nje baze te fuqishme ku preken me dore si te thuash, ato qe mesohen teorikisht. Nje eksperience te besueshme jep Qendra e Formimit Profesional “At Gjon Fausti” ne fshatin Krajen te Zadrimes me kursin e mekanikes dhe te elektrikut qe krahas teorise, kane nje baze te kenaqeshme didaktike. Por kurse te tilla, mund te organizohen per traktorist, autokombanjer, baxhier, lulishtar, lavertar, zdrukthatar, hidraulik etj. Keto kurse mund te jene produkt i iniciativave private por edhe i shtetit qe vec perfitimeve te karakterit shoqeror, nuk do te kete ndonje pasoje tjeter.

Arsimimi bujqesor me ane te sistemit 3+2

Edhe per kete aspekt te arsimit bujqesor, kam parasysh Qendren e siperpermendur. QFP “At Gjon Fausti” eshte ideuar nga nje prift tashme i njohur ne te gjithe vendin, dom Antonio Sharra. Toka e Zadrimes, e lene pergjysem djerre dhe rreziku per te humbur vlerat si toke bujqesore, mesa duket e ka nxitur don Antonin per te ndertuar kete qender. Qendra ka rreth 100 nxenes dhe nje staf mesuesish prej 15 vetesh. Eshte krejt iniciative private qe financohet nga Karitasi.

Se pari, eshte nje eksperience perendimore e konfirmuar si e suksesshme dhe gjeresisht e zbatuar atje. Besoj se kur dikush ben nje pune qe ja sheh hajrin, te tjeret qe e rrethojne nuk kane pse mendohen gjate por te fillojne menjehere nga puna.

Se dyti, kerkohet qe te jene ne fshat, atje shte bujqesia dhe blegtoria dhe mundesite demostruese, jane shume afer. E tille eshte dhe qendra jone.

Se treti, programi qe zbatohet eshte i tille qe pajis nxenesit fermere te ardhshem me ate informacion qe duhet te zbatoje per token dhe bagetine qe zoteron dhe me te cilen siguron jetesen, e qe merren per tre vjet. Shkolla ka nje serre moderne prej 300 m2, 0.5 ha pemetore dhe o.5 ha vreshte ku demostrohet ana teorike ne praktike. Ka edhe nje kabinet kompjuterik interesant. Ne perspektive, po kerkohen burimet burimet financiare per te ndertuar nje stalle moderne dhe eshte porositur nga nje shoqate qe operon ne fushen e blegtorise per sigurimin e 2 krereve lope. Kjo eksperience e re, besoj se ka te gjitha komoditetet e nevojshme per te pergatitur fermeret e ardhshem vecanarisht ne aspektin edukativ dhe ate profesional ne rritje.

Se katerti, motivimi i nxenesve eshte i ndryshem nga ai i meparshmi. Duke qene se shkolla nuk perjashton askend, dhe favorizon me te aftet me dy vjet plus, krijon mundesine qe njohurite te shfrytezohen per nevojat e fermes private por edhe per vte bere karriere ne shkollat e larta.

Zhvillimi i Qendrave te tilla, eshte ne sherbim te arsimit bujqesor te fermereve ne nje te ardhme te shpejte, vendosja e tyre ne zona rurale qe favorizohen nga infrastruktura, rritja cilesore e tyre do ti hape rruge deges me te re te agroturizmit, dege qe po perparon me hapa te nxituar ne vendet e zhvilluara. Ne kete zhvillim mendoj se duhet te kujtohet edhe shteti me financime te ketyre qendrave apo kurseve  te cilet ne treg , nepermjet konkurences demostrojne aftesine e tyre.

MARK PRECI

QE PD-ja TE MOS PERSERISE GABIMET

Keto dite ne Shqiperi perjetohet piku i nje dukurie revolte popullore kunder qeverise Nano, cka flet per nje rindergjegjesim ne ngritje te mendimit dhe qendrimit opozitar mbarepopullor. Shume opinioniste dhe analiste e gjejne shkakun e ketij momenti tek levizja e re politike e PD-se, tek kerkesa e saj per te hapur e per te thithur mendimin e gjere opozitar te intelektualeve, botes akademike e bisnesit. Na duket se eshte evidente te kuptohet dhe te propagandohet se shkaku kryesor i ketij rindergjegjesimi dhe e kesaj revolte eshte ne rradhe te pare shkaterrimi eksterm i jetes shqiptare nga qeverisja e majte kleptokrate. PD-ja si parti politike qe perfaqeson aspiratat demokratike te shqiptareve, deshiren e nevojen e tyre per ndryshim, tenton te ngrihet ne rolin e saj drejtues, prej kaq kohesh e spostuar, duke e kapur situaten e duke u vene ne udheheqje te saj. Eshte nje moment historik qe ka nxjerre ne plan te pare detyren e rendesishme te menaxhimit te efektshem te situates, gje kjo qe kerkon nga PD-ja te ngrihet me shume se kurre ne nivelin e nje partie qe me ne fund do te dije te kuptoje e te realizoje a zbatoje ato moca politike qe do ti cojne shqiptaret ne realizimin e aspiratave te tyre demokratike. Rruga per permbysjen e qeverisjes se mbrapshte socialiste, per shkuarjen ne zgjedhje te lira e per ardhgjen ne pushtet te qeverisjes se djathte, duhet te jete  e qarte, e sakte dhe teresisht e efektshme me qellim qe te mos perseriten me deshtimet e se shkuares e te realizohet synimi. Sot pas shume e shume luhatjeve eshte e qarte per te gjithe se bashkimi me cdo kusht i se Djathtes, perfshirja ne te e mendimit e qendrimit te gjere intelektual eshte kyci per arritjen e ketij synimi. Ndaj Levizja ne politiken e PD-se eshte gjetja e sakte e momentit, por qe ajo te realizoje synimet e saj kerkohet po ashtu te luhet qarte e sakte deri ne fund. Nuk lejohet me te mos perllogariten deri ne imtesi cdo gje qe kerkohet.

Shqiperia dhe shqiptaret nuk vuajten se nuk paten parti te djathta apo mendim te djathte intelektual, por sepse kjo e djathte u perca dhe u largua. U percan gjithnje partite e djathta dhe u largua masa e mendimit intelektual e opozitar, qe nga te perndejkurit e pakenaqur deri tek intelektualet e shumte me emer, disa prej te cileve te zhgenjyer, u larguan me dhimbje nga Shqiperia. U zbatua me apo pa dashje politika “perca e sundo”. Se kush e perca, dihet mire. Por ne emer te cilit sundim, kjo mbeti ne sirtaret shpirterore sekrete. Me pragmatistet filluan heret te dyshojne deri qe dyshimi i tyre u kthye ne bindje e me tej ne distancim te prere. Shume te tjere, eshte nese filluan te dyshojne, nuk i lejuan vehtes te krijojne bindje ekstreme, duke e lene konkluzionin ne kuadrin e gabimeve dhe paaftesive. Ndersa nje mase  e madhe, duke pare veem deshtime ne politiken e opozites e asnje permiresim te jetes se tyre, u rreshtua ne grupimin e te lekundurve, duke krijuar ate mase te madhe te elektoratit te zhgenjyer, te ftohur qe nuk shkon fare ne kutite e votimit  e qe perben nje humbje te madhe per opoziten. Sepse dihet se shumica e tyre jane te djathte, ose me prirje te tilla, pasi dihet se elektorati socialist ka qene pergjithesisht konstant. E, meqenese te gjithe e thone se opozita ne pushtet do te vije permes votes, eshte urgjente qe levizja politike te synoje riafrimin e e kesaj mase te madhe te elektoratit, pjesen me te madhe te te cilit, opozita e kishte me pare. Levizja e re politike per hapjen e PD-se, duhet te realizoje kete perfshirje. Por tashme dihet mire se shqiptaret do te rindergjegjesohen vetem nese krijojne bindjen se do te kene nje qeverisje te afte, te tille qe do ti permiresoje realisht jeten e tyre. Pa kete bindje kjo mase e shqiptareve nuk do te rreshtohet ne llogoret e luftes per ardhjen e opozites vertete ne pushtet. Opozite e vertete mbetet ajo qe i siguron kete qeverisje. Por a eshte qeveria hije e shfaqur keto dite ne media ajo qeveri qe kerkohet? Ne rastin me te mire, ai grup politikanesh te djathte te paraqitur ne qeverine hije te PD-se mund te jete opozite e djathte, por jo qeveria qe presin shqiptaret. Lind pyetja: Perse ato emra te respektuar nuk qenkan te pranueshem per ate qeveri qe enderrojne shqiptaret? Ja se cfare degjon keto dite te shprehet ne pergjigje te kesaj pyetjeje:

Se pari ben pershtypje se thenia me media se botimi i kesaj liste te qeverise, nuk synon hapjen e nje debati rreth ketyre figurave eshte perpjekje pa sukses te fshehe pikerisht deshiren per testim te opinionit per keto figura, metode tashme e njohur kjo. Por ajo qe eshte me kryesorja, eshte fakti se opinioni ne mase eshte i pakenaqur me faktin se PD-ja, per interesa personale te ndarjes se tortes se posteve qeveritare, po ve ne dyshim kete interes te madh te shqiptareve. Te rreshtosh ne postet drejtuese te 19 ministrive (sa shume) 14 antare te Kryesise se PD-se, duke shtuar numrin  e ministrave aq sa te plotesohen qejfet e te gjitha kryesise se PD-se, kjo tregon se deshira per te afruar mendimin intelektual, ate akademik  e te bisnesit, eshte emagogji e se ky mendim kerkohet jo si potencial i vlerte i kombit, por si garnitura e atij grupimi politikanesh te Pd-se, per rreth liderit te tyre qe jane prezent ne politiken shqiptare pas daljes se PD-se ne opozite e qe kane sjelle vetem deshtime te politikes se saj, duke ulur pjesmarrjen e elektoratit shqiptar ne zgjedhje ne kufinjte e 30% e duke mos realizuar asgje nga programi i PD-se ne opozite. Qytetaret shqiptare nuk dalin ne proteste per te bere te mundur perseritjen e politikave te deshtuara te PD-se per te ardhur ne pushtet por duke besuar se do te gjenden rruge te reja per te zgjidhur problemet e medha jetike qe ato perballojne. Qeveria qe serviret nuk tregon keto rruge te reja dhe si e tille nuk i sherben, perkundrazi e kompromenton opoziten qytetare. Njerezit, e sidomos simpatizantet e partive te vogla te djathta nuk shikojne ne perberjen e ketij projekti vleresimin real te koalicionit te djathte. Si e tille qeveria e reklamuar jo vetem nuk ngjall besim te sjelle kontribute ne te mire te synimit te opozites ne kete moment kulminant te rritjes ekstreme te pakenaqesise masive ndaj qeverise socialiste, por perkundrazi do te demtoje kete synim. Problemi me kardinal i politikes opozitare, eshte mosarritja e bashkimit te te Djathtes. Kjo manover politike qe nxjerr koken ne media nuk i sherben permiresimit te imazhit te PD-se lidhur me perpjekjet e pamjaftueshme te saj per bashkimin e te Djathtes, ajo perben nje plage te madhe te politikes se saj qe nuk po riparohet.

Tek ne klasa politike therret ne skene popullin dhe e kerkon ndryshimin permes tij. Kjo tregon se politika tek ne eshte e ndergjegjshme per te vleresuar e kerkuar mendimin e gjere intelektual e popullor e per te pritur prej tij. E prej tij, nuk pritet vetem hovi i turmes permbysese, por edhe mendimi i vlerte i mendimtareve qe dalin prej tij. Nese politika me fjale e kerkon kete mendim e keto mendimtare, nese ajo e le kete kerkese vetem ne sllogane, atehere ajo mbetet demagogji. Si matet kjo? Permes perfaqesimit dhe angazhimit te ketij mendimi, jo vetem per te mohuar qeverisjen ekzistuese por kryesisht per te pohuar rruget e reja per zgjidhjen e halleve te popullit. E veprat behen te mundura vetem duke qene ne ato poste te administrates shteterore ku materializohet kontributi i tyre per ndryshim. A jane ato sic thuhet potenciale te kombit per zhvillim? Nese keto potenciale nuk angazhohen ne qeverisje te vendit, atehere dikush e quan politiken te tille qe e njeh trategjine, njeh edhe taktikat, por nuk eshte konseguente ti zbatoje deri ne fund ato. Populli i etur per ndryshim e sheh ate permes nje qeverie nga ato qe kane drejtuar e drejtojne gjithe keto vite politiken e djathte shqiptare. Le te mbeten neser keto drejtues inspirues te maxhorances se ardhshme te djathte. Problemi prioritar e kriter baze mbetet garancia per ndryshim te jetes se shqiptareve. Le te mbeten ato ne drejtim te partive qe do te dine te zgjedhin gjithnje te tjere specialiste te afte, duke ruajtur keshtu aspektin politik te qeverisjes. Le te mbeten ato drejtues te programeve te partive te tyre, duke siguruar kontrollin mbi efektshmerine e zbatimit te tyre nga qeveria.

PD-ja tashme duhet te fitoje pjekurine e asaj partie qe eshte e afte te orientohet e pozicionohet drejte, te asaj partie qe di te beje politiken qe ta coje opoziten ne ate qeverisje qe garanton daljen e Shqiperise nga shkaterrimi e prapambetja, qe garanton rruget qe te cojne ne zgjidhjen e problemeve te medha qe kane shqiptaret, te cilet me ne fund meritojne nje jete me te mire.

MARIAN SHESTANI

 

ZEF HOTI, ZOGU I ZANES

DJALI I STARES, TRIMI I SPANJES

Do te ishte e pafalshme per ne malesoret te mos vleresonim bijte e kesaj treve qe dhane jeten ne trojet e Evropes plake per nje qyteterim dhe besim te perbashket qe Zoti na ka fale qe ne lindjen e jetes. Por vleresimi ne kete rast ka nje vecanti pasi behet fjale per nje deshmor internacionalist qe komunizmi shqiptar kerkoi te na e “vjedhe” te vdekur, pasi i gjalle nuk i perkiste kurre kesaj ideologjie antishqiptare. E ky deshmor i pavdekshem eshte Zef Prel Hoti, i cili kishte lindur ne treven simbol te shqiptarise, ne M.Madhe, katundi Stare (Rapshe) te malit te pare te Malesise, Hotit rreth vitit 1909. Femijeria e tij ishte e veshtire madje nje vella ja kishin vrare, ku ne moshen 16-17 vjecare iu desh te perballoje jo vetem kushtet e veshtira ekonomike te kohes, por edhe te marre gjakun e vellait. Gjithsesi ne keto vite, Zef Hoti u largua nga vendi i tij per ne France, ku thuhet se franceskanet e cuan dhe ndihmuan atje per te vazhduar shkollen. Kur ai filloi ta ndjente veten ne Francen e kultures dhe qyteterimit si ne shtepine e tij, Evropa dhe bota filloi te digjej flake nga dy ideologji qe kishin ne themel krimin dhe diktaturen dhe dalloheshin nga krahet ku krahu i djathte i kesaj ideologjie quhej fashizem dhe krahu i majte quhej komunizem. Mjerisht fashistet kishin zgjedhur si fushe beteje per te marre puhstetin me dhune, Spanjen ( e kete e ndihmonin fashtistet e ardhur ne pushtet ne Itali dhe Gjermani) dhe nga ana tjeter ishte populli spanjoll qe kerkonte te shpetonte nga kjo kolere. Kushtrimi u dha nga radiot e kohes ne korrik te vitit 1936. Kete kushtim e degjuan edhe shqiptaret, por nder te paret ishte hotjani Zef Hoti i cili qe ne tetor 1936 shkoi ne krah te popullit spanjoll per te luftuar junten fashiste te gjeneraleve spanjolle, duke mos marre asgje parasysh, pasi vdekja atje ishte me afer se jeta. Lufta ne gjithe territorin e Spanjes ishte e ndezur, madje ishte veshtiresuar se tepermi per vullnetaret internacionaliste pasi se bashku me luftetaret e lirise, kishin penetruar luftetaret e roberise se kuqe, qe propagandonin komunizmin, madje keta komuniste internacionaliste arriten qe ne fund te luftonin fashistet, te shkaterronin objektet e kultit, te luftonin klerin katolik si gjoja bashkepunetor te fashizmit. Mjerisht lufta filloi te zbehej ne syte e shteteve qe e njihnin ideologjine e kuqe qe ishte mblellur ne shtet prej 20 vjetesh ne BS-ne e Lenin- Stalinit. Deshmori malesor Zef Hoti luftoi perkrah popullit spanjoll duke “perseritur” aleancat e perbashketa te shqiptareve te veriut me mbreterit spanjolle gjate luftrave shekullore kunder perandorise osmane qe kerkonte te gelltiste Evropen e qyteterimin e saj. Trimeria e ketij deshmori shqiptar, ishte e pashoqe, derisa ne janar te vitit 1937, ne betejen per mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij ne kete treve te bekuar evro-perendimore. Ideali per te cilin ra deshmor Zefi, ishte liria, per te cilen ai dhe breza te tere para tij, kishin luftuar e sakrifikuar duke ia ditur cmimin me mire se askush tjeter, te shtrenjtes liri qe ne Spanje, te zinjte edhe te kuqte donin te mbysnin jo vetem per spanjollet, por per gjithe popujt e kontinentit  dhe me gjere. Mjerisht, lufta e kthyer ne nje fare katrahure, beri qe ne Spanje te mos fitojne luftetaret e lirise, por “vellai” i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngrit ne Madrit flamurin e tij, duke fituar pushtetin e shtetin. Pas kesaj luftetaret internacionaliste te lirise, u kthyen ne vendet e tyre. Por atje mbeten perjetesisht trupat e shume deshmoreve nga Evropa, edhe nga Shqiperia, nje nder ta ishte edhe trimi Zef Hoti. Fashizmi ne Spanje, me ne krye Frankon, qeverisi edhe rreth 35 vjet prapa, ndersa ne shqiptaret patem fatin e zi te na qeverisin homologet e kuq te Frankos, komunistet per 10 vjet me gjate se atje. Eshte interesant fakti qe ndersa Frankoja ngriti memoriale jo vetem per luftetaret e tij, por edhe per kundershtaret, ku thuhet se ne cdo pervjetor te kesaj lufte vendoste njelloj buceta me lule e kurora ne dy memorialet, komunistet shqiptare kundershtareve politike te luftes dhe fjales, u humbte jo vetem varret, shenje e nishan por edhe farefisin e tyre deri ne 10 brezni. Dicka tjeter qe tingellon keq sot per ne shqiptaret eshte se kemi hyre se kemi hyre ne vitin 14-te qe jemi “cliruar” nga komunizmi dhe rezultatet thuajse jane zero, ndersa spanjolleve po kaq vite iu deshen te kalojne per tu bere antare te NATO-s dhe BE-se, cka tregon shkallen e ulet te ngaterreses qe u la fashizmi, ne krahasim me shkallen e larte qe na la komunizmi ne. Gjithsesi deshmori Zef Hoti sot eshte lene ne harrese dhe per kete fajin e ka komunizmi qe lame pas, pasi kerkoi me cdo kusht ta beje antar te tij pas vdekjes. Mjerisht kjo psikologji vazhdon te kultivohet edhe sot tek veteranet qe e quajne deshmorin Zef Hoti si “prone” te tyren kur ai ne fakt eshte nderi i gjithe shqiptareve ne pergjithesi dhe malesoreve e hotjaneve ne vecanti. Nuk mund te lesh pa thene se po te kishte patur fatin te shpetonte gjalle Zefi, komunizmi me siguri do ta kishte rezervuar fatin e shokeve te tij, bashkeluftetare te Spanjes, te cilet u akuzuan, burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan”.

Se fundi, gjaku i ketij deshmori internacionalist te lirise ne trojet e Evropes, na jep te drejten te themi se i perkasim po Evropes, e cila duhet te na pranoje ne sofren e saje, pasi per kete Evrope ne kemi derdhur gjak gjithnje.

Duke mbyllur kete shkrim per deshmorin Zef Hoti, i cili ne janar 2004 mbushi plot 67 vjet nga ajo dite qe dha jeten ne mbrojtje te Madridit nga fashistet dhe askush nga shteti dhe pushteti nuk u kujtuan ti bejne as kujtimin me te vogel, ta nderojne me nje takim te thjeshte dhe me fjale qe i meriton, ndonese ai meriton shume me shume duke e shpallur qytetar nderi te komunes apo me gjere. Ani, s’ka gje pasi njerezit e thjeshte ne cdo pervjetor, ne mendje e shpirt, kujtojne vargjet lapidar te poetit te Malesise Dode Kacaj qe ia ka kushtuar deshmorit qe i zbardhi faqen Shqiperise:

Ku rrin shqipja ne malet e Hotit,

Ku kane linde burra barotit,

Ku kane linde burra me name,

Qe kane bri hekur me dhame,

Leu Zef Hoti, zogu i zanes,

Djali i Stares, trimi i Spanjes.

…..

Shqipja e Hotit nder brigada,

Fluturon me plaget e ngrata,

Front ne front e flake barot,

Lufton njelloj si me kene ne Hot.

Amanet ju shoket e mij,

Po ju la nje porosi,

Kur te shkoni ne Shqiperi,

Tek ai mal atje ne Stare,

Ndalni pak shprazni batare,

Kam nje nane, ne ma gjetshi gjalle,

Me i thane ma ban hallall,

Se tash me bajne nanat spanjolle,

Nje varr te bukur rreze nje molle,

Ka me u gjete nje shok prej frontit,

Me ma pru nje gure prej Hotit,

Malet rriten dhe bjeshket qeshin,

Por djemte si Zefi kurre nuk vdesin.

NDUE BACAJ

 

DREJT BISNESIT QE GJENERON PRODHIM

–    Interviste me z. Dede SMAKAJ, president i firmes “NORDIN”

 

SHE: A mund te na thoni se cila eshte veprimtari e firmes qe ju drejtoni?

DS: Fillimisht duhet te kujtoj per ju dhe lexuesit e SHE, se firma qe une drejtoj eshte thmeluar ne vitin 1994 me nisje aktivitet tregtar. Gradaulisht e zgjeruam aktivitetin dhe sot operojme ne shume fusha: ndertim, transport madje kohet e fundit po tentojme te hyjme edhe ne fushen e blegtorise. Aktualisht pothuajse kam perfunduar ndertimin e nje ferme derrash dhe po ideojme per vepra te tjera. Perpjekjet e fundit per te hyre ne fushen e blegtorise, i mundeson edhe qendra ku ndodhet firma jone, ne qytetin e Lacit te Vaut te Dejes.

SHE: Cilat jane disa nga objektivat e realizuara nga firma juaj?

DS: Po ta shprehim ne shifra, pergjate ketyre 10 viteve, firma jone ka kryer nje volum pune rreth 100 milion leke. Kemi ndertuar shkollen 8-vjecare ne Lac, apartamente banimi po ne Lac. Mjaft i suksesshem ka qene bashkepunimi me nje partner si Banka Boterore me rikonstruksionin e kanalit vadites qe niset nga Mjeda per te Fushen e Zadrimes me nje fond prej 20 milion lekesh. Kuptohet, te bashkepunosh me kete institucion kaq prestixhoz mbare boteror, duhen marredhenie reciproke besimi dhe jo kushdo mund te jete partner me te. Se fundi me nje fond prej 2 milion lekesh, kemi perfunduar qendren e re shendetesore ne fsahtin Kac. Nje objekt mjaft funksional dhe qe po sherben per qellimin per te cilin eshte ngritur.

SHE: Si i keni marredheniet me pushtetin lokal, pasi shume bisnesmene shfaqin aankesa ne kete drejtim?

DS: Une personalisht, marredheniet i kam korrekte, pasi gjithe veprimtaria ime ekonomike dhe financiare, eshte konform ligjit dhe nuk kam ndermend “te eksperimentoj” jashte ketyre kontureve. Prej vitesh kjo firme, ben pastrimin e qytetit dhe asnjehere, prej askujt, nuk kam patur ankesen me te vogel. Kjo ka ardhur sepse kam respektuar me shume korrektesi te gjitha kushtet e kontrates. Megjithate mendoj qe shume gjera duhen ndryshuar dhe permiresuar, sidomos ne aspektin ligjor. Prej vitesh flitet per decentralizimin e pushtetit lokal, por si per gjithcka ketu tek ne, gjerat levizin shume ngadale dhe me veshtiresi. Tenderat qe sherbejne dhe zbatohen ne Bashki, bie fjala, jane ende monopol i ministrive perkatese. Ndodh qe nje firme , ta themi nga Elbasani, te fitoje tenderin per nje rruge ne Lac te Vaut te Dejes. Do ta mendoja absurditet nje veprim te tille, kur ka mjaft firma vendase qe kane si te thuash “tagrin e nevojshem” per te marre persiper nje pune te tille. Pervec kesaj, perfituesit e projektit, jane bashkeqytetaret e mije, jam dhei kam cdo dite nder sy dhe per rrjedhoje, krahas pergjegjesise shteterore, kam dhe ate morale.

SHE: Si e shikoni te ardhmen e bisnesit ne pergjithesi?

DS: Fola pak me siper per tenderat, por mendoj qe e ardhmja e bisnesit tim ne vecanti dhe e bisnesit ne pergjithesi, nuk duhet te jene ato qe jane aktualisht. Bisnesi duhet te kerkoje ne “dashuri te reja” dhe me e aferta dhe me e sigurta, duhet te jete transformimi ne bisnes prodhues. Bisnesi qe rri ne pritje te tenderave, me duket i ntejkaluar, pasi nuk ka te ardhme. Jo pse tenderat nuk duhen zhvilluar, por sepse nuk gjenerojne prodhim. Kjo forme eshte e perkoheshme. Keshtu bisnesmenet do te mbeteshin te pritje te kerimit te “vipave” te tenderave. Kapitali qe vihet ne forma monetare, po nuk u invertua, mbetet i ngurte dhe nuk gjeneron zhvillim, per te cilin Shqiperia ka aq nevoje. Se bashku me stafin drejtues te firmes sime, po punojme qe syte dhe mendjen ti drejtojme nga aktiviteti prodhues. Perpjekja ime e fundit per fermen e derrave, ne kete sens eshte. Mendoj qe te kete 100 krere dosa dhe ta mbylli ciklin e rritjes, prodhimit dhe tregtimit te mishit te derrit. Ky aktivitet jep me shume te ardhura dhe ploteson me mire kerkesat e qytetareve. Mendoj qe ne te ardhmen ta zgjeroj aktivitetin ne fushen e blegtorise me nje frme shpendesh dhe per shkak te vecorive te pozicionit te favorshem, te ndertoj nje vend per rritje peshku.

SHE: Cilat jane disa nga fushat ku mund te bashkepunohet nga partnere brenda dhe jashte vendit me firmen tuaj?

DS: Pervec atyre qe thame me lart, une zoteroj dhe kam ne pune edhe dy teleferike ne rrethin e M.Madhe, me aftesi te konsiderushme shfrytezuese te pyjeve ku mund te kerkoj bashkepunim. Gjithashtu edhe ne fushen e blegtorise, ka vend per e bashkepunuar. Une shpreh gatishmerine per te bashkepunuar me kedo, qe eshte gati te riskoje ne fushen e bisnesit prodhues si te vetmen garanci per zhvillimin e vendit ne pergjithesi.

SHE: E njihni gazeten qe po ju interviston?

DS: Per te qene i sinqerte, ka shume kohe qe e lexoj rregullisht dhe mendoj se eshte nje ze qe duhet respektuar ne opinionin e Shkodres dhe krejt Veriut. Me kete rast, i uroj rritje te besimit dhe te rrisni numrin e lexuesve. Gjithashtu suksese ne krijimin e opinionit brenda dhe jashte vendit, mbi te vertetat e zhvillimeve shoqerore dhe politike “pa rimelin” gazetaresk. Zhvillimi i vendit vjen kryesisht nga alternativa e tregut te bisnesit prodhues. Ndoshta eshte vendi qe te ftoj bisnesmenet dhe investitoret shqiptare si dhe ata me origjine prej kendej, qe te riskojne me se pari se kudo ne vendin e origjines. Mundet qe te fitojne me pak kapital, por do te fitojne me shume vlera morale per te cilat njeriu, edhe ne shoqerine kapitaliste ka nevoje, vec parave. Gjithashtu ju falenderoj qe i kushtuat vemendje aktiviteti tim si firme dhe qe me dhate mundesine te shpreh disa pikpamje rreth bisnesit dhe perspektivave qe ka Shqiperia.

Intervistoi MARK PRECI

EDHE MALESIA E MADHE I JEP PERANDORISE OSMANE VEZIRE

Eshte disi sensacionale te mendohet se nga treva me anti-otomane e krejt Shqiperise Etnike, Malesia e Madhe, te kete patur vezir. E kjo te duket e tille, pasi eshte pikerisht kjo treve, qe nder shekujt  e shumte te pushtimit otoman nuk u pajtua kurre me reformat, taksat e sundimit aziatik, duke u kthyer keshtu ne treven simbol te luftrave, perpjekjeve per liri dhe autonomi. Aq e madhe kishte qene qendresa sa kishte detyruar perandorine qe malesoreve tu linte nje autonomi mjaft substanciale per ate kohe. Por ja qe kishte ardhur nje dite dhe nga mali i Shkrelit, me sakte nga fshati Bzhete, fisi i Malotajve, “te linde” nje vezir, i cili te sundoje Shkodren ne fillim te shekullit te XIX. Veziri i Shkodres njihet me emrin Ahmet Luca. Por po te shfletosh dokumentate e kohes, ky Ahmet Luca (Malota) te ishte bzhejani i islamizuar Tom Luc Malotaj. Gjithsesi eshte interesant se kete, mendohet se e vrau per xhelozi Mustafa Pashe Bushatlliu, pra nje hierark shqiptar i perandorise. Dhe pikerisht shkrelasit, per kete organizojne nje kryengritje kunder Mustafa Pashes ne Shkoder, ku studiuesi dom Nike Ukgjini, e pershkrua keshtu: “ Me 1814 jane shkrelasit ata qe organizojne luften hakmarrese kunder Mustafa Pashe Bushatliut ne Shkoder, sepse ishte ai qe per xhelozi vrau vezirin e posazgjedhur te Shkodres, shkrelasin tone (Ahmet Luc Maloten)”.

Tom Luca, i cili ishte islamizuar ne vitin 1775-1780, qe derguar nga qeverisja turke te beje arsimimin plotesues ne Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do te beje shume per fene islame si njeri mjaft i zgjuar qe ishte, mendoi se paku se shkrelasit e vet, do ti terhiqte nga vetja dhe do ti islamizonte. Faktet tregojne, se nuk ia arriti te ndikoje as ne vellazerine e vet, Malotaj jo me tek te tjeret. Ne kete menyre ai mbylli jeten ne paqartesi dhe erresire. Shkrelasit duke marre per baze ligjet kanunore, u organizuan per ti marre gjakun dhe ne pamundesi te fitonin mbi Pashen, ne shenje hakmarrje vrane djalin e tij 19-vjecar ne Kakarriq. Thuhes se Zefi i vogel (Zef Gjergji) trim i njohur ne Kosove per luftrat kunder turkut, eshte i treti brez i Ahmet Luces, vezirit te Shkodres. Pra sic shihet, veziri i ri i dale nga treva e M.Madhe, ka qene nje njeri i mencur. Natyrisht dalja e ketij veziri ne krye te Vilajetit te Shkodres, qe pervec trevave te tjera, perfshinte edhe Malesine, ishte nje ngjarje qe tronditi familjet e tjera qe prej shekujsh tashme, i sherbenin pushtuesit otoman. E pikerisht ishte edhe ajo e Bushatllinjeve, ku pinjollli i saj Mustafa Pasha, nen pretekstin se nuk po arrinte te islamizonte njerezit veziri i ri, i beri edhe goditjen qe i mori jeten. Per vdekjen e vezirit, qeveria otomane heshti, pasi luften ne mes familjeve e fiseve shqiptare, e nxiste dhe financonte vazhdimisht me grada e ofiqe. Por ate qe nuk e beri qeveria, e bene vete shkrelasit trima, duke i marre hakun djalit te tyre, i cili edhe pse kishte nderruar fene nuk kishte nderruar gjakun e atdheun. Gjithsesi veziri i Shkodres, Ahmet Luca ka qene i pasi dhe i fundit hierark i ketij niveli ne perandorine otomane nga treva e M.Madhe. Pa dyshim, sido te kete qene, ky vezir eshte biri i Malesise dhe pjese e pastudiuar e historise.

NDUE BACAJ

 

Sensibilizim

Vleresimi per mediat e Shkodres, eshte emancipim qytetar.Ne prag te shqyrtimit te propozimit te Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV) drejtuar Keshillit te Bashkise Shkoder per ti dhene titullin “Krenaria e Qytetit”: Radio Shkodres, TV Rozafes dhe Shkodra TV1.

 

Z. Anton LEKA, Kryetar i KB Shkoder

Z. Artan HAXHI, Kryetar i Bashkise Shkoder

Z. Namik KAMBERI, Nenkryetar i KB Shkoder

Zj. Elena ZORBA, Sekretare e KB Shkoder

Keshilltareve te te gjitha forcave politike ne KB Shkoder

Per dijeni

Z. Sali BERISHA, Ish- President, Kryetar i PDSH

Z. Ndue DODAJ, Kryetar i PS Shkoder

Z. Lorenc LUKA, Kryetar I PD Shkoder

 

Perpara se te shkruaj keto rreshta, mendova gjate si ta titulloj: leter e hapur apo dicka tjeter. Zakonisht, letrat e hapura, kane qene, jane dhe do te jene me ngerkesa politike. E quajta thjeshte sensibilizim.

Mora guximin t’ ju drejtohem te gjithe zoterinjeve te nderuar, cituar me lart, per nje ceshtje qe une si gazetar prej rreth 10 vitesh me aktivitet ne qytetin e Shkodres, kolege te mije te nderuar me me shume eksperience, te tjere me me pak apo edhe fillestare ne kete profesion, ta mbajne koken lart ne cdo kohe.

Eshte e kote te kujtoj se prej mese nje viti, ne Shkoder ekziston shoqata “Unioni i Gazetareve te Veriut” (UGV) me qender ketu. Mendojme se kemi patur nje aktivitet te suksesshem, por jemi koshiente se duhet te bejme shume me teper. Gjithsesi, gazetaret ne kete treve te harruar dhe te varfer te Shqiperise, kane nje ze zyrtar dhe te njohur ne baze te ligjeve ne fuqi. Asnjehere nuk kemi ngurruar ta ngrejme lart zerin tone, jo vetem per koleget shkodrane apo veriore, por edhe ne shkalle Republike. Ky ka qene synimi yne kryesor me krijimin tone, te cilin ne pjesen me te madhe e kemi permbushur. Vec kesaj, kemi arritur te institucionalizojme lidhje me homologet tane ne Itali, Angli, Poloni, M.Zi, Kosove, Maqedoni etj. Nga ana tjeter, kemi ofruar dhe mendojme se kemi vendosur ura bashkepunimi me mjaft ish-drejtues apo drejtues aktuale te pushtetit vendor, te zgjedhur apo te emeruar, perfaqsues te institucioneve vendase apo te huaja, diplomate ketu apo ne Tirane. Jemi ne pritje te antaresimit tone zyrtar te Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ) me qender ne Bruksel. Nenvizojme se ne perberjen tone, ka gazetare te mediave te ndryshme, te perkatesive te ndryshme shoqerore apo politike, te unifikuar nga deshira per lirine e shtypit dhe te shprehjes.

Mendojme se jemi trupa me profesionale, qe mund te gjykoje per nivelin e shtypit apo mediave ne Shkoder, Veri por edhe ne Shqiperi. Jo per mungese modestie, por tashme pjesa me e madhe e jona, ka kaluar nje stazh te konsiderueshem, jo vetem ne mediat e Shkodres e Veriut, por edhe ne Tirane.

Mediat e para private ne Shqiperi, sidomos ato audio-vizive, i kane zanafillat nga viti 1996. Shkodra pati fatin e mire qe te kete televizionin e dyte privat ne Shqiperi, TV Rozafa, sinjali i te cilit doli ne qytetin tone aty nga nentori i vitit 1996, pra akoma nuk jane mbushur 8 vite jete. Edhe vete pluralizmi i mirefillte, fillesat ne vendin tone, i ka diku aty nga korriku i vitit 1992, me zgjedhjet e para demokratike per pushtetin vendor. Pra edhe Keshilli Bashkiak i Shkodres, nuk ka me shume se 12 vite jete. Duhet llogaritur qe nga ajo kohe, keshilltaret nuk kane qene te njejte, nuk kane qene politikane profesioniste, e aq me pak njohes e specialiste te mediave, vecanarisht atyre private audio-vizive. E njejta situate eshte edhe sot ne vitin 2004.

Diku aty nga fundi i pranveres se vitit 1997, kur ne Shkoder te gjithe mendonin te linin qytetin per te shpetuar koken, lindi edhe Shkodra TV1, me nje te vecante: Eshte nder televizionet e para te Republike, me nje programacion te plote dhe te kompletuar thuajse ne cdo sfere. Ne ate kohe, shume kryetare kishin braktisur Shkodren dhe familjen ne drejtim te shteteve te huaja. Shume ish- te tjere, keshilltare kishin marre arratine saqe edhe partite qe i kishin zgjedhur, nuk i kontaktonin dot. Nje grup i vogel gazetaresh te Shkodra TV1 dhe TV Rozafa, duke rrezikuar koken, me automatike dhe pistoleta ne gjoks ( e tille ishte koha, edhe pse dikush e ka harruar!), sfidonin vdekjen- jo rrezikun. Fale tyre, shkodranet qe strukeshin ne shtepite e tyre qe ne oret e para te pasdrekes, mesonin c’ po ngjet ne rruget e qytetit te tyre, i cili pasqyrohej vetem nga mediat lokale dhe gazetaret e tyre me vertetesi.

Nderkohe, para shume e shume dekadave, Shkodra kishte nje radio me emrin e saj. Nje nga te paktat ne Shqiperi, edhe pse sot e kesaj dite shteterore, eshte nje krenari e qytetit me te madh verior. Eshte i vetmi ze qe ka Shkodra, eshte zeri i saj, ku spikerat degjohen dhe njihen vetem nga timbri i zerit: Eshte Radio Shkodra!

Shume nga ju, keni ndjekur dhe ndiqni media te ndryshme, jo vertem lokale. Shfletoni shpesh gazeta, degjoni radio, shikoni televizion. Nuk ka gazete ne Shqiperi qe te mos punojne ne te, te pakten dy shkodrane. Nuk eksiston asnje radio ne vendin tone qe te mos kete dy kolona nga djemte e vajzat e Shkodres. Nuk ka asnje mundesi qe Top Channel, Tv Publik Shqiptar, TV Klan, TeleNorba, Vizion Plus, News24, TV Koha, TV Arberia dhe te gjitha me rradhe, qe te mos krenohen me gazetaret, operatoret dhe tekniket e markes “made in Shkodra”. E pra kjo, nuk eshte pak, nuk eshte pa domethenie. Te gjithe jane, jemi dhe do te jemi, prodhim i shkolles se mrekullueshme te trashiguar ne shekuj te gazetarise shkodrane. E ne kete kuader, per mediat audio-vizive, merita e krijimit te kesaj shtrese eshte e pamohueshme e Radio Shkodres, Tv Rozafes, Shkodra TV1 dhe me vone e TV Antena Nord. Edhe ju keni nje motiv me shume te krenoheni me ne, me mediat tona, me bijte, miqte, te njohurit tuaj.

Te nderuar zoterinj,

Ishte nje hyrje disi e gjate, por e nevojshme. Gazetaret dhe njerezit e medias ne pergjithesi, tashme jane nje shtrese e konsoliduar. Shume nga ne, prej vitesh sigurojme jetesen me kete profesion. Ne jemi pjese e ketij realiteti Verior e shkodran. Vuajme te njejtat probleme qe ka edhe shtepia jone e perbashket, Shkodra. Mediat, stacionet radio apo televizive, jane institucione njesoj si Bashkia, Prefektura, Tatim-Taksat etj. Madje, pozicioni i tyre eshte me i disfavorshem, pasi shteti nuk i jep buxhet, grante apo onde te tjera. Megjithate, “mbajne me buke” dhjetera familje te qytetit tone. Edhe Tv apo Radiot private, vuajne varferine, papunesine, mungesen e qetesise, te sigurise. Shkaterrohen nga mungesa e energjise elektrike. Gjithsesi, prej mese 7 vitesh e gjysem, ato kane mbijetuar ne Shkoder.

Nje televizion lokal ka nje moto “Dritarja ku qyteti sheh veten”. Kete e kane pranuar thuajse te gjithe, duke filluar nga drejtues te pushtetit vendor, keshilltare e politikane te niveleve te ndryshme. Eshte e vertete. Shkodra ka pare e degjuar veten, problemet e saja, rrudhat e saja, lotet, buzeqeshjet, dhimbjen, gezimin, zhgenjimin, dashurine ne TV dhe Radiot lokale. Askush nuk e ka ngritur me shume se ne zerin ne mbrojtje te interesave dhe te drejtave te shtepise sone te madhe. Gjithmone kemi qene ne pararoje, gjithmone nuk kemi pritur ti kundevihemi te gjitheve, kur e ka kerkuar interesi i Shkodres. Per interesa humane, ndoshte i kemi rene ndesh edhe ndonjerit nga ju. Ne radiot e ekranet e mediave lokale, shihen edhe gjera qe ndoshta ndokujt nuk i pelqejne, apo nuk jane per shijet e tija. Mbase kane te drejte. Por duhet te mendohet edhe per mbijetesen e gazetareve dhe me pas te mediave. Te gjithe ne, duke filluar nga une, ne datat e caktuara kerkojme te marrin shperblimin per punen e bere. Shpenzimet nuk jane te pakonsiderueshme, duke ditur se cilat jane te ardhurat e mediave, por edhe potenciali i treves ku zhvillojme aktivitetin. Edhe pse jemi shume poshte nivelit te pagave te kolegeve tane, ne kemi punuar dhe do te punojme. Eshte ky kontributi yne modest qe do te japim per qytetin. Shpenzimeve te mesiperme, u duhen shtuar edhe ato per naften e gjeneratoreve, per riparimin e aparaturave te prishura nga ikje- ardhjet e dritave, blerjet e materialeve te punes, nderrimi i teknologjive, riparimi i defekteve te ndryshme gjate punes, mbulimi i shpenzimeve per te ftuarit tane etj. Te gjitha keto shpenzime, jane te paperballueshme nga mediat ne tabanin ku zhvillojne aktivitetin: qytetin e rrethinat e Shkodres. Vetem permes korrupsionit, trafiqeve, krimeve ekonomike, mund te sigurohen te ardhura te mjaftueshme, duke ruajtur linjat e programacionit qe shume nga ju, me te drejte apo jo, i kerkoni.

Nese ju, si pushtet vendor me nje jete rreth 12 vjecare, mund te konsideroheshit vellai i madh i Mediave me nje jete rreth 8 vjecare, sa here u kujtuat te na shtrinit doren? Nuk behet fjale per ndihme monetare, edhe pse rasti i TV Teuta (Durres), ju kishte mbeshtetur edhe ne kete linje. Kush nga ju, paraardhesit tuaj, qofte edhe pasardhesit, keni ngritur apo do te ngrini problemin e ecurise se mediave? Kush ka diskutuar me pergjegjesi mbi nivelin aktual te mediave dhe rruget per permiresimin e tij? Kush eshte kujtuar te kerkoje drita te pakten per mediat lokale, edhe pse per bisnese te tjera, kerkohet me te madhe? Cilat jane ato parti politike, institucione te pushtetit vendor apo edhe te tjera qe iu eshte kerkuar para per pasqyrimin e aktiviteteve te tyre ne mediat lokale (ne Tirane e ne rrethe, gjithcka eshte me para ne dore, per minutazh)? Pyetjet do te vazhdonin pa fund, dhe pergjigjet do te ishin te gjitha negative: Askush!

Para disa muajve, kur paraqitem nje kerkese per ti dhene titullin e merituar “Krenaria e Shkodres” tre mediave me prestixhoze te qytetit: Radio Shkodra, TV Rozafa dhe Shkodra TV1, nuk na u kthye kurre nje pergjigje zyrtare. Gojarisht, na u tha se nje komision “te urtesh”, i atashuar prane Komisionit te Vleresimit te Figurave te KB Shkoder, e hodhi poshte propozimin. Zyrtarisht u tha: “Mediat jane te pa rrituara akoma dhe pa nivel”. Ne Demokraci, me i moshuari eshte 14 vjec, pasi kaq kohe ka qe ka hyre ky sistem ne Shqiperi. Ne jemi rreth 8 vjec. Ata qe ndjehen me te medhenj se kaq, i perkasin te kaluares diktatoriale dhe komuniste, pavarsisht trukut apo parukerise qe kane bere. Ndersa per nivelin, nuk mendoj se nje profesion te ri dhe te lire si gazetaria apo mediat private, ta gjykojne “te urte te rinj” por me moshe, zemer e shpirt te vjeter, pse jo ne prag te vdekjes.

Te nderuar keshilltare,

Perseri para jush, kemi paraqitur nje propozim per ti dhene titullin e merituar tre mediave te Shkodres: Radio Shkodra, TV Rozafa dhe Shkodra TV1. Sipas rregullave, kemi percaktuar edhe motivacionet tona, te cilat mund te mos pranohen apo te ndryshohen. Ndoshta komisioni i “te urteve” nuk do ta kaloje serish ne seance plenare propozimin e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV). Eshte ne te drejten tuaj: nje qytet mbi 2400 vjecar, te qeveriset nga 14 vjecare. Ju duhet te vendosni per fatin e te gjithe shkodraneve, edhe tonin, edhe te mediave. Ky eshte sistemi. Heren e pare, nuk iu lane te vendosni. Kete here mos bini ne gabim: Edhe nese i famshmi komision i “te urteve” nuk kalon propozimin tone, ju i keni modalitetet ta kaloni ne mbledhjen e KB Shkoder dhe ta miratoni. Para se vleresim per mediat (nocion abtrakt), eshte vleresim per punen tone, te bijve tuaj, te afermeve, te njohurve dhe miqve.

Realisht, ne i jemi drejtuar te gjithe Keshilltareve dhe forcave politike te mbeshtesin propozimin tone. E dime se mazhoranca ne KB Shkoder eshte e djathte, por ne kerkojme mbeshtetjen e te gjitheve, pasi kemi qene pasyqyre e te gjitheve, avokate te qytetit tone te perbashket Shkodra, e cila i dhem njesoj si te majteve ashtu edhe te djathteve. Ne lidhje me kete propozim, eshte vene ne dijeni edhe nje mik i shoqates sone dhe gazetareve, ish- presidenti Sali Berisha, Kryetar i PDSH, por edhe personalitete te tjera shqiptare e me gjere.

E dime se kemi ecur perpara, e dime se nuk jemi perfekte, e dime se duhet te bejme shume me teper. Ne kemi nevoje per stimuj, kemi nevoje qe dikush te vleresoje punen tone, te veshtire, me sakrifica por e bukur dhe humane. Sigurisht, “nuk do te shembet Roma” nese propozimi yne nuk do te miratohet. Sic jane miratuar dhjetera te tjere pa e merituar, ashtu mund te mos miratohen edhe shume te tjere qe e meritojne. Nese miratohet, do te fitoni nje respekt dhe mirenjohje dyfish me te madhe nga te gjithe ne, do te shenoheni ne historine e demokracise se re shqiptare si Keshilli Bashkiak qe me vleresimin per mediat e Shkodres, treguat emancipim qytetar. Njekohesisht, na nxitet te rrisim nivelin tone, njekohesisht edhe prestixhin. Ne nje dite, Keshilli i Bashkise Durres, para pak vitesh, nderoi me te njejtin titull dy televizionet e tija: Shijak TV dhe Teuta TV. Ata qe i kane ndjekur, e kane konstatuar se nivelet e tyre, nuk jane me lart se mediat lokale te Shkodres, perkundrazi. Njekohesisht, keshilltaret durresake, nuk kane moshe me te madhe se 14 vjec ne demokraci, por treguan nje emancipim shume te larte qytetar. Ndersa ju, perfaqesoni nje kulture mbareboterore, nje qyteterim qe ze fill mbi 2400 vite te kaluara. Pervec traditave te vjetra, krijoni edhe te reja, filloni nga vleresimi i mediave. Keni per te pare, do te ndjeheni me te emancipuar dhe ne me te detyruar perballe jush dhe Shkodres.

Blerti DELIJA

Kryetar

Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV)

Federates Sindikale te Gazetareve

Prefektura Shkoder

Kryeredaktor i TV Rozafa

Si po shkatërrohet arsimi në Shkodër

Rivendosja e z B Vajushi në krye të Arsimit Qarku Shkodër ndërsa për të majtët përbënte një çudi,  për të djathtët nuk përbënte ndonjë surprise. Kjo sepse  që të bësh karrierë në pushtetin socialist duhet të kesh minimalisht vlera morale deri në imoralitet, të shkelësh ligjin, të abuzosh, të vjedhësh e të mashtrosh etj. etj “virtyte socialiste”

Ajo çka po ngjet në arsimin në Shkodër për gjatë 1 viti është ndoshta e pa  papreçedent jo vetëm për rrethin Shkodër, por ndoshta edhe në gjithë Shqipërinë.

Një grup  drejtuesish jo vetëm të paaftë, por edhe mashtrues dhe abuzues, të cilët po sillen me arsimin në Shkodër sikur të jetë një pronë të tyre private po realizojnë jo vetëm dhunimin të arsimit, por edhe shfrytëzimin e posteve drejtuese për përfitime personale jo ligjore.

Dhe me të drejtë vetmja pyetje që  mund të shtrohet është se si ka mundësi që të lejohet një gjë e tillë në fushën e arsimit, e aq më tepër në arsimin e Shkodrës, një qytet me  tradita arsimdashëse. Dhe e gjitha kjo fshihet nën emrin e “Reformës arsimore”.

Për të punuar si mësues duhet të paguash?

Po të shkosh në dyert e DA Shkodër, jo vetëm nuk mund të gjesh punë, por

duhet të qëndrosh me ditë të tëra prapa derës së DA për t’u takuar me drejtorin e DA Shkodër dhe përgjigja e tij është: “ Gjeje ti vendin e punës dhe unë të emëroj ?” Ndërsa për të filluar punë nuk ka nevojë të shkosh fare tek zyra drejtori i DA, pasi emërimet (dhe transferimet) bëhen në klube të  miqve të drejtorit të DA,  n.p.mjet celularëve dhe shkresat të  vijnë në dorë mjafton të paguash para. Në fillim kërkesat ishin me lekë shqiptarë ndërsa tani me euro dhe dollarë. Pothuajse të gjithë mësuesit që fillonin punë në arsim pyeteshin nga kolegët e tyre: Sa je ti  1 apo 1.5 ( nënkupto 1 apo 1.5 milion) Dhe përgjigja ishte për njëren  prej  këtyre dy shumave. Ndërsa tashti që të fillosh  punë në arsim duhet të paguash me euro. Dhe a e dini se sa është shuma ? 1000 deri 1500 euro aq sa duhet të paguash për të shkuar në Itali me gomone. Dhe po ti shumëzosh me  emërimet që bëhen çdo vit  (që mund të jenë mbi 100 emërime) atëherë imagjinoni se sa është shuma që përfitohet padrejtësisht. Dhe po t’i shtosh këtu edhe emërimet në fshat kjo shumë shumëfishohet. Ndërsa përsa i përket emërimeve  provizore drejtori i DA Shkodër ia ka lënë të vjedhin ndihmësave të tij të afërt.

E ndërsa mësuesit e thjeshtë duhet të orvaten me muaj të tërë me shpresë për të filluar punë në arsim ose për t’u transferuar,  për t’u emëruar si mësues shpejt me  shuma më të vogla duhet të kesh lidhje me B Vajushin, ose klanin e tij, kryetarin e PS Ndue Doda e ndonjë Dodë tjetër. Madje edhe një pjesë e personelit të DA ka lidhje familjare ose miqësore me personat e lartpërmendur

A janë evidentuar pagesat për kualifikimet  5 dhe10 vjeçare si dhe për pagesat për dipllomat që firmosen në DA

Çdo vit një numër mësuesish  të  plotësojnë kushte për kualifikimin 5 apo 10 vjeçar. Dhe seicili prej tyre paguan me nga 5 qind lekë të reja për t’u paisur me dëshminë përkatëse. Dhe numri  mësuesve të kualifikuar çdo vit, është mjaft i madh.

Ndësa për çdo person që i duhet të përdorë diplloma e shkollës së mesme, apo dëftesa e shkollës 8-vjeçare, ajo duhet të vuloset në DA Shkodër. Dhe për çdo vulë të vënë nga DA, duhet të paguash rreth 200 lekë të reja. Dhe numri i dëftesave që janë firmosur dhe vulosur në DA Shkodër flitet se është rreth 2000 copë.

Por a janë të evidentuara këto fonde të cilat janë të konsiderueshme? Apo ndoshta  janë evidentuar vetëm shuma minimale, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë  futur “gabimisht” në xhepin e drejtuesve të DA.

Mashtrimi dhe vjedhja mund të shkojë deri në vjedhjen e fondeve të dhëna për ndërtim shkollash

Përflitet se nga ana e Ministrisë së Arsimit është  akorduar një fond  financiar prej rreth 25 milionë lekë për të rikonstruktuar  shkollën në fshatin Abat, Dukagjin që është zona elektorale e deputetit të PS Lekë Çukaj. Madje flitet se firma e ndërtimit që ka marrë përsipër të ndërtojë këtë shkollë është vëllai i L Çukës. Por nga firma e ndërtimit është rregulluar vetëm çatia e kësaj shkolle, vlerë e cila nuk mund t’i kalojë pak milionë lekë. Po ku kanë shkuare pjesa tjetër e këtij  fondi?

Po kështu qarkullojnë zëra për një kontroll financiar  nga ana e kontrollit të shtetit pranë Prefekturës Shkodër, kontroll nga i cili kanë vënë në dukje abuzime të jashtëzakonshme financiare me  dieta e udhëtime si dhe  abuzime me rreth 63.000.000 lekë me tendera. lekë.  Madje  Kontrolli i Shtetit i ka kërkuar zyrtarisht Ministrit të Arsimit të largojë nga detyra drejtuesit e sotëm të DA Shkodër për shkelje financiare.

Drejtorë shkollash apo taksidarë ?

Nga ana e drejtorive të shkollave u kërkohen nxënësve që të paguajnë nga 5000 lekë të vjetra për të paguar rojet e shkollave. Po kështu për çdo vertetim ( dëftesë) që lëshohet nga shkollat duhet të paguash nga 5000 lekë. A ka bazë ligjore, ose ndonjë udhëzim nga Ministria e Arsimit për vendosjen e këtyre shumave të cilat duken absurde? Po a dihet se ku shkojnë këto shuma, si përdoren?

P.sh.m. në shkollën e mesme 28 Nëntori për regjistrimin e nxënësve në vitin e I-rë u kërkuan 2000 lekë të reja për çdo nxënës ndërsa për klasat e ndërmjetme nga 1000 lekë të reja. Me të drejtë lind pyetja? Cilat janë rregullat e mbledhjes dhe krijimit të këtyre fondeve. Jo vetëm që asgjë nuk dihet me saktësi, por e gjithë kjo veprimtari e drejtuesve të krijon përshtypjen e abuzimeve të mëdha financiare.

Me siguri DA Shkodër “virtytet e saja pushtetore” e saja ka synuar që t’ia ngjesë edhe drejtuesve të shkollave? Se deri ku ka arritur kjo nuk dihet?

Mësuesit  jo vetëm ndodhen të pambrojtur por edhe po dhunohen

Të gjithë mësuesit e rrethit Shkodër ndihen të dhunuar psikologjikisht dhe të diskriminuar.  Dhunimi  dhe frikësimi i  mësuesve është motoja e drejtuesve të sotëm të DA. Mësuesit  nuk e ndjejnë vetën të sigurtë në punë. E gjithë kjo ka rritur ndikuar negativisht në procesin mësimor duke rritur  formalizmin dhe fiktivitetin.  Mbledhjet me drejtuesit e arsimit për rreth 1 viti po zhvillohen si seance dhune psikologjike, ndërsa kontrollet për të frikësuar më tek mësuesit.  Dhe e gjithë kjo në emër të një disipline falso, e cila po përdoret për të mbuluar abuzimet që po bëhen. Dhe çka është më e keqja po zbatohet nga njerëz që kanë qenë të padisiplinuar për vetë gjatë gjithë kohës kur kanë punuar si mësues ( p.sh.m. drejtori i D.A Shkodër kur ka qenë mësues “hynte nga dera dhe dilte nga dritarja e shkollës” dhe  për pothuajse 5 vjet nuk ka lënë sëmundje pa shkruar në raportat e tija ( ndoshta edhe sarsin) për të munguar në punë sepse merrej me tregëti bananesh( bananexhi) e më pas si punonjës informator i SHISH- shërbimit informativ).

Nga ana tjetër shkohet deri atje sa  drejta e D.A për të transferuar personelin arsimore të shfrytëzohet duke bërë një zbatim të diferencuar të akteve normative mbi arsimin dhe kontratës kolektive, me synime të qarta dhunuese?

Dhe për çudi, askush nuk reagon ?

Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkodër edhe pse sheh se po shkelet kontrata e punës e mësuesit hesht ?  Edhe  partitë politike, të paktën të djathtë  heshtin kur shohin se po shkelen ligjet për arsimin, dhe arsimi po dhunohet ? (Vetëm një drejtues politik guxoi e ngriti zërin për këtë dhunim të arsimit në Shkodër.)  Kjo heshtja e tyre flet shumë. Ata po mundohen të bëjnë të paditurin, apo mos ndoshta me postet e tyre drejtuese politike, apo sindikaliste  kanë përfituar ndonjë privilegj të vogël të cilin nuk kanë pse e humbin, për të mbrojtur të drejtat e mësuesve. Ndoshta heshtja e disa drejtuesve të partive të djathta në Shkodër  ka qenë pjesë e një pakti ose është shpërblyer me votat që këshilltarët socialistë në Këshillin e Bashkisë Shkodër i dhanë disa drejtuesve të këtyre forcave të djathta për në Këshillin e Qarkut Shkodër.

Po  Ministria e Arsimit  ?

Me të drejtë lind pyetja se a  ka dijeni M.A për këto shkelje dhe abuzime ? Patjetër që  duhet të ketë ? Ministri i Arsimit është vënë në dijeni nga ana e mjaft mësuesve të cilët kanë bërë ankime pranë tij për vendimet e padrejta të DA Shkodër, për dhunën dhe shkeljen e kontratës kolektive që po bën DA Shkodër.  Por siç duket ministri i arsimit i ka dhënë dorë të lirë këtyre personave të papërgjegjshëm, pasi ata realizuan një spastrim politik në radhët e arsimit Shkodër, duke larguar  nga drejtimi i arsimit të gjithë ata të cilët ishin me bindje të djathta. Mesiguri që  edhe ministri i arsimit ka pjesën e vet në të gjitha këto përfitime të paligjshme, pasi vetë drejtori i DA Shkodër shprehet me të madhe se unë nuk largohem nga detyra pasi  e kam blerë këtë vend dhe do ta blej përsëri. Dhe rivendosja e B.V si drejtor i Arsimit Qarkun Shkodër verteton  më së miri këto fjalë të shprehura publikisht nga ana e drejtorit të DA Shkodër. Dhe me të drejtë  e vetmja pyetje që mund t’i drejtohet Ministrit të Arsimit i cili duhet të quhet Ministri i Shkatërrimit të Arsimit .

Z Ministër !

Sa është çmimi i  një vend pune si Drejtor i  Drejtorie Arsimi ?

Si mund të emërohet si drejtor të D.A Qarku Shkodër një person që ka shkelur ligjet mbi arsimin dhe kontratën kolektive të mësuesit ?

Si mund të  emërohet si drejtor të D.A Qarkun Shkodër një person që ka abuzuar me detyrën e tij dhe  me fondet e shtetit.

Me ç‘të drejtë ju emëroni drejtor të D.A Qarku Shkodër një person që ka një vit po dhunon në mënyrë të vazhdueshme arsimin Shkodër?

Me ç‘të drejtë ju emëroni si drejtor të D.A. Shkodër një person që po shkatërron arsimin në Shkodër

Një grup mësuesish Shkodranë

Jemi një grup mësues që i kemi kushtuar pothuajse gjithë jetën tonë arsimit duke punuar me përkushtim. Por kjo dhunë psikologjike që po provojmë sot nuk e kemi pro vuar as para viteve 90  gjatë diktaturës.  Prandaj ju lutemi të botoni këtë shkrim në Gazetën Tuaj “Shqipëria Etnike”me për arësyen e vetme që është shqetësimi ynë  për shkatërrimin që po i bëhet arsimit në Shkodër, m.gj.se nuk po ju paraqesim emrat tonë pasi kjo do të shoqërohej me veprime të dhunshme deri në largimin tonë nga puna.

 

INTIMITET  NJERËZOR    

Ishte pjesa më e bukur e jetës sime momenti  kur unë provova një  njësi të thellë dashurie në shpirtin tim. Para meje u gjend një vajzë që më trazoi  çdo ndjenjë në shpirtin tim. Nga ai  çast çdo gjë  ndryshoi në jetën time. Aty filloi një fshehtësi  brenda meje që i dha dimensione të reja qenies dhe shpirtit tim. Kushdo mund ta ketë provuar një gjendje të tillë fshehtësie  brenda unit të tij. Në çaste të tilla njeriu zbulon të fshehtën e shpirtit të tij, të bukurën, hyjnoren. Kjo gjendje e fshehtë  dhe e bukur brenda njeriut, krijon atë që ne mund ta quajmë  intimitet njerëzor.

Intimiteti njerëzor fillon brenda dyerve të fshehtësisë, aty ku mungon  çiltërsia, ku shpirti kërkon të ruaj diçka të bukur, diçka të dashur, diçka  të ngrohtë, të shenjtë, diçka hyjnore. Kushdo  mund ta ndiej një gjendje të tillë brenda shpirtit të tij. Brenda intimitetit njerëzor përmbahet pak çiltërsi dhe shumë fshehtësi. Sipas pikëpamjes sime, përveç çiltërsisë që i ke paraqitur një miku, një shoku apo një njeriu të zemrës, ruhet përsëri një fshehtësi brenda shpirtit të njeriut, që nën një membranë  disi transparente, ka diçka që nuk është thënë, që është ruajtur  diku në thellësi. Ajo mbetet gjithmonë  një mister që ruhet thellë në bërthamen e shpirtit njerëzor. Pikërisht këtu qendron  joshja e shpirtit të njeriut, ëmbëlsia notuese e intimitetit, dashuria zbavitëse, kureshtja e trazuar, bukuria mahnitëse që rri në përgjim  të një lumturie. E kjo bukuri gjendet gjithmonë pranë shpirtit njerëzor. Njeriu i zhytur në një hapsirë që nuk shikohet, por  që imagjinata e sjell si një lëng i butë ndjenjash, rri gjithmonë  në pritje dhe në përjetim të kësaj lumturie. Shtrin duart ta kap por se arrin dot. Megjithatë njeriu ka idenë se është i përfshirë në  këtë lumturi. Të jetë ëndërr vallë?! Jo! Të jetë  e vërtetë vallë ?! Përsëri jo….  !  Shpirti duket se e ka pushtuar atë : Është e butë, është e brishtë, është e ngrohtë……..!

Në thellësi të intimitetit njerëzor  zbulohet esenca e kuptimit të jetës, bukuria mahnitëse e dashurisë njerëzore, qëllimi i vërtetë i ekzistencës, ngrohtësia shpirtërore e këtij intimiteti. Aty  gjendet  kënga e jetës, poezia e shpirtit.

Intimiteti hyn tek njeriu herë si një fllad pranvere që i flladitë  njësitë e shpirtit të tij, herë si një furtunë që e merr përpara njeriun dhe e  shpie  atë nga ta dojë ai.

Intimiteti të ushqen fantazinë, të ushqen ndjenjat, kënaqësinë e shpirtit, aftësinë krijuese. Ai luan me dëshirat, me ndjenjat dhe pasionet njerëzore. Ai shpesh provokon ndjenja, ndryshon mendime, pushton shpirtëra njerëzorë.  Ai prish çdo ekuilibër njerëzor.

Si dallgë deti në furtunë notojnë pasionet, notojnë dëshirat. Virgjëresha e fantazisë  nuk të lë të qetë, dallgët e pasionit të joshin dëshirat për një aventurë, për një intimitet dashurie. Sigurohu  mirë, o njeri, para se të realizosh aventurën! Çdo dëshirë njerëzore nuik mund të transplantohet  në një akt final të një dashurie të pastër. As në një marrëdhënie seksi. As  çdo pasion….!  As çdo qëllim ……!  As çdo ndjenjë…..! Njeriu duhet ta kuptojë këtë. Njeriu mund ta kuptojë këtë, por, ah, ç’ti bëjë dualitetit të tij ?!  Njeriu është trup  ashtu siç është edhe shpirt. Ai është materie siç është edhe ndërgjegje. Ai është lëndë siç  është  edhe antilëndë. Ai përbëhet nga virtyte por edhe nga vese njerëzore. Vesi e shtynë drejtë aventurës,  virtyti e ndalon duke e kaluar nëpër filtrin e gjykimit.

Intimiteti të kërkon një zgjidhje  ashtu  siç  të qanë një  hall. Ai me sinqeritet të shpjegon çdo  gjë  në  fshehtësi pasi ka besim të plotë tek shpirti yt. Por njëkohësisht  ai ruanë diçka të fshehtë për vete. Dhe ruan  gjenë më të dashur, më të shenjtë, më të shtrejtë. Intimiteti  nuk është çiltërsi Njeriu duhet ta kuptojë  mirë se ndryshe  nuk do të krijoheshin  dy fjalë për  të njejtin kuptim. Intimiteti të futë në një fshehtësi që për të tjerët mbetet gjithmonë enigmë.  Çiltërsia  nuk mund të mbetet fshehtësi  mes dy përsonave  që i kanë besuar njeri – tjetrit. Çiltëria  është e njejtë dhe  e  njëflefshme  për të gjithë  njerëzit e sinqertë e të pastër në shpirt.

Intimiteti njerëzor është një erozion që gërryen  nga brenda shpirtin e njeriut, bërthamën e tij. Njeriu i përfshirë  nga vala e këtij intimiteti e  shikon mirëfilli se është bërë skllav  i një dashurie të madhe. Ai e di mirë se veprat e mëdha, mendimet e mëdha  dhe dashurtitë e mëdha  kanë një fillim të thjeshtë. Ato mund  të lindin në një kthesë rruge, në një lëndinë , në një bregdetë, në një shikim të parë.

Njeriu që kur lindet e deri sa vdes jeton gjithmonë  me shpresë  në të  ardhmen e tij. Shpresa  lind bashkë  me njeriun dhe gjendet gjithmonë  në berthamen e shpirtit njerëzor. Pra shpresa  gjendet në hapsirën e intimitetit njerëzor. Shpresa gjithmonë e kundërshton  vdekjen, pra është  një shmangie prej saj. Është e tillë sepse lind brenda shpirtit të njeriut dhe meqenëse shpirti është i përjetshëm  edhe shpresa  është e përjetshme. Gjithmonë absurdi, shpresa dhe vdekja shkëmbejnë replika mes  tyre, duke ngarkuar me faj secili njeri – tjetrin. Njeriu është dëshmitar i këtyre replikave të hidhura të kësaj loje çnjerëzore. E njeriu jeton gjithmonë  me shpresa  në ta ardhmen :  “…….. neser “,  “ më vonë “,  “ do të vijë një  ditë “,   “ kur të rritesh do ta  kuptosh  “,  e sa e sa projekte  të tjera shpresash ! Pra bëhet fjalë : “ kur të vdesësh “…….. Kjo revoltë  e trupit është vetë aburdi, që në shpirtin e njeriut krijon pakënaqësinë për jetën. Dhe gjithë këto pështjellime  ndjenjash e mendimesh  ziejnë papushim  në kazanin e këtij intimiteti njerëzor.

Në  brendësi të  çdo bukurie gjendet  diçka  çnjerëzore, pra hyjnore. Qëndrojmë përpara një luleje dhe mahnitemi me bukurinë dhe përsosmërinë  e saj. Çdo  gjë është harmonizuar në ndërtimin e saj :  simetria e ndërtimit, ngjyrat tërheqëse, aroma, funksioni, bashkëlidhja me format e tjera të jetës. Intimiteti  na shpjegon  nepërmjet meditimit, se prapa këaj bukurie qëndron Krijuesi i Gjithësisë,  krijuesi dhe harmonizuesi i gjithshkaje në Univers. Në çdo bukuri  Ai paraqiti një fshehtësi dhe fshehu një qartësi, një harmoni, një muzikalitet. Kushdo që mediton në intimitetin e tij mund ta dëgjojë këtë muzikë, këtë akord muzikor  të harmonizuar  në formën më të përsosur  në shpirtin e njeriut.

Intimiteti ekziston kudo mes dy sekseve të kundërta, por edhe mes dy njerëzve  me sekse të njejtë që kanë miqësi të ngushtë ose kanë  pikëpamje, ide e botëkuptime të përbashkëta. Tek njerëz të tillë ka përputhshmëri  karakteri, vullneti, qëllimi, veprimi praktik.

Çiltërsia është hapsirë, është dritë, është shkëlqim ndjenjash dhe shpirti.

Intimiteti është fshehtësi, errësirë, konspiracion njerëzor që bashkon ide, pikëpamje, ndjenja  dashurie e respekti, qëllime, pasoine njerëzore.  Njeriu është magazinë ku ruhen të fshehtat e shpirtit dhe  të materies, të lëndë dhe të antilëndës, të burimit  dhe të shfaqjes. Njeriu është një sekret  i hapur, por  edhe i mbyllur. Kur vdes, ai merr me vete të gjitha ato të fshehta që njerëzit nuk gjeten kurrë çelës as kod  për t’i hapur ato, për t’i lexuar. Ato  thesare, ndoshta, u varrosen bashkë me të zotin e tyre pa u zbuluar as nga intimiteti, as nga çiltërsia. Ato mbeten libër i pa lexuar, muzikë e padëgjuar, ndjenjë shpirti e pa kuptuar. Njeriu është  enigmë  e mbyllur e burimit hyjnor.

Njeriu është shpirt i urdhëruar në materien me katër paracaktimet  fillestare të Krijuesit.

Njeriu është mrekulli e krijuar nga Zoti i Gjithësisë……

Pikërisht këtu e ka burimin intimiteti, këto e ka burimin çiltërsia njerëzore !

Riza  Spahija     

NJË HAP PARA DHE NJË HAP PRAPA

Vjeshtë. Bie shi dhe fryen erë. Ditët kalojnë. Po afron dimëri.Së shpejti do “takohemi” me të. Paskemi qënë të pa fat! Nuk e besonim! Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve për pushtetin vendor me 13 tetor 2003 Shkodra u gdhi nga 9 me 16 orë pa energji elektrike. Qyteti më i madh i Shqipërisë veriore me 110 mijë banorë, pleq, të sëmurë, fëmijë të vegjël dhe të porsa lindur në mes të errësirës.  Deri kur kështu? Si mund të përparojmë dhe të futemi në Evropë me qirinj, kandila e bishtukë si në kohën e Mesjetës?

Natë. Dola për një shetitje.Pas pak takova një shok i cili më tha: Ku do të shkosh o burazer? Një xhiro deri te Kafja e Madhe- i thashë atij.  “Mirë- mirë, por kujdes. Ecë me ngadalë. Nuk e shikon sa bukuri ka rruga, veçanërisht trotuari! A e ndëgjon “muzikën”tonë të integrimit.Zhyrmojnë papushim gjithë andej gjeneratorët e vegjël, të cilët “luftojnë” me të gjitha forcat e tyre kundër errësirës dhe abskurantizmit qeveritar. Ka edhe më shumë. Edhe në rrugën para Prefekturës së Qarkut është vështirë të kalosh sidomos natën.

Një Urra! Rrofshin zgjedhjet e 12 Tetorit 2003! I “gjithë populli” grusht çeliku rreth  partisë( lum si ti o njeri me të gjitha këto parti ) votoi me dëshirë, vullnet, pasion dhe gëzim të papërshkruar për përfaqësuesit e vet në pushtetin vendor.  Nuk mbeti  gati “asnjë” në shtëpi! Një pjesëmarrje tepër e jashtzakonshme!  Bile e  mrekullueshme! Në shkallë vendi shumë më pak se 50 përqind e votuesve; në Tiranë e Durrës rreth 40 %, në disa qytete e rrethe 30 % dhe në Shkodër 27 përqind. Rezultate të papara! Ku ka më mirë! “Bukuri” që vret!

Përfytyroni sa të rregullta e demokratike ishin këto të uruara. Si në shqipëri! Më pak se gjysma dhe në mjaft zona e qytete 2/3 e votuesve nuk morën pjesë në zgjedhje.Megjithatë konsiderohen të ligjshme! Ç’të bësh! Nevoja s’ka gjygj. Jo vetëm kaq. Ehu! Sa ka zanati! Në mjaft raste ai është mister! Me mijëra njerëz nuk patën mundësi të votonin sepse nuk e kishin emërin në lista. Shkaqe e faktorë të ndryshëm. Dikush i kishte hequr me qëllim ose jo dhe derguar dikund tjetër. Kishte edhe marifete të tjera.Lojëra shpejtësie!Të gjitha “mallra” birinxhi! Lum si ne! Hajde të vallzojmë:”Roza-Rozina po vjen Drandafilja…”.

Sipas ODIHR-it zgjedhjet u konsideruan të rregullta dhe të ligjshme.  ” Zgjedhje një hap para dhe një hap prapa”. Pastaj u deklarua:”Dy hapa para dhe një hap prapa”. Kthesë e fortë! Kujdes! Pikë rreziku! Në fillim ka vetëm një hap para. Në asnjë mënyrë dy. Është e ndaluar. Dikur Leninin shkruante:” Një hap para dhe dy hapa mbrapa”. Ç’të bësh! Edhe ata atje, shumë larg nesh në kohë e hapësirë kishin shumë probleme, vështirësi dhe halle. Megjithatë ne nuk jemi Rusia.

Në fund e kaluam provën u bënë dy hapa. Domethenë në rregull. S’ka qëndrim vendnumuro. Makina lëviz. Ne ecim përpara. Evropa na pret. Nuk ka rendësi shpejtësia. Kohë kemi boll! Nata është e gjatë.

Kreu i misionit vëzhgues të ODIHR Robert Barry dhe shefja e delegacionit të vëzhguesve afatshkurtër të Këshillit të Evropës Helene Lund deklaruan me 14 tetor 2003 se “konfuzioni në listat e zgjedhësve deri tani nuk ka ndikuar në rezultatin e votimit”etj. Ju falemnderit. Me mijëra shqiptarë nuk mundën të votojnë sepse nuk e kishin emërin në lista; ata u sorollatën poshtë e përpjetë, mbetën të merzitur e të zhgenjyer dhe megjithatë asnjë ndikim nuk pati në rezultatin e zgjedhjeve. Zotërinj e kuptoni përgjegjësinë e  prononcimit tuaj?Së dyti, si ndieni kur deklaroni kështu? Më  sa duket në mësimin e matematikes paskeni qenë dobët!

Po ecim më tej. Sipas gazetës “Shekulli” dt. 15 tetor 2003”Misioni i Vëzhguesve Ndërkombtar i vlerësoi zgjedhjet “si një progres”, ndërsa pyetjes nëse këto zgjedhje ishin të ndershme ose jo ambasadori i ODIHR u përgjigj shkurt: “Po edhe jo”.

Sa mirë! Konkluzioni juaj është një shpikje “gjeniale”!Ku ka më saktë! Ai të len pa mend! Domethenë zgjedhjet ishin të ndershme dhe jo të ndershme! Me fjalë të tjera stop e non stop baraz me absurdin, si me thenë “as në Tiranë as në lagjën Tophanë”. Po vazhdoj. “Po”sipas jush paska një ngarkesë pozitive të ndershmerisë së zgjedhjeve, kurse “Jo” një tjetër negative të pandershmerisë së tyre. Për rrjedhojë “Po” dhe “Jo” të vëna në kushte vlerësimi të barabarta, eliminojnë njera tjetrën  duke u barazuar me zero. Shkurt Shqipëria ende vazhdon të qëndroj në pozicionin vend-numuro.

Edhe diçka tjetër. Ç’doni të thoni “zgjedhje si progres”. Para fjalës progres keni vënë parafjalën “si”, e cila në kuptimin e saktë ia ulë vlerën atij.  “Si”  është një “zbritje” e veçantë me “ngarkesë negative” dhe afër paskajores!Të paktën të kishit deklaruar:”zgjedhjet ishin një progres”. Ose e kundërta. Sipas jush ne kemi arritur progres vetëm me një “si” para tij. Mund të jetë kështu ose edhe pak më ndryshe. Gjithësesi vini re!Termometrit tuaj i mungon zhiva dhe shkalla e nivelit.

Gjatë fushatës të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 12 tetorit 2003 u njohëm dhe mësuam përmendësh disa slogane me rendësi si: “Eja me ne”,”Ti japim të ardhme shkuarës tonë”, “As majtas dhe as djathtas, por në Shkodër” etj. Duke u thelluar  në domëthenien e kuptimit  ideo- filozofik e politik është e natyrëshme dhe e drejtë të dallosh e të vlerësosh mjaft elementë racional e të ekujlibruar në përbërjën e tyre. Mirëpo kjo është si një fushë e gjërë, e cila sa më tepër të “plugohet” aqë më pjellore bëhet. Po vazhdoj. Autorët kishin një merak. Jemi deri–diku në udhë kryq! Veçanërisht qyteti ynë. Shkodra po paguan padrejtësisht pa i patur borxh kurrkujt shumë “kusure”! Megjithatë nevojitet më tepër kujdes me sloganet politike. Kurrkush s’duhet të harroj se çdo e kaluar ka një të ardhme dhe çdo e ardhme vjen sëbashku me një pjesë të së shkuarës së saj. Kjo ligjësi shtrihet në çdo fushë të jetës.

Ne jemi ndër popujt më të vjetër të Evropës me një histori të lashtë dhe kulturë të shkelqyer. E kaluara jonë pavarësisht nga luftërat,shkatrrimet, dramat, vuajtjet e panumurta, tragjeditë,errësira dhe mangësitë e saj ka patur shumë arritje, fitore, mjaft ditë me diell dhe simbolet e pavdekshme të saj. Ajo është “vaditur” me djersë e gjak dhe me përpjekje të panumurta që larg në shekuj në histori dhe deri në ditët tona. Një popull që ka nxjerrë nga gjiri i tij shumë dijetarë,luftëtarë dhe burra shteti të përmasave botërore, veçanërisht një nga komandantët e strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Heroin tonë Kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeun si edhe Nanë Terezën e pakrahasueshme në histori me asnjë tjetër, e cila është Nëna e të gjithë botës është vital e i pavdekshëm, ai ka dhe do të ketë kurdoherë të ardhme.

E ardhmja nuk “montohet”mekanikisht në trupin e së kaluarës. Ajo që në fillim ekziston dhe qëndron si embrion duke qenë pjesa më thelbësore e saj. E shkuara gjatë ciklit të pa fund të jetës lind nga gjiri i saj të renë, e cila rritet dhe zhvillohet në “fushat” virgjire të së ardhmes.

As majtas dhe as djathtas, por në Shkodër”. Parullë e veçantë dhe me shumë kuptime. Më parë një parantezë: Edhe shoqëria e jonë mbështetët në dy “shtylla” të fuqishme: në sistemin pluharist partiak dhe në ekonominë e tregut. Ajo mund të përfytyrohet si një e tërë në formën për shëmbull të një metri me pjesët përbërëse të tij. Aty shtrijnë “trupin” e tyre në pjesën që u takon të gjitha partitë politike e shoqatat e ndryshme, të cilat kanë anëtarët, simpatizanët dhe elektoratin e vet. Ajo ashtu si njerëzit ka një trup dhe dy krahë: të djathtin e të majtin, që janë pjesë integrale e të pandarë të saj. Për të funksionuar në mënyrë normale ata kanë nevojë për njeri tjetrin, sepse natyra i ka krijuar për bashkëveprim e ndihmë reciproke; ndryshe po u demtua njeri cilido qoftë do të demtohet edhe tjetri dhe sëbashku organizmi shoqëror.

Gjatë fushatave elektorale sloganet kanë vlerën dhe rendësinë e tyre. Ata shpesh herë paraqiten si sinteza të mendimit filozofik dhe udhëheqje për veprim të atij grupimi politik e organizativ, i cili udhëheq luftën për pushtet ose fushatën  për të vjelur “përpara burra” sa më shumë vota elektorale duke përcaktuar mundësinë e fitores të kandidatit të caktuar. Të kuptohemi. Pas sundimit 50 vjeçar të partisë shtet dhe vitëve të vështira të tranzicionit ka lindur dhe vepron me efektivitet mekanizmi i fuqishëm pluharisto partiak i rotacionit të pushtetëve dhe roli dominues i dy partive të mëdha në jetën politike dhe ekonomiko-shoqërore të vendit. Për rrjedhoj kushdo qoftë, pavarësisht nga pozicioni klasor, bindjet personale dhe fuqia financiare nuk mund të mos ketë parasyshë e të llogarisë mirë natyrën e vertetë,alternativen, statutin, programin dhe objektivat e partisë me ndihmen e të cilës kërkon fronin e pushtetit për ti shërbyer objektivit të caktuar dhe më gjërë. Pa përkrahjen dhe mbështetjen e fortë e të gjithanëshme të partisë, të anëtarëve e simpatizantëve të saj nuk ka fitore. Përjashtimet janë tepër të rradha. Ata u përkasin supër miliarderëve. Në rrugën e gjatë dhe të vështirë për pushtet që buron  formalisht nga “vullneti” dhe “dëshira” e popullit, më shqip nga vota e tij “njëshi” pa partinë ose me lidhje të dobëta me të është një “numur” jashtzakonisht i vogël dhe shpesh herë në pozicionin afër zeros.

Zgjedhjet për pushtetin qëndror dhe vendor me anë të mekanizmit të votës së “lirë” mbetën edhe për një kohë të gjatë një shans i madh për ecjen tonë përpara në  trasenë e përparimit dhe integrimit të pandërprerë. Në këtë kuadër partitë politike paraqitën si lokomotiva, të cilat drejtojnë, shpejtojnë, ngadalësojnë ose pengojnë përmasat e ritmet e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të një vendi. Nëpër fushata elektorale përcaktohen konturet dhe objektivat e këtij zhvillimi. I “shkreti” shpesh herë si në një rreth vicioz mbetët i zhytur në “moçalin” e sloganeve e të premtimeve pa fund. Vet rezultati i zgjedhjeve nuk është një ogur i mirë. Po ecim më tej. Nga të gjithë u premtua njëherësh, si në një kor, ujë, drita, rrugë e autostrada. Të tjerat thuajse u anashkaluan.Por,ato janë të domosdoshme dhe jetike për njerëzit. Shumë pak-kush foli për vende të reja pune, shtëpi banimi për qindra familje pa strehë, për mungesën totale të shërbimit ambulator e spitalor të zonave rurale; zbutjen dhe zhdukjën e varfërisë, veçanërisht të asaj ekstreme; për korupsionin, krimin e gjakmarrjen;  analfabetizmin dhe mangësitë e mëdha në shkollimin e fëmijve, në mbrojtjen nga fatkeqësitë e natyrës, emigracionit galopant, të trurit shqiptar etj.etj. Mbi të gjitha për alternativat konkrete të zhvillimit, rrugët, mënyrat dhe mjetët për realizimin e tyre.

Të fuqishmit kërkojnë votat për tu bërë edhe më të fuqishëm. Natyrisht pushteti është  në rradhë të parë i tyre. Mundësia financiare i shtyn drejt atij. Ai rrjedhë nga vet sistemi. Kapital ose pasuri që lëviz drejt rritjes të vazhdueshme plus prapashtesën “izem” baraz kapitalizem. Ata riskojnë, bëjnë shpenzime edhe për pushtet, të cilat llogariten jo pak. Qëllimi justifikon mjetin. Mbi të gjitha objektivi. Ka edhe shkaqe të tjera. Në këto beteja nuk ka të mundur. Edhe humbësit janë të fituar. Rroftë nana parti. Kandidimi është  një “llogari” e veçant kreditore. Ehu! Sa ka zanati! Si dyqani mos rrjedhtë pikon.

Në emisionin Vizion Plus e Premte datë 31 tetor 2003  një  jurist  i njohur dhe me potencë në mes tjerave tha:  “Ata që nuk votojnë prezumohen ose konsiderohen, më shqip pandehën sikur janë dakort me të gjitha kandidaturat. Kështu ka vendosur Komisioni Mbi Partizan”. Pravilno daragoi gaspodin! Arësytim i shkelqyer! Për ata që nuk shkuan te kutitë e votimit “Baballarët” e Kombit i marin me mend sikur kanë dashur të votojnë prandej mendohen dhe paragjykohen që janë dakort me të gjitha partitë dhe kondidaturat. Janë dakort dhe nuk votojnë! Hajde gjeje më hollë edhe sikur të keshë pesë universitete shkollë.

Kjo është “filozofia” e mohimit dhe çvlerësimit të votës së lirë, e cila që në embrion asfikson dhe mbytë  sferën e gjallesës e të aktivitetit të saj mbi të cilën mbështetët i gjithë mekanizmi i shtetit demokratik phuharisto-partiak. Te vota e “lirë” lind, rritët,konsolidohet dhe forcohet shteti ligjor. Ajo presupozon pjesëmarrje masive. Ndryshe themelet e tij janë të dobëta dhe të pasigurta. Në këto kushte e rrethana ai mbështetët mbi pakicën, e cila nuk mund të mbajë mbi supët e saj të gjithë peshen e rendë të kësaj “godine”. Forca e “gravitacionit” të shumicës një ditë do ta përmbys atë. Ata që nuk votuan ose abstenuan janë rreth 70  % e elektoratit ose e thanë me shifra disa qindra e mijëra votues. Duke shtuar edhe mijëra të tjerë, të cilët nuk i gjetën emërat e tyra në listat atëherë situata bëhet më dramatike dhe shqetësuese.

Ata që nuk votojnë konsiderohen sikur janë dakort me të gjitha kandidadurat”. Një tautologji e mirëfilltë! Kulmi i absurdit! Ka edhe më shumë. O Zot i madh! Janë dakort me të gjithë por nuk i votojnë të gjithë!  Rast unikal dhe pa precident në botë? Ju lutem, pranoni një pyetje : si i pandehni bashkëqytetarët tuaj? Kaq naiv! Apo ndoshta edhe më keq! E keni gabim. Prandej uleni shpejtësinë, kontrolloni frenat dhe rregulloni drejtimin. Ndryshe mund të gremiseni. Ata që ju i konsideroni si turmë ose tufë në kushte e rrathana të tjera mund të ……… Kuptojeni vetë. Edhe një pyetje. Pse nuk pranohet e verteta ashtu siç është sado e hidhur qoftë? Pse nuk thuhet  burrërisht “Ata që nuk votuan konsiderohen që nuk janë dakort me të gjitha kondidaturat dhe partitë e tyre”. Situata: kriza e besimit. Shkaku: Korupsioni e krimi po shkatrrojnë vlerat morale e shpirtërore të një populli të tërë. Ka edhe më tepër.

Antivlera deri në maje të “Piramidës si një “shtrigë” mizore e dalë nga një moçal i ndyrë kafshon çdo ditë me të gjithë “dhembët”çdo pjesë të trupit të shoqërisë tonë. Ajo është e fuqishme sepse ka në dispozicion pushtet, para dhe armë me anën e të cilave godet dhe kërrus “Nanën” Shqipëri, të sotmen, shpresën, endërrat dhe jetën e çdo shqiptari. Kush e mohon atë mbyllë sytë  para rrezikut duke futur kokën në renë si struci. Pasojat  do të jenë të pariparueshme.

Për fat të keq këto ditë kombit tonë i ndodhi edhe një tragjedi tjetër. Një gomone me 36 veta natën e së premtes duke u gdhi e shtunë datë 9 e 10 janar 2004 u mbyt në Detin Jon 5 milje afër Karaburumit të Vlorës. Si pasojë vdiqën mizorisht 21 persona, 5 u zhdukën dhe 11 veta mbijetuan. Njëgjysëm ore pas fatkeqësisë të mjerët i kërkuan ndihmë shtetit, por ai u tregua i “pa aftë”që të shpëtoj bashkëatdhetarët e tij. Gjini dhe Ela 20 dhe 19 vjeç në lulën e rinisë njoftuan ndër të parët, ata  kishin vetëm një muaj që ishin martuar dhe  amaneti i tyre i fundit :”Po mbytemi, por mos u merzitni”.

Atë natë nga goja e zv:kryeministrit u ndëgjuan këto fjalë:” Shteti po merë të gjitha masat, por mjetët tona të lundrimit e kanë tepër të vështirë ti zbulojnë pa dalë drita sepse i pengon errësira e madhe dhe valët e egra të detit”. Top Channel e premte 9 janar 2004.  Pasi qëndruan gjithë natën të vetmuar dhe pa asnjë ndihmë nën tmerrin e goditjeve të valëve të terbuara me acar, shumica e fatkeqëve vdiqen një nga një  dhe të tjerët u zhdukën  në thellësinë e detit. Vetëm në mengjez kur zbardhi drita një anije ushtarake italiane i mori të mbijetuarit dhe trupat pa jetë të viktimave.

Si erdhi kjo kohë! Dikur Flota e jonë Luftarake Detare, e cila në vitin 1960, para 44 vitëve, e detyroj Bashkimin Sovjetik, fuqinë e dytë më të madhe ushtarake të Botës, që të tërhiqej me turp nga baza e Vlorës, nuk paska sot anije të atij niveli që tu bëjë ballë errësirës dhe valëve të detit në një distancë rreth 5 milje afër bregut kur një gomone me 36 persona u përball me ato egersisht për jetë a vdekje të gjithë natën!?

” Ne-tha përfaqësuesi i qeverisë:”do të godasim me ashpërsi shkaktarët e ngjarjes tragjike. Krimi është në grahmat e fundit të tij”.TV Publik e shtunë 10 janar 2004. Deklarata si kofini pas të vjelave! Megjithatë një plus në letër. Edhe një porosi. Kujdes nga euforia. “Grahmat e fundit të krimit”! Sipas jush atij i erdhi fundi!?  Sihariq i madh! Ishallah! Ardhtë sa më parë ajo ditë. Të gjithë dëshirojmë. Por pavarësisht nga “tollumbacet” dhe “fishekzaret” e hedhura drejt qiellit për një shpresë e besim të ri, për fat të keq ato për mjaft kohë do të jenë të zbehta dhe pa shkelqimin e koloritin e duhur.  Prandej më modest me  ”Shpikjet gjeniale” të këtij lloji që prodhohen në laboratorë prej rëre!

Por shkaktarët e vertetë të tragjedisë  nuk do të zbulohen dhe denohen kurrë. Ata që shkatrruan bujqësinë dhe zhdukën kombinatët, fabrikat, uzinat e fermat e mëdha shtetërore, pa përmendur më tepër, duke i kthyer në germadha si edhe lanë me qindra e mijëra shqiptarë të papunë dhe në mëshirën  e fatit për ti destinuar që të marin rrugët e kurbetit e të detit fërkojnë duartë e mjekrat e tyre të pudrosura nga qejfi duke pirë uiski nën shoqërinë e madamave të bukura dhe i gëzohen suksesit të tyre.

Në emisionin e TV Klan me Blendi Fejziun të ditës së ejte datë 6 nentor 2003 kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Rama tha:”Rrjedhja e vazhdueshme e elektoratit të PS-së është një rrjedhje që duhet analizuar dhe që duhet bërë platformë për një ngritje të re të partisë”. Rezultati rreth dyqindmijë votues më pak. Çdo të thotë kjo? Natyrisht shumë…..Koha do ta tregojë. Ajo është mësuesja dhe dëshmitarja më e madhe. Në këtë vështrim një gjë është e sigurt: në ritmet e zhvillimit tonë ne po humbasin shumë kohë, vlera njerëzore, materiale e financiare.  Mjerisht përgjegjësia po shkrihet si bora në mal për të krijuar ujërat nën e mbitokësore të pasurive të mëdha. Për shkaktarët e vertetë  miliona të ardhura financiare në kesh e llogari rrjedhëse, grada dhe dekorata të pa fund!

Në traditën  tonë shekullore ekziston një zakon i mirë që prinjësi ose udhëheqësi  i çfarëdo rangu qoftë asnjëherë në asnjë rrethanë nuk i ka akuzuar publikisht pa mbështetje ligjore duke i fyer dhe ulur në detyrë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, me synim që pas një farë kohe ti kthej përsëri atje ku ishin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në karakterin, cilësitë,detyrat dhe postet  e tyre.Natyrisht kjo mënyrë veprimi ka synimet, objektivat dhe motivet e saj. Ajo është  një kopje e keqe e teorisë së kurbaçit dhe të kulaçit për de-personalizimin e njeriut veçanërisht të pushtetarëve për ti bërë kuadro të bindura e amorfe, një lloj roboti në duart e kultit të individit të sundimtarit të gjithëpushtetshëm. Por, për dreq dardha ka bishtin prapa. Pasojat e këtij veprimi në opinionin publik janë të hidhura dhe me shije të keqe. Ato futën në ndërgjegjën e njeriut në mënyrë të natyrëshme dhe gradualisht.Kështu hap pas hapi si pa u kuptuar fillon ftohja, mungesa e besimit, qëndrimi kundër dhe më vonë edhe revolta.

Më 28 dhjetor 2003 ditën e dielë u zhvillue raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë të qytetit Tiranës. Sipas të dhënave deklarohet që  pjesëmarrja në votime ka qenë 27 përqind dhe fitues kandidati i PS Edi Rama. Një fitore e “merituar”por si e “Piros së Epirit”. Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është shprehur i kënaqur nga mbarëvajtja e proçesit të votimit dhe qëndrimi korekt i partive politike. Pavarësisht nga rezervat mendohet që “fitimtari” mishëron dhe mbart vlera  qytetare e intelektuale jo të zakonshme. Këtë e vertetoj edhe Kongresi i 6-të i P S-së. Fjalimet e tij kërkuan të sillnin një erë të re në jetën, veprimtarinë, fizionominë, përmbajtjën, statutin, programin dhe funksionimin e saj. Thelbi :legalizimi i mendimit ndryshe dhe i fraksioneve në parti. Më shkurt, një reformim të mëtejshëm cilësor të karakterit liberal e social demokrat të partisë me tendencë veprimi drejt modernizimit dhe rritjes të efektivitetit drejtues të saj.

Të kësaj natyre e niveli por më racionale dhe të majta ishin edhe fjalimet e kandidatit tjetër ish Presidentit të Republikës profesor Rexhep  Mejdanit. Në një kuadër më të gjërë ka të ngjarë që z. Rama mund të jetë një nga personalitetët më të rendësishëm të së ardhmes të afërt të Partisë Socialiste, por  edhe një  përfaqësues besnik dhe i aftë i borgjezisë së re shqiptare. Në këtë dualitet do të ketë një kontradiktë thelbësore! Cila është ajo? Të shohim! Nga ana tjetër vegjelisë, e cila numëron në rradhët e saj disa qindra e mijëra vetë do i mungojë për mjaft kohë në vartësi me nivelin, kushtët dhe rrethanat e krijuara të një kapitalizmit të egër, foshnjor e të pa-konsoliduar shtabi udhëheqes politik i mirëfilltë me natyrë e përmbajtje social demokrate perëndimore dhe prijësi i vertetë i tyre. Por njerëzit kohën e afrojnë ose e largojnë, ajo është në vartësi të tyre.

Mjerisht ushtria e kryetarit të bashkisë ka mbetur shumë më pak se një e katërta e saj dhe një pjesë mjaft e  lodhur, por gjithësesi e rreshtuar në parim për të shërbyer me vetëdije e bindje në zbatim të vizioneve,programeve dhe objektivave progresive për zhvillimin e modernizimin evropian të kryeqytetit tonë. Pas fitores në mes të tjerave ai deklaroj:”Mënyra se si shkoi votimi në Tiranë nuk e lenë jashtë përgjegjësisë edhe OSB. Shefi i misionit të OSB nuk mund të luaj rolin e Ponc Pilatit dhe të lajë duart…”Top Channel 29.12.2003.

Një diskutant në Vizion Plus me datën 3 tetor 2003 tha:”Shteti fuqizohet duke shitur asetët e tij”. Në këtë kuadër këto ditë qeveria miratoi shitjen e bankës së Kursimeve, e cila është banka më e madhe e nivelit të dytë Bankës Austriake “Raiffeissen Bank”nga ku Buxheti i shtetit do të përfitojë 147 milion dollarë. Me 13 janar 2004 kjo shitje u konkretizuar duke kryer likujdimet përkatëse. Ku ka më bukur! Një fitore e shkelqyer! Ma mirë pa Bankën e Kursimeve! Ç’na duhet pasuria e jonë dhe fitimet nga kursimet e Shqiptarëve? E dyta, kështu ka urdhëruar Evropa. Ajo për ne është “Nanë Madhja”. Gjithëmonë na ka dashtë të miren. Prandaj duhet të jemi mirënjohës. Ndryshe do rrëshqasim në mëkat.Të mos harrojmë Paqën e “Shën Stefanit”, “Kongresin e Berlinit”, vendimet e “Ambasadorëve të Londres” të vitit 1913, pushtimin e egër Fashist e Nazist gjatë luftës së Dytë Botërore dhe vendimet e “Konferencave të Postdamit e të Jaltës” të fuqive të mëdha për Shqipërinë  si edhe të tjera e të tjera! Ato nuk numërohen! Ajo ka vendosur:”Ju Shqiptarë duhet të shkoni pa pasurinë tuaj kryesore në Evropë.Kështu jemi më të sigurt! Pse jo!? Na shqetëson edhe “Shqipëria Etnike”! Për ju mendojnë e punojnë monopolet e huaja, prandaj i kemi derguar atje. Rrini të qetë dhe flini rehat. Për çdo nevojë këtu jemi”. Dikur Hrushovi deklaronte: “Bashkimi i madh Sovjetik ju siguron për gjithëçka. Shqipëria s’ka nevojë të zhvilloj industrinë e rendë dhe të prodhoj drithëra buke, sepse ju furnizojmë sa të dëshironi , ndërsa juve të kultivoni rrush, limonj e portokalle. Ju duhet të bëheni një kopsht i lulëzuar Toçka”.

Ku dijmë ne shqiptarët të administrojmë me efektivitet kursimet  tona? Le pastaj edhe kur thonë:” Ata s’bëjnë dot shtet!” Budallenjtë! E kanë plotësisht gabim! Mjerisht nuk na kuptojnë! Ne po përpiqemi që pasuria e jonë të jetë sa më e manovrueshme, e përparuar dhe moderne. Me fjalë të tjera efektive e doracake. Shkurt, sa më e vogël dhe rentabile! Shëmbulli i mësipërm e verteton atë. Ju sigurojmë që është më mirë. Prandej duhet të shesim pjesë pjesë e hap pas hapi të gjithë pasurinë tonë themelore ose siç quhet ndryshe “strategjike” te monopolet e huaja! Ka urdhëruar Brukseli.”Laje-lepe, digje-peqe”. Vetëm kështu ai gëzohet, duartroket dhe na ndihmon. Rrugë tjetër nuk ka! Një kujtesë të vogël! Mos harroni. Edhe ne i kemi pantallonat me xhepa.

Dikush nga ju mund të thotë: kërcen beu nga beleja. Jo, nuk është  krejtësisht ashtu.Por edhe nëqoftëse është e vertetë Bob, mundimi nuk do të shkoj kot. Pas atij vjen shpërblimi. Interesi vëlla interesi pa atë nuk vjen progresi. Si forca e gravitetit e lëviz Botën. Shikoni! Sipas gazetës “Shekulli” 21 dhjetor 2003“Banka e Kursimeve aktualisht është banka më e madhe në vend dhe zotëron rreth 50 për qind të depozitave të kursimeve të shtetasve shqiptarë baraz me 1.3 miliard dollarë”. Dëshirojmë të themi një të fshehtë por mos e merni si një peshë të lehtë. Me një gur kemi vrarë shumë zogjë. Të ardhurat do na vijnë pa punuar. Rroftë Kapitalizmi! Kriterët,treguesit dhe metodat e përdorura për vlerësimin e privatizimit e të shitjes të kësaj banke të fuqishme janë tërësisht tonat. Sekret shtetëror. Siç e kuptoni nuk jemi dhe nuk mund të jemi njëlloj. Sejcili në pozicionin e tij.  E ardhmja është “monopol” i kokave të mëdha, të cilët kanë timonin e anijës tonë që lundron duke u lëkundur pa pushim në mes valëve të egra të korupsionit e të krimit drejt Evropës.

Ne kemi nevojë për frymëzime të reja shpirtërore si edhe për Shkëmbin e granitit në mes të oqeanit të këngës  “Për ty Atdhe” e kompozitorit të  madh artistit të popullit Pjetër Gaci që këndohet çdo mëngjez nga TV prestigjioz Top Channel, e cila është një himn për Shqipërinë. Por për cilen? Pavarësisht nga kjo ajo me rrezatimin e saj  kalon si drita mbi kohët dhe sistemet shoqërore duke përhap një thirrje të fuqishme, e cila nxitë, ushqen, freskon dhe fuqizon sedrën kombtare të mbarë shqiptarëve.

Në shkrimin “Kulti i Perandorit” botuar në gazetën  “shqipëria etnike” 13 gusht 2002 në mes tjerave lexojmë:

“…Unë i organizova duke formuar një “bashkësi” solide, i frymëzova, i drejtova dhe i hodha në luftën glorioze për pushtet e kurorë…”

“…bashësia ka një kryetar dhe ai jam unë…”

“… Kush është kundër të deklarohet ballazi në shesh të burrave. Çdonjeri prej nesh të mendojë e të veprojë si me zemër në dorë. Mendimet e liga janë kundërshtari ynë më i madh. Ata nuk do ti lejojmë kurrë. Do ti godasim që në embrion. Nderi u takon atyre që me devocion e korrektesë kryejnë detyrën. Pra përpara o burra mos hezitoni fushat e livadhët shkelqejnë si ar, hidhuni në sulm, me duar lidhë mos qëndroni, dita jonë agoi, ajo për ne ka ardhë…”

“ Ju jeni krijesat e mija. Pa mua nuk do të ishit këtu…”

“… Ata ma vunë bërrylin, deshën me ma fu, fu, fu, por unë me të gjitha mjetët që disponoj do ti fo, fo, fo, në qendër të….. së tyre…”

“…Unë ju kam udhëhequr dhe kurdoherë do ju drejtoj drejt fitoreve të reja…”

“… Sejcili prej jush e ka shpirtin në trupin e tij, kurse mua më ndodh e kundërta, trupin e kam në folenë e shpirtit tim…”

“…Që larg në qiellin tonë të kaltërt shoh shpresa e dëshira të mëdha, lajme e gëzime të reja, ndërrimin e gjithëçkaje që lëviz, Globin që rrotullohet më shpejt;shikoj frone që shkojnë dhe vijnë, sidomos njerin nga ata, i cili si një top bingoje do të vijë një ditë që të ulët në prehërin tim…”

Pas një viti e gjysëm në një mbledhje të madhe e solemne në mes të tjerave po ai dora vet tha:“…Harruan që familja jonë e madhe i ngjanë tufës të zogjve që nuk lodhet së kërkuari dhe fluturuari drejt majave të reja e fushave plot begati…”

“…Kërkuan të më quajnë të “humbur” dhe të “dobët” dhe harruan se si i zgjedhuri i familjes për ta drejtuar, mbrojtur dhe forcuar atë, ka trashëguar kodet, doket, zakonet dhe virtytet tuaja më të mira….”

“…Mua më quajnë “Njeriu me fat”. Prapa meje vjen historia. Rruga që kemi për të bërë është e gjatë, por ne shohim dritën në fund të tunelit dhe drejt saj vrapojmë…”.

Të keqën do ta luftojmë papushim dhe me dorë të hekurt…”

“… Në këtë luftë ka vetëm një shans- të fitojmë, të fitojmë dhe prapë të fitojmë…”

Kurrë nuk kam harruar se kujt i përkas dhe nga vij…” Nga gazeta “Shekulli”14 dhjetor 2003.

Ne kemi nevojë për një “Ringjallje Shpirtërore e Morale” mbarë kombtare.Mbi çdo gjë Shqipëria. S’ka gjithë përfshirje Euro-Atllantike pa integrim Shqiptar.

Një parti e qeveri, kushdo qofshin ata, të cilët i kthejnë “shpinën” vegjelisë dhe lejojnë për një kohë të gjatë varfëri ekstreme e tragjedi nuk kanë të ardhme. Me 22 nëntor 2003 televizori Top Channel dha pamje të mjerueshme të 34 familjeve në fshatin Vig Mnelë Shkodër, të cilëve me 6 tetor 2003 lumi Gjadër i ka përmbytur e shkatrruar plotësisht shtëpitë, bagëtitë dhe të korrat e tyre duke mbetur me disa çadra fushimi pathuajse krejtësisht të konsumuara, pa ushqime, veshëmbathje dhe mjete të tjera jetese. Njerëzit kërkojnë bukë dhe pak ngrohje sa për të mbajtur gjallë frymën. Aty ka edhe pleq, të sëmurë, fëmijë të vegjël e të porsalindur. Mjerisht pak kush i ndihmon! Vetëm disa ndihma nga pak shoqata bamirëse. Kurse shteti pathuajse asgjë! Gjynah!

Një grua e vjetër tha:” Nuk është Veri gjallë. Të kishte qanë ai nuk do na kishte lanë me cof këtu….” E hidhur por e vertetë. Jemi të detyruar edhe pa dashje të kujtojmë termetin e tmerrshëm të 15 prillit 1979, shkatrrimet kolosale që ai shkaktoi si edhe punën e madhe, humanizmin e jashtzakonshëm dhe kontributin e pashëmbullt të vullnetarëve nga të gjitha rrethet e zonat e Shqipërisë për likujdimin e pasojave të tij. Pohimi i plakës është një akt padi e madhe me përmasa kombtare, por nga ana tjetër ndofta edhe një filozofi, alternativë e program zhvillimi disi më ndryshe. Fjalët e saj na detyrojnë……; ato janë një apel dhe mesazh për të gjithë sidomos për politikanët dhe qeveritarët tonë.Nuk ndërtohet kapitalizmi dhe një shoqëri e civilizuar kur njerëzit lihën në mëshirën e fatit, në mes të katër rrugëve, të urisë, ftohëtit e mjerimit.

Ditët  po kalojnë njera pas tjetrës. Jemi në mesin e dimërit. Sot 27 janar 2004. Mjerisht vazhdon bombardimi i Shkodrës me “topat” e errësirës. Përsëri kufizime të mëdha. Më sakt, pa drita dhe energji elektrike! Jetojmë si në Mesjetë. Ka edhe me keq. Sipas TV “Rozafa” drejtuesit e Konfederatës së Shkodrës denoncuan me indinjat për transferimin e  Drejtorisë së Ndërmarrjes Elektrike nga Shkodra në Burrel dhe për largimin nga puna të 260 punonjësve të saj. Ja kjo është kujdesi “Atëror” dhe dora e ngohtë e “Portës së Lartë”. Po vazhdojmë të kalojmë pjesën më të madhe të kohës me qirinj e kandil. O kohë mizore! O rrethe vicioze pa mbarim! Pse kështu me Shkodrën? Deri kur!

Këto ditë kaluam shumë ngjarje të hidhura. Për fat të keq Pozitën dhe Opozitën nuk i bashkoi dot as zija e këtyre ditëve. Implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me trafikantët e qënieve njerëzore solli ngjarjen tragjike të 9 e 10 janarit 2004. Sipas ambasadorit amerikan Xhefri në Top Channel 21.1.2004”Pa luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, korupsionin dhe krimin nuk do të ketë investime për Shqipërinë”.etj

Rotacioni i pushtetëve të partive politike është domosdoshmëri për përparimin në rrugën e Ekonomisë së Tregut dhe të Demokracisë. Por, për kushtët e vendëve në zhvillim sidomos të atyrëve post komuniste siç është  Shqipëria duket që ky rotacion është i mbarsur me disa mangësi dhe të meta, të cilat nuk lejojnë një zhvillim të shpejt, të sigurt e permanent të vendit.

Më konkretisht në çdo kohë e rrethanë partia në pushtet e çdo spektri politik qoftë monitoron dhe do të monitoroj me të gjitha forcat dhe mjetët që ka në dispozicion zgjedhjet e çdo lloji e përmase duke ndikuar subjektivisht në rezultatin e tyre. Kraba tërheq kurdoherë nga vetja e saj. Çdo kundërshtim mund të jetë jo më shumë se një utopi. Shumica e zgjedhjeve të zhvilluara pas viteve 1996  e vertetojnë këtë. Lufta për mbijetesë politike merr formën dhe përmbajtjën” të jesh a mos të jesh kjo është çështja” Hamlet.

Ne kemi nevojë për një Asamble Kushtetuese e përbërë nga pjesa më e përgatitur e elites intelektuale shqiptare, e cila krahas funksioneve të tjera të jetë organi më autoritar, që me strukturat e saj të monitoroj me sovranitet të plotë proçeset zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu na duhet një sovranitet i plotë politiko-ekonomik i pushtetëve të gjyqësorit dhe të mediave të shkruar e asaj elektronike. Ky sovranitet pavarësisht nga arritjet e konsiderueshme ka nevojë për korigjime e plotësime të tjera.

Ka ardhur koha që qëndrimi në pushtet i një partie ose grupimi politik të kushtëzohet edhe me pjesëmarrjen e njerëzve në votime.Kur shumica e elektoratit nuk marin pjesë në votime pushteti i dalur nga ato duhet të konsiderohet me paterica dhe jo ligjitim.

Qëndrimi  në pushtet për 10 vitët e ardhshme të mos jetë i pakufizuar në kohë por të përfshijë kufirin maksimal të dy legjislaturave. Kjo do ti sjellin shumë të mira Shqipërisë.

Alternimi i kushtëzuar i pushtetëve është alternimi i  jetës, korigjimi rezultativ i të metave dhe gjykimi i rreptë i padrejtësive. Pa atë nuk ka demokraci të vertetë, zhvillim të shpejt e të sigurt të vendit dhe integrim Euro-Atllantik.

Luigj Temali

Shteti shqiptar i pafuqishëm përballë kanunit të Lekë Dukagjinit

Fenomeni i gjakmarrjes ështëë ndër plagët më të rënda në Shqipëri. Shteti, jo vetëm nuk mbron jetën e njerëzve me konflikte, por s’ka mundësi të ligjshme t’i tranferojë në zonat të sigurta personat ose familjet që sot janë të ngujuara. Sot, mbi 3000 familje shqiptare janë të ngujuara, ku kanuni i Lekë Dukagjinit është më i fuqishëm se shteti. E vetmja mundësi shpëtimi e jetës është largimi nga Shqipëria. Një lagje në Shkodër është pagëzuar “Lagjja e Gjakut”; megjithëse privatisht, është ruajtur me roje, ka patur shumë viktima, ku janë vrarë deri fëmijë e gra.

Edhe ish-Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Çefa, edhe një polic, por edhe shumë të tjerë që kishin probleme gjakmarrjeje, janë detyruar të emigrojnë nga Shqipëria, pasi shteti nuk u siguroi jetën e tyre dhe të familjeve. Organizata “Lidhja e Misionarëve të Paqes të Shqipërisë”, që merret me pajtimin e gjaqeve, ku presidente e saj është gruaja e Kryeministrit, Xhoana Nano, nuk është e aftë të ndalojë apo kufizojë fenomenin. Pra, edhe shteti thyhet përballë Kanunit. Shtete si Amerika, Anglia etj., kanë ndihmuar shqiptarët me probleme konfliktesh duke i pranuar si azilantë, por shtete si Belgjika edhe i kanë rikthyer. Në shumë raste riatdhesimesh shqiptarët me probleme konfliktesh janë vrarë sipas zakoneve kanunore shqiptare, ku gjaku merret edhe pas 200 vjetësh.

Korresp. i “Shqipëria Etnike

Biznesmenët vazhdojnë të largohen nga Shqipëria

I rrahur, i keqtrajtuar dhe nën presione të vazhdueshme nga mafiozët kriminelë, për arsye konkurence, grosisti më i madh i veriut shqiptar në tregtimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, Ilir Temali, duke mos pasur asnjë mbrojtje dhe garanci për jetën, së bashku me familjen merr rrugën e emigrimit për SHBA.

Ilir Temalin e njohin të gjithë, jo vetëm në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, sidomos në zonën e veriut shqiptar, ku ai ushtron aktivitetin e tij të biznesit. Iliri, pjellë e një prej familjeve më të vjetra, të nderuara dhe të respektuara të qytetit të Shkodrës, pasi ka spikatur në jetën e tij studentore, si dhe më pas në jetën shoqërore si një intelektual i mirëfilltë, në periudhën e ndërrimit të sistemeve ishte ndër të parët që u rreshtua në radhët e Partisë Demokratike, duke qenë ndër anëtarët më aktivë të saj. Për këtë flasin aktivizimet e tij të shumta, si në aktivitete të forumeve partiake dhe sidomos me pjesëmarrjen aktive të tij në mbështetje të forcave të djathta politike, gjatë protestave të vazhdueshme kundër drejtimit komunist të vendit.

Por, ne mund ta themi kështu, mbështetja më e madhe e Ilirit në drejtim të Partisë Demokratike, ka qenë në kohën e angazhimit të tij në fushën e biznesit. Falë kulturës, inteligjencës dhe profesionalizmit, shumë shpejt arrin sukseset e tij në këtë fushë, duke krijuar një bazë të shëndoshë financiare, të cilën nuk kursehet ta vërë në dispozicion të Partisë Demokratike, për nevojat e ndryshme të saj, sidomos në periudha të fushatave të zgjedhjeve, duke mbështetur jo vetëm kandidatët e Partisë Demokratike, por në përgjithësi edhe të forcave të djathta politike. Vitet e fundit, si rezultat i një pune të kujdesshme dhe shumë profesionale në biznesin e tij, Ilir Temali arrin të bëhet grosisti më i madh në të gjithë zonën e veriut shqiptar në tregtimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Të gjitha depot farmaceutike, farmacitë e thejshta dhe institucionet mjekësore të rretheve Pukë, Kukës, Fushë-Arrëz, Koplik dhe Shkodër, prej vitesh furnizohen pranë firmës së tij në qytetin e Shkodrës, e cila aktualisht ka marrë një zhvillim shumë të madh.

Por, pikërisht në kulmet e tij të punës, kur tashmë ai krijoi autoritetin e duhur në këtë fushë, jo vetëm në shërbim të farmacive dhe spitaleve, por shumë herë duke qenë i gatshëm të dhurojë ilaçe falas për njerëzit me gjendje të dobët financiare, ai vihet në shënjestër të mafies dhe të kriminelëve, të cilët nisur edhe nga fama e madhe që merr zoti Temali, si dhe më tepër për motive konkurence, nisin “gjuetinë” ndaj këtij personi. Kështu, gjobave të vazhdueshme që adresohen në shtëpinë e tij, duke e kërcënuar direkt edhe familjen e tij, presioneve të ndryshme për të ndërprerë aktivitetin e tij, i shtohet së fundmi edhe një keqtrajtim tepër brutal në adresë të tij. Gjatë kthimit nga plazhi i Velipojës, disa kilometra larg qytetit në bregdetin e Adriatikut, ku ai disponon një vilë madhështore, ai bie në një pritë të pabesë, nga ku, nga persona ende të panjohur rrihet barbarisht, nga persona të maskuar, të cilët vazhdimisht nga goja e tyre i kërkonin të mbyllte aktivitetin e tij të biznesit të tregtimit të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore.

Në këto kushte, kur jeta e tij dhe e pjesëtarëve të familjes së tij është në pikëpyetje të plotë, ai vendos të largohet përfundimisht, jo vetëm nga Shkodra e tij e dashur, por krejtësisht nga Shqipëria, duke emigruar në SHBA, nga ku i duhet të fillojë një jetë krejt tjetër, duke lënë pas në Shqipëri gjithë ato investime që i ka bërë me gjak dhe djersën e ballit.

Me këtë rast nuk është e humbur vetëm familja Temali, por ndoshta edhe më tepër Shkodra, rajoni i veriut shqiptar, me të cilin ai ka bashkëpunuar, si dhe njerëzit e thjeshtë, të cilët shumë herë, në kushte të vështira financiare, kanë gjetur tek ai mbështetjen e duhur, në dhurimin falas të medikamenteve.

Korresp. i “Shqipëria Etnike

 

Keqtrajtohen e kèrcènohen protestuesit paqèsorè

Protest e simpatizantève të Partisè Demokratike e 7 shkurtit 2004, ka pèrfunduar me keqtrajtime e kèrcènime nga ana e gardistève dhe e forcave të policisè. Pas zhvillimit të tubimit në Sheshin “Skènderbej”, pèrmasat e të cilit kanè qenè ndèr më të mèdhatè e organizuara, shteti pèrdori metodat e veta jodemokratike ndaj pjesèmarrèsve të kèsaj proteste paqèsore. Keqtrajtimet dhe kèrcènimet kanè qenè të shumta gjatè protestès dhe pas saj.

Zyra Kola, anètare e kryesisè së PD-së e nèndegès 42, dèshmon dhunèn e ushtruar ndaj saj nga gardistèt. Ajo është goditur rèndè në pjesèn e pasme të qafès nga qyta e automatikut të një gardisti ndèrsa po protestonte paqèsisht para Kryeministrisè.

Rrezart Ura, anètar i PD-së dega Shkodèr, ndèrsa po kthehej në qytetin e tij të lindjes është ndaluar dhe kèrcènuar nga policia.

Shefi i opozitès, Sali Berisha, ka dènuar provokimet e njerèzve të “Kabinetit Nano” ndaj protestuesve paqèsorè dhe është shprehu: “Fatos Nano në grahmat e fundit të regjimit të tij, pèrpiqet që të organizojè akte të terrorizmit politik, por ne i themi kètu të mos luajè me lèvizjen qytetare, mos tè luajè me lèvizjen civile sepse je i pashpresè!”

Sokol Pepushaj

POSTIMET E FUNDIT