Pamje të rënda nga atentati mafioz sot në Vlorë,ku u vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Makina është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa kanë lënë pas njolla gjaku.
Atentati i sotëm me dy viktima dyshohet se ka lidhje me vrasjeb Arben Beqirajt pas një sherri për kalin në pronësi të Eduart Xhezos.
Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduartit. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg.
Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokalin e tyre.
Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke e pyetur se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.
Ermal Xhezo është vënë në lëvizje, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për tu sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Teksa kanë shkuar për tu sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj.
Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale si Ariel Kingji, Kristi Dolli dhe Shpati Lena u arrestuan nga policia.