Pas akuzave për komplot, Gjykata e Apelit: Donald Trump nuk ka imunitet presidencial, mund të ndiqet penalisht

0

Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e ish-presidentit amerikan Doland Trump se është imun nga ndjekja penale për akuzat se ka tentuar të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022.

Ish-Presidenti amerikan nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për komplot me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Vendimi do të thotë se ai mund të procedohet për veprimet e ndërmarra brenda Shtëpisë së Bardhë dhe përpjekjes për të rimarrë kontrollin pas humbjes së zgjedhjeve, me hyrjen e një grupi mbështetësish të tij në Capitol Hill më 6 janar 2021.

Avokatët e Trump argumentuan se ish presidentët mbrohen nga ndjekja penale për veprimet e tyre zyrtare nëse nuk janë fajësuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar pasojat e mundshme të një imuniteti kaq të gjerë, raporton BBC.

Ish-presidenti pritet të apelojë kundër vendimit, që do të thotë se çështja mund të shkojë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët kanë një shumicë 6-3.

Rasti është një nga katër ndjekjet penale me të cilat përballet Trump, edhe pse ai mbetet kandidati kryesor i supozuar për nominimin presidencial republikan.

Aktakuza, e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, akuzon Trump për presion ndaj ligjvënësve të shtetit, zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë dhe nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve duke përdorur pretendime të rreme për mashtrim të votuesve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu