
Merita Hajdari, e cila rezulton pronare e një prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve ka mbërritur sot në SPAK për të dhënë dëshminë e saj. Hajdari shkon në SPAK pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshatarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa kompanive.
Realiteti në fakt është krejt ndryshe. Merita Hajdari rezulton në të vërtetë të jetë tepër e varfër dhe puna e saj është grumbullimi i kanoçe dhe mbetjeve të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.
Hajdari rezulton e përfshirë në kompaninë Elvisi 03. Pasi kishte kryer shit-blerje në vlerën 5. 5 milionë euro, Dashamir Ymeri, pronar i disa kompanive që kishin bashkëpunuar me inceneratorët në janar të vitit 2017 i shesin kompaninë Gjyste Serrmit, e cila fakeqësisht ishte në prag të vdekjes. Por teksa kishin larë duart me kompaninë, Dashamir Ymeri kishte lënë pa plotësuar dokumentet e shitjeve të vitit 2015, që shkonin në rreth 3 milionë euro.
Më 7 korrik, teksa Gjyste Serrmi ishte në gjendje të rëndë, ndodh falsifikimi i parë, ku Vjollca Ymeri paraqitet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me një dokument të firmosur nga Serrmi dhe kërkon që kompania të bëhet aktive.
10 ditë pas vdekjes së Gjyste Serrmi është episodi i dytë. Më 27 korrik pranë tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit shkon Dashamir Ymeri, e me një tjetër autorizim të firmosur nga e ndjera, kërkon ndryshimin e emrit të kompanisë nga Elvisi 03 në Elvis 03 SHPK. Dhe vetëm një ditë më pas dorëzon pasqyrat financiare të prapambetura të vitit 2015, kohë kur kishte kryer transaksioni në afro 3 milionë euro. E për vonesën kompania e drejtuar tashmë nga Gjyte Serrmi gjobitet me 15 mijë lekë.
Pasi dosja ishte kopsitur kryhet edhe veprimi i pestë duke përdorur identitetin e Gjyste Serrmit, 6 muaji pas vdekjes. Në shtator të vitit 2017, Merita Hajdari, një tjetër viktimë e kësaj skeme, paraqet një tjetër dokument të falsifikuar me firmën e Serrmit dhe kërkon që kompania të pezullohet.
24 kompanitë që LSI denoncon për evazion fiskal
“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë
“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë
“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë
“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë
“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë
“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë
“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë
“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë
“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë
“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë
“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë
“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë
“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë
“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë
“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë
“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë
“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë
“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë
“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë
“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë
“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë
“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë
“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë
“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë