Berisha i lodhi shqiptarët dhe Shqipërinë

0
Shkruan Zef Ndreka
Thelbi i betejën së tij është për të ruajtur dhe për të shtuar paratë e vjedhura!
Për këtë, kaq shumë kanë paguar Berisha dhe Foltorja, sa të krijojnë përshtypjen se janë blerë pothuaj tërë televizionet, radiot, mediat e shkruara, portalet etj.
Gënjeshtrat, me marifetet e përherëshme të Berishës kanë pushtuar informacionit që qarkullon, duke u bërë çdo ditë ushqim helmues për dëgjuesit, shikuesit dhe lexuesit shqiptarë.
Për çdo hap që mendon të hedh Foltorja në hapsirën politike, angazhohen mediat me artileritë më të larta, shpikin lajme, gënjeshtra, mashtrime e shpifje, lançime e intimidime , hidhen militantët të nxitur nga gjuha e Berishës me anatemime e fjalë fyese, të turpshme edhe për banorët e çmendinës.
Ky proçes i luftës së brëndëshme në PD, ka edhe një të mirë se po grumbullon mbeturinat që ishin të shpërndara gjithandej!
Berisha, edhe për shkak të profesionit, i gënjen lehtë militantët e vet, i mashtron vullnetarët dhe i hipnotizon sa herë të ketë nevojë.
Siç ndodhi me 7 korrik, kur Berisha kishte thirrur protestën kombëtare sipas tij për të protestuar rritjen e çmimeve kryesisht.
Por në të vërtetë, halli i tij ishte përçarja e grupit parlamentarë të PD-së, presioni ndaj Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe si gjithmonë sulmi i përditshëm ndaj Amerikës, për arësyet përsonale që lidhën me non grata-t familjarisht.
A u mashtruan pjesëmarrësit në protestë?!
Sigurisht që po. Berisha i kishte karikuar dhe premtuar së me dt 7 korrik protesta do e rrëzonte Ramën nga pushteti . Rama do ja mbathte nga frika!
Ramo do ikte!
Por çfarë ndodhi?
Të pakënaqurit e ardhur nga rrethet dhe nga jashtë vëndit në Tiranë, si dhe pjesëmarrësit e tjetër, u përdorën vetëm për të parakaluar, për paradë, për koncert , për një shëtitje, për të shpirë këmbët!
Kjo ndodhi së Sali Berisha u tremb, shfaqi frikë në miting. Nuk e di përse. Por kësaj here, fjala nuk i ngjiti as tek mbështetësit e tij, as tek militantët, as tek vullnetarët.
Të pranishmit, me zemër të thyer prisnin revolucionin e trumbetuar. Por 1siç u shpreh M.Spaho, sot është vetëm koncert, heren tjetër do e shihni!
Përse Berisha shfaqej i trembur dhe nuk ishte normal?!
Sepse, ai dhe shpura e tij, ka vjedhur shqiptarët, i ka tradhetuar ato, i ka mashtruar demokratët dhe ëndërrat e tyre.
Tani , Berisha me dinakërinë e tij, me luftën e nisur për shkatërrimin e PD-së për interesa përsonale, arrinë deri sa të mund të fus në sherr PD-në me SHBA-të .
Berisha, kërkon të realizojë një komedi të radhës, por që do i përfundojë nectragjedi për të dhe familjen e tij.
Ku e gjen këtë forcë Berisha?!
Ku mbështetët ai që përkrahët aq shumë nga mediat, nga oligarkët, nga Meta, Rama?!
Berisha dhe Foltorja, e kanë bazuar forcën tek paraja e vjedhur që kanë, tek korrupsioni 30 – vjeçarë, tek mbështetësit e klaneve antishqiptare.
Berisha dhe Foltorja e tradhtojne vetën.
Lëvizjet e tyre politike i bëjnë pikërisht për të ruajtur dhe për t’i shtuar paratë e vjedhura. Edhe pse e di mirë se nuk do të ndodhë, Berisha i mban me shpresë së do të nuserojë përsëri, dhe kërkon t’a zgjedhin Kryeministër!
Në fakt , ai duhet të spostohet e të zhduket nga të gjitha aspektet publike. Për këtë, duhet të punojnë më shumë drejtësia.
Shqiptarët dhe Shqipëria janë të lodhur nga ai.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu