Pas Vuçiçit “sëmuret” edhe Kryeministri sllovak Robert Fico

0

Pas Presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili ndërpreu papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve shëndetësore, Kryeministri sllovak Robert Fico ka anuluar paraqitjet e tij publike të paralajmëruara ditët e fundit, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka anuluar papritur orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, raportoi televizioni sllovak TV Noviny. Fico nuk u shfaq as në festimet e planifikuara të 1 Majit në Velke Zaluzhya.

“Programi i punës i Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, për 1 Maj është anuluar,” tha qeveria sllovake në një njoftim të shkurtër zyrtar, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Kryetari i bashkisë së Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion në lidhje me arsyen e anulimit.

Ndryshe, si Vuçiç ashtu dhe Fico kishin konfirmuar më parë se do të merrnin pjesë në paradën ushtarake që zhvillohet në Moskë më 9 maj, dhe kjo ishte konfirmuar edhe me protokollin rus, ndërsa sot “sëmundja” e tyre përkthehet vetëm në justifikim për të mos shkuar në Rusi, pas kritikave dhe presioneve nga BE për të mos shkuar në paradën e Putinit mes agresionit rus kundër Ukrainës.

Nga Zyra e Presidentit të Serbisë dhe ajo e Kryeministrit të Sllovakisë ende nuk është konfirmuar anulimi i udhëtimit drejt Moskës, vetëm se Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiç, konfirmoi se Vuçiç është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd dhe se bëhet fjalë për një shqetësim serioz.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu