Pritet sot data e nisjes së Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri

0

Shkruan Alba Kepi

Nis sot në ora 9.00 Kongregacioni i 5 i Kardinalëve, me detyrën për të caktuar ditën e nisjes së konklavës që do të zgjedh Papën e 267 të Kishës Katolike e pasuesin e Papa Françeskut.
Sipas Kushtetutës Apostolike, në këto 9 ditë të njohura si ditë zie të Selisë së Shenjtë, Kongregacioni i Kardinalëve duhet të vendos ditën e fillimit të Konklavës që duhet të jetë jo më herë se 15 ditë nga vdekja e Papës e jo më vonë se 20 ditë pas.

Me shumë gjasa kjo datë do të jetë mes 5 e 10 majit.

Aktualisht janë 133 kardinalë që mund të jenë të pranishëm në Konklavën, ndër 135 me të drejtë vote, pas komunikimit nga Kardinali i Serbisë Puljiç e Kardinali i Valencias Canizares, për mungesën e tyre për shkak të motiveve shëndetësore.

Megjithatë numri ekzakt i kardinalëve votues do të mund të mësohet ditën e nisjes së konklavës, pasi pjesëmarrja o jo është një e drejtë e tyre individuale.

Menjëherë pas caktimit të datës së konklavës, kardinalët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen do të qëndrojnë të izoluar nga gjithçka e do të jetojnë një jetë komunitare në bujtinën Santa Marta, pas çdo votimi të kryer.

Konklave do të mbahet në Kapelën Sistina e kardinalët kanë të drejtën e dy votimeve; paradite rreth orës 12.00 e pasdite rreth orës 19.00.

Një ditë më parë kardinalët i bënë homazhe varrit të Papa Françeskut në Bazilikën e Santa Maria Maggiore ku me qindra besimtarë vijojnë ta vizitojnë në çdo orë.

Ndërkohë Kapela Sistina një nga vendet më të bukura në Selinë e Shenjtë është mbyllur për publikun e është në pritje të Konklavës së kardinalëve.

Ndërtuar më vitet 1473-1481 mori emrin nga Papa Sisto i IV, pasi u përdor për herë të parë për të mbledhur kardinalët në zgjedhjen e drejtuesit të Kishës katolike pas vdekjes së tij më 1494.

Në këtë kapelë ndodhen afresket më të bukura të pikturuara nga Michelangelo si “Gjykimi universal” e “Krijimi i Adamit”.

Më 2023 kjo kapelë bashkë me Muzetë e Vatikanit u renditën si muzeu i dytë më i vizituar në botë pas Louvre, me 6.3 milionë vizitorë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu