Rizgjim

0

Shkruan Ndue Lazri

Rizgjim

Nën tingujt e orkestrës së zogjve
u nise për në punë,
si një lule e sapozgjuar nga pranvera.
Dimri i dhimbjeve mbeti pas
e borërat u shkrinë
nën ngrohtësinë e mirënjohjes tënde.

-Sot është ditë feste,-të thashë
e të gjithë janë pushim.
-Për mua është festë e dyfishtë,-më the
në festën e punës të rikthehem në punë.
Ndaj buzëqeshi ditës që më lumturon
dhe më prit
tek vendtakimi ynë i zakonshëm.

Ti orët e punës
di t’i kthesh në muzikë, tek mendon
një dhuratë për nënën që është larg,
një tufë lule për të zbukuruar sallonin,
një kafe buzë liqenit me mua
e udhëtimin e radhës që na pret.

Dalëngadalë djersa
të kthehet në vesë,
ndërsa orët i bën të fluturojnë
e festa bëhet akoma më festë,
kur të përqafuar
rendim sërish drejt folezës sonë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu