Arben Llangozi ka komentuar urdhër-arrestet e Prokurorisë për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Avokati u shpreh se kryeministri Rama është palë në këtë vjedhje të madhe.
Nëse SPAK, sipas tij, shkon deri tek Rama atëherë heton në mënyrë korrekte dhe drejt.
Sipas tij, vënia e masave ndaj Berishës, është shembull se si do të veprohet më tej edhe me Ramën.
“Kryeministri është palë në vjedhje dhe duhet të hetohet nga SPAK. Vetëm atëherë mendoj që SPAK është i paanshëm dhe heton korrekt dhe drejt. Shumë veta thonë Erion Veliajn etj etj. Erion Veliaj ka bërë kërkesa dhe janë financuar nga Rama. Të gjithë përgjegjësitë për fondet që janë lëvruar është ai dhe sipas ligjit e detyron kryeministrin të jetë përgjejgës për çdo qindarkë t dalë nga buxheti. Rama është përpara faktit të hetimit dhe si zoti Berisha, sepse SPAK e ka çare precedentin tashmë dhe SPAK është duke i hapur rrugën për më tej që të marrin nën hetim zotin Rama. Pra po bën shembull Berishën, po e çan si rrugë që të hetojë më pas Ramën, që të hetojë këtë katrahurë, gjithë këtë vjedhje. Janë vjedhur të tre inceneratorët. Nuk kemi një shërbim të kryer ashtu siç ishte parashikuar, por janë vjedhur fonde”, thotë Llangozi.
Avokati shton se Rama është i mërzitur me atë që po ndodh me Berishën dhe madje ai nuk ka mbajtur asnjë qëndrim të vetin. Llangozi thotë se Rama duhet të mbajë përgjegjësi pasi i ka shkaktuar një dëm të madh vendit dhe qytetarëve.
“Së shpejti, Rama do të jetë përpara drejtësisë. Po bëhet shembull zoti Berisha. Po jepet një mesazh për zotin Rama, pse nuk del zoti Rama të thotë që SPAK po vepron drejt. Ëshë i mërzitur me këto veprime apo jo? Duhet të mbajë edhe një qëndrim të vetin. Por nga ajo që unë kam dijeni, zoti Rama është shumë i mërzitur nga ajo që po veprohet me zotin Berisha. Sepse është abuzuar me ato dardhat që thotë ai që hahen pas shpine. Ndërkohë që duhet të mbajë përgjegjësi, ashtu siç zoti Berisha po mban përgjegjësi për një VKM, që në fund të fundit çfarë ka bërë zoti Berisha, i ka kthyer pronën ish-pronarëve. Ndërkohë që zoti Rama ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm vendit dhe qytetarëve”, shprehet avokati.