Si do të jetë Parlamenti i vitit 2025?

0
Shkruan Zef Ndreka
Si do jetë i kompozuar parlamenti i 2025-ës?!
Kjo është pyetja themelore që më tepër se elektoratin, shqetëson deputetët e parlamentit të sotëm, të cilët nuk mendojnë politikisht më tej.
Për fat të keq të vendit, forcat politike kryesore PS-ja, Rithemelimi, PD-ja zyrtare, PL e Metës, PSD-ja, PBDNJ etj, nuk po bëjnë politike, por vetëm llogari elektorale për të marrë sa të jetë e mundur një deputet më shumë.
Kështu, PS-ja, në llogaritë e saj, i mjafton të marrë 71 deputet, objektiv që në kushtet aktuale politike që kalon vendi ynë, e ka plotësisht të mundur. Që do të thotë, se shumica parlamentare në 2025 do të jetë përsëri rozë, megjithë skandalet e panumërta korruptive të qeverisë.
Nga ana tjetër, Rithemelimi që në pamje vizive duket se do të ketë numrin më të madh të deputetëve të opozitës së ardhshme, po polarizim elektoratin demokrat për të ruajtur kuotat e 20% që realisht nuk i kalon ky formacion politik nisur nga sondazhet.
Lufta reale për të marrë një deputet më shumë brënda opozitës, do të jetë beteja ndërmjet koalicionin të rithemelimit me partitë satelite të saj dhe koalicionit të PD-së së sotme zyrtare me parti të reja opozitare të pa konsumuara.
Askush nuk mund të parashikojë % e koalicionit të rithemelimit dhe asaj të PD-së. Rithemelimi apo Foltorja do të dalë me figura të vjetra, të konsumuar, të korruptuar, të cilët do të përzgjidhën nga Berisha për ti patur ushtarë përsëri nesër, por më të cilët në 2013-ën ka pësuar humbjen me të thellë.
Ndërsa PD-ja zyrtare, ka një hapsirë më të madhe, për faktin se rreth 35% e elektoratit shqiptarë nuk mbështet as Berishën, as Ramën.
Për të parashikuar % e koalicionit të PD-së, duhet parë serioziteti në drejtimin e kësaj lëvizjeje për tu përcaktuar qartë si PD euroatlantike, antiberishiste në mendime e veprime.
Nuk ka rëndësi aspak mos ndryshimi i ligjit, ai i 2008-ës elektoral i cili iu shkon për shtat Berishës dhe Ramës per te ruajtur status-quonë.
Beteja e hapur ndaj tyre, do të jetë çelësi i suksesit.
E kemi theksuar me dhjetra herë, apatinë, mos veprimin, heshtjen, gjumin e thellë dhe mungesën e ideve që ka shfaqur PD-ja gjatë tre viteve të fundit.
Nga ana tjetër, llogari po bën edhe Ilir Metaj, Tom Doshi, PBDNJ etj për të ruajtur kuotat e tyre e për tu bërë grupe parlamentare.
Duke mos e marrë rolin e parashikuesit, gjithsesi mendoj se parlamenti i ardhshëm do jetë pak a shumë i strukturuar kështu:
– PS-ja 72 deputetë, ose 51,5%.
– Koalicioni i rithemelimit 35 deputetë, ose 25%.
-Koalicioni PD-së zyrtare 18 deputetë, ose 13%.
– PL e Metës, 4 deputetë, ose 3%.
PSD-ja 8 deputetë, ose 5.7%
Dhe tre deputetë, do të jenë nga PBDNJ, PDIU dhe LZHK.
Nisur nga ky parashikim imi bujar, asgjë nuk ndryshon nga konfigurimi i sotëm.
Për këtë, forcat politike opozitare, duhet të gjejnë rrugët për ndryshimin e status-quosë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu