Unë jam Malsí…!

0

Shkruan Bukra Hysenukaj Kastrati

Unë jam Malsí…!

Jam Malsí, e egër, e butë,
e bùkur,
hijerândë,
fatàle,
Me shkrepa, thepa e shtigje t’panjohun,
Ku, me u rrzue nuk çohesh mâ.
Jam Malsí!
Jam agulìçja e prillit, lulja që shplò borën
Jam dredhëz shpati
mollë e kuqe rrèmi
Ftue m’vjen èra
Jam èshka therràjkë e kshtâjs me tre smeràlde n’gjî
Jam Malësí!
Jam ushtîmë ortégjesh
Zâ fyelli
Lis bajràk
Jam rrèze sabàhu fàqe Shkelzeni
Jam lum i rrmyeshëm
që ha brigjet e veta e shemb ùrat
Jam Malsí!
Jam rudînë lulesh ku ulesh me pushue
Mriz n’pik korriku jam
Jam fllad bjeshke
Frikë nate jam
Jam pushkë e mbùshun
Jam fàlja
Jam besa
Jam bujaría
Jam Malsía!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu