Gjithçka që ndodh në Ukrainë është për Rusinë “çështje jetë a vdekje” dhe ka të bëjë me fatin e vendit, ndërsa për Perëndimin është vetëm çështje pozicioni taktik. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke komentuar një pjesë nga intervista e tij e fundit me gazetarin amerikan Tucker Carlson.
Ndërkohë forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Avdiivka. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Kremlinit se forcat ruse po punojnë tani për të eliminuar xhepat e fundit të rezistencës në fabrikën kimike Avdiivka.
Videot në mediat sociale treguan ushtarë që ngrinin flamurin rus në një nga ndërtesat e uzinës.
Mediat ruse bëjnë të ditur se presidenti rus Vladimir Putin uroi forcat e armatosura për një “fitore të rëndësishme” të arritur në qytetin lindor të Ukrainës Avdiïvka, pasi u informua për fushatën ushtarake nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.