11 Dhjetori duhej të festohej bashkë, nga gjithë demokratët

0

Shkruan Zef Ndreka

Sot me 11 Dhjetor duhej të ishte festë e vërtetë. Të kujtonin 33 vjetorin e themelimin të PD-së, të partisë së parë opozitare në vend pas një rregjimi gjakatar komunist të 50 viteve totalitarizëm.

Sot duhej të gezonin të gjithë populli, sidomos rinia studentore e atyre viteve që u përleshën me rregjimin, gjithë populli i Tiranës që i mbështeti në sheshin e demokracisë në qytetin Studenti, kur nisën betejën për të ulur në gjunjë e për të përmbysur komunizmin.
11 Dhjetori duhej të festohej nga të gjithë, pasi buçima e fuqishme e thirrjeve në kor nga të gjithë: “Për një Shqipëri si gjithë Europa”, “E duam Shqipërinë Demokratike”, “Liri-Demokraci”, zbritën në tokë pluralizmin.
Por sot, demokratët mblidhen të ndarë!
Bëjnë sikur festojnë.
Dy, tre po katër copat e PD-së “festojnë” veçmas.
Ky eshte nje tmerr i vërtetë, pasi çdo gjë mund të mendohej për PD-në dhe ecurinë e saj, por se do të arrinin në këtë ditë, askush nuk e imagjinonte.
Kjo është vepër e komunistëve të kamufluar si demokratë që u tallen me gjithçka kanë dhënë me shpirt e gjak, me sakrifica të pa numërta demokratët anembanë Shqipërisë.
Sot nuk është dita të gjykojnë fajtorin.
Por festa do të kishte kuptim kur je alternativë, ashtu siç e dëshiron populli.
Kjo opozitë e përçarë nuk jep asnjë shpresë.
Megjithatë, sot është rasti të urojmë:
“Gëzuar dhe mirnjohje çdo qytetari, çdo studenti dhe çdo qytetari të Tiranës ku ditët e Dhjetorit 1990, nuk u dorëzuan përballë rregjimit duke përmbushur një mision që dukej herezi.
Gëzuar pra, ju demokratë pa pengjet e demokracisë!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu